Turqia largon 140 mijë libra nga bibliotekat shtetërore

Me tentimin për grushtet vitin e kaluar, Turqia ka marrë teposhtën edhe në fushën e librit.

Rreth 140 mijë libra së fundmi janë larguar nga rreth 2 mijë biblioteka në mbarë Turqinë, kjo me urdhër të shtetit dhe zyrtarëve shtetërorë, me motivin që ata promovojnë idetë e Fetullah Gylenit, armikut kryesor të Erdoganit, shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, ka libra për të cilët po negociohet që duhet të largohen nga libraritë dhe bibliotekat, mes tyre edhe libra të Albert Camus, Althusser dhe Baruch Spinoza, për shkak të “përhapjes së terrorizmit”, shpjegon Ministria e Kulturës në Turqi.

Që nga vera e vitit 2016-të, rreth tridhjetë shtëpi botuese në mbarë Turqinë është dashur të mbyllen, ndërsa emrat si Orhan Pamuk dhe Elif Shafak – dy prej shkrimtarëve më të mirë në Turqi janë sulmuar dhe atakuar disa herë nga regjimi turk. / KultPlus.com

Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu, monument që mbrohej me ligj

Shtëpia e familjes Myftiu, monument i mbrojtur me ligj, që ndodhet në zonën e Qendrës Historike të Prizrenit është rrënuar. Në këtë mënyrë Prizreni ka humbur edhe një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me vlera arkitektonike dhe artistike.

Në bazë të informatave të marra nga zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren rrënimi është bërë pa lejen e duhur të autoriteteve, ndërkohë që nuk ka pasur as ndonjë kërkesë për intervenim.

Sipas të dhënave të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës të MKRS-së, shtëpia në fjalë është inventarizuar në vitin 2003, derisa nën mbrojtje të përkohshme është nga viti 2015-2016. Është klasifikuar si monument. Kjo shtëpi është e listuar edhe në shtojcën II të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

Në Databazë thuhet se shtëpia e familjes Myftiu gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Emin Pashës. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën ka shërbyer për banim. Autoritetet e trashëgimisë kulturore kanë bërë të ditur se në enterier shtëpia ruante elemente dhe ndërtesa origjinale të kohës dhe kishte vlera arkitektonike-artistike si në eksterier, ashtu edhe në enterier.

EC Ma Ndryshe deri më tani shumë herë ka reaguar në lidhje me shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Prizren, e sidomos në Qendrën Historike të qytetit dhe e përsërit qëndrimin se është çasti i fundit që organet shtetërore të veprojnë në mënyrë serioze për zbatimin e plotë të legjislacionit në raport me këtë zonë të mbrojtur. / KultPlus.com

“Folmë kur jam pranë teje, dashuromë gjithmonë…”, Victor Hugo i shkruan letër Xhulietës

VICTOR HUGO Letër Xhulietës – (1834)

Përktheu Nezir Kraki

Kur ta lexosh këtë letër, engjëlli im, nuk do jem pranë teje. Nuk do jem pranë teje për të të thënë: mendo per mua ! Dua që kjo letër të ta thotë. Do doja që në këto gërma të shkruara për ty të mund ta gjesh krejt ç’kam në sy, krejt ç’kam në buzë, krejt ç’kam në zemër, krejt çfarë ndiej kur të them të dua. Do doja që kjo letër të hyjë në mendimet e tua ashtu si shikimi im, fryma ime, tingulli i zërit tim, për t’i thënë atij mendimi të bukur që e dashuroj : Mos harro!

Shkruamë kur s’jam pranë teje, folmë kur jam pranë teje, dashuromë gjithmonë.

Është ora dy e mëngjesit dhe jam duke punuar por kisha nevojë të të flas, të të shkruaj, të të drejtohem, të t’i puth permes mendimit ata sy të bukur të fjetur… (…). Kisha nevojë që shpirti të më pushonte mbi imazhin tënd dhe sytë (të më pushonin) mbi këtë letër që do ta shohësh.

Gjumë të ëmbël! Shpresoj të shihemi pas disa orëve, me të mbaruar. Më duken tejet të gjata (këto) disa orë! Shumë të shkurta do jenë kur të gjendem pranë teje…
(…)

Kosova Brass Festival sonte sjellë mbrëmjen e fundit koncertale

Orkestra e Festivalit “Kosova Brass”, do të përmbyll sonte edhe edicionin e dytë të tij me orkestrën e këtij festivali të dirigjuar nga dirigjenti amerikan, Gregory Jones, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert po ashtu do të interpretojë edhe organizatori dhe trumpetisti i njohur kosovar, Avni Krasniqi kurse në korno do të interpretojë Bledar Bujupi.

Ky festival i cili ka filluar më 30 nëntor, ka arritur të sjellë instrumentistë të njohur nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Republika Çeke dhe Amerika, në mesin e tyre është dhe trumpetistin me renome botërore, gjermanin Otto Sauter i cili javën e kaluar interpretoi me Piccolo Trumpetë, i shoqëruar nga kuarteti i harqeve i udhëhequr nga violinisti kosovar Visar Kuçi.

Po ashtu edhe këtë vit, festivali u ka kushtuar rëndësi të veçantë studentëve dhe nxënësve të tunxhit në vend, pasi që gjatë gjithë kohës janë mbajtur masterklase për studentët me pjesëmarrës e festivalit.
Mbrëmja e fundit vjen sonte më 18 Dhjetor, me fillim në ora 19:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare. / KultPlus.com

Arkitektët më të njohur botërorë ndërtojnë qytetin e ëmbëlsirave, në mesin e tyre edhe Përparim Rama (FOTO)

Disa nga firmat më të mëdha të arkitekturës në botë, ku përfshihet edhe firma e arkitektit kosovar Përparim Rama kanë marr pjesë në një projekt të veçantë së fundmi, në ndërtimin e një qyteti prej ëmbëlsirave, i titulluar si qyteti i Gingerbread, shkruan KultPlus.

CNN tregon se kjo ekspozitë është hapur së fundmi në Muzeun e Arkitekturës në Londër, ku metropoli në miniaturë është e mbushur me ndërtesa bashkëkohore , pothuajse tërësisht të ngrënshme, ndërsa u ngjajnë shtëpive të dimrit.

Arkitekti i njohur nga Kosova, Përparim Rama ka thënë se ky projekt ka qenë sfidë por në të njëjtën kohë i ka dhënë atij dhe ekipit të tij shumë kënaqësi.

“Ka qenë sfide por në të njëjtën kohë dhe shumë kënaqësi që të ndihmojmë në krijimin e qytetit të Gingerbread dhe të merrnin pjesë në këtë ekspozitë të veçantë dhe kuptimplotë. Faleminderit Muzeut të Arkitekturës që na ftoi. Dhe një falënderim shkon për të gjithë anëtarët e ekipit tonë në 4M Group dhe 4M Works për kaq shumë përkushtim”, ka shkruar arkitekti Rama.

Rreth 50 kompani të specializuara në arkitekturë, inxhinieri dhe peizazh kanë pjekur dhe ndërtuar struktura për projektin. Qyteti mburret me një kështjellë, një stadium dhe tre ura, së bashku me ndërtesat publike dhe zonat e banimit. Organizatorët thanë se, përveç mbledhjes s së parave për bamirësi, projekti mund të inkurajojë publikun që të angazhohet në planifikimin urban./KultPlus.com

Elbenita Kajtazi: I urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim

Sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi e cila po shënon një sukses të madh në skena të mëdha operistike, me fokus më të madh në Gjermani, sot ka goditur udhëheqësit e Kosovës, gjithnjë duke pas në vëmendje mospërmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave, shkruan KultPlus.

Ajo mes të tjerash ka shkruar se pikërisht duke poseduar pasaportën e Kosovës, ajo tashmë ka humbur shumë shanse në karrierë, por përpos kësaj, ajo mungesën e lëvizjes së lirë e ka lidhur edhe me familjen e saj. Për më shumë, më poshtë mund të lexoni reagimin e saj të plotë.

Sot , si ansjëherë më parë urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim të dashur Kosovës , sot e mërzitur nuk ndihem aspak krenare për vendin që kam lindur !
Prindërve të mij sot iu refuzua viza për Amerikë pa kurfar arsye , edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe normal parat që paguan dyt nuk u kthyen… !!!
Ju politikan që shetitni gjithë botën jazëk ju qoft që mbani të gjithë popullin e Kosovës të izoluar!
Për shkak të pasaportës Kosovare që unë posedoj kam humbur disa nga shancat më të mrekullueshme për të kënduar në disa shtëpi operistike botërore , sepse duhet të mirresha me dokumenta!
Ndjehem e frustruar e e mërzitur jashtëmase shumë sot !
Do ta dua vendin tim me shpirt gjithmonë por edhe do jem e stërlumtur kur të posedoj pasaportën Gjermane , që më jep liri udhëtimi në gjithë botën!/KultPlus.com

Të huaj jemi

Poezi e shkruar nga Ismail Kadare

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë./KultPlus.com

Klara Buda sjellë katër libra në Prishtinë: Mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet dogana e librit

Gili Hoxhaj

“Pëshpërimë gruaje”, “Kosova mon amour”, “Rrëfenja kuteliane” , të gjitha këto libra duke përfshirë edhe përkthimin e Klara Budës në frëngjisht “Mon village sait boire le raki”, të rrëfenjës ‘Fshati im e pi rakinë” të Mitrush Kutelit, kishin zënë vend sot në tavolinën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e që kishin sjellë autoren nga Shqipëria në Prishtinë.

Klara Buda lë valixhen e saj me një anë, e nxjerrë librat për t’i ekspozuar titujt e veprave të saj tashmë të njohura për publikun prishtinas, ndërsa fjalimin e saj fillon me një hyrje të jashtëzakonshme, që lidhet me ardhjen e këtyre librave këtu.

“Dy librat e mi “Pëshpërimë gruaje” dhe “Rrëfenja kuteliane”, që i solla nga Tirana këtu, kur i mora nga bagazhi i autobusit dhe kur u përshëndeta me shoferin, më tha se nuk ia ka vlejtur për çmimin që u pagua që ta sjellë këtë pako këtu”, ishte historia me të cilën nisi autorja Buda.

Autorja e vazhdon fjalimin duke thënë se ka një mesazh për të gjitha ata që e ëndërrojnë bashkimin kombëtar duke shtuar se disa e proklamojnë, e të tjerë e përdorin për qëllime politike. “Në radhë të parë nëse ka ndonjë doganë që duhet të hiqet në Kosovë dhe Shqipëri është dogana e librit”, mesazhi i parë që autorja Buda e theksoi sot gjatë përurimit të librave.

Kurse përkthyesi dhe njohësi i shumë gjuhëve, Elvi Sidheri tha se është e vështirë të përmblidhet me pak fjalë e gjithë vepra e autores dhe mikës së tij, ndërsa e përuroi Klarën për përkthimin në frëngjisht, veprën e një autori të madh siç është Kuteli.

Abdullah Zeneli, në emër të shtëpisë botuese “Buzuku”, që në fillim tregoi se ndihet i nderuar në praninë e Klares, mirëpo për ta përforcuar edhe më shumë këtë, ai e ndërpreu fjalimin e tij, ndërsa ftoi piktoren Zake Prelvukaj që t’ia dhuroj një tufë lule, në nderim të mikeshës nga Parisi. Ndërkaq piktorja Zake Prelvukaj e falënderoi për gjithë kontributin e autores dhe shtjellimin e problematikës së Kosovës në veprat e saj.

Zeneli, në emër të botuesit tregoi për suksesin e librit të saj “Kosova mon amour”, duke shtuar se ky libër ishte e veçanta jo vetëm e Panairit të Prishtinës por një libër mjafti i kërkuar edhe në Panairin e Frankfurtit.


“Kam qenë i pranishëm në Panairin e librit në Frankfurt” dhe ky ishte një ndër librat më të shikuar në këtë panair. Në këtë libër lidheshin Prishtina, Kosova, Franca, Shqipëria. Autorja Klara Buda cila së fundmi ka sjellur në duart e lexuesit librin “Pëshpërimë gruaje” thotë se ky libër është pjekur për njëzete vite brenda saj, të cilin e quan një mikro-roman ku përmes dashurisë së dy të rinjve, ajo ka shtjelluar një reflektim të gjatë për diktaturën në Shqipëri.

“Unë kam pasur fatin që të shkoj direkt nga Tirana në Paris dhe në vitin nëntëdhjetë kjo ka treguar që nganjëherë rastësia i bën gjërat siç do vet. Por unë nuk e pash tranzicionin as kur u ktheva, edhe pse shkova nga një vend i diktaturës totalitare në një vend të demokracisë , ndërsa para vetës kisha dy faqe se çfarë ndodhte në Shqipëri dhe çfarë shihja në Francë”, thotë autorja Buda, e cila tregon se ky rrugëtim i ka shërbyer asaj drejt një zbulim të ri dhe një kthim prapa, dhe pikërisht nga kjo ka lindur libri i saj i ri ““Pëshpërimë gruaje”.

Ajo vazhdoi të tregoj se ky roman shtjellon një revoltë, që në Shqipërinë totalitariste nuk ka mundur te bëhet një zë. Autorja Buda sot në Prishtinë, tregoi se ky roman vjen tek lexuesi me një gjuhë shumë të thjeshtë duke u përpjekur që kështu të prek edhe brezat e rinj, që të njoftohen me realitetin e atëhershëm.

Në këtë libër ajo trajton një dashuri të ndaluar që vazhdon në mes dy të rinjve, të Almës edhe Adrianit, që i përkisnin dy etniteteve të ndryshme sociale. Të gjithë ata që duan të takohen me autoren Klara Buda në Prishtinë, ajo do të mbaj edhe një takim mё 21 dhjetor, nё ora 18:30 nё Soma Book Station./KultPlus.com

Fshati më i dekoruar në Kosovë (FOTO)

Konsiderohet si fshati më i dekoruar në Kosovë për shënimin e festave të fundvitit, shkruan KultPlus.


Është fshati Doblibarë në Komunë të Gjakovës, dhe dekorimet në këtë fshat kanë tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.


Për të parë se si po duket ky fshat në këtë fundvit, mund të shihni fotot që ka siguruar KultPlus./ KultPlus.com

Dua Lipa: Nuk po besoj, ëndrra po bëhet realitet (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka treguar për një ëndërr që së shpejti do ti bëhet realitet, shkruan KultPlus.

Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Brit Aëards 2018”.
“Nuk mund ta besojë. Ëndrra po bëhet realitet!!!! Unë do të performojë në Brit Aëards më 21 shkurt”, ka shkruar Dua Lipa./KultPlus.com

Ministri Gashi prezantoi prioritetet e MKRS-së në Këshillin Kombëtar për Investime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ku në kuadër të Listës Prioritare për Projekte në Sektorin Social, foli për projektet prioritare të sektorëve që udhëheq MKRS-ja.

Në këtë takim të rëndësishëm u vlerësua në përgjithësi se Duke pasur parasysh se investimi në projekte infrastrukturore është qenësor për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, në kuadër të takimi u tha se investimi në projekte infrastrukturore nacionale e rajonale do ta shkurtojnë dukshëm rrugën e anëtarësimit në BE dhe rrjedhimisht do të jemi në shërbim të mirëqenies së qytetarëve tanë.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve në Sektorin Social ka të përfshira tre projekte të rëndësishme infrastrukturore sikurse ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Futbollit; Shenjëzimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Përmirësimi i infrastrukturës në Sektorin e Trashëgimisë Kulturore. Projektet e lartcekura janë pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe njëherazi prioritete të përcaktuara dhe me dokumentet tjera strategjike sektoriale”, tha ministri Gashi.

Ai më tutje shtoi se ndërtimi i Stadiumit Kombëtar i cili është paraparë të ketë vlerën e 65 milion eurove, do të ndërtohet në Sankoc, Komuna e Drenasit. “Ndërtimi i stadiumit kombëtar do ta përmirësonte dukshëm gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së sportit e në veçanti të futbollit. Ky është një projekt me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kosovë, marrë parasysh anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA tashmë dhe njëherazi plotësimin e standardeve dhe kritereve të parapara në organizatat ndërkombëtare të sportit. Gjithashtu do të kontribuonte kësisoj dhe në promovim e shtetit dhe talentëve të rinj, në arenën ndërkombëtare me pjesëmarrje në garat Evropiane dhe Botërore”, tha ministri, duke vlerësuar se ky projekt kapital do të ketë ndikimi edhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe të hyrave buxhetore për vendin.

Ndër prioritetet tjera, ministri përmendi edhe ato që kanë të bëjnë me shenjëzimin e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e infrastrukturës në fushën e trashëgimisë. Projektet në fjalë do të kenë koston e 3,5 milionë euro respektivisht 16,5 milionë. Ky projekt parasheh shënjimin e aseteve të trashëgimisë që gjenden Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme dhe përmirësimin e qasjes (infrastrukturës rrugore) në asetet e Trashëgimisë Kulturore anekënd Kosovës në përputhje edhe me standardet e përcaktuara nga konventat dhe kartat ndërkombëtare.

Ndërkaq, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës në fushën e Trashëgimisë Kulturore, ministri Gashi prezantoi disa projekte ku parashihen ndërtimet e muzeut arkeologjik, atij të paqes, ndërtimin e laboratorit për konservim – restaurim.

“Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, që njëherazi janë dhe objektivat kryesore të MKRS-së në këtë fushë si dhe është në përputhje me kodin etik të ICOM-it, legjislacionin dhe kriteret tjera ndërkombëtare, siç janë Konventat dhe Kartat Ndërkombëtare të ICOMOS-it dhe UNESCO-së e që kanë të bëjnë me fushën e Konservimit dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore”, nënvizoi ministri Gashi./KultPlus.com

Bukuritë natyrore të Kosovës prezantohen në Zvicër

Në qendrën e Arteve, “Ibrahim Kodra”, në Melide të Zvicrës është hapur ekspozita “Bukuritë Natyrore të Kosovës”, ekspozitë kjo që synon të forcojë dhe zgjerojë marrëdhëniet sociale dhe kulturore në mes Konfederatës Zvicerane dhe Republikës së Kosovës.
Organizimi i kësaj ngjarje u bë si rezultat i bashkëpunimit me Komunën e Melides, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Muzeun Kombëtarë të Republikës së Kosovës, ndërsa ky projekt i’u dedikua vitit 2017, i cili është shpallur nga Asambleja e 70-të e Kombeve të Bashkuara si Vit Ndërkombëtarë i Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit për Zhvillim.

Ky aktivitet u hap nga Drejtoresha e Artit të Fondacionit, “Ibrahim Kodra”, Maria Pacolli, e cila edhe prezantoi nismën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa me një video mesazh të pranishmëve i’u adresua edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror, Taleb Rifai.

Turizmi sot është bërë një katalizator i rëndësishëm i transformimit pozitiv, që mund të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm në ekonomi, shoqërim, ambient dhe fusha të tjera.

Ai, gjithashtu, mund të forcojë paqen, duke mbështetur mirëkuptimin në mes popujve, rritjen e vetëdijes së trashëgimisë së pasur në mes kulturave të ndryshme dhe duke ftuar gjithsecilin, që të vlerësojë vlerat e tij.

Në këtë ekspozitë ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bern, Nazane Breca, e cila ka theksuar se “kultura bën një kontribut të madh, që Kosova të njihet më shumë dhe që të zbulohen thesaret e saj”.

Ekspozita, “Bukuritë Natyrore të Kosovës” në Qendrën e Arteve në Fondacionin “Ibrahim Kodra” ka prezantuar fotografitë e realizuara nga fotografët ndërkombëtarë dhe pjesëmarrësit në garën e fotografisë më të mirë për promovimin e Kosovës për vitin 2017, e cila ishte organizuar pak kohë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Autorët e fotografive të ekspozuara në këtë ekspozitë janë si më poshtë: Aleksandra Hiltmann, Arben Islami, Erza Rudi, Jeta Abazi Gashi, Maria Pacolli, Marieke Lebet-Booij, Shkelzen Rexha, Yllka Fetahaj, Agon Nimani, Arian Mavriqi, Armend Nimani, Bleron Caka, Dea Lajqi, Sehida Miftari.

Në ekspozitë janë shfaqur edhe punime tjera artistike, duke përfshirë artistin kosovar, Sylë Mujaj. Pas përfundimit të ekspozitës është shërbyer edhe ushqim tradicional nga Kosova. Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 14 Janar, 2017./KultPlus.com

Tenori shqiptar po shkëlqen në Zvicër

Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”

“Më në fund e kuptojmë fluturën” shkruan kritika zvicerane duke iu referuar operës ‘Madame Butterfly” dhe suksesit që kjo operë po korr në Cyrih, protagonist i së cilës është tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu.

Që prej 10 dhjetorit Pirgu ngjit në skenën e Opernahaus Zyrich rolin e oficerit të marinës amerikane në tragjedinë japoneze, operën me dy akte të Puçinit, e cila ka marrë vëmendjen e gazetave dhe revistave me të njohura në Zvicër, raporton “TCH”.

“Ai këndon në mënyrë të mrekullueshme”, shkruan “Tages Anzeiger”, një ndër penat më të mprehta të kritikës zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Tenori shqiptar Siamir Pirgu, në rolin e Pinerktornit, ka gjithçka duhet për këtë figurë.

Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”.

Por ai nuk mundet të bëjë vetëm kaq. Ai di të mbyllë edhe butësisht një “Madame Buterfly” duke marrë vëmendjen maksimale duke sjellë në skenë kombinimin perfekt, ku në rolin e Butterfly shfaqet rusja Svetlana Aksenova.

Pirgu do të interpretojë në skenën zvicerane rolin e Pinkertonit deri më 10 janar, ndërsa jehona e tij do të vijojë të dëgjohet edhe të fillimin e vitit 2018, pasi tashmë Pirgu ka siguruar Coverin e një tjetër reviste të njohur kulturore në Zvicër, imazh i së cilës do të jetë tenori shqiptar./KultPlus.com

Pianistja Lule Elezi dhe mezzosopranoja Brigitte Bergmann u prezantuan në koncertin e Krishtlindjeve në Potsdam të Gjermanisë

Fotografitë: Dmitri Steiz
Me rastin e koncertit tradicional të Krishtlindjeve që u mbajt në katedralen Shën Nikolai( St. Nikolai) në kryeqytetin e Brandenburgut në Potsdam të Gjermanisë, pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi së bashku me mezzosopranon nga Opera gjermane e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe me orkestrën ushtarake të forcave të armatosura gjermane për çështje protokolare të Berlinit, mbajtën një koncert jashtëzakonisht të suksesshëm.


Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botëror si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani , Felix Mendelssohn, etj.

Bëhet e ditur për KultPlus se Katedralja Shën Nikolai ( St. Nikolai) në Potsdam ishte përplot e mbushur me mysafirë të ftuar nga jeta politike, kulturore, ekonomike… dhe artdashës të shumtë nga Potsdami dhe Berlini.

Lule Elezi ka njoftuar se ky koncert është mirëpritur jashtëzakonisht mirë, ku të pranishmit e përcollën me duartrokite të gjata, ku orkestra dhe artistet më pas interpretuan edhe disa vepra shtesë./KultPlus.com

Përse ndodhnin përmbytjet gjatë komunizmit (DOKUMENT)

Një dokument i publikuar nga ana e Kastriot Dervishit flet për përmbytjet e vitit 1986 në Lezhë ku shqetësimi kryesor mbetej lagja e barutit në depot e ushtrisë.

Postimi i Kastriot Dervishit

1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.

Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.

Independent: Viti 2017, viti i Ed Sheeran, Dua Lipa dhe Taylor Swift (VIDEO)

Prestigjiozja Independent ka bёrё njё vёshtrim mbi tё arriturat e yjeve nё nivel ndёrkombёtar pёrgjatё vitit 2017, dhe yjet qё kanё shёnuar sukses pёrgjatё vitit i ka pёrmbledhё nё tre emra: Ed Sheeran, Dua Lipa dhe Taylor Swift, pёrcjellё KultPlus.

Duke pёrshkruar suksesin e secilt, Independent ka shkruar pёr Dua Lipёn si kёngёtarja mё e dёgjuar femёr pёrgjatё vitit 2017.

Po sipas kёtij shkrimi thuhet se askush nuk do ta kishte imagjinuar se ky zё i njё gruaje tё re britanike do tё lё anash edhe yjet botёrore si Beyonce e Katy Perry./KultPlus.com


E vёrteta e grave nё Shkup, 16+ (VIDEO)

“Gratё”, ёshtё shfaqja premierё qё do tё prezantohet nё Teatrin Shqiptar tё Shkupit, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje vjen me regji tё Qёndrim Rijanit dhe po vlerёsohet si njё shfaqje shumё e guximshme,shfaqje kjo qё do tё prezantohet premierё mё 26 dhjetor.

Nё kёtё shfaqje me rolet e tyre do tё luajnё aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi,Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi,Xaka Jonuzi Celiku, Linda Saiti e Aida Elezi.
Kjo shfaqje ёshtё mё tekst tё Robert Thomas dhe rekomandohet pёr audiencё +16, kurse po kjo shfaqje tashmё ka lansuar edhe trailerin./KultPlus.com


Astrit Bishqemi e Migena Arllati me libёr pёr autorёt e letёrsisё shqipe pёr fёmijё e tё rinj

Fjalor enciklopedik e kanё quajtur librin qё ka pёrfshirё autorёt e letёrsisё shqipe pёr fёmijё dhe tё rinj, libёr ky i cili prezanton autorёt prej vitit 1886 deri nё vitin 2017, shkruan KultPlus.

“Autorё tё letёrsisё shqipe pёr fёmijё e tё rinj (1886-2017”, vjen i punuar nga bashkёautorёt Astrit Bishqemi e Migena Arllati.

Ky libёr do tё prezantohet edhe nёpёrmjet njё promovimi, dhe promovimi i kёtij libri do tё bёhet mё 22 dhjetor, nё ora 11:00, nё Institutin Albanologjik nё Prishtinё./KultPlus.com

“Psycho”, romani më i ri triler

Ky romani i zhanrit triler rrëfen për erotizmin, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, muzikën psy-trans, shfrenimin…

Këto ditë pritet të del nga shtypi romani më i ri “Psycho”, i autorit Ilir Muharremi. Ky romani i zhanrit triler rrëfen për erotizmin, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, muzikën psy-trans, shfrenimin…

Libri botohet nga shtëpia botuese “Artini”. Në shtije do të jetë në librarinë “Artini” në Prishtinë si dhe librarinë “Pena” në Prizren. Ilir Muharremi është autor gjashtë librave: “Djalli në qytetin tim” 1996 (poezi), “Dera e fundit e çmendurisë” 2003 (poezi), “Van Goghu kosovar”, 2010 (dramë). “Drama” (Unë me veten, Kafeneja). (dramë, komedi), “Moskuptimet”, 2016 (libër shkencor) dhe “Psycho”, 2017 (roman)/ KultPlus.com

Klara Buda promovon katёr libra nё Prishtinё

Takimi me Klara Budёn ёshtё rezervuar ditёn e hёnё, nё ora 11:00 nё Bibliotekёn Kombёtare “Pjetёr Bogdani”, nё Prishtinё, sikurse edhe mё 21 dhjetor, nё ora 18:30 nё Soma Book Station.

UET, Pema dhe Ombra GVG organizojnë përurimin dhe firmosjen e librave tё autores shqiptare Klara Buda, shrkuan KultPlus.
“Pëshpërimë gruaje”, “Kosova mon amour”, “Rrëfenja kuteliane” dhe pёrkthimi i saj nё frёngjisht “Mon village sait boire le raki”, të rrëfenjës ‘Fshati im e pi rakinë” të Mitrush Kutelit do tё promovohen nё dy data dhe lokacione tё ndara.

Takimi me Klara Budёn ёshtё rezervuar ditёn e hёnё, nё ora 11:00 nё Bibliotekёn Kombёtare “Pjetёr Bogdani”, nё Prishtinё, sikurse edhe mё 21 dhjetor, nё ora 18:30 nё Soma Book Station./KultPlus.com

Jo vetёm Adelina Ismaili nё Festivalin e RTSH-sё, nё kёtё edicion do tё ngjiten shumё yje (FOTO)

Mё 21 dhjetor ёshtё mbrёmja e parё e Festivalit tё RTSH-sё nё Tiranё, ku prej aty do tё zgjidhet edhe fituesi i kёtij festivali qё do tё pёrfaqёsojё Shqipёrinё nё Eurovizion, shkruan KultPlus.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion, si mysafire speciale ёshtё ftuar kёngёtarja kosovare Adelina Ismaili, por duket se nuk ёshtё vetёm kjo kёngёtare qё do tё ngjitet nё skёnёn e kёtij festivali.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion janё ftuar edhe kёngёtarёt: Ricardo Cocciante, Aurela Gaçe, Alban Skenderaj, Elsa Lila dhe Elhaida Dani./KultPlus.com

Sarajeva dikur në luftë dhe sot, vendet e njëjta në dy fotografi (FOTO)

Qyteti i Sarajevës, pjesë të historisë së tij e ka edhe tmerrin e përjetuar nga viti 1992 e deri në vitin 1996.

Saga që nisi në vitin 1992 dhe përfundoi në shkurt të vitit 1996 ka lënë trauma në popullatën e Bosnjës, por edhe në politikën e këtij shteti.

Nga 435 mijë qytetarë në Sarajevë para se të niste lufta, pas saj mbetën vetëm rreth 300-380 mijë qytetarë në këtë qytet, shkruan KultPlus.

Lufta në Sarajevë zgjati për 3 vite, 10 muaj, 3 javë dhe 3 ditë, e dirigjuar nga Milutin Kukanjac, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq, Dragomir Milloshevic, Tomisllav Sipcic dhe komandantë tjerë nga Serbia.


Po sjellim këtu disa fotografi të vendeve të njëjta, në dy periudha të ndryshme kohore, gjatë Sagës së Sarajevës dhe më pas edhe në ditët e sotme. / KultPlus.com

“Ethet e së premtes” nxorën në skenë disa këngëtarë të njohur

“Ethet e së premtes” dikur kanë qenë një prej emisioneve më të shikuara në Kosovë e në Shqipëri.

Emocionet e programit përcilleshin tek publiku me anë të këngëve, talenteve të reja por edhe atyre që me vetëbesim mendonin se kishin një vokal që premtonte.

Për herë të parë “Ethet e së premtes” nisën të transmetoheshin në nëntor të vitit 2002, në drejtimin e Adi Krastës.
Juria ishte e përbërë nga profesionalistë të muzikës si: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Zhani Ciko dhe Zerina Kuke. Disa nga emrat që morën pjesë në edicionin e parë kanë qenë: Elvana Gjata, Rosela Gjylbegu, Klajdi Musabelliu apo Anjeza Shahini.

https://www.youtube.com/watch?v=72FMqx2VxAE

Pas kësaj fitoreje, Anjeza Shahini konkurroi në Festivalin e RTSH-së, në vitin 2003 ku u shpall fituese dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion 2004”, duke u radhitur e 7-ta, që herën e parë kur Shqipëria mori pjesë në Festivalin Evropian.

Edicioni pasardhës i “Ethet e së premtes mbrëma” u mbajt sërish në vitin 2004, ku fitues u shpall Luis Ejlli, – i cili më pas përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovision. Atë vit pjesëmarrës ishin edhe Samanta Karavella, Teuta Kurti, Vesa Luma, Rona Nishliu dhe Kamela Islamaj.
Edicioni i tretë solli në skenë emra si: Greta Koçi, Linda Halimi, Hersi Matmuja, Besart Halimi, Mateus Frroku apo Flaka Krelani. Në vitin 2005, u shpall fitues, Erti Hizmo.

Në vitin 2008, u mbajt dhe edicioni i fundit i “Ethet e së premtes mbrëma”. Listën e kryesuan Xhensila Myrtezaj, e cila arriti të futej në Top 10-in e më të mirëve të edicionit të katërt. Dorina Garuci, Fatlum Zeka, Rezarta Smaja, Dorina Xërxa apo Kejsi Tola, ishin disa nga emrat tjerë që morën pjesë atë vit.7
Nga ky konkurs ka edhe artistë që nuk u futën në Top 10-in e finalistëve, por që sot janë të pëlqyer nga publiku, si Elhaida Dani, Hana Cakuli, Ronela Hajati apo Olta Boka. / KultPlus.com

Të martën, ‘Dogs Decoded’ vjen në Prishtinë

Të Bashkuar për Kafshët në bashkëpunim me American School of Kosova (ASK), organizon shfaqjen e dokumentarit “Dogs Decoded” që flet për qentë dhe veçantinë e tyre.

Dokumentari do të pasohet nga diskutimi me aktivistët dhe pjesëmarrësit e ngjarjes. Shfaqja e dokumentarit do të bëhet në amfiteatrin e ASK-së, me datën 19 Dhjetor, me fillim në ora 17:30.

Pjesëmarrësit që vijnë të parët do të marrin nga një maicë (numri është i limituar). / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=6j7oQletFbc