Dritëro Agolli vendoste lapsa në kutinë e cigareve (FOTO)

Elona Agolli, e bija e shkrimtari të madh Dritëro Agollit ka kujtuar disa detaje të jetës së babit të saj, i cili në kutinë e cigares ku për muaj të tërë rendiste cigaret, pati vendosur lapsa, shkruan KultPlus.

E bija e tij, Elona kujton se ndritshmerinë e syve të babait kur kishte parë lapsat ndërsa ia kishte marrë nga dora për t’i vendosur në kutinë e tij të cigareve.

“U gëzua kur pa ato lapsa te shkurtër dhe nuk po e kuptoja për një çast atë ndriçëllim të syve. M’i mori nga dora dhe nisi t’i rendisë në kutinë ku muaj më parë rendiste cigaret që do pinte gjatë ditës. “Ja – tha ; Në vend të cigareve, lapsa. E di si thonim në kohë të luftës? Në vend të parmendës , armët”. Dhe ati im, buzëqeshte me një nënqeshje shumëkuptimëshe”, kishte shkruar e bija e tij në rrjetin social./KultPlus.com

Ndërron jetë këngëtarja e ‘The Cranberries’

Dolores O’Riordan, këngëtarja e grupit të njohur irlandez Cranberries, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

O’Riordan udhëhoqi bendin e saj drejt suksesit të madh ndërkombëtar në vitet ’90 me hitet “Linger” dhe “Zombie”.

Lajmi u bë publik nga një përfaqësues i grupit.

Muzikantë të shumtë kanë nisur të shprehin ngushëllime për vdekjen e O’Riordanit. / KultPlus.com

Me fjalime, këngë e poezi u manifestua “Ora e Gjergjit” në Prishtinë

Pervjetori jubilar për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun sot u manifestua me një orë letrare të quajtur “Ora e Gjergjit” që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm fetarë si Don Lush Gjergji, e shumë figura të njohura të artit letrar si: kryetai i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptar, Reshat Sahitaj, dhe sekretari Asllan Qyqalla, po ashtu kryetari i Mergatës Shqiptare, Hasan Qyqalla.

Në këtë manifestim u tha se poezitë e poeteve e sjellin të gjallë figurën e Skënderbeut, këngëtarët e himnizojnë e aktorët e begatojnë figurën e Skënderbeut.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e hapi këtë manifesitm duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, derisa tha se Skënderbeu vazhdon të jetë inspirim për shumë krijues, e mburojë përkrenare për ne ndër shekuj.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim i krijuesve. Ai u përket shqiptarve dhe ballkanasve të tjerë, sepse u përkiste tri feve dhe fliste gjuhët e ballkanit. Gjergji ynë është parendes i multikulturalizimit dhe multifetarizmit që sot janë vlera të përbashkëta, por që ideali i tij ishte liria e kombit. Ai ishte i pari në Ballkan qe e kishte vizion rreshtimin me perëndimin”, tha kryeministri Haradinaj.

Më pas e mori fjalën Reshat Sahitaj, kryetari i Bashkimit të Shkrimtarve Shqiptar, i cili tha se është nder që këtë vit jubilar po e hapin shkrimtarët. “ Është nder që vitin jubilar po e hapin shkrimtarët, pasi që është hera e parë që në historinë e Kosovës së pasluftës që pendat shqiptare po respektohen nga Qeveria. Dua t’ua kujtoi personaliteteve politike dhe jopolitike se krijuesit janë luftetarët e parë të lirisë nga pendat e të cilëve u ngrit vetëdija kombëtare”, tha sonte Sahitaj duke shtuar se vargjet e poeteve që nuk u pajtuan me roberinë u shndërruan në plumba, ndërsa personalitetet politike dihet të kuptojnë kritikën e shkrimtarëve, pasi që kjo është për të mirën e përbashkët.
Më pas të pranishmit e shijuan këngën e Shkurte Fejzës, e një monolog nga aktori Ismet Krasniqi – Lala kushtuar figurës heroike Skendërbeu.

Pas kësaj u hap “Ora e Gjergjit”, e cila nisi me poezinë e profesorit Prend Buzhala “Zemrimi i Gjergj Kastriotit”, për tu pasuar nga poezitë e poetes, Vera Istrefi, Flamur Shala, Shaip Emërrllahu, e shumë poetë të tjerë nga mbarë viset shqiptare, si Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Po ashtu në këtë ceremoni Pjetër Marku nga Shoqata kulturore “Mirdita”i dhuroi kryeministrit Haradinaj Flamurin e Arbërit. Të pranishmit mbajtën një minut heshjte në nderim të profesorit Basri Çapriqit, i cili ndërroi jetën mbrëmjen e kaluar./ KultPlus.com

Fotografi të vjetra të Urës së Ibrit në Mitrovicë (FOTO)

Ura e Ibrit në Mitrovicë e cila tashmë ka edhe historinë e jugut dhe veriut të Mitrovicës, tashmë ka një dukje krejt tjetër, shkruan KultPlus.

Kjo urë ka zanafillën shumë herët. KultPlus ka siguruar disa fotografi të kësaj ure, e cila shihet të jetë e ndërtuar me mjetet e asaj kohe. /KultPlus.com

Presidenti francez ka shkruar roman erotik frymëzuar nga dashuria për gruan

Në biografinë e re të zonjës së parë franceze, Brigitte Macron, thuhet se burri i saj ka shkruar një roman erotik të frymëzuar nga romanca e tij e hershme, kur ai ishte ende një adoleshent kurse ajo ishte mësuesja e tij dhe ishte e martuar, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili tanimë është 40 vjeçar, u dashura në Brigitten gjatë provave për një lojë në shkollën e mesme në Amiens ndërsa sfidoi mosmiratimin e prindërve për të ndjekur lidhjen e tij me një grua 24 vite më e vjetër se ai.

Romani i titulluar “The book, Brigitte Macron, The Liberated Woman” del së shpejti në treg më 17 janar. Fqinja e Macron ka njoftuar lidhur me romanin.

“E kam takuar Emanuel Macron kur ka qenë adoleshent dhe më kërkoi ta ndihmoja me shtypjen e dorëshkrimit. Ishin 300 faqe që sapo i kishte shkruar dhe kuptohej qartë që ishin emocionet dhe dëshirat e tij të momentit. Nuk kishte emra por romani ishte gjithsesi i guximshëm. Sot më vjen keq që nuk më shkoi ndër mend të ruaja një kopje të tij”, ka thënë fqinja për një gazetare franceze që është kujdesur për biografinë që do të dal së shpejti në tregun francez./ KultPlus.com

Amerikanët nderojnë udhëheqësin e të drejtave njerëzore Martin Luther King Jr

Amerikanët të hënën festojnë ditën e Martin Luther King Jr, duke nderuar një njeri që mishëroi lëvizjen e të drejtave civile të SHBA-së dhe që e kuptoi se suksesi i lëvizjes varet nga parimet e saj në të cilat nuk përfshihet dhuna, shkruan VOA, përcjellë KultPlus.

Çdo vit, të hënën e tretë në janar, amerikanët nderojnë udhëheqësin e të drejtave civile, që në vitet 1950 dhe 1960 organizuan protesta paqësore për barazi të njerëzve me ngjyrë duke kërkuar edhe të drejtën e votës.

Shumë njerëz anembanë vendit kalojnë pushimet për të përkujtuar punën e palodhshme të King për t’i dhënë fund racizmit duke marrë pjesë në projektet e shërbimit të komunitetit. Presidenti Donald Trump nderoi King gjatë një ceremonie në Uashington të premten, duke lavdëruar “kryqëzatën e tij paqësore për drejtësinë dhe barazinë”./ KultPlus.com

“Hekurishtja” dhe “Home sweet home” do të shfaqen në Festivalin e Filmit Mesdhetar në Gjermani

Filmi “Hekurishtja” nga Regjisori Burim Haliti dhe filmi “Home sweet home” nga regjisori Faton Bajraktari do të shfaqen në ditët e Filmit Mesdhetar në Munchen Gjermani, shkruan KultPlus.

Këtë vit është edicioni i njëmbëdhjetë i organizimit të “Festivalit të Filmit Mesdhetar”në Munchen te Gjermanisë. Duke qenë se në këtë festival përparësi kanë filmat të cilët vijnë nga vendet bregdetare, kjo është hera e parë që dy filma nga Kosova shfaqen në këtë festival.

Filmi “Hekurishtja” dhe “Home sweet home” do të shfaqen me datën 25 janar në ora 20:30 në Carl-Amery-Saal, Vortragssaal der Bibliothek, në Munchen./ KultPlus.com

“Kushdo që do debat, le t’vjen nëpër oda të burrave…”

Prapë, katër vajzat kanë problem me fjalët për odën e burrave dhe me mendësinë që oda e proklamon.
“”Kushdo që do debat, le t’vjen nëpër oda të burrave, ku kollet burri, e bajna llaf e pina çaj rusi deri n’sabah. Në këto ndeja ‘kanunqe’ sbahet kijameti.”

Ky është citim prej Ramush Haradinajt, kryeministrit të vendit, i vendosur në fotografinë e vajzave të grupit HAVEIT, realizuar brenda një hapësire tradicionale.

HAVEIT janë bashkuar në një fotografi ku reagojnë ndaj kësaj fjalie, por edhe narrativës së tillë.
Lola Sylaj nga HAVEIT tregon se pse u realizua kjo fotografi dhe për çka po reagohet.

“Ka një kohë të gjatë që tashmë jo vetëm në fushata zgjedhore por edhe në diskutime tjera politike rreth çështjeve të ndryshme politikanët në Kosovë zgjedhin odën e burrave, odë kjo e cila vazhdon mendësinë e patriarkalitetit ku burri më i moshuar është më “i urti”, tradita këto të cilat mbrohen e lartësohen nga politikanët, ku gjuajtja me armë shihet si diçka festive dhe jo e jashtëligjshme” tregon Sylaj.

Haradinaj njihet për një mentalitet të tillë. Jo shumë kohë më parë, ai rrëfehej se nuk ekziston ndonjë problem në gjuajtjen me armë gjatë festave, pasi kjo na qenka ‘traditë’. I njëjti e përdorë Kanunin dhe Odën e burrave kurdoherë që ka mundësi, si ligje mbi të cilat funksionon shoqëria shqiptare.

“Është absurditet që kryeministri haptas e përdorë odën ende si hapësirë debati dhe refuzon të marrë pjesë në debate mediatike. Në këtë kohë adetet e “kanunqet” le të mbesin nëpër muze” pohon Lola Sylaj për KultPlus.
Vetëm para pak ditësh, vajzat e grupit HAVEIT, të njohura për performancat e tyre dhe ndërhyrjet artistike në lokacione të ndryshme e mbi kauza të ndryshme, i ‘çuan’ fjalë kryeministrit me anë të punës ‘Tager’, ku zihet Kanuni si libër dhe përmbledhje e rregullave.

HAVEIT në të kaluarën kanë reaguar rreth vrasjes së Diana Kastratit nga bashkëshorti i saj, rreth problematikës së depresionit pas lindjes tek gratë dhe rreth diskriminimit që i bëhet komunitetit LGBT në baza ditore në Kosovë. / KultPlus.com

Ag Apolloni: Përveç miqve dhe të afërmve të tij, ngushëllime shprehin edhe hipokritët

Sot, për ditëlindjen e profesor Basri Çapriqit janë mbushur portalet dhe rrjetet sociale me ngushëllime për vdekjen e parakohshme të tij. Natyrisht, përveç miqve dhe të afërmve të tij, ngushëllime shprehin edhe hipokritët. Këtyre të fundit profesori, po të mundej, do t’ua kthente me sharje. Unë e di që do t’i shante, sepse shpesh i shanim bashkë.

Ky, siç e shihni, nuk është një postim sentimental, apo patetik. Basri Çapriqi nuk i duronte shprehjet sentimentale dhe diskursin patetik.

Unë i jam mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që më dha mua dhe brezit tim. Si atëherë kur isha student i tij, ashtu edhe kur u bëra koleg i tij, ai më trajtonte si mik të tij.

Fakulteti ynë ka humbur profesorin më parimor. Poezia shqipe ka humbur poetin më rebel. Jeta e tij tokësore mbaroi, mjerisht herët, por jeta e tij letrare do të vazhdojë sa të ketë letërsi shqipe.
I dashur profesor, siç ka thënë një shkrimtar, ne të gjithë jemi të vdekur, veçse varrosemi kur të na vijë radha. Natyrisht, ti ike pa radhë, por, dihet, rebelët s’presin radhë.

Nuk dua ta mbyll me patetizëm, sepse e di që ti do të më përqeshje, por s’mund të mos them që kur të shkoj në kafenetë që zakonisht i frekuentonim, do të më mungojë ironia jote me zërin tënd të plotë: “Kamerier, sillja Agut një raki hallall!”./KultPlus.com

Al Bano në Tiranë, takohet me presidentin Meta

Këngëtari i njohur italian Al Bano ndodhet në Tiranë dhe sot, ai është pritur nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Lajmin e ka njoftuar vetë Meta në rrjetet sociale bashkë me këtë fotografi.

“Të dashur miq, – shkruan presidenti. – Sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë. Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.”/ KultPlus.com

(Jo)njerëzorja

Poezi e shkruar nga Edi Shukriu.

1.
Nëse e shihni
një burr
që bredh udhëkryqeve
duke kërkuar veten e humbur
Ta dini,
është ai
që ia masakruan fëmijët në luftë
Është mirë ta lini të qetë
nëse nuk mund t’i ndihmoni

2.
Nëse e shihni
një grua
të strukur
e që ik nga bota
Ta dini,
është ajo me shumë shoqe
që është përdhunuar
e ti dhe unë
nuk i dolëm në ndihmë
Është mirë ta lini të qetë
nëse nuk mund t’i ndihmoni

3.
Nëse e shihni
një grua
që duket se heq qime
nga robat e trupit
Ta dini,
është nëna e vajzës
që kërceu nga kati i shtatë
e dashakëqijtë thonë
Kush e di se për çfarë arsye
Është mirë ta lini të qetë
nëse nuk mund t’i ndihmoni

4.
Nëse e shihni
një burr
duke bredhur plehërave
Ta dini,
gërmon hedhurinat tuaja
që t’i ushqejë fëmijët
Është mirë ta lini të qetë
nëse nuk mund t’i ndihmoni

5.
Nëse e shihni
një njeri
duke u krekosur kryeqytetit
me makina kokëboshe
e luks të pamerituar
Mos iu përkulni
e mos e lini të qetë
nëse doni t’i ndihmoni
vetes…

Ministria e Kulturës shpall konkurs për udhëheqësit e QKK-së dhe Ansamblit “Shota”

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte sot ka shpallur tri konkurse për pozita të rëndësishme të institucioneve kulturore në vend, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimeve bëhet e ditur se konkurs është shpallur për pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, atij të drejtorit të përgjithshëm të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, sikurse edhe konkursi për pozitën e drejtorit artistik të po këtij institucioni.
Konkurset për të tre pozitat do të jenë të hapura deri më 29 janar të këtij viti.

Qendrën Kinematografike në mandatin e fundit e ka udhëhequr Arben Zharku, atë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj, kurse atij artistik të po këtij institucioni, Ylber Asllanaj.

Për më shumë rreth këtyre shpalljeve mund ti vizitoni shpalljet e MKRS-së.

Konkurs: Drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK)

Konkurs: Drejtor në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Konkurs për Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Gashi ngushëllon familjarët e Çapriqit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit Basri Çapriqi.

Telegrami i Gashit:

E nderuara familja Çapriqi,

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, Basriut, profesorit dhe poetit tonë të njohur, e morëm me pikëllim të madh.

Basriu u nda nga kjo jetë, por vepra që la jeton përgjithmonë. Krijimtaria i tij do të mbetet e paharruar ndër ne.

Me kontributin e tij, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur. Me shkrimet e tij dhe me studimet e tij shkencore, ka bërë që të jetë i vlerësuar jo vetëm në botën universitare por dhe më gjerë.

Ndarja e Basri Çapriqit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për vendin.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si profesor universitar dhënë për Letërsinë Shqipe dhe gazetarinë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Basri Çapriqit..

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Tmerri i Reçakut përmes fotografive, Woker e përshkruante si krim kundër njerizimit (FOTO)

Masakra e Reçakut njihet si një nga masakrat më të trishtueshme që njeh historia e luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, në fshatin e Shtimes, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme kundër banorëve të këtij fshati, duke mos kursyer as të moshuar, gra e fëmijë, shkruan KultPlus.

Sot 19 vite pas, ky fshat numëron 45 varre nga kjo masakër. Masakra e Reçakut ishte vetëm një prej shumë të tjerave që po kryheshin gjithandej në Kosovë nga forcat serbe.

Përmes kësaj masakre bota mori alarmin e fundit se duhej të ndërhyhej në Kosovë. Pas kësaj masakre u mobilizua edhe forca më e madhe ushtarake në botë – NATO, e cila rreth dy muaj më vonë nisi bombardimet kundër forcave serbe në Kosovë e në gjithë atë që quhej Jugosllavi. Kjo fushatë e bombardimeve nga ajri dhe lufta e UÇK-së nga toka rezultuan me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe përfundimin e luftës në qershor të vitit 1999.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerizimit.

Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre burrave të moshuar dhe në ato momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..”

Më pastaj Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosur kufomat tjera të civilëve të ekzekutuar barbarisht.
“T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pohoi Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit…kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”. /KultPlus.com

Befason ish ambasodori amerikan: Ju tregoj pse shqiptarët rrinë në kafene

Shumë herë është folur për qëndrimin e shqiptarëve, sidomos të rinjve, nëpër kafene. Analiza të shumta janë marrë duke shpjeguar këtë fenomen që ndodh në Shqipëri. Këto analiza kanë treguar padobishmërinë e kafeneve dhe qëndrimin e kot të shqiptarëve në to.

Mirëpo, ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers ka shpjeguar në një letër dërguar Departamentit të Shtetit në atë kohë se pse shqiptarët qëndronin në kafene.

Xhon Uidhers shkruante:

Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja”.
Më tej ai thoshte:

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën”.
Këto janë zbuluar në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, ku Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se mes shqiptarëve dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë.

Uidhers shkruante:

Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji.

Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

Agim Vinca: Pas lajmit për shuarjen e Basri Çapriqit

Në fillim e kisha student, pastaj asistent një kohë të gjatë dhe tërë kohën koleg dhe mik. Kam qenë mentor i tij në të tri shkallët e shkollimit akademik: në diplomë, në magjistraturë dhe në doktoratë. Ishte kënaqësi të punoje me të, sepse ishte i urtë, i kulturuar dhe inteligjent. Falë dhuntisë së tij të lindur për komunikim, për shumëçka kuptoheshim edhe pa folur.

Kur e zgjodha asistent në vitin 1986 (plot 32 vjet më parë), një koleg i Fakultetit më pyeti: – Nga është? – Nga Ulqini – i thashë. – E pse jo nga Kosova? – ndërhyri kolegu “patriot”. – Unë nuk i shoh njerëzit nga janë, por çfarë janë! – iu përgjigja shkurt e trup.
Koha më dha të drejtë. Basriu erdhi në Prishtinë nga vendlindja e tij për të studiuar, si shumë të tjerë dhe mbeti këtu përgjithmonë, duke krijuar një karrierë të shkëlqyer.

Basri Çapriqi ishte pa dyshim një nga poetët më të talentuar të brezit të vet, që doli në skenë në fillim të viteve ’80. Ra në sy qysh me përmbledhjen e parë,Ulli me dy mijë unaza, në të cilën sillte frymën e vendlindjes së tij si pjesë e etnosit shqiptar. Më vonë do të kultivonte një poezi me nëntekst të fortë dhe me prirje të theksuar për t’i ironizuar marrëzitë e kësaj bote.
Poet, studiues dhe intelektual par excellence, ai e përfaqësonte me dinjitet kulturën shqiptare kudo që shkonte.

Basri i dashur! Ike para kohe. Do të na mungojë fjala jote, urtësia, dija, por edhe ajo ironia e hollë, që është tipar qenësor edhe i poezisë sate.
Ngushëllime familjes: bashkëshortes, Sazanes, vajzës, Bulzës dhe djalit, Bindit; vëllait, motrës dhe miqve të tij të shumtë jo vetëm në Ulqin e Prishtinë, por edhe në mbarë hapësirën shqiptare./KultPlus.com

Dy të afërm të Eliza Dushkut konfirmojnë tregimin e saj për abuzim seksual kur ajo ishte 12 vjeçare

Dy persona të afërt me Eliza Dushku, agjenti i saj në atë kohë JoAnne Colonna dhe një mik i vjetër Peter Conti, kanë konfirmuar deklaratën e aktores për sulmin seksual nga koordinatori Joel Kramer gjatë filmimit “True Lies” kur ajo ishte vetëm 12 vjeçare, përcjellë KultPlus.

Kramer, i cili ishte 36 vjeçar në atë kohë, i ka mohuar akuzat. Colonna, tani një menaxher, e kishte përfaqësuar Dushkun për tre vjet në kohën kur aktorja e re mori rolin e “True Lies”. Colonna ishte “shoqja e fortë femër e pjekur në të cilin kisha besuar sekretin tim të tmerrshëm” që Dushku i referohej në postimin e saj në Facebook.

Conti, një profesor dhe shkrimtar i kolegjit, është një mik i ngushtë i Dushkut dhe Colonnas, i cili e ka njohur Dushkun që kur ishte 11 vjeçare. Ai i tha Deadline se ajo ia besoi atij historinë e këtij incidenti në të cilin Kramer, nën pretekstin e një ndeje në pishinë, joshi Dushkun në dhomën e tij të hotelit. Conti, së pari e kishte dëgjuar këtë tregimi nga Eliza, pak pasi kishte ndodhur sulmi ndërsa ajo ende po xhironte “True Lies”. Ai thotë se historia që ndau me të aktorja 25 vjet më parë ishte në përputhje me historinë që ajo tregoi tani në Facebook.

“Ajo ishte me të vërtetë shumë e tronditur, ajo tha se ishte një situatë e keqe”, tha Conti.

Ai tha se donte të shkonte dhe të ballafaqohej me Kramerin, por Dushku i kishte thënë atij që ta linte atë sepse ajo kishte shumë frikë.
Conti vazhdimisht ishte përpjekur të përballet me Kramer në premierën e filmit “True Lies” në Westwood.

“Mendova se do ta rrihte, ne u mundonim ta ndalnim atë”, kujton Colonna për incidentin, duke vënë në dukje se ajo i kërkoi ndihmë sigurimit për të shmangur konfrontimin fizik.

Conti tha se është dashur të kalojnë rreth dhjetë vite që Eliza ta hapte përsëri temën e incidentit. Ata e diskutuan atë edhe disa vjet më parë. “Këtë herë e pashë sa ajo e kishte ndikuar atë si fëmijë, dhe më shumë kur ajo u rrit, si një adoleshente. Biseduam që ky tregim të dilte por ajo tha “çfarë mund të bëj, nuk ka prova”.

Të shtunën Eliza Dushku më në fund tregoi kurajën e saj për ta publikuar rrëfimin e saj lidhur me abuzimin seksual nga Krammer i cili në atë kohë ishte 36 vjeçare, kurse Eliza vetëm 12 vjeçare. Eliza ishte inkurajuar nga shumë rrëfime të ngjashme që dolën në pah muajt e fundit.

“Duke i treguar më në fund këto fjalë dhe bërja publike e emrit të abuzuesit tim, më sjellë fillimin e një qetësie të re”, kishte shkruar aktorja shqiptare në fund të postimit të saj. / KultPlus.com

NJOFTIM PËR ANULIMIN E KONKURSIT

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA
________________________________________
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS

DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA

DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

NJOFTIM PËR ANULIMIN E KONKURSIT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështetur në Procedurat e Rekrutimit dhe vendimin e KZAK-së / MKRS, me Nr. 01/2018, të datës 12.01.2018, njofton për anulimin e procedurës së rekrutimit, për konkursin e shpallur me datë 18.12.2017 dhe Nr. të Referencës, 78/2017, për pozitën Zyrtar i Lartë për Promovimin e Kulturës në GKK.

OBAVEŠTENJE O ANULIRANJU KONKURSA

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA
________________________________________
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS

DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA

DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta na osnovu procedure zapošljavanja, i odluke KRPZ/MKOS, sa Br.01/2018, datuma 12.01.2018, obaveštava o anuliranju procedure za zapošljavanje, objavljenog konkursa datuma 18.12.2017 sa Br. Preporuke 78/2017, o poziciji Visoki Zvanićnik za Promovisanje Kulture u NGK.

Konkurs: Drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK)

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L–149, Ligji Nr. 2004/22 për Kinematografinë dhe Statutin e Kinematografisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK)
Kategoria funksionale / Koeficienti: 9.5
Numri i referencës: 02/2018
Departamenti: Departamenti i Kulturës
Institucioni: Qendra Kinematografike e Kosovës
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit të Kulturës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Departamentit të Kulturës, përmbush detyrat e poshtëshënuara:

1. Udhëheq punën e Qendrës Kinematografike të Kosovës;
2. E përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarinë materiale-financiare dhe për ligjshmëri e
afarizëm të QKK-së;
3. Miraton programin vjetor të punës me pëlqimin paraprak të Këshillit Drejtues;

4. Propozon dhe nxjerr aktin për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe aktin
për shpërndarjen e pagave, të cilin e miraton Këshilli Drejtues;
5. Merr vendim lidhur me marrëdhënien e punës së punëtorëve në pajtim me ligjin;
6. Mbikëqyr punën dhe aktivitetet artistike të trupave artistike dhe këshillëdhënëse (të përhershme
dhe të përkohshme) në pajtim me ligjin;
7. Kryen edhe punë të tjera lidhur me punën e Qendrës Kinematografike të Kosovës në pajtim me ligjin dhe me akte të tjera nënligjore;
8. Ka të drejtë dhe detyrë të marrë pjesë në punën e Këshillit Drejtues dhe të komisioneve e
të trupave të tjerë të tij pa të drejtë vote.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Diplomë universitare, nga lëmia e kinematografisë apo nga fushat tjera të përafërta;
2. Të ketë minimum 7 vite përvojë pune profesionale, 4 në vende udhëheqëse. ;
3. Njohuri dhe përvojë substanciale në menaxhimin e Institucioneve;
4. Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
5. Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
6. Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
7. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
8. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
9. Vërtetim nga Gjykata që nuk është nën hetime.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 2004/22 për Kinematografinë dhe Statutin e Kinematografisë së Kosovës .

Kohëzgjatja e mandatit: 4 vjet.

Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.

Data e mbylljes së konkurrimit: 29.01.2018

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44, Prishtinë. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 03820022201 dhe 038 20022536( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Konkurs: Direktor Centra za Kinematografiju Kosova (CKK)

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Na osnovu Zakona za Civilne Usluge Republike Kosova, Zakon Br. 2004/22 za Kinematografiju i Statut Kinematografije Kosova.Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta, obijavljuje:

K O N K U R S

Institucija: Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta
Naziv rada: Direktor Centra za Kinematografiju Kosova (CKK)
Funkcionalna kategorija / Koeficienat: 9.5
Broj referencije: 02/2018
Departman: Departman Kulture
Institucija: Centar za Kinematografiju Kosova
Odgovoran je: Direktoru Departmana Kulture
Mesto: Priština

Zadaci i odgovornosti: Pod nadzorom Direktora Departmana Kulture, ispunjava dole navedene zadatke:

1. Rukovodi radom Centra za Kinematografiju Kosova;
2. Predstavlja i odgovoran je za materijalno-finansijsku delatnost, za zakonodavnost i poslovnost CKK-a;
3. Odobrava godišnji plan rada uz prethodno usaglašavanje Upravnog Saveta;
4. Predlaže i iznosi akt za organizovanje i sistematizaciju radnih mestva i akt za raspodelu plata, koji prihvata Upravni Savet ;
5. Donosi olluku za radni odnos radnika u saglasnosti sa zakonom;
6. Nadzire rad i umetničke aktivnosti umetničkih grupa i onih savetodavnih (stalnih i privremenih) u saglasnosti sa zakonom;
7. Izvršava i ostale poslove u vezi Kinematografskog Centra Kosova, u saglasnosti sa zakonor i ostalim pod-zakonskim aktima;
8. Ima pravo i obavezu da učestvuje u radu Upravnog Saveta i komisija kao i ostalih tela bez prava glasa.

Zahtevano obrazovanje, iskustvo, sposobnosti i lične karakteristike:

1. Univerzitetska diploma iz oblasti kinematografije ili ostalih, približnih oblasti;
2. Da ima najmanje 7 godina profesionalnog radnog staža, 4 godine na rukovodećim mestima;
3. Znanje i substancialno iskustvo u upravljanju Institucijama;
4. Sposobnost u komuniciranju, pregovaranjima i autoritetnom upravljanju;
5. Sposobnost u određivanju objektiva, planiranju rada i analizi;
6. Sposobnost u rukovođenju i organizovanju ekipe, sposobnost za upravljanje ekipom ili radnom grupom;
7. Sposobnost na kompjuteru za aplikaciju programa (Word, Excel, Power Point, Access);
8. Poznavanje engleskog jezika je prednost;
9. Sudska potvrda da nije pod istragom.

Uslovi za učestvovanje na konkursu: Pravo na aplikovanje imaju svi državljani Republike Kosova zrelog doba, koji imaju potpunu sposobnost za delatnost, završili su visoko, adekvatno obrazovanje i imaju profesionalnu sposobnost za izvršavanje zadataka.

Zakonski i pod-zakonski akti koji regulišu mandat: Zakon za Civilne Usluge Republike Kosova, Zakon Br. 2004/22 za Kinematografiju i Statut Kinematografije Kosova.

Vremensko trajanje mandata: 4 godine.

Konkurs je otvoren 15 (petnaest) dana.

Datum zatvaranja konkursa: 29.01.2018

Predstavljanje zahteva: Aplikacija se uzima i predaje u kancelariji br. 27 Ministarstva Kulture, Omladine i Sporta, Trg “Majka Tereza” Br. 44, Priština. Za dodatne informacije kontaktirajte broj 03820022201 ili 038 20022536( ili na web-stranicu http://www.mkrs-ks.org/).

Konkurs: Drejtor në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L–149, Ligjin Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet tjera dhe Statutin e AKKV “Shota”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Drejtor në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Kategoria funksionale / Koeficienti: 9.5
Numri i referencës: 01/2018
Departamenti: Departamenti i Kulturës
Institucioni: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit të Kulturës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Departamentit të Kulturës, përmbush detyrat e poshtëshënuara:

1. Udhëheq punën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”;
2. E përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarinë materiale-financiare dhe për ligjshmëri e
afarizëm të AKKV”Shota;
3. Miraton programin vjetor të punës me pëlqimin paraprak të Këshillit Drejtues;
4. Propozon dhe nxjerr aktin për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe aktin
për shpërndarjen e pagave, të cilin e miraton Këshilli Drejtues;
5. Merr vendim lidhur me marrëdhënien e punës së punëtorëve në pajtim me ligjin;
6. Mbikëqyr punën dhe aktivitetet artistike të trupave artistike dhe këshillëdhënëse (të përhershme
dhe të përkohshme) në pajtim me ligjin;
7. Kryen edhe punë të tjera lidhur me punën e AKKV”Shota”në pajtim me këtë ligj dhe me akte
të tjera nënligjore;
8. Ka të drejtë dhe detyrë të marrë pjesë në punën e Këshillit Drejtues dhe të komisioneve e
të trupave të tjerë të tij pa të drejtë vote.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Diplomë universitare në fushën e muzikës, artit dhe kulturës.;
2. Të ketë minimum 7 vite përvojë pune profesionale, 4 në vende udhëheqëse. ;
3. Njohuri dhe përvojë substanciale në menaxhimin e Institucioneve;
4. Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
5. Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
6. Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
7. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
8. Njohja e gjuhës angleze ësht përparësi;
9. Vërtetim nga Gjykata që nuk është nën hetime.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L–149, Ligjin Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Statutin e AKKV”Shota”.

Kohëzgjatja e mandatit: 4 vjet.

Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.

Data e mbylljes së konkurrimit: 29.01.2018

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44, Prishtinë. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 03820022201 dhe 038 20022536( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Konkurs: Direktor u Nacionalnom Ansamblu Pesama i Igara “Shota”

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Na osnovu Zakona za Civilne Usluge Republike Kosova Br. 03/L–149, Zakon Br. 04/L-164, za Nacionalni Ansambl Pesama i Igara “Shota” i Statut NAPI ”Shota”, Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta, obijavljuje: .

K O N K U R S

Institucija: Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta
Naziv rada: Direktor u Nacionalnom Ansamblu Pesama i Igara “Shota”
Funkcionalna kategorija / Koeficienat: 9.5
Broj referencije: 01/2018
Departman: Departman Kulture
Institucija: Nacionalni Ansambl Pesama i Igara “Shota”
Odgovoran je: Direktoru Departmana Kulture
Mesto: Priština

Zadaci i odgovornosti: Pod nadzorom Direktora Departmana Kulture, ispunjava dole navedene zadatke:

1. Rukovodi radom Nacionalnog Ansambla Pesama i Igara “Shota”;
2. Predstavlja i odgovoran je za materijalno-finansijsku delatnost, zakonodavstvo iekonomičnost
KUD “Shota”;
3. Odobrava godišnji plan rada, sa prethodnim usaglašavanjem Upravnog Saveta;
4. Predlaže i iznosi akt za organizovanje i sistematizaciju radnih mesta i akta za raspodeli plata, koji odobrava Upravni Savet;
5. Donosi olluku za radni odnos radnika u saglasnosti sa zakonom;
6. Nadzire rad i umetničke aktivnosti umetničkih grupa i onih savetodavnih (stalnih i privremenih) u saglasnosti sa zakonom;
7. Izvršava i ostale poslove u vezi KUD “Shota” u saglasnosti sa zakonom i ostalim pod-zakonskim aktima;
8. Ima pravo i obavezu da učestvuje u radu Upravnog Saveta i komisija kao i ostalih tela bez prava glasa.

Zahtevano obrazovanje, iskustvo, sposobnosti i lične karakteristike:

1. Univerzitetska diploma iz oblasti muzike, umetnosti i kulture.;
2. Da ima najmanje 7 godina profesionalnog radnog staža, 4 godine na rukovodećim mestima;
3. Znanje i substancialno iskustvo u upravljanju Institucijama;
4. Sposobnost u komuniciranju, pregovaranjima i autoritetnom upravljanju;
5. Sposobnost u određivanju objektiva, planiranju rada i analizi;
6. Sposobnost u rukovođenju i organizovanju ekipe, sposobnost za upravljanje ekipe ili radne grupe;
7. Sposobnost na kompjuteru za aplikaciju programa (Word, Excel, Power Point, Access);
8. Poznavanje engleskog jezika je prednost.
9. Potvrda od Suda da nije pod istragom.

Uslovi za učestvovanje na konkursu: Pravo na aplikovanje imaju svi državljani Republike Kosova zrelog doba, koji imaju potpunu sposobnost za delatnost, završili su visoko, adekvatno obrazovanje i imaju profesionalnu sposobnost za izvršavanje zadataka.

Zakonski i pod-zakonski akti koji regulišu mandat: Zakon za Civilne Usluge Republike Kosova Br. 03/L–149, Zakon Br. 04/L-164, za Nacionalni Ansambl Pesama i Igara “Shota” i Statut NAPI ”Shota”.

Vremensko trajanje mandata: 4 godine.

Konkurs je otvoren 15 (petnaest) dana.

Datum zatvaranja konkursa: 29.01.2018

Predstavljanje zahteva: Aplikacija se uzima i predaje u kancelariji br. 27 Ministarstva Kulture, Omladine i Sporta, Trg “Majka Tereza” Br. 44, Priština. Za dodatne informacije kontaktirajte broj 03820022201 ili 038 20022536( ili na web-stranicu http://www.mkrs-ks.org/).

Konkurs për Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar në Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 Ligjin Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota dhe Rregulloren Nr. 05/2011, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore, , Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit :

RISHPALL KONKURSIN

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Kategoria funksionale / Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës
Paga Fikse: 450€
Numri i referencës: 03/2018
Departamenti: Departamenti i Kulturës
Institucioni: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”
I përgjigjet: Drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” përmes tij, Këshillit drejtues.
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” përmes tij, Këshillit Drejtues , përmbush detyrat e poshtëshënuara:

1. Zbaton, harton dhe i propozon Drejtorit, programin artistik vjetor të Ansamblit;
2. Bënë vlerësimin artistik të koncerteve dhe të aktiviteteve të tjera kulturore si dhe jep sugjerime për konceptin e programit të Ansamblit;
3. Miraton programet e shfaqjeve artistike;
4. Përkujdesjet për prezentimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore e material;
5. Vlerëson dhe miraton pikat premierë të programit;
6. Bënë vlerësimin professional të valltarëve, solistëve vokal dhe instrumentistëve për çdo dy (2) vjet.
7. Udhëheqë punën e Këshillit Artistik.
8. Ushtron detyra dhe përgjegjësi tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Udhëheqësi artistik i Ansamblit është person përgjegjës profesional i Ansamblit, duhet të ketë përgatitje profesionale universitare në fushën e arteve skenike- muzikore.
2. Të ketë përvojë së paku 5 (pesë )vjeçare në fushën e arteve skenike- muzikore;
3. Të ketë shkallë të lartë të njohurive në menaxhim, resurse humane dhe organizim të punës;
4. Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë që jetojnë në Kosovë.
5. Vërtetim nga Gjykata që nuk është nën hetime.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji i Punës Nr. 03/L-212, Ligji Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota dhe Rregulloren Nr. 05/2011, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore,