SHPFK kërkon që institucionet të ndihmojnë financiarisht festivalin PriFest

Shoqata e Producentëve të Filmit në Kosovës, përmes një letre kanë kërkuar mbështetje për PriFest – Prishtina International Film Festival, gjegjësisht platformën e industrisë filmike të saj PriFORUM – Prishtina Film FORUM.

SHPFK kërkon që brenda mundësive që keni, të mbështetni këtë festival dhe institucion të kinematografisë, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të industrisë së filmit të Kosovës.

Po sjellim të plotë kërkesën e Shoqatës së Producentëve të Filmit të Kosovës:

“Të nderuar,

Ju drejtohemi në emër të PREK – Shoqatës së Producentëve të Filmit të Kosovës, për të kërkuar mbështetje nga institucioni juaj për PriFest – Prishtina International Film Festival, gjegjësisht platformën e industrisë filmike të saj PriFORUM – Prishtina Film FORUM.

Arsyeja për këtë kërkesë/lutje tonën është sepse PriFest është një ndër institucionet më të rëndësishme të kulturës, dhe jo vetëm filmike në Kosovë, që kontribuon përveç në ngritjen kulturore e kinematografike të audiencës sonë, por edhe në zhvillimin dhe ngritjen e industrisë filmike vendore.

Përvec shfaqjes dhe promovimit të filmave vendorë, promovimit të tyre brenda dhe jashte vendit, përmes platformës zhvillimore rajonale të koproduksionit PriFORUM, kontribon drejtpërdrejtë në avansimin e producentëve, shtëpive filmike, aktorëve dhe filmbërësve vendor të lëmive të ndryshme të industrisë filmike të Kosovës. Dhe atë përmes programeve të trajnimit, rrjetëzimit, garës së projekteve dhe pjeses se konferences dhe tryezave te rrumbullakëta.

Programet e PriFORUM si Best Pitch Competition, ku garojnë projektet në fazën e hershme të paraprodhimit, pra në fazën e skenarit, ku garuesit përvec trajnimit për prezantim para jurisë dhe audiencës, fitojmë mundësinë e fitimit të cmimeve te ndryshme që ndihmojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e atyre projekteve. Ato cmime jane edhe finansiare, por edhe në shërbime të ndryshme, si ato të post-produksionit, që janë një ndihmesë e madhe për projektet në fazën e hershme. Përvec të lartpërmendurave, projektet prezantohen para një numri të madh të producentëve të huaj që mund të jenë bashkëprodhues eventual të tyre në të ardhmen, gjë që ka ndodhur me shumë projekte të Kosovës. Për shembull, vitin e kaluar projekti ‘Zgjoi’ ka fituar cmimin e post-produksionit në vlerë prej 80,000 euro në shërbime, që i bën të mundur të finalizoje filmin me sherbimet e montazhit.

Përvec kësaj, PriFest dhe PriFORUM cdo vit organizojnë që një projekt filmik i Kosovës të prezentohet vecmas si Case Study, para mysafirëve të festivalit dhe pjestarëvë të industrisë nga rajoni dhe Evropa. Projktet filmike, tani të suksesshme, si ‘Martesa’, ‘Tri dritare dhe nje varje’ janë prezantuar në PriFORUM në fazë të hershme.

Dhe ky është vetëm njëri nga programet e shumta që i ofron ky festival dhe platforma e saj zhvillimore. Programet si Script Developtment (Zhvillim skenari), ku ekspertë me renome ndërkombëtare mbajnë punëtori me projektet në fazën e skenarit janë më se të dobishme për industrinë tonë. E para, se janë gratis (e që kushton mjaft po të paguhej), dhe e dyta mbahet në Prishtinë, ku casja e kineastëve tanë është e lehtë, gjithmonë duke marë parasysh pengesat për udhëtim jashtë vendit, shkaku i vizave dhe kostos.

Jo më pak i rëndësishëm është edhe programi Prishtina Rendezvous, ku projektet filmike takohen drejtpërdrejtë me përfaqësues të kompanive të shumta evropiane të distribuimit dhe shitjes së filmit. Kjo është një ndër pjesët më të vështira, dhe më të nevojshme për industrinë tonë në këtë moment. Gjitha ato kompani të distribuimit dhe shitjes PriFest dhe PriFORUM i sjellin në Prishtinë, ndërsa për t’i takuar të njejtat në festivalet e mëdha nëpër Evropë, është tepër e vështirë, gjë që për filbërësit tanë është një lëhtësim dhe benefit i madh.

Pastaj për të vazhduar me programin Ëork in Progress, ku kineastët tanë kanë mundësi të shfaqin pjësë të flmave të tyre të xhiruar, para distributorëve, shitësve dhe programerëve të festivalevë të ndryshme me renome botërore. Kjo lehtëson procesin e shitjes dhe plasimit të filmave tanë në festivale, sepse rruga “normale” e aplikimeve dhe tentimit të prezantimeve të filmave tanë vështirësohet shumë kur je në konkurencë me mija filma nga gjithë bota. Kështu, ne kineastët e Kosovës, në PriFest dhe PriFORUM gjejmë mundësinë më të mirë, për të prezantuar dhe takuar këta nejrëz nga industria e rajonit dhe Evropës.

Dhe në fund, jo më pak i rëndësishëm, programi Kosova’s Rising Stars, prezantimi i 10 aktorëve e rinjë e perspektiv të Kosovës, prezantim dhe promovim i tyre jo vetëm gjatë festivalit, por edhe pas tij. Nje mundësi shumë e mirë që të shfrytëzohet në maksimum për mundësi ko-produksioni me shtetet tjera, një ndër asetët e mëdhaja të industrisë së filmit të Kosovës: aktorët.

Mbi të gjitha, mundësia e takimit, njoftimit dhe rrjetëzimit është pikënisja e cdo bashkëpunimi që sjell atë finalën: bashkëprodhimin e filmave të Kosovës me shtetet tjera, promovimi i industrisë sonë dhe përfundimisht: zhvillimin e saj.
Krejt në fund, duam të theksojmë se industria e filmit është një potencial i madh për krijimin e vendeve të punës, sidomos për pozita të ndryshme kreative dhe teknike që i kërkon filmi e që i ka Kosova dhe mund t’i zhvillon edhe më shumë.
Sic na kanë informuar na PriFest, ata sivjet do të organizojnë edhe promovimin e shtëpive filmike të Kosovës, mundësive të tyre teknike për xhirim dhe post-produksion si dhe promovimin e lokacioneve për xhirim në Kosovë për projektet e huaja filmike.

Të gjitha këto na bëjnë që ne Producentët Filmik të Kosovës, të kërkojmë nga ju që brenda mundësive që keni, të mbështetni këtë festival dhe institucion të kinematografisë, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të industrisë së filmit të Kosovës.

Me Respekt,

Blerta Basholli – Kryetare
Shoqata e Producentëve të Kosovës”, thuhet në këtë kërkesë./ KultPlus.com

Rita Ora mbërrin në Tiranë (VIDEO)

Sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë, për të performuara para shumë shqiptarëve do të jetë e famshmja nga Kosova Rita Ora, shkruan KultPlus.

Rita Ora, tashmë ka mbërritur në Tiranë, atje ku kanë dalë ta presin shumë fansa. Deri më tani asnjë fotografi zyrtare nuk ka qarkulluar nga Rita, por që fansat nuk e kanë lëshuar këtë mundësi që të publikojnë foto me idhullin e tyre nga Kosova.
https://www.instagram.com/p/BjkfevxjPDH/?hl=en&tagged=ritaora
Rita Ora, në Tiranë ka ardhë me një stil flokësh krejtësisht ndryshe seq jemi mësuar të shohim./ KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BjkfD7jDEb6/?hl=en&tagged=ritaora
https://www.instagram.com/p/BjkfPNxDOce/?hl=en&tagged=ritaora

Korça hapë sezonin turistik me paradën madhështore të Karnavaleve (FOTO)

Për të 11-in vit radhazi, Korça ka çelur sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve.

Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bujshme të qytetit.

Grupe korçare, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit pushtuan bulevardin e Korçës, duke parakaluar me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul.

Personazhet e përrallave, ata mitik dhe të jetës reale sollën përmes paradave shumëngjyrëshe atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

28 grupe të përbërë kryesisht nga të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit juglindor ku si çdo vit nuk munguan ballot me maska si dhe serenatat tradicionale korçare./ KultPlus.com

Me “Silent Reading Party” përfundoi “Prishtina Lexon”

Aktiviteti “Silent Reading Party” ka shënuar përfundimin e festivalit të leximit “Prishtina Lexon”, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit te nxënësit dhe shoqëria.

Kryeqyteti për një javë rresht ka qenë nikoqir i shumë aktiviteteve, të cilat janë organizuar në kuadër të këtij festivali, ndërsa aktiviteti i fundit i festivalit të leximit “Silent Reading Party” është organizuar nga “Etea” dhe “Termokiss”.

Drejtori i organizatës “Etea”, Agon Ahmeti bëri të ditur se organizimi i fundit në kuadër të festivalit të leximit ka mbledhur të rinj, të cilët bashkërisht do të lexojnë dhe në fund do t’i ndajnë mbresat e tyre për librin të cilin e kanë lexuar. “Siç po shihet, është një numër i kënaqshëm, normalisht dëshira e organizatorëve gjithmonë është me pas më shumë e më shumë. Por, që këtë vit “Prishtina Lexon” ka qenë shumë e ngarkuar me aktivitete dhe mendoj që ka pasur një numër të madh të përfituesve pasi që janë përfshirë të gjitha grup moshat.

Ka pasur aktivitete për fëmijë, të rinj dhe po besoj që kemi bërë një punë pozitive, por me shpresën që “Prishtina Lexon” ka me pas program vjetor. Në kuadër të këtij programi sot përfundon java e “Prishtina Lexon” me këtë aktivitet dhe po besoj që vikendin e ka bërë më të bukur dhe më të mirë”, bëri të ditur ai. Aktivitetit të fundit të festivalit “Prishtina Lexon” iu ka bashkangjitur edhe studentja Donjeta Bajraktari, e cila ka përzgjedhur librin “Dritarja ruse” të autorit Drafan Velikiq. “Arsyeja se pse iu kam bashkangjitur sot këtij aktiviteti është se më ka pëlqyer shumë me qenë pjesë e një organizimi të tillë dhe po më pëlqen shumë ideja e festivalit “Prishtina Lexon”, pasi që edhe sot e diel, pak relaksim për ne si studentë”, tha ajo.

Ndryshe, ky edicion ka shënuar për herë të parë bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe 10 organizatave të shoqërisë civile, të cilat merren kryesisht me lexim, dije, filozofi dhe aktivitete rinore, ku këto të fundit e kanë përbërë pjesën kryesore të programit.

Festivali i leximit “Prishtina Lexon” ka filluar më 28 maj, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme në tërë Prishtinën./ KultPlus.com

Desha të rri ndër buzët e tua…

Federico García Lorca, përkthyer nga Edon Qesari.

Desha të rri ndër buzët e tua
për t’u shuar në dëborën
e dhëmbëve të tu.
Desha të rri mbi kraharorin tënd
për t’u asgjësuar në gjak.
Desha të ëndërroj përgjithnjë
në cullufen tënde të florinjtë.
Zemra jote u bëftë
varrezë e simes në lëndim.
Mishi yt u bëftë mishi im,
balli yt u bëftë balli im.
Do desha që krejt fryma ime
të mësynte në trupin tënd të vockël,
e të isha unë në mendjen tënde
e të isha unë coha jote e bardhë.
Që të dashuroheshe pas meje
me kaq shumë flakërimë
sa të digjeshe duke m’u avitur
por pa më arritur kurrsesi.
Kësisoj të endesh duke sokëllirë
emrin tim matanë diellit,
duke pyetur për mua ujin,
duke pirë trishtueshëm hidhërimet
që la zemra ime atypari
udhës duke të dëshiruar.
Ndërkaq unë do i mësyj
trupit tënd të dashur e të brishtë,
do qëndroj përherë në ty,
teksa ti më kot rrekesh në kërkim
nga Lindja në Perëndim,
der’sa fundi t’na përvëlojë,
flakë e vdekjes t’na bëjë hi./KultPlus.com

Një roman që komunikon me botën shqiptare

Shkruan: Shkodrane Beqiri – Salihu

Mbi librin “Të gjithë të mitë” Zuvdija Hoxhiq (Berisha), Potgoricë,2017

Si çdo tekst letrar edhe romani ‘’ Të gjithë të mitë ‘’ i ka të dyja shtresat që përbëjnë një vepër letrare: historinë dhe rrëfimin. Duket se kjo e dyta lidhet drejtpërdrejt me pozicionin që zë autori, i cili na ngjan se në raport me lexuesin shqiptar ka krijuar një lidhje afërsie. Janë pikërisht lidhjet e brendshme emocionale e kuptimore nëpërmjet thënieve të rrëfimtarit dhe personazhit, që drejton këtë komunikim.

Romani i ri ” Të gjithë të mitë ” Zuvdija Hoxhiq (Berisha), është autobiografik në të cilin autori trajton marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet kombësive, feve dhe brezave, flet për paraardhësit, dervishët – bektashianet, dhe ai shpjegon trashëgiminë e tij shpirtërore.

Le të citojmë një fragment në nisje të kreut të parë. Ja si i drejtohet autori lexuesit:

“Gjyshi im është Cuf Berisha, bektashi, i biri i dervishit Ali, nipi i shehut Ramë, të birit të Riza Kodralisë, shehut të Teqës së Vogël, baba dervishit, emrin e të cilit mbaj – Zuvdi.

Pikërisht për shkak të kontekstit familjar, autori zgjodhi një lloj homazhi në formën e albumit, sepse romani është i strukturuar në atë mënyrë. Nuk është e lehtë të kuptojmë shkallën në të cilën albumi fotografik ishte një shpikje simpatik dhe e dobishme. Ku ndalemi në një paratekst të tij:

“Fotografía e Cuf Alise nuk gjendën as në albume e askund tjetër. Zgjohem njëherë në mesnatë, kap një album dhe në “faqen e gjyshit ” filloj të pikturoj. Sikur rri përballë meje, e shoh mirë, vetëm sa nuk flasim. Deri në mëngjes kam mbaruar portretin.
E le albumin hapur. Axha Braho, duke parë fytyrën e gjyshit, zgjon dhe mbledh të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë shikoj nga anash dhe hesht. Të gjithë që e kanë njohur: babai, xhaxha- llarët, tezet, vëllezerit nuk besojnë në atë çfarë shohin.
Si me qenë i gjallë. Gjithçka njësoj: sytë, mjekra, kapa e dervishit, goja, vetëm sa nuk flet”.

Gjithmonë dukej sikur ishte një libër i madh, një dyqan enciklopedi, me fletë të zymta të errët, që zakonisht përmbanin letra transparente të hollë mes tyre, gjë që do të parandalonte që fotot të prekëshin dhe të vinin në sy njëra-tjetrën. Dhe, më e rëndësishmja, çdo foto albumë, kishte jo vetëm enciklopedinë familjare, por edhe thesarin e sekretëve familjare. Jo vetëm për shkak të personazheve që u “kapën” atje. Çfarë një rekord, letër, dokument i rëndësishëm, të gjitha mund të gjendën përmes faqeve të besuëshme të një albumi fotografish.

Në këtë roman, marrëdhënia e autorit me lexusin duket e thjeshtë në pamje të parë, por në të vërtetë është shumë e sofistikuar, pasi në vepër mbizotëron rrëfimi shumështresor, ku krahas zërit të autorit ndihet edhe zëri i personazheve të tjerë. Në vepër ka edhe një alternim mjeshtëror të kohëve të foljeve, si edhe njëfarë shkallëzimi, që formohet mes kohës së tashme dhe kohëve të së shkuarës, sidomos kohës së kryer. Në përdorimin e këtyre kohëve rrëfimtari ka një analogji me ciklin e kreshnikëve, të cilën autori e ka përdorur edhe si paratekst në një nga historitë e tij.

Po citoj:

“Erë nuk ka, por bjeshka gjëmon

Ja ku kemi Mujin e Halilin

Më dëgjuan dhe të çuditur u ndalën.

“Kush jeni dhe nga na njihni” – disi i pasigurt pyeti më i moshuari.

“Jemi tanët”.

U njohëm, folëm, pranuam të kthejmë në kafe. Bisedën e kemi vazhduar në çajtoren që kishim më afër. Kemi folur si me të njohurit e vjetër.

Njerëz të thjeshtë dhe shpirtmirë, të vetmuar, të dëshiruar për shoqëri dhe biseda. Mujo dhe Halil Duraku u gëzuan se janë takuar me ne. Edhe ne na erdhi bukur dhe mirë. Gati me një naivitet fëmijëror dhe çiltërsi kanë folur për vete si me njeriun më të afërt, nga janë dhe pse kanë ardhur në Gjermani.

Kanë ardhur sapo është përzier puna në Bosnjë. Janë nga Klladusha, nga Krajina, bjeshka e gjakosur, nën Kunarë, bjeshkën e gjelbër tamam si Hrnjiqët Mujo dhe Halil, për trimërinë e famën e të cilëve di gjithkush. Gjyshi ua ka dhënë emrat, që nipat të ngjajnë me ta. Jo për luftërat dhe betejat, mos ja jep o Zot askujt, por për fuqi dhe bukuri. Për njerëzillëk.

Kur një trimi ose bajraktari të dëgjuar i kanë uruar djalin, kanë thënë:

Dhashtë zoti, ngjan me të atin…

Ai u është përgjigjur me mençuri: Jo, mos e dhëntë Zoti të jetë ashtu, por le t’i ngjajë kohë…”

Ky lloj rrëfimi zbulon afërsinë shpirtërore të autorit, trazimin e tij të ndjenjave, ku gjen rrugën për të hyrë edhe në shpirtin e lexuesit shqiptar.

Do të mësosh shumë për shoqërimin me këtë tekst: historia e dervishëve të vjetër dhe shpiritualiteti i tyre mistik, i dha autorit një mundësi për të treguar të gjithë historinë për islamin bektashian, rolin e tij në një pjesë të mirë të Ballkanit dhe zgjimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Pas përfundimit të leximit të romanit, kupton se kjo deklaratë nuk është fëmijënore apo naive: është pikërisht filozofia e bashkimit të planeve kohore, në të cilat vetëm “fjalët” dhe “më pas” janë vetëm fjalë, doktrina mistike e të mençurit të Cuf-Berishës, në të cilën mençuria përfaqëson një lloj aftësia për të parë midis botëve.

“Të gjithë të mitë”, romani më i fundit i autorit malazez Zuvdija Hoxhiq, që vjen në sistemin tonë letrar i përkthyer, nga Dimitrov Popoviq,

(Autorja është studente e nivelit Master në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe. Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale shqipe” dhe botohet për herë të parë).

Era Istrefi në mesin e emrave të njohur botëror (FOTO)

Kanë kaluar disa ditë nga publikimi i himnit të Kampionatit Botërorë, zë i të cilit është edhe kosovarja Era Istrefi, shkruan KultPlus.

Kësisoj, sot në rrjetin social Instagram është publikuar një fotografi, nga Nicky Jam, i cili është pjesë e këngës bashkë me Will Smith dhe Era Istrefin.
https://www.instagram.com/p/BjkDveUDlTz/?hl=en&taken-by=strefie
Në këtë fotografi shihen edhe emrat e njohur të futbollit, që në shikim të parë të lë përshtypjen që janë pamje nga videoklipi.

Era Istrefi, shihet në mesin e këtyre emrave./ KultPlus.com

Mediat serbe për ekspozitën e Eliza Hoxhës në Beograd: “Provokacija!”

Eliza Hoxha, ka tronditur opinionin publik serb me ekspozitën e saj në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që është mbajtur për tri ditë rresht në Beograd. Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK, një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet” si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.

Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.

“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.

Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.

Por Eliza Hoxha ftoi për të mos e dramatizuar çështjen. Në një prononcim që B92, ajo tha: “I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi që i kemi sjellë prapë këtu”, tha artistja kosovare, përcjell Te Sheshi./ KultPlus.com

Publikohet teaseri i “Diamantit” (VIDEO)

Me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit e regji të Genc Berishës, nga nëntori i viti 2017-të e deri në mars të vitit 2018-të, është xhiruar filmi “Diamanti”, vazhdim i filmit “Zonjusha”, shkruan KultPlus.

Tashmë është publikuar edhe teaseri i këtij filmi i cili ka mbledhë rreth vetës aktorë të njohur të kinematografisë së Kosovës si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Luan Jaha, Lulzim Bucolli, Edona Reshitaj, Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Anila Krasniqi, Agan Asllani, Driada Matoshi…

Tek “Diamanti”, protagonistet kryesor, Vuca, Bulli dhe Zagi detyrohen të vjedhin një Diamant i cili është kusht për jetën e tyre./ KultPlus.com

Rita Ora niset për Tiranë (FOTO)

Sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë, për të performuara para shumë shqiptarëve do të jetë e famshmja nga Kosova Rita Ora, shkruan KultPlus.

Ajo para pak minutash ka publikuar disa fotografi nga aeroporti i Londërs, ku tregon se është nisur për në Tiranë, aty ku sonte do të mbajt koncertin e shumëpritur nga shqiptarët./ KultPlus.com


https://www.instagram.com/p/Bjj28LRn1_e/?hl=en&taken-by=ritaora

Më 27 qershor mbahet audicioni për çmimin Special të Chopin Piano Fest

Audicioni për Çmimin Special për piano që ndahet në kuadër të ChopinFest-it për një të ri /të re të talentuar nga Kosova, do të mbahet me 27 qershor 2018. Ndarja e këtij çmimi ishte menduar që të bëhej gjatë edicionit të 9-të të festivalit mirëpo ndarja e tij ishte shtyrë për të iu mundësuar më shumë hapësirë aplikuesve, shkruan KultPlus.

Të drejtë pjesëmarrjeje në audicion kanë studentët e pianos së Fakultetit të Arteve të UP-së dhe nxënësit e pianos së shkollave të muzikës të Kosovës fitues të çmimeve në gara paraprake, të cilët në repertorin e tyre kanë të përgatitur një program në kohëzgjatje prej 60 minutash në rast se do të përzgjidheshin si fitues.

Në audicionin përzgjedhës, kandidatët duhet të performojnë një program prej 45 min. duke përfshirë një vepër obligative të Beethoven-it, përveç Sonatave, Variacioneve, Bagatellave mund të luhen edhe vepra tjera më të shkurtra nga ky kompozitor.
Pjesa tjetër e repertorit është e lirë. Inkurajohen kandidatët që në program të përfshijnë një pjesë nga kompozitorët shqiptarë. Programi në audicion luhet përmendësh.

Paraprakisht, deri me datën 20 qershor, të interesuarit duhet të aplikojnë duke dërguar organizatorëve në emailin [email protected], program-propozimin e recitalit (në formë të shkruar, komplet programin në kohëzgjatje prej 60 min dhe një pjesë për bis (encore)) te cilin kandidati fitues do ta luante në Bonn ne rast se shpallet fitues.
Kandidatët që nuk aplikojnë me programin e shkruar dhe me detajet përkatëse deri me 20 qershor, nuk do të mund të luajnë në audicion ndërsa kandidatët fitues të edicioneve paraprake të ChopinPianoFEST-Çmimit Special ) nuk do të kenë të drejtë garimi.

Në këtë edicion çmimi special i Chopin Fest-it përfshin: një koncert recital në Bonn (Gjermani) që do të mbahet në tetor 2018, kontakt me Universitetin për Muzikë dhe Vallëzim (Hochschule für Musik und Tanz HfMT) në Köln (Gjermani) dhe vizitë në vendet me rëndësi muzikore historike në Bonn (Shtëpinë e Beethoven-it dhe shtëpinë e Schumann-it). Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga sponsori i çmimit. Kujtojmë se vitin e kaluar fituese ishte pianistja Fortesa Jusufi./ KultPlus.com

ReMusica me një përmbyllje mahnitëse nga Kori i Filharmonisë së Kosovës

Alberina Haxhijaj

Edicioni i 17-të i festivalit “ReMusica” u përmbyll me një koncert plot pasion dhe me interpretim të mrekullueshëm nga Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës. Ata në mesin e veprave interpretuan edhe tri vepra premierë, “Agnus Dei” nga Feim Ibrahimi, “Silentium Est Pax” nga Memli Kelmendi dhe “Lament of the Sea” nga Rafet Rudi, shkruan KultPlus.

Ky koncert solli fillimisht kompozitorin Gjergj Danush Llapacaj, për të vazhduar me Jan Kukuzelin, Rexho Mulliqin, Mendi Mengjiqi, Thomas Simaku dhe Feim Ibrahimin.

Vepra “Agnus Dei” që u interpretua nga kori i meshkujve të Filharmonisë së Kosovës është në realitet një vepër orkestrale, koha e dytë e simfonistes për korn anglez dhe orkestër harkore e kompozitorit të njohur nga Shqipëria, Feim Ibrahimi. Mirëpo në këtë koncert erdhi e aranzhuar nga Hajrullah Syla, i cili edhe e dirigjoi atë.

“Më është kërkuar nga profesor Rafet Rudi, që këtë partiturë ta aranzhoj dhe ta sjell në version për kor. Unë më shumë kujdes zgjodha tekstin Agnus Dei dhe e vendosa në vepër. Shpresoj që është arritur një version mjaft i mirë dhe sonte erdhi në një interpretim tejet profesional nga kori i meshkujve të Filarmonisë dhe solisti në obo që ishte Albin Abazi. Këtë vepër kam në plan që ta sjell edhe në një version tjetër që do të jetë për kor të përzier, e që shpresoj të realizohet prapë nga Kori i Filarmonisë së Kosovës”, tha dirigjenti Syla për KultPlus.

Koncerti vazhdoi tutje me veprën e kompozitorit Memli Kelmendi, “Silentium Est Pax” që ditë më parë është interpretuar premierë në Francë nga Sottovoce Ensemble. Ansambël ky për të cilin edhe është kompozuar kjo vepër e cila do të interpretohet edhe nga “l’Étrange Boutique” që udhëhiqet nga Till Fechner (operist i njohur në Francë).

“Sonte kjo vepër u interpretua nga Kori i Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi, të cilit i jam jashtëzakonisht falënderues që ka vendos këtë vepër në repertorin e Filharmonisë së Kosovës. Jam shumë i kënaqur me performimin dhe u jam shumë falënderues edhe solistëve për këtë performancë të shkëlqyer”, tha ai për KultPlus.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, duke parë interpretimin e mrekullueshëm të solistëve mori fjalën para të pranishmëve për t’ua rikujtuar se pikërisht ky program është luajtur edhe Londër, ku kori pati tri paraqitje.

“Kritika profesionale muzikore e ka vlerësuar shumë lart prezantimin e korit tonë duke u befasuar me nivelin e lartë interpretativ të cilin nuk e kanë pritur nga Kosova. Sigurisht që kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga të tjerët dhe tashmë Filharmonia ka marrë ftesë për të interpretuar në Manchester. Po ashtu edhe në Berlini, në nëntor, në një koncert madhështor që do të mbahet për paqen. Kjo dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur”, tha ai duke shtuar se përkrahja nga qeveria por edhe nga bizneset dhe të gjithë të tjerët është e nevojshme në këto udhëtime.

Në koncert tutje erdhën vepra si “O magnum Mysterium”, nga Th.L. de Victoria, “Nënë, sa më prite” nga Kushtrim Gashi, “Janinës ç’i panë sytë”-Tradicionale Labe, “Qorapet e burri” nga Lorenc Antoni, “Nyon Nyon” nga Jake Runestad si dhe “Lament of the Sea” nga Rafet Rudi. Vepër kjo e kompozuar nga Rudin në prill të këtij viti, dedikuar pikërisht Korit të Filharmonisë për turneun në Angli.

Vepra, shfrytëzon teksti i një këngë tradicionale nga rrethi i Vlorës dhe për dallim nga veprat korale të zakonshme të cilat zgjatin deri në 5 minuta ajo zgjatë mbi 13 minuta.

Në të flitet për vuajtjet e vajzës, e cila pret të dashurin e saj që të kthehet nga lufta. (Mbi një gurë, anës detit/ qan e zeza, qan/ shikon detin, vajton fatin/ kjo e zeza – vajz’e valëve). Më tutje përshkruhet ankthi që ajo ndjen në këtë pritje. Lutjet e saj drejtuar zogjve (Ju të bukur zogj/ ju që shkoni det’ e male/ mos e pat ju atë?). Më në fund shprehet dhembja që ndjen vajza si dhe arritja e lajmit për vdekjen e të dashurit. (Letrazeza vjen!/ dhe me të vërtetë, djali kishte udhëtuar/pa kthim për jetën. Si dhe pjesa ku paraqitet “fluturimi në amshim”, një “ritual vdekjeje”, një “lumturi” fiktive në të cilën përshkruhet bindja e vajzës së ajo të dashurin e vet do ta gjej vetëm në vdekje. (Mer’m-o val e detit, merm’ dhe mu të mjerën).

Dirigjenti Rafet Rudi tregoi për KultPlus se kori e meriton të përfaqësoj muzikës korale jashtë Kosovës. Një pasuri kjo e cila ka qenë befasi për publikun jashtë Kosovës.

“Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj koristët, janë treguar tejet bashkëpunues dhe duhet që të dini se kori në gjirin e tij ka talent të jashtëzakonshëm. Ju i shihni si tersi prej 50 vetash por në brendi ka individualitet të jashtëzakonshme. Të gjithë ne duhet që të kujdesemi për ta dhe për gjendjen e tyre materiale, pasi që nuk është e pranueshme që një anëtarë me një performancë të tillë të lartë të shpërblehet sa një mësues i shkollës fillore. Kjo ka qenë një temë në muajt e fundit dhe dua që të them se ata e meritojnë një kujdes shumë më të madh dhe sidomos për faktin se tashmë kemi dalë me interpretime edhe jashtë Kosovës”, tha ai.

Drejtoresha e Festivalit, Donika Rudi tha se festivali këtë vit ka ardhur me një shtrirje shumë të gjerë programore, me segmente të reja të cilat në të ardhmen shpreson që do të zhvillohen edhe më shumë. Segmente të tilla si “ReMusica Edukative”, “Remusica Virtuale”, “ReMusica n’shesh”, e të tjera.

“Jemi shumë të lumtur që këtë vit kemi pasur periudha të ndryshme kohore, koncerte të profileve të ndryshme por në të njëjtën kohë edhe segmente të tjera të cilat kanë qenë të kapshme edhe për fëmijët por edhe për moshat e ndryshme. Diçka që ka qenë edhe në fokus tonë pra një shtrirje e tërësishme duke i ofruar publikut zgjedhje në mënyrë që ata ta gjejnë veten se ç’farë iu pëlqen Sigurisht festivali do vazhdojë që të jetë i hapur ndaj artistëve të huaj që kanë dëshmuar veten, ndaj kompozitorëve por edhe për interpretuesve tonë”, tha ajo.

Sipas saj organizmi i një festivali në Kosovë ka përgjegjësi shumë të mëdha pasi që nuk ka agjendë kulturore gjatë vitit ndërsa buxheti mbetet problem kryesor. Mungesa e sallës koncertale është vënë në fokus edhe nga ky festival i cili ka ‘protestuar’ duke treguar se si është të jesh në një sallë të tillë në mënyrë vizuale.

Vazhdimi i një festivali kërkon shumë punë, vullnet dhe sidomos shumë dashuri, diçka që nuk ju mungon organizatorëve të këtij festivali. Kështu që ndjekësve të këtij festivali u mbetet që të presin edicionin e radhës./ KultPlus.com

Ekspozita e Eliza Hoxhes shpalosi rrugëtimin e Kosovës në Beograd (FOTO)

Gili Hoxhaj – Beograd

Pasi që ka përfaqësuar Kosovën në ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut, ende pa pushuar Eliza Hoxha kishte marrë rrugën për në Beograd për të prezantuar artin e saj përmes fotografive. Të parët para të cilëve u shpalosen punimet e saj ishin policët kufitar në kufirin Kosovë- Serbi. Me vëmendje kishin lexuar secilin rresht e simbol të fotografive, që rezultoi që tri fotografi të Eliza Hoxhës të mos e kalojnë kufirin serb për të arritur destinacionin prej nga ishin nisur.

Pa katalogë u pritën mysafirët e ekspozitës në Beograd por jo dhe pa fotografitë që u ndaluan në kufi. Të riprintuara ato rrinë të ngjitura në tokë. “Origjinalet i gjeni në kufi”, shkruhej në fletën që rrinte poshtë tyre, dy prej të cilave ishin nga protesta e një fotografi e paraqiste Eliza Hoxhën mes flamurit të Shqipërisë e Kosovës, duke përshkuar kështu ecjen mes ëndrrës dhe realitetit. Njëra fotografi paraqet fytyrat e protestuesve, që dy gishtërinj mbajnë lart për paqe e të shkruar mbajnë pankartën me titullin e poezisë së Ali Podrimes “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”.

Protestues të tjerë me gishtërinjtë lart për paqe mbanin pankartën ku shkruhej UCK. Flamuri i vetëm të cilin e mbanin në duar ishte ai i Shqipërisë. Në punimet e Elizës nuk mungon as ai i Kosovës që e sjellë në një dimension tjetër në përputhshmëri më të tashmen e që sheh drejt së ardhmes. Punimet e vendosura në mur duket sikur flasin për të kaluarën e cila s’lëviz ndërsa punimet që qëndrojnë mes tyre duket sikur rrinë të varura në përditshmërinë tonë, e presin reflektimin e secilit.

Qindra njerëz mund të gjejnë veten në fotografitë që Eliza Hoxha i solli përmes ekspozitës “Midis ëndrrës dhe realitetit” që u hap në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”. Disa mund ta gjejnë veten në mesin e protestuesve që mbajnë bukë, fletë e qirinj në duar. Të tjerë mund të takohen me fëmijërinë e tyre, moshatarët e tjerë që nuk janë brenda vetes mund ta rikthejnë imazhin e vetes në atë kohë. Të shumtë janë ata që përmes ekspozitës mund të shfletojnë të kaluarën, që mbi realitetin e ri ende rri pezull. Fotografitë transparente në mes të sallës në qendër të së cilës qëndron Eliza Hoxha me bluzën që mban mbishkrimin #Kosova10, në kokë i rrinë telat me xhemba, që simbolizon edhe kurorën edhe plisin e që flet për dinjitetin, krenarinë, traditën edhe mes një situate të izoluar.

Në shikimin e artistes lexohet më së miri kjo. Sikur për të ecur në të kaluarën e këtij rrugëtimi dhjetëvjeçar, ajo prapa kësaj fotografie ka vendosur fotografi të tjera në të cilat secili mund të shoh veten, secili mund të reflektoj pikëpamjen e vet mbi këtë realitet mbi të cilin kapërcejnë çdo ditë edhe pa i numëruar hapat e ecjes deri këtu. Një bluzë e gjetur në varreza masive është e vetmja shenjë e një fëmije. Është fotografia që gërmon fatin e pazbuluar të atyre që edhe sot mungojnë.

“Ndjehem e fëlliqur, pa ftyrë, pa vlerë, e turpëruar, e etiketuar… Më mirë me pas vdek”, është mbishkrimi që flet për gratë që tërë jetën kanë jetuar nën hijen e paragjykimit. Për ato që janë dhunuar disa herë nga shoqëria. Një fotografi tjetër sjellë pamjen e fëmijëve që kanë marr emrin refugjat teksa largohen për në Maqedoni.

Artistja shumëdimensionale Eliza Hoxha u shpreh se ata që erdhën mbrëmë për ta parë ekspozitën e kanë parë se ka qenë krejt e paarsyeshme barriera që iu krijua fotografive të saj në kufi që pasi të gjitha fotografitë pavarësisht si vijnë para publikut, tregojnë energjinë e njerëzve të Kosovës për një Kosovë më të mirë. Duke qenë se Hoxha ka qenë shumë e re kur i ka shkrepur fotografitë e viteve 90’, ajo shprehet se situata në kufi edhe ia ka rikthyer emocionet e atyre viteve.


“Ajo pjesa në kufi për çfarëdo arsye që është bërë, ka qenë paksa e ekzagjeruar. Unë i takoj një gjenerate që është ballafaquar me policinë në forma të ndryshme dhe në këtë pikë jemi të kalitur. Më është kthyer ai emocioni i viteve ’90. Ky rrëfim për gjeneratat e reja këtu e edhe në Kosovë është i panjohur. Mendoj se mundësia për ta shpalosur kontekstin mund t’iu ndihmojë dy palëve për ta parë realitetin”, tregoi Eliza Hoxha për KultPlus.

Ajo tha se disa fotografi të ekspozitës lidhen me shtetin e ri të Kosovës se sa të gjithë së bashku kanë arritur të bëjnë për vendin. Po ashtu fotografitë janë një mundësi e mirë për të parë një tregim tjetër, i cili mungon në Beograd.

“Ky është edhe një far rrugëtimi personal i imi dhe i gjeneratës sime. Duke i parë këto gjëra mund të shihet e kaluara. Jo të gjithë serbët apo shqiptarët i kanë bërë keq njëri-tjetrit. Unë vazhdoj të besoj në shpirtin e madh të njerëzve nëpër botë pasi vetëm ata kanë mundur të bëjnë gjëra në të mirë të njerëzimit”, tregoi tutje Eliza Hoxha.

Muri i ngjyrosur në të bardha bënte që fotografitë e Hoxhës, rrethuar nga korniza me këtë ngjyrë të duken sikur janë të mishëruara me hapësirën. Vizitorët nuk ecën vetëm, Eliza i shoqëron në secilin hap kur ata ia kërkojnë. U sqaron secilën pamje e histori të fotografive. U tregon për secilin koncept i cili fshihet pas tyre. Më shumë se gjithçka këto fotografi janë ecje me të kaluarën e reflektim në të ardhmen. Ato janë pasqyrë në të cilën mund të shohësh fatin e Kosovës ndër vite. Aty gjenden rrugët plot protesta në vitet e 90’ta e rrugët më të zbrazura pas luftës. Një fëmijë teksa i zgjat dorën një ushtari. Fëmijë të tjerë teksa ngjitet në shtëpinë e djegur e pa kulm. Fëmijë pranë një ushtari, ngritin duart drejt kamerës e buzëqeshjen e kanë fort të shtrënguar. Duket sikur nuk janë shkëputur nga ditët që ua kanë mohuar fëmijërinë. Që krismat duhet t’i përjetonin vet, pa i imagjinuar.

Në mesin e vizitorëve të kësaj ekspozite ishte dhe Petr Janes i cili vështronte ngadalë të gjitha fotografitë. Në fotografitë e Eliza Hoxhës, ai ka gjetur komunikimin universal që mund të sjellë arti. Ai tha se këto fotografi e shpërfaqin gjithë Evropën.

“Ne në Çeki tash kemi protesta kundër qeverisë pasi kryeministri ka disa probleme me donacionet e Bashkimit Evropian. Në fotografi shoh të rinjtë e të tjerët edhe me kandila. Në Bratisllavë në fund të viteve 80’ kishte protesta të mëdha kundër komunizmit dhe kjo që shihet në foto është Evropa pothuajse kudo”, tha Janes për KultPlus.

“Mirëdita, dobar dan” për pesë vite si urë komunikimi e artit e kulturës së Kosovës me publikun e Beogradit

Ka pesë vite që Festivali “Mirëdita dobar dan” mbledhë emrat më të njohur të artit e kulturës në Kosovë dhe ua prezanton krijimtarinë e tyre në Beograd. Si frymëzim për themelimin e festivalit ka shërbyer Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet.

Ky vit nisi krejt më ndryshe se vitet e tjera. Me kontroll të detajuar në kufi nga policët kufitar, e me barriera artistike. Me përcjellje nga policët në Beograd e me protesta pranë Qendrës për Dekontamin Kulturor, mes zërave të protestuesve jashtë, festivali ishte hapur edhe vitin e kaluar. Kushtrim Koliqi, regjisor dhe drejtor i Integra-s (njëra prej institucioneve që organizojnë festivalin) u shpreh për KultPlus se në aspektin e prezantimit artistik ndihet shumë i kënaqur me kualitetin dhe standardin artistik me të cilin është prezantuar arti kosovar, e po ashtu me interesimin e audiencës në Beograd, duke përfshirë edhe kritiken pozitive nga të pranishmit. Ndërsa për aspektin politik u shpreh se ndihet i brengosur që festivali nga viti në vit po ballafaqohet me reagime më radikale dhe me të ashpra, e duke qenë se ky është edicioni i pestë i festivalit kjo do të duhej të ishte e kundërta.

“Për çdo vit ky festival ka pasur kundërshtarë por këto dy vitet e fundit intensiteti dhe dinamika e këtyre reagimeve është rritur. Specifikë e këtij viti është që përveç protestave të qytetarëve të linjave radikale festivali është ballafaquar me kundërshtime, reagime, kërcënime dhe protesta nga partitë politike serbe dhe deputetë të parlamentit të Serbisë. Edhe më brengosës është fakti që këtë vit ky festival është penguar edhe nga policia e Serbisë me urdhër direkt të Ministrit të dikasterit përkatës. Kjo i bije që edhe sistemi politik dhe pushteti i atjeshëm mëtojnë ta pengojnë apo ta ndalojnë këtë festival”, u shpreh Koliqi.

Koliqi tutje shtoi se edhe pse ky festival ballafaqohet me shumë kundërshtarë të niveleve dhe profileve të ndryshme, përkundër asaj ata do të punojnë edhe më tutje me intensitetin e njëjtë për organizimin e festivalit pasi që besojnë fort në vlerat që ai mëton t’i përçoj.

“Ky festival përveç shkëmbimit kulturor ka synimet e qarta që shoqëritë tona t’i ballafaqojë me të kaluarën, të kërkojë përgjegjësi për të kaluarën, të kërkojë që të zbardhet dhe dokumentohet e kaluara, të nxisë debat dhe dialog shoqëror për të kaluarën dhe të tashmë dhe përfundimisht të promovojë standardet e të drejtave të njeriut të cilat janë thelbësore për një rajon më të qetë”, përfundoi Kushtrim Koliqi.

Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) tha se duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në Serbi tri javë para se të fillonte festivali si paralajmërimet e radikalëve serb e gjërat e ngjashme, isha pak e frikësuar duke menduar se do të ketë prani të madhe të policisë dhe vizitorët nuk do të jenë në gjendje të hyjnë për të parë ngjarjet, megjithatë këtë vit festivali ka arritur numrin më të madh të vizitorëve. Todorovic tha se përkundër pengesave ndër vite, ky festival e arrin qëllimin e vet pasi që krijon lidhje midis njerëzve dhe kjo kalon përtej raportit shqiptaro-serb pasi që flet më shumë për njerëz që lirshëm mund të bisedojnë për gjëra të ndryshme.

“Të mërkurën kam parë se ka qenë plot njerëz pasi ata e dinë idenë e festivalit dhe besojnë në diçka të tillë. Ideja është që t’i bëjmë bashkë të rinjtë nga të dyja vendet. Vitin e kaluar kemi pasur protesta çdo ditë e kësaj radhe kishim vetëm një protestë të rrezikshme në ditën e parë. Ishte më e rrezikshme sesa vitin e kaluar por ishte vetëm një. Këtë vit policia në Beograd ishin shumë më bashkëpunëtorë se vitin e kaluar”, u shpreh Todrovic.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi)./ KultPlus.com

ReMusica në natën e parafundit solli perlat e periudhës së Barokut

Festivali “ReMusica” të premten është kthyer prapa në kohë, në periudhën e Barokut me artistët Safet Berisha, Kaltrina Miftari, Shabi Behramaj, Donika Rushiti, Adorel Haxhiaj dhe Artemida Qarri-Haxhiaj, me koncertin tematik “Prishtina Baroque Night”, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje e cila solli një program të pasur, që i takon kësaj periudhe tashmë është bërë traditë e përvitshme e festivalit. Koncert solli vepra të kompozitorëve si Henry Purcell, Heinrich Schutz, Francesco Cavalli, George Frederic Handel, George Frideric Handel, Tomas Luis de Victoria, Grzegorz Gerëazy Gorczycki, John Farmer, John Stainer dhe Josquin des Prez.

E kësaj periudhe ka vite që i është dedikohen kontratenori, Safet Berisha, i cili pikërisht për shkak se e ka për zemër këtë stil mundohet që çdo vit në kuadër të festivalit të sjellë program të pasur dhe të ndryshëm nga ai i viteve të kaluara.

“Unë dhe Kaltrina ka vite që i dedikohemi këtij stili i cili i përket një periudhe të caktuar kohore. Unë edhe për shkak të zërit që e kam, jam i kufizuar, pra repertori të cilin unë e interpretoj është kryesisht i kësaj periudhë, me përjashtime edhe të disa kompozitorëve modern”, u shpreh ai për KultPlus.

Tutje ai tregoi sesi ky stil tani është rikthyer dhe interpretohet shumë në Perëndim dhe ky koncert është edhe një përpjekje për ta kthyer pikërisht këtë stil edhe në Prishtinë.

“Është një stil muzikë i cili dekadat e fundit në botë e ka pasur një rikthim mirëpo siç dihet të ne si Ballkan jemi pak më mbrapa. Tashmë veprat e barokut po risjellën dhe madje ato edhe po interpretohen me instrumentet autentike të asaj periudhë. Mirëpo ne me këto mundësit tona dhe së bashku me instrumentistët po mundohemi të ringjallim barokun edhe në Prishtinë duke bërë atë që po e bënë perëndimi sot. Është një muzikë atraktive, me harmoni dhe melodi të bukura”, tregoi ai.

Sopranoja Kaltrina Miftari tregoi për KultPlus se ajo dhe Safet Berisha ka një vit që punojnë për këtë program dhe sjellja e këtyre veprave nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Për këtë koncert, unë dhe Safeti, ka një vit që punojmë për përzgjedhjen dhe përpunimin e programit pasi që veprat ne muzikën e vjetër (renesanse&barok) shpesh nuk janë të shkruara në partiturë si tersi, dhe zakonisht kanë nevoje për përshtatje dhe lejnë hapësirë për improvizim nga interpretuesi. Me ansamblin kemi bërë rreth një muaj prova dhe ka qenë një bashkëpunim shumë i mire si me ta, ashtu edhe me Festivalin ReMusica, festival ky i cili vazhdon ti ndjeke dhe është në hap me trendët botërore në muzikën artistike”, tha ajo.

Një problematikë të tillë, pra mënyrën e interpretimit të partiturës e hasin edhe instrumentistët shoqërues e të cilët këtë natë ishin pianistja Artemida Qarri-Haxhiaj dhe violonçelisti Adorel Haxhiaj. Ashtu siç tregon edhe pianistja, një pjesë e madhe e asaj që dëgjohet është përshtatje apo improvizim nga vet instrumentisti, i cili në bazë të një vije të vetme melodike të dhëne nga kompozitori, duhet krijuar shoqërimin e mëtejshëm.

“Zgjedhja për të interpretuar muzike barokiene, do të thotë të kesh shije tejet të sofistikuar nga pikëpamja artistike muzikore, e kjo rrjedhimisht kërkon edhe një publik të sofistikuar që përjeton dhe shijon këtë lloj muzike. Muzika e barokut është njëlloj matematike e muzikës, e cila përveç tjerash kërkon jo vetëm energji por dhe koncentrim e memorie të fortë interpretuese, ndaj jo shume artistë zgjedhin ta performojnë atë”, tha ajo për KultPlus.

Sipas saj artistët duhet të kuptojnë edhe detyrimet e tyre si profesionistë muzikorë, e kjo nënkupton që herë pas here të sjellin në skenë epoka të ndryshme, për të qenë sa me pranë edhe brezat e rinj të cilët jodomosdoshmërish kanë pasur rastin të shijojnë edhe muzikën e bukur barokiene.

Nata përmbyllëse e edicionit të 17-të të Festivalit ReMusica ka ndodhur mbrëmë ku në kishën “Shën Ndou”, në Ulpianë ka performuar Kori i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të festivalit./ KultPlus.com

Andrrën ta trishtuam

Poezi nga Brikenë Ceraja.

Në udhëtimin e një dekade po zbavitëm me heshtjen
Pse po shkelim me dashni n’lagështi të kohës
Po eshtnat që ja falem fundit të tokës
Për t’na lulëzu një herë një gurë
Aktrojmë një dekadë nën mjegullën pa pëlhurë
Po pse e frikësuam edhe diellin e atë gjysmëhanë
Me ta rritë shtatin ty dhjetëvjeçar
Po ta trishtuam andrrën që në gjumin e thellë
U ringjalle veç me puthë po atë diell
E shkërdhyem një dekadë pa e dashtë dashninë.

94 vite nga vdekja e Franz Kafkës

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar në gjuhën gjermane, lindur në Pragë më 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe. / KultPlus.com

Rita Ora sonte ndezë Tiranën

Stina e verës në Tiranë do të jetë e mbushur me koncerte dhe një fakt i tillë është paralajmëruar herët.

Sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë, për të performuara para shumë shqiptarëve do të jetë e famshmja nga Kosova Rita Ora, shkruan KultPlus.

Ajo do të rikthehet në këtë shesh pas 6 vitesh ku në 2012 performoi për 100-vjetorin e Pavarësisë./ KultPlus.com

Pulla e parë postare me Skënderbeun u shfaq më 1913

Studiuesi dhe koleksionisti Hysen Dizdari paraqiti përpara publikut në qytetin e Shkodrës librin e tij album ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në pullat shqiptare, 1913- 2017”.

Libri është fryt i një hulumtimi 10 vjeçar nga ana e autorit dhe paraqitet përpara publikut në Vitin Jubilar të Skënderbeut, shpallur nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Studiuesi Dizdari thotë se figura e Heroit Kombëtar zë vend të rëndësishëm në filatelinë shqiptare, duke nisur me pullën e parë që daton nga dhjetori i vitit 1913./ KultPlus.com

Elina Duni vjen me videoklipin e ‘Let Us Dive In’

Elina Duni ka publikuar videoklipin e këngës “Let Us Dive In”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të fundit “Partir”, të cilin e kishte publikuar më 27 prill.

Videoklipi është bërë me regji të Kleidi Eskit, të cilin Elina Duni e ka falënderuar përmes një postimi në Facebook.

Në videoklip performojnë edhe Rosella Pellicciotti dhe Robert Nuha.

“Faleminderit Kleidi Eski për talentin tënd të jashtëzakonshëm, dhe faleminderit Anima Pictures për mbështetjen e çmueshme dhe faleminderit për vallëzimin Rosella e Robert”, ka shkruar Elina Duni.

Eliza Hoxha gati për ekspozitën në Beograd (FOTO)

Eliza Hoxha sonte do të prezantojë ekspozitën “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Tashmë gjithçka është gati për këtë ekspozitë që do të hapet edhe për gjysmë ore.

KultPlus ju sjellë pamje të artistes Eliza Hoxha pak para hapjes së kësaj ekspozite.

Eliza Hoxha këtë ekspozitë e ka prezantuar në Galerinë e Ministrisë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kujtojmë se tri fotografi të kësaj ekspozite dhe katalogjet janë ndalur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi). / KultPlus.com

Ermal Meta la pas një katastrofë njerëzore

Alma Nikolli

Disa nga fëmijët më të lumtur në 1 Qershorin e djeshëm ishim ne të rriturit që po meziprisnim daljen e Ermal Metës në skenë. Nata e mbrëmshme ishte e nxehtë dhe e ngrohtë. E nxehtë nga temperaturat dhe e ngrohtë nga ndjesitë. Kështu, për t’i lehtësuar pak të dyja këto njerëzit në shesh pinin birra apo ujë.

Ermali këndoi për rreth 2 orë, luajti piano e disa kitara. Deshi dhe e deshën. Disa u kënaqën, kurse të tjerë panë shtrembër disa që kënaqeshin. Telefonët nëpër ajër filmuan shumë fragmente që u shijuan më pak për faj të ekraneve të vogla që na pengonin të shikonim kaçurrelat e Ermalit, ama zërin nuk ia pengonte dot asgjë. Futej direkt në kokat dhe zemrat e kujdo që deshën ta dëgjonin.

Pak pa mbaruar 1 Qershori, Ermali këndoi të fundit këngë dhe festa mbaroi. Pa të shtyra, njerëzit filluan të largohen. Sa më shumë zbrasej sheshi aq më plot dukej. Plot e përplot me mbeturina. Kanaçe birrash e shishe uji të flakura në secilën pllakë a gur të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë. Katastrofike!

E tillë ka qenë pamja në mëngjesin e një 13 qershori në kishën e “Shën Ndout” në Laç. Qindra njerëz kishin kaluar natën mbi gurë, por me të lindur dielli çdo lutje u zbeh. Mbeturina të gjithëfarëllojshme i tundte një erë e lehtë nëpër ajër, e unë lutesha që këta lutës të ishin pak më të drejtë me natyrën. Lutesha për një mrekulli…ajo mrekulli nuk ndodhi. E pashë edhe mbrëmë në Tiranë, kishte marrë formën e katastrofës. “Haram” kultura, muzika, dukja, celularët…turp të na vijë!

ReMusica sonte me Korin e Filarmonisë së Kosovës përmbyllë edicionin e 17-të

Alberina Haxhijaj

Sonte bëhet mbyllja e edicionit të 17-të të festivalit “Remusica” i cili në bashkëpunim me Korin e Filharmonisë së Kosovës do të sjellin një natë korale me vepra të cilësuara si emblematike për muzikën shqiptare korale.

Koncerti do të ketë vepra të kompozitorëve të njohur si Gjergj Danush Llapacaj, Jan Kukuzeli, Rexho Mulliqi, Mendi Mengjiqi, Thoma Simaku, Feim Ibrahimi, Memli Kelmendi, Rafet Rudi, Kushtim Gashi, Lorenc Antoni, për ta mbyllur me kompozitorin Jake Runestad.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, u shpreh se ky koncert veçohet pikërisht për shkak të programit dhe veprave me të cilat kori është prezantuar fuqishëm edhe në Londër.

“Ky koncert është përgatitur disa muaj dhe lirisht mund të themi se një pjesë e këtij programi që prezantohet sonte në koncert është prezantuar suksesshëm edhe në Londër ku në fillim të muajit të kaluar kemi realizuar një turne koncertesh e ku kori ka pasur tri paraqitje”, tha ai.

Dirigjent i kësaj mbrëmje do të jetë dirigjenti Rafet Rudi i cili u shpreh se koncerti veçohet për nga shtrirja historike e veprave të cilat mund të konsiderohen si veprat më emblematike në muzikën shqiptare.

“Programi i sotëm është sajuar në atë mënyrë që të ketë një përfaqësim apo prezantim të krijimtarisë së mirëfilltë të autorëve shqiptarë, kosovarë natyrisht, me theks të posaçëm në veprat që ne i konsiderojmë emblemike për muzikën tonë korale. Pra përgjithësisht është një shtrirje e muzikës sonë korale që do ta prezantojmë në këtë rast”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i Filarmonisë me festivale të tilla si ReMusica por dhe me festivalet e fundit që u mbajtën në Prishtinë. Sipas tij përmes këtyre bashkëpunimeve Filarmonia po e realizon programin e saj të rregullt dhe në anën tjetër festivalet po sjellin solistë apo instrumentistë të cilët po i bëjnë më të veçanta këto paraqitje.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 20:00 në kishën “Shën Ndou”, në Ulpianë. / KultPlus.com

Jurij Hudolin, mbi letërsinë në Kosovë dhe shpirtin e vdekur jugosllav

Alberina Haxhijaj

Libraria dhe Galeria “Monet” ka mirëpritur dje shkrimtarin slloven Jurij Hudolin i cili diskutoi më shumë për punën e tij.

Shkrimtari Jurij Hudolin njihet nga publiku në Kosovë dhe Shqipëri nga dy librat e tij të publikuar nga Qendra Multimedia – “Revulocionarët e ri” përkthyer nga Fadil Bajraj dhe “Thjeshtri” përkthyer nga Nikollë Berishaj. Hudolin ka qenë edhe pjesëmarrës në disa festivale letrare në Shqipëri e Kosovë.

Në fillim të diskutimit shkrimtari tregoi se kur kishte filluar të shkruante është ndjerë si poet ndërsa tash e ka më shumë ndjesinë e një prozatori.

“Është vështirë ta kalkuloj dozën e autobiografisë në punimet e mia por mbi të gjitha e shoh të nevojshme që në të gjitha punimet e mia të shkruaj edhe autobiografinë dhe mundohem të shikoj nga prizma kulturore në punimet e mia. Po ashtu nëpër veprat e mia shkruaj edhe nga aspekti im personal filozofik. Mbi të gjitha më duhet të kaloj nëpër disa faza në jetë dhe ti përjetoj disa gjëra në jetë në mënyrë që krijimtaria ime apo e shkrimtarit brenda meje të jetë më konkrete”, tha ai.

Sipas Jurij Hudolin gjeneratat e reja në të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë janë duke u rinovuar, çka nënkupton se edhe kontaktet do të rinovohen e ripërtërihen.
“Gjeneratat e reja nuk mbajnë mend asgjë rreth luftës. Mirëpo, gjenerata ime është gjenerata e fundit e cila e mbanë mend aromën e Jugosllavisë. Shpirtin e njëjtë e kam vërejtur edhe gjatë qëndrimit në Prishtinë duke filluar nga fakti se të rinjtë në Prishtinë flasin më mirë anglisht se unë dhe nuk i njohin fare gjuhët e ish-Jugosllavisë. Po ashtu për këto gjenerata shpirti i Jugosllavisë ka vdekur”, tha ai.

Ai po ashtu bisedoi edhe për përkrahjen që marrin shkrimtarët në Slloveni nga Agjencioni Slloven i Botimit, pjesë e të cilit është edhe ai.
“Agjencioni Publik Slloven ka arritur progres deri në atë masë sa nëse e sheh se ka interes që ta përkthejë edhe një autor të jashtëm atëherë atë do ta bëjë. Unë e vlerësoj mënyrën e përkrahjes së tyre duke marrë parasysh që Sllovenia është një shtet i vogël njëjtë sikur Kosova dhe ky agjencion e ka paraqitur një anë të kulturës sllovene” shtoi Hudolin.

Shkrimtari Hudolin njihet edhe për përkthimin e shkrimtarëve të rinj shqiptarë në sllovenisht. Kështu ai zbuloi më shumë se çfarë i karakterizon ata të cilët i ka përkthyer dhe të veçantat e tyre.

“Edhe kur kam qenë i ri kam thënë se arti nuk ka barriera gjuhësore. Kuptohet se edhe letërsia shqiptare i ka zenitet e veta sepse ne si njerëz nuk mund ti shmangemi kulturës me të cilën jemi rritur apo formësuar. Mirëpo si anëtar i një kulture tjetër e shoh në letërsinë kosovare një karakter të veçantë për dallim nga shkrimet e ish-Jugosllavisë apo edhe të Ballkanit. Ajo e ka një dozë të fortë, një rezistencë. Në anën tjetër, e ndjej edhe një lloj keqardhje pikërisht për autorët kosovarë sepse e shoh një padrejtësi nga ana e Bashkimit Evropian e cila e trajton Kosovën sikur një koloni të fundit. Është e pashmangshme dhe vërehet ky ndikimi politik”, tha ai duke shtuar se personalisht nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Jurij Hudolin (1973) është poet, shkrimtar dhe përkthyes slloven. Ka botuar një numër të përmbledhjeve me poezi dhe disa romane. Është i njohur për gjuhën e pasur që përdor dhe për qëndrimin e tij rebel dhe refuzues ndaj botës.
Vepra e tij është përkthyer në anglisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht dhe në disa gjuhë të tjera. Në vitin 2015 ka botuar përmbledhjen me poezi “Ditari i Prishtinës” gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë si pjesë e rezidencës letrare “Prishtina nuk ka lum”. / KultPlus.com

Apartamenti i Titos në New York shitet për një shumë marramendëse

Apartamenti dykatësh në New York në pronësi të ish-Jugosllavisë do të shitet me vlerë prej 12.1 milionë dollarë ndërsa paratë nga shitja do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Apartamenti i cili ka gjashtë dhoma gjumi dhe katër banjo është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllavë në SHBA e në të ka qëndruar dhe ish kryetari Josip Broz Tito gjatë vizitave në New York.

Apartamenti, sipas Zhurnal.mk i cili nga viti 1992 qëndron i zbrazur është blerë në vitin 1975 në shumë prej 100 mijë dollarë, shpenzimet për mirëmbajtje i ka paguar deri më sot Serbia andaj kërkon 40% nga shitja. / KultPlus.com