Ministri Gashi uron që Kosova të mos kthehet pa çmim nga Berlinale

Në zyrat e reja të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hapura në Prizren, ministri Kujtim Gshi ka pritur sot në takim regjisorin e filmit “Në mes” Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani, film ky i cili do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Berlinale’.

“Është një arritje dhe sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës që të marrë pjesë me një projekt filmik në një festival prestigjioz siç është ‘Berlinale’ dhe si MKRS jemi shumë të lumtur që kemi përkrahur këtë film i cili do të na përfaqësojë si Kosovë dhe uroj që mos të kthehemi pa ndonjë çmim nga Gjermania.”, është shprehur Gashi.

MKRS-ja ka rritur 100% buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës i cili është institucioni kryesor në vendin tonë i cili përkrah prodhimin e filmit në Kosovë.

Me pjesëmarrjen e filmave që janë krijim dhe prodhim i Kosovës nëpër festivalet më prestigjioze në botë, fakton se artistët nga Kosova kanë potencial dhe tashmë është ndërtuar një traditë cilësore në fushën e filmit tek ne. /KultPlus.com

Vasfije Krasniqi Goodman tregon në New York se sa vështirë e kishte të fliste në Kosovë për atë që i ngjau

Vasfije Krasniqi Goodman, thotë se nuk ka qenë e lehtë periudha që kur foli për herë të parë para bashkëkombësave të saj për tmerrin që kishte përjetuar në duart e forcave serbe, megjithëse kishte folur më herët në Gjenevë dhe Kore për përvojën më të dhimbshme të jetës së saj.

“Por kur kam folur në Kosovë, ka qenë krejt diçka tjetër, se është më ndryshe të flasësh aty ku ka ndodhur rasti, në shtetin tonë. Por meqë unë fola, e theva heshtjen, tash jam më mirë, jam më e fortë dhe shpresoj t’u jap forcë dhe kurajë grave, burrave të tjerë për të folur në Kosovë publikisht”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Por që ta kuptosh plotësisht forcën e saj, si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, duhet të mos neglizhosh brishtësinë e saj dhe traumën që është gjithmonë e pranishme, e shprehur në formë emocionesh.

Sepse Vasfija pothuajse nuk e dha intervistën për Zërin e Amerikës. “Nuk mundem të flas”, tha ajo duke sugjeruar që Feride Rushiti, Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, e cila po intervistohet me të, të flasë edhe në emër të saj. Feridja me butësi por pa e detyruar, e nxiti. Vasfija thotë se nëse të mbijetuarat e tjera nuk flasin dot publikisht, duhet ta bëjnë këtë privatisht.

“Me pas lirinë me folë me familjarët, me bashkëshortët, me prindërit, me vëllezër, me motra e me pasë mbështetjen dhe përkrahjen se qysh e kam unë, jo veç prej familjes time, se tash po kuptohet prej krejt kosovarëve, prej krejt shqiptarëve unë po kam mbështetje dhe përkrahje shumë të madhe”, tha ajo.

Në tetor të vitit të kaluar, Vasfije Krasniqi Goodman, e pushtuar nga emocionet, u bë e para e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës, që foli pa e fshehur identitetin. Me aktin e saj ajo i dha një fytyrë vuajtjes dhe tmerrit të mbi 20 mijë viktimave të tilla.

Goodman dhe Rushiti, ishin këtë javë në New York ku morën pjesë në një konferencë ndërkombëtare nën udhëheqjen e nobelistëve të paqes për kontributin e tyre në raport me viktimat e dhunës seksuale në luftë, Denis Mukwege Foundation dhe Nadia Murad, ku folën për përvojën e Kosovës.

“Konferenca ka karakter ndërkombëtar që ka sjellë në vetvete shumë iniciativa botërore, por mbi të gjitha prej përvojave të botës që janë veçuar, është përvoja e Kosovës dhe përvoja e Kolumbisë, për vetë faktin që këto dy shtete veç kanë filluar të punojnë dhe të veprojnë në fushën e reparacionit të viktimave të dhunës seksuale”, tha Rushiti.

Vasfije Krasniqi Goodman, në një mesazh për ata që kanë vuajtur si ajo, thotë se “kemi vuajtur në heshtje për 20 vjet”.

“Ne sa më shumë të heshtim, ne po mbrojmë serbin, po mbrojmë atë që bëri krimin, po shkatërrojmë veten, jetën tonë, kështu që duhet me folë, mos me ia falë serbit, me e kuptu bota se çka ka ba edhe institucionet dhe shtetet për me na mbrojtë që Serbia me na kërku falje për rastet që ka ba dhe të japë dëmshpërblim për ato që bëri dhe me marrë drejtësi”, thotë ajo.

Rushiti thotë se organizata e saj dhe organizata të tjera kanë bërë përpjekje që të dëgjohet zëri i të mbijetuarve dhe se një nga objektivat kryesore u arrit vitin e kaluar kur institucionet e Kosovës, shprehën gatishmërinë për t’i njohur si viktima të luftës dhe për të dhënë kompensim në formë të një pensioni personal.

“… që nuk është vetëm kompensim monetar, është njohje e vuajtjes, njohje e dhimbjes dhe plagës shpirtërore të mbi 20 mijë grave dhe burrave, djemve dhe vajzave të cilët janë torturuar dhe dhunuar gjatë luftës”, tha ajo.

Por Rushiti thotë se kompensimi nuk është i mjaftueshëm.

“Ne mendojmë se sfida e radhës për ne dhe për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, është qasja në drejtësi për faktin se tani edhe 20 vite pas luftës nuk kemi një kriminel të vetëm prapa grilave, për krimin e bërë gjatë periudhës së luftës, prandaj është obligimi ynë por edhe i shoqërisë, edhe institucioneve që të bëjmë më tutje në fuqizimin e këtyre grave, vajzave dhe burrave për të kërkuar drejtësi pranë institucioneve të Kosovës”, thotë ajo.

Goodman dhe Rushiti, jo vetëm që mishërojnë zërin e të mbijetuarave dhe të aktivistëve që janë bërë avokatët më të fuqishëm të tyre. Ato i sjellin me vete edhe në mënyrë simbolike. Mbi bluzën e zezë të Rushitit, rrëzëllen një lule të verdhë, që është bërë emblema e fushatës për sensibilizimin për sakrificat e të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës. Ndërsa mbi golfin e kuq të Goodman, bie në sy një varëse e veçantë. Është një nga krijimet e grave nga Kosova, që si ajo kanë mbijetuar. / Zëri i Amerikës. /KultPlus.com

“Unë jam Mia”, film për jetën e këngëtares së njohur italiane

Dokumentari “Unë jam Mia” prezantohet në kinematë italiane. Filmi biografik me regji të Riçardo Donna ndalet tek gjurmët më të rëndësishme të jetës private edhe profesionale të këngëtares së jashtëzakonshme, Mia Martini. Një udhëtim në lëvizje, nga agimi deri tek suksesi, depresioni dhe pengesat që ka hasur artistja në rrugën e saj.

Filmi ka pasur edhe kritika të shumta, duke ngacmuar edhe motrën e saj të madhe Loredana Bertèn. Por përtej opinioneve të kundërta, filmi është një mundësi e mrekullueshme për të kujtuar Mian e bukur, e cila u nda shumë herët nga jeta (48 vjeçe).

Filmi nis me Mia Martini kur ishte e famshme. Gjatë një interviste të gjatë që i jep një gazetari, Mia gjurmon fazat thelbësore të karrierës së tij, sukseset e tij më të mëdha, dashuritë dhe surprizat që duhej të duronin. Këngëtarja pastaj rrëfen dhimbjen e madhe që ajo ndjeu kur miqtë e saj i kthyen shpinën për shkak të zërave që qarkullonin mbi të.

Natyrisht, që në këtë dokumentar nuk mungojnë as hitet më të njohur të këngëve, të cilët shoqërojnë publikun në këtë udhëtim të lëvizshëm.

Protagonistja e filmit që luan rolin e Mia Martinin është Serena Rossi. Ajo e ka interpretuar këngëtaren në shtegun e saj të dritës dhe hijes. “Unë jam Mia” vjen për publikun në ekranin e madh në datë 12 shkurt 2019 dhe prezantohet në Rai 1. /a.a/ KultPlus.com

Shtëpia e Dritëro Agollit drejt shndërrimit në muze

Si çdo vit që nga momentin kur nuk jeton më, familjarët e ngushtë të shkrimtarit kanë zgjedhur ta kujtojnë me një ceremoni të ngushtë familjare.

Por këtë 3 shkurt, familjarët rrëfejnë se ka një hap pozitiv drejt vendimit për ta kthyer banesën e Agollit në një shtëpi muze.

“Nuk e përballoj as fizikisht as nga ana psikologjike, nuk bëhet dot”

Kjo ishte deklarata që e veja e shkrimtarit bëri një vit më parë, duke theksuar se brenda atyre mureve kishte shumë kujtime që ajo nuk donte ti humbiste duke u larguar nga ajo banesë.

Në këtë dy vjetor duket se adhuruesit e Agollit do të mund të jenë më afër tij, pasi familjarët kanë vendosur që të pranojnë ofertën e kryetarit të bashkisë për të ndarë copëza nga jeta e Agollit me publikun.

Këshilli Bashkiak vendosi në mbledhjen e fundit ta kthejë shtëpinë e Agollit në shtëpi muze ashtu sic u bë edhe me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

Të dy këta shkrimtarë kanë banuar në të njëjtin pallat në qendër të Tiranës dhe vizitorët do ta kenë të thjeshtë të vizitojnë dy shtëpitë njëkohësisht.

Agolli ishte dhe do të mbetet një nga shkrimtarët më të dashur e më popullor./java/ KultPlus.com

Atkinson merr pushim nga aktrimi që të kujdeset për vajzën e tij

Rowan Atkinson u ka thënë miqve të tij se do të marrë pushim nga puna për t’u kujdesur për vajzën e tij.

Ylli i njohur për karakterin e Mr Bean dhe partnerja e tij, Louise Ford, në dhjetor të vitit 2017 pritën në jetë vajzën Isla.

Rowan Atkinson (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Aktori dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për vajzën, në mënyrë që t’i japë shans partneres së tij që të përqendrohet më shumë në aktrim.

Louise në të kaluarën ka luajtur në komedinë “Crashing”, si edhe në ekranizimin satirik të Channel 4, “The Windsors”, ku luan rolin e Kate Middleton, dukeshës së Cambridge.

“Rowan e ka zakon që t’i befasojë njerëzit dhe e ka bërë sërish me këtë njoftim”, ka thënë një burim i afërt me komikun për The Sun.

View image on Twitter

“Ai ka thënë se do të pushojë nga puna për të qëndruar me Islan dhe kjo do t’ia mundësojë Louises që të fokusohet në karrierën e saj që po shkon mirë”, ka shtuar burimi.

64-vjeçari Atkinson dhe 35-vjeçarja Ford janë në lidhje që nga viti 2014. Rowan është baba i një djali 23 vjeçar dhe një vajze 21 vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry (me të cilën është ndarë pikërisht në vitin 2014). /Telegrafi/ KultPlus.com

Artistja amerikane, performuese speciale në Eurovision

Pasi u konfirmua që vendi ku do të organizohen netët e Eurovizionit do të jetë kryeqyteti, tani  producentët izraelitë janë duke punuar që ta bëjnë kompeticionin e këtij viti vërtet special.

Sipas “The Times of Israel”, filantropisti Sylvan Adams ka rënë dakord që të mundësojë fondet, në mënyrë që në natën finale në maj të performojë dhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna.

Organizatori i eventit Dani Ben Aim e ka komentuar kështu lajmin: “Mund t’ju konfirmoj se kemi marrë dritën jeshile nga miliarderi Adams dhe shumë shpejt do të takohemi me Madonnën për të diskutuar detajet. Deri tani gjërat duken shumë mirë”. Mendohet se artistja e njohur do të përfitojë më shumë se 1.5 milionë dollar për performancën që do të japë. Për herë të fundit ajo ka performuar në Izrael në verën e viti 2012 por kjo herë padyshim do të jetë më e veçantë. /KultPlus.com

Ta shkruash një kryevepër, për katër javë

 

Nga: Kazuo Ishiguro
Përktheu: Daut Dauti

Shumë njerëz duhet të punojnë me orar të gjatë. Kur bëhet fjalë për shkrimin e romaneve, duket që pajtueshmëria thotë se pas katër orëve, apo kështu disi, të shkrimit të pandërprerë, zë vend puna që ka vlerë më pak se mundi. Unë, pak a shumë, gjithmonë jam pajtuar me këtë pikëpamje, por pasi që vera e vitit 1987 po afrohej, u binda se ekzistonte nevoja për një qasje drastike. Lorna, gruaja ime, u pajtua.

Deri në atë moment, pasi që e kisha lënë punën e përditshme para pesë viteve, do t’ia dilja mjaft arsyeshëm që ta mbaja një ritëm të balancuar të punës dhe produktivitetit. Por, vala e parë e suksesit tim publik, që erdhi pas romanit tim të dytë, solli me vete shumë shqetësime. Propozimet për zgjerimin e karrierës, ftesat për darka dhe festa, atraksioni për udhëtime jashtë vendit dhe grumbujt e letrave, të gjitha i kishin dhënë fund punës sime të ‘duhur’. Gjatë verës së kaluar e kisha shkruar një kaptinë hyrëse për romanin e ri, por, tashti, gati pas një viti, nuk kisha shkuar më tej.

Dhe, kështu, unë dhe Lorna bëmë një plan. Për një periudhë katërjavore, unë do ta pastroja ditarin e takimeve në mënyrë të rreptë dhe të vazhdoja me diçka që disi në mënyrë misterioze e quajtëm ‘Përplasje’. Gjatë Përplasjes nuk do të bëja gjë tjetër pos të shkruaja nga ora 9:00 para dite deri në orën 10:30 të mbrëmjes, nga dita e hënë deri të shtunën. Do ta kisha pushim një orë për drekë dhe dy për darkë. Nuk do t’i shikoja letrat, e lere më t’i lexoja, dhe nuk do të shkoja as afër telefonit. Askush nuk do të vinte në shtëpi. Lorna, përkundër orarit të saj të zënë, për këtë periudhë do ta merrte edhe hisen time të kuzhinës dhe punëve tjera. Në këtë mënyrë, siç shpresonim, unë jo vetëm që do të kryeja më shumë punë kuantitative, por edhe do ta arrija një gjendje mendore në të cilën bota ime fiktive do të ishte më reale se kjo aktualja.

Atëherë isha 32 vjeç dhe sapo kishim dalë në një shtëpi në Sydenham, në jug të Londrës, ku për herë të parë në jetën time kisha dhomë të posaçme të punës (dy romanet e para i pata shkruar në tavolinë të kuzhinës). Dhoma e punës në fakt ishte një lloj ormani i madh në gjysmë pushimoren e shkallëve dhe nuk kishte derë. Por, unë isha në qejf pasi që kisha hapësirë ku do t’i shtrija letrat përreth sipas dëshirës dhe se nuk do të më duhej t’i mbledhja në fund të çdo dite. I ngjita grafikët dhe shënimet në tërë murin me lëvore dhe fillova shkrimin.

Në mënyrë fondamentale, kështu është mënyra se si u shkrua ‘The Remains of the Day’. Gjatë tërë Përplasjes shkruaja dorëlirë duke mos u kujdesur për stilin e as për diçka që pasdite krijonte kontradiktë në tregimin e themeluar gjatë atij mëngjesi. Qëllimi ishte që thjeshtë të nxirrej ideja në sipërfaqe dhe të rritej. Fjalitë e tmerrshme, dialogjet e shëmtuara, skenat që qonin askund – i lija të qëndronin dhe vazhdoja lëvrimin.

Në ditën e tretë, gjatë pushimit tim të mbrëmjes, Lorna kishte vërejtur se unë po sillesha çuditshëm. Të dielën e parë dola jashtë shtëpisë në qendër të Sydenhamit dhe në mënyrë të pandërprerë vëzhgoja – kështu më ka thënë Lorna- faktin se rruga nuk ishte e ndërtuar në nivel të njëjtë, kështu që njerëzit që zbritnin poshtë rrugës dukeshin sikur që ecnin mbi njëri tjetrin kurse ata që ngjiteshin, dihatnin dhe i jepnin zor me tërë forcën. Lorna merakosej që unë kisha edhe tri këso javë të mbetura, por ia shpjegova se isha shumë mirë dhe se java e parë kishte qenë e suksesshme.

U mbajta për katër javë dhe në fund, pak a shumë, e kisha tërë romanin përpara: natyrisht që kërkohej shumë më tepër kohë që të shkruhej siç duhet, por depërtimi i rëndësishëm i imagjinatës, i tëri ishte bërë gjatë Përplasjes.

Duhet të them se nga koha kur fillova Përplasjen kisha konsumuar një sasi substanciale të ‘hulumtimit’: libra nga dhe për shërbëtorët britanikë, për politikën e brendshme dhe të jashtme në mes dy luftërave, shumë pamflete dhe ese nga koha, përfshirë një të Harold Laskit për “The Dangers of Being a Gentleman”. I kam bastisur raftet e librarive lokale të librave të dorës së dytë (Kirkdale Books, ende duke përparuar në mënyrë të pavarur) për udhërrëfimet në lidhje me fshatrat angleze nga vitet ’30-ta deri në vitet e ’50-ta. Vendimi se kur duhet të fillohet me shkrimin e romanit – të fillohet me kompozimin e vet tregimit – gjithmonë më duket shumë i rëndësishëm. Sa duhet dikush të dijë para se të filloj të shkruaj prozë? Është e dëmshme të fillohet shumë herët, njësoj sikur që është kur fillohet shumë vonë. Mendoj që me ‘Remains’ kam pasë fat: Përplasja erdhi mu në momentin e duhur, kur unë dija mjaft.

Kur e kujtoj këtë, i shoh të gjitha llojet e influencave dhe burimet e inspirimit. Ja ku janë dy nga ato më pak të njohura:

1) Në mesin e viteve të ‘70-ta, si tinejxher, e kam pa një film që quhet ‘The Conversation’, një triler nën regjinë e Francis Ford Coppolas. Në të, Gene Hackman e luan rolin e një eksperti monitorues që shkon te njerëzit të cilët dëshirojnë t’i incizojnë bisedat sekrete të tjerëve. Hackman, në mënyrë fanatike, dëshiron të bëhet më i miri në fushën e tij – ‘Përgjuesi më i madh në Amerikë’ – po gradualisht kaplohet nga ideja se incizimet që ua jep klientëve të tij të fuqishëm mund të çojnë në pasoja të errëta, përfshirë vrasjen. Besoj që karakteri i Hackamanit ka qenë modeli i hershëm i shërbëtorit Stevens.

2) Mendova që e kisha kryer ‘Remains’ por një natë e dëgjova Tom Waits-in duke kënduar këngën e tij ‘Ruby’s Arms’. Është një baladë për një ushtar që e lë të dashurën duke fjetur në mëngjesin e hershëm për t’u larguar me tren. Asgjë e pazakonshme në këtë. Por, kënga këndohet me një zë të vrazhdë të një lloj udhëtari të pastrehë amerikan i cili është tërësisht i pafamiljarizuar me shfaqjen e emocioneve publikisht. Dhe, vjen një moment kur këngëtari deklaron se zemra e tij po thyhej dhe kjo është gati e padurueshme prekëse për shkak të tensionit në mes vet sendimentit dhe një rezistence të madhe që shprehet qartazi kundër mposhtjes. Waits e këndon rreshtin me katarzë madhështore sa që mund ta ndjeni jetën stoike të një burri të fortë që shkapërderdhet para një trishtimi të madh. E dëgjova këtë dhe e ndërrova vendimin që e kisha marrë që Stevens të mbetej siç e kisha planifikuar, si vendim i vështirë deri në fund. Vendosa që vetëm në një pikë – të cilën duhet ta zgjedhja me kujdes – mbrojtja e plogësht do të plasaritej dhe kështu romantizmi tragjik i fshehur do të shfaqej pjesërisht. /KultPlus.com

Film dokumentar për David Bowien, por pa muzikën e legjendarit

 

Pjesëtarëve të familjes nuk po u pëlqen dokumentari rreth këngëtari të ndjerë, David Bowie.

Duncan Jones, i biri i David Bowiet, kritikoi një film të ri rreth babait të tij, duke thënë se muzika e këngëtarit nuk dëgjohet as nuk shfaqet në dokumentar.

Jones ka shkruar në llogarinë personale të Twitterit se nëse audienca dëshiron një film biografik pa muzikën e David Bowiet ose pa bekimin e familjes, kjo i mbetet publikut.

Kate Moss dhe David Bowie (Photo by Evan Agostini/Getty Images)

Xhirimi i filmit Stardast është planifikuar në muajin qershor dhe regjisor do të jetë Gabriel Rayge.

Johnny Flin do të luajë Bowin e ri gjersa Jenny Malone do të jetë mëshirojë bashkëshorten e artistit, Angie.

Filmi do të jetë në lidhje me vizitën e parë të Bowiet në SHBA në vitin 1971, i cili i dha frymëzim për të krijuar një figurë dhe albumin e vitit 1972 “Zigi Stardast”.

David Bouvie kujtojmë se ka ndërruar jetë në muajin janar të vitit 2016 si pasojë e kancerit në mëlçi, dy ditë pas nxjerrjes në shitje të albumit “Blackwater”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Sot rinis mësimi, nuk dihet nëse do të zëvendësohen orët

Pas tri javësh grevë, të hënën punëtorët e arsimit do t’i kthehen punës. Kjo, meqë të premten Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) hoqi dorë nga greva pasi arriti një marrëveshje me udhëheqësit e koalicionit qeveritar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse Sindikata kërkonte që në Projektligjin për paga koeficientet e punëtorëve të arsimit të ngrihen për 30 për qind, me marrëveshjen e fundit kjo ngritje është rreth 20 për qind.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit e kanë mirëpritur që deputetët e votuan Projektligjin me ndryshimet e propozuara në marrëveshje dhe për këtë arsye të hënën do t’ia nisin procesit mësimor.

Megjithatë, Jasharaj ka thënë se nuk e di nëse do të zëvendësohen orët e humbura gjatë 15 ditëve të grevës. Kjo, pasi, sipas tij, Sindikata ua ka lënë në dorë mësimdhënësve që të vendosin në bazë të dëshirës nëse duan t’i kompensojnë orët. /KultPlus.com

Dua Lipa shpërthen ndaj komenteve negative, “merruni me diçka të mirë”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shpërthyer ndaj komenteve negative, duke kërkuar nga fansat që të merren me ndonjë gjë të mirë.

Duke thënë se janë sjellje të pahijshme krahasimet që u bëhen grave dhe rrudhave të tyre, Dua Lipa ka nisur të dielën duke u thënë fansave që të mos e ndjekin askënd në rrjete sociale, nëse ata s’i bëjnë të ndihen mirë apo rehat.

Në një seri postimesh, Lipa ka thënë se “shfrytëzojeni kohën të thuani/bëni diçka të mirë”.

“Ndoshta të bëni dallimin në jetën e dikujt për të mirë”, ka shtuar ajo.

Në fund Lipa ka thënë se edhe ajo “ka ndjenja sikur të gjithë të tjerët”. /KultPlus.com

Sa para dërguan diaspora në Kosovë?


Vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në Kosovë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta në Kosovë, ekonomia e Kosovës, po varet nga remitencat.

Zëdhënësi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) Kushtrim Ahmeti, bëri të ditur se nga muaji janar deri në muajin tetor të 2018-ës, vlera e mjeteve monetare të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shifrën e 662.9 milionë euro.

“Ndërsa në vitin 2017, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët arriti në vlerën prej 758.7 milionë eurosh”, tha Ahmeti për televizionin publik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, në vitin 2017 dhe deri në muajin tetor të vitit 2018, vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në Kosovë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera.

Kurse ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se megjithëse diaspora po ndihmon shumë para në Kosovë, kjo po ndikon në konsumin ditor dhe nuk ka ndonjë agjendë të qartë për mjetet nga diaspora dhe nuk ka politika të mira ekonomike për to.

“Duhet të bëjmë më shumë për kategori, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika që ato para që janë qindra miliona euro të jenë në shërbim të zhvillimit dhe jo vetëm të konsumit dhe të eksportimit të parasë së gatshme”, tha ai për televizionin publik.

Gërxhaliu i cili vitin e kaluar është emëruar sekretar gjeneral në Forumin Investiv të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, tha roli i diasporës në zhvillimin e Kosovës, është multidimensional.

Ndryshe diaspora kosovare llogaritet si njëra ndër ato që dërgon miliona euro në vendlindje.

‘Meshkujt vënë gjithmonë mirëqenien e tyre të parën, faji i nënave që i rrisin si pasha’

“Meshkujt vënë gjithmonë mirëqenien e tyre të parën”, tha aktorja. “Faji qëndron tek nënat e tyre, të cilat i rrisin si pasha të vegjël dhe kështu kur rriten ata bëhen lloji që i shohin femrat si një vajzë e urtë. Ndonjëherë është më i mirë dielli sesa një shoqëri e keqe”.

Aktorja kurrë nuk e ka fshehur faktin se nuk dëshiron të ketë fëmijë, dhe për këtë ajo është sulmuar shpesh. Në një intervistë të shkuar, ajo i është përgjigjur kritikuesve: “Ekziston një presion që gratë të bëhen nëna, dhe nëse nuk bëhen, atëherë ato konsiderohen si mallra të dëmtuara. Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhojë. Ndoshta ka të tjera gjëra që duhet të bëj. Shumicën e kohës qesh me këto tituj absurd, por përqendrohem te puna ime, miqtë, kafshët e mija dhe si mund ta bëjmë botën një vend më të mirë, pjesa tjetër janë mbeturina”./revista psikologjia

Burimi / www.huffingtonpost.it 

Çfarë e bëri të qante konduktoren e parë në Kosovë

Laura Dana dhe Donjeta Shabani, ndër konduktoret e para në Kosovë, në Talk të KTV-së kanë rrëfyer përjetimet interesante e deri te ato më sfidueset që kanë hasur gjatë punës së tyre në Trafikun Urban.

Sado të lumtura që janë me punën e tyre, fillimisht vështirësitë ishin më të mëdha.

Gjatë emisionit, një nga to shpërthen në lot. Se për çfarë bëhet fjalë e kuptoni në videon e mëposhtme:

Çka mendojnë ata ministra, zv ministra, koordinatorë, keshilltarë, diplomatë që janë në dijeni se postet e tyre realisht nuk ekzistojnë?!

Nezir Kraki

Shpesh e pyes veten, pa e thënë publikisht, athua çka mendojnë ata ministra, zv ministra, koordinatorë, keshilltarë, diplomatë etj… që janë në dijeni se postet e tyre realisht nuk ekzistojnë?! A e vërejnë athua edhe ata inekzistencen e tyre?!

Ose thënë thjesht, si mundet njeriu të jetojë jasht realitetit? Çfarë e shtyen atë ta « shlyej » veten pa u obliguar nga askush?

Nejse…
Ndoshta edhe ky shekull fiksion do jetë ose, siç do thoshte Michel Onfray, realja ende s’ka ndodhë.

Vaki filozofike..

Liridon Shala, farmacisti që fotografon botën e egër

Liridon Shala nga Prizreni në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kishte pranuar nga gjyshi i tij një kamerë fotografie të prodhuar në vitin 1987 në BRSS. Në atë kohë kjo dhuratë kishte mjaftuar për ta zgjuar kërshërinë fëmijërore të tij mbi mënyrën e funksionimit të kamerës dhe si ajo e krijon fotografinë.

Ky interesim për fotografinë kishte vazhduar edhe në moshën e adoleshencës së tij falë telefonave celularë dhe kamerave të instaluara në to. Por në dekadën e fundit, Liridoni këtë interesim ka arritur që ta shndërrojë në pasion, duke u përqendruar kryesisht në fotografimin e botës së egër dhe peizazheve natyrore në trojet shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fotografia; Liridon Shala

Gjatë viteve të fundit ai ka fotografuar kryesisht shpend, por edhe kafshë të botës së egër në trojet shqiptare, përmes së cilës punë mundohet që ta përçojë porosinë për nevojën e ruajtjes së natyrës nga dora shkatërrimtare e njeriut.

“Aparati rus i prodhuar në vitin 1987, të cilin e kam pranuar si dhuratë nga gjyshi im, më ka ngjallur interesimin për faktin se si krijohet fotografia. Por nevojën për me u marrë me fotografi e kam zbuluar në shkollën e mesme, kur telefonat celularë kishin kamera. Aty e kam vërejtur pasionin tim për fotografi”, nis rrëfimin Shala.

Ndjekja e studimeve në degën e farmacisë, sipas tij, nuk i kanë lënë shumë kohë për fotografinë. Pas kryerjes së studimeve në vitin 2007 dhe fillimit të punës si farmacist ka vendosur që në kohën e lirë ta ndjekë pasionin e tij. Por blerja e kamerave profesionale në vitet e fundit ia ka mundësuar që të realizojë fotografi më cilësore të botës së egër dhe natyrës.

“Suus” e Rona Nishliut këndohet edhe në Bullgari (VIDEO)

Kënga “Suus” e Rona Nishliut është kënduar në shumë vende të botës, kurse këngëtarja Tamara Angelovska së fundmi e ka interpretuar atë edhe në Bullgari, shkruan KultPlus.


‘Suus’ ishte përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin “Eurovision” të vitit 2012 ndërsa duket sikur kjo këngë është akoma e freskët tek ata që e kanë dëgjuar. Tekstin e këngës e kishte shkruar vetë Rona, kurse muzika është komponim i kompozitorit Florent Boshnjaku.


Në këtë video mund ta dëgjoni interpretimin e Tamara Angelovska në Bullgari, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ajo e këndon këtë këngë.
Rikujtojmë se Rona Nishliu me këtë këngë kishte arritur suksesin më të madh të shqiptarëve në festivalin evropian të muzikës, ku zuri vendin e pestë në vitin 2012. / KultPlus.com

‘Lahuta e Malcis”, Fishta-Abat Doçi dhe origjina e tyre Mirdita-Autoktone-Ilire…

Nga Besnik Paci.

“Lahuta e Malcis”, Fishta-Abat Doçi dhe origjina e tyre Mirdita-Autoktone-Ilire, dhanë kushtrimin për Lirinë e Kombit nga pushtimi 500 vjeçarë otoman dhe pavarsuan gjuhen shqipe, nga alfabeti, turko-sllav.

Kryevepren shqiptare “Lahuta e Malcis” Fishta e filloj, duke u frymzuar nga origjina e tij Mirdita Krenare dhe me nxitjen e Abatit te Mirditës Preng Doçit..!
Ndjenja e origjines, do t’a qonte, poetin e madh Atë Gjegj Fishtën, vazhdimisht te vendlindja e te pareve te tij, te Mirdita e papërkulur, ku filloj bashkpunimin, me Abatin e Mirditës, bashkpunim që qoj në themelimin e shoqërisë të parë, te alfabetit shqip “Bashkimi” nga Abat Preng Doçi i Mirditës si dhe fillimet letrare të Fishtës, ku mbas disa viteve do finalizonte Kryevepren e Tij “Lahuta e Malcis”

FORUMI SHQIPTAR, i dt. 17.04.2006 , shkruan si më poshte vijon, mbi lidhjet e At Gjergj Fishtes me Mirditen dhe Abat Preng(Prend) Doçin..!

Mjaft deshmi shkrimore kane pohuar origjinen e Fishtes nga Mirdita, deshmi që të qojne tek “kulla” e te pareve te tij, të familjes Paci, ne Domgjon te Fanit te Mirdites. Familja e tij ishte shperngulur ne Zadrime ashtu si mjaft familje mirditase asokohe. Femijeria e poetit qe fshihte brenda gjeniun e ardhshem u perkund duke u mekuar me folklorin karakteristik te Mirdites. Si te mos mrekullohej shpirti i tij nga ajo materie e çuditshme qe rreshqiste mbi telat e lahutes e te çiftelise, here ne trajten e lirikes elegjiake, here ne formen e satires origjinale? Por nuk do te ishin vetem origjina, femijeria apo folklori qe do t’a shpinte poetin e madh vazhdimisht te vendlindja e te pareve te tij, te Mirdita krenare.

Thuajse menjehere pas perfundimit te arsimit te larte, aty nga viti 1893, Gjergj Fishta do te caktohej famullitar ne Gomsiqe, të Mirditës, ku do t’u printe punimeve per ndertimin e nje pjese te kishes. Aty fillojne lidhja, miqesia, bashkepunimi me Abatin e Mirdites Preng Doçi, i cili qe nder te paret qe parandjeu tek Fishta poetin e madh te kombit. Dihet nxitja qe ai i beri Fishtes te vazhdonte te shkruarit e Lahutes, duke kenduar si nje rapsod homerian i maleve shqiptare.

Lidhjet e mirditorëve me Poetin e Madh bëhen më të qarta, jo vetem nga origjina e Fishtes, nga Mirdita, por duke analizuar dy të dhëna të pavlerësuara sa duhet deri sot. E para ka të bëjë me shoqërinë “Bashkimi” e themeluesin të saj Abati i Mirditës Preng Doçi dhe, e dyta, me botimet e para të Gjergj Fishtës, që sipas gjasave, vijnë si rrjedhojë e aktivizimit të Gjergj Fishtës në shoqërinë “Bashkimi”.

Sherbimi i parë i Fishtës në Mirditë, forcoj bashkpunimin e tij me Abat Doçin, i cili nxiti Fishtën, për shkrimin e “Lahutes te Malcis” dhe lidhja e tyre u kthye, në Levizje e Rilindjes Kombëtare.. KUSHTRIM… për ngritjen e Shqiptarve, kunder poshtimit 500 vjeçar, Otoman dhe hapin e parë kjo levizje e mori, me krijimin e shoqërisë “Bashkimi” për pavarsinë e gjuhës shqipe nga alfabeti Turko-Sllav.

Shoqeria Kulturore “Bashkimi” me kryetarë Abat Doçin, u themelu ne vitin 1899, me perkrahjen e Austriakeve dhe Hungarezve, me të cilet mbante lidhje Abat Doçi, dhe ne grupin themelues të Shoqërise, ”Bashkimi” në krah të Abat Doçit, ishte Fishta, me klerike misionarë e intelektualë atdhetarë të tjerë, të cilë themelun shkronjat e para shqipe, ABC-nê. që flasim sot, ku ALFABETI I SHOQERISË “BASHKIMI” U MIRATU SI ALFABET I GJUHËS KOMBËTARE, NË KONGRESIN E MANASTIRIT(1908), ku vetë Fishta ishte Kryetarë Vendimarrës i Alfabetit Shqip, në Kongresin e Manastirit dhe përfaqsonte, Abat Doçin dhe Shoqerinë “ Bashkimi”.

(si më poshtë vijon)
Vlersimi i Studiuesit Gjerman, MAKSIMILIAM LAMBERTZ, për Fishtën..!

Viti 1899 shënon themelimin e shoqërisë “Bashkimi” nga abat Doçi i Mirditës si dhe fillimet letrare të Fishtës, duke paralajmëruar Poetin Kombëtar të shqiptarëve, që, sipas studiuesit gjerman MAKSIMILIAN LAMBERTZ: -“Gjuha Shqipe e ka si “nji fat të madh e të jashtëzakonshëm, çka nuk e patën popujt e tjerë, veçse mbas qindra vjetsh të një jete letrare”. Prandaj kanë të drejtë mirditorët që e duan Poetin e tyre Kombëtar, por jo vetëm ata.

“Shqipnia pat nji fat t’ madh e 
t’jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes”. (MAKSIMILIAM LAMBERTZ)

Gjithë Shoqeritë Atdhetare të asaj kohe ne Diasporë, do shkruanin, për themelimin e Shoqërisë “Bashkimi”, dhe Abat Preng Doçin, nder to “Kalendari i Maleve” i Faik Konices..!

Për të parën, pra, për themelimin e shoqërisë “Bashkimi”, “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i FAIK KONICËS, shkruante:
“Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare. Kjo shoqni zgjodhi për Kryetar Imzot Preng Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.”

GJERGJ FISHTA “ shkruante për Abatin e Mirdites Preng Doçin: “….Mundet më u thanë për siguri se nuk asht kund nji skaj Shqipnjiet, ku burrat e mendshem e të kalemit mos të kenë ndie e përmend ket emën. Kudo ndrit duka e tij, a nder Pari Kishe, a ndër Kren të vendit, ase ndër njerëz të diplomacisë, gjithkund i la nder vetit e nam kombit të vet.

ISMAIL QEMALI: do shkruante, “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, por Abat Preng Doçi prej Mirdite, do e bënte edhe pa ne edhe më mirë”.

Vlersime të tilla , nuk kanë nevojë për koment kur është fjala për rolin e Mirditës dhe të njerëzve të saj të shquar si Prend Doçi e Gjergj Fishta, në historinë e Shqipërisë.

Si ka ndikuar shoqëria “Bashkimi” në fillimet letrare të një poeti e shkrimtari si Fishta?
Gjergj Fishta ka qenë njëri ndër themeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, ku bënin pjesë personalitete të letrave shqipe, si: Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Mati Logoreci etj.

Aso kohe Atë Gjergj Fishta, ishte famullitar në Gomsiqe të Mirdites, që i përkiste Abacisë së Doçit. Në Mirditë filloj bashkpunimi i ngushtë i Fishtës me Abat Doçin, për Lirinë e Kombit, bashkpunim, qe qoj ne krijimin e shoqerise të parë të shkrinjave shqip, me emrin “Bashkimi” ne vitin 1899. 
Ajo që duam të theksojmë këtu, është që fakti i shkrimit të parë i Fishtës, më saktë, dy shkrimet e para të botuara të tij, datojnë në nëntor të vitit 1899, disa muaj pas themelimit të shoqërisë “Bashkimi” (janar-qershor 1899). Shkrimi i pari është një poezi satirike që titullohet “Zoti Anselmo Lorecchio në Vienë” dhe, i dyti, një ese e shkurtër që titullohet “Një hije e zezë” (N’I HIE’ E’ ZEZE). Të dy shkrimet botohen në revistën “Albania” të Faik Konicës kur Fishta ishte 28 vjeç. Botohen me alfabetin e revistës dhe i pari mban pseudonimin e Popullit, ndërsa i dyti është pa emrin e autorit dhe pa ndonjë pseudonim të tij.

Ja si e percjellin studiuesit koheqendrimin e Fishtes ne Gomsiqe te Mirdites dhe lidhjet e tij me vendorigjinen Mirditen Krenare..!

KARL GURAKUQI shkruan se “Fishta ne Gomsiqe te Mirdites ne perpjekje te perditshme me popullin e maleve, gurre e paster gjuhe dhe jete shqiptare, nxori ato visare te çmueshme frazeologjike, gojedhenash, dokesh, kanuni, mendesie dhe natyre arbnore, qe me aq mjeshteri e natyrsi dijti t’i gershetonte nder veprat e ndryshme te veta e sidomos ne kryevepren “Lahuta e Malesise”.

NAMIK RESULI shton se “koheqendrimi i Fishtes ne Mirdite, ne nje nga krahinat me konservatore te Shqiperise, ku tabiatet dhe doket ishin njesh, qe nje faktor percaktues ne formimin e poetit te ardhshem, ngaqe tashme ai qe ne lidhje te drejteperdrejte me kulturen e Malesise, e vetmja ndoshta Mirdita, qe kishte mbetur e pacenuar dhe rrezatonte karakteristikat me thelbesore te malesoreve shqiptare ne gjendjen e tyre natyrore… vlera qe pati qendrimi i Fishtes ne Mirdite shihet qarte ne kryevepren e tij “Lahuta e Malesise” .

ENGJELL SEDAJ pohon se “qendrimi ne keto krahina te veriut, ne fillim si famullitar i ri ne Gomsiqe, do te jete nje faktor vendimtar ne pergatitjen e poetit te ardhshem, ne njohjen me te drejteperdrejte te kenges popullore, te lahutarit shqiptar”.

Me pseudonimin PAL DUKAGJINI, AT DANIEL GJECAJ (Theth, 14 tetor 1913 – Romë, 30 gusht 2002) qe frat françeskan, studjues, publicist dhe shkrimtar shqiptar. shkruan se 
“kontakti i perditshem i Fishtes me mirditasit, e shtyni famullitarin ta kundronte shqiptarin ma per se afermi… ai si psikolog i vertete depertoi ne shpirtin fisnik te fshatarit. Aty, syni i tij i mprehte pau e lexoi, me nje pelhure te endun ne vege ilirase, se bujaria, ndera, besnikeria, trimnia, urtia, zotnimi i vetes, squetsia e deri krenaria e fisit, ashtu porsi drejtesia kanunore, ndonjehere e vrazhde kryqezoheshin e laracoheshin me vuajtje, vorfni e pashkollim…

Miku i ngushte i Pader Gjergj Fishtes , Kleriku Italian, Filozof, Shkrimtare ,Albanolog, FULVIO CORDIGNANO, shkruante te “Hylli i Drites” per Pader Gjergjin…, qe nder bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare…, marre nga origjinali i Hyllit te Drites, si me poshte vijon..!!
PER MA TEPER AT FISHTA ASHT SHPREHJA ME E GJALLE E MA FUQISHMJA, PER GJITH NI ATO VENDE, QË NJË FAT I MJERUESHËM BJEN ME VEDI: GJITHDUER VUATJESH E PËSIMESH , MBI POPULLIN E TIJ, AI QE NDËR BAJRAKTË TË MALSISË E FIS VETIN PARAQET MIRDITËN E FORTE E KRENARE…!!!

Ne takimin e parrë që kishte me Fishten ne Romë…, Kleriku Atdhetarë Monsinjor ZEF OROSHI, shkruan: Kur i tregova se isha nga Mirdita: ”Edhe unë nga Mirdita jam, tha Fishta, e trojet e të parēve, nuk i kam shitē as si kam falë”.

Si me poshtë vijon eshtë pjese nga shkrimi : 
Dy shkrimet e Fishtes, para 1889_es.

“ shkrim te dt.23.08.2015 nga Urim Gjata, me nje grup studiuesish, të cilet hulumtojnë ofigjinen dhe lidhjet e Fishtes, me Mirditen dhe Abat Preng Doçin.

Disa studiues po grumbullojnë të dhëna për prejardhjen e të parëve të Gjergj Fishtës. Ata faktojnë se trungu është në Domgjon të Mirditës, fisi Paci.

Në raste të tilla mua më vjen nëpër mend një aforizëm i Niçes. Ai ka thënë diku se një popull nuk vlerësohet nga numri i njerëzve të shquar që ka nxjerrë nga gjiri i tij, por nga qëndrimi që ai popull mban ndaj figurave të veta të shquara.

Qëndrimi që kanë mbajtur mirditorët ndaj Fishtës është si për njeriun e tyre: e duan Poetin Kombëtar dhe veprën e tij. Shumëkush ka ditur vargje të tëra përmendësh nga “Lahuta e Malcis” dhe i ka përcjellë ata gojë më gojë edhe atëherë kur vepra e Fishtës ishte e ndaluar dhe bënte fajësi të dënueshme për agjitacion e propagandë për këdo që e lexonte qoftë edhe për kënaqësi vetjake.

Lidhjet e mirditorëve me Poetin e Madh bëhen më të qarta duke analizuar dy të dhëna të pavlerësuara sa duhet deri sot. E para ka të bëjë me shoqërinë “Bashkimi” e themeluesin e saj Abat Doçin dhe, e dyta, me botimet e para të Gjergj Fishtës, që sipas gjasave, vijnë si rrjedhojë e aktivizimit të Gjergj Fishtës në shoqërinë “Bashkimi”.

Për të parën, pra, për themelimin e shoqërisë “Bashkimi”, “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i Faik Konicës shkruante:
“Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare. Kjo shoqni zgjodhi për kryetar Imzot Prenn Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.”

Një ndër gratë më të fuqishme në botë kryen vet blerjet për shtëpi

Angela Merkel mbetet një nga personalitet më të fuqishme politike, që arriti të mbajë postin e Kancelares Federale të Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa që 10 prilli 2000, kryetare e Unionit Demokristian të Gjermanisë(CDU).

Angela Merkel ka luajtur rëndësishëm në politiken Europiane prandaj me 31 Dhjetor 2014 u zgjodh personi i vitit nga revista prestigjioze NEW YORK TIMES. Merkel krahas kësaj mbetet një person modest dhe shumë njerëzor.

Aktori Jeton Zogjani e ka publikuar një fotografi të Merkel derisa shihet duke kryer blerjet në një super-market në Gjermani./ KultPlus.com

Ç’më ndodhi me një shkronjë?

Poezi për fëmijë nga Tasim Gjokutaj.

Me rrëmujë detyrat
i bëri Besniku,
la fletoren hapur
dhe në lojë iku.

E mora fletoren,
bobo, ç’të lexoj,
në çdo fjalë të shkruar
mungon nga një shkronjë.

Atë ditë Besnikun
e hoqa nga loja:
– Sot, – i thashë, – je ngopur,
se ke ngrënë… shkronja!

– Lërmë, o babi, lërmë,
lërmë të shkoj në lojë,
se s’bëhet hataja
vetëm për një shkronjë!

– Nuk bëhet hataja
vetëm për një
shkronjë?!
Eja, bir i babit,
bashkë ta shikojmë.

Për një d-ë
që ti s’e vë,
fjala derë
bëhet erë
dhe shtëpia
ngel pa derë…

Për një m-ë
që ti s’e vë,
fjala mik
bëhet ik…

(Ç’bën kështu,
more Besnik,
a i thuhet
mikut ik?!)

Shih pa shih,
ka dhe më keq:
për një b-ë
që ti e heq,
fjala bujk
bëhet ujk.

(Bujkun tonë
që prodhon bukë,
për një shkronjë
ti e bën ujk…)

Sytë e Nikut
mbushen lotë…
Do të flasë,
por çfarë të thotë?!

Burimi: filozofia.al

Rrëfimi i Valmires: bëra master e doktoraturë pa mundur të shoh, lexonte nëna për mua

Unë jam Valmire Berisha, vajza që qysh në fëmijërinë e saj përballet me një aftësi të kufizuar – verbërimin, mirëpo pa marrë parasysh sfidat e shumta që unë kam hasur në jetën time, ia kam dalë dhe sot gëzoj titullin Magjistre e Shkencave Juridike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Edhe pse jeta për mua është treguar shumë e ashpër dhe sfiduese qysh në hapat e mi të parë, unë permes ndihmës së nënës time që gjatë gjithë kohës ka lexuar për mua, kam arritur që të shkollohem, të avancohet shumë dhe të jap kontributin tim edhe për personat me aftësi të kufizuara, me çka nga shumë organizata të huaja kam marrë dekorime të ndryshme.

Ambicia, vullneti dhe puna e palodhshme ka bërë që unë sot të kem edhe organizaten time te quajtur “Kërko të drejtën tënde”. Qëllimi i kësaj organizate është mbrojtja e të drejtave të njeriut e në veçanti lufta për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Përpos këtyre, unë merrem edhe me muzikë, këndoj këngë me motive religjioze dhe kombëtare. Jam aktive edhe në media, qoftë ato vendore apo rajonale duke trajtuar çështje të ndryshme juridike veçanërisht ato që prekin personat me aftësi të kufizuara.

Në vitin 2013 kam marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar në Republikën e Turqisë. Tani jam edhe duke ndjekur edhe studimet master në Psikologji dhe studimet e doktoraturës në jurisprudencë.

Gjithmonë kam dashur te jem një shembull dhe motiv për njerzit, sepse pa marrë parasysh sfidat me të cilat na përqafon jeta, ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi e heqim dorë nga ëndrrat dhe dëshirat tona!

Autore: Valmira Berisha
supergrate.net

Kush është ky artist shqiptar që u dëshmua në tërë botën?

Tenori Bashkim Paçuku është një figurë e rëndësishme në fushën e muzikës. Ai ka qenë pjesë i organizimeve të suksesshme që realizohen me dirigjentë dhe orkestrat kryesore në shtëpitë më të mira të operës dhe në sallat e koncerteve në vende të ndryshme të botës. Figurativisht, ai është një lokomotivë e profesionalizmit për ata që duan t’i ndjekin hapat e tij.

Ai ka marrë çmimin e parë në Garën Ndërkombëtare të Vokalit të Barry Alexander. Duke komentuar aftësitë e tenorit shqiptar Paçuku, Cosmo Buono, drejtori ekzekutiv i konkursit, ishte shprehur: “Është e rrallë të gjesh një tenor me bukuri të natyrshme të vokalit që e kombinon atë  në aspektin teknik dhe muzikor. Kur e dëgjon këtë tenor, nuk mund të mos të mendosh për tenorët që ishin pjesë e Epokës së Artë të operës “, shkruan KultPlus.

Bashkim Puçuku ka lindur nga prindër shqiptarë në Dibërdhe ka diplomuar në Fakultetin e Artit Muzikor nga Universiteti i Shkupit. Kishte dy turne studimi: në La Scala të Milanos (Itali), Qendra e famshme për përsosjen e artistëve lirikë dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri). Përvoja e tij profesionale përfshin formimin dhe udhëheqjen e Korit Profesional të Radio Televizionit Prishtinë në Kosovë si trajner, ndihmës dirigjent, mësues i teknikës vokale dhe solist.

 KultPlus e sjell sot në mendjen e lexuesve duke paraqitur edhe disa pamje nga paraqitjet e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=cNY6XluXo3U

Një shtet për Facebook dhe Instagram

Shkruan:  Endrit Hoxhaj

Një shtet për Facebook dhe Instagram… ! Rrojmë një kohë virtuale. Shqiptarët, absolutisht po jetojnë në kohën virtuale dhe kanë harruar atë realen. Sot pakënaqësitë ndaj pushtetit shprehen virtualisht! Protestat dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes së Shqipërisë bëhen përmes internetit. Edhe statistikat e qeverisë varen nga rrjetet sociale! Jetojmë në një kohë ku qeveria, ministrat, deputetët etj., e drejtojnë Shqipërinë nga rrjetet sociale. Performanca e punës së çdo ministrie a institucioni varet nga share/like-t që merren në rrjetet sociale…

Sot çdo i pashkollë bëhet i rëndësishëm falë vëmendjes që ai merr në rrjetet sociale! Vetëm përmes tyre i jepet vëmendje çdo krimineli, banditi, injoranti njësoj si një nobelisti! Rrjetet sociale kanë sjellë tek shqiptarët më shumë vrasje, dhunë, tradhti dhe mjerim të vlerave njerëzore. Para disa ditësh, nga Instagrami, njerëzit u vranë për tradhtinë bashkëshortore…

Sot çdokush jeton në luksin virtual dhe vuan në ambientin real! Aktualisht, në rrjetet sociale të gjithë shqiptarët duket sikur jetojnë mes mirëqenies së madhe (me makina të shtrenjta, pushiume në çdo cep të botës etj., por realisht është e kundërta e medalies).

Sot përmes internetit çdo fëmijë e di si bëhet seksi, si vritet njeriu, si bëhet korrupsioni, si gënjehet, si përdhunohet! Sot seksi bëhet në rrjetet sociale jo në krevatin real…! Sot çdo femër e lumtur në Facebook, nuk ekziston e tillë jashtë Facebook-ut. Sot shkuesija dhe njohjet po bëhen në rrjetet sociale! Shqiptarët martohen në rrjete sociale e ndahen në jetën reale.

Sot celebrimi ka më shumë vlerë në Facebook se në gjendje civile! Sot zhveshja është marketing për vëmendje të pamerituar në shoqëri! Sot edhe hija është më e famshme se Ismail Kadare! Sot më vlerë ka by..a sesa mendja!

Sot, sallat e operimeve dhe spitalet jane ne Facebook, sot mendimet dhe veprimet jepen dhe merren nga “miqtë” virtualë në rrjete.

Sot bëhet vetëm show, sepse janë të paktë ata që i duan dhe repsektojnë vërtet prindërit dhe familjarët jashtë rrjeteve sociale…! Edhe fëmijët po lindin dhe rriten në rrjetet sociale… Virtualitet për shumë njerëz nuk është bota reale e tyre!

Sot, virtualiteti i ka bërë njerëzit me personalitet të dyfishtë dhe ky është problemi më i madh i jetës sonë. Akoma më i dhimbshëm është sot personaliteti i dyfishtë, me të cilin po rritet brezi i ri… E keqja më e madhe që po sjellin momentalisht rrjetet sociale, janë dëmtimi i vlerave shoqërore, dëmtimi i trurit shqiptar, humbja e ralitetit, ftohja mes njerëzve dhe mbi të gjitha amoraliteti…!

“Nëse do të dish të më rrish pranë”, nga Pablo Neruda

Poezi e shkruar nga Pablo Neruda.

Nëse do të dish të më rrish pranë,

dhe të mund të jemi të ndryshëm,

nëse Dielli do të na ndriçojë të dy,

pa u mbivendosur hijet tona,

nëse do arrijmë të jemi “Ne”, në mesin e kësaj botë

dhe bashkë në botë, të qajmë, të qeshim, të jetojmë.

Nëse çdo ditë do të zbulojmë se cilët jemi

dhe jo të kujtojmë se cilët ishim,

nëse do të dijmë t’i jepemi njëri-tjetrit

pa e ditur kush do jetë i pari dhe kush i fundit,

nëse trupi yt do të këndojë me timin, se së bashku është gëzimi…

Atëherë do të jetë dashuri

dhe nuk do të ketë qenë e kotë, kjo pritje e gjatë.

L’ ecrivain chilien Pablo Neruda (1904-1973, nom de plume de Neftali Ricardo Reyes Basoalto) vers 1969 — chilean writer Pablo Neruda, (1904-1973, pen-name of Neftali Ricardo Reyes Basoalto) c. 1969

“Tingujt e Flautit” si triumf ndaj heshtjes, këtë të mërkurë sjell koncert me dy instrumentistë të njohur çekë

Gili Hoxhaj

Tingujt e flautit, tash e disa vite kanë një shtëpi në Prishtinë. Atë e kanë gjetur përmes festivalit “Tingujt e flautit-Ritualet vjetore” që këtë fillmvit ngjalli një përjetim të veçantë muzikor përmes tingujve të flautit nga flautisti virtuoz nga Turqia, Bylent Evcil, e që koncerti u rrugëtoi nën komandën e dirigjentes franceze Nathalie Marin.

Koncerti pikën kryesor e pati në veprën “Mag Hyllue”, nga kompozitori Liburn Jupolli,  interpretuar ai në piano, nga Erëmira Citaku në flaut dhe përcjellë nga Shaqir Hoti në kavall. Kjo vepër erdhi si dedikim i Ushtrisë së Kosovës, dhe si e tillë ajo depërtoi si marsh orkestral për të shpërfaqur simbolin e forcës, përpjekjes, dritës dhe mbrojtjes. Ky koncert tek publiku erdhi në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Ambasadën Franceze.

Analiza e filozofit francez Jacques Attali mbi veprën  e piktorit Brueghel, e kishte nxjerrë atë në një përfundim se  ‘janë dy organizime sociale të socialitetit: njëri është norma e tjetri është festivali’. Mbi këtë përfundim të tij, filloi edhe tërë festivalit “Tingujt e Falutit”. Sipas festivalit, porfana muzikore kuptohet vetëm në ritual ku muzika është ‘rendi fragjil i ritualit dhe lutjes dhe është rendi në kufirin e shansit” (Jacques Attali). Në të njëjtën frymë, u hap e po vazhdon festivali që mund të përmblidhet si triumf i tij ndaj heshtjes.

Drejtoresha e festivalit, Erëmira Çitaku ka thënë për KultPlus se deri tani janë të kënaqur me rrjedhën e festivalit, i cili është festival  ndërkombëtar bienal që ka filluar rrugën e tij në vitin 2002. Ajo tha se ndër vite i kanë kushtuar fokus të veçantë programit, ku janë munduar të përzgjedhin vepra më atraktive.

“Ky është një festival i fokusuar ne flaut dhe përmes tij, ne vazhdimisht jemi mundur që të bëjmë programe që zgjojnë interesim te publiku dhe muzikantët”, theksoi Çitaku.

Ajo tha se veçantia e këtij edicioni është konkursi i parë  për vepra të shkruara për flaut dhe harfë, udhëhequr nga Dafina Zeqiri.

“Në konkurs janë paraqitur 80 vepra nga kompozitorë prej mbarë botës, dhe ne kemi zgjedhur disa nga këto vepra t’i luajmë gjatë festivalit”, ka treguar Çitaku.

Amfiteatri i Ri i Bibliotekës së Universitetit të Prishtinë ka dështuar të jetë nikoqir i këtij festivali, për shkak të probleme me ngrohje, gjë që ka bërë që instrumentistët ta zhvendosin lojën e tyre në objektin e Filharmonisë së Kosovës, në sallën ku instrumentistët e këtij institucioni mbajnë provat për koncerte. Në këtë lokacion, këtë të mërkurë do të vijnë dy instrumentistë me nam nga Çekia, prej nga do të prezantojnë programin e tyre me vepra të kompozitorëve të njohur: Joseph Haydn, Franz Benda, Fryderyk Chopin, Claude Debussy, Leoš Janáček, dhe Eldin Burton.

Mario Mesany i cili do të interpretojë në flaut, është një muzikant, performues i mirënjohur në Republikën Çeke dhe në Evropën Qendrore. Qysh prej vitit 1993 ai është profesor në Konzervatoriumin Jaroslav Jažek, ku gjithashtu drejton seksionin e instrumenteve frymore. Nga viti 2016 ligjëron në Akademinë e Arteve Performuese në Pragë. Aktivitete artistike të Marios përfshijnë performimin me orkestra të ndryshme simfonike dhe kamerale. Krahas flautistit Mesany, para publikut të Prishtinës në piano do të luaj pianisti Ivo Kahánek, i cili me hapa të shpejt po fiton reputacion si njëri nga pianistët më entuziast të brezit të tij. Ai fitoi garën muzikore internacionale pranverore në Pragë në vitin 2004 dhe fitoi çmime në gara të tjera ndërkombëtare për piano. Ai gjithashtu performon rregullisht me Orkestrën Filharmonike Çeke dhe ka pasur debutime shumë të vlerësuara me Orkestrën Simfonike Skoceze të BBC-së në Glasgoë. Ai ka të publikuara 6 CD.

Përveç koncerteve, në kuadër të festivalit mbahen edhe masterklase me studentët e muzikës në Fakultetin e Arteve. Drejtoresha e Festivalit,  Erëmira Çitaku  e cila është edhe ligjëruese në Fakultetin e Arteve, e ka cilësuar ardhjen e instrumentistëve të huaj si shumë të rëndësishme  për shkëmbimin e përvojave profesionale me studentët dhe profesorët e këtij fakulteti.

“Dy artistët që vijnë nga Çekia përveç bagazhit artistike performues janë edhe profesorë në Universitetin Hamu të Arteve në Pragë andaj ky është edhe një rast i mirë i shkëmbimit të përvojave profesionale universitare me studentët dhe profesorët tanë. Mendoj se është e rëndësishme te krijohet një vazhdimësi e bashkëpunimit, posaçërisht e atyre artistëve që janë  edhe përfaqësues te institucioneve universitare sepse krijon një mundësi zhvillimi në shumë aspekte më të gjera intelektuale arsimore”, ka thënë Çitaku  për KultPlus.

Koncerti me instrumentistët çekë do të mbahet më 6 shkurt, këtë të mërkurë duke filluar nga ora 20:00 në sallën e Filharmonisë së Kosovës. Duke qenë se vendi është i limituar, kërkohet që  rezervim paraprak në emailin: [email protected]  /KultPlus.com