Guy Denning, i lindur në North Somerset, 1965, është autodidakt në artin kontemporan, anglezi është themelues i Neomodern Group, ku bënë promovimin e artit bashkëkohor kontemporan dhe pjestar i Stuckism, si lëvizje internacionale e krijuar nga Billy Childish dhe Charles Thomson, levizje që promovon artin figurativ në kundërshti të artit konceptual.
Dening ishte i ftuar të prticiponte në Tour Paris 2013, si projekt i artit urban, më i madhi i koleksionit të ekspozitës së artit të rrugës
.
Në ekspozitat solo të tij, që nga viti 1980, Guy Denning ka bërë prezantimin e tij, me shumë sukses në gjithë botën. Konceptimi i punës së tij, ekzekutuar me një stil të zjarrtë, të lirshëm dhe aplikime spontane të ngjyrës, këto portrete solemne lulëzojnë brenda “brushës” së fuqishme të Denning-it. Duke theksuar elementët e së shkretës dhe zemërimit, ku lënda e errët e punës së tij shpesh përputhet me teknikën e tij.
Përmes një intensiteti kompozicional, ngjyra e tij shtresore, tekstuale, ndonjëherë bërthamore, zhyt fshehjen e shikuesit në ndikime emocionale të ashpra, shprehjet e bezdisshme dhe makineritë politike të përcjellura me neveri.
.Duke postuar një skicë çdo ditë në blogun e tij që nga viti 2010, koleksioni i tij ilustron një vend intrigash dhe admirimi dhe, si rezultat, konfirmon apelin e tij universal. Me përdorimin e teknikave grafite të ndryshme të përziera që variojnë nga vaji në kanavacë dhe kolazh në fletë ari për pastel në letër gazete, manifestimet krijuese të Guy Denning lëshojnë një reagim emocional që kërcënon të mbizotërojë shqisat./ KultPlus.com
Për më shumë se një dekadë, autori legjendar Mark Twain dhe shkrimtarja e verbër Helen Keller krijuan një shoqëri me vlerësime të ndërsjella, që as distanca dhe të metat fizike nuk e zbehën atë.
Twain e konsideronte Keller një Çudi të tetë të botës, i cili e
lartësonte me Cezarin, Aleksandrin, Napoleonin, Homerin, Shekspirin dhe pjesën
tjetër të të pavdekshmëve. Keller e konsideronte Twain, babain e letërsisë
amerikane, si një mik dhe mentor “Mark
Twain ka mënyrën e tij të të menduarit, duke thënë dhe duke bërë gjithçka”
shprehej Helen Keller. “Unë mund ta ndjej
atë në shtrëngimin e tij të duarve, sikurse ti ndjej sytë e tij, madje ai
shpreh mençurinë me një zë të papërshkrueshëm, ai më bënë të ndjejë se zemra e
tij është një Iliadë e butë e simpatisë njerëzore”.
Për herë të parë u takuan në vitin 1895, kur
Keller ishte vetëm 14 vjeç, në një gosti të mbajtur në nder të saj nga
redaktori Laurence Hutton në New York City. “Pa prekur asgjë, dhe pa parë asgjë, pa dyshim, dhe pa dëgjuar ndonjë
gjë, ajo dukej se mjaft mirë e njihte karakterin e ambientit dhe tha:” Oh,
libra, libra, kaq shumë libra, sa bukur! ‘”Twain kujtoi në
autobiografinë e tij. Dhe që në takimin e parë mes
tyre, Twain dhe Keller u tërhoqen menjëherë nga njëri-tjetri.
Twain
duke e bërë për vetë Helen Keller, i mëson asaj një dashuri të përbashkët për
të mësuar dhe për të qeshur “I tregova
asaj një histori të gjatë, të cilen ajo e ndërpreu gjatë gjithë kohës dhe në
vendet e duhura, me kacafytje, lëvizjet dhe të qeshurat pa kujdes”, kujton
Twain.
Për Keller, qëndrimi i lehtë dhe i çiltër i Twain ndaj saj ishte një frymë me ajër të pastër “Ai nuk me trajton si fanatik, por si një grua me të meta, duke kërkuar një mënyrë për të shmangur vështirësitë e jashtëzakonshme”. Pafajësia e Helen Keller e ndryshoi thellësisht Mark Twain-in cinik dhe të sofistikuar “Kur e njihja fillimisht Helenen, ajo ishte katërmbëdhjetë vjeçe dhe deri në atë kohë të gjitha gjërat e ndotura dhe të dëshpëruara dhe të pakëndshme ishin mbajtur me kujdes nga ajo”, kujton Twain. “Fjala vdekje nuk ishte në fjalorin e saj, as si fjalë e rëndë madje. Ajo ishte më të vërtetë shpirti më i bardhë në tokë” Helen Adams Keller ka lindur më 27 qershor 1880 në Tuscumbia, Alabama. Në vitin 1882, ajo u godit nga një sëmundje që e la të verbër dhe të shurdhër. Duke filluar nga viti 1887, mësuesja e Keller, Anne Sullivan, e ndihmoi atë të bënte përparim të jashtëzakonshëm me aftësinë e saj për të komunikuar. Keller vazhdoi studimet në kolegj, duke u diplomuar në vitin 1904./KultPlus.com
Një pjesë nga ditari i Lasgush Poradecit ku tregon për vizitën e Hasan Mekulit në Shqipëri, interesimin e takimit të tij me Poradecin, problemet me syrin dhe vdekjen e Titos. Më poshtë po e sjellim këtë pjesë.
Tiranë 5/5/80: Më ardhi në shtëpi Muzafer Xhaxhi-u, tha se më kërkon në klubin e Lidhjes Prof. Hasan Mekuli, i ardhur prej Kosove. I thashë s’mund të vete se më prishet syri (i operuar) nga e ftohta, le të urdhërojë në shtëpi. Tha: “nuk vijnë në shtëpi” (më dha të kuptoj se nuk lejohen në shtëpi). Tha Xhaxhiu se: “H. Mekuli ju ka sjellë prej Kosove dhe një send…; të vijë prof Mekuli me kosovarët këtu afër shtëpisë Tuaj në ish-hotelin e kinezëve, ja ku është hoteli 100 hapa afër”. Unë; “Afër, pò, po e sheh si filloj era e fortë? mua prej erës së ftohtë më prishet syri sipas urdhrit të doktorëve. Tashi është ftohtë, po bëhet mbrëmje. Po le të vijnë këtu në hotel nesër, si nga ora 11-12 kur do të jetë dita e ngrohur prej djellit, në pastë djellë. Sidoqoftë, ata (kosovarët) le të vijnë, unë do të vi”. Xhaxhiu: “ata nesër në mëngjes shkojnë në Kosovë, i lajmëruan të shkojnë, se vdiq Titua”. Pra, s’u takova dot me Kosovën vullkaneshë. Pse? Sepse “nuk lejohet takim privat”. në Vëndin TIM (Shqipëri), të mos takohem me Vëndin TIM (Kosovë). Pastaj “privat” jam unë – unë Lasgushi i Kombit? Sà më dhemb! dhe sa më dëshpëron!/KultPlus.com
Atmosfera dhe energjia argjentinase argëtoi publikun artdashës në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Balerinët Enada Hoxha dhe Gert Vaso sollën artin e mirëfilltë argjentinas, që për publikun shqiptar është pak i njohur. E veçanta e shfaqjes ishte muzika live në të cilën interpretuan artistët, por edhe grupi Sangre Nativa-Argentina të cilët për herë të parë në Shqipëri shpalosën folkun dhe kulturën e vendit të tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante.
Festivalin “Open on tour” me kërcimet tradicionale argjentinase të jetës së përditshme, për të demonstruar se si çdo ditë për ta është festë dhe gëzim, po udhëton gjatë këtij muaji në disa qytete shqiptare ku Elbasani ishte ndalesa e radhës.
Festivali vjen në bashkëpunim me dy balerinët, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Ndërsa, 10 artistë argjentinas i dhurojnë publikut shqiptar një spektakël plot ritme folku argjentinas dhe tango.
Pas teatrit “Skampa” të Elbasanit, ku festival do të ketë mbrëmjen e fundit në qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare/ ATSH/ KultPlus.com
Christiane Nussleim Volhard biologja më e famshme në histori, bëhet pjesë e saj me ashpërsinë e një shkencëtari dhe ndjeshmërinë e një artisti. Ajo ndihmoi në zgjidhjen e një prej mistereve të mëdha të biologjisë, se si gjenet në një vezë të fekonduar formojnë një embrion.
Ajo do e ndjek dashurinë e saj për muzikën dhe gatimin në kohën e saj të lirë, por edhe në kërkimin e saj për të kuptuar natyrën, ku ajo beson, që është një akt krijues.
Christiane Nusslein- Volhard ka lindur në Gjermani në vitin 1942, në mes të Luftës së Dytë Botërore. Babai i saj ishte një arkitekt, piktor dhe muzikantë, ku atë e frymëzoi në dashurinë për artin, ku Christiane edhe mësoi të luaj në Flaut, por e magjepsur me kopshtin e familjes së saj dhe fermën që e vizitonte në verë, ajo donte të ishte biologe.
Në kujtimet e saj do të rrëfej që nuk ishte një studente shembull, madje në Universitetin e Tubingen ajo gjithashtu rrëfen se mori nota mediokre “Sepse unë nuk i kushtoja gjithmonë vëmendje”, pohon Nusslein-Volhard.
Me fillimin e studimeve në Frankfurt, për
biologji, e gjeti atë me probleme shëndetësore të dëgjimit, duke u futur në
fushën e re të biokimisë, edhe pse jo e pëlqyer për të, ajo më shumë do të
parapëlqente fushën e mikrobiologjisë dhe gjenetikës.
Në vitin 1995 Christiane Nusslein- Volhard
fitoi çmimin Nobel në Fizikë dhe Mjekësi,
Me Çmimin Nobel, Nüsslein-Volhard u bë një figurë publike, duke bërë fushatë për rritjen e mbështetjes së grave në shkencë. Nüsslein-Volhard, e cila kurrë nuk kishte fëmijë, beson se gratë shkencëtarë që duan të kenë familje janë në disavantazh./KultPlus.com
Albumi i nëntëmbëdhjetë i Bruce Springsteen është cilësuar si shkëputje dramatike prej traditës.
Aq dramatike madje saqë në intervistat që i paraprinë publikimit, autori i “Western Stars’” u ndje i shtrënguar që t’i sigurojë fansat me termet “shërbimet normale do të vazhdojnë sa më parë që është e mundur”, duke aluduar se do t’u kthehet xhirimeve dhe turneve me bendin “E Street Band” më vonë gjatë këtij viti.
Zotimi qartazi e vë në pah shqetësimin se “Western Stars” i tmerroi fansat e Bosit për faktin se sa larg cilido prej stileve standarde muzikore të tij e ka shpënë ky album heroin e tyre.
Në të nuk ka gjurmë të stilit dallues të “E Street Bandit” dhe as të tipareve veçuese të solo-albumeve të mëhershme të tij: krejt këto janë zëvendësuar nga orkestrime të këndshme, vargje të bollshme e tipare të muzikës franceze, vokale të buta femërore, tinguj të vakët kitare dhe efekte të shumta vibrimesh.
Nuk bazohet aq fort në muzikën country. E gjithë kjo përbën shkëputje të qartë, ndonëse ekziston një ndjesi që megjithatë i përputhet qasjes së përhershme të Springsteenit.
Zëri i tij tingëllon sërish nostalgjik. “E Street Band” dhe kënga “The Ghost of Tom Joad” kanë bazë në muzikën që lulëzoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Springsteen ishte rreth 12 vjeç.Koha.net/ KultPlus.com
Tashmë arti i Tattoo-ve ka “shpërthyer” në kulturat botërore, duke e marrë vëmendjen e medieve, ku shfaqjet televizive të bazuara në industrinë e tatuazheve po shfaqën gjithnjë e më shumë, dhe faqet e rrjeteve sociale për kulturën e tattoo-ve numërojnë miliona ndjekës.
Duke
treguar një histori, të shkruar në cilën do gjuhë, nga simbolet që përshkruajnë
imazhe kulturore dhe dizajnime të ndryshme të shkronjave, tattoo arti tashmë
është shndërruar në artin e një kanvance të gjallë.
Në ditët
e sotme, pothuajse është e pamundur të ecim në rrugë e të mos shohim persona me
vizatime të ndryshme në pjesët e tyre të trupit, gjithashtu tattoo arti është
bërë mjaftë prezent edhe në pjesën e showbiz-it dhe tek sportistët me famë
botërore.
Raporti i Qendrës Kërkimore PEW (Amerikë), raporton se sot, 36 % e amerikanëve të moshave 18-25 vjeç, kanë të paktën një tattoo, ku, si shifër, tregon se jo rastësisht industria e tattoo-ve është biznesi i gjashtë më i shpejt në rritje në Amerikë, ku si rritje, vije edhe tek politikat e rrjeteve sociale, ku ka më shumë se 147 milion kërkime online lidhur me tattoo artin çdo muaj.
Konventa e Tattoo artistëve “Hell City tattoo convent”
Tashmë
Tatto arti është bërë pjesë e shoqërisë, ku në të kaluaren, ky art konsiderohej
tabu, sot është bërë normale dhe shumë i pranueshëm. Para disa dekadash,
tattoo-t konsideroheshin normale për marinarët, të burgosurit dhe anëtaret e
bandave motorike, mirëpo sot e shohim tek kushdo qoftë, pa marrë paragjykime
nga shoqëria dhe kolegët e punës, në cilindo profesion.
Arti i tatuazheve, sipas provave shkencore dëshmon që ka qenë pjesë e kulturës njerëzore për mijëra vite, ka qenë prezent pothuajse që nga fillimi i historisë njerëzore, fjala tattoo mendohet që rrjedh nga gjuha Poleponeze, që ka kuptimin “të godas”, dhe Tatau nga gjuha Tahiti, që nënkupton “të shënosh”.
Në vitin
1991, alpinistët gjerman në Alpet Oztal (pranë kufirit midis Italisë dhe
Austrisë), zbuluan mbetje të mumifikuara të një njeriu parahistorik, ku me
analizën e Datimit përmes karbonit, do të dëshmonte se ishte i mumifikuar 5300
vjet më parë, ku mumja e quajtur Otzi,u zbulua me mjetet primitive të harkut
dhe shigjetave, dhe veçoria unike e tij, ishte se trupi i tij ishte i mbuluar
me 57 tatuazhe që nga qafe deri tek këmbët.
Një vëmendje e posaçme u krijua me shfaqjen e parë televizive të tatuazheve Miami Ink, ku dyqani legjendar në South Beach, Miami Ink ftoi në një përzierje unike të artistëve të talentuar dhe karizmatik të tatuazheve, duke krijuar një stereotip të ndryshmit të mendësisë së tjerëve, sepse vetëm ata që kishin bërë tatuazhe e dinin se çfarë kishte brenda Miami Ink, dhe një sukses tjetër ishte edhe për pronarin Ami James, ku ky reality show i ndihmoj në punën e tij aty.
Arti i Tattoo-ve në mbarë botën ka krijuar edhe konventat e tij vjetore, ku përmendim: La Spezia Tattoo show, Tattoo meltdown convention, Carcassonne Tattoo convention, Linas Tattoo convention, 8th Tattoo Tea party, Tattoo expo Leipzig, Sweetwater Inkfest etj./ KultPlus.com
Sot i kisha dashtë gishtat e tu me më shkrue histori në lkurë e kisha dashtë puthje në shpindë me më marrë para duersh, me më thanë të vërtetat ma të mëdha o ma të mëdhatë gënjeshtra. Me më thanë për shembull që jam gruja ma e bukur e botës që më do shumë, gjana si këto, aq të thjeshta, aq të përsëritshme. Që me më rrethue ftyrën e me më ndejtë tue më pa sytë, sikur jeta jote të varej prej buzëqeshjes së të mive tue ngatërrue të gjitha pulëbardhat në shkumë. Due gjana, si me ecë në trupin tim udhë e pyllëzume dhe kundërmuese me qenë ti shiu i parë i dimnit me të lanë me ra kadalë, e ma pas në breshën. Gjana due, si nji vorbull të madhe ambëlsie tue u zhdukë nji zhurmë e nji kërmilli, nji akuarium me peshq në gojë. Diçka të tillë, të njomë e lakuriqe si nji lule në prag të dhanies së dritës parë të agimit ose thjesht nji farë, nji pemë pak barë nji përkdhelje që të më bâjë me harrue kalimin e kohës luftën rreziqet e vdekjes.
Presidenca e Shqipërisë në Tiranë, në këtë fundjavë kishte hapur dyert për 121 gratë e suksesit nga të katër anët e botës, dhe nën tingujt e pianos dhe në një atmosferë festive u shpalosën rrëfimet e këtyre grave, rrëfimet e të cilave nga profesione të ndryshme janë vendosur në një ekspozitë dhe në një libër të titulluar “121 foto në një 121 jetë suksesi”, shkruan KultPlus.
Flora Nikolla ishte nikoqirja e kësaj ngjarje të madhe, e cila në kuadër të Albanian Exellence kishte bërë përzgjedhjen e këtyre grave, të cilat vinin nga profile të ndryshme si: mjeke, gazetare, artiste, ekonomiste, ushtarake dhe shumë profile të tjera që ushtrojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Evropa, Amerika e Kanadaja.
Imazhet
e Zonjave janë përzgjedhur nga një grup kuratorial, në përbërjen e të cilit
bëjnë pjesë profesionistë kuratorë, fotografë dhe gazetarë, që kanë pasë
udhërrëfyes në këndëvështrimin e tyre dy veti thelbësore: suksesin profesional
të Zonjave dhe çastin domethënës të shkrepjes së fotografimit për të arritur
një atmosferë kreative dhe njohëse mbi Zonjat si model suksesi.
Me këtë
rast, jo vetëm që u mbajt kjo mbrëmje e bukur në presidencën e Shqipërisë, por
gratë e suksesshme janë pritur edhe nga vetë presidenti Ilir Meta i cili ka thënë
se presidenca u zbukurua dhe u fisnikërua si asnjëherë tjetër nga prania e 121
zonjave të suksesshme në jetën profesionale, kontributet e të cilave e kanë
lartësuar emrin e Shqipërisë në botë.
“Historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në ekspozitën “121 jetë
suksesi në 121 fotografi”, janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për
vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen
të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre. I bindur që kur gratë
janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë ne, përfituesit më të
mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu! Sa më i madh të jetë roli i gruas,
aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria
jonë! Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”, është shprehur Meta.
Kurse
Flora Nikolla që bëri krejt këtë organizim ka thënë se zonjat e suksesit
shqiptar në këto fotografi e biografi të shkurtra që po ju prezanton
Albanian Excellencë në këtë libër-album, janë bashkëshorte, nëna, motra, mike,
personalitete në punën e tyre, janë të sigurta, të rrepta, të zgjuara,
kërkuese, janë shqiptare kudo që jetojnë, janë vlera që ne të gjithë duhet t’i
çmojmë dhe t’i vlerësojmë si një mundësi më shumë për vendin e jetën tonë.
“Ndaj
unë them që rrinë aq bukur së bashku! Ndaj edhe them se bukuria e tyre
fizike i përgjigjet aq natyrshëm e lehtësisht statusit të tyre social,
intelektual, statutusit të së ardhmes që janë fëmijët e tyre, rritur me kujdes
në jetën e tyre, mbushur plot me ngazëllim, përpjekje, dështime dhe ringritje
suksesi të sigurtë. Ndaj ju them me dashuri e gojë-plotë : “Mirë se keni ardhur
në botën e Albanian Excellence, ju Zonja të suksesit shqiptar, nga gjithë
-planeti veshur me tis të mrekullueshëm kombëtar!”, ka thënë mes tjerash
Nikolla.
Në këtë
mbrëmje të madhe që bashkoi gratë e suksesshme ishte e pranishme edhe Vasfije
Krasniqi, e cila edhe para të pranishmëve në Tiranë, potencoi dhimbjen e madhe
të Kosovës, atë të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke ndarë
përvojën dhe luftën e saj që të jetë zëri i këtyre viktimave në të katër anët e
botës.
Mbrëmja
u pasurua edhe me performancën e artistes Gjilberta Lucaj, e cila pas 20 viteve
mungesë në skenën shqiptare ajo përzgjodhi pikërisht këtë mbrëmje të rikthehet
nga New Yorku në Shqipëri.
“Gjithmonë
kam dashur të jem e pranishme në një mbrëmje të tillë, dhe ftesën e Flora
Nikollës e pranova me dashuri. E vlerësoj këtë iniciativë për të treguar zgjuarsinë
e grave, sepse bota tashmë është e grave”, ka thënë mes të tjerash Lucaj.
Në këtë ekspozitë e libër janë përfshirë shumë gra të suksesshme nga të gjitha profilet si: Vasfije Krasniqi, Feride Rushiti, Almira Emiri, Ardiana Pajaziti, Aurita Agushi, Ardiana Sokoli, Dëshira Ahmeti Kërliu, Eda Zari, Marsida Koni, Bora Balaj, Ermira Babamusta, Syzana Aliu, Pranvera Bekteshi…/KultPlus.com
Më njoftuan se artikulli im është botuar në njërën gazetë. U gëzova. Rrugës ende s’mund t’i hapja sytë mirë, pas gjumit. U futa në kafenenë përballë dhe pikasa raftin me të përditshmet tona, në cep të kafenesë. Të gjitha gazetat ishin aty. Njerëzit po fillonin të vërdalloseshin. Unë po bëja sehir. Kur u ngrita dhe bëra kah rafti, u ndesha me një djalë trupmadh që mbante lugën e kuqe të kafesë në gojë dhe një cigare mbas veshi. Mesa dukej, tipi mendonte se ashtu ishte më “dandy”. I kapi përnjëherësh të gjitha gazetat, dhe u drejtua kah grupi i shokëve, të cilëve ua shpërndau ato, porsi cigaret e lira që u shpërndahen nëpër dasma, dasmorëve. U ula. Prita. U sfilita. Ndërkohë ata gajaseshin dhe flisnin me të madhe, gazetat e zhubravitura dergjeshin në tavolinë njëra mbi tjetrën. M’u sos durimi. Bëra kah ta. — Ej, djema, a kini mirësinë të ma jepni aksh gazetën? Më panë me çudi. U pre e qeshura. — Kush je ti? ma bëri njëri me zë të thatë. M’u drejtua me “ti”, a thua se kishim ruajtur bagëtitë prej kohësh. Tjetri vazhdoi pa e prishur terezinë. — Edhe sikur të ishe Jezu Krishti a Muhamedi, s’do të të lejonim të na e prishje leximin e gazetave, në mëngjes. Tani, çporru nga këtu! Kjo “çporru” me ç-në e theksuar gërditshëm, më acaroi. Kapa gazetat vetëtimthi. Më shtyu njëri, pastaj më goditi duke ma shqyer paksa buzën. Tipi “dandy” më ra në shpinë. Mora filxhanin dhe ia vesha turinjëve. Cigarja i ra në tokë. Nga rrëmuja, u derdh ca kafe mbi gazetën ku kisha botuar. Por, e mora në duar megjithatë dhe u ula në poltronin tim karshi për ta shfletuar. Më pikonte gjaku ngabuzët. Pas pak ikën duke qeshur, dhe “dandy” duke vënë në pah dhëmbët ngjyrë mjalti, më tha: — Herave tjera, kujdes! Mos na prek në gazeta!
E pashë më fund artikullin tim, mbi të cilin ranë ca pikla të vogla gjaku. Kamerieri më ish afruar sakaq, dhe kur ngrita kokën pashë se mbante një palomë. — Eh, shoku — më tha, u ngatërrove me tipa që e kanë pikë të dobët gazetën. E shikova çuditshëm. Ç’thoshte ky? — Këta, (kanë pozita të larta, por s’më kujtohet saktë çfarë pozitash kanë, tha!) vinë këtu mëngjeseve, i marrin gazetat dhe i vendosin mbi tavolinë bashkë me kafetë, mandej llafosen e ikin duke bërë zhurmë pa i kthyer në raft më. Thuajse gjithë ditën janë në pauzë! “Ai dandy, mbase është farë zyrtari”, bluaja në mendje. — Por ju mos u brengosni, u nxitua të më thotë. Do ta ruaj nga një kopje për ju, nëse pas kësaj që ndodhi sot, vendosni të na vini përsëri! Dhe, iku për t’ju bashkuar grupit të kamerierëve që pastronin rrëmujën. Me ta mbaruar leximin, pata ndjenja të përziera. M’u duk vetja si aktor i komedive burleske; të them të drejtën më vinte të qeshja me të madhe, dhe njëkohësisht të qaja me dënesa…/ KultPlus.com
Pjesa e fundit e serisë së filmave “Men in Black” ka mbërritur nëpër kinema gjatë kësaj fundjave, ama veshjet e zeza nuk janë më aq të mprehta sa kanë qenë dikur.
“Men in Black: International” i “Sonyt” ka shitur 28.5 milionë bileta nga e premtja deri të dielën. Ama shifra nuk doli të ishte e mjaftueshme për ta shndërruar atë në filmin më të shikuar nëpër kinematë e Amerikës Veriore këtë fundjavë. Numrat flasin megjithatë për një rezultat goxha zhgënjyes, duke pasur parasysh faktin se analistët prisnin shitje të biletave me vlerë prej mbi 30 milionë dollarësh, ndërsa dihet se buxheti i produksionit të filmit kishte kapur vlerën prej 100 milionë dollarësh, shkruan sot Koha Ditore.
Duke ia dhënë hakun emrit, “Men in Black: International” përnjëmend shtegton përtej oqeanit; sipas të dhënave të studios prodhuese, filmi ka shitur gjatë fundjavës edhe 73.7 milionë dollarë bileta shtesë në vendet e tjera të botës.
Në vazhdimin e serisë së filmave aktorët Will Smithin dhe Tommy Lee Jonesin, dy yjet kryesore të dy serive të para të “Men in Black”, zëvendësohen me Chris Hemsworthin dhe Tessa Thompsonin, duke e krijuar një çift të ri kundruall pushtuesve alienë. E kjo formulë për shumë kritikë të filmit u cilësua si monotone. KultPlus.com
Në librin e saj të ri “Dressed: The secret life o clothes“, akademikja Shahidha Bari ka shfaqur teorinë se Leonardo da Vinçi nuk ishte vetëm një artist dhe inxhinier i madh, por edhe pionier i dizajnit të aksesorëve.
Në teorinë e saj, Bari veçon një imazh të Codex Atlanticus që e përshkruan një qese lëkure me një sistem të mbylljes, ku thekson që “ Qeseja, është shumë e ngjashme me një kuletë të shekullit XX”, shprehët Bari për CNN. “Sistemi i mbylljes në majë të Qesës, me pjesët metalike prej bronzi, është bërë prej lëkurës së kafshëve, dhe ka një sistem mbyllës, që ngjan në një kuletë klasike, që sot kanë në duar nënat tona”, shprehët Bari.
Vërtetë,
vizioni i Leonardos ka rezultuar aq i qëndrueshëm, saqë marka italiane Gherardini e prodhoi një kuletë në bazë
të dizajnit të Leonardo da Vinçit.
Sigurisht, shumë artistë bashkëkohor, janë inspiruar nga puna e da Vinçit, ku në vitin 2017 Jeff Koons bashkëpunoi me Luis Vuitton në një sërë çantash të frymëzuar nga stilet e artit historik, duke përfshirë edhe Mona Lisa-an e Leonardos, ndërsa në vitin 2013 Damien Hirst u bashku me Prada për të prodhuar modelin e çantave, në numër të limituar, të përbëra nga qelqi Plexiglas, duke i dekoruar me dizajne të insekteve.
Një inspirim të tillë e ndjek edhe artisti Sterling Ruby, i cili kohët e fundit e zbuloi linjën e re të modës në Firencë, duke përfshirë pajisje të tilla si Kuletë drejtkëndëshe të prodhuara tërësisht nga metali i argjendit dhe mbulesa të mbushur me grafite të shtypura, ku e cilëson Leonardon, “si një arbitër i të gjitha pyetjeve dhe lidhjen e tij me bukurinë dhe elegancën” / KultPlus.com
Duhet të më
falësh, i nderuar zotëri, që veç sot gjeta kohë t’i përgjigjem letres tënde të
24 shkurtit: nuk kam qenë mirë nga shëndeti, jo saktësisht i sëmurë, por më ka
kapur një plogështi, një si grip dhe më ka lënë të paaftë për të bërë ndonjë
gjë. Dhe në fund, kur gjithçka dështoi, m’u desht të udhëtoja në portin jugor,
efektet benificiale të të cilit më kanë ndihmuar ta kaloj kohën. Por ende nuk
jam krejt mirë, e shkruara është e vështirë, prandaj duhet t’i marrësh këto pak
fjali sikur të kishte më shumë prej tyre.
Fillimisht dua ta dish se çdo letër nga ti, gjithmonë është kënaqësi, ti
vetëm duhet të kuptosh sa u përket përgjigjeve, të cilat mbase, do të të lënë
me duar të boshatisura; se fundi fundit, dhe sidomos në gjërat më të
rëndësishme e më të thella, jemi tmerrsisht të vetmuar, dhe për një person të
jetë në gjendje ta këshillojë, lëre më ta ndihmojë një tjetër, duhet të ndodhë
një marrëveshje e madhe, një marrëveshje e madhe dhe e përbashkët, një
konstalacion i tërë duhet të bijnë në ujdi që ajo të mund të realizohet sado
pak. Ka veç dy çështje për të cilat doja të flisja me ty:
Ironia: mos e ler
të të kontrollojë, veçanërisht në momentet jokreative. Në rastet kreative provo
ta fusësh në përdorim si një mjet tjetër për ta kuptuar jetën. E përdorur me
vend, e pastër siç është, nuk ka nevojë t’i turpërohesh pranisë së saj; dhe
nëse ndjehesh shumë i afërt me të, nëse ke frikë që po të rritet intimiteti me të,
atëherë kthehu te temat e mëdha dhe serioze, në raport me të cilat ironia bëhet
e vogël dhe e padobishme. Kërkoje thelbin e gjërave: ironia kurrë s’mbërrin
deri aty – e nëse rastësisht gjatë kësaj përballeni me diçka të
jashtëzakonshme, zbuloni nëse kjo mënyrë e lidhjes me gjëra buron nga pjesa e
domosdoshme e qenies njerëzore. Ngaqë nën peshën e temave serioze, ironia, ose
zhduket (nëse është diçka e rastësishme) ose në të kundërtën (nesë vërtet të
përket ty në formen amtare) merr forcë dhe kështu bëhet një mjet serioz duke
zënë vendin e saj mes elementeve me të cilat je i detyruar ta krijosh artin
tënd.
Dhe gjëja tjetër
për të cilën doja të të flisja sot, është kjo: Mes gjithë librave që zotëroj,
ka vetëm disa pa të cilët nuk mund të funksionoj, dy prej tyre i kam gjithmonë
me vete, kudo që jam. I kam marrë me vete edhe tash: Biblën dhe librin e
jashtëzakonshëm të shkrimtarit danez Jens Peter Jacobsen. Pyes veten nëse e
njeh punën e tij. Janë të lehta për t’u gjetuar, sepse një numër i madh janë në
dispozicion e të përkthyera mirë në Biblioteken Universale të Reclam-it.
Mundohu të gjesh volumin e vogël “Gjashtë novelat” nga J.P. Jacobsen, dhe
novelën e tij “Niels Lyhne” e filloje me tregimin e parë të këtij volumi i cili
titullohet “Mogens”. Do pushtohesh nga
një botë e tërë gëzimi, nga madhështia e pakuptueshme e një bote të re. Jeto
për një kohë me këto libra, mëso nga ta ato që vlen të mësohen, por mbi të
gjitha duaji. Kjo dashuri do të të rikthehet mijëra e mijëra herë, dhe
pavarësisht se ku të çon jeta, kjo dashuri, jam shumë i sigurtë, do të lundrojë
përmes thurjeve të qenësisë tënde si një nga temat më të rëndësishme e gjithë
përvojës, zhgënjimeve dhe gëzimeve tua.
Nëse më duhet ta
them se nga kush kam mësuar ndonjë gjë mbi natyrën e krijimit artistik, mbi
thellësinë dhe përjetësinë e saj, ka vetëm dy emra që mund t’i jap: të J. P.
Jacobsen-it, poetit të madh, dhe të Auguste Rodin-it, skulptorit që nuk i
afrohet askush nga artistët e gjallë sot.
Filmi nën regjinë e Kat Roohrer dhe Hil Levanonit flet me shumë për izraelitë të rinj, të cilët janë rivendosur në Gjermani dhe Austri, si dhe dëgjon historinë e gjyshërve të tyre, të cilët janë të mbijetuar të Holokaustit, shkruan sot Koha Ditore.
Izraelitë më të moshuar diskutojnë se si ndihen për vendimet e nipave e mbesave për t’u zhvendosur në vendet që dikur kishin programe për shfarosjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania dhe Austria sundoheshin prej dorës së hekurt të liderit gjerman, Adolf Hitler.
Ne e shohim se disa prej atyre pleqve udhëtojnë përsëri për ta vizituar Evropën, dhe shohim nipat e mbesat që qahen për jetën e tyre jashtë vendit. Është kjo kohë kur antisemitizmi është kthyer në debatin evropian sherri i ngritjes së partive populiste dhe nacionaliste, që po përdorin diskursin e ashpër politik kundër hebrenjve dhe sistemit kapitalist, për të cilin akuzojnë sipërmarrësit e mëdhenj hebraikë.
Dhe kjo ka bërë që shumë organizata të komuniteteve hebraike në Evropë të ngrenë zërin kundër rasteve të dhunshme, gjë që e dëshmojnë edhe raportet policore të shteteve të ndryshme. Edhe vetë hebrenjtë deklarohen në anketimet se po fyhen e kërcënohen nëpër disa shtete evropiane.
Analistët thonë se fajin kryesor e kanë politikanët e së djathtës ekstreme, që mendojnë se shtetet e tyre duhet të jenë vetëm në duar të etnive shumicë. KultPlus.com
Pavarësisht sa kohë kalon gjithmonë ka diçka që mund të mësojmë prej miteve, sidomos kur mitet arrijnë që më së miri t’i shpjegojnë dilemat e njeriut modern. Rasti më i mirë është miti antik i Sizifit.
Ka disa versione të miti, por përfundimi është i njëjtë
te të gjitha versionet.
Perënditë e kishin dënuar Sizifin të ngjiste një shkëmbi në majë të një mali, nga ku guri do të rrokullisej prapë poshtë. Njëvendim i pazakonshëm, sepse zotat kishin gjykuar se nuk kishte dënim më të tmerrshëm se një punë pa dobi e pashpresë.
Do të ndalemi fare shkurt te versionet sepse në të vërtetë
pjesa e dënimit na intereson më shumë. Fillimisht mendohet se Sizifi ka qenë
mbret i fuqishëm i cili,për t’i shpëtuar njerëzite tij nga vdekja, kishte
vendosur ta burgoste atë. Në një tjetër version Sizifi dënohet për shkak të
xhelozisë së tij, e në njëtjetër për shkak të krenarisë. Por prapë po e them që
dënimi mbetet po i njëjti!
Është e çuditshme që as miti, madje as Kamy kur e
komenton mitin, nuk flasin për jetën, vdekjen apo jetën përtej varrit, por veç
për dënimin.
Në fakt Kamy interesohet vetëm te pjesa e zbritjes nga
mali, pjesa kur Sizifi është krejt i vetëm. Kamy pretendon që kotësia është
çmimi që marrim për pasionet tona dhe se kriza e vërtetë e Sizifit fillon në atë
që ai e quan “Çasti i ndërgjegjësimit”. Fatkeqësia e tij fillon nëçastin kur ai
bëhet i vetëdijshëm për situatën e tij. Pashpresia për të ndryshuar gjendjen e
tij e bën këtë të jetë një histori tragjike. Në qoftë se do të ushqente shpresën
që do t’ia dilte historia do të kishte marrëkthesë tjetër.
Në një rast të tillë është me mend të bëhet pyetja: Si e
përballon Sizifi gjendjen e tij të tmerrshme? E thjeshtë! Sikur Kamyja edhe ai
e pranon absurdin, por përpjekja e tij s’ndalon asnjëherë. Sizifi i urren zotat
dhe punën e tij e bën me një mllef shumë të madh kundër tyre. Ai e pranon fatin
e tij dhe e pranon edhe gurin si “bashkudhëtar”. Ai pranon se fati i vet i
përket atij dhe se guri është pjesë e tij, kështu që ai mishërohet me guri. Si
mendje absurde që është, ai e njeh absurdin por nuk dorëzohet para tij, për
shkak të kësaj Kamy sugjeron që “Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur”.
Por sa i ngjashëm është njeriu i sotëm me Sizifin?
Jashtëzakonisht shumë!
Fatkeqësisht, rutina e Sizifit është edhe rutina jonë.
Karrosela s’ndalon së lëvizuri. Gjithmonë merr të njëjtën rrugë. Gjithmonë i
njëjti rreth i mërzitshëm dhe e njëjta gjiro nga e cila s’mund të zbresim edhe
po deshëm. Njeriu modern ka trashëguar dënimin e Sizifit. Ashtu si Sizifi ne
kemi të njëjtën rutinë monotone deri në vdekje. Ja pse vdekja shihet si dalje
nga absurdi.
Në të vërtetë Kamy jep tri mënyra për të dalë nga
absurdi. E para ështëvetëvrasja,
pastaj vjen vetëvrasja filozofike dhe
si mënyrë e tretëështëinjorimi.
Edhe pse ai e pranon se ne lidhjen e njeriut me jetën
gjendet diçka më e fortë se të gjitha pakënaqësitë e botës, kjo shihet fare qartë
te vepra e tij “I huaji”, prapë kur njeriu përballet drejtpërdrejt me absurdin
mund të gjejë zgjidhje edhe nga vdekja. Kjo ndodh, në fakt, sepse nuk ekziston përvoja
e vdekjes.
Mënyra e dytë është vetëvrasja filozofike. “Vetëvrasja filozofike” është kur njerëzit e mohojnë absurditetin e ekzistencës së tyre dhe i qasen fesë si formë deluzionale për të gjetur një lloj shprese. Ngjason me atë që Sartri e quan “mauvasie foi” duke iu referuar gjërave me të cilat e gënjejmë vetën për t’u ndjerë më mirë.Është tamam kjo ide që nxit debatin madhështor mes Kaysë dheKirkegaard-it mbi besimin, i cili pretendonte që “të besosh do të thotë ta humbasësh vetën dhe ta fitosh zotin”.
Kurse përgjigja më e mirë, apo përgjigja filozofike është injorimi i gjithçkaje. Tamam ashtu siç bënte Sizifi, e njihte absurdin por nuk dorëzohej para tij. Sizifi krijonte fatin e vet. Edhe Kamy sugjeron që ta njohim absurdin pa u dorëzuar ndaj tij. Ai e shihte botën si një shfaqje me një koreografi të tmerrshme të cilën do të dukesh lunatik po pa marrësh seriozisht.
Tamam kjo kriza ekzistencialiste ndërthuret në të gjithë
veprat e Kamys. Pjesët më të bukura janë retrospektivat në Greqinë e Vjetër kur
mëkatet e trupit, lakuriqësia dhe kënaqësitë seksuale nuk konsideroheshin të
turpshme apo të pamoralshme.
Shqipëria turistike e cila ofron një itinerar gjithëvjetor dhe ka një natyrë të mrekullueshme në katër stinë, vijon të mbetet destinacioni i preferuar i turistëve nga Europa.
Për turistët Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara. Në këto ditë ku ka nisur dhe sezoni turistik rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.
Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, të cilat mbeten një nga pikat e preferuara të tyre, pasi turistët nga Europa kanë interes të mësojnë shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Turistët e huaj përveç Tiranës, kanë vizituar edhe qytetin muze të Beratit, Gjirokastrën, Sarande Durrësin, Shkodrën, Tropojën, etj.
Ata shprehen të mrekulluar nga bukuria natyrore, historia, kultura dhe mikpritja e shqiptarëve.
Turistët e huaj që gjenden në Tiranën gjatë këtyre ditëve, janë nga vende si Holanda, Gjermania, Franca dhe Anglia gjë kjo e cila vërteton se tashmë Shqipëria është një pikë kyçe e itinerareve turistike për këta turistë.
Një turiste nga Holanda shprehet se, “kjo është vizita jonë e parë në Shqipëri. Është vend i mahnitshëm. Na pëlqen vërtet ky vend. Për ne është magjepse që ju keni një përzierje ndikimi otoman, italian, por dhe komunist gjë që përbën një përzierje interesante”.
Turistja holandeze vijon se “njerëzit janë shumë miqësorë, ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Ne qëndruam këtu për tre javë duke i rënë përreth Shqipërisë. Filluam në Tiranë, shkuam në jug, në Butrint. Pamë Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Më pas vijuam udhëtimin tonë në veri, në Theth, pamë liqenin e Komanit dhe ishte shumë i bukur. Mikpritja na bëri përshtypje, e ndjemë se njerëzit e bëjnë me dashuri, dhe kjo të bën përshtypje. Do rikthehemi përsëri, pasi duam të shohim shumë gjëra në Veri. Nuk patëm kohë të mjaftueshme për të bërë ecje të gjata në Veri. Duam vërtet të vijmë përsëri”.
Një i ri nga nga Gjermania shprehet se, “kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Arkitektura në Tiranë është vërtetë e mahnitshme, të lë pa frymë. Mendoj se këtu është vërtet këndshëm. Në Tiranë do qëndrojmë dy ditë dhe në të gjithë Shqipërinë tri javë. Do shkojmë në Alpet e Shqipërisë dhe Rivierën në Jug. Njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Janë njerëz të mirë”.
“Në Tiranë do të qëndrojmë vetëm dy ditë. Këtu është shumë bukur. Ka shumë pemë dhe gjelbërim. Njerëzit janë shumë të mirë. Ushqimin ende nuk e kam provuar, por mëngjesi ishte shumë i mirë”, – shprehet një tjetër turiste nga Gjermania.
Një çift turistësh gjermanë u shprehën se, “kjo është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Do udhëtojmë rreth gjithë Shqipërisë nga veriu, në lindje dhe jugu në perëndim. Këtu çdo gjë është e bukur. Veriu është shumë i mirë për të bërë ecje. Jugu është interesant për kulturë si Butrinti dhe lindja për liqenin e Ohrit. Në Tiranë gjithçka është shumë ndryshe. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Ia kaluam shumë mirë këtu. Çdo gjë është e mirë në Shqipëri”.
Një tjetër turist nga Anglia tha se “vij për herë të tretë në Shqipëri. Më pëlqen shumë është një vend interesant me një histori të mahnitshme. Kemi ardhur në Shqipëri me një grup studentësh për të mësuar për Shqipërinë dhe historinë e saj. Ky udhëtim do jetë një përvojë e mrekullueshme. Do qëndrojmë pesë ditë në Shqipëri. Do shkojmë në Elbasan, Librazhd, Durrës dhe natyrisht në Tiranë. Këtu më pëlqejnë shumë njerëzit pasi janë miqësorë dhe interesantë. Këtu dëgjon shumë histori mahnitëse”.
“Jam nga Franca dhe është vizita ime e parë në Shqipëri. Tirana është qyteti i parë që kemi vizituar. Do shkojmë në Jug. Gjithashtu do vizitojmë Beratin dhe më pas në det”, – u shpreh një tjetër turiste nga Franca. /atsh/ KultPlus.com
Udhëtova rreth njëzet orë nga Japonia në Utah të Amerikës. Qëndrova atje disa ditë dhe për tridhjetë orë të tjera nga Amerika në Prishtinë, në Kosovë. Po, një udhëtim i gjatë. Ndoshta i udhëtova tri të katërtat e botës. Kur aterrova në aeroportin e Nju Jorkut, Xh.F.Kenedi, pashë shumë japonezë që po prisnin të fluturonin për në Tokio. Në udhëtimin nga Nju Jorku në Stamboll kishte prapë disa prej atyre. Por në fluturimin nga Stambolli në Prishtinë, nuk pashë asnjë japonez. Vetëm të moshuar, studentë dhe biznesmenë kishte në aeroplan. Meqë e dinin ku po shkonin dhe çka po bënin, nuk më dukeshin turistë. Për mua që isha një e huaj ata dukeshin se ishin familjarë në mes vete. Në kontrollën e pasaportave zyrtari i aeroportit më shikoi me vëmendje dhe më pyeti “Pse keni ardhur në Kosovë?” Pse jo? Por nuk i thashë ashtu. “Që të realizoj disa hulumtime mbi folklorin e Kosovës, zotëri. Në Institutin Albanologjik.” E kalova kontrollën. E mora valixhen. Isha tepër e lodhur. E kalova derën. Dhe, çka dëgjova? Emrin tim! Sapo dola nga dera shoqja ime nga Instituti erdhi drejt meje! Kë takova së pari në Kosovë? Shoqen time të dashur N, që do ta quaj motra N.
Çka më befasoi së pari?
Qëndrimi im tre javor në Prishtinë kishte filluar. Dita e parë ishte e këndshme. Kisha arritur në mëngjes dhe motra N po më shoqëronte. Malet ishin të gjelbëra, qyteti i vjetër dukej ekzotik, sheshi kryesor ishte plot njerëz, akullorja me shije të mirë, kafeja ishte e lirë edhepse nuk pagova unë por motra N. Por dita e dytë ishte sfiduese. Dëshirova të shkoj në market që të blej banane dhe molla. Sapo dola në rrugë u frikësova nga dy gjëra: qentë dhe makinat. Nuk kisha parë qenë të jetojnë në rrugë prandaj kisha frikë t’i kaloja. Por u mësova me ta pas ditës së parë se dukeshin të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk ngacmonin njeri. Në anën tjetër më mori një javë që të mësohesha me trafikun e rënduar. Në Japoni të gjitha rrugët kanë semaforë. Nuk mund të rrezikoja jetën time duke kaluar rrugën me aq shumë makina që kalonin në mënyrë aq agresive. Po mahnitesha kur po shihja sa të guximshëm ishin kënbësorët dhe vozitësit e makinave në Kosovë. Këmbësorët mund të ndalnin makinat duke dalur vetë në rrugë. Vozitësit i binin borisë për t’u ankuar, për të përshëndetur, apo për të komunikuar diçka që unë kurrë nuk e kuptova. Pavarësisht këtyre, vozitësit lehtësisht parkoheshin vertikalisht (njëri pas tjetrit), duke lënë shumë pak hapësirë para dhe pas. Sidoqoftë, pas një jave e mësova si ta kaloja rrugën. A doni ta dini si? Prisja që dikush të afrohej për të kaluar rrugën dhe e ndiqja atë person nga pas deri në anën tjetër të rrugës. Zgjuarësi! Trafiku pa semafor në fillim më befasoi, por e mbijetova.
Si ishte të jesh një japoneze në Kosovë?
Shumë burra me mjekra dhe gra të veshura me rroba të modës. Kjo ishte përshtypja ime e parë në këtë qytet. Grupe burrash duke pirë kafe, duke shëtitur në rrugë dhe duke biseduar me njëri tjetrin me zë të lartë. Gratë të veshura me ngjyra të hapura, me pantollona të ngushta, xhaketa të shkurtëra e grim të kujdesshëm. Më vonë vërejtja se kishte edhe burra pa mjekra e gra me veshje të përdishtme, por ajo ishte përshtypja ime e parë. Ndoshta ngaqë u ndjeva e pasigurtë midis këtyre njerëzve që nuk dukeshin si unë apo si babai im. Kur shkoja në ndonje restaurant, kudo, madje edhe në rrugë, grupe të njerëzve më shihnin, ndoshta ngaqë u dukesha ndryshe. Natyrisht ata nuk mund të më dallonin nëse isha japoneze apo kineze. S’ishte me rëndësi. Ndihesha pak e frikësuar të isha e vështruar në çdo moment. Pas dy javësh u mësova me këtë situatë. Ndonjëherë madje edhe e shijoja. Do të dëshiroja t’ju dukesha më e bukur se ndoshta unë isha japonezja e parë që shihnin. E kujtoj kur isha në të njëzetat dhe pata shkuar në Texas. Para disa dekadave, po ju them. Pata shkuar në restaurant. Njerëzit ishin kuriozë, në veçanti fëmijët. Një vajzë e vogël i pati thënë së ëmës diçka në gjuhën e vet dhe ajo u duk e turpëruar. Kur familja e saj po largohej vajza e vogël erdhi te unë dhe më dha një sheqerkë. Unë u lumturova. I thashë “Gracias” – e vetmja fjalë që dija në spanjisht. Oh më lini t’ju them e vetmja fjalë e imja në shqip është “Fermendele” (Faleminderit). Fjalë e mirë, apo jo?
Çka lexova së pari në Kosovë?
Na ishte njëherë një grua e moshuar që e mbante një gjarpën për djalë. Djali-gjarpër donte që të martohej me vajzën e mbretit dhe në fakt ia arrin qëllimin. Përralla “Djali gjarpër dhe vajza e mbretit” (Robert Elsie, “Albanian Folktales and Legends”) ishte pak e vështirë për mua. Në këtë përrallë, para se të rregullohej martesa, gjarpëri e dërgon gruan e moshuar/nënën e tij tek mbreti tri herë që t’ia kërkojë të bijën. Të moshuarën e godasin dhe e përzënë nga pallati duke mos ia respektuar kërkesën, përveç se në herën e fundit. Pse gjarpëri nuk shkon vetë të mbreti? Nëse mund t’i flasë së ëmës/të moshuarës ai mund t’i flasë edhe mbretit. Pasi që martohet me vajzën e mbretit, gjarpëri transformohet në një djalë të ri e të pashëm me fuqi të mbinatyrshme. Gjarpëri, mund të them, ishte një hyjni sikur Erosi në mitologjinë greke. Mirë, por edhepse ai ishte i veçantë dhe në fund i ofron të moshuarës një jetë të rehatshme, nuk m’u duk i drejtë ekspozimi i vazhdueshëm i saj ndaj rrezikut, vetëm për shkak të kërkesave të tij. Bretku-princ në përrallën e vëllezërve Grimm e gjen vetë mënyrën si t’i afrohet princeshës madje edhe me pamjen e tij prej bretku (KHM 1). Kur i mendoj përrallat japoneze në të cilat krijesat jo-njerëzore martohen me ato njerëzore, ka dallime të mëdha. Asnjëherë nuk përfshihen prindërit apo njerkët e tyre, dhe krijesat jo-njerëzore e ruajnë identitetin e tyre duke mbajtur distancë nga njerëzit dhe duke qëndruar në botën e tyre të Natyrës. Me fjalë të tjera Natyra ka dinjitet dhe sillet sipas parimeve të saj. Njerëzit mund të dashurohen në natyrën por ajo asnjëherë nuk na vardiset. Ka faltore për gjarpërin zotin-kami në Japoni. Gjarpëri zoti-kami asnjëherë nuk ëndërron të jetojë si qenie njerëzore. Këtë gjë e lexova vetëm në përrallat shqiptare këtu. Të gjitha përrallat janë të bazuara në sfondin kulturor. Do të jetë një sfidë, si edhe kënaqësi për mua që të zgjidh pyetjet dhe keqkuptimet e mia duke e njohur dhe kuptuar më tepër kulturën shqiptare.
Çka më theu më së shumti zemrën?
Me motrën N dhe kolegët e saj nga Instituti një ditë shkuam në Mitrovicë. Një orë larg nga Prishtina në një udhëtim plot pejsazhe të bukura dhe shtëpi me kulme ngjyrë portokalli. Shihja male me kurora plot borë në jug dhe fusha e kodra të gjelbëruara në lindje. Tokat bujqësore dhe ndonjë lopë aty këtu më bënë të ndihem e përmalluar për Japoninë. Për mua Mitrovica shfaqej më turistike se Prishtina. Njerëzit e veshur me më shumë ngjyra që vozisnin makina më ngadalë. E vizituam Muzeun e qytetit në Mitrovicë. Zonja kuratore na bëri një prezantim të ngjeshur të muzeut në gjuhën angleze. Nga ajo mësova se shumë gjëra ishin shkatërruar dhe shumë humbje kishin pësuar gjatë luftës dhe se ishte “dashuria e madhe” e kuratorëve për punën që po e bënin atë muze të hapur për vizitorët. Ata kishin mbledhur, pastruar dhe rregulluar vetë eksponatet e zhvendosura. E kishin lyer edhe muzeun, gjithashtu. Në fund të këtij udhëtimi nëpër muze, e pashë ekspozitën me fotografitë nga lufta të cilat i kishte bërë një fshatar në mënyrë të fshehtë. Aty pashë shtëpi të djegura dhe fytyra njerëzish të shushatura. Ishte një foto në të cilën shihej trupi i djegur i një njeriu para shtëpisë së tij të shkatërruar. Kjo gjë më theu zemrën më së shumti. Më duhet të them se nuk arrita të flej për disa ditë më pas. Shpirti i tij u prehtë në paqe, jam lutur disa herë. E kaluam edhe urën dhe u kthyem prapa në anën tjetër kosovare të qytetit të ndarë.
Kush më bëri ta dua më së shumti në Kosovë?
Ju thashë që me kohë kisha filluar të mësohem të jem e huaj në këtë qytet. Por, megjithatë njëherë më erdhi keq që isha e huaj. E vizitova një çerdhe të fëmijëve kur shkova bashkë me motrën N të merrnim nipin e saj dy-vjeçar. Ishte çerdhe e pastër dhe mësueset kishin buzëqeshje të këndshme ne fytyrë. Nipi i motrës N erdhi bashkë me mësuesen e tij në dhomën e pritjes dhe ia mori dorën halla e tij/motra N. Edhe ai ia dha dorën asaj. Pastaj, ai e pa një të huaj që po fliste me hallën dhe po i ndihmonte asaj t’ia mbante çantën e tij që kishte një vizatim bretkose. Dy sytë e bretkosës dhe dy sytë e djaloshit nuk po i ndaheshin të huajës. Ai po ndihej mirë derisa nuk arritën te makina dhe ai u vendos në karrigen e pasme. Nuk e pati të lehtë, por kishte ende shpresë. Halla e tij u ul në ulësen e vozitësit dhe çka ndodhi?! E huaja u ul në karrigen djathtas vozitësit. Ai nuk mundi të duronte më. U zhgreh në vaj. Qau e qau pa u ndalur, duke e thirrur të atin. Nuk po mund t’i besonte më as hallës së tij sepse ajo e kishte ftuar të huajën në makinën e saj. Kjo ishte shqetësuese për të. E mbulonte gojën e tij me ato duart e vogla dhe qante pa u ndalur. Madje kjo e huaja i bëri edhe foto, duke thënë se ishte shumë i ëmbël. E pafalshme! Epo, e huaja japoneze u ndje shumë keq që qe e huaj për këtë djalë kaq të dashur nga Kosova!
Çka më bëri të mendohem sa isha në Kosovë?
Një mëngjes po shëtisja përgjatë bulevardit Nënë Tereza në Prishtinë dhe gjeta një rrethojë me shënimin e dyzet e dy emrave në rrugën Fehmi Agani. Pranë emrave ishin edhe vitet e lindjes dhe të vdekjes. U ngurosa kur e pashë se të gjithë kishin vdekur më 1999. 1948-1999, 1956-1999, 1935-1999… Atëherë fillova të mendoj më në detaje për monumentet përkujtuese në qytet. Po, këtu ka disa të tilla, madje edhe në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Vërtetë u ndjeva e prekur në zemër dhe u luta për të gjithë. Kemi monumente përkujtimore edhe në Japoni. Veçanërisht nëpër fshatra gjenden monumente nga luftërat e ndryshme, por unë nuk u kam kushtuar vëmendje ndoshta nga ndjenja se luftërat kanë ndodhur në të kaluarën. Tani po mendoja për këtë gjë. E paskam pasur gabim. Babai im ishte fëmija më i vogël nga tetë vëllezërit dhe motrat e tij dhe gjashtë nga ta kishin humbur jetën në luftë, bashkë me nënën e tyre. Babi më kishte treguar si kishte vrapuar nëpër qytetin e djegur të Tokios gjatë bombardimit në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte parë shumë njerëz duke kërcyer në lumë, i cili po vlonte nga zjarri . Rrëfimet e tij m’u kthyen në kujtesë derisa po qëndroja në Prishtinë.
Fëmijët e mi nuk dijnë për përvojat egjyshit të tyre në luftë. Ne duhet të ruajmë kujtimet nga e kaluara e vështirë për gjeneratat e ardhshme, se kështu ata pastaj do të bëjnë përpjekje për të ruajtur paqen në botë. Më duhet të shtoj këtu se kjo lidhje e Kosovës me Japoninë nëpërmjet kujtimeve të luftës nuk është e kufizuar vetëm tek kujtimet tragjike. Në fakt është më pozitive. Derisa po qëndroja në Prishtinë, po e kujtoja hap pas hapi se si dëshironin njerëzit në Japoni ta rindërtonin shtetin e tyre pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore. Kishte shumë ndërtime dhe jeta po ndryshonte me të shpejtë me rritje të numrit të makinave nga viti në vit, të kompeticionit nëpër shkolla dhe kishte shumë shpresë për të ardhme më të mirë në vitet ’50 e ’60. Në Kosovë një “dashuri e madhe” si ajo e kuratorëve në muzeun e Mitrovicës e paraqiste më së miri këtë ndjenjë pozitive për përmirësim të jetës. Në të vërtetë secili ishte shumë entuziast për të më treguar çka kishin në këtë vend. Jam shumë e falënderuar.
Cila ishte gjëja e mirë në Kosovë?
“Pse keni ardhur në Kosovë?” “Çka do të bëni këtu?” ishin pyetjet më të shpeshta që më bëheshin gjatë qëndrimit tim. Njerëzit ishin shumë kureshtarë. Çdo kjo e huaj këtu? Çka pret të gjejë në vendin tonë? Interesoheshin. Tani po e dini çka gjeta: zbulime të çmuara. Po në fakt, pse unë erdha në Kosovë? Motivimin e parë ma ka dhënë motra N me rrëfimet për vendin e saj që më joshte ta vizitoja. Kështu fillova pak të interesohem për historinë e komplikuar të Ballkanit dhe kulturën e pasur shqiptare. E lexova Edward Lear-in dhe Edith Durham-in. E lexova edhe romanin How to be a Kosovan Bride [Si të bëhesh nuse Kosove] dhe u ndjeva e lehtësuar që nuk isha e vetmja. Shëtita shumë nëpër Prishtinë, bëra shëtitje vetëm nëpër qytet. Të gjitha këto ishin gjëra shumë të bukura. Më e mira ishte, në njërën anë, koha e lirë që kalova me njerëzit: miqtë e mi nga Instituti, kuratorët e muzeve dhe veçanërisht motrën N dhe familjen e saj. Nga të gjithë mësova shumë për këtë vend dhe këtë kulturë, nga rrëfimet e tyre personale, arritjet akademike dhe më së shumti bisedat e përgjithshme dhe humorin. Secili moment me të gjithë ishte i veçantë; dhe mbi të gjitha që nuk u ndjeva e huaj për ta. Faleminderit! Shpresoj se do të vij përsëri.
Për autoren:
Keiko Wells është profesoreshë e Letërsisë dhe kulturës amerikane dhe asaj krahasimtare në Universitetin Ritsumeikan në Kyoto të Japonisë. Ajo e vizitoi Prishtinën gjatë vitit të saj sabatik në maj 2019 për të realizuar një hulumtim në letërsinë gojore. Libri i saj më i shitur është Singin and Talking to Survive:
African American Songs and Tales (Tokyo: Iwanamishoten, 2014) Është nënë e një vajze dhe një djali. I pëlqejnë akulloret e Prishtinës. / KultPlus.com
Muzika e Bethovenit nuk ka më sekrete, në sajë të Big Data: për herë të parë analizat shkencore, bazuar në sasinë e madhe të të dhënave, ka mundësuar identifikimin e karakteristikave të stilit të muzikantit.
”Ky rezultat konsiderohet hapi i parë i një revolucioni të menjëhershëm në studimin e këtij arti”, sipas studimit të publikuar në revistën ”Plos One”, analiza e së cilës u krye nga Universiteti Politeknik i Lozanës (Epfl) dhe koordinohet nga Martin Rohrmeier.
“Metodat e reja moderne të bazuara në statistika dhe shkenca të të dhënave na lejojnë të analizojmë muzikën në një mënyrë të re, e cila ishte përtej mundësive të muzikologjisë tradicionale. Qëllimi ynë është të kuptojmë se si funksionon muzika”, vëren Rohrmeier.
Për të deshifruar stilin muzikor të Bethovenit, studiuesit analizuan rezultatet e 16 krijimeve të përbërë nga muzikanti gjatë jetës së tij.
“Ne kemi gjeneruar në thelb një sasi të madhe të të dhënave dixhitale, në të cilat kemi kërkuar skemat muzikore të Beethoven”, thotë Fabian Moss, autor i studimit.
Kompozimet për dy violina, një violë dhe një violonçel, përfaqësojnë mbi 8 orë muzikë dhe përmbajnë gati 30 000 akorde.
Për të identifikuar stilin e muzikantit, studiuesit analizuan akordet, si llojet e përdorura ashtu edhe mënyrën se si përsëriten ato./ atsh/ KultPlus.com
Ballkonet zgjaten jashtë si gjethe nga kulla e L’Arbre Blanc, e cila Sou Fujimoto e ka ndërtuar në Montpellier me Nicolas Laisné, Dimitri Roussel dhe OXO Architectes.
E modeluar në formën e një peme, ndërtesa e lakuar me 17 kate përmban 113 apartamente me ballkone të sheshta, së bashku me hapësirat publike të arritshme në katin e parë dhe në tarracë.
Ky plan urbanistik është projektuar nga Fujimoto, Laisné, Roussel dhe OXO Architectes për të rindërtuar bllokun e kullave. Sipas studiove struktura ndihmon ndërveprimin dhe inkurajon banorët që të arrijnë shfrytëzojnë ambjentet e jashtme. Numri i madh i ballkoneve dhe pergolave me të vërtetë promovon jetesën në natyrë dhe mundëson një lloj marrëdhënieje të re midis banorëve.
L’Arbre Blanc, që përkthehet si Pema e Bardhë, ishte dizajni fituese i konkursit të Folie Richter të këshillit të qytetit të Montpellier në vitin 2013, i cili kërkoi një “marrëzi moderne” për pasurimin e trashëgimisë arkitektonike të qytetit. Koncepti ishte aq i hollë, sa që pamja përfundimtare e L’Arbre Blanc nuk është e ndryshme me modelet e para, në aspektin e formës së saj në veçanti, por edhe hapësirave të mëdha në natyrë.
113 apartamente në kullën L’Arbre Blanc përballen me një drejtim tjetër, dhe të gjithë kanë ballkonet e tyre. Disa nga ballkone me kënd më shumë se shtatë metra, dhe banesat duplex shfaqin dy që lidhen me shkallët.
Këto hapësira të jashtëzakonshme jashtë janë dhomat e ndenjes të cilat janë të lidhura me banesat në mënyrë të tillë që të lejojnë banorët të jetojnë brenda dhe jashtë, thanë studiot dizenjuese. Ndërkohë, në majë të kullës një bar tavanë me një kopsht panoramik i lejon publikut të shijojë pikëpamjet e qytetit, së bashku me një zonë më të përbashkët private për banorët.KultPlus.com
Studenti i Kolegjit Universum Maltin Gerxhaliu do të studioj me bursë të plotë një semestër në “University of Bradford” në Angli në kuadër të BURSAVE ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum për studentë.
Maltini, është një nga 105 studentët e Kolegjit
Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në
22 shtete tē BE-së dhe Turqi. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë
6,066€.
Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në
universitetet më prestigjioze të botës. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me
Universitete duke arritur në 395 numrin e bursave për 2019/2020, pra studentët
e Kolegjit
Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë
në 78 Universitete dhe në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi
akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime
dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, profesorë nga këto
Universitete ligjërojnë në Kolegjin
Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit
në vend.
Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +383 44 144 062 ose [email protected]. / KultPlus.com
Elton John është nderuar me çmimin më të lartë civil në Francë, Legion d’Honneur. Këngëtarit iu dha çmimi nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Pallatin Elysee.
Presidenti Macron vlerësoi 72-vjeçarin si një “gjeni melodik”.
Gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit John promovoi punën e tij bamirëse.
Organizata bamirëse e këngëtarit, The Elton John Aids Foundation, ka gjeneruar më shumë se 310 mijë paund për parandalimin, edukimin dhe ndihmën për personat me HIV.
Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin të rëndësia e betejës kundër AIDS. “Si muzika, lufta kundër AIDS ka qenë pasioni im për vite të tëra”, tha John. /atsh / KultPlus.com
Gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune” rendit pesë vendet me shumicë myslimane, që nuk duhen humbur së vizituari.
Sipas kësaj gazete, Shqipëria ndodhet në pesë vendet kryesore që përbëjnë trend në në destinacionet turistike për këtë vit.
”Një sekret i jashtëzakonshëm ballkanik i ruajtur më së miri, Shqipëria ka një pafundësi atraksionesh natyrore që duket se duhet të jetë në listën e çdo blogeri udhëtimesh. Çdo gjë, që nga malet me kurora dëbore te plazhet e kristalta dhe një trashëgimi të fortë islame në zemër të kryeqytetit të saj kozmopolit”, shkruan ”The Express Tribune”.
”Por, jo vetëm kjo, pasi Shqipëria ka një histori të shquar mikpritjeje. Le të mos harrojmë faktin shqiptarët mbrojtën hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist dhe të gjithë ata arritën të mbijetonin në Shqipëri”, shton gazeta.”Riviera Shqiptare. Mendoni plazhe me rërë me ujëra blu në jeshile, rrugë të gurta dhe lule kudo. Plazhet më të mira për t’u vizituar janë Dhërmiu, Drimadhe, Vuno, Qeparo dhe qyteti bregdetar i Himarës”, përfundon gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune”./ atsh / KultPlus.com