Filmi me Uliks Fehmiun e hapë Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filmi “The Son” nga Ines Tanoviq do të jetë filmi që e hapë sivjet Festivalin e Filmit në Sarajevë.

“The Son” është një bashkëproduksion mes Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, ndërsa në rolet kryesore janë edhe Uliks Fehmiu, Dino Bajroviq, Ermin Bravo, Lazar Dragojević, Kemal Rizvanović, Enes Kozličić, Snežana Bogdanović e aktorë tjerë.

Filmi është xhiruar vitin e kaluar dhe përcjellë dramën brenda një familjeje e cila ka një djalë biologjik dhe një tjetër të adoptuar.

Ky është filmi i dytë i metrazhit të gjatë i regjisores Ines Tanoviq. Tanoviq ka lindur më 1965 në Sarajevë dhe është ndër regjisoret më me nam në Bosnje.

Festivali i Filmit në Sarajevë do të fillojë me 16 gusht. / KultPlus.com

Si është realizuar filmi “Moon”?

Dhjetë vjet pas realizimit, vijnë rrëfimet e regjisorit dhe aktorit kryesor të filmit “Moon” (Hëna) të vitit 2009 – film ky i vlerësuar me nota të larta nga publiku dhe nga kritika.

Duncan Jones, regjisor: Doja që Sam Rockwell të luante keqbërësin në filmin “Mute”, një film të cilin më vonë bëra për kompaninë Netflix. Por, ai donte të luante një djalë të klasës punëtore. Të dy ne i pëlqenim filmat e fantashkencës, ato të viteve 1970-80 – si “Silent Running”, Alian” apo “Outland”. E pëlqenim edhe ndjesinë e reales dhe tokësores në hapësirë, me ato rutinat ditore që ngjanin me punët në Tokë. Ndaj, thash: “Të shoh nëse mund të shkruaj diçka”.

E ndërtova rrëfimin rreth një njeriu që gërmon në minierën “Helium-3” në Hënë, e që e takon klonin e tij. Nathan Parker pastaj e shkroi skenarin. Baza e Hënës quhet “Sarang”, një fjalë koreane për dashurinë, meqë atë kohë isha në një lidhje të gjatë në distancë me një vajzë nga Koreja e Jugut. Frustrimi dhe ndjenja e izolimit që ndjen Sam Bell, personazhi kryesor, padyshim se ishte diçka që e zhvilloja. Gjithashtu, mendova se ka diçka interesante në mundësinë për ta takuar veten në një pikë tjetër të jetës, ta shohësh një person të pjekur në ndërveprim me një të papjekur e më emocional. Kjo sigurisht është mënyra se si kam ndryshuar unë gjatë rritjes time.

Cimeri im, Gavin Rothery, bënte art konceptual. Ai ia dha pamjen bazës së Hënës dhe Gerty-t – robotit me zë të aktorit Kevin Spacey. Teksa punonim në Londër, porositëm shumë ushqim nga restoranti “Mexicali” në Rrugën “Fulham”, sa që përfunduam duke i përdorur kutitë e tyre për racionet hapësinore të Samit. E ndërtuam bazën e Hënës si një set i plotë me 360 shkallë që ta kishim gati trupën dhe ekipin që në ditën e parë. Kjo na dha vetëbesim, edhe pse kushtonte afërsisht sa një e treta e buxhetit tonë prej pesë milionë dollarëve. Është mjaft e vështirë të bësh një film me buxhet të ulët pa u shqetësuar për: “Oh, nuk mund ta vë këtu, sepse s’kam shumë skenografi”.

Dëshironim që gjërat të dukeshin sa më reale që të jetë e mundur. Shumë dashuri dhe vëmendje u kemi kushtuar modeleve të automjeteve në miniaturë, por ato kishin nevojë për ekstra efekte vizuele, si p.sh. pluhuri të dilte nga rrotat. Pastaj ka pasur probleme te ndërveprimi mes dy Sam-ve.

Në ditët e sotme, ky lloj i performancës së shumëfishtë, të arritur me CGI, është mjaft i lehtë, por ishte shumë më i vështirë dikur. I kemi zgjedhur skenat që japin pamjet më mbresëlënëse të dy kloneve që publiku të mos ndihej i mashtruar. Për skenën e luftës, Sam luftoi me një kaskader i cili kishte vënë një çorape të gjelbër në kokë e të cilën e ndryshuam në mënyrë digjitale më vonë.

Nuk mendoj se “Moon” ishte negativ në lidhje me teknologjinë, por nuk ishte as pozitiv. Tash për tash kam më shumë etje për teknologjinë shpresëdhënëse, sepse vërtetë kemi nevojë për të. Si e nxjerr njerëzimi veten nga kjo telashe? A mund ta shohim me ngazëllim të ardhmen? “Moon” u realizua 10 vjet më parë dhe është e habitshme se sa shumë bota ka ndryshuar.

Sam Rockwell, aktor: Ka prirje te çdo aktor që ta kontrollojë çdo skenë, kështu që kur je duke i luajtur të dy rolet e ke prapë këtë ndjesi. Por, “Moon” ishte gjë e tmerrshme: sigurisht, një tronditje. Për të dalluar klonet, nisa të improvizoja me mikun tim aktor, Yul Vazquez, dhe Duncan na filmonte. I dëgjoja komentarët në DVD që aktori Jeremy Irons i bënte për filmin “Dead Ringers” ku luante binjakët, e ku fliste për energjitë e kundërta. Kjo është ajo që bëmë: një gjë alfa/beta. Një klon kishte qenë atje i vetëm për tre vjet, kështu që ishte pak si një Robinson Crusoe, pak si i shkarë. Tjetri ishte plot me testosterone.

Duncan i inkorporoi të gjitha këto në skenar, por ishte i shqetësuar nëse audienca nuk do ta dinte se kush është kush. Kishim një bisedë të gjatë në lidhje me përdorimin e një paruke, gjë që nuk ishte e mirë. Thashë: “Nuk mendoj se duhet ta bëjmë këtë”. Kjo nuk do të funksiononte gjatë tërë filmit. I detyrova për të përdorur veshje dhe kozmetikë për t’i dalluar. Bëmë rroba të rehatshme dhe grim të duhur për njërin klon, e rroba të lehta për tjetrin. Kemi përdorur rekuizita, si syze leximi dhe kapele, dhe vodhëm kollën – e personazhit Ratso Rizzo, nga filmi “Midnight Cowboy” – për klonin e sëmurë.

Shumë kohë kam luajtur përballë një topi tenisi në një këmbalec, ose përball aktorit Robin Chalk që dukej si unë nga mbrapa. Shkoja për ndërrim grimi dhe rrobash dy ose tri herë në ditë – sepse përpiqeshim të kompletonim skena të tëra. Ishte përvojë e vështirë. Kishte një grevë të skenaristëve, kështu që ishim vetëm në studion “Shepperton”. Isha si murg në atë kohë, duke shkuar në palestër dhe duke ngrënë pulë, duke mbështjell cigare dhe duke pirë kafe.

Është një hap i madh në karrierën time, meqë është cilësuar si film jashtë shablloneve. Ka ndihmuar në ringjalljen e fantashkencës intelektuale, siç janë filmat “Disctrict 9” dhe “Ex Machina”. Kush e dinte se filmi do ta ketë këtë jetë?

https://youtu.be/lrX3G-iwTXo

‘Si ndodh pra që një këngëtare lokale e cila zbulon lëkurën shkakton panik moral sot?’

Shqiptar Oseku / Facebook

Trupi i njeriut nuk ka shkaktuar gjithmonë neuroza e panik moral kështu si sot. Në qytetërimet e larta të antikës, tambli i të cilave na rrit edhe sot, trupi i njeriut trajtohej ashtu sic është, pra si dicka normale.

Dëfrimet publike, por edhe arti e filozofia, ishin arena ku trupi i njeriut jo vetëm pranohej, por edhe adhurohej, si simbol i përsosmërisë.

Trupi i burrit, por edhe i gruas, trajtohej pozitivisht madje edhe nga klerikët e kohës. Athina, Diana, Venera, Zeusi etj, të gjithë këto deitete që veneroheshin dikur kishin manifestime trupore antropocentrike, pra të ngjashme me natyrën e njeriut.

Si ndodh pra që një këngëtare lokale e cila zbulon lëkurën shkakton panik moral sot, në shekullin e fizikës kuantike, kur 2500 vjet më parë as s’do të vërehej?!

Përgjigjja quhet feja abrahamike. Qytetërimet e larta të antikës që shtriheshin në trojet e Europës, Azisë, e Afrikës mesdhetare ranë, për arsye të komplikuara që janë jashtë harkut të këtij postimi. Në gërmadhat e tyre mbiu një fe eskapiste e apokaliptike, e cila i shkonte mirë epokës së shkatërrimit të qytetërimit, duke ftuar njerëzit t’ia kthejnë shpinën kësaj bote.

Kulti i kësaj feje të re është një deitet i ri cnjerëzor, tiranik, kërcënues, e mallkues, që quan njerëzit jo të përsosur po mëkatarë inferiore. Kjo fe e re gjithcka njerëzore e quan ”mishtore” dhe të turpshme, gjoja në luftë me ”shpirtëroren” e padukshme. Gjithcka ”mishtore” është e predestinuar të shkatërrohet njësoj si Roma, thotë feja e re, e cila predikon se trupi ”mishtor” i njeriut është mëkatar dhe prandaj i turpshëm, e duhet të fshehet, të mbulohet, të struket.

Klerikët dhe ndjekësit e kësaj feje të re apokaliptike prishin akademi të lashta ku filosofë mëkatarë ngrenin zërin kundër Zotit, thyjnë shtatore që shfaqin trupin e njeriut, e ndjekin me fanatizëm inonoklast cdo shpërfaqje të trupit njerëzor. Shumë syresh biles tredhen me vetëdëshirë, për ta shkulur ”mishtoren” e njerëzoren nga vetvetja; bashkëfetarët e tyre këta fanatikë i quajnë ”shenjtorë”.

Ky sulm mbi ”mishin” dhe trupin e njeriut godet sidomos gruan, të cilën kjo fe e redukton më keq se skllevërit e antikës. Skllevërit mund të liroheshin e të fitonin të drejta qytetare, disa syresh ishin bërë perandorë. Por në fenë e re, gruaja quhej fajtore për dëbimin nga parajsa. Atë faj do ta ndiente cdo grua, në cdo shtresë sociale, pa asnjë shpresë shpëtimi.

Gruaja në fenë e re bëhet tabu par exellance, mishërim i cdo mëkati e turpi. Mendja e saj quhet djallëzore, trupi i saj mbulohet dyfish, funksionet normale trupore të gruas demonizohen, indet e saj — gjaku i menstruacioneve, indi më steril e i pastër që prodhon trupi i njeriut, me efekt antiseptik — quhen pisllëk. Personi i gruas fshehet prapa muresh dhe bëhet i padukshëm.

Jahve, Hyu, Allahu, ky deitet është transformuar e rikrijuar disa herë nga klerikë e ndjekës të fesë apokaliptike. Këta grinden shpesh mes veti, biles edhe luftojnë. Por kanë shumëcka që i bashkon, ta zëmë fakti se asnjë profet a klerik i tyre nuk arrin kurrë atë nivel intelektual që kishin mendimtarët e antikës; biles disa prej klerikëve e profetëve të fesë së re janë analfabetë, e krenohen me këtë, pse mendojnë se mendja e papërdorur i ruan nga korruptimi moral. Një tjetër element i përbashkët është urrejtja e përbuzje për ”mishtoren”, trupin e njeriut, e gjithcka që feston këtë dynja. Sidomos urrejtja e përbuzje për trupin e gruas.

Kur disa sot hedhin mynxay mbi një grua që prish tabu moraliste e zbulon lëkurën, ata nuk janë vetëm. Bashke me ta ulërijnë edhe brezni të tëra analfabetësh, stërgjyshër e katragjyshër. Ulërijnë masat që më 1530 kërkonin vrasjen e një djali të ri me emrin Michelangelo që kish pikturuar figura nudo në tavanin e kapelës Sistine në Romë. Ulërijnë klerikë e profetë që vrasin filosofen e fundit te antikes, Hypatian, e djegin biblioteken ne Aleksandri ku vepronte ajo.

Tragjikja në këtę mes eshte se mungesa e dijes i ben uleritesit dhe përhapësit e panikut moral të mendojnë se mendimet e tyre janë të vetat, unike e origjinale. Se ata janë në anën e duhur, se janë rojtarë vlerash, mbrojtës fëmijësh, e roje të popullit. Ndërsa nuk kuptojnë, se nuk u ka shpjeguar askush, se mendimet e tyre janë menduar e paketuar nga tjerë para tyre, e s’kanë asgjë origjinale, as morale, as me vlerë.

Të vdekurit janë më të fuqishëm se të gjallët, shkruan një filozof. Traditat, fetë, shprehitë që gjindja i quajnë të natyrshme e të vetëkuptueshme janë sajuar nga pararendës historikë. Nga vdektarë të mangët, të cilët janë munduar të sajojnë njëfarë rendi e kuptimi në kaosin e epokës së vet, me ato vegla të cakërruara e të trasha që kanë patur në dispozicion.

Është për të ardhur keq që kemi mbetur nję brezni injorantësh, e nuk dimë të kontestojmë ndjenjat e mendimet tona. Dhe është e frikshme që kjo injorancë na bën të rrezikshëm kundër gjysmës së popullsisë, grave, nëse këto sillen jashtë kornizave të kontrollit tonë.

Numri i madh i turistëve dhe mungesa e restaurimit kërcënojnë Butrintin

Një  nder ekspertët e njohur Auron Tare propozon  reduktim të  turistëve në  Butrint, pasi mbipopullimi dhe mungesa e restaurimit po rrezikon dëmtimin e këtij monumenti shumë  të  rëndësishëm për kulturën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Arena,”  Tare tha se Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Duke theksuar se mbipopullimi dhe mungesa e restaurimit po rrezikon dëmtimin e këtij momenti tepër të rëndësishëm për kulturën shqiptare, ai propozoi një metodë bashkëkohore të ruajtjes së objekteve, e cila është reduktimi i vizitorëve në rrënojat e qytetit antik.

Auron Tare tha: “Butrinti sot ka një problem tjetër. Ka vërshim të jashtëzakonshëm njerëzish. Nuk është më ajo magjia që ti shkoje dikur. Ti ke autobusë, autobusë, që nuk ke ku parkon më. Ka humbur magjia. Përvec humbjes së magjisë, që është pjesë e turizmit, është impakti në monument. Kur nuk ka restaurime për një kohë të gjatë. Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Këto lloj vendesh kanë thënë ju lutem si mund ta pakësojmë turizmin.

Dikur kemi bërë një plan menaxhimi si të rrisnim turizmin në Butrint, unë sot kam thënë dhe publikisht si të reduktojmë numrin e shkuarjes sepse kërcënohet monumenti, Teatri. Ka modele në botë. Vetë Saranda ka 102 monumente të kategorisë së parë por  nuk i njeh njeri. Nuk ka një shprëndarje të njerëzve dhe të gjithë shkojnë në Butrint. Një shembull. Ke shumë muaj që shkarravitin, s’ka restaurim për teatrin e Butrintit.”

‘Diçka që më ngacmon, diçka që më pushton, diçka që nuk arrij, diçka që vjen nga ti’

Një prej këngëve më të mira të Grupit Kthjellu, është bashkëpunimi me Alban Skenderajn.

Pjesëmarrëse në Top Fest në Shqipëri dhe fituese e festivalit, kënga ‘Diçka’ ka më shumë se dhjetë vite që është realizuar dhe ende dëgjohet edhe sot.

Një prej komenteve mbi këngën e thotë më mirë realitetin – ‘E dashuroja këtë këngë dhe akoma e dashuroj, është këngë si vera, aq më e vjetër aq më e mirë’.

Kënga ka një tekst fantastik dhe një melodi e cila ka marrë zemrën e shumë shqiptarëve. Po e sjellim sot këngën fituese të Top Fest 3, në vitin 2006.

Nënshkruhet marrëveshja mes opozitës e artistëve për Teatrin Kombëtar

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e bashkuar kanë nënshkruar sot një marrëveshje që synon mbrojtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe opozitarët kanë rënë dakord të mos lejojnë zbatimin e projektit të përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e një Teatri të Ri, njofton NOA.

Para protestuesve brenda sallës së Teatrit Kombëtar, teksa është lexuar teksti i marrëveshjes mes palëve, zotimi është ruajtja e gjithë kompleksit me dy godinat, Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.

Kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbrojtje të ndërtesës dhe të pronës publike.

PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit Skënderbe, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

Josef Kote, artisti shqiptar që mahnit publikun amerikan me pikturat shumëngjyrëshe

Jeta Zymberi

Artisti shqiptar Josef Kote është një ndër emrat më të shquar të artit në Amerikë, por ai gjithçka e nisi nga qyteti i Vlorës ku vazhdoi tutje udhëtimin e gjatë të eksplorimit, eksperimentimit dhe emocioneve artistike. Si fëmijë ai kishte dy pasione; pikturën dhe muzikën, natyrisht piktura ishte pasioni i tij më i fortë që më pas ju dedikua tërësisht, shkruan KultPlus.

“Fillimisht konkurrova në Vlorë, dhe më pas në Tiranë që të studioja në Liceun Artistik, Jordan Misja. I fitova të dyja konkurset dhe në moshën 14- vjeçare u largova nga shtëpia e prindërve të filloja rrugën time si artist”, nis të tregojë Kote për KultPlus.

“Mbas liceut, konkurrova përsëri dhe vazhdova studimet për katër vjet të tjera në Akademinë e Arteve. U diplomova për pikturë dhe skenografi. Në vitin e fundit të Akademisë punova në Kinostudion Shqiptare, dhe realizova një film të shkurtër vizatimor ‘’Lisi’’. Mbas shkollës, u emërova si skenograf në teatrin e Vlorës ku punova për një periudhë relativisht të shkurtër mbasi u largova në Greqi të vazhdoja karrierën si artist”.

Ka pothuajse tri dekada që është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Amerikë. Udhëtimet nga zhvendosjet nga Greqia në Toronto, dhe më në fund në New York, kanë pasur një impakt të madh në krijimtarinë e tij artistike. “Rrugë e gjatë… gjithmonë në kërkim dhe eksperimentim që të gjeja veten time kudo që shkova”, thotë Kote.

New York është një nga qendrat më të rëndësishme në botë përsa i përket artit, me mijëra artistë nga gjithë bota shkojnë vazhdimisht në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre dhe si i tillë, është shumë e lehte të humbasësh nëse nuk je i veçantë. Por, Kote falë talentit dhe veçantisë së tij në punime arriti ta kalonte këtë pjesë pa problem.

“Gjatë periudhës që jetova dhe punova në Toronto, krijova një koleksion të madh pikturash dhe mund të them se ajo ishte faza paraprake që më përgatiti për në New York. Pra isha i ndërgjegjshëm që duhet të tregoja individualitet të veçantë në pikturë në mënyrë që të futesha në tregun e artit amerikan dhe menjëherë fillova punën për prezantimin e parë.”

Ekspozita e parë që e realizoi në New York, ishte momenti më vendimtar për karrierën e tij sepse aty mori kritika të mira nga ana profesionale.

“Nga aty, ndryshova natyrën e punës që bëja më parë dhe më në fund fillova të krijoja atë që kisha eksperimentuar për kohë të gjatë. Ky ndryshim ishte i domosdoshëm për mua që të mund të shpërtheja ndjenjat që kisha brenda vetes dhe që më kishin munduar për kohë të gjatë. Ekspozita ishte tepër e suksesshme. Shumë shpejtë mbas kësaj ekspozite, galeritë dhe publiku amerikan vlerësuan artin tim dhe më kanë mbështetur në një mënyrë të mrekullueshme.”

I pyetur nga KultPlus se si e definon artin e tij, Kote thotë se nuk dëshiron ta përkufizojë se çfarë lloj artisti është. Ai thotë se çdo artist bën artin që i përshtatet temperamentit të tij.

“Në shkollë u trajnova si akademik, por mund të them se qysh në vitet e shkollës kam pasur tendenca abstraksioniste. Realizmi nuk ishte një opsion për natyrën time; thjeshtë nuk më krijonte emocione të forta të cilat të më mbanin për periudhë të gjatë. Realizmi më përkufizonte të shprehja në mënyrë ekspresive ndjenjat e mia. Nuk dua të keqkuptohem, kam admirim të madh për piktorët që punojnë në mënyrë hyperealiste; sepse duhet të kesh mjeshtëri dhe durim të krijosh por arti është tepër personal dhe mendoj se çdo artist bën artin që i përshtatet temperamentit të tij.”

Duke qenë se ka ushtruar profesionin e pikturës për më shumë se 30- vite, në krijimtarinë e tij kanë ndodhur transformime të ndryshme të cilat kanë qenë të lidhura me vendin ku ka jetuar, me eksperienca dhe horizonte të ndryshme.

“Gjatë gjithë kohës, brenda vetes kam pasur shqetësim artistik të krijoja diçka që të më mbushte plotësisht, diçka që të ishte e imja; të krijoja një stil që të reflektonte personalitetin dhe ndjenjat e mia. Në mënyrë tepër organike dhe graduale fillova të inkorporoja brenda realizmit abstrakten duke ndjekur vizionin dhe ndjenjat e mia. Në këtë fazë të karrierës time e ndiej se kam arritur të kem individualitetin tim duke krijuar punë të cilat kanë balancë të mirë të realizmit me elemente abstrakte. Për mua si artist është e rëndësishme të mbajë realiste vetëm atë pjesë që më intereson duke e shkatërruar pjesën tjetër.”

Abstraktja ia jep lirinë të luaj me ngjyrat, format dhe materialin që përdorë duke thyer rregullat e realizmit në një lloj mënyre. Sipas artistit, është një balancë shumë sensitive, duhet të dish çfarë të lësh dhe çfarë të mbash që kompozimi të qëndrojë.

Për të arritur në pikën ku sot është, natyrisht nuk ka qenë e lehtë, ka punuar me mijëra orë duke eksperimentuar, një dedikim i plotë që të mund të krijonte stilin dhe teknikën që sot ka e të cilat vazhdojnë të evoluojnë në mënyrë tepër organike.

Pikturat e Josefit të rrëmbejnë qysh në shikim të parë e të fusin në një ëndërr të bukur. Por, i gjithë ky art buron nga shpirti i madh i artistit që mbushet çdo ditë plot inspirim nga bota që e rrethon.

“Puna ime është shprehje vizuale e vetës time, kush jam unë dhe çfarë unë mendoj për botën rreth meje e cila është burimi nga unë marrë emocionet që më pas i transferoj në pikturë. Ka kaq shumë gjëra në botë që më zgjojnë interes – natyra, arkitektura, njerëzit, muzika…”

Së sa ka ndikuar jeta e tij në Shqipëri për formimin artistik, Kote thotë se pikërisht ajo periudhë e ka formuar për artistin që është sot.

“Mendoj se katër vitet e para të liceut (periudhë në të cilën unë isha adoleshent) më ndihmuan të formohesha me një disiplinë akademike dhe të rritesha në një ambient mjaft konkurrues. Megjithëse isha i talentuar dhe kisha një dedikim të plotë në pikturë, mendoj se ato 8 vite studime më dhanë bazat për artistin që jam sot.”

Arti i Josef Kotës është përqafuar nga entuziastë të artit në gjithë botën. Koleksionistë dhe entuziastë të arriti e mbështesin gjatë gjithë kohës artistin shqiptar dhe gjejnë kënaqësi në atë se çfarë ai krijon dhe kjo padyshim që e frymëzon të krijojë punë gjithnjë e më të mira.

Josef, tashmë është edhe autor i shumë ekspozitave. Në Amerikë ka disa galeri që ekspozojnë punët e tij gjatë gjithë vitit. Zakonisht ai punon për 3- 4 ekspozita personale në vit.

“Është një punë tepër intensive, por siç thashë edhe më lartë, piktura është frymëmarrja ime dhe më jep satisfaksione të mëdha shpirtërore. Jam gjithmonë në kërkim se çfarë do të krijoj nga ekspozita në ekspozitë. Mendoj se rruga e artit në një lloj mënyre është një konkurs pambarim që kërkon dedikim dhe sakrificë.”

Artisti shqiptar tash është në përgatitje të dy ekspozitave personale. Më datë 8 gusht një e tillë do të prezantohet në New Jersey. “Kam punuar intensivisht për këtë ekspozitë të krijoja një koleksion pikturash me tematikë detin dhe art figurativ. Duke punuar për ekspozitën e quajtur ‘’Leeting Go’’ isha në një moment që doja të krijoja punë që transmetonin qetësi, paqe, dhe besoj se arrita të realizojë atë çfarë kërkova.”

Por, menjëherë pas këtij prezantimi, Koten e prej një tjetër ekspozitë. Në shtator ai hapë një të tillë në Atlanta për të cilën gjithashtu është duke punuar.

I pyetur nga ne, nëse një ekspozitë të tillë mendon ta hapë edhe në Shqipëri, ai përgjigjet: Pa dyshim, dëshiroj të bëjë një ekspozitë atje në mënyrë që edhe publiku shqiptar të ketë mundësi të shikojë punimet e mia dhe unë të kem mundësi të shikojë reagimin e tyre.”

Kote beson se për çdo artist suksesi më i madh është atëherë kur publiku dallon veprat e tij midis mijëra pikturave që qarkullojnë sot në internet, media sociale etj.

“Në rastin tim, mendoj se kjo ka qenë një arritje e madhe për mua. Përsa i përket vazhdimësisë time artistike – do vazhdojë të pikturojë dhe të eksperimentojë. Amullia është gjëja që më shqetëson si artist, atëherë dhe vetëm atëherë është vdekja e artistit nga pikëpamja artistike dhe shpirtërore (mendimi im)  prandaj gjithmonë jam në fazë eksperimentimi sepse dua të befasoj vetën, pastaj publikun”, thotë Kote duke përmbyllur kështu intervistën me KultPlus.

E ardhmja e ndritshme e artit të Kotes pritet të prekë dhe shumë e shumë vende të tjera të botës, por urojmë të vijë për një natë në vendin ku gjithçka nisi e të përqafohet me publikun shqiptar të cilët e presin me padurim botën shumëngjyrëshe të Kotes. / KultPlus.com

Nesër në një vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, mbahet Akademi Përkujtimore

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, organizojnë nesër Akademi Përkujtimore për veprimtarin Adem Demaçi.

Me datën 26 korrik bëhet një vit nga vdekja e Adem Demaçit, dhe me fillim nga ora 12 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të mbahet kjo Akademi Përkujtimore.

Nga folësit pjesëmarrës do të paraqiten fragmente të jetës, veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij letrare, si dhe do të ketë mendime e vlerësime për figurën e Demaçit. /KultPlus.com

“Ringjallet” Heminguej në një bar të Floridës

Ernest Heminguej rikthehet në qytetin e tij Key West, jo në një, por dhjetëra versione.

Burra me mjekër të bardhë, bluza të trasha e veshje peshkatari mbushën një bar të qytetit ishull të Floridës, duke garuar në konkursin e përvitshëm të sozisë së Heminguejit.

135 burra nga e gjithë bota përballen për titullin në Slopy Joes Bar, një ambient i frekuentuar shpesh nga shkrimtari i famshëm në vitet e fundit të jetës.

Konkursi është kthyer në një atraksion në Key West. Ai nis të enjten dhe mbyllet ditën e shtunë me kurorëzimin e fituesit, njeriut që më shumë i ngjason gjigantit të letërsisë amerikane.

Këtë vit, festivali i ditëve të Heminguejit përkoi me 120-vjetorin e lindjes së tij, në 21 korrik. /KultPlus.com

“Mik festival” ndez Korçën, 6 net koncerte nga artistë vendas

“Mik Festival” ngriti siparin në qytetin e Korçës, për të dytin vit radhazi.

Nën tingujt e muzikës klasike, nata e parë e festivalit ndërkombëtar iu kushtua motrave Zengo, piktoret e para femra ne Shqipëri me origjine nga fshati Dardhë i Korçës.

Për Inva Mulën, ideatoren e këtij festivali, qëllimi i koncertit është përqafimi i kulturës, muzikës, artit dhe njohjes së figurave që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj fushe.

Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tha se evente të tilla janë një vlerë e shtuar ne kulmin e sezonit turistik e po ashtu ato e kthejnë qytetin në një pike referimi per kulturën.

Festivali i muzikës internacionale do të zgjasë 6 nete me praninë e artistëve vendas. Artdashësit do të gjejnë mbrëmjeve që nga muzika klasike e deri tek krijimet më bashkëkohore. / KultPlus.com

Një jetë mes famës dhe borxheve

Balzaku (Honore de Balzac, 1799-1850) është shkrimtari i famshëm francez i cili me romanet dhe tregimet e tij – sidomos ato në opusin e “Komedisë njerëzore” (La Comédie humainë) ku përshkruan shoqërinë franceze të periudhës post-napoleonike – pati ndikim të madh në të gjithë literaturën botërore.

Te “Komedia njerëzore” ku janë 91 vepra të përfunduara dhe 46 të papërfunduara (në mesin e të cilëve disa veç si tituj), Balzaku i pari në botë përdori “mekanizmin” e kthimit të personazheve të njëjta në vepra të ndryshme – në mjedise të ndryshme shoqërore dhe tema e perspektiva tjera. Prandaj, njihet si babai i realizmit në letërsinë evropiane, sepse personazhet e tij janë aq të zhvilluara dhe komplekse saqë edhe detajet anësore janë reale – pra “njerëzore”.

Para se të bëhej i famshëm, shpesh me pseudonime shkroi novela koti që të mbijetonte, e që i shërbenin si ushtrime për të ndërtuar rutinën ditore pa të cilën nuk do të shkruhej “Komedia njerëzore”. Por, edhe më vonë, kur shkruante kryeveprat e letërsisë franceze, kishte probleme me para dhe mendonte biznese të çuditshme (për shembull, kah fundi i jetës donte të blinte tetë mijë hektarë pyje në Ukrainë e të sillte drurin në Francë). Por, që të gjitha dështonin, ndaj ishte përherë në borxhe (më 1828 gjyshes ia kishte 50 mijë franga borxh e për të tjerët kush nuk mund ta dijë).

Pra, çdo frang ishte i rëndësishëm për të, për çka kjo anekdotë ka rëndësi. Dikur, në fund të viteve ’20 apo në fillim të viteve ’30 të shekullit XIX, kur po ia shtronte vetes rrugën kah kulmi i letërsisë botërore, thuhet se dorëshkrimin e një prej romaneve të tij ia ofrua një shtëpie botuese që gjoja quhej “Zana e fundit”. Botuesi ishte i kënaqur, ndaj vendosi t’ia ofrojë shkrimtarit të ri tremijë franga. E kërkoi adresën, por kur merr vesh se jetonte në periferi, tha se dymijë franga mjaftojnë. Kur hyri në ndërtesën ku Balzaku jetonte, kuptoi se ai mund të kursente ende para e se njëmijë franga janë ofertë e duhur. Ndërkaq, kur arriti në katin e gjashtë, shuma bie aq shumë saqë kur troket në derë thotë: “Z. Balzak, këtu janë treqind franga për romanin tuaj”. Balzaku, duke mos ditur se sa donte t’i ofronte në fillim, e pranoi ofertën pa u shtyrë.

Balzaku për një kohë të shkurtë ka shkruar vepra të mëdha (vdiq në moshën 51-vjeçare). Por, si punonte ai? Në ora pesë ose gjashtë pasdite hante një vakt të lehtë dhe do të shtrihej për të fjetur. Zgjohej rreth mesnatës, priste të “vinte në vete”, e do të shkruante mes orës një dhe tetë të mëngjesit, e ndonjëherë edhe 15 orë pa u ndalë (një herë ka thënë se ka punuar 48 orë me vetëm tri orë pushim), me normën që i bie tridhjetë fjalë për minutë (sipas teknologjisë së sotme). Gjatë kësaj kohe, pinte litra të tëra të kafesë së hidhur të zezë. Balzaku për momentin kur pi kafen thënë: “Idetë lëvizin si batalionet e Ushtrisë së Madhe (Ushtria e Napoleonit) në betejë. Gjërat që mbahen mend vijnë në galop, me flamujt që valëviten në erë. Kalorësia e lehtë bën sulm madhështor, artileria e logjikës godet me municion, zgjuarsia hedh shtiza si shigjetarët e klasës së parë. Dheu hidhet, letra është e mbuluar me ngjyrë, sepse lufta fillon dhe përfundon me një pishtar të ujit të zi, si një betejë me barut”. /Telegrafi/KulPlus.com

Rajmonda Bulku: Teatri Kombëtar duhet shembur, kushte mizerabël

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Rajmonda Bulku reagoi sot lidhur me protestën e një grupi artistësh të mbështetur nga opozita për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë”, shprehet Bulku.

Ndërsa shpërndau postimin e aktores së njohur, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar”.

“Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike”, tha Rama. /KultPlus.com

Mbretëresha Geraldinë: Dje e admirova Shqipërinë, sot e dua atë, nesër shpresoj t’i shërbej asaj

Nga Aurenc Bebja

“Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 shkurtit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me mbretëreshën Geraldinë dhe përshtypjen e saj për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbrëmje e shkëlqyer në Tiranë në nder të fejuarës së mbretit Zog

Londër, 5 shkurt (dep. P. P.)

Një mesazh i Reuter-it nga Tirana njofton se mbrëmë u mbajt një darkë e shkëlqyer në Pallatin Mbretëror në nder të konteshës Geraldinë Apponyi, të fejuarës së mbretit Zog.

Të gjithë anëtarët e familjeve më të vjetra shqiptare, që ishin ftuar në këtë pritje, u prezantuan me mbretëreshën e ardhshme.

E intervistuar sot mbi përshtypjet e saj, kontesha Geraldinë tha :

– Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj.

 https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1938-mbreteresha-geraldine-dje-e-admirova-shqiperine-sot-e-dua-ate-neser-shpresoj-qe-t-i-sherbej-asaj/. KultPlus.com

Riprodhimet e veprave të Leonardos, shfaqen në Tiranë

“Leonardo Opera Omnia” quhet ekspozita shëtitëse, me rastin e 500-vjetorit të mjeshtrit italian. Ekspozita me ndodhet edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku shfaqen 17 riprodhime të cilësisë së lartë të veprave të Leonardo da Vincit.

“Të gjitha janë digjitalizuar me një rezolucion shumë të lartë. Janë ndriçuar me një sistem teknologjik që zëvendëson absolutisht bukurinë e jashtëzakonshme të veprave të Leonardos”, shprehet Alessandra Bertini Malgarini, drejtore e Institutit italian të Kulturës.

“Xhokonda”, “Virgjëresha e Shkëmbinjve”, “Gruaja me fëmijë” apo “Darka e Fundit”… Për organizatorët veprat e tij janë të një vlere të lartë edukative, prandaj ato duhen parë nga sa më shumë njerëz.

“Për shembull ‘Darka e Fundit’, për t’u parë në Milano ka radhë të gjatë. Pastaj duhet të rrish vetëm pak minuta, sepse mund të dëmtohet. Këtu në fakt e kemi me përmasa origjinale. Mund të afrohemi. Mund të shohim me saktësi të gjitha detajet”, sqaron Malgarini.

Këto vepra janë shpërndarë në Afrikë, Poloni, do të shkojnë më pas në Algjeri etj. Ndërsa, për publikun shqiptar do të qëndrojnë deri më 10 gusht. /KultPlus.com

Shuhet aktori David Hedison, që luajti në dy filma për James Bondin

Aktori amerikan David Hedison, i njohur për rolin e tij në dy filma për James Bondin, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Ai u shfaq në vitin 1973 në filmin me titull “Live and Let Die”, në rolin e Felix Leiter.

Hedison pastaj u kthye 16 vjet më vonë edhe në një vazhdim të titulluar “Licence to Kill”. Ndërkohë, punoi edhe në projekte të tjera.

Ai është gjithashtu i njohur për rolin e tij në filmin fantashkencor “The Fly” nga viti 1958, serinë “Voyage to the Bottom of the Sea” dhe filmat “The Colboy”, “The Love Boat”, “The Fall Guy” dhe “Dinasty” , shkruan KOHA DItore.

Hedison do të mbahet mend si një person shumë pozitiv dhe optimist, i cili shpesh dinte të thoshte se filmat në të cilat ai është shfaqur ishin kryesisht “fotografi që kurrë më nuk dëshiron t’i shohë”.

Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajzat e tij Alexandra dhe Serena.

“Babai ynë solli kënaqësi dhe humor kudo që shkoi dhe vdiq me stil të madh”, thanë ato. /KultPlus.com

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?
Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :
“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.
Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.
Botën mbarë në zi do ta mbështillte. – Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimunGjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.
E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia eTurkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.
Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.
E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!
Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.
Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :
a) barbarë,
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun…
Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, – e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; – po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?

Kongresi i Versajës më 1919
Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar. Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.
Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë : Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”… Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen – fyerjen e parë.)
Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut – vendetta – nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, – sikurse njimend asht e vërtetetë! – se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, – thonë ata, – prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.
Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, – sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, – e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.
E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?
Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë. Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.
U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj… E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.
E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.
Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.
Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë
a) për nji pamvarësi politike;
b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut. – Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.
Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.
Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.
Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: “Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “
Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare. Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.
Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri – e në ç’mënyrë mandej! – me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.
Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.
Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci – asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”
Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.
Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri ? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit ? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë… Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!” /KultPlus.com

Regjistrohet ngrohja më e shpejtë globale në 2000 vitet e fundit

Gjatë 2000 viteve të fundit, temperaturat botërore nuk ishin rritur kurrë kaq shpejtë sa tani, sipas të dhënave të publikuara sot që, sipas ekspertëve, do të heqin të gjitha dyshimet tek skeptikët ndaj ngrohjes globale.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Evropës po përballet me serinë e radhës të të nxehtit ekstrem në një muaj, dy studime të ndryshme analizojnë 2000 vite të tendencave të historisë klimatike të fundit të planetit tonë.

Studiuesit kanë përdorur të dhëna e temperaturave të mbledhura nga rreth 700 tregues, që nga unazat e pemëve, të tubave të akullit, të sedimentet e liqeneve, nga koralet deri tek termometrat modern.

Përfundimet e tyre janë të qarta dhe në asnjë çast që prej fillimit të epokës sonë, temperaturat nuk janë rritur kaq shpejt dhe kaq rregullisht sa në fund të shekullit XX. Kur pas luftës, prodhimi dhe konsumi arritën nivele të paprecedenta.

“Ky rezultat thekson karakterin e jashtëzakonshëm të ndryshimit klimatik aktual”, shpjegon Raphael Neukom i Universitetit të Bernës në Zvicër, bashkautor i studimit.

Këto studime pritet që t’i japin fund dyshimeve të skeptikëve ndaj ndryshimit klimatik që pretendojnë se ngrohja globale që po vëzhgohet aktualisht është pjesë e një cikli natyror, thekson Mark Maslin i “University College London”. /KultPlus.com

Kafeneja “Dante” me histori 104-vjeçare, shpallet më e mira në botë

Kjo kafene është hapur në lagjen Greenwich në vitin 1915, në një ndërtesë të frekuentuar nga emigrantët italianë që banonin në lagje.

Kafeneja historike u rihap në vitin 2015 nga pronarët aktual, australianët Linden Pride dhe Natalie Hudson.

Vetëm disa vjet pas rilindjes së saj, “Dante” ka arritur përsosmëri në një shkallë globale. Vjeshtën e kaluar kafeneja “Dante” është emëruar e 9-ta në listën e 50 World’s Best Bars.

Ndërsa në fundjavë u emërua nga Tales of the Cocktail Foundation si lokali më i mirë në botë dhe bar-restoranti më i mirë në Amerikë në 2019 Spirited Awards, që u mbajt në New Orleans.

“Dante” është e hapur gjithë ditën dhe në orët e vona të natës, dhe pothuajse gjithmonë është e mbushur. /KultPlus.com

Jeta e përditshme në qytetin e Pejës, viti 1951

Këto fotografi e tregojnë bukurinë e Pejës dhe qytetarëve të saj në vitin 1951.

Një kohë tjetër dhe realitet ndryshe për pejanët, fotografitë prezantojnë në rezolucion më të mirë pamjen e Pejës dhe përditshmërinë e qytetarëve atje, në kohën e Jugosllavisë.

Peja gjithmonë ka qenë e njohur për malet dhe për tregun e saj të larmishëm me produkte ushqimore, siç dëshmojnë edhe këto fotografi.

Panairi i Librit në Ulqin, këtë vit të ftuar nderi dy shkrimtarë të njohur

Këtë të premte, më 26 korrik, në orën 20:00, hapet Panairi i 19-të i Librit në Ulqin.

Në ceremoninë e hapjes në shëtitoren e plazhit të vogël, do të marrin pjesë si të ftuar nderi dy shkrimtarë të njohur në nivel ballkanik e më gjerë: shkrimtari shqiptar Fatos Kongoli dhe shkrimtari malazez Balša Brković (Ballsha Bërkoviq).  

Në panair marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Të pranishëm në këtë ceremoni me fjalën dhe mesazhet e tyre për zhvillimet e marrëdhënieve kulturore dhe turistike në rajon janë: Ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanović (Aleksandër Bogdanoviq), Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe Ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili.

 Panairi i Librit i Ulqinit në edicionin e tij të 19-të, do të veçojë dhe nderojë me çmime:

  • Veprën më të mirë në prozë mes dy panaireve dhe ekspozuar në këtë Panair  me çmimin letrar “Liburnia”.
  • Veprën më të mirë për fëmijë botuar mes dy panaireve dhe ekspozuar në këtë Panair me çmimin “Dega e ullirit”.

Në mbrëmjen e dytë të Panairit, në mjediset e Kalasë së Ulqinit do të zhvillohen dy takime me shkrimtarët e ftuar.

Ndërsa të dielën paradite në orën 10:00 do të zhvillohet, po në mjediset e kalasë së Ulqinit, ceremonia e ndarjes së çmimeve letrare.

Panairi i Librit të Ulqinit tanimë, është një nga aktivitetet kulturore-turistike më të konsoliduara në rajon, që i ka shërbyer dhe i shërben më së miri komunikimit përmes vlerave të veçanta dhe autentike popujve të këtij rajoni.

Mbështetës i këtij Panairi: Komuna e Ulqinit. Organizatorë: Instituti i Librit dhe i Promocionit, Organizata Turistike e Ulqinit, Qendra për Kulturë. / KultPlus.com

Përgatitet skena madhështore për koncertin e Unikkatilit

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te mbajtja e koncertit madhështor të Unikkatilit në Mitrovicë, skena për këtë ngjarje tashmë është në përfundim e sipër.

Stadiumin “Adem Jashari” ku do të mbahet koncerti, e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, të cilin organizatori Fidan Peci e ka informuar për detajet e organizimit.

Kujtojmë se koncerti i parë i Unikkatilit në Kosovë ishte mbajtur në vitin 2012 në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra veta.

Parashihet që në këtë koncert numri i pjesëmarrësve të jetë shumë më i madh, pasi që Viktor Paloka i njohur me emrin artistik si Unikkatil, do ta përmbyll karrierën muzikore pikërisht me koncertin e 27 korrikut në Mitrovicë. /KultPlus.com

Vdes Rutger Hauer, ylli i “Blade Runner”

Rutger Hauer, aktori holandez i njohur për rolin e tij si Roy Batty në filmin “Blade Runner”, ka vdekur në moshën 75 vjeçare. Ueb-faqja e tij ka bërë publik lajmin, duke thënë se Hauer ka vdekur të premten “pas një sëmundjeje shumë të shkurtër… Rutger vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Holandë”.

Regjisori Guillermo del Toro ishte në mesin e atyre që ngushëlluan për vdekjen e tij, duke e quajtur atë “një aktor i madh, i thellë, origjinal dhe magnetik që solli të vërtetë, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij”.

Paraqitja e Hauerit si “krijesë bionde artificiale”, Roy Batty, në filmin e Ridley Scott më 1982 mbetet paraqitja e tij më e famshme, ku vetë Hauer kishte shkruar pjesën më të madhe të dialogut për fjalimin e tij të famshëm final, transmeton Koha.net.

Hauer u paraqit në filma klasikë holandezë dhe në blokbasterë holivudianë, sikurse edhe në një varg filmash të kategorisë B, ku kryesisht është paraqitur në role negative.

“Nuk jam shumë i mirë në gjykimin e skenarëve filmikë”, kishte thënë ai më 1994, duke shtuar se sa më pak buxhet që kishte filmi, aq më shumë ata ishin të gatshëm të paguanin atë, shkruan “Reuters”.

Hauer, që çoi jetë të qetë në veri të Holandës kur nuk ishte në Holivud, shfrytëzoi paratë dhe famën e tij për të ndihmuar fëmijët dhe gratë shtatzëna me HIV/Aids përmes organizatës së tij joqeveritare “Starfish Association”.

Regjisori holandez, Paul Verhoeven, që ka bërë pesë filma dhe seri televizive me Hauerin, tha se ka humbur “alter egon time”.

“Për mua ai ishte çfarë Marcello Mastroianni ishte për Fellinin. Kam vetëm kujtime të mira”.

Hauer, funerali i të cilin u zhvillua në Holandë të mërkurën, u paraqit në mbi 100 filma holandezë dhe ndërkombëtarë. Ai fitoi një çmim Golden Globe më 1988 për rolin e tij në filmin “Escape from Sobibor”, shkruan “The Guardian”.

I lindur më 1944 në Breukelen, Hauer shërbeu për një kohë të shkurtë në ushtri si mjek para se të përfundonte trajnimin për aktor. Pasi kompletoi disa filma për Verhoevenin, Hauer ra në sy në Holivud me rolin e tij prej një terroristi brutal në filmin e vitit 1981 “Nighthawks” me Sylvester Stallonen.

Blade Runner, ndonëse një dështim komercial pas lansimit, shpejt u kthye në një film shumë të admiruar kulti, dhe Hauer u bë pjesë edhe e kinemasë holivudiane edhe e asaj evropiane.

Viteve të fundit, puna aktoreske e Hauerit kryesisht u përbë nga filma me buxhet të ulët dhe nga filma kulti, përfshirë “Dracula 3D” të Dario Argentos dhe “Hobo with a Shotgun”.

Ishte i martuar dy herë, me Heidi Merz (nga e cila ishte shkurorëzuar) dhe me Ineke ten Cate, të cilën e ka lënë prapa.

‘The Moog’ do të performojnë në ‘Hardh Fest 2019’

Rok grupi hungarez performon më 16 gusht.

Rok grupi nga hungaria, “The Moog” është grupi i parë që është prezantuar që do të performojë në “Hardh Fest 2019”. Kjo është bërë e ditur nga vetë organizatorët e festivalit, të cilët kanë treguar që ardhjen e këtij grupi në festival është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës Hungareze në Prishtinë.

“Hardh Fest 2019 me kënaqësi ua prezanton grupin e parë në Line Up, The Moog nga Hungaria! THE MOOG është grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari dhe njihet si grupi i parë në rajon që ka arritur të nënshkruajë me një label amerikan.“, thuhet në njoftimin e festivalit.

Rok grupi hungarez do të performojë me datën 16 gusht. Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është një nga manifestimet më të rëndësishëm në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre, me qellim që të zënë vendin e merituar, si pika kryesore turistike në hartat turistike vreshtare të Kosovës dhe Rajonit. “Hardh Fest” këtë vit do të mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.

Inspektim në kalanë e Ali Pashës

Në kuadër të programit të mirëmbajtjes së monumenteve, Parku Kombëtar i Butrintit realizoi gjatë këtyre ditëve inspektimin dhe mirëmbajtjen e kalasë së Ali Pashës në grykëderdhje të kanalit të Vivarit.

Puna e specialistëve të mirëmbajtjes u përqendrua në pastrimin e vegjetacionit në strukturat e monumentit dhe pastrimin e rrugëkalimeve për të krijuar lehtësi në vizitueshmërinë e saj.

Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1807-1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit. Kështjella ka përmasa 20 me 30 metra, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt, janë katërkëndëshe. Midis këtyre të fundit ndodhet edhe porta kryesore e kështjellës.

Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi. /ata/