Fragment nga romani i Erich Maria Remarque, “Thuamë se më dashuron”

E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.
Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund tëm’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund tëshkojnë këtu fare pak. E prapësëprapë çdo herë çuditem pa masëdhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë tërrëmujës sëmadhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorënga këto kerkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund tëmbajë brenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë tërëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kerkoja, u zhytën në harresë.

E ç’mund të jetë më i mrekullueshëm se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund tëlumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.

Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të njëndjenjësie të pafund! Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë.
Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa me shumëpër ne të dy.

Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjerët, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapëdrejt teje.
Era fryn e lëkund kallinjtë që fëshfërijnë si krahë të mëdhenj. Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë mëkaplon frika nga gjerësia e plotësia e ndjenjave, aq të reja janëato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i çon era në det të hapur.

Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije; ja , pra, sa shumëpërulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej.

Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e fortëe jetës, lule qëka qëndruar shumë kohë e vetmuar… /KultPlus.com

“U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi, më puthe një herë, më the lamtumirë”

Para luftës së fundit në Kosovë kanë ekzistuar plot grupe të njohura në estradën shqipe të rock&rollit dhe zhanreve tjera.

Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan edhe disa rok grupe të tjera të njohura si Grupi MAK nga Mitrovica, grupi TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni, shkruan KultPlus.

Grupi Trix i cili u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi. Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).

Sonte po ju sjellim një nga hitet më të mëdha të këtij grupi muzikorbashkangjitur gjeni edhe tekstin e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=hVRoIHU2iFQ

U ndamë në errësirë
Atë natë kur binte shi
Më puthe një herë
Më the lamtumirë

Dy lotë më pikojnë
O shpirti im
Pse më len të vetëm
Sa je e pamëshirë

Ato fjalë i kujtoj
Zemra më vajton
Te dua vashë, të dua
Pa ty s´mund të jetoj.

Dy lotë më pikojnë
O shpirti im
Pse më len të vetëm
Sa je e pamëshirë. /KultPlus.com

Migjeni dhe dashuria e përfolur me kushërirën e tij

Dokumente, letërkëmbime, një poezi dhe disa fotografi të Migjenit, të pabotuara kurrë më parë, janë përfshirë në botimin e fundit “Migjeni – Vepra”.

Ky botim, sjell të tjera anë të fshehta, nga jeta e poetit, të cilin e detyruan t’i japë lamtumirën kësaj bote, që në moshën 27- vjeçare.

Në këtë libër, veç veprës së plotë të tij, janë përfshirë edhe mjaft detaje të tjera nga jeta.

Skënder Luarasi mblodhi gjithë jetën e Migjenit, “Vargjet e Lira” të këtij poeti të madh (ku janë përfshirë “Kangët e mjerimit ”, “Kangët e përndimit”, “Kangë në vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe “Novelat e qytetit të Veriut”( ku përfshihen edhe shkrimet e fundit të tij, si dhe shënime të ndryshme nga leximet, dokumente, letra të Migjenit, dërguar miqve dhe të afërmëve të tij, etj).

E së fundi, përgatiti dhe kronologjinë e jetës dhe të veprimtarisë së Millosh Gjergj Nikollës – Migjenit (1911-1938), botimet në gjuhë të huaja të veprës së tij. Një pasthënie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrës së tij të dashur Olga) mbyll fletët e librit i cili u përgatit nga ndërmarrja botuese “Cetis Tirana”.

  • Të njohurat e të panjohurat

Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni Angjelina i kishte parë sa e sa herë dorëshkrimet dhe botimet e të atit të saj (i cili ka qenë studiuesi që i ka hyrë deri në hollësi veprës së Migjenit). Kishte marrë në duar botimet e veprave të plotë të Migjenit.

Vendosi të botonte të katërtin e radhës. Siç edhe shpjegon në pasthënien e këtij botimi të ri, Angjelina pohon se ky libër përmbledh botimin bazë të përgatitur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi,si dhe letërkëmbimet me miq e të afërm si dhe mjaft foto, letra e dokumente të pabotuara më parë. Një libër i tillë që i ka munguar gjatë bibliotekës shqiptare është përgatitur me shumë kujdes.

Është dashur shumë kohë për të sjellë imazhin përfundimtar të tij. Veç materialeve e veprës së Migjenit, botuar edhe më parë, janë bërë hulumtime edhe përtej kufirit të Shqipërisë ku gjenden të afërm dhe miq të Migjenit.

Nga e vetmja vajzë xhaxhai e Migjenit (86 vjeç) e cila jeton sot në Zagreb janë marrë fotografi të reja të Migjenit. Po ashtu janë bërë kërkime për materiale të reja edhe në shtëpinë muze “Migjeni”, ku janë marrë letra të pabotuara të së dashurës së tij. Përmes atyre letrave mëson diçka për vdekjen e Migjenit.

Ato letra, Bojka ( kështu quhej vajza shkodrane, që kish zaptuar zemrën e poetit) ia dërgonte motrës së tij Olgës, e cila ishte e vetmja pjesëtare e familjes që iu gjend pranë asaj, pas vdekjes së Migjenit.

Kjo letër është botuar edhe në këtë libër e sipas Angjelinës ka vlera të veçanta se mbi të gjitha tregon edhe nivelin kulturor të këtyre vajzave, në ato kohë. Po ashtu, një tjetër dorëshkrim që vjen për herë të parë në duart e lexuesve është edhe një faksimile e dorëshkrimit origjinal të poezisë “Malli rinuer”.

  • Letrat e Migjenit…

Në këto faqe ndodhen përjetimet e poetit, dhimbjet, meraku dhe malli i tij, për miqtë më të afërt , motrat dhe njerëzit e tjerë të familjes. Ndër këto letra gjen radhë të shkruara për Skënder Luarasin në të cilat rrëfen mbi përgtitjen e botimit të vargjeve të para të tij.

Në të tjera letra ai i është drejtuar mikut të tij të ngushtë, Teufik Gjylit, motrës Cvetka, burrit të Lenkës (motrës së madhe), Llazar Jovanit e motrës tjetër, Jovankës. Vendin më të rëndësishëm në këtë libër e zënë letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra këto që ajo ia shkruante motrës së Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja më e ngushtë e saj).

Ndër rreshtat e atyre letrave, Bojka ka shprehur dhimbjen për humbjn e njeriut të saj më të dashur. Fraza të mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga, rrëfejnë për një dashuri mjaft të pastër e të veçantë mes poetit dhe Bojkës.

  • 90- vjetori që s’u kujtua

Ky botim i plotë i veprës së Migjenit ishte përgatitur për t’u botuar që në 90 -vjetorin e lindjes së tij. Por mes heshtjes dhe kaosit të jetës kulturore në Shqipëri, përvjetori i veçantë i Migjenit, u harrua. Përveçse në Pukë, dhe në një mbrëmje performance, organizuar nga studentët e Akademisë së Arteve, në Tiranë, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e të organizonte diçka për nder të këtij përvjetori.

E që nga ajo kohë deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Spoteve e mundësoi shtypshkrimin e këtij libri në Slloveni, nga familja e Migjenit janë bërë përpjekjet maksimale për të sjellë një botim sa më dinjitoz.

  • Origjina e shtrembëruar e Migjenit

Mbesa e poetit, Angjelina, është mjaft e prekur nga gjithçka dashakeqe që është thënë kundër Migjenit këto dhjetë vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumë kujdes të gjithë artikujt e shkruar në shtypin e këtyre kohëve.

Madje veç dëshpërimit, ajo ka provuar edhe një ndjenjë fyerjeje të fortë ndaj figurës “së cënuar” të dajës së saj të dashur. Në pasthënien e këtij libri, ajo thekson se “Këto vite në shtypin shqiptar janë bërë edhe shpifjet më të ulëta për Migjenin.

Është shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinë sllave, duke injoruar kështu faktet e paraqitura në biografinë e Skënder Luarasit, që dëshmojnë gjakun shqiptar të poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshëve”.

Kështu shpjegon Angjelina, ndërsa rrëfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrës. Më tej ajo shpjegon se emrat me tingëllim sllav, duke përfshirë edhe atë të pagëzimit të Migjenit dhe të motrave të tij, nuk dëshmojnë më shumë se sa përkatësinë në komunitetin ortodoks të Shkodrës , të ndikuar në atë kohë nga kisha fqinje malazeze”.

Pra sipas saj asnjë prej këtyre pretendimeve të ngritura në shtyp nuk qëndrojnë. Origjina e tij është krejtësisht e pastër shqiptare.

  • Dashuri e përfolur

Dashuria e tij me vajzën shkodrane Bojka ka qenë një dashuri mjaft e veçantë Mes tij dhe Bojkës, kishin lindur ndjenja jo vetëm të forta por edhe shumë fisnike.

Ato që e dëshmojnë më shumë se çdo gjë tjetër këtë janë letrat e të dashurës së tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre është përfolur mjaft ndër shkrimet e këtyre viteve të fundit. “Mjaft dashakeqe ka qenë edhe përpjekja e bërë në shtyp për të përdhosur dashurinë e vetme të Migjenit si një lidhje incesti, nëpërmjet sajimit të një përafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollës”- thotë Angjelina.

Dhe e gjithë kjo është bërë duke u nisur nga mbiemri i njëllojtë i tyre. Veçse e vërteta nuk qëndron kështu. “Në të vërtetë Kola, i ati i Bojkës, kishte ardhur në moshë të rritur në Shkodër, nga komuniteti ortodoks i i Kavajës dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Nikollë Dibranin, gjyshin e Migjenit, të ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekës së Dibrës shumë kohë më parë”- shpjegon ajo, duke shtuar se “lidhja e Migjenit me Bojkën ka qenë aq fisnike sa mund të merret si shembull për rininë e sotme.

Sa dhimbje forcë e kulturë përmbajnë letrat e mikes së tij Bojka, ndërkohë që Migjeni e përjetësoi atë në poezinë Z.B”,- shkruan Angjelina në pasthënien e librit. A. Peçi

(Kjo është poezia e botuar në këtë libër në formën e një faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorëshkrimi i poetit)

  • Malli rinuer

“Valët muzikore flutrojnë nga prendimi
Shkrepen e përtrihen
Për muret e dhomës s’eme
Edhe mandaj dridhen
Mbrenda në zemrën t’eme
Dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini

Ndijesitë e mija me valët muzikore
Shkëmbejnë puthje të nxehta
Posi dy dashnorë
E pamëshirë shëgjeta
Më ther në krahnor
Edhe më merr malli për jetë ma gazmore

Malli rinuer për jetë ma shkrumbuese
Flen pa fat në mue
Një tingull pendimi
Asht ngushëllim për mue
Kur më mbështjell mashtrimi
Me melankolinë e vet aq trishtuese

Tingujt miqëdashës që në dhomën t’eme
Më tregojnë rythmin
E një dansit të largët
Më kujtojnë përqafimet
E çifteve të shkathët
Që sjellen lirshëm nëpër dërrasa të gdhenme. /KultPlus.com

Daçiq publikon certifikatën e lindjes së Vlora Çitakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

Tutje, Daçiq kërkoi që taksa prej 100% të hiqet   dhe se Serbia është e gatshme të rifilloj bisedimet sapo të hiqet taksa. /KultPlus.com


Fëmijët për Halloween thyejnë një autobus në Prishtinë

Së paku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij.

Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti. /KultPlus.com

Buxhovi në KultPlus Caffe Gallery: Shteti i Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarizmit

Arbër Selmani

Historiani Jusuf Buxhovi sonte ka promovuar në kryeqytet trilogjinë gjermane e cila përfshinë romanet “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”.

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, Buxhovi ka folur për librat por duke mos harruar lidhjen e tij të fuqishme me Gjermaninë, kryefjalën e këtyre librave dhe pikën kryesore të bashkimit.

“Mua më ka ndodhur të jem në Gjermani që nga vitet 70-të. Emancipimi im intelektual, profesional por edhe politik lidhet me Gjermaninë dhe pa Gjermaninë edhe qasja ime ndaj problemeve letrare e politike nuk do të ishte kjo që është. Kultura dhe filozofia gjermane është një kapitull i veçantë i kulturës botërore. Për më tepër, ka qenë politika gjermane, një akter në të cilin është luajtur drama, tragjedia e fatkeqësia e asaj që më vonë është histori e Ballkanit” ka nisur kësisoj rrëfimin e tij Buxhovi, para të pranishmëve.

Në një bashkëbisedim që zgjati rreth 90 minuta, historiani e intelektuali Buxhovi, shpesh edhe thumbues e kontravers me hulumtimet dhe gjetjet e tij, ka përmendur Kongresin e Berlinit, Berlinin e Vjenën si referenca mbi të cilat është ndërtuar një trekëndësh i historisë shqiptare.

“Shteti shqiptar do të thotë i ka dy faza me gjermanët. E para konsiderohet të jetë me Kryqëzatën e Barbarosës ndërsa më vonë vjen edhe ajo e Arbërve dardanë me gjermanët. Mos ta harrojmë këtu edhe fjalorin e Arnold Von Harfit, i cili udhëtoi edhe nëpër Gjermani e deri në Palestinë, për të formuluar më pas fjalorin me 52 fjalë dhe me një tekst të vogël, përmbledhje kjo që unë e mendoj si themelin e filologjisë shqiptare” tregoi gjatë promovimit të librave të trilogjisë gjermane, historiani Buxhovi.

“Këtë përmbledhje unë e quaj “Shekulli i mbrapshtë” sepse prej romanit të parë deri tek i fundit kalohet në 100 vite. Për dallim nga Kadare, unë kam përdorur një dimension tjetër të kalimit të shekullit, dhe jo vitit. Gjermaninë e kemi pasur obligim ta lidhim me një qasje edhe letrare dhe rolin e saj ta fusim në letërsi. Kuptohet për mua kjo nuk ka qenë e lehtë sepse letërsia i ka ligjet e veta. Gjermania e Austria, të dyja, i kanë pasur interesat e tyre në Ballkan” ka treguar gjatë promovimit Buxhovi.

Buxhovi, jo i shpeshtë në paraqitjet e tij para publikut, e shfrytëzoi këtë promovim edhe të fliste për aktualitetin kosovar e atë në Shqipëri dhe për limitet ideologjike e klishetë që ndër vite e kanë munduar historiografinë shqiptare. Ai ka përmendur imponimin e Serbisë dhe historiografisë serbomadhe, si pengesë të fortë kurdoherë.

“Unë në libra merrem edhe me dimensionin e vrasjes së intelektualëve dhe atyre që kanë ideal shtetin e Kosovës dhe frymën perëndimore, duke u marrë me luftën e fundit. Një pjesë e intelektualëve e kanë tradhëtuar intelektualizmin, ndërsa klasa kriminale që sot ka ardhur në pushtet fuqinë e saj e ka në saje të intelektualëve” ka vazhduar Buxhovi.

Gjatë natës, pos pyetjeve të të pranishmëve dhe përgjigjeve nga historiani dhe autori, ka folur edhe Mensur Bytyqi nga Shtëpia Botuese ‘Pena’, duke treguar për privilegjin që kjo shtëpi botuese ka me botimin e këtij vëllimi të rëndësishëm për historinë e historiografinë. Qëndrim Badalli e ka moderuar këtë promovim.

Buxhovi krejt në fund është përkujdesur të flasë edhe për konceptin e bashkimit kombëtar dhe për shtetin shqiptar.

“Në Ballkan do të duheshin të ekzistonin dy shtete të fuqishme shqiptare, stabile, dhe me një politikë serioze e cila do ti ndalë pazaret. Shteti i Kosovës është arritja ma e madhe e shqiptarizmit. Shqipëria do të duhej që 17 shkurtin ta shpallte festë zyrtare, dhe flamuri i Kosovës të ishte barabar me flamurin e Shqipërisë, që të mos heqim flamunjtë e të luajmë hajgare” ka përmendur Buxhovi.

Jusuf Buxhovi ka nënshkruar libra për të pranishmit.

Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. 

Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë “Kongresi i Berlinit 1878” (2008) dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare” (2012), si dhe “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane” (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe “Kosova” (2012-2015), e cila pati shtatë botime. / KultPlus.com

Shkollohen në Amerikë për t’u kthyer që ta zhvillojnë Kosovën

Në Uashington u zhvillua të mërkurën mbrëma me ceremoni festive një program që sjell studentë nga Kosova dhe Shqipëria në Shtetet e Bashkuara.

Janë me dhjetëra studentë, të cilët pasi mbarojnë studimet në SHBA kthehen në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërive ku jetojnë.

KAEF quhet Fondacioni Amerikan i Edukimit për Kosovën, të cilit kohët e fundit i është shtuar edhe një program i ri për të sjellë studentë nga Shqipëria.

Synimi është që numri i bursave të rritet për të kontribuar drejtpërdrejt në të ardhmen e të dy vendeve.

Fondacioni amerikan i Edukimit për Kosovën ka sjellë deri më sot mbi 100 studentë, të cilët sot punojnë në Kosovë, në fushat më të nevojshme dhe në disa prej institucioneve të saj më të rëndësishme.

Liridona Osmanaj, e cila po mbaron masterin në Universitetin Duke në Durham të Karolinës së Veriut, shpreson që së shpejti të kontribuojë për ndërtimin e vendit të saj.

“Unë besoj se është një ndër profesionet më të rëndësishme, sepse ne jemi një shtet në tranzicion, një shtet në zhvillim“, thotë Liridona.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, thotë se gjatë tri dekadave të fundit Kosova ka kaluar nëpër ndryshime mjaft të mëdha dhe në shumë aspekte.

“Ndërtimi i një shteti dhe i një shoqërie është mjaft i komplikuar dhe duhen njerëz të kualifikuar për të patur ndryshim të qëndrueshëm. Jemi me fat që kemi patur kaq shumë kosovarë të rinj që kanë studiuar në universitetet më të mira amerikane. Përmes KAEF-it ne kemi patur mbi 100 studentë, të cilët janë kthyer në Kosovë jo vetëm me njohuritë e tyre por edhe me një etikë shumë të lartë. Ata të gjithë janë bërë përfaqësues të ndryshimit”, thotë ambasadorja.

Studentët përzgjidhen nga më të mirët, në bazë të standardeve më të larta. Ata studiojnë në mbi 40 universitete amerikane, duke përfshirë Harvardin, Columbia, Johns Hopkins, Duke dhe Yale.

Shumica studiojnë administrim biznesi dhe ekonomi por ka edhe një numër gjithnjë e më të madh që po studiojnë drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe gazetari.

Këto bursa janë një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk është çështja thjesht për të shkolluar një individ. Financuesit shpresojnë se studentët që vijnë këtu do të sjellin një mendim ndryshe kur të kthehen, do të mund të luftojnë korrupsionin dhe të nxisin zhvillimin e ekonomive në Shqipëri dhe Kosovë. /KultPlus.com

Leonardo DiCaprio mbështet nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa

Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo DiCaprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ai shkruan për ndërtimin e HEC-eve dhe shfrytëzimin e saj për prodhimin e energjisë elektrike.

DiCaprio gjithashtu evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre” – shkruan DiCaprio.

Ndërron jetë Nuredin Azemi, kitaristi i grupit “Trix”

Sot ka ndërruar jetë kitaristi i njërit prej grupeve më të njohura në skenën e muzikës shqipe, “Trix” shkruan KultPlus.

Grupi “Trix” u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi.

Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike gojë). /KultPlus.com

Ed Sheeran dyfishoi pasurinë brenda një viti

Ed Sheeran është klasifikuar si personi i famshëm më i pasur në Britani nën moshën 30-vjeç. Këngëtari pothuajse dyfishoi pasurinë e tij në një vit.

28-vjeçari u vlerësua në vitin 2018 se kishte një pasuri me vlerë 94 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit, sipas listës së re të revistës “Heat”, pasuria e tij u vlerësua 170 milionë dollarë.

Ed Sheeran rrëzoi nga froni Adele, e cila mbushi 31 vjeç në maj.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Ed raportohet se vijnë nga turneu i tij në botë “Divide”, që i siguroi 599.4 milion paund fitime.

Gjatë turneut ai mbajti 258 shfaqje për 7 milionë fansa n mbarë botën mes marsit 2017 dhe gushtit 2019.

Pas tij, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.

Në listë janë edhe dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora. /KultPlus.com

Lista e “Heat”:

  1. Ed Sheeran, 28, (£170m)
  2. Daniel Radcliffe, 30, (£90m)
  3. Harry Styles, 25, (£64m)
  4. Emma Watson, 29, (£57m)
  5. Niall Horan, 26, (£54.8m)
  6. Little Mix (£50m)
  7. Louis Tomlinson, 27, (£46m)
  8. Liam Payne, 26, (£44m)
  9. Cara Delevingne, 27, (£39.5m)
  10. Zayn Malik, 26, (£38m)
  11. Sam Smith, 27, (£34m)
  12. Aaron Taylor-Johnson, 29, (£21m)
  13. Rita Ora, 28, (£17.8m)
  14. Stormzy, 26, (£12m)
  15. Dua Lipa, 24, (£11.8m)
  16. The 1975, (£10.9m)
  17. Sophie Turner, 23, (£8.5m)
  18. Daisy Ridley, 27, (£8.4m)
  19. Nicholas Hoult, 29, (8.3m)
  20. Dev Patel, 29, (£7.5m)
  21. John Boyega, 27, (£6.6m)
  22. Sam Faiers, 28, (£6.3m)
  23. Joey Essex, 29, (£6.3m)
  24. Tommy Mallet, 27, (£5.2m)
  25. Maisie Williams, 22, (£4.5m)
  26. George Ezra, 26, (£4.4m)
  27. Jess Glynne, 30, £4.4m
  28. Olivia and Alex Bowen, 25 and 28, (£4.3m)
  29. Billie Faiers, 29, (£3.6m)
  30. Tom Holland, 23, (£3.5m)

Nudo në epokën moderne

Nga: Monika Stafa

Pamja e një trupi të zhveshur nuk përbën më një skandal. Por a ka më ajo forcën të frymëzojë aq bukur sa dikur? Në një të ardhme jo fort të largët, ka shumë mundësi të mos priten më skandale serioze në botën e artit. Jetojmë tashmë në një epokë krejt indiferente ndaj së shqisës së të bukurës si shije sipërane. E megjithatë ende presim ngacmime artistike që lidhen me trupin e njeriut. Sa më me kujdes vepra të ekspozohet dhe e paarritshme të duket, apo dhe e kufizuar nga ana fetare apo shoqërore, aq më e dëshirueshme dhe e paqartë bëhet ajo. Pornografia, ajo profesionale apo dhe amatore, në të qindra llojet që shfaqet mbetet gjithmonë e lirë. Nën dritën blu të ekranit të vogël shumëkush kënaqet me trupat lakuriq në të gjitha dimensionet. E megjithatë, një kundrim i tillë intim nuk mund të krahasoheme përvojat e diplomatit osman Khalil Bej, i cili e mbajti L’Origine du monde, në dhomën e tij të gjumit, të mbuluar gjatë gjithë kohës me një perde jeshile.

Piktura e famshme e Gustave Courbet, e vitit 1866, ekspozon të pikturuar organin gjenital dhe fundbarkun e një gruaje të zhveshur. Artisti, duke ndjekur traditën e realizmit, ka vizatuar në detaje anatomike trupin e femrës krejt në mish, me një precizion të lezetshëm. Studiuesit francezë të artit zbuluan kohët e fundit se modelja e referuar ishte konkubina e diplomatit osman, Constance Queniaux. Fytyra e saj nuk është e dukshme, por ajo që vihet re në detaje është se përvec organit të ekspozuar, në të janë përfshirë edhe qimet pubike, të cilat kanë qenë gjithmonë tabu në pikturë deri në atë kohë. Korniza që i është dhënë tablos dhe vëmendja ndaj detajeve janë elementët më ‘i paturpshëm’ i pikturës: Courbet ka vizatuar atë që, deri në atë kohë, artistët e patën mbuluar me një pëlhurë të hollë të justifikuar në kontekstin mitologjik ose historik të kohës. Deri në vitin 1995, L’Origine du monde nuk u ekspozua publikisht. Ndoshta sepse tani në shekullin XXI-të, pamja e një trupi të zhveshur nuk përbën më një skandal. Por a frymëzon ajo akoma një ndjesi të bukur frike dhe nderimi?

Historia e pikturës nudo në një kuptim quhet historia e nocioneve estetike; d.m.th. në nënvetëdije vihen në lëvizje imagjinata të ndryshme në varësi të bukurisë që ekspozohet. Jo pa arsye historiani i njohur i artit Sir Kenneth Clark shkroi veprën e tij me dy vëllime “Nudo: Një Studim në Formën Ideale”. Ai pati si moto të studimit të tij pjesë nga letra e klasikut francez Nicolas Poussin drejtuar mikut të tij, Paul Fréart de Chantelou në të cilën shkruhej: “Jam i sigurt që vajzat e bukura që keni parë në Nimes do të kënaqnin sytë e mendjes suaj, jo më pak se kolonadat e bukura të Maison Carreé, të cilat nuk janë asgjë tjetër veç kopje të vjetra të hijeshive që keni shijuar”.

Që nga antikiteti, teoricienët e artit kanë kërkuar përmasat ideale të trupit të njeriut. Kodi i skulptorit antik grek Poliklitit përbëhej nga tetë module, njësia e së cilës ishte koka; ndërsa në atë të Lysippos ishin nëntë njësi të tilla, ndërsa për Vitruvius-in ishin 10. Ndërsa britaniku Kenneth Clark, historian arti shkruante se: “…bukuria ideale është në të vërtetë një gjurmë e paqartë vizuale me një lloj të vecantë fiziku që u zhvillua në Greqi mes viteve 480- 440 para Krishtit. Dhe që u perceptua në shkallë të ndryshme intensiteti në mendjen e njeriut perëndimor, si një model përsosmërie nga Rilindja deri në epokën moderne”. Në përpjekjet e tyre për të zhvilluar modele të përsosjes trupore, artistët dhe teoricienët e Rilindjes u frymëzuan prej modelit Vitruvian. Leonardo da Vinci vendosi që syri i njeriut t’i shohë trupat në lëvizje, gjë që prish simetrinë dhe ndryshon përmasat.

Në kërkimin e tij për një siluetë ideale, ai mbivendosi dy modele antike: trupin e gdhendur brenda një rrethi dhe tjetrin të skicuar në një kuadrat. Njeriu i tij Vitruvian është me të vërtetë i strukturuar në mënyrë të përsosur. Barku i tij shënjon mesin e skicës. Por njeriu i vizatuar nga Leonardo, megjithëse mjeshtëror, thonë kritikët duket i ngurtë dhe pa asnjë sharm duke vërtetuar sipas tyre se ekziston gjithmonë një kontradiktë mes ideve gjeometrike dhe ndjesisë së të bukurës.

Ndërkohë, në veri të Evropës, Albrecht Dürer e kuptoi që në vend që të fillonte me matematikën, ishte e nevojshme të studioheshin figura të ndryshme njerëzore nga natyra. Për shkak të kësaj, ai përfshiu gratë në Katër Librat e tij në të cilën përshkruhen proporcionet fizike të njeriut. Dürer ishte një vëzhgues i i talentuar dhe tregoi se kishte parë disa zezake aq të përsosura dhe të bukura sa nuk kish mundur t’i gjente ato përmasa ende në trupat e grave të bardha. Ai madje theksonte se të tilla tipare as nuk kish mundur t’i imagjinonte.

Në epokën e Rilindjes, trupat e zhveshur u bënë të kudogjendshëm si në artin laik ashtu edhe atë fetar. Skenat mitologjike, plot me hyjni të zhveshura, nimfa dhe njerëz të shthurur, ishin pretekste për të vizatuar lakuriqësinë. Ndërsa në epokën e barokut, engjëjt dhe kupidët arritën të hyjnë nëpër pallatetet mbretërore dhe kisha.

(Tintoretto, “Susanna dhe Plaku”)

Artistët gjetën gjithashtu pretekste për të ekspozuar lakuriqësinë edhe në Testamentin e Vjetër. Suzana dhe Plaku, Banja e Bathsheba-ës dhe David dhe Goliath-i, ishin temat e përsosura për këtë inisiativë. Susanna e Tintoretto-s para pasqyrës është një nga pikturat më sensuale në historinë e artit.

Ndoshta nga më interesantet janë rastet kur pikturat e synuara si art fetar shkaktuan reagime të tjera nga sa parashikohej zyrtarisht. Shembulli më i mirë është ai i Mary Magdalene-ës. Në traditën e Kishës, prostitucioni i rehabilituar u bashkua me njërën nga tre gratë që takuan Jezusin pas ringjalljes. Siç e shpjegojnë historianët e artit, Maria Magdalena u krijua si një shenjtore e veçantë, shenjtore ‘vetëm për gra’, nënës së të gjitha grave, Evës dhe Virgjëreshës Mari. Njëra ishte e mbushur me mëkate dhe tjetra ishte shumë e përsosur. E penduara, ish-prostituta Maria Magdalena, vizatohej në gjendje të ndryshme nudoje, ndwrsa diku tjetwr mbulohet vetëm nga flokët e saj të trashë e të gjatë. Nëse vërehet me kujdes ajo pikturë jo cdokush mund të mendojë se çfarë kjo grua fsheh pas flokëve të saj është një e shkuar që s’duhet kujtuar. Misteri pas kësaj tabloje të mbuluar nga flokë gjendet pikërisht aty; janë mëkatet e saj të kaluara dhe një shenjë e shlyerjes së tyre për të nisur një dashuri të re.

Në të gjitha këto imazhe, nudo shfaqet nën pretekstin e një teme fetare. Forma e saj provokuese apo edhe perverse qoftë mbetet e justifikuar nga ky kontekst. Pas Rilindjes së hershme, nudot sensuale gjithashtu u bënë një element i përhershëm i dhomës së gjumit. Sandro Botticelli pikturoi një Venus gjysmë të mbështjellë, me një fustan të bardhë në Venus dhe Mars, 1485. Skena të ngjashme u pikturuan edhe në vazhdim me figura njerëzore dhe gjysëm njerëzore.

Sepse besohej se soditja e tipareve të bukura fizike do të ndikonte në bukurinë e pasardhësve. Venusi i Urbino-s së Ticianit është një model i veçantë i lakuriqësisë femërore. Nuk është çudi që Monet i referohet asaj në njërën prej veprave të tij. Ajo duket kaq e mirësjellë në atë tablo. E lirë dhe e guximshme, ajo nuk fsheh asgjë; ajo e zbulon pa droje gjithë kurmin e trupit të saj.

Në vitin 1996, artistja ndërkombëtarisht e njohur Katarzyna Kozyra zgjodhi të pozojë si Olimpia e Monet, më një fjongo të zezë, lidhur rreth qafës në shenjë homazhi për artistët e prekur nga kanceri. E paflokë, në një spital, Kozyra shoqërohet edhe në foto nga një infermiere si Olimpia në pikturë. Shpjegimi i saj ishte: “Unë po fotografohem lakuriq, për të dëshmuar se një trup i sëmurë është po aq dinjitoz dhe normal sa një trup i shëndetshëm. Kur jemi mirë, nënvizoi ajo, ne nuk mendojmë se si arrijmë të kryejmë proceset jetësore. Vetëm kur e shohim një trup të sëmurë, e ndjejmë vdekshmërinë e tij”. Apeli i artistes polake atëkohë por dhe sot kur e lexojmë, ishte më i bukur në përmbajtje sesa në formë. Ajo nuk ngjalli asnjë eksitim ndjesish apo ngacmime erotike; ajo cfarë publiku përjetoi ishte mendimi se jo cdo gjë lakuriqe është e bukur dhe se e bukura sidoqoftë mbetet relative në kohë por e pamohueshme në sy. /KultPlus.com

Nuk ke pse më do

Poezi nga Leonard Cohen

Përktheu: Ilir Sofroni

Nuk ke pse më do
ngaqë
je si të gjitha gratë
që përherë më kanë munguar
U linda për të rendur pas teje
çdo natë
dhe prapë jam
orteku me burra që të dashurojnë
Të takoj në tryezë
ta marr grushtin mes duarve të mia
në taksi nusesh
zgjohem fillikat
gishtat e mi – te mungesa jote
në Bujtinën e Virtytit.
I shkrova tërë këto këngë për ty
ndeza qirinj të kuq e të zinj
në trajtën e një burri dhe një gruaje
u martova me tymin
e dy piramidave me nallane druri
u luta për ty
u luta të më duash
u luta të mos më duash.

Instalacioni fotografik “Gardianët e parajsës” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Sonte është hapur instalacioni fotografik “Gardianët e parajsës”, Zemrat dhe mendjet në Korenë e Veriut e cila do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor, shkruan KultPlus.

Ceremoninë e hapjes e bëri drejtori i Bibliotekës Fazli Gajraku, ambasadori i Norvegjisë Jens Christian Grondahl, dhe artisti Morten Traavik.

Nga ora 19 pritet të shfaqet filmi dokumentar “Lufta e artit”.

“Gardianët e parajsës” paraqet fotografi dhe objekte unike nga jeta e përditshme e koreanëve të veriut, në të gjithë hapat e jetës, duke u lënë shikuesve mbresa të papritura.

Kompania kinematografike norvegjeze “Traavik.info” dhe regjisori Morten Traavik kanë krijuar projekte artistike të reja dhe inovatore brenda Koresë së Veriut. /KultPlus.com

Shtëpia e Nënë Terezës në Shkup me 100 mijë vizitorë në vit

Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Institucionin nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”, ku mbajti konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e këtij institucioni, Arjan Asllanaj, dhe me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Në konferencën për shtyp, drejtori Asllanaj informoi për aktivitetet e Institucionit, i cili këtë vit shënoi një përvjetor të rëndësishëm – 10 vjet të ekzistimit të tij, ndërsa u shënua edhe 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobel për humanisten e madhe. Në këtë kontekst, ishte theksuar edhe vizita e fundit në arkivin në Lucern prej ku janë siguruar më shumë se 500 dokumente që lidhen me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, dhe në kuadër të vizitës ishte nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit.

Ministri Ismaili theksoi para gazetarëve se gjatë hulumtimeve të bëra në Zvicër janë siguruar 5 dokumente origjinale.

“Duke e vlerësuar punën e drejtorëve Asllanaj dhe Asani, ne si Ministri do të shqyrtojmë mundësinë që projekti për botimin e tyre të mbështetet, duke qenë të sigurt se ato janë me rëndësi jo vetëm për këtë Shtëpi Përkujtimore, por edhe për mbarë kombin shqiptar, si dhe për të gjithë të interesuarit për jetën dhe veprën e Nënë Terezës”, tha ministri i Kulturës.

Ai shtoi se në “Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës” sivjet është vendosur ndriçimi i ri, është krijuar një ekspozitë e përhershme, e cila pasurohet me fotografi të reja, dokumente origjinale dhe artifakte që lidhen me jetën dhe veprën e humanistes dhe bamirëses së madhe, ndërsa është vendosur edhe një skulpturë silikoni e Nënë Terezës në madhësi natyrore.

Institucioni “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës” i cili ishte pjesë e agjendës së kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vendin tonë, më 7 maj të këtij viti, me rreth 100,000 vizitorë në vjet, është njëri nga më të vizituarit në qytet. / KultPlus.com

Nesër nis edicioni i katërt i ‘Green Festival’

Nesër në Prishtinë do të fillojë edicioni i katërt i ‘Green Festival’, e cila është ngjarja më e madhe që i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë. Kjo ngjarje do të mbahet për dy ditë me radhë në sallën “1 Tetori”.

Ky festival ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë efiçiente dhe të riciklimit.

Në këtë festival do të marrin pjesë mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.

Pjesë e këtij festivali janë aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra ku ekspert ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër, shkruan kallzo.com, përcjell albinfo.ch

Ky edicion do të fokusohet në: Teknologjinë e gjelbër dhe inovative, Energjinë e rinovueshme, Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin, Mbrojtjen e ambientit. /KultPlus.com

Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në AMA

Taylor e nominuar edhe për një çmim tjetër të rëndësishëm.

Këngëtarja Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në American Music Awards muajin e ardhshëm.

Dick Clark Productions bëri të ditur që Taylor do të nderohet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ABC më 24 nëntor në teatrin Microsoft në Los Angeles. Në ceremoni, ajo ka rastin të thyejë rekordin e Michael Jackson për më së shumti shpërblime të fituara, shkruan rtv21.tv

Taylor i ka fituar 23 çmime AMA dhe pesë nominime për sivjet, Michael e mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Këngëtarja amerikane ka fituar më shumë shpërblime në këtë ceremoni sesa çdo kush tjetër gjatë kësaj dekade. Për të kremtuar karrierën e saj, Taylor pritet të dalë në skenë për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha. Taylor, Post Malone, Ariana Grande, Drake dhe Halsey janë nominuar për çmimin “Artisti i vitit”./ KultPlus.com

LAS VEGAS, NEVADA – MAY 01: Taylor Swift attends the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 01, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Anatomi e një anatomie femërore letrare

Elvi Sidhiri

Në hapësirën letrare shqiptare, e së shpejti përtej saj, vjen libri “Anatomy of a Kosova Woman’s Soul” i shkruar me një stil krejt unik, aq më tepër në anglisht, nga Vlera Kastrati, që krahas spikatjes në muzikën e epërme Jazz, tashmë nis edhe rrugëtimin e saj padyshim gjithaq të suksesshëm në letërsi, me këtë libër që do lexuar për të kuptuar shumëçka për Kosovën e disa dhjetëvjeçarëve të fundit, por njëkohësisht dhe universin femëror, në një formë tejet origjinale, të çiltër e mjeshtërore.

Kur një ditë, do të nisja leximin e këtij libri, do të më kujtoheshin vitet e shkuara, pikërisht në agun e studimeve të mia të hershme në spanjisht, kur do të lexoja për kryearkitektin e historisë së Spanjës dhe Katalonjës, Antoni Gaudi, mendje gjeniale gjurmëlënëse në tërë infrastrukturën futuristike e përrallore të Barcelonës së shekullit të fundit, që përmendet edhe nga autorja në faqet e këtij libri.

Pse gjithë kjo preambul pra?

Sepse ky libër është pak a shumë një Sagrada Familla e autores, që shton kate, strukturë e vlera në çdo rishikim e ripërpunim të tij me kalimin e kohës, ashtu si edhe kisha qiell-mëtuese barcelonase vazhdon të ndërtohet e lartësohet drejt qiellit gjatë jetës e pas vdekjes së beftë të arkitektit të saj gjenial, edhe sot e kësaj dite.

Ashtu si Gaudi, autorja synon të papërfytyrueshmen përmes faqeve të librit të saj; nëse Gaudi rrekej të kapte qiellin me shpirtin e tij të skajshëm dhe imagjinatën pafre, autorja derdh në këtë libër çdo ndjenjë që ia përshkon qenien e saj, duke sendërtuar një ndërthurje krejt njësore nuancash të larmishme emocionale që e joshin lexuesin menjëherë dhe nuk i ndahen kërshërisë së tij gjer në rreshtin e fundit.

Për një lexues të gjinisë mashkullore veçanërisht, ky libër do të shërbente edhe si një manual për të depërtuar (aq sa i kemi kapacitetet fundja, si meshkuj!) së paku në paradhomën e shpirtit, logjikës dhe, pa pretenduar shumë, ndoshta, pse jo, edhe në zemrën e një femre.

E këtu, pashmangshëm na rivjen në mendje titulli i këtij libri “Anatomy of a Kosova Woman’s soul”.

Një anatomi femërore do të mjaftonte për ta shndërruar sipërmarrjen e shkruarjes së një libri të tillë, qoftë edhe nga një femër me një botë të pasur shpirtërore, kulturore, mendësore e praktike, siç është autorja e tij, në një ushtrim të denjë për “Mundimet herkuliane” të mitologjisë.

E sakaq, kur kjo anatomi letrare, sociale, sa edhe shpirtërore, ndijore e emocionale, ku ngërthehen pazgjidhshëm ndjenja, pritshmëri, shtysa, shpresa, ndjeshmëri e mungesa jetësore, fokusohet në një grua kosovare, gjithçka koklavitet edhe më tepër, duke marrë njëkohësisht trajta të reja krejt specifike.

Është një rrugëtim i gjatë, disa dhjetëvjeçarësh nëpër labirintet e jetës, synimeve, prirjeve më intime, shtysave më të papërmbajtshme, sa edhe të strukura thellë në nënndërgjejgje, të autores, një anatomi e çiltër, pa sofizma, pa metafora të paqena, e prekshme njëlloj si brishtësia e karakterit të vendosur të autores (nuk është kundërthënie kjo!), realiste, e mirëqenë dhe e përthithshme qoftë edhe nga lexuesi më profan në këto tematika kaq delikate.

Një rrugëtim nëpër universin femëror të autores, në dyzimet e saj qenësore, në dritëhijet e dashurueshmërisë së saj, në qëmtimin e saj të botës mashkullore, në daljen e saj të përhershme jashtë stereotipeve për gjininë e saj në mjedisin e saj jetësor maskilist e tradicional.

Gjithçka ndërkaq, e kundruar plot finesë përmes prizmit të ngjarjeve, tragjedive, shtypjes, dhunës, privimeve dhe vështirësive pafund ku do të zhytej vendlindja e autores paralelisht me përçapjet e saj emocionale, shtegtimet e saj frymëzuese, mësymjet e saj nëpër skajet e pashkelura të horizonteve të veta mendësore, e gjithçka tjetër që hasim në këtë libër.

Autorja pranon të dalë ballazi kundruall lexuesit, por ajo zgjedh të shpërfaqë gjënë e saj më të shenjtë e të paarritshme qoftë nga njerëzit, qoftë nga ngjarjet, situatat apo rrethanat që atë e shoqërojnë gjatë jetës dhe lexuesit gjatë përparimit nëpër kapitujt e këtij libri.

Ajo pranon kaq guximshëm ta shpërfaqë tërësisht shpirtin e saj, duke nxjerrë në pah, në këtë “Agora” letrare e shpirtërore që kaq vetvetiu mishërohet në këtë libër, krejt shtresat përbërëse të botës së saj shpirtërore, duke i analizuar ato një më një, duke gjetur shkakun, cytjen, nxitjen, arsyen apo komën emocionale të çdo ngjyrimi të ndjenjave të saj kundrejt dashurisë, mjedisit jetësor, qytetit të vet, shoqërisë, kulturës, prapambetjes, pushtuesit, pranisë ndërkombëtare, botës së qytetëruar ku ajo ndjen se përket e në veçanti, MUZIKËS.

Sepse ky është një “Libro in musica” siç do të thoshin miqtë tanë italianë.

Një libër i përshkuar nga muzika pra. Një libër i shkruar me muzikë, i krijuar me muzikë, i mbështetur te muzika dhe i mbyllur me muzikë nga një njeri që muzikën, artin, krijueshmërinë, i ka për sinonim të vetvetes në kuptimin më parësor të mundshëm.

Letërsia pra, shkrimi, ky libër, përbën veç një grykëderdhje tjetër për frymëzimin e autores që vërtitet brenda qenies së saj pandalshëm në kërkim të gurgullimeve të reja, i formësuar herë me shkronja alfabeti, herë me tekste nota muzikore, herë përmes tingujve të zërit të saj grishës ndër këngë.

Një libër që të pushton e të bën pjesë të çdo mendimi, ngjarje, historie, mëdyshje ekzistenciale, trazimi jetësor apo emocional, dridhme, dënese, ligështimi, shprese, kënge apo ndjenje të shprehur në secilën faqe të tij.

Një rrugëtim, jo më kot. Një udhë drejt tunelit dhe dritës në fund të tij. Dritëz aspak utopike, që në krye të disa dekadave na shpie larg, atje ku letërsia bëhet këngë, ku ndjenjat bëhen mendime, ku shtysat bëhen akte të pakthyeshme, ku Sagrada Familla e këtij libri tanimë resht së qeni një objekt kulti në ndërtim, dhe befas e shohim të shndërruar në një faltore të shenjtëruar, me fjalë të tjera, në një libër të plotë e të përfunduar.

Një libër femëror që çdo mashkull do të donte ta lexonte. Një libër i shkruar në gjuhë të huaj për t’u shkëputur ndoshta sa më shumë emocionalisht nga uni shqiptar, por një libër që do ta bënte çdo të huaj ta kuptonte shqiptaren dhe universin e saj krejt qartësisht, një libër i mbrujtur në muzikë, ndjenja e “Vlera”. /KultPlus.com

Gazeta prestigjioze “The Washington Post” i kushton artikull shqiptares Buta Biberaj

Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptares Buta Biberaj, e cila është kandidate për postin e prokurores në qarkun Loudon, Virginia, SHBA.

Me më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, Biberaj ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendës gjykatëse në këtë qark.

Gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Law) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor. / KultPlus.com

Michael Jackson kryeson listën e VIP-ave të vdekur dhe të pasur, për të shtatin vit radhazi

Mbreti i pop-it Michael Jackson, kryeson listën “Forbes” për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më, për të shtatin vit radhazi. Këngëtari ka fituar 60 milionë dollarë nga tetori i vitit 2018.

Të ardhurat nga muzika u rritën në 2,1 miliardë dollarë, nga 1,8 që ishin vitin e kaluar, ndërsa katalogu i këngëve të tij dhe një koncert madhështor në Las Vegas gjithashtu ka kontribuar në arritjen e shumës.

Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituar vjen një tjetër ylli muzikës i quajtur “Mbreti”. Elvis Presley ka fituar gjatë vitit të kaluar 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.

Në vend të tretë renditen Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime, të bërë edhe film i animuar, “Peanuts”. Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, Autorin i “Dr. Seuss”, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe Nipsey Hussle, reperi i vrarë këtë vit në Los Anxhelos. /KultPlus.com

Abuzimi seksual ndaj vajzës nga Drenasi bëhet lajm ndërkombëtar

Vajza nga Drenasi e cila u abuzua seksualisht, e më pas edhe u detyrua të abortojë, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

ElPeriodico, gazetë spanjolle, e ka titulluar lajmin “Drama e një adoleshenteje – E abuzuar nga mësuesi, polici, avokati dhe gjinekologu”, transmeton KultPlus.

Dje Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të mitur, ngriti aktakuzë kundër gjashtë personave të përfshirë në këtë skandal, që tashmë u bë lajm i kronikave të zeza edhe nëpër botë.

Gazeta spanjolle shkruan se edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi e ka përshkuar rastin “tragjik e monstruoz”. Kjo gazetë, citon edhe AFP-në në raportimet e saj.

“Gjashtë persona, përfshirë mësuesin, policin e avokatin e vajzës, u paditën të mërkurën nga drejtësia në Kosovë për përdhunim të një adoleshenteje, e cila më vonë u detyrua edhe të abortojë”, thuhet ndër tjerash.

Kjo gazetë shkruan se historia e kësaj adoleshente nga Drenasi, në Kosovë, “ka tronditur popullatën kosovare, e cila ka shkaktuar një debat të madh publik”.

Abuzimet ndaj vajzës nga Drenasi u zbuluan në shkurt të vitit të kaluar, derisa 16 vjeçarja, shkruan kjo gazetë, u përdhunua në mënyrë të vazhdueshme prej vitit 2017 deri 2018.

“Ajo u abuzua fillimisht nga mësuesi i saj, më pas një polic, në fund nga avokati dhe gjinekologu”, shkruan tutje elPeriodico.

Kjo gazetë rikujton edhe debatet parlamentare që u zhvilluan në Kosovë lidhur me këtë rast.

Kujtojmë dhe njëherë se rasti u nxor në publik nga avokati Gazmend Halilaj. Ai u arrestua pasi dyshohej se edhe ai e kishte keqpërdorur vajzën, por më pas, prapë u lirua.

Ndërkaq dje, nga Prokuroria Themelore është ngritur aktakuzë ndaj tij. /KultPlus.com

“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” me Mbrëmje Gala në Tiranë

Shkruan Flora Nikolla

Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të takohen në një mbrëmje simbol Gala, në natën e 12 dhjetorit në një nga hotelet më tradicionale të kryeqytetit shqiptar, në Mak Albanian Hotel, për t’i dhënë nderim, një grupi zonjash që punojnë sot në të gjithë botën e globalizuar pavarësisht kombësisë shqiptare tashmë e ndryshuar në amerikane, franceze, italiane, austriake, gjermane apo malazeze, maqedonase, etj. Ka një të veçantë këtë here dhe shumë të rëndësishme, sepse e gjithë kjo mori vendesh nga i gjithë rruzulli ynë, do të nderohet me një emër shumë të madh që quhet Shqiptari, në emër të një kuptimi të madh që quhet: sukses!

Kjo nuk ka të bëjë me nacionalizëm dhe as më shumë me ndonjë patetizëm të rastësishëm!!! Kjo ka të bëjë me një nderim që institucionalizohet për herë të parë me një çmim të madh që nderon zonjat tona në një botë globale, ku ato me dinjitetin dhe personalitetin e tyre, kane ditur të krijojnë suksesin kudo janë. A nuk është kjo një krenari legjitime për të gjithë ne? A nuk duhet ne të mos harrojmë se si shqiptarë dimë të krijojmë sukses, të paktën të plotë jashtë trojeve tona? A nuk duhet vallë që në ditët tona, të mos komentojmë në sharje jetët tona andej e këndej dhe as të komentojmë me grimca hakmarrje jetët e të tjerëve, por më buzëqeshje ti themi, bravo suksesit ???

Albanian Excellence, ka një mision fisnik për të treguar suksesin tonë të përbashkët shqiptar dhe që në vitin e saj të shtatë, ka arritur të ketë së bashku mbi 1000 histori suksesi të të dy gjinive. Po zonjat e suksesit, si nisi ky rrugëtim ?- me të drejtë do të pyesni ju. Rrugëtimi i suksesit të zonjave nis një ditë tetori të vitit 2016, në Manhattan , Nju Jork, kur u nënshkrua Memorandumi, “Të qenit grua në shekullin e XXI “. Firma e parë ? Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani që ishte prezent në një mbrëmje Gala të paharruar në Symphoni Space ku u promovua libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork “. Ja kështu me këtë ngjarje të madhe e të mbarë nisi ky rrugëtim yni me zonjat shqiptare kudo janë. Më pas ??? Më pas me, “Peticioni për viktimat e dhunës seksuale të Luftës në Kosovë në vitin 1999” , nënshkruar në Nju Jork në qershor të vitit 2018, në Galanë e mrekullueshme “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë kur u botua libri “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, për të vijuar në muajin prill të vitit 2019, me Konferencën Ndërkombëtare , “Vlera e të qenit grua në shekullin e XX”, në Tiranë dhe në Shkodër kur u botua libri, “Në botën e bukurisë” dhe kur u krijua Aleanca Globale e Gruas së suksesit shqiptar, me librin dhe ekspozitën ndërkombëtarë “121 foto në 121 jetë suksesi”, në muajin qershor në Presidencën e Republikës me prezencën e Presidentit Ilir Meta, si simbol i kombit, për të qenë së bashku gjatë muajve, korrik, gusht, shtator, tetor, në një ekspozitë plot me mesazhe fisnike në Strugë (Maqedonia e Veriut), në Pogradec, në Preshevë (Republika e Serbisë) në Patos , Prishtinë dhe në Ulqinin e bukur.

A nuk është një odise e mrekullueshme dhe fisnike e gjithë kjo ? A nuk është një prolog i bukur nata e 12 dhjetorit në këtë parakalim të pandalshëm vlerash të zonjave tona shqiptare kudo janë? Shumë kemi nderuar dhe respektuar në emër të vlerës. Ka qenë shumë kënaqësi, ka qenë dhe tepër lodhje, emocion, ka qenë shumë punë dhe shumë përkushtim dhe dashuri. Po ja ku jemi !!! Nata e 12 dhjetorit po afron …!!! Ne të gjitha duhet të jemi bashke dhe më afër … pavarësisht se kush do të marrë nominalisht titullin Zonjë që bën Shqiptarinë…! Duhet të jemi së bashku sepse emërues të përbashkët kemi suksesin dhe dinjitetin tonë. Ndaj them se : 12 dhjetori do të jetë një natë simbol për disa mijëra zonja shqiptare që dinë të bëjnë sukses . 12 dhjetori do të jetë një natë shembulli për më të mirën e të qenit grua, në mjekësi, arsim, estetikë, art, kulturë, shkencë, biznes, filantropi, media … , politikë, e pa fund mund të vijoj kështu…!!! 12 dhjetori do të jetë një natë emblemë e zonjave shqiptare, pavarësisht se nuk mund ti kemi të gjitha së bashku , e për ti thënë : Faleminderit për koontributin e tyre në shqiptari !!! Ndaj ju drejtohemi me zemrën plot për t’ju thënë: Mirë se të vini, Ju Zonjat e suksesit mbarëshqiptar në Natën e Madhe të 12 dhjetorit në Tiranën e të gjithëve !!!/KultPlus.com

Juria e konkursit “Poezi për Paqe” shpall dhjetë poezitë finaliste

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, KultPlus, mbështetur nga UN Women ka shpallur të hapur konkursin “Poezi për Paqe” ku në adresën e KultPlusi-it çdo ditë kanë ardhur një numër i madh i poezive.

Konkursi ishte i hapur për të gjitha poetet gra dhe vajza të të gjitha moshave, dhe komuniteteve në Kosovë.

Aplikimet janë vlerësuar nga juria profesionale e përbërë nga profesori dhe poeti i njohur Sali Bashota, studiuesi dhe shkrimtari Agron Gashi dhe studiuesja dhe gazetarja Jeta Zymberi, të cilët edhe kanë zgjedhë 20 poezitë më të mira.

Autoret e këtyre 20 poezive ditën e martë janë bërë pjesë e një takimi të përbashkët dhe punëtorisë për të elaboruar më shumë mbi poezinë, por edhe për të lexuar poezitë e tyre të cilat janë përzgjedhur si më të mirat e këtij edicioni.

Selektimi i këtyre poezive tashmë ka kaluar në dhjetë prej tyre. Në këtë dhjetëshe janë përzgjedhur: Albina Rushiti, Kaltrina Pacolli, Albana Muja, Vlora Konushevci, Fjolla Avdylaj, Alketa Spahiu, Festinë Avdiu, Tinka Kurti, Diana Basholli, Burbuqe Latifi. (Renditja e emrave është rastësore).

Më datë 6 nëntor, në ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery do të mbahet edhe nata finale e konkursit “Poezi për Paqe” ku do të jenë të pranishme autoret e 10 poezive të përzgjedhura. Në këtë mbrëmje poetike, autoret do ti lexojnë poezitë e tyre para të pranishmëve dhe krejt në fund juria do të shpallë vlerësimin për tre poezitë më të mira të këtij konkursit cilat edhe do të shpërblehen nga organizatorët.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Youth for Kosovo” mbështetur nga UN Peacebuilding Fund, dhe zbatuar nga UN Women, UNDP-UNV dhe UNICEF. /KultPlus.com

Ana Josimovska Cagnazzo dhe Antonio Cagnazzo sollën një mbrëmje pianistike në KamerFest

Qendrim Badalli

Orari dhe salla nuk ndryshuan, por kishte ndryshuar formacioni artistik që do të interpretonte në një tjetër mbrëmje të KamerFestit në Kosovë. Ora shënonte 20:20 minuta kur gjithçka ishte gati dhe publiku zuri vendin e tij në sallë, shkruan KultPlus.com

Në skenë dolën pianistja nga Maqedonia e Veriut, Ana Josimovska Cagnazzo, dhe pianisti nga Italia, Antonio Cagnazzo të cilët interpretuan vepra të ndryshme artistike nën duartrokitjet e vazhdueshme të publikut prezent. Që të dy artistët po ndiheshin mirë, ndjenja që do t’i shprehnin pas përfundimit të koncertit.

Pianistja nga Maqedonia e Veriut, Ana Josimovska Cagnazzo, në intervistën e saj është shprehur shume e kënaqur me pothuajse gjithçka që u zhvillua rreth koncertit.

“Ne kishim një koncert shumë të mirë. Për mua ishte kënaqësi që të luaja sonte në këtë festival. Sihana është një violiniste e mrekullueshme dhe një udhëheqëse artistike e mrekullueshme po ashtu, dhe unë jam e lumtur që ajo na ftoi neve. Ishte eksperiencë shumë e mirë dhe prezenca e njerëzve të rijnë që arrita ti shoh ishte diçka shumë e mirë gjithashtu”.

Tutje, pianistja nga fqinjët tanë maqedonas, duke folur për përshtypjet e saj për kulturën në përgjithësi në Kosovë, ajo nuk e ka parë si diçka të shkëputur nga bota tjetër, teksa ka shprehur zhgënjimin e saj për trajtimin e kulturës kudo.

“E kam një përshtypje se në gjithë botën dominon mendimi se kultura nuk është diçka e rëndësishme. Çdokush diskuton vetëm për ekonomi dhe para, kurse për kulturën dhe artin mendojnë se mund të bëjmë edhe pa to siç nuk është ashtu. Pjesa kryesore e shoqërisë e humanizmit është shprehja e natyrshmërisë njerëzore”.

Pianisti nga Italia, Antonio Cagnazzo, pasi vlerësoi organizimin, njëjtë si kolegia e tij, lavdëroi specifikisht punën e Sihana Badivukut, drejtoreshës dhe organizatores së këtij festivali.

“Mendoj se ju keni një organizim të madh dhe një hapësirë shumë të mirë po ashtu. Unë u kënaqa shumë dhe mendoj se ju e bëtë më të mirën me këtë organizim. Sihana është një organizatore shumë e mirë”.

Ai u përgjigj shkurt por në mënyrë përmbajtësore në pyetjet rreth gjendjes së kulturës në përgjithësi në Kosovë.

“Nëse çdo aktivitet kulturor në Kosovë organizohet si ky Festivali i KamerFestit, mendoj se ju jeni shumë në nivel”

Festivali Kosova Kamerfest 2019 do të vazhdojë edhe mbrëmjeve të tjera njëjtë siç do të vazhdojë edhe KultPlusi me mbulimin e të gjitha aktiviteteve të këtij festivali artistik brenda Kosovës, për kulturën dhe për lexuesit tanë. / KultPlus.com

Numrat e revistës “Hylli i Dritës” ekspozohen në kalanë e Tiranës

Me rastin e 106-vjetorit të botimit të parë të revistës “Hylli i Dritës”, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozoi pasditen e djeshme në mjediset e Kalasë së Tiranës një pjesë të numrave të revistës së themeluar nga At Gjergj Fishta në tetor të vitit 1913.

Kjo ekspozitë sjell për publikun kopje origjinale të revistës e cila ka pasur një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve.

Ekspozita vjen në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Kalanë e Tiranës. Të pranishëm në prezantimin e saj ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido, zëvendësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtare Etleva Domi, Frati Françeskan At Vitor Demaj dhe administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani.

Pjesëmarrësit panë me interes koleksionin që ruhet në Bibliotekën e DPA-së dhe në Bibliotekën Kombëtare. Publiku do ketë mundësi dhe gjatë gjithë ditës të sotme të shoh nga afër revistën e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të Shqipërisë. /atsh/ KultPlus.com