Nga sytë e një anglezeje: 14 zakone shqiptare që çudisin një të huaj

U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.

1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhett një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe shpejt, të flasësh me këmbë e me duar, të dukesh sikur je me nerva—në daçi besojeni, po këto të zgjidhin vërtet hallin.

2—Përgatitu të dëgjosh komente si: “u, qenke shëndoshur”, “i kishe më mirë ashtu flokët”, “si e sëmurë më dukesh” — vdesin të komentojnë mbi gjëra të ndjeshme, pa e menduar dy herë.

3—Mos u lodh të mbash radhë. Nëse je në postë, nëse je duke pritur në autobus, nëse po përdor bankomatin, ose po blen në market, dhe nëse je në radhë diku, je i dënuar të presësh gjithë ditën. Vëri në punë brrylat, tregohu i vendosur dhe bëj sikur nuk i sheh të tjerët që janë aty, vetëm kështu mund t’ia dalësh.

4—Sinjalistika është vetëm për dekor. Mos Parko, Ndalohet Duhani, Ndalohet për moshën nën 18 vjeç etj, shenja si këto kanë vetëm funksion estetik, sepse askush nuk i respekton. Ndonjëherë mund të shohësh tavlla plot me bishta çigaresh edhe pse në derën e lokalit shkruhet “Ndalohet Duhani”. Vini Re! Kjo vlen edhe për sinjalistikën e qarkullimit rrugor.

5—Bëni kujdes me kafen. Kafja shqiptare nuk është kafja evropian. Jo vetëm që është shumë shumë herë më e mirë, por edhe shumë herë më e lirë se kafja evropiane, dhe të lë pa mend. Këshilla ime është ta pini ngadalë dhe jo me shpejtësi siç do të bënit në ndonjë vend tjetër, sepse mund të filloni të dridheni dhe të mos jeni në gjendje të përfundoni dot një fjali.

6—Të marrësh pako nga jashtë vendit është si ruleta ruse. Të marrësh pako nga miq, të afërm, nga Amazon, është si të luash kumar. Ato mund të vonohen me javë, deri në një vit, mund të mos paguash fare taksë doganore, ose mund të të duhet të marrësh kredi për ta paguar taksën. Një gjë e sigurtë në të gjitha rastet është se pakoja nuk të vjen në shtëpi dhe duhet të paraqitesh në postë për ta tërhequr. Mund të merresh tre orë vetëm për të arritur të tërheqësh nëj libër nga posta.

7—Ato gotat e vogla nuk janë me ujë. Nëse del për kafen e mëngjesit dhe sheh njerëz duke pirë kafe dhe një pijë transparete, si ujë, në gota të vogla, dije se nuk është ujë, por raki.

8—Buka është vetë jeta. Nëse je duke ngrënë me shqiptarë, bëhu gati të hash shumë bukë. Makarona për darkë? Duhet pak bukë me to. Pizza për darkë? Duhet prapë pak bukë. Bukë për darkë? Duhet prapë pak bukë. Shqipëria, përfundimisht, nuk është një vend për ata që kanë intolerancë ndaj grurit.

9—Djathi është jeta vetë. Sërisht, kur je duke ngrënë me shqiptarë, përgatitu të hash shumë djath. Mund të hash 2 deri në 4 lloje të ndryshme djathi në çdo vakt, përfshirë mëngjesin. Djath të bardhë, djath kaçkavall, djath të fortë, djath pa kripë, djath të pjekur, djath lope, djath dele, djath pikant, djath shtëpie… për tavolinat shqiptare djathi asnjëherë nuk është i mjaftueshëm.

10—Të merresh vesh me njerëzit në rrugë është si mbijetesa e më të fortit. Nëse je duke i dhënë makinës ose je duke ecur në rrugë si këmbësor, përgatitu të të ngrihet adrenalina. Ai burri jeshil në semafor nuk do të thotë kalo, por do të thotë vrapo, dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë kur nget makinë është thënia “fitoftë më i miri”.

11—Stereotipet, pastaj, janë gallatë fare. Nëse jeton në Bllok ose e frekuenton këtë zonë në Tiranë, do të kuptosh shumë shpejt që aty sheh të njëjtët lloje njerëzish. Italianë me skalpin e gjakosur dhe me fasho (pas operacionit për mbjelljen e flokëve), trafikantë droge me Land Rover, bluza Guçi me xixa, gra që kombinojnë ngjyrën e buzëkuqit, të gishtave, të këpucëve, të çantave dhe me syze të mëdha, edhe pse bie shi. Yjet e Instagramit me tuta sporti marke dhe me buzë super super të mëdhaja, dhe disa komunistë me kapele republike. Rri nja një orë në Bllok dhe ke për ta parë sa shumë do të shohësh.

12–Bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve seri. Sapo e marrin vesh që je e huaj, bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve si: Nga vjen? Je e martuar me shqiptar? Pse je këtu? Të pëlqen Shqipëria? Cila pjesë e Shqipërisë të pëlqen më shumë? (merr pikë bonus, nëse thua qytetin nga vjen personi). Këto janë sa për të filluar.

13—Bëhu gati të debatosh. Shqiptarët vdesin të debatojnë, por në një mënyrë të mirë. Çfarëdo të thuash, kujtdo t’ia thuash, edhe pse mund të mos e kesh seriozisht, dhe pse ata mund të jenë dakord me ty apo të kenë të njëjtin mendim, shqiptarët mbaojnë për çikë debat dhe shpejt mund ta gjesh veten në mes të një të tilli. Nëse gjërat ndizen, qerasi me një gotë raki dhe gjithçka rregullohet.

14—Shqiptarët nuk të lënë të paguash. Mikpritja shqiptare është e klasit botëror dhe ata këmbëngulin të të qerasin nëse je i ftuar, veçanërisht me kafe ose pije. Një këmbëngulje e tillë në vende të tjera mund të quhet e pasjellshme, por rregulli është (nga aq sa kam kuptuar unë) kushdo që fton tjetrin, zakonisht paguan. Pas dy vite e gjysëm në Shqipëri, më në fund e kam mësuar se si të fitoj unë— u them “boll tani, nuk jam më mysafire”.

E dua Shqipërinë!

Togerja Manushaqe Nura, merr medalje diplomatike në SHBA: Bac amaneti vazhdon

Togerja e FSK-së, Manushaqe Nura, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka ndarë me miqtë e saj një lajm tejet të rëndësishëm jo vetëm për të, por për të gjithë vendin tonë.

Ajo ka thënë se sot ka përfunduar shkollimin 6 mujor në Shkollën e Agjutantëve në ShBA, për të cilën ka marrë edhe medalje diplomatike.

Ndërsa ajo e përfundon këtë postim me një fjali mjaftë të fuqishme.

“Bac amaneti vazhdon; lavdi të rënëve për liri!”

Ky është postimi i togeres Nura:

Edhe kësaj sfide i erdhi fundi si më së miri. Më lejoni të ndajë me ju disa momente të rëndësishme gjatë shkollimit 6 mujorë në Shkollën e Agjutantëve në ShBA.

Një falenderim i veçantë shkon për qytetarët tanë që vazhdojnë të na besojnë si dhe për FSK-në dhe ushtrin amerikane për mundësinë e dhënë. Mbi të gjitha i falem familjes time që në çdo hap më kanë qëndru pranë në të mirë a në të keq.

Medaljen Diplomatike me të cilën u dekorova në këtë shkollim ia dedikoj partnerit tim Azdrenit. Ai si gjithmonë me përkrahjen e tij vazhdon të jetë shtyllë e fortë e sukseseve të mia.

Bac amaneti vazhdon; lavdi të rënëve për liri!

“Sonic The Hedgehog”, një histori njerëzore me jashtëtokësorin

Nuk mund ta besoja kur e dëgjova. Kritikat e para për “Sonic the Hedgehog” po vinin kryesisht nga lojtarë dhe komentues të njohur si “YouTubers”, që thoshin se ishte shumë qejf dhe një nga filmat më të mirë bazuar në një videolojë, e ndoshta edhe më i mirë. Nëse keni shikuar ndonjë film të bazuar në videolojëra këto dekadat e fundit, ju e dini se sa gjë e rrallë është kjo, dhe vetëm së fundmi disa filmbërës po del të kenë kuptuar sesi të bëjnë karaktere të bazuara në videolojëra dhe skenarë. (‘Detectiv Pikachu, së fundmi).

Filmi për Sonicun nuk ka ndonjë yll, e në “Rotten Tomatoes” janë hiç më pak se 63 për qind që e kritikojnë.

Pasi që e kam parë këtë, po kam dëshirë që të guxoj e të them se numri i tyre do të ishte më i lartë nëse do të kishte më shumë kritik të moshës sime që janë rritur me iriqin e kaltër të shpejtë, që do të vlerësonin se sa mirë filmi e trajton atë dhe historinë e tij.

Unë e kam parë filmin dhe konsensusi i përgjithshëm është korrekt. “Sonic” është shumë i mirë, dhe po, ju mund ta bëni këtë rast të tillë që është filmi më i mirë i videolojërave që është lansuar, sido që të jenë kriteret vlerësuese. Mua më ka pëlqyer “Detective Pikachu”, mirëpo kjo ishte i çuditshëm, një histori e çuditshme edhe për Pokemonin, dhe mendoj se “Sonic” është një tregim më i drejtë që është më i lehtë për shumicën e audiencës për ta vlerësuar.

Në vend që të bënin një film të tërë CGI (Computer-generated imagery) bazuar në lojën “Sonic”, ne kemi një Sonic që vjen në botën tonë” që miqësohet me policin James Marsden dhe përndiqet nga gjeniu mendërisht i paqëndrueshëm Doctor Robotnik, që luhet me entuziazëm nga aktori Jim Carrey, i njohur për rolin e tij si Ace Venture, i cili me të vërtetë të krijon përshtypjen sikur ka udhëtuar në kohë nga vitet ’90 dhe u jep shikuesve disa nga shakatë e tij klasike. Kjo e bën atë një prej arsyeve kryesore përse filmi funksionon. /KultPlus.com

“Ai që dëshiron të ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij”

Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.

Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.
Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë.
Dënimi me vdekje
Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij.
Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.
Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”.
Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike.

Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.
Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”.
Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar.
THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI (Përzgjedhur nga Tirana Observer)
1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
26- Mençuria fillon nga habia.
27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.
32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor. /KultPlus.com

Mbyllet Muzeu i Luvrit për shkak të Koronavirusit

Dashamirët e artit u lanë në radhë para muzeut të Louvret në Paris të dielën në mëngjes, pasi stafi vendosi të mbajë një takim lidhur me shpërthimin e koronavirusit, njofton Reuters.

Turistë të shumtë para muzeut më të vizituar në botë, ku qëndrojnë disa prej veprave të artistëve më të mëdhenj, nisën të shprehin mllefin me këtë mbyllje të Louvret.

Një zëdhënëse e muzeut në qendër të Parisit tha se ai pritej të hapej pas takimit mes menaxhmentit, personelit dhe mjekut të personelit.

Ajo shtoi se muzetë nuk janë të prekur nga urdhri i Qeverisë së Francës, që ndalon tubimet publike në hapësira të mbyllura me më shumë se 5.000 njerëz.

Deri më tash, në Francë janë konfirmuar mbi 100 raste të personave të prekur me koronavirus.

Si rezultat i urdhrit të Qeverisë franceze, është anuluar edhe një gjysmëmaratonë e planifikuar të mbahej sot në Paris, e ku mendohej se do të merrnin pjesë më shumë se 40.000 vrapues. /KultPlus.com

Më 1 mars të vitit 1810 lindi kompozitori i shquar Frederik Shopen

Dy dekadat e para të jetës, Frederik Françez Shopeni i kaloi në Poloni si biri i një francezi dhe një nëne polake e cila i japi atij mësimet e para në piano. Po si tetëvjeçar duartrokitej si një fëmijë çudibërës. Në Varshavë, ai vizitojë liceun e në fund të liceut edhe konservatoriumin ku edhe e gjeti mësuesin e tij më të rëndësishëm Xhozef Elsneri (Joseph Elsner 1769-1854). Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare Shopeni për herë të parë udhëton për në Berlin, pas një viti (1829), udhëton për në Vjenë, Pragë dhe Dresden. Më 1831 ai vendosi të udhëtonte për në Paris. Në udhëtim e sipër ai morri vesh për okupimin e Varshavës nga rusët dhe nga kjo kohë Shopeni kurrë nuk u kthye më në vendlindje. Parisi u bë vendlindja e ti. Këtu u krijua E Madhja e tij Overes, të cilën kryesisht ja kushtojë luajtjes në piano. mirëpo dy koncertet e tija të njohura në piano, e-Moll (op.11) dhe f-Moll (op.21) u krijuan në kohën e Varshavës dhe atë të dytin koncert në piano në f-Moll (1829/1830) para të parës në e-Moll (Pranverë/Verë 1830).

Për nga struktura dhe karakteri që të dy koncertet kanë ngjashmëri njëra me tjetrën. Që të dyja janë në tri radhë, që të dyja qëndrojnë – kjo vlen vetëm për radhën e parë të të dy koncerteve – në Moll. Radhët e ngadalshme (Largetto) flasin një gjuhë të ndjeshme romantike dhe sipas gjithë asaj që ne dimë ato japin disa pjesë nga autobiografia, saktësisht pjesë të dashurisë së Shopenit për Konstatina Gladkovskën (Constatina Gladkowska). Radhët përmbyllëse (Vivace) janë të ngarkuara me energji vallëzimi; në koncertin f-Moll tonin e jep një Mazurka ndërsa në koncertin e-Moll një Krakowiak. Si në krye të dy koncerteve (Maestro gjegjësisht Allegro maestro) paraprinë momenti virtuozë i pianos ndërsa orkestra ka rëndësi të dorës së dytë. Shopeni nuk lë të shihet ndonjë tendencë e veçantë simfonike. Për shkak të nevojës së madhe të artizanatit për instrumente të nevojshme shumë përpunues kanë ra në dert me parituten e Shopenit. /KultPlus.com

Në pritje të eksodit modern

Nga: Bajram Mjeku

Nga dita e sotme, mijëra të rinj kosovarë do t’ia mësyejnë Gjermanisë për një vend pune dhe për një të ardhme më të sigurtë për jetën e tyre.
Për dallim nga paraardhësit e tyre, të cilët kur ia mësyenin Perëndimit ishin shumë më të lidhur me atdheun e tyre, fëmijët tanë të cilët pritet të ikin përmes një rruge më normale tash e tutje, jo vetëm që do të largohen pa ndonjë emocion të veçantë për vendin, por Kosovën e tyre do ta shikojnë edhe me përbuzje.
Është elita politike kosovare, e cila në dy dekadat e fundit, ua ka ndrydhur ndjenjën më të vogël për të qëndruar në Kosovë.
Edhe ata pak të rinj që kanë punuar me paga minimale, jo vetëm që janë përbuzur, por janë trajtuar si skllav nga të ashtuquajturit biznesmenë, prandaj motivi për ta braktisur vendin do të jetë edhe më i madh.
Brezi më i pikëlluar do të jetë brezi im, më saktë ne që krijuam familje gjatë dekadës së okupimit dhe mbijetuam ashtu si ditëm e si mundëm.
Fjala e urtë: “Fëmijët i hanë mollët dhe të vjetërve u mpihen dhëmbët”, duket se nuk qëndron, pasi në realitetin e ri kosovar ndodhi e kundërta!
Megjithatë, ne duhet të lutemi për fatin e fëmijëve tanë kudo që pritet të jetojnë ata, por mbani mend, lutjet tona nuk do t’i dëgjojë as Zoti në qytetet fantazmë… /KultPlus.com

Sam Smith ka frikë të kthehet në Britani të Madhe se mund të infektohet me Koronavirus

Këngëtari Sam Smith ka folur për frikën e tij se mund të infektohet me coronavirus.

27-vjeçari është duke qëndruar në Australi si pjesë e turneut muzikor dhe heziton të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Smith ka udhëtuar drejt Sydneyt ditën e hënë, ndërsa pas lajmit se virusi është përhapur në shumë vende evropiane, ai ka frikë të kthehet.

“I shkrova nënës time dhe i thash: ‘Kam shumë frikë nga coronavirusi. Jam i frikësuar”, ka thënë këngëtari për The Project.

Ai ka shtuar se po mendon t’i tërheqë planet për mbajtjen e koncerteve nëpër Evropë, duke qenë se shumë njerëz janë diagnostikuar me infeksionin që ka rezultuar vdekjeprurës në mijëra raste.

“Më duhet të kthehem në Evropë dhe po dëgjoj se gjërat janë përkeqësuar. Nuk më pëlqen aspak”, ka thënë më tej Smith. /KultPlus.com

Kur Kadare, Kamy e Kafka lexoheshin fshehtas

Jeta e fshehtë e atyre që jetonin në Bllok, e atyre që mundën të fshehnin në anën përtej të raftit të bibliotekës libra të ndaluar për t’i lexuar fshehurazi është ana tjetër e monedhës. Sot, më të lirë për të lexuar, një brez i etur për letërsinë, dikur shkëmbente edhe fshehurazi prindërve librin e radhës, atë që do të duhet ta lexonte brenda natës, sepse një tjetri i ishte premtuar.

Por sa e vështirë ishte asokohe të ishe një mendje e lirë, por edhe e besueshme për pushtetin, ndërsa miqve t’iu besoje veprën e ndaluar? Milena Selimi thotë për “A2Cnn”, se nuk kishte libra të ndaluar në bibliotekë por kishe miq që ia besonin asaj edhe “Të Huajin” e Kamy-së, që atë kohë padiskutim ishte shumë ekzistencialist e absurd për realitetin.

Ajo sot është zëri zyrtar i ambienteve të kulturës në Kryeministri. Pedagogia dhe studiuesja Persida Asllani rrëfen se ka shpërndarë libra të tillë, sigurisht në fshehtësi. Askush nuk duhet ta dinte që në shtëpinë e saj kishte libra të ndaluar. /KultPlus.com

“Tri hije në Bruksel”, romani i pabotuar i Anton Pashkut

Anton Pashku (1937 – 1995) mbahet gjerësisht si një nga shkrimtarët më origjinal të letërsisë moderne shqipe. I njohur sidomos për romanin “Oh”, Pashku është vlerësuar veçanërisht për frymën e re dhe risitë që i solli letërsisë shqipe në stil dhe konceptim.

“Oh”-u është i vetmi roman i botuar i Pashkut, i konsideruar edhe si kryevepra e tij. Mirëpo, rezulton që “Oh”-u nuk është i vetmi roman që ka shkruar Anton Pashku.

Siç ka treguar Paulin Pashku, i biri i shkrimtarit, babai i tij ka lënë në dorëshkrim një roman të cilin e ka shkruar më 1994, vetëm një vit para se të vdiste.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Paulin Pashku, i cili punon si prokuror, ka thënë se romani i të atit i mbetur në dorëshkrim, titullohet “Tri hije në Bruksel” dhe sipas përshtypjeve të tij, është një roman atipik për Anton Pashkut, pasi që ngjason me një roman policor, diçka e pazakont për veprën e tij. /KultPlus.com

Inteligjenca artificiale rikthen pamje mahnitëse të New Yorkut (VIDEO)

Videoja e vitit 1911 me titull ‘Një udhëtim nëpër qytetin e New Yorkut’ është rikthyer në jetë më shumë se njëqind vjet më vonë nga inteligjenca artificiale.

Sekuencat nga një kompani suedeze për prodhimin e filmave me pamjet bardh e zi janë rikthyer të krijuara në një version të ngjyrosur dhe më të mprehtë të filmit bardh e zi, njofton Klan Kosova.

Klipi prej tetë minutash kthen shikuesit përsëri në kohë në Statujën e Lirisë, Battery Park, Portin e New Yorkut dhe ndërtesën e famshme të Flatironit në Fifth Avenue.

Denis Shiryaev postoi videon e re në faqen e tij, e cila tani është në cilësi 4K me 60 korniza për sekondë, shkruan Daily Mail. / KultPlus.com

Freud: Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan

Zigmund Freud është njëri nga psikanalistët më të njohur botëror, i cili me mendimin e tij i ka dhënë kthesë shkencës së Psikologjisë në periudhën kur ka jetuar, shkruan KultPlus.com

Se çfarë është njeriu, natyra, personaliteti dhe veprimi i tij, Freud i ka shtjelluar këto çështje gjatë gjithë kohës në librat e tij, prej të cilëve edhe janë shkëputur edhe disa thënie.

KultPlus këtu ka zgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:

1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.

2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.

3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.

7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.

8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.

9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.

10- Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.

11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.

13- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”

14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.

16- Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.

17- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

18- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.

19- Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

20- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.

21- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

22- Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

23- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

24- Treguesi i parë i idiotësisë, është një mungesa e plotë e turpit.

25- Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com

“Analfabeti politik” nga Bertolt Brecht

Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Ai nuk dëgjon, nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.

Ai nuk e di se kostoja e jetës, çmimi i fasuleve,
i peshkut, i miellit, i qerasë, i këpucëve e i ilaçeve,
varen nga vendimet politike.

Analfabeti politik është kaq gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani se nga injoranca e tij politike
lind prostituta, fëmija i lënë rrugëve, grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve, që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar, lakeu i sipërmarrjeve kombëtare e shumëkombëshe.

– Bertolt Brecht

/ KultPlus.com

Aktoret largohen nga ceremonia e César kur Polanski nderohet me çmim (VIDEO)

Disa aktore janë larguar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve César në Paris, pasi Roman Polanski, i cili u dënua për përdhunim të një 13 vjeçari në 1977, fitoi çmimin për regjisorin më të mirë.

Çmimet – ekuivalenti i Oscars në Francë – janë përcjellë me shumë në polemika pasi “An Officer and a Spy” e Polanskit morri 12 nominime.

Regjisori polako-francez u largua nga SHBA-të pas dënimit të tij për përdhunim në vitet e 70’ta.

Ai qysh atëherë është përballur me akuza të tjera për sulm seksual.

“An Officer and a Spy”, flet për aferën e Dreyfus në Shekullin e 19-të në Francë dhe fitoi një total tre çmime në këtë ceremoni.

Polanski dhe anëtarët e ekuipit të tij nuk morën pjesë në këtë ngjarje, përderisa vet regjisori më parë kishte thënë se frikësohet për sigurinë e tij. / Klan Kosova / KultPlus.com

Pro-komunistja “L’Humanite” për Mit’hat Frashërin: U largua nga Londra në Nju Jork për të themeluar selinë shqiptare të kriminelëve të luftës

Aurenc Bebja-“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 12 shtatorit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, nga Londra në Nju Jork.

Nju Jorku : selia e kriminelëve shqiptarë të luftës

Presidenti i bandës së kriminelëve të luftës të quajtur “Komiteti i Shqipërisë së Lirë”, Mit’hat Frashëri, u largua dje nga Londra me anëtarët e tjerë të “komitetit” të tij, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, ku do të themelojë selinë e tij.

https://www.darsiani.com/la-gazette/pro-komunistja-l-humanite-per-mit-hat-frasherin-1949-u-largua-nga-londra-ne-nju-jork-per-te-themeluar-atje-seline-shqiptare-te-krimineleve-te-luftes// KultPlus.com

Baleti Kombëtar i Kosovë me katër shfaqje për muajin mars

Baleti Kombëtar i Kosovës do t’i shfaq katër shfaqje gjatë muajit mars, shkruan KultPlus.com

Siç duket Baleti Kombëtar i Kosovës edhe muajin mars do të ketë një aktivitet të konsiderueshëm. Ky institucion përmes një postimi në Facebook, Baleti Kombëtar i Kosovës ka publikuar shfaqjet dhe oraret e tyre, të cilat janë si vijon:

05.03.2020 – Shfaqja “Pushimi i Kalorësve”
Koreografia: Natalia Osipova
Premiera

06.03.2020 – Shfaqja “Pushimi i Kalorësve”
Koreografia: Natalia Osipova
Repriza e parë

12.03.2020 – Shfaqja “Pushimi i Kalorësve”
Koreografia: Natalia Osipova

26.03.2020 – Shfaqja “Exil”
Koreografia: Eno Peçi

/KultPlus.com

Kosovari Edi Abazi mbrëmë ishte në garë për ta përfaqësuar Kroacinë në Eurovizion

Kosovari Edi Abazi, mbrëmë u prezentua në festivalin kombëtar në Kroaci “Dora 2020” me këngën “Coming Home”, shkruan KultPlus.com

Pavarësisht se Kosova nuk ka të drejtë të jetë pjesë e Eurovizionit krejtësisht për arsye politike, Kosova po përfaqësohet përmes kosovarëve që janë pjesë e garave për t’i përfaqësuar shtetet ku ata jetojnë.

“Ndonëse nuk fitoi, 17-vjeçari pati një paraqitje dinitoze, ndërsa fansat e Eurovisionit po e kërkojnë që të provojë sërish garen për të shkuar në Eurovision”, thuhet në postimin e Eurovizion Kosovo. /KultPlus.com

Pandemia e vitit 1918 që mori jetën e 50 milionë njerëzve

Një virus i përhapur në pothuajse të gjitha vendet e botës në vitin 1918 kishte marr jetën e rreth 50 milionë njerëzve atë botë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sëmundja kishte shkaktuar mbi 675 mijë viktima, duke shkaktuar kështu një katastrofë pasi u ndaluan të gjitha tubimet publike, u mbyllën shkollat, kishat, teatrot e madje u ndaluan edhe funeralet, shkruan ‘businessinsider’.

Virusi më vonë do të quhej “Gripi spanjoll”, pasi ishte shfaqur për herë të parë në Spanjë.

Në ditët e sotme koronavirusi Covid-19 ka shkaktuar përhapjen e frikës në gjithë botën. Ky virus me origjinë nga Ëuhan në Kinë, ka prekur edhe mbi 50 vende tjera të botës. Deri më tani numërohen rreth 85 mijë të sëmurë dhe rreth 3 mijë viktima. Express /KultPlus.com

Platoni: Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak

Filozofi antik, Platoni, konsiderohet si njëri nga mendimtarët që ka vendosur bazat e Filozofisë së bashku me Aristotelin dhe Sokratin, shkruan KultPlus.com

Platoni, veprat e të cili edhe sot studiohen në Universitetet më prestigjoze në botë, është i njohur edhe për shumë thënie të tij të cilat i janë shkëputur nga librat e tij ndër vite.

KultPlus këtu ka zgjedhur disa nga thëniet e tij rreth natyrës njerëzore:

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Tregohu i mirë, sepse këdo që e takon, po përballet me një betejë të vështirë.

Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.

Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

Filozofia nis me kureshtje.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinjë do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.

Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.

Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer. / KultPlus.com

Më 2 mars Vatikani hap arkivat e historisë

Mijëra kriminelë nazistë u arratisën pas Luftës së II Botërore përmes të ashtuquajturit shtegu i minjve, kryesisht në Amerikën Latine – me ndihmën e Vatikanit. Në 2 mars hapen arkivat e Piut XII, dhe shumë shpresojnë që ato t`i japin një përgjigje pyetjes se çfarë dinte Papa për këtë?

Lufta e Dytë Botërore kishte vetëm tre vjet që kishte përfunduar e në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1948 hyri në fuqi plani Marshall, kur njëri nga kriminelët më të mëdhenj nazistë arrin të arratiset nga burgu në Linc të Austrisë: Franz Stangl, ish-drejtues i lartë i forcave SS dhe komandant i kampit të shfarosjes së hebrenjve në Sobibor dhe Treblinka, përgjegjës për vdekjen e afro një milion hebrenjve, kaloi në këmbë nga Graci e Merano në Firence.

Destinacioni i tij ishte selia e Vatikanit. “Ju duhet të jeni Franz Stangl, jam duke ju pritur”, e përshëndet atje peshkopi i Romës Alois Hudal dhe e pajis me dokumente false. Me to Franz Stangl ikën për në Siri, ku tërheq edhe familjen, dhe në vitin 1951 kalon nga Damasku në Brazil. Austriaku Franc Stangl është një prej mijëra kriminelëve dhe kolaboratorëve nazistë të luftës, që arritën të arratisen me ndihmën e kishës përmes së ashtuquajturit tuneli i minjve: Nga Innsbruku nëpër Alpe për në Merano apo Bolzano për në Tirolin e Jugut, pastaj në Romë dhe që andej në qytetin port italian Gjenova.

“Shtegu i minjve nuk ishte një sistem i mirëstrukturuar, Ai ishte më shumë një bashkëpunim spontan i institucioneve të ndryshme “, thotë historiani Daniel Stahl nga katedra e historisë së re dhe moderne të Universitetit Friedrich-Schiller në Jena për DW. Lista e vrasësve masivë, të cilët shkojnë sidomos në Argjentinë përfshin Adolf Eichmann, mjekun sadist Josef Mengele, “Kasapin e Lionit” Klaus Barbie, kapitenin SS Erich Priebke, shpikësin e vrasjeve me gaz, Walther Rauff. Po sa Papa Piu XII në dijeni të kësaj historie?

Vatikani hap në 2 mars të gjitha dosjet e periudhës së Piut dhe historianët e shohin këtë si një mundësi që kjo pyetje, pas dekadash të tëra, të marrë më në fund një përgjigje. Tch / KultPlus.com

Për shkak të koronavirusit, Franca ndalon përshëndetjet me puthje

Për shkak të koronavirusit Franca ka ndërmarr një varg masash për ta luftuar koronavirusin.

“La bise” apo siç njihet ndryshe përshëndetja me puthje u ndalua zyrtarisht në këtë vend.

Njoftimin e dha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

Ndryshe shteti francez i ka ndaluar edhe organizimet e mëdha në ambientet e mbyllura që kanë mbi 5 mijë persona.

Në vend janë lajmëruar 16 raste të koronavirusit.

Këto masa janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë franceze. për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi, raporton 24news. /Klan Kosova / KultPlus.com

Sot shënohet dita e përdoruesve të karrocës “Mos ma kufizo lëvizjen”

Sot në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:45, do të mbahet marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara shpesh konsiderohen si grup i margjinalizuar si pasojë e stigmës qytetare si dhe nga mungesa e përkrahjes institucionale.

Në marshin e lartpërmendur pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. / KultPlus.com

Ka ndërruar jetë edhe e veja e Hysni Kapos, numrit dy të komunizmit në Shqipëri

Pak ditë pasi ndërroi jetë Nexhmie Hoxha në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë edhe Vito Kapo e veja e Hysni Kapos, ish numri dy i PPSH-së.

Ajo ka mbajtur shumë poste të rëndësishme gjatë kohës së komunizmit ku ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Në fillimet e para Kapo ka qenë sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan./T Ch/ KultPlus.com

Një artist përdor dritën dhe hijen për të kapur sensualitetin e vërtetë të grave

Ka pasur shumë vepra arti kushtuar grave, por artisti me qendër në Londër Zulf tregon bukurinë dhe misterin e tyre në një mënyrë vërtet befasuese.

Duke luajtur me dritë dhe hije, ai vlerëson natyrën e tyre seksuale.

Veprat e tij janë janë të fokusuara në flokët, kthesat e fytyrës dhe fytyra gjysmë të fshehura. /KultPlus.com