Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja
‘Për kë bie kambana’ është roman nga autori Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Ai tregon historinë e Robert Jordanit, një i ri amerikan në Brigadat Ndërkombëtare i bashkangjitur në një njësi guerile republikane gjatë Luftës Civile spanjolle. Si një dynamiter, ai është caktuar për të hedhe ne ere një ure gjatë një sulmi në qytetin Segovia.
Ky roman është konsideruar si një nga veprat më të mira të Hemingway.
Ernest Hemingway në romanin e tij, temën na jep të realizuar me përshkrimin e situatave dhe ngjarjeve nëpërmjet personazheve, të cilët nuk janë të shumtë, e kryesisht tema boshtore dhe lëvizjet realizohen nëpërmjet kryeheroit të romanit Robert Xhordanit, i cili është i projektuar si misionar, pra misioni i tij dihet, i cili është rrëzimi i një ure, i caktuar nga urdhërat e eprorëve të tij.
Në romanin “Për kë bie kambana”, Hemingway me një grup personazhesh, pjesëmarrës të ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore thurë tërë ngjarjet dhe skenat që vërshojnë romanin fund e krye. Hartimi i planeve dhe strategjive e veprimeve për luftë bëhen kryesisht në një vendstrehim, në një shpellë ku protogonistët ndihen të sigurt. Aty të udhëhequr nga idetë dhe strategjitë e kryeprotogonistit Robert Xhordani, do të improvizohen skena dramatike që më pas edhe tërë protogonistët do të jenë pjesë e po atyre skenave.
Ernest Hemingway ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, po ashtu autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.
Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, filloi të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”. /KultPlus.com
Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin. Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos që të kënaqë synin – aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ç’ftyrë të zgjedhi.
Por, falemi Perëndisë! Praktik ashtu siç e ka dhanë natyra, në fund të fundit njeriu dijti me zgjedhë. Edhe dijti me zgjedhë fare mirë; aq mirë sa edhe krijesat e planeteve të tjerë, dhe ma të përparuem se njeriu, ja patën lakmi. Vetë Perëndia, tue i ra kokës me dorë, tha se nxënësi e kaloi mësuesin, dhe shumë-shumë u pendue se ç’shkathtësi i dhe njeriut. Njeriut iu shtue vullneti për tu praktikue në shkathtësi. – E dikush dikur tha: “Nuk mundet me kenë shërbëtori ma i madh se zotnia e tij, as nxanësi ma i madh se mësuesi i tij.” O vall! Ç’ironi groteske.
Por a e dini se ku qëndron eureka (e gjeta!) e njeriut?
Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma … u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht.
Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.
Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.
Në atë moshë që isha, thosha me vete se nuk kishte torturë më të madhe për zemrën e njeriut, sesa brenga e dashurisë dhe ashku dashuror. Tani po kujtoja edhe diçka tjetër, që paska edhe një mundim tjetër për shpirtin e njeriut, jo më pak i tmerrshëm se ai i pari: të jesh i dashuruar kundër vullnetit dhe dëshirës sate, të mos kesh asnjë mundësi për t’u mbrojtur nga ky pa- sion i tjetrit, i atij që të është vardisur. Të shohësh si përvëlohet në flakët e dëshirës ai tjetri dhe të jesh i vetëdijshëm që s’ke e ndihmon, të mos kesh forca për ta nxjerrë nga kjo përflakje. Kush dashuron pa shpresë, ndonjëherë gjen forca për t’i vënë.
Shikoj poshtë gjurmët dhe më bëhet se të shoh teksa vjen – t’i shoh pantallonat teksa vijnë drejt meje. Pa ty, i dashur, nuk mund të ndjej apo të mendoj – apo të jetoj.
Jeta pa ty është sikur t’i kërkohet mëshirë stuhisë, sikur të vritet Bukuria apo të ketë qejf njeriu të plaket. Unë dua të të puth kështu… edhe në pjesën e pasme ku fillojnë flokët, i ëmbli im, dua të ta puth gjoksin tënd.
Unë të dua – por s’mund t’i gjej fjalët për ta përshkruar gjithë atë dashuri që ndjej për ty, madje frikësohem se do të vdes pa arritur të të tregoj se sa të dua në të vërtet. Goofo, ti më ke provuar ndjenjën se unë vlej – eh, sa e pajetë jam prej se ke ikur…
Ka shumë njerëz të këqij në këtë botë, që fatkeqësisht edhe e ndotin atë – por unë s’mund ta urrej askënd, sepse jam e udhëhequr nga dashuria për ty.
Së shpejti ti do të jesh këtu për mua, i dashur. I dashuri im, i ëmbli im.
“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.”
“Fati na i plotëson pjesën më të madhe të dëshirave tona, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej asaj që ne kemi projektuar në dëshirimet tona.”
“Njerëzit e angazhuar në politikë janë gjithnjë dinamikë, kërkojnë pareshtur mundësi të reja, hidhen nga njëra anë në tjetrën, siç përpëlitet i sëmuri në krevat, duke menduar se ashtu do të gjejnë rehatinë e munguar.”
“Do të parapëlqeja të mbetesha në gjykimin e një fëmije, sepse për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, fëmijët janë një gur prove, ata nuk kanë ende nevojë për të vjetrit që të gënjejnë vetveten.”
“Del se një grumbull librash nuk janë shkruar që dikush të mësojë diç nga to, më shumë janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë.”
“Bukuria, ajo që gjithnjë ka aftësinë të na magjeps, është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat nëse nuk i qëmtojmë me ngulmin e një eksploratori, do të na fshiheshin ne përgjithmonë për të mbetur mister.”
“Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë gjithnjë kërcënuese.”
“Urrejtja është diçka e veçantë. Atë do ta gjeni më të fuqishmen, më të dhunshmen dhe të kahur deri në caqet e mizorisë atje ku shkalla e kulturës është më e ulëta.”
“Kush dëshiron të shpëtojë nga një e keqe, e di mirë se çfarë kërkon, kush kërkon diçka më të mirë nga ajo që e ka, priret të veprojë përherë verbërisht.”
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e 26-të në formën elektronike. Sipas njoftimit të Qeverisë, thuhet se janë ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbedhje të qeverisë janë shkakuar edhe bordet e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren.
Prej datës 9 mars 2020 sistemi arsimor shqiptar ka ndalur së ushtruari veprimtarinë në mënyrën tradicionale. Ka disa javë që ky sistem ka hyrë në një mjedis virtual duke lëvruar të mësuarin nga shtëpia. Si shkak për këtë ka shërbyer pandemia prej COVID-19. Këtë formë veprimtarie të re edhe për përmasat e tij (thuajse) kombëtare, e nisi fillimisht sistemi parauniversitar. Që në dy javët e para mjaft nga aktorët e këtij sistemi u sonduan dhe mësues, prindër dhe fëmijë u shprehën edhe publikisht se si e kishin gjetur veten në këtë risi. Afro 322 mijë qytetarë (prindër, mësues, nxënës) të lidhur drejtëpërdrejtë me të mësuarin nga platformat digjitale në 9 zona të vendit, nga fshati dhe qyteti, u shprehën në katër ditë të dy javëve të para të fillimit të mësimit. Ata i dhanë opinionit qetësinë se janë duke ecur mirë dhe punët po ju shkojnë mbarë! Sistemi universitar nisi më vonë të mësuarin nga interneti dhe ende sondazh nuk kemi për të, por duke qenë të rritur, përvoja e mëparshme digjitale u ka ardhur në ndihmë, gjë që të bën të mendosh se ata e kanë gjetur veten më lehtë. Në shumë raste të gëzon frekuentimi më i lartë i studentëve se në orët tradicionale, por vëmendja e tyre vështirë të matet. Ky lloj mësimi është i lodhshëm dhe ndoshta edhe pabarazitë mes studentëve vijnë e rriten. Më të interesuarit vijojnë të mbesin të tillë, ndërsa largësia mes tyre dhe më pak të interesuarve duket sikur vjen e rritet. Në të gjitha këto raste nuk duhet mohuar pamundësia e shumë prej nxënëve apo studentëve për të pasur qasje në internet, problemet me energjinë elektrike në zona të ndryshme, bashkëngjitur pamundësisë për të pasur pajisjet teknologjike të duhura apo dhe vështirësitë që sjell përdorimi i njëkohshëm i tyre nga disa pjestarë të një famileje etj. Por nëse në këto mjedise deri diku situata njihet, me sistemin parashkollor, nuk dihet ende si po përballohet kjo periudhë. Shumë prindër shprehen se fëmijët kërkojnë shokët, të tjerë kërkojnë edukatoret, të tjerë nuk duan as të dalin nga shtëpia, por e diela e kaluar “e lirisë” tregoi se në të vërtetë fëmijët kërkojnë lojën. Lojën bashkë me të tjerët, në natyrë dhe të lirë nga kufizimet e metrave katrorë dhe larg monitorit. Aq e vërtetë është kjo sa mjaft të shihje se me sa vështirësi prindërit po i tërhiqnin drejt banesave kur orari i “ajrimit” përfundoi. Duke ditur sa të pamundur e kanë fëmijët të luajnë në mjedise të kudogjendura për ta, ku hapësirat e lojrave janë mjaft të vogla, ku monitori është i vetmi mjet, kur edhe qëndrat tregtare ku gjejnë më lehtë këndet e tyre të argëtimit tashmë janë mbyllur, kopshtet si institucione marrin një rëndësi edhe më të madhe. Roli që ka kopshti nuk lidhet vetëm me përgatitjen e tyre për të nisur shkollën. Fëmijët në kopësht shkojnë jo thjesht për të mësuar vjersha, jo për të mësuar të numërojnë, për të mësuar shkronjat apo format gjeometrike etj. Aktiviteti kryesor i kopshtit është loja. Çdo gjë fëmijët e mësojnë përmes lojës. Në moshën nga 3 deri në 6 vjeç truri i një fëmije që ndodhet në kopësht duhet të zhvillojë aftësitë shoqërizuese dhe kontrollin e emocioneve. Nga mosha 3-6 vjeç që përkon pikërisht me periudhën e kopshtit, fëmija mëson aftësitë shoqërore-emocionale. Nëse edukatoret arrijnë të kenë parësore në punën me fëmijët, kontrollin e emocioneve dhe aftësitë shoqërizuese, ato jo vetëm kanë arritur një objektiv të rëndësishëm profesional, por u kanë dhënë fëmijëve disa lehtësira të çmuara, familjes dhe vetë shoqërisë një ndihmë të madhe. Emocione dhe marrëdhënie individi do të ketë gjithë jetën e jo vetëm në fëmijëri. Ka mjaft prindër që duke i mbajtur në shtëpi fëmijët jua mësojnë vetë aftësimin konjitiv: pra si të tregojnë përralla, të mësojnë poezi, këngë, të mësojnë të numërojnë, të bëjnë veprime matematikore etj., por fëmija duke qëndruar pranë prindit, e ka të vështirë të mësojë aftësitë shoqërore-emocionale. Që të menaxhojë zemërimin, fëmija duhet të ndjejë, ta provojë zemërimin. Që të mësojë të ketë kurajo, ai ka nevojë të ndjejë frikën. Që t´i qëndrojë pranë një njeriu të trishtuar, duhet ta dijë si është të jesh i trishtuar. Kopshti është ai institucion që u jep fëmijëve kontekstin e plotë ku ata të jetojnë dhe të ndjejnë të gjitha emocionet dhe u mëson administrimin e tyre. Në kopësht fëmijët mësojnë si të tolerojnë shqetësimet, të presin radhën, të presin sa shoku t´i japë lodrën dhe të jetë i përgatitur të bëjë diçka tjetër derisa shoku/shoqja t´i japë lodrën, etj., nëse nuk i mëson këto në moshën e duhur është e vështirë t´i mësojë ato më vonë. Kultura jonë ka ndërtuar shkollat si institucione të edukimit. Shpesh herë shkolla vihet në qendër të vëmendjes publike dhe kryesisht kjo ndodh për aktet e dhunës. Një rol të madh në këtë drejtim kanë mediat sociale ku edhe rastet bëhen të njohura dhe komentohen. Në shumicën e tyre vihen re se prindërit ndahen në dy kategori: disa kritikojnë mësuesit, shkollën, disa kritikojnë fëmijët që nuk kanë edukatë. Ka shkolla në vendin tonë që kanë kuptuar se fëmijët kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë të kuptohen, të dëgjohen dhe të pyeten. Ka mësues që i japin rëndësi këtij aspekti dhe kanë nisur të studiojnë, madje janë shfaqur të interesuar edhe për psikologjinë. Por derisa vijnë në shkollë fëmijët duhet të dinë disa nga aftësitë bazë siç janë: mbajtja nën kontroll e emocioneve dhe zgjidhjen e konflikteve. Kur ata bëhen pjesë e shkollave pa i mësuar këto aftësi, në kapitullin e shoqërizimit do të presim probleme. Për këtë është mjaft e rëndësishme që para se tu drejtohen shkollave ata të dinë si të zgjidhin zënkat, si të përballojnë emocionet e zemërimit, të frikës, si të kenë konceptin e ndarjes me të tjerët, të dinë si të bashkëpunojnë etj. Kur fëmijët vijnë në shkollë duke i pasur këto aftësi me vete, në kapitullin e disiplinës ata nuk do të kenë probleme dhe shkolla do të vijojë e qetë me detyrat e saj. Aftësitë intelektuale të një fëmijë janë të rëndësishme, por në vitin e parë të shkollës jo edhe aq. Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të dinë të kontrollojnë emocionet e tyre që të mund të shmangin lehtë situatat që krijohen në shkollë. Kur fillon shkollën, që në ditët e para fëmija përqëndrohet tek përgatitja akademike: pra mësuesit u mësojnë të rrinë në bankë, të zgjidhin detyra, të shoqërizohen gjatë pushimit, u mësojnë se në orën e mësimit nuk flitet etj. Por paralelisht me këtë fëmijët duhet të vijnë të pajisur me disa aftësi që i kanë të mësuara në kopësht. Ne si qënie shoqërore kemi nevojë për të tjerët. Fëmijët kanë nevojë për marrëdhënie harmonike me të tjerët përreth. Megjithë nevojat e tyre, marrëdhëniet mes bashkëmoshatarëve nuk janë gjithmonë të tilla. Disa prej tyre karakterizohen nga konfliktet dhe të tjera nga një përfshirje e madhe emocionale që mund të rezultojë edhe në dhunë. Ndaj edhe kur flasim për edukimin institucional, ai do të duhet të ketë nisur që në kopësht, nëse duam të presim një tjetër nivel edukimi të fëmijëve, do të duhet të rrisim nivelin e edukimit të punonjësve të këtij sistemi. E ardhmja e shoqërisë në nivel edukimi, nis me prindërit, por në kuptimin e aftësimit shoqëror- emocional fillon pikërisht me ta. Për këtë nevojitet më shumë kualifikim, më shumë literaturw tw zgjedhur pwr botwn e tyre, mw shumw interes pwr psikologjinw e moshave, më shumë trajnime mbi ato që i nevojiten fëmijëve: zhvillimin e shoqërizimit dhe aftësimin emocional. Kjo periudhë shkëputjeje nga aktiviteti i zakonshëm, prej koronavirusit ndoshta mund t´u ketë ardhur në ndihmë punonjësve të këtij sistemi për të rivlerësuar rolin e tyre dhe të institucionit ku punojnë në jetën e fëmijëve. /KultPlus.com
Sot me datën 23 prill 2020 në Kosovë shënohet Dita vendore e përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor.
Aktori Naim Berisha në vitin 2010 i kushtoi një film artistik me emër “Motivi”, duke ia kushtuar një djaloshi të ndjerë.
Nga viti 2011 u vendos që kjo datë të jetë dita kur do të përkujtohën viktimat vendore në komunikacionin rrugor.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e viktimave që kanë humbur jetën në kumunikacionin rrugor brenda territorit të vendit tonë, por edhe të bartë efektin e sensibilizimit qytetar për kujdes të shtuar në rrugë.
Nga viti 2016 janërealizuar çdo vit nga tre performanca paralele, në tre rrugët me frekuencën me të madhe të automjeteve në kryeqytet, në mënyrë që efekti sensibilizues tek shoferët dhe pjesmarrësit tjerë në kumunikacion, të jetë sa më i drejtperdrejt.
Sivjet nuk është e mundur të realizohet asnjë përformancë e tillë, për shkak të Covid-19.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovë nga viti 1999-të e deri në vitin 2019-të, si pasojë e aksidenteve në trafik kanë vdekur 2 mijë e 523 persona, apo mesatarisht 122 persona në vit.
Adolf Hitleri lindi 131 vjet më parë në Branau, një qytezë e vogël austriake në kufi me Gjermaninë. Udhëheqësi nazist, ka mbetur në histori si arkitekti i konfliktit më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit. Por emri i tij, lidhet edhe me projektin famëkeq të zhdukjes së plotë të një kombi të lashtë, sikurse është ai hebre. Historianët debatojnë ende sot mbi origjinën e urrejtjes së Hitlerit ndaj hebrenjve. Nëse nisemi nga libri i tij autobiografik “Mein Kampf”, që u bë njëherazi edhe manifesti i tij ideologjik, rrënjët e kësaj urrejtje gjenden tek vitet universitare në Vjenë.
Megjithatë studime të viteve të fundit, kanë hedhur dyshim se Hitleri është në fakt djali i paligjshëm i një hebreu gjerman. Një pretendim i ngjashëm, qarkullon edhe për bashkëshorten e tij Eva Braun.
Një studim më i fundit i botuar vitin e kaluar në Gazetën e Studimeve Evropiane, i drejtuar nga mjeku dhe psikologu Leonard Saks, ofroi prova të reja për origjinën hebreje të Adolf Hitlerit. Ky studim hedh poshtë pretendimet e historianit gjerman, Nikolaus von Preradoviç që ka deklaruar: “Asnjë hebre nuk ka jetuar në Grac para vitit 1856”. Duke u bazuar në të dhëna nga arkivat austriake të viteve 1800, dr.Saks dokumenton se në fakt në Grac ka pasur një komunitet hebrenjsh që para vitit 1850. Dhe dr.Saks paraqet prova të shumta, se Preradoviç ishte një simpatizant i nazizmit, dhe që ndihej i fyer nga hipoteza se Adolf Hitleri ishte një Vierteljude (çerek çifut)”.
Pretendimi se Hitleri kishte prejardhje hebreje, u ngrit për herë të parë nga avokati i tij personal, Hans Frank. Në vitin 1930, 16 vjet para ekzekutimit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare Ushtarake në Nuremberg, Frank pretendoi se kishte zbuluar të dhëna se gjyshi nga babai i Hitlerit, ishte një hebre që kishte jetuar në Grac të Austrisë. Pretendimet e Frank u botuan për herë të parë në vitin 1953, si pjesë e kujtimeve që kishte lënë, pasi u ekzekutua me akuzën e krimeve të luftës. Sipas britanikes “The Sun”, Frank zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit jetonte në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe gjyshja e Hitlerit, Maria Shiklgruber. Mbi këtë të fundit dihet shumë pak derisa u bë 42-vjeçe. Ajo lindi djalin e saj Alois Hitler në vitin 1837, dhe nuk pranoi të japë detaje se kush ishte babai i tij. Prifti i zonës, e pagëzoi si Alois Shiklgruber, dhe ky u regjistrua si “i paligjshëm” në regjistrin kishtar të pagëzimeve. Më vonë, Shiklgruber u martua me Johan Hajdler, dhe mbiemri i saj ndryshoi nga Shiklgruber në Hitler. Se përse ndodhi ky ndryshim mbiemri në Hitler dhe jo Hajdler, kjo gjë mbetet e paqartë. Maria vdiq në vitin 1847 në Austrinë e Poshtme.
Vetë Hitleri urdhëroi SS që të hetonin mbi një pretendim të tillë, dhe ata supozohet se nuk gjetën prova të ndonjë lidhje mes Fyhrerit dhe hebrejve. Ndërkohë, në vitin 1937, Hitleri urdhëroi gjenealogistin Rudolf Kopenshtajner që të publikonte në media pemën e tij familjare, për t’i treguar të gjithëve se paraardhësit e tij të ishin gjermanë nga Austria. Dyshime të ngjashme, sillen edhe rreth bashkëshortes së tij Eva Braun. Një dokumentar i transmetuar në televizionin britanik “Channel 4” në vitin 2014, pretendoi se Eva mund të ketë pasur prejardhje hebreje. Në të thuhet se analiza e ADN-së e mostrave të flokëve të marra nga një krëhër që pretendohet se i përkiste Braunit, sugjeron se diktatori fashist përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve, mund të jetë martuar padashur me një grua me origjinë hebreje.
Krëhëri thuhet se u gjet në fund të Luftës së Dytë Botërore në dhonën e Braun në rezidencën alpine Berghof të Hitlerit në Bavari, nga një oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane. Ekspertët mjeko-ligjorë, zbuluan në flokët e gjetura një sekuencë specifike brenda ADN-së mitokondriale, një gjenom i vogël brenda mitokondrive të qelizës që kalohet nga nëna tek vajza e pandryshuar ndër breza, që i përket haplogrupit N1b1, i cili ka lidhje me hebrenjtë Ashkenazi. Ndihmës-fotografja Braun ra në dashuri me Hitlerin qëkur ishte vetëm 17-vjeç, edhe pse Fyhreri ishte 23 vjet më i madh në atë kohë. Hitleri e urdhëroi sekretarin e tij personal Martin Borman të hetonte origjinën e familjes Braun, për t’u siguruar që ajo ishte “Ariane”, dhe që nuk kishte paraardhës hebrenj.
Pasi u sigurua që nuk kishte asnjë të tillë, miqësia mes tyre përparoi. Por nga frika se marrëdhëniet mes të dyve do ta dëmtonte imazhin e tij publik, Hitleri nuk pranoi për shumë kohë që të martohej me Evën, dhe e mbajti lidhjen me të një sekret shtetëror. “Channel 4” përdori flokët e gjetura në verën e vitit 1945 nga Pol Baer, kapiten i ushtrisë amerikane. Në dokumentar shfaqen foto të Baer në Berghof atë vit, ndërsa krëhëri është vlerësuar si autentik nga ekspertët. Djali i Baer ia shiti krëhërin e Braun koleksionistit Xhon Reznikof.
Ndërkohë, prezantuesi i emisionit “ADN-ja e të vdekurve të famshëm”, Mark Evans ia bleu krëhërin Reznikofit për 2.000 dollarë. Më pas flokët e gjetura në të iu dërguan një ekipi ndërkombëtar ekspertësh mjeko-ligjorë për analiza. Një zëdhënës i “Channel 4 tha”: “Në shekullin XIX, shumë hebrenj Ashkenazi në Gjermani u konvertuan në fenë katolike. Ndaj Eva Braun nuk kishte gjasa ta dinte prejardhjen e saj, dhe pavarësisht hetimeve as Hitleri”. Ndërsa rezultatet e analizave, e nxisin më tej debatin, ato nuk janë shteruese. Për të vërtetuar se flokët vinin nga koka e Eva Braunit, Evans u përpoq të merrte një mostër nga AND-ja nga njëra prej 2 pasardhësve të mbijetuar të Eva Braunit, por që të dy refuzuan.
Përpjekja e producentëve për të blerë flokët e Hitlerit, përfundoi në një situatë të sikletshme, kur doli se flokët iu shitën televizionit për 3 mijë dollarë nga historiani kontrovers Dejvid Irving, që e mohon Holokaustin./Burimet: FoxNews.com; The Independent.com – Në shqip nga bota.al / KultPlus.com
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkruan memorandume bashkëpunimi edhe me dhjetë federata sportive.
Konkretisht, memorandumet u nënshkruan me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës, Federatën e Boulingut, Federatën e Aeronautike, Federatën e Body-Buildingut dhe Fitnesit, Federatën e Autosporteve, Federatën Sportive të Punëtorëve, Federatën e Peshëngritjes, Federatën e Muay Thai, Federatën e Minigolfit dhe Federatën e Kik-Box-it të Kosovës.
Ministrja Vlora Dumoshi, i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së ndërsa për federatat firmën e vunë drejtuesit e federatave përkatëse.
Këto marrëveshje mes MKRS-së dhe federatave bëhen më qëllim të përkrahjes financiare për federatat sportive për të realizuar objektivat dhe synimet që ato kanë planifikuar për këtë vit.
Të gjitha këto memorandume bazë ligjore kanë rregulloren për kategorizim dhe vendimin e ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve.
Ministrja Dumoshi, fillimisht i priti në takim të përbashkët drejtuesit e federatave dhe i informoi për sfidat që do të ballafaqohet vendi ynë konkretisht edhe sporti, ajo iu premtoi që MKRS do të bëjë të pamundurën që t’u gjendet afër federatave edhe pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, shumë shpejt MKRS-ja do të transferojë në xhirollogaritë e federatave këstin e parë (tremujorin e parë) që federatat të kenë mundësinë të konkretizojnë fillimin e planit që kanë për këtë vit, tha ndër të tjerash ministrja Dumoshi.
Ministrja Dumoshi gjithashtu dëgjoi për sfidat dhe problemet që kanë federatat, dhe një gjë që u theksua ishte çështja e rregullores për kategorizimin e sporteve.
“Në këtë kohë të vështirë pandemie që po kalon vendi dhe gjithë bota jam e vetëdijshme që edhe federatat në vendin tonë po kalojnë një fazë të vështirë dhe ne si MKRS jemi maksimalisht të angazhuar që t’ju ndihmojmë për të lehtësuar barrën me të cilën përballeni secila federatë. Dua t’u informoj se edhe rregullorja për kategorizim është në planin legjislativ të sivjetmë për plotësim-ndryshim”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Po ashtu, ministrja u shpreh se sporti dhe federatat do të kenë kujdesin dhe vëmendjen maksimale të ministres dhe MKRS-së.
Ministrja Dumoshi kërkoi nga të gjithë sportistë që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin dhe nëpërmjet drejtuesve të federatave porositi që në bazë të mundësive, sportistë të përgatiten vazhdimisht ashtu që të rikthehen fuqishëm drejt sukseseve e fitoreve të reja.
Ndërkaq, drejtuesit e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin për sportin. Ata u shprehën se do të vazhdojnë të angazhohen për të qenë të gatshëm që me kalimin e pandemisë t’i kthehen edhe më fuqishëm garave dhe sukseseve. / KultPlus.com
Bebe Rexha në rrjetin social Instagram, ka postuar disa fotografi nga fëmijëria e saj, gjatë kohës kur ajo dhe familja e saj udhëtonin për në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Bebe ka postuar edhe fotografi të familjarëve të saj, duke i bashkangjitur mbishkrimit edhe figurën e flamurit kombëtar.
“Kthim pas me këto flokët e shkurtër kur kam udhëtuar në Shqipëri. Shikojini sa të gjatë i kam pasur flokët para se t’i prisja”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të postuara
Vlen të ceket që Bebe Rexha gjithmonë tregon se sa krenare është me origjinën e saj shqiptare. / KultPlus.com
Kjo shprehje e Xhojsit, do ta përcaktone më saktë ndikimin e fuqishëm dhe gjurmët pashlyeshme në art, histori dhe letërsi. Shekspiri e ngriti artin poetik në majat më të larta. Të gjitha studimet e analizat e veprës së tij, kanë emërues të përbashkët: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të gjithë përbërësit e veçantë. Vepra e tij, së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, janë shtyllat mbi të cilat formohet identiteti historik i Evropës.
Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më brilant i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ishte qenë komedian, dramaturg, por edhe aktor. Shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, që përfaqësojnë historinë e letërsisë botërore, si edhe shumë komedi dëfryese, që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Krijimtaria e tij, përmbledh 37 vepra për teatrin, prej të cilave 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete, që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema.
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave, t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611 dhe pse, kronologjia e veprave që i atribuohen nuk njihet me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë, për këtë figurë madhështore të letërsisë.
Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që e folmja e asaj kohe, nuk përmbante më shumë se 1,500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht të gjallë dhe të pasur në neologjizma, lojë fjalësh, si dhe fjalë me shumë kuptime.
Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit, nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te “Hamleti”, profetizimi i magjistricave te “Makbethi” mjaft pasazhe tek “Antoni dhe Kleonatra”).
Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua “Venusi dhe Adonisi” në vitin 1594 – “Përdhunimi i Lukrecias”, në vitin 1598/9 – 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në “Pelegrini i apasionuar”, në vitin 1601 – “Feniksi dhe breshka”. Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si “Hamleti”, “Makbethi”, “Otello”, “Antoni dhe Kleopatra”.
Më 23 prill, bëhen 456 vjet nga lindja, ndërsa 404 vjet që kur ndërroi jetë, Uilliam Shekspir.
Dita botërore e librit, sot, jo më kot përkon më ardhjen dhe ikjen… e një gjeniu të letrave! / Konica.al / KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë, shkruan KultPlus.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Në këtë ditë të shënuar për librin, shkrimtarja e njohur Ilire Zajmi ka shkruar disa fjalë mbi rëndësinë e librit. Ajo vlerëson se libri është një mjet për reflektim dhe na kujton se kush jemi, ku jemi dhe si erdhëm këtu.
Ilire Zajmi shkruan:
Leximi nuk ka të bëjë vetëm me zbulimin e gjërave të reja. Ai gjithashtu është një mjet për reflektim. Leximi na kujton kush jemi, ku jemi dhe si erdhëm këtu. Nëse jeni një dashnor i librit, do ta përjetoni leximin si një magji që përtërin energjinë dhe lartëson gjendjen shpirtërore. Të lexuarit të ndriçon shpirtërisht, dhe bën që të zbulosh pjesë të vetes që nuk ke ditur se ekzistonin brenda teje. / KultPlus.com
Përse Mona Lisa konsiderohet piktura më e famshme në botë? Për shkak të buzëqeshjes së saj enigmatike? Për misterin që e rrethon? Ngaqë kishte për autor Leonardo Da Vinçin?
Përgjigja është Jo.
Sigurisht, ajo është një kryevepër. Por në fillim të viteve 1900 ajo nuk ishte e famshme. U bë e tillë falë një hajduti që e vodhi atë në 21 Gusht të vitit 1911.
Vincenzo Peruggia ishte një emigrant Italian që punonte në Muzeun e Luvrit në Francë.Një ditë e ngarkuan të bënte një kornizë qelqi për pikturën. Atë pasdite pasi e mbaroi kornizën, ai nuk u largua nga galeria.
E kaloi natën i fshehur diku brenda saj. Të nesërmen në mëngjes kur u hap galeria Peruggia ishte larguar me pikturën e Mona Lisës të mbështjellë si tub dhe të fshehur nën xhaketë.
Ditën e parë askush nuk e vuri re mungesën e pikturës. Punonjësit e Galerisë kishin menduar se Mona Lisa ishte në proçes riparimi në laboratorin e Muzeut. Mona Lisa nuk ishte e njohur në atë kohë e prandaj nuk i kushtohej ndonje mbrojtje dhe vëmendje e madhe nga rojet e galerisë. Aq e parëndësishme ishte si pikturë, saqë nuk e kishin varur as në mur, por e ekspozonin të mbështetur pas murit mbi dy kolltuqe të vegjël.
Por dy ditë më vonë në Galeri u shfaq një vizitor i cili kishte ardhur për të riprodhuar me laps portretin e Mona Lisës nga origjinali, një proçedurë rutinë e lejuar e asaj kohe dhe ky ishte momenti kur u kuptua që piktura ishte vjedhur.
Lajmi u shkruajt edhe në gazetat e mëdha të botës me imazhin e pikturës në faqen e parë.
Luvri u bë edhe më i famshëm. Njerëzit tashmë shkonin në Luvër për të vizituar vendin bosh të pikturës së vjedhur.
Policia ishte e paaftë të gjentë ndonjë gjurmë të saj. Mes të dyshuarve për këtë vjedhje ishte edhe Pablo Pikaso.
Hajduti Peruggia ishte zhdukur pa nam e nishan e kështu, në dy vitet në vazhdim kjo histori u harrua.
Në vitin 1913 Alfredo Geri, një sekser veprash arti, mori një letër të çuditshme.Autori i letrës pretendonte se kishte vjedhur dhe kishte në zotërim MonaLisan origjinale dhe ia ofronte për shitje. U takuan të dy në Firence. Geri u bind menjëherë që ajo Mona Lisa e njeriut të panjohur ishte vërtet origjinali i vjedhur dy vjet më parë, të cilin Peruggia e kishte mbajtur të fshehur në bodrumin e vet gjatë gjithë asaj kohe.
Peruggia u arrestua menjëherë nga policia. Kur e pyetën në gjyq se pse e kishte kryer atë akt, ai tha që kishtë rënë në dashuri me Mona Lisën. Gjithashtu Peruggia nënvizoi faktin që piktura i përkiste Italisë përderisa autori i saj Leonardo ishte italian, e prandaj ai kishte dashur ta rikthente pikturën në atdheun e vet.
Por Peruggia gabohej. Leonardo I kaloi vitet e fundit të jetës së tij në Francëdhe ia pati shitur Mona Lisën mbretit të Francës, Fransua I.
Kështu, falë avokatit të vet që e paraqiti vjedhjen si xhest patriotik Peruggia u dënua veç me një vit burg, ndërsa Mona Lisa u rikthye në Luvër, këtë herë e famshme, më e famshme se çdo pikturë tjetër e botës.
Në vitin 1947 një person emrin Vincenzo Peruggia vdiq në Haute-Savoie. Gazetarët kujtuan se bëhej fjalë për hajdutin e famshëm te Mona Lises dhe nxituan të mbushnin faqet e gazetave dhe minutazhet e radiove me lajmin e vdekjes së tij.
Por të nesërmen u mesua që Peruggia i vërtetë kishte vdekur në harresë të plotë 22 vjet me pare, në vitin 1925, në moshën 44 vjeçare ne qytetin francez Saint-Maur-des-Fossés ku kishte punuar si mirëmbajtës veprash arti.
(Marrë nga profili i Artan Gjyzel Hasani) / KultPlus.com
Në një situatë pandemie, ku gjithçka është paralizuar dhe ku pjesa më e madhe e botës është karantinuar, regjisorja shqiptare, Suela Bako, ka “rrëmbyer” çmimin e parë në festivalin e filmit në Qipro.
Festivali i Filmit në Qipro, ndryshe nga shumë aktivitete të tjera që janë pezulluar, është mbajtur në datat 9-11 prill të këtij viti. Ndryshe nga vitet e tjera, festivali u realizua virtualisht nëpërmjet video-konferencave.
Gjithë pjesëmarrësit, që kishin aplikuar nga e gjithë bota, janë prezantuar online si dhe çmimet janë dhënë po online. Në një lidhje direkte në skype, regjisorja e filmit, Suela Bako ka treguar për këtë eksperiencë të re dhe fitoren e projektit filmik “The Three of Us”.
“Festivali i filmit në Qipro u mbajt në datat 9-11 prill. Ishte programuar për të marrë pjesë atje, por nga kushtet të cilat dihen tashmë u realizua virtualisht. Megjithëse funksionoi në mënyrë të shkëlqyer, pasi pati mbi 60 pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme dhe kishte rreth 45 vetë që dëgjonin. Kjo është eksperienca jonë e parë dhe ishte një provë e të ardhmes kinematografike, pasi kështu do të realizohen të gjitha takimet në Europë apo dhe më gjerë, për këtë periudhë që nuk dihet sesa do të zgjasë”, u shpreh Suela Bako. / Shqiptarja.com / KultPlus.com
Gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë të suksesshme qysh nga kohërat më të vjetra, ato kanë treguar suksese të mëdha në fusha të ndryshme, mirëpo shpesh historia nuk ju ka dhënë edhe aq shumë hapësirë, shkruan KultPlus.
Në vitin 1982, Kosova kishte gjithsej 30 parashutistë, në mesin e të cilëve ishte edhe Bedrije Hajdari, gruaja e parë shqiptare në historinë e aeuronautikës e cila atë kohë e kishte fituar lejen e pilotes sportive. Dukë bërë kështu që vetëm një vit më pas, ajo të realizonte fluturimin e parë si pilote.
Bashkangjitur gjeni një video nga Arkivi i RTK-së, ku shihet Hajdari duke pilotuar. / KultPlus.com
Mbi lagjen periferike të Laprakës, mbi katdralen protestante natën vonë, pikat e para të shiut trokitën, gjysma ujë, gjysma depresion.
Mbi gratacielat e qendrës mbi minaren belhollë që trishtueshëm heshton, nata e errër u ndeh e pushtetshme gjysma makth, gjysma depresion.
Mbi bulevardin e madh, mbi statujat dridhur nga ankthi, mbi kryqëzime rrugesh si një papijon, shiu troket – shkop i rëgjuar plaku gjysma vdekje, gjysma depresion.
Mbi katedralen ortodokse, mbi katedralen katolike, E premtja e Zezë edhe më zezonë, shiu zbret si një antikrisht i zi sterrë gjysma djallezi,gjysma depresion.
Selitë diplomatike heshtin nën shiun zëçjerrë si një gramafon, vetëm në të rrallë ndonjë e – mail enigmë eterin çan nëpër depresion.
Aeroport memec si teatër absurd nuk ulet, nuk ngrihet asnjë avion, vetem një tufë korbash si në filmat e Hiçkokut mbi pistë çukasin depresion.
Teatri i Operes stonon nga një kollë e thatë, shkallë stadiumesh pa britma, pa pasion, mbi galerinë e artit shi vetmie bie, gjysma përçartje, gjysma depresion.
Drogaxhinj të papunë, prostituta që shfryjnë, pa një ftesë orgjie pa një telefon, qiellit enden ca lakuriqë nate, gjysma enigmë, gjysma depresion.
Balli i kryeqytetit digjet furrë, trupi dridhet nga ethet deri natën vonë, larg, në periferi, dy varrezat civile qielli i lag pa mëshirë me depresion. / KultPlus.com
Të nderuar shkrimtarë, botues, publicistë, kritikë letrarë e krijues të fushës së letërsisë,
Shumë të dashur njerëz të letrave,
Sot, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Autorit, datë kjo e caktuar nga UNESCO për të nxitur leximin e për të bërë librin pronë të të gjithëve.
Në këtë ditë, kur botës i ikën personalitete markante, si Shekspiri e Servantesi, shënojmë ditën për librin; si shpikja më e bukur për ndarjen e ideve përtej kufijve të hapësirës dhe kohës. Atij që mbetet shtysa dhe forca më e fuqishme e çrrënjosjes së varfërisë dhe ndërtimit të paqes.
Kosova mburret me trashëgiminë letrare që personalitet të shumta i lanë ndër vite. Ndaj me respektin më të përulur dua të kujtoj të gjitha personalitetet e shquara të letërsisë sonë të cilët përmes librave të tyre na ushqyen idealet e shpirtin. Të gjithë njerëzit e letrave, që me angazhimin e tyre e bëjnë dijen të qasshme për secilin prej nesh.
Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dua t’i siguroj të gjithë krijuesit, autorët e botuesit në Kosovë, që do të bëj përpjekjen e vazhdueshme përmes formave dhe kanaleve institucionale, për ruajtjen dhe mbështetjen e krijimtarisë letrare.
Duke njohur mirë sfidat e komunitetit krijues e botues në Kosovë, kujtoj që një segment tjetër i rëndësishëm po aq i ndërlidhur me krijimtarinë letrare e publicistike është edhe e Drejta e Autorit. Konsideroj se me gjithë hapat që janë ndërmarrë nga MKRS kundër piraterisë e falsifikimit, akoma na presin hapa të tjerë përmes të cilëve sigurojmë që puna e secilit autor të marrë vlerësimin dhe mbrojtjen që i duhet.
Shpreh konsideratën time më të thellë për angazhimin e secilit krijues, botues, kritik e publicist dhe ju siguroj për mbështetjen time të pa rezervë që bashkërisht librit në Kosovë, t’i falim ditë të tjera, edhe më të mira. / KultPlus.com
Kancalarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se kontrollimi i koronavirusit të ri, përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.
“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.
Më vonë gjatë ditës së enjte, ajo do t’iu bashkohet liderëve evropianë, përmes një video-konference, për të diskutuar krizën.
Ajo ka thënë se duke vazhduar mbajtjen e “disiplinës maksimale, ne mund të kthehemi më shpejt në një jetesë të sigurt”.
Merkel ka paralajmëruar se një disiplinë e tillë është e nevojshme për të ndalur rinisjen e izolimit.
“Ne nuk mund të humbim atë që e kemi arritur tashmë”, ka thënë ajo, teksa ka përgëzuar efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftimin e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Ajo ka thënë se vendimet e qeverisë së saj ndaj krizës “nuk kanë model historik”.
Kancelarja gjermane ka thënë mes tjerash se Evropa duhet të rrisë kapacitetin për të prodhuar pajisje speciale mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale.
Instituti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani. / KultPlus.com
Sot shënohet 404 vjetori i vdekjes së Miguel de Cervantes, njërit nga shkrimtarët më me ndikim në historinë e letërsisë botërore, shkruan KultPlus.
Për nder të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari të madh, KultPlus sjell një pasqyrë të jetës së tij.
Miguel de Cervantes, (29 shtator 1547 – 23 prill 1616) ishte njëri ndër dramaturgët më të njohur spanjoll të shek.XVl. Fama e tij është e lidhur me Don Kishoti i Mançës.
Ne dimë shumë pak rreth lindjes së Miguel de Cervantes Saavedra (Servantesit). Data e saktë nuk mund të gjendet në ndonjë regjistër. Ndoshta ai ka lindur 29 shtator, ditën e San Miguel, për të cilën ai mori emrin. Ne e dimë se ai ka lindur në Alcala de Henares, një qytet i vogël pranë universitetit Madrid, ku ai u pagëzua në kishën e Santa Maria më 9 tetor, 1547. Cervantes ishte i katërti i shtatë fëmijëve të lindur në Dona Cortinas Leonor de dhe Don Rodrigo de Cervantes, një kirurg shëtitës të cilët luftuan për të ruajtur praktikën e tij dhe familjen e tij duke udhëtuar në të gjithë Spanjën.
Më shumë pak dihet rreth njëzet vitet e para të jetës Cervantès-së. Ai mendohet të ketë shkuar në shkollë në Valladolid dhe Sevilla. Ne nuk e dimë asnjë përveç se në datat 1567-68, ai u regjistrua në shkollën e humanist spanjoll, Juan Lopez de Hoyos, në Madrid. n 1569 Cervantes udhëtoi për në Itali për të shërbyer në familjen e një fisniku italian dhe, një vit më vonë, ai u bashkua me ushtrinë spanjolle.
Më 7 shtator, 1571, ai luftoi trimërisht kundër turqve në Betejën e Lepantit, ku ai u plagos rëndë dhe ka humbur përdorimin e dorës së tij të majtë. Pas një periudhe të gjatë të shërimit, ai vendosi të kthehet në jetën e ushtarit. Në prill 1572, ai u bashkua me kompaninë e Manuel Ponce de Leon, ku ne besojmë se Rodrigo vëllai i tij u regjistrua gjithashtu. Së bashku ata kanë marrë pjesë në një numër betejash.
Në mbyllje të jetës së tij, Cervantes u bë një anëtar i rendit të San Franciskos. Françeskanët kanë varrosur don Miguel de Cervantes, deri atëherë të quajtur “Princi i zgjuar”, në Madrid, 23 prill 1616, të njëjtën ditë një tjetër gjigant letrar, William Shakespeare, i cili ishte vënë për të pushuar në Angli. Françeskanët kanë varrosur Don Cervantès-it në një manastir triniteti në Madrid. / KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Two Young Women Readin In Park At Sunset
KultPlus ju sjell sot disa nga thëniet më të mira për librin:
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa
“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus
“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?” ― Henry Ward Beecher
“S’mund të jetoj pa libra.” ― Thomas Jefferson
“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij.” ― Bertrand Russell
“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to duket si tradhti.” ― John Green
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.” ― Joseph Brodsky
“Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh.” ― Frances Ann Lebowitz
“Ne jetojmë për librat.” ― Umberto Eco
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.” ― Cicero
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.” ― Orhan Pamuk
“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.” ― Anna Quindlen.
“Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve të kaluar.” – Rene Descartes
“Gjërat që dua t’i di janë në libra; shoku im më i mire është njeriu i cili do më sjell një libër që nuk e kam lexuar.” – Abraham Lincoln / KultPlus.com
Nesër duke filluar nga ora 19:00, Arbër Selmani do të lexojë disa nga poezitë e tij nga shtëpia, në kuadër të Poetry Night të organiuar nga Project Space Shtatëmbëdhjetë, shkruan KultPlus.
Në këto ditë të pandemisë, më e lehtë për Arbër Selmanin ka qenë përballja me poezinë. Këtyre ditëve, Arbëri ka shkruar e ka reflektuar mbi momente të ndryshme të jetës sot, dhe të jetës dikur.
Prej familjes, deri te dashuritë e rrugëve të Evropës, me kishën e xhaminë, me burrat e me gratë, me Adamin e me Rafaelin e me Silvian, Arbëri do t’i lexojë disa prej poezive të tij të reja por edhe atyre që tanimë i ka ndarë në rrjete sociale dhe të cilat janë përkthyer në sllovenisht, anglisht, turqisht, italisht e serbokroatisht
Arbër Selmani është gazetar ndërsa lidhja e tij me poezinë, siç thotë ai vet, është ndër lidhjet më të forta të 28 viteve të jetës së tij. Poezitë e tij janë kaq personale, dhe po kaq personal dhe i ndijshëm do të na vije edhe në këtë natë të leximit të poezive. / KultPlus.com
Pamjet e sigurisë kanë treguar momentin kur një hajdut ka thyer xhamat për të hyrë në muzeun holandez Singer Laren dhe ka vjedhur një pikturë të çmuar të Vincent van Gogh.
Hajduti ka qenë i armatosur dhe mesa duket ka përfituar nga izolimi i vendit, masë e marrë për parandalimin e koronavirusit, raportojnë mediat e huaja.
Ai vodhi “Kopshtin Parsonage në Nuenen në pranverën e 1884” nga Muzeu i Singer Laren në orët e para të 30 marsit, vlera e të cilës është 3 milionë euro.
Në kamera hajduti shihet me pikturën në krahë dhe duke vrapuar.
Askush nuk është arrestuar për vjedhjen e pikturës, e cila ishte marrë hua nga një muze tjetër Holandez, Muzeu Groninger.
Policia nuk ka publikuar videon e plotë kur hajduti u largua nga muzeu për të mbrojtur hetimet e tyre. / KultPlus.com
Sot, më 23 prill shënohet Dita Botërore e librit ndërkaq po sot bëhen 456 vjet nga lindja e kurse 404 vjet që kur ndërroi jetë autori William Shakespeare.
William Shakespeare ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.
William Shakespeare e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.
Shakespeare konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrw.
Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikes me të njëjtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjtë para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.
Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.
Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që fjalori aktiv i njeriut të epokës nuk përmbante më shumë se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe të pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjalë me shumë kuptime. / KultPlus.com