Sot është përvjetori i lindjes së Erich Maria Remarque, njërit prej shkrimtarëve më të shquar të shekullit 20

Erich Maria Remarque ishte romancier gjerman që krijoi shumë vepra rreth tmerreve të luftës. Romani i tij më i njohur, “Të gjithë të qetë në Frontin Perëndimor” (1928), për ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, u bë filmi fitues i Oskarit. Libri i tij e bëri atë një armik të nazistëve, të cilët djegën shumë nga veprat e tij, shkruan KultPlus.

Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në 25 shtator 1970,Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër . Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .

Remarku lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.

Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional-socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.

Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht.

Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno. /KultPlus.com

Hapet pavijoni virtual i Kosovës në Marché Du Film, tregu virtual i Kanës për këtë vit

Për të nëntin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezent në tregun madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’ të festivalit të Kanës i cili pëshkak të pandemisë këtë vit do të ndodh në formatin virtual online përshkak të pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.

QKK-ja do te jetë prezente me hapësirën e saj virtuale në datat e tregut nga 22 deri 26 qershor dhe do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Në këtë kontekst ky treg është me i qasshëm për profesionistët e interesuar të filmit përshkak që mund të shfrytëzohen mundësite për krijim kontaktesh, marrëveshje, shfaqje filmash e takime, pa bërë shpenzime të udhetimit dhe akomodimit.

Tregu virtual është me dhoma dhoma virtuale online për takime me agjent të shitjes, pavilione virtuale per institutcionet dhe fondet filmit, video takime, shfaqje online të verzioneve të filmave në prodhim, dhe konferenca të organizuara në hapësira virtuale. /KultPlus.com

Evoluimi i audiencës së filmit

Nga: Lum Radoniqi

Ekzistonte një kohë kur ato që ne sot i quajmë filma “kult” kanë qenë edhe filma nga më të shikuarit në vitin kur publikoheshin. Pra, kanë qenë filma që gjenin audiencë bukur të madhe në kinema. Ky trend vazhdoi deri në vitet e 90-ta, ku “Forrest Gump” theu rekordet në Box Office për fitimet më të mëdha.

Poashtu në të njëjtin vit dolën edhe ”Pulp Fiction” dhe “Shawshank Redemption” të cilat patën sukses të jashtëzakonshëm në kinematë anembanë botës. Pra, edhe pse kishin sukses me kritikët, qëndronin shumë lart në listën e filmave më të shikuar, bëheshin mainstream. Kur këto filma iu prezantohen audiencave mainstream sot, ato refuzohen! Është e kuptueshme që këto filma ka një kohë që kanë dalë, por ajo çka vërtetë ka ndryshuar është audienca. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për filmat që prodhohen sot. Ndikimi që kanë filmat “blockbusters” dhe ata “arthouse” është krejt i ndryshëm, aq sa të duket sikur i përkasin dy arteve të ndryshme. Ky është një fenomen i cili më ngjall kureshtjen. E vërteta është se filmat mainstream këto 25 vitet e fundit janë bërë më të shpejtë, më plastik në përmbajtje. Kjo i ngjan  një makine e cila duket e bukur nga jashtë por që nuk funksion nga brenda, sepse vetëm ashtu shitet. Ajo çfarë ka ndodhur, në fakt, është se edhe zhanret më argëtuese si aksioni e trilleri, nuk janë më përmbajtësore. Për çdo vit audienca e filmit shtohet me gjenerata të reja të cilat kanë shije dhe nevoja tjera, janë të programuar me një shpejtësi të caktuar. Ajo që në fakt po ndodh është se audiencat po “trajnohen”, po “programohen” që ta pranojnë një shpejtësi të caktuar kur e shikojnë një film, dhe në momentin që del diçka që prezanton një sfidë, një film që zhvillohet ngadalë, atëherë ai refuzohet, nënçmohet. Jo rrallëherë më ndodh që një film që është i vlerësuar nga kritika dhe është në rrugë të vet për tu bërë film “kult” i ardhshëm të cilësohet si “i dobët” nga shoqëria ime. Pse ndodh kjo? Sepse, audienca është mësuar me një shpejtësi të caktuar dhe tematika të caktuara, dhe gjithçka që qëndron jashtë këtij rrethi cilësohet si “film i keq”.

Në këtë drejtim kanë kontribuar edhe studiot filmike. Në vitin 1972, filmi më i madh i “Paramount Pictures” ishte “The Godfather”.  Sot, filmat e tyre më të mëdhenjë janë “Top Gun: Maverick” dhe “The Spongebob Movie”. Ky riorientim mund të themi me plot gojë që ka të bëjë me të ardhurat, me atë se çka shitet e çka jo. Përceptimi i gabuar është se audienca të tregon çfarë do të shoh. Kur në fakt është e kundërta. Ata shohin çka i’u servohet dhe në bazë të tyre e ndërtojnë shijen e vet. Pra, në këtë rast nuk vlen thënja që “klienti ka gjithmonë të drejtë”. Argument për këtë është numri tepër i madh i filmave blockbusters që dështojnë dhe humbin shumë para në Box Office. Në fakt, nëse e llogarisim, del që këtyre studiove nuk i’u konvenon aq shumë që të prodhojnë filma të tillë, sepse sa do argëtues që janë, ato nuk shiten siç paramendohet. Megjithatë, një film i suksesshëm blockbuster arrin të gjenerojë të ardhura aq të mëdha sa të mbulojë shpenzimet edhe për ata filma që kanë dështuar.

Roger Deakins, drejtori i famshëm i fotografisë, ka qenë tepër i përfshirë në filma të buxhetit të mesëm në vitet 90-ta, domethënë, filma që shkojnë nga 5 milionë deri në 50 milionë dollarë buxhet. Ai në një intervistë së fundmi pati thënë se këta filma po zhduken dhe se shumica e filmave që po prodhohen janë të buxhetit të vogël (filma të pavarur) deri në 5 milionë, ose filma me buxhet përmbi 100 milionë dollarë. Kjo bënë që këta filma me buxhet të vogël të anashkalohen nga audienca, sepse nuk arrijnë asnjëherë te ta për shkak të forcës jo të madhe distributive, rrjedhimisht nuk e kanë ndikimin e vet. Ky hendek në mes të filmave me buxhet skajshmërish të ndryshëm e ka ndikimin e vet.

Audiencat ecin me ritëm të ri, sepse filmat mainstream po krijojnë ritëm të ri. Kjo është normalja e re. Në filmin komedi “Idiocracy” parodizohet një gjë e tillë. Në film një personazh, Joe, udhëton në të ardhmen, ku sheh se si bota është katandisur në injorancë, një distopi e llojit të vet. Njëra nga gjërat e para që Joe bënë është të vizitoj një kinema, ku e shikon një film komedi, në të cilin shihet vetëm një prapanicë, por e gjithë audienca qeshin me të madhe, përveç Joe, që nuk qesh sepse nuk e kupton. Kjo është në fakt një parodi për evoluimin e audiencave, se si shija e njerëzve ka ndryshuar me kohë, dhe se ajo çka ata e konsiderojnë komedi në këtë rast ka ndryshuar. Por për ta vërejtur një gjë të tillë, një ndryshim kaq të madh, duhet të jesh një Joe, pra, të udhëtosh në kohë, e pastaj ti krahasosh kohërat të cilat ke parë. Në shumë mënyra audienca është adoptuar ndaj këtyre ndryshimeve, dhe trajektorja që ata ndjekin, në fakt, është e dirigjuar nga vet filmat që prodhohen. /KultPlus.com

Processed with VSCO with b5 preset

Të rinjtë shqiptarë me videomesazh, “Më ka marrë malli për Vlorën” (VIDEO)

“Më ka marrë malli për Vlorën” mban titullin një videomesazh i realizuar me të rinjtë shqiptarë të qytetit të Vlorës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, si Nju Jork, Dallas, Bremen, Milano, Pragë e Vjenë.

Pjesë e kësaj videoje promovuese janë profesionistë e artistë të mirënjohur të skenave ndërkombëtare, si balerini Eno Peçi.

Anni, një vajzë e cila jeton me bashkëshortin e saj në SHBA, Nju Jork shprehet se ka mall për Vlorën. Dashurinë e saj për Vlorën dëshiron të ja tregojë eshe bashkëshortit të saj. “Unë kam lindur në Vlorë dhe jetoj në Nju Jork bashkë me familjen time. Kam shumë dëshirë t’ia tregoj bashkëshortit”,- tha Anni.

Ndërsa bashkëshorti Christopher, shprehet se mezi pret të udhëtojë drejt Vlorës. “Mezi pres ta vizitoj Vlorën e bukur, të shoh plazhin spektakolar dhe zonat atraktive të pabesueshme. Shpresoj të vij sa më shpejt”,- pohoi ai.

Ndërsa Mario është nga Teksasi i SHBA. Ndër gjërat që i ndjen më së shumti mungesën, ai përmend shëtitoren e Vlorës. “Na mungon Vlora, shumë”,- thekson ai.

“Këtu është një mbrëmje e mrekullueshme, por do dëshironim vërtet të ishim në plazhet e Vlorës së bashku me familjet tona”, – shprehet nga ana tjetër Carson, bashkëshortja e  Marios.

Edhe Bimi Gunbardhi nga Bremen në Gjermani mezi pret që të udhëtojë drejt Vlorës. “Urojmë që çdo gjë të rregullohet, biletat i kemi gati dhe urojmë të nisemi sa më shpejt drejt Vlorës për të kaluar tre javë të mrekullueshme muzike dhe frymëzimi në bregdetin e bukur”,- u shpreh ai.

Nga Milano, Genci Tepelena thotë se: “dëshirën më të madhe e kam që pushimet t’i kaloj në bregdetin e Vlorës. Të festojmë daljen nga pandemia atje, bashkë me familjen time”.

Paola Rrapaj nga Praga nuk i fsheh emocionet kur flet për Vlorën. “Është dashuria ime, më bën ta ëndërroj. Miqtë dhe familjarët që kam atje ma bëjnë edhe më të madhe dëshirën për t’u kthyer në Vlorë”,- u shpreh ajo.

Balerini i njohur Eno Peçi nga Viena, kërkon që Vlorën t’ia prezantojë fëmijëve të tij. “Më ka marrë malli për Vlorën, mezi pres t’ia tregoj fëmijëve të mi bukurinë e Vlorës”.

Këto janë vetëm një pjesë nga shqiptarët në të gjithë botën që janë nga Vlora dhe që iu mungon ky vend.

Video e realizuar nga Deputeti Fate Velaj ka për qëllim prezantimin e disa prej të rinjve ekselentë nga Vlora të cilët kanë arritur suksese në botë në fusha të ndryshme, me qëllim sensibilizimin për të sjellë përvojën e marrë në botë në vendlindjen e tyre. /KultPlus.com

Lancohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

Sot u lancua zyrtarisht dua.com, platforma  e cila ka për mision bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. E themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora dhe me një histori inspiruese, aplikacioni dua.com prej sot do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar nga të gjithë.

Interesimi i jashtëzakonshëm për dua.com ka bërë që vetëm pak orë pas lancimit, të renditet i pari në listen e aplikacioneve shqiptare në App Store.

Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët, aplikacioni dua.com do t’ju mundësojë krijimin e njohjeve të reja si të dashurisë gjithashtu edhe atyre shoqërore e biznesore.

Kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin



Me rastin e lancimit të aplikacionit, të hënën në ambientin e zyreve të dua.com u mbajt një ceremoni modeste por shumë domethënëse për ekipin.

Gjatë një fjalimi të mbajtur prej dy themeluesve Valon Asani dhe Larklind Cerkezi ata u shprehën “Është një ndjenjë e mrekullueshme të përjetojmë këtë ditë për të cilën kemi punuar kaq shumë. Sot për ne është një fillim krejtësisht i ri dhe një ndryshim i madh për të gjithë shqiptarët. Falenderojmë ekipin tonë i cili ka punuar pa pushim dhe kanë arritur të krijojnë aplikacionin dua.com. Urime të gjithëve dhe mezi presim të nisim këtë rrugë plotësisht të re për ne dhe të gjithë shqiptarët”.




Mirëpo çfarë është saktësishtdua.com?

Janë rreth 12 milionë shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe aplikacioni dua.com është pika në të cilën ata mund të njoftohen me njëri-tjetrin.

Jeni nga Tirana dhe dëshironi të njoftoheni me një vajzë shqiptare nga Zvicra? Jetoni në Londër dhe dëshironi të takoheni me dikë në Prishtinë? Apo keni lindur në New York dhe gjithmonë keni pasur dëshirë të njoftoheni me një djalë nga Shqipëria? Në këtë rast dua.com është ura lidhëse midis të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të krijojnë lidhje serioze të dashurisë.



Si të bëheni pjesë e dua.com?

Për të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar deri tani në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store ose duke klikuar këtu.

Pasi që edhe më parë të interesuarit kanë pasur mundësi regjistrimi, interesimi prej shqiptarëve nga e gjithë bota ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo ka rezultuar që deri tani dua.com të ketë mbi mbi 600.000 ndjekës shqiptarë anë e mbanë botës. Prandaj shkarkoni dua.com, njoftohuni me shpirtin binjak pa marrë parasysh kufijtë dhe takohuni në jetën reale.

Dëshironi të shkarkoni dua.com?
Klikoni këtu!


https://www.youtube.com/watch?v=SkuokRhaFHQ /KultPlus.com



Filloi Java Çame, “I love Çamëria” vendoset në Sheshin Skënderbej në Tiranë

Në kuadër të 76-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria organizojnë aktivitetin “Mos harro Çamërinë”.

Java e shqiptarëve të Çamërisë starton më 22 qershor në Sheshin Skënderbej në Tiranë ku do të vendosen gërmat 3D “I love Çamëria”.

Historia e djaloshit që mbante vëllain e vdekur në shpinë dhe nuk i rrodhi asnjë pikë loti

Janë të shumta fotografitë që kanë bërë histori. Një e tillë është tejet e dhimbshme e ka preku mijëra njerëz.

Kultura në Japoni të mëson që të mos qash në publik sepse mund t’i shkaktosh pikëllim të tjerëve.

Kjo fotografi sjell historinë e një djaloshi i cili mban vëllain e tij të vdekur mbi shpinë (bomba atomike në Nagasaki). Aq shumë u mërzit derisa e dërgoi vëllain e tij për ta varrosur, dhe nuk i rrodhi asnjë pikë loti. Më pas gjakosi buzën, sepse e kafshonte për të ndaluar të qarën. / KultPlus.com

Pasojat e karantinës tek shqiptarët, pse u “çmendëm”?

Në një intervistë, psikologia Redona Dudushi foli për situatën që po kalojnë qytetarët për shkak të përhapjes së Covid-19, transmeton KultPlus.

Dudushi tha se njerëzit u mbyllën menjëherë duke mos iu dhënë shumë opsione, ndërsa tani kërkohet ndryshimi i sjelljes. Por, sipas saj kjo është një ndër gjërat më të vështira.

“Ishte një mbyllje e detyruar që iu bë njerëzve, nuk kishte shumë opsione në mënyrë që mos të kolapsohej sistemi shëndetësor. Ndërsa tani kërkojnë një ndryshim sjellje. Por që të ndryshosh sjellje është një ndër gjërat më të vështira që ne njohim dhe kërkon etapa dhe fatkeqësisht nuk po punohet shumë.

Sjellja nuk ishte më përpara dhe nuk rritet të jetë tani. Kur u bë karantinimi, u bë mbyllja e njerëzve dhe nuk u la shumë opsion nëse do ta ndryshonin. Tani po priten që ata në mënyrë të ndërgjegjshme të ndryshojnë sjellje.

Njerëzit kuptuan një gjë u mbyllën dhe mendonin se hapja do të shoqërohej me rikthimin në jetën e mëparshme. Shumë njerëz e injorojnë faktin që virusi është akoma prezent dhe që është një gjë e gabuar. Shumë të tjerë nuk kanë arsimimin e duhur, të tjerë nuk kanë kushte e duhura për të blerë çdo ditë maska. Është një seri hallkash që duhet të funksionojnë”, u shpreh ajo. / KultPlus.com

Vrau e dogji kufoma në Krushë të Vogël, dënohet me 22 vjet burgim Darko Tasiq

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vite burgim të akuzuarin për krime lufte, Drko Tasiq.

Për pikën e parë të aktakuzës, Tasiq u dënua me 7 vite burgim, kurse për atë të dytën me 15 vite burgim.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti, raporton Gazeta Express.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv. / KultPlus.com

Themelohet në Prizren Muzeu i Nënë Terezës

Muzeu i Shenjtores dhe humanistes sonë Nënë Tereza po themelohet në Prizren, qytetin e rrënjëve të saj. Ky muze, që është pjesë e programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë- Maqedoni Veriore dhe bashkëfinacohet nga Komuna e Prizrenit.

Ai ka për qëllim t’i mbledhë dhe t’i ruaj kujtimet për Nënë Terezën, t’i ndajë ato me njerëzit dhe të kontribuojë në nxitjen e mirëkuptimit dhe kohezionit brenda shoqërisë, të ndërtuar mbi parime të barazisë, humanizmit dhe solidaritetit, ashtu siç punoi gjithë jetën Nënë Tereza.

Një ekip kuratorial si bashkëpunim i ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare do të përkujdeset që jeta e Nënës Terezë të shpaloset përmes tregimeve për vendlindjen e saj, prindërit dhe rrethanat e tjera që çuan në formimin e personalitetit human më me peshë të shekullit XX. Një pjesë të fëmijërisë e të rinisë së saj ajo e ka kaluar në vendin e lindjes, Shkupin, me vizita të shpeshta te familjarët dhe në famullitë në qytete të ndryshme të Kosovës. Gjatë vizitave takoi shumë njerëz, burra, gra e fëmijë për t’iu dhënë kurajo e falur dashurinë e një nëne dhe shenjtoreje. Besojmë që gjurmë dhe tregime të jetës të saj të kësaj periudhe si dhe të vizitave të mëvonshme si motër misionare ende janë prezente në kujtimet e atyre që patën fatin ta takojnë.

Mirëpo shume prej këtyre tregimeve mbesin të pathëna, të papara e të padëgjuara për shumicën e njerëzve. Prandaj, të gjithë ju që e keni pasur fatin ta takoni Nënë Terezën të bashkëbisedoni me të, t’ia dëgjoni fjalët e rrëfimet, ose të shkëmbeni ndonjë letër me të, CHwB Kosova fton të gjithë që t’i ndajnë kujtimet e tyre, në mënyrë që ato të ruhen dhe mbesin përgjithmonë në Muzeun për Nënën Terezë.

Muzeu për Nënën Terezën do të bëhet në plotni kur bashkohen dhe ruhen kujtimet tona për Nënë Terezën. / KultPlus.com

Ushtari britanik ritakohet pas 21 vitesh me dy përkthyesit e tij kosovarë: Ata tani janë të famshëm

21 vite më par bashkë me forcat e NATO’s ishin edhe ato britanike që zbarkuan në vendin tonë me të cilët ishin edhe shumë përkthyes që u bënë pjesë e këtij emocioni.

Martin Browning, ushtarak britanik po kërkonte përkthyesit e tij, Genc dhe Arta, të cilëve mbiemrin nuk ua dinte.

Por nuk ishte vështirë të gjendeshin, ishte fjala për aktoren e famshme Arta Dobroshi  dhe vëllain e saj Genc Dobroshi, transmeton Gazeta Metro

“Ishte e jashtëzakonshëm sepse nuk jam kthyer këtu që nga viti 1999, 21 vite më parë. Ndërsa jam kthyer përsëri pas kaq shumë vitesh dhe e mendova, jam kthyer dhe do t’i gjej”, u shpreh ushtari britanik i kthyer pas 21 vitesh në Kosovë.

“Kam ardhur në janar, dhe kam filluar të pyes, po nuk me kujtohej mbiemri i tre, vetëm, Arta dhe Genc. Ishte vështirë t’i gjeja, pastaj ndodhi pandemia, por me ndihmën e Ardian Ndrecajt, i cili punon në Ambasadën Britanike arritëm të takohemi pothuajse në ditën e 21 vjetorit të çlirimit”, u shpreh tutje Browning.

Kishte menduar se asnjëherë nuk do t’i gjente. Por ishte mahnitur që i kishte takuar përsëri.

Britaniku thotë se kishte njohur vetëm si studentë dhe nuk e dinte për sukseset e tyre në fushën e aktrimit. / KultPlus.com

“Teknologji dhe rehati – duke i pasur këto, njerëzit flasin për kulturën, por nuk e kanë atë”

Thomas Mann (Lübeck, 6 qershor 1875 – Zürich, 12 gusht 1955), shkrimtar gjerman. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1929. Tomas Mani, ky  “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Autori i romaneve Mali magjik, Budenbrokët, Doktor Faustus, i katërvëllimëshit Jozefi dhe vëllezërit e tij, etj, i novelave Tonio Krëger, Tristani, Vdekje në Venecia etj​

Ju sjellim sot disa nga thëniet më të mira të Thomas Mann:

“Njeriu jeton jo vetëm jetën e tij personale, si individ, por gjithashtu, me apo pa vetëdije, jetën e epokës së tij dhe të bashkëkohësve të tij.”

“Një vetmitar, pa e pasur zakon të flasë për atë që ai e sheh dhe e ndjen, ka përvoja mendore të cilat janë njëkohësisht më intensive dhe më pak të artikuluara se ato të një njeriu të shoqërueshëm.”

“Një shkrimtar është dikush për të cilin të shkruarit është më i vështirë se për njerëzit e tjerë.”

“I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është vetëm një shprehje tjetër e interesit për jetën.”

“Një art mjeti i të cilit është gjuha, gjithmonë do të tregojë një shkallë të lartë të krijimtarisë kritike, sepse të folurit në vetvete është një kritikë e jetës: ai emron, ai karakterizon, ai gjykon, kështu ai krijon.”

“Demokracia është përjetësisht humane, dhe përjetësia gjithmonë nënkupton një sasi të caktuar të një rinie të mundshme.”

“Sepse unë duhet të them se ne artistët nuk mund të shkelim në rrugën e Bukurisë pa Erosin që na jep shoqëri dhe e emëron veten si udhërrëfyesin tonë.”

“Miti është themeli i jetës; është skema e përjetshme, formula e devotshme në të cilën jeta rrjedh kur ajo riprodhon tiparet e saj të pavetëdijës.”

“Për hir të mirësisë dhe dashurisë, njeriu nuk do ta lërë vdekja të ketë sovranitetin mbi mendimet e tij.”

“Për të qenë të gatshëm kundër fatalitet, për të përmbushur kushtet e pafavorshme hijshëm, është më shumë se durim i thjeshtë, por është një akt agresioni, një triumf pozitiv.”

“Ka ndryshuar ndonjëherë bota nga ndonjë gjë përveç mendimit dhe automjetit të tij magjik Fjalë?”

“Arsyeja njerëzore ka nevojë vetëm të dëshirojë më fuqishëm se fati, dhe ajo është fati.”

“Unë e dua dhe i përulem me nderim Fjalës, bartëses së shpirtit, asaj që është mjeti dhe pluga e shkëlqyer e progresit.”

“Unë kurrë nuk mund ta kuptoj se si dikush nuk mund të pijë duhan, çka e privon një njeri nga pjesa më e mirë të jetës. Me një puro të mirë në gojën e tij një njeri është krejtësisht i sigurt, asgjë nuk mund ta prekë, absolutisht.”

“Nëse jeni i zotëruar nga një ide, ju e gjeni të shprehur atë kudo, ju madje e joshni atë.”

“Është një fakt i çuditshëm që liria dhe barazia, të dy idetë themelore të demokracisë, janë në një farë mase kontradiktore. Logjikisht, liria dhe barazia janë reciprokisht përjashtuese, ashtu si shoqëria dhe individi janë reciprokisht ekskluzive.”

“Dashuria, jo arsyeja, është më e fortë se vdekja.”

“Letërsia … është bashkimi i vuajtjes me instinktin për formën.”

“Dikush gjithmonë ka idenë se njeriu i trashë ka shëndet të përkryer dhe është i rëndomtë, dhe sëmundja e bën të rafinuar, të mençur dhe të pazakontë.”

“Opinionet nuk mund të mbijetojnë në qoftë se dikush nuk ka asnjë shans për të luftuar për to.”

“Sjellja e njerëzve ka kuptim, nëse ju mendoni për të sa iu përket qëllimeve të tyre, nevojave dhe motiveve.”

“I respektuar do të thotë i pasur, dhe i mirë do të thotë i varfër. Unë duhet të vdes në qoftë se dëgjoj familjen time të më quajë i mirë.”

“Vetmia lind origjinalin në ne, bukurinë e panjohur dhe të rrezikshme – poezinë. Por gjithashtu, ajo lind të kundërtën: çoroditjen, të paligjshmen, absurden.”

“Lufta është vetëm një ikje frikacake nga problemet e paqes.”

“Ne nuk i dashurojmë cilësitë, ne i dashurojmë personat, nganjëherë për shkak të defekteve të tyre, sikurse dhe të cilësive të tyre.” / KultPlus.com

(Pa) Drejtësi e plotë për Xhenetën

Katër vite pas vdekjes tragjike të vogëlushes Xheneta Gashi në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, asnjë zyrtar institucional nuk është dënuar nga drejtësia, edhe pse analiza e përgjegjësisë institucionale në raport me sigurinë publike dhe mbrojtjen dhe menaxhimin e Qendrës Historike nxjerr një numër të madh institucionesh e zyrtarësh përgjegjës për rastin (si në nivel lokal ashtu edhe atë qendror).

Lidhur me këtë rast, është zhvilluar procedura gjyqësore vetëm ndaj ish‐drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, B.E. Sipas njoftimit me shkrim të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me datën 11 nëntor 2019 kjo gjykatë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit me iniciale B.E., me arsyetimin se në veprimet e tij nuk formohen elementet e veprave penale sipas aktakuzës, “pasi që ato nuk kanë të bëjnë me figurën e veprave penale të cilat janë të përcaktuara me ligj”.

EC Ma Ndryshe në gusht të vitit 2017 kishte publikuar opinionin “Drejtësi të plotë për Ec Ma Ndryshe në gusht të vitit 2017 kishe publikuar opinionin ‘Drejtësi të plotë për Xhenetën’ (https://ecmandryshe.org/repository/docs/Opinion_Drejtesi_te_plote_per_Xheneten.pdf), ku kishte shprehur dyshimin nëse aktakuza në fjalë mund të sillte drejtësi të plotë për rastin tragjik të Xheneta Gashit.

Ky dyshim në mes tjerash ishte bazuar edhe në faktin se rastet e kaluara të ndjekjes së veprave penale brenda Qendrës Historike ishin procese të stërzgjatura të hetimeve dhe se asnjëherë nuk patën prodhuar aktgjykime dënuese, derisa edhe në ato pak raste të përfundimit në gjykatë, aktakuzat për veprat penale brenda Qendrës Historike kanë qenë tejet shterpe, duke i sfiduar edhe gjykatësit në marrjen e vendimeve dënuese. / KultPlus.com

Amy Schumer vë në dispozicion numrin e saj të telefonit për viktimat e abuzimit seksual

Aktorja komike 39-vjeçare, Amy Schumer, e ka postuar numrin e telefonit në Instagram dhe Twitter, për t’iu mundësuar kështu ndjekësve të saj që mund të jenë viktima të abuzimit seksual, që ta kontaktojnë atë për çfarëdo që kanë nevojë.

Schumer e shprehi përkrahjen e saj për të gjitha gratë të cilat kanë folur hapur për eksperiencat e tyre të hidhura me abuzimin seksual dhe përdhunimin.

“Përshëndetje. Në çfarë kohë të çmendura po jetojmë, apo jo? Shumë gjëra janë duke ndodhur. Vetëm dua ta shfrytëzoj këtë mundësi ta vlerësoj guximin e të gjitha këtyre grave që po flasin hapur për keqtrajtimet që i kanë përjetuar nga komedianët apo persona të profesioneve tjera. Veçanërisht ato që nuk kanë qenë të moshës madhore. Në botë ekzistojnë burra të mirë. Por ka edhe burra të cilët i turpërojnë dhe abuzojnë gratë dhe vajzat e reja, për shkak të fuqisë dinamike ose për shkak se kur ata ishin në moshë të re, femrat nuk pranonin të flinin me ta. Por, pavarësisht arsyeve tuaja, dijeni se ne jemi duke iu vëzhguar. Ne qëndrojmë të bashkuara dhe nuk do ta pranojmë këtë lloj sjellje, pavarësisht nëse e thyeni ligjin ose jo. Unë jam në dispozicionin tuaj nëse dikush ka nevojë për përkrahje. Më kontaktoni dhe do të mundohem t’iu ndihmoj me aq sa kam fuqi. Numri im i telefonit është i postuar këtu”.

Ylli i filmit “Trainwreck”, Schumer, e cila është nënë e një djali, Gene, të cilin e ka me bashkëshortin Chris Fischer, vazhdimisht e shfrytëzon famën e saj për të mbështetur kauza të ndryshme të cilat i ka për zemër.

Në të kaluarën ajo I kishte nxitur njerëzit që të dhurojnë për organizatën bamirëse “Immigrant Families Together”, e cila i ndihmon dhe përkrahë familjet imigrante që janë shpartalluar. / KultPlus.com

3 muaj pas izolimit, artistët koncert në shesh, publiku: Duhet të ketë më shumë aktivitete të tilla

Pas një mungese tremujore, për shkak të pandemisë COVID 19, për herë të parë artistët e operës rikthehen para publikut në sheshin “Skënderbej” me performanca live dhe me “Të gjithë e duam Agim Krajkën”.

Pas tre muajsh izolim, për herë të parë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit rikthehen para publikut në sheshin “Skënderbej”, në Ditën Botërore të Muzikës (21 qershor).

Sopranoja Dorina Selimi interpretoi arie operistike, një kuartet harqesh luajti muzikën klasike, por edhe artistët e Ansamblit të Këngëve edhe Valleve sollën muzikë të njohur popullore shqiptare për publikun rastësor.

“Po e shijoj performancën live edhe programin në monitor. Një iniciativë shumë pozitive”.

Në rreth 500 karrige pas një ore performancë live publiku në distancë nga njëri tjetri qëndroi për të shijuar edhe në monitorin e madh të vendosur në shesh shfaqjen “Të gjithë e duan Agim Krajkën. I realizuar më herët nga Teatri i Operës, duke sjell kontributin e Krajkës në ansambël për 30 vjet, por edhe këngët fort të dashura për publikun, si “Kafe Vlora” apo “Kënga e Gjyshes”.

“Muzika është një element shumë i domosdoshëm në jetën e njeriut, ka në qendër të shkuarën, të tashmen edhe të ardhmen, prandaj është domosdoshmëri për më shumë aktivitete të tilla”.

“Një iniciativë shumë pozitive, sidomos pas COVID 19. Duhet që të ketë më shumë aktivitete të tilla. Njerëzit kanë nevojë për to”.

Dita Botërore e Muzikës u festua për herë të parë në vitin 1982 në Francë, kur ish ministri i Kulturës, Jack Lang, evidentoi se edhe pse numëroheshin mbi 5 milionë francezë, që luanin një instrument muzikor, koncertet mungonin. Ai zgjodh datën 21 qershor dhe kjo datë u përcaktua si një festë kombëtare për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën, edhe tashmë festohet në vende të ndryshme. /Shqiptarja.com / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi priti zyrtarisht në pranimin e detyrës, zëvendësministren Bajrami

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur zyrtarisht në pranimin e detyrës zëvendësministren e MKRS-së, Valdete Bajrami, me të cilën diskutoi për detyrat e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen.

Ministrja Dumoshi e njoftoi Bajrami për prioritetet dhe sfidat e ministrisë për këtë vit dhe planet që priten të realizohen gjatë këtij mandati.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja Bajrami e falënderoi ministren për pritjen duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e planeve të MKRS-së. / KultPlus.com

Nga ditari i Lasgushit

Nga ditari i Lasgush Poradecit.

Tiranë 5/5/80:
Më ardhi në shtëpi Muzafer Xhaxhi-u, tha se më kërkon në klubin e Lidhjes Prof. Hasan Mekuli, i ardhur prej Kosove. I thashë s’mund të vete se më prishet syri (i operuar) nga e ftohta, le të urdhërojë në shtëpi. Tha: “nuk vijnë në shtëpi” (më dha të kuptoj se nuk lejohen në shtëpi). Tha Xhaxhiu se: “H. Mekuli ju ka sjellë prej Kosove dhe një send…; të vijë prof Mekuli me kosovarët këtu afër shtëpisë Tuaj në ish-hotelin e kinezëve, ja ku është hoteli 100 hapa afër”. Unë; “Afër, pò, po e sheh si filloj era e fortë? mua prej erës së ftohtë më prishet syri sipas urdhrit të doktorëve. Tashi është ftohtë, po bëhet mbrëmje. Po le të vijnë këtu në hotel nesër, si nga ora 11-12 kur do të jetë dita e ngrohur prej djellit, në pastë djellë. Sidoqoftë, ata (kosovarët) le të vijnë, unë do të vi”. Xhaxhiu: “ata nesër në mëngjes shkojnë në Kosovë, i lajmëruan të shkojnë, se vdiq Titua”. Pra, s’u takova dot me Kosovën vullkaneshë. Pse? Sepse “nuk lejohet takim privat”. në Vëndin TIM (Shqipëri), të mos takohem me Vëndin TIM (Kosovë). Pastaj “privat” jam unë – unë Lasgushi i Kombit? Sà më dhemb! dhe sa më dëshpëron! / KultPlus.com

Disa fjalë të Meryl Streep që mund të ju ndryshojnë jetën

Aktroja e njohur Merly Streep, gjatë karrierës së saj mbahet mend edhe për shumë fjalë të bukura mbi jetën, përballjen me njerëzit, mënyrën e jetesës e shumë të tjera. Më poshtë po i sjellim disa nga fjalët e Streep.

“Nuk kam më durim për disa gjëra, jo për shkak se jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë në jetën time, ku nuk me pëlqen të humb kohë me atë çka më dhemb dhe më plagos.

Nuk kam durim për cinizmin, kritika të tepruara dhe kërkesa të çdo lloji.

Kam humbur dëshirën për të kënaqur njerëz që nuk janë më, të dua atë që s’më do dhe t’i qesh atij që s’më qesh.

Nuk u kushtoj më asnjë minutë atyre që më gënjejnë apo duan të më manipulojnë. Kam vendosur të mos jetoj më me supozime, hipokrizi apo pandershmëri dhe lavdërime të tregut të lirë. Nuk toleroj më bursën selektive dhe arrogancën akademike. Nuk i përshtatem më provincializmit të thashethemeve.

Nuk duroj dot më konflikte dhe përballje; unë besoj në botën e të kundërtave, kështu që unë shmang njerëzit e ngurtë dhe të pandryshueshëm.

Në miqësi nuk më pëlqen mungesa e besnikërisë dhe tradhtia.

Une nuk shoqërohem me ata që nuk dinë të shohin të vërtetën dhe që nuk të inkurajojnë.
E mbi të gjitha, nuk kam më durim me ata që nuk e meritojnë durimin tim!”. / KultPlus.com

Yjet bashkohen për mbledhje fondesh për vaksinën antiCOVID-19

Fushata për vaksinën antikoronavirus, e nisur nga Komisioni i BE-së më 28 maj, do të përfundojë me një mbledhje fondesh dhe një koncert më 27 qershor.

Ndër artistët më të njohur që do të interpretojnë në transmetimin direkt nga televizionet më të mëdhenj të botës do të jetë Shakira, Coldplay, Usher, Jennifer Hudson, Miley Cyrus dhe Justin Bieber.

Në këtë event të organizuar nga presidentja Ursula von der Leyen, do të jenë edhe Hugh Jackman, Kerry Washington, Charlize Theron, Forest Whitaker, David Beckham, Salma Hayek Pinault, Billy Porter, Diane Kruger, Nikolaj Coster-Waldau dhe Olivia Colman./ atsh / KultPus.com

Shuhet Zeev Sternhell, historian izraelit që i mbronte të drejtat e palestinezëve

Historiani dhe profesori i shkencave politike, Zeev Sternhell, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ai njihej si aktivist i paqes dhe mendimtar i shquar i së majtës.

Sternhell ishte udhëheqës i Degës së Shkencave Politike në Universitetin Çifut të Jerusalemit dhe njëri nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të palestinezëve. Ai e kritikonte ashpër ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Rektori i Universitetit Çifut të Jerusalemit, Asher Cohen, e vlerësoi larg historianin e ndjerë, i cili e kishte fituar Çmimin prestigjioz për shkenca politike në Izrael në vitin 2008, duke e cilësuar si një ndër hulumtuesve më të rëndësishëm që i ka nxjerrë ky institucion i arsimit të lartë.

“Hulumtimi i tij inovativ në shkencat politike, që është përkthyer në shumë gjuhë, solli një ndryshim të thellë në perceptimin akademik të lëvizjeve ideologjike, më saktësisht lëvizjeve radikale”, tha Cohen.

Ayman Oden, udhëheqës i Listës së Përbashkët Arabe në Kuvendin e Izraelit, tha: “Për dekada, ai ishte një zë i dalluar për të drejtat e palestinezëve dhe kundër pushtimit të territoreve.”

Sternhell është lindur në Poloni. Ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por nënën dhe motrën ia vranë nazistët. Pas luftës u vendos në Francë dhe më pas në Izrael. Ai ka shërbyer edhe si ushtar në forcat e armatosura. / KultPlus.com

Açka: Të jetë kjo zhveshje në programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre?

Nga Flutura Açka

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon.

Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.

Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare. / KultPlus.com

71 vjetori i lindjes së ikonës kinematografike, Meryl Streep

Aktroja e famshme amerikane, e cila tashmë konsiderohet një ikonë në kinematografinë amerikane, sot feston 71 vjetorin e lindjes së saj, shkruan KultPlus.

Një fakt shumë interesant dhe që vlen të ceket rreth kësaj aktoreje, është se Streep ka qenë e nominuar mbi 20-të herë për Oscar, duke e bërë atë që të thej një rekord ndër aktorë.

Streep bëri debutimin e saj të skenës në Trelawny of the Wells në vitin 1975. Në vitin 1976 ajo mori një nominim të çmimit Tony për aktoren më të mirë në 27 Wagons Full of Cotton. Në 1977, ajo bëri debutimin e saj të ekranit në filmin televiziv The Season Deadliest, dhe gjithashtu bëri debutimin e saj të filmit në Julia.

Në vitin 1978, ajo fitoi një Çmimin Emmy për rolin e saj në holokaustin mini-seri dhe mori nominimin e saj të parë të Akademisë për Deer Hunter. Streep vazhdoi të fitonte Aktoren më të mirë mbështetëse për Kramer vs Kramer (1979) dhe Aktorja më e mirë për zgjedhjen e Sophie (1982) dhe The Iron Lady(2011).

Nëna e Streep, të cilën ajo e ka krahasuar si në pamjen ashtu edhe në mënyrën me Dame Judi Dench, inkurajoi fuqishëm vajzën e saj dhe ngriti besimin tek ajo që nga një moshë shumë e re. Streep ka thënë: “Ajo ishte një mentor sepse ajo më tha: ‘Meryl, ti je i aftë, je shumë i mirë’. Ajo po thoshte: “Mund të bësh çfarëdo që të vendosësh mendjen tënde. Nëse je dembel, nuk do ta bësh. Por nëse e vendos mendjen, mund të bësh gjithçka”. Dhe unë i besova asaj. ” Megjithëse Streep ishte natyrisht më introvert, sesa nëna e saj, ndonjëherë, kur ajo më vonë kishte nevojë për një injeksion besimi në moshën e rritur, ajo do të konsultohet me nënën e saj, duke i kërkuar asaj për këshilla.Streep u ngrit si prezbiterian në Basking Ridge, New Jersey, dhe mori pjesë në shkollën fillore “Cedar Hill” dhe në shkollën “Oak Street”, e cila ishte një shkollë e vogël në atë kohë. Në debutimin e saj Junior Junior, luajti si Lousie Heller në shfaqjen “Familja lart”.

Në vitin 1963, familja u zhvendos në Bernardsville, New Jersey, ku mori pjesë në shkollën e mesme Bernards. Autori Karina Longworth e përshkroi atë si një “fëmijë me gota me gota dhe flokë të hollë”, por vuri në dukje se ajo pëlqente të shfaqej përpara kamerës në filma të familjes nga një moshë e re. Në moshën 12-vjeçare, Streep u zgjodh për të kënduar në një recital të shkollës, duke çuar në atë që kishte mësime nga Estelle Liebling. Megjithatë, pavarësisht nga talenti i saj, ajo ka vënë në dukje se, “unë po këndoja diçka që nuk e ndjeva dhe e kuptoja, ishte një mësim i rëndësishëm – të mos bëja një gjë të tillë.” lë pas katër vjetësh. Streep kishte shumë miq të shkollës katolike dhe mori pjesë rregullisht në masë.

Sot KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Streep.

Liria e vërtetë është të kuptojmë se jemi NE që zgjedhim, se kujt i lejojmë të ketë fuqi mbi ne.

Momenti kur nis të vrasësh mendjen se çfarë mendojnë të tjerët, është momenti kur pushon së qëni vetja.

Dhuntia e madhe e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e dhembshurisë.

Këshilla ime: mos harxhoni kohë duke vrarë mendjen për lëkurën apo peshën tuaj.

Formula e lumturisë dhe suksesit është që thjesht të jesh vetvetja: në mënyrën më të gjallërishme që mundesh.

I shohim figurat publike si përbindësha apo si perëndi. Por e vërteta është se të gjithë rrëzohen.

Ajo që të bën të ndryshme apo të çuditshme, ajo është forca jote.

Besoj se të gjithë kanë tre jetë: një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete.

Duhet të përqafosh plakjen. Jeta është e çmuar dhe kur ke humbur shumë njerëz, e kupton se çdo ditë është një dhuratë.

Të gjithë bëjmë gabimin që mendojmë se, pamja e jashtme na bën të denjë për t’u dashur.

Nuk ka pse të jesh e famshme. Mjafton të bësh që nëna dhe babai të jenë krenarë për ty. / KultPlus.com

Poeti Skënder Rusi, nderohet me çmimin e parë në “Takimet Poetike të Karadakut”

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, në ambient të hapur në amfiteatrin e Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, organizoi edicionin e 28-të me radhë të manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, përcjellë KultPlus.

Kryetari i Klubit, Fatos Rushiti, në fjalën e tij u shpreh se nuk janë pak plotë 28 vite që Klubi ynë me plot vullnet dhe dëshirë mbledh shumë poetë e poete anembanë trojeve shqiptare, duke i dhënë tradicionalitet, ndjeshmëri e shije të lartë estetike rrjedhës së këtij manifestimi. “Profesionalizmi, paanshmëria, mikpritja, vlerësimi adekuat, tingujt e pianos dhe kitarës, jehona e poezisë kumanovare ndër krijues të mirëfilltë shqiptarë, dhe jo vetëm, kanë bërë qe ky manifestim të merr vëmendjen e duhur nga vetë institucionet shtetërore në shtetin tonë dhe të përkrahet në vazhdimësi”, u shpreh Rushiti.

Në kujdesin e poetëve të rinj, Emra Bilalli dhe Arta Selmani, u lexuan artistikisht dhjetëra krijime letrare të poetëve nga mbarë hapësira shqiptare, si: Skënder Rusi (Korçë), Rakela Zoga (Selanik), Nexhat Çoçaj (Prizren), Behare Neziri (Tetovë), Sabit Rrustemi (Gjilan), Majlinda Toma (Lezhë), Farida Ramadani (Shkodër), Bilall Maliqi (Preshevë), Agim Bajrami (Durrës), Abdurrahman Thaçi (SHBA), Nijazi Ramadani (Gjilan), Ejup Ajdini (Tetovë), Arben Rashkaj (Prizren), Kujtim Morina (Tiranë), Berat Baftiu (Prizren), Arjan Kallço (Korçë), Sarë Gjergji (Viti), Liridona Shehu (Prishtinë), Eduard Konica (Athinë). Ndërsa, nga poetët vendas që ishin prezent, poezi lexuan: Burhanedin Xhemalili, Arben Ibrahimi, Sunaj Raimi, Ismail Ganiu, Nuri Rexhepi-Dana, Selajdin Shabani, Sevdail Demiri, Kreshnik Sopaj, Shpresa Jashari, Arta Selmani, Emra Bilalli,

Më pas juria në përbërje: Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi dhe Selajdin Shabani, u përcaktuan për këto poezi më të mira, të cilat u nderuan me Çmimin “Fadil Bekteshi”. Vendi i parë i takoi poetit korçar Skënder Rusi me poezinë “Ditë pa mëngjes”, vendi i dytë poetit kumanovar që jeton dhe vepron në SHBA, Abdurrahman Thaçi, për poezinë “Nga të shkoj”. Ndërsa, në çmimin e tretë u vlerësuan poeti gjilanas Nijazi Ramadani për poezinë “Amaneti i nanës”, si dhe poeti kumanovar Kreshnik Sopaj për poezinë “Ana ime”.

Në pjesën tjetër të manifestimit, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Fatos Rushiti, ndau disa plaketa, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për angazhimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm. Plaketë iu nda ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, për mbështetjen e manifestimit; botuesit të gazetës kulturore-letrare

nga Tirana “Nacional”, Mujo Buçpapaj, për kontributin e tij në përkrahjen e autorëve nga Kumanova dhe mbarë hapësirën shqiptare në gazetën që drejton; drejtorit të Agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti, si dhe një plaketë e veçantë iu nda ish-kryetarit të Klubit, Sevdail Demiri, për kontributin e tij në udhëheqje për tetë vite me Klubin e Shkrimtarëve “Jehona e Kardakut” dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me klubet letrare në Preshevë, Gjilan, Viti dhe Tetovë. Një mirënjohje iu nda edhe Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, për bashkëpunimin shumë miqësor dhe korrekt në organizimin e këtij manifestimi.

Programi u përcoll nën tingujt e pianos së profesorit të muzikës, Eroll Ganiu, ndërsa të pranishmit patën rastin të marrin edhe botimin më të ri të Klubit, numrin 58 të revistës tradicionale kulturore “Doruntina”.

Manifestimi tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, mbahen për çdo 11 mars për nderë të kujtimit të demonstratave të ’81-shit të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, edhe përkundër përgatitjeve me kohë, që ky manifestim të mbahej më 11 mars 2020, u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Manifestimi i përvitshëm “Takimet Poetike të Karadakut” u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pjesërisht edhe nga komunat e Likovës dhe Kumanovës. / KultPlus.com

Filmi i ardhshëm “Antebellum” e prek temën e skllavërisë

Studioja “Lionsgate” e ka lansuar trilerin e ri të filmit “Antebellum”.

Derisa fragmentet e para të shkëputura nga filmi i zhanrit triler nuk zbulojnë shumë detaje rreth tij, megjithatë ofrojnë një ide bazë të temës që ky projekt e trajton.

Në film, aktorja Janelle Monae e portretizon një grua në kohën reale, e cila e ka një jetë të mirë dhe të lumtur, por pastaj ajo kidnapohet dhe përmes rrugëtimit në kohë dërgohet në të kaluarën, ku detyrohet të shërbejë si skllave. Nga aty, ajo duhet të luftojë shumë për t’i ikur jo vetëm skllavërisë, por edhe për ta gjetur një mënyrë për t’u rikthyer në kohë dhe në jetën e saj të mëparshme.

Prej tani, filmi ka filluar të marrë vlerësime të mira nga kritikët e filmit, të cilët janë të entuziazmuar për temën që e trajton, dhe mënyrën se si e prek një temë të ndjeshme për shoqërinë amerikane, që është skllavëria.

Përveç Monaes, në film luajnë edhe aktorët: Kiersey Clemons, Gabourey Sidibe, Jena Malone, Jack Huston, Eric Lange, Tongayi Chirisa, Robert Aramayo dhe Marque Richardson. Ndërsa, me filmin “Antebellum”, Gerard Bush dhe Christopher Renz e shënojnë debutimin e tyre regjisorial në film të metrazhit të gjatë. Ata njihen për realizimin e videoklipeve muzikore të yjeve të tillë, si Jay-Z dhe Maxwell.

Aktualisht, “Antebellum” planifikohet të lansohet nëpër kinema më 21 gusht të këtij viti, por ka mundësi të shtyhet kjo datë për shkak të koronavirusit. / KultPlus.com