Autorja shqiptare me banim në Itali, Ismete Selamanaj Leba, u vlerësua me çmim të parë për librin “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë kurrë faje), në konkursin letrar ndërkombëtar “Të bashkuar për ligjshmërinë”.
Autorja ia kushtoi çmimin heronjve të rrëfyer në libër, gra dhe burra të Shqipërisë që përkushtohen për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë.
Lajmin e bëri të ditur vetë autorja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.
‘Vendi i parë për librin tim “Fëmijët nuk kanë kurrë faje”, botimi i katërt i konkursit letrar ndërkombëtar “Të bashkuar për ligjshmërinë”. Juria mori në konsideratë koherencën tekstuale, nivelin e shprehjes gjuhësore dhe aftësinë e zhvillimit narrativ. Këtë çmim ia kushtoj heronjve të tregimeve të rrëfyera në libër, gra dhe burra të Shqipërisë sime të dashur që punojnë me vetëflijim ekstrem për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë. Sjellja e historisë së tyre në Itali dhe marrja e kësaj njohje më mbush me krenari. Duke folur për këto fenomene u japim zë atyre që nuk i kanë, për më të dobëtit dhe – pse jo? – ne e ndihmojmë shoqërinë që të ndërgjegjësohet për këto fakte që prekin edhe fëmijët. Heshtja vret shumë herë‘, shkruan autorja. / KultPlus.com
“La Croix” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1943,në ballinë, një shkrim në lidhje me marrëdheniet asokohe midis Shqipërisë dhe Italisë si dhe emërimin e Ernest Koliqit pranë qeverisë së Romës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Z. Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik i emëruar delegat i qeverisë së Tiranës në qeverinë e Romës, u nis për në Itali ku menjëherë do të marrë përsipër detyrat e tij të reja.
Institucioni i një delegacioni shqiptar në Romë dhe një delegacioni italian në Tiranë, duke mos modifikuar në asnjë mënyrë atributet e lejtnantit të mbretit, përfaqësues në Shqipëri i sovranit të Italisë, i cili, që nga bashkimi të dyjave kurorave, është gjithashtu kreu i shtetit shqiptar, shënon një evolucion në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Krijimi i një ushtrie të re, ekskluzivisht shqiptare, e shpallur këto ditë nga presidenti i Këshillit Shqiptar, vë në pah drejtimin e këtij evolucioni i cili, në frymën e drejtuesve të politikës italiane, duhet t’i lejojë Shqipërisë të sigurojë një ekzistencë në përputhje me traditat dhe interesat e saj brenda kuadrit të bashkimit të saj me Italinë.” / KultPlus.com
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dalë pozitiv në COVID-19.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “përveç plogështisë”, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, shkruan ai.
Krahas Mustafës, edhe disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur gjatë javëve të kaluara se janë të infektuar me koronavirus.
Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se ishte i infektuar me koronavirus tri ditë më parë. Pak më herët, pozitiv kishte dalur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ashtu si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. / KultPlus.com
11 vjet nga vdekja e Michael Jackson vazhdojnë të dalin sekrete për mbretin e pop-it.
Një libër i ri, që ka mbledhur të dhëna nga ditari i tij, tregon në fakt se si Jacko kishte planifikuar të bëhej i pavdekshëm. Pak para se të vdiste kishte si objektiv të arrinte edhe Hollywoodin dhe të bëhej kështu ‘artisti-aktori-regjisori miliarder’.
Sipas asaj që raportohet në librin e ri, e publikuar ekskluzivisht nga Mirror, disa muaj përpara vdekjes së tij Jacko shpresonte të bëhej sa më shpejt një yll kinemaje, transmeton KultPlus.
Popstari ishte i fiksuar për të qenë ‘më i miri i të gjitha kohërave dhe të bëhej i pavdekshëm si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Wals Disney. ‘Nëse nuk përqëndrohem tek filmat, nuk do të bëhem i pavdekshëm’, shkruante ai në ditarin e tij.
Sipas asaj që shkruante në ditar, Jackson po planifikonte të bëhej një lloj ‘produkti njerëzor’. Ai kishte si objektiv të fitonte 20 milion dollarë në javë dhe për të arritur këtë shifër kishte bërë një liste me bashkëpunimet që mund ta sillnin këtë gjë. Mes këtyre disa koncerte për Cirque du Soleil, një kontratë me Nike dhe filma të ndryshëm në Hollywood.
Jacko ishte në kërkim të burimeve të reja fitimi dhe jo vetëm. Paralelishit ai po merrte kontrollin e pasurive të tij, pasi kishte hequr nga puna menaxherët dhe asistentët të cilëve nuk u besonte më. Në periudhën e fundit ai kishte dyshime tek menaxheri i tij Tohme R. Tohme dhe për këtë arsye nuk e donte më në shtëpinë e tij. / KultPlus.com
Jeta e përparimi i një shteti janë të bazueme: a) mbi pavarësinë politike, b) mbi lirinë e qetësinë e përmbrendshme, c) mbi ekonominë, d) kulturën dhe e) moralin.
Shteti, për me jetue e me përparue, ma parë duhet që te ekzistojë individualisht, duem me thanë. T’i ketë kufijtë e vet të caktuam e mbas pozicionit gjeografik.
Pa liri, s’ka qetësi të përmbrendëshme; e pa qetësi, si eksperiencë na mëson ne shqiptarëve, s’ka punë, s’ka përparim, e shteti s’mundet me pasë jete të gjatë. Tue qenë se qëllimi i imediat i shteteve të qytetnueme asht përmirësimi i gjendjes së njeriut mbi tokë, ma parë në pikëpamje të jetës së tij fizike e masnadej të jetës intelektuale, merret vesh prej vetes, se, pa ekonomi, një shtet i qytetnuem s’mundet të jetojë, e me kohë, do të bahet rob i huaj.
Një komb nuk mundet me e mbajtë gjatë pavarësinë e vet ekonomike, pa të cilën, si thamë, s’mbahet as pavarësia politike, po qe që puna e tij nuk prodhon aq sa puna e atyne kombeve, me të cilat ky gjendet në të përpjekun. Por puna rrjedh prej idesë; prandaj një shtet i qytetnuem, për ne do me ruajtë pavarësinë e vet ekonomike, ai do të gjendet e, në mos qoftë, do të mundohet me u gjetë po në atë shkallë kulture, në të cilën gjenden shtetet me të cilat ky ka të marrun e të dhanun.
Çka asht gëlqerja për murin, ai asht morali për shoqninë njerëzore. Morali asht ai që e mban gjallë e të fuqishme ndihmën e huazesë (ndërsjellët), ndërmjet njeriut e njeriut e ndërmjet shtetit e shtetit, pa të cilën as njeriu, as shteti s’përparojnë e as me jetue gjatë s’mund të jetojnë. Qe, këto janë, mbas mendimit tonë, ata gurët e parë të themelit, mbi të cilën do të mbahet, do të zhvillimet e do të përparojë çdo shtet i qytetnuem. / KultPlus.com
Vera Kokošević-Filipović, një grua e veçantë e karizmatike serbe, dikur këndonte në Radio Begrad këngë shqipe.
Para se të fillonte Lufta e dytë Botërore, Vera udhëtoi për në Kosovë e për në Shqipëri, vizitoi Shkodrën prej nga edhe morri meloditë më të bukura dhe i këndoi, e vetme, në radio.
Vera ishte edhe një studiuese e thuktë e muzikës. Për të, kishte një ngjashmëri midis këngëve shqiptare dhe atyre serbe. Ajo ishte e dhënë pas arijeve.
Fatkeqësisht, asnjë prej incizimeve të saj në Radio Beograd nuk janë gjetur asnjëherë. Etnomuzikologu serb Kosta Manojlovic i ka gjetur disa incizime ku ajo këndon në gjuhën shqipe, ndërsa ekzistojnë edhe incizime të Verës në Gjilan, në vitin 1930. Askush nuk dëshiron ta financojë digjitalizimin e këtyre incizimeve ekzistuese.
Madje, ka shumë pak incizime dhe asnjë në Youtube me emrin e Vera Kokosevic.
Në këto incizime që ekzistojnë, të cilat KultPlus i ka marrë nga Nikola Zekic, ajo dëgjohet duke kënduar “Karafilat qi m`ka Shkodra”, “Më ban zemra tik e tak” dhe këngë tjera shqipe.
Vera sot duket se është harruar, si në Kosovë e Shqipëri e poashtu edhe në Serbi, prej nga e ka pasur prejardhjen, ani pse mbetet një prej këngëtareve më të njohura të viteve 30-të në Serbi, bashkë me Jelena Vujanovic, Emilia Putnik, Uros Seferovic, Rasa Radenkovic, Dobric Grozdanovic, Drago Ckonjevic e këngëtarë tjerë, shkruan KultPlus.
Vera ka kënduar bukur edhe në gjuhën spanjolle, sidomos në vitin 1943 kur asaj iu dha hapësirë në Radio Beograd për të interpretuar shpesh në gjuhë të huaja. / KultPlus.com
(SHËNIM: Në foton e ballinës është Svetlana Kondiq dhe Gava Gavriloviq. Nuk ekziston një fotografi që ne mund ta gjenim të Vera Kokoseviq)
Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare. Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar.
Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.
Faruk Begolli (1944-2007). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi ne Peje, me 14 shkurt, nga nje familje bejleresh te pasur dhe me emer ne Kosove (i ati, Sefedini, ishte nga njerezit me te kamur te Pejes, antikomunist, ndersa e ema ishte bija e Jashar Pashes, mbesa e patriotit te njohur Haxhi Zeka).
Pas kryerjes se dy viteve per ekonomi ne Universitetin e Beogradit, ishte aktori Istref Begolli*, i afermi i tij, qe e rekomandoi te konkurronte per aktrim ne Akademine e Arteve po ne Beograd, me 1962, ku fitoi nder 1.000 aplikante. U martua me Zoja Bokoviqin, balerine profesioniste ne teatrin Narodno Pozoriste dhe bashkejetoi me te 17 vjet. Edhe pas ndarjes, ajo mbajti mbiemrin Begolli, ne respekt te ish-bashkeshortit.
F. Begolli eshte nder aktoret me me emer ne ish-Jugosllavi, duke u kthyer ne nje embleme te filmave te kohes, posacerisht ne krijimin e portretit te adhuruar te luftetarit dhe heroit vetemohues gjate Luftes II Boterore.
E nisi udhen si aktor filmi qysh student me rolin e nje te semuri me tifo ne filmin Shikimi ne bebezen e syrit, 1966. Filmi qe do t’i sillte popullaritet ne tere Jugosllavine ishte Dashuria e pare. Me pas luajti role kryesore ne filmat Proka, I3 Korrik, Perroi vershues, E dashura Irene, Dashuria e pare, Buka, Fatet, Ruajtesi i plazhit ne kohe dimri, PavlePavlovic, ValterimbronSarejeven, Beteja e Nervetes, Uka iBjeshkeve te Nemuna, Sulmi i kuq, Vite teveshtira, Gjurmet, Eradhe lisi, Kurpranvera vonohet, Etjet e Kosoves.
Roli i fundit qe luajti ne kinematografi ishte ai te filmi Etjet e Kosoves (2006), me te cilin u nderua edhe me cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Filmit ne Tirane.
Ka luajtur ne mbi 70 filma e drama televizive, me metrazhe e ne zhanre te ndryshme, rendom ne rolet kryesore, duke u bere nje nder aktoret me te popullarizuar ne ish-Jugosllavi, ikone adhurimi per fansat e shumte, per te cilin derdheshin lot ne fund te filmit, kur zakonisht edhe heroi qe luante vritej heroikisht.
Nje jete prej artisti dhe bohemi, me nje portret terheqes, me sharme dhe sy te bukur, fotozhenik, spontan, i brishte e plot hir, ai krijoi modelin romantik te heroit, rendom edhe te njeriut qe luante e sillej lirisht ne peripecite e jetes prej aventurieri. Per nje kohe F. Begolli ka drejtuar edhe shoqaten e Artisteve te Filmit ne Jugosllavi.
Eshte radhitur nder 100 personalitetet me te shquara te artit ne Serbi. Ka fituar cmimet e “Aktorit me te mire” per rolet ne filmat Si te vdiset, 1972, Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna, 1998, Etjet e Kosoves, 2007.
Per gati 10 vjet ka qene drejtor i teatrit “Dodona”* ne Prishtine, ku ka bere regjine e mbi 20 shfaqjeve. Eshte themelues i deges se Aktrimit ne Fakultetin e Arteve te Universitetit te Prishtines me 1989, duke dhene nje ndihmese te pazevendesueshme ne rritjen dhe ecurine e ketij fakulteti. Me aftesite e tij pedagogjike u be nder profesoret e aktrimit qe implemetoi metodologji universitare te frytshme e bashkekohore.
F. Begolli ishte po ashtu nje aktor imponues ne teater. E nisi udhen qysh me shfaqjen e komedise Makaronat e shejtanit, dhe gjate viteve te studimit ne Beograd do te luante, nder te tjera, Rozenkracin te Hamleti e Shekspirit. Ndersa ne Kosove spikati ne kino-shfaqjen Ah Xho e Beketit, regjisor Isa Qosja*, Nje varr per BorisDavidovicin (1985) e Danilo Kish me regji te Agim Sopit*, Confiteor (1985) te Slobodan Shnajderit me regji te Vladimir Milcinit, Dervishidhe vdekja (1986) e Mesha Selimovicit, Bregu i pikellimit (1987) e Teki Dervishit*.
Ne teatrin “Dodona” do te inicionte si regjisor shfaqjen Profesor… jam talent se jomahi, ne 8 premiera, gjate fundviteve ’90 dhe fill pas clirimit te Kosoves nga forcat e Nato-s me 1999.
E konceptuar brenda nje strukture unike, ky serial teatror ishte nje nga arritjet me te spikatura te skenes kosovare per kohen, me numrin me te madh te shfaqjeve ne te gjithe teatrot e Kosoves. Me ironi, satire, shpoti, por here-here edhe me dramacitet, ndpermjet kesaj serie shfaqjesh F. Begoli beri prerje interesante dhe me shume guxim e sfide ndaj dukurive e tipave te kohes, shogeruar nga nje kritike e forte, por ne thelb sheruese.
Permbi 10 vjet, ne vitet e veshtira te pushtimit serb, e shnderroi teatrin “Dodona* te Prishtines ne nje vater artistike eksperimentale dhe universitare, duke bere regjine e disa shfagjeve, kryesisht me studentet e tij, si: Tregimi zoologiik e Eduard Albi, Kengetaria tullace e Eugjen Joneskos, Heronjte e kombit e Y. Shkrelit, Dashurite e Xhorxhi Uashingtonit e Mirko Gavranit, Hajnat nuk vijne gjithmone per te keq e Dario Fo-se, si dhe komedite Stjuardesat, Zoti kryetar, nje gote ex per sex, Mbytma burrin! etj.
Ne vitin 2006, pas gati 15 vjet mungese ne skene, luajti Lirin te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit ne Teatrin Kombetar te Prishtines*, regjisor Fadil Hysaj*. Ky rol eshte nje nga emblemat e aktrimit te tij. F. Begolli risolli nje loje te shkelqyer, mbushur me emocione dhe spontaneitet, duke i dhene fryme dimensionit te trifishte te Lirit si mbret-baba-njeri, ne vertikalen e renies nga luksi dhe pushteti abuziv autoritar ne mjerimin e njeriut te braktisur qe vuan dhe vajton mosperfilljen e vajzave tinezare.
Me kete figure, ai i dha forme anes sublime te aktrimit te vet, i cili bie ne sy kryeherit per sinqeritet te thella e carmatoses, por edhe per vrullime pasionesh rrembyese, ekstaza dhe deliriume te perndezura, deri te skajta; ishte rol qe i pershtatej se vete jetes dhe karakterit te tij, i fundit rol dhe sigurisht me i madhi ne karrieren teatrore. Mban titullin Profesor. Vdiq ne Prishtine, me 23 gusht 2007.
Funksionalizohen nënkodet buxhetore për institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë të cilat janë në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo gjë ua mundëson institucioneve në fjalë që vetë ato të menaxhojnë buxhetin që ministria ndan për to.
Ky është një fillim i procesit të pavarësimit të institucioneve vartëse në aspektin administrativ. Institucionet vartëse, përmes zyrtarëve përkatës të trajnuar dhe të certifikuar, vetë do të mund të zotojnë dhe shpenzojnë mjetet financiare në bazë të planit dhe programit të paraparë, ndërsa MKRS-ja bën vetëm certifikimin e shpenzimeve.
Me këtë rast, ministrja Vlora Dumoshi, e ka vlerësuar këtë si një proces konform ligjit dhe rekomandimeve, i cili institucioneve ua mundëson një performancë më të mirë dhe redukton procedurat burokratike.
“Ndarja e nënkodeve buxhetore për institucionet vartëse të MKRS-së është një lloj decentralizimi dhe pavarësimi financiar administrativ, ashtu që vetë institucionet të kenë mundësi vetë të bëjnë planifikimin e shpenzimeve dhe zotimin e mjeteve financiare për punët që vet institucionet kryejnë çdo ditë. Kjo gjë mundëson zvogëlimin e procedurave burokratike dhe në anën tjetër e rrit performancën dhe efikasitetin e punës së institucioneve të kulturës e të trashëgimisë për shkak të planifikimit të më mirë”, tha ministrja Dumoshi.
“Në takimin e parë që kam pasur si ministre me udhëheqësit e institucioneve vartëse, si shqetësim i tyre i përbashkët ka qenë çështja e nënkodeve buxhetore dhe atëherë u pata premtuar drejtuesve të institucioneve që kjo gjë do të rregullohet shumë shpejt. Andaj, ndjehem shumë e lumtur që ky zotim u realizua. Me pajisjen e institucioneve me nënkode të posaçme buxhetore, këtyre institucioneve nacionale të kulturës e të trashëgimisë u krijon lehtësira të jashtëzakonshme”, u shpreh ministrja.
Pa nënkode buxhetore, Institucionet vartëse të trashëgimisë dhe të kulturës kanë pasur sfida të theksuara në aspektin e menaxhimit e vet institucioneve, por tashmë pas funksionalizimit të nënkodeve, MKRS-ja do të kërkojë më shume përgjegjësi në raport me mandatet e institucioneve. / KultPlus.com
Cili është poeti rus, që ka shkruar për Shkodrën e shkodranët? Adolf Shvjedçikov është “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor“ në Institutin e Kimisë Fizike të Akademisë së Shkencave në Moskë. Shef i Departamentit të Kimisë në korporatën “ Pulsatron Technology Corporation” në Los Anxhelos, Kaliforni.
Shvjedçikov ka të botuara mbi 150 kumtesa shkencore dhe mbi 500 poezi në në revista poetike të vendeve të ndryshme, si: Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Itali, Francë, maltë, Spanjë, Shqipëri, Rumani, Greqi, Angli dhe Australi vjershat e tij janë përkthyer në Anglisht, Italisht, Spanjisht, Portugisht, Greqisht, Frënisht, Kinezçe, Japonisht, Gjermanisht, Shqip, Rumanisht dhe Hindu.
Ka përkthyer në rusisht shumë poetë modernë të ditëve të sotme, si nga SHBA, Anglia, Brazili, Taivani, Italia, India, Australia, Kina, Japonia dhe Shqipëria. Ai është fituesi i çmimit “Michael Masdhusudhan Academy”, në vitin 2004 në Kalkuta, Indi. Adolf Shvedçikov mban titullin “Poet i Meritur Ndërkombtar“.
Adolf Shvjedçikov, me shpirtin e një poeti, e kishte të pamundur të mos miqësohetj me shqiptarët. Një miqësi që lindi e bukur dhe ka heshtur për çudinë e gjiganit rus të poezisë, i cili nuk i kishte shkëputur kontaktet me vendin tonë. Disa poezi të tijat janë botuar në “Obelisk”.
Shvjedçikov, në Tiranë është përfaqësuar nga një koleksion i madh dhe i zgjedhur me poezitë e tij, përkthyer në anglisht nga vetë ai. Nga ana tjetër, ai ka rënë në kontakt me poezi të zgjedhura nga ndonjë autor shqiptar, një pjesë të të cilave, ai i ka përkthyer me inisiativën e tij në gjuhën ruse.
Tanimë poeti rus, për trurin e të cilit ka nevojë gjashtë muaj në vit Klifornia dhe gjashtë të tjera Moska është i njohur edhe në gjuhën shqipe para shqiptarëve.
Veç Pushkinit, Lermontovit, Eseninit apo Majakovskit, tanimë në Shqipëri njihet edhe poezia e sotme ruse. Po shkëpusim një prej pozive të tij, kushtuar popullit të Shkodrës:
SHKODRANËVE GAZMORË TË MËNGJESEVE GAZMORE
I dhashë vetes zemër, s’ka gjë, more djalë Tëra ç’ke për t’thënë, s’thuhen me dy fjalë
Shokëve të poetit, zemërtrëndafilit Prej larg ia shtërngoj fort dorën secilit Gjuh’n e dilomatëve unë s’e kam qejf hiç A më pranoni vëlla, t’u bëhem, o miq? Të llafos me ju, të qeshe e të luaj Në krye të trapezës – veç Fetahu juaj Në “klubin e natës” në darkë tër çeta Jo raki me u dehë, por veç barcoleta Që i tregon bukur mu si padishah Mjeshtri i lezetit, i madhi Fetah…
Të dashur shqiptarë, shkrimtarë e poetë Kaq mirë pranë jush, kurr s’jam ndjerë në jetë Si zog zemra ime po shkon mbi oqean Te Tirana e bukur, vëllezërit shkodranë Zemra e Adolfit, më shpejt se rrufeja Nesër në mëngjes, është te kafeneja Të pijnë ç’të duan, vëllaznit, sa të çelë sabahu Për dollarë – kam unë, sa për lekë – Fetahu Më mirë po pijmë nga një kafe të fortë Shpejteshpejt e hamë nga një copë tortë Mandej ndër vetura shoqëria gazmore Një vizitë së shtrenjtës, “Rozafës” shekullore Çfar të shohë atje Shvedçikovi juaj Si vargan florinjësh në zemër do t’ ruaj./konica.al/ KultPlus.com
Aktori skocez dhe komediani Johnny Beattie ka vdekur në moshën 93 vjeçare, njofton BBC, transmeton KultPlus.
Komediani thuhet se ka ndërruar jetë paqësisht pas një periudhe të shkurtër në Shën Margaret’s Hospice pranë Glasgow.
Ylli skocez vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kaloi gjashtë dekada në skenën e komedisë skoceze.
Aktori ishte shumë i njohur për rolin e tij si Malcolm Hamilton në “River City”.
Rolet të tjera të rëndësishme përfshijnë “Scotch & Wry” dhe “Rab C Nesbitt”.
Në prill të 2015-ës, ai doli në pension, pasi punoi për më shumë se 60 vjet.
Johnny kishte 33 vite i martuar me gruan e tij të ndjerë, Kitty. Kitty vdiq pas një beteje me kancerin në 1993, menjëherë pas ndarjes së tyre në 1985. Çifti ka katër fëmijë. / KultPlus.com
Entertainer Johnny Beattie prepares to go to Buckingham Palace to get an MBE from the Queen.
Newsquest Media Group
2007
Familja e këngëtarit të ndjerë xhamajkan, Bob Marley, do ta ripërpunojë hitin e tij “One Love” në mënyrë që të mbledhë para për fondacionin e koronavirusit.
Kjo këngë ishte incizuar më 1977 nga Bob Marley and The Wailers, ndërkaq tani në vend të tij vokali do të vijë nga djali i tij, Stephen, vajza Cedella, dhe nipi Skip.
Pjesë e këtij projekti po ashtu do të jenë një grup fëmijësh që jetojnë në kushte rrezikuese si dhe muzikantë nga zonat e konfliktit.
Produksioni i Marley-t, Marley’s Tuff Gong International, do të bashkëpunojë me kompaninaë globale të incizimeve, Amplified Music, dhe do ta publikojnë këtë këngë më 17 korrik.
Të gjitha të ardhurat nga kjo këngë do të shkonjnë për Reimagine, kampanjën globale të Unicef-it e cila synon parandalimin e efekteve afatgjata të pandemisë Covid-19 te fëmijët. / KultPlus.com
Fëmijëria jonë e varfër por e bukur, pushimet tona të mangëta por me shumë lojëra dhe shumë argëtime
Ardhja e periudhës së pushimeve të shkollës më shumë se një mundësi përfitimi të paktë për kampe disaditëshe apo shkuarje me familjen në plazh, ishte rrokja e lirisë, dalldisja, shkallmimi i të gjithë caqeve dhe lëshimi ashtu shkujdesur në vjeljen e çdo çasti prapësie në lumturi. Loznim shumë, aq sa e tepronim dhe kjo kishte një kosto qortimesh dhe ndëshkimesh që i’a vlenin. Fundja këto ishin ditët tona të pushimeve, ditët e “çmendurive” që lanë tek ne më shumë se nostalgji, kujtime të bukura dhe miq.
Ishte një kohë që kishim pak gjëra, fare pak, por ato çuditërisht na mjaftonim që të ishim të lumtur, të jetonim një fëmijëri që do ta kishte zili çdo brez që do të vinte më pas. Gjithçka për ne ishin lojërat, argëtimet, zbavitja. Lojërat ishin të shumta dhe të larmishme dhe mrekullisht ishin të tilla sa mbetën të skalitura thellë nesh si vezullime, sepse na dhuruan çaste që na ndihmojnë të kthehemi pas në vite, të përjetojmë me mall dhe nostalgji ato momente dhe ato miq, me të cilët na ndau mosha dhe koha.
Ajo që duhet nënvizuar në këtë grishje kujtimesh dhe parakalim në të shkuarën nostalgjike të fëmijërisë është mënyra se si qarkullonin lojrat nga një qytet në tjetrin, nga një fshat në tjetrin dhe si si pasurohej fëmijëria jonë me këto çapkënllëqe. Ky shkëmbim dhe pasurim i repertorit ndodhte zakonisht në periudhën e pushimeve të shkollës, shkuarja dhe ardhja tek të afërmit bënte të mundur marrjen dhe dhënien e lojërave. Në këtë galeri të pasur nuk mund të themi se cila nga lojërat ishte më e preferuara, dhe cilën prej tyre deshëm më shumë, sepse secila mori dhe dha në ato ditë të bukura pushimesh aq sa nuk do t’i marrë kurrë harresa.
Katalogu i lojërave (Po e nis nga lojrat më pak të reklamuara)
Loja me arra Një lojë që zakonisht luhej në ditët e festave të fundvitit, Viti i Ri, sepse vetëm atëherë mund të kishe mundësinë të “peshkojë” ndonjë arrë nga racioni që ishte blerë për përgatitjen e bakllavasë, një prej ëmbëlsirave tradicionale. Sa pjesëmarrës që ishim në garë aq kokrra arra viheshin në mënyrë drejtvizore në një largësi të dakordësuar nga lojtarët. Sipas shortit vendosej dhe radha e të qëlluarit. Kokrrat e arrave që goditeshin nga qëlluesi ishin të fituara prej tij. Sa më të pakta të ishin kokrrat aq më e vogël ishte mundësia e të goditurit në shenjë. Sa më e largët të ishte rradha, aq më e vogël ishte mundësi e fitimit. Në fund… të gjithë hamin arrat e njëri-tjetrit, pavarësisht se sa kishte fituar njëri dhe humbur tjetri.
Loja me kopsa Ishte një lojë me pasoja dhe e dënueshme për shkak të dëmtimeve që bënim në këputjen e kopsave jo vetëm të rrobeve që ishin për tu hedhur, por edhe të atyre që ndereshin nëpër oborret dhe ballkonet e shtëpive. Më kujtohet se u bë aq problem sa disa nga fëmijët më te “rrëzikshëm” përfunduan në fletërrufetë e shkollave. Kopsat vlerësoheshin me pikë sipas madhësisë dhe veçantisë së tyre. Në trotuaret e pallateve hapej një vrimë dhe nga një largësi që ndryshonte sipas largësisë nga gropa, goditej me thojin e gishtit të madh, i cili karikohej për goditje në gishin tregues. Kopsat që arrinim të futnim në vrimëzën e krijuar ishin të fituara, mundësi që shtohej duke futuar në gropëz kopsat e qëlluesit të humbur që nuk ishte treguar me fat të kapte gropën.
Telefoni i prishur Dy tasa, gota apo kupa prej plastike, druri apo metali, shpoheshin në fund dhe përmes një filli, spango, lidheshin njëra me tjetrën. Dy fëmijët të vendosur në një largësi që testohej sipas përshkueshmërisë së zërit shkëmbenin fjalë mes tyre duke realizuar kështu atë që do të quhej komunikim nëpërmjet telefonit të prishur. Kjo ishte një lojë shumë argëtuese. Emocioni i komunikimit përmes një filli ishte hapi i parë i gjenialitetit tonë.
Hapa dollapa Ishte zakonisht një lojë që duhet të kishte më shumë se 3-4 përsona. Shfrytëzoheshin për fshehje ambientet rreth ndërtesave dhe oborreve, pemët, lulet, cepat e pallateve, shkallëve dhe çdo objekti tjetër ku mund të të siguronte mundësinë të fshiheshe. Njëri nga fëmijët që zgjidhej me short, mbështetej në një nga objektet përreth dhe teksa numëronte deri në dhjetë, kohë e cila ishte e nevojshme për t’u fshehur, kur drejtuesi i garës i thirrjte “hap”, ai “hapte sytë”, vërtitej në një rreze sa më të ngushtë dhe kërkonte të gjente shokët. I pari do të kalonte në rolin e tij nëse do të ishte aq i suksesshëm sa t’i zbulonte të gjithë.
“Pizzzzzzz”, loja e shuplakave Ishte një lojë atraktive. Me short zgjidhej ai që do të mbyllte, pozicion i cili realizohej duke kaluar njërën dorë me shuplakë të treguar nga jashtë dhe me dorën tjetrën mbante në një kënd të detyrueshëm fshehjeje syrin vëzhgues. Të përfshirit bënin sikur po qëllonin të gjithë, por vetëm njëri kishte të drejtë ta godiste pëllëmbën e tij. Ai do të kthehej dhe të gjithë me dorën “qëlluese” bënin “pzzzzzzzzzzzzz”, për të kamufluar. Atij do të duhej ta gjente nëpërmjet leximit të vështrimit, sjelljes, ose ashpërsisë së goditjes se kush kishte goditur. Nëse nuk ia dilte do të kthehej sërish në “tabelë qitjeje”. Kishte raste që loja kalonte cakun dhe shndërrohej në grindje, kjo edhe për faktin se kishim filluar të rriteshim.
Karroca me Guzhineta Karroca me guzhineta ishte loja me e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Një lojë shumë e veçantë. Ata më një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë njëri-tjetrin. Vendet më të preferuara ishin trotuaret dhe vendet e shtruara me asfalt. Kozhinetat dhe materialet e drurit përvetësoheshin në rrethana të ndryshme, përfituesit ishin pothuajse të gjithë, por lideri ishte ai që ngiste mjetin, ndërsa dikush shtynte. Kohë pas kohë këto karroca filluan të zbukuroheshin me llamarina, kauçuk të ngjyrave të ndryshme, kapakë shishesh arranxhate, e shumë objekte të tjera që ricikloheshin.
Pipëza Kjo lojë realizohej nëpërmjet një mënyre pak të sofistikuar të shfrytëzimit të gjetheve, të lëvores së degëve të njoma dhe të gypit të kallzës së grurit ose elbit, të cilat priteshin në mënyrë të atillë sa kur i fryhej nxirrnin një tingull që ndryshonte nga materiali në material dhe nga lloji i prerjes. Mjeshtëria e realizimit të këtyre lodrave ishte një garë e vështirë ku rivaliteti ishte gjithashtu i ashpër. Brisqet e rrojës, vjedhur baballarëve, ishin mjetet që duheshin, veç lëndës së parë. Ndërtonim kështu instrumentet e para muzikore, krijonim meloditë e para, hidhnim një hap të vogël në botën e madhe të magjisë së muzikës. Nuk kishe konkurse pranimi, ishte garë realizimi të pipëzës më të mirë.
Gjuajtje me llastiqe Përdorimi i këtij marifeti ishte i ndaluar, për shkak të pasojave që sillnin. Xhamave të thyer, a ndonjë lëndimi të shokut. Ndërtimi i kësaj “arme” realizohej zakonisht nga një degëz e bigëzuar, nga një material metalik apo plastik i përafërt me bigën. Llastiku merrej nga kamerdaret e gomave të biçikletave. Shojet e këpucëve të hedhura nevijiteshin për të krijuar e fukës ku vendosej guri, nga tendosja e llastikut dhe shënjimi përcaktonte largësinë dhe objektin qëllues. Zakonisht me to qëlloheshin zogjt dhe e pësonin xhamat e dritareve. Përdoreshin për garë shënjimi objekte ku më të preferuarat ishin ambalazhet e produkteve ushqimore ose pijeve, shishet, pse jo. Kjo lojë ishte aventurë me pasojat ku fillonin me konfiskimin e “rmës së krimit”, me tërheqje të veshit, me shuplakë, deri në sanksione.
Loja me litar Dy persona qëndronin në të dyja anët e litarit dhe e tundnin me të njëjtin ritëm ndërsa në mes kërcenin një ose më shumë persona. Gjatë kësaj loje edhe recitoheshin vargje që shoqëronin kërcimin. Ai që pengohej në litar zevendësonte një nga dy përsonat që tundnin litarin. Kështu tundësit ndërroheshin njëri pas tjetrit derisa lodhja të përcaktonte finalistin. Jo të gjithë përfshiheshin në këtë sprovë. Kishte më shumë prej atyre që preferonin të sodisnin.
Loja e kombinimeve Ndoshta është një lojë paraprurëse e lojërave të mendjes. Ajo ishte treshe, nëntëshe, gjashtëmbëdhjetëshe ose dam. Vizatohej në trotuar një katror me thëngjill, shkumës, apo qeramikë. Përshkoheshin këndet me vizë, vizë e cila bashkohej në qendër. Një vizë tjetër bashkonte mesin drejtvizor të anëve dhe sipas shortit startonte loja e kombinimit tresh. Vendosja e objekteve, që zakonisht guralecë, ishte e tillë që të mund të vinte secili tre guralecët e tij në një drejtëz që bashkohej në tre pikëtakime. Pasi kjo kalohej luhej duke lëvizur në mënyrë të atillë të bashkoje gurët e tu në tre pikëtakimet e njëri pas tjetrit. Ishte loja që parapriu shahun.
Topa djegës Loja luhej me tre ose me më shumë persona. Në lojë vendoseshin 2 porta përballë njëra-tjetrës ku në secilin prej tyre qëndronte një lojtar, ndërsa një ose më shumë kundërshtarë futeshin në fushë. Personat brenda në fushë duhet të qëlloheshin me top dhe nëse prekeshin nga topi duhet të s’kualifikoheshin. N.q.s personi arrinte të kapte topin me duar atij i shtohej një jetë.
Loja me zare Lojtarët krijonin një fushë më kuadrate dhe vendosnin një numër në çdo kuadrat. Krahas saj shkruhej një listë me veprimin që duhej të zbatohej për secilin numër ku lojtarët vendosnin gurin, pasi kishin marrë numrin e lëvizjeve nga zarat e hedhura. Në bazë të urdhërit të dhënë në fletë lojtarët lëviznin gurët e tyre në fushë dhë ai që arrinte i pari të përshkronte tërëshis trajektoren e kuadrateve shpallej fituesi i lojës.
Loja me pafka Në dysheme vizatoheshin katrorë me numra të ndryshme dhe vendosej një pafkë të cilën duhej ta shtyje me njërën këmbë, nga fillimi deri në fund të kuadrateve. Kërcimi me një këmbë ishte i detyruar gjatë kapërcimit, ndryshe konsideroheshe i humbur.
Loja ‘E ka kush e ka’ Loja konsistonte në një grup fëmijësh që vraponin për ti shpëtuar personit që e ndiqte. Kur ky i fundit kapte një fëmijë i kapuri duhet ta niste lojën sërish në ndjeke të të tjerëve duke i lënë stafeten një tjetri.
Loja ‘Roza rozina’ Disa fëmijë kapeshin prej dore me njëri tjetrin dhe dhe vinin rrotull duke krijuar një rreth ndërkohë që këndonin:’Roza rozina çelin trëndafila. Bashkë me zambakun edhe lule të tjera. Kush i do këto lule tasi me fasule, gotat me raki ‘Gëzuar Vitin e ri’ dhe në përfundim të këngës të gjithë uleshin.
Loja me numërim Loja bëhej me 10 gishta të një personi.Teksa këndohej kënga personi tjetër shoqëronte me gisht secilin gisht të lojtarit dhe në përfundim të këngës gishti që përkonte me fjalën e fundit duhej të fshihej brenda pëllëmbës derisa mbetej gishti i fundit fitimtar.
Loja me zare plumbi Në një trekëndësh të vizatuar në tokë vendoseshin tre zare prej plumbi dhe një zar tjetër të njejtë me to duhej ti godiste me gisht në mënyrë që ti rrëzoj zërat e vendosur në trekëndësh transmeton ‘Xing.al’.Nëse arrije ti largoje tre zërat nga trekëndëshi ishe fitimtar.
Loja me cinlga Loja konsistonte në dy shkopa prej druri njëri më i gjatë dhe tjetri më i shkurtër. Shkopi më i shkurtër vendosej mbi dy gurë apo tulla të mëdha ose në një gropë të vogël të hapur në tokë. Shkopi më i gjatë futej në hapësirën poshtë shkopit të vogël dhe e godiste këtë të fundit, duke e hedhur sa më lart në ajër.
Loja polici hajduti Loja luhej me katër lojtarë. Secili prej tyre merrte rolin që zgjidhte pa e parë në letrën e palosur të vendosur në tavolinë. Njëri prej lojtarëve ishte në rolin e hajdutit, njëri në rolin e spiunit, njëri të policit dhe tjetri atë të gjyqtarit. Pa parë letrat e kundërshtarëve dhe pa e ditur se ç’role kishin ata duhej të gjenin midis tyre se ç’rol kishte secili dhe pasi ishin gjetur të gjithë, gjykatësi jepte dënimin për hajdutin.
Kaladibrançe Marrin pjesë persona të ndarë në dy grupe. Njëri grup vendoset në mesin e fushës duke formuar kalanë të përkulur me shpinë dhe të kapur dorë për dore më njëri tjetrin. Grupi kundërshtar nisen të hidhen një nga një mbi personat që kanë formuar kalanë deri sa ti shembin atë. Kalaja nuk duhet të lëvizte gjatë lojës.
Loja me duar Dy persona përballë njeri tjetrit trokasin pëllëmbët e duarve duke i kombinuar me levizje të ndryshme që shtohen në numër. Personi që ngatërron i pari lëvizjen quhet humbës.
Kriporja Mbi një letë shkruheshin 4 numra dhe nga një cilësi për secilin numër për shembull ( i bukur, i shëmtuar). Letra palosej në formën e kripores dhe fëmijët duhet të zgjidhnin njërin numër dhe sa herë e dëshironin për të mësuar më pas një cilësi që shkruhej në kripore. / KultPlus.com
“Droit et Liberté” ka botuar, me 1 prill 1979,në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë botuar asokohe në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Librat
Dy libra të mëdhenj të kohës sonë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë këtu i përkthyer në frëngjisht, është një ngjarje tepër e rrallë për të mos u ndalur !I përkthyer në 20 gjuhë, romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1970, A. Michel) në atë kohë pati magjepsur publikun nga lirika e tij makabre dhe ironike që përshkruante okupimin e egër të Shqipërisë nga trupat fashiste të Musolinit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Dimri i madh”, vepra e katërt e Kadaresë e përkthyer në gjuhën tonë (Botimet Fayard), që ka dalë në treg kohët e fundit, është një afresk i madh mbi komunizmin shqiptar, ku të gjithë njerëzit e “tokës së shqiponjave” kanë një rol, nga lideri kombëtar Enver Hoxha, deri te militantët dhe fshatarët më të thjeshtë.Epik, duke kujtuar ritmin e disa legjendave të Ballkanit, të rrënjosura edhe në historinë më bashkëkohore të vendit më të fshehtë në Evropë, “Dimri i Madh” i ofron lexuesit më shumë se 500 faqe të një vepre të madhe historike.” / KultPlus.com
Periudha e karantinës gjatë pandemisë COVID-19 ka ndikuar edhe në jetën dhe veprimtarinë e artistëve, të cilët me punimet e tyre sjellin për artdashësit ekspozita me punime të realizuara gjatë izolimit, transmeton KultPlus.
Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë është hapur ekspozita me piktura me temë “Fituam jetën”, e artistit dhe kritikut të artit Abaz Hado.
Sipas autorit, simbolika e kohës në këtë ekspozitë lidhet me kohën e COVID-19, kohën e trëndafilave dhe kohën e “qyteteve pa jetë”, sidomos duke pasqyruar momente nga jeta gjatë karantinës.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e hapjes tha se ekspozita hapet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
“Në një periudhë shumë të vështirë kemi vendosur për të hapur këtë ekspozitë, në kohën e kornavirusit. Sa herë që ato (pikturat) janë në një ekspozitë të tillë ka akoma më tepër kënaqësi të veçantë për realizmin e kësaj ekspozite, për mesazhet që ajo përcjell, por qoftë edhe për idetë e realizimit të gjërave që na sjellin dhe bëjnë më të afërt me artin”, tha Koçi.
Ndërkohë, autori i ekspozitës, Abaz Hado, gjatë fjalës së tij, duke iu referuar edhe ngjarjeve nga jeta e tij tha se me anë të ekspozitës synonte të pasqyronte momentet gjatë karantinës.
“Ato shtëpitë tona janë kaq të rëndësishme, kaq të bukura dhe kaq të ëmbla, saqë ne nëpërmjet tyre përballojmë vazhdimisht dhe kemi ngushëllimet tona dhe ato kënaqësitë tona kur komunikojmë me njerëzit e dashur të familjes. Unë doja të sillja këtë eksperiencë se si ne përcjellim momentet e mbylljes. Shikoja se si qyteti nuk kishte më zë, nuk kishte më zhurmë dhe këtë jam përpjekur të sjellë”, theksoi Hado.
Ekspozita e cila përmban dhjetëra punime do të qëndrojë e hapur për rreth dy javë në mjediset Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë. / KultPlus.com
Rehan Staton, një student i zellshëm nga Maryland, u pranua në një nga shkollat më prestigjioze në vend pasi mblodhi mbeturina për të bërë para, njofton CNN, transmeton Insajderi.
Deri pak muaj më parë, Rehan zgjohej çdo ditë në katër të mëngjesit për të shkuar në punën e tij si mbledhës mbeturinash, kjo për të sjellë të ardhura e për të ndihmuar financiarisht familjen e tij.
Teksa, e ëma e kishte braktisur atë dhe të vëllain kur ishin ende fëmijë, babai i tij bënte deri në tre punë njëherësh që të siguronte çatinë e shtëpisë për dy djemtë e tij dhe bukën në tavolinë.
“Këto vështirësi financiare shpesh nënkuptonin që familja mbetej pa ushqim ose energji elektrike,” kujton Staton.
“Gjatë gjithë jetës sime, të gjithë njerëzit që takija ishin ata që gjithmonë më poshtëronin dhe më bënin të ndjehesha keq me veten time. Unë duhet të prekja “fundin” e hierarkisë sociale, duke punuar në ndërmarrjen e kanalizimeve dhe plehrave, që të siguroja të ardhurat, por asgjë nuk më bëri që të hiqja dorë nga ëndrrat e mia”, thotë ai.
Njëherësh, ai ushqente pasion edhe për sportin, sidomos atletikën, artet marciale dhe boksin, madje donte të bëhej boksier profesionist, por ëndrrat u ndërprenë për shkak të një dëmtimi të madh gjatë aktiviteteve sportive.
Pasi u diplomua në vitin 2018, Staton u punësua si analist në një firmë konsulente në Washington D.C. Ai përfundimisht u aplikoi në shkollën e drejtësisë, dhe u pranua në Universitetin Columbia, Universitetin e Pensilvania, Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe Universitetin Pepperdine.
Në fund, Staton zgjodhi Shkollën Juridike të Harvardit dhe ai do të fillojë mësimet këtë vjeshtë. Një GoFundMe është krijuar për të mbledhur fonde për shkollimin e Staton dhe ka mbledhur më shumë se 46,000 dollarë që nga pasditja e së mërkurës. /Insajderi.com / KultPlus.com
“Gocë Pejane”, është një nga këngët e Bedri Islamit, e cila ka mbetur si embleme e realizimeve të tij.
Kjo këngë ndër vite është përpunuar dhe është kënduar edhe nga këngëtar të tjerë. KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
“Gocë e bukur, gocë Pejane Ma e bukura e kësaj ane Aromë pranvere erë blini Engjellush nga Dukagjini Je e këndshme je mahnitëse Me shikime aq flladiste Ti më more më rrëmbeve Zemrën time ti e theve
[Refreni] Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja
[Verse 2] Moj gocë Pejane por si bjeshka Aq krenare sikur bjeshka Ty gjithë jetën të adhurova Që të dua kur s’pushova Oh jo kur nuk pushova
[Refreni] Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja”.
“Shumë njerëz thonë: “Nënë Terezë, Ju i llastoni të varfrit, sepse u jepni gjithçka pa asnjë kundërshpërblim”. Mirëpo, neve nuk na llaston më shumë, se sa Zoti vetë. Shikoni: Ju keni sy të mirë dhe mund të lexoni. Si do të ishte, nëse Zoti Juve do t’ju kërkonte para, që Ai ju ka falur juve sytë. Ose, shikoni përjashta, se si ndriçon dielli. Si do të ishte, nëse Zoti do të na thoshte neve, ju duhet të punoni pesë orë, që të fitoni dy orë ndriçim të diellit.”/ KultPlus.com
Kryeqyteti i kishte mbi dhjetë million banorë, nuk flente as ditën, as natën, e as më pak natën se atëhere fillonte të binte vapa përvëluese e ditës e të ndieheshin pak aromat subtile të luleve ekzotike. Në orët e fundit të ditës, kur dielli perendonte larg në brigjet e oqeanit, vajzat e reja rreshtoheshin në trotuar për t’ia ofruar buzët e tyre të njoma turistëve grykës, por ndonjëherë edhe lypsarëve, se te ata e shihnin vetën, bënin bashkë mjerimin e tyre, në ndonjë dhome hoteli të pistë të lagjës më të varfër të këtij metropoli. Dhe qe disa javë klientë të vetëm kishin ata njerzit e rrugës sepse i kishte ra vendit, madje tërë botës, një murtajë e re, të shekullit XXI dhe asnjë aeroplan nuk vinte më nga Evropa e largët për t’i zbarkuar burrat barkëmëdhenj dhe xhep të thellë. Njëra nga ato vajzat u kthy në shtëpi, kokën te poshtë, nuk kishte fituar asgjë, asnjë monedhë për t’ia lehtësuar jetën nënës së saj pastruese. U kthye e dëshpruar, e mbushi një gotë ujë, ndezi televizorin dhe u shtri në kanapenë e shqyer vende vende.
Aeroporti privat ishte i tëri i rrethuar me polici. Pritej mbreti me gratë e tij, njëzet shërbëtorë dhe poaq fëmijë. Ata vonoheshin, edhe pse nga komunikimet që policët kishin me kolegët e tyre nga kryeqyteti, rruga ishte e çelur, nuk kishte asnjë protestë që mund ta kishte penguar lëvizjen e konvojit mbretëror, por kush kishte guxuar të dal në rrugë për ta shprehur pakënaqësinë, frikën, dëshprimin?
Garda e nderit djersitej. Kur u shtrua qilimi i kuq, i gjithë personeli e kuptoj që Ai po vinte. U sigurua që ishin përgatitur fletët e gjëra të palmave për t’i fladitur shkëlqësitë e tyre. Përnjëhere të gjithë u gjunjëzuan, u shtrinë për toke se Zoti i tyre po e hapte marshin. “Po duket si marsh funebër e jo marsh mbretëror,” tha vetmevete një pastruese të cilës i kishte mbetur fshisa në dorë, dhe e habitur, kishte filluar ta lëvizte poshtë e lart, për t’a freskuar Mbretin e tyre, se moti kishte vendosur se ai nuk ishte mbreti i saj.
Ai parakaloj pa e shikuar askend, mbante një maskë të stolisur me gurë të çmueshëm, dhe dorëza me të njejtin punim. Hipen njëri pas tjetri duke mbajtur trupin drejt dhe duke mos kthyer krytë kah “populli” i tyre. Kur u largua aeroplani që e çonte tërë familjen, “ pesëdjetë veta”, pëshpëriti pastruesja, për në Evropë, në një vend të sigurtë ku nuk kishte as ari, as gjarpër, as virus, një hotel-pallat, ku punonin shumë qytetarë të mbretit që kishin mbërri atje si refugjatë pasi kishin bërë një rrugë të gjatë plot rreziqe për t’i ikur varfërisë së vendit, aeroporti u mbyll, askush nuk mundte të thotë për sa kohë, punëtorët u kthyen në kryeqytet, në lagjet e tyre të varfra, të harruara, të braktisura me një autobus kaq të vjetër sa që mund t’i linte në rrugë në çdo momen,.
Në mbrëmje, në edicionin special të lajmeve, mbreti ju drejtua popullit nga shtrojera e tij e artë: “Jam me ju në këtë kohë të tmerrshme. Me zemër e me shpirt. Zoti ju ndimoftë!” “ Po pse a ti do të na ndihmosh?!”, pshëretiu pastruesja duke e fikur televizorin. / KultPlus.com
Pas më shumë se katër muajve, teatri i qytetit në Ferizaj ka rihapur dyert për publikun.
Në sallën ku duartrokitjet kishin munguar për një kohë të gjatë, në një orar të pazakontë, të mërkurën mbrëma u shfaq premierë drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë”.
Duke vënë dyshime në moralin dhe vlerat njerëzore me të cilat funksionon shoqëria e sotme, kjo shfaqje me tekst dhe regji të Besim Ugzmajlit u inskenua në teatrin “Adriana” në prani të vetëm 50 shikuesve, të cilët ishin të pajisur me masa mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.
E panjohura dhe kalkulimi i çifteve për zhvillimin e dashurinë me anë të të mirave materiale janë ndër temat që trajton kjo shfaqje.
Në këtë shfaqje janë angazhuar dymbëdhjetë aktorë.
Drama u mirëprit nga njohësit e teatrit, që ishin prezentë në shfaqjen e premierës.
“Kontrolli dhe makina e dashurisë” është premiera e parë e këtij viti, e prezantuar nga teatri “Adriana” në Ferizaj. Koha.net / KultPlus.com
H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?
I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote. Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.
Kadare, interviste me ” Hylli i Dritès”./ KultPlus.com
Shtimi i rasteve me COVID-19 nuk është duke e penguar Universitetin e Prishtinës që ta vazhdojë mbajtjen e provimeve të afatit të qershorit. Dy ditë më parë, Rektorati i UP-së e ka ndërprerë punën për shkak të paraqitjes së disa rasteve pozitive në këtë institucion. Mirëpo, nëpër fakultete çdo gjë po zhvillohet normalisht.
Përfaqësues të njësive akademike thonë se mosmbajtja e provimeve nuk varet nga ta dhe se, përderisa Universiteti nuk merr ndonjë vendim tjetër, ata e kanë obligim t’i realizojnë, raporton KOHA.
Dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi, ka thënë se në bazë të të dhënave që i kanë deri tash, në këtë fakultet nuk është paraqitur ndonjë rast pozitiv.
Gjatë ditës, ekipi i Kohës qëndroi edhe në Fakultetin Filozofik, derisa po mbahej një provim. Aty respektohej distanca, por një pjesë e madhe e studentëve nuk mbanin maska dhe i vendosën vetëm pasi panë kamerat.
Prodekani i këtij fakulteti, Arben Hajdari, ka thënë se studentët e kanë obligim të mos futen në fakultet pa maska dhe këtë nuk duhet ta lejojnë as vetë profesorët. Deri tash, sipas tij, nuk janë në dijeni për ndonjë rast me COVID-19 në këtë njësi akademike.
Koha ka pyetur Rektoratin e UP-së nëse do të vazhdojë edhe më tutje mbajtja e provimeve apo ato do të ndërpriten, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës. Të enjten, në Universitetin e Prishtinës ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të përgjithshme, ku është votuar fizikisht për dekanët e njësive akademike.
Që nga mesi i marsit, ligjëratat janë mbajtur online për shkak të shfaqjes së pandemisë. Javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kishte lejuar që provimet të mbaheshin nëpër fakultete. Koha.net / KultPlus.com
Latif Mustafa deri më tani ka qenë kryeredaktor i revistës Shenja. Ai, po ashtu, është autor i emisionit me tematikë sociale dhe kulturore n’Pikë e që është një lloj vazhdimësie e emisionit filozofik PikëPamje. Ai është i shquar në fushën e analizave politike me ç’rast pikëpamjet e tij i shpreh përmes shkrimeve të botuara në revistën Shenja dhe editorialeve mujore të cilat i ka botuar po në këtë revistë.
Latif Mustafa, ka diplomuar në degën filozofisë në Universitetin e Prishtinës – UP dhe për një kohë ka punuar si asistent i filozofisë në institutin e Aleancës së Qytetërimeve në Stamboll. Ai është doktorant i shkencave politike në Institutin për studime Politike, Sociologjike dhe Juridike pranë Universitetit Kiril. Opusi i tij studimor bazohet raportet në mes edukimit shkollor dhe identitetit politik. Ka lindur në Preshevë, punon dhe jeton në Shkup.
Në këtë intervistë për KultPlus, Latif Mustafa ka folur për pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore në rrafshin socio-kulturor. Ai flet për aktivitetet kulturore, për integrimin e shqiptarëve, për krizën identitare, për të arriturat dhe sfidat që kanë përpara.
KultPlus: Z. Mustafa, ka një kohë relativisht të gjatë të qëndrimit tuaj në Maqedoninë Veriore, të punës suaj si gazetar atje, dhe sigurisht gjithë kjo periudhë ju ka ndihmuar juve që të keni një tablo mbi gjendjen shoqëror përgjithësisht si dhe pozitën e shqiptarëve specifikisht, kush është ‘Shqiptari i Maqedonisë’ nën dioptrinë tuaj?
L. Mustafa: Është pyetje e vështirë. Mbase, më mirë të themi, është mjaft e komplikuar. Në media, ka një projeksion jo të sakte, shpesh edhe tendencioz me përmasa orientaliste për shqiptarin e Maqedonisë, duke krijuar përshtypjen se ai është më fetar se shqiptarët e trojeve të tjera, rrjedhimisht edhe më i prapambetur. Por kjo nuk është çështja. Megjithatë, pyetja mbi identitetin shqiptar në Maqedoni ngërthen një proces të gërshetuar dhe ligjërim kompleks mbi identitetet moderne të kombeve dhe tentakulave të tyre që paraqiten herë si komunitete përbërëse e herë si pakica kombëtare në shtetet përreth. Por, një trajektore konstante e cila paraqitet në ndërtimin identitar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është përplasja pa bedene midis tendencës së vazhdueshme të shtetit si projeksion i trashëguar kolonialist për të projektuar një komb politik maqedonas dhe rezistencës së shqiptarëve për t’iu kundërvënë këtij projeksioni përmes identitetit të kombit etnik shtyllë e cilit është gjuha dhe një formë e nacionalizmit kolonialist e cila në saje të çfarëdo matrice është përpjekë ta ruaj këtë gjuhë, kuintesencë apo shkëmbi i “Pjetrit” mbi të cilin do të ndërtohej ngrehina e një pjese të mbetur të kombit në këto troje. Kjo ishte trajektorja kryesore. Por, përbri trajektores kryesore e cila është një vazhdimësi e mbi ndërtuar historike në kohë dhe etapa të ndryshme politike, përfshihen edhe nuancat periferike të këtij identiteti që zakonisht burojnë nga traditat lokale, trauma e migrimit në qendra urbane, kultura suburbane dhe nuancat më të fuqishme që vijnë nga marrëdhëniet reciproke me etnitë e tjera në vend. Për më tepër se kaq në Maqedoninë e Veriut, të paktën sipas gjykimit tim, arrinë lehtësisht t’i dallosh tri subidentitete të cilat janë produkt i rrethanave lokale. Identiteti i shqiptarëve të Shkupit dhe Kumanovës, dallon prej atyre të Tetovës dhe Gostivarit siç dallojnë këta të fundit nga shqiptarët e Dibrës, Strugës dhe Kërçovës. Folur prej një perspektive më të gjerë lirisht mund të them se identiteti i shqiptarit të Maqedonisë është rezistenca dhe përpjekja e shqiptarit idealist për t’u çliruar nga tutela politike e strukturës shtetërore e cila ka krijuar stereotipin e tij për dekada të tëra.
KultPlus: Të flasësh për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore është e pashmangshme që të mos fillojmë nga një shqyrtim i “Marrëveshjes së Ohrit”. Cili është vlerësimi juaj për atë marrëveshje të arritur brenda atij konteksti historik si dhe për implementimin e saj në terren?
L.Mustafa: Marrëveshja e Ohrit, arritja e saj në vitin 2001 ka shënuar përfundimin e konfliktit të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të sigurisë së vendit. Procesi i integrimit të saj të përshkallëzuar brenda kushtetutës së vendit ndër vite ka qenë dhe mbetet një sfidë e madhe, ashtu siç mbetet një sfidë akoma më e rëndë implementimi i saj. Realizimi i marrëveshjes së Ohrit dhe mbikëqyrja e implementimit të saj ka qenë pjesë e “sekretariatit për realizimin e marrëveshjes së Ohrit” e cila në vitin e kaluar, më 2019 u shkri në ministrinë për “sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive”. Sekretariati është udhëhequr nga partia shqiptare në pushtet për 18 vite dhe bazuar edhe në deklaratat e disa eksponentëve të kësaj partie, gjegjësisht BDI-së, kjo marrëveshje e cila është dashur të realizohet brenda katër viteve që nga dita kur ka hyrë në fuqi, ajo mbetet akoma pezull dhe pa një raport publik të qartë se sa është realizuar nga kjo marrëveshje dhe çfarë ka mbetur peng. Partitë opozitare në vitin 2015 e shpallën të vdekur këtë marrëveshje duke kërkuar një marrëveshje të re për Maqedoninë, e cila si pikë të parë përfshinte ndryshimin e emrit të shtetit, emër ky i cili nuk do të duhej të lidhej me emrin e ndonjë etnie, dhe riformatimin në lidhje me përfaqësimin etnik në tri pushtetet, administrativ, legjislativ dhe ekzekutiv. Mos realizimi i plotë i kësaj marrëveshje është rezultat i inferioriteti të shqiptarëve, jo kredibiletit politik i cili iu është regjur ndër vite partisë në pushtet, nga krimi dhe korrupsioni, dhe mos vullnetit politik të maqedonasve. Nga kjo pikë e sotshme, Marrëveshja e Ohrit, mbetet marrëveshja, ashtu siç parashihet edhe në nenën e dytë të kësaj marrëveshjeje, e cila do të garanton karakterin unitar të shtetit dhe zgjidhjen e problemeve etnike pa ndërlidhje territoriale. Me një fjalë, kjo marrëveshje, ruajti tërësinë territoriale të Maqedonisë dhe i dha rrugë paqes gjegjësisht dialogut politik për avancimin e pozitës së komuniteteve të tjera jo-maqedonase në shtet dhe avancimin e shtetit drejt strukturave të NATO-s dhe BE-së. Vetëm tani pas 18 viteve, pas ndryshimit të emrin, shteti ia ka rritur të bëhet pjesë e NATO-s, kurse është hapur rruga për anëtarësim në BE.
Kultplus: Çfarë mund të na thoni për integrimin shoqëror atje, kemi barikadim të plotë etnik shqiptar, apo mund të flasim edhe për raporte ndëretnike në rrafshin social dhe kulturor, pra po flasim për krijim shoqërish, martesa, raporte të përbashkëta biznesore etj.
L.Mustafa: Maqedonia e Veriut është shtet shumë etnik me larmi të ndryshme kulturore. Shumëllojshmëria është mundësi e shkëlqyeshme konkurrimi dhe promovimi vlera të ndryshme kulturore. Në rrethana të caktuara historike dhe koniunktura të caktuara politike ka mundur të dominojë frymë përjashtuese, por në përgjithësi, në Maqedoninë e Veriut, në nivel të shoqërisë civile ka një harmoni dhe ndërveprim vlerash kulturore. Marrëdhënie të shtendosura dhe më të këndshme ndëretnike theksohen gjatë periudhës së udhëheqjes së Lidhjes Social Demokrate të ish kryeministrit Zoran Zaev. Shqiptarët janë relativisht mirë të integruar në jetën shoqërore. Ç’është interesante, rinia duke qenë të ndikuar nga mediet e Tiranës dhe Prishtinës, duke qenë të lidhur shpirtnisht me pjesë të tjera të kombit shqiptarë, po promovojnë modele krejt të reja të jetës rinore duke ndërtuar një tipologji krejt ndryshe, më globale dhe më moderne të shqiptarit në këto vise. Në këtë trend ka ndikuar edhe numri relativisht i mirë i studentëve Kosovar të cilët studiojnë në Universitetin e Europës Juglindore – UEJL, në Universitetin e Tetovës si dhe në Kirili dhe Metodi në Shkup. Martesat e përziera sado që janë të rralla ato megjithatë ekzistojnë. Por vështirë është të përcaktohet një shkallë e shtrirjes së këtyre martesave. Në kuadër të emisionit tim të PikëPamjes, një emision filozofik që e zhvilloja, pata mundësinë të njoftohem me shumë profesor të shkencave sociale të komunitetit Maqedonas. Edhe pse profesor të nivelit, por bashkëpunimi me shqiptarët nuk shihej se ishte në nivel të dëshirueshëm. Kjo për arsye të ndryshme, pak nga hezitimi i shqiptarëve e pakëz nga indiferenca dhe bindjet tepër individalistike të shumë profesorë Maqedonas. Por me aq sa kam mundur të bisedoj tek të gjithë është vërejtur një interesim për ët bashkëpunuar me Prishtinën e Tiranën. Madje me njërin prej këtyre profesorëve, gjegjësisht me profesorin e filozofisë Risto Sollunçev, kemi ligjëruar së bashku në American University of Kosovo – AUK, rreth një teme shumë të ndjeshme “Tjetri në Ballkan”, me ç ‘rast profesori në fjalë ka mbetur i mahnitur nga mikpritja kosovare, përgatitja e studentëve kosovar, përparimin e Kosovës dhe gatishmërinë e shqiptarëve atje për të bashkëpunuar. Përtej politikës dhe nomenklaturës shtetërore e që në thelbin e tij çdo shtet mund të jetë shtypës represiv për ndonjë komunitet të caktuar, raportet kulturore janë në nivel.
KultPlus: Ju jeni shqiptar nga Presheva që jetoni dhe veproni në Maqedoninë Veriore, sa janë të hapur shqiptarët autokton atje për shqiptarët nga jashtë, keni pasur ndonjë vështirësi për adaptim, na tregoni ndonjë situatë konkrete nëse keni pasur ndonjë përvojë në fillimet tuaja?
L.Mustafa: Po unë jam Preshevar dhe jetoj në Shkup. Por ç’është e vërteta, në Shkup e kam mësuar rëndësinë e vendlindjes. Vendlindje nuk ishte vendi ku ke lindur por vendi ku njerëzit të respektojnë dhe të dhurojnë dashuri. Dashuria e shkupjanëve ndaj meje më ka bërë që unë ta ndjejë vetën organikisht dhe metafizikisht i lidhur për qytetin dhe njerëzit. Njerëzit këtu, e duan, e dashurojnë dhe e çmojnë skajshmërisht mysafirin. Por edhe zemra ime ka qenë e mbushur dhe përplot dashuri ndaj tyre. Kemi pasur lidhje familjare me Shkupin por jo sikur lidhjet dinamike që i kemi me Prishtinën. Si shqiptar që vij nga një rajon i cili shtrihet në Serbi, student Prishtine dhe një copë jete të kaluar në Stamboll, Shkupi për mua ka qenë prehje dhe realizim i plotë i personalitetit tim. Nga përvojat e mia të veçanta që mund të përmend janë bisedat e shumta me një thellësi të çuditshme filozofike të cilat i zhvillojë me esnafin e çarshisë së Shkupit. Çarshi është identiteti i Shkupit, është agora e saj. Aty, përpos tregtisë, njerëzit i dhurojnë ndjenjat njëri tjetrit. Bisedat e mia përditshme nuk ndërlidhen veç me filozofinë e përditshmërisë. Shembull, jam mahnitur kur në çarshi pata dëgjuar një thënie si kjo: “mendimi ka ekzistuar para të menduarit sepse të menduarit mund të vijë në ekzistencë veç në saje të një refleksioni mendimi”, dhe këtë ma ka thënë një skalitës të cilin e quajnë Omer. Normalisht, bisedat për historinë, politikën dhe religjionin janë më aktuale por meqë teatri i fëmijëve ndodhet në çarshi kam mundësi që të takohem edhe me artistë e regjisorë. Takohem me kolegë gazetarë dhe profesor universitar të cilët krejt pranë këtu e kanë kampusin e UEJL-it, siç janë takimet e mia të shpeshta me semiologun Bujar Hoxha, profesor në UEJL. Nuk i harroj as takimet dhe kafet e mëngjesit me ish diplomatin dhe historianin e artit z. Arsim Zekollin, me të cilin zakonisht bëjmë shëtitje dhe ekskursione diskurseve dhe narrative rreth artit, historisë dhe diplomacisë. Në Çarshi kam organizuar dy shkolla verore nën titullin “Intepretimet alternative të modernitetit në Ballkan” dhe dy shkolla të tjera, njëra rreth “Dekolonizimit të ardhmërisë së Ballkanit” dhe tjetra, “Vetja dhe Tjetri në Ballkan. Çarshia dhe Shkupi në përgjithësi më krijojnë nostalgji për intelektin, zemrën dhe intelektin e zemrës. Si një kryeqendër perandorake më bën ta shijoj thellësinë e historisë dhe të prek lartësitë e ardhmërisë.
KultPlus: Nga ajo që dini ju, nga kontaktet e shumta që keni me qytetar dhe njerëz të jetës publike atje, si shikohet Kosova dhe si Shqipëria nga perspektiva e qytetarëve, çfarë mendojnë ata për shqiptarët në kufijtë e tyre?
L:Mustafa: Siç mund ta dini një pjesë e mirë e Shkupjanëve kanë prejardhje nga Kosova dhe parapëlqejnë të identifikohen si Kosovarë. Në dukje të parë ata janë më sekular dhe fenë e konceptojmë nga një prizëm kulturor, janë të lidhur më tepër për traditën e odës dhe fisit si dhe elementi etnik është më i sforcuar në kuptimin identitar. Duke qenë se Shkupi dikur ishte qendër e Vilajetit të Kosovës, ku edhe sot e kësaj dite ekzistojnë objektet e verdha karshi kalasë si telegrafhaneja dhe objekti administrativ – konaku i vilajetit, i jep njëfarë fryme më Kosovare Shkupit. Qytetarët e Shkupit dhe Tetovës janë më të lidhur me Shkupin shkaku i të kaluarës dhe historisë. Pa mos harruar se Prishtina ishte kryeqendër intelektuale e shqiptarëve të Jugosllavisë dhe identietet e politikanëve të më të vonshëm të Maqedonisë u realizuan pikërisht në Prishtinë, gjatë periudhës së Jugosllavisë. Këto rrethana e kanë bërë shqiptarin në Maqedoni të ndjehet më afër Prishtinës. Kurse shqiptarët e Dibrës, Strugës dhe deri diku edhe Kërçovës, duke qenë në vijën kufitare me Shqipërinë kanë qenë më të lidhur me Shqipërinë qoftë në aspekt të studimeve, lëvizjeve dhe bizneseve. Shqipëria dhe Kosova bashkohen në zemrën e shqiptarit të Maqedonisë.
KultPlus: Çfarë mendoni ju rreth perspektives së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri që kanë për shqiptarët në Maqedoninë Veriore?
L. Mustafa: Tek kombet e Ballkanit përfshi edhe shqiptarët ekziston një tendencë e krijimit të vetes përmes vetarratisjes dhe krijimit të tjetrit brenda vetes. Kështu që, në Jugosllavi për sllovenin tjetri ishte korati, e për kroatin tjetri ishte serbi, e për serbin tjetri ishte, boshnjaku, shqiptari, jugori. Në rastin tonë ka një tendencë të rrezikshme kulturore nën premisën e një superioriteti të shpifur kulturor përpiqen që brenda kombit shqiptar ta krijojnë orientalin, tjetrin, ekzotikun apo fetarin brenda shqiptarit të Maqedonisë. Ka një tendencë, sikur më duket mua, ashtu siç e shpreha në fillim, që shqiptari i Maqedonisë të jetë ai, që ka probleme identitare e kulturore dhe që paraqet tjetrin, të prapambeturin brenda albanosferës. Në anën tjetër, kur i referohemi Maqedonisë, po flasim për një vend prej të cilit ka dalë, një grup muzikor si Elita 5, Telexi, shtëpia botuese Logos-a, personalitete si Ferid Murati e Nëna Terezë – Gonxhe Bojaxhiu apo edhe një personalitet letrar si Luan Starova i cili është në nivel të reputacionit ndërkombëtar siç është Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Unë e kuptoj “shtytjen” moderne për ta krijuar një orient brenda vetes me qëllim të arratisjes dhe bashkërenditjes me popujt e përparuar perëndimor. Por nëse mund të konstatojmë se shqiptari i Maqedonisë, si mendësi dhe projeksion është mbetje e shtypjes dhe represionit të një mendësie kolonialiste e cila daton që nga viti 1912 kur mbretëria Jugosllave përmes ekspeditave në drejtim të Jugut kolonizon Kosovën dhe trojet shqiptare në Maqedoni atëherë fakti i shtrirjes së një “mainstrimi” të tillë kulturor është po aq i dhembshëm sa vetë kolonizimi i dikurshëm. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më prezent në Maqedoninë e Veriut për t’i shtrirë dorën shqiptarëve që në mënyrë institucionale të bëjnë binjakëzimin e komunave shqiptare, të krijojnë dhe realizojnë projekte me ministritë e kulturës dhe arsimit duke i bashkërenduar kështu aktivitetet dhe vjelë sukseset në nivel ndërkombëtar.
KultPlus: A mund të flitet për aktivitetet kulturore shqiptare në Maqedoninë Veriore, flasim për artin, teatrin, muzikën, filmin etj?
L.Mustafa: Po si jo. Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ofron kualitete të larta të organizimit artistik. Unë personalisht kam shkruar ca kritika të shfaqjeve të cilat janë realizuar në mënyrë të përkryer. Shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tani më janë avancuar në fushën e filmit shumica e të cilëve janë të rinj dhe me një perspektivë të fuqishme në të ardhmen. Nuk dihet harruar filmin e shumë komentuar dhe përfolur “Pranverë e paharruar në fshatin harruar” të regjisorit kumanovar Kushtrim Bekteshi, i cili përbëhej nga një staf artistësh nga të gjitha trojet shqiptare film i cili flet për tranzicionin shqiptar me zhanër komedie. Grupi muzikor Elita vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore por edhe kompozitor si profesorit universitar Fatos Lumanit nga Struga i cili për herë të parë në historinë e operës shqiptare ka kompozuar operën “Skënderbeu” premiera e së cilës u dha në dhjetor të viti 2019 nën dirigjimin e Olsi Qinamit, me regji të Qëndrim Rijanit dhe libretin e Arian Krasniqit. Uroj që kjo operë të shfaqet në Prishtinë e në Tiranë. Aktivitete të ngjashme dhe me shumë vlera artistike janë organizuar në Shkup nën mbështetjen e ministrisë së Kulturës por gjykoj se këto aktivitete duhet shtuar, avancuar dhe hipertrofizuar në sensin pozitiv të fjalës. Normalisht që nuk mungon as kiçi dhe aktivitete të tjera subkulturore të cilat organizohen herë nga institucionet e herë nga organizatat e ndryshme civile pa harruar edhe sukseset e klubit të futbollit KF Shkëndija e cila ka qenë kampione disa herë në ligën shtetnore dhe fituese e kupës, si dhe pjesëmarrëse në UEFA – Ligën e Kampionëve dhe ligën Europiane. Pra, pa dashur të bëhem monoton me përmendjen e shumë sukseseve ndërkombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, qoftë në mënyrë individuale qoftë në formë grupore por të cilët, përkundër të gjitha pengesave, neglizhencën institucionale dhe sakrificat e bëra ka rritur të shënoj suksese depërtuese.
KultPlus: Një temë shume e nxehtë që debatohet shumë në Kosovë për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, në rrafshin kulturor, është ajo e asimilimit apo jo të tyre. A shihni krizë identiteti të shqiptarëve atje?
L.Mustafa: Po, më kujtohen debatet e zhvilluara në Kosovë. Ndjehem krenar me të gjitha ata intelektual dhe akademik të cilët i kanë pas për dert shqiptarët e Maqedonisë. Unë kam pasur rastin të intervistoj me dhjetëra akademik e intelektual nga Kosova të cilët vërtetë përbri shqetësimit ata formulonin edhe mundësi reale teorike për dalje nga situata dhe ishin mjaft të kujdesshëm për të mos rënë preh e stereotipizimit orientalist të shqiptarëve të Maqedonisë Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është po thuaj tek të gjithë shqiptarët, e ndjejnë nostalgjinë e liderit të munguar. Në mangësi të një realiteti të tillë politik, ku shqiptarët të përfaqësohen nga lider të fuqishëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm, u vunë në kërkime, krejt të pavullnetshme e të pavetëdijshme, të projeksioneve imagjinare të liderëve të fuqishëm botëror me të cilët kërkonin një minimum sentimenti për të krijuar një lidhje idiopatike. Ngjashëm ishte edhe me liderin e Turqisë, apo presidentin e tanishëm, Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë kohë rastisi që një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës të marrin pjesë në luftën e Sirisë përkrah grupeve xhihadiste. Nën thjerrëzën e njëashme dhe monocentrike të medieve kombëtare të cilat vuajnë nga trauma e vetëarratisjes dhe stereotipizimit për të krijuar një orient brenda kombit tonë, ngrenë alarmin e rremë rreth projekteve të quajtura si “islamiste” apo “neotomaniste”. Me një fjalë, preferencat e një numri të margjinalizuar të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, përpiqeshin që të shpërfaqeshin në epiqendër. Dhe deri diku ia kanë arritur. Ndikimi i shtetit të Turqisë dhe investimeve turke në rajon është evident dhe i mirë se ardhur.
Por ama, nëse i referohemi hulumtimeve të fundit, sa i përket përcepcionit të qytetarëve Maqedonisë rreth prezencës dhe simpatisë ndaj shteteve të huaja dhe organizmave ndërkombëtar, vendin e parë e nxë Bashkimi Europian, Gjermania, SHBA-të, dhe më pastaj vjen Turqia. Raporti i fundit i publikuar në muajin qershor nga Instituti ndërkombëtar republikan – IRI dëshmon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut donatorin më të madh për vendin e tyre e konsiderojnë BE-në me 35%, kurse SHBA-në 23% e qytetarëve dhe Turqia me 12%. Kurse nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik 64% respondentëve kanë paraparë të jetë Gjermania, Turqia 57% dhe SHBA-të 47%. Në pyetjen se cilët i shohin si partnerët më të rëndësishëm politik, respondentët janë përgjigjur për Gjermaninë me 58%, SHBA-në 55% dhe Turqinë 46%. Në pyetjen se cilin nga shtetet e shihni kërcënim për vendin tuaj, respondentët janë përgjigjur për Rusinë me 53%. Një tjetër hulumtim i realizuar nga Instituti Nacional Demokratik – NDI, të publikuar në mars të vitit 2020, në pyetjen se cilat nga shtetet ndihmojnë më së shumti interesin tuaj nacional, 26.1% të respondentëve janë në favor të BE-së, 17.3% për SHBA-të dhe Turqinë me 10.9. Kurse sa i përket kursit qytetërimor, 50% janë përgjigjur pro-perëndimore dhe 18% jo perëndimor. Kohëve të fundit, paraqitja e partive të mirëfillta opozitare, dalë ngadalë ka filluar të trokas besa edhe t’i shkundë ndërgjegjet politike të shqiptarëve në Maqedoni duke i thirrur ata të reflektojnë rreth problemeve reale dhe ndërgjegjësimin ndaj fenomeneve historike me përmasa apokaliptike, thënë në sensin simbolik. Zgjedhjet e fundit parlamentare gjë që jemi në vigjilje të tyre dhe paraqitja e koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA ka kthyer dukshëm vëmendjen ndaj çështjeve kruciale dhe imediate të shoqërisë shqiptare. Ky fenomen ndërgjegjësimi kishte filluar që nga viti 2015 gjë që e ka shpërfaqur më fuqishëm identitetin politik të shqiptarëve në Maqedoni. Një situatë e tillë ka filluar t’i shuaj të gjitha projeksionet dhe imagjinatat shterpe mediatike se shqiptarët e Maqedonisë kanë probleme identitare. Për më tepër se kaq, ata vazhdojnë të vuajnë nga përfaqësimi i keq politik, dhe si të tillë të vuajnë nga një sistem i keq arsimor dhe kulturor. Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë krizë identitare sepse në matricën e tyre qëndron nacionalizmi antikolonialist dhe përpjekja për të mbijetuar si identitet etnik duke e shpallur nacionalizmin shqiptar si parimin më të lartë të mobilitetit social kurse fenë ta kenë hapësirën private në të cilën gjejnë shpagimin për zhgënjimet që i vijnë nga bota mizore.
KultPlus: Çfarë mendoni, cili është problemi më i madh me të cilin përballen shqiptarët në Maqedoninë Veriore, dhe si e shihni zgjidhjen e tij?
L.Mustafa: Problemin më të madh të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë Veriore e shoh në dobësimin, regjjen dhe entropinë totale të establishmentit politik i cili përfaqësohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI. Kjo parti është në pushte gati 18 vite dhe riciklimi i saj përmes krimit dhe korrupsionit ka bërë që shqiptarët të vuajnë e lëngojnë nga problemet më prioritare siç është siguria, arsimimi dhe kultura. Ndërhyrja në sistemin arsimor, koordinimi i kurrikulave me Kosovën dhe Shqipërinë, harmonizimi i disa projekteve kapitale kombëtare në mes ministrive të kulturave mendoj që do të ishte pikënisja e disa problemeve jetike në lidhje me thyerjen e stereotipeve dhe paragjykimeve ndaj njëri tjetrit, si shqiptarë që kemi.
KulPlus: Në fund, duke iu falënderuar për kohë tuaj, cila është kritika juaj për gjithë shqiptarët gjithandej Ballkanit Perëndimor?
L.Mustafa: Meqë jemi në kohë pandemie, shpërndarja enorme e virusit covid-19, veçimi dhe izolimi do të duhet të ketë ndikuar në reflektimin tonë në lidhje me çështjet publike. Uroj që brenda kësaj periudhe të kemi medituar e reflektuar ndoca. Shqiptarët, fillimisht, duhet ta kenë një përcaktim të ri me shqiptarsinë e tyre, duke e identifikuar dhe definuar atë më tepër si një projekt të parealizuar politik sesa një emërtim linguistik dhe kulturor. Shqiptarët, përfundimisht, duhet të shpëtojnë nga sindromi i privatizimit të publikes dhe trauma e publikëzimit të privates. Mund të duket lojë fjalësh, por megjithatë, në nivel kombëtar na duhet një ndërgjegjësim shoqëror për publiken siç është shëndeti dhe liria. Ne periudhë pandemie e pamë që ne jemi në gjendje të heqim dorë liria individuale për t’i siguruar tjetrit shëndetin kolektiv. Njashtu edhe shqiptarët, duhet të jenë të vetëdijshëm për publiken jetën, lirinë, shëndetin dhe drejtësinë. Janë parime të cilat nuk kanë rëndësi se si radhiten, të gjitha janë të rëndësishme. Shqiptarëve i duhet një revolucion i vërtetë politik, jo në kuptimin e çoroditur të një lufte civile e as të krijimit të totalitarizmave në emër të shpëtimit, por ndërtimit të një shoqërie në formë të përshkallëzuar pa e dëmtuar ekuilibrin në mes vlerave tradicionale dhe moderne, duke qenë një harmoni metafizike dhe organike me natyrën dhe duke e çmuar thellësisht jetën e njeriut. Në kontekstin gjeopolitik dhe qytetërimor, shqiptarët përfundimisht duhet të shpëtojnë nga krenaria meskine skllavit në raport me Europën dhe mendësia slloganeske. Çirremi me slogane absurde se për shqiptarët “dielli lind në Perëndim”, e në anën tjetër dridhemi nga dosjet nëpër gjykata; E duam Europën, ndërsa votojmë politikanë të korruptuar që në parim janë kundër Europës, llogaridhënies dhe parimeve universale njerëzore. Punojmë në Europë, e hamë bukën e saj, po nuk ndalemi me sharje e fyerje ndaj moralit të saj. Ia duam paratë, por jo çehren. Dhe, kur na refuzojnë, u themi “Uh! Evropë, ti kurva e motit!” duke iu referuar Gjergj Fishtës. Pyetja apo hamendësimi që kërkon përgjigje është ky që pas gjithë këtij oportunizmi të shtirur dhe të mekur, krejt thellë në zemër tonë kolektive, nëse kemi një të tillë, a mos NE jemi gjë eurofobë? Jo, nuk ka mundësi të jemi! Përfundimisht, duhet të këndellemi, kthjellemi dhe me mund e përkushtim të punojmë drejt ambicieve më të larta njerëzore, qoftë individuale qoftë kolektive. / KultPlus.com