Komuniteti Arbëreshë i ka akorduar çmimin “Liria”, poetes Irma Kurti.
“Fjala “Liria” përfaqëson popullin italo – shqiptar, sepse komuniteti arbëresh është një shembull i vlefshëm historik i atyre që luftuan me vendosmëri të madhe, që mbrojtën dhe rifituan lirinë për një popull të tërë, i aftë për të përcjellë për pesë shekuj, brez pas brezi, një ndjenjë të fortë të përkatësisë me Vendin e origjinës, Shqipërinë”.
Ky çmim iu dha në kuadër të konferencës ndërkombëtare që u mbajt online nga shoqata Life Aps si pjesë e Javës XVII të Veprimtarisë kundër Racizmit të UNAR (Zyrës Kombëtare kundër Diskriminimeve Racore). Në këtë event kishte rreth njëqind pjesëmarrës dhe ai u përfshi në kalendarin e Javës Dixhitale të Milano-s me temën “Milano: sfida anti-raciste”.
“Çmimi më lumturon pa masë, jo vetëm për rëndësinë historike dhe ngarkesën emocionale që mbart fjala liri, por edhe pse kur marr një vlerësim të tillë, unë kuptoj se puna ime si krijuese nuk është e mbyllur brenda katër mureve të një dhome dhe përpara një ekrani kompjuteri, por ajo arrin tek shumë njerëz, tek të gjithë ata që përpiqen çdo çast e çdo ditë ta shohin botën të çliruar nga konfliktet, paragjykimet, diskriminimet, një botë të paqtë dhe plot harmoni”- u shpreh poetja Irma Kurti pas marrjes së çmimit./ KultPlus.com
Në mëngjesin e 25 marsit të vitit të kaluar, në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë aktorja shumë e dashur për publikun Leze Qena.
Sot, KultPlus ju sjell disa fotografi të Lezes e cila vazhdon të mbetet ndër gratë që skenës së teatrit e filmit shqiptar i falën një jetë.
Leze Qena gjithmonë do të mbahet mend për artin e saj të pavdekshëm, për nurin e buzëqeshjen e saj të këndshme.
Në këto fotografi, të cilat Lezja kohë më parë i ka ndarë KultPlus, e shohim atë të shoqëruar nga aktorët tjerë në rolet e ndryshme. Njëjtë janë edhe fotot e Lezes në etapa të ndryshme të jetës.
Derisa i shohim e i shijojmë këto fotografi, kujtojmë se Lezja ka lindur në Prizren ndërsa më pas erdhi në Prishtinë ku u fut në jetën kulturore, me fokus sidomos teatrin.
Rolet e saj mes tjerash ishin te “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Shkolla e Fshatit”, “I ikuri”, “Familja Moderne” dhe projekte tjera. / KultPlus.com
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), sot zgjedh organet e reja drejtuese për katër vitet e ardhshme. Për këtë, Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut, ka mbajtur punimet nëpërmjet të cilave ka zgjedhur kryetarin dhe organet tjera drejtuese.
Për të përshëndetur delegatët e Asamblesë së KOK-ut dhe për të uruar për mbarëvajtje të punimeve, mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, cili uroi për këtë proces zgjedhor.
Ministri i përgëzoi për punën dhe sukseset e arritura sportistët dhe trajnerët tanë të cilët përkundër faktit që pandemia ka krijuar në situatë të vështirë edhe për sportin edhe aktivitetet sportive, duke kufizuar pjesëmarrjen në gara brenda dhe jashtë vendit, kanë arritur të përfaqësojnë Kosovën në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.
Ministri Çeku tha se prioritet i ministrisë dhe i Qeverisë së Kosovës do të jetë sporti dhe mbështetja e të gjithë sportistëve, vajza dhe djem, organizatat sportive si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës në garat olimpike.
“Urojë të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar edhe me medalje”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke i falënderuar dhe Majlinda Kelmendin e Driton Kukën për medaljen e fituar në LO Rio 2016, duke e konsideruar se kanë bërë krenar secilin në Kosovë.
“MKRS-ja dhe Qeveria do ta ketë prioritet sportin bazuar në programin e saj me qëllim avancimin dhe zhvillimin e sportit duke modernizuar infrastrukturën, masivizuar sportin nëpërmjet sporti shkollor dhe sportit për të gjithë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në sport, fuqizimin e aktivitetit sportiv e fizik në ruajtjen e mirëqenies shoqërore”, veçoi tutje ministri.
Ministri Çeku tha se si ministër por edhe MKRS-ja do të bashkëpunojë me udhëheqësinë e re të KOK-ut e cila pritet të dalë pas procesin zgjedhor dhe u uroi suksese kandidatëve për pozitat që garojnë për ciklin e ardhshëm olimpik në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i tanishëm i KOK-ut, Besim Hasani, e falënderoi ministrin Çeku dhe drejtuesit e MKRS-së të cilët për pjesëmarrjen në punimet e asamblesë zgjedhore të KOK-ut.
Hasani në prezantimin e punës së deritashme të KOK-ut, foli për sukseset e sportistëve të Kosovës dhe organizatave sportive, si dhe bashkëpunimin që kanë pasur me MKRS-në. / KultPlus.com
Viti që lamë pas mori me vete dy ikonat e teatrit shqiptar, Leze Qenën e Adem Mikullovcin.
Thuhet se artistët nuk vdesin kurrë, pasiqë përjetësohen çdoherë me artin e veprat që lanë pas vetes, të tillë ishin Lezja dhe Ademi.
Sot, KultPlus jus jell një skeç humoristik që protagonist kryesor ka Leze Qenën dhe Adem Mikullovci. Skeçi është realizuar në vitet e 80’. / KultPlus.com
Kolegji Universum si lider në fushën e Shkencave Kompjuterike organizon Trajnim për kodim në C# FALAS për të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës!
Aplikimi bëhet këtu https://forms.gle/5mPxn1xB81u92KRb8 Trajnimi do të mbahet sipas këtyre datave: Kampusi Lipjan 5-10 Prill, Kampusi Ferizaj 12-19 Prill, Kampusi Gjakovë *data do të caktohet së shpejti; Afati i fundit për aplikim është 1 Prill 2021.
Të gjithë maturantët pjesëmarrës në trajnim do të certifikohen si dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm do të përfitojnë bursë për studime në Kolegjin Universum. Pas përfundimit të trajnimit do të organizohet vizitë studimore në kompani që merren me zhvillim të softuerëve. Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të kenë njohuri paraprake nga C# dhe Programimi.
Sot nuk është kohë ninullash. Sot, ndër shqiptarë, por edhe ndër ballkanasit e kudoshëm, është koha e zgjedhjeve, e mungesës së zgjidhjeve, kohë e politikës, kohë e pandemisë por edhe kohë e puthjeve e përqafimeve, kohë e inateve të kamufluara, kohë e fëmijëve që rriten në diskurse të vjetruara, kohë e pa kohë. E pse jo të mos jetë një kohë kur ninullat ruhen, dokumentohen, incizohen, vizuelizohen?
Rea Leka dhe Sabina Sabic Zlatar, e para nga Shqipëria dhe e dyta nga Bosnja, kanë bashkuar forcat që të sjelllin në vëmendjen e Ballkanit pikërisht ato – ninullat. Këngët e djepit, që Ballkani i njeh më shumë si të tilla por të cilat në fakt bartin shumë më shumë se një fëmijëri të brishtë dhe e përcjellin njeriun deri në ditët e fundit të jetës së tij, janë kryefjala e projektit ‘Ëndërro ëndrrat’ (Dream Dreams), projekt ky i realizuar nga Tirana Ekspres dhe Art Lab, dy organizata të cilat janë bashkuar për të prodhuar një projekt fenomenal artistik.
Tandem i bukur, por mbi të gjitha TANDEM. Dhe pikërisht në platformën e njohur TANDEM, dy vajzat dhe organizatat e tyre e gjetën veten dhe kësisoj e sollën në jetë bashkëpunimin e tyre. TANDEM – një iniciativë kjo e Fondacionit Evropian Kulturor dhe MitOst, bën bashkë tash e disa vite organizata të ndryshme të cilat gjejnë kësisoj partnerin e tyre dhe më pas zhvillojnë projekte të ndryshme. TANDEMI për Ballkanin Perëndimor, bashkëfinancuar nga Fondacioni Evropian Kulturor dhe Open Society Foundation, implementohet nga Balkan Museum Netëork – Bosnjë, Balkans let ́s get up dhe Centar za kulturnu dekontaminaciju – Serbi, Fondacioni Lumbardhi në Kosovë, dhe Jadro nga Maqedonia.
Në gjeneratën 2019-2020, në TANDEM është edhe projekti në fjalë.
“Në thelbin e projektit tonë ishte kultura, dhe kjo më pëlqeu shumë qysh në fillimet tona. Gjeneza e projektit tonë ka qenë Sabina, sepse ajo e kishte ëndërr një projekt me ninullat. Me idetë e përbashkëta, filluam kësisoj ta zbatonim projektin, e më pas na zuri pandemia dhe u bë e vështirë. Projekti kërkon të takohemi me njerëz, t’i xhirojmë ata, të flasim me ta dhe ta dëgjojmë prej tyre tregimin e ninullave” më thotë Rea Leka nga Tirana Ekspres.
Rea, gjyshen e saj e ka vendosur si pjesë të këtij projekti, një gjyshe kjo që Rean e ka rritur duke i kënduar ninulla.
“Gjyshja ime vazhdon dhe këndon akoma ninullat, dhe më vjen mirë e gëzohem shumë, janë të njëjtat ninulla që mi këndonte kur isha e vogël. Tash kur i dëgjoj jam shumë nostalgjike, më bëhet qefi. Brezat më të vjetër në Shqipëri dhe kam përshtypjen në Ballkan, ata që nuk janë shumë të njohur me rrjetet sociale apo me Youtube, e ruajnë si traditë ninullën. Bashkë me gjyshen, në projekt e kam edhe kushëririn tim të vogël i cili e këndon ninullën sipas mënyrës së tij, me fjalët që nuk i merren vesh por kuptohet e ka të fiksuar melodinë e ninullës” vazhdon Rea.
Krujë, 1963
Nina nina, vajzë e nanes Mori cuce për bukuri U bafsh si lule për hijeshi Fle si gjingj e cohu si rrunxe Qingja e nanes nina ni Vajze u rritsh e u fejofsh! U martosh e u lulzosh Dalsh ti bij me hijeshi E u permendsh-o për urti Ju rritsh nanes e nalt me shtat T’u baft shtati si bajrak E t’u mushet fytyra me gjak Nina nina po të perkundi Gjumi vjen kadale kadale Ec “emri i vajzes” me ma mare Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur) E kam vu vajzen ne djep Hajde gjum kadalë kadalë A p’e merr ti shumë a pak Nuk ta la por nji sahat Flej moj cuce, e mshili syt! Kur t’mi çilsh, i çilsh si hyjt I çilsh si hyjt e çilsh si hane Ani te rrisin bab’e nane Po m’u rritsh me rob te tanë
*
Vajzat janë takuar në Beograd, në takimin e TANDEM ku organizatat e ndryshme nga Evropa bashkohen për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre. TANDEM më pas i financon me shuma të ndryshme këto projekte, që ato ta zbërthejnë veten në shtetet e tyre.
Rea në Shqipëri e Sabina në Bosnjë, janë përkujdesur që të mbledhin deri tash ninulla të ndryshme, meqë të dyja shtetet dhe Ballkani në tërësi është i pasur me plot ninulla.
Ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me të cilat nëna vë në gjumë fëmijën, e jo vetëm. Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana”. Ninullat janë monologë intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët, që janë te lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë.
Rea, shembull, më tregon se është pjesa veriore e Shqipërisë ajo e cila ka ruajtur më shumë ninulla, dhe kjo sipas saj është se në këtë pjesë njerëzit kanë emigruar më shpesh, janë larguar shpesh, prandaj edhe nënat e kanë ndjerë mallin për vajzat e për djemtë e tyre, dhe kanë kënduar ninulla – përkthimin më të mirë të vuajtjes e trishtimit të tyre.
Si në Shqipëri, njëjtë në Bosnjë, deri tash janë hapur disa thirrje nga organizatat që njerëzit të dërgojnë incizimet e ninullave që ata i mbajnë në mend. Rea tregon se janë kontaktuar nga plot njerëzit që i kanë dërguar ninullat të shkruajtura, ndërsa ato më pas janë ri-incizuar nga zëra të ndryshëm, por me një melodi të qetë, me të njëjtin ritëm, për ta ruajtur sa më shumë atë butësinë që e karakterizon secillën ninullë.
Sabina, vetë një terapiste muzikore, tregon se ka kohë që dëshiron ta realizojë një projekt të tillë, meqë ninullat janë më shumë se vetëm këngë, kulturë, traditë, trashëgimi kulturore.
“Me këtë projekt duam ta ruajmë mitologjinë, duam të dokumentojmë dhe të kujdesemi për traditat tona kulturore. Unë kam bërë shumë kërkime rreth ninullave, dhe ato janë një mjet i mirë edukimi. Fëmija i posalindur, në tetë muajt e parë të jetës, lidhet shumë me zërin e nënës dhe në një mënyrë, kërkon prej saj që të këndojë, dhe kësisoj fëmija shkrihet me melodinë e zërit të nënës. Këtë zë, dhe këto ninulla, bebushi do t`i mbajë mend e do t`i kujtojë tërë jetën. Kjo ndikon shumë në karakterin e fëmiut. Më vjen keq që në këto kohë po zhduken ninullat, dhe me gjeneratën e vjetër duket se në Ballkan do të zhduket edhe përdorimi i ninullave, prandaj është mirë që sot të dokumentojmë sa më shumë që mundemi” më tregon Sabina.
Derisa edhe Sabina edhe Rea, por edhe kolegët e tyre prej të dyja organizatave, po punojnë që projekti të jetë afatgjatë dhe të përfshijë sa më shumë ninulla, duhet edhe hulumtuar aspekti i ninullave dhe bagazhi i fuqishëm i tyre.
Sabina ka hulumtuar nëpër disa arkiva në Bosnjë, në Akademinë e Muzikës në Sarajevë por edhe në Televizionin Shtetëror, ku i ka gjetur disa ninulla të shkruara, disa të incizuara, disa arkiva historike. Ajo tregon se ka biseduar edhe me shoqërinë e saj, që ta kuptojë nëse ata, në të 40-tat e tyre, vazhdojnë t`u këndojnë ninulla fëmijëve të tyre.
“Pjesë e problemit është se një pjesë e tyre nuk u këndon fëmijëve ninulla, dhe ideja e projektit tonë është që edhe t’i kthejmë ninullat në përdorim, sepse ninullat e krijojnë një lidhje të mrekullueshme mes prindit e fëmiut, aty krijohet një siguri e besim, kalohet një kohë kualitative, ndodhë një transformim dhe rritje më e bukur. Së fundmi kam biseduar me disa individë të moshës së tretë të cilët më tregojnë se kanë kujtime që lidhen me ninulla, kanë etapa të jetës të cilat karakterizohen me tinguj ninullash, pas ninullave ka gjithmonë një tregim, ka një histori të cilën duam ta pasqyrojmë me anë të këtij projekti” tregon Sabina.
Rea më tregon se në projekt janë përfshirë edhe njerëz nga Kosova, të cilët sjellin ninullat prej Kosovës. Derisa ka kohë që projekti të finalizohet, një video e bukur dhe e mishëruar ka dalë kjo e një ninulle të regjistruar në rrugët e braktisura të Sarajevës, në kuadër të ‘Ëndërro ëndrrat’.
“Duam të shohim se si transmetohet brez pas brezi procesi i të kënduarit të një ninulle. Në Ballkan ka shumë gjëra që na ndajnë, por shumë të tjera na bashkojnë dhe një ndër to janë edhe ninullat” tregon Sabina.
“Ballkani njihet si një vend ku nevojitet paqja. Proklamimi i paqes është njëri prej qëllimeve të këtij projekti, dhe për këtë kemi bazë: e kemi testuar një eksperiment, dhe e kemi vërejtur që kemi një ninullë të njëjtë në krejt Ballkanin, por ndryshojnë fjalët, ndryshon gjuha në këtë rast. Do ta sjellim në momentin që projekti shkon kah përfundimi, duke sjellë edhe paralelizmin mes ninullave në gjuhë të ndryshme. Kur e sheh që kemi ngjashmëri te ninullat, te diçka kaq personale dhe e ndjerë, e kupton se kultura na bashkon, kemi vuajtur të gjithë, disa më shumë e disa më pak, por e ardhmja është e ndritur dhe duhet të shohim kah ajo” thotë Rea.
Projekti po vazhdon. Vajzat po vazhdojnë të angazhohen që të mbledhin ninulla, ndërsa në fund të projektit do të jetë një video e gjatë me plot ninulla dhe me plot melodi që tentojnë të gjenerojnë një debat, tentojnë të tregojnë se ninullat nuk bën krejt lehtazi të largohen nga kultura dhe tradita e njerëzve në Ballkan. Ninullat, tek e fundit, janë të botës mbarë, në gjuhë të ndryshme dhe në emocione të ndryshme, për gjithsecilin.
Videot të cilat ekipi po i mban fshehtë deri në finalizim, janë realizuar në natyrë, kjo për të treguar se edhe natyra ndihmon në frymëzim, në ndjenja më të forta.
Të dyja vajzat më tregojnë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe se po mendohet për një projekt afat-gjatë, me plot material për ninulla nga nacionalitetet e ndryshme. Në Youtube tanimë është hapur një kanal por vajzat thërrasin të gjithë që kanë një tekst ninullash, apo e incizojnë veten me zë apo me pamje duke kënduar a recituar ninullat, që të bëhen pjesë e këtij projekti, i cili më vonë do të shpaloset në forma të ndryshme kreative.
“Në fund do ta kemi një video edhe promovuese, por edhe edukative, që dërgon mesazhin se ninullat i kemi e duhet të vazhdojmë t`i kemi” tregojnë Rea e Sabina, të cilat me anë të këtij projekti kanë bashkuar Shqipërinë dhe Bosnjën në një ombrellë të bukur që ka disa ngjyra dhe bile, disa tinguj e zëra.
Ky tekst është prodhuar me ndihmën e TANDEM.
TANDEM për Ballkanin Perëndimor është një bashkëpunim eksperimental në mes të organizatave të ndryshme kulturore nga Ballkani, i menduar të fokusohet tek menaxherët kulturorë të cilët trajtojnë sfidat bashkëkohore në shoqëritë tona. Programi ndihmon të krijohet dhe mbështetet ndikimi inovator kulturor në të gjithë sektorët, disiplinat dhe kufijtë dhe lejon profesionistë të kulturës nga shumë disiplina që të marrin aftësitë e kërkuara për të krijimit të partneriteteve dhe më pas ndryshimit në shoqëri.
Në kuadër të Muajit të Poezisë, Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i memories kombëtare organizoi aktivitetin përkujtimor “Fan Noli mes nesh”.
Në këtë aktivitet përkujtimor i ftuar kryesor ishte Prof. Dr. Nasho Jorgaqi, njohës dhe botues i veprës së Nolit, por për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm dhe fjalën e tij e lexoi moderatorja e aktivitetit, znj. Sonjela Babaliu.
Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se figura e Nolit është një ndër figurat më emblematike të Shqipërisë, duke patur një rol kyç në jetën politike, kulturore dhe religjioze të vendit. Gjithashtu, ai theksoi dhe rolin e Nolit në themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale.
Kumtesën e Prof. Dr. Hamit Kaba të pranishmit në aktivitet e ndoqën të regjistruar në monitor. Ndër të tjera Prof. Dr. Hamit Kaba foli për figurën e Nolit si politikan dhe kryesisht në marrëdhëniet e tij me figura të tjera të politike të kohës. Gjithashtu ai trajtoi dhe marrëdhëniet e Nolit me shoqatën “Vatra”, si dhe rolin e tij në funksion të diasporës shqiptare në Amerikë. Prof. Ass. Dr. Bernard Zotaj mbajti kumtesën me temë “Roli i Nolit në fushën ushtarake”. Në vijim Andrea Llukani mbajti kumtesën “Ndihmesa e Nolit në përkthimin e teksteve liturgjike”, ndërsa Spiro Nika foli për “Objektet e Nolit në Muzeut Historik Kombëtar”.
Aktiviteti u zhvillua sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e virusit Sars-Covid 2. / KultPlus.com
Mit’hat Frashëri (i njohur dhe me pseudonimin Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Pasi u vendos familjarisht në Stamboll dhe pas vdekjes së të atit, Abdyl Frashëri, në vitin 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, që u bënë dhe mësuesit e tij.
Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik e më pas në 1909, revistën “Diturija”. Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismail Qemalit, zgjidhet ministër për punët botërore. Më 1920 emërohet kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.
Në janar 1923, zgjidhet ambasador i Shqipërisë në Greqi, detyrë të cilën e kreu deri më 1926.
Ai kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000 copë. Mit’hat Frashëri shkroi jetëshkrimin për Naim Frashërin me titull “Naim be Frashëri” më 1901, kurse më 1915 novelat “Hi dhe shpuzë” dhe “Plagët tona” më 1924 etj.
Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në krye të “Organizatës së Ballit Kombëtar”.
Mit’hat Frashëri në testamentin e tij shkroi:
“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj., i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë”.
Mit’hat Frashëri vdiq më tetor 1949, gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork. / KultPlus.com
Para 22 viteve në Suharekë, paramilitarët serb masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha, shkruan KultPlus.
Më 26 mars të vitit 1999, vetëm dy ditë pasi NATO filloi bombardimet kundër forcave serbe, u shënua dita më e tmerrshme e mundshme për familjarët të cilët vdiqën nga plumbat dhe mjetet eksplozive që u hodhën brenda një lokali të braktisur. Pasi ekzekutuan gratë dhe fëmijët që ishin në lokal, forcat serbe, ngarkuan trupat e tyre në një kamion dhe i nisën në drejtim të Prizrenit. Gramozi, nëna e tij, dhe familjarja tjetër, arritën që të kërcenin nga kamioni duke u bërë kështu tre të mbijetuarit e vetëm.
Historinë e familjes Berisha e kemi dëgjuar dhe lexuar shumë herë, por kujtimi dhe emocionet e familjarëve të ngushtë mbeten po të njëjta si ajo ditë e zezë. Ditën e sulmit, forcat serbe vranë gjithsej 52 anëtarëve të familjes Berisha ku 24 prej tyre ende mbesin të pagjetur, e në mesin e tyre edhe motra e Gramozit, Dafina e cila ishte vetëm 16 vjet.
Andaj edhe sot, Gramoz Berisha, përmes një postimi në facebook, ka dhënë lajmin që lokali ku janë vrarë familjarët e tij do të kthehet në muze, duke ruajtur kështu të gjallë kujtimin për ta.
Në këtë 22 vjetor të rënë për familjarët por edhe për Kosovën, hapja e lokalit muze do të bëhet në ora 09:40, ndërsa tutje në ora 10:00, do të vazhdohet për homazhe tek Kompleksi Memorial.
Ky përkujtim do të zhvillohet gjithmonë duke pasur parasysh masat anti-COVID. / KultPlus.com
Rrëfimet inspiruese janë bërë pjesë e ngjarjeve që po zhvillohen në KultPlus Caffe Gallery me idenë që të rinjtë të frymëzohen për ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe marrjen e forcës për përballimin e sfidave që i shfaq rruga, shkruan KultPlus.
Themeluesi i kompanisë së madhe “Gjirafa”, Mërgim Cahani, ishte figura e radhës që shpalosi rrëfimin e tij inspirues në KultPlus, për platfromën e tij e cila përmban video dhe studio të produksionit prandaj edhe njihet si kompani lidere e shitjes online në Kosovë.
Por për të arritur aty ku është sot, nuk ishte e lehtë. Mërgimi ka rrezikuar, sakrifikuar, ka përjetuar dështime e sfida që ndoshta edhe nuk i kishte pritur, por mbi të gjitha nuk i është ndarë qëllimit.
“Gjirafa Inc.”, është kompania me rritjen më të shpejtë në Ballkan që ofron shërbime të internetit dhe një nga start-ups me investimin më të madh VC nga investitorë me reputacion në Evropë. Po ashtu Gjirafa është cilësuar në pozitën e 11 në listën ‘Deloitte Technology Fast 50 ranking’ për Evropën Qendrore dhe në pozitën e parë në regjion, me rritje 1,500% në katër vitet e fundit.
Mërgim Cahani, përkundër sfidave dhe dështimeve në fillim, arriti të krijojë kompaninë më të suksesshme në vend, e ky rrugëtim nisi qysh në fëmijëri fillimisht me ato ëndrrat e secilit nga ne si fluturimi, frymëmarrja nën ujë e pastaj në vazhdimësi me dëshirën për lëndën e matematikës duke iu shmangur sa më shumë të shprehurit e të folurit pasi që vetë ai ishte një tip i mbyllur në vetvete.
I lindur dhe rritur në Gjakovë, ai për herë të parë pati mundësi të pronësojë një kompjuter i cili ishte nga modelet më të vjetra, nga ato modelet pa wifi, pa ‘maus’ dhe me ekranin bardh e zi. Kjo dhuratë që i erdhi nga babai, i dha atij hapin e parë të përshëndetjes me teknologjinë por që nuk pati shumë interes për arsye se ai u orientua në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, profesion të cilin e barte edhe e ëma. Periudha gjatë asaj kohe kishte qenë e mirë por pastaj për shkak të numrit të limituar të të pranuarve, siç është problem edhe sot, ai nuk u pranua në Fakultetin e Mjekësisë as në Prishtinë, por as në Tiranë e Sarajevë.
Pas dështimit në pranimin e këtyre universiteteve, ringjallja e tij gjeti shtëpinë e fushës së matematikës dhe pranimit të tij duke u listuar në vendin e dytë në listën e të pranuarve në universitet.
Rrugëtimi i formimi të platformës Gjirafa, nisi në fundin e vitit 2001 ku Mërgimi aplikoi në një universitet në ShBA në drejtimin e shkencave kompjuterike dhe u pranua me një bursë të pjesërishme dhe pastaj me 5 janar 2002 në New York, ku edhe jetoi për 12 vite, filloi fokusi i tij intensiv në disa kompani dhe profesioni si mësimdhënës në lëndën e shkencave kompjuterike në njërën nga universitetet në ShBA.
“Nëse nuk do të kisha qenë për 12 vite në New York, ndoshta nuk do e kisha pasur intesivitetin e motivit të njëjtë e ndoshta i gjithë ky plan do të kishte marrë kahje tjetër”, thotë Cahani.
Reflektimi i tij ndodhi në një moment duke u motivuar nga thënia e një filozofi, ‘Çdo njeri i ka dy jetë dhe e dyta fillon kur e kupton se e ke vetëm një’, ku ai e gjeti veten duke menduar se aspekti emocional është më i rëndësishëm se ai ekonomik.
“Më është dukur se arrita një stabilitet nga aspekti ekonomik të cilën e quaja ‘American Dream’, një punë e cila nis nga e hëna në të premten nga ora 9:00 në 17:00. Ke një veturë të mirë dhe mund të shëtitësh”, kujton Cahani.
Periudha e mësimdhënies është një proces që merr kohë pavarësisht se është një punë fleksibile dhe me të ardhura të mira financiare. Kjo sakrificë shihet se i ka hyrë në punë Cahanit i cili iu përkushtua kompanisë së tij më një fokus të pa krahasueshëm.
Teksa ai fliste për rrugëtimin të quajtur ‘jetë’, tregon edhe për një moment të veçantë ku ai përfundoi Masterin në New York, dhe ku punoi me profesorin dhe shkencëtarin kryesor të Yahoo.com. Së bashku me të, punuan në një makinë kërkimore për Zelandën e Re. Por njohuria teknike nuk mjaftonte për të qenë i përmbushur në aspektin profesional, prandaj ai filloi të mendonte disa hapa përpara dhe kështu gjatë vizitave të tij ai nisi të krahasonte tregun në Kosovë me atë në New York.
Në mesin e rrëfimit të tij ai shfaq edhe një shembull ku në kohën e tij mund të bënte porosinë për një picë në New York, por jo edhe në Kosovë, prandaj përdorimi i internetit dhe zbulimi i një diçkaje të re me një mundësi me vlerë të madhe ishte e domosdoshme sepse tregu në Kosovë ishte një dekadë më vonë se ai në New York.
“Tërhoqa pensionin në New York dhe brenda 2 jave likuidova të gjitha çka kisha në pronësi por jo librat, dhe u ktheva në Kosovë për të krijuar një kompani teknologjike e cila ofron shërbime të cilat nuk ekzistonin asokohe, prandaj edhe sot kur flas me investitorë të huaj e përmend se aspekti i teknologjisë është i lënë pas dore në këtë rajon të Evropës për shkak të kompleksitetit që sjell”, tregon Cahani.
Vizioni i tij për të ardhmen e kompanisë “Gjirafa” ishte në një nivel të lartë, por kapaciteti i arritur tani, është menduar që të arrihet edhe më herët, por kjo nuk ndodhi. Në vitin 2021 është menduar që kompania të jetë e radhitur në tregjet financiare publike siç është New York Stock Exchange por sipas Cahanit, ky synim mendohet të arrihet në vitin 2025.
Rrezikimi i kthimit nga New York në Kosovë, nuk mund të quhet edhe plotësisht një rrezik sepse puna e bërë me zemër i tejkalon kufijtë e çmimit që një njeri paguan. Prandaj edhe principi i tij momentalisht është që nëse punën e adhuron duhet të punosh ‘full time’, e cila edhe e ndihmoi atë në suksesin e tij.
Nën moderimin e gazetares Xhemile Hysenaj dhe pjesëmarrësve, u formua një atmosferë e ngrohtë dhe e afërt me vetë themeluesin e kompanisë, i cili kur tregoi sfidat nëpër të cilat ka hasur dhe vështirësitë, duke filluar nga aspekti praktik dhe ideologjik, ai specifikon atë ideologjike sepse dedikimi për një vizion ka nevojë për një siguri totale.
Pasioni dhe dashuria për punën janë kriteret kryesore të cilat i bëjnë ballë dështimeve të cilat edhe ndodhin herë pas here sepse asnjë sukses nuk arrin në maja pa prekur tokën disa herë.
Durimi dhe kohëzgjatja për të mbërritur në fundin e shkallëve, ndonëse shkallët asnjëherë nuk kanë fund, janë diçka e domosdoshme dhe këshilla e Cahanit për njerëzit që nuk i përkushtohen punës 100%, është se puna dhe jeta private duhet të integrohen së bashku në një dhe jo ndaras në vetvete. “Just start, vetëm fillo. Pick your hard, zgjedh vështirësinë tënde”, potencon ai.
Sipas Cahanit, dorëzimi pas një gabimi, është një marrëzi e cila është prekur nga të gjithë prandaj edhe ndërrimi i planit është i domosdoshëm ose vazhdimi me një gjallëri të re. Kompania “Gjirafa” ka ende një rrugëtim të gjatë përpara, edhe pse me 200 punëtorë, delikatesa e saj në biznes ekziston.
“6 muaj nga sot ose do të jemi tre herë më të lartë ose do të zhdukemi përherë”, sugjeron shembullin Cahani i cili “Gjirafën” e konsideron larg suksesit prandaj përpara se të arrihet në sukses, e rëndësishme mbetet procesi deri në atë pikë.
Kur flasim për suksesin e të gjitha copëzave të “Gjirafës”, përmendim edhe disa nga ato të cilat janë nën hije ose nuk janë të përmendura zakonisht por që secila në vetvete ngërthen një ide të hershme pas vetes. Disa nga to janë: Gjirafa.biz dhe Gjirafa.video.
Prodhimtaria e kategorisë ‘Gjirafa.biz’, sipas Cahanit, lindi nga një projekt i dështuar sepse nuk ka qenë problem i Google por sepse orari nuk ishte publikuar për arsye se nuk ekzistonte në atë kohë. Prandaj lindi edhe ideja e digjitalizimit të tregut në online duke përfshirë hartat e nevojshme të cilat në fillim nuk ishin stabile dhe saktësia nuk ishte e qëndrueshme.
Ndërsa prodhimtaria e kategorisë ‘Gjirafa Video’, ka filluar si një ide me aktoren Doresa Rexha dhe profesorin Shkumbin Istrefi, ku aktori kishte treguar se si është ndërprerë seriali ‘Kafeneja jonë’, dhe nga kureshtja e Mërgimit pasoi edhe plani i kompanisë për rikthimin e serialit pa kamera, pa regjisorë dhe pa platformë. Të dy aktorët punuan rreth 10 episode dhe para lansimit të tyre u krijua edhe platforma ‘Gjirafa Video’, ku u lansuan episodet.
“Fituam rreth 200 mijë shikime për 3 orë, dhe pas 10 minutave, rrjeti ra për shkak të shikueshmërisë së madhe. Premiera u konsiderua tejet e suksesshme në atë kohë edhe pse platforma nuk ishte stabile”, kujton Cahani.
Kurse sot ekziston një staf me orar të plotë të produksionit me regji nga Valter Lucaj dhe shumë pjesëmarrës të cilët punojnë pa ndalur për projekte të reja.
Njëra nga sukseset e veçanta të kompanisë dhe kryeshefit ekzekutiv ishin edhe investimet direkte të cilat vinin për herë të parë në Ballkan nga kompania “Gjirafa” e cila me karakteristiken e saj dhe aftësinë e adaptimit, mbijeton me format e saja gjitare dhe në fillim ka rrumbullakuar rreth 2 milionë, e pastaj në 7 milionë, kurse tani kompania po punon për arritjen e saj deri në 15 milionë. Kompania po ashtu momentalisht me motivin e dalluar nga shtetet e tjera ballkanike, po digjitalizon vendin tonë për arsye se kompania Amazon ende nuk synon që të hedh një sy tek Kosova.
Ndërsa qëllimet e Cahanit për të ardhmen është që të fillojë replikimin e proceseve të Kosovës edhe në Maqedoni pasi që tanimë ka filluar edhe në Shqipëri. Po ashtu kompania ka filluar një vijë të re të biznesit e cila quhet ‘Gjirafa.tek’, e cila merret vetëm me teknologji dhe krijon produkte teknologjike për media dhe tregun global.
Për fund, falënderimet nuk munguan nga Cahani për KultPlus duke e vlerësuar lartë për punën dhe seriozitetin si dhe për të gjithë pjesëmarrësit të cilët patën mundësi të bashkëbisedojnë me të rreth temave të ndryshme. Përveç rrëfimit, gjatë mbrëmjes së djeshme të pranishmit u shoqëruan edhe me nga një gotë verë e muzikë të lehtë. / KultPlus.com
Familja Sahatçiu dhe Qena i kanë dhuruar përherë artistë të mëdhenj vendit tonë. Ndërsa sot në përkujtim të dy ikonave të artit, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores së madhe Leze Qena, Posta e Kosovës ka përuruar pullën postare me figurat e këtyre dy personaliteteve të shquara të artit skenik, shkruan KultPlus.
Të pranishëm në këtë eveniment përveç përfaqësuesve të familjeve që ishin Besnik Sahatçiu-Ora dhe Argjenda Qena, ishin edhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi , Drejtori i Qendrës kinematografike, Arben Zharku, ish-Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, gjithashtu edhe artistët si Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, e shumë figura të tjera.
Përveç pullave postare të cilat pritet të jenë një lloj ambasadori përfaqësues i Republikës së Kosovës nëpër botë, në këtë event u prezantua edhe një dokumentar me fotografi dhe video të shkurtra të këtyre dy ikonave të skenës të cilat përveç se na kthyen në kohë dhe e paraqitën një copëz të vogël nga krijimtaria e bujshme e këtyre dy artistëve përçuan te publiku një emocion mallëngjimi për këta dy artistë të mëdhenj.
Besim Sahatçiu dhe Leze Qena nuk janë në mesin tonë por vetëm fizikisht sepse puna dhe vepra e tyre e mirëfilltë artistike do të na përcjell përherë ne dhe gjeneratat pasuese. Tutje në këtë ngjarje u dhuruan edhe disa dhurata, pra ishin pulla postare të shndërruara në pllaketa të cilat ju dhuruan përfaqësuesve të të dy familjeve, Qena dhe Sahatçiu, Drejtorit të Qendrës kinematografike Arben Zharkut dhe drejtorit te fotografisë Afrim Spahiut, njëherësh edhe bashkautor i dokumentarit të prezantuar sot për nder të këtyre dy ikonave skenike.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi në fjalimin e tij hyrës falënderoi të pranishmit dhe shprehi privilegjin që këto pulla postare i janë shtuar filatelisë së tyre.
“Vërtetë është një privilegj i madh për Postën e Kosovës dhe për mua personalisht që filatelisë sonë, sot i janë shtuar dy pulla me imazhe e dy ikonave të kulturës sonë, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores Leze Qena”, tha Smakiqi i cili tutje falënderoi në veçanti familjen Sahatçiu dhe Qena që ishin prezentë dhe premtoi që Posta e Kosovës sikurse në vitet e kaluara edhe në të ardhmen do të kujdeset që personalitetet tona të shquara të kulturës t’i nderoj edhe përmes pullave postare.
Përfaqësuesit e familjeve, djali i regjisorit, Besnik Sahatçiu dhe vajza e aktores Leze Qena, përveç zgjedhën që përveç falënderimit drejtuar Postës së Kosovës për nderin që u është bërë këtyre dy ikonave vendosën të mos flasin më shumë sepse për dy artistë të mëdhenj sikur Lezja dhe Besimi, sado të flasësh, prapëseprapë fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë veprën e tyre madhore që ata lanë prapa për artdashësit.
Ndërsa në pamundësi për të qenë pjesëmarrëse në këtë ngjarje, artistja me famë botërore Rita Ora njëherësh edhe mbesa e regjisorit të madh Besim Sahatçiu, përshëndeti dhe falënderoi Postën e Kosovës për nderin që ia bënë gjyshit të saj, ndër të tjera Rita tha: “Jam shumë e lumtur që Posta e Kosovës po e respekton gjyshin tim Besim Sahatçiu me pullë postare për suksesin në film në Kosovë. Më vjen keq që nuk jam sot në Kosovë, ju dua shumë të gjithëve”, u shpreh Rita.
Posta e Kosovës nderoi gjithashtu edhe Ritën si ambasadoren të Kosovës në botë me një kartolinë me këto pulla postare.
Krejt në fund të pranishmit ishin të ftuar që të merrnin pjesë në një koktej rasti të organizuar për ndrë të kësaj ngjarjeje. / KultPlus.com
126 vjet më parë lindi në Shkodër profesori, leksikografi, historiani dhe gjuhëtari i madh Karl Gurakuqi.
Mësimet fillore i kreu në Shkollën Françeskane, shkollën e mesme e kreu në Salzburg dhe studimet e larta i kreu në fakultetin e Filozofisë në Grac.
Bashkëpunëtor i Koliqit në “Shejzat”, Karl Gurakuqi e kishte përftuar vokacionin e tij të gjuhëtarit dhe leksikografit si sekretar i të famshmes Komisis Letrare Shqipe, themeluar mbi 100 vjet më parë nga një plejadë intelektualësh, si: Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Sotir Peçi, Mati Logoreci, Aleksandër Xhuvani, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi etj., me mbështetjen e albanologëve austriakë Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtingal.
Sa kohë ishte në Shqipëri, ai drejtoi të përkohshmet: “Agimi” (1920-1922), “Revista Pedagogjike” (1925-1927), “Mësuesi”, (1928), “Shkolla kombëtare” (1938) dhe redaktoi revistat“Atdheu”, e “Illyria” (në periudhën e dytë,1935-1936), ku botoi në 36 numra rresht një fjalorth fjalësh të rralla me shpjegimet përkatëse.
Më 1944 u zhvendos në Itali (Palermo) ku shërbeu si profesor në Universitetin e Palermos. Bashkë me R. Petrotten e G. Valentinin themeloi Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare, e cila, me konferencat e botimet e saj e bëri Palermon qendrën më të rëndësishme albanologjike të kohës.
Gurakuqi ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm dhe produktivë të revistës “Shejzat”, e përkohshme kulturore, shoqërore që qarkulloi jashtë atdheut, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e, që vazhdoi pa ndërprerje nga viti 1958 deri në vitin 1974. Gurakuqi botoi në këtë organ rreth 100 shkrime dhe drejtoi rubrikat “Hulumtime gjuhësore dhe botimet albanologjike”.
Për pasionin e Karlit në gjurmimin e fjalës shqipe, Ernest Koliqi shkruan:“Dashunia e Karlit për gjuhën shqipe qe dhe asht e zjarrtë sa m’u quejt pasion. Qysh në moshën ma të re nisi me mbledhë fjalë e skaje. Sa ndëgjonte udhës, në pazar, në ndonji dyqan, a në kafe ndokend tue përdorë ndonji thanie të rrallë, ndonji synonim të panjoftun nxirrte laps e tefter dhe i shënonte. Kështu erdhi tue grumbullue làndën e fjalorit të shqipes, rreth të cilit shkrini mund në të tànë jetën e vet”. / DiasporaShqiptare / KultPlus.com
Kolegji Universum në bashkëpunim me DEKRA Academy organizojnë ditë informuese për studentët e vitit të dytë të Programit të Infermierisë rreth punësimit të studentëve në Gjermani.
Takimi do te mbahet me 25 Mars ne ora 13:00 dhe 27 Mars ne ora 14:00 ne Kampusin e Kolegjit Universum ne Lipjan.
DEKRA Akademie i ofron FALAS dhe në mënyrë të dedikuar studentëve të Kolegjit UNIVERSUM: Mësimin e gjuhës Gjermane deri në nivelin B2; Kontratën e punës në Gjermani me punëdhësit më prestigjoz; Trajnimin profesional dhe përgatitjen për pajisje me licensë Gjermane të Infermierit; Transferimin në Gjermani me të gjitha lehtësirat procedurale;
Në Kolegjin Universum studentët përgatiten qysh nga viti i parë për tregun e punës. Vënia në praktik e çdo njësie mësimore po lehtëson proceduren e mësimnxënies së studenteve.
Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Laboratoret janë dizajnuara në mënyrë komode dhe janë të pajisur me shtretër, pacient-kukulla dhe mjete tjera të nevojshme në mënyrë që mësimi të jetë sa më efektiv.
Presidenti Ilir Meta me rastin e 75-vjetorit të lindjes, ka uruar shkrimtarin Zija Çela të cilin e konsideron është një personalitet i shkëlqyer i letërsisë shqiptare.
Në urimin e tij, Meta shprehet se me dinjitetin dhe fisnikërinë e lartë të krijuesit, që kurrë nuk u përkul para çdo sistemi politik, me fuqinë e talentit të rrallë, me madhështinë magjepsëse të përdorimit të gjuhës shqipe, me urtësinë dhe thellësinë e tij të mendimit, Zija Çela është një personalitet i shkëlqyer i letërsisë shqiptare.
“Një shkrimtar misionar, që ndërgjegjen e tij krijuese e mbajti gjithmonë të lidhur fort me ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare, duke i qëndruar besnik normave të themelit të letërsisë, vlerave dhe moralit njerëzor, Zija Çela është një model frymëzimi për brezat e krijuesve të rinj dhe burim krenarie për shoqërinë tonë. Sot, në 75-vjetorin e tij, i shpreh shkrimtarit e mendimtarit tonë të madh Zija Çela, urimet më të përzemërta dhe falenderimet më mirënjohëse për veprat, që na ka lënë trashëgim. Edhe 100 pranvera të tjera, shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e vyer”, shprehet Meta. /atsh / KultPlus.com
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka përkujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, shkruan KultPlus.
Osmani pa potencuar që vrasja e tyre shpërfaqë mizorinë e regjimit gjenocidal serb sepse kjo vrasje nuk ishte e rastësishme, por me paramendim.
Tutje Osmani është shprehur se vepra e avokatit, kontributi dhe angazhimi i tij për drejtësi na obligojnë vendosjen e drejtësisë kur kryesit e aktit do të marrin dënimin e merituar.
Ky është postimi i plotë i Osmanit:
Vrasja e avokatit Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriotit e Kushtrimit, 22 vite më parë shpërfaqë mizorinë e regjimit gjenocidal serb.
Kjo vrasje nuk ishte e rastësishme, por me paramendim, ngase avokati dhe djemtë e tij u rrëmbyen nga forcat serbe.
Ky regjim vrau drejtësinë me një pushkatim pa gjyq, duke marrë jetën e një aktivisti të të drejtave të njeriut, një mbrojtësi të tyre dhe një avokati energjik.
22-vjet më pas, kujtojmë me nder, respekt e krenari avokatin dhe të bijtë, të cilët u privuan nga jeta teksa liria po dukej në horizont!
Vepra e avokatit, kontributi dhe angazhimi i tij për drejtësi na obligojnë vendosjen e drejtësisë kur kryesit e aktit do të marrin dënimin e merituar.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij! / KultPlus.com
Aktorët e mirë janë të aftë të përdorin trupin dhe emocionet e tyre në maksimum, në mënyrë që të ofrojnë një shfaqje të bukur te shikuesit.
Nga ana tjetër, ata që janë me të vërtetë të talentuar arrijnë ta bëjnë audiencën të ndihet dhe të identifikohet me karakterin që kanë krijuar.
Dhe shenja e vërtetë e një aktori të jashtëzakonshëm është të jesh në gjendje të luash një personazh siç duhet, pavarësisht nga mosha, kombësia, gjuha, apo edhe gjinia e tij.
Më poshtë do të njiheni me 6 aktore të njohura që guxuan duke luajtur rolin e mashkullit në film. Ato e kanë luajtur aq bukur rolin, sa ndoshta ju nuk e keni kuptuar se personazhi është luajtur nga një femër. / KultPlus.com
Në blogun e tij personal, Bill Gates i është përgjigjur pyetjeve më interesante të ndjekësve dhe njëra prej tyre lidhej me të ardhmen e botës.
Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla.
“Situata do të përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi. Sipas tij, shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga zgjedhjet që bën gjithsecili prej nesh.
I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se “kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e shohin këtë si një kauzë morale ndaj së cilës kemi të gjithë detyrimin të jemi të vëmendshëm, atëherë them se mund të kemi 75% shanse për sukses”. Ai theksoi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm me gjërat që konsumojnë, e të mendojnë për ambjentin duke preferuar produktet ekologjike dhe mishin sintetik, pasi gjedhët që rriten për mishin e tyre sic tha, kontribuojnë në emetimet e gazit metan, që kanë arritur nivel rekord. / KultPlus.com
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, ka thënë se përveç se kjo ngjarje është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati.
Ajo ka shtuar se janë shumë të pagjetur, fati i të cilëve ende mbetet peng, brengë dhe ankth jo vetëm për familjarët, por edhe për shtetin e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:
Sot u bënë 22-vjet nga masakra e Krushës së Madhe, e cila përveç se dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati.
Janë shumë të pagjetur, fati i të cilëve ende mbetet peng, brengë dhe ankth jo vetëm për familjarët, por edhe për shtetin e Kosovës.
Në një aksion dyditor, regjimi serb manifestoi egërsi të paparë, duke ndarë burra e djem nga gratë e nënat e tyre dhe duke ekzekutuar 243 persona.
Dy dekada më pas, masakra e Krushës së Madhe është zëri i ndërgjegjes që thërret për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve.
Duke kujtuar këtë ditë, ne sot e kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit!
Liria nuk ka kuptim pa adresimin e përgjegjësisë për ekzekutorët e kësaj masakre, siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon!
Ne nuk do ndalemi duke e thënë të vërtetën për Masakrën e Krushës, kudo dhe kurdo. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë që t’i rrimë afër familjeve dhe t’u themi se dhimbja e tyre është edhe e jona dhe që si institucione shtetërore nuk do zmbrapsemi në përpjekjen për të kërkuar drejtësi!
I përjetshëm qoftë kujtimi për 243 të vrarët e Krushës së Madhe! / KultPlus.com
Ikona e aktrimit kosovare Leze Qena, mëngjesin e së mërkurës të 25 marsit dha lamtumirën e fundit. Në moshën 85-vjeçare ajo u përshëndet përfundimisht me skenën, publikun e të gjithë ata që e rrethonin, por arti i saj do të mbetet përherë i freskët e i dashur për publikun, shkruan KultPlus.
Leze Qena, lindur si Elizabeta Spaqi në Prizren, më 2 mars 1935, ishte aktorja më e dashur për publikun shqiptar. Me thjeshtësinë e mjeshtërinë e saj prej aktoreje, ajo diti të bëjë për vete të gjithë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë.
Duke filluar nga viti 1954, si aktore në Teatrin Popullor Krahinor (TPK), ajo u shqua me shkathtësitë e saj interpretuese në shfaqjet e zhanrit komedi. Kreacionet më të suksesshme i dha në shfaqjet “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Pjata e drunjtë”, “Kur është gruaja memece”, “Hanka”, “Miu në xhep”, e të tjera. Ka interpretuar edhe role jo të pakta dramatike, ku shquhet për rolin e Ana Frankut te “Ditari i Ana Frankut”.
Në role kryesore ka interpretuar edhe në shfaqjet gjatë viteve ’60 si: “Fjala është për banesë”, “Kvej Llan” (në gjuhën serbe), “Kushëriri prej Amerike”, “E shoqja e Hasan Agës”, “Familja e pikëlluar”, “Autobiografia”, “Nuk martohem me pare”, “Tartufi”, “Duart e papastra”, “Othello”, “Antigona”. Në dekadën pasuese, Qena ka interpretuar edhe në inskenime të tjera si “Perkolgjinajt”, “Të ngujuarit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hotel Kashta”, “Zëri i ndërgjegjes njerëzore”, e të tjera.
Pos përvojës së gjatë në skenën teatrore në vend, aktorja Qena do të bënte emër edhe në miniseri televizive e komedi. “Po e zëm, po e zëm” (1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (1975), “I ikuri” (1980), “Qesh e ngjesh” (1982), dhe “Shkolla e fshatit” (1987) ishin disa prej performancave të njohura të Qenës me të cilat bëri për vete simpatinë e publikut.
Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena me të cilin u njoftua gjatë interpretimit në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehte”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove. Përkundër karrierës së gjatë e të suksesshme artistike, sot nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet përkujtimor nga institucionet përkatëse. Por megjithatë, Posta e Kosovës sot do të bëjë promovimin e pullës postare – “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”.
Në mesin e këtij promovimi, të pranishëm do të jenë familjarët e Sahatçiut dhe Qenës, përfaqësues të institucioneve, pjesëmarrës nga sfera e artit dhe kulturës, mediave dhe mysafirë të tjerë.
Promovimi do të mbahet sot në CINEPLEXX, Albi Mall-Prishtinë, nga ora 11:00. Të pranishmit do të kanë mundësinë për të shijuar një koktej rasti. / KultPlus.com
Rolan Barti (Roland Barthes) njihet si kritik, por më 26 tetor 1977, një ditë pas vdekjes së nënës së tij, nisi ta shkruajë një ditar për zinë dhe pikëllimin. Ky ditar (Journal de deuil – Ditari i zisë) që zgjati deri më 15 shtator 1979, dëshmon lidhjen e fortë që kishte Barti me nënën e vet, pa të cilën nuk e imagjinonte jetën. Ai pikëllohet, qan, ngashërehet, nuk mund të jetojë pa të, prandaj vendos të jetojë për të, duke shkruar këtë ditar.
“Kam nevojë ta shkruaj këtë libër për mamin. Më duhet ta bëj të njohur”. Ai e pranon se ka ende njerëz në këtë botë që mund ta duan, por vdekja e tij tashmë s’do ta lëndonte askënd, thotë, pos vëllait, ndoshta. Për Bartin, ajo ishte gjithçka: “Ç’të humbas tjetër tashmë kur kam humbur kuptimin e jetës sime?” Ai e sheh gjithkund mungesën e saj, e kujton fytyrën e saj, e sheh në ëndrra shpesh, dhe qan. Ai bëhet nervoz kur njerëzit i thonë: jeta vazhdon. “Mami nuk është më këtu dhe kjo jetë budallaqe vazhdon”. Ai nuk e shmang dot neverinë për të pakthyeshmen. Shkon në vendet ku ka qenë me mamin, pastaj ka neveri edhe për shtëpinë: “Si mund të kthehem aty ku ajo nuk është më?” Kur ishte gjallë, “ajo bëhej e padukshme që të mund të shkruaja”. Pastaj kur u sëmurë, “gjatë disa muajve kam qenë nëna e saj”. Tash kur ajo nuk është më, ai shikon borën për dritare dhe qan: “bie borë, por ajo nuk do të jetë kurrë këtu për ta parë”. Qan sa herë i kujtohen fjalët e saj të fundit: “Rolani im, Rolani im!”
Pastaj shton se ajo kurrë nuk e qortonte, nuk i bënte vërejtje, “prandaj nuk i duroj vërejtjet”. Ai bie në një dëshpërim të madh, saqë s’i intereson më të jetë i lexuar nga pasardhësit. Shkon në dyqan për të blerë fruta, dhe një fjalë e shitëses ia kujton mamin që e përdorte aq shpesh atë fjalë, dhe qan. Duke reflektuar mbi pikëllimin e vet, konstaton: ashtu siç e do besimtari Zotin, unë e doja mamin tim. Ndërkohë shfleton albumin, sheh fotografitë me mamin dhe qan (për këto foto, derisa shkruante ditarin, ka shkruar edhe librin-fotografik “Camera lucida”, ku flet gjithashtu për mamin e vet). Pikëllohet në vetmi, e cila, sipas tij, domethënë: “të mos kesh askënd në shtëpi kujt mund t’i thuash: do të vij në filan orë, apo që të mund t’i telefonosh (për t’i thënë): ja, erdha”.
Ditari i Bartit është një libër intim dhe emocional. Ai nuk e botoi sa ishte gjallë. Në fakt, pak muaj pasi e mbaroi, u godit nga një makinë dhe vdiq në spital.
Ky ditar më kujtoi një libër tjetër po kaq emocionues: “Levels of Life” të Julian Barnes, i cili në pjesën e tretë të librit flet për zinë dhe pikëllimin pas vdekjes së gruas së tij. Barthes dhe Barnes nuk duhen lexuar brenda të njëjtit muaj, se mund të pësoni infarkt. / KultPlus.com
Julie Pomagalski, ish-kampione botërore nga Franca në snowboard, ka vdekur nga një ortek në Zvicër, njoftoi Komiteti Olimpik Francez.
Pomagalski u rrëmbye nga bora përderisa po skijonte jashtë pistës me një grup prej katër personave në kantonin Uri, thanë zyrtarët francezë. Nga orteku vdiq edhe një francez tjetër.
Pomagalski ishte adoleshente, kur ishte bërë kampione e botës në snowboard në vitin 1999, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ajo e fitoi kupën e botës në këtë sport në vitin 2004. Më 2002 kishte garuar në Lojërat Olimpike Dimërore në Salt Lake City dhe katër vite më vonë në Lojërat e Torinos.
Policia tha se orteku ra të martën, kur grupi ishte duke u lëshuar nga Mali Gemsstock. Ky mal është i lartë 2.961 metra dhe është i popullarizuar për skitarët që skijojnë jashtë pistave.
Një anëtar i ekipit të shpëtuesve tha se ish-kampionia dhe një skitar tjetër ishin plotësisht të mbuluar nga bora e ortekut, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta. / KultPlus.com
Sot bëhen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Trupat e NATO-s morën kontrollin e Kosovës pas pushimit të zjarrit në qershor, ku në mesin e këtyre trupave ishte edhe James Hillier Blunt.
James Hillier Blunt ishte ndër trupat e para për të arritur në Kosovë dhe u vendos si komandant i një ekuipazhi tankesh në Rajonin kufitar serb.
Përvoja e tij e luftës pasqyrohet në disa nga këngët e tij. Veçanërisht, kënga ‘No Bravery’ u bë jashtëzakonisht e famshme në të gjithë botën, sidomos në dritën e konflikteve të luftës së fundit në Afganistan.
James Blunt është i njohur për të qenit kritik ndaj politikës së luftës në vendet mbizotëruese të botës dhe popullariteti i tij u rrit për shkak të përvojës së tij personale të luftës. Gjatë misionit të tij në Kosovë, ai do të performonte për ushtarët dhe civilët, ndonjëherë me një tank që ishte skena e tij.
Kënga ‘No Bravery’ u lansua nga James Blunt në vitin 2005./ KultPlus.com
Teksa sot po shënohen 22 vite që kur NATO-ja filloj fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe dhe rrjedhimisht shënimit të fundit të luftës në Kosovë, kujtimet, përjetimet, por dhe gjërat sado të vogla në dukje që na lidhin pikërisht me këtë ditë, sot janë bërë më të gjalla se kurrë, shkruan KultPlus.
KultPlus sonte ju sjellë një pjesë origjinale të ditarit të Mirlinda Ahmetit, pikërisht kujtimet e kësaj date por dhe të tjerave që erdhën më pas.
Ditar nga lufta
24 Marsi dhe ditet pas 24 per cdo qytetar te Kosoves, ish Jugosllavise, dhe per cdo shqiptar kudo, ka qene dite e gezimit dhe e trishtimit njekohesisht (per dike me shume e per dike me pak).
Nuk munda ta ndaloj veten pa i ndare me ju disa pjese nga ditari im i asaj kohe.
24 Mars 1999
Pjese nga Ditari i asaj kohe
…….dhe duke i degjuar lajmet e Shqiperise ne ora 20:05 u njoftuam se nga Bazat e NATO-s; ku ishin te vendosura forcat e NATO-s, ishin nisur raketat- projektilat e para ta ashtuquajtura TOMAHOVKA; dhe nuk kaluan disa momente dhe rryma u ndal dhe nga jashte degjonim zhurme qe pamedyshje ishin bombardimet e NATO-s . Kur dolem ne dritare, cka me pa? Veq kishin filluar bombardimet ne Hajvali nja 3 km larg Prishtines, ku jane te vendosura njesite speciale te forcave YU-sllave. Ishte krejt njejte si me shiqu film. Krejt shihej duke u djegur kasarna, ndersa “zjermi” here zvogelohej e here here behej me i madh. Ishte me te vertete pamje interesante kur u bene dy shperthime teper te medha saqe tere “havaja u zdrit”. Keshtu bombardimet e eksplodimet zgjaten deri kah ora 1:30 pas mesnate.
Duhet te them se bombardimet nuk u bene vetem ne Hajvali por kishte edhe ne Podujeve, F. Kosove Fabrika e plastikes), Kragujevc, Beograd, etj., etj. Ishin bombarduar 50 caqe ne tere YU. 3 raketa te bardha shiheshin duke rene ne Hajvali (a jane yje per te shpreh ndonje deshire).
E per fund do te thoja se kjo eshte nje dite historike per tere popullin shqiptar ane e kend botes.
26 Mars 1999
Qysh me heret kur flisnim per LUFTE-n per ne ishte dicka te cilen mundnim vetem ta paramendonim, ndersa tani erdhi koha qe te perjetojme vet.
Si duket nuk ka kaluar ndonje gjenerate e cila nuk e ka perjetuar luften, sepse ne baze te te gjitha gjasave lufterat paraqiten si dukuri ciklike, te cilat ne baze te rrethanave edhe shkaktohen.
……..Gjithashtu nga lajmet mesuam se Bajram Kelmendin Avokat (mik dhe fis i familjes se Nitit) se bashku me dy djemt e tij i kishin gjetur te vrare ne pazarin e veturave ne F.K. Ishte nje lajm mjaft trondites.
Momentalisht po e ndegjojme nje bombardim (20:55): 3 miga jane rrezu, (2 miga sot nga Republika Serpska, pilotet i kane nxene- B92).
30 Mars 1999
Diku ka mengjesi u degjuan disa zhurma e qe ishin sulmet e NATO-s. Flejtem me shprese qe Primakov- zyrtar Rus do te shkonte ne Gjermani per te biseduar ne lidhje me nje kredi qe do tua jepte FMN. Duhet te them edhe kete se te gjithe banoret e dragodanit i kane mbledhur ne stadionin e footbollit, dhe nuk dihet se cka do te behet me ta.