5 qershor, 1920: Kur në Vlorë filloi lufta për çlirim

Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore.

Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun. Ai formoi gjithashtu edhe një komision ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye, i cili më vonë u zëvendësua nga Q. Koculi. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë.

Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 5-6 qershor u goditën njëherazi të gjitha garnizonet italiane në krahinë, që nga Tepelena e deri në Drashovicë. Sulmi mbi forcat italiane në qytetin e Vlorës dhe rrethinat filloi më 11 qershor.

Lufta për marrjen e Vlorës vazhdoi gjatë dhe u zhvillua me mësymje dhe kundërmësymje, në një nga të cilat spikati trimëria e Selam Musait.
Gjatë Luftës së Vlorës (1920), trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920.

Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. / KultPlus.com

Këmbana origjinale e vitit 1462 mund të ketë lajmëruar vdekjen e Skënderbeut

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës ruhet këmbana origjinale e vitit 1462, e cila mund të ketë lajmëruar qytetin e Krujës për vdekjen e Skënderbeut më 17 Janar 1468.

Sipas Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës në vitin 1901 A. Degrand, konsulli francez i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe për dy këmbana, që ishin të lëna në mëshirën e fatit në rrënojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës.

Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në vitin 1462 (MCCCCLXII), me përzierje metalesh të çmuara.

Menjëherë u vunë në lëvizje tregtarët e relikeve e antikuareve, por fatmirësisht këtë relike të çmuar që iu trashëgua shqiptarëve si shenjë e epokës së lavdishme të tyre e bleu i mirë informuari Shtjefën Gjeçovi, i cili më pas e skicoi, vizatim që sot ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror Tiranë, ku ruhet edhe fondi i tij arkivor.Kjo këmbanë është ndër objektet më të rëndësishme të muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. /atsh/ KultPlus.com

Bebe Rexha në rolin e prezantueses në ‘Can’t Cancel Pride’

Këngëtarja Bebe Rexha përveç se do të interpretojë në eventin “Can’t Cancel Pride” të organizuar nga iHeartMedia, ajo do të jetë edhe prezantuese.

Së bashku me Elvis Duran, “Can’t Cancel Pride” do të shfaqë momente të veçanta nga antarët e komunitetit LGBTQ+ si dhe do të bashkojë emrat më të mëdhenjë të industrisë muzikore dhe kulturës, përcjell KultPlus.

Eventi “Can’t Cancel Pride” i cili organizohet për të shënuar “Muajin e Krenarisë”, do të mbahet sot, 4 qershor duke filluar nga ora 21:00 dhe do të jetë në dispozicion deri në fund të muajit qershor në The Roku Channel, Revry si dhe kanalin e iHeartRadio në YouTube dhe Facebook. / KultPlus.com

‘One Direction’ do të ribashkohet

Liam Payne, ish anëtar i “One Direction” ka folur hapur për marrëdhënien me ish kolegët ndërsa nënkuptoi dhe një ribashkim të mundshëm të grupit.

27 vjeçari iu përgjigj pyetjeve të fansave gjatë një videoje live në Instagram, teksa zbuloi se mban ende kontakt me djemtë e bandës.

One Direction Streams, Sales Spike In U.K. Following 10th Anniversary | Billboard

Payne dhe Harry Styles bashkuan forcat me Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik në 2010 ndërsa konkurronin në “The X-Factor”. Grupi i djemve lëshoi katër albume përpara se Malik të largohej nga grupi në 2015-ën për të nisur një karrierë solo.

Katër anëtarët e mbetur njoftuan ndarjen e bandës në Janar 2016. Payne foli për mundësinë e një ribashkimi të grupit të famshëm duke thënë: ” Do të doja që ne të hynim në një studio për një moment. Mendoj se do të ishte gjëja më e mirë.”, u shpreh Payne. / KultPlus.com

Dita Botërore e Mjedisit

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 47 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human. / KultPlus.com

Ava Max me fotosesion për revistën e njohur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, realizoi fotosesion për numrin e ri të revistës së famshme “ODALïSQUE MAGAZINE”, në të cilën erdhi me një fotosesion të veçantë me ngjyrat bardhë e zi.

Ava Max u fotografua e veshur me një kostum të zi, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe bërë kaçurrele.

Ajo dukej atraktive në këto imazhe, për të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të shumtë të saj.

Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se është duke punuar për disa projekte të reja, të cilat shumë shpejt do të dalin në treg. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi me “Agimet Shqiptare” do të prezantohet në BBC Cardiff Singer of the World

Sopranoja e njohur kosovare Elbenita Kajtazi është në përgatitjet e fundit të paraqitjes së saj në BBC Cardiff Singer of the World, konkurs që do të nisë më 13 qershor, shkruan KulPlus.

Por e veçanta e kësaj paraqitje të sopranos kosovare është se do të prezantojë edhe veprën e Avni Mulës “Agimet Shqiptare”, që sipas Kajtazit është këngë që e prekë thellë në shpirt.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Kajtazit për këtë garë të jashtëzakonshme.

Sot ishte dita e 5 që kur jam e karantinuar në një hotel në Cardiff – Wales, përpara kam edhe 5 ditë të tjera e izoluar në këtë dhomë hoteli!

Nuk e kam marrur aspak negativ faktin që duhet të rri e mbyllur 10 ditë përpara se të filloj konkursi BBC Cardiff Singer of the World sepse fakti që jam vetëm dhe e izoluar po më ndihmonë shumë që të fokusohem e të parapërgatitem për një garë jashtëzakonisht të vështirë që po më pret nga 13 deri me 19 qershor.

Konkursi BBC Cardiff singers of the world është garë e dyfisht për dy kategori, atë të këngës dhe operës, unë kam zgjedhur të marrë pjesë në të dyja, sepse këngën LIED e dua shumë dhe ndjej gjithmonë shumë kënaqësi kur e interpretoj.

Përzgjedhjën e këngëve e kam bërë me shumë kujdes dhe me kënaqësin më të madhe ndaj me ju faktin që në mesin e BERG, STRAUß, DEBUSSY, BRAHMS, BRIDGE, LISZT, RACHMANINOFF, kam zgjedhur edhe këngën shqipe “Agimet Shqiptare” të kompozuar nga AVNI MULA. “Agimet Shqiptare” është këngë e cila më prek thellë në shpirt sa herë e këndoj, ndjej që me çdo notë e çdo fjalë mund të shpreh mallin e madhë që ndjej për atdheun tim.

Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen e uroj të dal faqebardhë e të nderoj gjithë Shqiptarët kudo që janë!/ KultPlus.com

Të rinjtë mblidhen në bregdetin e Shëngjinit për festivalin UNUM

UNUM Festival ka mbledhur të rinjtë në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit.

Në pamjet duket se si janë kujdesur në detaj për paraqitjen e tyre me veshje dhe piktura në fytyrë. Por ka edhe të tjerë që vazhdojnë të shijojnë rrezet e diellit pa u shqetësuar për muzikën apo për festivalin.

Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë. Festivali ka nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin./ top channel/ KultPlus.com

Azem Shkreli: Mes nesh kanë hyrë shumë varre dhe gjak

(Bisedë me “Naša Borba”, marrë nga vepra “Zoti nuk është shqiptar”, 1996)

● Kohë më parë morët shpërblimin për libër të vitit. Ku ndodhet momentalisht, krijimtaria shqiptare, në ç’drejtim ecën dhe a ka sot kushte në kosovë për t’u marrë seriozisht me vlera të njëmendta artistike?
► Krijimtaria artistike shqiptare në Kosovë edhe në këto kushte të vështira po dëshmon vitalitetin e saj, jo vetëm të ekzistencës, po edhe të zhvillimit e të avancimit të vlerave. Krijimtaria, në veçanti letërsia, mund të vështirësohet, por është e papengueshme. Krijuesi i mirëfilltë, shkrimtari i mirëfilltë, në të gjitha kushtet dhe në të gjitha situatat është shkrimtar. Tekefundit, krijimtaria artistike shumë herë nuk është rezultat i ndjenjës së mirëqenies. Shkrimtari e prodhon vetë lirinë e vet krijuese, vetë akti krijues është çlirim dhe liri.
Është e vërtetë se klima krijuese te ne është e rënduar mjaft, e ngushtuar, e ngarkuar me pasoja të vrazhdta të gjendjes në të cilën ndodhemi. Vlerat që arrijnë të krijohen dhe të ngrihen mbi këto vështirësi e pengesa, japin apriori provë të qëndrueshmërisë së tyre. Autorë vlerash të tilla, si çdo kulturë tjetër, ka edhe krijimtaria jonë dhe ata janë të papushtueshëm Kjo kurrsesi nuk do të thotë se dhuna e represioni të cilat në esencë janë antikulturë dhe anticivilizim, nuk e kanë lënduar ndjeshëm edhe kulturën dhe krijimtarinë tonë artistike, se nuk i kanë dëmtuar ndjeshëm vlerat, sepse, ato atë punë e atë qëllim kanë kurdo që pushteti i njërit i përdor ndaj kulturës dhe identitetit të tjetrit.

● Sa është e kushtëzuar krijimtaria artistike shqiptare nga ngjarjet ditore politike dhe a është e mundur t’u shmanget atyre?
► Klima dhe hapësira krijuese shqiptare këtu janë të rënduara, të ngushtuara, të ngarkuara. Ç’raport tjetër mund të kenë arti e kultura me dhunën, represionin e terrorin policor që janë përherë antipodë të kulturës e të artit? Kushtëzimi është evident. Ky kushtëzim nuk ka se si të evitohet, pasojat s’ka se si të mos ndjehen. Shkrimtari ynë, sikundër edhe të tjerët, nuk mund të jetojë jashtë kohës dhe jashtë jetës së popullit të tij, pra jashtë brengave dhe shqetësimeve dramatike që jetojnë sot shqiptarët në Kosovë, por edhe në vise të tjera të ish Jugosllavisë. Politika këtu nuk është më sferë interesimi e aktiviteti shtresash të caktuara që të mund t’i rrish anash. Ajo mirret me të gjitha dhe me të gjithë duke pasur në shënjestër çdo gjë që bën jetën, identitetin dhe ekzistencën shqiptare. Jeta politike këtu ndodh e kondensuar, e tensionuar, e instrumentalizuar ekstremisht nga tendenca shpërbëijeje të një substrati etnik. Është krejtësisht e kuptueshme përse shqiptarët nuk duan të jenë më vetëm objekt i politikave që do të vendosnin pozitën dhe fatin historik të tyre, ata duan të jenë subjekt esencial dhe i pakapërcyeshëm i vendosjes për pozitën dhe ardhmërinë e vet. Është po ashtu e kuptueshme përse në këtë vorbull vlimesh dramatike dhe vendimtare, intelektualët, andaj edhe shkrimtarët, nuk mund të kundrojnë anash. Kjo, madje as nuk varet më nga ata, varet nga imperativa të cilat nuk i përcakton vokacioni dhe vullneti i tyre.

● Ju ishit njëri nga pjesëmarrësit e dialogut të dëgjuar që u zhvillua në Francuska 7. Ç’ndodhi, në të vërtetë, atëbotë, ku u shfaqën mospajtimet më të mëdha dhe a ishin ato të pakapërcyeshme?
► Konsideroj se ai takim i shkrimtarëve në Beograd ishte i pari dialog mes shqiptarëve e serbëve. Ai ishte fillim i një dialogu i cili nuk u zhvillua dhe nuk u krye. Ishte i drejtpërdrejtë dhe krejtësisht i hapur. Një dialog politik pa politikë, pa rrotulla e retorizma të demagogjisë politike. Ai dialog, ai fillim dialogu, nuk ishte kurrsesi shkak i konfliktit, ishte hapje dhe sheshim i shkaqeve të konfliktit dhe, në esencë, dëshirë që ato të evitohen. Mospajtimet dhe kundërshtitë u hapën. Mirëpo, ato nuk qe e mundur të zgjidhen aty për aty. Ato u thanë sy më sy, pa ngurim e konsiderata të rreme, pa dorëza e komplekse. Dhe nuk u fshehën kurrë më.
Ku e merr që ai dialog t’ishte ç’duhej t’ishte: fillim i një dialogu sigurisht të gjatë, të rëndë e të mundimshëm, por konstruktiv dhe qëllimmirë.
Megjithatë aty u tha esenca e pozicionimeve të të dyja palëve. Nuk kishim iluzion se me një dialog, me një filiim dialogu, do të zgjidheshin e do të rrafshoheshin mospajtimet të dlat janë të ashpia, të thella dhe të kahershme. Ato as nuk mund të kapërcehen ndonjëherë pa u kapërcyer më parë shkaqet e tyre. Aq romantikë naivë të politikës nuk ishim as ne shkrimtarët. Ne vetëm po fillonim diç të domosdoshme që duhej të gjente vendin, mënyrën dhe vullnetin e mirë të vazhdohej. Krahasoni tani rezultatet e asaj që është dashur të bëhej me këto të kësaj që është bërë tragjikisht mbrapsht!
Një gjë mund ta them me bindje të thellë: Mbyllja e dialogut që në fillim të tij ishte fatale. Sado që dialogu ynë atëherë filloi i ndezur e i elektrizuar nga kundërshti të ashpra të interesave e të argumenteve, nga paragjykime e emodone të hrinjuara gjatë kohë, në ffymën dhe në esencën e qëilimit të atij dialogu të rreptë përmes të dlit doemos që do të zbrazej në fillim tërë një akumulim i gjatë e i fshehur mllefesh e urrejtjesh, kishte më shumë kulturë e tolerancë, më shumë prirje për rezonim intelektual e njerëzor, se sa në të gjitha që pasuan. Mirëpo, dialogun e morën në dorë politika; polida, militarizmi. Gjuhën e argumenteve e zëvendësoi gjuha brutale e forcës, e represionit dhe dhunës. Dihet si i zgjidhin ato çështjet mes popujve. Ato thelluan ndarjen e mosbesimin, urrejtjen e egërsuan dhe e bënë patologjike. Mes nesh futën edhe mjaft gjak dhe varre. Tani jemi shumë më larg njëri-tjetrit. Jemi definitivisht të ndarë dhe të larguar. Në mënyrën më të egër, më primitive, më të papajtueshme.

● A ka sot çfarëdo komunikimi a bashkëpunimi të intelektualëve shqiptarë me kolegët e atyre nga ish-Jugosllavia dhe veçmas nga Serbia?
► Ndarja dhe largimi vazhduan të thellohen. Motivet që i shkaktuan dhe pasojat që lanë janë traumatizuese. Të rinjtë dhe një pjesë e madhe e inteligjencisë shqiptare njohën një realitet të hidhur raportesh të cilat nuk i mbanin mend nga golgotat e kaluara shqiptare dhe nuk mund t’i supozonin të mundshëm tani. Dëshprimi qe i madh posaçërisht tek ajo masë e shqiptarëve të cilët kishin investuar mjaft besim dhe bindje se ishte e mundur jo vetëm fqinjësia e mirë, po edhe bashkëjetesa dhe ardhmëria me serbët.
Besimi dhe iluzionet u rrënuan gjer në themel: Duke zhveshur shqiptarët nga çdo subjektivitet politik, duke ushtruar kolonizim e ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike të Kosovës, duke përzënë nga puna, nga shkollat e nga fakultetet qindra mijëra punëtorë, kuadro, studentë e nxënës shqiptarë, duke serbizuar emra rrugësh, firmash, entesh, institucionesh e toponimesh, duke aplikuar ligje të posaçme diskriminuese si dhe përmes një sërë masash e veprimesh të tjera të dhunës, represionit, diskriminimit, aparteidit e gjenocidit të hapur, Serbia demonstroi në mënyrën më të vrazhdtë variantin dhe modelin e saj të kahershëm se si do ta zgjidhte ajo çështjen e Kosovës e të shqiptarëve, po t’i mbetej në dorë ta zgjidhi. Shqiptarët, të cilët nuk janë më çobanë, argatë dhe sharraxhinj, me sytë e tyre panë dhe njohën te ky model tërë monstruozitetin trishtues të elaboratit famëkeq të një Qubrilloviqi.
Një e keqe e posaçme qe fakti se përballë gjithë kësaj, mungoi të dëgjohet zëri i ndërgjegjes së inteligjencisë serbe. Ai zë qe i shurdhër ose i shurdhuar. Nuk ka rëndësi në i mungoi guximi qytetar apo vullneti të dëgjohet. Në mos për të mbrojtur shqiptarët, atëherë për të mbrojtur dinjitetin e vet njerëzor, intelektual dhe kombëtar para vetes dhe para botës. Ishte një fenomen befasues e i palakmueshëm, do të thonim i shëmtuar, një shkak i posaçëm dëshprimi dhe thellimi të mosbesimit e të largimit. Pasojat janë të ndjeshme e të rënda dhe nuk shërohen lehtë. Ato do të jetojnë të thadruara në kujtesë gjeneratash. Dhe, kuptohet, ato lënduan thellë dëshirën dhe vullnetin për komunikim, kuptimin e komunikimit.
Tani duhen durim, kohë dhe përpjekje të mëdha e të gjata për të rivënë urat e rrëzuara të çfarëdo kontakti a bashkëpunimi të cilit mund t’i besohet. Në Beograd kam pasur edhe vetë mjaft miq serbë nga fusha të ndryshme të artit e të kulturës. Nuk jemi parë e nuk jemi dëgjuar qëmoti. Nuk dua të besoj se janë bërë të tjerë njerëz, sepse njerëzorja mbetet te njeriu. Më dhimbset kushdo që, me vullnet e vetëdije apo pa to, misionin e vet të artistit e të intelektualit e viktimizion për shkaqe e motive të cilat nuk i bëjnë nder.

● Si i komentoni qëndrimet radikale të intelektualëve të shquar serbë e shqiptarë, me të cilat, krijohet përshtypja, këputen edhe ato pak fije bashkëjetese të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, apo ndoshta konsideroni se bashkëjetesa është e pamundur?
► Do të jem krejtësisht i hapur dhe i sinqertë, ndryshe nuk ka kuptim biseda jonë. Pyetja juaj sikur i barazon pozicionimet [pa] dallim mes qëllimeve radikale të njërës dhe të palës tjetër. Ka, dhe dallimi është radikal, pothuaj i pakapërcycshëm: Ndërkohë që radikalistët shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa liri, vetvendosje dhe pavarësi për vete, pa i munguar kujt as qimet e flokut, radikalistët serbë kërkojnë zgjidhje militare, dhunë, represion e terror, përzënie të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike, kolonizim e serbizim të Kosovës, zhbërje nacionale të qenies së tjetrit. Ky pozicionim, që është manifestim brutal dhe i shëmtuar i errësimit dhe erozimit të ndërgjegjjes nga pasione patologjike të urrejtjes ndaj tjetrit, nuk i bën nder as individit, as artistit e intelektualit, dhe as popullit në emër të interesave “të larta” të të cilit prononcohet.

● A është e mundur bashkëjetesa?
► Kjo është kryepyetja. Kryepërgjegjjen nuk e jep dot individi, e jep populli. Të dy popujt. Mundësitë e bashkëjetesës i provuam bashkë kaq gjatë në histori dhe në të gjitha variantat na doli e padurueshme dhe e pamundur. Dëshmitë e fundit ishin fatale, ishin tragjike. Duket sikur me bashkëjetesën mes popujve dhe me bashkëshortësinë është njësoj. Kur thyhen, thyhen si kupa e qelqtë, nuk ngjiten dhe nuk amohen më. Tani ne shqiptarët duam që, nga bashkëjetesa e keqe, të bëjmë fqinjësi të mirë. Ndoshta të dyja palët jemi më të përshtatshme për të dytën.

● Pos ndonjë tentimi të zbehtë imitimi të dialogut, dialog të njëmendët serbo-shqiptar nuk kishte deri sot. Sa mund t’i kontribuojnë intelektualët e pavarur normalizimit të marrëdhënieve dhe vendosjes së dialogut serioz politik?
► Intelektualët, po qenë intelektualë seriozë, nuk mund të mos jenë të pavarur. Intelektualët, po qenë të pamanipuluar e të painstrumentalizuar nga pushteti e politika, të painfektuar nga sëmundje urrejtjesh nacionale, janë pa dyshim më të miratueshmit të shtrojnë udhën dhe klimën e arsyes e të vullnetit të mirë, të qetësojnë euforitë banale e pasionet nacionaliste, të zbusin e të humanizojnë raportet, të ndërtojnë besimin në nevojën, në domosdonë dhe në mundësitë e dialogut. Kush tjetër pos intelektualëve dhe para intelektualëve. Të dy popujve tanë u uroj që tani, në të hyrë në shekullin njëzetenjë, ta kenë më të mençur kokën sesa pushkën.
Artistët shqiptarë, disa vite të fundit, shumë rrallë kanë marrë pjesë në manifestime kulturore në Serbi. Edhe ato pak tentime që u bënë, është përshtypja se u instrumentalizuan nga garniturat politike. Në ca raste, artistët e tillë u shpallën “tradhëtarë” të interesave nacionale.
A nuk ju duket edhe kjo pyetje paksa e instmmentalizuar dhe a nuk është më mirë që përgjigjen ta lëmë për kohë më të mira?

● Pas rënies së komunizmit në vendet evro-lindore, ndihet nevoja e krijuesve të tyre për të pushtuar hapësira të reja në rrjedhat kulturore evropiane e botërore. Çfarë është depërtimi i krijuesve shqiptarë në këtë plan?
► Hapja e Shqipërisë ndaj botës, pas aq kohë mbylljeje e izolimi, pas aq kohë vetëmjaftimi që është vetvrasës për kulturën e çdo populli, është hapje e udhëve dhe e vlerave për komunikim kulturor me botën. Po sistemohen përpjekjet të depërtohet me vlerat më të mira. Vlera te tilla ka nga shumë fusha të krijimtarisë dhe rezultatet, jo vetëm me një Kadare, janë kurajuese. Kurajim, vetëvetiu, na përket edhe ne këtu sepse një është kultura shqiptare./ KultPlus.com

“Ditëlindja” me regji të Ilirjana Arifit, premierë në Teatrin “Dodona”

Të hënën prej orës 19:30 do të prezantohet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” (Djali im vetëm ecë pak më ngadalë”, shfaqje nga Ivor Martinic, por që për publikun kosovar vjen me regji të Ilirjana Arifit, shkruan KultPlus.

Në këtë shfaqje, me rolet e tyre luajnë:  Rebeka Qena, Labinot Raci, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari dhe Alketa Sylaj.

Nga Teatri “Dodona”, bëjnë të ditur se skenografinë dhe kostumet e kësaj shfaqje i ka punuar Theranda Sertolli, kurse dizajnin e dritave, Skender Latifi.

Kjo shfaqje është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, kurse premiera është vetëm me ftesa, kurse repriza e parë është më 8 qershor./ KultPlus.com

Bebe Rexha së shpejti pjesë e “Netflix”

We The People”, quhet seriali i animuar i “Netflix”, në të cilin këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.

Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell. “We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në “Netflix”, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.

Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në “AFI DOCS” më 24 qershor. Këtë lajm Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citizien”

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak. Artistja zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta martonin në moshë të re, sipas traditës shqiptare./ Konica.al/ KultPus.com

Fahredin Spahija me ekspozitë në Shkodër, “Mendo për mua” përfshinë 40 fotografi

Fotografi i njohur Fahredin Spahija do të prezantohet me ekspozitë personale në Galerinë “Oda” në Shkodër, shkruan KultPlus.

E titulluar “Mendo për mua”, kjo ekspozitë që përfshinë 40 fotografi, do të hapet më 11 qershor prej orës 17:00.

“Fotografia e Fahredin Spahisë për këtë ekspozitë të radhës asht trupore. Në qendër të saj rrin trupi njerëzor – përkatësisht ai femnor – portreti, detaji, nudoja dhe detaji i nudos. Duhet të themi qysh në fillim se interesi i autorit Fahredin Spahija ka qenë i prirun edhe kah dramatikja dhe paramorfoza e figurës me qëllimin e dukshëm për të plotësue nji seri funksionesh të shpalluna praktikisht prej tij në epistemën e kësaj fotografie që përban materialin kryesor të kësaj ekspozite” është shkruar nga Primo Shllaku në katalogun e kësaj ekspozite.

Ekspozita e Fahredin Spahisë do të rri e hapur deri më 30 qershor./ KultPlus.com

KultPlus me thirrje të hapur për fëmijët: Letër për presidenten Vjosa Osmani

Fëmijët e Kosovës do të kenë mundësi që ti drejtohen me një letër presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, shkruan KultPlus.

KultPlus fton të gjithë fëmijët prej 10 deri 15 vjet që ti drejtohen me një letër presidentes së vendit, të cilët, nëpërmjet letrave, ata mund të shprehin kërkesat dhe dëshirat e tyre, të cilat edhe do ti nënshtrohen një jurie profesionale prej tre shkrimtarëve për fëmijë.

Ardianë Pajaziti, kryeredaktore e KultPlus ka njoftuar se kjo thirrje ka për qëllim që fëmijët ti ofrojë sa më afër institucioneve të Kosovës, por në të njëjtën kohë, edhe presidentja e vendit të kuptojë se çfarë dëshira dhe kërkesa kanë këta fëmijë të këtyre moshave.

Me qëllim që letrat të jenë sa më origjinale, fëmijët duhet të shkruajnë me dorë (jo me kompjuter), më së shumti një faqe të fletores, dhe të njëjtat të fotografohen në mënyrë të qartë, të shkruhet emri dhe mbiemri i fëmiut, kontakti dhe të dërgohen në [email protected], deri më 15 qershor.

Juria do të përzgjedhë dhjetë letrat më të mira të kësaj gare, të cilat edhe do të certifikohen, kurse tri letrat më të mira edhe do të shpërblehen.

Për këtë thirrje për fëmijët, krejt në fund do të organizohet edhe një ceremoni, ku do të jetë e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani./ KultPlus.com

“Qan lulja për lulen”, projekti më i ri i Eda Zarit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Eda Zari e cila sjell muzikën shqipe në një version shumë të veçantë, së fundi do të sjell këngën “Qan lulja për lulen”, shkruan KultPlus.

Eda Zari ka njoftuar se ky projekt do të lansohet të shtunën, përderisa ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të kësaj kënge që po ju sjell edhe KultPlus.

Kjo këngë do të lansohet në YouTube./ KultPlus.com

Rikthehet Festivali i Cannes, nuk do të ketë puthje dhe përqafime në tapetin e kuq

Shon Pen dhe Wes Anderson pritet të jenë pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh të festivalit të Kanës që do të mbahet në korrik. Yjet ndërkombëtarë do të mblidhen sërish në festën që do zhvillohet në rivierën franceze.

Organizatorët e festivalit më të madh kinematografik në botë deklaruan se ishin të sigurt se janë në gjendje të realizojnë eventin në bregdet, ndërkohë që në Francë masat për Covid-19 janë disi më të lehtësuara.

Festivali i cili kryesisht mbahej në maj, u anulua vitin që shkoi për shkak të pandemisë, për t’u rikthyer këtë vit, nga data 6 deri më 17 korrik. Ndërsa nuk pritet të ketë puthje dhe përqafime në tapetin e kuq, pas një edicioni hollivudian të Kanës linja e rikthimit përmban më pak emra të mëdhenj të yjeve amerikanë.

Në listën e 24 filmave konkurrues të preferuar për Palmën e Artë janë edhe disa filma që kanë në përmbajtje personazhe me maska. Dëshira për të marrë pjesë në garë është edhe Netflix i cili ka prezantuar disa filma, por kjo është kundër rregullave të Kanës pasi nuk lejohet shfaqja në kinema dhe nuk arritur një marrëveshje. TvKlan/KultPlus.com

File photo dated May 15, 2018 of Spike Lee posing at the Blackkklansman photocall held at the Palais des Festivals on May 15, 2018 in Cannes, France as part of the 71st annual Cannes Film Festival. – US director Spike Lee will head the jury at the Cannes Film Festival in July, making him the first black person to take on the role. Photo by Lionel Hahn/Abaca/Sipa USA(Sipa via AP Images)

‘Rritni fjalët, jo zërin, është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima’

Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin.

Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore.

Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave.

Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

– “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë”

– “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve”

– “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër”

– “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten”

– “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?”

– “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima”

– “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët”

 – “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja”

– “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju”

– “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar”

– “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet”

– “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”

– “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër”

-“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?”

– “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty”

– “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”. / KultPlus.com

Salieri, kompozitori që u bë i famshëm nga mosmarrëveshjet me Mozart-in

Arti nuk i përjashton edhe mënyra të tilla si promovues të një emri, roli i të cilit mjerisht do të ngjiste shkallët e famës nga dera e pasme e suksesit. Antonio Salieri gjendet shpeshherë në prapaskenë të shumë ngjarjeve që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë krijuese të Mozartit.

Mënyra se si italiani Antonio Salieri zgjodhi të ishte i famshëm, mund të mos kenë lidhje me minimin e sukseseve, për të cilat ai u akuzua nga vetë Mozart, por shumë zëra e bëjnë atë më faj. Ndoshta një xhelozi që lind dhe fermentohet natyrshëm deri në shndërrimin e këtij fërkimi në urrejtje. Dhe e tillë ishte dhe mbeti deri në fund marrëdhënia që kishin ata të dy, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salieri.

***

Italiani Antonio Salieri u lind në Legnago më 18 gusht të vitit 1750 dhe vdiq në Vjenë më 7 maj të vitit 1825. Ai pati një fat të habitshëm, atë që të bëhej i famshëm jo prej dhuntive muzikore të tij, por prej ndodhisë së raportit të stuhishëm që ai kishte me Mozartin. Efektivisht kritikët seriozë e gjykuan dhe e gjykojnë një drejtor orkestre të aftë, kompozitorin më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Europës të kohës së tij.

E thënë në këto terma, Salieri qe një muzikant i pajisur me një talent të konsiderueshëm, i prirur për mësimdhënien, pavarësisht mënyrës sesi e ka përshkruar Milosh Forman, i cili e ka bërë pothuajse si vrasës (episodi i pa demonstruar ndonjëherë historikisht për sa paraqitet me ironi dhe forcë vizionare nga regjisori i “Amadeus”, 1984 prodhim i Ëarner Bros). I diskutueshëm është edhe rivaliteti artistik i tij. Faktikisht, në atë kohë veprat e Salieri ngjallnin vlerësim më të madh nga sa u rezervohej atyre të Mozart. Në karrierën e tij Salieri pati si nxënës muzikantë të ardhshëm të destinuar që të bëheshin të famshëm: nga Beethoven tek Schubert, nga Liszt tek Czerny dhe Hummel. Ironi e fatit, midis nxënësve të tij pati një një prej djemve të vetë Mozart, Franz Xaver Ëolfgang. Me fjalë të tjera, Salieri ishte ai që sot do të përkufizohej si një njeri i “plotësuar”.

Gjeneza e një kundërshtie mjeshtrash

Le të shikojmë tani nëse historia mund të na zbulojë ndonjë gjë që nuk na del nga arti muzikor dhe nga rivaliteti inekzistues. Kështu, historia na thotë se kundërshtia Salieri – Mozart nuk kishte arsye që të ekzistonte. Atëherë, është shpikur ditën për diell nga një regjisor në kërkim të përrallores artistike? Jo, sepse shkak i kundërshtisë qe pikërisht Mozart i cili rreth vitit 1790, megjithëse duke qenë në kulmin e famës, akuzoi Salieri – me që ra fjala, në rënie fame – për kopjim dhe atentat ndaj jetës së tij. Çfarë kishte të vërtetë në këtë akuzë? Alexander Wheelock Thayer, me profesion historiak, rreth 10 vjet përpara takimit Mozart – Salieri i kish hequr salzburgasit rolin e mësuesit të muzikës të Princeshës Württemberg. Për më tepër, as vitin e ardhshëm, Mozart nuk kishte arritur ta siguronte detyrën e mësuesit të pianos të princeshës. Këtyre mossukseseve “profesionale” i shtohet mossuksesi i njëkohshëm pranë publikut (dhe pranë Perandorit) që shënoi debutimin e “Dasmës së Figaros”: për njërin mossukses dhe tjetrin Mozart akuzoi Salieri që i kishte bojkotuar kandidaturën dhe ekzekutimin.

Një shqyrtim serioz i mossuksesit të “Dasmës së Figaros: na zbulon se në atë kohë Salieri ishte në Francë për premierën e veprës së tij “Les Horaces”: do të kishte pasur goxha të vështirë që të përcaktonte në atë largësi suksesin apo mossuksesin e një vepre të Mozart. Ka shumë mundësi që nxitësi anti-Salieri qe poeti Giovanni Battista Casti, i cili ishte një rival i poetit të oborrit Lorenzo da Ponte, autor i libretit të “Figaro”. Në thelb, diatriba Mozart – Salieri nuk duhet të ketë qenë gjë tjetër veçse një aferë e montuar me art. Në fakt, kur në mënyrë të çuditshme – në vitin 1788 – Salieri mori detyrën e “Kapellmeister” të oborrit perandorak, ai nuk propozoi për rastin një opera të çfarëdoshme, por një ribërje të “Dasmës së Figaros” të Mozart (mik – armikut!?). Është fakt se me kalimin e kohës u përhap dhe u konsolidua legjenda e helmimit të supozuar të Mozart nga ana e një Salieri të tërbuar nga zilia. Legjendë e privuar nga çdo bazë, por që gjithsesi ka frymëzuar artistë të ndryshëm gjatë shekujve. Forman nuk ka qenë as i vetmi, as i pari: përpara tij, në ekuivok analog kishte rënë edhe poeti (dhe shkrimtari) rus Aleksàndr Sergejeviç Pushkin.

Ky në vitin 1830 kishte shkruar “Mozart e Salieri” (në të kundërt e mbiquajtur në mënyrë simptomatike “Zilia”). Në dramën e tij shumë të shkurtër në vargje, Pushkin imagjinon që Salieri – i tërbuar nga xhelozia – do t’i komisiononte rivalin “Requiem” e zakonshëm, me synimin që t’ia vidhte pasi ta helmonte. Në linjë pastërtisht fakti, padyshim që “Requiem” ishte një vepër e kompozuar me komision; megjithatë, porositësi ishte i mirënjohur: bëhej fjalë për Kontin Fritz Von Walsegg dhe ishte ky që mund të kishte synimin që ta paraqiste si të vetin me rastin e ekzekutimit të funeralit të dhëndërit të vet. Nuk ka munguar kush e ka konsideruar të drejtë që të bëjë shaka lidhur me ndodhinë e treguar nga Pushkin, duke pohuar: “Nëqoftëse Salieri nuk e ka vrarë Mozart, me siguri Pushkin e ka vrarë Salieri”.

Në vitin 1898, “Mozart e Salieri” u shfaq në versionin e kompozitorit Nikolaj Rimskij-Korsakov. Muzika është frymëzuar dhe i është kushtuar kompozitorit Aleksandr Dargomujzhiski, ndërsa libreti ishte i vetë Rimskij-Korsakov, që bazohej mbi dramën me të njëjtin emër të Pushkin dhe sesi kjo vepër u nda vetëm në dy skena. Muzika u ekzekutua nga pianisti dhe kompozitori Sergej Rahmaninov. Është i vitit 1978 një përshtatje e mëtejshme e ndodhisë mozartiane: në fakt, më “Amadeus” dramaturgu Peter Shaffer pushton teatrot e Londrës. Ndodhia merr bazat e veprës së Pushkin dhe ia zgjeron shtrirjen. Mbetet zilia e Salieri dhe “Requiem” i porositur nga një njeri i veshur me të zeza (Salieri i maskuar), por gjithçka thellohet dhe sidomos narrativa vjen nga vepra e vetë Salieri. Teksti pëson modifikime, deri në versionin definitiv të vitit 1981. Për të gjetur versionin e fundit, dramën e Shaffer, duhet të arrihet në vitin 1984 kur Milosh Forman sjell në sallat kinematografike “Amadeusin” e tij. Nuk do të donim që puna e tanishme të tingëllonte si një gjykim absolutisht negativ ndaj veprës së Forman. Praktikisht, nga njëra anë personazhi Mozart merr karakteristika lehtësisht karikatureske; nga ana tjetër janë zbutur anët negative të personazhit Salieri: Salieri kinematografik (i interpretuar nga F. Murray Abraham) është patjetër më pak “negativ” se ai i propozuar në dramën e Shaffer. Në thelb, karakteret e të dy personazheve janë zhveshur nga një sens ironie dhe zbutur nga një ndjenjë e madhe muzikore në skenën e famshme madhështore të kompozimit të “confutatis maledictis”. Nëqoftëse do të na duhej të bënim bilancin lidhur me atë që mund të ketë ndodhur në fakt midis Salieri dhe Mozart, do të detyroheshim të konkludonim se:

” Është shumë e mundur që Salieri të jetë nxitur nga ky rivalitet që dallon raportet midis artistëve të nivelit të lartë;

” Se kjo nuk nënkupton automatikisht që Salieri kishte mundësinë, rastin apo vullnetin për ta eliminuar fizikisht Mozart nga horizonti i tij;

” Në çdo rast, nuk do të kishte asnjë përfitim;

” Nga ana tjetër nuk ka dyshim se Mozart ishte gjeni, se ndjehej pothuajse totalisht i “pakuptueshëm” dhe se ishte një subjekt lehtësisht i influencueshëm dhe pafundësisht i brishtë. /albertvataj/ KultPlus.com

Dokumentari ‘Hope’ shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Filmit në Indi

Dokumentari ”Hope” i realizuar nga Vjosa Abazi, është shpërblyer me dy çmime mujore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ”Tagore” që mbahet në Indi, përcjell KultPlus.

Filmi është shpallur fitues i çmimeve Documentary film dhe Film On Woman.

Dokumentari i cili premierën e kishte në DokuFest-in e viti të kaluar, shpalos historinë e katër grave që i lidhin histori të ndryshme por një fat i përbashkët. Heroina që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar më tutje.

Dokumentari “Hope” sjellë rrëfimet dhe përditshmërinë e këtyre katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valintinës e Makfiretes, i bënë të gjalla dhe njëherë historitë që nuk duhet të kalohen në heshtje. / KultPlus.com

’24 orë nga jeta e një gruaje’

Fragment nga Stefan Cvajg

Çdo gjë kuptohet nga duart, nga mënyra me të cilën presin, me të cilën kapin, me të cilën ndahen. Njëqind karaktere mund të zbulosh nga mënyra se si i kapin duart paratë, si i zhubrosin dhe i shtrëngojnë me lëvizje nervoze. Karakteri i njeriut zbulohet në kumar nga vetë dora e tij. Sepse të gjithë ose pothuajse të gjithë kumarxhinjtë kanë mësuar se si të mos tradhtohen nga fytyra. Ata ruajnë maskën e ftohtë në fytyrë që i tregon të paprekshëm… Por pikërisht ngaqë tërë vëmendja përqendrohet te fytyra, ata harrojnë duart, që zbulojnë pa turp të fshehtën e madhe…

***

-Ngrihuni shpejt! Këtë çast…

Mirëpo atëherë ndodhi diçka e papritur. U kthye rrëmbimthi, po fytyra që më shikonte nuk ishte më e përvuajtur dhe e turpshme, ishte fytyra e një budallai, e një të çmenduri, me sy të flakëruar e buzë që i dridheshin nga inati.

-Lermëni rehat! – thirri. –Sa herë që vini ju, humbas. Kështu bëtë dje, kështu po bëni dhe sot. Shkoni!

Mbeta një çast si e ngurosur. Përballë marrëzisë së tij shpërtheu dhe inati im.

-Unë ju kam sjellë tersin? – e sulmova. – Gënjeshtar, hajdut, m’u betuat…

Po s’munda të vazhdoja, sepse ai i çmendur brofi në këmbë dhe më shtyu, pa çarë kokën për zhurmën që nisi të bëhej rreth nesh.

-Lermëni rehat! – thirri si i xhindosur. – Unë s’jam nën mbrojtjen tuaj… Na… na…, merrini paratë që ju kam borxh, – dhe më hodhi disa kartëmonedha qindëshe. – E tani lermëni të qetë!

***

Kanë kaluar njëzet e katër vjet që atëherë, e megjithatë, tek më kujtohet ai çast kur rrija atje e fshikulluar nga ironia e tij, më ngrin gjaku në rremba. Dhe e ndjej përsëri me lebeti se çfarë lënde e dobët, e ngratë dhe e mjerë duhet të jetë ajo që ne, me fjalë tepër të mëdha, e quajmë botë të brendshme, shpirt, ndjenjë, ajo që ne e quajmë dhimbje, sepse të gjitha këto, qoftë dhe në kulm, nuk janë në gjendje ta dërrmojnë krejt trupin e munduar – pse rrojmë prapëseprapë në të tilla çaste, me gjakun që na rreh në deje si çekan, në vend që të vdesim, të këputemi e të biem si ajo pema kur e godet rrufeja. Po ashtu është si ju thashë: dhimbja qenka e poshtër, u mposhtka nga dëshira cipëplasur për të jetuar që, siç duket, ka hedhur në mishin tonë rrënjë më të thella nga të gjitha pasionet e vdekshme të shpirtit. / KultPlus.com

Shqipëria nën aparatin e fotografit Thimi Raçi (FOTO)

Nga Luljeta Peci

Fotografia në Shqipëri nisi vonë krahasuar me vendet e tjera, e për herë të parë Papa Jani Zengo filloi shkrepjen e fotografive nga shqiptarët, por kishte edhe pasues të tij.

Njëri ndër ta ishte edhe Thimi Raçi (1886-1966) i cili punoi kryesisht në vitet’20 dhe ’30 në fshatin Dardhë afër Korçës.File:Thimi Raci.jpg - Wikimedia Commons

©commons

Raçi lindi në fshat ku ndoqi një shkollë greke, kurse në moshën 15-vjeçare emigroi në Rumani për punë, si shumë shqiptarë të atyre zonave. Pas kthimit në Shqipëri punoi teneqexhi në Korçë.

CBC radhit disa prej fotografive ikonike të këtij fotografi të hershëm shqiptar, që dha kontribut të madh në koleksionimin e imazheve me personazhe shqiptare.Dardha, stands in the first place of our climatic countries and as a developed society, because …” / When the press of the Zog Monarchy promoted tourism – Memorie.al

©memorie.al

Mjeshtërinë e fotografit e mësoi nga Pero Kaçauni, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1910, dhe i la Thimit të gjitha pajisjet e fotografimit. Një vit më vonë, në fshatin Dardhë kishte një dyqan me tabelën, “Thimi Raçi- teneqexhi dhe fotograf”.The Photo Collection of Thimi Raci

©albanianphotography

Për sa u përket temave, fotografitë e Thimi Racit janë të zakonshme, kryesisht portrete familjesh, fëmijë, dasma dhe foto të ngjarjeve të fshatit, mirëpo në rast se mbahet parasysh se në gjithë Shqipërinë e asaj kohe kishte fotografë vetëm në Shkodër dhe në Korçë, mahnitemi nga kontributi i jashtëzakonshëm i Thimi Racit.Pin på History of Albania

©pinterest

Vëzhguesi i kujdesshëm do të habitet gjithashtu për nivelin e lartë të mirëqenies, të progresit shoqëror dhe të ndikimit perëndimor që shfaqet në fotografitë e Dardhës, po të krahasohen me pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ende e varfër, e prapambetur dhe orientale në atë kohë.The Photo Collection of Thimi Raci | Albanian culture, Albanian people, Albanians©pinterestDardha, Albania | Albanian culture, Ancient greek clothing, Photo

©pinterest. /cbc.al/ KultPlus.com

Sot është datëlindja e skulptores së parë shqiptare

Më 4 qershor 1915, në Kavajë lindi Kristina Koljaka-Hoshi, skulptorja e parë shqiptare.


Sot 106, vite nga lindja e skulptores Kristina Koljaka-Hoshi. Kristina ishte skulptorja e parë shqiptare e diplomuar në Akademinë e Romës, në atelienë e prof. D’Angelo Xaneli.

Ajo vdiq më 21 tetor të viti 2005, në moshën 90-vjeçare në Çikago./ KultPlus.com

‘Sinergy’, projekti që bashkon festivalet më të mëdha të muzikës nga Ballkani Perëndimor

Projekti ”Sinergy” Ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së muzikës klasike në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga programi Creative Europe i Komisionit Evropian, në tre vitet e ardhshme do të mbledhë festivalet më të rëndësishme të muzikës artistike me qëllim të mprehjes së aftësive dhe rritjes së kapacitetit të industrisë së muzikës klasike në këtë pjesë të Evropës.

Ditët e Muzikës Malazeze të KotorArt Don Branko si drejtues i projektit, së bashku me Festivalet e Qendrës së Beogradit (BELEF dhe BEMUS), Festivalin Veror të Dubrovnikut, Festivalin e Lubjanës, Vox Baroque nga Shqipëria dhe Kosovo Chopin Association nga Kosova do të krijojnë mundësi të reja për kompozitorët dhe muzikantët për të lansuar punën e tyre përtej kufinjve te vendeve ku keto festivale organizohen.

“Ne jemi të nderuar dhe ndjehemi të privilegjuar që Kosovo Chopin Association dhe Chopin PianoFEST Prishtina janë pjesë e projektit të përbashkët Evropian #SYNERGY së bashku me të gjithë festivalet më të spikatura në rajon. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që do të ndajmë këtë rrugëtim dhe bashkëpunim që shpresojmë ta zhvillojmë me kalimin e viteve. Ne jemi mirënjohës për besimin e dhënë. Edicioni i 11-të i festivalit Chopin PianoFEST po zhvillohet aktualisht në Prishtinë me dhjetëra artistë nga e gjithë bota. Duke njohur dhe respektuar njëri-tjetrin përmes muzikës dhe qëllimeve të përbashkëta, jam e bindur që ne do të krijojmë marrëdhënie afatgjata bashkëpunimi dhe mirëkuptimi”, ka thene kryetarja e Shoqates KOsovare Chopin, Prof. Lejla Pula ne deklaraten e saj te derguar me shkrim per te pershendetur partneret.

Qasja e projektit përfshin metoda të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e njohurive në nivelin rajonal dhe evropian. #SYNERGY do të bashkojë 12 kompozitorë, mbi 50 muzikantë dhe menaxherë të rinj në kulturë, do të organizojë 6 seminare për profesionistët e kulturës dhe 12 rezidenca për kompozitorët e rinj.

“Ne jemi të kënaqur që Komisioni Evropian ka njohur rëndësinë e iniciativës së Ditëve të Muzikës së Don Branko për të forcuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë të paraqesë trashëgiminë lokale dhe artistët dhe kështu të kontribuojë në zhvillimin e skenës muzikore artistike në këtë pjesë të Evropës. Si drejtues të këtij projekti tre-vjeçar të bashkëpunimit Evropian, ne i mirëpresim të gjithë pjesëmarrësit, i cili do të sjellë së bashku muzikantë nga kultura të ndryshme, inkurajon komunikimin dhe shkëmbimin artistik, dhe kështu krijon një lidhje më të madhe dhe më të fortë midis njerëzve’, tha themeluesi dhe drejtori i KotorArt – Ditët e Muzikës së Don Brankos, Ratimir Martinoviç.

Kurse menaxherja e Festivalit Besa Luzha e cila mori pjese ne lansimin zyrtar te projektit ne qytetin e Kotorrit, qytet ne te cilin organizata udheheqese e projektit shenon 20 vjetorin e Festivalit Kotor Art, theksoi se ne Kosove, pas luftes, festivalet e muzikes te organizuara ne Kosove, kane deshmuar potencialin krijues, performues muzikor ne Kosove, potencial ky i cili tashme eshte i njohur nderkombetarisht, dhe ChopinPianoFEST Prishtina eshte i nderuar qe eshte pjese e ketij bashkepunimi krahas festivaleve te rendesishme te rajonit, disa prej te cilave shenojne 70 vjet te ekzistimit, dhe se e sheh kete mundesi te mire te shkembimit te pervojave, artisteve dhe projekteve kulturore.

Pjesa e parë e aktiviteteve, Muzika Klasike: Pas skenës, përbëhet nga punëtori me analiza gjithëpërfshirëse të prodhimit të muzikës klasike, dhe fund do të kompilohet Libri Udhëzues i prodhimit të muzikës Klasike, i cili do të shpërndahet dhe promovohet në të gjithë rajonin dhe Evropën. Muzika Klasike: Si Bëhet, është një grup aktivitetesh me rezidencë për kompozitorët në të gjitha vendet e projektit. Më në fund, brenda aktiviteteve të quajtura Muzikë Klasike: Në skenë, veprat e reja do të promovohen dhe interpretohen në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga muzikantë të shumtë në zhvillim.

Si finale e madhe e projektit, një turne në festival është planifikuar të paraqesë kompozitorë, kompozime të reja dhe muzikantë të rinj gjatë festivaleve verore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë informacione për projektin #SYNERGY, ju lutemi kontaktoni organizatat partnere të projektit nga vendi perkates ose vizitoni faqen e internetit të projektit. / KultPlus.com

Në Mitrovicë mbahet Festivali Multikulturor ‘Gruaja, arkitekte e shoqërisë’

Për herë të tretë OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” po organizon Festivalin Multikulturor, me synim të ngritjes së vetëdijes rreth fuqizimit, sfidave dhe paragjykimeve që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Pjesë e një aktiviteti në këtë festival kësaj radhe u bë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani. Ajo u takua me vajzat e Klubit Futbollistik të Femrave në Mitrovicë të cilat këtë vit janë bërë kampione.

Osmani ndau me vajzat e KFF Mitrovica eksperiencën e saj në sport, planet institucionale për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në sport dhe potencoj rëndësinë që kjo fushë në zhvillimin e vajzave të reja. Gjithashtu ajo siguroj që sporti nuk njeh kufi të diferencimeve etnike gjinore dhe statusit socio ekonomik, prandaj këtë fushë duhet ta shohim si mekanizëm përmes së cilit të bashkojmë shoqërinë tonë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Isak Skenderi, Drejtor në OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, znj.Vesa Batalli menaxhere e programit dhe Klubi i Futbollit Mitrovica 3. / KultPlus.com

Promovohet ‘’Linga e heshtjes’’ nga Bujar Salihu, Emini: Libri do të lexohet si cingarja e cila thyen heshtjen dhe thërret për bashkëbisedim

Era Berisha

Përurimi i librit ‘’Linga e heshtjes’’ nga autori Bujar Salihu sot solli diskutimin mbi po këtë libër nga Adem Gashi, Emin Emini, Flamur Maloku dhe Berat Dakaj nga Shtëpia Botuese ‘Armagedoni’, ku u shpalosën vlerësimet, paragjykimet dhe analizat e ndryshme të cilat ishin futur thellë brenda përmbledhjeve të poezive në këtë libër, shkruan KultPlus.

Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës sot ka mbledhur rreth vetes familjarë dhe shkrimtar të ndryshëm, me rastin e përurimit të librit ‘Linga e heshtjes’ nga autori Bujar Salihu. Ky libër ngërthen në vete një përmbledhje poezish, ku disa nga to edhe u interpretuan nga Alketa Gashi-Fazliu, duke futur publikun në një gjendje herë komike e herë të qetë e të thelluar në figurat stilistike të plasaritura brenda poezive.

Fillimisht, pasi që u bë e ditur se pjesëmarrësit do të kenë rastin të marrin një kopje falas të librit, fjalimin e parë e nisi vetë botuesi i këtij librit, Berat Dakaj i cili është shprehur rreth ndikimit të mediave në aspektin e kulturës.

“Mediat kanë varrosur kulturën por e kanë varrosur me kokën poshtë. Kur koha kthehet mbarë, ky aktiviteti i këtij lloji dhe të tjerat, dashamirët e kulturës përmbysin poetikën dhe ndjekin pas kulturën”, thotë Dakaj.

Radhën e morri Adem Gashi, i cili shpalosi sprovën e leximit të tij që është mbështetur në tre kritika.

“Kjo sprovë leximi është mbështetur në tre paragjykime. Bindja ime, konstatimet dhe shijet e mia janë të shpalosura në këtë sprovë të leximit, pa përjashtuar elemente vlerësimi dhe analizës”, thotë Gashi.

Sipas tij, duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të poezisë, përtacia e leximit ishte prezente por praktika e tij për të hapur pa menduar librin në një fletë, i dha atij faqen 85, ku ai gjeti poezinë e titulluar ‘Buka’ dhe me aq ai nisi leximin dhe rileximin e tij.

“Lirika e Bujarit vjen mes atyre më të mirave në të gjitha regjistrat që trajtojnë poezinë sot. Poezia e tij është  thjesht poezi e bukur, një lirikë e pastër me kulturë gjuhësore, shtresime dijesh autoriale, vlerë të ritmit poetik, me denduri figurash stilistike ku dominon metafora, oksimoroni dhe ironia”, përfundon Gashi.

Kurse, profesori universitar, Emin Emini për të folur rreth analizës së tij të titulluar ‘Linga e komunikimit’.

“Në organikën e objektit estetik të librit identifikohen disa shtresa ligjërimore, figurative e ndjesore që shpërfaqen të bashkëlidhura në bërthamat përmbajtjesore poetike heterogjene. Skema e strukturës ndërtohet përmes funksionalizimit të numrit shtatë, e i cili është pikëtakimi arkitekturor i poezive të sistemuara në shtatë cikle poetike, ndërkaq bërthamat janë produkt i motivacionit krijues poetik”, thotë Emini.

Sipas tij, akti i vetëdijes subjektive, poetit i jep dorë që në ligjërimin poetik të përdor gjuhën e artit pamor. Pra, gjuhën e ngjyrës duke filluar nga e bardha e deri tek e zeza, të cilat në etikë janë sinonim i keqes dhe së mirës. Prandaj, Emini e konsideron këtë ecejake poetike të natyrshme përmes së cilës autori ndërton arketipa të imazheve.

“Nëpërmjet copëzimit dhe rivjëzimit temporal dhe hapësinor, autori ndërton formën e ekzistencës së qenies estetike dhe njëkohësisht me largimin nga ky diskurs, përfiton formësimin e strukturës transcendentale mendimore. Prandaj, ky libër do të lexohet si linga e komunikimit, si cingarja e cila thyen heshtjen dhe thërret për bashkëbisedim”, përfundon Emini.

Po ashtu, shkrimtari Flamur Maloku për publikun dha një analizë të tijën që bazohet tërësisht në gjuhën e autorit të librit.

“Letërsinë nuk e shoh si paragjykim por thjesht një kënaqësi. Poeti është një njeri i arsyeshëm i atij realiteti ku fjala dhemb më shumë se çdo forcë tjetër në gjuhën e tij. Me këtë frymë si arsye personale Bujari fillimisht e krijon një gjuhë për vete dhe pastaj e shpërndan atë përtej kufijve ku syri nuk mund ta shoh, si një rrugë shkretimi për të mundur errësirën e kohës që e krijon dhe sprovon brenda shpirtit të tij’’, thotë Maloku.

Sipas tij, Bujari e krijon një trajtë tjetër, një gërshetim personal dhe njerëzor nga perceptimi i dëshmuar poetik e formwson formën e dhembjes jetësore.

“Gjuha poetike e identifikon fuqishëm emocionin ku emocioni bëhet zë i fortë i një vetë njohje ku Bujari e krijon një gjeografi të heshtjes sepse metafora nuk është vetëm një figurë stili, por është frymë e akt pafundësie”, përfundon Maloku.

Kështu krejt në fund, për një fjalë rasti, autori i librit, Bujar Salihu falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre.

‘’Jam shumë mirënjohës dhe i nderuar për prezencën e juaj sot këtu. Dua që ti falënderoj të gjithëve që keni ndarë kohën që të jeni me mua në këtë përurim të përmbledhjes time poetike”, thotë Salihu.

Ndërsa, përveç interpretimit të poezive, Alketa Gashi-Fazliu, për fund lexoi edhe pasthënien e këtij libri.

“Ky mund të mos jetë libri i pritjeve të mia e as i shijes tënde. Mund të mos jetë bindje e teorive, kornizave, projeksioneve të hijezuara, fabulës, dritës, makthit e meditimit. Tani, më në fund pas gati 20 vitesh, duket se është shkruar libri që nuk është shkruar”, lexoi ajo.

Përurimi është organizuar duke respektuar masat kundër Covid-19 me një numër të limituar të pjesëmarrësve. / KultPlus.com