Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, janë pezulluar në mënyrë që të bëhet një rivlerësim, përcjell KultPlus.
MKRS po ashtu ka sqaruar se ky pezullim nuk nënkupton që kjo e fundit kundërshton zhvillimet, pasi që siç theksohet tutje në njoftim, MKRS është e përkushtuar që zhvillimet në zonat historike të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të MKRS-së.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si institucion përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, ka për detyrë që të sigurohet që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore kontribuojnë në ruajtjen e autenticitetit dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore.
MKRS përmes institucione vartëse dhe në bashkëpunim me institucionet e nivelit lokal duhet të sigurohemi që zhvillimi i zonave historike të jetë i balancuar dhe të mos cënoj autenticitetin dhe integritetin e materialeve të përdorura, formave dhe teknikave ndërtimore të aplikuara.
Ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistë e qytetarë, janë pezulluar në mënyrë që të bëhet një rivlerësim.
Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet. Përkundrazi ne jemi të përkushtuar që zhvillimet e zonave historike, të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes promovimit të identitetit kulturor.
I ftojmë të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse që ndërhyrjet e planifikuara për zhvillim të zonave të mbrojtura historike, të bëhen me një kujdes dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. / KultPlus.com
ADN e Elvis Presley u përdor në një eksperiment për të injektuar gjenetikisht minjtë pas vdekjes se tij, tregojnë disa dokumente të zbuluara, transmeton KultPlus.
“Mbreti” ishte zbuluar në banjën e vilës së tij në Graceland të Memphis, Tennessee më 16 gisht 1977, pa shenja jete para se të shpallej i vdekur në spital. Jeta e ikonës së Rock ‘n’ Rollit dhe vdekja janë qartësuar në librin e ri të Sally Hoedel, “Elvis: Destined to Die Young”. Autorja bën një pohim interesant ku thotë se kokteli i barnave që Elvisi mori para vdekjes se tij, ishin në të vërtetë për të trajtuar problemet nga të cilat vuajti ylli me shëndetin, më shumë se sa një “mbidozë” që marrin yjet e rock ‘n’ rollit.
Ajo e krahason vdekjen e parakohshme të këngëtarit në vetëm 42 vjet ashtu si të nënës së tij, Gladys, e cila kishte vdekur në moshën 46 vjeçare.
“Ata kishin pasur simptomat e një shëndeti jo të mirë në periudhë katër vjeçare, dhe kjo është interesante për shkak se ajo nuk mori të njëjtat barna sikurse i mori ai”, ka shkruar ajo në libër.
Misteri për vdekjen e “Mbretit” ka qenë më shumë temë debati gjatë këtyre viteve, por ajo çfarë nuk e kemi ditur është përdorimi i ADN-së së tij pas vdekjes.
Disa dokumente të zbuluara të vitit 2012 tregojnë se si materiali gjenetik i këngëtarit ishte përdorur në një eksperiment për të krijuar një mi hibrid me emrin Elvis.
Projekti i artistit Koby Barhad, “All That I Am”, përcolli idenë që të përdorë disa flokët të “Mbretit” për ta injektuar kodin e tij gjenetik në një mi.
“Qëllimi i këtij projekti ishte të ngritën çështjet që na frikësojnë më së shumti”, tha artisti për NBC News, transmeton tutje KultPlus.
Koby kishte blerë flokët e Elvisit në eBay për 22 dollarë, para se ato t’i studionin dy kompani që, në teori, mund të ishin ADN e Elvisit, transmeton GazetaExpress.
Ai gjeti institutin e sekuencave gjenetike, Genetrack Biolabs dhe laboratorin InGenious Targeting, i cili rrit “minj për qëllime shkencore”.
Artisti po ashtu dizajnoj disa shpella, për të cilat ai shpresonte që prezantojnë fazat e ndryshme të jetës së “Mbretit”.
Sektorët përfaqësonin marrëdhëniet e tij me nënën, fëmijërinë e tij të varfër pas lindjes se tij në Tupelo dhe në fund punën e tij dhe suksesin e madh që pati këngëtari para se të ndërronte jetë.
“Mua gjithmonë me ka fascionuar nevoja e përjetshme e njerëzimit për t’i dhënë një definicion jetës”, shkroi koby në Wired.
“Qoftë kjo biologjia apo fizika, filozofia apo biografia, psikologjia apo fiksioni – nga Frankenstein të “materia e Zotit”. Në studimin tim hasa në një laborator privat që ofron “minj” që “modifikohen gjenetikisht për nevojat e juaja”.
Koby thotë se ai e nisi projektin e tij duke marrë flokë të Elvisit, Princeshë Dianës dhe ish presidentit të SHBA-së, John F. Kennedy, të cilët ishin ikona kulturore që “vdiqën para kohe”.
“Në këtë mënyrë ata u bënë një mit, u glorifikuan deri në atë pikë saqë u bën model Utopik”, shtoi ai.
“Nga këta të tre, Elvisi është një simbol përfundimtar i sasisë – ndonjëherë qesharak – së përpjekjeve që bëjmë, si një shoqëri, për t’i mbajtur këta modele të gjalla”.
Artisti ka bashkëpunuar me studiuesit e Kolegjit Imperial në Londër për të testuar flokët e tij dhe shtupat e faqeve për të parë se a ishte e mundur që të nxirret ADN nga flokët.
Koncepti i ti për të krijuar të ashtuquajturin “model i miut Elvis” është paraqitur në ekspozitën e tij “Grown Your Own: Life After Natyre”, që u mbajt në Galerinë e Shkencës së Kolegjit Trinity në Dublin.
Sidoqoftë, kjo ka mbetur vetëm një koncept i tij dhe deri me tani ADN e Mbretit nuk është injektuar në minj.
Në vikend, Sally Hoedel foli për përpjekjet e saj për ta “humanizuar” Elvisin në librin e saj të ri.
“Elvisi është parë më shumë se një njeri, si një imazh, ku ai u reduktua në një djalë të Rock ‘n’ Roll, i cili vdiq në banjën e tij duke marrë shumë pilula se duhet”, ka thënë ajo për Observer. / KultPlus.com
Në hemisferën veriore të planetit Tokë, sot në orën 4:29 të mëngjesit ka nisur dita e parë e stinës së vjeshtës.
Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri në 3 minuta pas mesnatës së 22 dhjetorit, kur edhe fillon stina e dimrit.
Moti në Kosovë sot është kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale arrin deri në 29 gradë Celsius.
Në momentin kur vjeshta shtriu sundimin në hemisferën veriore të Tokës, në atë jugore fillon pranvera.
Vjeshta nis në momentin kur Dielli, në rrugëtimin e tij gjatë vitit pret ekuatorin qiellor dhe niset në hemisferën qiellore jugore. Atë ditë Dielli lind saktësisht në lindje, ndërsa perëndon saktësisht në perëndim, disa dhe nata janë të barabarta dhe zgjasin nga 12 orë. Kjo ditë quhet sanatadita vjeshtore ose ekuivoku vjeshtor. Në gjysmësferën jugore të Tokës nis pranvera.
Profesionalisht dhe saktësisht, ardhja e vjeshtës përkufizohet se moment kur qendra e diskut të Diellit arrin në deklinacionin zero, ndërsa rektalizimi i Diellit është rreth 12 orë. / KultPlus.com
Një ndër grupet muzikore që nëpërmjet krijimtarisë artistike të tyre shënuan lulëzimin e rokut shqiptar ishte edhe grupi TRIX, shkruan KultPlus.
I formuar në pranverën e vitit 1974, fillimisht në përbërje prej Veli Sahitit, Muhamet Bislimit si dhe Nuredin Azemit, e më pas me anëtarësimin e Hil Prenk Palajt dhe Gjergj Prenk Palaj, TRIX lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.
Një këngë tjetër tejet e njohur, e që vie nën interpretimin fantastik të Veli Sahitit është “E di se ti më deshte’
KultPlus sonte ua risjell tekstin dhe videon e kësaj kënge.
I vetmuar në dhomën time, rri e mendoj, mendoj për ty, sa shumë të kam dashuruar, sot vajtoj per atë dashuri.
E di se ti më deshte, por këtë nuk e shprehe, të lutem më përkujto, dashurinë e parë mos e harro.
Une ende të dua lule, sytë e mi kërkojnë dashuri, prandaj kthehu te lutem, mos lejo m`u tret kjo dashuri.
E di se ti me deshe E di se ti më deshte, por këtë nuk e shprehe, te lutem më përkujto, dashurinë e parë mos e harro./KultPlus.com
Nga 1 tetori hyrja në Vatikan kushtëzohet vetëm me pasaportë jeshile ose test negativ për covid-19. Masat vijnë në kuadër të emergjencës mjekësore nga një urdhëresë e Presidentit të Komisionit Papnor të Shtetit të Vatikanit.
Dispozita do të zbatohet për qytetarët, vendasit, personelin në shërbim dhe të gjithë vizitorët dhe frekuentuesit e meshave.
“Nga 1 tetori 2021 lejohet hyrja në Shtetin e Vatikanit dhe zonat e referuara në nenet 15 dhe 16 të Traktatit të Lateranit”, vetëm me pasaportën e Gjelbër ose me test negativ.
Dokumenti i nënshkruar nga kardinali Giuseppe Bertello “pohoi se është e nevojshme të sigurohet shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithëve anëtari i tij”.
Për të gjitha aktivitetet e tjera në Tokën e Shenjtë, nga ushqimi në strehimin e shenjtë deri tek meshat fetare në ambiente të mbyllura, kusht është pasaporta e gjelbër.
Pas njohjes nga BE disa, Vatikani u ka siguruar të gjithë atyre që janë vaksinuar në shtetin e vogël pasaportën e Gjelbër.
Edhe vetë Papa Françesku mësohet se është pajisur me këtë dokument. Po kështu, certifikata e vaksinimit do të jetë e detyrueshme për të gjithë ata që marrin pjesë në ngjarjet e udhëtimeve të të Papa Françeskut./KultPlus.com
Artisti Edvin Çelo ka hapur mbrëmjen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë ekspozitën personale me fotografi, ku spikatin portretet dhe anatomia e imazhit.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm artistë dhe artdashës, të cilët u njohën nga afër me fotot e realizuara nga fotografi, ku ndërthuren linja e portrete të ndryshme, në momente të ndryshme.
Për kuratorin Vladimir Myrtezai, të fotografosh kohën është një mision që ka të bëjë me një proces të veçantë dhe me një rrugëtim të zgjatur për ta kthyer momentin e fiksuar nga një element temporal në një ndalesë evokuese, ku përmbajta fotografike vjen si nënshtresë e ri-tregimit përmes artit të vrojtimit.
Si në të gjitha udhëtimet e mëndjes, fotografi është një përcjellës i takimeve të para i cili transmeton vëzhgimin e tij përmes paralelesh kulturorë dhe rrugëtimit mbi shpatullat e një ecurie të traditës. Por jo gjithkush mbërrin në një destinacion për të transmetuar kohën e vet, pasi jo të gjithë kanë aftësinë ta paraqesin këtë akt të ndalimit të ekzistencës së materies përmes imazhit si një kohë e ndalur që kërkon të ndalojë cilësisht.
“Edvin Çelo çan siparin në një shteg gati të puthitur tradicional si sistem referimi në gjuhën e fotografisë, duke udhëtuar përmes një procesi të zgjatur fotografimi për të risjellë në fokus më imtësor volumet përballë aparatit të tij. Ky është një manipulim teknik operacional mbi një grup portretesh; këta subjekte janë njerëz me ndikim dhe të klikuar në masë. Moduli i zgjedhur i Çelos është një dritare efikase ku nëpërmjet një selektimi subjektiv gjejnë shpërfaqjen një seri personazhesh eklektike”, u shpreh Myrtezai.
Teksa vuri në dukej se, zgjedhja e tij ngjan shpesh me një lloj tërheqje që jo gjithherë ka të bëjë me përmbajtjen, por me pëlqimin dhe mospëlqimin bazuar mbi një ekuacion kompleks emocional. Kur personazhi zgjidhet, Edvin Çelo operon nëpërmjet një moduli thellësisht rigoroz ku personazhi kryen udhëtimin e vet për të na zbuluar gjithë ndryshimet karakteriale të subjektit.
Çelo, tha kuratori, me një ambicje të lartë artistike dhe duke njohur shumë mirë mundësitë teknike të zhanrit, bën zgjerimin e kërkimit të tij ngjashëm me një udhëtim stratigrafik, duke e zhveshur secilin individ nga formulat rutinë të manipulimit publik si përmbajtje, e duke e kaluar atë në një tjetër rrafsh, në përballje të drejtpërdrejtë me objektivin e tij zhbirues. Rishikimi i dritës nga Çelo në dendësi molekulare përjetohet në mendjen e artistit ngjashëm me një proces të rindërtimit nga e para të gjithçkaje. Fotografia vjen në fazën finale si një dialog me subjektin, thuajse si një zbardhje fjalë-për-fjalë marrë gjatë një interviste të mirëmenduar. Kjo qasje që ofron autori nxjerr në dritë me një fanatizëm artistik një mori procedurash rigoroze që nëpërmjet kërkimit dhe prekjes së tij bëhen të dukshme. Çelo kryen një udhëtim fotografik që nga pikpamja e volumit të punës do i ngjante letërsisë konkrete si narrativë e rishikimit.
Cikli që përzgjedh Edvin Çelo gjendet në një perpetuum mobile duke tentuar një skanim të imtësishëm të kohës që autori qëllimisht e le të hapur si një projekt pa fund. Duke marrë këtë qëndrim Çelo krijon mundësinë që kjo rrjedhë në formën e vet të zhvillimit të humbasë skicën e programuar të aktit fotografik, dhe të transformohet në një element plotësues të një hartografie të mendjes krijuese të artistit, duke mohuar një ekspozim thjesht të traditës në favor të formës më të lartë klasike të vjeljes së portretit.
Projekti i Çelos bazohet mbi një kornizë të hapur të imazhit ku transi psikologjik bën udhëtimin e vet. Çelo nuk tenton vetëm zbulimin e dritës por ndjek psikozën e secilit personazh duke qenë vetë ata që, pas njëfarë kohe përballë aparatit, shtendosen dhe vetëofrohen për tu zbuluar përpara objektivit. Të gjithë subjektet zhvishen nën këtë optikë dhe shenjohen si volume grafike ku diferencën e bën antropologjia e formës direkte, pa lojën me efekte të ndriçimit të befasishëm e të ndryshueshëm.
Kuratori Myrtezai tha se, “në portofolin e artistit gjejmë një volum krijimesh fotografike si mjeshtër i teknikave të vizatimit nëpërmjet dritës në të gjithë spektrin e saj dhe kapjes së gjendjeve tranzicionale të mbivendosura përforcuar edhe me referenca linguistike. Çelo njeh shumë mirë plan-vendosjen, dhe gravitacionin e elementeve kompozicionalë. Ai shpalos një shkathtësi që e tejkalon syrin e thjeshtë e të lirë të një fotografi duke mbërritur në një nivel artistik të një valence parësore”.
Edvin Çelo ka një lidhje organike me fotografinë duke tejkaluar kërkesën formale që mediumi ofron, për shkak të vrojtimit të tij zhbirues që përkthehet në propozime alternative befasuese me një gjuhë vizuale të sprovuar dhe thellësi që braktisin realizmin në një kërkim pa fund për shpirtëroren.
Ekspozita do të qëndroj e hapur për publikun deri më 28 shtator në Muzeun Historik Kombëtar./atsh/KultPlus.com
Guinness i ka certifikuar dy motrat japoneze si binjaket më të vjetra identike në botë në moshën 107 vjeç, në një njoftim të hënën që përkon me Respektin për Ditën e Moshës, një festë kombëtare në Japoni, transmeton KultPlus.
Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë lindur në ishullin Shodoshima në Japoninë perëndimore më 5 nëntor 1913.
Ato u ndanë pas shkollës fillore, kur Kodama u dërgua për të punuar si shërbëtore në Oita në ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu. Ajo më vonë u martua atje, ndërsa Sumiyama mbeti në ishullin ato u rritwn.
Të zënë me jetën e tyre për dekada të tëra, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70 vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku në disa nga 88 tempujt Shikoku dhe kënaqeshin duke u rilidhur me njëra-tjetrën.
Sumiyama dhe Kodama ishin 107 vjeç dhe 300 ditë të vjetër që nga 1 shtatori, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga motrat e famshme japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie në 107 vjet dhe 175 ditë, tha Guinness World Records Ltd në një deklaratë./KultPlus.com
Ariana Grande doli në skenë të hënën mbrëma për premierën e sezonit të “The Voice” në NBC si gjyqtarja më e re e shfaqjes për fillimin e audicioneve.
Ishte hera e parë që këngëtarja pop 28-vjeçare qëndronte në karrigen ikonike të rrotullueshme të shfaqjes, por nuk iu desh shumë kohë para se të hynte në garë, shkruan DailyMail.
Ariana së shpejti mësoi se si të ‘luftonte’ me trajnerët e tjerë me përvojë – Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton për të fituar garues të mirë për vete.
Sezoni 21-të i shfaqjes filloi me John, 42, dhe Blake, 45, duke kënduar “Hold on I’m Coming”.
Kelly, 39 vjeç dhe Ariana u bashkuan me ta në skenë dhe hitin e vitit 1967 “Respect” të Aretha Franklin.
“The Voice” do të rikthehet të martën në NBC ndërsa audicionet po vazhdojnë ende./KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje një nga restaurimet e kryera përgjatë këtyre kohëve, ndërsa shtatori është shpallur muaji i trashëgimisë kulturore.
“Menjëherë pas tërmetit nisëm ringritjen e Teqesë së Dollmës në Krujë, një nga monumentet më të dëmtuara”, u shpreh Margariti.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi në muajin shkurt projektin e restaurimit të “Teqesë së Dollmës” Krujë në kushte të emergjencës, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të teqesë.
Pas përforcimit të mureve, specialistët restauruan pikturën murale.
Teqeja e Dollmës është monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitin 1778 dhe një nga më të rëndësishmit në qytetin e Krujës./atsh/KultPlus.com
Tetë vepra të tjera të Pablo Picasso-s kanë mbërritur në muzeun që mban emrin e tij, në zemër të Parisit dhe që strehon koleksionin më të rëndësishëm botëror të veprave të piktorit të madh.
Dhurimi i veprave u bë nga vajza e tij, Maya.
Njëra nga veprat, bardhezi, nga viti 1938, u paraqit në shtyp në prani të ministres franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot dhe ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire.
E titulluar “Fëmija me lëpirëse i ulur nën një karrige”, vepra kubiste përfaqëson me siguri Maya-n fëmijë, e fshehur nën mobilie, si për të shprehur një parandjenjë ogurzezë, atë të luftës botërore që ishte gati të shpërthente, siç shpjegohet edhe nga një nip i artistit, Olivier Widmaier Picasso.
Koleksioni përfshin gjashtë piktura dhe dy statuja, njëra prej të cilave, “Venus del Gas”, e krijuar nga Picasso në 1945 dhe një tjetër, polineziane, tipike për skulpturat antropomorfike të ishujve Marquesas të shekullit XIX, të cilin artisti e mbajti me xhelozi në studion e tij, së bashku me një libër skicash.
Më e vjetra nga pikturat në koleksion është një portret klasik i babait të Picasso-s, “Don Jose Ruiz”, gjithashtu piktor, i datës 1895.
Më e fundit, një vepër kubiste, “Koka e një njeriu”, e bërë nga Picasso në verën e vitit 1971.
Pranë saj është “Studio për një muzikante mandoline”, bardh e zi në vaj, një portret i Emilie Marguerite Walter (e quajtur “Mémé”), vjehrra e Picasso-s, një vepër e realizuar në vaj dhe laps në kanavacë.
Pastaj, “El Bobo”, vepër në vaj, e frymëzuar nga Nano i Velasquez dhe i vitit 1959, si edhe një album që përfshin disa studime për “Déjeuner sur l’Herbe”, e frymëzuar nga vepra e famshme e Edouard Manet.
Tetë veprat do të paraqiten në tërësi për publikun në prill 2022./ /ervo/KultPlus.com
29-vjeçari nga Kosova, Eduard Markaj është duke korrur suksese të mëdha në Zvicër. Së fundmi, Eduardi me grupin e vallëzimit ku bënë pjesë janë kanë arritur në finalen e talenteve me të mëdhenj në Zvicër të quajtur “Stadt, Land, Talent”.
Eduardi bën pjesë në grupin i cili i ka shtatë anëtarë nga Brazili, Koreja e Jugut, Norvegjia, Republika Çeke, Filipinet, Kosova dhe Zvicra.
Më i riu është 8 vjeç dhe vjen nga Republika Çeke dhe më i madhi është 48 vjeç dhe vjen nga Norvegjia.
Si valltarë ata kanë performuar në të gjithë botën dhe kemi marrë pjesë në shumë ngjarje.
Për finalen ata kanë planifikuar që të kombinojnë dhe të prezantojnë kombet e ndryshme.
Kështu që ne do të kërcejmë Valle së bashku në Shota dhe do të përdorim disa elementë akrobatikë.
Finalja do të transmetohet drejtpërdrejt në SRF1 më 10 tetor në orën 20:00./KultPlus.com
Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua për bashkëpunim me aleatët gjatë, siç tha, “një dekade vendimtare për botën tonë”.
Garancitë e tij vijnë në kohën e tensioneve për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe të një grindjeje të madhe diplomatike rreth një marrëveshjeje të re të sigurisë midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.
“Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më parë”, tha Biden para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Asambleja e 76-të po zhvillon punimet në Nju Jork, në sfondin e krizës klimatike dhe të pandemisë së koronavirusit.
Të dyja çështjet i kanë thelluar ndarjet midis aleatëve, por Biden bëri thirrje për bashkëpunim, duke thënë se “suksesi ynë është i lidhur edhe me suksesin e të tjerëve”.
Duke folur për tensionet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Kinës, Biden tha se vendi i tij “nuk po përpiqet për një Luftë të re të Ftohtë ose një botë të ndarë”.
Por, ai u zotua se SHBA-ja do ta mbrojë “me forcë” veten dhe aleatët e saj.
Biden gjithashtu e mbrojti vendimin për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani, duke thënë se “fuqia ushtarake duhet të jetë zgjidhja jonë e fundit”./KultPlus.com
Me atë pamjen e vet hijerëndë apo “nursëze”, siç do të thoshin nga anët e tij, ai gjithnjë e ka nënkuptuar, por në këtë kapitull të jetës, Kadare e pranon me plot gojën se Helenës i detyrohet për gjithçka.
Në vigjilje të ditëlindjes së saj, në një bisedë me studiuesen Alda Bardhyli shkrimtari i madh nuk ka një urim tradicional, por një “pranim” të rolit të jashtëzakonshëm që shoqja e tij e jetës ka pasur në gjithë rrugëtimin e tij, prej ditës së njohjes deri më sot.
Ndonëse thotë se nuk do të ndërmerrte kurrë një aventurë si ajo e përkufizimit të jetës që ka pasur me Helenën apo lidhjen e tyre të veçantë, ai e përfshin atë në “gjërat e bukura dhe të përjetshme”.
Shkrimtari i madh, kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, tha se Helena i ka dhuruar gjithë gëzimet e kësaj bote.
I pyetur se ç’përfaqëson Helena në jetën e tij, ai përgjigjet: “Helena është gruaja më e afërt për mua në këtë botë, që në fillim të njohjes sonë e deri tani, në mbarim, nëse mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës sonë. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka”.
Ndërsa nuk pranon të përkufizojë atë raport që kanë ata të dy… “Zakonisht, në këtë botë, gjërat e bukura, të mëdha, të përjetshme, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjali gjuhësore, në fjalë, mekanizmat gramatikorë të një gjuhe, prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”, thotë Kadare.
Helena Kadare
Jo vetëm bashkëshortja e një shkrimtari të madh… Helena Kadare nuk është thjesht bashkëshortja e një njeriu të madh. Ajo është një nga ato shkrimtare shqiptare, që theu tabu në kohën e saj. Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve ‘90, emri i Helena Kadaresë do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve ‘70 (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, për të vijuar me “Një grua nga Tirana” dhe “Bashkëshortët”), por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve ‘90) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe.
Ndoshta se shkrimtarja brenda saj e bënte më të ndjerë përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë, ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë e libra që i ka dashur. Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip nobelistin polak Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze përmes prozës së Ysushi Inoue.
Por, pa dyshim, libri i saj më i njohur dhe me shumë gjasë më i lexuari e diskutuari është “Kohë e pamjaftueshme”, një libër me kujtime, i cili pasi u botua për së pari në gjuhën frënge, u botua edhe në shqip nga shtëpia botuese “Onufri”. Një libër prej 730 faqesh, ku shkrimtarja dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë tregon kujtimet e saj, që kur ishte çupë në Elbasan e mësonte përmendësh vjershat e një shkrimtari të ri, i cili studionte në Moskë e që fati e deshi të bëhej bashkëshorti i saj.
Jeta e Helena Gushit, më vonë Kadare, nuk qëlloi si e gjithë të tjerëve. Fati i kishte rezervuar një tjetër jetë, të cilën ajo e kish ëndërruar sa herë. Kur ishte gjimnaziste, e mori të parën letër nga Is, siç i thotë ajo, por që nuk e kishte menduar kurrë që do të ishte e tillë, e mbushur me aq shumë emocione. Ishte bashkëshortja e njeriut që do ta nxirrte Shqipërinë nga izolimi përmes veprave të tij, edhe atëherë kur diktatura ishte në kulmin e saj.
Ndjesi personale në krah të një njeriu jo edhe aq të thjeshtë, që nga puthja e parë, te xhelozitë, zënkat, e deri te netët pa gjumë për një roman që pritej të dilte. Në këtë libër është sa jeta e saj, aq edhe jeta e shkrimtarit shqiptar më të njohur në botë, atë me Me atë pamjen e vet hijerëndë apo “nursëze”, siç do të thoshin nga anët e tij, ai gjithnjë e ka nënkuptuar, por në këtë kapitull të jetës, Kadare e pranon me plot gojën se Helenës i detyrohet për gjithçka. sytë e një gruaje, që e deshi gjithë jetën dhe madje sakrifikoi për hir të karrierës së tij.
Helena Kadare mund të kishte shkruar shumë më shumë e të ishte bërë shumë herë më e njohur si krijuese, por ajo zgjodhi që në familjen e saj talenti i padiskutueshëm ishte Ismaili. Kadare është diskutuar gjithnjë si shkrimtari që kishte një marrëdhënie shumë delikate me diktaturën. Në kujtimet e saj, Helena tregon për mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve, plenumet, ankesat, kritikat, ndalimet e librave… të gjithë atë periudhë ankthi, kur të gjithë mendonin se u erdhi fundi edhe atyre, kur njerëz pyeteshin në hetuesi për lidhjet e mundshme “agjenturore” të shkrimtarit, vizitat e tij në Francë..
Marrëdhëniet me pushtetarët të treguara në mënyrë direkte ose indirekte, me Enver dhe Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, fëmijët e Kryeministrit të vetëvrarë, Mehmet Shehu… një jetë e jashtëzakonshme, që ndoshta ajo nuk e dinte që do ta kishte kur u njoh për së pari me Ismailin, por pranoi me gjithë dëshirën ta jetonte. E sot, në ditën e lindjes së saj, ai e pranon se asaj i detyrohet gjithçka dhe për një burrë si Kadare, do të thotë shumëçka./ Panorama/ KultPlus.com
Artistë të karikaturës dhe letërsisë humoristike nga e gjithë bota janë bërë bashkë në Pogradec në konkusin Niko Nikolla. Mes tyre ishte edhe është karikaturistja e vetme grua në Kosovë, e cila është prezantuar për herë të parë me një ekspozitë në Shqipëri.
Luljeta Goranci është karikaturistja e vetme grua në Kosovë. Për herë të parë ajo prezantoi 30 punime për artdashësin shqiptar në një ekspozitë të çelur në Pogradec.
“Ka 50 vite që merrem në karikaturë, si në politikë dhe jetën e përditshme gjej elementë që me u kariku. Përmes karikaturës përcjell dhe mesazhe dhe më vjen keq që nuk organizohen më shumë ekspozita të karikaturës, karikatura është ajka e artit sepse ke dhe art dhe mesazhe.” Politika dhe jeta e përditshme janë dy subjektet kryesore të artistëve të karrikaturës, pjesëmarrës konkursi mbarëkombëtar të letërsisë satirike-humoristike Niko Nikolla.
Vajza e karikaturistit të njohur, shprehet se ky konkurs ka bërë bashkë edhe këtë vit artistë nga gjithë bota.
Konkursi ndërkombëtar në nder të karikaturistit Niko Nikolla do të mbyllet me mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve në Tushemisht, ku do të ketë edhe një ekspozitë të librave humoristike./OraNews/KultPlus.com
Poema kosovare – kënga e parë e shkruar nga Mitrush Kuteli.
Jam shqiptar e kosovar: Zot e krenar, -Zot e bujar- mbi këtë Dhe, që e kam fe e përmbi fe: e kam Vatan! E kam Atdhe! Që gjysh stërgjysh, që brez pas brez, që gjithëmonë! Ti shkja thërret ti shkja bërtet, deri lart në retë: se jam barbar. Jo, s’jam! si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua, lirinë e dua,- e s’dua zot mbi mua. Se jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi as fqinjëri, as shkja të zi. Se jam këtu kur Mal i Zi ish Iliri: kur nga një det në tjatrin det isha zot vetë! Unë jam këtu nga moti kur vetë Zoti e bëri fushën fushë e malin mal. Unë jam këtu e do të jem -dem baba dem- sa mali të bëhet hi e hiri mal përsëri./KultPlus.com
Ajo u rikthye në Tiranë në verë me një qëllim të caktuar: Të sillte një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit që kishte korrur në Itali në “The Voice” apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në muzikolin “Notre Dame De Paris”.
Mbrëmë, salla koncertore e Teatrit të Operas dhe Baletit shkëlqente nga cover-i i albumit “Zanin”, që Elhaida Dani prezantoi për herë të parë mes miqsh e bashkëpunëtorësh, një punë e admirueshme për këngëtaren shqiptare, e cila diti si të surprizojë duke sjellë nga Italia edhe të madhin Riccardo Cocciante.
Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj. “Elhaida mori pjesë në ‘The Voice of Italy’ dhe fitoi, edhe pse nuk ishte italiane. Sepse talenti është mbi gjithçka. Patjetër, italianët thanë: ‘Është shqiptare, nuk mund të fitojë’. Por zëri dhe shpirti i saj bënë që ajo të fitonte”, tha mes emocionesh kantautori italian.
Elhaida falenderoi bashkëpunëtorët e saj për realizimin e albumit. “Zanin” është projekti im më i ri muzikor me 5 këngësh dhe 5 klipe të punuara me aq dashuri dhe me aq përkushtim nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Ata janë Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi, të cilët janë bashkuar për herë të parë për të punuar në këtë projekt dhe për mua kanë bërë një mrekulli. Ajo që e ka kurorëzuar këtë projekt me disa video perla është Ajola Xoxa. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”, tha Elhaida Dani. / KultPlus.com
Gjithsej 14 vepra të përmasave origjinale të piktorit të njohur italian Raffaello Sanzio da Urbino, sot përmes teknikave inovative duke filluar pikërisht nga riprodhimet e pikturave të cilat jepnin iluzionin se çdo nuancë, ngjyrë, teknikë e ngjyrosjes e edhe detajet nga më të voglat, pothuajse dilnin nga pëlhura e tyre për të hyrë në vëmendjen e çdokujt e grabitur mendimet e tyre nën strofullën artistike, për të vazhduar me sistemin e ndriçimit të pasmë që dallohej si një siluetë e pikturave, e deri tek fotografitë të cilat i përkasin arkivave të televizionit publik italian RAI e të cilat shfaqeshin në një ndërlidhje të vazhdueshme kinematografike për syrin e pranishëm, shpalosën kështu ekspozitën e titulluar “Raffaello portretist” të kuruar nga historiani i artit Antonio Paolucci, shkruan KultPlus.
E tërë jeta e mjeshtrit të madh italian, Raffaello, të cilit në vitin 2000 i ishte shënuar 500 vjetori i vdekjes, kishte gjetur shtëpinë e përkohshme në Muzeun Kombëtar të Kosovës duke shfaqur kështu vepra tejet të mrekullueshme dhe krejtësisht origjinale. I frymëzuar nga piktorët si Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, Raffaello na dërgon në rrugëtimin pasionant të ndjenjave diversive përmes portretizimit të identiteteve reale të cilat shfaqeshin në mënyra të ndryshme në secilën pikturë.
Gjestet e duarve, pozita e personazheve, shfletimi i faqeve të Biblës, satenet dhe kadifet e veshjeve të papëve dhe kardinalëve, imazhet e një zgjuarsisë të mprehtë, stili antik, emblemat aristokratike, portreti i një dashurie të dalluar në teknikë, fisnikëria e të shkruarit, portrete të shkëlqyera në butësinë e përpiktë, mistere portretesh nga perspektiva e syrit të piktorit, simbole të shfaqura përmes kafshëve mitike, lumturia rinore, eleganca e peizazheve të ndërthurura mes etikës dhe estetikës si dhe sfondet poetike janë këto vetëm disa nga elementet që Raffaello ka përplasur para syrit të shikuesit e njëkohësisht duke na dërguar në botën e skenave groteske, erotike e mitologjike gati në çdo cep të Muzeut Kombëtar.
Perspektiva dhe syri i tij kërkon të shpalos një simfoni të nuancave të errëta duke nisur nga ngjyra e kuqe, e zeza e deri tek e bardha, të cilat evokonin një përqendrim e përhumbje mjaft të dëshiruar të të pranishmëve. Piktori vazhdimisht në një mënyrë paralele qëndron në transparencën e pëlhurës, mëndafshit si një peizazh ku shikuesi vëren hovin e rilindjes italiane e që në realitet ashtu edhe dukej; një renesancë e brendshme.
Të pranishëm në ceremoninë hapëse të kësaj ekspozite ishin edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Zv. Ambasadori i Ambasadës Italiane, Ugo Ferrero dhe Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci.
“Është një ngjarje ku shënohet një bashkëpunim i rëndësishëm kulturor mes Kosovës dhe Italisë. Jemi të lumtur që sot kemi mundësinë që para publikut të Kosovës të kemi një ekspozitë të veçantë të një prej artistëve të mëdhenj botërorë, i cili na sjell një dimension të rafinuar të paraqitjes artistike. Unë jam shumë i lumtur që si Ministri e Kulturës kemi mundësinë të jemi pjesë e organizimeve të tilla të nivelit ndërkombëtar”, thotë Çeku.
Sipas tij, një ekspozitë e tillë lëvizëse ka lëvizur në tërë botën dhe do të lëvizë ende, andaj lumturia që Muzeu Kombëtar i Kosovës është pjesë e një organizmi ndërkombëtar, është tejet e lartë.
“I bëj thirrje publikut që duke i respektuar masat pandemike, të mos e humbin rastin të shohin një nga ekspozitat më të arrira artistikisht që ndonjëherë prezantohet në Kosovë”, përfundon Çeku.
Ndërsa, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci foli rreth rëndësisë që kjo ekspozitë ka për Muzeun Kombëtar.
“Falënderoj të gjithë të pranishmit që ishin prezent në këtë ngjarje të rëndësishme. Shpresoj se këso bashkëpunime do të kemi edhe në të ardhmen. Është tejet e rëndësishme që kjo ekpozitë është shfaqur sepse është një organizim ndërkombëtar mjaft i rëndësishëm”, thotë Leci.
Po ashtu, Zv. Ambasadori i Ambasadës Italiane, Ugo Ferrero
“Ne jemi shumë të lumtur që po shpalosim këtë ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Hapja e kësaj ekspozite ka qenë shumë e rëndësishme sepse sjellja e një artisti të njohur italian si Raffaello, i cili ndërlidh klasiken dhe teknologjinë e re, është shumë e rëndësishme, andaj edhe ftojmë të gjithë që të vijnë ta shikojnë dhe të kënaqen me këto vepra të mrekullueshme”, thotë Ferrero.
Ekspozita “Raffaello portretist” është promovuar nga Ministria e Punëve te Jashtme e Italisë dhe Raicom, në kuadër të projektit Opera Omnia.
Ekspozita e realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, do të qëndroj e hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës çdo ditë nga e marta, 21 shtator deri te dielën 10 tetor 2021 (orari 10:00 – 18:00), përveç të hënave.
Ekspozita, e cila tashmë ka ndaluar në Tunizi, Turqi dhe Finlande, pas Kosovës do të vazhdojë në Maqedoninë e Veriut. / KultPlus.com
“Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës rishfaqet 30 vite pas , tashmë i restauruar, me cilësi të re të figurës por edhe zërit nga Arkivi i Filmit.
Protagonistët nuk fshehin emocionet e ringjalljes së filmit.
Regjisori Saimir Kumbaro, kujton problemet e shumta të filmit për shkak të buxheteve të ulta.
Timo Flloko, e cilëson rol të veçantë atë të Agron Kurtit.
Vdekja e kalit shkak i problemeve teknike, nuk u mundësua vite më parë që të marr pjesë në festivalin e Canës, kujton Flloko.
Rajmonda Bulku, në këtë premierë, kujton porosinë e kritikëve të huaj për ruajtjen e autenticitetit në kinemanë shqiptare.
Filmi realizuar në vitin 1992 mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës she syrin e drejtorit të fotografisë Bardhyl Martiniani. Me interpretim Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri.
Tashmë “Vdekja e kalit“ mund të ketë një jetë të re ne festivalet e filmit në retrospektiv./abcnews/KultPlus.com
Me titullin ‘Elizabethan Melancholy – Melankoli Elizabetiane’, mbrëmjen e djeshme, sopranoja Kaltrina Miftari dhe kitarisja, Tringa Sadiku, sollën perlat e epokës elizabetiane për publikun e festivalit ‘ReMusica’, shkruan KultPlus.
Dy artistet kosovare, koncertin e filluan me këngën ‘Greensleewes’ nga Anon, e cila është një ndër këngët më të njohura të shekullit të XX-të. Miftari dhe Sadiku përcollën emocion të pashoq teksa interpretonin këngën tradicionale angleze.
Magjinë e epokës elizabetiane, dy artistet kosovare e vazhduan edhe me këngët, ‘Come again’, ‘Can she excuse my wrongs’, ‘Fantasia n.7’, ‘Fine Knacks for ladies’, ‘I saw my lady weep’ dhe ‘The frog galliard’ nga John Dowland duke vazhduar më pas me, ‘Never weather beaten sail’ dhe ‘My love hath vowed’ nga Thomas Campion.
Këtë mbrëmje, subjekt i së cilës ishte melankolia e epokës elizabetiane, Miftari dhe Sadiku e përfunduan në mënyrën më të veçantë duke interpretuar këngë të njohura shqiptare si, ‘Dashtnuer t’u bana’, ‘Të gëzojmë se erdh pranvera’, ‘Asaman trendafil i çelës’ të kompozitorit shqiptar, Rafet Rudi.
Ndërkaq, edicioni i sivjetëm i festivalit ‘ReMusica’ do të zgjasë deri më 22 shtator, ku edhe do të përmbyllet me koncertin ‘The French Touch’, nga Theo Fouchenneret në piano dhe Pierre Fouchenneret në violinë, ku do të interpretohen veprat nga Schumann, Bartok dhe Faure.
Përveç kësaj, në edicionin e 20-të te festivalit ‘ReMusica’ , publiku pati mundësinë të shijojë performanca nga artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë si, sopranoja Elbenita Kajtazi, Asasello String Quartet nga Gjermania si dhe Merita Rexha Tërshana në piano./KultPlus.com
Shkolla fillore “Skënderbeu” në Horën e Arbëreshëve është rikonstruktuar pas një kohe të gjatë dhe tashmë do të jetë sërish në dispozicion të fëmijëve.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Rosario Petta, i cili në bashkëpunim me institucionet vendase bëri të mundur realizimin e këtij projekti, transmeton KultPlus.
“Ne i dorëzojmë klasave tona një nga objektet më funksionale dhe të shkëlqyera që ka komuna jonë. Me krenari të madhe dhe një nuancë nostalgjie ne shohim që shkolla jonë e zemrës mori jetë përsëri, me fëmijë kuriozë dhe prindër të ngazëllyer për t’u kthyer në klasat e tyre të fëmijërisë.
Angazhim ishte i madh për të gjithë Administratën, menaxherin Giorgio di Modica në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e shkollës me Drejtoreshën e re Dr. ssa Chiara Di Prima dhe të gjithë sektorin e shkollës, për të arritur këtë qëllim gjithashtu. Edhe këtu ekipi ynë u tregua i angazhuar dhe koheziv në mënyrë të vazhdueshme në sigurimin e të drejtës për të studiuar për studentët tanë. Urimet më të mira djema, le të jetë fillimi i një udhëtimi të suksesshëm arsimor dhe personal”, shkruan Rosario Petta në Facebook. / KultPlus.com
Sot u mbajt tryeza ‘Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë’ nga ADMOVERE, me mbështetje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Tryeza u moderua nga eksperti i arsimit, prof. Xhavit Rexhaj, kurse qëllimi i saj ishte që të merren rekomandime nga rektorët, prorektorët, dekanët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që në fokus kanë arsimin e lartë, si dhe të shihet se çka mund të bëhet më mirë në hartimin e planeve të ardhshme strategjike të arsimit të lartë në Kosovë.
Duke qenë se performanca e institucioneve të arsimit të lartë në veçanti dhe gjendja e arsimit në Kosovë në përgjithësi, jo rrallë herë është konsideruar e pakënaqshme nga masa e gjerë, shoqëria civile, perceptimet e studentëve dhe vet institucioneve relevante, është e rëndësishme që të analizohen strategjitë e arsimit të lartë për të parë se sa ka koordinim mes tyre, nivelin e redundancës dhe përsëritjes së objektivave.
Drejtoresha e organizatës, Aulona Memeti, foli për rëndësinë e një planifikimi të mirëfillt në mes ZKM-së, MASHT-it dhe Universiteteve Publike: “meqenëse aktualisht është duke u përpiluar Plani i ri Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) duhet të shtrojmë pyetjen se a ka ardhur koha për një planifikim të mirëfillt, dhe nëse po, çka nënkupton kjo?”
Kurse Nuhi Sadiku, hulumtues dhe bashkëautor i raportit me po të njëjtin titull, i cili do të publikohet së shpejti, tha se gjatë përpilimit të strategjive duhet të kihet më shumë konsideratë për një qasje nga poshtë lartë, meqë në fund fare janë njësitë akademike ato të cilat duhet t’i zbatojnë ato.
Zëvendësministri i Arsimit, z. Dukagjin Pupovci, në fjalën e tij sqaroi procesin e hartimit të PSAK-ut të ri dhe shtoi që rekomandimet e nxjerra në tryeza të tilla janë të nevojshme për t’u inkorporuar në PSAK-un e ri. Kurse Adnan Ahmeti nga Zyra për Planifikim Strategjik potencoi nevojën e planifikimit strategjik të bazuar në evidencë dhe të dhëna. Ndërsa Rron Gjinovci nga ORCA gjatë diskutimit tha se një nga problemet kryesore është mungesa e të menduarit strategjik, e kjo manifestohet edhe në hartimin e planeve strategjike.
Të pranishëm të tjerë në tryezë ishin Mimoza Ibrani dhe Kurtesh Sherifi, përfaqësues nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës; Dekanët Isak Shabani nga FIEK, dhe Dashamir Burxulli nga Fakulteti Filozofik; nga Agjencia e Kosovës për Akreditim; dhe përfaqësues të organizatave që në fokus kanë arsimin e lartë si KEC, ORCA, CPC, FIT, e me radhë. / KultPlus.com
Ka vdekur aktori i njohur Anthony Johnson, në moshën 55 vjeçare, përcjell KultPlus.
Lajmi për vdekjen e aktorit u bë i ditur nga zëdhënësi i tij.
“E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”, theksoi ai, përcjell tutje KultPlus.
Ndërkaq, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar akoma.
Johnson më së miri njihet për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”, ku luajti krahas aktorit Ice Cube. / KultPlus.com