Zogu i veçantë thyen Rekordin Guinness, fluturon nga Alaska në Australi pa ndalesë

Rekordet Botërore Guinness kanë njoftuar se një  zog i njohur si Thalassolimoza ka thyer rekordin për migrimin më të gjatë pa ndalesë, duke mbuluar një distancë prej 13,560 kilometrash (8,435 milje) nga Alaska në Tasmania, Australi.

Distanca e përshkuar është e barabartë me 2.5 herë udhëtimin nga Londra në Nju Jork, ose një e treta e perimetrit të plotë të planetit.

Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2020 nga një zog tjetër i së njëjtës specie dhe Thalassolimoza e këtij viti “e mposhti” atë me 350 kilometra (217 milje).

Eric Waller nga Birdlife Tasmania tha për Guinness World Records se zogu humbi “gjysmën ose më shumë të peshës së tij trupore gjatë fluturimit të vazhdueshëm të ditës dhe natës”.

“Për zogjtë shtegtarë, një kthesë e humbur mund të jetë fatale, sepse ata kalojnë disa javë duke fluturuar mbi oqeane dhe kontinente nga një skaj i planetit në tjetrin”, bëri të ditur agjencia në një deklaratë.

Megjithëse shumica e zogjve migrojnë shumë kilometra në kërkim të ushqimit dhe klimave më të ngrohta, disa kanë aftësinë të transformohen fizikisht për t’iu përgjigjur kushteve mjedisore.

Disa specie mund të ndryshojnë në mënyrë drastike trupin dhe metabolizmin e tyre, të zvogëlojnë madhësinë e organeve të tyre të brendshme, të shtojnë shpejt peshë dhe të djegin rezervat e yndyrës, të flenë pak dhe të kenë shumë veti të tjera të ngjashme me superfuqitë./abcnews.al/ KultPlus.com

Binjaket identike japoneze thyejnë rekord si më të moshuarat në botë

Guinness i ka certifikuar dy motrat japoneze si binjaket më të vjetra identike në botë në moshën 107 vjeç, në një njoftim të hënën që përkon me Respektin për Ditën e Moshës, një festë kombëtare në Japoni, transmeton KultPlus.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë lindur në ishullin Shodoshima në Japoninë perëndimore më 5 nëntor 1913.

Ato u ndanë pas shkollës fillore, kur Kodama u dërgua për të punuar si shërbëtore në Oita në ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu. Ajo më vonë u martua atje, ndërsa Sumiyama mbeti në ishullin ato u rritwn.

Të zënë me jetën e tyre për dekada të tëra, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70 vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku në disa nga 88 tempujt Shikoku dhe kënaqeshin duke u rilidhur me njëra-tjetrën.

Sumiyama dhe Kodama ishin 107 vjeç dhe 300 ditë të vjetër që nga 1 shtatori, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga motrat e famshme japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie në 107 vjet dhe 175 ditë, tha Guinness World Records Ltd në një deklaratë./KultPlus.com

Alkent Pozhegu thyen rekordin Guinnes me portretin e Rita Orës (FOTO)

Rekordi për Mozaikun më të madh me fara tashmë i takon artistit Alkent Pozhegu, shkruan KultPlus.

Gjithçka filloi në Palestrën e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Aty, artisti filloi të ndërtojë Mozaikun më të madh me fara. Tentimi i tij i radhës që të futet në Librin e Rekordeve Guinness ishte me figurën e një shqiptareje që e njeh tërë bota, me figurën e këngëtares shqiptare Rita Ora. Tashmë, Alkent Pozhegut i është konfirmuar që ka thyer rekordin Guinness, shkruan KultPlus.

Pozhegu ka përdorë 2 ton drithëra për realizimin e portretit të këngëtares shqiptare Rita Ora, portret ky që është realizuar me synim për rekordin Guinness World Records dhe që tashmë ky punim është pjesë e rekordeve.

Mozaiku i cili shfaq imazhin e Rita Orës është 300 m² dhe është arritur duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.

Për Alkent Pozhegun, ky është rekordi i dytë në Guinnes pas atij në vitin 2014 ku ai punoj një tjetër mozaik nga drithërat. Ky mozaik kishte dimensionet 20×25 m, me një hapësire 500 metra katrorë.

Mozaiku sportiv për librin e Guinnessit, i gjithi është ndërtuar nga drithërat (misër, oriz dhe grurë), në tentimin për të thyer rekordin aktual 400 m2 i cili u vendos në Indi dhe kështu ja doli.

Për këtë punim ai ka përdorur 2500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve – Messi dhe Ronaldo. Në mozaik janë edhe simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona. / KultPlus.com