Seriali ‘Squid Game’ i shpjeguar në 14 minuta (VIDEO)

Seriali koreano-jugor “Squid game” u bë i njohur në mbarë botën, për një kohë shumë të shkurtër.

Në të trajtohet historia e disa njerëzve të zhytur në borxhe, që duke luajtur disa lojëra fëmijësh, konkurrojnë për një çmim të madh me para.

Te ky serial, eliminimi i lojtarëve rezulton me vrasjen e tyre.

Njerëzit kanë pasur shumë paqartësi në lidhje me skena të ndryshme të këtij seriali, e në lidhje me këtë është bërë një përmbledhje 14 minutëshe, me sqarime të ndryshme.

Në videon më poshtë, kemi “Squid Game” të shpjeguar në 14 minuta./KultPlus.com

‘Erdha prapë’

Poezi nga Nerimane Kamberi

Nanë, erdha prapë,
Ha ha ha, sigurisht mendon se më shpesh po vij tash
se kur ishe me ne.
Atëhere mendojsha se je e pavdekshme
e se kurrë nuk do të ishte i zbrazët vendi jot,
aty te kolltuku,
e se do të lypi, e nuk do të gjej,
askund në shpi.
E shtunë, ditë pazari,
ama nuk dola,
pa ty, nuk ma mori mendja.
Bora ishte shkri në luginë,
këtu ma nxehtë,
se e ke lanë dashurinë tënde kur ike.
Prapë të solla trëndafila të kuq,
aq shumë i dojshe.
Do të vij te varri jot
do të tregoj se po vazhdojnë të më ngushëllojnë miqtë
për humbjen tënde,
jo, jo, nuk do t’i harroj,
se edhe ata një ditë do të humbin më të dashurën e tyre,
e do ta ndiejnë dhimbjen e padurueshme që kam.
Ata që kanë mbet pa të, para meje, qajnë me mu./KultPlus.com

‘Dëshirë’

Poezi nga Çajupi

Kush lë mikenë që ka
edhe ndahetë me shokë
për të fituar para,
nuk i ka mëntë në kokë.
Ikëni, more të mjerë,
ikni deti tek t’u nxjerrë,
se për mua dashuria,
ara, vështi dhe shtëpia
më bëjnë të rroj me gas,
se s’dua të lë gjë pas.
S’dua të iki si përpara,
dua të rroj nëpër ara,
mikja pranë të më ketë,
të punoj aratë vetë.

Fatmirosh, mot e nga mot
grur’ e misër të kem plot,
të kem raki, të kem verë
të ëmbëlë si sheqerë.
Të vete me bagëti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t’i shpie rrëzë malit,
të hanë majën e barit;
dhe kur të pjellë një dhi
do t’i vë kecnë në gji.
Nuk iki nga Shqipëria
si punojn’ ata që s’dinë,
mos e dhëntë perëndia,
të ndahem me dashurinë,
sa të mund të rroj më pak,
po këtu të bëhem plak.
Dhe në vuaj, le të vuaj,
të mos vdes në vënd të huaj!
Të shoh mëmën._ e babanë,
të kem dhe motratë pranë,
dhe kur të vdes, të më qajnë
pas zakoneve që kanë:

Të më marrënë në duar,
të qajnë me lesh lëshuar,
dhe mikia, kur të vijë,
ta qaj’ e të ulërijë.

II
Ku janë vaftet e parë,
stërgjyshët sa mirë qenë
shkonin jetënë pa ndarë
edhe dojnin mëmëdhenë.
S’kish pampor e s’kish gjemi,
nukë vinin të fitonin,
atdhenë s’c lij njeri,
po punonin edhe shkonin.

Kau nukë kishte zgjedhë,
as fre për kalin e fortë,
dhe si s’kish njeii të vjedhë,
shtëpitë qenë pa portë.
Aratë s’kishnë sinuar,
s’kish të pasur e të varfër,
dheu qe i Julëzuar,
kafsh’ e njerz rronin të afër.
Nukë kishte njerz të liq,
se Jufta s’kishte dhe daJë
gjithë bota qenë miq,
qenë vëllezër në baIJë.
Po tani, zot’ i vërtetë,
njeriu ngjan me arinë!
Nukë hiqetë kjo jetë,
se njeriu ha njennë’
sot s’mbretëron dashuria,
nukë kemi dashuri,
s’na mbeti as trimëria,
sot rrojmë në robëri.

III

Sot e tutje në shtëpi
mikia të mbretërojë,
cilido nga miqt’ e mi
për zonjë duhet ta njojë.
Kur të vete nëpër ara,
kur të korr e kur të mbjell,
të kem mikenë përpara,
kur të shij e kur të vjel
Dhe në stan kur të më shotë,
me qe, me dhën e me dhi
mikia t’i numërojë
se mos m’i vjedhë njeri,
të më zbukurojë stanë,
të bëjë djathë të butë,
t’u hedhë qënet të hanë,
të na ruajn’ nga hajdutë.
Edhe nata kur të vijë
të marr mikpnë në gji…
Dhe hënëza të na ndrijë
dhe të na kenë zili.

IV

0 shokë, ç’u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer’ ai që s’ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë.
Ata që janë lëvduar,
me këngë nga vjershëtori,
janë burra të ndëgjuar
dhe rrojënë sa Tomori
0 ju të ra e të ri,
u lutem të më këndoni,
që të kini dashuri,
kur të vdes të më kujtoni./KultPlus.com

Kënga “Lule Bore” interpretohet nga artistë me aftësi të kufizuar

 Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara u përcollën edhe njëherë mesazhe të fuqishme me moton “Askush të mos mbetet pas”, në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet.

Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik.

Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-së që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB- së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri./KultPlus.com

Kutiyama, gruaja që mësoi të shkruajë e të lexojë në moshën 104-vjeçare

Kutiyama, një grua 104-vjeçare në shtetin jugor indian të Kerala, ka dashur gjithmonë të shkojë në shkollë. Për shkak të martesës së hershme dhe fokusit te familja, nuk ka mundur. Por ëndrra e saj u bë realitet kur më në fund mori mundësinë për t’u bashkuar me një program arsimimi të sponsorizuar nga qeveria.

Në moshën 104-vjeçare, ajo mësoi të lexonte dhe të shkruante. Ajo arriti të marrë 89 nga 100 pikë nga testi i shkrim-leximit. Siç thotë ajo, donte të bëhej mësuese, por kjo nuk ndodhi pasi nuk shkoi në shkollë. “Gjithmonë kam dashur të studioj, por nuk e kam bërë kurrë sepse po bëja detyrat e shtëpisë.

Vëllezërit e motrat e mi gjithashtu nuk shkonin në shkollë. Unë isha 16 vjeç kur prindërit e mi më martuan. Kam punuar shumë në shtëpi, nga mbledhja e barit deri tek ushqyerja e bagëtive. Kështu që nuk mund të shkoja askund dhe nuk mund të shkoja në shkollë”, tha ajo. /abcnews/KultPlus.com

Frament nga përmbledhja e letrave ‘Letra Milenës’ nga Franz Kafka

Franz Kafka ishte shkrimtar hebre nga Bohemia. Shkruante në gjuhën gjermane, ndërsa njihet më shumë për tregimet e shkurta. Kafka vlerësohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX, shlruan KultPlus.com

Kafka është një nga emrat më të njohur të letërsisë botërore, librat e të cilit janë shitur gjithkund me miliona kopje.

KultPlus sot ua sjell një fragment të përmbledhjes së letrave ‘Letra Milenës’ që Franz Kafka ia ka dërguarMilena Jesenskës:

Merano, me gjasë mars 1920

E dashur Frau Milena,

Ju vuani me përkthimin në mes të botës së turbullt vjeneze. Në njëfarë mënyre, kjo është prekëse dhe e turpshme për mua. Duhet ta keni marrë tashmë një letër nga Wolff-i’, të paktën ai më ka shkruar prej shumë kohësh mbi një letër të tillë. Nuk jam unë që e kam shkruar një novelë të titulluar “Vrasësi, që thuhet të jetë lajmëruar në një katalog, është një keqkuptim ky; por meqë mendohet të jetë më e mira, atëherë kushedi kjo është e saktë fundja.

Që nga letra juaj e fundit dhe e parafundit, meraku dhe shqe tësimi duken se ju kanë braktisur një herë e mirë, e kjo vlen pa dyshim edhe për burrin tuaj, siç dhe jua uroj të dyve! Më kujto het një pasdite të diele para ca vjetësh, po shkoja ngjitur për fasa dash udhëbregut të perandorit Franz, dhe takoj burrin tuaj, që po vinte drejt meje në një gjendje po aq të mjerueshme, dy eks pertë në migrenë, secili në mënyrën e vet. A kemi ecur ne një copë udhë bashkë apo thjesht jemi kryqëzuar, kjo s’më kujtohet me, dhe fundja dallimi ndërmjet këtyre dy mundësive s’duhet të jetë shumë i madh. Por kjo është e shkuar tashmë dhe duhet të mbetet thellësisht e shkuar. A është bukur te ju në shtëpi?

Përshëndetjet më miqësore,

I juaji, Kafka./KultPlus.com

Netflix me film për dy miqtë viralë të Ditës së Falënderimeve

Gjithça lindi gjashtë vjet më parë kur gjyshja Wanda Dench ia kishte dërmuar më mesazh telefonik Jamal Hinton-it duke menduar se ia ka dërguar niupit të tij.

Në mesazh ajo e kishte ftuar nipin për Ditën e Falënderimeve, por më pas e kishte kuptuar se e kishte dërguar mesazhin në adresë të gabuar.

Por Hilton e kishte pyetur nëse do të mund të shkonte për festë, dhe gjyshja Dench e kishte pranuar me përzemrësi.

Që nga ai vit, dyshja bëhen gjithmonë bashkë me familjet e tyre për ta festuar Ditën e Falënderimeve, dhe tash tregimi i këtyre banorëve të shtetit amerikan, Arizona, do të bëhet film nga Netflix.

“Jemi të ngazëllyer që po e ndajmë tregimin tonë me botën”, kanë thënë që të dy përmes një deklarate të përbashkët transmetuar nga Netflix-i./KultPlus.com

“Ti dhe hëna”, ndër poezitë me romantike nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

“Ti dhe hëna”

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhem ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi./KultPlus.com

Ismael Kadaré author 2005

OBSH: Jo panik nga varianti Omicron, duhet të jemi të përgatitur

Organizata Botërore e Shëndetësisë  së fundmi ka deklaruar se nuk duhet që të bëhet panik për variantin e ri të Covid, Omicron por duhet të jemi të vëmendshëm.

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Swaminathan në deklaratën e saj të fundit ka bërë me dije se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Deri më tani rezulto se Omicron është i përhapur në 40 vende, por akoma nuk ka një studim që tregon nëse varianti i ri ka një nivel më të lartë transmetueshmërinë ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Të dhënat praprake të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, thuhet se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Swaminathan ndër të tjera është shprehur se duke cituar të dhënat e para rezulto se varianti është shumë i transmetueshëm dhe se mund të bëhet dhe mbizotërues por akoma nuk mund të themi asgjë me bindje.

Aktualisht është varianti Delta që përbën 99% të rasteve globalisht. Sipas saj është e rëndësishme të jemi të përgatitur jo të bëjmë panik./KultPlus.com

Ekspozohen të gjitha përkthimet e veprës së Dante Aligerit në shqip

Me rastin e 700-vjetorit të vdekjes së poetit Dante Alighieri, pranë Shtepisë Studio Kadare, qëndron ekspozita “Dantja i pashmangshëm”, e cila merr shkas nga sprova e Ismail Kadare me të njëjtin titull.

Kjo ekspozite interaktive sjell per here te pare per publikun shqiptar te gjithë përkthimet ne shqip, te plota dhe te pjesshme te veprës se poetit, duke filluar nga përkthimi i pare ne 1896 nga arbereshi Luigi Lorecchio, ne përkthime te tjera nga figura te shquara e përkthyes si Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Pashk Gjeçi, Eqrem Cabej, deri ne përkthimet e fundit te Mark Ndojes, Cezar Kurtit, Hektor Shenepremtes, etj.

Ky udhëtim ne historinë e Dante Alighierit me Shqiperine dhe shqiptaret sjell gjithashtu poetin dhe vepren e tij ne shtypin shqiptar gjate shekullit te XX.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 dhjetor./KultPlus.com

TKK kujton aktoren Luarasi: Do të mbetet simbol i shprehjes së lire

Teatri Kombëtar i Kosovës kujton aktoren Edi Luarasi, e cila ndërroi jetë sot, përcjell KultPlus.

Në një postim në Facebook, TKK shpreh ngushëllime në adresë të familjes së saj, komunitetit artistik dhe Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të Teatrit Kombëtar të Kosovës:

Duke e kujtuar aktoren Edi Luarasi, që sot, mori rrugën e përjetësisë!

Do të mbetet simbol i shprehjes së lirë – përkthyer në gjuhën juridike, pushteti diktatorial e kishte përjashtuar nga teatri më 1974, për të organizuar pastaj ajo jetën e saj të mbijetesës, në teatrin e rrobaqepësisë, deri në shembjen e diktaturës dhe ardhjes së demokracisë më 1991.

Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllime në adresë të familjes së saj, komunitetit artistik dhe Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Në shenjë nderimi,

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës./KultPlus.com

 ‘Ura’ nga Seadet Beqiri shfaqet para publikut në Ulqin

Shfaqja “Ura” me autore Seadet Beqiri,  e me regji të Astrit Bytyqi, ku në role paraqiten Avni Dalipi e Afrim Muçaj, sonte është shfaqur para publikut të Ulqinit.

Edina Mustafiq, njëherit edhe regjisore e teatrit të Ulqinit, së bashku me skenografen dhe kostumografen, Jetmira Hoxha, shprehen të kënaqura që mirëpritën kolegët nga Kosova.

Ulqini si qytet i vogel, vend turistik e dëshmoi edhe kësaj here simpatinë ndaj teatrit e veçanërisht respektin ndaj artit, e artistëve kosovarë.

Drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha, shpreh se bashkëpunimet janë gjithmonë të mirëseardhura dhe se Qendra i ka dyert e hapura per artistët e Kosovës./KultPlus.com

Hapet ‘Festivali i Dritës’ në Amsterdam

Nën hijen e pandemisë së COVID-19 në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ka filluar Festivali i Dritës.

Konsiderohet si një nga festivalet më të rëndësishme në Evropë, ku çdo vit marrin pjesë rreth një milion njerëz.

“Festivali i Artit të Dritës” është një instalacion me drita i përgatitur nga artistë, stilistë dhe arkitektë nga Holanda dhe vende të ndryshme të botës.

Vizitorët mund të shijojnë performanca me drita në dhe rreth vendeve të famshme të qytetit, përveç turneve me varkë.

Festivali është i hapur nga ora 07:00 deri në ora 9:00 dhe nga ora 15:00 deri në 17:00, meqë qeveria holandeze mbyll punën nga ora 17:00 për të luftuar numrin në rritje të rasteve me COVID-19.

Festivali do të zgjasë deri më 23 janar të vitit të ardhshëm./KultPlus.com

Vdes nga Covid-19 ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips

Ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19 , sipas një raporti nga TMZ të  premten. Ai ishte 30 vjeç.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në Ditën e Falënderimeve, të  cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

Një i afërm i Jay Jay tha për median se rokeri ishte i pavaksinuar, por mendonte të marrte vaksinën antiCovid kur u sëmur me virusin.

Një ditë para Ditës së Falënderimeve, u tha se gjendja shëndetësore e Jay Jay po përkeqësohej dhe pavarësisht se u kërkua nga të afërmit e tij që të shkonte në spital, ai qëndroi në shtëpi për të pushuar, shkruan DailyMail.

Ai thuhet se u kishte thënë familjarëve në bisedën e tij të fundit me ta se kishte nevojë vetëm për më shumë pushim.

Babai i tij, me të cilin Jay Jay jetonte në atë kohë, aktualisht është i shtruar në spital dhe në një ventilator, raporton TMZ.

Phillips, i cili njihet më shumë nga stili të flokëve prej një ylli të rock-ut, së pari fitoi famë duke performuar në tastierën e tij në sezonin e katërt të “America’s Got Talent”.

Ai u eliminua në raundin e audicionit atë sezon, por e ktheu shfaqjen në sezonin 12 duke arritur në raundin e Judge Cuts.

Jay Jay lindi në Cleveland, Ohio dhe kishte qenë i përkushtuar ndaj muzikës për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke performuar në garat e grupeve rock me grupin e tij “Hysteria” që kur ishte në shkollë të mesme.

Sezoni i 16-të i AGT përfundoi në shtator, çmimin kryesor e fitoi magjistari, Dustin Tavella, i ndjekur nga akrobati Aidan Bryant në vendin e dytë dhe komediani Josh Blue në të tretin. /KultPlus.com

Ekspozita e Agim Sulaj – nga lufta e Vlorës deri te peizazhet, 36 punime në vaj

Agim Sulaj sjell Ekspozite Rrenjet 6. Ne kete ekspozite janë 36 punime ne vaj qe trajtojnë nje larmi historike dhe koloristike.

Nga Lufta e Vlores ne Qender te ekspozites e deri te portrete pasazhe te detajuara me imtësi ne karakteret e tyre.

Në ekspozitë bejne pjese dhe 5 karikatura fituese ne konkurrimet ndërkombëtare qe përcjellin kohen pandemike qe jetojmë qe nga viti 2020 kur filloi pandemia e deri te locdoën ne familje.

Për piktorin ky cikël ka një vecanti, e lidh atë me qytetin e lindjes, Vlorën.

Ekspozita çelet sonte dhe do të qëndrojnë për 10 ditë./KultPlus.com

Presidenti Meta: Edi Luarasi do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar me shumë keqardhje për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare.

Vetëm pak muaj më parë Meta e vlerësoi me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

“Sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta në Facebook.

Sipas tij, Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor./KultPlus.com

28 Nëntori në Prishtinë

Meqenëse së fundi ishim dëshmitarë të publikimit të një sondazhi lidhur me prirjet e shqiptarëve për bashkimin (hipotetik) kombëtar, për të zbritur pakëz me këmbë në tokë në këtë këndvështrim, mund të marrim sakaq si shembull të vyer kremtimin dhe sidomos atmosferën e kremtes tonë më të madhe kombëtare si shqiptarë, pikërisht 28 Nëntorin, ku festojmë gjithçka të shenjtë për ne si popull.

Në Prishtinë, veçanërisht në sferën kulturore, 28 Nëntori u parapri nga një sërë aktivitetesh kulturore, të disa fushave të artit, që kulmuan kryesisht më datë 25 nëntor, tre ditë përpara ditës kur kujtojmë ngritjen e flamurit kuq e zi me shkabën dykrenare nga Gjergj Kastrioti në Krujë në vitin 1443 dhe pavarësinë e shtetit modern shqiptar në vitin 1912.

Prishtina, në pasditen dhe mbrëmjen e të enjtes 25 nëntor, gëlonte nga ngjarjet e shënuara kulturore, të cilat vijuan drejt kurorëzimit në mbrëmjen e asaj dite, si mënyra më e arrirë për ta festuar afrimin e 28 Nëntorit, përmes librave, prozës dhe poezisë shqipe, e gjithashtu nëpërmjet portreteve të përjetësuara në gdhendjet në dru, të disa ndër personaliteteve më të shquara të popullit shqiptar dhe Kosovës përgjatë tërë historisë sonë kombëtare.

E ky kremtim letrar-artistik do të bëhej edhe më i çmuar, nisur nga fakti që ajo natë në Prishtinë pati mbledhur artistë, letrarë, shkrimtarë e poetë nga të gjitha trevat shqiptare anembanë, ndonëse kjo gjë po ndodhte mbase thjesht për rastësi (fort fatlume gjithsesi).

Kështu, në Librarinë Dukagjini poetja dhe përkthyesja e njohur pogradecare, Ana Kove, prezantonte para lexuesve të etur prishtinas, librin e saj “Kambanat e së dielës”, shoqëruar me interes të theksuar nga publiku i kryeqytetit të Kosovës, ku gjithmonë poetë e shkrimtarë nga përtej Morinës në Shqipëri, kanë gjetur ngrohtësi dhe mikpritje thelbësisht vëllazërore në çdo aspekt, njerëzor, kombëtar e letrar, pa dyshim.

Edhe paneli i këtij promovimi është përfaqësues i shqiptarësisë së sotme, teksa të dyja panelistet jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Prishtinë, megjithëse vijnë nga Shqipëria, kurse pak më vonë njërën prej tyre (Majlinda Bregasin), ithtarët e letrave dhe gjuhësisë shqipe, do ta takonin rrëzë lagjes karakteristike Ulpiana, në kuadrin e Fiction Fest, ku qenë mbledhur shkrimtarë e poetë sërish nga gjithë trojet shqiptare (Enkelejd Lamaj, Ibrahim Kadriu, Ana Kove edhe njëherë, etj).

Mbrëmja në fjalë ndërkaq do të mbyllej lavdishëm falë ekspozitës tejet origjinale dhe të suksesshme të hapur në mjediset artistike të KultPlus Caffe Gallery, gjithnjë në Ulpianë,  të artistit (zdrukthëtar) me origjinë nga Lugina e Preshevës (Tërnoci i Madh), Nagip Tashi, i cili u ka dhënë jetë përmes skalitjeve mjeshtërore në dru, figurave më të shquara të kombit, nga Ibrahim Rugova te Gjergj Kastrioti, Bekim Fehmiu, etj, duke dëshmuar se arti mbarëshqiptar nuk njeh as kufij, aq më pak ndasi artificiale, por ngaherë rrjedh në venat e kombit shqiptar, si gjaku që na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që frymojmë.

Përkundër lajmeve të dhimbshme nga kronika e zezë, rrugët e Prishtinës ushtojnë nga fëmijët e shkollave (gjithashtu edhe kopshteve dhe çerdheve), të cilët me flamuj kuq e zi në duar dhe himnin kombëtar në gojë, ecin të ngazëlluar rrugëve të kryeqytetit të Kosovës me zemrat e gufuara nga ndjenjat kombëtare, ndërsa nëpër vitrina dyqanesh e restorantesh, nëpër dritare shtëpish dhe varur nëpër shtyllat anës rrugëve kryesore, kudo syri shikon flamuj kombëtarë që valviten krenarisht.

Gjithçka, të paktën në këndvështrimin kulturor, përmbyllet mrekullisht në mbrëmjen e ditës së dielë, pikërisht më 28 Nëntor, kur përsëri në mjediset e KultPlus, artdashësit dhe të apasionuarit e kinematografisë, veçanërisht të artit filmik me rrënjë burimore në Kosovë, do të gëzonin mundësinë e rrallë të takoheshin me regjisoren e filmit kosovar ZGJOI, që po korr sukses të padëgjuar ndërkombëtar, duke shpresuar me plot meritë edhe për Oscar-in, Blerta Basholli, dhe producentin e këtij filmi, Valon Bajgora.

Ky film, që ka protagoniste aktoren Yllka Gashi, gjithsesi është shndërruar në promovues të mahnitshëm të vlerave më të epërme kulturore të Kosovës (krahas Dua Lipës, Rita Orës, e një mori artistësh e sportistësh të famshëm botërisht, me origjinë nga Kosova), përbënte faktikisht mënyrën më të fisme për ta kremtuar festën tonë kombëtare si shqiptarë, dhe sigurisht mirënjohja i takon KultPlus për krijimin e kësaj mundësie, krahas trupës së ZGJOI, që u gjend përballë publikut prishtinas në këtë ditë kaq të shënuar.

Për t’i dhënë një prekje edhe më të veçantë kësaj mbrëmje, piktorja e talentuar prishtinase, Qëndresa Krasniqi, do ta kurorëzonte këtë mbrëmje kushtuar artit filmik, me një pikturë të punuar prej saj, të frymëzuar nga ky film, të përshtatur dhe jetësuar në telajo, duke ndërthurur përkryer kinemanë me botën e mrekullueshme të pikturës, me një qëllim të vetëm, artin burimor të Kosovës.

Mënjanë folklorizmave të pashmangshme në kremte madhore të këtilla, siç është 28 Nëntori, ky fundvit që përkon me fillimin e dimrit dhe borën e parë të rënë butësisht mbi Prishtinë, me siguri ka për t’u mbajtur mend për atmosferën e gjallë kulturore që hijeshoi festën tonë kombëtare.

Shkruan Elvi Sidheri     

Shkrimtar dhe përkthyes shumëgjuhësh

Ndërron jetë aktorja e njohur, Edi Luarasi

Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Njoftimin e ka bërë të ditur, djali i saj, Eldon Luarasi përmes një postimi në Facebook.

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re.

Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”./KultPlus.com

Dua Lipa edhe me një tjetër rekord në Librin Guinness

“Dua të ndryshoj lojën” ia thotë këngës Dua Lipa në hitin e saj të vitit 2020 “Future Nostalgia”.

Këto tekste u bënë të vërteta pasi këngëtarja dhe modelja ka thyer edhe një tjetër rekord në Librin Guinness, atë për një numër të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste solo (vitin aktual) me një total prej 284,000 biletash të shitura.

Biletat ishin për koncertin e saj të transmetuar të quajtur ‘Studio 2054’.

Ky koncert ishte transmetuar drejtpërdrejt nga klubi i natës ‘Printworks’ në Rotherhithe, Londër.

‘Studio 2054’ u zhvillua më 27 nëntor të vitit 2020.

Për shkak të masave antiCovid, ‘Studio 2054’ u transmetua online në gjithë botën, duke rezultuar në një ngjarje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë mënyrë, përkrahësit e Duas patën mundësinë që të dëgjojnë albumin e këngëtarës së tyre të preferuar gjersa qëndrojnë në shtëpi.

Pavarësisht numrit rekord prej 284,000 biletash të shitura, është raportuar se koncerti mblodhi mbi pesë milionë shikues./KultPlus.com

‘Ringjallja e Krishtit’, ndër punimet më të mira të ikonografit dardhar Grigor Zdruli

Nga ekspozita “Dardharët”, e cila vazhdon të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, ky institucion përcolli sot për publikun ikonën “Ringjallja e Krishtit” me autor Grigor Zdruli, e punuar në vitin 1899 dhe me origjinë Kishën e Burimit Jetëdhënës, Korçë.

Grigor Zdruli, një nga ikonografët më të mirë dardharë, i cili kryesisht punoi dhe jetoi në Malin e Shenjtë, dhe ku mësoi dhe shumë breza të tjerë artistësh dhe ikonografësh, edhe nga Dardha, siç ishte dhe artisti Vangjel Zengo.

Atelieja e tij në Malin e Shenjtë, ka pasur një aktivitet tepër të zhvilluar, ku veprat e të cilës shiteshin jo vetëm në Greqi, por edhe në vendet e tjera të Lindjes.

Në këtë ikonë përveçse paraqitet skena biblike e ringjalljes së Krishtit dhe ngjitjes së tij, në qiell, në madhështinë e tij hyjnore, dhe ku rojet, të cilët duhen të kujdeseshin, gjenden në pjesën e poshtme të ikonës të mbështetur në tokë dhe të fjetur në natyrën e tyre njerëzore.

Ikona mban mbishkrimin ” Vepër e Grigor Jeromonakut nga Dardha, 1899″

Fundi i shek. 19-të, filloi të sillte ndryshime në ikonografi. Përpjekja për të shkuar drejt pikturave të Rilindjes europiane dhe autorëve të mëdhenj kishte filluar të frymëzonte artistët rusë, lindorë dhe kjo po vërehej dhe në atelietë e Malit të Shenjtë, po ashtu dhe atelienë e Grigor Zdrulit.

Rregullat strikte Bizantine, figurat stative, planet dy dimensionale, po fillonin të zëvendësoheshin nga kompozime plot ndjenjë dhe dinamikë. Në portrete, ndihet vëllimi dhe shkrirja e tonaliteteve dhe ngjyrave, ndërsa në peisazhe, shfaqen dukshëm perspektiva dhe vëllimi dhe materializimi.

Me tone realiste, ikona ndahet në dy pjesë, në atë hyjnore dhe tokësore, ku kompozimi ndahet jo vetëm në forma por edhe në ngjyra, duke krijuar kështu kontraste të forta.

Grigor Zdruli, është ndër ikonografët e parë, piktor, i cili, studioi me përkushtim dhe frymëzoi edhe brezat pasardhës në ndjekjen e gjurmëve të kryeveprave Europiane./KultPlus.com

Alec Baldwin pranon se karriera e tij mund të marrë fund pas xhirimit fatal ku mbeti e vdekur kinematografja, Halyna Hutchins

Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij e aktrimit mund të ketë mbaruar pas xhirimit fatal të filmit ‘Rust’ ku mbeti e vdekur kinematografja, Halyna Hutchins, transmeton KultPlus.

“Mund të jetë”, tha aktori 63-vjeçar në një intervistë për George Stephanopoulos të ABC News, duke shtuar se nuk i interesonte.

Baldwin tha gjithashtu se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë,” tha ai. “E di që nuk jam unë”.

Baldwin është më i njohur për performancën e tij në ‘30 Rock’, si dhe imitimin e tij të Donald Trump në skeçin e shfaqjes Saturday Night Live./KultPlus.com

Getty Images

Vdes nga kanceri aktori, Sir Antony Sher

Aktori veteran Sir Antony Sher ka vdekur nga kanceri në moshën 72-vjeçare, ka njoftuar Royal Shakespeare Company (RSC), transmeton KultPlus.

Ai konsiderohej gjerësisht si një nga aktorët më të mirë klasikë bashkëkohorë të vendit, me një lidhje të gjatë me kompaninë.

Drejtori i tij artistik dhe bashkëshorti i Sir Antony, Gregory Doran, kishin marrë leje për t’u kujdesur për të.

Kompania tha se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga lajmi.

Kryetari i RSC Shriti Vadera tha se aktori ishte “i dashur” në organizatë “dhe preku dhe pasuroi jetën e kaq shumë njerëzve”.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta janë me Gregun, me familjen e Antony dhe miqtë e tyre në këtë kohë shkatërruese,” shtoi Catherine Mallyon, drejtore ekzekutive e RSC dhe Erica Ëhyman, drejtoreshë artistike në detyrë./KultPlus.com

Getty Images

DJ Poeti i shpirtërores

Shndërrimi i gjërave shpjeguar përmes poetit të ri – DJ-it

Shkruan Ballsor Hoxha

History repeating

Shënim: Ky shkrim është për shenjën sociologjike, kulturore dhe të sjelljes së njeriut bashkëkohor të njohur me nocionin DJ, e kam fjalën për atë – raw -, undergound etj. Dhe duke qenë mix-i (në përkthim të lirë: ndërthurja) arti i tij, e ftoj lexuesin të bartet në mix-in tim përmbajtësor si përpjekje për të imituar atë që teoria postmoderne, në këtë rast shumë naive, e quan kolazh, e që në të vërtetë është shumë më shumë ndërthurje dhe kërkim rastësor i vibe të përbashkët të të pranishmëve në party.

Warm up

Kishte filluar në fund të viteve shtatëdhjetë, dhe kishte arritur kulminacionin në vitet e tetëdhjeta, dhe ishte masivizuar në të nëntëdhjetat në botë, e në Kosovë – clubbing – ka arritur me mishërimin (gjendje shumë e shpeshtë përjetimi, herë në ndërdije herë në vetëdije, në këtë sub-kulturë) e disa të rinjve në adoleshencën e tyre në shekullin e ri. Ka lindur si revoltë ndaj globalizimit konsumerist, është globalizëm shpirtëror (sado idealiste të tingëlloj kjo), është dekonstruksion i pushtetit të komercialistëve të muzikës – njërës prej gjuhëve më të thella njerëzore, duke pasur për model sjelljen (partying) të fiseve ende të “paprishura” nga ironia.

Nëpër shndërrimet biblike të botës kohëve të fundit, p.sh. gjëra si uji kanë filluar të shiten në shishe,arti në format e saj si: letërsia, muzika klasike dhe personazhet sociale si poeti, duke pasur një prej qëllimeve përjetimin e pamonetarizueshëm, , tanimë janë harruar. Për-jetimi sot arrihet ndryshe.

Përjetimi, mendoj është një prej qëllimeve (nëse ka një qëllim) të clubbing-ut. As drogat, as trendi i çorodisë më të re dhe as revolta ndaj pushtetit cilitdo qoftë ai (megjithëse të gjitha këto janë pjesë e kësaj), nuk janë esenca e clubbing. Është përjetimi i skajshëm, i arritur aq thjeshtë, përjetimi i thellë aq sa arrin mendja e njeriut brenda një nate, dhe assesi nuk është përjetim vetëm hedonist, me të vetmin qëllim kënaqësinë, sipas mendimit tim, sipas përvojës sime.

E tëra që duhet është një DJ, zërimi i mirë, dhe hapësira (që më vonë gjatë natës shndërrohet në një – zonë – specifike). Në kohën kur kishte filluar kjo rrymë sjelljeje të njeriut postmodern, në party-të që quheshin – rave – ambienti ishte një prej shenjave më të theksuara të tij: depo të zbrazëta, hambar, dhe hapësira të braktisura; në njërën anë kjo ishte ikje ndaj sistemit (policisë dhe këtyre gjërave) dhe në anën tjetër ishte revoltë ndaj po të njëjtit sistem konsumerist. Por megjithatë ky idealizëm është komercializuar tanimë dhe tani quhet clubbing, e që ndodh në ambiente thellë të komercializuara, estetizuara dhe të trendeve më të ndryshme të mundshme. Megjithatë përjetimi, ai për të cilin po flas, është i mundshëm edhe këtu, ka mbetur ende ai.

E njëjta ka ndodhur me rock-un kur është paraqitur në vitet shtatëdhjetë në Prishtinë, është trajtuar si çmenduri apo sjellje prej të cilës çmendesh (është e çuditshme se si çdo gjë të panjohur populli e klasifikon automatikisht në çmenduri) etj. E njëjta sigurisht ka ndodhur edhe me muzikën klasike, e njëjta ka ndodhur kur janë përhapur romanet etj, dhe e njëjta ka ndodhur edhe me muzikën elektronike, automatikisht, mekanizmi mbrojtës i shqiptarit kosovar e ka klasifikuar atë si çmenduri. Aq më shumë që sjellja e kësaj rryme ka për rekuizitë “ijat” e pashmangshme.

Pumping up

Një natë në këtë zonë, brenda shtjellës, është në të njëjtën kohë: postmodernizëm (lexo: bashkëkohësi globale), revoltë ndaj globalizimit dhe globalizim në një gjendje tjetër (për këtë më vonë gjatë tekstit), është shpërthim tej të njohurës së zakonshme dhe arritje në të brendshmen e thellë shpirtërore. Dhe në këtë shtjellim, derisa ndodh shndërrimi, brenda kësaj zone mbetet vetëm një shenjë, DJ. Për mendimin tim, duke u ndërlidhur me fillimin e këtij shkrimi, poetët (po i marr këtu si simbol i arteve dhe artistëve që po harrohen) janë duke u transformuar në një shenjë, model tjetër social dhe kulturor. Roli i poetëve ka filluar të transformohet sociologjikisht dhe kulturalisht, p.sh. në kohërat e renesancës poetët kanë argëtuar mbretërit dhe fisnikërinë në oborret e tyre, me një fjalë kanë qenë një prej mënyrave më të rëndësishme të përjetimit. Por tanimë poeti si nocion social ka kaluar, sigurisht jo ende në plotëninë e tërë, në formën, shenjën, modelin e ri, atë të DJ. Ai është artisti i qyshkut, klubit, depos, apo plazhit, dhe aty dilet tej, në atë anën që fshehet nga jeta e dhunuar nga miliona produkte që na kërkojnë në çdo moment të të qenit, zgjuar apo në ëndrra. Por të mos keqkuptohem, DJ sipas kulturës së clubbing është një artist që nuk krijon pushtet, në të vërtetë zbulimi i tij ka ardhur si revoltë postmoderne ndaj pushtetit të star-ëve, ai është dora që ndjek/krijon/estetizon përjetimin brenda zonës.

Përjetimin në duart e DJ, unë e kisha ndarë në dy gjendje: 1. shkallmim (në rock ka qenë e njohur si shock the system, shokoje sistemin) të sajesave të jetës së zakonshme, dhe 2. depërtim/thellim në të panjohurën, në ujanën e shpirtit. Sigurisht, të qenit DJ i muzikës elektronike mund të jetë çdo gjë përpos skemë, dhe ndonjëherë arti i tij/saj i ngjan një ndërtimi të paharrueshëm të të brendshmes, apo në raste të tjera është përkufizim i të bukurës që rrjedh nga kombinimet e tij/saj. Në një pikëvështrim tjetër, ndoshta arti i DJ është njëlloj dramatizimi i ritmit dhe tingujve për të krijuar thyerje estetike për të depërtuar shijuesi në shpirtin e tij. Një është e sigurt, është spontan. Është i atypëratyshëm (sigurisht buruar nga përvoja e DJ-it), dhe ndodh duke ndjekur vibe të atmosferës. Përfundimisht DJ dhe ata gjallnikë brenda zonës japin dhe marrin nga njëri tjetri gjatë të njëjtës natë për të arritur diku, bashkë, për të krijuar natën.

Prej këtu e kisha ftuar lexuesin, duke përkujtuar përpjekjen e cekur në fillim të këtij shkrimi, të më ndjek në të hulumtuarit dhe interpretuarit e punës së duos austriake si Kruder dhe Dorfemesiter.

1. Lutet lexuesi, për aq sa mundet të duroj, të hyj në linkun që përmban mix-et e tyre, posaçërisht të asaj që është e njohur nën Labelin Dj Kicks, Kruder and Dorfemesiter.

Përjetim i papërpunuar në laboratoret e kënaqësisë lehtë të arritshme – raw – që është proces i ndjekjes së lojës, shndërrimit të perceptimit të muzikës ashtu si njihet (lexuesi, të kërkoj në shpjegimet për lojën postmoderne, dhe random signifiers për më gjerë). Po një gjë që ky duo i muzicientëve e arrin secilën herë është njëlloj guximi të kalimit prej një ujane (nëse lexuesi don – shtrese) në tjetrën, duke kapur, arritur, edhe bartur përjetuesin në fusha krejtësisht të krijuara nën ndikimin e intuitës së tyre muzikore, duke shtyer pak më tutje kufirin e realitetit, kësaj” krijese” psikike, edhe fizike që na mban të humbur brenda një të vërtete të përhershme dhe me këtë, tragjikisht, të fundme. E të jesh i përfshirë, bartur nga levitimet e perceptimit dhe të të njohurës, kalimet e aftësisë muzikore të Kruder dhe Dorfemesiter, bota -kalon në një balonë pluskuese në duart tona, si shpikje e mashtrim. Në të vërtetë është një lojë e humbjes dhe gjetjes së vetes në shtjellat, shndërrimet, kështu duke gjetur një të vërtetë – përderisa muzika e K & D vazhdon – atë të të qenit (shaped në anglisht) i formësum nga muzika. Paradoksalisht, nëse nuk ke çka të humbësh, muzika e K & D është ajo që nëse ke çka të humbësh ia vlen ta ri-gjesh, ri-kuptosh, ri-shohësh të formësuar nga ringjallja shpirtërore që ndodh aty përball tij. 

3. Dropping the bomb

Të gjithëve na ka ndodhur në fëmijërinë tonë, ai momenti kur arrijmë në një zonë ku tingëllima e botës ku gjendemi harmonizohet me mendjen tonë, bëhen një, dhe përfundon mendimi (është i panevojshëm). Është moment qartësie të përkryer dhe në filozofinë budiste njihet si nirvana, apo në zen budizëm si përndritja.

Në çdo party të këtij lloji arrihet ky moment, kjo zonë, e çarë kur përfundon mendimi dhe e tëra, DJ, muzika, ne, turma dhe ambienti bëhemi një, në çdo party – arrihet nirvana. Por të mos blasfemoj, nirvana e plotë është të kuptuarit e çdo gjëje prej fillimit të vetë të kuptuarit e deri në këtë pikë të përfundimit të tij, derisa në këto thellime në ujana ajo arrihet fizikisht nga përmbushja e dëshirës më të thellë, të qenit një me universin.

Dhe ajo që i mbetet pjesëmarrësit të shënjuar në përhershmëri nga ky moment, është gjetja e një rruge për të arritur atje dhe me të jetuar, nëse bukuria e të muzikuarit është njëlloj ëndrre.

Outro

Gjërat janë duke u shndërruar, kosovarët e clubbing skenës kanë arritur atë që tërë qeverisja e Kosovës nuk ka mundur ta bëjë në tërë këtë kohë, sigurisht brenda kulturës në të cilën këta entuziast krijojnë. Mendoj, që përpos hedonizmit apo thënë më saktësisht të mishërimit të “tejshëm” (sa i përket mishërimit,  ka shumë prej DJ-ve fascinant që kanë kaluar në një gjendje tjetër, tërë ajo thellësi kombinuar me pasionin e të riut për një Kosovë të pranueshme në botë, dhe përshpejtimin e kemikalizuar në laboratore, kanë qenë tepër për t’i bartur), është përjetimi  ndryshe që e ofron kjo kulturë e quajtur clubbing. Është përjetimi pa gjuhën e folur, tanimë demaskuar që nga Derrida e Lacan si mjet nënshtrimi; pa star-ët që tanimë janë zbuluar si pushtetmbajtës të vuajtjes/besimit të “fansave”; pa historinë e përgjakur në dhëmbët e politikanëve apo thënë ndryshe duke rrënuar dhe ri-krijuar historinë ; dhe pa vetminë. Apo, vetmia bëhet kolektive, dhembja bëhet kolektive, lumturia bëhet kolektive, është një shpirt i i krijuar nga hapja e esencave shpirtërore në këto zona të krijuara nga DJ i mirëfilltë.

E nesërmja

Apo ndoshta kjo që u tha më lartë do të duhej të ndodhte në një party ideale, apo ka ndodhur në fillimet e kësaj sub-kulture, dhe tanimë ka kaluar në legjendë, dhe ndoshta krejt kjo është dashur të tregohet si legjendë, përderisa ideja është monetarizuar (lexo: politizuar ekonomikisht) diku nën mosbesimin e njeriut, diku aty nën tavolinë në formë të kemikaleve të shtrenjta monetarisht, njëjtë siç ka ndodhur me rock-un./KultPlus.com