Aktori shqiptar, Jehon Gorani, i cili jeton dhe vepron tash e 20 vite si aktor në Belgjikë, do të luajë në një sërial të prodhuar nga kompania e famshme “Netflix” me titull “Diamonds”, shkruan KultPlus.
Seriali dramë me tetë pjesë do të vijë nga bashkëkrijuesit e ‘Fauda’ dhe ‘Line In The Sand’, Yuval Yefet dhe Rotem Shamir, të cilët do të drejtojnë gjithashtu serialin.
Në një prononcim për KultPlus, Gorani tregon se rolin e tij e ka fituar në vitin 2021, por pandemia COVID-19 ka ndikuar që xhirimet të shtyheshin.
“Rolin e kam fituar qysh në vitin 2021, por xhirimet janë shtyer për shkak të pandemisë. Seriali pritet të transmetohet në Netlifx më vonë këtë vit (në varësi të rrethanave)”.
“Këtu bëhet fjalë për një familja hebreje, e cila është e zhytur në nëntokën e Antwerpit, qendrës më të madhe të diamanteve në botë. Një nga anëtarët e familjes nuk dëshiron të jetë pjesë e bizneseve të ndyra andaj edhe largohet nga fmilja, por pas një tragjedie familjare ai obligohet të rikthehet dhe merr përsipër biznesin familjar, duke hyrë kështu në ujërat e trubullta”, thotë Gorani.
I pyetur se si erdhi te ky bashkëpunim, Gorani për KultPlus ka thënë se profili i tij ka qenë i përshtatshëm.
“Unë jam si aktor në Belgjikë tash e 20 vite, profili im ka qenë i përshtatshëm për rol andaj edhe jam kontaktuar nga produksioni”.
Ai do të luajë rolin e mafiozit kryesor, i cili kontrollon portin e Antwerpit.
Drama mafioze është bashkëprodhim nga Keshet International dhe kompania belge e prodhimit De Mensen, derisa regjisori Rotem Sahir është i njohur edhe për serialin “Fauda”, i cili është gjithashtu prodhim nga Netflix. /KultPlus.com
Identifikimi i një objekti me kaq rëndësi për kombin shqiptar, nuk është një ngjarje e zakonshme. Ajo meriton një vëmendje të veçantë për nga rëndësia dhe unikaliteti që ajo mbart në vetvete.
Më datë 2 dhjetor 2011 u zbulua në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali! Është një ngjarje që nuk mund të komentohet! Vetëm heshtja shpreh nderimin më madhështor për gjithçka.
Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në hotelin “Brufani” më 26 janar të vitit 1919, (bazuar në Fjalorin enciklopedik shqiptar). Në darkën e 10 shkurtit 1919 luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës arkivolin me trupin e pa jetë të njeriut të madh.
Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. U vendos që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë, në varrezën familiare të familjes Vlora, me që në qytet nuk kishte mundësi urbanistike. Komanda italiane, që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli, patriotizmi i të cilit mbushte grykën e pushkës.
Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar.
Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Në se flamuri është një simbol kombëtar, atëherë i gjithë kombi u nder mbi njeriun që e ngriti kombin në përjetësi. Ishte një prekje, një përkëdhelje, një shtrëngim në gjoks, jo, më tepër, në shpirt. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë.
Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora.
Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime mbresëlënëse nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora 10:00. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.
Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorës”, të shoqërisë me po këtë emër. Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria “Djelmoshat e Vlorës” dhe nga gazeta “Kuvendi”. Mbas këtyre vinte “Shoqëria djaloshare”. Pastaj ecte banda ushtarake qe luante marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh.
Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemt e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritet ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë.
Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, flamur të cilin e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.
Në Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente që vërtetojnë ngjarjen. Po i paraqesim:
Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.
“MBRETNIJA SHQIPTQRE
PREFEKTURA MBRETNORE
VLONЁ
Nr. 172
Vlonë me 21. Kallnuer. 1933
P.T.
Ministris Arsimit
Tiranë
Këtu ngjitun kemi nderin me ju paraqit process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes në dorëzim të Flamurit që asht ngritun për të parën herë në Vlonë, prej Patriotit Ismail Qemalit.
Gjithashtu në pako të veҫantë dhe po me këtë shkresë dërgohet edhe Flamuri në fjalë.
Shtojmë se me gjithëse Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur asht ngritur për të parën herë në ndërtesën Qeveritare më dorën Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur asht ngritur me të vërtet me 28 Nanduer 1912, por jo në ndërtesën Qeveritare, por në Zyren e doganave në Vlonë.
Lutemi me na njoftue marrjen në dorëzim.
Prefekti
Nepravishta”
Shkruar me dorë:
“T’i dërgohet ky
flamur Bibliotekës”
Nën këtë shënim, është një tjetër, që konfirmon marrjen e flamurit në dorëzim:
“asht këtu në bibliotekën t’onë”
28/10/33
Vijojnë disa vula dhe firma dhe në fund:
“Marrë në dorëim me 29-X-933”.
Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqërues:
“PROCES-VERBAL
Sot më 28 Nanduer 1932, ditën e Hënë, me rastin e transferimit të eshtravet të shénjtorit të Kombit të ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina në Pemendoren kujtimore të ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe në pranie të Përfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqësis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave të tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministër i Arsimit, Milto Tutulani, Ministër i Drejtësisë dhe të Prefektit të Vlonës Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri i të ndjerit Ismail Qemal për kujtim Kombëtar i dorëzoj Prefektit të Vlonës Flamurin Kombëtar të cilin më 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti në qytetin e Vlonës tue prokllamuar indinpendencën e Shqipnisë pas shumë shekujsh rrobnije.
Këtë Flamur të shenjtë Prefekti i Vlonës ja dorëzoj Ministrit të Arsimit Shk. tij Z. Hil Mosi për ta depozituar në Muzeun Kombëtar në Tirané.
Për sa ma naltë u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun në katër kopje dhe i nënshkruem prej të gjithëve qe përmenden ma sipër.
Nga shkresa e mëposhtme, e firmosur nga vetë ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vërtetohet se flamuri i u dorëzua Muzeut Kombëtar. E citojmë:
Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.
“ MINISTRI E ARSIMIT
Nr. Prot. 1208. Dërgohet Flamuri Komtar i ngrehun për herë të parë në Vlonë.
Drejtoris së Muzeut Komtar, Tiranë
Këtu ngjitun i dërgojmë asajë Drejtorije kopjen e process-verbalit të mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh për herë të parë nga i ndjeri Ismail Qemali në Vlonë.
Për njiherit me këto shkresa ju dërgojmë dhe kët flamur historik për t’a ruejtun me kujdes në muzeun komtar.
Ministr’i Arsimit, Mirash Ivanaj (firma)
Nisur me 6/XI/1933”
Kështu, në bazë të këtij dokumenti, Shqipëria u bë me flamur kombëtar. Por kjo nuk ishte e vërtetë. E vërtetojnë mohimet që i u bënë faktit të servirur nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve, që detyruan autoritetet e kohës të bënin verifikime të shumta, për të sqaruar të vërtetën. Mirëpo patriotizmi vulosi mendimin. Për shumë kohë u besua se flamuri i pavarësisë ndodhej i ruajtur në Muzeun Kombëtar. U desh kohë që ngatarresa të shpështillej, por kjo është ҫështje që nuk lidhet me këtë shkrim, aq më tepër që është sqaruar.
Vijojmë të paraqesim dokumente të tjerë që shkojnë më pranë të vërtetës.
“M.A.
Nri 402/749
Flamuri i Vlorësë
Mënistërijës’ së Arësimitë
Q y t e t
Bashkë me shkresën’ Nri 1208 të së 6s’ së këtij muaji, të shoqëruarë me verbalin’ e endur’në Vlorë më 28 të Vjeshtës’ së Tretë 1932. Muarëm’ në dorëim:
Flamurin’ kombëtar që shtolli në Vlorë vetë Ismail Qemal Vlora, mbë 28 të Vjeshtës së Tretë 1912.
Ky flamur zu vëndin’ në rjeshtën’ e kujtimevet’ t’ tjerë, me vlejë të jëstorijëtë, që ruhen’ në Tiranë, 9 Vjesht’ e Tretë 1933 / Drejtori (Firma dhe vula )
Ngjitur’ pas kësaj’ dorë-dëftesa
e jonë Nri C. 208”
Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.
“Flamuri i Vlorës”
Për punën, e flamurit’ kombëtar që valoj në Vlorë për here të pare ditën’ e të lëҫiturit’ të Shqipërijsë mbë krye të vehtë, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i të ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirësijën’ të shtronjë këta kujtime:
flamuri upat nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. (Shënim nga F.Stamati: fjalët, “nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora”, janë të shuara me një vijë përsipër).
Pëlhura e flamurit’ qe e leshtë dhe shkaba e shtampuarë; nuk’ mban mënt të ketë pasur,’ theka o kravatë.
Të madhët’ të tijë, gjer sa mund të caktohet’ me të maturë syri, munt të qe afëro 0 m. 80 për së gjati, dhe 0 m. 50 për së gjëri.
Sa për fundin ‘ e këtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ësht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qënë shdukurë, po se ndodhet’ i ruajturë në Shqipërijë, ndër duar’ që do të kujtohen’ ndofta ndonjë ditë t’i a falin’ Muzejës’ Kombëtare.
Tiranë, 10 shkurt 1936”
Më poshtë, në të majtë, është vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, si dhe firma, ndërsa në të djathtë, firma e Ethem Bej Vlorës. Poshtë ka një shënim:
Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorën’ e vehtë:
“nga shtëpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.
Ёshtë me interes edhe një dokument tjetër:
Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojmë: “Flamuri i Doganës’ së Vlorësë.
Me shkresën’ e Mënistërijës’ së Arësimitë Nri 1208 të së 6s’ së Vjeshtës’ së Tretë 1933, i udorëzua Muzejës’ Kombëtare një flamur i trajtuarë prej dy fijesh pëlhure të leshtë, 1 m. 45 i gjatë dhe 0 m. 95 i gjërë, me shkabën’, me dy krerë dhe me krahë të shtallurë mbë të përpjetë, pa theka dhe pa kravatë.
Pas shkresës’ që i përsillte Muzejës’ Kombëare këtë flamurë, janë mpështeturë:
një verbal me ditë 28 të Vjeshtës ‘ së Tretë 1932, në të cilin’ kan’ vënë duarëtë:
Përfaqësi I L. Madhërijës’ së Tijë Mbëretitë, Gjeneral Leon de Ghilardi,
Ministri i Arësimitë, Hil Mosi,
Ministri i Drejtësijësë, Milto Tutulani,
Zoti Et-hem bej Vlora, përfaqësi i Fëmijës’ së të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë, Prefekti i Vlorësë, A. Nepravishta.
Në këtë verbal është shënuarë se flamuri i dhuruarë Muzejës’ Kombëtare është muu ay që pati ngriturë në Vlorë me dorën’ e vehtë i ndjeri Ismail Qemal Beu, të 28në të Vjeshtës’ së tretë 1912.
një shkresë e Prefekturës’ së Vlorësë, Nri 172 me ditë 21 Jenar 1933, në të cilën’, ndër t’ jera, është shënuarë se si pas kërkim’ e hetimeve të bërë nga Prefektura e Vlorësë, ky flamur nuk ‘ ka qënë ngritur’ kurrë mbi ndërtesën’ qëverritare as ditën’ që ulëҫit të krye-mbë-vehtët’ të Shqipërijésë as mëë pas, po ka valuarë vetëmë për një kohë të gjatë mbi godinën’ e Doganës’ së detitë të Vlorësë.
Për të kthillurë këtë pikë ukërkuanë hollësija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati mirësijën’ të apinj’ këta shënime:
flamurin’ që i udorëzua Muzejës’ Kombëtare, i a fali të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë Duku i Monpansierit’, kur pat’ ardhurë në Vlorë, nga Marsi i vitit’ 1913.
qëverrija e Shqipërijësë e përdori për Doganën’ e Vlorësë, mbi ndërtesën’ e së cilësë valoj gjer ditën’ që Ismail Qemal Beu hoqi dorë nga Kryesija e Qëverrijësë.
mbë t’ ularguarë nga Vlora Ismail Qemal Beu, kërkoj të ketë si kujtim një nga flamuret’ të Qëverrijësë; usgjoth ky flamur dhe i udorëua Zotit’ Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjatë kohës’ që bashkë me t’ anë undodhën’ ndëpër Evropë.
ditën’ që i ndjeri Ismail Qemal Vlora ndërroj jetë në Perugia të Italijësë (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin’ e t’et me këtë flamur.
kur upru i vdekuri në Vlorë dhe uvendos në sallën’ e fllugërijës’ së përmortëshme, që pati navaturë Kumanda e Ushtërijës’ Italjane, prapë ky flamur under mbi arqivolin’ e të vdekuritë.
gjatë përsjellës’ së trupitë nga Vlora në Kaninë, arqivoli qe mbuluarë me po këtë flamur.
edhe ditën’ që eshtërat’ të të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë umbartën’ nga Kanina në Vlorë, për t’ ukallurë në varrin’-monoment, që ngrehu Qëverrija Mbëretërore e Shqipërijësë, ky flamur qe nderur’ mbi arqivolin’ edhe gjatë rrugësë edhe gjer sa mori funt shërbesa e të kalluritë, pas së cilësë Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorëzoj Përfaqësvet’ të Qëverrijësë Mbëretërore, si kujtim për t’ uruajtur’ në Muzejën’ Kombëtare.
Tiranë, 10 Shkurt 1936”
Më poshtë, majtas, është firma dhe vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, ndërsa djathtas firma e Et-hem Bej Vlorës.
Në vitin 1946 materialet e Muzeut Kombëtr i kaluan Instituit të Shkencave. Në vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranës, mori jetë edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili pati në vartësi të vet edhe Muzeun arkeologjik-etnografik, si edhe fondin etnografik. Në këtë fond kaluan edhe flamujt, që ndodheshin dikur në Bibliotekën dhe Muzeun Kombëtar. Mirëpo nuk pati asnjë dokument për historinë e tyre. Kështu, ata mbetën enigmë. Edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografisë dhe i fondit etnografik, e kishte me të dëgjuar se dikush i kishte dorëzuar flamujt pa dhënë ndonjë sqarim për ta, duke thënë: merrini dhe ruaini edhe këta! Punonjësja më e vjetër e fondi etnografik Znj. Pandora Plaku, kujton edhe në ditët e sotme porosinë e Rrok Zojsit për kujdesin ndaj ketyre flamujve dhe punën që ka bërë ajo me kolegët e saj për t’i mbrojtur këta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga dëmtime të tjera.
Ishin tetëmbëdhjetë. Puna për identifikimin e tyre filloi dhjetë vjet më parë. Me 2 dhjetor 2011 i erdhi rradha këtij. Se si ndodhi mund ta tregojmë ndonjë herë tjetër.
Flamuri është i plotë, por ka dëmtime të shumta. Ngjyra e kuqe është zbehur nga veprimi i diellit. Duket të jetë pis. Duhet restauruar. Do të jetë një punë jo e lehtë në gjendjen që është ai!
Pavarësisht nga të dhënat e grumbulluara deri më sot, rëndësia e këtij flamuri dikton domosdoshmërinë e studimeve gjithnjë edhe më të gjera për të ndriçuar maksimalisht këtë simbol kombëtar.
Edhe disa ditë dhe ky flamur do të ekspozohet përkohësisht në mjediset e Qendrës së Studimeve Albanologjike për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit./Ariola Prifti /Frederik Stamati/ KultPlus.com
Në Foto: Kortezhi duke u ngjitur për në Kaninë 12 shkurt 1919.Në foto: Ceremonia e rivarrimit, Sheshi i Flamurit, Vlorë më 28 Nëntor 1932.Në foto: Flamuri sot
Agron Berisha është emri i këngëtarit që la gjurmë në muzikën shqiptare.
“Vetëm 5 minuta” është një ndër këngët që shumë të rinj e kanë gjetur veten dhe ka vazhduar të dëgjohet gjeneratë pas gjenerate. Ndërkohë, meritën kryesore për sjelljen e këtij interpretimi e ka Agron Berisha, i cili ka vdekur më 28 dhjetor të vitit 2001.
Lidhjen e tij me muzikën ai e kishte nisur që në fëmijëri. Teksa si 16 vjeçar, Berisha filloi edhe regjistrimet e para të këngëve në Radio Shkup.
“Si Vardari”, “Ndalu pak”, “Ti moj vasho”, “Vetëm 5 minuta”, “Ëndërr” janë disa nga krijimet e tij, të cilat janë të pazëvendësueshme për muzikën shqiptare.
KultPlus ju sjell këngën “Ëndërr” bashkë me tekstin e saj:
Sonte ne natë të errët të kujtoj i trazoj ëndrrat të këtij qyteti të qytetit ku jam a m’beson unë i thërras në argëtim
Endërr, o Ëndërr dëshirën ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe
Sonte ne natë të errët të kujtoj i trazoj ëndrrat të këtij qyteti të qytetit ku jam a m’beson unë i thërras në argëtim
Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar në atdhe kam dëshirë për të takuar a m’beson a m’beson Unë të thërras në argëtim
Ref. 2
Ëndërr, o Ëndërr dëshiren ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe
E dashur këtu jam i vetmuar në qytet të huaj larg prej teje larg prej dëshirës por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe
Ref. 2
Ëndërr, o Ëndërr dëshiren ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe / KultPlus.com
Melodisë kombëtare U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit, qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit, i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi! Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen… Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen? Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen, që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?
Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun e njëjetese që dergjet e dergjet dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun…/ KultPlus.com
Mbretëresha Geraldinë është përjetësuar nëpërmjet kësaj shtatoreje në Bulevadin Zogu I.
Këtu ajo shfaqet e veshur me fustan nusërie, duke qenë njëkohësisht një vajzë dhe konteshë hungareze në prag të të qenit mbretëresha e shqiptarëve duke simbolizuar edhe një pikëtakimi mes kulturave.
Armer Juka: Bashkia e Tiranës i bëri dhuratë qeverisë hungareze bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ata na bënë dhuratën konteshën hungareze. Vepra është e realizuar nga një skulptor hungarez.
Kjo shtatore do të qëndrojë në bulevardin kryesor që pothuajse i kushtohet tërësisht familjes mbretërore. Me dy shtatoret mbretit Ahmet Zog dhe mbretëreshës Geraldinë.
Armer Juka: Kjo përkujtesë e Geraldinës, Mbretëreshës së shqiptarëve, vjen në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Kontesha u lind në Budapest më 6 gusht 1915. Më 27 prill të vitit 1938, ajo vuri kurorë me Mbretin Zog I, por do të largohej nga Shqipëria si Mbretëreshë vetëm një vit më pas, tek nisi pushtimi italian i vendit.
Pas 63 vitesh në mërgim ajo u kthye dhe ndërtoi jetën në Tiranë, duke lënë amanet të prehej përgjithmonë përkrah bashkëshortit të saj./ KultPlus.com
Me një ceremoni madhështore më 12 shkurt të vitit 1918, u bë varrimi i Ismail Qemalit.
E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10:00, paradite trupi pa jetë i Ismal Qemailit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty kortezhi i madh u nis drejt qytetit.
Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindizit.
Aty u vendos mbi luftanijen italiane “Alpino” dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë.
Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10:00 paradite.
Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore.
Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria “Djelmoshat e Vlorës”.
Një nga kurorat ishte e gazetës “Kuvendi”, në të cilën thuhej: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si “diplomat i vlerët”.
Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”. Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.
Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.
Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës “Kuvendi”, Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, “patriotin e madh”.
Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar “Plakun e Shqipërisë”, disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike – një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.
Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake “Alpino” arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.
Ai nënvizonte se nuk pati “asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar – F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident.”
Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.
Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh./ KultPlus.com
Deri më sot janë ngritur buste të kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti i cili udhëhoqi suksesshëm shtetin e Arbërit deri në vdekjen e tij duke e bërë atë të famshëm anë e mbanë botës,
Por, ne si duket kemi harruar, se një pjese të kësaj periudhe qeverisës,vendin e udhëhoqi edhe bashkëshortja e tij Donika në mënyrë tepër të suksesshme.
Prandaj,duke ditur këtë dhe meritën e saj të madhe, do të ishte e udhës që edhe kësaj mbretëreshe arbërore t’i bëhet një bust apo statujë ashtu sikur iu është bërë deri më sot edhe Gjergj Kastriotit.
Ky do të ishte një vlerësim për këtë grua fisnike arbërore e cila e udhëhoqi Arbërinë në kohën me sfiduese duke e mbajtë në binarë të sigurtë mbretërinë e Gjergj Kastriotit kur ai ishte në vizita të ndryshme jashtë vendit./ KultPlus.com
Ministrja gjermane e Shtetit për Kulturën, Claudia Roth nënvizoi rëndësinë e kulturës për demokracinë pasi Festivali i 72-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin u hap me të pranishëm, për herë të parë që nga pandemia.
“Ne nuk do të lejojmë që koronavirusi të na shkatërrojë. Ne kemi nevojë për kinema. Ne kemi nevojë për filmat”, pohoi Roth mes duartrokitjeve nga publiku.
Juria, kineastët dhe aktorët ishin të gëzuar që Berlinale – festivali më i mirë i filmit në Gjermani – po zhvillohej me publikun të pranishëm.
“Ne të gjithë jemi ulur këtu sepse e duam shumë kinemanë”, tha kineastja gjermane, Anne Zohra Berrached në një konferencë për shtyp që shënonte fillimin e festivalit.
“Kinemaja për mua ka qenë gjithmonë si një fe… kisha është teatri”, tha producenti franko-tunizian Said Ben Said.
“Ne jemi kthyer në kishë, së bashku”, tha ai.
“Ka qenë gjithmonë kishë edhe për mua”, pranoi presidenti i jurisë, regjisori hollivudian M. Night Shyamalan, i cili u bë i famshëm me filmin e tij “Sixth Sense” në 1999.
Festivali mirëpriti gjithashtu infermierë dhe mjekë që ishin të ftuar specialë në kohë pandemie në natën e hapjes së tij.
Roth tha se ata ishin “përfaqësues të shumë njerëzve që kanë bërë gjithçka për të shpëtuar jetë gjatë viteve të fundit të vështira”.
Festivali u hap me premierën botërore të regjisorit francez François Ozon “Peter von Kant”.
Berlinale, e cila do të zgjasë deri më 20 shkurt, është një nga festivalet kryesore të filmit në botë krahas Kanës dhe Venecias – dhe një nga të paktët që hap dyert për publikun.
Masat e Covid-19 nënkuptojnë se do të ketë një ulje të kapacitetit të vendeve në kinematë e Berlinale në 50 për qind.
Të gjitha festat dhe pritjet janë anuluar gjithashtu.
“Po, është një festival në kushte pandemie. Me kufizime që mund të kritikohen”, tha Roth.
“Por, gjëja me të vërtetë, me të vërtetë e rëndësishme është – Berlinale, ajo po zhvillohet”, shtoi ajo.
Në filmin e hapjes, që përmban dashuri dhe xhelozi, joshje dhe humor, luajnë Denis Ménochet, Isabelle Adjani dhe Hanna Schygulla.
Filmi është një nga 18 që konkurrojnë për Ariun e Artë, çmimin më të lartë të dhënë në festival.
Ai do të jepet më 16 shkurt, edhe pse programi jokonkurrues i festivalit vazhdon deri në fundjavën e ardhshme.
Në total do të shfaqen rreth 400 filma të të gjitha zhanreve, gjatësive dhe formateve.
Vitin e kaluar, Ariu i Artë për filmin më të mirë shkoi për satirën “Bad Luck Banging or Loony Porn” nga regjisori rumun Radu Jude.
Në të, një mësuese futet në telashe për shkak të një filmi me skena seksi.
Aktorja franceze Isabelle Huppert, 68 vjeç, do të marrë Ariun e Artë të Nderit të Berlinales për Karrierën./ KultPlus.com
“Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.”
“Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes.”
“Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.”
“Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër.”
“Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.”
“Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia.”
“Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.”
“Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.”
Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit.
“Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.”
“Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua.”
“Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.”
“Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.”
“E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyeja.”
“Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?”
“Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.”
“Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.”
“Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.”
“Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.”
“Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.”
“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.”
“Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën.”
“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.”
“Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.”
“Shkenca është dije e organizuar; mençuria është jetë e organizuar.”
“The American Foreign Service Journal” ka botuar, në shkurt të 1931, në faqen n°81, një shkrim në lidhje me përurimin e legatës së re amerikane në Shqipëri në prani të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Dedikim për Legatën e re Amerikane në Shqipëri
“Në Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving Day), me 27 nëntor (1930), u përurua legata e re amerikane në Tiranë nga ministri amerikan, Herman Bernstein, në praninë e Mbretit Zog, anëtarëve të qeverisë së tij dhe të trupit diplomatik, si dhe anëtarëve të komuniteteve amerikane dhe të tjera të huaja.
Fjalimi i hapjes u bë nga ministri amerikan, të cilit Mbreti iu përgjigj shkurtimisht. Në vijim, kryeministri foli në emër të qeverisë shqiptare. Në emër të përfaqësuesve të huaj foli edhe ministri britanik, dekan i trupit diplomatik. Prania e Mbretit i shtoi shumë interes këtij rasti, veçanërisht pasi kjo ishte vizita e tij e parë në një mision të huaj.
Legata e re përbëhet nga tre ndërtesa; rezidenca e ministrit, rezidenca e sekretarit dhe kancelaria. Është Legata e parë që kompletohet nga fondet e parashikuara nga projektligji i Porter-it, i cili përvetësoi 10,000,000 dollarë për ndërtimin e legacioneve të ambasadave dhe konsullatat në vendet e huaja. Të tre shtëpitë ndriçohen dhe ngrohen nga një impiant qendror, i pavarur. Shtëpia e ministrit është përshtatur në mënyrë të mrekullueshme për pritjet (takimet) pasi ka tre dhoma të mëdha pritjeje.
Prona e re shtrihet një sipërfaqe prej 3.5 akrash, mbi një vend të lartë në rrugën e Elbasanit rreth një çerek milje nga qendra e Tiranës. Ndërtesat kanë pamje nga jugperëndimi drejt një vargu të bukur kodrash, mbi më të afërtën e të cilave një ditë do të ndërtohet pallati i ri i Mbretit Zog. Mbrapa Legatës ngrihet një varg i mrekullueshëm i Alpeve Shqiptare me malin Dajti që ngre majën e tij mbi malet përreth, i veshur me borë në dimër dhe në verë duke reflektuar ngjyrat e mrekullueshme të perëndimit të diellit nga maja e tij shkëmbore.
Legata amerikane në Tiranë është ndërtimi i parë vërtet modern në Shqipëri dhe populli shqiptar ka shfaqur interes të madh për rehatinë dhe komoditetet e ndërtesave moderne amerikane. Shumë vëmendje kanë tërhequr banjat, ngrohja me avull dhe frigoriferët elektrikë.
Ngritja e godinave të reja për të strehuar Misionin Amerikan në Shqipëri ka inkurajuar edhe vendet e tjera të ndjekin shembullin. Britanikët, italianët dhe francezët tani po planifikojnë të ndërtojnë legata të reja dhe tashmë janë blerë vende për këtë qëllim nga qeveritë britanike dhe italiane në afërsi të pronës amerikane.”
Është një e vërtetë e padiskutueshme që balerinat e famshme ruse si Mathilde Kschessinska (1872-1971), Olga Spessivtseva (1895 – 1991), Anna Pavlova (1881-1931), Galina Ulanova (1910-1998), Natalia Makarova (1940-), Alicia Markova (1910-2004), Maya Plisetskaya (1925-2015), Ulyana Lopatkina, etj., i kanë dhënë Rusisë primatin në këtë disiplinë spektakulare të artit, por ne shqiptarët harrojmë ose jemi të “infektuar me covidin” e të mohuarit të çdo arritjeje të bashkatdhetarëve tanë në majat e artit….
Në hollin e Balshoj Teater janë dy fotografi të dy yjeve të baletit rus me origjinë shqiptare, e madhja Melushe Bebeziqi dhe e bija e saj, Margarita Perkun-Bebeziqi. Melushi ka interpretuar në tempullin e baletit botëror role të tilla si: “ARRËTHYESI”- Lindori (14 nëntor 1953)”KALI GËRMUQ”- Cigania (7 prill 1960)”DON KISHOTI”- Spanjolle (13 maj 1961)”ARRËTHYESI” – Indiane (25 shkurt 1962)”DON KISHOTI” – Bolero (23 mars 1962)”SHATRIVANI I BAHÇISARAIT” (14 prill 1962)”TRAVIATA” – Cigane (20 shtator 1962)”DON KISHOTI”- Mercedes (5 tetor 1962)”LAURENCIA”- Liriku (11 janar 1963)”ROMEO & ZHULIETA” – Shërbyesja (25 prill 1963)”ARRËTHYESI”- Spanjolle (31 maj 1963)”LAURENCIA”- Flamengo (12 tetor 1963)”SHTEGU I SHTRËNGATËS” (7 nëntor 1963)”GAJANA”- Lezginka (6 shkurt 1964)”HIRUSHJA” Valltarja me gjarpër (20 shkurt 1964)”LEJLI DHE MAXHUNI” Mauritania (7 janar 1965)
Ajo ishte një shqiptare 24 karat … Babai i saj, Xheladin Bebeziqi ishte me origjinë shkodrane. Njeri me shpirt artisti, që këndonte shumë bukur këngët e qytetit të tij. Tregtia e bashkoi me korçaren, Sabiha Serezi, një grua e diplomuar për pedagogji në Stamboll. Në vitin 1924, ajo emërohet drejtoreshë e Shkollës së Vashave në Korçë. Në të njëjtën kohë, zgjidhet edhe Kryetare e Shoqërisë së Gruas shqiptare. Falë tregtisë dhe kulturës, kjo familje më pas, vendoset në Bullgari. Në Sofje, më 31 tetor 1934, lindi edhe Melushja. Me shpirtin e saj, të një artisteje të lindur shpalosi bukurinë dhe madhështinë e valleve shqiptare.
Ende pa mbushur 13 vjeç, filloi të nderoi dhe njëkohësisht gëzoi kombin. Si të ishte Festival Kombëtar dhe jo Ballkanik, ai i zhvilluar në vitin 1947, në Manastir. Mbi 90 për qind e stadiumit ishte i mbushur me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Kur hidhnin qeleshet e bardha nga gëzimi, ngjante si të kishin shpërthyer fishekzjarrët.
Të gjithë të elektrizuar nga magjia e interpretimit të valleve shqiptare nga Melushe Bebeziqi. Tronditi Budapestin në vitin 1949 me “Dasmën shqiptare”, në Festivalin e Dytë Botëror të Rinisë dhe Studentëve. U kthye në Tiranë, me çmimin e festivalit, si interpretuese. Edhe më shumë shkëlqeu gjatë turneut të vitit 1950, në Rumani, Bullgari, Hungari, Poloni, Çekosllovaki… Nuk kishte ç’të priste më Shqipëria, për të shkolluar këtë talent…
Pas këtij turneu të jashtëzakonshëm, u përgatit lista e artistëve që do të nisnin studimet në Bashkimin Sovjetik. Në të ishte emri i Agron Aliajt, Ganimet Vëndreshës, Zoica Haxhos, Petrit Vorpsit, Xhemil Simixhiut dhe në krye i Melushe Bebeziqit. Pas gjashtë vjet studimesh, në të famshmin “Balshoi Teatër”, kthehen në Atdhe vetëm pesë. Më e pakta që u tha në atë kohë për Melushe Bebeziqin, ishte që braktisi Shqipërinë. Melush Bebeziqi një primabalerine e Bolshoit vdiq nga një sëmundje e rrallë në zemër në vitin 1967 në moshën 33 vjeçare.
Sipas baletmaestrit tonë të madh, Agron Aliaj, Melushja ishte një “ krijesë magjike, me një jehonë dhe ndjesi që të lënë statujat e përkryera. Më ka lënë përjetësisht buzëqeshjen e erotizmit fëminor… Shpirtmadhe, por e madhe edhe si interpretuese. E madhërishme në sensibilitet, por magjike edhe si femër! Nuk mund ta trashëgonte dot këtë gjeni, ajo Shqipëri e varfër, shpërdoruese e pamëshirshme e këtyre ndjesive…Ashtu si bënë me të në vitin 1952, kur ajo erdhi me pushime. E fotografuan lakuriq fotoreporterët shqiptarë.
Thënë ndryshe, e masakruan, sepse nuk e mirëkuptuan atë potencial të madh artisti. Nuk e mirëkuptuan as kur në mes të natës, për t’iu shmangur ashpërsisë së bashkëkombasve po lahej lakuriq në detin Adriatik… Ajo erdhi në këtë jetë për t’u bërë artiste me famë botërore. Nuk mund të shprehej shpirti i saj, në atë skenë të vogël, në atë regjim që më shumë se artistë nxori spiunë. Spiunët që shkonin në Komitetin Qendror dhe lëshonin shigjetat e kuqe:– Pse duhet të shkojë për studime jashtë shtetit një vajzë e tillë?– Hajde! Kërceni si Melushja dhe u qoftë ju udha e mbarë!- përgjigjej drejtori, Kol Jakova. Ikëm gjashtë për të studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe u kthyem pesë.
Shpeshherë i kam bërë pyetje vetes:-Bëri mirë apo jo që nuk u kthye Melushja?Në këtë terren të vështirë, me male dhe njerëz krenarë në ashpërsi, Melushja nuk mund të shpërthente kurrë! Më kujtohet ajo që dikur i kam thënë Perlocajt:– Unë erdha në Shqipëri për të vdekur pak e nga pak, ndërsa ti ike në Francë për të lulëzuar pak e nga pak…Vetëm “Balshoi Teatër” ishte për Melushen. Aty dhe vetëm aty, mund të shkëlqente madhështia dhe perfeksioni i saj.
Atje… ku më duket shpeshherë, sikur jam pranë Melushes që përshëndet publikun e mahnitur në magjinë e saj. Sepse Melushja ishte gjeni. Kërcimi i saj kishte ekspresivitetin e një krijese shumë të talentuar. Në të fshihej një botë e madhe mistike, orientale, e përzierë me një dramë të madhe njerëzore siç ishte edhe jeta e saj. Ajo ishte valltare magjike në ndjeshmëri, sensibilitet, ledhatime, lëvizshmëri… Ajo fytyrë e ëmbël dhe tërheqëse, ata sy të bukur, të zinj dhe të thellë, ajo zhdërvjelltësi sensuale e trupit, ai kërcim shumë erotik, me përsosmëri lëvizjesh të duarve dhe vitheve, të merrte frymën! Edhe tani, sa herë punoj me artistët e rinj dhe u kërkoj vallëzueshmërinë, më konturohet para syve Melushja. I thashë një herë kur ishim me studime në Moskë:-Melushe, nuk e di pse më shëmbëllen me plakën Izergil, personazhin e tregimit të Gorkit që nga Rusia, përfundoi në haremin e Shkodrës, ndërsa ti nga Shqipëria do të përfundosh në Rusi…Ajo me buzëqeshjen e saj të jashtëzakonshme, ma ktheu:-Agron! Ti vazhdimisht je pak filozof….Në fakt, më artiste se ne ishte ajo.
Pas provave të lodhshme, shpeshherë mblidheshim të gjashtë studentët shqiptarë dhe loznim kush fantazonte më shumë. Na çudiste të gjithëve me fluturimet artistike për të ardhmen e jetës së saj. Aq sa edhe Xhemili nuk e arrinte dot në fantazi…Në atë kohë, Bashkimi Sovjetik po hapej drejt Perëndimit. Kishin filluar të vinin artistë të mëdhenj, që më shumë se për talentin dëshiroheshin për përditshmërinë dhe lirshmërinë e jetës së tyre. Në këto kontakte dhe bashkëbisedime, ndjehej mirë edhe Melushja.
Sepse ajo, nuk ia prishte kurrë qejfin vetes, duke iu përgjigjur përherë pozitivisht thirrjeve të brendshme. Sepse ajo, kishte lindur, për një botë të madhe, dashuri dhe art të madh…”Askush me mire dhe me sakte se nje gjigand si Agron Alia nuk mund ta përshkruante se kush ishte balerina jonë e madhe Melushe Bebeziqi…Edhe e bija e saj “eksploroi” në rrugën e suksesit të së ëmës…Margarita Perkun-Bebeziqi është vajza e koreografit rus, Georgi Perkun dhe e balerinës së famshme shqiptare, Melush Bebeziqi. Ajo ka lindur ne Moske në vitin 1957.
Por edhe ajo pati vdekje të hershme… vetëm disa kohë pas triumfit në Konkursin Ndërkombëtar të Baletit në Moskë ne vitin 1981 ( ku ajo fitoi medaljen e artë), vdes në një aksident automobilistik më 6 gusht 1981. Edhe sot e kësaj dite nënë e bijë ( që ndajnë të njëjtin varr në Moskë) janë të nderuara nga komuniteti artistik i teatrit Bolshoi. Por, në vendin e origjinës ende asnjë nderim për balerinën e madhe shqiptare…Gjithashtu binjaku i saj Ylli Bebeziqi, një balerin premtues u burgos nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vdiq në burg në moshën 24 vjeçare në vitin 1958.
Shkak i burgosjes se tij ishte një hakmarrje për dashurinë e tij me vajzën e një personaliteti të njohur ushtarak të kohës. Tragjedia e tij ishte e tmerrshme… e hoqën nga puna, e mbyllën në çmendinë, e vranë në qeli dhe i zhdukën edhe varrin.
Marrë nga Hejza (faqe për kulturë, art, letërsi)./ KultPlus.com
Darvini nuk besonte se Bibla është zbulimi hyjnor dhe Jezusi biri i Zotit
Në nëntor 1880, Çarls Darvini mori një letër nga një avokat i ri, i quajtur FA McDermott. “Nëse do të kem kënaqësinë të lexoj librat tuaj, duhet të di se në fund nuk do të humb besimin te Testamenti i ri”,- shkroi avokati, duke shtuar: “Arsyeja që po ju shkruaj është t’ju pyes: Besoni apo jo në Testamentin e ri?”
Përgjigjja e Darvinit më 24 nëntor 1880, 21 vjet pas botimit të “Origjinës së specieve”, ishte, siç themi ne, shkurt e qartë.
“I dashur zotëri,
Më vjen keq t’ju informoj se unë nuk besoj te Bibla si një zbulim hyjnor dhe rrjedhimisht nuk besoj te Jezus Krishti si biri i Zotit.
I yti,
Ç. Darvin”
Kjo letër e shkurtër do të dalë në ankand më 21 shtator në Nju Jork dhe pritet të shitet për një çmim nga 70,000-90,000 dollarë.
Kjo letër e shkurtër është unike për shkak të përmbajtjes së saj.
Për dekada, Darvini iu shmang publikimit të ideve të tij për evoluimin e species, në mënyrë që të mos përfshinte në debate e skandale familjen, sidomos të shoqen besimtare. Kjo letër ndryshoi gjithçka.
Darvini nuk e trumbetoi kurrë mosbesimin e tij, megjithatë nuk e mohoi. Atëherë çfarë e shtyu të thyente heshtjen më shumë se njëzet vjet pas botimit të “librit që ndryshoi botën?
Mbi të gjitha që McDermott nuk ishte i pari që i bënte një pyetje të tillë. Mbase pikërisht kjo është arsyeja. Mbase ishte lodhur me pyetjet mbi (mos)besimin./ KultPlus.com
Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 119-vjetorin e vdekjes së figurës të shquar patriotike Papa Kristo Negovani.
Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u bë pjesë e shoqërisë së shqiptarëve “Shpresa” duke u angazhuar në veprimtaritë e saj.
Më 1897, pasi u kthye në vendlindje iu kushtua tërësisht lëvrimit të gjuhës shqipe, lirisë e pavarësisë së vendit. Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.
Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe. Dy ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.
Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin.
Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shenjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik./atsh/ KultPlus.com
Prej psherëtimave lind diçka, Jo frikë, këtë e kam anuluar Para agonisë; shpirti rritet, Harron, qan; Lind një kotësi që, po ta provosh, është e mirë; Jo çdo gjë mund të deziluziononte; Ka, falë Zotit, disa qartësira: Që nuk është dashuri, kur nuk dashurohet mirë, Kjo është e vërtetë pas një humbjeje të plotë.
Pas një të tille lufte, ashtu siç e di më i dobëti, Ka më tepër se sa të vdesësh; Lë dhimbjet e mëdha, apo mbyll plagën, Akoma për shumë kohë ai duhet të vuaj, Dhe jo prej pendimit të të lënit të një gruaje në pritje Të ushtarit të saj tërë fjalë të pista Që shpërndajnë gjak aq të hidhur.
Po të mjaftonte, po të mjaftonte kjo për të lehtësuar dhimbjen, të provosh pendim për diçka të humbur që më bënte të isha i lumtur nën diell, Sa e lumtur koha që zgjaste, Po të mjaftonte dykuptimshmi dhe bollëku i gënjeshtrave të ëmbla, Do të mundnin fjalët e boshta për të përballuar gjithë dhimbjen E të më shëronin nga e keqja.
Po të mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku, Truri i bërë gongël, beli i bukur, Duke kërkuar me duar materien poshtë kusisë së qenit, Njeriu mund të shërohej nga sëmundja e qenit. Çdo gjë që duhet të thuhet, unë e ofroj: Thërrmijëza, stallën, frerët./ KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, prezantoi sot në sheshin “Skënderbej”, ekspozitën e titulluar “Tirana kryeqytet”.
Në këtë datë me domethënie historike për mbarë vendin, ekspozita ilustron përmes dokumenteve dhe fotove, rrugëtimin e kryeqytetit të caktuar në punimet e Kongresit të Lushnjës (1920), si dhe zyrtarizimin e këtij vendimi me mbërritjen në Tiranë të anëtarëve të Këshillit të Lartë, siç ishin: Aqif Pasha, Mihal Turtulli dhe Abdi Toptani.
Mes materialeve të paraqitura, publiku kryeqytetas ka mundësinë të njihet edhe me disa fragmente të historisë së kryeqytetit (1604-1937) nën autorësinë e Osman Myderrizit, me telegramin dërguar qyteteve të vendit për ngritjen e flamurit në Tiranë (28 Nëntor 1912), me foto të godinës ku u vendos qeveria pas Kongresit të Lushnjës, me një imazh të Bashkisë së vjetër etj.
Në vijim të ndërveprimit të vazhdueshëm, përfaqësues të DPA-së morën pjesë në një tjetër ekspozitë me tematikën e këtij përvjetori.
Nën organizimin e Kalasë së Tiranës koleksionistë dhe historianë të pasionuar, treguan kryesisht përmes fotografive historinë dhe fizionominë e Tiranës ndër vite./atsh/ KultPlus.com
Para 77 viteve, në 12 Shkurt 1945 në Prizren, nisi të dalë gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare.
Gazeta Rilindja, e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë, nisi të dalë me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.
Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.
“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.
“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë).
Numri i parë i gazetës Rilindja u shtyp në një tirazh prej mëse 3.000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Në fillimet e saj, në rrethanat e një shkalle të lartë të analfabetizmit të asaj kohe në Kosovë, gazeta Rilindja u përdor edhe për mësimin e shkronjave shqipe, shkrimit e leximit.
Gazeta Rilindja nuk u ndal edhe kur u ndalua dhunëshëm nga Serbia okupatore në vitin 1990, gazetarët dhe punonjësit tjerë të saj sfiduan ndalimin – revistën e përdymuajëshme “Bujku” e shëndërruan në gazetë të përditshme të rezistencës, pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, kryeredaktor i parë – themelues i së cilës isha.
Gazeta e përditshme “Bujku” doli nga 18 Janari 1991 deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë, duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova…
Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.
“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.
Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm dhe për festa.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.
Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim.
Zgjidhja për Rilindjen pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila është autoritet mbi ndërmarrjet e pronat shoqërore. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar, që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.
Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse 70 viteve, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.
Gazeta “Rilindja” e gjithë viteve të daljes ruhet në Arkivin Shtetëror të Kosovës dhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, si dhe në biblioteka tjera…
(Autori ka qenë kryeredaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës “Bujku”) / KultPlus.com
Kjo është letra që presidenti amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mësuesit të djalit të tij në fillim të shkollës. Një letër që duhet lexuar për të kuptuar jetën dhe mësimet që janë të rëndësishme tek fëmijët.
Letra e plotë:
Mësues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollën.
Pas pak, gjithçka do të jetë për të e re dhe e çuditshme, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë, por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Atij do t’i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, dhe jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të jetë i mirë, me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.
Mësojeni ti përqeshë cinikët.
Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbëruar.
Mësojeni të ketë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t’i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjonte në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojani atij se si të shesë talentin dhe zgjuarsinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni të ketë kurajo për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në ZOTIN. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni
më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mire DHE ËSHTË BIRI IM
Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.
Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.
Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.
I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”
Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.
Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.
Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.
Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.
Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.
Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.
Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.
Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.
Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.
Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.
Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.
Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.
Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.
Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.
Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.
Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.
Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.
Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!
Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. / KultPlus.com
buzët më marrin flakë, trupi më digjet ngadalë… heshtja jote më vështron e dehet po ngadalë në agoninë e djegjes time, me ironikën e përçmimit mbi ndjesinë e bukur në gjininë femërore
se ti je mbret’ i unit!
paskëtaj me këpuckë të artë shkel mbi atë tim’pluhur, e nis ditën në atë trafik material e organik, gjysëm të dehur nga e djeshmshja e pasmasturbimit t’atij qytetit tënd me plot tatuazhe; me gra të lënduara e burra me fizionomi të uritura… nga ca fotografi me retushe abstrakte! *
të gjitha këto në histori dekadente të përmjerra nga çdo natë e shkuar mbas marrjes së morfinës, e dozës së freskët antivirale si dozë antindjenje….
por unë e çmëndura e largët, si nga bot’ e ëndërrimit, çdo natë vijoj ti lutem altarit për puthjen… si dënim i tim mëkatit / KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, prezantoi sot në sheshin “Skënderbej”, ekspozitën e titulluar “Tirana kryeqytet”.
Në këtë datë me domethënie historike për mbarë vendin, ekspozita ilustron përmes dokumenteve dhe fotove, rrugëtimin e kryeqytetit të caktuar në punimet e Kongresit të Lushnjës (1920), si dhe zyrtarizimin e këtij vendimi me mbërritjen në Tiranë të anëtarëve të Këshillit të Lartë, siç ishin: Aqif Pasha, Mihal Turtulli dhe Abdi Toptani.
Mes materialeve të paraqitura, publiku kryeqytetas ka mundësinë të njihet edhe me disa fragmente të historisë së kryeqytetit (1604-1937) nën autorësinë e Osman Myderrizit, me telegramin dërguar qyteteve të vendit për ngritjen e flamurit në Tiranë (28 Nëntor 1912), me foto të godinës ku u vendos qeveria pas Kongresit të Lushnjës, me një imazh të Bashkisë së vjetër etj.
Në vijim të ndërveprimit të vazhdueshëm, përfaqësues të DPA-së morën pjesë në një tjetër ekspozitë me tematikën e këtij përvjetori.
Nën organizimin e Kalasë së Tiranës koleksionistë dhe historianë të pasionuar, treguan kryesisht përmes fotografive historinë dhe fizionominë e Tiranës ndër vite./atsh/ KultPlus.com
Filmi “Pa vend” me regji të Samir Karahodës përzgjedhet edhe në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci, përcjell KultPlus.
“Pa vend” do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Glasgow.
Kjo do të jetë edhe premiera skoceze për ‘Pa vend’. Ndërkaq, festivali do të mbahet nga 23-27 mars në Glasgow, Skoci.
Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve. / KultPlus.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar dje Kosovës dje mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat kanë arritur sot në Kosovë.
Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave kanë marrë pjesë krerët shtetërorë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Hovenier u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.
“Vaksinat mbesin mënyra më e mirë në botë e mbrojtjes kundër Covid-19 dhe pasojave shkatërruese të tij. Shkalla e lartë e vaksinimit do të thotë shkallë e ultë e hospitalizimit dhe më pak raste të vdekjes. Ju lutem, bëjeni pjesën tuaj: vaksinohuni, lani duart dhe bartni maskën. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta luftuar dhe mposhtur këtë pandemi globale”, ka thënë Hovenier.
Ndryshe, duke përfshirë dy dërgesat e mëparshme në gusht dhe shtator 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar mbi 1 milionë doza të vaksinave Kosovës.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Prishtinë:
SHBA-ja i dhuron edhe gjysmë milioni doza të vaksinave Pfizer për mbrojtjen e kosovarëve; Numri i përgjithshëm i dozave të dhuruara nga SHBA-ja tani tejkalon 1 milion doza.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë përafërsisht 10 milionë dollarë në emër të ndihmës tjetër të ndërlidhur me pandeminë për të forcuar reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.
Dje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhuruan Kosovës edhe 515.970 doza të vaksinës Pfizer, vaksinë kjo që shpëton jetë, është e sigurt dhe shumë efektive. Duke përfshirë dy dërgesat e mëparshme në gusht dhe shtator 2021, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar mbi 1.054.170 doza për të mbrojtur kosovarët, që paraqet donacionin më të madh të vaksinave kundër Covid-19 nga ndonjë shtet apo organizatë dhuruar Kosovës.
„Vaksinat mbesin mënyra më e mirë në botë e mbrojtjes kundër Covid-19 dhe pasojave shkatërruese të tij. Shkalla e lartë e vaksinimit do të thotë shkallë e ultë e hospitalizimit dhe më pak raste të vdekjes. Ju lutem, bëjeni pjesën tuaj: vaksinohuni, lani duart dhe bartni maskën. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta luftuar dhe mposhtur këtë pandemi globale”, tha ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Meqenëse asnjë vend nuk mund ta mposhtë Covid-19 i vetëm, presidenti Biden është zotuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë më shumë se 1.2 miliardë doza të vaksinës nëpër botë. „Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë arsenali i vaksinave të botës në luftën tonë të përbashkët kundër këtij virusi”, tha presidenti Biden në një deklaratë më 3 qershor 2021. „Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një botë më të sigurt kundër kërcënimeve të sëmundjeve ngjitëse”, tha ai.
Përveç vaksinave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin donatori më i madh bilateral për sistemin shëndetësor të Kosovës për forcimin e reagimit ndaj Covid-it. Prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 10 milionë dollarë në emër të mbështetjes shtesë të ndërlidhur me pandeminë për ngadalësimin e përhapjes, kujdesin për të prekurit dhe pajisjen e shkollave kosovare, shtëpive të shëndetit, familjeve dhe komuniteteve në 38 komunat e Kosovës me mjetet e nevojshme për ta luftuar Covid-19.
Vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja u dorëzuan përmes mekanizmit për Angazhim të avancuar të tregut për lehtësim COVAX (COVAX AMC), që është nismë globale në mbështetje të qasjes me mundësi të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid-19. Me donacionin prej 4 miliardë dollarë në Covax, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh në botë për qasje me mundësi të barabartë globale në vaksinat kundër Covid-19. Covax-i bashkë-udhëhiqet nga Koalicioni për gatishmëri dhe inovacion ndaj epidemive (CEPI), Gavi – Aleanca për vaksina, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO), si dhe UNICEF-i si partner kryesor për shpërndarjen e dërgesave./ KultPlus.com