Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë, shkruan KultPlus.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë komunitetin artistik të kulturës në Kosovë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.
Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.
Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi.
Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik!”, shkruhet në njoftimin e MKRS-së. /KultPlus.com
Kosova është pranuar si vend mysafir në raundin e 11-të të Anketës Sociale Evropiane (European Social Survey “ESS”) – Evropian i Infrastrukturës Kërkimore që është studim ndërkombëtar që kryhet çdo dy vjet në të gjithë Evropën që nga viti 2002.
Këtë vit, Kosova është pranuar si vend mysafir dhe do të marrë pjesë në raundin e 11-të të anketës.
Në këtë raund, përveç temave të zakonshme, do të trajtohen edhe temat e pabarazive shëndetësore dhe roleve gjinore. Kosova do të marrë pjesë si vend mysafir, me synimin që të fitojë anëtarësim të plotë në të ardhmen. Pyetësori kryesor i ESS mbulon disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen shoqëritë evropiane, si emigracioni, ndryshimet klimatike, besimi politik, shëndeti e mirëqenia.
Anëtarësimi në ESS ERIC si vend mysafir i sjellë Kosovës një sërë përfitimesh si matje shkencore e saktë e qëndrimeve të popullatës, besimi institucional dhe social, shëndeti, mirëqenia subjektive, përjashtimi social, krimi, feja, diskriminimi i perceptuar, identiteti kombëtar dhe etnik.
Metodologji e cilësisë së lartë e përdorur për zbatimin e ESS që mund të promovohet si shembull i praktikës më të mirë për hulumtim rigoroz të opinionit publik, etj. Kështu Kosova shënon edhe një përparim në kuadër të ndërkombëtarizimit të veprimtarisë shkencore e kërkimore të vendit tonë.
“Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /KultPlus.com
Në janar të vitit 1943, në Gjakovë lindi Teki Dervishi, shkrimtar e publicist i njohur, gjatë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike.
Sot janë bërë 11 vite që kur ai vdiq, duke lënë pas vetes vepra të ndryshme.
Dervishi është autor i romaneve: ‘Pirgu i Lartë’, ‘Padrona’,’Skedarët’, ‘Nimfa’ dhe romane tjera.
Ka botuar edhe këto drama: ‘Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi’, ’Bregu i Pikëllimit’, ‘Pranvera e Librave’, ‘Eshtrat që kthehen vonë’, ‘Nesër nisemi për Parajsë’ e disa punë të tjera.
*
Teki Dervishi- TRIM I MARRË
në trotuar si beduin si kloshar në rrugët e botës më zë natë ngrysem si çifteli e kërleshur vruga qepallave hije m’i bën lirë e shes artin tim – mjeshtërinë se bukën s’e dua lëmoshë mëshirë s’e dua dashurinë asnjë bar nostalgjinë s’ma shëron re e mllefur në ballin tim vetëton e bubullon më vret dru të njomë
vonesa ime pranverore do të kthjellet në paanësi e di në veri atje ku një Doruntinë psherëtin e vëlla më pret t’i vij malli për të boll më del me leckat e mia vjeshta rrugëve të planetit kah m’i vjel
*
Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugosllav të Goli Otokut.
Brezi i shkrimtarëve që erdhi bashkë me Teki Dërvishin, siç ishin Beqir Musliu, Musa Ramadani, Ymer Shkreli, Xhabir Ahmeti, Resul Shabani, Nexhmedin Soba e ndonjë tjetër, ishte fryma që po thyente një traditë shkrimi, por edhe brezi i shkrimtarëve që arritën të bëjnë kalime të pahetueshme nga zhanri në zhanër duke qenë të suksesshëm në çdo njërin prej tyre.
35 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për situatën në Universitetin e Prishtinës.
Në këtë deklaratë thuhet se “procesi i fundit i zgjedhjes së anëtarëve jokredibilë në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës është vetëm një pjesë e shpërfaqjes së përmbajtjes jocilësore të institucioneve publike të arsimit të lartë në vend”.
Këto organizata kanë kërkuar vetting në arsim përmes projektligjit për Arsimin e Lartë që aktualisht është në procedurat e Kuvendit dhe përjashtimin e plagjiatorëve nga Universiteti i Prishtinës.
“Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i bëjmë thirrje Qeverisë që të shfrytëzojë mundësinë përmes projektligjit për Arsimin e Lartë i cili tashmë është në procedura të miratimit dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli për integritetin akademik, verifikimin e kredencialeve akademike dhe rritjen e rigorozitetit të rregullave për marrjen e titujve akademike e gradave shkencore”, thuhet në komunikatë.
DEKLARATA E PËRBASHKËT E SHOQËRISË CIVILE PËR SITUATËN NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS:
Procesi i fundit i zgjedhjes së anëtarëve jokredibilë në Këshillin Drejtues të Universitetin e Prishtinës është vetëm një pjesë e shpërfaqjes së përmbajtjes jocilësore të institucioneve publike të arsimit të lartë në vend.
Tash e dy dekada angazhim dhe përpjekje të strukturuara nga organizatat e shoqërisë civile për universitete publike, si dhe angazhimi i përgjithshëm i që pasluftës i të gjitha organizatave, nismave, organizimeve të shoqërisë civile dhe sektorëve të tjerë, po tregohen të padobishme për shkak të një numri dominues të stafit akademik pa kredenciale akademike. Procesi i fundit zgjedhor në Universitetit e Prishtinës ishte në njërën anë manifestim i një situate brenda UP-së ku grupet e brendshme të interesit po kontrollojnë proceset, dhe në anën tjetër alarm për gjithë shoqërinë që gjendja brenda këtyre institucioneve duhet të ndryshojë rrënjësisht.
Në një proces zgjedhor ku senatorë të UP-së mund të jenë dhe janë: plagjiatorë tashmë të shpallur edhe nga Këshilli i Etikës, apo persona pa kredenciale akademike, persona pa integritet për pozitat që i mbajnë, nuk ka asnjë mundësi që rezultati i vet atij procesi të prodhojë një kualitet tjetër. Rrjedhimisht, përzgjedhja në Këshillin Drejtues e të personave me probleme të theksuara të integritetit akademik, e dëshmon në mënyrë të qartë se institucioni ka probleme serioze me cilësinë dhe integritetin akademik, dy nocione themelore në saje të së cilave ekziston universiteti.
Edhe pas kaq vitesh rezistencë për universitet cilësor nga akterët e ndryshëm të kësaj shoqërie, gjithnjë ekziston tendenca, jo që proceset progresive të kthehen në pikën zero, por që këto procese të degradojnë në shkallë të paimagjinueshme.
Në këto rrethana, verifikimi i kredencialeve akademike me theks – tezave të doktoraturës dhe punimeve shkencore, është bërë domosdoshmëri. Është koha që institucionet e shtetit të fillojnë një proces kombëtar të verifikimit të kredencialeve akademike me qëllim pastrimin e strukturës së stafit akademik ashtuqë situata si të ditëve të fundit të mos jenë të mundura më.
Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i bëjmë thirrje Qeverisë që të shfrytëzojë mundësinë përmes projektligjit për Arsimin e Lartë i cili tashmë është në procedura të miratimit dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli për integritetin akademik, verifikimin e kredencialeve akademike dhe rritjen e rigorozitetit të rregullave për marrjen e titujve akademike e gradave shkencore.
Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i shprehim universitetit zhgënjimin tonë të thellë që edhe në rastet kur nga vet organet e tij verifikohet plagjiatura e personave të caktuar, dënimet janë vetëm simbolike dhe në shpërputhje me praktikat globale. Prandaj, i thërrasim Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera relevante të Arsimit të Kosovë që plagjiatura të lihet jashtë cilitdo institucion kur verifikohet ajo.
ORCA
Arben Hajrullahu
ANIBAR
Balkan Art Zone
CEL Kosova
Center for Political Courage – CPC
Community Development Fund – KCDF
DardanaPress
DokuFest
EC Ma Ndryshe
Iniciativa për Histori Gojore
Instituti për Liri dhe Drejtësi
Instituti GAP
Junior Chamber International Prizren (JCI-Prizren)
Kino ARMATA
Kosovo Civil Society Foundation – KCSF
Lëvizja Fol
OJQ Admovere
OJQ Syri i Vizionit
OJQ Toka
OJQ Zana
Organizata Center for Education and Training Prizren – CETPrizren
Organizata CIPOF/Childproof
Organizata Çohu
Organizata EcoZ
Organizata Etea
Organizata Germin
Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC
Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë – AËESK
Shkelzen Gashi
Shoqata Afariste e Gruas She-ERA
Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo. / KultPlus.com
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë. Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë, Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit. /KultPlus.com
Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë, shkruan KultPlus.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime, duke dhënë edhe një biografi rreth veprimtarës së Mullas.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se balerina e gjeneratës së parë të balerinëve në Kosovë, znj.Esma Mulla, ka ndërruar jetë!
Baleti Kombëtar i Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës, kolegëve dhe të gjithë miqve!
***
E lindur, më 22. 09. 1952, në Pejë. Është njëra nga artistet e Dukagjinit që ka dëshmuar jeh skenik në dërrasat e teatrit gjersa po sendërtohej kultura e hapit skenik të gjinisë femërore. Ajo ishte brezi i art gjinor, e para e kualifikuar në shkollën e baletit, në Shkup. Në TPK do të hapërojë skenikisht, që nga vitet 1972. Aseti performativ i saj do të shënojë kthesë jetike për vrullin teatror. Ishte fabul jetike për një mori rolesh dhe shfaqjesh: “Legjenda mbi ngadhënjimin“, “Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“, “Interplay“ (Zana) “Coppelia“,“Era dhe Kolona“,“Kënga e Rexhës“,“Romeo dhe Xhulieta“, “Besa“, “Carmen“, “Balloja e Kadetëve“, “Zef Lush Marku“, “Don Kishoti“,“E bukura More“, “Peter Pani“, “Loja e Sizifit“, “Fyelltari“. /KultPlus.com
Sot, përkujtojmë 130 vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ideologët e parë të saj, poetit dhe publicistit, Pashko Vasa (Shkodër, 17 shtator 1825 – Bejrut, 29 qershor 1892).
Pashko Vasa lindi në Shkodër aty ku edhe kreu mësimet e para dhe shërbeu si sekretar në konsullatën britanike. Më 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Kur shkoi në Stamboll zuri vende me rëndësi në administratën osmane.
Në vitin 1878-1882 qe një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja shqip”.
Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Ai shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (“L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise”, Konstandinopojë 1878, “Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi” (“Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître”, Londër 1887).
Pashko Vasa zuri një vend me rëndësi edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej, ai është autor i vjershës së njohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” (1880).
Vdiq në Liban. Eshtrat u sollën në Atdhe më 1978 dhe prehen në Shkodër. / KultPlus.com
Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj më e mirë, aktorja Kumrije Hoxha.
“U nda nga jeta Esma Mulla nga balerinat e para të Kosovës. Pusho në paqe mikja ime, gjithmonë do të jesh në zemrën dhe kujtimet e mija”, ka shkruar Hoxha.
Kujtojmë që Ansambli i Parë i Baletit kosovar është formuar në vitin 1972. Balerinët e asaj gjenerate janë shkolluar në Shkollën e mesme të Baletit në Shkup, ku nën udhëheqjen e drejtoreshës Tatjana Petkovska, u shkolluan 25 balerinë të rinj kosovar, nga ta 19 meshkuj e 6 femra. Pas përfundimit të suksesshëm të shkollimit, shumica prej tyre kthehen në Prishtinë dhe në kuadër të Teatrit Popullor Krahinor, formohet Ansambi i Baletit, pjesë e së cilit ishte edhe Esma që sot iku nga kjo botë.
Shtatëmbëdhjetë balerinët e parë jane: Ahmet Brahimaj, Rrustem Selca, Elez Nikçi, Shqipe Hoxha, Esma Mulla, Selajdin Kiçe, Gani Loshi, Jonuz Beqiraj, Hysen Podrimçaku, Rrustem Bajrami, Rrustem Metaj, Isa Bajraktari, Gani Shala, Skender Domniku, Shaban Shabanaj, Enver Berisha. Për udhëheqës ishte zgjedhur Abdurrahman Nokshiqi, i cili i takon gjeneratës më të hershme. Më vonë, Trupës iu bashkangjitën edhe 5 balerina nga Shkupi, e gjithashtu edhe balerinat kosovare të gjeneratës më të re, si: Nexhmije Meha Selca, Sabrije Spahiu Shkreli, dhe dy balerinët Enver Elshani dhe Jashar Berisha.
Dhe kështu fillon Epoka e Baletit kosovar. Që në paraqitjet e para, balerinët kosovar treguan se janë mjaft të përgatitur dhe kanë cilësi te atilla që mund të barazohen me balerinët e vendeve të tjera. / KultPlus.com
Një ish-zyrtar dhe politikan i inteligjencës afgane, i cili ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, thotë se ai dhe rreth 45 refugjatë të tjerë afganë kanë mbetur të bllokuar në një bazë ushtarake amerikane në Kosovë në kushte të papërshtatshme që kur u evakuuan nga Shtetet e Bashkuara nga Afganistani. verën e kaluar dhe se ata ndjeheshin “si të burgosur”, shkruan CBS News, transmeton Gazeta Express.
Muhammad Arif Sarwari, i njohur si “Inxhinieri Arif”, punoi me CIA-n gjatë pushtimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001. Ai vazhdoi të shërbejë si zyrtar i lartë i inteligjencës dhe politikan përpara se talebanët të rimerrnin kontrollin e vendit gushtin e kaluar.
“Ka njerëz këtu që kanë qenë në Ministrinë e Mbrojtjes (MPB) në Afganistan, ata që kanë punuar në CIA, Ambasadën e SHBA në Kabul, oficerë policie dhe disa njerëz të rregullt që u arratisën nga talebanët”, tha Sarwari për CBS News. në një mesazh nga Camp Bondsteel në Kosovë.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë liri për t’u larguar nga zona. Ne kemi qasje vetëm në një fushë, banjat, sallën e ngrënies dhe tendën tonë. … Jo vetëm që nuk jemi në gjendje të largohemi nga kampi, por nuk mund të flasim me shumicën e vizitorët.”
Ai tha se kur ai dhe disa nga refugjatët e tjerë hynë në një avion ushtarak amerikan që evakuonte njerëzit nga Kabuli gjatë tërheqjes kaotike të SHBA-së gushtin e kaluar, ai fillimisht u dërgua në Kuvajt dhe Katar, por më pas iu tha se do të dërgohej në Kosovë për përpunim të mëtejshëm. Ai tha se kur përfundoi në kampin Bondsteel, atij iu tha se nëse refugjatët duhej të qëndronin atje më shumë se disa javë, do të sigurohej strehim më i mirë.
Por Sarwari tha se asgjë nuk ka ndryshuar në nëntë muaj në kamp, përveç disa refugjatëve që u është mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Kjo, plus mungesa e informacionit për rastet e tyre, bëri që disa nga afganët të organizonin një protestë në fillim të këtij muaji. Në grupe të vogla mbanin tabela ku thuhej: “Shkelja e të drejtave të njeriut”; “Sa duhet të vuajmë”; “Duam drejtësi”; dhe “Ne duam lirinë”. Fëmijët ishin mes refugjatëve në fotot që Sarwari ndau me CBS News.
“Jam këtu me gruan dhe dy vajzat e mia. Pas rreth 3-4 muajsh qëndrimi tonë, ata siguruan disa klasa për fëmijët dhe u dhanë disa lojëra për t’u shpërqendruar. Nuk ka shkolla të duhura,” tha Sarwari.
Ai beson se stresi ka shkaktuar një sërë problemesh mjekësore në kamp. “Udhëtimi i vetëm që kemi pasur deri më tani është hyrja dhe dalja nga spitali. Një burrë këtu pati një atak në zemër, i cili ishte mjaft i rëndë për t’u dërguar direkt në SHBA për operacion. Shkaku ishte stresi. Disa nga zonjat Këtu kanë pasur aborte — të shkaktuara edhe nga stresi. Ne jemi përballur me probleme të tjera shëndetësore të shumta.”
Një refugjat tjetër në kamp, i cili gjithashtu ka punuar me SHBA-në në Afganistan gjatë luftës, tha se ai ishte në mesin e një numri afganësh të cilëve iu tha se nuk do t’u jepeshin viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, pas muajsh pritjeje në kampin Bondsteel. Ai kërkoi të mbetet anonim për të mbrojtur familjen e tij, e cila është ende në Afganistan.
Ai tha se pasi iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara, atij iu tha se Departamenti i Shtetit do të organizonte që ai të merrte një vizë për të shkuar në një vend tjetër të sigurt. Pas dy muajsh të tjerë pritjeje për atë vizë, së fundmi ai u informua se nuk do të kishte të drejtë të shkonte në vendin që kishte kërkuar.
Refugjati tha se ishte i dëshpëruar të largohej nga kampi Bondsteel në mënyrë që të mund të fillonte të fitonte para për të mbështetur familjen e tij në Afganistan dhe po konsideronte thjesht të përpiqej të largohej nga kampi.
“Ne jetojmë në kampe që nga dita e parë si të burgosur dhe madje më të ulët se të burgosurit; të burgosurit kanë të drejtën për të punuar dhe të drejtën për të gjetur disa mjete për të mbajtur familjet e tyre, por pse të mos e kemi edhe ne këtë të drejtë?” tha ai në një letër drejtuar Departamentit të Shtetit, të datës 25 qershor 2022. “Pse na janë privuar të gjitha liritë? Nuk na lejohet të dalim jashtë kampeve. Pse nuk kemi akses në persona dhe shërbime ligjore legjitime? Mediat nuk lejohen të hyjnë brenda kampit dhe ne nuk lejohemi që individualisht të kërkojmë zgjidhje për veten tonë”.
CBS News ka kontaktuar Departamentin e Shtetit për koment, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Një zyrtar në Camp Bondsteel tha se një kërkesë për vizitë e CBS News ishte duke u shqyrtuar.
Javën e kaluar, tre refugjatë në bazë – dy prej të cilëve kishin punuar për Shërbimet e Sigurisë afgane nën qeverinë e mëparshme – kërkuan leje nga SHBA për t’u kthyer në Afganistan dhe kërkesat e tyre u pranuan, tha refugjati anonim.
“Pas kthimit në Afganistan, ata duhet të përballen me një kërcënim të besueshëm me vdekje dhe me siguri mund të vriten”, shkroi ai në një letër drejtuar Departamentit të Shtetit. “Kush do të ishte përgjegjës në rast se ata vriten?”
Ai tha se nuk kishte marrë asnjë përgjigje në letrën e tij.
“Inxhinieri Arif” tha se aplikimi i tij për një vizë speciale emigruese është ende duke u proceduar, por se “nuk dihet asgjë për rastin tonë”. Ai tha se i ishte thënë se SHBA po punon për migrimin e tij dhe familjes së tij në një vend të tretë ku ata kanë të afërm, por ai ende pret të dëgjojë më shumë për këtë.
“Pas 11 shtatorit, unë mirëprita grupin e parë amerikan që erdhi në provincën Panjshir në atë kohë dhe ndihet kontradiktore me emrin e misionit të tyre, ‘Operacioni Aleat Mirë se vini’ për të praktikisht të padëshiruar dikë që i mirëpriti ata i pari,” tha Sarwari.
Operacioni Aleatët Mirësevini është ajo që ushtria amerikane e quajti operacionin e saj për evakuimin e afganëve që punuan ose mbështetën SHBA-në pasi Talibanët morën Afganistanin vitin e kaluar.
“Njerëzit këtu kanë punuar me SHBA-në kundër terrorizmit dhe kanë rrezikuar jetën e tyre për këtë kauzë dhe janë të pafajshëm, megjithatë disa u cilësuan si të papërshtatshëm. Ndërsa njerëzit e tjerë kanë të ardhme të paqartë. Ekipi i verifikimit dhe Uashingtoni ka dështuar qartë, ashtu si dështuan. në Afganistan”. / KultPlus.com
Merr. Kostandina Lasgush Poradeci Lagja e Mburimave, rruga Çeta e Mokrës nr 56
Pogradec.
Kostandinë bijë e dashur edhe trimëreshë e babajt, dola të Hënën më 15 Tetor prej spitalit, Pavjoni XIV ku më suall pas operacionit të kataraktit të syrit t’im të djathtë prej Doktor Ylli Shtyllës. Nata e parë pas operacionit ishte e tmerëshme për mua 24 orë pa gjumë sepse me dhembje të mëdha të syrit, ndjenja pështirosje për të vjellë nga 4 injekcionet rreth syrit dhe medikamentet në sy, e të tjerat, e të tjerat. Si nuk vdiqa natën e parë përveç netëve të tjera, 10 net me rradhë të tjera, që më s’thosha në vehten time do vdes, jo nga frika e vdekjes, meqë gjithë gjëja e gjallë ka frikë prej vdekjes, po nga torturat në trup. Nuk thesha më nga torturat do vdes, po edhe në natën e parë kur nga torturimi thesha me vete do vdes, nuk më vinte frikë të vdes, siç ka gjithë njerëzimi frikë, s’e ndjenja frikën si gjithë njerëzimi atë natë – sepse, bijë e babait, atë natë të kisha ty pranë, vdisja në duart e tua. Kur vdes njeriu edhe kafsha kur vdes, do që të ketë një qënie pranë, ose një njeri të dashur pranë, ose një njeri pranë, edhe kur s’ka as të dashur njeri pranë, as një njeri sidokodo pranë, prek me dorë, me dorën që vdes, atë qënien, atë sendin që ka pranë, atë gurin, atë bluashkën edhe atë fijen bar që ka pranë, kaq keq isha, Kostandinë e babajt, atë natë kur si e dërguar nga engjëlli ti më ardhe bijkë e babait papritur pa kujtuar prej aq larg, prej Poradeci, më ardhe pa të thënë njeri, me inisiativën tënde të guximshme, aq vendimtare aq guximtare. Dhe si më rrinje ti ashtu pranë e lodhur e kapitur ditë e natë, unë të falem nderit tashi babkë dhe t’i puth ëmbël, ëmbël fort syçkat e bukura edhe të mënçme. Kaq po të shkruaj, dua të vi në Poradec çdo ditë, po s’ka kush më gjen maqinë se unë vetë jam pa fuqira prej spitalit.
Të kisha lekë, mirja një takximetër angazhé, isha për tre orë aty, po ku të gjesh lekët. Të përqafon dhe të puth me shumë mall babaj tënd.
Kantuatorja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, i ka ndarë disa sekonda të projektit të saj të ardhshëm remix, “Break My Heart Myself”, të cilin e sjell me grupin e muzikës K-pop, “ITZY”.
Të martën (28 qershor), këngëtarja e postoi një mesazh në rrjetin social Twitter, përmes së cilit e paralajmëroi remixin e ri të këngës së saj të lansuar në vitin 2021.
”Jo gjithë dritëhijet e qelqit” titullohet ekspozita që Joana Dhiamandi ka çelur pak ditë më parë në pavionin e artit në Ministrinë e Kulturës. Me profesion arkitekte por me një pasion dhe lidhje shumë të ngushtë me artin Joana në këtë ekspozitë prezanton rreth 30 vepra arti të bëra prej qelqi në forma dhe përmasa të ndryshme.
“Pavarësisht se jam arkitekte unë e kam pasur gjithmonë pasion artin, pasi jam rritur në një familje artistësh. Im at është mjeshtër, dhe unë kam trashëguar traditën dhe zanatin e punimit të qelqit pasi në studio kemi furrën dhe aplikojmë disa teknika të punimit të këtij materiali që është aq i lashtë aq i bukur, aplikativ dhe funksional në shumë momente të përditshmërisë tonë”, thotë ajo.
Punët e saj janë të ndara në disa mini-seri, dalin dy linja të rëndësishme: pjatat rrethore dhe formatet abstrakte skulpturore.
”Cikli i pjatave, sepse pjatat kanë një gjendje më tepër emocionale, më tepër ëndërrore. Me tepër ngjyrat transmetojnë atë luhatjen emocionale shpirtërorë të njeriut. Duke filluar me riciklimin e shisheve të qelqit, punimi quhet “Eshtra të qelqta”, ku janë shishe qelqi të ricikluara, të shkrira për të dhënë atë ndjesinë e kufomës. Gjithashtu kemi riciklim por edhe ndryshimin e funksionit, ndërsa në seksionin tjetër kemi formën dhe kontrastin e materialeve” shpjegon ajo.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 korrik 2022./diasporashqiptare/ KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti uroi sot drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.
Margariti uroi që Abigeila të jetë në lartësinë e detyrës, për të ngritur cilësinë artistike të institucionit që iu besua.
“Suksese Abigeila Voshtina në sfidën e drejtimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtij institucioni unik në Shqipëri”, shkroi Margariti në një postim në rrjetet sociale.
“Urojmë që Abigeila, në krye të një stafi energjik e të talentuar, të çojë më tej punën e bërë deri më tani nga parardhësit dhe të jetë në lartësinë e detyrës, për të ngritur cilësinë artistike të teatrit; ta bëjë ftues për publikun e ri dhe një skenë të denjë për yje shqiptarë e ndërkombëtarë”, theksoi Margariti. / KultPlus.com
Një ngjarje që shtrihet nga 1938 e deri në ditët e sotme, “Lulja e Vlorës” është një rrëfim gazmor por edhe i tensionuar i familjes romaniote-hebreje (Hebrejtë Romaniote ose Romaniotët janë një komunitet etnik hebre me origjinë nga Mesdheu Lindor që flet greqisht.
Ata janë një nga komunitetet më të vjetra hebreje që ekzistojnë dhe komuniteti më i vjetër hebre në Evropë) të Anna Kohen në Shqipëri dhe se si shqiptarët myslimanë i shpëtuan ata nga nazistët. Me të mbërritur në Shqipëri në Vlorën piktoreske pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u bashkua me një komunitet të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj. Ata shisnin pëlhura dhe kishin një bojë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan në familje myslimane për tu fshehur nga nazistët, duke marrë emra myslimanë dhe duke u shtirur si mysliman. Një pjesë e familjes së saj që mbeti në Greqi, përfshirë këtu të gjithë familjen e nënës së saj, u vranë në kampet e vdekjes.
Libri “Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat u detyruan të festojnë në fshehtësi për shkak të shtypjes së fesë nga diktaturës shqiptare. Të lënë pa shtetësi që nga ajo kohë ata nuk kishin asnjë dokument dhe nuk mund të bëheshin anëtarë të Partisë Komuniste. Kështu familja e saj kishte një skemë të guximshme të largohej nga Shqipëria drejt Perëndimit, mu nën sytë e policisë sekrete. Pas largimit Kohen përfundimisht u bë dentiste në Greqi dhe më pas në New York City, duke mësuar zanatin e implanteve dentare nga shpikësi i tyre, dhe duke krijuar kliniken e saj të suksesshme
Dr. Anna Kohen, DDS, lindi në Vlorë, Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrit në një vend të vogël, në komunitetin e hebrenjve romaniotë që shqiptarët myslimanë e kishin shpëtuar nga nazistët. Familja e saj atëherë përjetoi vështirësitë e diktaturës komuniste. Arriti të largohej nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1966, përmes një planifikimit të kujdesshëm, ku u vendosën fillimisht në Greqi, vend ku kreu studimet për stomatologji në Shkollën Dentare të Universitetit Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës. Në vitin 1971 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe kryen studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të Nju Jorkut dhe mori një DDS Diplomë stomatologjike në vitin 1976. Pas diplomimit u emërua Asistente Profesore Klinike e Stomatologji restauruese në Shkollën Dentare të NYU ku punoi për 10 vite. Ajo ushtroi profesionin e saj si stomatologe deri në klinikën e saj në Manhattan deri në daljen në pension në vitin 2013 në Sarasota, Florida.
Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave hebraike, Dr. Kohen mundësoi vendosjen e 37 hebrej-shqiptarëve të afërm të saj në SHBA, ku edhe i ka ndihmuar në procesin e integrimit. Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të marrë pjesë në themelimin e Shoqërisë Shqiptare Izraelite, ku edhe është zgjedhur Anëtare Nderi. Në 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i akordoi Dr. Kohen Medaljen e Meritës për, “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare të Kosovës; për Ndihma e çmuar e dhënë për emigrantët e rinj shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”/diasporashqiptare/ KultPlus.com
Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit e dijetarit të shquar Martin Camaj, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ka organizuar tryezën shkencore me titullin “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”.
Akademik Shaban Sinani mbajti fjalën përshëndetëse. Ai u shpreh se në figurën e Camajt, janë shartuar në harmoni të plotë tiparet më të vyera të malësorit shqiptar dhe intelektualit europeist.
Atdheu i munguar ishte fati i zgjedhur e njëherësh edhe fataliteti i jetës se tij. Edhe në letrat e fundme ai e përmendi pengun që krijimtaria e hershme e tij, erdhi vonë tek lexuesi shqiptar por edhe tek ai kosovar.
Martin Camaj, donte një Shqipëri tjetër, jo si ajo që u krijua pas luftës, prandaj edhe u largua. Por ai kurrë nuk tha një fjalë të keqe për të, si shumë të tjerë. Ai qëndroi larg me dinjitetin e njeriut që nuk mund ta mohonte vendlindjen, tha akademik Sinani.
Martin Camaj bën pjesë tek të paktët shkrimtarë shkencëtarë të letërsisë shqipe dhe qëndron në krye të krijuesve, që i zgjodhi me vetëdije parimet e veta estetike dhe nuk shkoi rastësisht tek ato zgjedhje.
Martin Camaj e nisi krijimtarinë me dy vëllime me poezi shkruar si rapsod i veriut, por me gegërishten e Elbasanit. Gjatë jetës së tij shkroi shumë poezi e romane, duke u kthyer në themeluesin e një gegërishteje mbidialektore, as e Shkodrës dhe as e Kosovës, por që mund të lexohej lehtësisht edhe me të folmen jugore.
Në fillimet e krijimtarisë pati ndikimin e profesorit të tij, futuristit Giuseppe Ungaretti si dhe të poetit italian Eugenio Montale.
Gjithë jeta e tij shkoi në kërkim të rrënjëve të të parëve. Për këtë arsye, sipas akademik Sinanit, gjithë letërsia e Camajt është e mbushur me njerëz tradicionalë dhe studiuesit kanë material të bollshëm për t’u marrë gjatë me të./atsh/ KultPlus.com
Komuna e Rahovecit ka njoftuar sot, se varrimi i poetit Xhevdet Bajra, i cili vdiq në javën e kaluar, do të bëhet të enjten e 30 qershorit.
Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.
Pas varrimit, në kafenenë ”Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrarë të poetit Xhevdet Bajraj. / KultPlus.com
Në qershor të vitit 1957, në libraritë e Tiranës do të dilte poezia “Skënderbeu” e poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow.
Këtë poezi ai e shkroi i frymëzuar nga tregimet gojore të Elena Gjikës (Dora d’Istria), për heroin tonë kombëtar. Ajo u përkthye nga Fan S. Noli, i cili më vonë mbi bazë të saj kompozoi një nga simfonitë e para shqiptare.
Longfellow (1807-1882) lindi në Portland dhe vdiq në Kambrixh. Punoi për një kohë të gjatë profesor në disa universitete ndërmjet tyre edhe në atë të Harvardit. Ai u bë poeti më i famshëm i kohës së tij.
Shkroi vjersha, romane, pjesë teatrore dhe u mor me përkthime nga letërsia klasike e popujve evropianë. Përkthimi më i njohur është ai Komedisë Hyjnore (i pari amerikan që e përktheu).
I ndikuar nga Dora d’Istria (shkrimtare romantike me origjinë shqiptare) hartoi poemën romatike “Skënderbeu” (1873) me temë kthimi i heroit në Krujë pas betejës së Nishit ku Skënderbeu paraqitet si hero legjendar.
SKENDERBEU
Botimi i Nolit hapet me kёtё dedikim ndaj Faik Konicёs:
“Faik Be Konicës, leronjesit të gjuhës atërore, dhe kalorësit të kryqësates kombëtare, si shenje nderimi, i dedikon kete vepër, nje shok armesh.”
Një koncert i pazakontë është zhvilluar në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Grupi irlandezo-skocez “Duncreagan”, për herë të parë në Shqipëri, ka performuar për të pranishmit këngë të repertorit të tyre mjaft të veçantë e tradicional.
Në konferencën për mediet, lideri i grupit “Duncreagan”, Thomas McKean tha se Shqipërinë e ka njohur nga folklori, duke studiuar historinë e lashtë të popullit shqiptar, por edhe këngë të vjetra shqiptare.
Koncerti nisi me 2 dy balada të vjetra shqiptare “O yll i bukur” dhe “Kopile, moj kopile”, që sipas akademikut Vasil Tole, tek ato balada janë zbuluar elementë që iu përshtaten instrumenteve tradicionale që përdor grupi “Duncreagan”.
Të njohur për këngët e tyre të pazakonta dhe për meloditë emocionuese, repertori i “Duncreagan” përfshin balada skoceze, histori tragjike dashurie, “muzikë goje” dhe këngë galike, shoqëruar më shumë nga instrumentet e thjeshta e të vjetra të muzikës popullore tradicionale, që mundësojnë performanca muzikore nga marshet, te meloditë e ngadalta.
Akademiku Vasil Tole tha se ky koncert është si një bori paralajmëruese e një veprimtarie të rëndësishme, siç është Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës që do të mbahet nga Akademia e Shkencave në shtator në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar të Baladave.
Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës ka një rëndësi të veçantë për kërkimin shkencor të traditës dhe trashëgimisë kulturore. Konferenca do të hedhë dritë në dimensionet e njohjes së krijimtarisë të kohëve moderne dhe produktet e saj si pjesë e folklorit dhe traditës.
“Ky kërkim ka të njëjtën vlerë me kërkimet në arkeologji”, tha akademiku Shaban Sinani./atsh/ KultPlus.com
Artistja Erblina Karaliti do të jetë nikoqire e ekspozitës së radhës në objektin kulturor ‘Europe House Kosovo’, e cila hapet për publikun më 1 korrik në ora 17:00.
Ekspozita e titulluar “2055” vjen nga artistja e re në moshë nga ndikimi i rreziqeve që i kanosën planetit Tokë. Tematika e kësaj ekspozite do të jetë pikërisht neglizhimi i planetit ku jetojmë dhe demet që i shkaktojmë çdo ditë secili prej nesh.
Sipas artistes, fëmijët dhe gjeneratat më të reja nuk kanë mundësi t’i përjetojnë dimrat me borë të thellë, ndërsa ekziston rreziku i madh që për shkak të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2055, gjeneratat e ardhshme të përjetojnë planetin tokë edhe pa drunjë dhe pyje të dendura.
Për këtë arsye ekspozita e titulluar “2055” nga piktorja Erblina Karaliti, përmes pikturave me peisazhe të natyrës dhe pikturave tjera konceptuale, shërben si thirrje nga artistja Karaliti për vetëdijësim dhe veprim ndaj ndryshimeve klimatike.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 qershor./Express/ KultPlus.com