Fondacioni Beyeler në Bazel vendos një kthesë të re në historinë e Jean-Michel Basquiat këtë verë, duke paraqitur Basquiat: Pikturat e Modena (11 qershor-27 gusht) që ribashkon tetë vepra të bëra në Modena të Italisë në vitin 1982.
Pikturat , duke përfshirë The Guilt of Gold Teeth, tani mbahen në tetë koleksione të veçanta private në ShBA, Azi dhe Zvicër, transmeton Klan Kosova.
Galeristi italian Emilio Mazzoli e ftoi Basquiat të bënte punimet për një shfaqje të vetme, duke ofruar ambiente pune dhe pajisje për pikturë.
Artisti pikturoi mbi kanavace të përdorura nga një artist tjetër, Mario Schifano. Por, komplikimet për pagesën e punimeve çuan në anulimin e ekspozitës së planifikuar në Evropë.
Në një intervistë të vitit 1985 me New York Times, Basquiat nënvizoi se sa shumë nuk i pëlqente përvoja e Modenës.
“Ata e vendosën atë për mua, kështu që unë do të më duhej të bëja tetë piktura në një javë”. Ndërkohë, puna në ambientet e magazinës së siguruar ishte “si një fabrikë, një fabrikë e sëmurë. E urreja.” Punimet gjetën blerës të rinj nëpërmjet tregtarit të Basquiat në Nju Jork në atë kohë, Annina Nosei.
“Pikturat e Modenës” ndajnë disa motive dhe veçori stilistike sipas një deklarate të Fondacionit Beyeler, duke përfshirë “një figurë monumentale, shpesh të zezë, e vendosur në sfondin e penelave të gjera, gjestike dhe ekspresive… trupi i njeriut dhe i kafshës zënë qendër të vëmendjes”./KlanKosova/KultPlus.com
Mbrëmë, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, u dha shfaqja ‘The Arrival’ me koreografi nga Tara Thibodeaux, shfaqje kjo e cila solli për herë të parë në Kosovës trupën e baletit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘Ballet Magnificat’, shkruan KultPlus.
Balerinët arritën që nëpërmjet performancës së mbushur me stil unik, energji të lartë dhe pasion të thellë, të sjellin për herë të parë para publikut të Prishtinës historinë për ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në një sikron të pashoq me muzikën dhe njëri-tjetrin, ballerinët arritën të përcjellin mesazhin, ku nëpërmjet muzikës, veshjeve e lëvizjeve të udhëtojnë nga skena nëpër kohë të ndryshme të historisë, për të përcjellë një mesazh të vetëm.
Pas shfaqjes e cila për pothuajse dy orë mbajti publikun nën emocionet e muzikës ritmike, e në stile të ndryshme veshjesh e lëvizjes e të cilat përcillnin një mesazh të vetëm, foli balerini Silas Fennema, i cili i shpreh i lumtur që mesazhi i kësaj shfaqje është sjellë edhe për publikun e Kosovës.
“Për neve është një nder që të vijmë këtu dhe të ndajmë këtë tregim me ju. Tregimi i kësaj nate ishte historia për mënyrën se si izraelitët e gjetën lirinë përmes Moisiut i cili punoi përmes Zotit. Ne jemi këtu për shkak të punës që Jezusi e bëri në kryq për lirinë tonë. Është një tregim që ka shumë kuptim për neve, sepse ka ndrushuar jetët tona. Faleminderit shumë që jeni njerëz mikëpritës, me ushqim dhe zemra të mrekullueshme”, u shpreh Fennema mes emocionesh.
Ndërkaq, pas shfaqjes, për KultPlus foli edhe balerini Elisha Smith, interpretimi dhe lëvizjet e të cilit, rrëmbyen vëmendjen e publikut që në minutat e parë.
“Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë këtë tregim e këtë histori të mrekullueshme me publikun e Prishtinës. Prishtina ka qenë e mrekullueshme, ne e kemi shijuar shumë qëndrimin tonë këtu, por mikëpritja sonte ka qenë e mrekullueshme”, u shpreh Smith.
Ndërkaq, ju kujtojmë që të martën ‘Ballet Magnificat’ do të rikthehet përsëri në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës me shfaqjen ‘Deliver Us’./KultPlus.com
Në Ditën 1 Majit, mysafirët nga fqinjësia dhe nga vendi e pushtuan Ohrin, ndërsa atmosfera i ngjante mesit të verës. Kishte edhe turistë nga Evropa Perëndimore.
“Ohri është shumë i bukur. Është gjithmonë kënaqësi të vish në Ohër. Gjithçka është e pastër, gjithçka është e bukur, gjithçka është e rregulluar. Çmimet varen nga kush- si. Kush ka para, për të gjithmonë është mirë. Ata që nuk kanë para ankohen”.
“Kjo është hera jonë e parë në Ohër. Ne na pëlqen gjithçka, malet, qyteti, liqeni, gjithçka është e bukur. Por, ne nuk do të bëjmë not, sepse është ende ftohtë. Ne do të qëndrojmë për pesë ditë. Ne do të udhëtojmë nëpër Evropë. Nga këtu do të shkojmë në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani”.
“Është shumë bukur. Vendi është i bukur. Njerëzit që jetojnë këtu janë shumë të sjellshëm. Unë kam qenë në Ohër për një muaj dhe do të doja të shpërngulem këtu. Shikoni pamjen që ai ka, është diçka e mahnitshme”.
Punëtorët turistikë thonë se interesi në Ohër po rritet.
“Interesi është rritur dhe shpresoj që kjo verë të jetë më e suksesshme se vera e kaluar, por kjo varet nga shumë faktorë”, tha Vlado Sukloski-punëtor turistik.
Pushimet e para të majit janë një pikë referimi për çfarë lloj sezoni turistik mund të pritet. Me hotele dhe apartamente private të mbushura këto ditë, rreth 70% e sektorit të turizmit shpreson për një verë të mirë. /Alsat.mk/KultPlus.com
Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.
Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.
Në kulmin e pushtetit të tij, Napoleon Bonaparti kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndimderi në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.
Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.
· Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim
· Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
· Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
· Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
· Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
· Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
· Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
· Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
· Një lider është një tregtar me shpresë.
· Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
· Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.
· Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.
· Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.
· Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.
· Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.
· Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.
· Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.
· Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.
· Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.
· Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.
· Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.
· Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.
· Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.
· Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.
· Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.
· Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.
· Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
· Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.
· E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.
· Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.
· Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.
· Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.
· E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.
· Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
· Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.
· Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.
· Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.
· Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.
· Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.
· Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.
· Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.
· Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.
· Pasuria nuk ështët ë kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.
· Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.
· Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.
· Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
· Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.
· Lufta është biznesi i barbarëve.
· Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë./portalishkolloralbas/KultPlus.com
Shikoj kunatin duke marrë një bonbon në tavolinë dhe buzëqeshi. “Kanë mbet nga festa”, i them. Nana nuk më priste te oborri, nana nuk është më. Pashë bonbonat te xhami, “për fëmijtë për festë” më tha nusja. “Bajram, Bajram” thërrisnin ata, merrnin nga një, dhe shkonin te shpija tjetër. Fundja mbetet dashuria, dhe kujtimet,… të tjerat janë kot, ama bash kot./ KultPlus.com
Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ishte sot në Pazarin e Gjirokastrës, i rijetësuar nga gërmadhat falë investimeve të kryera.
Kumbaro u ndal në një prej dyqaneve artizanale të vendosura në Pazarin e Gjirokastrës, ku theksoi se “kur ne e nisëm këtë punë 6-7 vite më parë ishte e vështirë për t’u kuptuar”.
“Surpriza e rikthimit të “pipirisë” së zhdukur, veshjes tradicionale gjirokastrite që Lizetës, njërës prej artizaneve duararta të Gjirokastrës, iu deshën tre vite për ta përfunduar, me gjithë detajet e nuancat e holla, sipas një ekzemplari origjinal që e gjejmë sot vetëm në një fotografi dhe në ndonjë muze jashtë vendit”, tha Kumbaro.
Ajo vlerësoi minimuzeun që ofron ky dyqan me veshje tradicionale, ndërsa vlerësoi se, “pipirija” e krijuar nga Lizeta mund të konsiderohet një vepër arti.
“Dhe e gjitha kjo ndodh në Pazarin e Gjirokastrës të rijetëzuar nga gërmadhat falë vizionit dhe investimeve të kryera ku sot ruhen xhevahiret e artizanatit tonë”, shtoi Kumbaro./atsh/KultPlus.com
Reportazh i gazetarit francez Robert Vaucher botuar në gazetën franceze “L’Ilustration”:
Lufta Parë Botërore e vuri Shqipërinë për herë të parë nën vëzhgimin dhe interesin e drejtë për së drejtë të Fuqive të Mëdha. Territoret shqiptare kishin qenë dhe më parë nën vëzhgimin dhe interesat gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha të paktën që nga Lidhja e Prizrenit por kësaj radhe ushtritë dhe shërbimet e tyre mbështetëse ishin të pranishme në territorin e Shqipërisë të krijuar nga Fuqitë e Mëdha në 29 korrik 1913. Për këtë arsye dëshmitë arkivore të kësaj kohe marrin një rëndësi të veçantë pasi janë dëshmi që paraqesin ngjarjet, balancën e forcave si dhe japin informacion të drejtë për së drejtë për popullsinë dhe jetën sociale. Përpos këtyre dokumentave arkivore ka dhe dëshmi të tjera të rëndësishme si reportazhe gazetash, letra ushtarësh të dërguara nga fronti apo dhe libra udhëtimesh , përshtypjesh dhe mbresash.
Një informacion shumë i rëndësishëm për Luftën e Parë Botërore, zonën e pushtimit italian dhe francez janë reportazhet e gazetarit të famshëm francez, korrospodentit të gazetës së famshme france “Le Ilustration” Robert Vaucher ( 1890-1977). Më 1910, ai shkoi të studionte për Shkencat Tregtare në Shkollën kombetare greke të gjuhëve e të tregtisë në Kostandinopojë nga ku filloi të dërgonte artikujt e tij te pare per Svicera Liberale. Shumë shpejt u gjend ne Romë në shërbim të agjencisë Stefani. “L’Illustration”, gazeta e famshme franceze, i besoi atij një post si korrespondent lufte, dhe nga viti 1914 – 1919, detyra e korrospodentit do e çonte nga Dardanelet në Serbi, në Shqipëri dhe në fund në Rusi. Në këtë të fundit ai nuk nguroi të transmetonte mesazhe konfidenciale për llogari të Francës, gjë qe do t’i kushtonte, sepse do te denoncohej nga bolshevikët si agjent i imperializmit francez. Si korrospodent lufte në Shqipëri ai raportoi nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Leskoviku e Korça. Edhe pse nuk ishte një njohës i mirë i terrenit më parë apo edhe pse qe shkolluar në një shkollë greke në të cilat mësohej se territoret shqiptare të Shqipërisë së Jugut i përkisnin Greqisë, Robert Vaucher raportoi dhe shkroi shkrime që tregojnë për një etikë profesionale dhe shumë afër realitetit. Reportazhi që po botojmë është nga hyrja e trupave italianë në Tepelenë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve në 25 dhjetor 1916. Deri pak më parë Tepelena si dhe disa territore të tjera ishin mbajtur pushtuar nga forcat greke dhe ishin bërë shesh luftimi mes çetave patriotike dhe terrorit të mbjellë gjithandej nga Legjionet te shenjta greke të organizuara kryesisht me të burgosur dhe luftëtarë nga Kreta. Voucher rrëfen edhe për Ali Pashën dhe kontaktet e tij me Napoleonin dhe trupat franceze në Korfuz, masakrën e Hormovës të organizuar nga grekët dhe Tepelenën e djegur nuk ngurron ta quajë një Pompe modern. Në rrëfimin etij ndihet keqardhja dhe ndjesia për ti qendruar afër realitetit por nuk mungon dhe gjuha e tipit kolonialist kur shqyrton veprimet e Ali Pashës ndaj francezëve si motive kusarie dhe në përgjigjen e ashpër të Napoelonit e shikon si të vetmen rrugë që duhet përdorur për të komunikuar me popuj të tillë. Po kështu ndihet një dozë romantizmi kur banorët ë Hormovës i konsideron si ushtarët e Skënderbeut të masakruar nga turqit, kur dihet e Hormova u shkatërrua në 1784 nga Ali Pasha Tepelena. Zona e pushtimit italian, gjatë Luftës së Parë Botërore përfshinte krahinat përreth Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës e Tepelenës, të cilat përbënin një zonë me rëndësi strategjike për Italinë. Qytetet që bënin pjesë në zonën e pushtimit italian ishin kryesisht qytete të vogla, përveç Gjirokastrës e cila numëronte rreth 11.000 banorë, popullsia e qyteteve të tjera nuk ishte më shumë se 5 mijë secili. Administrimi i qyteteve dhe zonave rreth tyre ishte me dorë të hekurt, përsa i përket marrjes së vendimeve administrative, por shumë më efektiv se ai i mëparshëm osman, përsa i përket krijimit të një kulture administrative, që do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar pas viteve 20’.
Një eskursion në Tepelenë
Tepelenë, 25 dhjetor 1916
Kuajt tanë rrëshqasin në kalldremet e lagështa të Gjirokastrës. Sapo u gdhi dhe ne zhytemi në mjegullën përgjatë rrugës më zhavorr duke iu drejtuar Drinos. Fshatrat janë të vendosura në shpatet e maleve, në luginë ku nuk mund të banohet sepse përmbyten shumë shpesh. Shpesh herë duhet të kalojmë përrenjtë, degë të Drinos dhe në fund kuajt tanë zhyten deri në gjoks në këtë lumë. Sidoqoftë, kalorësit e eskortës sonë luajnë me vështirësitë, ata i përkasin një shkolle të mirë. Gjenerali Komandant i Shqipërise Jugore është një kalorës i aftë. Gjatë disa ditëve të kaluara me atë, unë munda të vlerësoj guximin e tij dhe pa hezitim ndonjëherë e ndjek në udhëtimet e tij. Do të më kujtohen gjatë disa prej shkëmbenjve që iu ngjitëm me kal. Ndërsa patkonjtë e kafshëve tona rrëshqasin mbi gurin e lagësht, duke bërë shkëndija. Pasi kaluam per herë të fundit Drinon në një urë të vjetër guri gungaç, rruga ndjek një grykë të ngushtë e piktoreske, pastaj papritmas të shpie në guaskën e thellë te Tepelenës në pjesën e poshtme të së cilës Vjosa shkarkon ujrat e baltosura. Dikur, Tepelena i ngjante një qyteti të fortë me kalanë e saj te lashtë te Ali Pashës së Janinës, muret mbrojtës dhe të lartë të së cilës zbresin pothuajse deri në lumë. Këto mure janë e vetmja gjurmë e mbetur e fuqisë së pashait të tmerrshëm që, me dinakërinë e tij, i krijoi shumë vështirësi gjeneraleve francezë H, dhe këtë e raporton M. A. Boppe, Ministri i Francës pranë qeverisë, në veprën e tij magjepsese: Shqipëria dhe Napoleoni. Perandori, i lodhur nga tradhtia e tij, urdhëronte më 15 mars 1811, Dukën e Cadores: “Bëjeni, ju lutem, një deklaratë nga mua pëe Pashain i Janinës. Ju do e njoftoni atë që me herën e parë që ai të parandalojë furnizimin e Korfuzit dhe të refuzojë kalimin e bagëtive dhe të ushqimeve te destinuara për këtë vend, unë do t’i shpall luftë atij. Butësia dhe mirësjellja nuk kanë asnjë vlerë pranë një njeriu të kalibrit të këtij kusari”. Napoleoni, duke përdorur rrugën e vështirë, fitoi kauzën e tij. Ky është një mësim që kurrë nuk duhet lënë pas dore në këto vende. Kur trupat italiane, pas kalimit te shumë fshatrave gërmadhe mbërriten ne Tepelenë, ushtarët shprehen një britmë gëzimi. Më në fund, pas kaq shumë vështirësive, ata gjetën një qytet të vogël, ku mund të jetojnë në një mënyrë më pak primitive se e maleve që ata kishin përshkuar Por ç’e do! Ishte vetëm një iluzion. Legjionet e shenjta* e kishin shndrruar Tepelenën në hi. Vetëm dy shtëpi kishin shpëtuar: njëra prej tyre kishte shërbyer si kazermë për ushtarët grekë, dhe tjera, si banesë e komandantit të tyre. Në këtë Pompé modern, aleatët tanë gjetën vetëm ca ciganë , pasi njéri ata mund të kishin vetëm emrin. Ata jetonin në rrënojat si kafshë në strofkat e tyre dhe ushqeheshin me bimë. Gratë që u sollën dru italianëve dhe refuzuan monedhat prej ari që iu ofruan si shpërblim, duke mos kuptuar aspak se për çfarë ato copa të vogla prej metali të pangrenshëm mund të përdoreshin. Aktualisht iu shpërndame bukë dhe miell me të cilat ato bëjnë galeta.
Me ardhjen e mbrëmjes, duhet të hipim në kuaj dhe të rifillojme rrugën për Gjirokaster. Nata bie shpejt, një nate e shkëlqyer Krishtlindjeje, e butë dhe e qetë. Ngado mbizotëron heshtja. Ndonjëherë, duke kaluar pranë një poste, ne shohim zjarre të mëdha rreth të cilave ushtarët janë të grupuar. Ne kemi kaluar tashmë më shumë se 70 kilometra, kuajt tanë të lodhur nuk vazhdojnë më. Me vijne ndermend të gjitha skenat e tmerrit që u zhvilluan në këtë vend, per tragjedinë e Hormovës, fshati shqiptar në të cilën, ka katërqind vjet, që gjatë pushtimit turk, muslimanët masakruan gjithë banorët e njohur si (të krishterë si të gjithë ushtarët e Skenderbeut) dhe konvertuan me forcë në Islamizëm gratë dhe fëmijët. Kur grekët u rikthyen, tre vjet më parë, ata u bënë shqiptareve myslimane një trajtim pak më të ndryshëm – hakmarrje me së shumti të urryer që goditën pasardhësit e këtyre të krishterëve të vrarë nga turqit!/Dorian Koci/KultPlus.com
Eranda Libohova është këngëtare shqiptare e cila ka lindur në Tiranë. Ajo ka një karrierë të bujshme muzikore, me mbi 10 albume me këngë shqipe. Ne spektaklin “Kënget e Shekullit” është përzgjedhur një ndër dhjetë këngëtaret më të mira.
KultPlus ju sjellë tekstin dhe këngën ‘Grurë dhe Këngë’ të interpretuar nga Eranda Libohova:
Oj erdhi bilbili, oj erdhi ne lëme. Tak ma beri zemra, kur i ndjeva zene. Dhe shoqet me pane, o me bisht te syrit, c’u perzie me grurin kenga e bilbilit.
Oj erdhi bilbili, oj erdhi ne lëme. Shoqet mbillnin grure une mblidhja kenge, dhe nuk di c’me gjeti dhe nuk di c’me zuri. O sa shpejt u bera kuq o si purpuri.
Lemi plot me grure grure edhe kenge, o bilbil i dashur o pse erdhe ne leme.
Tani vajzat syte tek une shpesh i kthejne, oh sikur ta dine ku e ke folene.
Ne zemer folene e ke thurur vete, o bilbil i dashur o pse s’me le te qete.
O c’dasem do bejme, o po c’dasem ne leme, shoqet mbillnin grure une mblidhja kenge./KultPlus.com
Këshilla nga një “ekspert ndërkombëtar i çajit” se ku të shkoni për çajin më të përshtatshëm të pasdites në Instagram dhe nëse kremi apo reçeli fillon në fillim.T
Këtu janë të paraqitura pak informacione mbi traditën britanike sesa çaji i pasdites. Por për turistët, mund të ketë gracka – nga harrimi i veshjes së duhur deri te dija kur duhet shtuar qumësht. Këtu hyn ekspertja ndërkombëtare e çajit Eileen Donaghey . Së bashku me organizimin e ngjarjeve të çajit dhe ofrimin e përvojave të çajit të pasdites në Londër dhe Belfast, ajo këshillon vendet dhe ka shkruar një libër elektronik për pritjen e çajit të pasdites në shtëpi.
Ajo derdh çajin (…më falni!) në të cilin hoteli në Londër ofron çajin “perfekt” të pasdites, pavarësisht nëse kremi apo reçeli i paraprihet dhe pse çaji krem ndonjëherë zhgënjen – dhe zgjidh një herë e përgjithmonë vlerësimin nëse ju me të vërtetë duhet ta ngjitni këllëfin tuaj mbi një filxhan.
Si bëhet dikush një “ekspert ndërkombëtar i çajit”?
Filloi më shumë si një aksident. Krijova një llogari në instagram dhe më pëlqeu shumë të shkoja dhe të provoja çajra të ndryshëm pasdite. Më pas vazhdova të bëja kualifikime dhe kërkime të mëtejshme në historinë e çajit dhe vetë çajit. Jam një hap më poshtë se një somelier çaji.
Çfarë e bën të veçantë çajin e pasdites?
Atmosfera. Është shumë e relaksuar – nuk ka vakt tjetër si ai. Nëse shkoni për drekë, drekë ose darkë, ka gjithmonë një moment kur duhet të ngriheni dhe të largoheni. Ndërsa çaji i pasdites është një çështje shumë e lirë. Dhe për shkak se nuk është diçka që do ta bëni çdo ditë – nëse nuk jeni unë! – e prisni me padurim.
Nëse unë dhe ti do të shkonim për çaj pasdite, do t’ju tregoja historinë time të jetës, do të zbuloja gjithçka për ju. Ka shumë lidhje për të pasur gjatë çajit të pasdites.
Si ndryshon çaji i pasdites nga çaji krem ose çaji i lartë?
Çaji krem është më i vogli nga të gjithë. Dikush mund të zhgënjehet nëse mendon se do të marrë tre nivele ushqimi – është një filxhan çaj ose një tenxhere me çaj, dhe kaq. Për shkak se është i vogël, mund ta bëni këtë në mëngjes nëse dëshironi, para drekës ose si një marrje e vogël pasdite.
Çaji i pasdites është sanduiçët, biskotat dhe pastat tuaja së bashku me çajin. Është më mirë ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00. Por ju mund të kaloni kohën e drekës nëse jeni të detyruar për kohën.
Çaji i lartë është gjithçka që merrni me çajin e pasdites, plus ushqime shtesë si quiche, byrekë ose artikuj të tjerë të llojit më të shijshëm. Është më thelbësor se çaji i pasdites. Normalisht do ta hani pak më vonë.
Si është ende aktual çaji i pasdites sot?
Pikërisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, çaji i pasdites është një gjë kaq e madhe. Ne kemi një javë të plotë kushtuar çajit në gusht, që është Java e çajit të pasdites . Është gjithashtu shumë i popullarizuar për ditëlindje, dush për fëmijë – të gjitha llojet e rasteve ku mund të mos dëshironi një fokus të madh ndaj alkoolit, por të keni pak luks. Dhe Instagram me të vërtetë ka përmirësuar popullaritetin. Shumë vende dhe hotele të mëdha konkurrojnë për çajin më të mirë të pasdites.
Ku do ta çonit dikë për një çaj tradicional me pesë yje?
Unë i bëj ngjarjet e mia në Shtëpinë JW Marriott Grosvenor në Park Lane në Mayfair. Ky është vendi im i preferuar për të shkuar nëse doni veprat. Është goxha tradicionale, dhe dhoma në të cilën ata e shërbejnë është një stil art deco. Është gjithmonë perfekt, çdo herë.
Po çaji modern i pasdites?
Skicë , pranë Cirkut të Oksfordit. Është një nga ato vende vërtet konceptuale. Gjithmonë ndryshon, ju kurrë nuk e dini se çfarë do të merrni, por për shembull, kur shkova, në dhomën e koktejit ata kishin një instalim artistik të një stuhie në një filxhan çaji që në thelb përfshinte të gjithë dhomën. Është kaq i ndryshëm dhe i pazakontë, dhe çaji është gjithashtu i mrekullueshëm.
Çfarë e bën një çaj “perfekt” pasdite?
Shërbim i madh. Scones që prishen pikërisht në mes. Një përzgjedhje e mirë pelte, në vend të vetëm një lloji. Dhe pastaj një gamë e mirë çaji me gjethe të lirshme. Të jesh në gjendje të ndryshosh çajin për kurse të ndryshme është një prekje e bukur. Dhe sanduiçët – disa vende nuk bëjnë aq shumë përpjekje në shije, por mendoj se nëse merrni një sanduiç kaq të mirë sa të ndaloni së foluri, kjo është e mrekullueshme.
Cili është sanduiçi juaj i preferuar dhe ku?
Më pëlqen një sanduiç me salmon të tymosur. Gjyshja ime ishte një shitës peshku, kështu që e njoh një të cilësisë së mirë kur e shoh. Ose majonezë me vezë. Është kaq e thjeshtë, por nëse e bëni në mënyrë të përsosur, është e mahnitshme. Stafford bën gjëra shumë të mira.
Cilat janë gabimet më të mëdha që shihni se turistët bëjnë në çajin e pasdites?
Kodi i veshjes. Unë njoh shumë turistë kur shkojnë në Londër, i kanë veshur xhinset. Por disa hotele nuk do t’ju lejojnë të hyni. Disa kanë një kod veshjeje në faqen e tyre të internetit, por në përgjithësi më të rreptat do të prisnin që gratë të veshin këpucë të zgjuara, pa trajnerë, pa xhinse, pa veshje sportive. Burrat duhet të veshin një jakë, kravatë dhe xhaketë. Edhe nëse ju mungon një kravatë, ata nuk do t’ju lejojnë të hyni.
Gjithashtu, rezervoni paraprakisht. Ky është një rregull për të gjithë çajin e pasdites. Ju nuk mund të lëvizni vetëm ditën.
Gishtat rozë – brenda apo jashtë?
Mos e nxirr gishtin rozë. Konsiderohet e pasjellshme. Në ditët e Bridgerton- it, nëse do të pinit çaj dhe do ta gjenit dikë tërheqës, do t’i drejtonit për t’i treguar se dëshironi ta shihnit jashtë.
Këshilla të tjera të mirësjelljes?
Sigurohuni që t’i përmbaheni të njëjtit kurs që ndjekin të gjithë të tjerët. Të gjithë fillojnë me shijet. Më pas kaloni te scones, dhe më pas përfundoni me kursin e pastë. Mos hidhni vetëm përpara.
Një tjetër është të mos kesh një telefon në tavolinë. Bëni fotot tuaja në fillim dhe më pas uluni dhe shijoni vaktin. Duket se ka më shumë njerëz që bëjnë shumë fotografi dhe kjo mund të jetë e pakëndshme për njerëzit e tjerë në dhomë.
Vërehet. Thënë kjo… ku do të thoshit se është çaji më i mrekullueshëm i pasdites në Londër, estetikisht?
Shangri -La in the Shard ka një çaj pasdite shumë të këndshëm në Instagram. Ata ndryshojnë shumë temat e tyre. Pra, ata mund të kenë një çaj vërtet rozë, ose një çaj festiv. Ata në thelb transformojnë të gjithë dhomën. Për Krishtlindje, ka një sajë dhe ju mund të merrni foton tuaj në të, për shembull.
Çaj me gjethe të lirshme apo qese çaji?
Gjeth i lirshëm. Ka një ndryshim të madh midis mënyrës se si gjethet thyhen me çaj me gjethe të lirshme dhe qese çaji. Nëse do të hapni një qese çaji, do të shihni se çaji brenda është vërtet i mirë. Shumica e gjetheve të çajit me gjethe të lirshme nuk ndahen aq shumë, dhe kjo do të thotë se ato me të vërtetë mbajnë shijen e tyre. Nëse është një çaj i përditshëm, nuk dua të bëj shpenzime të mëdha, por kujdesem që të jetë një çaj më cilësor dhe që gjethet të mos prishen shumë.
Çaji më i mirë i pasdites për cilësinë e vetë çajit?
Më pëlqen të shkoj në Teahouse Camellia , një perlë e fshehur pranë Muzeut Britanik . Ata kanë një përzgjedhje të madhe çajrash dhe me të vërtetë dinë të krijojnë çaj në mënyrën e duhur.
Për ata që nuk mund të arrijnë në Londër, cilat janë mënyrat më të mira për të shijuar një filxhan çaj në shtëpi?
Gjëja më e rëndësishme është të siguroheni që të ndiqni udhëzimet e pirjes. Kjo tingëllon kaq e thjeshtë, por në të vërtetë është diçka që njerëzit e anashkalojnë. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, ne pimë çaj të zi gjatë gjithë kohës. Nëse pini çaj jeshil, njerëzit zakonisht e bëjnë atë në të njëjtën mënyrë. Dhe kjo është e gabuar. Me të vërtetë ndikon në shijen. Mund ta bëjë çajin jeshil shumë të hidhur.
Gjithashtu, duke ditur se në çfarë nuk duhet të vendosni qumësht. Kam parë njerëz që fusin qumësht në Darjeeling, i cili është një jo-jo i madh [për shkak të aromës së tij delikate]. Këto gjëra duken kaq themelore, por me të vërtetë do të bëjnë një ndryshim të madh në mënyrën se si duhet të shijojë.
Pyetja e fundit: në një kazan – reçeli në fillim apo kremi i parë?
Fillimisht vendos krem. Por është preferencë personale. Përveç nëse jeni në Cornwall [së pari reçel] ose në Devon [kremi fillimisht], ku njerëzit nxehen shumë për këtë temë. Kam pasur njerëz që më thonë se e kam gabim./bbc/KultPlus.com
Rafting në ujë të bardhë, ushqime të shijshme dhe banja termale ju presin në parkun më të ri kombëtar të Evropës Lindore, shkruan Franc Merkuri për Euronews.
Parku Kombëtar i Lumit Vjosa është një mrekulli.
Pas vitesh fushate nga marka e veshjeve ”Patagonia”, IUCN dhe askush tjetër përveç aktorit Leonardo Dicaprio, këtij pellgu prej 6 500 kilometrash katrorë degësh dhe rrugësh të egra ujore iu dha mbrojtja që meritonte duke e bërë atë parkun e parë lumor të egër në Evropë.
Mund të jetë parku i parë, por është lumi i fundit i egër i Evropës, shtëpia e 1 110 llojeve të kafshëve dhe bimëve, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë në rrezik të zhdukjes globale. Prandaj, mbrojtja zyrtare është kaq e rëndësishme.
Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër malet e Ballkanit dhe në fund të arrijë në detin Adriatik.
Gjatë rrugës, ajo kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rërë dhe kthesa të mrekullueshme.
Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”.
Ku është vendi më i mirë për të eksploruar parkun kombëtar të lumit Vjosa?
Ne kemi zgjedhur dy nga qytetet më piktoreske ku mund të përjetoni këtë lumë të fuqishëm – Përmetin, Tepelenën dhe Gjirokastrën. Nëse vini nga Tirana është rreth tri orë e gjysmë me makinë deri në këto qytete.
Duke qenë se Shqipëria është ende një destinacion nën radar, ju do të gjeni lehtësisht strehim në të gjitha vendet tona të rekomanduara.
Një bujtinë e drejtuar nga vendasit është mënyra më e mirë për të njohur shqiptarët dhe mënyrën e tyre të jetesës. Por, ka edhe hotele më të mëdha nëse doni një përvojë më të mirë.
Përmet – Shëtitje me kalë dhe ushqime vendase
Vjosa është një habitat natyror ku mund të ndjeni fuqinë e vërtetë të një lumi të egër. Rafting është mënyra më e mirë për t’u njohur nga afër me fuqinë e tij dhe Përmeti ka shumë kompani që do të organizojnë turne për ju.
Ka edhe operatorë turistikë që organizojnë udhëtime me kalë. Me ndihmën e një ”shoku” me katër këmbë, ju do të vizitoni pyjet dhe fshatrat lokale – këto janë vendi më i mirë për të shijuar ushqime vërtet tradicionale shqiptare.
Nëse po kërkoni një mënyrë më të ngadaltë për të kaluar nëpër Përmet, një shëtitje nëpër këtë qytet të luleve do të jetë perfekte. Vendasit pëlqejnë të thonë se “përveç detit, mund të gjesh gjithçka tjetër në këtë qytet”. Edhe këtu kuzhina shqiptare është e bollshme, e bërë me produkte organike të kultivuara nga fermerët vendas.
Ndërsa jeni në Përmet, mos humbisni urën e Ottoman Kadiut. Ujërat bruz të lumit Langaricë rrjedhin nën urë, duke krijuar një pamje mahnitëse. E ndërtuar në mesjetë, ajo është përdorur prej shekujsh për të kaluar lumin, që nga ditët kur Perandoria Osmane kontrollonte Shqipërinë.
Tepelenë – Banja termale dhe kala
Tepelena është e vendosur mes vargmaleve të thyer malore dhe ka pamje nga bashkimi i lumenjve Vjosë dhe Drinos. Ajo shtrihet rrëzë një kodre, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm rreth saj.
Tepelena u bë e famshme nga Ali Pashë Tepelena, i cili e filloi karrierën e tij si bandit duke grabitur karvanet tregtare, por përfundoi si një guvernator i pamëshirshëm për osmanët, duke sunduar mbi një sipërfaqe të madhe toke midis Tepelenës, Gjirokastrës dhe Janinës.
Kalaja e tij e dikurshme ia vlen të vizitohet për një pamje tjetër të Vjosës, ku bashkohet me lumin Drinos.
Nëse doni aventura, kanioni i Langaricës dhe shpellat përreth Petranikut janë ideale për zhytje dhe kanion.
Ose për diçka më të rehatshme, shfrytëzoni sa më shumë llixhat natyrore në këtë zonë.
Në kohën e komunizmit frekuentoheshin nga shqiptarët për të kuruar problemet e tyre të ndryshme shëndetësore. Ju mund të vizitoni rrënojat e një kampi të ndërtuar gjatë Perandorisë Osmane. Mund të shihni akomodimin ku qëndronin pacientët, dhomat për relaksim dhe madje edhe vaska të asaj kohe.
Edhe sot e kësaj dite, ujërat termale janë të njohur për fuqitë e tyre shëruese.
Ku është vendi më i mirë për të parë kafshët në parkun kombëtar të lumit Vjosa?
Ne do të rekomandonim Lagunën e Nartës në bregun perëndimor të Shqipërisë.
Është një nga lagunat më të mëdha dhe më të pasura ekologjikisht në vend. I caktuar si një Rezervat Natyror i Menaxhuar, ju jeni të garantuar të shihni peizazhe të paprekura këtu.
Kafshët e egra më të rëndësishme që banojnë në këtë lagunë përfshijnë flamingo, pelikani dalmat, çakalli i artë dhe delfini i zakonshëm me sqep të shkurtër./atsh/KultPlus.com
Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.
Viti 1990 njihet si viti i bashkimit dhe i pajtimit të popullit shqiptar.
Ndërsa sot KultPlus ju sjell fjalimin që Anton Çetta e mbajti për faljen e gjaqeve dhe shumë momente të tjera tejet emocionuese nga kjo nismë historike. / KultPlus.com
Një fushatë britanike për të krijuar këngën më të madhe fizike dhe digjitale në botë në solidaritet me Ukrainën gjatë Eurovision Song Contest është mënyra e përsosur për të shprehur mbështetjen, tha krijuesi i saj.
HelpUkraineSong synon të bashkojë koret, muzikantët dhe publikun e gjerë përpara finales së madhe të konkursit duke u kërkuar atyre të performojnë dhe ngarkojnë një version të këngës së ”The Beatles” me titull “With A Little Help From My Friends”.
Muzeu i Liverpulit më pas do të mbajë një moment “flash mob” mesditen e 13 majit, me atraksione të famshme në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Syrin e Londrës, Blackpool Tower dhe Warwick Castle, dhe ato në mbarë botën që bashkohen njëkohësisht.
Eurovision 2023 do të zhvillohet në Liverpul pasi BM u zgjodh të presë konkursin në emër të Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
Valerie Bounds, 47 vjeçe, e cila bashkëthemeloi dhe drejton një agjenci krijuese në Liverpul, mendoi për idenë ndërsa ishte në Londër vitin e kaluar.
“Më lindi kjo ide ndërsa po shikoja dikë duke luajtur piano në stacionin Euston në kohën e Krishtlindjeve dhe mendova a nuk do të ishte e mrekullueshme të bëja një moment të jashtëzakonshëm në hapësira publike?”, tha ajo.
“Unë jam një fanse e madhe e Eurovisionit, jam vullnetare edhe me Kryqin e Kuq dhe kam punuar me refugjatët ukrainas, kështu që të gjitha u bashkuan”, shtoi Bounds.
Partnerët e përfshirë në fushatë përfshijnë platformën e presidentit Zelensky për mbledhjen e fondeve ”United 24”, fondacionin bamirës të fëmijëve ”War Child” dhe Ministrinë e Kulturës së Ukrainës.
“Këtu po shkon shumë gjerësisht, por gjëja vërtet fantastike është se ne jemi bashkuar me organizatat dhe institucionet në Ukrainë dhe ata janë shumë entuziastë për këtë”, tha Bounds.
Bounds tha se fillimi i HelpUkraineSong ndihej si një mënyrë e mirë për të arritur më shumë ambicie personale larg biznesit të saj./ atsh / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve e me këtë rast ka njoftuar për hapat që si Qeveri kanë ndërmarrë gjatë këtyre viteve në këtë drejtim, përcjell KultPlus.
Kurti shprehet se si qeverisje e re, kanë ndërmarrë disa hapa, vendime e iniciativa ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve.
Krejt në fund, kryeministri shprehet se janë duke u përpjekur që krahas zgjerimit të punësimit, të eliminojnë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit:
”8 orë punë, 8 orë argëtim dhe 8 orë pushim”, ishte slogani i kërkesës në kundërshtim të eksploatimit të punëtorëve që për herë të parë u bë publikisht në Australi më 1885. Një vit më vonë në po këto kërkesa kujtojmë rezistencën e njohur të punëtorëve në Çikago. Sot e asaj dite me 1 Maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, jo vetëm duke i kujtuar ata, por edhe duke u angazhuar për barazi, të drejta dhe kushte më të mira të punës e jetesës.
Si qeverisje e re kemi ndërmarrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativash ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve. Kemi hartuar dhe dërguar në Kuvend Projektligjin për Pagën Minimale, ligj që presim që Kuvendi ta miratojë sa më parë.
Me qëllim shtimin e inspektimeve për zbatim sa më të mirë të ligjit të punës është ndarë buxheti për të shtuar numrin e inspektorëve në terren. Ndërkohë që në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 240 inspektorë shtesë në sektorë të ndryshëm.
Gjatë këtyre dy viteve qeverisje kemi ndërmarrë masa që nxisin punësimin me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve. Me masën 1.3, rreth 5 mijë gra më shumë janë punësuar, ndërkaq përmes platformës ‘Superpuna’ kemi mbështetur punësimin e të rinjve, me ç’rast nga muaji shkurt janë realizuar 4501 marrëdhënie pune përmes kësaj platforme (deri në çastin e këtij postimi).
Po ashtu, kemi rritur pagat në sektorin publik dhe përmes pakove të ndërmarra nga Qeveria kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat.
Punësimi ka qenë njëri prej prioriteve tona kryesore dhe së bashku me të esenciale janë edhe të drejtat në punë. Në këtë drejtim në vitin e kaluar janë bërë 6316 inspektime nëpër biznese që synim kanë pasur monitorimin e respektimit të Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjera në fuqi. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 153 gjoba për mosrespektim të këtyre ligjeve.
Kosova ka vuajtur edhe nga papunësia edhe nga shkelja e të drejtave në punë. Jemi duke u përpjekur që krahas zgjerimit të punësimit, të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën e kemi gjetur punëtorin, por do të vazhdojmë të jemi të pakompromis në rregullimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të tij të garantuar me Kushtetutë.
Sot bëhen 33 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë familje të cilat falen mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare. / KultPlus.com
Dr. Martin Luther King ishte ministër amerikan, aktivist dhe udhëheqës i shquar në lëvizjen për të drejtat civile, mbahet mend sot për avancimin e të drejtave civile përmes jodhunës.
KultPlus sot ju sjell një citat mjaft të famshëm të Martin Luther King, i cili tregon rëndësinë e punës dhe të drejtave të punëtorëve.
Një ditë e punës është një ditë e dinjitetit të njeriut. Çdo njeri duhet të ketë të drejtën për një punë të drejtë, të sigurtë dhe me kushtet e duhura.” – Martin Luther King Jr.
1 Maji shënohet si një ditë për të nderuar kontributin e punëtorëve në zhvillimin e shoqërisë dhe për të ndërgjegjësuar publikun rreth nevojës për t’u kujdesur për të drejtat e punëtorëve. Në këtë ditë, duhet të mbajmë në mend se puna është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe duhet të respektojmë dhe të vlerësojmë kontributin e punëtorëve në shoqëri. / KultPlus.com
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë iu referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Për të shënuar këtë ditë, sot në mbarë botën janë mbajtur protesta, një e tillë është mbajtur edhe në Prishtinë.
Blloku anti-kapitalist, asamble e përkohshme organizative e protestave të 1 Majit, edhe sot kishte mbledhur organizata dhe individë të spektrit të gjerë anti-kapitalist për të protestuar, si: Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Komuna – Qendra Sociale, Lëvizja Feministe Studentore dhe Social Space for Deconstruction.
Në këtë protestë u bë thirrje që të kundërshtohet shtypja e klasës punëtore. Sipas tyre, pothuajse secili nga ne është i poshtëruar dhe ky poshtërim vjen kryekëput nga një sistem i cili na sheh edhe na shfrytëzon si vegla për krijim të kapitalit për klasën sunduese.
KultPlus ju sjell deklaratën e plotë të Bllokut anti-kapitalist.
Shoqe e shokë, punëtorë e punëtore, studentë e studente, të papunë e të papuna. Jemi mbledhë këtu për ta kundërshtu shtypjen e klasës punëtore, që na kapë 99% prej neve. Sot është 137 vjetori i protestave të para të ditura të klasës punëtore që refuzuan të punojnë më shumë se 8 orë në ditë. E sot 137 vite pas, ne kumtojmë që për shumicën prej nesh, kjo thirrje ka ndryshuar fare pak.
Secili nga ne, jemi më se të vetëdijshëm për nënçmimin e përditshëm që përjetojmë duke kaluar një jetë të tërë të tjetërsuar nga vetëvetja, familja dhe shoqëria. Ky poshtërim vjen kryekëput nga një sistem i cili na sheh edhe na shfrytëzon si vegla për krijim të kapitalit për klasën sunduese. Puna jashtë orarit, puna pa kontrata, rroga minimale 170 euro, vendet e pasigurta të punës, vdekjet, abuzimet, krimet seksuale nuk janë simptoma të një sistemi të keqmenaxhuar. Përkundrazi, janë pjesë të një sistemi të mirëdizajnuar i cili mbahet e rritet përmes pabarazisë, shtypjes dhe dhunës ndaj klasës punëtore. 110 vdekje dhe qindra lëndime në vendin e punës, nuk janë thjesht aksidente, ato janë vrasje. 80 përqind e grave jashtë tregut të punës nuk është thjeshtë papunësi, është pasqyrë e shtypjes sistematike ndaj grave përmes ndarjes gjinore të punës që feminizon dhe devalvon punën e kujdesit dhe riprodhimit shoqëror, për të përfituar prej saj pa ndonjë kompensim. Përjashtimi sistematik i grupeve të racializuara rome, egjiptiane e ashkalike dhe heteroseksizmi i normalizuar tregon dhunshëm që ky sistem kapitalist e patriarkal mbijeton veç përmes dhunës.
Pushtetarët, si ata social-demkorat të tanishëm, po ashtu edhe pushtetet e kaluara të djathta, së bashku me oligarkët ekonomik, tentojnë të na reduktojnë në votues e konsumator, pra në individë pa pushtet, që jetojmë në qytete të zotuara nga oligarkët mafioz, ku vlera jonë matet me sasinë që e prodhojmë dhe sasinë e gjërave që blejmë.
Mirëpo ata nuk kanë guxim të na quajnë klasë, se klasa nënkupton që ne ndajmë një realitet të përbashkët; ne punëtoret e punëtorët na përbashkon shtypja që e përjetojmë, përderisa pushtetarët i përbashkon eksploatimi që e bëjnë. E mbi të gjitha se ata janë të vetëdijshëm që nëse ne organizohemi, mund t’i këpusim zinxhirët e shtypjes e ta përmbysim këtë rend shtypës.
Prandaj ne të mbledhurit sot këtu, pjesë të klasës punëtore, para së gjithash i flasim klasës punëtore dhe nuk tentojmë të hyjmë në dialog me strukturat e tanishme. Ne jemi këtu për të kumtuar se ëndrra për shoqëri revolucionare është ende gjallë. Ne jemi këtu për t’i bërë thirrje punëtoreve e punëtorëve brenda shtëpive, fabrikave e punishteve të ndërtimit, marketeve e zyrave, nga rruga deri tek hapësirat e pastrimit, studente/ë e pensioniste/ë, të bashkohemi në solidaritet e të organizohemi në rezistencë të pëbashkët kundër sistemit shtypës e eksploatues kapitalist; drejt çlirimit dhe drejt një shoqërie të lirë e të barabartë! / KultPlus.com
Historia e muzikës së mirëfilltë shqipe, numëron shumë këngëtarë e këngëtare që me zërin e tyre të veçantë dhe me tekstet e tyre poaq të veçanta, i dhanë jetë e frymë tjetër muzikës shqipe, shkruan KultPlus.
Ndër këta artistë, është edhe Shpresa Berisha, këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, e cila gjatë karrierës së saj, vazhdimisht i këndoi dashurisë, mallit e vuajtjes, duke bërë kështu që të mbetet në kujtesën e artdashësve edhe sot e kësaj dite.
Pak e dijnë se përpos zërit të saj të veçantë, Shpresa Berisha, me prejardhje nga Suhareka, është gruaja e parë shqiptare që punoi si gjykatëse.
Këngët më të njohura të saj janë: “Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse” etj.
KultPlus ju sjell sot interpretimin e këngës, ”Të deshta me hakikat”, këngë kjo që vazhdon të dëgjohet akoma me ëndje nga adhuruesit e saj, e vazhdon të këndohet nga shumë artistë të tjerë.
Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës.
Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë. Mir’po paskem qenë pa fat, e aman Ma punove pa të drejtë.
Me gjithë zemër unë të desha Si njeri me mirësi. Disa herë unë të buz’qesha aman Me mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që m’a ke dhanë-e Po e ru’j me dashuni. Do t’a kujtosh fukaranë, e aman Megjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisë Unë të pata me kimet. Qofsh e lumtun ti moj mike, aman Për mu’ si të jetë kismet. / KultPlus.com
Pasi ishte i uritur, një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte “i uritur” pasi nuk kishthe ngrënë mëngjes.
Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën e saj në mur.
Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.
Muzeu i Artit Leeum nuk iu përgjigj një pyetjeje me email nga BBC. Megjithatë, iu tha mediave se nuk do të pretendojë dëmshpërblim ndaj studentit, raporton BBC.
Bananja e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.
Noh më vonë tha për mediat lokale se ai e shihte punën e Cattelan si një rebelim kundër një autoriteti të caktuar. “Mund të ketë një rebelim tjetër kundër rebelimit,” tha studenti i Universitetit Kombëtar të Seulit për KBS.
Kjo nuk është hera e parë që bananet e përdorura për punën e Cattelan hahen nga një vizitor.
Në vitin 2019, artisti i performancës David Datuna tërhoqi bananen nga muri pasi vepra e artit u shit për 120 mijë dollarë në Art Basel në Miami.
Vepra artistike e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit. / KultPlus.com
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka nisur protestën të hënën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti.
Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, protestuesit e sektorit privat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale 450 euro, nënshkrimin e Kontratës Kolektive, trajtim të barabartë të punëtorëve me sektorin publik dhe fond për punëtorët që humbin jetën dhe ata që lëndohen në vendin e punës.
Protestuesit kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime: “Rritni pagat”, “S’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona” dhe “Kërkojmë rritjen e pagave”.
Kryesindikalisti, Jusuf Azemi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës për punëtorët e sektorit privat, sepse sipas tij puna karshi sektorit privat është zero.
“Do të kishim pas dëshirë të festojmë edhe ne sot, por nuk dolëm sepse pronarët e kompanive dhe qeveria nuk po na lejojnë këtë. Nuk mund të dalim e të festojmë sikur ata për vete, sepse së paku ata nuk e kanë problem pagën, ata e kanë problem që ne kur ua prishim gjumin të na ironizojnë. Edhe ne kemi shpirt e duam të jetojmë e t’i gëzojmë fëmijët tanë, por ju nuk po lejoni. Qeveria ka premtuar gjatë fushatave për kushte më të mira ndaj sektorit privat, por nuk i ka mbajtur fjalët”, tha Azemi, përcjell rtv21.
Azemi u shpreh se vetëm për dy vitet e kaluara e kanë lëshuar Kosovën mbi 100 mijë punëtorë.
Ndryshe gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur dy protesta, dhe një aksion simbolik nga Partia Socialdemokrate. / KultPlus.com
Dizajneri rus i modës Vyacheslav Zaitsev, i quajtur ndryshe edhe si Christian Diori sovjetik, vdiq në moshën 85-vjeçare, sipas raporteve të mediave të konfirmuara nga Akademia Ruse e Arteve.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Zaitsev vdiq pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.
Zaitsev e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 1960 me dizajne për punëtorët, por ato u refuzuan nga autoritetet sovjetike për shkak të ngjyrave të tyre të ndezura, transmeton atsh.
Megjithatë, dizajnet e tij tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare dhe ai vazhdoi të veshë një sërë kampionësh nga ekipi rus i patinazhit artistik dhe zonjat dhe stjuardët nga linja ajrore kombëtare e vendit ”Aeroflot”.
Ai gjithashtu projektoi për ekipin rus në Lojërat Olimpike të Moskës 1980 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Sarajevës 1984.
Zaitsev më vonë u transferua në Paris, ku u bë qytetar nderi i kryeqytetit francez.
Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në Rusi, ”Slava Zaitsev”, dhe gjithashtu pati edhe një linjë parfumesh dhe sapunësh./ KultPlus.com