Stafi në një bibliotekë në Uashington u surprizua, kur dikush ktheu një libër pas 81 vitesh. Biblioteka Rajonale e Timberland tha që bibliotekarët morën një kopje të Trilogjisë së Bounty nga Charles Nordhoff dhe James Norman Hall këtë javë dhe karta brenda kopertinës zbuloi se ajo duhej të kthehej më 30 mars 1942.
Personi që e ktheu librin shpjegoi se ai ishte gjetur së fundmi në një raft familjar.
Bibliotekarët u argëtuan kur mësuan se klienti që kontrolloi librin kishte shkruar një përmbledhje në kopertinën e brendshme: “Nuk do ta lexoja këtë libër nëse do të më paguanin.”
Zyrtarët e bibliotekës llogaritën se libri do të kishte grumbulluar 484 dollarë në tarifat e vonuara nën normën e vitit 1942 prej 2 cent në ditë, duke përjashtuar të dielat dhe festat. Sidoqoftë, biblioteka i hoqi tarifat e vonuara gjatë pandemisë COVID-19.
“Morali i kësaj historie? Nëse keni një libër të vonuar që mbledh pluhur, kthejeni atë në bibliotekë. Ne do ta marrim përsëri dhe shpërblimi do të konsiderohet i paguar,” tha biblioteka në një postim në Facebook. /KultPlus.com
The Beatles janë grupi që nuk kanë nevojë për prezantim. Ata qëndrojnë prapa disa prej këngëve më të famshme të të gjitha kohërave, dhe ndryshuan mënyrën se si bëhej muzika. Ndaj, ishte interesante ideja e hashtagut në Twitter (#MostUnderratedBeatlesSong trending), për këngët e tyre të nënvlerësuara.
Sugjerimet nga postuesit ishin të ndryshme, ashtu edhe kriteret e përzgjedhjes. BBC krijoi një listë të këngëve më të nënvlerësuara të The Beatles.
Kriteri ishte ky: Këngët që nuk kishin shumë vëmendje si pjesë e albumeve dhe që nuk janë paraqitur në kompilacione e as antologji. Lista është si më poshtë:
1. Hold Me Tight (1963) 2. No Reply (1964) 3. I’m A Loser (1964) 4. Rain (1966) 5. Hey Bulldog (1969) 6. You Know My Name (Look Up The Number) (1970)./ KultPlus.com
Britania e Madhe njoftoi se këtë vit do të organizojë samitin e parë të madh global në çështjen e sigurisë së inteligjencës artificiale.
Sipas një deklarate nga zyra kryeministrore “Number 10” thuhet se në samitin që do të mbahet në muajt e vjeshtës nën organizimin e Britanisë, do të diskutohen rreziqet e inteligjencës artificiale dhe mënyrat për t’i ulur këto me rrugën e veprimit të koordinuar ndërkombëtar.
Samiti do të sigurojë platformë për vendet që të punojnë së bashku me qëllimin për të zhvilluar qasje të përbashkët për të pakësuar këto rreziqe. Samiti do të bashkojë hulumtuesit dhe kompanitë kryesore të teknologjisë si dhe vendet kyçe për të miratuar masat e sigurisë me qëllimin për të vlerësuar dhe monitoruar rreziqet e rëndësishme që burojnë nga inteligjenca artificiale.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak që ndodhet për vizitë në SHBA, do të zhvillojnë sot në Shtëpinë e Bardhë një bisedë në të cilën krahas marrëdhënieve mes dy vendeve do të diskutojnë edhe për çështjet e teknologjisë.
“Inteligjencën artificiale duhet ta përdorim për të mirën e njerëzimit”
Në deklaratë potencohen vlerësimet e kryeministrit britanik, Sunak i cili tha se: “Inteligjenca artificiale ka potencial të pabesueshëm për t’i bërë jetët tona më të mira, por duhet të jemi të sigurt që kjo të zhvillohet dhe të përdoret në mënyrë të besueshme dhe të sigurt.
“Gjatë historisë kemi shpikur teknologji të reja që kanë ndryshuar paradigmë shumë herë dhe këto i kemi përdorur për të mirën e njerëzimit. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë përsëri. Asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Kjo do të kërkojë përpjekje globale, por me përvojën tonë të gjerë dhe angazhim tonë ndaj sistemit ndërkombëtar të hapur, demokratik, Britania do të udhëheqë në këtë rrugë me aleatët e saj”, tha Sunak. / KultPlus.com
Në mbrëmjen e 8 qershorit, në orën 20:00, Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbush me magjinë e shfaqjes së baletit ‘Corerr o Fado’. Kjo përformancë e jashtëzakonshme shënoi një moment historik, duke sjellë për herë të parë në skenën e Prishtinës esencën e kulturës portugeze. Adaptuar posaçërisht për balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, ky spektakël u përcoll me duartrokitje entuziaste dhe la një ndikim të thellë tek audienca, shkruan KultPlus.
Kur publiku zuri vend nëpër ulëse, dritat e vetme u pozicionuan në skenë dhe dalëngadalë edhe balerinët po zinin vendet e tyre, si një paralajmërim për emocionet që do të përcjellnin në minutat në vazhdim. Me kostumet e tyre shumë ngjyrëshe dhe lëvizjet elegante e të sinkronizuara, balerinët e BKK-së sollën një panoramë të gjallë të Fados, muzikës tradicionale dhe zhanrit emocional të këngës në kulturën portugeze.
Balerinët Vjollca Llugiqi, Fatmir Smani, Jeta Musolli, Kreshnik Musolli, Mërgime Morina, Sead Vuniqi, Leonora Rexhepi dhe Fisnik Smani, të trajnuar për një muaj nga koreografi Daniel Cardoso dhe asistentja e tij Ines Codinho, arritën ta portretizojnë kulturën portugeze përmes një performancë të jashtëzakonshme.
Nën tingujt melankolikë e romantikë të André Santos, Luís Guerreiro dhe Max Ciuro, tetë balerinët arritën që përmes gjuhës së trupit dhe lëvizjeve të transmetojnë lidhjet me gruas dhe burrit. Me një bashkëpunim tejet të ndjeshëm me muzikën, balerinët arritën që me çdo lëvizje të tyre të shprehin vuajtjen, dashurinë, mallin e thellë, e kësisoj duke dhuruar një performancë magjepsëse.
Megjithatë, kulmi më i madh i shfaqjes erdhi kur balerina e njohur Vjollca Llugiqi hyri në ujë. Ky veprim i papritur dhe i guximshëm shtoi edhe më shumë thellësinë emocionale dhe dërgoi shfaqjen në një nivel tjetër.
Shfaqja ‘Correr o Fado’ në Prishtinë, në fund u përcoll me duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm, si një shenjë që energjia e jashtëzakonshme dhe emocionet e thella të artistëve ishin transmetuar tek gjithsecili.
Pas shfaqjes, mes emocioneve, për KultPlus foli vetë koreografi Cardoso i cili u shpreh i lumtur për performancën, që ishte një rezultat i një punë intensive.
“Balerinët punuan shumë fort dhe punuan intensivisht për të arritur lëvizjen time, për të arritur cilësinë time dhe mënyrën e punës sime. Pra, ishte hera e parë që punuam së bashku dhe kur e shoh rezultatin përfundimtar tani, jam shumë i lumtur. Ata bënë një punë shumë të mire”, theksoi Cardoso duke shprehur admirimin e tij për angazhimin dhe performancën e balerinëve.
Një element dallues që zuri vend të veçantë në shfaqje ishte edhe uji, e që sipas koreografit kjo nuk ishte rastësi, sepse ky detaj ishte vendosur për ndërlidhjen që ka me Portugalinë dhe territorin e saj. Megjithatë kutitë e mbushura me ujë i dhuruan performancës edhe një identitet unik dhe mbresëlënës.
“Uji është prezent sepse kjo pjesë, kur u krijua për herë të parë në kompaninë time në Portugalië, u krijua si një pjesë që përfaqëson kulturën portugeze. Uji është prezent sepse uji është ai që bëri Portugalinë të njohur në botë, në kohërat e zbulimit. Pra, kjo është arsyeja pse uji ishte një element që dëshiroja të vendosja në skenë. Nuk është gjë shumë e lehtë për t’u bërë, sepse nga pikëpamja teknike nuk është kaq e lehtë, madje është shumë e rrezikshme sepse është ujë, në teatër. Por, ishte e rëndësishme për mua të kisha një element që mund të çonte shfaqjen në një nivel tjetër në terma të arteve vizuale, por që kishte të bënte me kulturën time – me kulturën portugeze”, shtoi Cardoso.
Pas shfaqjes, për KultPlus foli edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili vlerësoi lart këtë performancë që sipas tij ka sjellë një atmosferë ndryshe.
“Ishte një performancë ndryshe nga herët e tjera. Jam shumë i lumtur që u bëmë pjesë e një performance shumë të bukur, shumë të veçantë dhe pak më ndryshe,” u shpreh ministri Çeku.
Ndërkaq, ai foli edhe për kushtet e punës nëpër të cilat po detyrohen të punojnë trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, për përmirësimin e të cilave, Çeku thotë se po zhvillohen dy procese paralele.
“Janë dy procese që janë duke u zhvilluar paralelisht – restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili është në fazën finale të hartimit të projektit dhe sapo ta kemi projektin e restaurimit do të fillojnë edhe ndërhyrjet restauruese dhe renovuese dhe në momentin që përfundon, ajo do të jetë skenë për Teatrin Kombëtar por edhe për të tjerët përfshirë edhe Baletin Kombëtar. Ndërkaq, së dyti , tashmë e kemi ngritur jurinë vlerësuese për t’i shqyrtuar tri propozime që na kanë ardhë për dizajnin e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe shpresoj shumë që juria vlerësuese vendorë dhe ndërkombëtarë shumë shpejt do të dalin me rezultatet për fituesin dhe në momentin që përzgjedhin projektin do të vazhdojmë hartimin e projektit zbatues dhe me këtë dinamikë shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i objektit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”, tha Çeku për KultPlus.
Pa shfaqjes e cila u mirëprit shumë në publik, nën emocione të shumta foli edhe balerini Sead Vuniqi, i ciliu shpreh i lumtur sidomos për feedback-un që morën nga audienca.
“Po ndihemi shumë të lumtur, sidomos pas duartrokitjeve të publikut sepse ne luftojmë gjithmonë për ato. Secili prej balerinëve ndjehet sot shumë krenar, duke e ditur që sfidën që e kemi pasë në këtë shfaqje ka qenë goxha e madhe, por me vullnetin e secilit prej neve arritëm ta japim maksimumin tonë”, u shpreh Vuniqi për KultPlus.
Ndërkaq, balerina e cila dhuroi një performancë spektakolare, Vjollca Llugiqi, tha për KultPlus se shfaqja ‘Correr o Fado’ ia bëri të mundshme plotësimin e ëndrrës së saj, të performojë me muzikën Fado.
“Ka qenë një proces shumë i mirë, që nga fillimi ka qenë një emocion shumë i veçantë sepse ne e kemi ditur se me çfarë muzike kemi të bëjmë. Unë e adhuroj muzikën Fado dhe gjithmonë e kam pasë ëndërr që të paktën një herë në jetën time të bëj diçka me këtë muzikë, dhe sot më është realizuar ëndrra, u shpreh Llugiqi, duke shtuar më tutje se pjesa me ujë ka qenë një sfidë në vete.
E sinan Kajtazi, drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, u shpreh i lumtur që pavarësisht kushteve në të cilat punojnë, trupa e BKK-së po arrin të sjellë mjeshtërisht një shfaqje të kapacitetit të tillë.
“Ky është projekti i dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës ka realizuar gjatë vitit 2023 dhe jam shumë i lumtur që pavarësisht kushteve në të cilat jemi duke punuar për momentin për shkak të hyrjes në rinovim të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, po arrijmë të vazhdojmë punën, repertorin, shfaqjet, premierat, reprizat dhe sigurisht që ky fat më bën shumë të lumtur sepse duke e njohur nga brenda profesionin tonë, është shumë e rëndësishme ta ruajmë vazhdimësinë, me mbajt prova dhe ushtrime çdo ditë sepse është art fizik”, tha Kajtazi për KultPlus.
Ndërkaq, ‘Correr o Fado’ do të jepet sonte sërish para publikut në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqja e cila do të fillojë nga ora 20:00 do të ketë një ndryshim në trupën e baletit, ku sonte do të performojnë balerinët: Aulonë Nuhiu, Fatmir Smani, Luljeta Ademi, Kreshnik Musolli, Mërgime Morina, Sead Vuniqi, Leonora Rexhepi, Muhamet Bikliqi./ KultPlus.com
Kompania ‘’IPhone’’ ka zhvilluar një risi teknologjike e cila përmes një videokamere synon monitorimin e kafshëve shtëpiake kur ato ndodhen vetëm në shtëpi.
Kjo risi u prezantua nga programuesit e kompanisë Apple në Konferencën e Zhvilluesve (WWDC 2023) dhe quhet ‘’Animal Body Pose’’.
Kamera është në gjendje të identifikojë dhe gjurmojë kafshët përmes telefonit.
Ajo i ‘’njeh’’ ato në 25 pika, nga veshët tek bishti, dhe skanerizon fotografinë në moment: nëse kafsha është ulur, në këmbë apo kërkon ushqim.
Zhvilluesit që duan të përfitojnë nga ky sistem do të jenë në gjendje të krijojnë aplikacione që gjurmojnë automatikisht subjektet në video të drejtpërdrejta në një fushë shikimi 360 gradë./KultPlus.com
epa08353580 A six-week old leopard kitten (Prionailurus bengalensis) in the Debrecen Zoo in Debrecen, Hungary, 09 April 2020. Supporters can contribute to the cost of running the zoo during the coronavirus pandemic by purchasing tickets now at a reduced price and using them at any time within the 12 month following the reopening of the zoo. EPA/Zsolt Czegledi HUNGARY OUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Personazhi i njohur vizatimor, Donald Duck feston sot 89-vjetorin e krijimit të tij.
Rosaku i bardhë, i veshur me një kostum marinar blu me një kapele blu dhe një papijon të kuq, përfaqëson një nga personazhet më të famshëm të Walt Disney që nga viti 1934.
Fillimisht, Donald Duck u shfaq në një nga filmat e shkurtër të serialit “Silly Symphonies”, dhe vetëm tre vjet më vonë mori rolin kryesor. Një nga arsyet kryesore të paraqitjes së tij është se Mickey Mouse po binte në popullaritet dhe Walt Disney donte të prezantonte një personazh që, për nga temperamenti, do të ishte ndryshe nga ai.
Ai dhe Mickey u shfaqën për herë të parë në filmin vizatimor “Ndihma për Jetimët” në gusht të vitit 1934 dhe pas një reagimi të mirë nga publiku, Duck mbeti anëtar i përhershëm i grupit të heronjve të Disney, ku bëjnë pjesë edhe Mickey, Minnie, Silja dhe Plutoni.
Tipari i tij më i dallueshëm është temperamenti i nxehtë, i cili e fut në telashe dhe grindje të ndryshme me miqtë e tij. Përveç kësaj, Duck është shumë besnik dhe mik i mirë, edhe pse ndonjëherë është xheloz për Mickin.
Ai është shumë i dhënë pas arit dhe thesarit dhe është i fiksuar pas dëshirës për t’u pasuruar, duke ndjekur shembullin e xhaxhait të tij Baja.
Në vitin 2004, ky rosak nervoz më në fund mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame, duke konfirmuar titullin e tij si “rosaku më i famshëm në botë”./abcnews.al/KultPlus.com
Poezia “Për atë që është duke më lexuar” nga Jose Luis Borges, sjellë në shqip nga Albert Bikaj.
Ti je i pamposhtur. A nuk ta sollën forcat që fatin tënd kontrollojnë sigurinë e pluhurit? A s’mund të ishte koha jote e pakthyeshme a nuk është ai lum qe me ndriçimin e te cilit pasqyron Heraklitin duke lexuar shkurtësine? Një pllakë mermeri është ruajtur Per ty, një që nuk ke per ta lexuar, Tashmë e varrosur me qytetin, epitaf, me datat e të vdekurit Dhe njerëz te tjerë janë gjithashtu Ëndrra të kohës, Dhe jo të perforcuar në bronz, [apo] ar të pastër. Ata janë pluhur Si ti; dhe universi është Proteus. Hije,do të udhetosh te ajo çfarë te pret, Hija fatale duke të pritur në cep. Dije këtë: në njëfarë mënyre ti tashmë ke vdekur./ KultPlus.com
Historia na ka dhënë pjesën e saj të mirë të letrave thellësisht prekëse të këshillave atërore, ndër to gurë të çmuar në xherdanin e magjisë epistolare mbeten ato të Sherwood Anderson, Ted Hughes, F. Scott Fitzgerald, John Steinbeck dhe babai i Jackson Pollock. Por mbështetuni dhe konsiderojeni atë çfarë mëton Charles Dickens (7 shkurt 1812–9 qershor 1870) për të ngritur në sublimitet me butësi dhe mençuri të pashoqe këshillimin, predikimin e një shpirti që pa thellë në botën e fëmijëve siç i ngërtheu egërsisht rrënjët në botën e ashpër të kapërcyellit të epokave.
Kur djali i tij më i vogël dhe i preferuar, Edward Bulwer Lytton – i mbiquajtur Plorn dhe i referuar shpesh nga babai i tij si “fisniku Plorn” dhe “Plorn i dashur” – u nis për në Australi, më 26 shtator 1868 për të ndjekur universitetin, Dickens pati një ndijim spazmik të fortë dhe të papritur. Ishte reagim emocional ndaj largimit të tij, ndarjes së djalit nga babai. Në një letër drejtuar gruas së tij, e gjetur në Letrat e Charles Dickens, Dickens rrëfen skenën e ndarjes me të birin:
Mund të raportoj sinqerisht se ai u largua, i gjori i dashur, si dhe mund të pritej. Ai ishte i zbehtë dhe kishte qarë, dhe (tha Harri) ishte dërrmuar në vagonin e hekurudhës, gjë e cila u konstatua pasi doli nga stacioni i Higham; por vetëm për një kohë të shkurtër.
Pak para nisjes së trenit ai qau shumë, por jo me dhimbje. … Këto janë gjëra të vështira, të vështira, por ato mund dhe duhen bërë pa mjete apo ndikim, dhe atëherë do të ishin shumë më të vështira. Zoti e bekoftë!
Më 4 tetor, Dickens vështirë se mund ta përmbajë trishtimin në një letër drejtuar mikut të tij të mirë Charles Fechter:
Por Plorn ka shkuar në Australi. Ishte një ndarje e vështirë në fund. Ai m’u duk se u bë edhe një herë fëmija im i vogël, më i vogël dhe i preferuar, me afrimin e ditës dhe nuk e mendoja se mund të isha tronditur kaq shumë.
Dhe më 11 tetor, ai ankohet:
E gjej veten duke menduar vazhdimisht për Plorn.
Përfundimisht, në ditën e Krishtlindjeve të atij viti, ai shkruan djalit të tij Plorn këtë letër të bukur dhe të përjetshme këshillimi si një at’ i lartë misioni:
Plorni im më i dashur,
Unë e shkruaj këtë shënim sot sepse largimi juaj është shumë në mendjen time dhe sepse dua që ju të keni disa fjalë ndarëse nga unë për t’i menduar herë pas here në momente të qeta. Nuk kam nevojë të të them se të dua shumë dhe më vjen shumë, shumë keq që të ndahem me ty. Por kjo jetë është gjysma e përbërë nga ndarje dhe këto dhimbje duhen përballuar. Është ngushëllimi im dhe bindja ime e sinqertë që ju do të provoni jetën, për të cilën jeni më i përshtatshëm. Mendoj se liria dhe egërsia e jetës, janë më të përshtatshme për ju, se çdo eksperiment në një studim apo zyrë; dhe pa atë trajnim, nuk mund të kishit ndjekur asnjë profesion tjetër të përshtatshëm.
Ajo që keni dashur tashmë deri më tani ka qenë një qëllim i vendosur, i qëndrueshëm dhe konstant. Prandaj ju këshilloj që të këmbëngulni në një vendosmëri të plotë për të bërë gjithçka që duhet të bëni sa më mirë që mund ta bëni. Unë nuk isha më i rritur sa ju jeni tani, kur më duhej të fitoja bukën e gojës për herë të parë dhe ta bëja këtë nga kjo vendosmëri, dhe që atëherë nuk jam lodhur kurrë në të.
Asnjëherë mos përfitoni nga fatkeqësia e dikujt, në asnjë transaksion dhe kurrë mos jini të ashpër me njerëzit që janë më të dobët se ju. Mundohuni t’u bëni të tjerëve, ashtu siç do të dëshironit të bënin me ju dhe mos u dekurajoni nëse ndonjëherë dështojnë këto sipërmarrje virtyti. Është shumë më mirë për ju që ata të dështojnë në respektimin e rregullit më të madh të vendosur nga Shpëtimtari ynë, sesa ju.
Unë vendosa një Testament të Ri midis librave tuaj, për të njëjtat arsye, dhe me të njëjtat shpresa, që më bënë të shkruaj një rrëfim të lehtë për të, për ju, kur ishit fëmijë; sepse është libri më i mirë që ka qenë ose do të njihet ndonjëherë në botë, dhe sepse ai ju mëson mësimet më të mira, me të cilat mund të udhëhiqet çdo krijesë njerëzore, që përpiqet të jetë e vërtetë dhe besnike ndaj detyrës. Ndërsa vëllezërit tuaj janë larguar, një nga një, unë i kam shkruar secilit fjalë të tilla që po ju shkruaj tani juve dhe i jam lutur të gjithëve që të udhëhiqen nga ky libër, duke lënë mënjanë interpretimet dhe shpikjet e njerëzve.
Ju do të mbani mend se nuk jeni lodhur kurrë në shtëpi, për ritet fetare apo thjesht formalitetet. Gjithmonë kam qenë në ankth, që të mos i lodh fëmijët e mi me gjëra të tilla, para se të rriten mjaftueshëm, për të krijuar mendime duke i respektuar ata. Prandaj, do ta kuptoni më mirë që unë tani ju lartësoj në mënyrën më solemne të vërtetën dhe bukurinë e fesë së krishterë, siç erdhi nga vetë Krishti, dhe pamundësinë për të gabuar shumë, nëse e respektoni atë me përulësi, dhe me gjithë forcën e zemër.
Vetëm një gjë më shumë në këtë kokë. Sa më shumë të jemi të zellshëm për ta ndier atë, aq më pak jemi të prirur të rendim përpara për të. Mos e braktisni kurrë praktikën e shëndetshme të thënies së lutjeve tuaja private, në darkë dhe në mëngjes. Unë kurrë nuk e kam braktisur atë vetë dhe e ndjej komoditetin e saj, atë frymë të shenjtë që përshkon dhe më mbush.
Shpresoj se do të mund të thuash edhe kur të jem më, se ke pasur një baba të sjellshëm. Ju nuk mund të tregoni dashurinë tuaj për të aq mirë, ose ta bëni atë aq të lumtur, sa duke bërë detyrën tuaj.
Babai juaj i dashur. / Përgatiti Albert Vataj / KultPlus.com
Charles John Huffam Dickens ishte një shkrimtar anglez, i quajtur ndryshe edhe si më i madhi i periudhës Viktoriane, transmeton KultPlus.
Charles Dickens lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej gjithsej 8 fëmijëve të John dhe Elizabeth Dickens. Babai i tij ishte një punonjës në zyrën e pagesave detare. Ai kaloi fëmijërinë në Catham-Kent. Ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i të quajtur Epokës Viktoriane. Ai ka krijuar disa nga personazhet më domethënëse e portretizuese të letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij. Popullaritetit të vazhdueshëm të romaneve të tij dhe tregimet e shkurtra është e tillë që librat e tij nuk kanë dalë kurrë jashtë printimit madje janë bërë dhe filma në kinema. Pjesa më e madhe e punës së tij të parë në shtypin periodik dhe revista në formë e serive, një mënyrë të popullarizuara të botimit trillim në kohë.
Më 8 qershor 1870, Dikens pësoi një goditje tjetër në shtëpinë e tij pas një pune të plotë në Edwin Drood. Ai kurrë nuk u rikthye në vetëdije, dhe të nesërmen, pesë vjet deri në ditën pas rrëzimit të hekurudhës Staplehurst, ai vdiq në Gads Hill Place. Biografia Claire Tomalin ka sugjeruar se Dikens ishte në të vërtetë në Peckham, kur ai pësoi goditje, dhe zonja e tij Ellen Ternan dhe shërbëtoret e saj e kishin kthyer atë në Gadin Hill kështu që publiku nuk do të dinte të vërtetën rreth marrëdhënies së tyre.
Realizmi në Angli fillon me Çarls Dikensin dhe romanin social që lëvroi ai. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë emra të fëmijëve, dhe personazhe kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë. Ai në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerr kafshatën. Fëmijëria e tij dhe përvojat e tij që do pasojnë, janë faktorët kyç të një letërsie të suksesshme, të Dikensit por edhe për të tjerë autorë. Tek Dikensi gjejmë këto vepra: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikwllbi”.
Oliver Tuist është protagonisti kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër; Oliver Tuisti njihet të jetë protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Kjo vepër është vepra e dytë e Çarls Dikensit e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social i cili synon të paraqesë jetën e mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymëzua për këtë vepër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmen jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotëron krimi dhe padrejtësia. Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqitura ashtu siç janë, një vepër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit. Oliver Tuisti është bërë inspirim për shumë filma dhe telenovela në botë, si dhe për shumë shfaqje muzikore e teatrale. Nënshtetësia e tij ishte Angleze. Ndërsa dita e vdekjes e tij ishte më 9 qershor të vitit 1870. Oliver Tuist njihet si vepra e tij më kryesore. Ky ishte guximtar i patrembur dhe me krenarinë e tij ka bërë shumë libra. Vendvdekja e tij ishte në: Gad’s Hill Placce, Higham, Kent Angli. / KultPlus.com
Një mik i vjetër, Virtyt Gacaferri, më dërgoi email nga Kosova, ku më thoshte ejani të ecim nëpër Shqipëri, shkruan Martin Fletcher për ”Financial Times”.
Ai kishte zbuluar një shteg të ri – katër ditë më këmbë apo rreth 60 kilometra drejt një lugine të largët jugore. Do të rrinim me fshatarët. Do të kishte peizazhe spektakolare, kisha të mahnitshme, burime termale dhe më në fund, premtoi ai, “një qytet me rrugë kaq të pjerrëta sa mund të varni kapelën tuaj në majë të një minareje”.
Shqipëria? Ajo është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e popullsisë së saj jeton jashtë vendit. Gjatë gjithë dimrit kam lexuar për bandat e saj kriminale, trafikantët e njerëzve dhe turmat e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin me varka të vogla. Megjithatë, Virtyti kishte të drejtë. Në vitin 2017 ai më kishte çuar në një shëtitje të mrekullueshme përgjatë kufirit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, në Bjeshkët e Namuna.
Dhe kështu, në ditën e parë zyrtare të pranverës, unë dhe disa miq fluturuam për në Tiranë pikërisht kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mbërriti në Londër për të takuar Rishi Sunak për bisedime, që do të përfshinin trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, perceptimi im për Shqipërinë dhe shqiptarët ndryshoi në mënyrë dramatike.
Virtyti na takoi në aeroport me një udhërrëfyes të këndshëm, të papërmbajtshëm dhe pafundësisht të shkathët, Arben Kola, i cili pranoi lehtësisht se kishte hyrë tre herë në Britaninë e Madhe ilegalisht me ose nën kamionë.
Teksa niseshim drejt jugut, ndaluam rrugës për shijen tonë të parë të një Shqipërie shumë të ndryshme nga stereotipi: Apolonia, një vendbanim i mëparshëm grek e më pas romak në majë kodre, i braktisur pas tërmeteve të shekullit V, që devijuan rrjedhën e një lumi aty pranë, duke e bërë atë të paarritshëm për detin.
Në diellin e qetë të pasdites së vonë, ne i kishim bërë tonat rrënojat dhe Arbeni bindi arkeologun vendas, Arjan Dimo, të hapte muzeun e vogël me koleksionin e tij mbresëlënës të vazove, stolive dhe statujave. Krenaria e tij ishte një këmbë e mrekullueshme me sandale, prej bronzi, që Dimo e kishte gjetur vetë.
Ishte errësirë kur arritëm në Peshtan, fshati ku do të fillonte ecja jonë. Furgoni ynë, që tronditej nga një rrugë e pashtruar, na la jashtë një bujtine të pastër e të thjeshtë ku Valentina dhe Viktor Goliku na pritën në një ambient të ngrohtë, me raki dhe një tavë me pulë të pjekur, byrek të mbushur me djathë dhe spinaq dhe verë të bërë vetë.
Surpriza më e madhe erdhi mëngjesin tjetër. Dielli që po lindte zbuloi male të pyllëzuara përreth dhe, shumë më poshtë, grykën e lumit bruz Vjosa. Me burim nga Greqia dhe rreth 240 kilometra e gjatë, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të Evropës, e egër dhe e padëmtuar.
Qeveria e Shqipërisë sapo e ka shpallur atë park kombëtar.
Ne hëngrëm mëngjesin me turshi, reçel dhe djathë të bërë vetë, në një tarracë me pamje nga ky peizazh madhështor, më pas vumë mbi supe çantat e shpinës dhe u nisëm jo në luginën e Vjosës, por në luginën e një prej degëve të saj, Zagorit, vendi i një beteje të ashpër mes grekëve dhe italianëve në Luftën e Dytë Botërore.
Në buzë të Peshtanit, Mira Muka na tregoi një koleksion të jashtëzakonshëm pushkësh të ndryshkura, helmeta, bajoneta, predha dhe kuti konservash që ajo dhe i shoqi i kishin gjetur në kodrat përreth. ”Ka ende shumë municione të pashpërthyera”, na thotë ajo.
Teksa ngjiteshim në shtegun e pjerrët nga Peshtani, maja me borë e Strakavecit u shfaq para nesh. Kjo majë do të mbetej pika jonë e orientimit përgjatë gjithë ditës. Nën një qiell pa re ne ecnim nëpër pyjet e pashkelura të ahut. Kaluam përrenj dhe mbushëm shishet e ujit nga burimet. Drekuam nën një diell të ngrohtë jashtë me bukë, domate dhe djathë dhie. Takuam vetëm një bari të vetmuar, ndërkohë që pamja e tij u lajmërua nga zhurma e këmbanave të dhive të tij.
Pasdite ndaluam në një shtëpi të vjetër prej guri, pronari i së cilës, Ilir Korro, na ofroi kafe, raki dhe mjaltë të trashë nga kosheret e bletëve. Ai mbante edhe lopë. I therte vetë dhe mishin e çonte në Peshtan me kalë.
Menjëherë pas kësaj, ne zbritëm në lumë dhe një tjetër surprizë – një urë guri e epokës osmane të shekullit XIX, me një hark të vetëm elegant dhe me kalldrëm. Ishte një vepër arti në ”shkretëtirë”, me sa duket nuk i shërbente askujt përveç nesh.
Nga lumi u ngjitëm të lodhur në një kodër të fundit e të gjatë deri në Limar, një fshat larg çdo rruge. Atje e kaluam natën në shtëpinë e Mani Damanit, mësuesit të qeshur të shkollës së fshatit dhe mësuam se si bukuria e rajonit ishte e ngjyrosur me trishtim.
Shtëpia e Manit, si pjesa tjetër e Limarit, ishte ndërtuar tërësisht me gurë nga kodrat përreth. Ne hëngrëm mish qengji, djathë, gjizë dhe perime të prodhuara në tokën e tij. Pimë verë nga hardhitë e tij, çaj nga manaferrat e malit dhe raki të bërë vetë. Na ngrohte një sobë me dru nga pylli. Por, mënyra e jetesës së Manit, e zhdukur prej kohësh gjetkë në Evropë, do të zhduket së shpejti edhe këtu. ”Popullsia e Limarit ishte zvogëluar nga 100 familje 30 vjet më parë në vetëm 15 tani”, shpjegoi ai. Ashtu si në të gjitha fshatrat e tjera nëpër të cilat kaluam, brezat e rinj ishin larguar për në Tiranë ose, me gjasë, kishin emigruar.
Të nesërmen në mëngjes u zgjuam nga zhurma e gjelave që këndonin, qengjave dhe zileve të lopëve. Para se të niseshim, vizituam shkollën e rrënuar me dy dhoma të Manit. I kishin mbetur vetëm dy nxënës.
Dita e dytë ishte po aq sublime sa e para, qielli edhe një herë një blu pa cene. E lamë Strakavecin pas, por lugina përpara ishte e rrethuar nga male të tjera të mbuluara me borë – strofulla arinjsh, ujqërish, derrash të egër dhe rrëqebullit të rrallë të Ballkanit. Arbeni demonstroi një aftësi të jashtëzakonshme për të fishkëllyer këngët e zogjve.
Në mesditë arritëm në Doshnicë, një nga fshatrat më të izoluar të mbetur në Evropë. Teksa endeshim rrugicave të tij me kalldrëm, një grua na ofroi kafe dhe arra në kopshtin e saj me hije. Rruga më e afërt e duhur ishte dy orë më këmbë, tha ajo. Nga 30 familje që jetonin në Doshnicë në vitet 1990, kishin mbetur vetëm shtatë. Nuk kishte mbetur asnjë fëmijë.
Atë pasdite vonë një kakofoni qensh që lehnin na priti në fshatin Hoshtevë. Aty zbuluam një kishë ortodokse shqiptare të ndërtuar në vitin 1843 që i kishte mbijetuar disi regjimit ateist të Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë nga viti 1944 deri në 1985. Ai shkatërroi më shumë se 2 000 kisha dhe xhami, ndërsa e ktheu vendin e tij në Korenë e Veriut të Evropës.
Brendësia e errët e kishës ishte mahnitëse. Çdo mur, çdo shtyllë, tavani i saj me kube dhe madje edhe foltorja e tij e lartë ishin të mbuluara me afreske. Kujdestari tha se fshatarët kishin vazhduar të adhuronin fshehurazi atje gjatë sundimit të Hoxhës. Dënimi, nëse kapej, ishte me burg.
Edhe në Hoshtevë kemi hasur në një problem, bujtina e vetme nuk ishte hapur ende pas dimrit. Pa një vend ku të qëndronim, na u desh të braktisnim ditën e tretë të ecjes. Në vend të kësaj, ne i hipëm një Mercedesi, që i përkiste një prej fshatarëve, për rreth 15 kilometra për të mbërritur në shtëpinë tonë të ardhshme për mysafirë në Sheper.
Më në fund ishim pranë majës së luginës së Zagorisë dhe kufirit grek. Ishte koha për të ecur edhe nja 1 500 metra në veri dhe për t’u kthyer në luginën e Vjosës. Morëm një mushkë për çantat tona të shpinës dhe herët në mëngjes nisëm ngjitjen tonë të gjatë duke kaluar dy nga 170 000 bunkerët që Hoxha, në paranojën e tij, ngriti për të mbrojtur Shqipërinë nga pushtimi.
Në majë, pamë një livadh të madh të rrethuar nga bora, ku barinjtë do të sillnin kafshët e tyre për t’i kullotur në barin e harlisur të verës. Provuam fiq të thatë dhe shijuam pamjet e mrekullueshme të majave në veri, jug, lindje dhe perëndim.
Zbritja ishte më pak argëtuese. Rruga ishte e pjerrët dhe e mbuluar me argjilë. U deshën orë të tëra për të mbërritur në fund, por lodhja do të na shpërblehej. Njëra ishte zhytja në burimet termale që flluskonin nga shkëmbinjtë, poshtë një ure tjetër të bukur osmane në Kanionin e Langaricës. Tjetra ishte një natë dhe darkë e shtruar bukur dhe bollshëm, në një shtëpi të mrekullueshme 120-vjeçare, me mure të trasha deri në oborr dhe dyer të vjetra prej druri në pronësi të Kristaq dhe Florinda Cullufes.
Toka e pasur bujqësore e stërgjyshërve të familjes pranë Vjosës u konfiskua nga Hoxha dhe Cullufët u zhvendosën në qytetin e Përmetit për të bërë punë të rëndomta. Për më shumë se 20 vjet ata ktheheshin çdo të diel për t’u kujdesur për shtëpinë derisa më në fund, në vitin 2017, e rihapën atë si shtëpi pritëse. “Unë nuk udhëtoj për të parë botën”, thotë Kristaqi, ndërsa darkonim në një ballkon me pamje nga lugina e Vjosës.
“Qëllimi im është ta sjell botën këtu”, thekson ai.
Humbja e një dite ecjeje ishte për të ardhur keq, por kjo na dha më shumë kohë për të eksploruar një zonë pak të njohur – në të vërtetë, të ndaluar prej kohësh – për botën e jashtme. Kaluam dy orë të gëzuara duke u endur vetëm mes rrënojave mbresëlënëse të Bylisit, një qytet antik romak, i ndërtuar në një majë mali me pamje akoma më mahnitëse mbi Vjosë.
Në jug të Gjirokastrës ecëm në një rrugë tjetër të pashtruar dhe u gjendëm po aq të vetmuar, në teatrin antik romak të Hadrianopolis, i gërmuar pothuajse 20 vjet më parë. Qetësia e tij prishej vetëm nga fermerët që lëronin fushat përreth.
Dhe pastaj u shfaq Gjirokastra, një qytet i epokës otomane dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me rrugë të ngushta me kalldrëm, që binin poshtë një shpati mali marramendës. Është gjithashtu vendlindja e Hoxhës dhe Ismail Kadaresë, romancierit më të njohur të Shqipërisë, i cili shkroi për “varjen e kapelave në minare”.
Arbeni na foli për në kështjellën 1 500-vjeçare me pamje nga qyteti, megjithëse ajo ishte e mbyllur zyrtarisht atë ditë. Ne eksploruam bunkerin labirint bërthamor të ndërtuar nën bashkinë e qytetit në kohën e Hoxhës për të mbrojtur zyrtarët komunistë të Gjirokastrës.
Ne vizituam një nga shtëpitë e mrekullueshme të tregtarit, pronari i së cilës, Nesip Skënduli, ishte brezi i nëntë radhazi i familjes së tij që jetonte në të. ”Hoxha ishte shok shkolle i babait të tij”, tha ai, ”por më vonë e burgosi për 13 vjet dhe i detyroi Skedulët të ndanin shtëpinë e tyre me shtatë familje të tjera”.
Reliket e sundimit brutal të Hoxhës janë rrëqethëse, por edhe tërheqëse. Gjatë kthimit me makinë për në Tiranë, ne ndaluam në Tepelenë për të parë një kamp pune të braktisur prej kohësh. Në periferi të Tiranës, ne pamë një varr që nuk binte në sy, dhe ku gjendeshin eshtrat e Hoxhës. Në kryeqytet, ne vizituam ”Shtëpinë me Gjethe”, ish-ndërtesën e policisë sekrete të Hoxhës, e cila tregon me detaje rrëqethëse metodat dhe pajisjet që Sigurimi i Shtetit përdori për të shtypur të gjithë rezistencën.
I palodhur deri në fund, Arbeni na tregoi edhe rreth tmerrit të fundit, bunkerit nëntokësor të Hoxhës, i ndërtuar në një mal në skajin lindor të Tiranës në vitet ’70. Të 106 dhomat e tij ishin projektuar për të mbrojtur zyrtarët e lartë të regjimit dhe familjet e tyre dhe përfshinin një suitë të tërë për vetë Hoxhën. Kaq të trasha janë muret e betonit të këtij bunkeri, saqë padyshim do t’ia kalonin shumë vendbanimeve romake të Shqipërisë.
Duke nxituar për në aeroport, ne kaluam kujtime të paharruara të pjesës më pak të bukur të Shqipërisë moderne, ndërtesa të reja dhe një numër të jashtëzakonshëm makinash të modeleve të fundit. Megjithatë, ne nuk kishim përjetuar gjë tjetër veç ngrohtësi dhe bujari në një vend që mund të rrënohet nga emigracioni, por është i bekuar me bukuri të bollshme natyrore dhe interes historik./atsh / KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka shpallur “Shkencëtarin e vitit 2022” ku edhe këtë vit është shpallur një grua, shkruan KultPlus.
Shkencëtarja e vitit 2022 është shpallur Valbonë Mehmeti.
Valbonë Mehmeti është Doktore e shkencave të Kimisë. Është asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës.
Mehmeti është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive.
Ministrja Ngavci është shprehur e lumtur që ky titull edhe këtë vit shkoi për një grua dhe gjithashtu ka thënë se si ministre do të vazhdoj të avancoj politikat për zhvillimin e shkencës.
“Si Ministri do të vazhdojmë të avancojmë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuese e rëndësishme e shkencës në botë!
Urime e suksese!”, shkruan Nagavci. / KultPlus.com
Fotoreporteri i njohur Hazir Reka, i cili për vite me radhë ka dokumentuar periudha të tmerrshme të vendit tonë nën okupimin serb, ka vendosur të kthehet 33 vite pas dhe të sjell për publikun një ekspozitë personale të quajtur “Rezistenca”, shkruan KultPlus.
Meqenëse shumë prej nesh i kujtojmë ato vite të errëta për vendin tonë, kjo ekspozitë është një mundësi e rrallë për të bërë një udhëtim nostalgjik nëpër kujtesën kolektive të asaj kohe. Një periudhë e tmerrshme që ndikoi thellësisht në të gjithë qytetarët, dhe që Hazir Reka e kapi me objektivin e tij.
“Rezistenca” nuk është thjesht një mbledhje dhe ekspozim i fotografive, por një thirrje për të ruajtur kujtesën tonë historike dhe për të reflektuar mbi vlerat dhe rëndësinë e paqes që kemi sot.
Ekspozita do të hapet më datë 11 qershor, në ora 13:30 në Hotel Grand në Prishtinë. / KultPlus.com
Sot fillon edicioni i 18-të i garave ndërkombëtare të muzicientëve të rinj ArsKosova 2023 i organizuar nga Fondacioni muzikor ArsKosov, përcjell KultPlus.
Dita e parë e këtij konkursi organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova starton me instrumentet frymore dhe kitarë në hapësirat e Shkollës së muzikës artit dhe baletit ArsKosova me oraret 10.00–17.00 dhe Solfezh (10.00-12.00).
Në datën 10 qershor vazhdojnë konkurrimin Pianistët e rinj në sallën e Amfiteatrit të ri qendror të Bibliotekës Universitare të UP (10.00–15.00 ) si dhe më pas prej 16.00 në sallën e Fakultetit të Arteve dhe Harkoret (violinë, violë, violonçel, kontrabas )10.00 -15.00 në sallën koncertale të Fakultetit të Arteve (DAM). Koncerti i laureatëve për Çmimin GRAND PRIX ARSKOSOVA 2023 & Çmimin “AKIL KOCI PRIZE” dhe çmimet tjera: e diel, data 11 qershor 2023, ora 12.00 (salla e Amfiteatrit te Bibliotekës Universitare ).
Koncerti i Finalistëve të vlerësuar me 100 pikë maksimale nga juria 30 anëtarëshe profesorët prestigjioz të UP, Universitetit të arteve në Tiranë, dhe prof. nga Maqedonia e Veriut, Qipro, Finlanda, Italia.
Kompozitori i mirënjohur kosovar që jeton dhe vepron në Londër Prof. Akil Mark Koci nga edicioni i tretë i këtij konkursi (viti 2005) e deri sot ndan stipendione dhe Çmimin e tij prestigjioz ku edhe këtë vit do të shpërblehen nga ky fond 3 Çmime të instrumentistëve ,solo këngëtarë dhe kompozitorë më të talentuar nga Kosova.
Vlen të përmenden fituesit e Çmimit të kompozitorit Akil Koci, Çmimi i Fondacionit ArsKosova “GRAND PRIX” dhe finalistët nga viti 2003: Besa Llugiqi -soprano(Kosovë), Genc Qivlaku -kitarë (Kroaci), Art Marika-piano (Shqipëri), Xhafer Xhaferi -violinë (Maqedoni e Veriut ), Rame Lahaj -tenor, (Kosovë), Era Çaushi -piano (Shqipëri), Marigona Qerkezi-flaut/soprano, Franc Koruni, kitarë (Shqipëri), Dimitar Mihajlovski-violinë (Maqedoni e Veriut) Andi Duraku, piano (Kosovë), Dejon Bendaj , violinë (Shqipëri), Redio Stole, violinë (Shqipëri), Megi Rexhepi, klarinet (Kosovë) Arsim Gashi , violinë (Kosovë), Senol Aydin, piano (Turkey), Era Kume, piano (Shqiperi) Berk Basaran, piano (Turqi), Pei Wen Liao, violinë (Taiwan/USA), Janela Nini, violinë (Shqipëri), Festim Haxhikadriu, violinë (Kosovë) Fatjona Maliqi, piano (Kosovë), Klaudio Zoto , violonçel (Shqipëri), Rron Bakalli, violinë (Kosovë), Leonardo Dimoski, violinë (Maqedoni e Veriut) Freja Jaçe, violonçel (Shqipëri) Lumturije Shabani, soprano (Kosovë) Lind Pasha, violinë (Kosovë), Sibora Resyli, violinë (Kosovë), Yll Daklani, Ryoji Nagata, violin (Germany), Fatbardh Dubovci, trombin (Kosovë), Jon Rrecaj, klarinet (Kosovë), Klaudia Gjini, piano (Shqipëri), Josipa Vasilievska, flaut (Maqedoni e Veriut), Yll Daklani komponim (Kosovë) Lisa Sahatçiu, piano (Kosovë) Nika Ulbl, violinë, Slloveni dhe Vesa Dume, violinë (Shqipëri).
Në këtë edicion u regjistruan dhe aplikuan zyrtarisht rreth 150 talentë të rinj mosha 5–26 vjeç nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa. / KultPlus.com
Ka vdekur Shaban Shabanaj, njëri nga balerinët e gjeneratës së parë të balerinëve të Kosovës.
I lindur, në vitin 1950, në Jabllanicë të Gjakovës, në vitin 1968, u bë pjesë e grupit prej 25 të rinjësh, të cilët do të merrnin rrugën për në Shkup, për të diplomuar në Shkollën e Baletit në vitin 1972.
Shabanaj, së bashku me gjeneratën e balerinëve të parë të Kosovës, në po të njëjtin vit u kthyen në Prishtinë, për të vënë kështu themelet e baletit në Kosovë.
Shaban Shabanaj prej vitesh jetonte në Suedi, ku edhe ka dhënë frymën e fundit.
Baleti Kombëtar i Kosovës, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit. / KultPlus.com
Filatelia e Postës së Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’”.
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, është një aeroport ndërkombëtar i frekuentuar nga më se 2.0 milionë pasagjerë në vit dhe paraqet portin e vetëm të hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë.
Emërtimin e mori në nderim të heroit kombëtar Adem Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pista është ndërtuar në vitin 1965 dhe është shfrytëzuar kryesisht si aeroport ushtarak, ndërsa në vitin 1985 aeroporti është pajisur në përputhshmëri me standardet e ICAO-së. Deri në muajin qershor të vitit 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm, por që nga ajo kohë, ka arritur të krijojë lidhje të rregullta për udhëtarë, si dhe për shkëmbim të mallrave.
Me ndërtimin e terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës në Sllatinë në vitin 2013 dhe pas certifikimit me standardet më të larta evropiane në vitin 2018, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është edhe një urë lidhëse më e afërt e bashkatdhetarëve tanë me atdheun, si dhe mundësi e mirë e transportit ajror për vizitorët e tjerë nga e tërë bota.
Emisioni përbëhet nga një pullë postare dhe zarfi i ditës së parë që do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë. / KultPlus.com
Gëzim Gashi, sipërmarrësi dhe autori suedez me prejardhje nga Kosova është gati të zbulojë një kapitull të ri në rrugën e tij letrare me librin e tij “Unlocked” (e hapur), shkruan KultPlus.
Kësaj radhe ai do ta dërgoj librin e tij në një udhëtim të veçantë, përtej kufijve fizikë, drejt një vendi të pashtershëm e të mahnitshëm – në Indi. Saktësisht në këtë vend të misterit dhe magjisë, Gashi do të paraqesë librin e tij në një lansim të veçantë.
Më 9 Qershor 2023, Penguin Random House ka fituar të drejtat për librin më të shitur ‘Unlocked: The Power of You’ nga Gëzim Gashi. Libri do të publikohet nga Penguin Business dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë, përfshirë edhe libraritë, aeroportet dhe bibliotekat në të gjithë territorin indian më datën 7 Gusht 2023.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri me familjen Penguin. Si një autor dhe sipërmarrës suedez me prejardhje nga Kosova, besoj në tregimin e historive dhe ndarjen e rrugëtimit dhe përvojave të mia me sa më shumë njerëz të mundshëm”, shprehet autori Gëzim Gashi
Gashi tutje ka paralajmëruar se libri shumë shpejt do të publikohet edhe në vende të tjera dhe gjithashtu ka falënderuar lexuesit e tij.
“Do të doja gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për lexuesit e mi nga e gjithë bota për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, që e kanë sjellë “Unlocked” në këtë pikë ku është sot”, shprehet Gashi.
Libri i Gashit, i titulluar “Unlocked: the power of you”, është një udhëzues i fuqishëm dhe frymëzues për rritjen personale dhe vetë-përmirësimin. Duke u mbështetur në përvojat e tij si i mbijetuar i luftës dhe përvojës prej refugjati, Gashi ofron këshilla praktike dhe njohuri shpirtërore për t’i ndihmuar lexuesit të kapërcejnë pengesat dhe të arrijnë qëllimet e tyre. / KultPlus.com
NNjë faqe e një konvikti për studentët e mjekësisë, në qendër të Tiranës është mbuluar nga një murale e Lionel Messit, shkruan Llazar Semini për AP.
Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në Tirana MuralFest 2023 dhe vendosi të paraqitet me idhullin e tij.
Muralja 25×10 metra e një Messi me mjekër dhe të qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares bardheblu të Argjentinës me numrin 10, mbulon një pjesë të një ndërtese në një udhëkryq pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit.
“Është një burim krenarie për mua… që puna ime është bërë e njohur për pikturimin e idhujve tanë”, tha 41-vjeçari Bagnasco për Associated Press.
Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një murale të Diego Maradonës në Napoli si dhe në Miami dhe vende të tjera. Maradona gjithashtu fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte të tretin këtë sezon.
Dy ditë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, Bagnasco pikturoi një murale në Buenos Aires të Messit duke ngritur trofeun.
“Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin”, tha Bagnasco për lojtarin që ka vendosur të transferohet te Inter Miami në Major League Soccer.
“Sot bota është një tifoze e Argjentinës për shkak të Messit”, shton ai.
Helidon Haliti, një piktor i cili është organizatori kryesor i MuralFest, tha se Bagnasco ofroi vepra të tjera për konkursin. Kur u pyet se kush ishte heroi i tij dhe e cila ishte tema kryesore e MuralFest 2023, ai u përgjigj menjëherë “Messi”.
“Ajo murale do të shënojë një moment shumë interesant sepse ai ishte fitues i Kupës së Botës vitin e kaluar dhe këtë herë ai do të na bëjë ne fitues”, tha Haliti.
“Unë jam i sigurt për këtë”, shtoi ai.
Tirana është Qyteti Europian i Sporteve 2023 dhe ka zhvilluar dhe ka planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale.
Shqiptarët e kanë njohur shumë mirë Messin.
“Messi e meriton si lojtar dhe ne shqiptarët gjithashtu të gëzojmë atë personalitet të klasit botëror”, tha 61-vjeçari Arben Stafa.
Bashkim Tufa, një analist sportiv 71-vjeçar, ishte i lumtur që kishte të drejtë kur parashikoi në vitin 2005 se bota kishte një yll të ri kur Messi luajti për herë të parë për Barcelonën. Që atëherë, Messi ka qenë vazhdimisht pjesë e shkrimeve të tij.
Fitimi i Kupës së Botës vitin e kaluar ishte “qershia mbi tortë”, sipas Tufës, duke shtuar se vite më parë kopjet e një gazete sportive u gllabëruan nga shqiptarët duke lexuar se Messi mund të vinte në vend.
“Tani ata kanë mundësinë ta shohin çdo ditë, ta takojnë çdo ditë dhe kjo është një kënaqësi e veçantë për shqiptarët që janë kaq të pasionuar pas bukurisë së futbollit dhe Messi është personifikimi i tij”, tha Tufa.
Përveç pikturës mbi një vinç dhe shpesh i zemëruar gjatë ditëve me shi, Bagnasco ka shijuar takimin dhe bisedën me shqiptarë vendas që kanë veshur ose treguar fanellën e Messit dhe duke e përshëndetur atë.
“(Argjentinasit) janë me fat që kanë pasur Maradonën dhe Messin”, tha Bagnasco duke treguar një tatuazh nr. 10 në parakrahun e tij të majtë.
“Tani për tani, ka një brez të ri dhe shumë njerëz që po e njohin Messin dhe është momenti i Messit”, shton ai./ atsh / KultPlus.com
Parlamenti francez ka miratuar një ligj, i cili synon të rregullojë aktivitetin e influencerave në mediet sociale. Miratimi i ligjit vjen pas një përpjekjeve për të frenuar promovimin e produkteve dhe tendencave të rrezikshme.
Ligji i ri ndalon promovimin e praktikave të caktuara, të tilla si kirurgjia kozmetike dhe abstenimi terapeutik, si dhe promovimin e disa pajisjeve mjekësore.
Ai gjithashtu ndalon promovimin e produkteve që përmbajnë nikotinë. Gjithashtu, influencerat nuk do të jenë më në gjendje të promovojnë abonime në parashikimet sportive dhe lojërat me para.
Dënimet për mosrespektim mund të shkojnë deri në dy vjet burg dhe një gjobë prej 300,000 €. Ligji ndalon gjithashtu skenat e inskenuara me kafshë, pronësia e të cilave është e ndaluar.
Ata, gjithashtu, duhet të zbulojnë nëse ato janë duke përdorur një flitër për t’u dukur më tërheqës/e. Formulimi i ligjit të ri u miratua nga ligjvënësit francezë në të gjithë spektrin politik dhe mund të nënkuptojë burg ose gjoba të ashpra.
Pasi ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare votuan pro të mërkurën, 342 senatorë nga i gjithë spektri politik votuan për të miratuar projektligjin e paraqitur nga deputeti socialist Arthur Delaporte dhe Stéphane Vojetta, një deputet nga Rilindja e Presidentit Emmanuel Macron.
“Ne mund të jemi krenarë për këtë marrëveshje të paprecedentë”, tha Amel Gacquerre, senatori i ngarkuar me paraqitjen e projektligjit në Dhomën e Lartë./ KultPlus.com
Plot 27 vjet pas vdekjes, reperi më me influencë në botë, Tupac Shakur është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.
Muzikanti që konsiderohej se revolucionalizoi botën e hip-hopit u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare pas një atentati që u krye në një kryqëzim në vitin 1996.
“Tupac ishte një reper, aktor, aktivist dhe poet revolucionar. Ky artis ikonik vijon të lerë gjurmë edhe 27 vite pas ndarjes nga jeta dhe do të vijojë të jetë një figurë shumë e rëndësishme. Mendoj se ky yll do të jetë një ndër më të vizituarit në këtë bulevard”, u shpreh producentja Ana Martinez.
Në ceremoni ishte e pranishme dhe motra e vogël e artistit e cila ndau për të pranishmit disa momente të bukura kur Tupac ishte ende gjallë.
“Tupac e dinte që herët se ishte i destinuar që të bënte diçka të jashtëzakonshme. Dhe unë si motra e tij e vogël pata fatin të shihja tek arrinte majat. Që nga dita e parë kur doli në skenë në teatrin Apollo në moshën 13 vjeçare besonte se do të kishte një yll këtu”, tha motra e reperit./ a2cnn / KultPlus.com
Është shitur në një ankand për shifrën rekord të 34.8 milionë dollarëve rubini më i madh në botë, i njohur ndryshe si “Estrela de Fura 55.22”.
“Ky gur i çmuar vjen nga Mozambiku, çka e bën shumë të veçantë ata, pasi pjesa më e madhe e rubinëve vijnë nga Burma”, tregon Uni Kim, specialiste e gurëve të çmuar në Sotheby’s.
“Është një nga rubinët më të mëdhenj dhe më cilësorët që kemi parë ndonjëherë. Ngjyra, drita dhe qartësia që ka janë thjesht shumë fantastike”, shtoi ajo.
Rekordi i mëparshëm për shitjen e një rubini në ankand u vendos në vitin 2015, kur një gur 29 karatësh nga Burma arriti vlerën e 30 milionë dollarëve në Gjenevë. / a2cnn / KultPlus.com
Një infermiere 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.
Bëhet e ditur se Nazlie Selimaj ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë se një djalë 4-vjeçar, tashmë pa ndjenja kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Wil SG, pasi ishte ër vizitë te motra e cila banon në regjion, transmeton Albinfo.ch.
“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krahë”, thotë kosovarja për gazetën Blick.
“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapon menjëherë tek ata të dy, merr fëmijën nga babai dhe i jep ndihmën e parë. “E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas ajo e ka shtrirë djalin në tokë “sepse nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte.
Djalit iu kthye vetëdija. “Në atë moment babait të tij i bie të fikët”. Aty ka qenë edhe nëna e djalit. Ndërkohë edhe babait i kthehet vetëdija. “Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre”. “Unë kisha ende një ndjenjë të turbullt. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin ngjyrë të kaltër”, thotë Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë. Menjëherë pas kësaj, ambulanca erdhi. Trupat për shpëtim, të St. Gallenit kanë konfirmuar për gazetën operacionin. Pacienti ishte “plotësisht i qëndrueshëm” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj. “Më pas zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij”. 4-vjeçari tani është në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të shprehet publikisht për ngjarjen. Por, Nazlija e di se djali është mirë. Babai i tij e ka falënderuar atë disa herë… Dhe, a është krenare shpëtuesja për veprimin që ka bërë? “Epo, jam. Është një ndjenjë e bukur”, thotë ajo. “Në një situatë si kjo, ju thjesht do të ndihmoni”. / KultPlus.com
Sot bëhen 5 vjet që kur u nda nga jeta Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Ky moment na risjell kujtimet e tij të mrekullueshme në fushën e futbollit dhe kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
Fadil Vokrri ishte shembull i vërtetë i talentit, përkushtimit dhe pasionit për futbollin. Me stilin e tij karakteristik dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ai ndikoi thellësisht në futbollin kosovar dhe u bë ikonë për brezat e viteve të 80-ta. Karriera e tij e shkëlqyeshme brenda dhe jashtë vendit e bëri atë një nga futbollistët më të dashur dhe më të respektuar në historinë e Kosovës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka kujtuar sot Vokrrin duke u shprehur se përveç talentit të tij në fushën e lojës, ai ishte njeri i ndershëm, modest dhe i angazhuar maksimalisht në detyrën e tij. Pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist, ai vazhdoi të kontribuojë në zhvillimin e futbollit, duke qenë president i Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e vështirë të ndërkombëtarizimit.
“Ardhja e tij në FFK na gëzoi neve që ishim aty, sepse me ardhjen e tij u mblodhën forcat e të gjithë brezave; gjeneratës së parë të futbollit, gjeneratës së artë, gjeneratës së sakrificës dhe asaj të diasporës. Të gjithë së bashku, me punë e përkushtim arritëm që ta thyejmë izolimin 25 vjeçar dhe të anëtarësohemi UEFA e FIFA, duke i hapur rrugë promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shprehet Ademi duke vlerësuar se emri i Fadil Vokrrit mbetet burim frymëzimi për brezat e rinj për ta ndjekur pasionin e tyre për futbollin. E për ata që kanë pasur fatin të luajnë, të punojnë ose të jenë afër tij, ai mbetet një figurë emblematike.
“Së bashku, kaluam nëpër shumë sfida, por punuam me vendosmëri që futbolli i Kosovës të arrijë në nivelin e tij aktual. Arritjet ishin të përbashkëta dhe rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të të gjithë atyre që kanë punuar dhe kontribuar në futbollin kosovar që nga mëvetësimi.”
Fadil Vokrri ishte simbol i unitetit dhe bashkëpunimit në Kosovë në të gjitha sferat. Ai i bashkoi njerëzit nëpërmjet pasionit të përbashkët për futbollin dhe e përfaqësoi me krenari kombin tonë. Duke shfaqur vlerat e mirësjelljes, respektit dhe përkushtimit, Vokrri u bë frymëzim për të gjithë, duke na lënë një trashëgimi të pasur.
Sot, Legjendën e nderojmë duke e ruajtur trashëgiminë e tij, duke treguar respekt e vlerësim ndaj futbollit dhe duke ndërtuar një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja në këtë sport magjik.
Krejt në fund Ademi ka treguar se ky muaj përpara nesh sjell dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet e Evropianit 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.
“Besojmë se Legjenda nga qielli do të na sjellë fat dhe frymëzimi për të do të na ndihmojë për të fituar pikët maksimale, për ta përmbushur kësisoj ëndrrën tonë, që ishte edhe ëndrra e tij – kualifikimin në Evropian. Përherë në zemrat tona Legjendë!”, përfundon Ademi. / KultPlus.com
Rally Albania është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm.
Ngjarja më e madhe ndërkombëtare, e përvitshme e motorsportit shqiptar ka startuar në Velipojë për të vijuar në ditët në vijim në vende të tjera duke dhuruar spektakël në rrugët e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Rally Albania 2023 që është shndërruar në një nga ambasadorët më të mirë të turizmit shqiptar.
Rama shprehet se Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë, promovon traditën më të mirë, kulinarinë fantastike dhe mrekullinë e rivierës tonë.
Pjesë e këtij aktiviteti janë pilotë vendas e të huaj, 154 mjete, 213 garues dhe 37 skuadra, e organizuar nga Edvin Kasimati dhe Julinda Dhame, pionierët e Albanian Motorcycle Federation e MCA dhe Ambasadorët e Shqipërisë së aventurës.
Këtë vit risia ishte tek kohëmatja e etapave speciale dhe konkretisht me anë të satelitit çdo mjet dhe çdo garues monitorohet me anë te sistemit GPS.
Nga Voskopoja, Vlora, Velipoja, Lezha dhe Dibra të apasionuarit e motorsportit do vijojnë garën drejt Beratit për të përmbyllur sfidën e tyre me një ceremoni të ndarjes së çmimeve të shtunën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë./ atsh / KultPlus.com
Arkeologët duke gërmuar një vend të shenjtë në majë të kodrës në ishullin Kythnos në Detin Egje kanë zbuluar oferta “të panumërta” qeramike të lëna nga adhuruesit e lashtë gjatë shekujve, tha të mërkurën Ministria e Kulturës e Greqisë.
Në një deklaratë kjo ministri tha se gjetjet nga puna këtë vit përfshinin më shumë se 2,000 figura balte të paprekura ose pothuajse të plota, kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe breshka, luanë, derra dhe zogj.
Disa enë ceremoniale qeramike që u zbuluan janë të lidhura me adhurimin e Demeterit, perëndeshës së lashtë greke të bujqësisë dhe vajzës së saj Persefonës, së cilës i ishte kushtuar kompleksi i shenjtërores së gërmuar.
Vendi bregdetar i Vryokastros në Kythnos ishte kryeqyteti antik i ishullit, i banuar midis shekullit të 12-të p.e.s. dhe 7 pas Krishtit, kur u braktis gjatë një periudhe sulmesh piratesh.
Artefaktet erdhën nga rrënojat e pakta të dy tempujve të vegjël, një ndërtesë e gjatë afër që mund të ketë shërbyer si një depo tempulli dhe një gropë aty pranë ku varroseshin figurat e vjetra për të krijuar hapësirë për të rejat. Vendi i shenjtë ka qenë në përdorim për rreth një mijë vjet, duke filluar nga shekulli i VII para Krishtit, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv
Gërmimet nga Universiteti grek i Thesalisë dhe Ministria e Kulturës gjetën gjithashtu qeramikë luksoze të importuara nga pjesë të tjera të Greqisë, llamba të zbukuruara dhe fragmente vazosh rituale të përdorura në adhurimin e Demetrës dhe Persefonës në Eleusis, një periferi e lashtë e Athinës.
Është e paqartë se deri në çfarë mase vendi në Kythnos ishte i lidhur me Eleusis – një nga qendrat më të rëndësishme fetare në Greqinë e lashtë, ku perëndeshat adhuroheshin gjatë riteve sekrete që ishin të hapura vetëm për iniciatorët që ndaloheshin të flisnin për atë që shihnin. Shenjtorja në Eleusis dihet se zotëronte tokë në ishull.
Kythnos, në grupin e ishujve të Cyclades, u banua për herë të parë rreth 10,000 vjet më parë. Depozitat e tij të bakrit u nxorën nga mijëvjeçari i 3-të p.e.s., dhe në kohën romake ishte një vend mërgimi politik.
Gërmimet do të vazhdojnë deri në vitin 2025./KultPlus.com