Filmi i animuar Frozen, prodhim i studiove Disney Animation, arriti të popullarizohet duke pushtuar kështu audiencën e të gjitha moshave. Ai u lansua në vitin 2013 dhe shpejt u bë sensacion botëror.
Ngjarja në këtë film zhvillohet rreth dy motrave princesha, Elsa dhe Anna, të cilat jetojnë në mbretërinë Arendelle. Ato fillojnë të kenë probleme kur Elsa dështon të kontrollojë fuqitë e saj magjike, dhe izolohet nga të tjerët.
Suksesi i Frozen dhe muzika e tij, përfshirë këngën “Let It Go”, çoi në lansimin e vazhdimësisë së Frozen në vitin 2019. Tani katër vite më vonë, studioja filmike Disney është gati që të sjellë në skenë edhe një film Frozen, që do të jetë i III-ti me radhë.
Vendimi për realizimin e filmit të III-të Frozen arsyetohet me sukseisn e pazakontë global.
Megjithatë jo shumë detale janë zbuluar për Frozen III. Por besohet se falë personazheve të ndërtuara të tij do të jetë fascinues.
Ka gjasa që Frozen III do të vazhdojë aty ku ka mbetur i dyti, kur Anna bëhet mbretëreshë e Arendell.
Nuk është dhënë ndonjë datë e lansimit të filmit Frozen III, por sipas disa të dhënave, ai ka mundësi të lansohet në vitin 2024.
Në lidhje me filmin, regjisorja e tij Jennifer Lee në një intervistë për “The Wrap” ka thënë se është e emocionuar për realizimin e tij.
Është e sigurt se rolet për këtë film do t’i reprizojnë një radhë aktorësh si: Kristen Bell, Idina Menzel, Josh Gad e Jonathan Groff. Ata do të huazojnë zërat për personazhet si: Ana, Elsa, Olaf dhe Kristof./21Media/KultPlus.com
Viktoria (1819-1901), mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ishte gruaja më e suksesshme jo vetëm në historinë britanike por edhe atë botërore, me emrin e saj iu pagëzua epokës lavdiplotë që ajo jetoi, “Epoka Viktoriane”.
Në 20 qershor të vitit 1837 në orën 6 të mëngjesit, princeshë Viktoria, u zgjua befas nga e ëma, kaloi në një sallon afër për të dëgjuar t’i njoftohej nga disa prej funksionarëve më të mëdhenj të Mbretërisë se ajo ishte tanimë mbretëresha e Britnisë së Madhe.
Monarku i mëprashëm Uilliami IV kishte vdekur pa fëmijë. Mbretëresh e re ishte vazja e njërit pej vëllezërve të tij, dukës së Kentit dhe e një princeshe gjermane të shtëpisë së Saksoni-Koburgut.
Duka kishte vdekur kur Vikotria ishte ende e vogël. Edukimin e saj e mori përsipër e ëma tejet ambicioze dhe një guvernante gjermane, baronesha Lehzen, si dhe vëllai i mamasë së Viktorias, daja i saj, Leopoldi i Saksoni-Koburgut, mbreti i Belgjikës që nga viti 1831.
Rëndësia e Viktorias jo vetëm si simbolikë por edhe praktikë në drejtimin e perandorisë më të madhe të historisë së njerzimit kishte ndikim në figurën e saj madhështore historike, por ndikimi më i madh në figurën e mbretëreshës ishte se Viktoria përfaqësonte një lloj monarkie të re, monarkinë ideale të shtresës së mesme.
I trajtonte shtetasit e saj me respekt dhe priste të njëjtën gjë nga ata.
Një veprim tjetër i jashtëzakonshëm ishte edhe shfuqimizi gradual i fuqive të saj monarkike, duke iu lënë më shumë veprim ministrave të saj dhe kështu i hapi rrugë demokratizimit dhe liberalizimit të vendit.
Kjo mbretëreshë ishte motorri në transformimin e sistemit politik britanik si dhe nënë e kushtetutës Britanike.
Sundimi i Viktorias i korrespondon kohës kur imperializmi britanik ishte një fuqi industriale si dhe kishte një rol jetik në ekonominë botërore.
Fuqia industriale e Britanisë në kohën e Viktorias ishte produkt i rolit pioner që kishte luajtur Britania duke krijuar Revulucionin Industrial. Disa statistika e mbështesin këtë pohim. Në 1871, Britania ndante 31.8 % të prodhimit botëror industrial,, SH.B.A 23.3% dhe Gjermania, shumë mbrapa, me 13.2%.
Londra viktoriane ishte kthyer në qëndrën e sistemit ekonomik botëror, gjithashtu edhe me zhvillimet e komunikacioneve.
Kulmi i supremacisë britanike si fuqi botërore në kohën e Viktorias do të dëshmojes me ekspozitën e vitit 1851 në Crystal Palace.
U ekspozuan makineri, shpikje, punime artistike, etj të gjitha të realizuara në kolonitë Britanike.
Zgjerimi territorial britanik i kohës së Viktorias njohu zgjerim të ri, pavarësiht reduktimit të kolonive britanike në Amerikën Veriore, imperializmi britanik aneksoi në Oqeanin Indian domene t rëndësishme si Ishulli i Cejlonit dhe Indinë dhe në Afrikë, Kepin e Shpresës së Mirë.
Ekspancioni territorial Britanik gjatë Epokës Viktoriane Të gjitha këto arritje dhe transformime në politikën britanke, janë arritje të formimit arsimor të Viktoriasi i karakterizuar nga ashpërsia, dhe e dyta nga ndikimi i bashkëshortit të saj Princit Albert.
Në pikën e parë duhet të përfshijmë edhe mbikqyrjen sistematike të saj, nga mëngjesi deri në darkë mbretëresha i nënshtrohej një kontrolli të rreptë në çdo rast dhe nuk mund të rrinte kurrsesi vetëm.
Derisa erdhi në pushtet, ajo flinte me të ëmën.
Viktoria mori edukatën e të rejave të epokë; ajo dinte të shkruante dhe të fliste gjermanisht dhe frëngjisht, të kuptonte mirë italisht si dhe kishte mësuar pak latinisht.
Në vitin 1837, princeshë Viktoria ishte një vajzë e re mjaft foshnjarake, pa përvojë dhe pjekuri, por e mirë dhe e këndshme.Viktoria e re donte të tregohej e dashur me të gjithë, sepse ishte një mbretëreshë e vogël me zemër të ndjeshme.
Por ajo kishte një admirim të veçantë për kryeminstrin Lordin Melburn, të cilin ajo e donte si një bijë. Ndërsa për sa i përket Lordit Melburn, ai ishte gati të sakrifikonte çdo gjë përfshi këtu edhe rehatinë dhe lirinë e tij të çmuar, që ti jepte mbretëreshës së re një edukim sa më të mirë.
Sjellja e Viktorias ishte direkte dhe kishte një sinqeritet transparent që e lejonte këtë grua të vendosur të thoshte atë çfarë ajo mendonte apo ndjente.
Përkushtimi i saj ndaj shtetit dhe administrimit i jepte pak kohë që të shijonte letën luksoze të shtresës së lartë dhe trendet më të fundit të modës.
Ndikimi më i madh i Viktorias dhe i sundimit të saj është padyshim bashkëshorti i përkushtuar dhe model, Princi Albert i Saken Koburgut. Viktoria do të shkruante për të:
“Ai më duket i përkryer… e dua aq sa s’di si ta them. Kur jam me të më duket vetja si në ëndërr dhe unë ndihem tejet e turbulluar, saqë me zor edhe shkruaj. Por jam shumë, shumë e lumtur.”
Edhe pse ishin kushërirë të largët Princi Leopold, mbreti i Belgjikës që ishte daja i Viktorias por njëkohësisht edhe xhaxhai i princ Albertit, punësoi një doktor gjerman, Kristian Fridrih Shtokmar, për ta stërvitur Albertin që ta joshte Viktorian.
Funksionoi. Martesa u celebrua në shkurt 1840. Viktoria dhe Alberti do të jetonin një jetë të gjatë, deri në ditën e tmerrshme 21 vite më vonë kur Alberti do të vdiste, mendohet nga kolera.
Martesa e Albertit me Viktorian. Epoka Viktoriane i përket këtij çifti simpatik, sepse Alberti arriti ta kthente mbretëreshën e re të shëndoshë dhe kokëfortë, në një bletë punëtore që po transformonte shoqërinë britanike.
Të dy zgjoheshin herët në mëngjes, punonin në tavolinat e punës përballë njëri-tjetrit, dhe merrnin bashkarisht vendimet si familjare dhe shtetërore.Alberti i qëndronte rreptësisht besnik gruas së tij.
Jeta e tyre dashurore duhet të ketë qënë mjaft aktive pasi nga kjo erdhën 9 fëmijë, që mbretëresh i donte t’i ngjanin të atit të tyre, po aq të mirë dhe besnikë,, po aq të sjellshëm, kalorsiakë dhe plot vetëmohim.
Alberti dhe Viktoria. Pas vdekjes së të shoqit Viktoria do të vishte vetëm të zeza, deri në fund të viteve 1890′. Gjithçka po shkonte vaj për Viktoria dhe për Britaninë, deri në ditën ku Alberti ndërroi jetë, në dhjetor të vitit 1861, pas kësaj Viktoria u tërhoq pak e nga pak nga jeta politike. Ndërmjet viteve 1840-1861 fuqia e kurorës ishte në ngritje, por nga viti 1861 e deri në 1901.
Mbretërimi i Viktorias solli një transformim në fuqinë monarkike britanike, demokratizoi jetën e shtetasve të saj, fuqizoi shtresën e mesme, pati arritje në letërsi (shkrimtar i shquar i kësaj epoke ishte Charles Dickens), zhvilloi industrinë dhe teknologjinë, analfabetizmi u përtha (në 1830 më shumë se gjysma e britanikëve nuk dinte as të lexonte as të shkruante.
Nga 1900 çdo britanik kishte një nivel fillor shkrim-leximi) si dhe zgjeroi Perandorinë Britanike.
Viktoria, mbretëreshë e Britansë së Madhe dhe perandoreshë e Indisë, vdiq në 22 janr 1901.
Shumë njerëz menduan se bashkë me të përfundoi një epokë e madhe. Epoka më e begatë në historinë e Britanisë së Madhe, Epoka Viktoriane.
Marrë nga: Lytton Strachey, Queen Victoria dhe Roy Jenkins, Gladstone: A Biography. / KultPlus.com
Këto netë vere kanë sjellë pasionin e magjinë e një kompozitori të të gjitha kohërave, si Giuseppe Verdi, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.
Vënia në skenë e operës “Aida” është mirëpritur nga publiku kryeqyetas e kjo u duk që nga shitja në kohë rekord e biletave të premierës.
“Salla ka qenë e tejmbushur nga artdashës shqiptarë e plot turistë të huaj nga Evropa, të ardhur enkas për këtë shfaqje”, thuhej në një njoftim të TKOB në rrjetet sociale.
Kjo vënie në skenë, në TKOB, i ka qendruar besnike regjisë së të madhit Franco Zeffirelli.
Libreti i operës “Aida” rrëfen trekëndëshin e një dashurie pasionante të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.
Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radamès urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak. Aida duhet të vendosë mes besnikërisë ndaj vendit të saj dhe përkushtimit ndaj djalit që ajo dashuron. Dilema e zgjedhjes mes dashurisë dhe detyrës përballët edhe nga Radamesi, i cili në fund tradhton atdheun e tij për shkak të Aidës. Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale përforcon thellësinë emocionale të operës.
Kjo vepër e përmasave të mëdha, erdhi përmes Orkestrës Simfonike, Solistëve, Korit dhe Trupës së Baletit të TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshi./atsh/KultPlus.com
“Me këtë rast dua të bëj një parantezë për karakterin e fshatarëve të mi: para një viti kishte rënë tërmet. Shkaktoi dëme të mëdha, madje edhe të vdekur. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shtetet fqinje dërguan ndihma të mëdha. Vodhi qeveria, vodhën autoritetet e fshatit, po mbeti dhe për fshatarët.
U nda miell e sheqer, makarona e kuti mishi, voza me sardele, tesha, mbulesa dhe para. Neve, për një të çarë të murit, na dhanë dyzet napolona. Kështu që fshati i madh, pasi ra në bollëk, harroi të vdekurit dhe me atë bollëk kërciste vera e rakia, byrekët, shqerrat e kecërit e pjekur!
Hanin, pinin e këndonin si në dasma. Mirëpo për pak muaj i mbaruan dhe nisën të qanin të vdekurit…
Dhe ngjau shakaja më e madhe e atyre viteve: Prifti Parthemo, që ishte dhe shakaxhi, pasi bënte meshën një të diel në kishën e madhe të Shën Spiridonit, doli me kryqin e madh aty në mes të dyerve të ajodhimës dhe bërtiti:
Gjunjëzohuni!
Të gjithë u llahtarisën dhe u gjunjëzuan.
– Tani, – thirri ai, – lutuni të na vijë tërmeti tjetër, se i mbaruam!
Po tërmeti tjetër nuk erdhi. Erdhi përsëri lufta për bukën e gojës.”
(Pjesë e shkëputur nga “Intervistë me vetveten”) / KultPlus.com
”Spider-Man: Across the Spider-Verse” është filmi më i shikuar në Amerikën e Veriut, duke fituar 19.3 milionë dollarë shtesë këtë fundjavë.
Në vendin e dytë është “Elemental” me 18.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “The Flash” me 15.3 milionë dollarë. Në vendin e katërt u rendit “No Hard Feelings” me 15.1 milionë dollarë dhe “Transformers: Rise of the Beasts” në të pestin me 11.6 milionë dollarë.
“Asteroid City” u rendit në pozitën e gjashtë me 9 milionë dollarë, “The Little Mermaid” në të shtatën me 8,7 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy” në pozitën e tetë me 3,5 milionë dollarë, “Blackening” në të nëntën me 3 milionë dollarë dhe “The Boogeyman” në pozitën e dhjetë me 2.5 milionë dollarë./rtv21/KultPlus.com
Gjatë rikonstruksionit të një pallati në lagjen 11 të Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti, është rehabilituar edhe kati nëntokë ku ndodhet një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, Mozaiku i Meandrit.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirian Sako, ndau në rrjetet sociale një album fotografik të mozaikut, duke njoftuar se, i gjithë kati ku ndodhet mozaiku është riparuar, është kryer largimi i ujërave si dhe është bërë pastrimi i plotë dhe dezinfektimi.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kemi kërkuar të realizohet zhvendosja e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë sepse ai është një aset tjetër më vlera të mëdha arkeologjike i Durrësit”, është shprehur Sako.
Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të Diellit në lëvizje.
Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve./atsh/KultPlus.com
Shahindere Bërlajolli është një nga këngëtaret e para të muzikës popullore shqipe.
Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.
Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.
KultPlus ju sjell këngën e njohur ‘Oh moj shamikuqe’ të interpretuar nga zëri i këndshëm i Shahinere Bërlajollit.
Ti dole jashtë prej natës dhe kishte lule n’duert e tua, tash ke me dalë jashtë prej nji turme konfuze, jashtë nji trazine fjalësh rreth teje. Unë që t’kam pa mes gjanave ma t’randësishme u zemërova kur ata e përmendën emnin tand në vende të zakonshme. Kisha dashtë që valët e ftohta në mendjen time t’lundronin, dhe që bota të thahej si nji gjethe e vdekun, ose t’ish si farat e asaj lules që t’zhdukej me nji t’fryme, që me mujt me t’gjetë sërish, të vetme.
Sonte KultPlus ju sjell këngën ‘More e kam pasë një jaran të vjetër’ të intepretuar nga zëri i paharrueshëm i Qamilit të Vogël, këngë kjo që i ështe kushtuar Ymer Rizës, shkruan KultPlus.
Qamili i Vogël ka një bagazh të madh në skenën muzikore, duke mbetur kështu njëri ndër zërat më të paharrueshëm të skenës sonë muzikore.
Qamili i Vogël i takoi plejadës së parë të këngëtarëve popullorë kosovarë të pasluftës , siç janë : Zyhra Mula, Meserete Çavolli, Mazllom Mejzini, Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Hivzi Vokshi, Xhejlani Broçi, Adem Ejupi , Lilijana Çavolli, Muhamet Shala, Shahindere Bërlajolli, Qerimane Imami, Myrvete Fetahu, Gonxhe Gashi, Lajde Berisha, Behixhe Pakashtica , Anton Tomi , Gonxhe Manaku , Ismet Veseli, Rexhep Zajazi e shumë të tjerë.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. / KultPlus.com
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ka ulur siparin me ndarjen e çmimeve filmave që spikatën. Gjatë 5 ditëve, ky festival i solli më shumë gjallëri qytetit të Pogradecit, i cili tashmë ka një frekuentim më të gjerë nga vendas por edhe turistë të huaj. Ky ishte edicioni i 13-të për Balkan Film & Food Festival.
Çmimi “Best Movie Award” shkoi për filmin “Dignity”i regjisorit grek Dimistris Katsimiris. Marko Santic nga Kroacia fitoi “Best Balkan Spirit Award” me filmin “Marko”, ndërsa regjisori shqiptar Edmond Mandro ka rrëmbyer çmimin “Best Short Movie Award” me filmin e tij “Kllouni”.
Në natën e ndarjes së cmimeve, një moment special iu kushtua regjizorit të nderuar Kristaq Mitro dhe pasurisë kinematografike që ai la pas.
Edicioni i vitit 2023 solli pranë qytetarëve e vizitorëve të Pogradecit rreth 80 filma. Në program kishte filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 11 vende të Ballkanit.
Veprat filmike përfaqësuan Turqinë, Rumaninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Greqinë dhe Malin e Zi./atsh/KultPlus.com
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan sot projektet finaliste të cilat garojnë në konkursin ndërkombëtar për Muzeun “Besa”.
Konkursi Ndërkombëtar u shpall në 13 shkurt 2023. Rrugëtimi për realizimin e tij, nisi me 17 projektues që ju përgjigjën fillimisht thirrjes së Ministrisë së Kulturës, duke kaluar më pas në faza të tjera të konkursit, për të arritur tek 5 finalistët.
Studiot prestigjioze prej të cilave do të përzgjidhet fituesi janë: MVRDV nga Holanda, EAA “Emre Arolat Architecture” nga Turqia, “Schneider & Schumacher” nga Gjermania, “Cook Haffner Architecture Platform” nga Anglia dhe “Oppenheim Architecture” nga Zvicra.
Prej datës 12 prill, kur u bë shpallja e finalistëve, nisi edhe faza e dytë, gjatë së cilës finalistët u ftuan për t’u njohur nga afër me godinën ekzistuese të banesës së Libohovitëve, Monument Kulture, Kategoria I, e cila gjendet në qendrën historike të Tiranës.
Projekti fitues pritet të shpallet po sot.
“Përtej çdo qasje klasike, si arkeologjia e të tjera, koncepti i besës është një koncept shpirtëror e si i tillë patjetër që gjen nevojën për t’u treguar jo vetëm përmes librave të historisë, por me një hapësirë që flet shqip e mbi të gjitha flet edhe me gjuhën e vitit 2023.
Shkurt dhe shqip, ky koncept quhet besa. Një dimension shpirtëror i shqiptarëve dhe me këtë plotëri që ekziston në Shqipëri, e themi me bindje se nuk ekzikston në asnjë vend tjetër”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë prezantimit në TKOB.
Muzeu i “Besës” është i lidhur shpirtërisht me Muzeun Hebraik në Vlorë. Ndërtimi i tij përbën një sfidë pasi nga njëra anë bëhet fjalë për restaurimin e muzealizimin e një godine historike në zemër të Tiranës, por njëkohësisht duhet të flasë me zërin e kohës.
“Si një metropol gjithnjë e më shumë në rritje Tirana ka nevojë që të tregojë jo vetëm dimensionin e saj modern por mbi të gjitha rrënjët që na lidhin me elementet karakteristikë identitar e më të bukur të shqiptarisë”, u shpreh ministrja Margariti. Ajo shtoi se, “mbrojtja e hebrenjve nga shqiptarët ka qenë një nga momentet më simbolike të asaj që në Shqipëri marrim si të mirëqenë, që është toleranca e bashkëjetesa shqiptare”./atsh/KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com
Në Prizren me datë 7 korrik do të bëhet hapja e edicionit të katërt të Bienales së Autostradës, në të cilën do të paraqiten instalacione artistike tërheqëse, ngjarje kulturore dhe aktivitete zhytëse për ndërtimin e komunitetit, përcjell KultPlus.
Në mesin e këtyre aktiviteteve do të dalë para publikut edhe monumenti “Punë, art, dije” i artistit dhe profesorit universitar, Alban Muja. Ky monument, i konsideruar si njëri ndër simbolet kryesore të qytetit të Mitrovicës, u largua nga aty 13 vite më parë, për tu kthyer edhe më fuqishëm këtë vit.
Në Facebook, artisti Alban Muja, ka shpërndarë edhe disa detaje të veprës së tij, duke shpalosur para njerëzve skicën dhe procesin e punës për këtë vepër.
Edicioni i katërt i Bienales së Autostradës do të hapet në tri qytete të Kosovës, ku me datën 7 korrik do të jetë në Prizren, ndërsa me 9 në Prishtinë dhe Mitrovicë. / KultPlus.com
Të udhëtosh vetëm është diçka, që të gjithë duhet ta përjetojnë, për të zbuluar kuptimin e vërtetë të “lirisë” ose, më saktë, “kaosit të kontrolluar”.
Ju duhet të jeni drejtuesi i vetes, kapiteni i anijes suaj, ai që vendos nëse do të shtypni butonin e gjumit apo zgjimit. Mund të shkoni në shumë vende, nëse nuk do t’ju duhet të negocioni me të tjerët, apo t’i prisni ata!
Imagjinoni të jeni në gjendje të anuloni në mënyrë impulsive një udhëtim në muze dhe të zgjidhni të shijoni një ëmbëlsirë. Asnjë paragjykim, asnjë vendtakimi me miqtë, vetëm kënaqësi, përcjell abcnews.al.
Por, ku të fillojmë? Cilat janë vendet më të mira për ata që udhëtojnë vetëm? Ka shumë potencial për të gjithë ata që udhëtojnë vetëm. Të debatosh për vendet më të mira për të udhëtuar vetëm, është si të pyesësh se cila është shija më e mirë e akullores.
Në listën ku përfshihen 37 vende më të sigurta për të udhëtuar vetëm ndodhet edhe Shqipëria, destinacion që shpesh herë është anashkaluar.
Revista kulturore e cila vizitohet mbi 100 milion herë brenda muajit ka përfshirë Shqipërinë si vend i sigurt për të udhëtuar vetëm.
Në këtë artikull Shqipëria përshkruhet edhe si ilirët e lashtë.
”E strehuar në Ballkan, Shqipëria u ofron udhëtarëve një shans për të gërmuar në një cep të Europës, shpesh të anashkaluar.
Shqipëria është një nga ato vende, ku nuk dihet se çfarë të presësh. E vendosur pak larg shtegut të rrahur, është plot surpriza, gjë që krijon një eksperiencë të veçantë.
Zbuloni sekretet e ilirëve të lashtë, kthehuni në rivierën e mbuluar nga dielli ose gjeni veten mes bukurisë së paprekur të Bjeshkëve të Nemuna. Shqipëria pëshpërit përralla të së shkuarës, histori të së tashmes dhe premton një udhëtim të paharrueshëm.
Në përgjithësi, udhëtimi në Shqipëri është i sigurt. Ka rreziqe të vogla, por asgjë nuk duhet t’ju pengojë të shkoni atje”, thuhet në artikull. / KultPlus.com
Kryeqyteti i Kosovës do të vendosë kamera në institucionet shkollore.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës, duke theksuar se kryeqytetit është duke krijuar mjedis ku mund të zhvillohet procesi arsimor për zhvillimin e qëndrueshëm të nxënësve dhe të personelit arsimor.
“Kjo do të krijojë një ndjesi të sigurisë për të gjithë nxënësit dhe stafin shkollor”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Shtëpia e ankandeve të Guernsey do të nxjerrë në ankand rreth 1100 artikuj të kujtimeve të familjes Jackson më 30 dhe 31 maj në Hard Rock.
Kapela e zezë e veshur nga ikona legjendare e pop-it pak para performancës së tij legjendare në shëtitje në hënë do të blihet gjatë një ankandi prestigjioz në kryeqytetin francez në shtator, raportoi AFP.
Gjatë performancës së tij të hitit ikonik, Billie Jean, Michael Jackson hoqi pa mundim kapelën e tij dhe bëri hapin që shpejt u nderua si ecja në hënë, një pjesë e pashlyeshme e historisë së kulturës pop. Prandaj, nuk është befasi që vlera e kapelës së zezë varion midis 60,000 dhe 100,000 euro. / KultPlus.com
Anees Majeed, i cili humbi pesë të afërm në anijen që u mbyt në Greqi më 14 qershor, pa me mosbesim dhe zemërim teksa një operacion shpëtimi miliona dollarë po zhvillohej për pesë burra të tjerë të humbur në det javën e kaluar.
Të paktën 350 qytetarë pakistanezë ishin në anijen e mbipopulluar, konfirmoi të premten ministri i brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaullah. Më shumë se 80 njerëz kanë vdekur. Rreth 500 njerëz të tjerë janë vlerësuar të zhdukur dhe dyshohet se janë të vdekur.
Ka pak shpresë se kushërinjtë e tij do të gjenden ose do të sillen ndonjëherë në shtëpi. Familja është e shkatërruar kur dëgjon për provat në rritje se autoritetet europiane e dinin se anija ishte në telashe, por nuk ndërhynë.
Megjithatë, teksa ata vajtonin në funeralë pa trupat e viktimave të zhdukura në det, një operacion shpëtimi po përflitej në mbarë botën. Objektivi i tij ishin pesë burra, po ashtu të humbur në thellësi të oqeanit, por në një udhëtim që e kishin zgjedhur si aventurë, jo të shtyrë nga dëshpërimi për një jetë më të mirë. Dy prej tyre ishin gjithashtu shtetas pakistanezë, por nga ana e kundërt e shkallës sociale me kushërinjtë e Majeed – biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar, Suleman.
Kontrasti midis dy tragjedive, shkalla e përpjekjeve për të shpëtuar ata që janë në rrezik dhe reagimi i medias ndërkombëtare ndaj dy historive ka nxitur debat brenda Pakistanit rreth pabarazisë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe vlerave të ndryshme të vendosura për jetët e njerëzve.
“Ne u tronditëm kur mësuam se miliona para do të shpenzoheshin për këtë mision shpëtimi,” tha Majeed. “Ata përdorën të gjitha burimet dhe kaq shumë lajme dolën nga ky kërkim. Por ata nuk u shqetësuan të kërkonin qindra pakistanezë dhe njerëz të tjerë që ndodheshin në varkën afër Greqisë. Ky është një standard i dyfishtë.”
“Nuk është faji i pesë burrave që qindra njerëz vdiqën në brigjet greke. Por është faji i një sistemi ku pabarazitë klasore janë kaq të mëdha,” tha për Guardian një gazetare palestineze, e cila kërkoi të mos i përmendet emri. “Kur njerëzit e vënë në dukje këtë, keqkuptohet si urrejtje.”
“Është e trishtueshme që një nëndetëseje me pesë njerëz të pasur iu kushtua shumë më tepër konsideratë, mbulim dhe rëndësi sesa emigrantëve në varkë,” tha një prej të afërmeve të viktimave. “Duhet të jenë shpenzuar miliona dollarë për të shpëtuar të pasurit, por për të varfërit nuk ka një mundësi të tillë. Edhe qeveria pakistaneze nuk po i kushtonte vëmendje kësaj çështjeje.”
“Këto dallime nxjerrin në pah vlerat e pabarabarta që u janë caktuar jetëve të ndryshme njerëzore, me vetëdije apo pa vetëdije, nga shoqëria dhe qeveritë,” tha Arsalan Khan, asistent profesor i antropologjisë në Union College në New York.
Përmirësimet e sigurisë mund të parandalojnë një tjetër tragjedi si ajo e Titanikut, por fluksi i njerëzve drejt Europës me anije të nuk ka gjasa të ndalet pa ndryshime të thella në sistemin ekonomik që i shtyu qindra të vinin në rrezik jetën e tyre e të vdisnin në një udhëtim që e dinin se ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm.
“Unë e di një gjë: njerëzit e varfër do ta bënin përsëri këtë udhëtim vdekjeprurës pasi ata po jetojnë në mjerim në Pakistan dhe kushtet ekonomike janë të padurueshme,” tha Majeed. “Qeveritë do të bënin më mirë ta ndalonin këtë, në vend që t’i mbysnin në det të hapur.”
Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me qytetet më “inteligjente” është Nju Jorku, i ndjekur nga Toronto, në vendin e 3-të, Seuli në vendin e 4-të, ndërsa qyteti Shenzhen në vendit e 5-të. Një vit më parë, renditja përfshinte – përveç Shangait, Seulin në vendin e dytë, Barcelonën, Pekinin dhe Nju Jorkun.
Vlerësimi nxjerr në pah qytetet më të zgjuara në botë midis 50 qyteteve më të zgjuara në mbarë botën, duke vlerësuar një sërë kriteresh. Pesë metropolet kampione për vitin 2023 dallohen në fusha si transporti dhe infrastruktura “inteligjente”, energjia dhe sistemet inteligjente të ndriçimit, menaxhimi “i zgjuar” i trafikut, përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe lidhja urbane.
Juniper Research e rendit Shangain të parin ndër qytetet më “inteligjente” në botë për të dytin vit radhazi, falë lidhjeve të avancuara të qytetit dhe sistemeve të ruajtjes së të dhënave. Karta e fortë e Shangait, sipas analistëve, është Suishenban Citizen Cloud, e cila ofron akses në më shumë se 1000 shërbime të ndryshme për banorët e qytetit, si dhe zhvillimin e fuqishëm të 5G dhe përdorimin e teknologjive inovative.
Për më tepër, të gjitha qytetet kryesore që zënë vendet e para në renditje kanë zhvilluar shërbime që përdorin efektivisht të dhënat dhe lidhjen për të përmirësuar përvojat e qytetarëve. Shanghai ka marrë një qasje të përbashkët ndaj të dhënave, duke ndërtuar jo vetëm një platformë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave, por edhe lidhjen për të mbështetur çdo aspekt të saj.
Qytetet “inteligjente”, përtej avantazheve të dukshme që ofrojnë për banorët e tyre, kanë një kontribut të madh në ekonomitë e tyre kombëtare, por edhe një gjurmë të madhe në ekonominë globale. Sipas vlerësimeve të Juniper Research, kursimet e kostos nga zhvillimi i qyteteve “të zgjuara” parashikohen të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2028 në mbarë botën. Performanca korresponduese në vitin 2023 vlerësohet të jetë 96 miliardë, që përkthehet në një rritje kumulative prej 158% midis 2023 – shit dhe 2028 – ës. Kursimet e kostos vijnë nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe emetimet nga zhvillimi i rrjeteve të transportit inteligjent dhe infrastrukturës, nga trafiku “inteligjent”, menaxhimi dhe ndriçimi ‘smart’ i rrugëve./Katror.info / KultPlus.com
Elton John ka shkëlqyer në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo jo të gjithë fansat ishin të kënaqur. Ajo që i zhgënjeu jo pak të pranishmit, ishin yjet me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët nuk u ngjitën në skenë bashkë me të.
Fillimisht, u përfol se Britney Spears do të performonte këngën “Hold Me Closer” në bashkëpunim me Elton John gjatë shfaqjes, por 41-vjeçarja nuk u shfaq.
Nga ana tjetër një zhgënjim ishte edhe mungesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ai njoftoi se do e këndonte i vetëm këngën “Cold Heart” pasi Dua nuk mund t’i bashkohej atë natë.
Bukuroshja publikoi një foto që ishte në një darkë familjare dhe fansat nuk nguruan t’i shkruanin “Më fal Dua Lipa, por çfarë është më e rëndësishme se performanca në Glastonbury me Elton John”? / KultPlus.com
Christian Roberto López Rodríguez, është i riu nga Spanja që theu rekordin botëror për vrapimin më të shpejtë me taka në këmbë. Për 12.82 sekonda arriti të vrapojë deri në 100 metra, duke hyrë në librin e Guinness.
34-vjeçari mori Rekordin Botëror Guinness nga André Ortolf, i cili përfundoi rrugën e 100 metrave në 14.02 sekonda në vitin 2019, shkruan Thenews, transmeton KultPlus.
“Përgatitja ishte shumë shteruese dhe specifike”, tha Rodríguez për Guinness World Records. “Më duket shumë sfiduese të jesh në gjendje të vraposh me taka të larta me shpejtësi të madhe. Në Spanjë ka gara të tilla dhe ato gjithmonë kanë shkuar mirë për mua”.
Njerëzit që bëjnë oferta për të thyer rekordin duhet të veshin këpucë me taka të larta. Takat duhet të jenë të paktën 7 cm (2,76 in) të larta dhe jo më shumë se 1,5 cm (0,59 in) të gjera në majë, që do të thotë se këpucët me platformë nuk lejohen.
Christian tha se ai u përpoq me këtë regjistrim për të provuar se diabetikët e tipit 1 si ai “mund të bëjnë po aq ose më shumë gjëra sesa njerëzit pa diabet”.
Spanjolli ka thyer edhe rekorde të tjera – duke përfshirë kohëzgjatjen më të gjatë të balancimit të një biçiklete në mjekër (9 minuta 41 sekonda), kohëzgjatjen më të gjatë të balancimit të një objekti në hundë (2 orë 42 minuta) dhe shkallët më të njëpasnjëshme të ngjitura (2082).
Ai mban 57 tituj të rekordeve botërore Guinness dhe planifikon të thyejë më shumë gjatë vitit në vazhdim. / KultPlus.com
Këtë vit, studentët e regjistruar në Computer Science 50: Introduction to Computer Science, kursi kryesor i kodimit në Harvard, do të kenë në dispozicion një mjet të ri mësimor: inteligjencën artificiale.
“Duke filluar nga vjeshta, studentët do të jenë në gjendje të përdorin AI për t’i ndihmuar ata të gjejnë gabime në kodin e tyre, të japin komente mbi hartimin e programeve studentore, të shpjegojnë linja të panjohura kodi ose mesazhe gabimi dhe t’u përgjigjen pyetjeve individuale”, tha profesori CS50 David J. Malana, të cilën ai e dërgoi përmes postës elektronike të tij, raporton The Harvard Crimson.
Kjo është një kthesë e madhe nga viti i kaluar shkollor, kur Harvardi nuk kishte përdorim të rregulluar të inteligjencës artificiale në fund të semestrit të vjeshtës 2022.
Megjithatë, studentët nuk do të përdorin ChatGPT ose GitHab Kopilot, të cilat janë të njohura në mesin e zhvilluesve. Profesor Malan thotë se këto mjete janë “shumë të dobishme për momentin”.
Në vend të kësaj, Harvardi ka zhvilluar modelin e tij të gjuhës në shkallë të gjerë, “Ce-Es50 bot” që do të jetë “i ngjashëm në frymë”, por do të fokusohet në “udhëzimin e studentëve drejt një përgjigjeje në vend që t’u japë atyre një përgjigje të gatshme”.
Ce-Es50 do të jetë gjithashtu i disponueshëm për studentët jo të Harvardit. / syri.net / KultPlus.com
Mos harro se lëkura rrudhet, e flokët mbulohen me borë; Ditët bëhen vite… por më e rëndësishmja nuk ndryshon kurrë!
Forca jote e bindja jote s’njohin moshë. Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës që mosha ta endi mbi fytyrë!
Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje. Pas çdo suksese, një zhgënjim. Përderisa je gjallë, gjallëro!
Në qoftë se të mungon çka bëje më parë, bëje përsëri, mos rri duke parë fotografi të zverdhura nga koha! Mos e lerë të ndryshket hekuri që ke brenda vetes.
Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt. Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh, ec shpejt. Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt, ec! E kur as të ecësh s’do të mundesh, përdore shkopin e shko… Veç për t’u ndalë, ti kurrë mos ndalo!/KultPlus.com
Organizata TOKA, e cila punon për edukimin dhe zhvillimin e shkathtësive te të rinjtë në Kosovë që nga viti 2015, po sjellë Konferencën e tretë me radhë në kuadër të programit të Vullnetarizmit Edukativ të cilin janë duke e zbatuar nga viti 2018.
Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.
Konferenca këtë vit synon të bashkoj rreth 100 pjesëmarrës duke përfshirë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ekspertë të arsimit, mësimdhënës, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Qëllimi i kësaj Konference do të fokusohet në:
Sukseset e arritura në programin e Vullnetarizmit Edukativ përgjatë 5 viteve, në të gjithë Kosovën. Ndikimet e programeve vullnetare dhe jashtëkurrikulare në sistemin arsimor dhe fuqizimin e të rinjve. Mësimet e marra dhe ndikimi i Vullnetarizmit Edukativ në shkolla dhe në komunitet. Vizioni për të ardhmen dhe hapat e ardhshëm. Aplikimi i praktikave, teknikave dhe metodoligjisë së Vullnetarizmit Edukativ në klasë.
Hapjen e Konferencës do ta bëjnë:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës – Glauk Konjufca Drejtoresha ekzekutive e TOKAs – Jehona Gjurgjeala
Konferenca do të përfshijë panelin e diskutimit “Programet vullnetare dhe jashtëkurrikulare në sistemin arsimor dhe ndikimi i tyre në fuqizimin e të rinjve” ku panelistë do të jenë:
Besianë Musmurati – Drejtoreshë Komunale e Arsimit, Prishtinë Majlinda Zhitija-Gjelaj – Prodekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Hisni Luri – Drejtor Komunal i Arsimit, Han i Elezit Natyra Agani – Psikologe dhe profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina
Hatixhe Zeka – Menaxhere e Programit të Vullnetarizmit Edukativ thekson se gjatë këtyre pesë viteve, në programin e Vullnetarizmit Edukativ janë përfshirë më shumë se 2500 të rinjë, janë trajnuar 250 mësimdhënës e studentë në metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ dhe janë zbatuar më shumë se 200 projekte komunitare në të gjithë Kosovën. Andaj ajo konsideron që kjo është arritje e madhe që të mblidhen dhe këto suksese t`i festojnë së bashku në këtë Konferencë.
Konferenca do të mbahet me datën 30 qershor 2023, nga ora 10:15 në hapësirat e RIT Kosovo (A.U.K) në Prishtinë. / KultPlus.com