Takim ndërkulturor në Pejë, Sidheri, Spilek, Perry e Shala do të prezantojnë krijimtarinë e tyre

Takimi ndërkulturor letrar që tashmë ka filluar në disa komuna, në këtë të shtunë do të mbahet në Pejë, përkatësisht në Sallën e Bardhë të Hotel Dukagjinit duke filluar në ora 12:00, shkruan KultPlus.

Elvi Sidheri me romanin “Hemisferat e Serenës”, Nedjeljko Spilek me librin “Grad Dusa- Qyteti i Shpirtrave”, Marc Perry me librin e tij “War in theri own words”, i cili në botimin shqip është me titullin “Lufta me fjalët e tyre”, libër i cili është me dokumente të porsa deklasifikuara britanike lidhur me bombardimet e NATO ndaj regjimit të Millosheviçit në 1999, si dhe Bekim Shala me librin e tij futuristik kanunor “Kush e solli Çetinën?”./ KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës uron poetin Lulzim Tafa

Poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, këto ditë, nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, është dekoruar me urdhrin e lartë të këtij vendi “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”.

Kjo është Dekorata më e lartë që deri më tash i është dhënë ndonjë shkrimtari a artisti në Kosovë.

Me këtë rast PEN Qendra e Kosovës e uron Lulzim Tafën për marrjen e këtij çmimi prestigjioz dhe e falënderon Francën për përzgjedhjen e anëtarit të PEN Qendrës për dhënien e kësaj Dekorate.

PEN Qendra e falënderon Lulzim Tafën për kontributin që ka dhënë në këtë Asociacion dhe i dëshiron edhe çmime e dekorata të tjera në fushën e artit në të cilën ai shquhet-poezi./ KultPlus.com

50 shtete pjesëmarrëse në Evropianin e xhudos në Prishtinë

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos vjen si ngjarja më e madhe sportive në vend.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 16 dhjetor.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Federata e Xhudos e Kosovës bëri me dije se hyrja do të jetë falas për të gjithë. / KultPlus.com

May be an image of text

Studimi: Personalitetet me kontribut në lëvizjen antifashiste, zhytur në harresën historike

Nëntori është muaji i festave që kujtojnë ngjarje të rëndësishme historike të vendit, si shpallja e Pavarësisë  në 28 nëntor 1912 dhe ajo e Çlirimit  të vendit nga pushtuesi nazist, 29 nëntor 1944.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli sot në vëmendje disa fakte në lidhje me këto ngjarje. Kështu, sipas AIDSSH, çështja e datës së çlirimit mbetet ende ndër më të debatuarat në dekadat e paskomunizmit, por edhe vetë tema e luftës antifashiste mbetet e tillë. Siç akademikët pohojnë, studimet shkencore në këtë drejtim përshkohen nga tendenciozitet i hapur politik e klasor që ka dëmtuar jo vetëm në frymë studimet për luftën por i ka deformuar ato edhe në përmbajtje.

AIDSSH shprehet se shumë personalitete shqiptare kundërshtar të fashizmit, të arsimuar në Perëndim, Francë, Austri, Gjermani, Itali, etj, zotërues të disa gjuhëve të huaja, aktivë në jetën kulturore, politike e shoqërore në vend, janë zhytur në harresën historike për sa i takon kontributit të tyre në lëvizjen antifashiste.

Të dënuar në Ventotene dhe ishujt e tjerë italianë,  ata u dënuan nga të dy sistemet, fashizmi e komunizmi, për shkak të dritës që përcillnin, të forcës intelektuale dhe të ndikimit të fuqishëm të të tjerët.

Për fatet dhe rolin e tyre në histori shkruan studiuesja  Ardita Repishti nga Istituto Storico Italiano per l’Età Moderna e Contemporanea në studimin: “Internimet politike të shqiptarëve gjatë pushtimit italian, profilet antifashiste gjatë luftës dhe pas saj”, mbajtur në simpoziumin e AIDSSH : “Tepelena në dy kohë-nga kazermat italiane tek kampi me tela me gjemba”, zhvilluar në 23 gusht 2023 në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. fashizmit, nazizmit e komunizmit.

AIDSSH sjell disa fakte nga ky studim.

Nga rreth 130 veta të dënuar në Ventotene, gati gjysma e tyre u ridënua pas kthimit në Shqipëri dhe vendosjes së regjimit komunist. Një pjesë u asgjësuan pa mbaruar ende lufta, si (shtator 1943), (shtator 1944) (shkurt 1944).

Një pjesë u larguan nga atdheu me vendosjen e regjimit, si , (bashkëthemelues i Ballit Kombëtar dhe i Partisë Socialdemokrate), (Balli Kombëtar) apo profesor  ̈ (Legaliteti). Familjet e tyre në Shqipëri ishin ato që vuajtën zgjedhjen e profesorëve që shkëlqyen në Perëndim.

Të tjerë u dënuan në vend, me vdekje, me burg, me internim, mosushtrim të të drejtave e lirive, mohim të pronësisë intelektuale. Mes tyre avokati (i vdekur në hetuesi), kimisti (i pushkatuar me intelektualët e bombës në ambasadën sovjetike) (pushkatuar me grupin e deputetëve), ̈ (pushkatuar me pjesëmarrësit e Kongresit të Lushnjës), nacionalisti pejan (pushkatuar nga gjyqi ushtarak i 1945), nacionalisti (pushkatuar si eksponent i Ballit në 1945), (pushkatuar me grupin e dytë të deputetëve në 1948), shkrimtari (dënuar me burg, survejuar gjithë jetën, hequr disa herë e drejta e botimit) gjuhëtari (zotërues i 12 gjuhëve të huaja) transliteruesi i teksteve arbëreshe (zotërues i 11 gjuhëve të huaja), (dënuar familjarisht), . . , atentator në tentativë i Musolinit, (vrarë në burgun e Pejës, në 1946), (po ashtu atentator në tentativë i Duces, i dënuar si ballist), botuesi (i dënuar me burg), etj.

Të tjerë, makina e pushtetit i gllabëroi rrugës, si ̈, , , , ̈ , .Të tjerë zgjodhën të tërhiqen nga veprimtaria politike e të shkojnë një jetë të qetë.

AIDSSH u shpreh se krijimi i tablosë së plotë të shqiptarëve të dënuar në Ventotene dhe ishujt kufitarë e më gjerë në të gjithë Italinë, në qendra të ndryshme të dedikuara, Bari, (Grumo), Perugia (Colfiorito, Monte Santa Maria Tiberina), si edhe në Shqipëri, është impenjativ./ atsh / KultPlus.com

Edhe një hap konkret drejt funksionalizimit të Agjencisë Shtetërore Anti Doping

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Anti Dopingun, i cili parasheh edhe themelimin e Agjencisë Shtetërore Anti Doping, MKRS-ja po punon intensivisht në plotësimin e kuadrit ligjor sekondar që rregullon dhe mundëson funksionimin e kësaj trupe në nivel kombëtar, gjë e cila dëshmon përkushtimin që Kosova ka në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Përkitazi për këtë angazhim, po mbahet një punëtori dy ditore në hartimin e dy akteve nënligjore në plotësimin e infrastrukturës ligjore përcjellëse që parasheh ligji. Në kuadër të punëtorisë u hartuan Rrregullorja për detyrat, përbërjen, funksionimin dhe kompensimin e komisioneve në Agjencinë Anti Doping, konkretisht Komisioni për Përjashtimin e Përdorimit Terapeutik dhe Komisionin Disiplinor. Po ashtu, u hartua edhe Rregullorja për rregullat kombëtare Anti Doping. / KultPlus.com

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh, Zef Deda

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka vdekur në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si ‘Charlie Chaplin’ i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, Kollovari”, Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./tvklan.al / KultPlus.com

Në Tokio mbahet Kampionati i parë Botëror për mbledhjen e plehrave

Ekipe nga 21 vende të botës, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Spogomit, mbledhin mbeturina në rrugët e Tokios.

Në qendër të Tokios u zhvillua këtë javë Kampionati i parë Botëror të Spogomit. Spogomi është një sport i ri që përbëhet nga fjalët “sport” dhe “gomi” që në japonisht do të thotë mbeturina apo plehra. Spogomi mund të përkthehet si “garë për mbledhje mbeturinash”.

Ekipe të përbërë prej tre vetësh garojnë kundër njëri-tjetrit për të gjetur dhe seleksionuar sa më shumë mbeturina që të jetë e mundur për një periudhë kohe të paracaktuar. Fituesit shpallen sipas një sistemi pikësh të bazuar në llojet e mbeturinave.

Fitues i Kampionatit Botëror të Spogomit 2023 u shpall ekipi nga Pakistani.

Në Japoni Spogomi është shndërruar në një lëvizje masive. Sipas Fondacionit Nippon, organizata më e madhe jofitimprurëse e Japonisë, që e promovon zyrtarisht këtë sport që nga viti 2019, në konkurset e ndryshme deri tani kanë marrë pjesë 150,000 vetë.

Sidomos shkollat e ​​ofrojnë Spogomin si aktivitet jashtëshkollor pasditeve. Në fillim të vitit ky sport u bë i njohur edhe jashtë Japonisë dhe që atëhere në garat e Spogomit kanë marrë pjesë “sportistë” nga mjaft vende të tjera duke grumbulluar dhe seleksionuar plehra. Në Kampionatin e parë Botëror të Spogomit ishin të përfaqësuara të gjitha kontinentet me ekipe nga Australia e Filipinet e deri nga Maroku, Gjermania dhe SHBA-ja./DW/ KultPlus.com

Të pres në xhaminë e qytetit

Poezi nga Arbër Selmani

Të pres në xhaminë e qytetit
mes lutjeve e mëkateve
eja thuaji Zotit se je më i vogël se ai
je turpi i jetës sime
eja lutu
jepi me gojë frazat që t’i mësoi Libri i Shenjtë
në hyrje, zhvishi këpucët
trosha buke jepi asaj gruas rome te dera,
ec në turmën e burrave,
dhe afrohu
ku të më gjesh.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja falju Tokës, falju Diellit, falju kafshëve
çdo shpirti që shtrëngon
jam në rendin e parë
eja dhe bashkë flasim
eja përmendja të madhërishmit, sa i pafuqishëm je ti
ti, plaga e madhe e dashurisë.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja në tempull, ti krimb i keq
eja dylufto me kohën kur ishe burrë i mirë
kur ishe insan
i kam hapur dritaret, hoxha po e pret shiun
unë po të pres ty
qyteti po e pret këngën e shpëtimit.

të pres në xhaminë e qytetit
të vish
të kuptohemi për herë të parë.

vishe këmishën e gjelbër, bëhu mbret i fesë islame
shikojmë kupolat, sherefet, minaret,
ti qan për veten
unë qaj pse nuk qava kurrë.

Të pres në xhaminë e qytetit
Eja, edhe nëse nuk më do
Eja se ke heshtur boll
mendja jote ka agjëruar gjatë,
Eja e thuaji të madhit dhe shokëve të tij
që njerëzit e mirë sot nuk janë në këtë xhami.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja, të lutem, sepse as unë nuk të dua
përkulemi në tepihun e pastër kadife
te dera, gjuaji përtoke pallavrat që të mbajnë gjallë
Ulu afër meje, mos e shaj krijuesin.

Më gjej në qetësi, jam aty ku ulet njeriu i mjerë
afrohu, mos ma kap dorën,
mbylle gojën, lutu për mua a për veten,
jam duke të pritur
në xhaminë e fundit të dy jetëve tona. / KultPlus.com

Prezantohet për festat e nëntorit fondi i paeskpozuar i armëve të Muzeut Historik të Shkodrës

Nëntorin e festave, DRTK Shkodër e nisi me prezantimin për herë të parë, të fondit të paekspozuar të një grupi armësh të cilat janë pjesë e arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës.

“Një moment i rëndësishëm për të rizbuluar pasurinë e Shkodrës përmes fuqisë së këtyre objekteve me ndikim në kontekstin historik për shoqërinë tonë”, thuhet në publikimin online të DRTK Shkodër.

Nisma ka ardhur në kuadër të një bashkëpunim të mirë me Bashkinë Shkodër, bashkëpunim i cili ka bërë të mundur që një pjesë e armatimeve nga ky fond të restaurohen me mbështetjen e specialistëve të DRTK Shkoder.

“Kjo është një përpjekje e përbashkët për të rivendosur vlerën, elegancën dhe fuqinë që mbartin këto objekte të rralla që mbajnë gjallë trashëgiminë e shekujve të kaluar”, shprehet DRTK Shkodër./ atsh / KultPlus.com

Rama: “Shtëpia e Arbëreshëve” do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës

Pas shekujsh mërgimi arbëreshët “kthehen” në shtëpi.

Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”, një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë, të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.

“Shtëpia e Arbëreshëve”, do të jetë jo thjeshtë si një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës. / KultPlus.com

Presidenti Macron dekoron poetin Lulzim Tafa me urdhrin e lartë “Oficer i letrave dhe arteve”

Vetëm pak ditë pasi Presidenti Francez, Emanuel Makron e dekoroi në Tiranë shkrimtarin Ismail Kadare me urdhërin “Oficier i Madh i Legjionit të Nderit”, Ministrja e Kulturës së Francës, Rima Abdul Malak e ka nënshkruar dekretin me të cilin i akordon poetit të mirënjohur kosovar, Lulzim Tafa, dekoratën ”Oficier i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”.

Kjo është dekorata më e lartë që shteti francez e jep në fushën e artit dhe letërsisë dhe po ashtu është edhe dekorata më e lartë që ndonjë artist apo shkrimtar nga Kosova e ka marrë deri më tani nga shteti francez. Me këtë dekoratë Franca nderon personalitete të shquara franceze dhe ndërkombëtare për të arritura në fushën e artit dhe të letërisisë.

“Urdhërin Kombëtar të Letrave dhe Arteve” e ndanë Ministria e Kulturës së Francës dhe nga viti 1957 dhe është nën patronatin e Presidentit të Republikës së Francës.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët kosovarë më të njohur në botë, veprat e të cilit janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës. Tafa nga kritika letrare botërore është cilësuar si një ndër poetët kryesorë postmodernistë të Evropës, ndërsa përmes librave të tij është mjaftë i njohur edhe për lexuesit në Francë.

Kohët e fundit, Lulzim Tafa, është bërë i njohur edhe për artin e tij në shërbim të paqes.  Ai u bë shumë i njohur para shpërthimit të luftës në Ukrainë me poezinë ”Fol me poetët rusë” si dhe me letrat dërguar shumë artistëve dhe shkrimtarëve rusë me lutjet që të ndikojnë te politika që ta parandalojnë luftën. 

Si rezultat i përpjekjeve të tij anti luftë me anë të poezisë ai është nderuar nga shumë institucione kulturore e arsimore edhe në Ukrainë si dhe është dekoruar edhe nga Patriarku i Ukrainës, Patriarku Filaret me urdhërin “Yuri i Shenjtë Fitimtar”.

Lulzim Tafa po ashtu ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare, mban shumë tituj nderi në akademi dhe universitete ndërkombëare.

Ndër të tjera është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Paris.

Ceremonia e dekorimit të poetit Lulzim Tafa me urdhërin “ Oficer i Letrave dhe Arteve” do të bëhet me ceremoni zyrtare në Rezidencën Franceze në Prishtinë. /KultPlus.com

Si kujtohet ‘Rilindja’ për 78-vjetor? (VIDEO)

Në 12 shkurtin e 1945, në Prizren filloi të shtypej tri herë në javë gazeta ‘Rilindja’, që më vonë kaloi si e përditshme në Prishtinë.

Këtë të diel kur po shënohej 78 vjetori i lindjes së saj, Gani Elshani që punonte si redaktor në të, tregon për Klan Kosova se ajo luftoi edhe analfabetizmin mbarëshqiptar.

E Binak Kelmendi si kryeredaktor, kujton që me ‘Rilindjen’ zunë fill krejt nismat e mëdha kombëtare. Si shumë punonjës tjerë u dëbuan nga puna në gazetë në gusht të 1990-ës. Ani se në rrethana të vështira nga regjimi i kohës, informimi nuk ndalej edhe duke kamufluar.

Mos shtypja e ‘Rilindjes’, por as edhe një gazete tjetër në Kosovë, po shihet si e tepërt. Gazeta që nisi 78 vjet më parë, u shtyp  pas lufte në disa numra të herë pas hershëm, deri më 22 shkurt të 2008 kur u botua edhe numri i fundit i saj./KlanKosova/KultPlus.com

Në Gjilan hapet Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme

Sonte, në Teatrin e qytetit të Gjilanit, është hapur zyrtarisht Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme, i cili u realizua falë bashkëpunimit të tri organizatave CCNO, Vepro & Varg e Vi.

Mediana Bislimi, si menaxhere e projektit “Festivali i teatrit të shkollave të mesme” në fjalën hapëse të festivalit, që në fillim theksoi se ndihet shumë krenare me festivalin: “Tri organizata partnere: CCNO, si lidere e projektit, bashkë me OJQ-të Vepro dhe Varg e Vi, bashkuam forcat dhe sot kemi këtë festival unik në Gjilan e në mbarë Kosovën. Kishim kënaqësinë për këtë periudhë, të bashkëpunojmë shkëlqyer me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë Komunale të Arsimit, drejtoritë e shkollave të mesme, Teatrin e qytetit të Gjilanit, nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.”

Pas menaxheres së projektit, fjalën përshëndetëse e mori Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri. “Ky festival ka marrë mbështetjen financiare përmes memorandum bashkëpunimit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, DKRS-së dhe Ministrit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çekun, dhe projekti po zbatohet suksesshëm nga organizatat CCNO, Vepro dhe Varg e Vi.”

Në natën e parë të festivalit, u paraqitën në skenë, nxënësit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, të cilët shkëlqyen me rolet, personazhet, karakteret, interpretimin dhe lojën skenike teatrore, me shfaqjen “Klasa premtuese”. Drama po bënte fjalë për dinamikat e reja bashkëkohore të mjedisit shkollor, i cili po sfidohej nga portretizimi negativ i figurës së mësimdhënësit dhe mësimdhënies tradicionale, nevojës për reformat në metodologjinë e mësimdhënies në qendër nxënësin, konfliktet ndërmjet bashkëmoshatarëve në klasë e jashtë saj, si dhe luftimin e stereotipave dhe paragjykimeve urbane ndaj nxënësve me origjinë nga fshati.

Shfaqja “Klasa premtuese” u bë me regjinë e Blendi Arifit dhe Egzona Salihut, në bashkëpunim me regjisorin Ekrem Sopin dhe aktorin Avni Shkodrën, me dramë të shkruar nga Avni Rudaku, skenografi të Din Azizit dhe me mbështetjen teknike nga punonjësit e teatrit. Në shfaqje morën pjesë nxënësit: Anisa Jakupi, Anisa Kçiku, Ardita Ajvazi, Art Hyseni, Delina Hasani, Jona Shkodra, Jonida Bllaca, Loresa Demiri, Lijana Sadiku, Rinesa Jerliu, Sherife Syla, Tuana Dushica dhe Xhengiz Yzeiri.

Në natën e nesërme, në orën 19:00, do të jetë shfaqja “FOMO”, nga Shkolla e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, me regji të Natyrë Kallabës, ku festivali do të ketë shfaqje deri më 26 nëntor 2023 me nxënësit e të gjitha shkollave të mesme në Komunën e Gjilanit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, para pak kohësh, hapi thirrjen publike për Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme në Komunën e Gjilanit, me objektivat e përgjithshëm si: promovimin e artit përmes pasurimit, diversifikimit, barazisë gjinore dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore; edukimin e hershëm përmes teatrit; krijimin e një ekosistemi të shëndetshëm kulturor, nxitjen e vullnetarizmit, ofrimin e hapësirave për talentët e rinj, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën kulturore dhe, fuqizimin e koordinimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve të arsimit, kulturës dhe shoqërisë civile. CCNO, Vepro dhe Varg e Vi pasi dolën të suksesshme në thirrjen publike, janë implementueset e këtij projekti./KultPlus.com

‘El Pais’: Shqipëria shndërrohet në një destinacion ekskluziv turistik

Vetëm pak vite më parë, Shqipëria do të shndërrohej në një destinacion ekskluziv turistik, shkruan Pablo Bejerano në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”.

Por, këtë verë kërkimi i përhershëm i destinacionit të fshehur dhe të lirë solli një numër rekord vizitorësh në plazhet e tij me ujëra të kristalta.

Një studim i fundit tregoi sesi platformat si TikTok mund të shkaktojnë një rritje të papritur të numrit të vizitorëve në një vend të caktuar.

Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, sipas hulumtimeve, TikTok promovon videot që gjenerojnë disa ndërveprime në të njëjtën kohë.

Ndër aspektet që e dallojnë TikTok nga rrjetet e tjera sociale janë viraliteti i tij dhe lloji i audiencës.

“Destinacionet që mund të klasifikohen si më të lira dhe më të lehta për t’u aksesuar për popullatën, përshtaten më shumë me publikun e këtij rrjeti social”, tha Jennifer Mourenza, specialiste e marketingut dixhital në “AccuraCast”.

“Është e vështirë të dihet se sa vizitorë mbërrijnë në destinacione që janë në modë në TikTok, si Shqipëria, rritja e së cilës në sektorin e turizmit është e padiskutueshme”, shtoi ajo.

Vendi pati një rritje prej 26% të vizitorëve të huaj gjatë korrikut, krahasuar me shifrat e një viti më parë.

“Në shtator, numri i turistëve ndërkombëtarë u rrit me 45%, gjithsej 1,1 milionë (më shumë se një e treta e popullsisë vendase), ndërsa numri i vizitorëve në janar të vitit të kaluar u rrit me 94%”, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave.

Në nëntë muajt e parë të vitit, vendi kishte 29% më shumë vizitorë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Por, studimi i publikuar nga “Journal of Outdoor Recreation and Tourism” ka gjetur korrelacione midis shifrave në TikTok dhe të dhënave në terren.

Algoritmi i TikTok është i ndryshëm dhe më i përshtatshëm për përhapjen e videove te shumë përdorues.

“TikTok gjeneron valë popullariteti që nuk janë në Instagram”, tha Jerome Bergerou, drejtor ndërkombëtar në agjencinë “AccuraCast”.

Megjithëse turizmi zakonisht mirëpritet si një motor i prosperitetit ekonomik, këto rritje të papritura kanë homologë.

Studimi mbi efektin e TikTok-ut në promovimin e destinacioneve turistike nxjerr në pah se prurjet masive dhe të papritura të vizitorëve shkaktojnë probleme të mbipopullimit.

“Vende si plazhet e Shqipërisë tashmë po tregojnë shenja mbipopullimi.Fluksi i turistëve në shkallë kombëtare kërkon një plan paraprak dhe përfshirje të shtetit”, tha gazetari Pedro Bravo.

“Normalisht përpara se të vijë një valë turizmi, është krijuar infrastruktura turistike për ta realizuar atë”, tha Bravo.

“Hotelet janë të nevojshme. Gjithashtu duhet të ketë negociata me linjat ajrore për të ofruar fluturime të lira. Agjencitë turistike duhet ta vendosin në katalogun e tyre dhe të bëjnë oferta”, shpjegoi ai.

Më pas vjen promovimi i destinacionit, i cili, pse jo, mund të bëhet në TikTok.

Në vitin 2022, portali i udhëtimeve “Breaking Travel News” theksoi popullaritetin shpërthyes të Shqipërisë në TikTok gjatë asaj vere.

Sipas “AccuraCast” ka dy mënyra për të reklamuar një destinacion.

E para është e drejtpërdrejtë, me reklama. Tjetra është më efektive. Ajo konsiston në përdorimin e influencuesve për të gjeneruar përmbajtje rreth destinacionit turistik.

Në Shqipëri, ajo që është e qartë është se më parë ka pasur një plan për ndërtimin e një aeroporti.

Në vitin 2021, në Kukës u hap aeroporti i dytë ndërkombëtar, përveç atij që tashmë ishte  në kryeqytetin e Tiranës.

Gjithashtu, qeveria shqiptare ka planifikuar të ndërtojë edhe dy aeroporte të tjera në zonat turistike të Sarandës dhe Vlorës./atsh/KultPlus.com

Koncertet e Filharmonsë me rastin e Festave të Nëntorit

Institucioni më i lartë i muzikës në vend, Filharmonia e Kosovës, ka organizuar koncerte me rastin e festave të Nëntorit, shkruan KultPlus.

Filharmonia e Kosovës përmes një postimi në facebook ka dhënë detaje lidhur me këto koncerte:

“Më 27 nëntor 2023 në Prishtinë bashkohuni për një koncert të paharrueshëm që do të drejtohet nga mjeshtrri, Lejtnant Dario Salvi!

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestra e Forcave të Sigurisë së Kosovës do t’i bashkojnë forcat në Ditën e Forcës me një performancë në nderim të Festimeve të Nëntorit

📅27 nëntor 2023 🕖19:00 📍Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Hyrja e lirë

Një program eklektik nga meloditë klasike deri te kompozimet dinamike. Festo me muzikë!”, ka njoftuar Filhamonia./ KultPlus.com

‘Miqtë për Diellzën’, mbrëmja frymëzuese që vjen në mbështetje të mezosopranos Diellza Sylejmani

Përmes koncertit “Miqtë për Diellzën”, do të mbahet një mbrëmje frymëzuese në përkrahje të mezosopranos Diellza Sylejmani për betejën e saj kundër kancerit, shkruan KultPlus.

Në koncert do të interpretojnë sopranoja Besa Llugiqi, pianisti Misbah Kaçamaku dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Të gjitha të ardhurat shkojnë si përkrahje modeste për kolegen e tyre mezosoparanon Sylejmani.

Koncerti mbahet më 30 nëntor  në ora 19:00, te Atelija e Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Biletat janë në dispozicion në: https://bit.ly/3sFjYrp

32 vite nga vdekja e Fredi Merkurit, vokalistit më të mirë të të gjitha kohërave

Sot janë bërë 32 vite nga vdekja e këngëtarit dhe kompozitorit anglez Fredi Merkurit. Ishte këngëtari kryesor i një bande rroku që quhej Queen. “Queen” ishte një nga grupet më ikonike të viteve 1970-1980, kryesisht për shkak të zërit të talentuar dhe prezencës ekstravagante në skenë të këngëtarit të tij Fredi Mërkuri. Ai këndoi për 21 vite me grupin.

Pas vdekjes së tij nga AIDS, bota e muzikës nuk qe më e njëjta. Po si lindi grupi legjendar, dhe cili ishte në të vërtetë Fred Mërkuri?!

Grupi u formua në Londër në vitin 1970. Anëtarët e sajk origjinalë ishin Brajan Mej në kitarë, Roxher Tejlor në bateri, Xhon Dikon në kitarë bas, dhe Fredi Merkuri këngëtar. Ata praktikoheshin pa pushim në studion e tyre, derisa u gjendën në krye të hit-paradave në mbarë botën.

Emri i vërtetë i Merkuri ishte Faruk Bulsara. Ai lindi në Zanzibar të Afrikës në vitin 1946. Prindërit e tij kishin shkuar atje nga India, në mënyrë që babai i tij të mund të ruante punën në administratën e Perandorisë Britanike. Ata ishin Parsis, pra me prejardhje iraniane, dhe paraardhësit e tyre kishin shkuar në Indi gjatë pushtimeve arabe të shekullit VII-VIII.

Parsit ishin historikisht Zoroastrianë, ndjekës të atij që është me gjasë besimi më i vjetër monoteist në botë. Zoroastra, ose Zarathustra, ishte profeti i Zoroastrianizmit dhe jetoi në Iran në një periudhë të panjohur, por me siguri disa shekuj para lindjes së Krishtit. Fjala “yll” vjen pa dyshim nga “Zoroaster”. Nisur nga kjo, kjo fe mbështetet shumë tek astrologjia.

Edhe pse u lind në Zanzibar, Mërkuri u dërgua për të studiuar në shkollën e Shën Pjetrit, një shkollë e stilit britanik pranë Bombeit në Indi. Atje, ai mori mësimet e para në piano, dhe formoi një grup muzikor me disa shokë të tij.

Për shkak të Revolucionit në Zanzibar në vitin 1964, në të cilën nacionalistët afrikanë përmbysën sulltanin dhe qeverinë e tij, familja Bulsara shkoi në Angli, dhe u vendos të banojë në Feltham, një zonë që tani është pjesë e Londrës.

Fredi u bë shpejt i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai mund të luante mjeshtërisht në piano dhe kishte një ndjenjë të lindur të ritmit. Ai është lavdëruar vazhdimisht si vokalisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kur Fredi u bashkua me “Smile”, grupi u shpërbë, ndaj ai e riemërtoi emrin si “Queen”.

Faruk ndryshoi emrin në “Fredi”, që ishte më britanik. Përkundër rrënjëve të tij Zoroastriane dhe përdorimit të simboleve astrologjike në logon e grupit, Mërkuri nuk besonte tek astrologjia.

Albumi i parë i “Queen” nuk tërhoqi ndonjë vëmendje të veçantë, por ai arriti të krijojë përshtypje të mjaftueshme pozitive, për t’a vënë grupin në rrugën e duhur drejt një suksesi madhështor.

Një nga perlat e grupit “Bohemian Rhapsody”, e shkruar tërësisht nga Fredi Mërkuri në shtëpinë e tij në Londër, mori 3 javë për t’u regjistruar, dhe në disa seksione kishte mbi 180 dubla. U përdorën plot 4 studio regjistrimi, për të regjistruar plotësisht këtë këngë. Dhe u bë një hitet më të shitura të të gjitha kohërave.

Për vite më rradhë fansat e “Queen”, u përpoqën të deshifrojnë se çfarë është kuptimi ka në thelb teksti i “Bohemian Rhapsody”. Ai flet për Kuranin, Djallin, Galileun dhe varfërinë, ndër shumë gjëra të tjera. Fredi, që shkroi tekstet, këmbëngulte se ato janë fraza të pakuptimta, vetëm “absurdite që ritmojnë”.

Këngëtari i donte macet. Ai mbante zakonisht 10 mace. Dhe kur pati para të mjaftueshme për të blerë vilën e tij, i rregulloi secilës nga macet dhomën e vet të gjumit. Kur ishte nëpër turne, ai do të telefonte në shtëpi, dhe do të këmbëngulte të fliste me to.

“Show must go on” u shkrua nga Brajan Mej në nder të luftës së vazhdueshme të Fredit me sëmundjen e SIDA-s, dhe përpjekjet për të vazhduar të këndojë, pavarësisht kësaj. Kënga u publikua në tetor 1991, vetëm një muaj para se Fredi të ndërronte jetë. Ai nuk e bëri publike sëmundjen e tij deri në 24 orë, para se të vdiste. Mërkuri vdiq nga pneumonia bronkiale, e shkaktuar nga ndërlikimet që sillte sëmundja e AIDS. /bota.al/ KultPlus.com

‘Mbani sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë’

Theodore Roosevelt ishte presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Roosevelt ka fituar edhe çmimin ”Nobel” për paqe.

Gjurmët e këtij presidenti, vazhdojnë të jetojnë akoma me historinë e madhe të Amerikës.

Në vijim, KultPlus ju sjellë disa nga thëniet më të njohura të tij.

Bëni atë që mundeni, me atë që keni, atje ku jeni.

Eshtë e vështirë të dështosh, por është më keq që të mos jesh përpjekur kurrë të kesh sukses.

Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës për atje.

Kur të arrini në fund të litarit tuaj, lidhni një nyjë dhe mbajuni fort.

Njerëzve nuk u intereson sa dini derisa të dinë se sa përkujdeseni.

Asgjë në botë nuk ia vlen të kesh apo ia vlen të bësh nëse nuk do të thotë përpjekje, dhimbje, vështirësi … Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur zili një qenie njerëzore që bëri një jetë të lehtë. Unë kam zili shumë njerëz që bënë jetë të vështira dhe i udhëhoqën mirë.

I vetmi njeri që nuk bën kurrë gabime është njeriu që nuk bën kurrë asgjë.

Të edukosh një person në mendje por jo në moral do të thotë të edukosh një kërcënim për shoqërinë.

Të dish se çfarë është e drejtë nuk do të thotë shumë nëse nuk bën atë që është e drejtë.

Mbani sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë.

Në çdo moment të vendimi, më e mira që mund të bësh është gjëja e duhur. Gjëja më e keqe që mund të bësh është asgjëja.

Guximi nuk është forcë për të vazhduar më tej; por të vazhduarit më tej kur nuk keni më forcë.

Fol butë dhe mbaj një shkop të madh me vete; do shkosh larg. / KultPlus.com

Turizmi në Shkodër, 4 ide zhvillimi i shtohen platformës TIP

Platforma Inovative e Turizmit (TIP) ka mirëpritur gjatë këtyre javëve profesionistë të turizmit, guida dhe operatorë turistikë, strukturat e mikpritjes, për të krijuar modele alternative të turizmit, produkte turistike që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore, janë miqësore me mjedisin dhe kanë potencialin për të sjellë në vëmendje një destinacion turistik.

Rrugëtimi i identifikimit të TIP-ave të turizmit u mbyll të mërkurën me shumë emocione në Shkodër.

9 ide të reja për aventurën, liqenin, traditën, zakonet, kullat dhe natyrën u prezantuan me shumë entuziazëm nga profesionistët e turizmit lokal.

Platforma Inovative e Turizmit (TIP) i shtohen edhe 4 ide shkodrane që do të mbështeten për zhvillim në produkte turistike të reja: 1. Shtegtim te rrâja; 2. Amëza e Dheut; 3. Shtegu i Bleve; 4. Rreth liqenit me biçikletë.

Organizatorët e TIP falenderuan të gjithë aktorët që kontribuan me ide, kohë dhe dedikim për ta bërë TIP një rrugëtim të bukur.

TIP bën të ditur se, do të nisë punën vitin që vjen, në 2024, duke impelementuar 21 eksperienca të reja që vijnë direkt nga sektori turistik, anembanë Shqipërisë.

Ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bën të ditur se, “nëpërmjet TIP synohet të aktivizohen veçanërisht aktorët lokalë të turizmit dhe ata të rinj të cilët kanë dëshirë ta kthejnë turizmin në profesionin e tyre, duke i ftuar të japin ide për zhvillimin turistik të territorit të tyre”./atsh/KultPlus.com

‘Art Without Limit International Film Festival’ vjen me edicionin e katërt në Kino Armata

Art Without Limit International Film Festival “ vjen me edicionin e katërt,  i cili do të zhvillohet nga 01-03 Dhjetor 2023, në Kino Armata në Prishtinë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve përkon me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Festivali i këtij viti premton të jetë një festë e paharrueshme e fuqisë së kinemasë për të rritur dhe për
fëmijë “Art Without Limit Kids” për të nxitur të kuptuarit e çështjeve të aftësisë së kufizuara në shoqëri.

Si çdo vit tjetër “Art Without Limit International Film Festival” është i përkushtuar për të shfaqur një
gamë të larmishme filmash, nga rreth 1000 aplikime nga regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota
duke përfshirë dokumentarë të shkurtër, dramë-fiction dhe animacion, kemi përzgjedhur me kujdes 50
filma të mrekullueshëm që do të konkurrojnë në këtë edicion të 4-të,dhe do të shfaqen përgjatë tre
ditëve të festivalit!

Me fokus të veçantë për njerëzit me nevoja të veçanta, festivali synon të transformojë narrativën rreth
aftësisë së kufizuar dhe të krijojë një platformë për mirëkuptim dhe pranim të ndërsjellë.

Pika e veçantë e këtij edicioni të festivalit është anëtari i jurisë kryesore James Martin – aktori
protagonist i filmit “An Irish Goodbye” fitues i çmimit Best Live Action Short Film,95 th Academy
Awards – OSCAR 2023.

Festivali i sivjetshëm do të ndriçojë gjithashtu artistët me nevoja të veçanta, duke u ofruar atyre një
mundësi unike për të ndarë talentet dhe historitë e tyre në skenën e festivalit tonë, duke shprehur
talented e tyre në muzikë, poashtu do të shfaqim talentet në fusha të ndryshme përmes disa
reportazheve të realizuara nga “Art Without Limit” të cilat do të transmetohen në ceremoninë e hapjes
dhe të mbylljes së Festivalit.

Detajet kryesore :

Hapja e Festivalit do të mbahet me 01 dhjetor, 2023 në ora 19:00.Kino Armata në Prishtinë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, njëherësh mbyllja e Festivalit, do të mbahet në ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara më 03 dhjetor 2023 në ora 19: 00 në Kino Armata në Prishtinë

Ndërsa programi për fëmijë “Art Without Limit Kids” do të mbahet me datën 01.dhjetor.2023 në ora
12:00 në Kino Armata në Prishtinë, ku do të shfaqen filma të zgjedhur të animuar, si dhe do të performojnë në skenë disa nxënës me aftësi të kufizuara nga Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë./KultPlus.com

Presidentja Osmani: Kemi shumë arsye të krenohemi si shqiptarë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në Samitin e Diasporës në Tiranë, ka thënë se mërgata shqiptare ka kaluar në periudha të vështira, por sërish i kanë mbetur besnikë atdheut.

Përmes një shkrimi në X, Presidentja tha se janë shumë arsye që duhet të krenohemi që jemi shqiptarë.

“Shumë figura nga mërgata jonë janë shndërruar në referenca botërore. Nga Dua Lipa, krenaria e vendit tonë e deri të Rita Ora e artistë të tjerë të mëdhenj, na kanë bërë vazhdimisht krenarë. Nga zëri magjik i Elbenita Kajtazit e Ramë Lahajt e deri te futbollistët tanë në ekipe të ndryshme botërore si Xhaka, Shaqiri, Muriqi, e shumë e shumë të tjerë, futbollistja jonë kampione Kosovare Asllani e shumë  e shumë të tjerë në sporte të ndryshme…pavarësisht se ku kanë luajtur apo performuar, zemrat tona gjithnjë rrahin një me të tyret”, tha ajo në fjalimin e saj./KultPlus.com

Prej 24 deri më 26 Nëntor, EBC vjen me zbritjen më të madhe vjetore për Black Friday

EBC Cosmetics është kompani lidere në industrinë e kozmetikës në vend, e njohur për origjinalitet dhe e vetmja kompani në Kosovë e autorizuar për shitjen në 9 pika zyrtare dhe online të brendeve më të njohura ndërkombëtare.

Në muajin Nëntor të këtij viti, EBC për “Black Friday” do të ofrojë zbritjen vjetore -30% në të gjithë artikujt nga data 24 Nëntor deri më 26 Nëntor.

Nëntë dyqanet e EBC ndodhen në këto lokacione:

1. Bregu i Diellit , Rr.Eqrem Qabej

2. Rr. Nëna Terezë

3. Rr.Garibaldi, përballë hotel Grand

4. ETC Fushë Kosovë

5. Royall Mall, Rruga B

6. Galeria Mall, Prizren

7. Albi Mall, Veterrnik kati 0

8. Albi Mall, Veterrnik kati 1

9. The Village Shopping & Fun, Ferizaj

Platforma për blerje online në të gjitha qytetet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë EBC SHOP : www.ebc.shop./

Voshtina: 70-vjetori i TKOB do të kremtohet me Simfoninë nr. 9 të Beethoven-it

Në nëntorin e krenarisë sonë kombëtare ka edhe një arsye më shumë për të festuar.

Së shpejti TKOB mbush plot 70 vite dhe drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP, Abigeila Voshtina, njoftoi se me rastin e këtij përvjetori do të vijë për artdashësit një nga kryeveprat e muzikës botërore: Simfonia nr. 9 e Beethoven-it.

Në 27 nëntorin e vitit 1953 u vu për herë të parë në skenën shqiptare opera “Rusalka”, e kompozitorit rus A. Dargomyzhsky. Ky moment shërbeu si një gurthemeli nga i cili mori rrugë krijimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe shumë shpejt në skenë u vunë edhe opera shqiptare.

“Ju presim më 27 nëntor, ora 19:30 për të festuar të gjithë së bashku ditëlindjen tonë të 70”, është shprehur në rrjetet sociale, drejtoresha e TKOBAP, duke shtuar se hyrja është e lirë për këdo që ndihet pjesë e këtij institucioni./atsh/KultPlus.com

Mark Knopfler vë në ankand 120 instrumente, përfshirë edhe kitarën e ‘Money for Nothing’

Vokalisti dhe kitaristi i Dire Straits, do t’i vë në ankand 120 instrumente të tij te shtëpia e famshme e ankandit, Christie’s.

Ylli i rokenrollit në këto instrumente e ka përfshirë edhe kitarën me të cilën kompozoi dhe luajti këngët ikonike, “Money for Nothing” dhe “Brothers In Arms”.

Bëhet fjalë për modelin 1983 Gibson Les Paul me të cilën kishte performuar edhe në koncertin Live Aid më 1985.

“Janë rreth 20 kitare të cilat më hyjnë në punë kur incizoj, dhe janë së paku 100 të tjera që nuk do të luhen kurrë”, ka thënë Knopfler për BBC-në duke i dhënë arsyet se pse po i shet ato.

“Kemi kaluar shumë mirë bashkë, prandaj jam i pikëlluar që duhet t’i largoj disa prej tyre – por kam mjaftueshëm sosh për të luajtur. Më shumë se mjaftueshëm”./klankosova/KultPlus.com