Kulla e Inglizit e shek. XIX, dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar sot një foto nga “Kulla e Inglizit”, një ndërtesë e shek. XIX, e cila është një dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.

“Diversiteti kulturor në monumentet e kulturës, vjen sot i ilustruar nga arkiva e një prej muzeve tanë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, tha Margariti.

“Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”, ka theksuar ministrja Margariti.

“Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’”, ka shtuar Margariti

Foto e publikuar është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.

Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.

Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë. /atsh/ KultPlus.com

Reflektim mbi aktivizmin rinor në Kosovë

Nga Ndriçim Çekaj

“Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë” – Ishte kjo thënie e Mahatma Gandit që më zgjoi një dëshirë për të shkruar disa rreshta për aktivizmin rinor dhe punën vullnetare të shumë të rinjve të Kosovës, në mesin e të cilëve për vite më radhë isha edhe unë.

Tashmë ka kaluar një kohë prej kur jam larguar nga aktivitetet rinore, e ndjej të nevojshme të bëj një reflektim në këtë veprimtari modeste, e cila filloi në vitet e para të gjimnazit, dhe disi përfundoi në ‘25-tat e mia. Kjo periudhë gati dhjetëvjeçare, tanimë është pjesë e pashkëputshme e kujtimeve të jetës sime, e cila ka ndikuar edhe formimin tim, qoftë në zhvillimin e njohurive, qoftë në aspektin social e njerëzor.

Megjithatë, duke mos e bërë shkrimin të duket se është shkruar në veten e parë, ne nuk do të flasim shumë mbi përvojat personale të aktivizmit rinor, por do të flasim për anët e shumta pozitive që sjellë ky vullnetarizëm i të rinjve. Do të ndalesha pak më gjatë.

Kemi dëgjuar shpesh duke thënë se disa gjëra nuk t’i mëson shkolla. Në parim kjo na duket absurde, sepse në shkollë pavarësisht cikleve shkollore, atje shkohet për të mësuar gjithçka që ne nuk e dimë. Por ja që kjo shprehje ka shumë bazë në realitet, sepse më të vertetë, secili i ri kur angazhohet sadopak në aktivitete të çfarëdolloj natyre, e në këtë rast në aktivitete rinore, i sheh se ato janë një plotësim shumë i madh i asaj që i mungon shkollave tona, e që është nxitja e zhvillimit shoqëror, përmes aktiviteteve të lira.

Pavarësisht, përkrahjes që na ofron familja, shkolla apo shoqëria, me kalimin e kohës na shfaqet një dëshirë tjetër, dhe kjo padyshim është shtytja kryesore për angazhimin e përditshëm.

Një i ri, i cili aktivizohet në grupe rinore, struktura, qofshin ato lokale apo qendrore, klube debati, shoqata, OJQ rinore, me qëllim që të shtyj kauza të caktuara për të mirën e përgjithshme të të rinjve, ai apo ajo qysh në fillimet e punës së tij/saj, do të ndërtojë profilin e tij, i cili me kalimin e kohës pavarësisht sfidave, do të dijë sesi t’ju qaset problemeve.

Përveç ndërtimit të profilit, tek një i ri aktivist, do të gjejmë një mendje kritike, e cila nuk dorëzohet lehtë ndaj presioneve dhe joshjeve politike, apo të ndonjë dukurie negative në shoqëri.

Një çështje tjetër dhe shumë e rëndesishme është njohja me përvoja dhe raste te ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Përmes rrjetëzimit rinor, të rinjtë çdoherë e më shumë do të takojnë moshatarët e tyre me probleme e nevoja të ndryshme që i hasin në qytete, në qendra të mëdha, në fshatëra të thëlla rurale, të cilëve shpesh ju bie rasti të kenë bashkëpunime në tema dhe ngjarje të ndryshme që janë në interesin e tyre të përbashkët.

Kur jemi tek përfitimet e aktivizimit rinor, përmes punës vullnetare, gjithsesi që duhet cekur efektin e madh që ka kjo punë, e cila ndikon në përmirësimin e socializimit, në rritjen e ndjeshmërisë ndaj shumë fenomeneve negative që hasin të rinjtë, tek pranimi i njëri-tjetrit ashtu siç janë, tek rritja e rrethit shoqëror dhe gatishmëria shumë më e madhe për bashkëpunim, qoftë edhe në rrethana më të vështira. Duke u bazuar në këto dhe në argumente të tjera, e them me bindje se të qenurit aktiv në moshën e rinisë është një shkollë më vete e lidershipit, që kalitë dhe përgatitë të rinjtë për shtigje të tjera të jetës, si në punë, në profesion, në menaxhimin e problemeve, në vendimmarrje, pra përvojën që ata e fitojnë më herët do ta kenë si referencë për përgatijen profesionale për të ardhmen.

Në Kosovë ka një potencial të madh të të rinjve që janë aktiv, këtë e them edhe nga përvoja ime gjatë takimeve që i kam pasur me të rinjtë. Gati në secilën Komunë të Kosovës, sot mund të themi se ekziston një strukturë sado e vogël e të rinjve që avokojnë për përmirësimin e pozitës së bashkëmoshatarëve të tyre në shoqëri, disa merren me fushën e arsimit, disa të tjerë me rritjen e buxhetit për rini, disa lobojnë për ndarjen e bursave, për hapësira reakrative, disa merren me aktivitete humanitare, e disa avokojnë për ndërtimin e infrastukturës fizike dhe ligjore për të rinjtë etj, dhe këtë fakt e cilësojmë si lajm të mire, padyshim.

Mirëpo, lajmi i mirë do të plotësohej edhe më shumë, sikur institucionet e Kosovës ta kenë vëmendjen shumë më të madhe tek rinia, sepse sot kjo përkrahje mungon në masë të madhe. Rinia jonë përbën pjesën më vitale të shoqërisë kosovare si për nga aspekti i pjesëmarrjes së saj në shoqëri, ashtu edhe nga aspekti i potencialit të saj strategjik në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. Është e nevojshme që këtij potenciali rinor, t’i ofrohen kushte dhe mundësi për të qenë pjesë aktive dhe kontributëdhënëse në të gjitha fushat e zhvillimeve në vend. Pra, të rinjtë e Kosovës kanë nevojë për përkrahje më të madhe për t’i stimuluar sa më shumë që ata të angazhohen drejtë hapjes së horizonteve te reja, përmes programeve inovative, punës praktike, trajnimeve profesionale, përmes thirrjeve më të shpeshta për aplikim në projekte, mbështetje financiare për talentët e veçantë, shkëmbime përvojash me të rinjtë e vendeve të tjera. Këto dhe shumë tema tjera, do të duhej të ishin prioritare për secilin institucion, qoftë ai komunal, ashtu edhe në nivel qendror.

Përveç mungesës së mbështetjes, të rinjtë aktivistë ballafaqohen edhe me një problem tjetër në Kosovë, e që është “peshkimi politik”. Kështu po e quaj një tendencë të udhëheqësve padallim, të cilët tentojnë t’i fusin nën kontrollin e tyre politik të gjithë aktivistët e rinisë kudo në Kosovë, varësisht se cilat subjekte qeverisin me komunën ose shtetin në tërësi. Pra, kemi të bëjmë me një formë të trajtimit të aktivistëve rinor, të njejtë me forumet rinore partiake. Kjo qasje është e dëmshme dhe zbeh entuziazmin e të rinjve për punë vullnetare, sepse jo çdo i ri është i gatshëm të bëhet pjesë e një subjekti politik ose t’i shërbejë atij në çfarëdo forme, në këmbim të përkrahjes institucionale. Ani pse vlerësojmë se angazhimi politik i të rinjve është i mirëpritur në secilën kohë, por mendojmë se kjo duhet të ndodhë, pasi të arrihet në një shkallë profesionalizimi intelektual tek secili i ri.

Nëse flasim për kushtet insfrastrukturës fizike për zhvillimin e aktiviteteve rinore, është evidente se në shumë komuna janë ndërtuar qendra rinore dhe kulturore, por kjo nuk mjafton. Lidhur me aspektin e legjislacionit, që merret me fushën e rinisë në Kosovë, është në fuqi Ligji për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, i miratuar vite më parë, dhe ky ligj përmes udhëzimeve administrative ka rregulluar disa aspekte si: punën vullnetare; edukimin joformal; licensimin e qendrave rinore dhe themelimin e strukturave të përfaqësimit të të rinjve në nivel vendi.

Tani pas shumë viteve, vlerësojmë se është shumë e nevojshme të adresohet ndryshimi i këtij ligji dhe të plotësohet me nevojat e kohës, dhe një prej ndryshimeve të nevojshme është që ligji të jetë sa më praktik, që të mos krijojë dykuptimësi në zbatimin e tij në terren.

Po ashtu, diçka shumë esenciale është të definohen qartë përgjegjësitë e strukturave rinore. Përmes fuqizimit të tyre, të ndërtohen mekanizma llogaridhënëse brenda tyre, si dhe të lehtësohet mënyra e financimit nga institucionet.

Kjo temë ka qenë në plan programet e disa qeverive më radhë, por që agjendat e mëdha politike kanë ndikuar që këto çeshtje gjithmonë të mbesin në plan të dytë dhe të tretë. Kjo duhet të ndryshojë tash e tutje, në fund të inkurajojë secilin të ri, që të angazhohet në aktivitete rinore vullnetare, sepse pavarësisht që nuk ka ndonjë përfitim material, e mira e kësaj është kontributi për të mirën e përgjithshme dhe pse jo edhe zhvillimi e avansimi personal mbi bazën meritore të angazhimt publik. / KultPlus.com

KPM kërkon të lirohen mediat nga pagesa vjetore për licencë

Komisioni i Pavarur për Media, ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, që të lirojë mediat nga pagesa e taksës për licencë për vitin 2020, për shkak se siç thotë ky komision, është krijuar vështirësi e gjendjes financiare si rezultat i pandemisë COVID-19.

KPM vlerëson se kjo formë e mbështetjes së mediave është inkurajim për vazhdimin e punës së mediave.

“Komisioni i Pavarur për Media, sipas nenit 141 të Kushtetutës, është autoriteti i vetëm përgjegjës për Kosovën, për rregullimin, menaxhimin dhe caktimin e resurseve të spektrit të frekuencave të transmetimit, dhënien e licencave dhe mbledhjen e tarifave vjetore për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese”, thuhet ndër tjera në letrën e KPM-së drejtuar MFT.

Në bazë të Ligjit për KPM, neni 26, të licencuarit e KPM-së janë të obliguar që të paguajnë tarifën vjetore për licencë.

KPM thotë se ka përcjellë raportimin e mediave në kohë pandemie dhe ka parë vështirësitë financiare të tyre gjatë kësaj kohe.

“KPM vlerëson lartë punën e mediave, në veçanti punën e tyre që nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë kësaj periudhe”, thuhet tutje. / KultPlus.com

18 artistët e konfirmuar për Eurovision 2021, mes tyre një shqiptar

Para pak ditësh, u mbajt online ‘Eurovizioni’ i këtij viti, edhe pse u vendos të mos shpallej fitues, për shkak se u realizua në formë solidariteti ndaj artistëve të përzgjedhur për këtë vit. Megjithatë shumë shtete kanë vendosur të kenë po të njëjtin përfaqësues edhe vitin e ardhshëm.

Të konfirmuar janë artistët nga këto 18 shtete: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Holanda dhe Ukraina.

Tek Zvicra vlen të theksohet se do të shkojë shqiptari Gjon’s Tears i cili ishte përfaqësuesi i këtij viti. Ndërsa, sa i përket Arilenës nuk dihet akoma nëse do të marr pjesë, meqenëse RTSH nuk e ka vendosur një gjë të tillë deri në këtë moment. / KultPlus.com

Në këtë shtet ofrohen pushime falas për mjekët dhe infermierët e angazhuar në luftë me Covid-19

Oferta vjen nga zona e Val di Sole, në Trentino Alto Adige të Italisë, si shenjë mirënjohje ndaj mjekëve dhe infermierëve që punuan gjatë pandemisë.

Ideja vjen nga operatorët turistikë dhe drejtuesit e strukturave pritëse.

“Të gjithë bënë pjesën e tyre, është momenti për t’i shpërblyer. Pas një periudhe me ngarkesë të madhe stresi dhe larg familjeve, sapo emergjenca të ketë kaluar, mund të shijojnë pushimin në vende që frymëzojnë paqe dhe relaks, në male, për të kuruar dhe rigjeneruar trupin dhe shpirtin”, thuhet në deklaratën e operatorëve turistikë.

Më konkretisht oferta parashikon qëndrimin për tre netë në një nga hotelet e Val di Sole trentina, deri në momentin e ezaurimit të vendeve. Për të marrë pjesë në këtë nismë, mjafton që të dërgohet një letër nga spitalet Covid, për të mundësuar programimin. / KultPlus.com

MKRS aktualisht ka 18 projekte në realizim në Komunën e Prizrenit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Prizrenit, e shoqëruar edhe nga Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, kanë zhvilluar një takim me kryetarin Mytaher Haskuka, ku kanë bashkëbiseduar për projektet që do të investohen në këtë komunë nga ana e MKRS-së.

Ministrja Dumoshi dhe kryetari Haskuka nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit. Qëllimi i tij është Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Manastiricë të kësaj komune, në vlerën financiare prej 300 mijë euro, projekt ky i cili do të implementohet në vitet 2020-2022.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi u shpreh se shumë projekte janë në plan për Prizrenin dhe lavdëroi këtë qytet për diversitetin dhe trashëgiminë kulturore që ka.

“Sot jam e lumtur që nënshkruam këtë memorandum i cili është shumë i rëndësishëm për atë pjesë. Prizreni është qyteti më i bukur dhe tregon diversitetin kulturor. Ministria e Kulturës ka diku 18 projekte të cilat janë duke u realizuar”, u shpreh ndër të tjera ministrja.

Po ashtu, Ministrja Dumoshi veçoi projektin e Muzeut të Filigranit dhe paralajmëroi edhe për një sallë sportive.

“Ne jemi në përfundim të marrëveshjes me komunën për Muzeun e Filigranit. Është këtu edhe ministrja që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për Prizrenin. Do të shohim që të fusim në buxhetin e vitit 2021 të fusim edhe një sallë sportive”, tha ministrja, duke premtuar edhe mbështetje për festivalet që mbahen në Prizren.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se MKRS-ja ka shumë projekte në Prizren.

“Me ministren diskutuan e për shumë projekte që po realizohen në këtë komunë. Ne kemi shumë projekte me MKRS-në. Sot e kemi projektin ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Manastiricë, janë realisht projekte të rëndësishme nëpër fshatra. Pos kësaj marrëveshje e diskutuam për mbarëvajtjen e projekteve të tjera, pas kësaj do të dalim në teren ku do të zhvillohen projekte. E falënderoj zonjën Dumoshi për mbështetjen”, tha Haskuka. / KultPlus.com

John Cleese do të publikojë libër me këshilla se si të jeni kreativ

Komediani dhe shkrimtari i njohur, John Cleese, është bazuar në eksperiencat e karrierës së tij, për të ndarë këshilla me publikun e gjerë rreth mënyrës së si mund të bëheni më kreativ.

Të gjitha këto këshilla, ai i ka përmbledhur në një libër të ri, transmeton Koha.

Me titull “Creativity: A Short Cheerful Guide”, libri gjithashtu ju tregon si duhet ta përgatisni mendjen, si ta ndiqni një ide dhe çfarë të bëni nëse hasni në ndonjë pengesë gjatë procesit të kreativitetit.

“Shumë njerëz kanë shkruar për mënyrat se si mund të bëhemi kreativ, dhe pavarësisht se kanë qenë shumë të zgjuar, ata në fakt nuk janë treguar kreativ. Prandaj më pëlqen të mendoj se jam duke e shkruar këtë libër nga eksperiencat e mia,” citohet të ketë thënë 80-vjeçari Cleese.

Në librin cili do të publikohet nga shtëpia botuese “Hutchinson”, ylli i “Monty Python” thotë se ti mund të mësosh si të jesh më i mirë në të qenit kreativ.

Nigel Wilcockson, redaktor në shtëpinë botuese “Hutchinson”, citohet të ketë thënë: “Askush nuk di më shumë për kreativitetin sesa John Cleese. Bëhuni gati të mësoni nga këshillat e një mjeshtri.”

Libri “Creativity: A Short And Cheerful Guide” do të publikohet më 3 shtator. / KultPlus.com

Si të studioni me bursë të plotë në Finlandë?


Fillo studimet në Kolegjin Universum dhe vazhdoi në Kajaani University of Applied Sciences në Finlandë me BURSË 100%!

Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin Partner nga Finlanda Kajaani University of Applied Sciences organizon Ditë Informuese për Diplomë Finlandeze.
Eventi do te mbahet neser me 21 Maj nga ora 15:00. Për pjesëmarrje apliko këtu http://tiny.cc/66wdoz dhe ne email do te pranoni linkun per qasje ne Google Meet.
Linku i eventit https://www.facebook.com/events/1117070462019193/Ky bashkëpunim mundëson që studentët kosovar ti fillojnë studimet në Kolegjin Universum dhe ti vazhdojnë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences me BURSË TË PLOTËdhe përfitojnë 600-800 euro në muaj për shpenzime të jeteses. Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është praktika profesionale në Finlandë e cila zgjatë 5 muajdhe përmban30 ECTS. 

Studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë në Biznes Menaxhment në Kolegjin Universum dhe Administrim Biznesi në Kajaani University of Applied Sciences. 
Regjistrimet për studime në këtë program kanë filluar. Regjistrimi bëhet përmes këtij linku http://tiny.cc/b62loz
Pse të zgjedhni Finlandën? Finlanda, vendi i vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Kajaani University of Applied Sciences është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Finlandë. 

Për më shumë info kontakto Kolegjin Universum në [email protected] apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Ukraina, e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor

Ukraina është e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili zhvilloi një videokonferencë me zv. ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar.

“Në videokonferencë me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, i ngarkuar për bisedime dypalëshe për hapjen e kufijve për fluturime të dedikuara, charter, i cili shprehu gatishmërinë të nisë me vendin tonë, fluturimet e dedikuara turistike më 2 qershor”, tha Klosi.

Ditën e djeshme Klosi zhvilloi një videokonferencë me ministrat e Turizmit të rajonit, ku u diskutua mbi hapat që duhet të ndërmerren, në respekt të vendimeve të organeve të shëndetësisë, për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve./ atsh/ KultPlus.com

Ishte shqiptari më i kërkuar nga amerikanët, fliste 18 gjuhë

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore.

Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare

Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20:

Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur!

Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive.

Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.

Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë.

Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm.

Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.

“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton.

Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.

Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri.

Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur.

Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri.

Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.

Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma.

Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.

Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme.

Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.

“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme.

Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher.

Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit. / KultPlus.com

Muzetë e Vjenës rihapen, hyrja falas në disa prej tyre

Katër muze në Vjenë do t‘ua mundësojnë vizitorëve që për dy ditët e para hyrja të jetë falas.

Pas mbylljes për disa javë, muzetë e parë në Vjenë hapën dyert e tyre përsëri më 15 maj. Muzetë e tjerë do të hapen gjatë ditëve në vijim.

Ashtu sikur biznese të shumta në Austri, edhe shumë muze në Vjenë po provojnë mënyra të ndryshme për të joshur vizitorët dhe adhuruesit e kulturës dhe artit. Katër muze në Vjenë do t‘ua mundësojnë vizitorëve që për dy ditët e para hyrja të jetë falas.

Muzetë “Mozarthaus”, “Jüdisches Museum“, „Kunst Haus“ dhe „Haus der Musik“ më 31 maj do t’ i rihapin përsëri dyert e tyre për vizitorë. Në këtë ditë, të dielën dhe të hënën, pra më 1 qershor, të interesuarit mund të vizitojnë falas muzetë dhe ekspozitat e tyre të preferuara, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

Ndërkohë Muzeu “Leopold”, i cili do të hapet më 27 maj, ua ka mundësuar hyrjen falas 100 vizitorëve të parë, kurse më 28 maj blerësit e parë të biletave në internet do të marrin zbritje prej 50 për qind të çmimit të biletës së plotë.

Po ashtu, nga data 1 maj tashmë është hapur edhe kështjella e bukur në Laxenburg. / Albinfo.ch / KultPlus.com

MKRS shpall konkurs për projektet në fushën e Trashëgimisë Kulturore


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkursin për projektet në fushën e trashëgimisë kulturore për vitin 2020, shkruan KultPlus.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 15 ditë pune  dhe përfundon më datën 08 Qershor 2020.

Mbështetja financiare për projekte kulturore-artistike është paraparë deri në 200,000.00 Euro

Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të aplikohet për çdo projekt është 2,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është  10,000.00 Euro.

Kush mund të aplikoj?

Të gjitha Organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore.

OJQ-të mund të aplikojnë më së shumti (1) projekte në kuadër të kësaj ftese publike.  Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 24 dhjetor 2020.

Për më shumë detaje: https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114 / KultPlus.com

Greqia hap kufijtë për turistët më 15 qershor

Greqia po i jep fund mbylljes së shkaktuar prej koronavirusit, duke u hapur plotësisht në mes të muajit qershor.

Më konkretisht më 15 qershor, Greqia do të hapë kufijtë për turistët.

Deklarata u bë këtë të martë nga Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis duke folur gjatë një samiti të përbashkët me vende të tjera të Ballkanit.

“Në fillim të muajit qershor do të hapen kufijtë për udhëtimet e bizneseve, punëtorët sezonal dhe për pjesëtarët e familjeve që banojnë në vende të tjera. Ndërsa për turistët kufijtë do të hapen më 15 qershor”, u shpreh Mitsotakis.

Greqia humbi 165 persona nga koronavirusi, ndërsa në total u infektuan 2.840. / KultPlus.com

Vdiq pa e ditur se kishte zbuluar Amerikën

Më 20 maj të vitit 1506, në Spanjë vdiq në moshën 55 vjeçare, detari italian Kristofor Kolombi, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

Ai ishte hulumtues dhe tregtar i cili kaloi i pari Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit.

Vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika.

Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent. / KultPlus.com

Një prej pyetjeve në ‘Who wants to be a millionaire?’ në Britani është edhe për Kosovën

Kush do të bëhet Milioner? është një lojë kuizi i diturisë në të cilin kandidati apo konkurruesi u përgjigjet pyetjeve, përgjigjet jepen në 4 opcione prej të cilave vetëm njëra është e saktë.

Qëllimi kryesor i lojës është të zbulohet kandidati i cili do ta shfaq diturin e vet dhe të fitoj premin prej 50.000 € duke iu përgjigjur sakt 15 pyetjeve. gjatë rrugetimit të premis kandidati mund ti shfrytëzoj tre ndihma50:50, telefonoi mikut dhe pyete audiencën.

E në emisionin me të ri të këtij formati në një nga pyetjeve në “Who wants to be a millionaire?” në ITV në Britani është edhe për Kosovën – raporton Syri.net Kosova.

Me sakt pyetja është se ku ka lindur këngëtarja me fame botërore Rita Ora – nga alternativat në përgjigje është edhe Kosova me çka garuesja e tha si përgjigje përfundimtare.

E po nuk kishte se si të ndodhte ndryshe sepse Rita Ora ka lindur në Prishtinë.

“Kush do të bëhet Milioner” emision i parë ishte transmetuar me 4 shtator 1998 ne ITV ne UK.Shikueshmeria e show-ut në UK është realizuar në mars 1999 kur 19.2 milion njerëz ishin duke shikuar dramën e shpalosur.

Deri me sot, formati ka fituar 65 shpërblime globale, duke përfshirë BAFTA, një Emmy dhe 7 çmime Nacionale Televizive në UK. / KultPlus.com

Kolegji Universum organizon – Ditë informuese për diplomë finlandeze


Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin Partner nga Finlanda Kajaani University of Applied Sciences organizon Ditë Informuese për Diplomë Finlandeze.

Eventi do te mbahet te enjten me 21 Maj, ora 15:00. Për pjesëmarrje apliko këtu http://tiny.cc/66wdoz dhe ne email do te pranoni linkun per qasje ne Google Meet.Ky bashkëpunim mundëson që studentët kosovar ti fillojnë studimet në Kolegjin Universum dhe ti vazhdojnë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences me BURSË TË PLOTË dhe përfitojnë 600-800 euro në muaj për shpenzime të jeteses. Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është praktika profesionale në Finlandë e cila zgjatë 5 muajdhe përmban30 ECTS. 

Studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë në Biznes Menaxhment në Kolegjin Universum dhe Administrim Biznesi në Kajaani University of Applied Sciences. 

Regjistrimet për studime në këtë program kanë filluar. Regjistrimi bëhet përmes këtij linku http://tiny.cc/b62loz

Pse të zgjedhni Finlandën? Finlanda, vendi i vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Kajaani University of Applied Sciences është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Finlandë. 

Për më shumë info kontakto Kolegjin Universum në [email protected] apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Mes magjisë historike dhe turistike të Butrintit, aty ku shekujt flasin

Asnjë vizitor vendas apo i huaj nuk mund ti shpëtojë magjepsjes nga bukuritë dhe qetësia që të ofron parku kombëtar i Butrintit, 20 km larg Sarandës, ku rrethimet natyrore plotësojnë aq bukur rrënojat antike të tij.

I konsideruar si një nga destinacionet që vizitohet nga adhurues të historisë së lashtë, ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Në pritje të turistëve të parë për ta vizituar pas situatës së krijuar nga COVID-19, Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një fotogaleri me pamje nga qyteti antik i Butrinti, ku zakonisht në këtë stinë gjallërohej nga turistët e shumtë vendas e të huaj, që vinin edhe me kroçera në Sarandë.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, deklaron se “vetëm vitin e kaluar parku i Butrintit u vizitua nga 230 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve të huaj”.

Ky park ofron përveç historisë dhe bukuri natyrore të cilat kanë veçantinë e tyre në çdo stinë, pasi në këtë park shtrihet deti, i cili mbart bukuritë natyrore, historinë dhe rrënojat arkeologjike me vlera të mëdha për trashëgiminë tonë.

Butrinti është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke, trashëgimia e tij historike është shkruar nga Dionisi i Halikarnasit, historian dhe shkrimtar i famshëm me origjinë greke në Romë. Ai na tregon për Enean, luftëtarin trojan, për babain e Romulit dhe Remit, për Andromakën, për Hektorin dhe për Trojën. Ky është një prej teksteve të para të shkruar të historisë ku përmendet Butrinti, që ndoshta mund të jetë themeluar nga luftëtarët e dëbuar trojanë.

Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.

Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian. Kjo sipërmarrje filloi gërmimet në atë që do të ishte një prej qyteteve më antike të Shqipërisë. Punimet filluan në vitin 1928. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).

Përveç shkëlqimit të tij historik, Butrinti është një parajsë për 800 lloje bimësh, 246 lloje zogjsh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh. /atsh / KultPlus.com

27 vjet nga përqafimi i fundit i “Romeos dhe Xhulietes” nga Sarajeva

E hëna shënoi përvjetorin e 27-të vdekjes tragjike të “Romeos dhe Xhulietës” nga Sarajeva, serbit nga Bosnja Boshko Brkiq dhe të dashurës së tij myslimane Admira Ismiq, të cilët vdiqën së bashku gjersa po përpiqeshin të iknin nga qyteti i rrethuar për të nisur një jetë të re, diku ne paqe dhe pa ndarje etnike.

Ata u vranë nga një snajper më 18 maj të vitit 1993, duke vrapuar nëpër ‘tokën e askujt’ në vijën e parë të betejës, ku qyteti ndahej në dy pjesë, njëra anë ishte qendra e Sarajevës e mbajtur nga Qeveria, ndërsa pjesa tjetër ishte lagjja Grbavica që po mbahej nga serbët.

Boshko u vra i pari, por Admira nuk e la dhe i ndenji pranë. U shtri afër trupit të vdekur të të dashurit dhe e përqafoi. Pastaj snajperisti e vrau edhe atë.

Me ditë trupat e tyre të pajetë e të përqafuar mbetën në atë “tokën e askujt”, afër urës Vrbanja, gjersa paqeruajtësit e OKB-së po negocionin me të dy palët për armëpushim të shkurtër për t’i marrë trupat.

Paqeruajtësit i morën dhe i dërguan në paralagjen e Lukavicas që po mbahej nga serbët, ku edhe u varrosën.

Pasi mbaroi lufta, të dy familjet u pajtuan që t’i zhvendosin eshtrat dhe t’i rivarrosin në varrezat “Lion” në Sarajevë, ku më në fund u lanë të prehen në paqe afër njëri-tjetrit.

Kush i vrau ende mbetet mister, por tregimi i tyre u raportua së pari nga korrespondenti i atëhershëm i Reutersit, Kurt Schork, i cili edhe i quajti Romeo dhe Xhulieta. Schork pas shtatë viteve u vra duke raportuar nga Sierra Leone.

Para se të vdiste, ai kërkoi që nëse i ndodh diçka, dëshiron të varroset afër heronjve të tij në Sarajevë. Pasi që u kremua, gjysma e hirit të tij u vendos te varrezat e familjes në Washington ku kishte jetuar, ndërsa gjysma tjetër afër varrit të Boshkos dhe Admiras.

Boshko dhe Admira u takuan në Sarajevë në vitin 1984.

Prindërit e Boskos e paralajmëruan të birin që te ikte nga qyteti në vitin 1992. Ai refuzoi sepse dëshironte të rrinte me Admiran. \ N1

Gazeta e njohur gjermane shkruan për shembjen e teatrit: Një krim moral

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shkruan se shembja e teatrit në Shqipëri është një skandal.

“Një krim moral,” e titullon ajo shkrimin.

Ndërsa në artikull flitet edhe për një marrëveshje që bier erë korrupsion

Shkrimi

Lopata e ekskavatorit godet me forcë fasadën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kulla mbi hyrjen kryesore të godinës shembet brenda një kohe të shkurtër. Një projektor ndriçon godinën sepse është akoma errësirë kur vihet në jetë- duke u gdhirë e diela- plani i këshillit të qytetit për prishjen e teatrit, i cili ka nevojë urgjente për rinovim. Plani zbatohet pa paralajmërim. Pavarësisht protestave masive.

Vendimi i pakthyeshëm

Për më shumë se dy vjet, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup profesionistësh të teatrit, pushtuan Teatrin Kombëtar në Tiranë për të parandaluar prishjen dhe privatizimin e hapësirës publike në qendër të kryeqytetit. Që në korrik të vitit të shkuar pati një përplasje të rëndë mes policisë dhe protestuesve. Vetëm disa ditë më parë, këshilli bashkiak miratoi vendimin që ndërtesa historike të hapë rrugën për një ndërtesë të re. Komisionerja e BE, Mariya Habriel paralajmëroi kundër ‘vendimeve të pakthyeshme’ dhe bëri thirrje për dialog.

Marrëveshja bie era korrupsion

Disa muaj më parë, ata donin t’i ‘dhuronin’ një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion. Ajo pengohej nga protesta e mbrojtësve të teatrit. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe anëtar i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, bëri lëshime. Ai premtoi se qyteti do e ndërmarrë vetë përsipër ndërtimin e ri. Projekti 30 milionë euro do të financohet përmes një kredie. Sidoqoftë, kundërshtarët vazhduan të mbrojnë idenë e një referendumi dhe rinovimin e ndërtesës ekzistuese historike.

Mëngjesin pas shembjes së papritur pati përleshje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë si dhe arrestime të shumta. Anëtarët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Monika Kryemadhit, ishin mes protestuesve. Ata janë aleatë me mbrojtësit e teatrit. Në kundërshtim me prishjen, opozita shpalli me zemërim ‘protesta popullore’ në muajt e ardhshëm. Presidenti Ilir Meta, që është afër opozitës, i sheh veprimet e këshillit bashkiak si një krim kushtetues dhe moral. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, e quajti mbështetjen e opozitës si një papërgjegjshmëri në kohën e ‘luftës’ kundër pandemisë. Pretendimi se qeveria po përdor kufizimet e rrepta të lëvizjes për të krijuar fakte në rastin e Teatrit Kombëtar, duket se është i vërtetë.

Në krah me opozitën

Por sa e sinqertë është pjesëmarrja e partive opozitare jashtëparlamentare në fatin e teatrit? Ky konflikt gjithashtu duket se është bërë një tjetër shesh beteje mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Kjo e fundit ka hequr tashmë dorë nga mandatet e saj parlamentare pothuajse në shkurt të vitit 2019, gjë që çoi përkohësisht në pamundësi të parlamentit në marrjen e vendimeve. Në çdo rast, qeveria përdori aleancën me opozitën për të nënvlerësuar protestat, duke thënë se kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin të motivuara politikisht. Opozita e luajti kaosin e krijuar rreth teatrit sepse dëshiron prej kohësh që të provokojë një krizë qeveritare.

Deri në vitin 2018, Teatri Kombëtar ishte ende i mbrojtur, kryebashkiaku Veliaj mohon që ka pasur ndonjëherë këtë status. Shoqata për mbrojtjen e monumenteve, ‘Europa Nostra’ e rendit godinën mes ndërtesave kulturore më të rrezikuara në Europë- siç është e qartë tani, me të drejtë. Në vitin 1939, teatri u ndërtua nën pushtimin fashist sipas planeve të arkitektit Giulio Berte me stil futuristik italian. Ajo i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe diktaturës dyzetvjeçare komuniste. Edhe kjo e fundit e keqpërdori në mënyrë të përsëritur, për shembull si sallë gjyqi në të cilën akuzoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Pjesë e kësaj historie janë ndryshimet e shumta të emrit: Savoia, Kosova, Teatri Popullor, Teatri Kombëtar.

Lufta pasiononte për të ruajtur ndërtesën dëshmon ndjenjat për një godinë, që nuk janë kryesisht të motivuara estetikisht. Përkundrazi, godina është gdhendur në kujtesën kolektive të shumë shqiptarëve. Prishja nënkupton humbjen e një pjese të identitetit kulturor.

Kundër diktaturës

Protestuesit nuk u ngushëlluan as nga planet impresive për një godinë të re, me një skenë të hapur në çati, të projektuar nga arkitekti danez, Bjarne Ingels. Ata mendojnë se ky është fillimi i instalimit të një diktature. Teatri është bërë simbol i rezistencës ndaj arbitraritetit të perceptuar të qeverisë. Konflikti është po ashtu një simptomë e një ndarje të thellë të Shqipërisë përgjatë vijave partiake. Kastriot Çipi, regjisor dhe anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i tha gazetës se rënia e teatrit e ka bërë të qartë situatën e rëndë kushtetuese në vend. “Është koha për një debat mbi ndryshimet kushtetuese,” thotë ai, duke bërë thirrje për reformë themelore elektorale. “Tani e tutje nuk jemi duke protestuar më për Teatrin Kombëtar, por kundër diktaturës”

Rrëzoni qeverinë

Kryetari Veliaj, që ka dhënë urdhrin për shembjen, mbajti një fjalim me tone pajtimi. Ai tha se dëshironte të shtrëngonte duart me ata që kanë mbetur zemërthyer. Tirana u përket të gjithëve dhe ka vend për të gjithë, tha ai. “Poshtë qeveria, thërrisnin protestuesit te rrënojat e Teatrit të tyre Kombëtar. Ndjesia se Tirana u përket të gjithëve duket se i takon të shkuarës tani pas këtij aksioni ‘natën me mjegull’.

Pamuk: Shkruaj sepse jam i mërzitur me ju

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, njëherit fitues i nobelit për letërsi, jep një përgjigje të pazakontë, kur është pyetur se pse shkruan.

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi.

Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm.

Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë.

Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj sepse besoj si një fëmijë në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota, gjithçka, është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj sepse është argëtuese të përkthesh në fjalë tërë këtë bukuri dhe pasuri të jetës. Shkruaj jo për të rrëfyer histori, por për të ndërtuar histori. Shkruaj për t’i shpëtuar ndjenjës së pamundësisë së kapjes së një vendi që e dëshirojmë, sikurse në ëndrra. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur.

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për pastrimin e kullës C në kalanë e Durrësit

 Në një nga kullat fortifikuese të kalasë së Durrësit, kulla C, ka filluar puna për pastrimin e saj, pas dëmtimit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

CHwB Albania bën të ditur se “hap pas hapi, punimet e pastrimit rreth fragmenteve të Kullës C në Durrës kanë filluar. Dhe historia ka shumë për të na ofruar. Një prej pjesëve të gjetura gjatë punimeve është verifikuar nga prof. Gjerak Karaiskaj dhe prof. Pirro Thomo se përmban një vulë të perandorit Anastas, duke lidhur direkt pjesë të murit me periudhën e mbretërimit të Anastasit (491-518)”.

“Stabilizimi emergjent i kullës C është një nga hapat e parë në rikuperimin e saj pas tërmetit. Kemi një rrugë të gjatë përpara nesh, dhe shumë pyetje për t’iu përgjigjur. Ne premtojmë që përveçse të stabilizojmë këtë strukturë të vlefshme, të mbledhim sa më shumë histori për sundimtarët, perandorët, njerëzit që ndërtuan kullën, njerëzit që jetojnë rreth saj, pikëpamjet tuaja për mënyrën si duhet të ruhet kjo kullë dhe si t’i lidhim ato në një interpretim për t’i mbajtur të gjithë atje ta shijojnë për orë të tëra”, thekson CHwB Albania.

Ky projekt mbështetet nga ambasada e Suedisë në Tiranë në partneritet me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.

Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala.

Lëkundjet e tërmetit të rëna në 26 nëntor nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, të cilat datojnë prej shekujsh. / Atsh / KultPlus.com

Mark Twein: Një njeri nuk mund të ndihet rehat pa pranimin e vetes së tij

Mund ta njihni Mark Tweinin nga disa prej librave të tij popullorë, si Aventurat e Hakëlberri Finit apo Aventurat e Tom Sojerit. Ai ishte shkrimtar, por edhe humorist, satirist dhe lektor.

Tueini njihet mirë për shumë prej thënieve të tij shpesh herë të mbushura me humor. Ja disa prej këshillave që ai ka lënë.

1. Pranoje vetveten

“Një njeri nuk mund të ndihet rehat pa pranimin e vetes së tij”

Nëse nuk e pranon veten tënde, apo sjelljen dhe veprimet e tu, atëherë me siguri do të vish vërdallë gjithë ditën me një ndjesi parehatie. Nëse, nga ana tjetër, e miraton veten tënde, atëherë do të kesh prirjen të jesh i relaksuar si dhe të fitosh lirinë e brendshme për të bërë më shumë prej atyre gjërave që i do me të vërtetë.

Tani, kjo gjë ka potencialin të shndërrohet në një pengesë të madhe sa i përket zhvillimit personal. Mund të kesh gjithë mjetet e nevojshëm për t’u rritur personalisht, por në një farë mënyre ndien një si rezistencë të brendshme. Nuk shkon dot atje kudo.

Ato që ndesh mund të jenë barrierat e suksesit. Ti ngre barriera në mendjen tënde, për gjëra që mund ose nuk mund t’i meritosh. Apo barriera që të tregojnë se cfarë je i aftë të bësh.

Ato mund të të thonë se në të vërtetë nuk je lloji i personit që mund të bësh atë gjë për të cilën po përpiqesh. Ose, edhe nëse bën ndonjë farë përparimi në drejtimin ku je nisur, mund të fillosh të sabotosh vetveten. Për ta mbajtur veten në një vend që është i njohur për ty.

Kështu që, ke nevojë t’i japësh miratimin vetvetes dhe të lejosh që të jesh personi që dëshiron të jesh. Mos kërko miratim nga të tjerët. Vetëm nga vetja jote. Për ta shembur atë barrierë të brendshme apo për të hequr dorë nga ajo tendencë sabotuese. Nuk është e lehtë kjo dhe mund të kërkojë kohë.

3. Limitet e tua mund t’i kesh vetëm në mendje

“Mosha është një çështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse nuk e vret mendjen, atëherë nuk ka rëndësi”

Shumë kufizime i kemi thjeshtë në mendjen tonë. Për shembull, mendojmë që njerëzit nuk do të miratojnë sepse jemi shumë të gjatë, shumë të moshuar apo shumë qerosë.

Por këto janë gjëra që kryesisht kanë rëndësi atëherë kur ti MENDON se kanë rëndësi. Sepse nis të shqetësohesh për atë që njerëzit mund të mendojnë. Dhe njerëzit shfrytëzojnë pikërisht këtë gjë dhe mund të reagojnë në mënyra negative. Ose ti mund të interpretosh cdo gjë që ata bëjnë si një reagim negativ, për arsye se ke kaq shumë frikë prej një reagimi negativ, apo sepse je kaq shumë i fokusuar brenda vetes.

Ndërkohë që, nëse ti nuk e vret shumë mendjen, edhe njerëzit do të kenë prirjen të mos e vrasin kaq shumë mendjen. Dhe nëse nuk e vret mendjen, nuk do të lejosh këtë pjesë të vetes tënde të shndërrohet në një pengesë në jetën tënde.

4. Çelu dhe argëtohu

“Humori është bekimi më i madh i njerëzimit”
“Asgjë nuk mund t’i rezistojë sulmit të të qeshurës”

Humori dhe e qeshura janë mjete të mrekullueshme. Ato mund ta shndërrojnë çdo situatë serioze në dicka për të qeshur. Ato mund ta përmirësojnë gjendjen shpirtërore pothuajse kudo.

Dhe një gjendje shpirtërore më e mirë është zakonisht një hapësirë më e mirë për të punuar, për arsye se tashmë trupi dhe mendja jote nuk janë të mbushur me emocione negativë.

Kur je më i çelur dhe i relaksuar, atëherë zgjidhja për një situatë është shpesh herë më e lehtë për t’u gjetur dhe zbatuar.

5. Largoje zemërimin

“Zemërimi është një acid që i bën më shumë dëm enës ku ndodhet se sa cdo gjëje mbi të cilën derdhet”

Në pjesën më të madhe të kohës, zemërimi është i pakuptimtë. Mund të bëjë që situatat të dalin jashtë kontrolli. Dhe nga një këndvështrim egoist, ai është shpesh herë më i dëmshëm për të zemëruarin se sa për personin me të cilin ky është i zemëruar.

Kështu që, edhe pse ndihesh i zemëruar me dikë për ditë të tëra, kupto që më shumë po dëmton veten tënde. Personi tjetër mund të mos jetë as i vetëdijshëm që ti je i zemëruar me të. Kështu që, ose fol me personin dhe zgjidhe konfliktin, ose hiq dorë nga zemërimi sa më shpejtë të jetë e mundur.

6. Çliroje veten nga pretendimet

“Mos hajde vërdallë duke thënë që bota të ka borxh të jetuarit. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ka qenë aty para se ti të lindje”

Kur je i vogël, nëna dhe babai mund të të japin shumë gjëra. Ndërkohë që rritesh, mund të ndihesh sikur bota e ka për detyrë të të japë atë që ti dëshiron, apo që të ka borxh diçka. Ky lloj mendimi mund të shkaktojë shumë zhgënjim dhe zemërim në jetën tënde.

Sepse bota mund të mos të ta japë atë që ti pret prej saj. Nga ana tjetër, mund të jetë në të njëjtën kohë diçka çliruese. Sepse mund të kuptosh që je ti që duhet t’i japësh formë jetës tënde, drejt asaj që dëshiron.

Nuk je më fëmijë, që pret prindërt apo botën t’i japë diçka. Tashmë je në vendin e shoferit. Dhe mund të shkosh, pak a shumë, ku të duash.

7. Nëse merr një udhë të ndryshme, përgatitu për reagimet

“Një njeri që ka një ide të re, është një i fiksuar, deri kur ideja rezulton e suksesshme”.

Mendoj se kjo gjë ka shumë lidhje me vetëpërmirësimin. Nëse fillon të ndryshosh, apo të bësh diçka të ndryshme nga ajo që bën zakonisht, njerëzit mund të kenë reagime të ndryshëm. Disa mund të jenë të lumtur për ty. Të tjerë bëhen indiferentë. Të tjerët mund të jenë të çuditur, dhe reagojnë në mënyra negative apo shkurajuese.

Shumë prej reagimeve me shumë gjasa nuk kanë të bëjnë me ty, por me personat që i shprehin këta mendime dhe për jetët e tyre. Mënyra si ata ndihen për veten shprehet në fjalët që përdorin dhe gjykimet që bëjnë.

Dhe nuk është problem. Mendoj se ka shumë gjasa që ata nuk do të reagojnë aq negativisht sa ti e imagjinon. Ose ndoshta, shumë shpejt ata do të kthehen të fokusohen tek sfidat e tyre.

Kështu që, ajo që njerëzit mund të thonë dhe mendojnë, si dhe lejimi i këtyre që të të sprapsë, mund të jenë thjeshtë fantazi dhe barriera që ti vetë i ndërton në mendjen tënde.

Mund të zbulosh se, kur më në fund e kapërcen atë pragun e brendshëm që vetë e ke krijuar, atëherë njerëzit që ke përreth nuk do të të qortojnë apo të rendin me “cfurk” në dorë pas teje. Me shumë gjasë, thjeshtë do të të pranojnë.

7. Ruaje fokusin të qëndrueshëm në atë që dëshiron

“Largoji mendimet prej telasheve të tua… përmes veshëve, përmes thembrave, apo çfarëdolloj gjëje tjetër që mundesh”.

Ajo mbi të cilën ti e fokuson mendjen përcakton se si do të shkojnë gjërat. Mund të fokusohesh në problemet e tua dhe të zhytesh në vuajtje dhe një mentalitet viktime.

Ose mund të fokusohesh në anën pozitive të një situate, në atë që mund të mësosh prej një situate, apo thjeshtë ta fokusosh mendjen në diçka krejt tjetër.

Mund të jetë normale të “zhytesh” në probleme dhe të notosh në një det negativiteti. Por kjo është një zgjedhje. Si dhe një zakon i të menduarit. Mundesh që ta kesh refleks të zhytesh në probleme, në vend që ta rifokusosh mendjen në diçka më të dobishme. Por mund të zhvillosh edhe zakonin e të mësuarit që të marrësh gjithnjë e më shumë kontrollin se ku e vendos fokusin.

8. Mos u fokuso aq shumë për ta bërë veten të ndihesh mirë

“Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd është të përpiqesh të ngresh humorin e dikujt tjetër”.

Mund të jetë një këshillë jo shumë e besueshme. Por, një prej mënyrave më të mira që të ndihesh mirë me vetveten është të bësh dikë tjetër të ndihet mirë, apo ta ndihmosh në një farë mënyre.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i parë gjërat, për të krijuar një spirale pozitiviteti dhe shkëmbimi vlerash mes njerëzve.

Ti ndihmon dikë dhe të dy ndiheni mirë. Personi që ndihmove ndihet i prirur të të ndihmojë më vonë, përderisa njerëzit kanë prirjen të jenë reciprokë. E kështu të dy ndiheni më mirë dhe ndihmoni njëri-tjetrin.

Këto ndjenja pozitive janë ngjitëse tek të tjerët e kështu mund të përfundosh duke i bërë dhe ata të ndihen më mirë. E kështu ndihma që more mund të të frymëzojë të shkosh e të ndihmosh dikë tjetër. Kështu spiralja e pozitivitetit vazhdon.

9. Bëj atë që do të bësh

“Pas 20 vjetësh do të jesh më i zhgënjyer me gjërat që nuk ke bërë, se sa prej gjërave që ke bërë. Kështu që, “hiqe litarin”.

Lundro larg prej portit të sigurtë. Kap erën për velat e anijes tënde. Eksploro. Endërro. Zbulo”.

Këshillë e mrekullueshme. Dhe kësaj vërtetë që nuk ke shumë për t’i shtuar. Ndoshta duhet shkruajtur dhe mbajtur si kujtesë e përditshme… për atë që je në gjendje të bësh në jetën tënde.

Honore de Balzac: Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të fle i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes

“Askush nuk e dashuron një femër thjesht se është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. Ne dashurojmë sepse thjesht dashurojmë”.

“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.

“Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të fle i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes”.

“Sa më shumë dikush të gjykojë të tjerët, aq më pak dashuron ai person”.

“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohësh dhe të realizosh veprime”.

“Një nënë që është nënë e zonja në rolin e saj, nuk është asnjëherë e lirë”.

“Dashuria është një lojë, ku gjithmonë do të jetë dikush që do të mashtrojë”.

“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.

“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.

“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violina që të ekzekutojë një melodi”.

– Honore de Balzac

Shkaku i koronavirusit pezullohet panairi i librit “Prishtina 2020”

Panairi i 22-të i librit “Prishtina 2020” është pezulluar si rrjedhojë e gjendjes e masave kufizuese të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale Shoqata e Botuesve të Kosovës. Po shpresohet që të organizohet panairi në vjeshtë, nëse lejojnë kushtet.

“Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës me ç’rast nuk lejohen organizimet e panaireve, pezullohet panairi i 22-të i librit ‘Prishtina 2020’. Panairi planifikohej të mbaje, si gjithnjë, në javën e parë të muajit qershor. Nuk është anuluar tërësisht panairi, me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarje kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”, është njoftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.