Balerinët e cilësojnë Ahmet Brahimajn si “Babai i Baletit”, përmes fjalëve shprehin dhimbjen e tyre

Jeta Zymberi

Viti 1972 ishte një fillim i ri për balerinin Ahmet Brahimaj, i cili në atë kohë u punësua si i tillë ndoshta pa e ditur që jetën do të ja kushtoj përgjithmonë këtij profesioni. Që nga ajo kohë, Brahimaj nuk reshti asnjëherë duke dhënë kontributin e tij, fillimisht si balerinë e më vonë si drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, detyrë kjo që zgjati deri në pensionimin e tij, shkruan KultPlus.

Por, mëngjesi i sotëm solli një lajm të trishtë për të gjithë ata që e njohën këtë figurë emblematike të baletit.

Vdekja kishte trokitur duke na marrë përgjithmonë Ahmetin, por jo edhe dashurinë, veprën e energjinë e mirë që mbolli tek të gjithë ata që ndanë çaste me të.

Një njeri me natyrë të çiltër, energji pozitive, e një humor që të gjithë e deshën. Ai diti të falë dashuri e kujdes për të tjetër, e të tjerët ditën t’i shfaqin po të njëjtën dashuri e duke i kujtuar sa i rëndësishëm ishte për ta.

Baleti në Kosovë është identifikuar me figurën e Ahmetit e gjithmonë do të kujtohet njëjtë, sepse angazhimi i tij i pa rezervë, ka bërë që ai të çmohet nga të gjithë e të lë gjurmë në këtë institucion.

Dhimbja sot është e madhe, por shpesh fjalët zbusin dhimbjen. Andaj, për KultPlus, balerinët e Trupës së Baletit të Kosovës kanë ndarë disa fjalë në nderim të profesorit të tyre të çmuar, Ahmet Brahimaj.

Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, në një prononcim për KultPlus ka shpreh pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të profesorit të cilin e konsideron si baba të familjes së baletit.

“Është një humbje e madhe për në si familje që jemi rritur bashkë nën udhëheqjen e profesorit Ahmet i cili nuk e ka kursyer asnjë sekondë të jetës së tij për këtë institucion. Ai ka qenë Babai i familjes tonë të Baletit dhe ne do të jemi mirënjohës përjetësisht për krejt çka ka bërë për neve”, shprehet Musolli.

Ndërsa, balerini Sinan Kajtazaj, njëherit edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Brahimajt, cilëson se pas kësaj humbje balerinët nuk do të jenë më njëjtë.

“Profesori Ahmet, i ka lënë Kosovës një trupë baleti, e cila sot përfaqësohet denjësisht nëpër Kosovë e Evropë. I ka lënë poashtu një trashëgimi miqsh e artistësh te baletit dhe jo vetëm, nga e gjithë bota. Neve si balerinë, na la trashëgimi, respektin, korrektësinë dhe këmbëngulshmërinë dhe dashurinë e pakompormis ndaj profesionit tonë dhe për këtë i jemi falënderues përjetësisht”, thotë Kajtazi për KultPlus.

Balerina Vjollca Llugiqi, lamtumirën e saj për profesorin e shpreh me fjalë të ndjeshme e pikëllim të thellë.

“LAMTUMIRË PROFESOR!
Prezencën tënde profesor nuk e zëvendëson asnjë dhe asgjë. Për ne gjurma jote është e madhe aq e madhe sa edhe mungesa jote që do ta ndjejmë në çdo hap e veprim të këtij institucioni që me aq pasion e përkushtim e ngrite në këmbë që të ec, të ec përkundër çdo sfide e stuhie që na dilte para …
I përulemi punës, dashurisë që na fale, përkushtimit, luftës për të rimëkëmbur një art si baleti, veprës sate që e madhëroj imazhin e këtij institucioni. Prezencën tënde i dashur profesor, nuk e zëvendëson asnjë dhe asgjë … Do të ndihet gjatë mungesa e humorit tënd spontan, batutat e tua simpatike që zënin vend aq lezetshëm në çdo situatë, kujdesi që tregoje për ne dhe gjendjen tonë atëherë kur ngarkesa skenike ishte aq e madhe, dashuria që na fale, korrektësia ndaj nesh, emrat tonë vargiseshin pas Erës dhe Shpatit, ishim fëmijët e tu që nga dita e parë kur u takuam. Nuk përshkruhet me fjalë dashuria për këtë art që është mbjellë aq thellë tek secili prej nesh.
Përulësisht mirënjohëse gjithë jetën i dashur profesor .
“Të shenjta janë vendet ku jetoi njeriu i madh!
Pas qindra vjetësh, këtu për pasardhësit jetë e re do të nisin vepra dhe fjala e tij “ – J. Ë. von Goethe
E jotja
Vjollca”.

Teuta Krasniqi e konsideron Ahmetin si prind të dytë.

“Me zemër t’thyme e mora lajmin që ma nuk t’kemi fizikisht në mesin tonë prof. Ke me qenë gjithmonë në zemrat tona e këshillat e fjalët e tua si një prind i dytë për neve, kanë me na përcjellë tan jetën. Nuk mjafton asnjë falënderim për meritat e tua e për krejt ato që ke bë për ne. Je kanë ma shumë se profesor e drejtor për neve, t’kemi pas shok e prind t’dytë!! Të dojmë shumë prof.
Ngushëllime nga zemra familjes së tij dhe kolegëve të BKK”, thotë Krasniqi.

Krejt për fund, balerina Behie Murtezi u shpreh se rrugën që e shtroi ai, balerinët do ta përcjellin me krenari.

Lajmi për humbjen e profesorit dhe drejtorit tonë më pikëllojë pa masë. Kontributi i profesorit tash më të ndjerë Ahmet Brahimaj, qysh në fillimin e rithemelimit të Baletit Kombëtar ka qenë shumë i madh. Puna dhe vepra e tij profesionale la pas një trup të tërë balerinësh profesionist të cilët me krenari do t’a përcjellim rrugën që ai e shtrojë për ne! Kritikat e ndërsjella profesionale mua personalisht më kanë bërë të rritem dhe të forcohem profesionalisht!

Në këto momente, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit Ahmet, është vendosur fotografia e tij dhe është duke u zhvilluar ceremonia e homazhit. / KultPlus.com

Fotografja Rozafa Shpuza: Artistët kanë krijuar shumë ma tepër tash se në një situatë të zakonshme

Xhemile Hysenaj

Vargun dhe aparatin i do shumë, e përmes tyre ajo shpalos pjesën më të bukur që struket brenda njeriut, artin. Rozafa Shpuza, poetja dhe fotografja shkodrane përveç e zonja në punën që bën, ajo njihet edhe për një person shumë të çiltër e të dashur, e padyshim që këto cilësi I hasim edhe në artin e saj që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm.

Në këtë kohë kur pandemia ka shpërndarë degët e saj edhe në Kosovë e Shqipëri, artistët nuk janë dorëzuar përballë izolimit, por kanë shfrytëzuar këtë kohë për të sjell sa më shumë art për njerëzit që po luftojnë me një virus krejt të papritur.

‘Ditari i një stine të mrrolun’ është projekti përmes së cilit Rozafa Shpuza ka fokusuar momente nga kjo situatë krejt e pazakontë për njerëzit. Ky Projekt Brenda vetës ndërthurëemocione të mëdha të pasqyruara në portretet e njerëzve e rrugët e boshatisura.

Në një intervistë për KultPlus, Rozafa tregon më shumë rreth ditëve të saj si artiste në karantinë dhe artit të saj që kësaj radhe vjen përmes fotografisë.

KultPlus: Virusi Covid-19 ka sjell një situatë të jashtëzakonshme për të gjithë njerëzimin në botë, por arti po konsiderohet si forma m e mirë për të tejkaluar këtë situatë të izolimit. Si po e përjeton karantinën një artiste si ju?

Rozafa Shpuza: Kjo pranverë më befasoi skajshëm me fatalitetin që ajo përcolli. Lajmet e kobshme që vinin nga Italia fqinje po tronditninpareshtur, me një ritëm makabër, mbarë botën dhe vetëdija e gjithsecilit nuk qe e zonja me arsyetue ekzistencën e ardhmënisë pas kësaj situate tejet të dhimbshme e të dalun jashtë kontrollit. Ditët e para të ngujimit qenë të ngarkueme me ankth, frikë, pasiguri, mandej u ambientova disi e fillova me krijue për mos me e lanë vedin me ra në pesimizëm. Kam fotografu shumë nga dritaret apo edhe veten, meqenëse ishte e pamundun me takue njerëz. Kam filluepër herë të parë me pikturu e kjo më dha një adrenalinë të pashoqe, si dhe kam krijuetasheparë vargje apo prozë të shkurtë, sipas muzave të çastit.

KultPlus: ‘Ditari i një stine të mrrolun’ ka fokusuar kryesisht imazhe njerëzish, pse jeni përqendruar pikërisht tek imazhet, çfarë ju pëlqen të fokusoni më tepër?

Rozafa Shpuza: Më pëlqen shumë fotografia e rrugës, se aty arrij me fiksue personazhe në jetën e tyre të përditshme, ashtu origjinalë, të patrukuem, pa marrë poza si në një foto në studio. Këto ditët e ngujimit kam realizue shumë fotografi të tilla e albumi jem i titulluem “Ditari i nji stine të mrrolun” po plotësohet çdo ditë me foto të reja. Ky album, përveç vlerave artiste mbart në vetvete edhe vlera sociale e historike, se dokumenton historinë e personazheve të zakonshëm në këtë kohë pandemie.

KultPlus: A mendoni se në këto kohë për një artist vlen thënia ‘Më jep një dhimbje të jap një kryevepër’?

Rozafa Shpuza: Shprehjen “Më nep një dhimbje, të të jap nji kryevepër” e kam pas përdor në kohën kur shkruva librin tem të parë “Kohë ikonash”. Ishte koha kur im atë po jetonte ditët e fundit e kjo dhimbje më dha forcë me krijue. Edhe në këtë pranverë të mrrolun kam krijue shumë. Si duket vetëdija jeme reagon skajshëm ndaj ekstremeve emocionale.

KultPlus:Fotografia juaj mund tëpërmblidhet ndoshta me fjalën ‘çast’, por ju pretendoni të përçoni mesazh përmes këtyre fotografive apo thjesht i realizoni sepse i ndjeni ?

Rozafa Shpuza: Kurrë nuk kam mendue se çfarë kanë me përçue fotot e mia. Fotografia jeme asht nji reagim i beftë, asht frymë, asht dëshirë me ngri nji çast, me e përjetësue. Ndoshta, kur fotot grupohen nëpër albume apo ekspozita të ndryshme, u jepet mundësia artdashësve me marrë emocione secili sipas mënyrës së vet. Jam kundër arit shabllon, artit komercial, artit të stisun vetëm për me përcjellë interesat e nji pjese të caktueme të shoqnisë.

KultPlus: Situata që është krijuar nga pandemia është parë në këndvështrime të ndryshme, madje shumë zëra kanë radhitur edhe anë pozitive të kësaj situate, po ju si e shihni në këtë aspekt ?

Rozafa Shpuza: Nuk mundem me mendue se nji ngujim i detyruem mbart anë të mira. Kam ndie nëpër media disa intervista kallpe, sikur u desht kjo pandemi për me e kuptuerandësinë e familjes. Më duken krejt të pasinqerta këto deklarata e nuk jam hiç darkord me to. Mundem me thane se ky ngujim më bani me u ndalë nji hop, me u shkëputë nga rutina, me ndërrue orare kryeneçe e plane të miroganizueme, me frymue me tjetër ritëm, me pa përtej axhendës ditore bajate dhe me e pa ardhmëninë me të tjera ngjyra.

KultPlus: Karantina duket sikur i ka aktivizuar artistët, a mendoni që ka ndikuar kjo kohë izolimi që artistët të jenë edhe më aktiv se zakonisht ?

Rozafa Shpuza: Nëpërmjet publikimeve në rrjetet sociale kam vue re me admirim se miqtë e mi artistë kanë krijue shumë ma tepër se në nji situatë të zakonshme. Kjo më ban me besue se pas kësaj pandemie kena me pasënji vërshim ekspozitash, librash, veprash muzikore e gjithëçka tjetër që ka lidhje me artin e letërsinë.

KultPlus: Cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë në këto kohë pandemia?

Rozafa Shpuza: Unë mundem me ju rrëfye lexuesve të KultPlusit se cila asht motoja jeme në këtë kohë pandemi e ata janë të mirëpritun me e marrë ose jo si mesazh: Me jetuetue i dhanë kuptim çdo çasti… / KultPlus.com

ShSK: Ndjehemi të shokuar me lajmin për humbjen e jetës së drejtorit historik të Baletit Kombëtar të Kosovës

Telegram Ngushëllimi nga Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndjehet e shokuar më lajmin për humbjen e jetës së drejtorit historik të Baletit Kombëtar të Kosovës z. Ahmet Brahimaj.

Ahmet Brahimaj më punën, konsistencën dhe sakrificën e tij pas luftës, atëher kur po rrezikohej shuarja e saj, e ringriti trupën e re të balerinëve të këtij institucioni dhe më angazhimin e tij vetmohues, i’a trasoi rrugën e pandalshme të suksesit.

Rigoroziteti, paanshmeria dhe ndershmëria e shquanin personalitetin e z. Ahmet Brahimaj, të cilat virtyte ai i aplikoi edhe në institucionin që drejtoi, duke e bërë model pune dhe formimi, për të gjitha institucionet tjera kombëtare të kulturës, në nivel vendi.

Aranzhimi i bashkëpunimeve më koreografë të të nivelit të lartë ndërkombëtar, bëri që Baleti Kombëtar i Kosovës, të kthehej në njërin nder institucionet më përfaqësuese kulturore në Republikën e Kosovës e ku meritat më të mëdha për këtë i atribuohën z. Brahimaj.

Z. Ahmet Brahimaj do të mbahet mend edhe për temperamentin e rrallë që kishte, të cilin diti ta sublimoj në punën e tij prej drejtuesi, duke i dhën impuls unik punës ķreative të trupës së balerinëve që kishte nën menaxhim, për ti motivuar ata të dëshmoheshin sa më mirë në skenë.

Më largimin nga jeta të z. Ahmet Brahimaj kultura dhe arti humbi një artist dhe menaxher të vëçant, por jo dhe rrugën e suksesit që ai e trasoi, e cila për të gjithë artistët skenik, është një nder modelet më të mira të arritjeve në art. / KultPlus.com

Ambasada dhe Aleanca franceze në Prishtinë me aktivitete kulturore në kohë pandemie

Ndërkohë që pandemia e COVID -19, ka ndaluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë të vitit, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës e ka parë të domosdoshme, që përmes facebookut dhe formave tjera online të ju ofrojnë qasje dhe mundësi të reja atyre, që duan të jenë me afër kulturës franceze dhe frankofone, njofton KultPlus.

Ambasada e Francës në Kosovë, është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e saj lokal dhe me komunitetin artistik, në lidhje me riorganizimin e festivaleve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative pas përfundimit të pandemisë Covid-19. Vlen të theksohet se shumë projekte dhe aktivitete janë shtyer për vitin 2021, ndërsa disa do të realizohen këtë vit, gjithmonë duke marrë parasysh rikthimin e gjendjes normale.

Këtë vit do vazhdojnë me bashkëpunime me festivalet e ndryshme ; Anibar, Hapu, Dokufest, Chopin Piano Fest, Dam Fest, Re Muzika etj.
Këto bashkëpunime me festivale të ndryshme dhe me sjelljen e artistëve nga Franca kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së programeve kulturore.

‘Shpresojmë që ditën që do të dalim nga kjo gjendje, do të duhet që kulturën ta kemi në kontakt të drejtpërdrejtë në salla, në kinema, dhe në ambiente tjera kulturore dhe edukative. Duhet uruar të gjitha Ojq-të dhe Institucionet kulturore dhe edukative të Kosovës, të cilat po gjejnë mënyra innovative dhe po zbulojnë metoda të reja, për të përdorur kohën e lirë dhe ekspertizën e tyre për të zbuluar metoda të reja për realizimin e projekteve të ndryshme online’, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu vlenë të theksohet edhe roli i Minsitrisë së Kulturës së Francës për krijimin e ueb faqes së re të ofertave kulturore #culturecheznous:

Ministria e Kulturës ka hapur faqen e internetit #culturecheznous, duke bashkuar në një hapësirë të vetme virtuale afro 700 propozime për përmbajtje në internet nga 500 lojtarë kulturorë dhe artistikë të pranishëm në të gjithë Francën: ekspozita, muze, filma, dokumentarë, podcast, koncerte, shfaqje, libra, lojëra video, praktikë artistike … Përdoruesit e Internetit do të gjejnë kështu në një platformë të vetme pjesën kryesore të ofertës kulturore franceze të arritshme në internet. Shumica e këtyre formave janë të arritshme edhe nga Kosova: www.culturecheznous.gouv.fr

EDUKIM

Që nga fillimi i mbylljes, Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar të gjitha kurset e saj online në internet. Ajo hapi një seancë të re të kurseve frënge, shqipe dhe serbe në prill, për të gjitha nivelet dhe të gjitha moshat. Sikurse me anë të kurseve klasike, nxënësit punojnë për të lexuar të kuptuarit, të shprehurit me shkrim, të kuptuarit oral dhe të shprehurit oral. Gjatë kësaj kohe të karantinës, fillestarët përfitojnë nga një ulje prej 25%: kjo është një mundësi për të mësuar një gjuhë të re!

Prezantimi i kurseve në internet të Aleancës Franceze të Prishtinës:

https://www.youtube.com/watch?v=mD-ktHL4j6M

Më poshtë gjeni disa linqe, për tu njoftuar më shumë me disa nga aktivitetet e prezantuara në faqen e Frankofonisë në Kosovë. https://www.facebook.com/francophoniekosovo/

Pas suksesit të Boleros të Ravel të luajtur në #karantinë nga muzikantët e Orkestrës Kombëtare të Francës, 4,000 muzikantë amatorë morën pjesë në një “Koncert në mbyllje”, një format original për ndarjen e pasionit të tyre të përbashkët për #muzikën me Waltz No. 2 nga Jazz Suite i Dimitri
Shostakovitch.

https://www.facebook.com/orchestrenationaldefrance/?tn=kCHR&eid=ARCVYmhD_3I53bvwesZcX2QnSiJuKMoZZXF0Iq234mmQPaUxlZdlIsram9qAKSKx-J4OBoEnQcSdJqh&hc_ref=ARSHU-7zvCZujshY-C1HMfg5MeXxKkmS3UvSMhKwTz7rdMpIFPf_2pKg5qHc6HPl5o&fref=nf

[#Parahistori] Udhëtoni 19,000 vjet mbrapa në zemrën e shpellave Lascaux me këtë ekspozitë mbresëlënëse virtuale. Zhvilluar nga Muzeu i Arkeologjisë Kombëtare, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, kjo vizitë 3D ju lejon të zbuloni artin piktorik të Paleolitit: gra dhe burra, kafshë, por edhe shenja misterioze … (accessible en anglais !)

https://archeologie.culture.fr/lascaux/fr?fbclid=IwAR0EbBqRo8jPuf2pv95mFrPvifiy2bvl7kEIz5qN6KzLl
MHmbqlzH853EjA

[#Ekspozita] A e dini se edhe kur jeni të mbyllur, akoma mund të udhëtoni? Falë burimeve dixhitale, ju mund të zbuloni historinë e Pallatit të Versajës dhe tingullin e Roi Soleil duke u zhytur në këtë ekspozitë virtuale! (accessible en anglais !)

http://www.chateauversailles.fr/decouvrir/ressources/louis-xiv-/-nicolas-fouquet-:-une-certainehistoire-du-gouv

[#Kinema] A doni të shikoni filma dhe dokumentarë evropianë me cilësi, të pavarur, artistikë dhe me çmime? Platforma #Cine Square, një alternativë për #Netflix, është në dispozicion në #Ballkan! Disa filma francizë si “La Vanité” ose “L’Enfanced’Icare” dhe “Au voleur” me Guillaume Depardieu janë në dispozicion në platformë

https://cinesquare.net/?fbclid=IwAR0JY62u1IjWGwttL4GeiPcDZ1OrOMVvmW8_UyE2UdTeheYhkkNX

Për shkak të gjendjes aktuale dhe mbylljes së shkollave, Sekretarja e Përgjithshme e #Frankofonisë, Znj. Louise Mushikiwabo dhe Z. Ministri i Arsimit dhe Rinisë, Z. Jean-Michel Blanquer, dërguan një mesazh të përbashkët për komunitetin arsimor edukativ që flet frëngjisht, në mënyrë që të paraqesë masat e reja të vendosura për tu dhënë fëmijëve qasje në arsim dhe kulturë përmes internetit.

Përfitoni nga këto burime digjitale duke klikuar në lidhjen e mëposhtme:

https://www.francophonie.org/ressources-numeriques-fra…/1181

Play International, një OJQ franceze aktive në #Kosovë që nga përfundimi i luftës, ka krijuar një metodë informimi, aktive dhe pjesëmarrëse të edukimit që përdor sportin: #Playdagogie. Kjo metodë tani njihet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përdoret në arsimin parashkollor.

Dhe që nga viti 2019, Agjencia Franceze e Zhvillimit (#AFD) ka mbështetur projektin EJO, nga i cili do të përfitojnë rreth 29,000 fëmijë kosovarë.

[Art] Zbuloni në formën e një ekspozite virtuale, ekspozitën e organizuar nga Ambasada Franceze në

Kosovë gjatë Javëve të Frankofonisë 2019. Gjashtëdhjetë punime franceze u ekspozuan në mënyrë të jashtëzakonshme në GalerinëKombëtare të #Kosovës gjatë një muaji! Mundësia për të zbuluar për herë të parë në Kosovë mjeshtra të mëdhenj të rrymave kryesore franceze të gjysmës së dytë të shekullit XX si Niki de Saint-Phalle, Victor Vasarely, André Masson, Bernard Buffet, Jean Messager, Jean Cocteau apoedhe Pierre Alechinsky

https://www.lapsi360.com/french360/?fbclid=IwAR0nCV0Vchlb7WlI3dK5obCPreesDs4ymWfwGNWVVNGaWLMRXSKw26fNxQ

[#Muzikë] Për të festuar mbylljen e Javëve të #Frankofonisë 2020, zbuloni grupin i cili do duhej të ishte sonte me ne, Linda Rukaj e shoqëruar nga Charles Lamouroux dhe Florian Garcin dhe lëreni veten të barteni në një udhëtim muzikor të mbushur me emocione të muzikës së tyre të pasuruar nga ndikime të ndryshme nga xhazi në pop, nga këngët franceze në ato popullore shqiptare

https://www.youtube.com/watch?v=ivv-Em1ObI&fbclid=IwAR33l9QsuEhtAlcYwkHkOlcwD2d26UX9K4BoFlTr-0vOnNrCZWfChFONiJw

[Arsim #6] Përfitoni nga burimet në dispozicion në internet! Shumë botues ju mundësojnë të keni qasje falas në botimet e tyre në internet .
Mos hezitoni t’ua transmetoni këtë informatë nxënësve tuaj CLE International :
https://bit.ly/3cjhHnA
Hachette FLE : https://bit.ly/2K53XB6

[#Arsim #5] Përveç përdorimit të burimeve TV5 Monde për t”ua mësuar frëngjishten nxënësve tuaj, ju gjithashtu mund të jua rekomandoni aplikacionin celular atyre dhe ta përdorin në mënyrë të pavarur ! Një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë mësimin e gjuhës frënge sipas rutinës tuaj gjatë kësaj periudhe të qëndrimit Brenda.
Mbi 3000 ushtrime në internet nga niveli A1 deri ne nivelin B2. / KultPlus.com

Osmani: Sot iku njeriu i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit Ahmet Brahimaj

Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.

Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron!

Ngushëllime komunitetit artistik!

Pusho në paqe mjeshtër! / KultPlus.com

Dumoshi: Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për vdekjen e Ahmet Brahimajt

E nderuara familje Brahimaj,

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, Ahmetit.

Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë. Me angazhimin e tij, ai ka bërë që të njihet jo vetëm nga artistët e ata që merren me kulturë por edhe në fusha tjera. Kur ka folur dikush për baletin e ka pasur në mendje Ahmetin.

Ahmet Brahimaj është prej njerëzve të parë që është marrë me balet dhe është edukuar në këtë fushë duke qenë prej gjeneratave të para të Baletit të Kosovës. Si një ndër balerinët e parë, ai ka formuar Ansamblin e Baletit në vendin tonë në vitet e 70-ta të shekullit 20.

Ka luajtur në mëse 40 premiera baleti e në shumë premiera tjera artistike duke pasur rolet kryesore në to duke u paraqitur me sukses. Përkushtimi me të cilin Ahmeti ka punuar ka bërë që ai përpos që ka fituar dhe gëzuar respektin e atyre që kanë pasur rastin ta njohin e të punojnë me të, ta marrin për frymëzim dhe nxitje për angazhim më të madh.

Baleti i Kosovës por edhe kultura shqiptare në përgjithësi ka humbur një figurë shumë të madhe duke e lënë një zbrazëti të pazëvendësueshme. Ahmeti do të kujtohet dhe do të mbetet i paharruar përmes veprave të shumta e gjurmëve të pashlyera që la pas. Mes bashkëpunëtorësh, shëmbëlltyra e tij do të mbetet përjetësisht udhërrëfyes i punës dhe angazhimit.

Ngushëllime familjes, miqve e tërë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe. / KultPlus.com

Sot para Teatrit Kombëtar mbahen homazhe për Ahmet Brahimaj

Ministria e Arsimit Kulturës Rinisë dhe Sportit njofton se sot (7 maj 2020), ora 12:30, në hyrje të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të organizohet ceremonia e homazhit për të nderuar figurën e të ndjerit Ahmet Brahimaj, ish-balerinit dhe ish-drejtorit të Baletit të Kosovës.

Do të vendoset fotografia e tij dhe do të vihen kurora lulesh për ta nderuar ish-balerinin Ahmet Brahimaj, e cila është një humbje e madhe për baletin e kulturën tonë. / KultPlus.com

21 vjet nga vrasja e poetes e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Janë bërë 21 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi, e cila ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999.

Yllka u vra bashkë me disa bashkëluftëtarë dhe ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.

Në kohën kur ajo u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme “Mazllom Këpuska” dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj. Por, Yllka ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte poete që premtonte të sillte një frymë të re në poezinë shqiptare.

Sipas profesorëve dhe njerëzve që e njohën, vdekja e Yllkës ishte humbje e një kuadri intelektual, e një atdhetareje dhe poeteje, e cila do të ishte prijatare e proceseve te ndërtimit të shtetit, por edhe shtyllë e kulturës dhe letërsisë.

Yllka u rrit në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin atë kohë kombit shqiptar. Prandaj, ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat.  Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të zhvendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë, ra në kontakt me shumë të rinj e të reja, të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre.

Poezitë e Yllkës, kushtuar dashurisë ndaj jetës, lirisë dhe vdekjes, sot e asaj dite janë të njohura dhe shpërndahen vazhdimisht.

Disa nga poezitë e Yllkës:

TI FLUTURON ME DALLANDYSHET

Një ditë çdo gjë do të ndryshojë,
do të vish të luash me veten,
do të këndosh në duet me heshtjen,
do të jetosh me kujtimin në ballë,
do të thërrasësh me zë ç’u bë vallë,
do të kërkosh për veten shpëtim
e s’do të gjesh kund emrin tim.

Jetonim ne të dy në gjethe të trëndëfillit,
jetonim duke shijuar erën e tij,
jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
por në fund, na therën gjembat e tij.

Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë,
por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë,
ajo zgjati vetëm të paktët muaj
e për këtë gjë unë tani po vuaj.

Tani jemi të vdekur për njeri tjetrin,
fluturojmë në qiell për një jetë tjetër,
fluturojmë të dy, por shumë larg njëri tjetrit
e të dyve na shoqërojnë valet e detit.

Ti fluturon bashkë me dallëndyshet,
fjalët që i dha tani po vyshken
e mua më thërrasin skifterët,
por unë s’dua të fluturoj me ta
e t’i këndoj ninullat.

S’do të jemi më bashkë,
jeta jonë mbaroi,
a do të jetojmë te lulet apo te zjarri,
s’di për njeri-tjetrin
a do të na merrë malli?

Ndoshta për mua do të rrjedhë një lot,
por ta dish se kjo e tëra është kotë,
dhe sipas kësaj ka një përfundim
se të kam dashur shumë sa shpirtin tim.

Prandaj për ty shkrova këtë kujtim
që t’i gjesh vetes pushim
e kur të kërkosh për veten ngushllim
vrapo nga unë që të gjesh shpëtim,
eja më afër e vetëm me një shikim
do të kujtoj e do të hidhem në përqafim.

Një ditë çdo gjë do të ndryshojë,
do të vish të luash me veten,
do të këndosh në duet me heshtjen,
do të jetosh me kujtimin në ballë,
do të thërrasësh me zë, ç’u bë vallë,
do të kërkosh për veten shpëtim
e s’do të gjesh kund emrin tim.

KËNGA E PRANVERËS

Nuk do të jemi bashkë,
jetërave tona po u afrohet fundi.
Nuk do të njihemi,
bashkë nuk do të takohemi,
do të derdh lot,
duhet ta dish se nuk ka shpresë më për mua,
e kam dashur shpirtin tënd më tepër se veten.
Shkrova për ty kujtimin
që të mund të gjesh prehje.
(Botuar në gazetën “ The New York Time Magazine ” nga Chris Stephen). / KultPlus.com

21 vjet nga “Beteja e Çabratit” ku ranë shumë dëshmorë e u ekzekutuan burra e djem

Janë bërë 21 vjet nga “Beteja e Çabratit”, e cila u zhvillua më 7,8, dhe 9 maj.

Tre grupet dhe Shtabi i Brigadës ‘137 Gjakova’, ishin vendosur në lagjjen e Çabratit. Në orët e hershme të datës 7 maj ’99, lagjja e Çabratit në Gjakovë u rrethua nga forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe bashkë me vullnetarë rusë.

Lufta e pabarabartë sa i përket armatimit, u zhvillua thuaja se fyt më fyt, për shkak të konfiguracionit të terrenit. Në anën e luftëtarëve të lirisë ishin rreth 100 ushtarë të armatosur, e përafërsisht edhe dy herë aq ishin pa armë të cilët “shpresën” e vetme për të mbërri tek arma e kishin, nëse vritej apo plagosej ndonjë shok i tyre.

Beteja zgjati deri në orët e mbrëmjes. Humbje pati në të dy anët. Luftë sporadike pati edhe me datat 8 dhe 9 maj.

Në këto luftime ranë dëshmorë:

Ahmet Gjikolli (nga Peja)
Bujar Roka
Tom Gjoka (nga fshati Dashinoc-komuna e Deçanit)
Kushtrim Hoxha (vdiq me 8 maj nga plagët)
Dashmir Krasniqi
Visar Juniku
Sefedin Xërxa
Hamëz Zymberi (vdiq me 15 maj nga plagët)
Agim Haxhiavdyli
Yllka Domi
Ilir Berisha
Taulant Nura
Ali Hoxha
Hazyr Këpuska.

Forcat serbe u hakmorrën në civilë të paarmatosur, duke ekzekutuar burra e djem që hasnin nëpër shtëpi e oborre.

Kjo është lista e civilëve të ekzekutuar:

07.05.’99

Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura, Halit Nura, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Ganii Ibrahimi, Demush Lata, Hasan Smajli,Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa.

08.05.’99

Neki Pula, Megzun Boshnjaku, Halil Gashi, Faik Qava, Kujtim Nuka.

10.05,’99

Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Mentor Shtaloja, Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti , Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani.

11.05.’99
Ramdan Dana, Shyhrete Dana.

Të dhënat nga Gurakuq Dobruna. / KultPlus.com

Shqipëria synon të jetë vendi i parë në rajon që pritet të hapë turizmin

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi sot në një intervistë në media se vendi ynë në krahasim me Kroacinë, Greqinë dhe Turqinë favorizohet nga strukturat e vogla hoteliere të cilat menaxhohen më lehtë.

Sipas tij, parashikohet që fluturimet e para charter me turistë të huaj të mbërrijnë në fund të këtij muaji, ndërkohë që do të synohet që kufiri tokësor të hapet përpara kësaj date për të pasur më shpejt turistë nga vendet e rajonit.

“Nuk do të kemi shifrat e vitit 2019, por do të kemi turistë të huaj këtë sezon. Bashkë me ministrin Ahmetaj që menaxhojmë situatën e krizës së pandemisë, do t’i propozojmë qeverisë hapjen e kufijve tanë tokësorë për të pasur mundësinë e lëvizjes së turistëve nga vendet fqinjë dhe do të synojmë që në fund të muajit maj të kemi çarterat e parë me turistë të huaj. Janë disa vende me të cilat ne kemi komunikim të shpeshtë si Çekia, Polonia, vendet Skandinave, Ukraina, Bjellorusia, që janë të gatshme të dërgojnë çartera nëse ne si struktura shtetërore e hoteliere i garantojmë standarde të higjienës.

“Po synojmë hapjen e parë në rajon”, deklaroi ministri i Turizmit.

Klosi tha se do të synohet së pari një turizëm rajonal për të shpëtuar sektorin nga kriza. Jemi qeveria e parë në rajon, nënvizoi ministri Klosi që kemi ofruar një paketë mbështetëse për industrinë e turizmit. Lidhur me ligjin që do të përcaktojë rregullat për funksionimin e plazheve, ai tha se pritet të jetë gati brenda kësaj jave.

Ministri Klosi vuri në dukje se protokolli i paraqitur për rregullat e pushimeve është pranuar nga 95% e operatorëve turistikë, ndërsa shtoi se ka disa elementë që pritet të ndryshohen.

Beautiful turquoise spring Blue Eye (Syri i Kalter) near a town of Muzine, Albania. The spring is very powerful, cold and deep and is a source of a river Bistrice

“Është një proces që ministria e ndjek shpesh, pra materiali është shpërndarë për mendim. E gjithë ideja e këtij manuali, është që turizmin ta kemi jo vetëm një mjet kënaqësie, por ta kemi edhe industri. Është një industri që mban me mijëra njerëz në punë, që mban rrjete të tjera industrish me punë dhe kemi mundësitë, falë investimeve që janë kryer në këtë industri, që të dalim të parët në treg”, u shpreh Klosi.

Ai theksoi se ky draft dhe ky protokoll masash është hartuar për kushtet në të cilat jemi, por nëse situata do të ndryshojë, Klosi tha se masat do të lehtësohen. /atsh / KultPlus.com

21 vjet nga vdekja e Esat Bicurrit, këngëtari i cili u masakrua nga forcat serbe

Sot, janë bërë plot 21 vite që nga vdekja e këngëtarit të njohur kosovar Esat Bicurrit. Këngët e tij konsiderohen perla të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdojnë të dëgjohen e vlerësohen ende, shkruan KultPlus.

Dhe, kujt nuk i kujtohet kënga fituese me “Okarinë të Artë” në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, por edhe këngët e tjera, si: “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë të tjera.

Fatkeqësisht, ai është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 së bashku me shumë bashkëqytetarë të tjerë, ndërsa kufoma e tij u gjet dhe u rivendos vetëm në vitin 2004.

Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.

Ai gjithashtu botoi dy libra të cilat quheshin: “Një këllëf me ar ta çova” dhe tjera, “Ahengjet Gjakovare në shekuj”.  / KultPlus.com

Filloi suksesshëm Shkolla Përgatitore për Testin e Maturës 2019/20, organizuar nga Kolegji AAB

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova, edhe sivjet e nisën rrugëtimin e tyre në Shkollën Përgatitore të Testit të Maturës të organizuar nga Kolegji AAB, që ka për qëllim përgatitjen e tyre sa më të mirë për Testin Kombëtar të Maturës, që pritet të mbahet gjatë muajit qershor.

Ndonëse, për herë të parë online, situata e krijuar nga pandemia globale COVID-19, nuk e ka penguar Kolegjin AAB që të zhvillojë këtë projekt i cili padiskutueshëm ka qenë një nga programet më të rëndësishme për maturantë, tash e 12 vjet. Janë dhjetëra mijëra maturantë që përgjatë këtyre viteve kanë ndjekur Shkollën Përgatitore të Testit të Maturës, dhe padyshim pjesëmarrja e tyre ka rezultuar me sukses domethënës në Testin Kombëtar.

Kolegji AAB ishte i pari që arriti të lansojë ligjëratat nga distanca për studentët e tij gjatë periudhës së vetizolimit, të zhvillojë suksesshëm afatin e provimeve të prillit nga distanca, përmes platformave origjinale të dizajnuara nga shërbimet digjitale të saj, dhe tani është i pari institucion që suksesshëm e nisi edhe një projekt tjetër për studentët e ardhshëm.

Në hapje të programit të sivjetmë të Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, mësimdhënësit e angazhuar në këtë projekt, të përzgjedhur nga më të mirët e shkollave të mesme të Kosovës, njoftuan maturantët me programin që do të realizohet gjatë periudhës së zhvillimit të kurseve përgatitore.

Do theksuar se Kolegji AAB për zhvillimin e kurseve përgatitore, ka arritur të krijojë edhe komunitetin më të madh të maturantëve online ku mijëra maturantë nga i gjithë vendi, do të vijojnë këtë program përgatitor.

Kurset ofrohen falas, ndërsa edhe maturantët të cilët mund të kenë qenë të painformuar deri tani, mund të bëhen pjesë e grupit.

Risia tjetër që sjell Kolegji AAB për maturantët e gjeneratës 2019/20, është se krahas Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, gjatë javës do të lansojë edhe platformën për testimin e njohurive të arritura, ku secili maturant do të ketë mundësinë të sprovojë veten dhe të fokusohet në temat të cilat ka nevojë t’ i zotërojë më mirë.

(Shkrim i sponsorisuar nga AAB)

Sot ditëlindja e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Para 87 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare. / KultPlus.com

Vdiq drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj

Ka vdekur drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes Facebook-ut familjarët e të ndjerit.

“Njoftim nga familja Brahimaj! Sot me datë 7.5.2020 ka ndërruar jetë Ahmet S. Brahimaj – Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë në komunën e Pejës. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ikonë!”, thuhet në njoftim.

Ahmet Brahimaj u lind më 06.12.1953 në Novosellë, Pejë. Shkollën e Mesme të Baletit (1968-1972) e kreu në Shkup, dhe i takon Gjeneratës së Parë të Baletit të Kosovës. Në vitin 1972, ai së bashku me balerinët e tjerë u kthyen në Prishtinë dhe kështu formuan Ansamblin e Baletit.

Biografia e Brahimajt, marrë nga faqja zyrtare e Baletit Kombëtar:

Si solist i kësaj Trupe, Ahmet Brahimaj ka luajtur në të gjitha shfaqjet që janë pregaditur atëkohë, pra ka luajtur në 38 Premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës. Shumë role kryesore, në të cilat ai është paraqitur me mjaft sukses, si në: “Karmen” (Don Hose), “Romeo e Xhyljeta” (Romeo), “Zhizela dhe Interplay” (Albert), “Era dhe Kolona” (Komandanti), “Piter Pan” (Kryeplaku Indian),” Kopelia” (Prefekti), “Don Kishoti” (Espado), “Halili e Hajria” (Sadiku), “Bolero e Shtrausiana”, “Vallja pranverore”, “Trëndafili I përgjakur” (Luisillo), “Ritme të zgjuara”, “Kënga e Rexhës” (Valleheqësi), “Besa” (Princi), “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku” (Tri hije të vdekjes), “Loja e Sizifit” (Udhëheqësi I), “E bukura More” (Thanasi), “Legjenda mbi ngadhnjimin” (Vdekja), “Mbrëmje baleti”, kurse Hans Fyelltarin te “Fyelltari” dhe te shfaqja “Tranzicion II” ka luajtur pas luftës, në vitin 2001/02. Në vitin 1985 Brahimaj emërohet Shef I Baletit. Për punën e tij krijuese ai mori shumë lëvdata, si dhe për nder të 48 vjetorit, u dekorua me “Plaketën e Teatrit Popullor Krahinor” (1986), dhe me rastin e 60 vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer për punën artistike e krijuese.

Nga viti 1972-1991 përveç si Solist I Baletit dhe Shef I Baletit, Ahmet Brahimaj ka qenë edhe në disa mandate drejtuese të Teatrit Popullor Krahinor, si:

Anëtar I Këshillit Artistik dhe pleqësisë të Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës, ndërsa pas luftës ai ka qenë

Anëtar I Këshillit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Anëtar I Këshillit Udhëheqës të A.K.K. V. “Shota”

Kryetar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Anëtar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Tani, Ahmet Brahimaj është Drejtor I Baletit të Kosovës dhe është njeriu kyç I rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit të Kosovës. Pas luftës, së bashku me disa nga kolegët e tij hapin Shkollën e Mesme të Baletit, në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Prishtinë. Klasa e Ahmet Brahimajt u diplomua në vitin 2005, dhe është gjenerata e parë pas luftës e njëherit edhe bërthama e Baletit të Kosovës. Gjithashtu, Brahimaj ka kontribuar dhe në formulimin e Ligjit të Operës, Filharmonisë dhe Baletit, Ligj I cili është në funksion tani dhe është aprovuar në vitin 2005.

Gjatë udhëheqjes së Brahimajt, Baleti I Kosovës ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë koreografë të shquar nga e gjithë Bota, gjë që rezulton me suksese të njëpasnjëshme.

Më datën 26/11/2010, me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, me Rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Ahmet Brahimaj nderohet me çmimin e madh “Artist I Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës. / KultPlus.com

Ahmeti ironizon: Me u pas lexu krejt librat e rafteve që kanë dalë këto ditë në televizione nacionale, jam i bindur se do ti kishim punët më mirë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me disa persona rreth lidhjeve të tyre direkte, shkruan KultPlus.

“Me u pas lexu krejt librat e rafteve që kanë dalë këto ditë në televizione nacionale jam i bindur se do ti kishim punët më mirë. Vend i mundësive.

Thash, po thom”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e pandemisë

Fizikanti amerikan, Yaneer Bar-Yam, ka marrë shtetin e Kosovës si një shembull të mirë të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Shembullin e tij e ka shpërndarë në Facebook ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një storie suksesi”, ka thënë ai në Twitter.

“Por edhe në Kosovë, njerëzit duhet që të vazhdojnë t’iu binden masava të qeverisë. Masat duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të evitohet një rritje e madhe e infeksioneve që mund të jetë më e keqe se vala e parë. Kujdesi i madh në këtë kohë fiton garën!”, përfundon ai. /Express/ KultPlus.com

Punëtorët shëndetësorë heronjtë e rinj, Banksy me mural për ta

“Spiderman e Batman” nuk janë më të preferuarit e fëmijëve. Sipas një murali të Banksyt këtë vend tani e kanë zënë punëtorët shëndetësorë.

Punëtorët shëndetësorë po vazhdojnë të jenë në vijën e frontit të Covid-19, transmeton KOHA.

Një vepër e re arti nga Banksy është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm të Southamptonit, shkruan BBC.

Piktura monokrome, që është një metër katror, në bashkëpunim me menaxherët e spitalit në një sallë pranë departamentit të urgjencës.

Banksy paraqet një fëmijë në gjunjë pranë një shporte duke luajtur me një lodër me figurë të infermieres.

Ai ka lënë poshtë lodrat me “Spiderman” dhe “Batman” në favor të një heroi të ri – infermieret NHS.

Piktura do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southamptonit deri në vjeshtë kur do të dalë në ankand për të mbledhur fonde për NHS.

Ti shkruash dashurisë si Fabio Volo – pjesë nga libri “Kam një jetë që të pres”

“Me ty do të jem ndryshe. T’i them këto fjalë në periudhën më të mirë të jetës sime, në periudhën kur jam mirë dhe kam kuptuar kaq shumë gjëra. Në periudhën kur më në fund po e njoh lumturinë me sytë e vërtetë të saj.

Në këtë kohë, jeta ime është e plotë, kam kaq shumë gjëra që më pëlqejnë rreth vetes, që më tërheqin. Jam shumë mirë pa ty dhe jeta ime si një person i vetmuar është e mrekullueshme.

E di që duke e thënë kështu, tingëllon keq. Unë të kërkoj të rrish me mua jo sepse pa ty ndihem jo i lumtur. Do të isha egoist, nevojtar dhe shumë i interesuar për lumturinë time dhe ti do të ishe shpëtimi im.

Unë të kërkoj të jesh më mua, sepse në këtë moment jeta ime është e mrekullueshmë, por me ty do të jetë akoma më shumë. Nëse unë do të isha duke jetuar një jetë boshe, të pavlerë dhe të mjerueshme, a do të të pëlqente që të ishe ti alternative kundër asgjësë, boshllëkut dhe trishtimit?

Sa më mirë të ndihesh i vetëm, aq më shumë vlerë ka personi që kërkon të kesh pranë. Shpresoj që ta kuptosh drejt këtë që po të them. Unë jam mirë i vetëm, por që kur të kam njohur ty, më duket sikur në çdo fjalë që them, ekziston një shkronjë nga emri yt, sepse në fund të çdo diskutimi më shfaqesh gjithmonë ti në mendje.

Kam mësuar ta dua veten time. Por e di që ti “do të më detyrosh” të jem akoma më i vëmendshëm me gjërat që bëj; të jem i denjë për dashurinë që ndiej për ty. Nga tani, unë dua ta zhvesh veten nga çdo mbrojtje, nga çdo armaturë, nga cdo krenari, sepse jo vetëm që jam i dashuruar me ty, por unë të dua. Për këtë jam i sigurtë.

Në fjalën “Të dua” ka gjithmonë dashuri, por jo në çdo dashuri ka gjithmonë “Të dua”. Unë të dua, ashtu siç nuk kam dashur asnjë tjetër më parë”.

 Fabio Volo“Kam një jetë që të pres”

Gjocaj: Po presim me sy dhe vesh kur po ik virusi dhe kur po kthehemi në punë

Qendrim Badalli

Pandemia botërore që preku Kosovën ka ndaluar një varg aktivitetesh kulturore. Edhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” i është dashur që të ndërpres përkohësisht një pjesë të aktiviteteve të planifikuara kurse për një pjesë tjetër të gjej rrugë alternative, shkruan KultPlus.

Drejtori i AKKV “Shota”, Shefqet Gjocaj, në një prononcim për KultPlus ka treguar specifikisht për koncertet që janë anuluar si shkak i pandemisë.

“Ne kemi pasur planin artistik i cili është anuluar për shkak të pandemisë. Janë anuluar dy programe që kemi pasur në plan, koncerti i pranverës dhe një koncert që e kemi menduar për Nexhmije Pagarushës. Janë anuluar po ashtu edhe pjesëmarrja jonë në festivalet ndërkombëtare të cilat ishin të konfirmuara, njëri në Belgjik dhe tjetri në Turqi”.

Megjithatë, edhe në rrethanat e jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia Ansambli “Shota”, gjeti rrugë për të qenë afër publikut.

“Në ndërkohë Ansambli Shota ka gjetur një formë deri diku të kompenzimit të koncertit të pranverës duke organizuar një koncert online i cili është realizuar nga orkestra dhe këngëtarët tonë dhe është shfaqur përmes platformave online”.

Në fund, Gjocaj tha se pritja vazhdon duke uruar për një rikthim të shpejt në punën e tyre të zakonshme.

“Po presim me sy dhe vesh kur po ik virusi dhe kur po kthehemi ne në punë. E gjitha cfarë mund të them është të uroj që kjo të përfundoj sa më parë dhe të shpresojmë që të fillojmë nga qershori me punën dhe të mos humbim të paktën koncertin qe kemi planifkuar për Ditën e Fëmijëve”  / KultPlus.com



 

Shpallen fituesit e fotografive të natyrës dhe imazhet janë fantastike (FOTO)

Shoqëria Gjermane për Fotografi të Natyrës sapo ka shpallur fituesit e konkursit Fotografi të Natyrës për vitin 2020 dhe realizimet  janë absolutisht të bukura.

“Për shkak të pandemisë koronavirus, votimi nuk u krye gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore, por u përfundua në internet për herë të parë në historinë e GDT me pjesëmarrje të madhe nga anëtarët e saj”, ka njoftuar organizata.

Fotografët garuan në gjashtë kategori: Zogj, Gjitarë, Kafshë të tjera, Bimë dhe Kërpudhat, Studio e Natyrës, dhe kategoria e veçantë – Uji.

Më poshtë fotot fituese

Studio e Natyrës – Vërshim drite nga Jan Piecha

Winner, Nature's Studio. Flooded With Light. Blackbird, North Hesse By Jan Piecha

Zogjtë – Ngritja nga Flurin Leugger

Winner, Birds. Take-Off. Coyote Panics Geese By Flurin Leugger

Uji – Lojërat e ujit nga  Britta Strack

Winner, Special Category: Water. The Play Of Water. Hraunfossar, Island By Britta Strack

Bimë dhe kërpudha – Jetë e re në pyllin e vdekur nga Radomir Jakubowski

Winner, Plants And Fungi. New Life In A Dead Forest. Dead Forest, Bavaria By Radomir Jakubowski

Gjitarët – Ëndërr lepuri nga Peter Lindel

Overall Winner, Mammals. A Hare's Dream By Peter Lindel

Kafshë të tjera – Rrezik në lloç nga Jens Cullmann

Winner, Other Animals. Danger In The Mud. Crocodile In A Drying Pool By Jens Cullmann

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”

Komuniteti i Termokiss fillon me qepjen e maskave

Komuniteti Termokiss ka filluar një kampanjë për qepjen e maskave dhe shpërndarjen e tyre në familjet në nevojë në këtë kohë pandemie.

Por, ky komunitet kërkon edhe ndihmën e të gjithë atyre që mund të japin kontributin në këtë punë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ata dëshirojnë që kampanja të shërbejë edhe si sensibilizim për përdorim më të gjerë të maskave në shoqëri.

“#Maskapërkrejt është një kampanjë e cila fillimisht ka nisë në Çeki, ku përmes platformave të ndryshme njerëzit janë mobilizuar dhe kanë mundësuar një qasje ma të lehtë në maska. Tani po bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës ku po mundohemi t’i krijojmë dhe shpërndajmë 12.000 maska në komunën e Prishtinës që do të bashkëngjiten në pakot ushqimore për familjet në nevojë”.

“Tani kemi nevojë për njerëz më shumë se kurrë! Sfida e parë është t’i krijojmë 5000 maska për shpërndarjen e parë të pakove që do të bëhet më 8 maj. Na duhen njerëz që kanë dëshirë të kontribuojnë dhe kanë makinë të qepjes, ndërsa materialin e siguron dhe transporton Termokiss”.

Kurti: Luan Haradinaj është figura e përkryer e viteve ’90

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar figurën e Luan Haradinajt, shkruan KultPlus.com

Kurti ka vlerësuar lartë kontributin e Luan Haradinajt në çlirimin e vendit duke e quajtur figurë të përkryer të viteve të 90’ta.

“Ai është studenti-luftëtar që ka mbajtur gjallë dhe lavdishëm Kosovën”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në Facebook.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Luan Haradinaj është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është po ashtu edhe një prej themeluesve të mbështetjes logjistike të ardhur prej Republikës së Shqipërisë. Luan Haradinaj me veprimtarinë e tij të armatosur kundër pushtuesit, mbajti të ndezur të vërtetën e rezistencës që përshkon popullin tonë.

Por, Luan Haradinaj është edhe figura e përkryer e viteve ’90. Student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, sa herë që vinte prej Tiranës, nuk mund të kthehej sërish atje pa kryer së paku një aksion kundër forcave pushtuese serbe. Numri i aksioneve individualë të Luanit qe tashmë dyshifror.

Ai është studenti-luftëtar që ka mbajtur gjallë dhe lavdishëm Kosovën. Ai ra dëshmor ndërsa ishte ende student; figurë e luftëtarit që mbetet përjetshëm i tillë; çereku i shekullit që përmbushet lavdishëm.

Më 6 maj 1997, Luan Haradinaj, teksa vinte prej Shqipërisë mes bashkëluftëtarëve Fehmisë, Xhevës, Abedinit dhe luftëtarëve të tjerë, ra në pritë në Qafëmullar. Dhe atë ditë u nda prej nesh. Rexhep Selimi ka dhënë përkufizimin poetik për heroin Luan Haradinaj:

Mbi ta u murose urë
pushove hapërimin
ta vigjëlosh dheun
mbi atë gur.”