Para disa orëve është lajmëruar për ndërprerjen e koncertit të Xenit.
Komua e Gjakovës dhe Xeni sot kishin planifikuar që gjatë ditës të dhurojnë spektakël në lagjet e Gjakovës
Por një gjë e tillë u pamundësua me fillim të koncertit, për shkak të ndërhyrjes së policisë, këngëtari ndaloi për disa orë performancën.
Por ai gjeti një zgjidhje ta mbajë premtimin drejtuar qytetarëve, Xeni është duke vazhduar performancen në restorantin e tij tani, dhe mund ta ndiqni live në Facebook.
Muhammad Munir, virolog në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se qeveritë dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë nevojë për shumë më tepër të dhëna për koronavirusin, përpara se të vendosin për lehtësimin e masave të izolimit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se valë e dytë e infektimeve mund të ketë një ndikim edhe më të keq se e para.
Radio Evropa e Lirë: A janë gati disa vende t’i heqin masat e izolimit kundër koronavirusit?
Muhammad Munir: Nëse shohim përhapjen e përgjithshme të këtij infeksioni, ajo ka një intensitet të ndryshëm. Disa vende janë shumë më përpara, si për shembull Italia, Spanja dhe Franca, ndërsa të tjerat si Danimarka, Holanda dhe Suedia janë relativisht më prapa. Për shkak të intensitetit të ndryshëm të shpërthimit, edhe masat e kontrollit janë vënë varësisht prej situatave respektive. Tani, numri i të infektuarve ka nisur të bie në Itali dhe Spanjë dhe ato kanë nisur t’i heqin disa kufizime. Por, unë mendoj se është vërtet herët që të hiqet ndonjë kufizim i madh, sepse ne nuk dimë shumë për këtë virus. Ai është rreth nesh që tre muaj e gjysmë. Ai duhet të hulumtohet shumë më shumë, përpara se të jemi të sigurt se e kemi mposhtur dhe se nuk kthehet sërish. Nëse kthehet sërish, do të ishte një situatë më e tmerrshme, sepse njerëzit do të ishin të lodhur, ashtu si edhe ekonomitë, dhe kthimi i kontrollit do të ishte shumë më i vështirë. Andaj, heqja e masave të kontrollit duhet të bëhet me shumë kujdes.
Radio Evropa e Lirë: Kur është një vend i gatshëm për të lehtësuar masat parandaluese?
Muhammad Munir: Strategjia e daljes nga izolimi duhet të përcaktohet në nivel vendi, ose së paku në nivelin kontinental. Ekzistojnë disa kritere që përcaktojnë se kur duhet të zbatohet strategjia e daljes nga izolimi. Kushti i parë ka të bëjë me rënien e ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus për 14 ditë më radhë. Kjo është koha kur mund të nisni të mendoni për lehtësimin e masave të kufizimit. Kushti i dytë i rëndësishëm është që sistemi shëndetësor i vendit të mund të garantojë se çdo person i infektuar, mund të mjekohet. Dhe, kushti i tretë është kapaciteti i mjaftueshëm për të identifikuar çdo person, qoftë pozitiv ose negativ, përmes testimit. Pastaj, ju mund t’i izoloni ata që janë pozitivë me koronavirus, ndërsa ata që janë negativë mund t’i testoni për të parë nëse kanë anti-trupa kundër koronavirusit. Pra, nuk është një strategji e lehtë e daljes nga izolimi, por këto janë tri kushtet kryesore për të përcaktuar kohën e daljes.
Radio Evropa e Lirë: Cilat janë rreziqet e heqjes së kufizimeve shumë herët?
Muhammad Munir: Nëse masat kufizuese hiqen para kohe, njerëzit do të ishin sërish në kontakt me njëri-tjetrin dhe virusi do të përhapej midis atyre që nuk kanë qenë të infektuar. Edhe për njerëzit që kanë qenë të infektuar më parë dhe kanë krijuar imunitet, ne nuk e dimë ende se sa mund të zgjasë ky imunitet. Ata po ashtu mund të riinfektohen, andaj numri i rasteve mund të rritet ndjeshëm. Kjo do të ishte vërtet problematike, sepse vënia e masave të kontrollit për herë të parë është më e lehtë sesa herën e dytë. Dhe, kjo nuk është shumë befasuese: praktikisht në çdo pandemi që kemi parë, vala e dytë ka qenë e pashmangshme. Prandaj, këtë herë, unë mendoj se paralajmërimet duhet të merren shumë seriozisht dhe duhet të sigurohemi që [virusi] të mos kthehet përsëri.
Radio Evropa e Lirë: Pse një valë e dytë mund të ishte edhe më vdekjeprurëse se e para?
Muhammed Munir: Një nga arsyet përse vala e dytë është gjithmonë vdekjeprurëse, është se njerëzit që kanë qenë të izoluar, le të themi, për gjashtë ose shtatë javë, ata janë lodhur. Kështu që, ata do të nisin t’i kthehen jetës normale. Dhe, nëse masat e izolimit rivendosen, njerëzit do të binden më vështirë. Problemi tjetër është se njerëzit që nuk janë imunë, që nuk janë infektuar herën e parë, do të goditen nga virusi, sepse nuk janë ekspozuar kurrë. Nuk kanë pasur imunitet. Por, ana plus e kësaj është se, për shembull, nëse në valën e parë kemi pasur 20 deri në 30 për qind të njerëzve të infektuar, kjo do të thotë se ata do të kenë imunitet dhe do ta ngadalësonin përhapjen e virusit brenda grupeve të vogla. Por, grupet që nuk kanë qenë të ekspozuara më parë, do të goditeshin rëndë. Në fazën e dytë, edhe qeveritë do të ngurronin të vinin kufizime, për shkak të ekonomisë. Qeveritë nuk do të donin të kishin edhe një raund vendimesh të vështira.
Radio Evropa e Lirë: A mund ta ndjekin vendet e tjera shembullin e Kinës?
Muhammed Munir: Kina është izoluar në mënyrë të paparë. Asnjëherë në histori nuk ka pasur një shkallë të tillë izolimi. Kjo ka lënë një përshtypje mjaft të mirë, sepse e ka rrafshuar lakoren e rasteve mjaft shpejt. Kjo edhe i ka nxitur vendet e tjera që të zbatojnë masa të njëjta të izolimit. Por, tani që ka dalë nga izolimi, edhe vendet tjera do të përpiqen ta ndjekin shembullin e saj. Megjithatë, janë disa mesazhe të rëndësishme që dalin prej atje. Për shembull, në Vuhan [të Kinës], izolimi është hequr në mënyrë relativisht simbolike, sepse lëvizja e njerëzve është ende e kufizuar. Vetëm njerëzit që kanë kodin e gjelbër QR [në telefonat e tyre mobilë] janë lejuar të dalin jashtë, sepse këta janë njerëz që kanë mjaft antitrupa në gjakun e tyre, andaj edhe janë të mbrojtur. Po ashtu njerëzit që bëjnë punë thelbësore, si prodhimi i pajisjeve mjekësore, lejohen të dalin. Pra, kemi mjaft për të mësuar nga skenari i Vuhanit./rel/
Tunelet e fshehura 400 vjeçare që ndodhen në distriktin e Safranbolus, krahina Karabük në rrethin verior të Turqisë, të njohura për arkitekturën e tyre Osmano-Turke janë planifikuar të bëhen destinacion turistik.
Këto tunele që nga viti 1994 janë të radhitura në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Tri tunelet e ndara e mirë të konzervuara kanë gjatësi të ndryshme dhe janë të ndërtuara nga gurët e gdhendur dhe harqet. Ata gjenden në distriktin historik, që është vatër e shtëpive, banjove, xhamive, fontanave dhe urave osmane, por, poashtu edhe të shtëpive tradicionale të ndërtuara në mes të shekujve XVIII dhe XX.
Këto tunele që janë ndërtuar për të kryer funksionin e furnizuesve me ujë të pijshëm, janë ndërtuar me harqe në rrjedhën e Akçasu shekuj më parë për të përfituar tokat bujqësore. Ato kalojnë nën tregun e farkëtarëve, Xhamisë së Mehmet Pashës dhe Cinci Inn-it, shkruajnë mediat turke, transmeton Ndërtimi.info.
Şefik Yılmaz Dizdar, shefi i Fondacionit të Kulturës dhe Turizmit në Safranbolu, ka thënë se ata janë përpjekur që të ruajnë dhe konzervojnë pasurinë kulturore të distriktit dhe kanë përgatitur projekte në bashkëpunim me Qeverinë, komunën, qeverinë lokale dhe drejtorinë për kulturë dhe turizëm.
“Ne përgatisim projekte dhe bëjmë restaurime të objekteve historike në distriktin tonë në mënyrë që të mbijetojnë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kanë përgatitur projektin për të restauruar tunelet dhe për t’i prezantuar ata më pastaj si pika turistike.
“Projekti është pranuar. Ka vetëm edhe pak punë në dokumente. Kur këto të përfundohen, ne do të fillojmë punën dhe do t’i hapim këta tunele spektakulare për turistët” potencoi ai.
Dizdar ka thënë se arkitektura e tuneleve mund të merret si objekt studimi i ndonjë lënde.
“Këto tunele, që janë ndërtuar me mundësitë e kohës së shekujve më parë, kanë qenë të aftë të mbajnë struktura të mëdha. Çdokush duhet ta shohë se si u krijua ujëvara nën tokë, megjithë kufizimet e asaj kohe dhe se si uji kullon në sistemet e ujërave të zeza të cilat janë krijuar një nga në” ka shuar Dizdar.
Dizdar shtoi më tutje se dstrikti mirëpret afër 1.5 milionë turistë lokalë e të huaj në vit, që me hapjen e tuneleve ata do të jenë në gjendje të vizitojnë këto hapësira dhe të dëshmojnë mrekullitë e fshehura arkitekturore.
Ka ndërruar jetë aktori i njohur amerikan, Bruce Allpress, shkruajnë mediat e huaja.
Aktori Allpress ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeç. Familja e tij njoftoi lajmin e trishtë duke thënë se u largua në shtëpinë e tij i rrethuar nga njerëzit e dashur. Allpress gjithashtu luajti në filmin fitues të çmimeve prestigjioze […]
Ai së fundi ishte pjesë e filmit ‘Lord of the Rings’ me rolin e Aldor. Blic / KultPlus.com
Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë dhe Marshi Përkujtimor në Prishtinë, si aktivitete të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të pandemisë COVID-19.
Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999 Mejë’.
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me KKAFZHDK dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999, Mejë, ftojnë familjarët e personave të zhdukur dhe gjithë qytetarët që përkujtimi dhe homazhi për të zhdukurit dhe gjithë të rënët për lirinë e vendit, këtë vit, të bëhet duke respektuar masat e caktuara nga institucionet kompetente në parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përmes të cilave ndër të tjera ndalohen edhe tubimet në masë”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.
27 Prilli shënon përvjetorin e Masakrës së Mejës së Gjakovës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur me vendim të Kuvendit në nderim të viktimave të kësaj masakre dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e luftës në Kosovë, përkujton se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa rrëmbimi dhe zhdukja e më të dashurve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur premtojnë se do të vazhdojnë të jenë në angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme që familjeve të personave të zhdukur t’ua lehtësojmë barrën e pritjes dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi.
“Me këtë rast i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë trysnin ndaj Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, para se gjithash për të hapur arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe për të ofruar informatat mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur.”
Ndryshe, edhe 1641 persona, vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Per Olov Enquist, një nga autorët më të vlerësuar të Suedisë, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, tha familja e tij për median lokale.
”Ai vdiq në gjumë, pas një sëmundjeje të gjatë”, raportuan gazetat suedeze ”Dagens Nyheter” dhe ”Aftonbladet”.
Enquist është më i njohur për romanin ””The Royal Physician’s Visit”, një vepër historike, e përqendruar në oborrin mbretëror danez të shekullit XVIII, me mbretin e çmendur Christian VII të Danimarkës dhe mjekut të tij personal gjerman.
Libri, i botuar në 1999, u prit me lëvdata nga kritika dhe u bë bestseller ndërkombëtar duke fituar edhe mjaft çmime.
I lindur më 23 shtator 1934, në fshatin Hjoggbole në Suedinë Veriore, P.O. Enquist merrej me letrarizimin e ngjarjeve dhe personalitete historike.
“Rëndësia e P.O Enquist për jetën kulturore suedeze që nga vitet 1960 është e jashtëzakonshem”, shkruan ”Dagens Nyheter”./ a.jor.
“Në jetën e tij e pati njohur shpeshhere frikën dhe ankthin: pati njohur frikën e burgosjes së pafund, një frikë gri që kishte formën e moluskëve; pati njohur frikën e mprehtë e zemërcjerrëse që të pushtonte perpara torturës; pati njohur ankthin e thellë e kapërthyes që të shkaktonte dëshpërimi për shpresën e humbur – i pati njohur të gjitha dhe i pati kapërcyer;, i pati njohur vërtet, por ai e dinte se ekzistonte edhe ajo frika tjetër, e fundmja; e dinte se ajo po i trokiste tani në prag: ankthi i të gjithë anktheve, frika e madhe përpara vdekjes.
Ai nuk e kishte ndier më qysh prej vitesh atë lloj frike, dhe kishte pandehur se nuk do t’i kthehej kurrë më, se nuk do të mund ta ndiente kurrë më, duke kujtuar se atje e kishte thithur përfundimisht mjerimi, prania e vazhdueshme e vdekjes dhe mospërfillja e plotë.
As kur kishte shkuar bashkë me Buherin në sekretari, nuk e kishte ndier atë frikë – por tani pikat e tij të akullta po ia ngrinin vertebrat, dhe ai e dinte pse po ndodhte kështu: sepse i qe ngjallur përsëri shpresa, sepse e ndiente atë shpresë me të githa shqisat – një shpresë që ishte kthyer tani në akull e zbrazëti e shpërbërje e klithmë të shurdhër. Ai mbështeti të dyja duart mbi tokë dhe i treti sytë diku në largësi.
Ky nuk ishte më qiell, ky tmerr thithës e vdekësor aty permbi kokën e tij! Ku ndodhej jeta nën atë qiell? Ku mbeti ajo fëshfërimë e ëmbël e bulëzimit? Ku mbetën gonxhet? Ku mbeti oshëtima, oshëtima e butë shpresës?”
***
“Lart, në dhomën e djegies, Bergeri po shtirej sikur ndihmonte për të ngarkuar dy barrela me kufoma. Zakonisht atë nuk e fusnın kurrë në punë të tilla, sepse ishte tepër i dobët. Por, kur të burgosurit e përzënë erdhën aty lart, kryepunëtori i furrave i kishte urdhëruar me të bërtitura që t’i përvisheshin punës; prandaj, gjeja më e thjeshtë ishte të bëje sikur po e zbatoje urdhrin. Njëra prej kufomave të barrelave ishte ajo e gruas me floket e gjatë e të lëshuar, tjetra ishte e një burri, i cili dukej sikur qe i tëri prej dylli të ndotur.
Bergeri ngriti krahët e gruas dhe ia futi flokët nën sqetulla që ata, kur ta shtynin kufomën në furrë, të mos merrnin zjarr menjëherë nga afshi i prushtë dhe t’ia përcellonin duart atij. Ishte vërtet çudi që asaj nuk ia patën prerë ata flokë; më parë ua prisnin rregullisht flokët të gjitha grave dhe i grumbullonin. Me sa dukej, nuk ia vlente me barra qiranë, sepse në kamp kishin mbetur shumë pak gra.
– Gati! – u tha Bergeri të tjerëve.
Ata hapën dyert e furrave. Një valë nxehtësie i goditi në fytyrë. Me një të shtyrë i futën barrelat e sheshta prej hekuri në zjarr.
– Mbyllini dyert! – Thirri Dikush. Mbyllini!
Dy të burgosur i përplasën dyert me furi, por njëra prej tyre u hap prapë. Bergeri arriti të shihte se si gruaja e vdekur u ngrit brenda furrës, thua se po zgjohej nga gjumi. Flokët, që i kishin marrë flakë, ia qarkuan edhe për nje çast kokën si nje brerore gjuhësh të zjarrta – pastaj dera, të cilën e pati penguar nje copë e vogël kocke, u mbyll për të dytën herë dhe zuri.
Po kjo ç’ishte? – Pyeti njëri nga të burgosurit, i trembur tejmase. Ai gjer tani ishte marrë vetëm me zhveshje kufomash dhe nuk kishte qenë kurrë aty lart, te furrat.
– Akoma gjallë ishte ajo? – Jo… Kufomat lëvizin gjithmonë nga nxehtésia e madhe, u përgjigi Bergeri me zë të ngjirur. Gulshet e nxehta të zjarrit ia kishin tharë grykën. Edhe sytë i dukeshin si të përcëlluar.
– Nganjëherë kërcejnë edhe vals,- shtoi një burrë i fuqishëm, që bënte pjesë në repartin e krematorit.”/filozofia.al
“Ajo që i jep vlerë udhëtimit është frika. Është fakt që, në një moment të caktuar, kur jemi shumë larg prej vendit tonë (një gazetë franceze fiton vlerë të paparashikueshme dhe ato mbremje kur, nëpër kafene, provon t’u afrohesh njerëzve, për t’i prekur me bërryla), mbërthehemi nga një frikë e paqartë dhe një dëshirë instiktive për t’u kthyer nën mbrojtjen e shprehive të vjetra. Kjo është dobia më e madhe nga të udhëtuarit.
Në atë çast, na kapin ethe, por gjithashtu bëhemi të depërtueshëm, ashtu që prekja më e vogël na shkakton të dridhura deri në thellësitë e qënies sonë. Arrijmë matanë një ujëvare drite dhe ja: përjetësia.
Kjo është arsyeja pse nuk duhet thënë se udhëtojmë nga kënaqësia; nuk ka kënaqësi nga udhëtimi, e shoh më tepër si një mundësi të një sprove shpirtërore. Nëse e kuptojmë gjykuar nga kultura këtë sprovë – ajo e përjetësisë – të ndjesisë sonë më të afërt, atëherë udhëtojmë për kulturë.
Kënaqësia na largon aq shumë prej vetes në të njejtën mënyrë sikurse e bën çmenduria; apo në përdorimin paskalian të fjalës, na largon prej zotit. Udhëtimi, që është i ngjashëm me shkencën me të madhe skalitëse, na kthen prapa tek vetvetja.
– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”
“Përse propaganda është shumë më tepër e suksesshme atëherë kur ajo e nxit urrejtjen se sa atëherë kur ajo tenton të nxisë ndjenjat miqësore? Arsyeja duket e qartë përderisa zemra njerëzore ashtu siç e ka bërë civilizimi modern, është shumë më e prirur drejt urrejtjes se sa drejt miqësisë.
Dhe është e prirur drejt urrejtjes sepse është e pakënaqur, sepse ajo e ndjen thellësisht, madje ndoshta edhe në mënyrë të pavetdijshme, që në njëfarë mënyre e ka humbur kuptimin e jetës, dhe që ndoshta të tjetër dhe jo vetë ne, i kanë siguruar gjërat e mira të cilat natyra i ofron për kënaqësinë e njeriut.”
– Fyodor Dostoyevsky, “Krim dhe Ndëshkim”
“Arratia ka boll poshtërim dhe mundim, ndërsa juve ju duhet jetë e qetë, e përcaktuar mirë, me ajër. Edhe në i’a mbathshi, përsëri do ktheheni. Nuk bëni dot pa ne!
Do ju mbajmë nja tre muaj prapa hekurave dhe pastaj vetë do vini për ta pranuar fajësinë. Jam i bindur që edhe punën e vuajtjes do ta keni menduar; tani fjalën time s’e beson, atëherë do ta besoni, vetë keni për të ardhur në këto përfundime.
Se vuajtja, Rodion Romanoviç, është gjë e madhe. Mos më shihni mua që jam kështu i dhjamur, asaj unë nuk i’a kam nevojën, ama fort mirë e di, mos guxoni të qeshni, në vuajtje fshihet ideja!” / Filozofia.al / KultPlus.com
1959 – Albert Camus Directs His Play ‘Les Possedes’. Les répétitions au théâtre Antoine de la pièce ‘Les possédés’ d’Albert Camus, mise en scène par l’auteur : attitude d’Albert CAMUS sur la scène du théâtre, un pied sur une chaise et une cigarette à la main, sous la lumière des projecteurs. (Photo by Jack Garofalo/Paris Match/Getty Images)
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të dielën paradite të dalin për ajrosje nënat dhe fëmijët, duke lënë kështu burrat në shtëpi.
Madje me ironi kryeministri ka deklaruar se burrat përveçse të rrinë në shtëpi të bëjnë dhe punët e shtëpisë.
Kësisoj, një burrë i ka komentuar Ramës ku i thotë se sot i ka zbatuar të gjitha rregullat që ai kishte vendosur, ka pastruar shtëpinë, ka larë pjatat.. deri tek gjella. Në fund pasi i tregoi ç’kishte bërë i ka kërkoi leje që të dalë. Mirëpo komenti i Ramës ishte epik i cili i tha të mos lëvizë nga vendi dhe të fillojë me larjen e xhamave.
Replikat:
Komentuesi: Mirëmëngjes zoti kryeministër. Sipas rregullave që ju keni vendosur për sot i zbatova të gjitha.
Pastrova shtëpinë, lava pjatat, rregullova rrobat dhe kam bërë dhe kam gati edhe gjellën për drekë. Me lejen tënde të dal dhe unë pak jashtë.
Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi Xeni, ka mbajtur sot disa minuta një koncert në komunën e Gjakovës.
Por ,koncerti nuk shkoi siç ishte planifikuar.
Ai u ndërpre për arsye se nuk kishin respektuar masat e duhura të distancës.
“Zonja dhe zotërinj me vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjitshëm, duhet ta ndërpresim menjëherë. Kjo është si pasojë po më duket e mos respektimit të largësisë dhe distancës”, ka deklaruar Jetishi. Reporteri / KultPlus.com
Me rastin e Ditës së Diversitetit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë e kanë theksuar rëndësinë e garantimit të qasjes në arsim për të gjithë fëmijët edhe gjatë krizës aktuale me Ciovid-19.
“Arsimi përfshirës është diçka që Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të madhe. Kjo është arsyeja pse me kënaqësi e financojmë projektin ‘INCLUDE’ i cili do të japë përgjigje me kohë drejt sigurimit të arsimit përfshirës në rrethanat aktuale. Në planin afatgjatë, sistemi arsimor në Kosovë do të përfitojë nga aktivitetet e ndërtimit të kapacitetit dhe përkrahja e synuar që jepet gjatë projektit”, ka thënë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Të gjitha përpjekjet e mundshme duhet të bëhen nga autoritetet për të siguruar vazhdimin e mësimnxënies së sigurt dhe të barabartë nga shtëpia për të gjithë, posaçërisht për ata nxënës që kanë nevojë për më shumë përkrahje ose janë më të vështirë për t’u arritur. Gjithashtu duhet të gjenden mënyra inovative për t’i adresuar sfidat e situatës aktuale me pandeminë. Në këtë kontekst, projektet e bashkëpunimit mund të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e zgjidhjeve për sfidat aktuale
“E drejta për arsim është e drejtë thelbësore dhe qasja e vazhdueshme në arsim gjatë krizës aktuale është jetike. Kjo është posaçërisht e vërtetë për fëmijët nga grupet e pafavorizuara, ku mund të nevojiten përpjekje të posaçme për të siguruar se ata kanë qasje në mjetet dhe materialet e barabarta me bashkëmoshatarët e tyre”, theksoi Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Projekti i përbashkët BE/KE ‘INCLUDE’ e përkrahë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në përmirësimin e qasjes në arsim cilësor për të gjithë fëmijët me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijëve nga grupet e pafavorizuara si p.sh. fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë. Aktivitetet e projektit janë duke u përshtatur sipas nevojave të gjendjes aktuale
Projekti nisi në janar 2020 me fondet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe implementohet nga Këshilli i Evropës. Projekti do të zgjasë katër vjet.
Vendi ynë i bashkohet Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe motos së saj për festimin e 26 prillit ditës botërore të pronësisë intelektuale “Inovoni për një Ardhmëri të Gjelbër’, njofton MKRS në një komunikatë për media.
Në këto ditë pandemie, e të vështira, veprat e autorëve dhe novatorëve, krijimet e imagjinatës dhe mendjes së ndritur njerëzore si libri, filmi, televizioni, radiot e interneti kanë lehtësuar jetën tonë.
Por, më shumë se kurrë vëmendja e njerëzimit është drejtuar tek novatorët që me shpikjet e tyre të japin kurën për këtë pandemi botërore. Pra pronësia intelektuale është jetike, e vendit tonë i duhet një sistem plotësisht funksional i pronësisë intelektuale, ku autorëve e novatoreve u mbrohen të drejtat e tyre dhe ata mbështetën për të krijuar e shpikur.
Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e pronësisë intelektuale, për të drejtën së autorit, kemi vazhduar me krijimin e politikave të reja dhe me implementimin e tyre. MKRS, Zyra për të drejtën e autorit është duke zbatuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, zbatimi i saj do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë.
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është duke punuar ngushtë edhe Shoqatat Kolektive për Menaxhimin e të drejtës së Autorit, që këtë vit të autorët, përformuesit dhe producentët të fillojnë të marrin kompensimet e tyre nga menaxhimi kolektiv. Kam kërkuar nga Zyrën për të Drejtat e Autorit, që të vazhdoj punën e mirë me Task Forcën kundër Piraterisë në marrjen e masave kundër piraterisë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra janë garanci që e drejta e autorit është duke u avancuar në vendin tonë.
‘Vazhdojmë punën së bashku, që autorët e krijuesit të gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike për veprat e tyre.’ thuhet tutje në komunikatë. / KultPlus.com
Në bashkëpunim me disa prej regjisorëve më të talentuar të botës, nga shtete si: Gjermania, Kanada, ShBA, Brazili, Franca e Kolumbia, po krijohet një dokumentar që ka për qëllim të përshkruajë njerëzimin në këtë kohë izolimi, pjesë tyre është edhe regjisorja kosovare Norika Sefa, shkruan KultPlus.
Norika Sefa ka thënë për KultPlus se qëllimi është ta dokumentojë këtë pandemi duke qenë sa më afër njerëzve dhe rrëfimeve të tyre.
“Ky dokumentar titullohet “Më trego”, apo “Tell me”, ku fiksohet voicemail në secilin prej shteteve të përmendura. Nëpërmes të një telefonate të thjeshtë anonime, ju mund të lini mendimet, rrëfimet, ndjenjat, ose çfarëdo tjetër, …edhe një këngë…. që do të përshkruante se si po ia dilni në këto ditë të izolimit. Zëri është plotësisht anonim. Ideja jonë është të përdorim pjesë të këtyre thirrjeve, tregimeve tuaja dhe të bëjmë një film qe ka për qellim me portretizu njerëzimit në izolim, nga perspektiva e shumë njerëzve, e në shumë vende të ndryshme të botës”, ka thënë Sefa.
Sefa më pas ka njoftuar se numri ku qytetarët e Kosovës mund të telefonojnë është +38346185635 (viber, whatsapp).
“Ju mund të thirrni ose edhe dërgoni voice-mesazhin e gjiruar paraprakisht. Gjithçka do të mbetet anonime. Ne nuk pranojmë mesazhin e shkruar, ngase për ne ka rëndësi ta kemi zërin si dëshminë më të sinqertë të ngjarjes që na ofrohet”, ka thënë Sefa për këtë dokumentar që futë Kosovën në mesin e shteteve më të fuqishme të botës. / KultPlus.com
“-Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetur. Atyre që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kështu që pushka bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre. Duke u bërë që në vogëli një pjese e qenies së tyre, si një element bazë i jetës së tyre, pushka ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e psikikes se shqiptarit.
-Por një gjë që njeriu e do dhe e adhuron me gjithë shpirt, natyrisht qe ka qef edhe ta përdorë. Po perse mund te përdoret më mirë pushka?
-Për te vrare njerëz.- tha gjenerali.
-Ashtu është. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dëshirë të vrasin ose të vriten. Ata janë vrarë me njeri – tjetrin kur nuk kane pasur me kë të luftojnë.. Ata ne lufte i shtyn instikti i vjetër. Keni dëgjuar për gjakmarrjen? Kjo është një nevojë e diktuar nga natyra e tyre. Ne paqe ata trullosen si gjarpri në stinën e dimrit. Vetëm në luft e tregojnë plotësisht vitalitetin e tyre. Lufta është gjendja normale e këtij vendi. Prandaj ata në luftë janë të egër, të rrezikshëm dhe bëjnë dem më shumë seç duhet.”
“Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç’ke në mendje.
Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Po ç’bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! Ç’bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!”
Gjenerali i ushtrisë së vdekur-Ismail Kadare / KultPlus.com
Sofia Kastrioti, stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, publikon këngën më të fundit të saj “Tøngue Tied”
Ajo jeton në Australi që prej 1990 kur familja e saj u zhvendos nga Italia. Nisi të merret me violinë kur ishte në moshën 4 vjeçare dhe më pas me këngë të cilat i shkruante vetë.
Ka kënduar dhe shumë këngë patriotike shqiptare.
Në 2016, Sofi ka vizituar Tiranën dhe besojmë se nuk do të jetë kjo vizita e fundit. / KultPlus.com
Performancat artistike janë ndër aktivitetet më të kërcënuara prej masave të karantinimit. Parë në një këndvështrim të shpejtë, duket se deri të paktën në muajin shtator do të ketë shumë pak koncerte, shfaqje teatrale, opera dhe festivale kudo në botë.
Dhe madje as shfaqje te tilla në ajër të hapur. Por edhe sikur organizatorët e këtyre performancave të arrijnë të koordinojnë disa shfaqje, sigurisht me spektatorë të ndarë nga njëri-tjetri, ka të ngjarë që publiku të mos gjejë ndonjë kënaqësi teksa merr pjesë në ngjarje të tilla, prej frikës së infektimit. Sidomos në ato shfaqje ku audienca i përket më së shumti grupmoshës së tretë. Ndaj dhe ne nuk mund ta pranojmë atë.
Po sikur, dhe për fat të keq nuk është fare e pamundur, që ky lloj bllokimi do të duhej të vazhdonte edhe gjatë dimrit? Që në një kuptim do të thotë që asnjë teatër, asnjë festival, por as edhe një shtëpi operistike, orkestër apo cfarëdo e tillë të mos mbijetonte dot?! Krejt ndryshe nga strukturat më zyrtare që financohen nga të ardhurat e bashkive apo dhe nga shteti! E që këtej do të lindtenevoja që muzikantët më të rinj, aktorët, menaxherët e skenës, regjisorët por dhe fotografët do të duhet të ndryshonin karrierën e tyre profesionale për të fituar jetesën.
Sepse në këtë moment që po flasim jeta artistike në tërësi e botës ku jetojmë, me gjithë elementet e saj më të rinj, pritet të fundoset në mënyrë të pakthyeshme. Dhe kjo është e papranueshme.Por sigurisht, edhe këtë ne nuk mund ta pranojmë.
Aq më tepër, nisur nga një ironi e çuditshme, nëse e gjejmë veten në situatë të tillë, është vetëm për shkak të një tabloje; një tabloje krejtësisht të ndryshme nga ajo që kemi jetuar: gabimisht shpesh thuhet, që një depresion ekonomik shkaktohet prej kënaqësive që jeta na ngacmon kundrejt problemeve ekonomikeqë ajo gjithëherët sjell; dhe janë pikërisht këto përparësi/ kënaqësi që na çuan nëzbatimit e strategjisë së bllokimit/ izolimit si dhe krizën që ky ngujim sjell bashkëlidhur. Në të vërtetë, kjo zgjedhje nuk është një preferencë e jona për jetën që ka provokuar karantinimin në shkallë globale, por përkundrazi është vullneti ynë për të mos ndeshur në shfaqje spektakli mijra të sëmurë që nuk do të kishin mjetet e duhura për t’u kuruar.
Prandaj, kjo strategji e autoriteteve shëndetësore ka si qëllim të japë siguri që të kemi gjithmonë e më pak njerëz të sëmurë nën kujdes intensiv sesa ka shtretër në spitale. Nuk po shtojmë këtu dhe numrat e fshehura prej ‘spektaklit’ të agonisë në shtëpitë e pensioneve, shtëpitë e vdekjes, ato pa përkujdesje, etj.Kjo është dhe arsyeja që po përjetojmë një jetë tjetër. Jetën e një shoqërie të aftëpër t’u marrë me vdekjen, duke qenë se jemi të privuar të jetojmë atë me pamje më të bukur, jetën që do duhet të na dëshmojë se jemi akoma të gjallë.
A mund të ecim përpara më mirë? A mund ta ringjallim sërish spektaklin e jetës? Po, ne mundemi. Sigurisht që ne mundemi.Së pari, ne nuk duhet të harrojmë se jeta është gjithnjë më e fortë se vdekja: historia e njerëzimit është e mbushur me epidemi të tmerrshme, të cilat nuk na kanë penguar të shkruajmë, të organizojmë jetën dhe të shijojmë kryevepra të mëdha muzikore/ letrare. Epidemitë kalojnë. Ndërsa kryeveprat janë ato që mbeten. Aq më tepër kur shenjohet se pikërisht gjatë pandemive lindin kryeveprat artistike më të mëdha botërore.Edhe kjo pandemi do të kalojë, si të tjerat. Ashtu, në mënyrë të mistershme si dhe erdhi. Sepse kjo është ajo që natyra vendos. Ose, si të tjerat, në mënyrë racionale, sepse do t’i jetë gjetur një vaksinë apo dhe një ilaç.
Ndërkohë, ne duhet të veprojmë ndërsa ka shumë për të bërë:
Së pari, ne duhet të organizojmë sa më shpejt, duke filluar që këtë verë, kthimin e performimit të arteve në distancë. Dhe kjo është e mundur; sa më shpejt të jetëe mundur. I takon shtetit që të përcaktojë rregullat, siç bën për shkollat, sektorët e tjerë të biznesit dhe restorantet.
Së dyti, duhet të theksohet se arti është pothuaj i gjithëpranishëm gjatë pandemisë sonë: sepse të gjithë ose janë duke luajtur një instrument ose recitojnë poezi e lexojnë romane e përralla. Artistët janë duke luajtur me zemërgjerësi falas për fqinjët e tyre ose për kauza të panumërta të tjera. Dhe nukështë normale që subjektet e mediave, të të gjitha llojeve, (kanalet televizive apodhe platforma të tjera) të përfitojnë nga spektatorët e tyre të mbyllur, e të transmetojnë prodhime të caktuara ndërsa artistët nuk marrin asgjë në këmbim. Ose fare pak.
Prandaj, ne duhet të fillojmë t’i nxisim këto subjekte të mediave tëjapin kontributin e tyre. Masivisht. Menjëherë. Ne duhet të rrisim pjesën financiare që u takon këtyre artistëve që kryejnë shfaqje live nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga këto subjekte mediatike.Për të shkuar më tej, se nëse teknologjitë e reja bëjnë të mundur mbajtjen e takimeve virtuale me punonjësit e një kompanie, duhet gjithashtu të jetë e mundur të organizohen koncerte virtuale ose shfaqje teatrale për spektatorët që kanë paguar për të parë këto shfaqje.
Pa lënë rehatinë e shtëpisë, një violinist apo një aktor duhet të jetë në gjendje të japë një recital në anën tjetër të botës dhe të paguhet për të. Duke luajtur në një teatër të zbrazët, një kompani ose një orkestër duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë. Distancimi do të jetë një pengesë e veçantë kur montoni skenën, por asgjë më shumë.
Artistët, kompanitëe teatrit, sallat e koncerteve, të gjithë kanë një rol për të luajtur në këtë model të ri. Ata tashmë po e bëjnë falas sot për të mirën e atyre që kujdesen për shëndetintonë, sic dhe e kemi parë. Por tani do duhet të ketë një mënyrë që ata mund ta bëjnë këtë ndërsa kompensohen edhe financiarisht, në mënyrë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetesën e tyre, për të kënaqur sa më shumë dashamirësit e muzikës, por jo vetëm. Kjo nënkupton përdorimin e teknologjive që janë në dispozicion, ose së shpejti ato që do të jenë në dispozicion.
Më në fund, shteti dhe autoritetet lokale do të kenë rolet e tyre për të luajtur. Përtë financuar tranzicionin. Të organizojnë kthimin e shfaqjeve live me rregulla të reja të distancimit shoqëror. Të vendosin rregulla të reja të ndarjes së fitimeve për kompanitë kryesore dhe mediat. Dhe për të vendosur rregullat për këto shfaqje të reja virtuale. Në cdo aspekt arsyet e mësipërme mund të shtrihen edhe në artin bashkëkohor, icili mund të gjejë në këtë kohë krize fusha të reja të shprehjes dhe ekspozimit.Siç pat ndodhur në çdo moment të historisë njerëzore, arti, veçanërisht muzika, ishte shumë përpara evolucionit të pjesës tjetër të shoqërisë. Ende mund të jetë.
Dua Lipa e ka bërë një lloj trendi të punojë disa klip për një këngë të vetme, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka lansuar një version të ri të këngës ‘Break my heart’.
Tani në platformën e ‘Spotify’ mund ta gjeni versionin vertikal të këngës së re, njofton ajo përmes një postimi në Instagram ku përshkruan videon si “Ngritje në hapësirë”.
Kujtojmë se ‘Break my heart’ në platformën e Youtubes brenda disa javëve arriti të arkëtoj mbi 60 milionë klikime. / KultPlus.com
Më 26 prill 1986, Ukraina u trondit nga shpërthimi gjatë një testi të zhvilluar në reaktorin bërthamor në Çernobil. Nga retë radioaktive që u krijuan si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan afërsisht 7 milionë persona.
Shpërthimi ka bërë që një re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore.
Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa mbetet i diskutueshëm.
Mendohet se 30 persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit dhe në operacionin e shpëtimit.
Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2005, ka llogaritur se 4,000 veta mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv, transmeton KultPlus.
Niveli i radioaktivitetit vazhdon të mbetet i lartë edhe sot në zonat përreth vendit të fatkeqësisë. Një organizatë bamirëse, “Urat në Bjellorusi”, tërheq vërejtjen se foshnjat në rajonin pranë kufirit me Ukrainën vazhdojnë të lindin me deformime të rënda, ndërsa një numër jashtëzakonisht i lartë i njerëzve kanë forma të rralla të kancerit.
Përvjetori i fatkeqësisë ka marrë vëmendje shtesë për shkak të përfundimit të afërt të një strukture të veshur me çelik, që do të forcojë reaktorin e goditur dhe do të parandalojë rrjedhjet e mëtejshme radioaktive për 100 vjetët e ardhshëm.
Projekti është financuar me donacione nga më shumë se 40 qeveri. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, ka thënë se mësimet e nxjerra nga Çernobili duhet të merren parasysh në gjithë botën.
Fatkeqësia në Çernobil dhe reagimi i qeverisë patën nxjerrë në pah të metat e sistemit sovjetik, me burokraci të papërgjegjshme dhe kulturë të sekreteve. Për shembull, urdhri për evakuim është bërë 36 orë pas aksidentit.
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se e konsideron Çernobilin si një nga gozhdat kryesore në arkivolin e Bashkimit Sovjetik, i cili është shpërbërë në vitin 1991.
Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori. / KultPlus.com
“Gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë është: Nuk dua që të më humbasësh. Dua që të më kujtosh!”. Kështu është shprehur Al Pacino, i pyetur se si do që të mbahet mend nga njerëzit. Sot ai mbush 80-vjeç, duke qenë një legjendë e gjallë për aktorët dhe dashamirësit e kinemasë.
Në intervistën e dhënë për “Interview Magazine”, aktori flet për fillimet e karrierës, çelësin e suksesit, dhe alkiminë e veçantë që ka pasur me regjizorët e filmave të tij më të suksesshëm.
Cila është idea juaj mbi lumturinë?
Angazhim, përqëndrim, përfshirje. Ideja ime e lumturisë, është se ne nuk e dimë kur jemi apo
jo të lumtur. Dhe as që mendojmë për këtë gjë. Shekspiri shkroi tek Hamleti: “Gëzuar, pasi nuk jemi shumë të lumtur; ne nuk jemi në fakt butoni mbi kapelen e fatit”. E dashuroj këtë thënie.
Çfarë gabimesh toleroni më shumë?
Me kalimn e kohës, kam zbuluar se toleroj shumicën e gabimeve, pasi nëse dikush tjetër i ka bërë ato, me siguri që i kam bërë edhe unë në një moment.
Cili nga personazhet që keni luajtur, ju ka mësuar më shumë mbi veten?
Është e shumë e vështirë të jap një përgjigje të saktë, pasi janë shumë role. Gjërat që kalon në jetë të ndryshojnë, sidomos filmat, pasi ato janë si një mikrokozmos, si mini-luftëra, ku t’i përfshihesh i gjithi. Dhe regjizorët janë “gjeneralët” tanë.
E kam parë këtë gjë me shumë aktorë. Ata janë luftëtarë. Nëse mundesh, dhe je në gjendje, mund ta sfidosh veten dhe të përfitosh nga kjo. Nëse fokusohesh shumë tek të bërit karrierë, mund të humbësh ekuilibrin, dhe të humbësh edhe veten. Karriera është shuma e gjërave.
Kur isha një aktor i ri në të 20-at, dikush më foli për karrierën, dhe unë nuk e dija se çfarë do të thoshte ajo fjalë. Unë nuk e dija çfarë ishte karriera. Në Village, në teatro-kafenenë tonë ne jepnim 16 shfaqje në javë. Duhet që të mbushnim arkën. Kështu jetuam. Kështu do të mbijetonim… Ndoshta aso kohe po bëja gjëra të çmendura, por nuk po mendoja për ndonjë rrezik apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht aktroja.
Po të mos ishe aktor, cilin profesion do të kishe provuar në jetë?
Thurës shportash (qesh). Një miku im thoshte dikur:”Unë do të nis të thurr shporta, në mënyrë që kur të më zbulojnë të tjerët, të jem i pari në këtë lojë”. Nuk e di. Mendoj se do bëja një punë që përfshinte edhe njerëz të tjerë si kuzhinierët, apo diçka e ngjashme.
Kam luajtur në një rol të tillë në filmin “Frankie & Johnny” në vitin 1991, dhe fillova të punoj
si kuzhinier për një farë kohe. Qëndrova në një vend për disa kohë, dhe kjo më pëlqeu. Në restorante ka një shoqëri të këndshme.
Si e keni arritur ekuilibrin midis disiplinës së bazuar tek skenari, dhe spontanitetit emocional?
Varet nga skenari, por duhet që të bësh shumë prova. Në fakt, gjëja më e çuditshme, është se sa më shumë që e provon, aq më spontan bëhesh. Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Aktorët që nuk janë mësuar me këtë praktikë do të thonë:”Kur të vijë koha ime, unë dua të jem spontan”.
Dhe kjo është ajo që ndodh sot me shumë filma. Nuk ka më kohë për prova. Në provë, ti mund të bësh gjëra të ndryshme. Për shembull kur punoja me Sidnej Lamet, ai të jepte 3 javë kohë për të bërë prova vetjake me skenarin. Dikush ka thënë një here:Përsëritja më mban të bleruar!”. Ka një dallim midis tekstit që e lexon në një dhomë vetëm, dhe momentit kur e interpreton atë në sheshxhirimin e një filmi apo skenën e teatrit.
Ju keni punuar shumë herë me Sidnej Lamet, Frensis Ford Kopola dhe Brajan De Palma. Si arrinit t’u përshtateshit kineastëve, që kanë mënyra kaq të ndryshme të punës?
Kur isha më i ri, e kisha më të vështirë. Kisha debate, pasi regjizorët janë të ndryshëm. Por kur punon me secilin prej tyre, kjo të ndihmon pasi i njeh më mire, dhe e sheh se si punojnë. Ruga më e mirë për të mësuar, është të punosh konkretisht… Pasi nisa të bëja filmat e mi, mësova shumë mbi identifikimin e aktorit me regjisorin …Gjithçka është empati.
Nëse do të duhej të bëje një zgjedhje midis skenës dhe ekranit, cila do të ishte ajo dhe pse?
Unë e kam nisur karrierën në teatër, prandaj aty ndihem më komod. Por kam bërë kaq shumë filma, sa që edhe aty ndihem komod. Teatri është më i drejtpërdrejtë. Aty ka reagime të spektatorit, dhe zakonisht teksti është disi më i interpretueshëm për një aktor.
Arritjet tuaja janë shndërruar në një lloj steke, që aspirojnë ta mbërrijnë shumë aktorë të rinj. A ka ndonjë nivel performance që ti e kërkoje me ngulm kur u bëre aktor, dhe a e ke arritur atë?
Një gjë që kam bërë gjithmonë, dhe që është një instinkt natyral i imi, është të përpiqem të mos jem i ashpër me veten. Mundohem të mos kërkoj shumë nga vetja. Pasi kjo nuk më bën të ndihem mirë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të arsyes madhore pse po bën atë që bën. Pra
unë jam duke e bërë këtë punë për t’u angazhuar në diçka, dhe çdo rol që luaj, jam duke
u përpjekur të bëj më të mirën. Nuk e lë asgjë pas dore. Dhe shumë herë, përpjekjet e mia nuk kanë dhënë frytet e duhura, dhe ky është një mister për mua.
Kur ishit i ri, kush ishte shefi në familjen tuaj?
Unë jam rritur në një familje me 3 gra dhe 1 gjysh. Nëna ime, motra e saj më e vogël dhe gjyshja ime. Dhe ato sundonin në familjen time. Ishte një periudhë shumë emocionuese në Bronksin e Jugut, nga ku vij unë. Ishim shumë të varfër, por unë kam qenë shumë me fat, pasi kur gjërat u përkeqësuan, unë u largova prej andej.
Jetova rrugëve dhe pata shumë aventura. Ishte një periudhë e vështirë. Por në shtëpi vendoste gjyshja ime. Pas saj vinte nëna ime. Ato ishin relativisht të reja në moshë. Nëna ime më lindi kur ishte shumë e re. Unë i detyrohem shumë asaj për atë periudhë në jetën time. U jam shumë borxhli atyre grave dhe gjyshit tim.
A e inkurajuan ata synimin tënd për t’u bërë aktor?
Jo, por më pranuan si aktor. Ata thoshnin gjithmonë:“Ai është një aktor”. Ajo që inkurajoi karrierën time ishte shkolla, mësuesit që më kujtohet se bisedonin gjithmonë me nënën time. Nuk do ta mësoj kurrë se çfarë i thane aaj për mua, por ato ishin fjalë inkurajuese. Megjithatë unë e braktisa shkollën e mesme për të punuar.
Ndaj edukimi im erdhi kryesisht nga teatri. Mentorët e mi ishin Çarli Lauton, Li Strasberg dhe natyrisht, Martin Bregman. Bregman ishte menaxheri im i parë. Ai më trajtoi si fëmijën e tij. Dhe në një rast më tha diçka që nuk ta thotë askush. Isha vetëm 25 vjeç, ai erdhi të më shihte në një shfaqje, dhe në fund të saj më tha shumë thjesht:”Unë do të të sponsorizoj!”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë atë fjalë.
Kur nisët karrierën, kishit ndonjë ide mbi llojin e aktorit që dëshironit të bëheshit? Cilat ishin ëndrrat?
Unë thjesht e doja atë që mësoja, letërsinë, gjithçka ndaj së cilës isha ekspozuar në Nju Jork. Isha një lexues i thekur. Natyrisht pengesë ishte varfëria, por kur je i ri kalon çdo gjë. Mund ta përballosh më lehtë. Me një copë picë, mund të shkosh shumë larg. Kushton vetëm 1.2 dollarë, dhe po aq edhe një biftek. Por në atë moshë mund të jetosh me çdo gjë. Nuk ka rëndësi. Dhe ti mund të shfrytëzosh çdo kalori të asaj pice.
Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.
Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KultPlus.
E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.
E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.
Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.
Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.
Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.
E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë. / KultPlus.com
Ndërtesa e Bibliotekës Popullore Universitare (sic quhej në atë kohë) filloi të ndërtohet në vitin 1975, dhe u hap plotësisht për lexues në vitin 1981. Ajo kishte një hapësirë prej 16,500m2, dhe do të njihej nga 99 kupolat e saj karakteristike.
Biblioteka Kombëtare është institucioni me i madh biblotekar i Kosovës i themeluar nga Asambleja e lokalizuar në Prishtina. Misioni i bibliotekës është për të përmbledh, të ruaj, të promovoj dhe ta bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës. Përmban ekspozita dhe mban një arkiv me gazeta kombëtare.
Njihet për historinë e saj unike dhe stili i ndërtesës është i dizajnuar nga arkitekti Kroat Andrija Mutnjaković, por me polemika për pamjen e jashtme te saj.
Këshilli Udhëheqës i Bibliotekës Universitare të Kosovës:
Ishte fillimi i viteve 2000 kur kënga “Me ritëm do vallëzoj” u bë hit i kohës, por kjo ishte vetëm një pikënisje e këngëtares nga Prishtina, Eliza Hoxhës e cila më vonë u bë zëri më i veçantë dhe i dashur për publikun, shkruan KultPlus.
Muzika nuk ishte e vetmja rrugë që Eliza ndoqi. Ajo gjithashtu iu përkushtua profesionit të saj arkitekturës e së fundmi edhe politikës.
Por, muzika është në qelizat e saj dhe jo lehtë mund ti ndahet. Këtë e dëshmoi me projektin e fundit të cilin për herë të parë e shpalosi mbrëmë përmes një video të përmbledhur. Eliza e ka befasuar publikun në këtë kohë pandemie duke u rikthyer me një album retro që përmes zërit të saj të veçantë sjell këngë të këngëtarëve të viteve ’80 / ’90 për të cilët Eliza pohon që kanë qenë inspirim për të si e vogël.
Deniza Begolli, Vizionet e thyera, Ilirjana Riza, Fillimi i fundit, Telex, Dukagjin Lipa/Oda, BB Poqi/Babilon, janë disa nga artistët, këngët e të cilëve Eliza ka vendosur t’i sjell në ngjyrë e ton të ri me interpretimin e saj.
Eliza ka njoftuar që shumë shpejt këngët do të vijnë veç e veç në YouTube.
“Të dashur miq, po e ndaj me ju këtë projekt që është punuar e përfunduar para disa viteve dhe asnjëherë nuk e pa dritën për shkak të angazhimeve të mia të tjera… Studimet e doktoratës në Graz, Austri dhe më pas angazhimi në politikë e lanë në prapaskenë. Por, meqenëse si audio format është i kryer dhe tash në këto rrethana nuk po kam mundësi t’i kushtohem më tepër muzikës vendosa ta ndaj me ju në këtë formë”, ka shkruar Eliza e cila tutje ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët për realizimin e këtij projekti.
“E falënderoj Florent Boshnjakun për punën fantastike dhe përkushtimin e tij në ri-orkestrimin dhe përpunimin e këngëve të realizuara në Dream House Studio, Prishtinë. Bashkëpunëtorët: Armend Xhaferi në kitarë, Valon Gashi në kitarë, Dardan Gjinolli në saksofon.”
Krejt për fund, Eliza uron dhe shpreson që ky album të ju ndryshoj disponimin në këtë kohë izolimi. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, i cili mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.
Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.
Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe -Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi🇲🇪; -Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise🇭🇷; -Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës 🇷🇸; -Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë 🇦🇱;
Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie. Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor. / KultPlus.com