“Zeje, Avaze, Polifoni”, është titulluar panairi i zejtareve profesioniste dhe folkloristeve në qendrën historike të Vlorës.
Artizanë të instrumenteve muzikore, të fyellit apo cylave, artizanë të veshjeve popullore si dhe të punimeve artistike në dru kanë treguar pasionin e tyre shumëvjeçar, pasion i cili vetëm pasurohet, edhe pse aktivitetet e tyre jo gjithnjë e gjejnë tregun e duhur.
Kryebashkiaku i Vlorës i ka ftuar artizanët që të tregtojnë punimet e tyre në dyqanet e qendrës historike të Vlorës, një ambient tashmë i restauruar.
”Zona historike u rikonstruktua që këto zotërinj të vijnë këtu, të marrin me qira këto objekte dhe të promovojnë veprat e tyre”, deklaroi kryetari i Bashkisë, Dritan Leli. Gjatë këtij panairi kanë interpretuar grupe polifonike dhe ato të këngës labe.
Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes.
Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.
Pas vetes Rugova la shumë thënie, ku shumica prej tyre qëndrojnë edhe sot.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:
– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.
– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.
– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.
– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.
– Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
– Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.
– Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.
– Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.
– Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”
– Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70 për qind të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.
– Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet të shpalosen, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.
– Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.
– Kishim ndihmë ndërkombëtare sidomos nga BE dhe SHBA-t[, të cilat na ndihmuan të dilnim nga kjo fazë e emergjencës, për t’i dhënë dinamizëm Kosovës.
– Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë. /KultPlus.com
Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dhënë detaje për librin e tij “A promised land”, që do të botohet të martën. Obama ka rrëfyer në detaje se si kishte ardhur deri te idea për të shkruar këtë libër, çka përmban ky libër, por ka folur edhe për sfidat që i ka kaluar për ta shkruar, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në fund të presidencës sime, së bashku me bashkëshorten time, Michelle, hipëm për herë të fundit në aeroplanin e ‘Air Force One’ dhe udhëtuam drejt perëndimit për një pushim që e kishim shtyrë për një kohë të gjatë. Por, disponimi gjatë udhëtimit nuk ishte i mirë, pasi që të dy ne u tërhoqëm fizikisht dhe emocionalisht. Në këtë nuk ndikoi vetëm nga puna e tetë viteve të mëparshme por ne u zhgënjyem nga rezultatet e papritura të zgjedhjeve, pasi që dikush krejt i kundërt do të ishte pasardhësi im. Mirëpo më vonë ne filluam të kënaqeshim pasi që e dinim se ne e kishim bërë më të mirën dhe se vendin do e lija më mirë se që e kisha gjetur”, ka thënë Obama për Atlantic, përcjellë Gazeta Sinjali.
Obama tregon se gjatë pushimeve me bashkëshorten tij vendosën për hapat e ri që do t’i ndërrmarin në jetë.
“Për pothuajse një muaj, unë dhe bashkëshortja ime rrinim zgjuar deri vonë, i shijonim darkat e qeta, bënim shëtitje të gjata dhe me pak fjalë ne u dashuruam edhe një herë me njëri-tjetrin. Gjatë këtij pushimi që kishim filluar ta shijonim ne vendosëm edhe për hapat e tjerë që do t’i ndërmarrim në jetë. Morra stilolapsin dhe fillova të shkruaj (akoma më pëlqen të shkruaj me dorë) dhe tashmë në time ekzistonte një skicë e qartë për çfarë dua të shkruaj”, ka shtuar Obama.
Gjithashtu Obama ka treguar se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.
“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.
Ish-presidenti gjithashtu gjatë rrëfimit të tij për librin ka treguar se gjërat nuk i kishin shkuar siç ai i kishte planifikuar.
“Mendoja që librin mund ta kisha gati brenda një viti, por procesi i tij nuk shkoi saktësisht siç unë e kisha planifikuar. Kjo pasi që gjatë kohës sa shkruaja, faqet e librit shtoheshin, kështu që vendosa ta ndajë në dy vëllime. E di që një shkrimtarit nuk do ti duheshin ndoshta kaq shumë faqe për ta zbërthyer rrëfimin e tij, por sa herë që unë dëshiroja t’i përshkruaj fazat e hershme të fushatës sime apo negociatat me rusët për kontrollin e armëve bërthamore më duhej më shumë hapësirë, pasi që nuk mund t’i bëja një përshkrim të thjeshtë”, ka përfunduar Obama. /sinjali/ KultPlus.com
Demotivimi dhe mosbesimi në autoritetin e shkencës fillon që nga edukimi shkollor. Nxënësit vijnë në shkollë pa disponim, i kalojnë orët mësimore me durim të sfiduar duke e pritur me padurim zilen e përfundimit të orës së fundit, madje nëse u mungon ndonjë arsimtar apo profesor, mënyra se si e shprehin gëzimin është shumë e çuditshme. Pse gëzohen kur i mbajnë vetëm pesë orë dhe jo gjashtë? Për shkak se do të shkojnë një orë më herët në shtëpi. Jo pse ata do të kenë më shumë kohë të bëjnë diçka të dobishme jashtë shkollës, por sepse shkolla nuk përjetohet si ambient kreativ, atraktiv, që ofron mundësi të zbulimit të talenteve dhe të shprehjes së stileve dhe të aftësive të ndryshme. Pra, një orë mësimi më pak, një orë monotoni më pak. Ndërsa mësimin e kanë rutinor, mekanik dhe literal. Jo pse besojnë apo kanë një vetëdije mbi përmbajtjet lëndore, por sepse janë të kushtëzuar për të marrë notë kaluese, për të marrë një certifikatë apo diplomë shkolle, për të fituar një kualifikim apo titull. Mosbesimi në shkencë fillon që nga edukimi fillor dhe vazhdon edhe në nivele dhe sfera tjera të jetës.
Mosbesimi në shkollë, mosbesimi në universitet, mosbesimi në institute, mosbesimi në institucionet e dijes, mosbesimi në mësimdhënës, mosbesimi në ekspertë dhe profesionistë, mosbesimi në shkencë, është problem kulturor.
Njerëzit injorantë, të pavetëdijshëm dhe të papjekur, janë më shumë të prirur të besojnë në konspiracione e mite, sesa në realitet, në fakte objektive dhe empirike, në të gjetura dhe konstatime shkencore. Si fjala vjen, në periudhën e pandemisë Covid 19, ka njerëz në Kosovë që nuk besojnë në ekzistencën e coronavirusit, duke konspiruar se është propagandë me qëllime të përfitimit ekonomik dhe manipulimit ideologjik.
Pra, edhe kur një gjë pranohet botërisht, nga shumica e shteteve të botës, për të cilën krijohen teori nga institute dhe universitete shkencore me renome botërore, të vërtetuara në këndvështrime dhe disiplina të ndryshme, epidemiologjike, virologjike, infektologjike, mikrobiologjike, biokimike, sociologjike e psikologjike, nga specialistët dhe ekspertët e dëshmuar, analfabetët funksionalë me errësirën dogmatike dhe me logjikën primitive, krijojnë narracione konspiruese të falsifikuara dhe shpjeguara në atë mënyrë që e bën të lehtë besimin në to – viktimizimin, me tentimet për t’i ”racionalizuar” ato, ashtu që ta shmangnin rrezikun dhe krizën, t’i iknin ankthit social e konsumit psikik që po prodhon pasoja.
Ata i shohim duke komentuar se virusi është një lojë e Fuqive të Mëdha; se virusi është një komplot botëror; se kjo pandemi është krijuar për të tërhequr vëmendjen se po vendoset një ”rend i ri botëror” dhe se bota përmes tij do të transformohet; se ”të infektuarit” po përfitojnë shuma të caktuara parash me kushtin që ta pranojnë statusin e të infektuarit pa qenë fare të infektur; se nëpërmes zbulimit të vaksinës dhe vaksinimit do të vendoset një mikroçip në trupin e njeriut dhe kështu do të vendoset kontrolli dhe sundimi mbi mendjet e njerëzve (pasoja: skepticizmi i vaksinimit si një ndër rreziqet kryesore të shëndetit publik); se virusi është prodhim i qëllimshëm laboratorik si armë biologjike apo biokimike për shfarosjen e njerëzve; se virusi është krijuar vetëm për të prodhuar vaksina dhe për të përfituar industria farmaceutike; se virusi është krijuar për të ulur apo dekompozuar numrin e popullsisë botërore, në veçanti moshës së shtyer – pensionistëve – me qëllim të kursimit të buxhetit të shteteve; se mjekët qëllimisht po i mbytin pacientët me Covid 19 duke përshpejtuar vdekjen e tyre përmes trajtimit joadekuat etj!
Pra, po jetojmë në një periudhë kaotike ku po shohim lulëzimin e teorive të konspiracionit në rrjete sociale dhe media elektronike, të cilat po e komprometojnë vetëdijen dhe referencat shkencore të institucionalizuara. Dhe popullarizimi i konspiracioneve është bë i rrezikshëm po aq sa virusi, sepse po rrezikohet jeta e njerëzve, po ka humbje të mëdha të njerëzve. E gjithë kjo krijon konfuzion dhe skepticizëm të madh te njerëzit, duke i bërë ata të shpërfillshëm ndaj masave, se mos është një plan i fshehtë i shërbimeve sekrete prapa kësaj. Madje disa ironizojnë me virusin duke treguar papjekurinë dhe mendjelehtësinë e tyre.
Një gjë është e sigurt se ky virus është i paparashikueshëm dhe si i tillë ka rrëzuar shumë hipoteza të ngritura në fillim të pandemisë që përjetoheshin si shpresë për tejkalimin e tij, se virusi dobësohet dhe zhduket në temperatura të larta, se virusi nuk i infekton fëmijët, se valët e përhapjes së virusit nuk zgjatin shumë dhe virusi për pak muaj zhduket, se na presin dy javë kritike e në fakt po na dalin gati dy vite kritike, gjë që ndodhi e kundërta. Prandaj përderisa ekzistojnë ende pyetje pa përgjigje, ku shkencëtarë të ndryshëm në botë po bëjnë hulumtime dhe po sjellin të gjetura të reja, sidomos në përpjekjen e tyre për zbulimin e vaksinës e cila ditëve të fundit japi disa shkëndija pozitive të efektivitetit në eksperimentimet e bëra, qytetarët duhet ta kursejnë gjuhën e tyre nga konstatimet e ngutshme e të pamatura në emër të shkencës. Hulumtimet shkencore janë referenca shkencore dhe jo statuset dhe qëndrimet personale të skeptikëve që krijojnë opinion në rrugë.
Këto konspiracione krijohen dhe shpërndahen nga njerëzit më injorantë, më të pashkolluar, që nuk dinë ndonjë gjuhë të huaj, analfabetë funksionalë në përdorimin e teknologjisë, që shoqëria nuk i njeh për ndonjë kontribut të veçantë, të cilët nuk i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara me ligj, që nuk i njohin as problemet e vendit të vet, as të lagjes e as të familjes së vet, por që pretendojnë se e dinë të fshehten, të ardhmen, komplotet, rendin e ri botëror, marrëveshjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, planet sekrete, parashikimin për virusin etj. Ata që i dinë të gjitha këto nuk dinë asgjë.
Kjo tregon edhe krizën e thellë të autoritetit të politikës dhe shkencës, ndonëse njerëzit mund të dyshojnë në shkencë sepse arritjet e saj nganjëherë në histori janë përdorur në dëm të njerëzve. Por njerëzit e vetëdijshëm besojnë se shkenca është në shërbimin e njeriut, se shkenca është një projekt në kërkim të së vërtetës dhe jo vetëm një instrument politik a propagandistik, që i shërben vetëm politikës, grupeve oligarke të interesit, qëllimeve të elitave për dominim.
Kur edukimit i mungon kultura, vlerat humane, përgjegjësia publike, standardi etik, besimi në Allahun, Zotin dhe Krijuesin e Njerëzimit, atëherë ai keqpërdoret dhe instrumentalizohet, deri në format më ekstreme korruptive dhe të manipulimit publik. Pastaj nga një formë e edukimit pa kulturë paraqitet rreziku i keqpërdorimeve për interesa të caktuar.
Sipas një artikulli të Daily Mail, dokumentet e zbuluara tregojnë se industria e sheqerit ka paguar dhe korruptuar shkencëtarët prestigjiozë të Harvardit që të publikojnë hulumtime që thonë se yndyra, jo sheqeri, ishte shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës. Pra, këtu kemi pasur të bëjmë me korruptimin e ndërgjegjes akademike, me keqpërdorimin e autoritetit të shkencës, si rezultat i mungesës së përgjegjësisë publike dhe standardit moral e etik në shkencë.
Prandaj është shumë e logjikshme pyetja se a më shumë po i shërben njeriu shkencës apo shkenca njeriut? Kjo pra është ana tjetër e shkencës, që njerëzit i bën skeptikë, e nganjëherë skepticizmit dhe konfuzionit i kontribuon edhe komplikimi i përgjigjeve shkencore.
Ambienti më i përshtatshëm i dezinformatës dhe të pavërtetave është ambienti i injorantëve. E injorantët dhe analfabetët funksionalë, që mendojnë me logjikën e turmave, nuk u besojnë koncensuseve dhe teorive shkencore. Më shumë kanë afinitet për të besuar në teori të komplotit dhe të konspiracionit. Ata dinë vetëm të shpërlajnë trurin e njerëzve, të masës së pavetëdijshme. E kjo filloi të përhapej edhe nga njerëz që kishin popullaritet, këngëtarë të estradës muzikore, totalisht naivë dhe injorantë, që në deklaratat e tyre mohonin ekzistencën dhe rrezikun e virusit, duke nënçmuar gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor, gjithë ndjenjat e personave që humbën familjarët dhe miqtë nga Covid 19, gjithë ato institucione të angazhuara në luftë kundër pandemisë.
Më shumë janë të prirur t’iu besojnë falltorëve e magjistarëve, demagogëve mashtrues, apo miteve, bestytnive dhe legjendave, të jetojnë si peng të tyre, të kontrolluar prej tyre, sesa një raporti shkencor të verifikuar me prova shkencore. Më përpara kërkojnë shërim tek autoritetet e rrejshme, te manipuluesit e popullit, që kanë bërë emër në shoqëri me metoda primitive, sesa te trajtimet shkencore, te profesionistët shkencorë me aparaturë shkencore moderne.
Njësoj ekziston edhe një dozë mosbesimi dhe një mendim kritik ndaj mjekësisë dhe farmacisë moderne, me idenë se ”Big Pharma” është e interesuar vetëm në mbajtjen nën tretman dhe recepturë mjekësore të sëmundjeve dhe jo në shërimin absolut të tyre, për shkak se ajo është industri dhe profit, duke marrë shembuj të ndryshëm se si industria farmaceutike në ShBA vetëm për trajtimin e kancerit fiton 100 miliard dollarë në vit apo se si vetëm një medikament që trajton kolesterolin fitimin vjetor në ShBA e ka 15 miliard dollarë.
Prandaj duhet të minimizohet rreziku që mjekët të bëhen instrumente të industrisë së farmacisë duke mbajtur një qëndrim më kritik dhe kështu ta rikthejnë besimin në shkencë, duke e bërë atë udhërrëfyesin dhe referencën kryesore për zgjidhjen e shumë problemeve dhe dilemave bashkëkohore lidhur me shëndetin publik. Injorimi i shkencës, mohimi i fakteve dhe i provave të vërtetuara, fshehja e gjurmëve, skepticizmi ndaj ekspertëve dhe ekspertizës, tregon që shoqëria është ende në nivele shumë të ulta të zhvillimit dhe larg qytetërimit./ KultPlus.com
Më vrisnin kur ishin të reja Tashti që kamba i ka ba për vete, janë vjetrue. Ishte një çast veç, kur s’më vrisnin fort e s’ishin të vjetra fort./ KultPlus.com
Claude Monet, ishte ndër më të njohurit francezë të tablosë, i cili përdorte artin e shfrimit emocional, shpengimit e koloritit, shkulmimit ndjesor, për të kapur momentet më të mira të jetës së tij të përditshme mbi kanavacë. Ai ishte jo vetëm një nga figurat më të spikatura, por edhe një frymëzim për shumë artistë, të cilët patën atë pikë referimi dhe shtysë për të penetruar vërshueshëm në kurmin e epshët të artit. Ndryshe nga shumë bashkëkohës të tjerë, Claude Monet është shquar për një vrojtim dhe përjetim të atypëratyshëm të mjedisit, rrethanë përshkuese që do të zinte vend në kanavacë.
Syve të tij, kërshërisë dhe sqimës që gjeneronte, ishte e pamundur t’i shpëtonte asnjë moment. Ai stampoi në vështrim dhe përjetësoi në tablo gjithë trajtat dhe shndrrimet. Puna e tij është i njohur dhe e identifikuar për përdorimin efektiv të dritës, asaj drite që mëkonte natyra dhe asaj që përthyhej në botkuptimin e tij shprehës shpirtëror. Një nga kontributet më të mëdha Claude ishte stili, ai stil i cili më vonë u quajt “Impresionizëm”. Ky term është shpikur për shkak të një prej veprave e tij të famshme, “Impression, Sunrise”.
Ndryshe nga pikturat e tjera, kjo pikturë dukej si një skenë e papërfunduar, gjë që e bën atë vërtetë të ndryshme, siç është vetë impresion mbi diçka. Megjithëse Clode Monet u konsideruar si një piktor i famshëm, për disa të tjerë nuk mund të ishte tamam kështu. Ata guxuan të vënë në diskutim aftësinë e tij. Dhe ai e kishte të pamudur t’i shpëtonte grackës së depresionit. Vendimi i tij për t’u bërë një artist i vuri përballë jo pak sfida, të cilat e tronditën keqas duke e degdisur në caqet e vetëvrasjes për shkak të krizës financiare që e kaploi.
Disa nga pikturat e Claude Monet janë shfaqur në muzetë e famshme në mbarë botën, edhe deri më sot, dhe të vazhdojë të frymëzojë admirues dhe të rrisë ushtrinë e dishepujve.
***
Claude Monet, u lind më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86-vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës, këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi rëndë. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota.
Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tija me karbon, si biri i një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete përbëjnë dhe hapim nistor të ngulmit në art.
Dhe vjen “prekja e fatit”, më 1856 ndërsa Claude kridhej përçartjeve në plazhet e Normandisë, njihet me atë që do ta quante mentorin e tij, është fjala për peizazhistin e famshëm francez, piktorin Eugene Brodin. Është ky njeri që do të zgjonte dhe ta lëshonte harbuar mes livadheve të pamat të impresionizmit, Claude Monet, këtë penelat të sqimët, këtë vëzhgues symprehtë e kumtues të ëndshëm. Prej fillimit e deri në të mbramë, Monet, i’u dha thekshëm peizazhit. Portretet, janë regëtima flakatare, të cilat gjithaq janë një derdhje e frymëmarrjes së një peizazhi në portret, në dritëhije dhe kolor.
Jo pa trazim, fytyra të vrenjtura e hakërri do të sendërtohej mëtimi i këtij personaliteti në rrugën e pavdeksisë. Kriza financiare që e kaploi më 1868 e zhyti atë në një depresion të thellë, duke e çuar verbtazi në rrugën e vetëvrasjes, të mbetur në tentativë. Dielli i tij i famës dukej dhe zhdukej në qiellin e Parisit. Dashuritë, sa e kridhnin në parajsën e dëshirimeve dhe përjetimeve të duhishme, sa e groposnin në terrin e humbjes së shpresës, deri në ndarjen e trishtë me Claude Camille, atë që ta bënte Monet, babain e dy fëmijëve.
E kush i shpëtoi kësaj kurbe, që të mund të mbetej jashtë saj edhe ky shpirt i ndjeshëm e zemër delikate. Gjithçka që ai kumtoi ishte krejtçfarë ai mrunte në brendinë e kurmit të tij. Punët, ata më të njohurat, kalonin nëpër një sëri ripunimesh. Pamjaftueshmëria e përthithjes së çdo rrezeje impresioni të atij momenti e rrugëtonte penelatën e Monet nga njëra telajo në tjetrën. Por edhe papajtueshmëria për të përmbushur me penel atë çka shpirti i gufonte, tundonte përnga një ngulm rraskapitës i piktorit për ta para dhe riparo, bërë dhe ribërë, në ditët gri e ato të shpërthimeve adh, në muzgjet melankolike e agimet përdëlluese.
Monet është përshkruar si “forcë shtytëse e Impresionizëm”. Vendimtare për artin e piktorëve Impressionist ishte kuptimi i efekteve të dritës në ngjyra lokale të objekteve, si dhe efektet e ballafaqim te ngjyrave me njëri-tjetrin . E gjithë karriera e Clode Monet, si një piktor është dorzan këti ngulmi, krejtçka ai kumtoi rrekej në ndjekje të këtij qëllimi fondamental të artit, si akt sublim estetik, si mjet komunikimi dhe si doktrinë.
Një nga veprat Claude e cila e ka bërë atë një nga artistët legjendar të të gjitha kohërave është “Impression, Sunrise”. Kjo pikturë tregon se si duket ‘Harbor Havre-it’ gjatë mjegull mëngjesore. Puna dukej si një skemë jo e plotë, krahasuar me pikturat e tjera të atyre ditëve. Kjo punë e Monet-së, u konsiderua e pazakontë nga shumë kritikë, i cili solli një mandat të ri për këtë lloj arti, i njohur si “impresionizmi ‘
Claude Monet në shumë momente krize dhe depresive, të cilat ia sëmbuan thekshëm shpirtin e shtynë atë në akte vdekatare arti, të panjohura përnda përmasat. 500 është numri i punëve që ai ka shkatërruar për të mbushur boshin që grryente gjëndja e tij e rënduar, gropa të terrta në të cilat ra shpesh.
Një nga pikturat e tij të famshme është padyshim “Falaises Pres de Dieppe”, e cila ishte vjedhur dy herë. Edhe pse u gjet për herë të parë, ajo rividhet përsëri në vitin 2007 për të mbetur derimtash e pariatdhesuar pranë galerisë së Clode Monet.
Filmi i metrazhit të gjatë “Everybody calls Redjo” është shpërblyer me çmimin “Pitch Balkan Discovery Award” në Balkan Film Market, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisori dhe skenaristi Ibër Deari nëpërmjet një postimi në facebook.
“Projekti filmik me metrazh të gjate, ‘Everybody Calls Redjo” është shpërblyer me çmimin ‘Pitch Balkan Discovery Award”, ka shkruar regjisori Deari. Edicioni i sivjetëm i Balkan Film Market është zhvilluar në intervalin kohor 12-15 nëntor, me pjesëmarrjen e filmave nga Bosnja, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Romania dhe Serbia. /KultPlus.com
“Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës së punëve, të cilat nuk mund t’i kryenin burrat e hasmëruar”, tregonte Hava Shala Gërguri, një ndër aktivistet e vetme gra të aksionit për pajtimet e gjaqeve.
Në këtë fotografi shihet një grua duke falur gjakun./ KultPlus.com
Delikatesën e të shkruarit në dialektin gegë dhe frymëzimet e saja poetike tanimë i ka kurorëzuar në librin e saj të radhës.
Poetja shkodrane, Rozafa Shpuza ka publikuar veprën ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’, libër i cili edhe nëpërmjet kopertinës ka ardhë i qëndisur, shkruan KultPlus.
Shpuza është një nga poetet, vargu i së cilës është i mbështjellë me plotë simbolika. Gjuha e saj e të shprehurit dhe këndvështrimet artistike i ka tejet të veçanta. Nëpërmjet takimit të lapsit me letër, ajo realizon dy qëllime në të njëjtën kohë. Në njërën anë e shprazë brendinë, duke i sjell lexuesve letërsi të mirëfilltë, e në anën tjetër e ruan dialektin të cilën e do gjerë në fanatizëm, gegnishten e bukur.
Pas një periudhe 4 vjeçare pa botim por, jo edhe pa frymëzim, përpara artdashësve të saj ajo shfaqet me vargjet poetike të librit të saj të katërt, të cilës i ka falur emrin ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’. Anipse botimi i kësaj vepre u shty për shkak të pandemisë, që ndaloi rrjedhën normale të jetës në rrafsh global, sërish ajo është optimiste, duke e vlerësuar ardhjen e librit për KultPlus si ‘’një dhuratë për Vitin e ri’’.
‘’Ndjesia ime është që arti dhe letërsia janë të vetmet emocione pozitive që depërtojnë thellë në shpirt e prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet të cungohen apo të ndërpriten’’, nis rrëfimin e saj Shpuza, duke aluduar te gjendja e krijuar.
Poezitë përbrenda veprës ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’ janë ndarë në tre cikle, teksa redaktore e saj është poetja Ilire Zajmi. Frymëzimet e Rozafës kanë lindur nga vendi prej ku vjen, andaj çdo gjë që është kthyer në poetikë nga ana e saj, ka një realitet jetësor në përditshmëri.
‘’Ka shumë Shkodër në këtë libër, shumë detaje e rite, që do ta bajnë lexuesin me u ndi personazh i këtyre vargjeve dhe ky ka kenë qëllimi im, me sjellë atë çka po fashitet dhe që e ban vendlindjen teme unike’’, thekson Rozafa Shpuza.
Përderisa poezitë i ka përplot simbolika, ajo ka vendosur që edhe takimin e parë të lexuesit me librin ta bëj të tillë. Rozafa tregon se e tëra çka ka dashur ta përcjell te publiku ka marrë banim në titullin, i cili ka lindur nga një poezi me po këtë emër brenda librit.
‘’Në traditën qytetse, gratë qëndisnin me punë kryq motive gjeometrike që krijonin figura gati surreale. Kujtoj se nana ime qindiste netëve të dimnit me pejna të shkepun nga xhupat e vjetër, dhe si padashas krejt jeta ime përshkohet në atë gjylpanë, e cila qindisë papra kujtimet e fëminisë, misteret e qytetit, personazhet më tipikë të tij, përditën që përkundet prajshëm nëpër rrugicat me dyer kabahe’’, sqaron autorja e librit ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’.
Ajo të gjitha ndjesitë i ka hedhur në vargje dhe beson se shumëkush do ta gjej veten në to. Mirëpo, nënën si protagoniste kryesore të jetërave të shumë njerëzve, ajo ka vendosur ta lë në ballinë, nëpërmjet titullit. Por, prapë ky libër është ‘’i vogël’’ për të qenë dedikim për nënën e autores.
‘’E di se silueta e saj luhatet në çdo faqe libri, por nuk mund të tham se ky libër asht nji dedikim për të. Ka me m’u dashtë edhe shumë punë e përpjekje me arrit që një ditë me ba diçka që t’i afrohet naltësisë së figurës së nanës’’, shprehet Rozafa Shpuza.
Meqë libri ka aromë shkodrane, edhe dedikimi mund të tingëllojë se është për kohanikët e Shpuzës nga ky vend.
‘’Ndoshta ky libër u kushtohet bashkëmoshatarëve të mi, atyne që qeshën e qanë bashkë me mu rrugëve të Shkodrës’’, thotë ajo.
Mirëpo, frymëzimi i saj nuk mbetet vetëm në kornizat e Shkodrës. Ajo shkon përtej, duke e bërë që në çdo cak të gjej një muzë.
‘’Mundem me ndi një melodi qytetse, me pa një album të vjetër fotografish, me kenë tu pi me miq birra apo edhe kanga e bulkthit apo gugatjet e pëllumbave munden me ma grishë shpirtin’’, shpjegon autorja për frymëzimet e saja.
Ashtu siç i vijnë frymëzimet krejt në mënyrë spontane, edhe momentet kur shkruan i ka tejet natyrale.
‘’Poezitë ulem e i shkruej krejt shkujdesun, në një tavolinë lokali, në sediljen e një autobuzi kur udhëtoj, apo në seancat e gjata plenare ku më duhet me kenë prezente’’, rrëfen Rozafa.
Shpuza beson se librat e saj shërbejnë për përcjelljen e mesazhit të ruajtjes dhe kultivimit të dialektit gegë ndër breza.
‘’Krijimtaria është ndjesia më e thellë e shpirtit të artistit, kësisoj unë shkruaj në gegnisht se kjo është gjuha e nanës, e vendlindjes, e poetëve që i dhanë letërsisë shqipe vlera unike. Është mëkat me deviju nga gjuha me të cilën i shkruan vargjet e tyne gjigandët e letërsisë shqipe, si Mjeda, Fishta, Shiroka e shumë e shumë të tjerë’’, vlerëson Shpuza.
Në fund poetja shkodrane konkludon se për të poezia është mënyra më e brishtë për t’u sjellë kënaqësi estetike dhe shpirtërore lexuesve. /KultPlus.com
Kjo video po konsiderohet si një ndër videot më prekëse, ku shihet një balerinë duke vallëzuar pjesë nga shfaqja “Liqeni i Mjellmave”, koreografi e mësuar dekada më parë, por që ngjallë emocionet e kësaj balerine gjatë përballjes së saj me sëmundjen e alzaimerit, shkruan KultPlus.
Marta Gonzales kishte drejtuar studion e baletit në New York të quajtur “Rosamunda”, duke kontribuar në këtë studio si balerinë, udhëheqëse dhe koreografe.
https://www.youtube.com/watch?v=_HEuC3r8IxM
Kjo video performancë e balerinës është filmuar përgjatë një terapie me muzikë, e cila praktikon muzikë që ka lënë gjurmë në jetën e pacientit./ KultPlus.com
Njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta, pati ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, të cilin e përdorim tash e mbi 100 vjet.
Sot është Dita e Alfabetit të Shqipes. At Fishta duke e rikujtuar atë ditë, shkruante:
“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.
– U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?
– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?
– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?
– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.
– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…
– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…
Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser…
Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.
Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shterjt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha :Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …
Lajmi për vaksinën kundër Covid 19 është lajmi kryesor në mediet botërore, por pas kësaj pune shkencore janë dy qytetare me prejardhje turke, të cilët, përfunduan në Gjermani me prindërit, të cilët kishin ardhur për të kërkuar punë në Gjermani.
“Nëse dëshironi të tregoni rrëfime pozitive për migrantët, është pikërisht kompania BioNTech, që është bashkëthemeluar nga Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, që të dy fëmijë nga familje migrantësh, që kishin ardhur nga Turqia në Gjermani, përgjatë viteve të 60-ta”, ka shkruar Philip Oltermann, shef i zyrës së The Guardian për Gjermani./ KultPlus.com
TeatriiPejës “Istref Begolli”, është një qendër e artistëve profesionist të Pejës, i cili vepron për më tepër se 60 vite në Pejë.
Nga këtu, talentin e aktorit e filluan dhe e përforcuan shuamë aktorë në zë, si: Abdurrahman Shala, Melihate Shabani-Qena, Malo Gami, Kristë Berisha, Ragip Loxha, Nuredin Loxha, Istref Begolli, Faruk Begolli, pastaj, Ahmet Jakupi, Igballe Qena, Asllan Hasaj, Ekrem Taraku, Selami Taraku, Ahmet Spahiu, Afrim Kasapolli, Ekrem Kryeziu e shumë e shumë të tjerë, të cilët, jetës skenike, teatrit, filmit, TV-së dhe përgjithësisht kulturës i dhanë shpirt, për të ecur më pastaj drejt të arriturave kulturore edhe jashtë kufijve të Kosovës.
Paraqitjet jashtë vendit, në nivele të tjera të këtij teatri kanë qenë pjesëmarrjet nëpër aktivitete të ish-Jugosllavisë. Shfaqjet e luajtura merrnin pjesë në festivale amatore të teatrove jugosllave. Ndër to dallohen shfaqjet “Te kulla e Hasim Bajraktarit” dhe “Nita” e Josip Reles , ku u klasifikuan si shfaqjet më të mira në Hvar të Kroacisë, por edhe pas çlirimit, ky teatër është përfaqësuar në vende të ndryshme.
Aver Husaj, drejtor i sektorit të kulturës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë ka shpjeguar për gjendjen në këtë institucion kulturor.
“Në teatër mungon drejtori i mirëfilltë, por ditët e teatrit janë duke ardhë, edhe pse teatrove është ndaluar të kenë linjë buxhetore të vetën. Si objekt, teatri “Istref Begolli” është një ndër teatrot më të bukura në qytetet e Kosovës”, ka thënë Husaj, i cili ka shpjeguar se brenda këtij institucioni prezantohen deri në tri premiera brenda vitit, ku në mesin e tyre ka edhe ka shfaqje për fëmijë, por edhe shfaqje mysafire, i cili teatrin e ka cilësuar si kulmin e kulturës.
“Një kohë të gjatë s’kemi pasur aktivitete të mirëfillta”, ka thënë ai, duke iu referuar edhe situatës me pandeminë globale, por duke shpresuar se pas kësaj situate, edhe aktivitetet por edhe publiku do të rikthehen në këtë institucion kulturor.
Kurse sa i përket infrastrukturës, ai kë thënë se në këtë objekt mungon zërimi, ndriçimi, dërrasat e skenës nuk janë të një niveli të duhur, ngrohja dhe elemente tjera përcjellëse.
Në trupën rezidente të Teatrit “Istref Begolli” bëjnë pjesë: Agon Bala, Florment Shabaj, Aida Alidemi, Luan Daci, Fitore Broqi, Shpresa Kelmendi, Erodita Ramshaj.
Agon Bala, aktori nga Peja, i cili ka mbi 20 role është njëri ndër anëtaret e trupës teatrale profesioniste të teatrit “Istref Begolli” në qytetin e Pejës.
“Teatri i Pejës është në gjendje stabile, ka trupën teatrale, teatrit të Pejës i mungon vetëm drejtori, ai na duhet patjetër sepse është timoni i cili i udhëheq punët në teatër”, ka thënë ai, i cili ka shpjeguar edhe për repertorin e këtij institucioni.
Ai ka treguar për përvojën e tij si aktor dhe si regjisor në këtë institucion, duke specifikuar përvojën e mirë edhe përgjatë udhëtimeve jashtë shtetit, e sidomos, pjesëmarrja në një festival të Rumanisë.
Diellza Vokshi qytetare nga qyteti i Pejës, mendon se teatrit “Istref Begolli” i mungon edhe marketingu.
“Unë personalisht sa herë ka shfaqje teatrale mundohem të gjejë kohen për të shkuar, por teatrit “Istref Begolli” i mungon edhe marketingu, ka pas raste që e kam kuptuar shumë vonë për shfaqjet dhe kam mbet pa i përcjellë”, ka thënë Vokshi mbi këtë institucion, që pos shfaqjeve të pakta, problemeve me infrastrukturën, sipas saj i mungon edhe një marketing i duhur. Diona Krasniqi./ KultPlus.com
Në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, të hënën, më 9 nëntor, në orën 17.00, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetin e vet në kujtim të shkrimtarëve të ndjerë të vendit.
Në mbrëmjen e tetë të PEN Qendrës, përkujtohet, shkrimtari e poeti për fëmijë e të rritur, skenaristi dhe mjeshtri i humorit, Rifat Kukaj.
Për Rifat Kukajn do të flasin miku i tij i letrave Ibrahim Kadriu dhe studiuesja Qibrije Demiri Frangu.
Federata e Sporteve të Ujit të Kosovës është asociacion i pavarur sportiv, OJQ , e cila bashkon të gjithë notarët, trajnerët, gjyqtarët, veprimtarët, drejtuesit e sporteve të ujit si dhe dashamirët e këtyre sporteve në Kosovë nëpërmjet klubeve, ku kjo federatë është anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky lloj i sportit është i zhvilluar edhe nw Kosovw, me gjithsej 20 klube dhe rreth 500 notues. Këto klube funksionojnë në: Malishevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Prizren, Orllan, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm nga Federata e Sporteve të Ujit të Kosovës, ka treguar për KultPlus se sporti i notit daton në Kosovë nga viti 1951, dhe është zhvilluar gjatë periudhës së para luftës në kushte kryesisht të verës , për shkak të mungesës së pishinave të mbyllura, për tu ndërprerë në vitin 1991, nga masat e dhunshme të asaj kohe, ndërkohë si i pavarur është rithemeluar nga viti 1997.
“Nga periudha e themelimit si i pavarur e në veçanti pas luftë,s sportet e ujit kanë pësuar ndryshime, si në organizime ashtu edhe në pjesëmarrje në masovitet sa i përket zhvillimit të masovitetit, janë vitet e fundit nga viti 2012 e këndej që ka filluar të zhvillohet më hovshëm, ndërsa sa i përket rezultateve kemi një ndryshim të madh pozitiv por që ende është larg nga dëshirat dhe rezultatet e nivelit evropian dhe botëror. Ndërtimi i disa pishinave të mbyllura private si dhe atyre të hapura ka bërë që sportet e ujit të kenë një zhvillim më të mirë, por se çmimet të cilat paguajnë sportistët dhe klubet janë shumë të larta, si p.sh. 1 orë stërvitje paguhet rreth 2.5€ që është shumë e lartë duke u bazuar edhe në kushtet ekonomike të familjeve tona nëse një sportist dëshiron të merret intenzivisht me sportin e notit, atëherë duhet të paguaj në muaj, nëse ushtron 30 seanca do të kushtonin rreth 75€ pa i shtuar këtu edhe pagesën e rrugës apo transportit deri në pishinë pasi që nuk ka pishina në qytet. Mos te flasim për sportistët që stërviten 2 orë në ditë, sepse ka një kosto shumë të lartë!”, ka thënë Haliti, i cili më tutje tregon se Federata ka rreth 20 klube që funksionojnë në qytete të ndryshme, dhe që numri më i madh i tyre është i koncentruar në Prishtinë.
“Tani në procedura të regjistrimit janë edhe 3 klube të reja, një nga qyteti i Pejës, një nga qyteti i Istogut dhe një nga qyteti i Skenderajt, gjendja e Klubeve sigurisht nuk është më e mira e mundshme, por se dashamirët e mëdhenj të notit, punëtoret e notit, trajnerët dhe prindërit e sportistëve janë ata që po i mbajnë dhe i ndihmojnë klubet që të funksionojnë, ndoshta jo me numër shume të madh të sportistëve por të kënaqshëm”, duke shtuar poashtu se interesimi është i madh, kryesisht i moshave të reja të fëmijëve, por nuk mungojnë edhe persona që vijnë në formë rekreacioni të bëjnë not.
Haliti për KultPlus gjithashtu tregon se sa i përket garave, ato zhvillohen në bazë të kalendarit të garave që hartohet çdo vit nga Federata, ku përfshihen deri në 30 aktivitete të ndryshme, si gara vendore ashtu edhe ndërkombëtare, por klubet zakonisht marrin pjesë edhe në mitingje të ndryshme e që në shumicën e viteve kalon edhe 40 aktivitete.
“Sigurisht, sikurse edhe në çdo sferë të jetës pandemia ka ndikuar negativisht edhe në sportin e notit, por se klubet kanë filluar të punojnë pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë këtë vit, Federata ka organizuar 2 kampe dhe 5 aktivitete garuese dhe ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa mitingje të notit jashtë Kosove, planifikohet edhe organizimi i disa aktiviteteve tjera nëse na lejon kushtet deri në fund të vitit” ka thënë ai.
Haliti ka thënë se Federata ka një memorandum të bashkëpunimit me MKRS, në bazë të rregullores së kategorizimit të porteve që e bën Komiteti Olimpik dhe sigurisht ka një mbështetje të kënaqshme nga MKRS.
“Klubet kryesisht mbështeten nga komunat, por këtë vit janë mbështetur edhe nga Federata. Problemi më i madh i notit është infrastruktura, ndërtimi i pishinave në komuna aktivizon edhe komunat ku sot nuk kemi not, andaj apeli jonë është te ndërtohen pishina dhe të mësojmë të notojmë” shtoi ai për KultPlus.
Rita Zeqiri, notare e K.Step Prishtina, e cila prej moshës 9 vjeçare ka që merret me sportit notit, por para se të merrej me këtë sport, ajo ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme të sporteve si : basket, karate, tenis etj. Për KultPlus ajo ka thënë se në përgjithësi ka shikuar sport, dhe që është marrë me shumë sporte në të njëjtën kohë, duke vazhduar me tutje se është dalluar gjithmonë si tip energjik dhe sportiv.
“Në not kam përfunduar krejt rastësisht, kur në vitin 2005 në pishinën e atëhershme e cila ishte afër vendit të punës së prindërve kanë zhvilluar aktivitetin klubet sportive, e ku talentin tim dhe e zbulojnë trajnerët e atëhershëm, dhe më ftojnë për stërvitje. Pas 3-4 muajsh ushtrime isha pjesë e Kampionatit të Kosovës e cila ishte gara e parë për mua dhe u stolisa me medaljen e artë, edhe prej atij momentit kam vazhduar me u marrë me këtë sport për 12 vite”.
Zeqiri më tutje tregon se në vitet 2005/06 kur ka filluar me u marrë me këtë sport, noti ka qenë një sport i panjohur në Kosovë pa pishina , pa shumë trajnera dhe më shumë pak klube që kanë zhvilluar aktivitetin.
“Noti në Kosovë fillon zhvillimin e saj tek kur filluan garat e para ndërkombëtare, rreth vitit 2009 -2010, e pastaj me hapjen e klubit të notit STEP, me sukseset e para në arenën ndërkombëtare dhe me hapjen e pishinës së klubit . Noti po shndërrohet në një sport masiv me sukseseve të mëdha në arenën ndërkombëtare, por ende kemi ngecje të mëdha të zhvillimit të këtij sporti jashtë qytetit të Prishtinës e cila është si rezultat i mungesës së kushteve , kapaciteteve njerëzore e keqmenagjimeve që ndodhin çdo ditë në sportin tonë e në shumë sporte tjera”.
Olimpiada është ngjarja më e madhe sportive në botë, është epilogu i çdo karriere sportive, dhe ëndrra më e madhe që mund të ketë një sportist, tha Zeqiri për KultPlus, e cila më tutje tregon se e veçanta e pjesëmarrjes së saj në Olimpiadë, ndërlidhet ngushtë me rëndësinë që ka pasur kjo ngjarje për Kosovën, si në aspektin sportiv ashtu edhe politik e diplomatik, duke marr parasysh që për herë të parë shteti i Kosovës parakalon me sportistët e vetë në një ngjarje që shikohet nga mbi 2 miliard njerëz.
“Normalisht rrugëtimi im ka pasur shumë suksese dhe sfida tjera të cilat është dashur me i kalu para se me mbërri në olimpiadë dhe për të cilat duhet folur gjatë dhe nuk mundem t’i veçoj për nga rëndësia edhe për nga suksesi që kam arritur, sepse për të arrit deri tek lojërat olimpike, është një cikël 4 vjeçar i ndjekjes së garave kualifikuese dhe të cilat kanë lënë shenjë shumë të madhe në karrierën time përpos Lojërave Olimpike”.
Zeqiri ka thënë gjithmonë që mungesa dhe pengesa më e madhe në Kosovë është sistemi tepër i dobët sportiv, keqmenaxhimi nëpër federata e klube, dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore që punojnë me talente.
“Përndryshe theksi tek kushtet si pishinat e palestrat përcjellëse vjen krejt në fund për nga rëndësia, sepse ne mundemi me pas pishina në çdo qytet, por prape një sportist elitar në Kosovë do të ndeshet me probleme tjera gjatë rrugëtimit të tij dhe jo me pasjen ose mos pasjen e një pishine për të ushtruar” , e cila me tutje tregon se sa i përket mbështetjes, disa gjëra gjatë viteve në përgjithësi kanë shënuar progres, por progres shumë të ngadalshëm.
“Në krahasim me vendet në rajon Kosova qëndron ende larg në disa pika sa i përket mbështetjes së notareve. Në raport me klubin më të suksesshëm në histori të notit të Kosovës, me sportistët më të suksesshëm dhe me klubin më masiv në vend, qasja e institucioneve ka qenë diskriminuese , jo mbështetëse dhe kemi histori të gjatë të “luftës” dhe mospajtimeve me institucionet sportive, kryesisht që kanë të bëjnë me përkrahjen e sportistëve elitar të klubit dhe Kosovës” tha ajo për KultPlus.
Zeqiri thotë se për momentin është duke e jetuar ëndrrën qe e ka pasur kur ka qenë notuese aktive.
“Definitivisht noti në Prishtinë është aktivitet që prindërit po zgjedhin për fëmijët e tyre, dhe fëmijët po kanë një ambient që i plotëson kërkesat e tyre, si për zhvillim sportiv, ashtu edhe rekreativ. Për momentin jam tepër e lumtur që po e shoh notin si një ndër sportet që po merr më së shumti hov, dhe pjesëmarrja e të rinjve në këtë aktivitet po rritet çdo ditë e me shumë” shtoi ajo.
Ajo thotë se të gjitha garat e mëdha janë anuluar për këtë vit, për shkak të situatës. “Me motrën Edën e kemi pasur vetëm një garë në Sofie të Bullgarisë, e cila është garë kualifikuese për lojërat olimpike, tashmë të shtyra për vitin 2021, dhe 2 gara tjera i kemi pasur në Shkup me grupmoshat e reja, përndryshe deri vitin tjetër të gjitha garat janë anuluar, por fokusi dhe energjia mbetët tek lojërat olimpike dhe rrugëtimi i Edës drejt Tokyos”.
Zeqiri tregon për KultPlus se marrja me sportin e notit është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin, jo vetëm fizik por edhe mental, për situatën në të cilën po e kalon e gjithë bota, të merremi sa më shumë me aktivitet fizik, jo vetëm me not. “Për benefitet e notit ka folur shkenca dhe ata të cilët e kanë provuar, padyshim të gjithë e kanë vërtetuar që është sport i pazëvendësueshëm dhe i pakrahasueshëm për nga numri i benefiteve që ka për trupin dhe mendjen. Me mësimin e disa lëvizjeve elementare dhe bazike me not mund të merren fëmijët prej moshës 3 vjeçare deri te moshat e shtyra” shtoi ajo për KultPlus.
Valon Gashi, i cili është arsimtar i edukatës fizike në American School of Kosova, tregon se notin e jep si lëndë, dhe arsyeja se pse ka zgjedhur ta jep notin si lëndë është sepse ai është marrë me not që nga fëmijëria, kurse nga ana profesionale ka nisur që nga viti 2015.
“Unë kam qenë gjithmonë adhurues i sportit, jam marrë me zhytje në ujë në klubin e zhytjes Prishtina. Një ndër lëndët që kam mësuar në universitet ka qenë dhe noti, ku jam aftësuar edhe profesionalisht dhe nga dëshira e madhe e nxënësve të shkollës për ta mësuar notin, kam filluar me kurset jashtë orarit mësimor”. I cili më tutje tregon se mësimi i notit nuk është i vështirë kur ekziston dëshira për ta mësuar këtë sport, dhe se puna e tij është më e lehtë për t’ua mësuar për shkak të entuziazmit që ata kanë.
“Lodhja, stresi e të tilla gjëra largohen, kur shoh nxënësit që përmirësohen sa i përket mësimit të notit, si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana profesionale”.
Gashi poashtu thotë se nëse një person vendos të merret me një aktivitet sportiv, atëherë rekomandimi i tij është noti, për arsye që e fut trupin në funksion të përgjithshëm, (muskuj të jashtëm, mushkëritë, rregullimi i frymëmarrjes, dhe relaksimi që uji e jep në përgjithësi) .
Kurse sa i përket zhvillimit të notit si sport në Kosovë, Gashi tregon se noti si not, 10 vitet e fundit ka ngritje shumë të madhe në aspektin profesional, ku në shumë klube numri i nxënësve apo studentëve të cilët dëshirojnë të aftësohen profesionalisht, është shumë i madh.
“Nuk ka vende mjaftueshëm për mësimin e notit për arsye se nuk ka investime, por sa i përket shkollës ku un jap mësim, aktivitetin e notit e mbajmë në qendrën sportive Step Center , për arsye te kushteve të cilat ajo qendër i ofron” tha ai për KultPlus. E gjithashtu duke shtuar se mbështetjen më të madhe e marrin nga shkolla amerikane ku ai punon, nga prindërit për besimin e punës që ai e bën, dhe nga klubi “Step Center” për zhvillimin e orës së notit./ Linda Krasniqi/ KultPlus.com
Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksionit të Decision Desk, një organizate kredibile amerikane që analizon rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas projeksionit të Decision Desk, kandidati demokrat për President të ShBA-ve ka fituar garën në shtetin federal të Pensilvanisë dhe 20 vota elektorale për t’ia siguruar atij 173 vota elektorale në total.
Me përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e siguruar në Pensilvani, sipas Decision Desk, Joe Biden ka triumfuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ai do të jetë Presidenti i ri i ShBA-ve, bazuar në projeksionet e Decision Desk.
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome dhe në kuadër të kësaj dite Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani, ka pritur një prej përfaqësuesve dhe aktivistin e komuniteti rom në Kosovë, Ridvan Gashi.
Aktivisti Gashi e falënderoi ministren për takimin dhe ta se në këtë ditë të shënuar për komunitetin rom ky takim i dërgon një mesazh botës që edhe Kosova po e shënon këtë ditë.
Ai tha se e falënderon MKRS-në për mbështetjen. “Është njëra prej ministrive që më së shumti e përkrah komunitetin rom, përmes projekteve të shumta” tha Gashi, i cili e informoi ministren Dumoshi edhe për aktivitetet e shumta me të cilët ky komunitet po e shënon këtë ditë.
Ndërkaq, Ministrja Dumoshi tha se synimi i saj është që të ketë gjithpërfshirje të përkrahjes për komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe ato veçse po përfitojnë nga përkrahja e MKRS-së.
Ministrja tha se bashkëpunimi me aktivistë romë si edhe me nivelin politik në Kuvend e në Qeveri është në dobi të komunitetit rom në rend të parë si dhe për shtetin e Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për themelimin e një çmimi i cili do të mund t’u ndahet personaliteteve që kanë kontribuuar në komunitetin rom, si fjala vjen, Kujtim Paçaku, apo Nexhip Menekshe. Ky propozim mbetet të shqyrtohet në të ardhmen.
U diskutua edhe për çështje të edukimit të komunitetit rom në gjuhën e tyre dhe se aty ku MKRS-ja mund të jep kontributin e saj, ai nuk do të mungojë ka thënë ministrja Dumoshi./ KultPlus.com
Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.
Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00./ KultPlus.com
Sapo është lansuar produkti më i ri i brendit Gheg-Tosk në New York, të cilët tashmë janë të njohur për veçantinë e tyre të krijimeve, që kanë për fokus aksesorë me motive shqiptare, shkruan KultPlus.
Orges Kokoshari, krijuesi i këtij brendi sapo ka njoftuar për këtë krijim të ri, dhe poashtu ka specifikuar se këtë helmetë e ka quajtur “Illyrian Queen”.
Brendi Gheg-Tosk ka shumë realizime të ndryshme me motive shqiptare, duke nisë prej helmetës së Skënderbeut, aksesorë të shumtë me shqiponjë dhe aksesorë të tjerë që kanë për bazë kulturën e lashtë të kombit shqiptar./ KultPlus.com
Fatmir Spahiu, aktori i njohur kosovar ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, i cili ka tërheqë një paralele mes lavdisë së UÇK-së, dhe keqpërdorimit të kësaj vlere, pas qershorit të vitit 1999.
Fatmir Spahiu ka përmend vjedhjen, pasurimin e jashtëligjshëm, ikjen e rinisë si pasojë e këtyre zhvillimeve, si dhe ka kërkuar sqarim për 60 mijë veteranët e luftës.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tij, pa asnjë ndërhyrje nga ana e redaksisë.
Nje femije ne USA kur takon nje veteran apo invalid, i drejtohen me respekt me fjaline “Thank you for your service” “Falemnderit per sherbimin e juaj” pavarsisht kohes se sherbimit apo diferences ne moshe!
Kur ta kujtoni UÇK, le te ju bije ne mend dalja saj e pare dhe deshmort e kombit. Se tu u mar me 20 vjet paslufte kemi harru lavdine dhe krenarine qe na ka sjell kjo ambleme.
Jane dy krenari qe na permbushin dhe pas cilave kurr nuk eshte marre me u rreshtu. Revolta qytetare nga viti ‘68, ilegalja ma vone UÇK-ja dhe levizja paqesore apo “Fryma Rugoviane”
A u vjedh ne emer te ketyre dy vlerave? Shume!
A jane pasuru jashteligjeshem me te madhe ne emer te ketyre dy vlerave? Shume!
A na kane qit hi syve ne emer te ketyre dy vlerave? Shume!
A e kane zbraze Kosoven nga rinia, shume!
Por keto jane pas Qershorit 1999.
Eshte shume me rendesi me i nda ne kete menyre gjerat. Eshte shume me rendesi, femijeve tane me ju tregu, se kur nuk kishte ma shprese e ishim thy ne cdo menyre, disa qika e gra, djem e burra, kishin mare guximin per me dal perballe nje ushtrie te fuqishme e barbare.
Keta duhen me u akuzu se pse nuk arriten me ba nje sistem gjyqesor te drejte dhe te pavarur.
Keta duhen me na sqaru punen e 60.000 veteranve.
Keta njerez, gjeneratave te reja e kane per obligim me ja sqaru se pse jena vra mes veti pas lufte. Jane dhjetra familjar qe presin pergjigjje per me te afermit e tyre. A deri ne Qershor 1999 dhe luften, vetem lavdi.
Arrestimi i Jakup Krasniqit per mua eshte sikur me arrastu Xhejmi Shian. Dyt kane qene zedhenes lufte, dyt e kane luftu serbine, dyt kane pas fletearrest serb.
Nejse, Gjykata speciale eshte marifet i joni dhe i bere prej nesh. Por narracioni i krijuar, negativ per vlerat tona, per historine tone eshte i padrejte dhe shpesh i krijuar qellimshem ne Kosove e serbi apo edhe pa dashje nga deshperimi per keto 20 vite te renda!
Me kete trend, gjeneratave qe vine do te ju vije turp kur te flitet per luften tone! Gjenerata e jone duhet ti spjegoj sakt dhe drejt gjenerates pasuese per ate qe ka ndodh.
Alkent Pozhegu i cili është i njohur për rekordet e Guines, i cili ka realizuar shumë portrete me drithëra, tashmë është në vëmendjen e medieve prestigjioze të botës, i cili ka realizuar së fundi portretin e kandidatit për president te SHBA-ve, Joe Biden, shkruan KultPlus.
Ai përpos që ka promovuar punën e tij me Biden, në të njëjtën kohë ka promovuar edhe shtetin e Kosovës, pasi që The Guardian përshkrimin e kësaj fotografie e ka bërë që se kjo fotografi është realizuar nga Alkent Pozhegu, e që është realizuar në Gjakovë të Kosovës.
Për këtë punim kanë shkruar edhe shumë medie të njohura në botë, pikërisht në momentin kur jemi në prag të betejës për udhëheqjen e SHBA-ve nga Biden dhe Trump./ KultPlus.com
Pas sulmeve terroriste në Vjenë, analiza e disa videove të bëra me celularë nga vendi i ngjarjes nuk ka lënë të kuptohet se ka pasur atentator tjerë, shkruan “Oe24.at”.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai. Por në lidhje me sulmin në Vjenë dje u arrestuan 14 persona.
Policia ka arrestuar personat dhe po kërkon edhe katër tjerë të dyshuar, raporton “Deutsche Welle”.
Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë Veriore të lindur në Austri dhe dy kosovarë.
“DW” në raportim bazohet në një listë nga burime jozyrtare. Në të gjenden edhe emrat Argent G. dhe Uzeir A. Po ashtu në listën e dyshuarve me sulmin janë edhe dy persona nga Kosova.
Autoritetet e Maqedonisë Veriore kanë konfirmuar me iniciale për Argent G. dhe Uzeir A. Nga ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore është thënë se po bashkëpunohet me autoritetet austriake./ KultPlus.com
Në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës përkujton kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa.
Kjo mbrëmje mbahet të enjten, më 5 nëntor, me fillim në orën 17.00.
Për veprën e Xhemail Mustafës do të flasin: Ibrahim Berisha dhe Blerina Gaxha – Rogova.
Mbrëmjen e udhëheq Avni Spahiu.
Përkujtimi për Xhemail Mustafën është mbrëmja e shtatë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
PEN Qendra ka paraparë edhe tri mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim. / KultPlus.com
Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire.
Çarshia e vjetër në Pejë daton që nga shekulli i XV dhe paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Rruga e gjatë në çarshi , me shitore të shumta nga të dy anët i mashtron vështrimet e vizitorëve dhe ua zgjon frymën konsumuese. Dyqanet janë tipike orientale, ndërsa shitësit janë të gatshëm të merren vesh për çmimin me blerësit e interesuar. Këtu , mjeshtrit do t’ju ofrojnë kapela cilësore për çdo rast , pelerina, stoli, etj.
“Rivitalizimi i Çarshisë së vjetër dhe Artizanatet e Kosovës perëndimore”, BE-ja ka investuar rreth 500 mijë euro. Projekti ka përmirësuar shumë infrastrukturën e Çarshisë në qytet. Qendra për zhvillimin artizanal është ndërtuar në Pejë ku 12 zanatlinjë dhe 27 nxënës, që duan të zotërojnë aftësi për vepra artizanale të veçanta, janë bërë pjesë e kësaj qendre.
Çarshia e Vjetër e Pejës – Çarshia e Vjetër paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vjetër është e njohur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka ndikuar në qytetin e Pejës dhe në regjion, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë e cila identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shk.XIV dhe ka qenë e përbërë nga 4 pjesë ( Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit). Kanë qenë 960 dyqane të cilat kanë ushtruar zeje të ndryshme. Edhe tani në Çarshi gjinden disa nga këto dyqane në të cilat i ushtrojnë zejet e tyre.
Çarshia e gjatë në Pejë, paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Dyqanet që ajo ka, janë tipike orientale.
Hamdi Dobroshi i cili është njëri ndër më të vjetërit argjendar në Pejë tregon se pse e veçon qarshin e vjetër në Pejë.
“Çarshinë e vjetër në Pejë, e veçon tradita zakonet dhe si një vend ku tregtia dhe të gjitha bizneset janë zhvilluar në çarshi dhe ende vazhdojnë të punojnë. Fluksi në çarshinë e Pejës është i njëjti si çdo vit që ka qenë, por më shumë ka njerëz kur bashkatdhetarët kthehen në qytet. Çarshia ka qenë shumë e bukur, por çdo send i pa mirëmbajtur duhet të ketë ndryshim”.
Peja paraqet një burim të begatshëm të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme, të cilat veçohen për nga vlerat, cilësitë, karakteristikat, rëndësia historike etj.
Kontributin më të madh për zhvillimin e hershëm të turizmit e ka bërë çarshia e vjetër në Pejë, në çarshi ishin 550 dyqane nga druri ku ushtroheshin mbi 56 zeje, një pjesë e madhe prej tyre janë shuar por jorgangjiu,rrobaqepesi punonjësit e drurit dhe metalit të cilët punojnë ende.
Bujar Lleshi është një prej zejtarëve në çarshinë e Pejës, i cili thotë se në krahasim me periudhat e mëhershme, çarshia është rregulluar shumë.
“Çarshia tash është rregulluar shumë, është shumë më e bukur siç ka qenë, traditën e gjyshit dhe babit tim e kam vazhdu unë, kohërat kanë ndryshuar shumë edhe kërkesat janë më ndryshe, fluks të njerëzve ka vetëm në sezonë e pastaj nuk është se ka shumë njerëz”
Çarshia e ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane ka qenë e përbërë nga katër pjesë, Çarshia e madhe, Çarshia e Gjatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit. Aty ndodhet edhe Çarshia Xhamia, e ndërtuar që në vitin 1471, në oborrin e së cilës është i varrosur Haxhi Zeka. Madje ndodhet edhe Kulla e tij, apo si njihet Kulla e Pashës.
Peja ka një traditë të gjatë të zejeve, por për fat të keq ato janë në shuarje e sipër. Është vizioni i komunës së Pejës që trashëgimia të ruhet, mbështetet dhe promovohet. Kjo do të bëhet përmes ndihmës së drejtpërdrejt financiare për bizneset ekzistuese në këtë lëmi dhe promovimit të turizmit kulturorë që do të rriste aspektin e kërkesës për këto produkte.
Zejtaria në Pejë arriti kulmin e zhvillimit sidomos në shekujt XVIII dhe XIX. Prodhimi me vlerë artistike në këtë kohë kanë dhënë veçanërisht: argjendarët, saraçët, terzinjtë, qeleshepunuesit dhe zeje tjera.
Në vitin 2015 Komuna e Pejës së bashku me Bashkësinë Evropiane dhe organizatën “Promotion of Heritage Management PHM West “, kanë filluar realizimin e projektit për rivitalizimin e çarshisë së vjetër të Pejës. Rivitalizimi ka përmirësuar infrastrukturën e çarshisë dhe ka ruajtur elementet karakteristike të saj që datojnë nga periudhat e hershme. Së bashku me rivitalizimin e çarshisë është krijuar edhe qendra e zhvillimit artizanal. Kjo qendër ofron mësime për mbi 12 zanate.
Ndryshe nga Lleshi mendon Blerim Krasniqi qytetar nga Peja, i cili thotë se çarshia ka qenë më e bukur më përpara sesa tash .
“Çarshia e Pejës, është vendi më i vjetër dhe me shumë dyqane, unë shkoj shumë shpesh në çarshia për të pirë kafe, ka shumë njerëz të cilën vijnë në çarshia është vend mjaft i frekuentuar, nëse kisha ndryshuar diçka në çarshinë e Pejës, është se do e ktheja në kalldërma se siç kishte qene dhe pse jo të ishte me dyqanet e vjetra në atë lloj forme.”
Sipas KosovaGreenzone, 5 vendet që duhet të vizitohen në Pejë janë muzeu i qytetit, çarshia e vjetër e Pejës, mulliri i Haxhi Zekës, etj. Diona Krasniqi / KultPlus.com