Artisti i madh Reshat Arbana feston sot datëlindjen e 80-të. I vlerësuar nga publiku artdashës në çdo kohë, Reshat Arbana u lind në 15 shtator 1940 në Tiranë.
Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.
Ai numëron mbi 35 karaktere dhe disa nga rolet që ka luajtur janë Samiu tek “Fije që priten”, kryetari i Bashkisë tek “Gjeneral gramafoni”, Bimbashi tek “Liri a vdekje”, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” dhe shumë role të tjerë.
Në kujtesën e publikut Arbana ka zënë vend me portretizimin e jashtëzakonshëm i ka bërë Isa Boletinit në biopikun e Viktor Gjikës “Nëntori i Dytë”.
Reshat Arbana është nga ata artistë që bënte bashkë mijëra bashkëatdhetarë në eventet që organizoheshin në praninë e tij në Diasporë.
Disa vite, pasi doli në pension Reshat Arbana do të rikthehej, si protagonist tek “Streha e të harruarve” e dramaturgut Ruzhdi Pulaha me regji të Mihal Luarasit. Ndërsa, në vitin 2012 me urdhrin “Nderi i Kombit” do të vlerësohej me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Në Rugovë kanë filluar Lojërat Tradicionale të Rugovës, në kuadër të muajit të Trashëgimisë Kulturore, dhe pikërisht ditën e parë të këtij shënimi, ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Vlora Dumoshi e ka vizituar këtë aktivitet, që e ka quajtur thesar të cmueshëm të kulturës së kësaj treve, por edhe i etnikumit shqiptar në përgjithësi, shkruan KultPlus.
“Lojërat tradicionale të Rugovës janë ruajtur brez pas brezi dhe duke i mbijetuar kohës janë ruajtur e zhvilluar edhe sot nga banorët e kësaj ane. Ansambli folklorik autokton “Rugova” në anën tjetër, në shtatë dekada ka ruajtur vallet, këngët, veshjet e të tjera pjesë të traditës rugovase”, ka shkruar ministrja Dumoshi.
Sipas saj, vlerat artistike të ansamblit janë përcjellë nga brezi në brez nga gjeneratat e artistëve popullorë.
“Kjo krijimtari e shquar jo vetëm nga niveli i lartë artistik, por edhe nga elementi i theksuar etnik, përbën një shtyllë identitare të popullit tonë të lashtë e me botë të pasur artistike dhe estetike. Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke u bazuar në Ligjin Nr.02/L – 088 për Trashëgimi Kulturore kam marrë vendim që Lojërat Tradicionale Rugova dhe Opusi i Ansamblit folklorik “Rugova” të marrin statusin e mbrojtjes se përkohshme”, ka njoftuar ministrja Dumoshi, e cila ka vlerësuar në fund se trashëgimia kulturore është pasuria jonë me e çmuar dhe ruajtja e saj është misioni ynë më i rëndësishëm./ KultPlus.com
Kur shpërtheu pandemia, gjatë izolimit në shtëpi, së bashku me familje iu rikthyem serialit të famshëm të Adem Mikullovcit : “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”. Këtë serial e mbaja në mend që nga fëmijëria e pas luftës, por që goma e viteve të shkuara e kishte bërë të veten duke e fshirë nga kujtesa gradualisht.
Rastësia e situatës e bëri këtë ndodhi me përngja me Dekameronin e Bokaçios, ku për 10 ditë sa zhvillohet ngjarja tek Dekameroni, i shkruar gjatë pandemisë së Murtajës së Zezë, 10 veta i tregojnë nga 10 histori për ta kaluar kohën. Unë për 10 ditë i këqyra 10 episodat, për të njëjtën arsye, për të njëjtën situatë, gati 700 vite më vonë.
Pas përfundimit të serialit, edhe më tepër mu forcua bindja se Adem Mikullovci është kriminalisht i nënvlerësuar dhe jo sa duhet i çmuar. Kur e pashë lajmin për vdekjen e tij, menjëherë thash me vete, paska vdekë Çaplini shqiptar.
Nuk e di që ka ndonjë artist kosovar që e meriton këtë epitet. Në episodën e fundit të “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, Adem Mikullovci bën revolucion, ku e ndal serialin dhe paraqitet personalisht në dhomën e montazhit dhe flet jashtë personazhit të tij, si Adem Mikullovci, ku i drejtohet popullit me një mesazh social. Ngjashëm si Chaplini në filmin “The Great Dictator (1940)”, ku në fjalimin e fundit, nuk flet si Hitleri, por si vetë Chaplini.
Adem Mikullovci ka qenë polimat i artit. Ai është marrë dhe ka lënë shenjë në secilin zhanër të artit. Ka qenë aktor teatri, aktor filmi. Regjisor teatri, regjisor filmi. Skenarist teatri, skenarist filmi, skenarist televiziv. Ka bërë stand up comedy, ka pas emision të vetin televiziv e çka jo tjetër.
Së fundmi ai ka qenë njeri i dashur edhe për gjeneratat e reja që kanë patur fatin të lindin dhe rriten në liri, me paraqitjet e tij në seriale të ndryshme dhe me rolin e tij të babës Avni te “Kafeneja Jonë”
Filmat e tij si “Një pallto për babanë tim në burg”, “Mësuesi”, e “Oda e Junikut”, na kanë inspiruar në kohërat më të vështira. Peripecitë e realizimit të këtyre filmave janë filma në vete. Ai e ka rrezikuar vetën sa e sa herë për art. Për këtë arsye, nuk ka pasë nevojë që deklarativisht të cilësohet si politikan. Ai ka qenë aktivist politik edhe pa qenë deputet në dy epoka të ndryshme të Kosovës.
Adem Mikullovci ka qenë artisti më kreativ në Kosovë. Njerëz si Ademi vijnë rrallë, por kur shkojnë lëjnë zbrazëtirë të madhe.
Adem Mikullovci nuk është çmuar sa duhet. Këtë e dëshmon fakti filmat e tij mezi i gjen në Youtube me kualitet të dobët ku mezi shihen e dëgjohen. Ai meriton një restaurim të komplet veprave të tij dhe më shumë se kaq./ KultPlus.com
Arkitekti i njohur Ernest Ferizi ka reaguar pas vdekjes së aktorit të madh Adem Mikullovci, duke iu referuar reagimeve të shumta në rrjete sociale, ku sipas tij, këta lot janë lot krokodili, shkruan KultPlus.
Gazeta jonë ju sjell të plotë reagimin e arkitektit Ferizi, ku i drejtohet komandantëve, politikanëve, analistëve dhe gazetarëve.
Per 20 vite nuk ishin te afte te ndertonin nje Teater, ndersa tash derdhin lot krokodili per aktorin Adem Mikullovci.
Komandat, politikan, analista e gazetare LESHI./ KultPlus.com
Vizita e sotme e mbajtur në Qendrën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme në Gjakovë nisi dhe mbaroi me brohoritjet Urra.
Në vazhdën e aktiviteteve të projektit URRA që është partneritet i UNICEF me Fondacionin Utalaya, sot me 15 shtator, 472 fëmijë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përfituan nga pakot me materialit didaktike të Edukimit të Hershëm.
Ata takuan për herë të parë Uta Ibrahimin, prej së cilës dëgjuan rrëfimet frymëzuese mbi ngjitjet e saj në malet më të larta në botë me ç ‘rast ajo mbajti edhe fjalim inspirues për fëmijët duke i nxitur ata që të ëndërrojnë sa më shumë dhe të punojnë drejt realizimit të ambicieve të tyre duke qenë të rregullt në mësime dhe shkollë.
Përveç pakove dhe mundësisë së bashkëbisedimit me Utën, fëmijëve dhe prindërve të këtyre komuniteteve iu shpërndanë edhe maska të ripërdorshme për mbrojtje ndaj COVID-19, si dhe u fol për rëndësinë e bartjes së maskës në kohë pandemie.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe: Larisaa- Brunn, Zëvendës Shefe e UNICEF-it në Kosovë, Berat Thaqi, Drejtor i Qendrs Bethany për Shërbime Krishtere, Edukatoret e Qendrës në Gjakovë si dhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Edukatoret që janë pjesë e programit për zhvillimin e fëmijërisë së hershme u shprehën se kjo iniciativë mund të duket si gjest i vogël nga jashtë mirëpo ndikon shumë në zhvillimin dhe disponimin e fëmijëve me status të paqëndrueshëm ekonomik si dhe u shprehën të gatshme për bashkëpunime tjera me shpresën se në të ardhmen do të ketë angazhim më të madh të të gjitha instancave përgjegjëse me komunitetet jo-shqiptare dhe grupet e margjinalizuara.
Poashtu edhe njëherë u promovua platforma e edukimit të hershëm(https://edukimihershem.rks-gov.net/), e cila është krijuar enkas për prindër, edukatorë dhe fëmijë, ashtu që fëmijët të jenë të angazhuar me detyra e aktivitete që mund të mbahen në kushte shtëpie e që ndihmojnë zhvillimin dhe mirëqenien e tyre./ KultPlus.com
Adem Mikullovci, aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.
Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.
Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. Ai ka kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supin tim dhe ka vdekur”, tha ajo./ ekonomia online/ KultPlus.com
Blerta Basholli, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se Kodra e Trimave së shpejti do të bëhet me Qendër Kulturore, shkruan KultPlus.
Sipas një njoftimi, ajo ka thënë se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e kësaj qendre.
KultPlus më poshtë ju sjell njoftimin e plotë nga Basholli.
Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Kodra e Trimave!
Kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave.
Duke vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, ndihmojmë që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
Falenderojmë Universitetin UBT për bashkëpunimin dhe Studio G+A Architects për donacionin e projektit kryesor udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku.
Faleminderit edhe të gjithë të tjerëve që bashkëpunuan!
Ka vdekur aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci. Familjarët e Mikullovcit kanë njoftuar për këtë humbje të madhe, shkruan KultPlus.
Poashtu ata kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, se për informata të tjera rreth ceremonisë së varrimit do të lajmërojnë me kohë.
Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike./ KultPlus.com
Fluturën e kemi takuar para dy vitesh në njërën nga sallat e parlamentit të Kanadasë, kur ishte pjesë e përvjetorit të 18-të të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottawa, së bashku me deputetë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada- Kosovë, shoqatat e Ontarios dhe me biznesmenë të komunitetit shqiptaro-kanadez, pati organizuar një ekspozitë me imazhe nga pritja që kanadezët kishin ofruar për refugjatët shqiptarë nga Kosova dhe me portretizimin e disa familjeve nëpër vite në Kanada.
Flutura Mazreku vjen nga Rahoveci, e cila së bashku me familjen e saj ka emigruar në Kanada më 1999 gjatë luftës së Kosovës. Ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Ottawa-s, në degët e Filozofisë dhe Drejtësisë, ndërsa diplomën e masterit e mban nga “Carleton University” për ligjin ndërkombëtar të refugjatëve. Ajo në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare” tregon për përvojën e saj në shërbimin publik në Kanada, komunitetin shqiptar këtu dhe sfidat e integrimit të saj, si dhe për situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë…
Në fillim a mund të na thoni, cila ka qenë rruga e integrimit tuaj profesional në Kanada?
Në moshën 23 vjeçare, unë jam punësuar në parlamentin kanadez si asistente/këshilltare e një deputeti. Në parlament punova 6 vite, dhe gjatë gjithë kësaj kohe studiova dhe diplomova nga Universiteti i Otavës me specializim në Filozofi dhe Drejtësi, dhe nga “Carleton University” me Master në Ligjin Ndërkombëtar të Refugjatëve. Pasi diplomova në master, vendosa të kërkoj punësim, i cili i përshtatet profesionit tim më shume se politika. Prandaj tani jam analiste në Agjensinë Kanadeze të Shërbimeve Kufitare (Canada Border Services Agency). Para dy vitesh Parlamenti i Kanadasë në mesin e rreth 30 profesionistëve anë e mbanë vendit, ju ka shpërblyer me “Çertefikatë Mirënjohjeje”. Çfarë nënkupton ky vlerësim për ju?
“Certifikata e Mirënjohes” me të cilën më vlerësoi Parlamenti Kanadez ka rëndësi shumë të madhe për mua, për disa arsye. Para së gjithash, mirënjohja është motivimi më i fuqishëm dhe të bënë të ndihesh shumë mirë. Mua personalisht më bëri të kuptoj se i gjithë mundi im nuk ishte i panjohur. Gjithashtu, mirënjohja kishte rëndësi të veçantë për mua pasi që 10 vite më parë sapo kisha arritur në Kanada dhe asnjëherë nuk e kisha imagjinuar të pranoja një gjë të tillë nga parlamenti federal i këtij shteti, i cili na pati pranuar neve shqiptarëve të Kosovës krahëhapur. Ju shohim aktive në komunitetin shqiptar në Kanada. Cili, mendoni ju, duhet të jetë roli i intelektualëve në komunitet?
Sipas mendimit tim, roli i intelektualëve në komunitetin shqiptar në Kanada duhet të jetë i shumëfishtë. E para, intelektualët shqiptarë duhet t’i promovojnë interesat e Diasporës shqiptare në mënyrë proaktive. Për të arritur këtë qëllim, intelektualët shqiptarë duhet të zhvillojnë marrëdhënie me klasën intelektuale të Kanadasë. Veç kësaj, intelektualët shqiptarë mund ta luajnë rolin e mësuesit në rrethin e Diasporës shqiptare kur u jepet mundësia. Gjithashtu, intelektualët, që nuk janë të paktë, duhet të luajnë edhe rol kritik në avancimin e komunitetit shqiptar. Besoj se ka hapësirë për të gjitha… Ju rastisi të jeni analiste në Agjensinë Kanadeze të Shërbimeve Kufitare pikërisht gjatë pandemisë COVID-19. Sa do të jetë ndryshe udhëtimi prej një shteti në shtetin tjetër pas kësaj periudhe të vështirë?
Spekulimet rreth COVID-19 dhe efektet apo pasojat e tij janë të shumta. Sipas mendimit tim, bota tanimë ka ndryshuar dhe nuk besoj se do të kthehet në gjendjen që ishte para COVID-19. Besoj se të gjitha shtetet e botës kanë mësuar shumë gjatë kësaj pandemie, dhe si rezultat udhëtimi prej një shteti në shtetin tjetër nuk do të normalizohet edhe për një periudhë të gjatë. Edhe mbylljet e kufijve do të jenë fenomene të zakonshme për një periudhë, të cilën nuk mund ta parashikojmë. Në dogana vini pas një përvoje në politikë, duke qenë edhe këshilltare e një deputeti konservator. Shikuar nga perspektiva e sotme, cila nga këto fusha ka sfida më shumë?
Secili profesion i ka sfidat e veta, por sipas përvojës sime, politika është profesion me më shumë dinamikë dhe energji. Në fushën e politikës çdo detyrë duhet të përfundohet shumë shpejtë dhe saktë. Për këtë arsye, edhe stresi edhe emocioni janë shumë më të mëdha në politikë se sa në shumë fusha të tjera. Të dy profesionet, për mua, janë profesione të shërbimit publik, dhe unë jam shumë e lumtur për mundësinë që më është dhënë që të shërbej në shtetin kanadez, dhe në këtë mënyrë ta falënderoj për të gjitha mundësitë që ky shtet m’i ka ofruar. Shikuar nga distanca hapësinore, por edhe nga angazhimi juaj ditor, si e kanë përballuar Shqipëria dhe Kosova pandeminë pas hapjes së kufijve?
Për aq sa kam informata, Kosova dhe Shqipëria e kanë përballur mirë menaxhimin e pandemisë COVID-19. Në fillim kishte numër të vogël të të infektuarve dhe të të vdekurve nga pandemia. Mirëpo, më vonë kur u hapën kufijtë, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve dhe i të vdekurve. Mund të them se në Shqipëri ka qenë gjendja më e mirë. Pse ka ardhur deri te ndryshimi i shpejtë i gjendjes nuk besoj se kam informata të mjaftueshme për të dhënë ndonjë konkludim. Megjithatë, duke patur parasysh gjendjen në Kanada, mendoj se veprimi efikas i institucioneve kompetente, por edhe respektimi i rregullave nga ana e qytetarëve, është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjë që edhe ja kanë arritur deri në një farë mase. Mendoj se rrëzimi i qeverisë në Kosovë pikërisht në pikën kritike të shtimit të rasteve me virusin vdekjeprurës, ka patur impakt negativ, sepse është vështirë të lihet diçka e sukseshme në gjysmë të rrugës, dhe të vazhdohet nga të tjerët dhe të mos dalin vështirësi në rrugë e sipër, aq me tepër kur dihet se Kosova ende nuk ka institucione stabile që janë në gjendje të përballojnë sfidat në situata emergjente. Unë i kuptoj vështirësitë e vendeve me demokraci të brishtë, ku fruthi politik po shndërrohet në pandemi dhe po e pengon përparimin dhe zhvillimin e vendit. Edhe në Kanada ka patur kritika të opozitës rreth masave të institutioneve qeveritare për pandemine, por asnjëherë nuk është kërkuar rrëzimi i qeverisë sic ndodhi në Kosovë. Fatkeqësisht në situata të tilla kërkesa për rrëzimin e qeverisë është më tepër lojë politike për karrige pushteti se sa dëshirë për të ndihmuar vendin./ Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com
Ka disa ditë që është mbyllur konkursi i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të filmit, dhe në këtë adresë kanë konkurruar shumë projekte në disa kategori, si: filmat e metrazhit të gjatë, ata të shkurtë, filma dokumentarë, koorpoduksione minore, postproduksion, për zhvillim skenari dhe kategori të tjera, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell emrat e regjisorëve që po synojnë kategorinë më të madhe, atë të filmit artistik të metrazhit të gjatë, e ku kanë konkurruar 12 projekte.
QKK ka publikuar këtë listë dhe regjisorët që po synojnë mbështetjen, pas vlerësimit nga komisioni janë: “Është vështirë të jesh gay, edhe kur nuk je”, me skenar dhe regji të Arben Kastratit, “S’ka mbetur fjalë pa u thënë”, me skenar dhe regji të Agim Sopit, “Tifozi i Jugosllavisë”, me skenar të Arian Krasniqit dhe regji të Bekim Sele, “Gabim i madh”, me skenar të Agush Mulliqit e regji të Lirak Çelaj, “Sonatë shiu”, me skenar dhe regji të Lorena Sopit, “Nëna”, me skenar të Hazir Hazirit dhe regji të Mentor Spahiut, “Appel”, me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, “2000: A Post-war Odyssey”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, “Personazh”, me skenar të Brikena Sopit dhe regji të Ekrem Xanit”, “Burek”, me skenar dhe regji të Ismet Sijarinës dhe projekti “The Pixels”, me skenar të Urim Lekaj dhe regji të Blerta Zeqirit.
Këto janë dymbëdhjetë projektet e filmave artistik të metrazhit të gjatë që janë nën ethet e vlerësimit të komisionit, të cilët edhe do të vendosin se cilët nga këto projekte do të mbështeten dhe do të shndërrohen në filma artistik./ KultPlus.com
Përkthyesi shqiptar me banim në Suedi, Qerim Raqi, sjell në gjuhën shqipe veprën e plotë të fituesit të çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 2011, Tomas Tranströmer-it.
Vepra që mban titullin “Enigma e madhe” përfshin poezinë dhe prozën e Tranströmer-it, gjatë viteve 1954-2004 (të gjitha përmbledhjet me poezi dhe libri në prozë “ Kujtimet më shohin”), si dhe një ese të shkruar nga poeti i njohur amerikan Robert Hass.
Hyrja e librit është shkruar nga shkrimtari, kritiku dhe anëtari i Akademisë Suedeze, Kjell Espmark.
Qerim Raqi i lindur në fshatin Dardhishtë të Kastriotit (ish Obiliq) ka studiuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin filologjik në Prishtinë.
Në Halmstad të Suedisë ka studiuar programin studimor Kultura dhe Komunikimi , me orientim të ngushtë Letërsi krahasuese. Ka botuar librin me poezi ”Gjak në mallin tim”, ”Era”.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar:
Kam kënaqësinë të prezentoj përkthimin tim të shumëpritur, veprën e plotë të Tomas Tranströmer-it, me titull “ Enigma e madhe” , poezia dhe proza 1954-2004 , fituesit të çmimit Nobel për letërsi më 2011.
Këtu janë të gjitha përmbledhjet me poezi dhe libri në prozë “ Kujtimet më shohin”. Hyrjen e ka shkruar Kjell Espmark, shkrimtar, kritik dhe anëtar i Akademisë suedeze, kurse një ese e ka shkruar poeti i njohur amerikan Robert Hass. Botoi “ Aleph” , Tiranë, 2020./diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.
Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.
Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” reklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo reklame është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”. /KultPlus.com
Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra.
Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën.
Një video që ka publikuar Periskopi shfaq disa policë të Kosovës teksa ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri ku sipas informatave jo zyrtare, bëhet fjalë për mos mbajtjen e maskës.
Në video shihet se burri rrahet në prani të fëmijëve dhe të një gruaje.
“Biblioteka banohet prej shpirtërave që dalin nga faqet e librave gjatë natës”
“Shkruaj atë që nuk duhet harruar”
“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”
“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë”
“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”, më shpjegoi shkurt ime më, para se të ikte. “Nëse më kujton, unë do të jem me ty gjithmonë”
“Ne kemi vetëm atë që japim”
“Frika është e pashmangshme, këtë më duhet ta pranoj, por nuk mund ta lejoj që të më paralizojë”
“Nuk mund ta gjesh dikë, që nuk dëshiron të gjehet”
“Burri bën atë që mundet; gruaja bën atë që burri s’mundet ta bëjë”
“Fjalët nuk janë shumë të rëndësishme, kur dallon qëllimet”
“Ndoshta jemi në këtë botë për të kërkuar dashurinë, për ta gjetur dhe humbur, sërish e sërish. Me çdo dashuri, ne rilindim, dhe me çdo dashuri që merr fund, kemi një plagë të re. Unë jam e mbushur me plagë krenare”
“Ju jeni rrëfimtari i historisë tuaj, dhe ju mund të krijoni, ose jo, legjendën tuaj”
“Të shkruarit është një proces, një udhëtim në kujtesë dhe në shpirt”
“Kjo është për të qetësuar ndërgjegjen tonë, e dashur”, i shpjegoi ajo Blancas. “Por nuk i ndihmon të varfërit. Të varfërit nuk duan bamirësi; ata kanë nevojë për drejtësi” (Nga SHtëpia e shpirtrave)
“Nëse shkruaj diçka, kam frikë se do të ndodhë, dhe nëse dashuroj shumë, kam frikë se do ta humbas atë person; megjithatë, nuk mund të pushoj së shkruari, apo dashuruari…”
“Heshtje para se të lindësh; heshtje pasi vdes. Jeta është veçse zhurmë, në mes dy heshtjeve të padepërtueshme”./bota.al/ KultPlus.com
Më sheh në nji tavolinë t’vetmuem, e më pyet baba: -Çka po mendon? Retë e bardha shtegtare babë, qi enden mbi ne. Ikjet pa kthim, tuj qesh atdheut në surrat e mandej lumtuninë ngërthye në nji dritare avioni. Po mendoj për rakinë e re që ka mbetë vozgave të drunjta, mbetë pa pi edhe sivjet se Elisi nuk erdh babë. As Xeni nuk mujti. Iliri iku e unë e Besi, s’jena aq të zotë sa me e tha vozgën. Më pyet baba kajherë, i shkujdesun pa fort vemendje në mue, pleqni hesapi, pyet e harron. Çka po mendon more qyq? Asgja bab asgja! Vec kaj here shtellunga boshe ma përshkojnë shtatin, e mungesat ma marrin frymën. Babë, a të tves unë diçka tash ? Pse babë, mbetem vetull e lakueme, e vranët? Pse…?/ KultPlus.com
Fëmija i ditëve tona, i mbyllur në dhomë, me aiped në dorë ose para kompjuterit, është nën presion të hapësirës së ngushtë. Deri sa lexon mesazhet a postimet tallëse ndaj tij, nuk ka nga ia mban, nuk ka ku të ikën. Prandaj, mund t’i rritet dëshpërimi, t’i zihet fryma si një klaustrofobi në ashensor.
Milazim Krasniqi
Para më shumë se gjysmë shekulli, kur kam filluar ta njoh botën jashtë oborrit të shtëpisë, logun ku rrinin barinjtë dhe rrugën e shkollës, kam filluar ta shoh edhe dukurinë e ngacmimit, provokimit, poshtërimit dhe madje ndëshkimit, që u bëhej disa fëmijëve nga bashkëmoshatarët, një dukuri e cila atëherë nuk kishte ndonjë emër. Më të shumtën cilësohej si “hajgare”, ose “zajebanci”- term serbisht.) Vetë fakti që ajo dhunë e përditshme e fëmijëve dhe e adoleshentëve ndaj moshatarëve të tyre, nuk kishte një emër, është dëshmi se nuk ka ekzistuar ndërgjegjësimi se ato veprime ishin jokorrekte, jonormale, kriminale.
Si bëheshin ngacmimet e moshatarëve në fëmijërinë time
Të gjithë do të kenë menduar se veprimet e tilla janë pjesë normale e hokave dhe lojërave, një lloj tharmi që i ushqente ditët me frymën e garës. Ata që kanë qenë cak i sulmeve të kësaj natyre, poashtu më të shumtën kanë menduar se e gjitha ishte pjesë e lojërave, (“hajgare”) dhe e kanë përballuar, ndonëse jo pa vuajtje, si pjesë të zakonshme të hokave e të lojërave. Fakti që ajo dhunë nuk ka pasur një emër të qartë dhe një kuptim negativ si dukuri, nuk e ka bërë bulizmin e para më shumë se gjysmë shekulli më të padjallëzuar e kriminal më pak se sa që është sot. Jo. Tash e kuptoj qartë se ajo ka qenë pjesë e djallëzisë dhe prirjeve kriminale të disave, për të kënaqur prirjet e tyre sadiste, ose thjesht për ta kamufluar primitivizmin e tyre, gjoja si shaka, si lojë.
Kur i kujtoj gajasjet, zgërdhirjet, gjestikulacionet triumfale të tyre, përballë stepjes, zbehjes, dorëzimit të viktimave të atyre ngacmimeve e të asaj dhune, e kam edhe më të qartë se jemi rritur në një ambient shoqëror tmerrësisht të dhunshëm, veçmas me dhunë verbale e psikologjike. Kam drojë se ky model komunikimi, ku sadistët dhe primitivët e imponojnë versionin e vet, ende është dominant në shoqërinë tonë. Pa i pasur rrënjët të forta e të thella në të kaluarën, kjo mujshari sadiste e primitive në jetën tonë politike e shoqërore, nuk do të ishte e mundshme. Ata fëmijë me sjellje sadiste e primitive, tashmë janë plakur, ka që edhe kanë vdekur, por trashëgimia e tyre e mbrapshtë është prezente edhe sot, sigurisht e ndryshuar, kameleonike, por në esencë e njëjtë – dhunë ndaj Tjetrit.
Fatmirësisht, nuk e kam përjetuar kurrë atë lloj dhune në lëkurën time, prandaj nuk di ta përshkruajë saktësisht përvojën e dikujt që ka qenë cak i ngacmimeve të tilla. Nuk e kam përjetuar në lëkurën time dhunën e moshatarëve as në fëmijëri e as në adoleshencë për dy arsye, e para, sepse vazhdimisht arrija të imponohesha si njëri nga të rëndësishmit dhe e dyta, sepse e pata bërë zakon të mbaja gur në xhepa dhe ta qëlloja secilin, pa menduar dy herë.
Nuk e kam kuptuar kurrë pse moshatarët e mi që dhunoheshin me fjalë e me gjeste nga disa të tjerë, nuk e përdornin këtë mënyrë të vetëmbrojtës. Edhe pse u mvisheshin nofka si: magjup, harap, gabel, tapall, çelë, salibudallë, çakar, qorr, dhamq, etj., të cilat dinin të përcilleshin edhe me ngasje fizike, me ndonjë shtyrje, ndërskamca, futje bërrylli në ije, shprishje flokësh e ngasje të ngjashme, ata nuk reagonin.
Atëherë nuk mund të them se jam çuditur, por tash vërtet çuditem se si ata djem e duronin aq qetësisht atë provokim, atë presion, atë ngasje! Disa u mësuan deri në atë masë me poshtërimin, sa filluan të talleshin edhe vetë me veten e tyre. Mirëpo, ka pasur raste që pas njëfarë kohe, shfaqej ndonjë burrë i familjes së ndonjërit nga të ngacmuarit dhe i zmbrapste ngacmuesit e familjarit të tij, me kërcënime. Pra, kujdesi më i shtuar i familjarëve, dinte ta zbuste atë ngacmim dhe presion ndaj ndonjërit nga viktimat e atij bulizmi primitiv. Ka pasur edhe raste ekstreme, kur për shkak të ngacmimeve të kësaj natyre, kanë ndodhur edhe përleshje mes të të rriturve. Grindjet e grave veçmas kanë qenë të shpeshta lidhur me fëmijët. Prandaj, ka mbetur fjala e urtë që thotë: ” Fëmijët i hanë mollët, të rriturve u mpihen dhëmbët”.
Bulizmi sot dhe pasojat tragjike të tij
Me përvojën time të gjatë jetësore, sot e vrojtoj me shumë shqetësim dukurinë e bulizmit në mesin e fëmijëve dhe të të rinjve. Meqë tash jetojmë në një botë që është nën llupën e medieve, rastet e bulizmit po raportohen, veçmas rastet që përfundojnë fatalisht, gjë që sigurisht e ka rritur edhe shqetësimin. Rastet tragjike janë si maja e ajsbergut dhe dëshmojnë se dhuna e kësaj natyre mes moshatarësh, është prezente dhe mbase bukur e përhapur në çerdhe e në shkolla. Meqë kjo dukuri është e përhapur edhe në rajonin tonë e edhe në përmasa globale, kjo do të thotë se duhet të jemi edhe si shoqëri të shqetësuar. Edhe pse provokimet buliste sot nuk janë të ashpra si në fëmijërinë time, kur përcilleshin edhe me ngasje fizike, tash pasojat mund të jenë më të rënda. Pse?
E para, ngase tash fëmijët janë më të ndieshëm, më të brishtë. Në familje zakonisht mësohen të mos ua prishin tekat, ashtu që nuk aftësohen sa duhet për një ballafaqim jomiqësor me njerëzit e tjerë në botën jashtë familjes. Të pamësuar me privime, me etiketime, me ngacmime, ata kur u ekspozohen ngacmimeve dhe sulmeve të moshatarëve, ndihen të hutuar. Ata janë të paimunizuar për rezistencë.
E dyta, ata nuk e kanë dhe nuk e ndiejnë sigurinë që prodhonte familja e gjerë shqiptare në të kaluarën. Pra, janë fëmijë të vetmuar, sepse shumë prej tyre nuk kanë vëllezër më të mëdhenj, nuk kanë djem axhallarësh, kusherinj në afërsi, gjë që realisht i bën të ndihen e të jenë më të pambrojtur. Poashtu ka rëndësi edhe ky fakt: ngarkesa e bulizmit në jetën reale, në fusha, male ose në rrugën e shkollës, duket të jetë përballuar më lehtë, sepse efektet negative të saj mbi psikën e të ngacmuarit, janë neutralizuar nga jeta reale. I ngacmuari në fushë, në mal ose në rrugë, ka mundur ta shikojë horizontin ose qiellin dhe të ndihet disi i çliruar. Ka mundur thjesht të largohet nga ai grup moshatarësh me vrap dhe deri dikund është ndier i çliruar nga presioni i moshatarëve.
Fëmija i ditëve tona, i mbyllur në dhomë, me aiped në dorë ose para kompjuterit, është nën presion të hapësirës së ngushtë. Deri sa lexon mesazhet a postimet tallëse ndaj tij, nuk ka nga ia mban, nuk ka ku të ikën. Prandaj, mund t’i rritet dëshpërimi, t’i zihet fryma si një klaustrofobi në ashensor. Nga ana tjetër, komunikimi virtual, mund t’ia deformojë përfytyrimet e përjetimet dhe t’ia zmadhojë frikën nga të tjerët, qoftë dhe vetëm nga një fjalë ose vetëm nga një figurë shpotitëse e fb. Pra, ky fëmijë i izoluar nga bota reale, i zënë në rrjet të një komunikimi virtual, është më i ndjeshëm, më i paaftë, që të mbrohet nga sulmet reale e edhe nga ato virtuale. Tipi i tillë edhe sulmet më të lehta i përjeton rëndë, deprimohet dhe mund të thyhet shpirtërisht. Rasti i njëmbëdhjetëvjeçares Betany Thompson, e cila e mbijetoi kancerin, por bëri vetëvrasje ngase e tallnin moshatarët për faktin që buza i kishte mbetur paksa e shtrembër nga sëmundja, është shumë indikativ. Presioni i moshatarëve me fjalë e me imitime fyese, në rastin e saj u tregua më vrastar se sa kanceri! Prandaj motoja e fushatës kundër kësaj dukurie do të mund të ishte: “Kujdes fëmijë, sepse fjala e keqe di të vret më keq se sa kaneri!” Fatkeqësisht, raste të dhimbshme vetëvrasjesh të fëmijëve e të rinjve ka shumë në këto vite, kur është zgjeruar komunikimi në rrjetet sociale, ku ka shpërthyer edhe një komunikim i pashpirt bulist.
Si mund të mposhtet kjo dukuri e rrezikshme
Nëse para gjysmë shekulli fëmijët e të rinjtë e duronin në vuajtje atë ngacmim, që bëhej në fusha e male dhe rrugës së shkollës, tash reagimi ndaj fyerjeve që adresohen përmes komunikimit virtual, është shumë më impulsiv dhe mund të jetë krejtësisht iracional. Prandaj, familjet duhet ta rikthejnë vëmendjen ndaj fëmijëve të vet, të dinë se me kend shoqërohen, me kend komunikojnë, a kanë probleme të natyrës së ngacmimit, si komunikojnë edhe ata vetë, etj. Nëse nuk komunikohet drejtaz me fëmijët dhe nëse nuk mbikëqyren, ata mund të futen në probleme ngulfatëse, prej ku mandej nuk është lehtë të nxirren. Gjithsesi, roli i shkollës, mësuesve/arsimarëve gjithsesi është i rëndësishëm në evidencimin e rasteve të nxënësve që bëhen pre e ngacmimeve në shkollë po edhe jashtë saj. Mundësitë e mësuesve/arsimtarëve që të depërtojnë te të fshehtat që ndodhin mes nxënësve janë evidente, vetëm varet a e kanë vullnetin që t’i mësojnë e t’i përdorin për evitimin e të keqes. Ndërsa, ka ardhur koha që në librat shkollorë të trajtohen përmbajtje që e denoncojnë bulizmin si dukuri joetike dhe jonjerezore.
Në një front më të gjerë të luftës së shoqërisë kundër kësaj dukurie, besoj se duhet të kërkohet edhe kontributi i dijetarëve të besimeve fetare, që të plotësohet shpjegimi se shpifja, thashethemi, intriga, nxjerrja e të metave të të tjerëve, vënia e nofkave, janë vepra të shëmtuara./ KultPlus.com
Kënga e njohur “Pranvera në Prishtinë”, ka përcjellë gjenerata e gjenerata, por ende vazhdon të jetë këngë e preferuar e shumë njerëzve, shkruan KultPlus.
“Pranvera në Prishtinë” është këngë fituese e “Akordeve të Kosovës” në vitin 1981, këngë kjo që është realizuar me tekst të Milaim Berishës e me kompozim të Musa Piperkut.
Kënga “Pranvera në Prishtinë”, që i këndon kaq mjeshtërisht dashurisë, u krijua në një periudhë shumë të vështirë, ku Kosova kishte përjetuar demonstratat e vitit 81, që njihen edhe si demonstratat që bën kthesën për lirinë e Kosovës./ KultPlus.com
“Pranvera në Prishtinë” është këngë fituese e “Akordeve të Kosovës” në vitin 1981, këngë kjo që është realizuar me tekst të Milaim Berishës e me kompozim të Musa Piperkut.
Kënga “Pranvera në Prishtinë”, që i këndon kaq mjeshtërisht dashurisë, u krijua në një periudhë shumë të vështirë, ku Kosova kishte përjetuar demonstratat e vitit 81, që njihen edhe si demonstratat që bën kthesën për lirinë e Kosovës./ KultPlus.com
A t’kujtohet natë e parë, shi kur binte në Prishtinë? Unë e ti si dy këng’tarë pëshpëritnim për dashurinë!
Unë të doja, ti më doje lugut t’gjelbër të Gërmisë; Yj’t ne qiell na bënin roje e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!
S’harrohet kjo ngrohtesi e parë kur pranvera ishte në Prishtinë! Unë e ti si dy këngëtarë thurnim vargje për ardhmërinë!
S’harrove dot ngrohtesin e parë Kur pranvera ishte ne Prishtinë. Un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerine.
A t’kujtohet natë e parë, Shi kur binte ne Prishtine. Un e ti si dy kengetar, pershperisnim per dashurin.
Un te doja ti me doje, lugut t’gjelber te germise, yjet n’qiell na benin roje, e lisa gjelbronin prej lakmise.
s’harrohet dot ngrohtesia e parë, kur pranvera ishte ne Prishtinë, Un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerine.
s’harrohet kjo ngrohtesi e parë kur pranvera ishte ne prishtine un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerin. 2x. Ne Prishtine
Aktorja shqiptare, Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila njihet gjerësisht për publikun shqiptar me rolin e saj te filmi “Mimoza Llastica”, ka dhuruar përmes ambasadës shqiptare në Bern disa respiratorë për spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, në ndihmë të të prekurve me Koronavirus.
Ambasada e Shqipërisë në Bern i ka shprehur mirënjohje aktores për gjestin e saj human, e cila edhe pse u largua nga Shqipëria për të jetuar në Zvicër në vitet 90-të, ende vijon të kontribuojë për vendin e saj.
“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, thuhet në mesazhin e ambasadës./ konica/ KultPlus.com
“Quo Vadis, Aida” është prezantuar me premierë sonte në Festivalin prestigjioz të filmit në Venecia, dhe audienca e atjeshme duket të jetë mahnitur me punën tetë vjeçare të regjisores Jasmila Zbanic. Publiku, ekipin e filmit e ka duartrokitur për dhjetë minuta rresht, kurse Alban Ukaj ekskluzivisht në një intervistë për KultPlus ka thënë se ky film, do të jetë filmi që nuk ka për ta harruar për tërë jetën.
Ardianë Pajaziti
Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” po garon në një ndër festivalet më prestigjioze të botës, përkatësisht në edicionin e 77-të të Venice International Film Festival, në konkurrencë zyrtare, e që në bosht ka një dhimbje shumë të madhe, masakrën e mbi 8 mijë civilëve të Srebrenicës, shkruan KultPlus.
Mediet prestigjioze të botës janë bërë sy e vesh për prezantimin e këtij filmi nga Bosnja e Hercegovina, Austria, Rumania, Holanda, Gjermania, Polonia, Franca, Norvegjia e Turqia, e për këtë projekt është investuar me një fond prej afro katër milionë euro.
Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.
Por filmi “Quo Vadis, Aida”, ka edhe një margaritar tjetër në ekipin e filmit. Është aktori shqiptar Alban Ukaj që luan në këtë film dhe ka rolin e përkthyesit Tarik.
https://www.youtube.com/watch?v=hFB8-VClfJE
Alban Ukaj në intervistë ekskluzive për KultPlus për përvojën me këtë film ka thënë se filmi “Quo Vadis, Aida” do të mbetet filmi që nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e filmit të ri të regjisores Jasmila Zbanic”, ka thënë Ukaj për KultPlus, i cili ka thënë se përgjatë xhirimeve ai ka përjetuar ndjenja të përziera, edhe ndjenja të bukura por edhe aso të dhimbjes, duke pas parasysh temën e rëndë të këtij filmi. “Është një prej filmave më studioz që është bërë ndonjëherë për Srebrenicën”, ka thënë Ukaj, i cili shpjegon më tej, se në këtë film ka luajtur rolin e një përkthyesi, i cili ka humbur anëtarët e familjes.
“Nuk do ti harroj xhirimet e këtij filmi asnjëherë, dhe besoj se të njëjtën ndjesi do ta kenë krejt aktorët e këtij filmi, sepse ky film ka lënë vulë në secilin prej nesh. Do ta kujtojmë krejt procesin e këtij filmi, e besoj që për regjisoren do të jetë edhe një ndjesi më e veçantë, e cila ka punuar mbi tetë vjet për realizimin e filmit “Quo Vadis, Aida””, ka thënë Ukaj.
Ukaj ka thënë se ky film aq shumë ka krijuar një lidhje mes aktorëve, duke mos i përjashtuar as figurantët që ishin pjesë e këtij filmi.
Kurse për premierën e sotme në Venecia të Italisë, Ukaj ka thënë se ka pas shumë dëshirë të jetë në mesin e kolegëve, por si pasojë e pandemisë nuk ka mund të lëvizë.
“Pas Venecias, filmi do të shfaqet në Toronto, mezi po pres ta shoh këtë film, por po kam durim deri sa të vjen momenti që ta shoh në kinema, këtë film nuk dua ta shoh në një format tjetër, vetëm në kinema”, ka thënë Ukaj.
Ukaj për filmin “Quo Vadis, Aida”, ka thënë se ka një rol më të vogël, po ai e vlerëson te jetë shumë i madh për të, duke pas parasysh përvojën dhe kënaqësinë që ka mar nga ky film.
Jasna Duricic është aktorja që luan kryesor në këtë film, kurse në këtë film janë të përfshirë edhe shumë aktorë të tjerë, që janë të treguar edhe në filma më të hershëm. KultPlus ju sjell momentet e duartrokitjeve pas premierës në Venecia, ku audienca e atjeshme është ngritë në këmbë për të nderuar ekipin e këtij filmi./KultPlus.com
Gjonaj ekskluzivisht për KultPlus ka treguar për rrugëtimin e tij prej Pejës e deri në Tajlandë, për të perfeksionuar punën e një mjeshtri të madh të gurëve të çmuar. Tashti edhe me brendin e tij Dionid, ai prezanton stoli me çmime marramendëse, që arrijnë edhe në miliona. Stolitë e tij tashmë kanë pronarë të ndryshëm, prej pallateve mbretërore e deri te yjet e showbizit. Të punuara me gurët Jade dhe Grandidier, Gjonaj është në prag të bashkëpunimit të promovimit të stolive edhe me Rita Orën, sikurse që synon të ketë të njëjtin bashkëpunim edhe me yjet tjerë shqiptarë. Por Gjonaj, duke mos harruar rrënjët shqiptare, në këtë intervistë të dhënë për KultPlus ka treguar edhe për mënyrën se si do t’ia prezantojë botës, Kosovën dhe Shqipërinë.
Ardianë Pajaziti
Në vitin 1985 kishte marr një vendim të madh, dashuria për gurët e çmuar ishte më e madhe se sa toka ku jetonte, dhe atë kohë, vendosi ta kapërcente edhe Evropën dhe të ndalej në Tajlandë, për të rrumbullakuar dëshirën e tij për stolitë.
Dhe suksesi i tij tash e për tridhjetë vjet nuk perceptohet vetëm me dashurinë e tij për gurët e çmuar, por edhe për përkushtimin dhe sakrificën që i ka kushtuar këtij profesioni, që ndërlidhë formimin e tij profesional në një lëvizje gjeografike: Pejë, Tajlandë, Çeki e Sllovaki.
Xhevdet Gjonaj konsiderohet të jetë një ndër shqiptarët e rrallë që merren me këtë profesion, i cili gurët e çmuar i formëson në stoli unike, në kuadër të brendit Dionid, e që mund të blihen vetëm nga një shtresë e caktuar e shoqërisë.
Gurët Jade dhe Grandidier janë gurë identifikues të artistit Gjonaj, i cili tashmë ka sjellë shumë stoli për tregun ndërkombëtar, e që është duke punuar në vazhdimësi që të sjell edhe stoli të tjera.
I diplomuar në Tajlandë, gjeologu Gjonaj për herë të parë përgjatë karrierës së tij flet për një medium shqiptar, i cili për tridhjetë vite ishte zhytur në guacën e gurëve të çmuar, për të sjell këtë brend kaq të rëndësishëm.
“Dashuria ime për gurët e çmuar është zhvilluar gradualisht”, ka thënë fillimisht Gjonaj për KultPlus, i cili tregon se kur ka marr diplomën për gjeologji në Tajlandë, i është forcuar bindja se kjo është puna që duhet ta bëj në maksimum.
Gjonaj i cili konsiderohet si një ndër argjendarët më me përvojë, ka shpjeguar se pikërisht përvoja tridhjetëvjeçare ka bërë që këtë vit të kapërcejë në një tjetër nivel, duke prezantuar stolitë e tij nëpërmjet brendit Dionid.
“Marka e argjendarisë Dionid është rezultat i punës së ndershme të argjendarive, gurgdhendësve dhe gjeologëve nga vende të ndryshme të botës. Sot, ne e profilizojmë veten si një markë evropiane e stoli të larta, pra bizhuteri prestigjioze të artit dhe objekte që nuk janë për të gjithë. Ato janë vetëm për të zgjedhurit”, ka thënë Gjonaj për KultPlus, i cili ka shtuar se mu për faktin se çdo stoli e këtij brendi është unike, atëherë edhe secila prej tyre ka emrin përkatës.
Eros, Oliver, Iris, Helen, Morpheus, Andromeda…, janë disa nga emrat e stolive të brendit të Gjonaj, që të mahnitin me bukuritë e tyre, por që të njëjtën kohë kanë edhe çmime të larta. Stolitë e këtij brendi kapin vlerën e milionave, pasi në një stoli të tillë ke një gurë të çmueshëm, një gurgdhendje mjeshtërore dhe një stoli unike.
“Çdo copë bizhuterie nga DIONID Jewellery është unike. Të gjithë kanë historinë e tyre, dhe për këtë arsye të gjithë kanë emrin e tyre. Gurët e çmuar me të cilët punojmë janë më të vjetër se çdo vepër arti në Tokë”, ka thënë Gjonaj, i cili tregon se bizhuteritë që në të njëjtën kohë edhe promovuan brendin Dionid, u emëruan sipas perëndive dhe heronjve antikë.
“Këto figura mitike pasqyrojnë në mënyrë të përsosur hyjninë e bizhuterisë që krijojmë”, ka thënë Gjonaj, i cili nuk përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt të prezantojë stoli me gurë të çmuar me emra që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Kosovën dhe Shqipërinë.
“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, dhe në muajt në vijim do të prezantojmë stolitë unike që do të kenë ndërlidhje me historinë e kombit dhe vendlindjes sime”, ka thënë Gjonaj.
Mjeshtri i gurëve të çmuar që stolitë e tij i ka prezantuar edhe nëpërmjet platformës Dionid dhe rrjeteve sociale tregon se brendi i tij është brendi i vetëm në Evropë që punon bizhuteri të shtrenjta me Jade dhe Grandidier, sikurse edhe me objekte arti.
“Është një gur që është shumë i popullarizuar, sidomos në vendet aziatike, ku i atribuohet gjithashtu shërimi dhe vetitë shpirtërore. Përveç kësaj, ne bëjmë bizhuteri nga emeraldet, rubin, topaz, tanzanite dhe shumë gurë të tjerë, gjithashtu një nga gurët më të shtrenjtë dhe më të rrallë në botë, grandidierit. Të gjithë gurët tanë janë 100% natyralë dhe të certifikuar nga institutet prestigjioze gjeologjike, siç është Gübelin Gem Lab në Zvicër”, ka thënë Gjonaj.
Pejani që ka kapërcyer shumë kufij për të arrite majën e mjeshtërisë së këtij profesioni e pranon faktin se vlera e stolive të këtij brendi është mjaftë e lartë, pasi që vet gurët që përdoren në këto stoli kanë çmime të larta. Por ai shpjegon se vlera e vërtetë e gurit fitohet vetëm pas një përpunimi profesional, prerjes dhe lustrimit.
“Prerja dhe gravura e një guri te çmuar me një dorë të lirë është shumë e vështirë. Guri mund të prishet edhe me një hezitim të lehtë dhe një lëvizje të pasaktë të duarve, kështu që do të zhvlerësohet plotësisht. Është një artizanat profesional që kërkon shumë përvojë dhe sigurisht talent nga Zoti. Kjo është arsyeja pse çmimet e disa prej produkteve tona të artit janë në miliona euro”, ka thënë Gjonaj, i cili duke mos përmendur emra, ka thënë se stolitë e tij tashmë janë blerë nga familje mbretërore, përfaqësues të lartë të shteteve, por edhe yje të show bizit.
Gjonaj ka thënë se stolitë e tyre mund të shihen edhe në një ekspozitë, pasi që për këtë çështje janë në kontakt me njerëzit më profesionist të kësaj industrie.
Por duke pas parasysh rrënjët shqiptare të Xhevdet Gjonajt dhe shumë yjeve shqiptare anekënd botës, Gjonaj në pyetjen se nëse do të ketë një bashkëpunim të promovimit të brendit të tij me yjet shqiptare, ka thënë se tashmë është duke punuar në këtë drejtim.
“Sigurisht, do të dëshiroja shumë të krijoja një copë bizhuteri unike për të famshëm nga Shqipëria, Kosova apo diaspora. Ne jemi në kontakt direkt me këngëtaren e mirënjohur Rita Ora dhe besoj në bashkëpunimin tonë të mundshëm. Mund t’ju them se ne kemi folur tashmë për këtë temë së bashku”, ka thënë Gjonaj.
Dhe pikërisht ndjeshmërisë së krijimit të stolive unike, edhe shitja e këtyre bizhuterive ka një disiplinë shumë specifike. Gjonaj shpjegon se klientët e tyre janë jashtëzakonisht të kërkuar, dhe kjo është një arsye se pse i adaptojnë shërbimet në përputhje me rrethanat. “Shumica e tyre janë prezantime dhe shitje të produkteve personale, por disa prej bizhuterive tona mund të blihen edhe në internet. Ne aktualisht komunikojmë kryesisht në mjedisin digjital, ku përdorim pothuajse të gjitha rrjetet sociale. Nuk përjashtoj që ju të na shihni në të ardhmen off media. Sigurisht, nëse kjo ka kuptim”, ka thënë Gjonaj, i cili në përfundim e sipër të kësaj bisede me KultPlus, ka thënë se ai e themeloi markën Dionid, si një lidhje që dëshiron ta lë pas. “Si trashëgimi arti dhe vlere mineralogjike me prejardhje nga Kosova. Uroj që Dionid të jetë në fuqi të plotë, sot e 200 vjet. Uroj që klientët dhe punonjësit të jenë të kënaqur. Uroj që rezultatet e punës sime të jetojnë përgjithmonë, sepse gurët e çmuar janë dhuratë nga Zoti, që i krijoi për ne që përfundimisht të kalojnë në duart e njerëzve si stoli”./ KultPlus.com
Sapo ka përfunduar mandatin e drejtoreshës në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe këtë periudhë katërvjeçare, Arta Agani e vlerëson një rrugëtim shumë cilësor, duke numëruar 50 projekte që janë realizuar brenda këtij institucioni përgjatë periudhës sa ka udhëheqë me Galerinë. Duke specifikuar edhe vështirësitë që shpesh kanë reflektuar që të stopojnë prezantimin e artistëve të mëdhenj, Arta Agani numëron edhe shumë projekte të tjera poashtu shumë të kushtueshme, por që është ndihmuar nga Organizata dhe Ambasada të ndryshme që shërbejnë në Kosovë, e që kanë mundësuar realizimin e ekspozitave në nivel shumë të lartë. Arta Agani ka thënë për KultPlus se ajo synon përsëri këtë post, nëse konkursi shpallet se shpejti, në mënyrë që të vazhdojë punën e këtij institucioni, që ka frymuar bashkë me të për katër vite me radhë.
Ardianë Pajaziti
KultPlus: Një mandat në krye të Galerisë Kombëtare të Kosovës, ku përgjatë këtij mandati u prezantuan shume projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, çfarë ndjesie të solli udhëheqja e këtij institucioni kulturor?
Arta Agani: Ende nuk më besohet se kaluan katër vite, kaluan aq shpejtë, i gjasuan një fluturimi të shpejtë. Them fluturim, meqë ishte ndjesi e mirë, jam ndier lart, e inspiruar nga arti që hyri nëpër galeri gjatë kësaj kohe dhe nga mundësia të jem pjesë e këtyre ngjarjeve. Por njëkohësisht isha aq shumë e preokupuar me punën që kisha marrë përsipër, e kjo është në natyrën time, të marr çdo gjë shumë për zemër, natyrisht që ky preokupim la pasoja në fusha tjera të jetës sime.
Mbi të gjitha ishte përvojë fenomenale për mua. Unë pa masë e dua Galerinë si institucion, e dua ekspozitën si formë komunikimi, dhe për këtë arsye e kam adhuruar çdo moment që e kam kaluar në GKK, të lehtë apo të vështirë. Jam edhe e nderuar dhe mirënjohëse për njerëzit që ma besuan këtë detyrë e që në fund besoj se e kam dëshmuar shumëfish me punë meritore. Tani, në retrospektivë kur erdh momenti për t’u ndalur, mburrem dhe më vjen mirë për të gjitha ato punë, shpesh edhe sakrifica të mëdha, që i kam bërë gjatë mandatit.
KultPlus: Si e sheh tashti këtë rrugëtim, ishte më shumë sfidues se sa e kishe menduar në fillim, apo thënë më ndryshe, GKK është më e bukur nga jashtë apo nga brenda?
Arta Agani: Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ndryshime në administrim publik, të cilat fatkeqësisht kanë limituar pavarësinë e institucioneve publike, ndërsa burokracia është bërë pjesë obstruktive e proceseve kreative, jo vetëm në GKK por në përgjithësi. Falë ekipit të GKK-së, të cilëve u jam pafundësisht mirënjohëse, por edhe bashkëpunëtorëve brenda MKRS-së, ne mbijetuam probleme të shumta që na dolën përpara, përgjatë kësaj aventure katërvjeçare. Pastaj, secila ekspozitë, secili event, është sfidë në vete, ndërsa puna më e madhe në Galeri bëhet para hapjes së ekspozitës, për të cilën askush që është jashtë nuk mund t’a dijë se sa e rëndësishme është, por të gjitha sfidat harrohen në momentin kur dyert e sallës ekspozuese hapen për vizitorë dhe çdo gjë është në rregull, ai moment ia vlen, ndërsa të nesërmen fillojnë përgatitjet për ekspozitën tjetër, vjen sfida e radhës, probleme të vogla teknike, zgjidhje problemesh, katalogu, promocioni, transporti, kornizimi, hapja, dhe kështu vazhdon. Definitivisht s’është punë e mërzitshme. Është punë tepër interesante e që të tillë e bën më së shumti mundësia të takosh dhe të bashkëpunosh me njerëz të talentuar, me karrierë ndërkombëtare por edhe modestë, njerëz skajshmërisht intelektualë dhe kreativë të cilët të bëjnë ta shohësh botën në një perspektivë më të gjerë.
Kurse sa i përket pyetjes se nëse është më bukur nga brenda apo nga jashtë këtij institucioni, definitivisht për mua është më bukur nga brenda, por atë çka jemi munduar ne gjatë këtyre katër viteve të bëjmë, e besoj se e kemi arritur, ishte që së pari artistët e sidomos publiku, të ndjehen pjesë e Galerisë, që të mos ekzistojë muri ndarës, dhe që GKK të mos jetë një tempull i izoluar për të privilegjuarit. Projekte që kemi realizuar e që kanë pasur theks te bashkëpunimi dhe inklusioni, kanë pasur mu atë qëllim.
KultPlus: Cili projekt të solli më shume lodhje, por në fund që e shijove shumë?
Arta Agani: Si ta them këtë e të mos tingëllojë klishe: në asnjë moment nuk kam ndier aspak lodhje, sepse e kam shijuar çdo moment. Një lodhje egzaltuese, kam ndier në dy rastet kur kam qenë pjesë e ekipit të Pavijonit të Kosovës në Bienalet e Venedikut: në vitin 2017 si kuratore dhe në vitin 2019 si komisionere. Është mjaft e lodhshme të marrësh pjesë në një ekspozitë përmasash kaq të mëdha dhe të bartësh një përgjegjësi aq të madhe, njëkohësisht duhet të sigurohesh që përfaqësimi dhe realizimi të jenë në nivelin e duhur artistik, por edhe në anën tjetër duhet të kesh parasysh në çdo moment se je duke e bartur një përgjegjësi enorme që njëkohësisht është privilegj, duke e përfaqësuar shtetin tënd në një ekspozitë botërore. Poashtu duhet të bësh shumë punë angazhimi, ndërmjetësimi, të cilat nuk janë të pakta në numër. Por, prapë, secila prej pjesëmarrjeve ka qenë përjetim unik i cili më le vetëm përshtypje të mira, kontakte të reja dhe mundësi të pakufishme bashkëpunimi në vazhdim.
KultPlus: Po projektin që do të mburresh gjithmonë, që është realizuar përgjatë mandatit tuaj?
Arta Agani: Mburrem me të gjitha projektet, së fundi mburrem me ekspozitën e fundit që u hap në GKK , të artistit Jakup Ferri të cilin e ftova qysh para dy vitesh dhe arritëm ta hapim përkundër vështirësive me pandeminë.
Por më së shumti mburrem me projektin Perceptime: Burrneshat, meqë vetë ekspozitën e kurova vetë. Kurimin gjatë mandatit nuk e kam praktikuar asnjëherë tjetër, për arsye etike. Por meqë Perceptions ishte projekt i British Council, ku ata patën një qasje të re ndaj ekspozimit duke rekrutuar kuratorë nga disa vende të Evropës Juglindore dhe unë isha përzgjedhur, andaj bashkë vendosëm që këtë projekt ta sjellim në GKK. Ishte projekt me shumë benefite, sidomos për gjithëpërfshirjen e madhe të publikut. Ishte projekt shumëdimensional me shumë aktivitete. Ajo që ishte më e rëndësishme për mendimin tim ishte që ekspozita, edhe pse me koncept mjaft sfidues, doli për mrekulli. Me sukses u përfaqësuan së bashku artistet me renome botërore nga Britania e Madhe bashkë me artistet e Kosovës, poashtu të suksesshme, dhe së bashku komunikuan një mesazh shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me përfaqësimin e grave artiste në botën e artit e që është diskriminues jo vetëm në Kosovë, por çdo kund në botë. Këtu u hapën shumë debate të reja të cilat do të shtjellohen më tutje. Në këtë kontekst, tani jam duke punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës që do të bëhet në kuadër të Festivalit FEMART të cilën më ftoi për ta kuruar drejtoresha Zana Hoxha. Pra do të vazhdoj me shtjellimin e çështjeve që u hapën në debatet rreth Burrneshave.
Patjetër duhet përmendur projekti Strehimorja të cilin si ide e kam inicuar para dy vitesh dhe ai ka hasur në mirëkuptim tek Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës, ku me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe besim të ndërsjellë, me Yll Rugovën, dhe pastaj me Blerta Bashollin kemi zhvilluar projektin, e që tani është në fazën e parë që përbëhet nga renovimi i objektit dhe konceptimi i ekspozitës. Ideja është që në strehimoren e Kodrës së Diellit do të ekspozohen diku rreth 30-40 vepra të koleksionit të GKK. Pos këtyre veprave aty do të ekspozohen edhe pjesë të arkivit të GKK-së, sipas konceptit të kuratores së angazhuar nga GKK, Era Krasniqi. Ideja është që të krijohet një hapësirë shumëfunksionale, që do të jetë fillimisht ekspozitë e vlerave më të larta kombëtare të artit Kosovar, pastaj do të jetë edhe pikë interesi për qytetin e Prishtinës, në një lagje që po rritet çdo ditë e më shumë, por do të jetë edhe një hapësirë për organizimin e debateve dhe ligjëratave të ndryshme. Është një projekt që e kam shumë për zemër, meqë paraqet një decentralizim të artit, një qasje të hapur dhe shpërndarje të kulturës në lokacione jashtë mureve të galerive, përafrim me publikun.
E sa i përket publikut, më duhet të përmend edhe se gjatë mandatit tim kam insistuar që programi i edukimit të intensifikohet dhe ajo u arrit duke zhvilluar edukimin e publikut të ardhshëm të cilët do ta kenë Galerinë pjesë të jetës dhe ngritjes individuale, e që besoj se është njëra nga pikat më të ndjeshme për një galeri. Me programin e edukimit kemi zhvilluar edhe punëtori të ndryshme në kuadër të Laboratirit Kreativ ArtTeen, e që rezultuan me dy ekspozita të mahnitshme të tinejxherëve artistë të ardhshëm.
KultPlus: Ka ndonjë peng përgjatë këtij mandati, që ke synuar të prezantosh ndonjë artist po që nuk është realizuar?
Arta Agani: Synimet gjithmonë janë të mëdha, por duhet t’u përshtaten fillimisht rrethanave buxhetore pastaj edhe realitetit tonë si dhe potencialit kulturor dhe infrastrukturor. Prandaj natyrisht ka pasur pengesa, për shembull objekti i GKK-së e ka pamundësuar që të sjellim ekspozitën e artistit kontradiktor Damien Hirst, që vizitoi disa vende në rajon, meqë njëra nga veprat e Hirst (Kryqi) kërkonte lartësi prej 5 metrash në sallë ekspozuese, të cilën GKK nuk e ka as përafërt.
Pastaj, të sjellësh një artist të madh të nivelit të Thomas Hirschhorn kërkon buxhet shumë të madh, e që e arritëm falë ndihmës së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim. Realisht honoraret që kërkohen nga kuratorët dhe artistët me famë botërore janë përtej mundësive tona. Duke e konsideruar edhe se megalomania në këtë fushë do të ishte një lloj hipokrizie, jam munduar që të mbaj një balans dhe që projektet të jenë të arsyeshme, por edhe gjithmonë të sjellin diçka të re për audiencën tonë. Besoj se kemi bërë projekte të mrekullueshme pa buxhete marramendëse, thjeshtë e kemi bërë të pamundurën.
Sfida e madhe për njerëzimin, pandemia nëpër të cilën po kalojmë, poashtu ishte dhe ende është vështirësi e madhe për kulturën në përgjithësi. Ne u munduam që edhe nga kjo të përfitojë publiku sadopak, dhe dolëm me platformat online të cilat publiku i pranoi shumë mirë.
Projekti për të cilin më vjen keq që nuk kam arritur ta realizoj gjatë këtij mandati është ekspozita e Anri Salës, të cilën e kemi diskutuar si mundësi dhe ai ka shprehur vullnetin, por meqenëse ai është një artist i kategorisë botërore dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur angazhime të shumta, nuk kemi arrit ta realizojmë. Besoj se në një të ardhme të afërt, ai patjetër duhet të vijë në GKK.
KultPlus: Zhurma më e madhe gjatë mandatit tuaj si udhëheqëse e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ishte ekspozita e Sislej Xhafes, sa do ta dëshiroje një zhurmë të dytë të atij niveli?
Arta Agani: Sislej Xhafa ka qenë i ftuar nga unë, që të prezantojë punën e tij në Galeri, dhe së bashku kemi punuar drejt përfaqësimit sa më dinjitoz të disa veprave më të njohura të tij, plus një projekti të ri, e që ishte projekti i zhurmshëm “Dheu i thurrur”, ku ne praktikisht mbajtëm 8 lopë në një ahur të ndërtuar në oborr të Galerisë.
Mendoj se funksioni i artit sot ka ndryshuar, në sensin se arti duhet të provokojë reagime të shoqërisë, të cilat eventualisht çojnë tek një ndryshim pozitiv. “Zhurma” që u shkaktua është reagim i provokuar nga Sislej, i cili nuk është hera e parë që provokon çështjet më të ndjeshme të një shoqërie. Në këtë projekt ai ka provokuar debat në shoqërinë tonë rreth të drejtave të kafshëve dhe rreth qëndrimeve tejet diskutabile të shoqërisë kosovare ndaj krijesave tjera. Dhe me këtë e ka arritur qëllimin, por që diskutimet e tilla nuk vazhduan të jenë aq të zëshme për shumë kohë pas ekspozitës, përkundër faktit që kafshët vazhdojnë të keqtrajtohen në Kosovë. Ka pasur reagime, që sinqerisht më befasuan, sidomos nga disa pjesëtarë të elitës intelektuale dhe artistike të cilët, për mendimin tim nuk arritën që ta kuptojnë thellësisht poetikën e momentit të kësaj ekspozite, duke tentuar ta bastardojnë kontekstin e saj. Por kushdo që e njeh sadopak punën e Sislejt si dhe metodologjinë e artit bashkëkohor, konsideron se kjo ekspozitë ka qenë shume e suksesshme dhe ka vendosur një prag të ri të arritjeve në skenën e artit në Kosovë. Mburrem shumë dhe konsideroj se unë, Këshilli Drejtues si dhe stafi i GKK kemi dëshmuar pjekuri dhe guxim profesional, vizion dhe qëndrueshmëri institucionale me të realizuar këtë projekt.
KultPlus: Flasim për problemet e brendshme, sa është e vështirë të menaxhohet një institucion kulturor në Kosovë, duke pas parasysh edhe buxhetin e vogël që ndahet nëpër institucione?
Arta Agani: Krahasuar me galeritë simotra në regjion, ne kemi pasur fatin që kemi pasur një liri të konsiderueshme dhe një pavarësi profesionale, por edhe buxhet deri diku të arsyeshëm. Po e përsëris, se qasja ime si drejtoreshë në këtë institucion nuk ka qenë megalomane e as për të shërbyer interesave të mia por gjithmonë atyre të Galerisë. Nuk kam pasur aspirata për projekte shumë të kushtueshme, gjithmonë duke pasur parasysh se kultura në Kosovë ende nuk gjendet në listën e prioriteteve qeveritare, gjë që është edhe e kuptueshme në rrethanat që jemi si shtet i ri me shumë punë para vetes. Besoj se gradualisht kjo do të ndryshojë dhe po ndryshon, me vetë faktin që Kosova po përfaqësohet ndërkombëtarisht nëpër bienale dhe ngjarje të tjera. Do të vijë koha kur, me njerëz që punojnë palodhshëm në pozita të duhura, diplomacia intensive kulturore dhe qasja pragmatike ndaj zhvillimit të publikut të ri, do të sjellin një realitet me qarqe të zhvilluara dhe të pavarura kulturore.
Sa i përket udhëheqjes me kufizime buxhetore, konsideroj se kam pasur shume fat me bashkëpunëtorët, e sidomos me organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në Prishtinë të cilët na kanë ndihmuar që të realizojmë projekte të cilat përndryshe do të tejkalonin mundësitë tona buxhetore. Ato projekte ishin ekspozitat e artistëve të “kalibrit të rëndë”, superstarët si: Rosemarie Trockel, Grayson Perry, Thomas Hirschhorn, Bauhaus Imaginista, “Burrneshat” si Tracey Emin, Sarah Lucas, Rachel Whiteread, etj.
Poashtu duke vlerësuar sot se gjatë mandatit katërvjeçar janë realizuar hiç më pak se 50 projekte të nivelit të lartë artistik, gjithmonë duke pasur parasysh se niveli është i rëndësishëm dhe kualiteti është më i rëndësishëm se kuantiteti. Prapë se prapë, duhet thënë se ky numër është mjaft impresiv e sidomos kur e konsiderojmë se ka pasur projekte të formave shumë të ndryshme e që kanë ofruar përjetime të ndryshme për publikun tonë.
Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi shembullor me Këshillin Drejtues me të cilët kemi pasur gjuhë të përbashkët dhe kemi arritur ta pasurojmë programin në mënyrë perfekte.
U jam tejet falënderuese artistëve, pa të cilët nuk do të ishte programi aq i pasur. Suksesin tim dhe të Galerisë pwr katwr vite, e kurorëzon edhe fakti që gjatë kësaj periudhe patëm 10 vepra të dhuruara për koleksionin tonë që e pasuruan atë efektivisht. Artistët që donuan veprat janë: Rexhep Ferri (2 vizatime), Shyqri Gjurkaj (2 vizatime); Maksut Vezgishi (1 pjesë instalacioni); Driant Zeneli (një fotografi); Sislej Xhafa ( një vepër); Mina Krasniqi (një pikturë); ndërsa New Collectivism, grupi i asocuar me IRWIN, gjatë pandemisë i dhuroi Galerisë posterin New World Order i cili qëndron i ekspozuar në eksterierin e ndërtesës.
KultPlus: Po në aspektin artistik, ke pas një përvojë me artistë të shumtë të huaj, çfarë përshtypje ke, si e kanë vlerësuar artin tonë?
Arta Agani: Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mysafirë artistë dhe kuratorë, e prej tyre pos tjerash edhe udhëheqës të muzeve të suksesshëm si: Dirk Snauwaert nga qendra Wiels në Bruksel, Alfredo Cramerroti nga Mostyn; Jerome Sans- njëri nga themeluesit e Palais de Tokyo në Paris, pastaj Joao Ribas, tash drejtor i muzeut REDCAT në Los Angeles, SHBA dhe të tjerë.
Të gjithë ata janë ndarë të impresionuar nga Kosova, nga fenomeni i mikpritjes dhe dashamirësisë sonë tradicionale e cila ndikon edhe botën e artit. Në bashkëpunim me GKK-në ata kanë mbetur të fascinuar më së shumti me efikasitetin e stafit tonë si dhe me realizimin e projekteve të “vështira” në kohë shumë të shkurtër dhe me buxhet të limituar. Për ta ka qenë e pabesueshme se si një ekip aq i vogël arrin të realizojë një ekspozitë me instalacione, transport dhe katalog të botuar me një agjilitet të tillë. Sa i përket perceptimit të artistëve dhe kuratorëve të huaj për artin në Kosovë, konsiderohet se edhe në Kosovë, si kudo në botë, ka art tradicional dhe bashkëkohor, ka art dekorativ dhe art konceptual. Është me rëndësi se e kemi kaluar një periudhë kur artisti nga Kosova ka qenë “egzotik” në kuptimin e prejardhjes nga një regjion pak i njohur për tregun botëror të artit. Periudha nëpër të cilën po kalon arti kosovar është më e vështirë, por më e drejtë, ai po promovohet krah për krah me artin e krijuar kudo në botë, ku gjithpërfshirja është mundësuar falë internetit, mediave sociale. Mundësitë janë të mëdha, dhe shpresat janë te artistët e rinj të cilët vërtet kanë shumë potencial.
KultPlus: Në fund të një mandati gjithmonë është edhe një reflektim, sa humbe nga kreativiteti i juaj dhe sa fitove nga kjo përvojë?
Arta Agani: Të gjitha përvojat e mia në punë, si në Galeri ashtu edhe gjetiu, më kanë sjellë satisfakcion dhe për atë e konsideroj pozitive secilën nga to. Natyrisht kreativiteti në pozita të tilla si kjo e udhëheqjes, ndryshon formë dhe ndoshta nuk është kreativitet i drejtpërdrejtë, por gjithmonë ka qenë aty. Lënë anash detyrat administrative që janë pjesë e paevitueshme e punës, pjesa tjetër kërkon kreativitet, duke filluar nga ideimi i konceptit të programit dhe koordinimi i tij me çështjet shoqërore që duhen trajtuar, e deri te vetë realizimi i ekspozitës që është vepër arti në vete, secila nga to. Kam pasur mundësi që të përdor kreativitetin sidomos në ekspozitat që i kam kuruar, si dhe në tekstet që i kam shkruar për disa katalogje e që më ofrojnë kënaqësi të veçantë. Mund të them se kam fituar shumë me këtë përvojë, poashtu duke marrë pjesë për së afërmi në procesin kreativ të artistëve dhe kuratorëve.
KultPlus: Do të dëshiroje që ta udhëhiqje edhe për një mandat Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, apo ke ndonjë synim tjetër?
Arta Agani: Momentalisht jam e angazhuar në dy projekte, një kurim dhe një projekt me dizajn, të cilat janë afatshkurtëra por që po më ndihmojnë për t’i shqyrtuar opsionet që më janë vënë në dispozicion. Padyshim varet prej kohës së shpalljes së konkursit, sepse nëse konkursi shpallet së shpejti për pozitën e drejtorit të GKK-së, besoj se do të konkurroj që të mund të ketë kontinuitet në program. Përndryshe, nëse kjo merr kohë të gjatë, atëhere mendoj se nuk ka sens të konkurroj, meqë me kalimin e kohës shkëputen rrjetet e bashkëpunimit e që janë të vlefshme për institucionin. Sidoqoftë, jam e hapur për mundësitë që më ofrohen dhe e gatshme që përvojën time që e kam fituar gjatë mandatit të parë, ta përdor për të mirën e artit dhe kulturës.
KultPlus: Dhe për fund, arti, sidomos ai pamor ende konsiderohet një luks i madh për shoqërinë kosovare, a do të duhej një strategji institucionale që qytetarët të jenë më afër këtij arti?
Arta Agani: Po, konsiderohet luks dhe varet plotësisht nga punëtorët kulturorë brenda institucioneve, se a do të ndryshojë ky perceptim në të ardhmen, duhet të gjithë ne të punojmë në këtë drejtim, duke zhvilluar projekte sa më gjithëpërfshirëse, me theks te edukimi në shumë nivele të publikut të tashëm dhe atij të ardhshëm- fëmijëve. Vetë Galeria Kombëtare por edhe institucionet tjera, mendoj se duhen të jenë më të pavarur institucionalisht dhe të punojnë në kuadër të kornizave të përshtatura ndaj specifikave të punës së institucioneve kulturore. Deri tani, GKK nuk ka ligj të vetin, që është i domosdoshëm për funksionimin e mirëfillte, meqë ajo, si dhe institucionet tjera kulturore, ka aspekte shume specifike të punës e të cilat kane nevojë të konsiderohen dhe të parashihen në kornizat ligjore.
Strategjia institucionale të cilën kemi filluar ta praktikojmë, e që po praktikohet në botë- është ajo e ndryshimit të perceptimit të muzeut/galerisë dhe identifikimit të tij me ndërtesë dhe mure ndarëse. Kjo u diskutua edhe në konferencën ndërkombëtare të ICOM (International Council of Museums) në Kyoto, ku morëm pjesë në shtator të vitit 2019, ku u shpalos ideja se vetë definicioni i muzeut duhet ndryshuar, sepse muzetë (dhe galeritë) sot nuk janë thjesht ndërtesa. Janë institucione të gjalla, që lëvizin drejt publikut, që involvojnë forma të ndryshme të artit me metodologji inovative dhe që i zhdukin kufijtë mes arteve dhe mes njerëzve. / KultPlus.com
Si njëra prej grave më me ndikim në modë, Gabrielle Bonheur ‘’Coco’’ Chanel kishte shumë për të ndarë gjatë jetës së saj. E lindur në vitin 1883 në Francë, Coco hapi dyqanin e saj në vitin 1910 dhe shpejtë u bë e njohur për stilin e saj të thjeshtë por elegant dhe me rroba të modës.
Jo vetëm që dizajnet e saj e dërgojnë luksin dhe modën në një nivel që bota nuk e kishte parë më parë, por ajo u bë zëri i grave.
Coco ishte një dizajnere, ndërmarrëse dhe një shembull. Keni shumë për të mësuar nga pionerja e modës.
Shikoni këto 10 thënie nga Chanel.
Për të qenit vetvetja
‘’Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë’’.
Për të qenit proaktiv
‘’Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.’’
Për suksesin
‘’Në mënyrë që të jeni të pazëvendësueshëm ju duhet të jeni gjithmonë ndryshe nga të tjerët’’.
Për fuqizimin
‘’Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë’’.
Për udhëheqjen
‘’Akti më i guximshëm është ende të mendoni për veten tuaj’’.
Për mentalitetin
‘’Butësia nuk përfundon punët përveç nëse jeni një pulë e cila bën vezë’’.
Për kohën
‘’Nuk ka kohë për monotoni. Ka kohë për punë. Dhe kohë për dashuri. Ajo nuk lë kohë tjetër’’.
Për mundësinë
‘’Vishuni sikur do t’a takoni armikun tuaj më të keq sot’’.
Për lumturinë
‘’Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur’’.
Për dështimin
‘’Suksesi shpesh arrihet nga ata të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm’’./ KultPlus.com
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot Mozzik, i cili së fundi edhe ka lansuar albumin e tij, shkruan KultPlus.
Pikërisht ky album ka bërë që presidenti Thaçi ta takojë Mozzik, i cili edhe i ka dhuruar një kopje, kopje që ka dhuruar edhe për Kadri Veselin.
Mozzik është po këngëtari i cili së fundi ka tentuar të promovojë albumin e tij në qytete të ndryshme të Kosovës, duke krijuar kështu grumbullimin e shumë njerëzve në kohë pandemie, ku turi i këtij këngëtari është ndërprerë më pas nga Policia e Kosovës.
Se nëse do të duhej të pritej një këngëtar i tillë nga presidenti i vendit, duke u bazuar në tekstet e këtij këngëtari, KultPlus ju sjell tekstin e këngës Madonna, për të vlerësuar përmbajtjen e këtij teksti./ KultPlus.com
Madonna
Refreni:2x Flokt e bardha si madona dona dona Ajo pin korona rona rona I mban dy telefona fona fona Nuk i bohet von as ne oret e vona
U ta hongsha piii raki Deri sen sdi mo E ti ma honksh mu kaaa-tastrof U shit jam pi bro Nese fjala karakter per ty Jan veq tri shkronja Bad daddy e me mu nuk ka lojna Qa osht mu bo e din e bojna E per neser kurgjo s’lojna Ajo sa n’prishtin sa n’tiran ajo M’jep gji e thirri nan ajo Ni dit kesh ni dit kan ajo Mu m’zhvesh edhe m’lan Me to luj si llastik stik Thoba e saj si jastik stik E kom besnik e m’ka besnik snik Smbohet snitche kurr si bona snitch snitch
Refreni:2x Flokt e bardha si madona dona dona dona Ajo pin korona rona rona I mban dy telefona fona fona Nuk i bohet von as ne oret e vona
Kshyr me sy e so per ty Qa shoh me sy zine u kry Moj bjondin me syt e zi A e din sa shum ma kthej edhe une ty Ajo ulet n’karrik t’mbrapt spllifin sa ni kam E 10 gram C me shoqet kejt i ndan Ajo hin ku dush per mu ajo shan Nuk ja blej alltin se s’dihet edhe vran Pina ven Ose shkoj te ajo ose ajo n’banes tem Hini n’filma, tha kom qef me pas me ty dy djem Ja ktheva zemer kena plot djem Ikem kejt qeta qe po t’shkrujn ne instagram Holy shit, yo te quiero se une s’du dinnero Ziki A.K.A fratello T’kisha njek ton jeten Ta kishe pas emrin EURO € Po se ki
Refreni:2x Flokt e bardha si madona dona dona Ajo pin korona rona rona I mban dy telefona fona fona Nuk i bohet von as ne oret e vona.
“Leja emrin Shkurtë, nalen çikat”, ishte porosia e shumë grave që ia kanë dhënë familjeve që kanë lindë dy e më shumë vajza. Lindja e një vajze nuk është pritur mirë në shumë familje shqiptare, dhe ata besonin se me emrat Shkurte, Shkurtesa, Shkurtime, e deri edhe te emri Sose, do të ndalnin lindjen e vajzave. Dhe nëse kishin një vajzë me emër të tillë, besonin se do tu vinte lindja e një djali në familje, herë duke e konsideruar si trashëgimtar, e herë si person që mund të mbështeten për pleqëri, por një mendim të tillë nuk e mendonin edhe për vajzat, se një vajzë nuk mund të jetë as trashëgimtare e familjes, po as e denjë për ta llogaritur si mbështetje për pleqëri.
Shkurtat janë të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, dhe këta emra janë vendosë deri vonë.
Por sot emrin Shkurte, familjet shqiptare e kanë të ndaluar me ligj që ta vendosin. Shqipëria tash e sa vite emrin Shkurte e ka futë në listën e emrave të ndaluar, bashkë me 71 emra të tjerë, që mos ti përdorin për pagëzime të fëmijëve, përderisa për Kosovë nuk kemi arrit të kuptojmë nëse ekziston një listë e tillë.
Shkurte Fejza: Jam vajza e katërt në familje, më pagëzuan me emrin Shkurte për të ndaluar lindjen e vajzave
Është vajza e katërt në familje, dhe pikërisht asaj i kishte rënë ‘hise’ që të bartë emrin Shkurte, që me emërtimin e saj, ti thoshte stop lindjes së vajzave dhe të sillte lindjen e një djali. Kjo familje atëherë as që e kishte menduar që vajza e tyre me emrin Shkurte, do të ishte një Shkurte që me zërin e saj do të bëhej e njohur në të gjitha anët ku jetojnë shqiptarë.
Shkurte Fejza e cila është e rrethuar nga dashuria e gjashtë motrave dhe dy vëllezërve, e kupton vendimin e atëhershëm të prindërve të saj, për ta pagëzuar me këtë emër, duke pas parasysh nivelin e emancipimit të asaj kohe.
“Niveli i emancipimit ka qenë i tillë, ku familjet medoemos kanë kërkuar lindjen e një djali, dhe familjet nuk i janë gëzuar lindjes së vajzës sikurse që i janë gëzuar lindjes së djalit”, thotë Shkurte Fejza për KultPlus, e cila thotë se shumë shpesh ka bërë shaka me vëllezërit e saj, se pikërisht emri i saj ka bërë kthesën në familje ku edhe kanë lindë dy vëllezërit e saj.
Këngëtarja e njohur me emrin Shkurte ka treguar se përgjatë jetës ka takuar edhe shumë Shkurte të tjera, dhe se pothuajse të gjitha kanë pas këtë histori, pagëzim që stopon lindjen e vajzave.
Fejza thotë se përgjatë jetës ka takuar vajza me emrin Shkurte dhe Sose, por jo të gjitha Shkurtet kanë pas për qëllim stopimin e lindjes së vajzave.
“Gjatë viteve të 80-ta isha në kulmin e karrierës sime, dhe atë kohë, shumë familje kanë pagëzuar vajza me emrin Shkurte, duke iu referuar emrit tim”, thotë Fejza, e cila shton se vetëm me emancipimin e grave, një shoqëri mund të zhvillohet dhe të ec përpara. “Nëna është e para ajo që e edukon fëmiun. Dhe për këtë fakt, gruaja duhet të jetë e barabartë në të gjitha fushat e një shoqërie”, ka thënë Fejza, e cila ka potencuar edhe bindjen e saj, se aty ku kanë udhëheqë gratë, ka pas më pak korrupsion dhe më shumë përgjegjësi dhe rregull.
Fejza ka thënë se gruaja duhet të përfshihet edhe në politikë, 50 me 50, pasi që, sipas saj, edhe në realitet janë këto statistika të grave dhe burrave, andaj edhe përfshirja duhet të jetë në këtë përqindje. Kuota prej 30%, sipas Fejzës nuk është e mjaftueshme, edhe për faktin se edhe në atë 30 % po i fusin gratë e dëgjueshme dhe servile apo edhe gra të të afërmeve. “Po përfshijnë gra të dëgjueshme, gra të të afërme, apo dashnoret e tyre. Këto veprime e degradojnë përfshirjen e gruas në shoqëri”, ka thënë Fejza.
Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka thënë se është e gatshme të angazhohet në kauza të ndryshme për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. “Do të angazhohesha me shumë dëshirë dhe pasion, sepse vetëm ne mund ta ndryshojmë gjendjen. Historia na ka mësuar se të drejtat nuk dhurohen por fitohen. Po e citoj De Gol, i cili kur kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte treguar gruas së tij se e kanë marë vendimin që do tu lejojnë të drejtën e votës. Ajo ia kishte kthyer se nuk ia kishin lejuar ata, por vetë gratë e kanë fituar këtë të drejtë. “Andaj edhe ne duhet të punojmë shumë që të përmirësojmë pozitën e gruas”, ka përfunduar ajo.
Shkurte Ramushi: Më pagëzuan me emrin Shkurte, sepse nëna ime e adhuronte Shkurte Fejzën
Pagëzimi i saj nuk përkon me shumë Shkurtat e tjera të Kosovës, por adhurimi për këngëtaren e madhe shqiptare Shkurte Fejza, kishte bërë që nëna e Shkurtes ta pagëzonte me këtë emër. Kështu tregon Shkurte Ramushi nga Verbani i Vitisë, e cila është artiste me profesion dhe ka ekspozuar në Kosovë, rajon e deri në Amerikë.
Pavarësisht faktit se emërtimi i saj nuk kishte të bëj me stopimin e lindjes së vajzave, Shkurtja tregon rrëfimin e nënës së saj, se për lindjen e saj nuk ishte organizuar ndonjë festë. “Por emërtimi im nisi një histori speciale në familje, pas meje lindën edhe tri vajza, dhe nënën time e lënduan shumë për këtë fakt. Nëna ime është betuar se emërtimin tim e kishte bërë për dashurinë për këngëtaren Shkurte Fezja, por peshën e këtij emërtimi e ka bartë deri kur jemi rritë. Unë dhe motrat e mia i dëshmuam nënës, babit dhe gjithë të tjerëve se mund të ja dalim dhe të jemi të pavarura. Ata janë krenarë për të katërtat ne vajzat dhe na kanë përkrahur dhe na përkrahin vazhdimisht”, ka thënë Ramushi.
“Besoj që emërtimin tim, nëna ime e ka ndje diku thellë, se shpesh na ka thënë se shqetësimin që ka pas, pse ka lindë vajza, ishte për faktin se në çfarë bote po na sjell, në një vend patriarkal”, ka thënë Ramushi e cila është gruaja e parë e familjes e diplomuar deri në master, pavarësisht faktit se burrat e kësaj familje janë shkolluar edhe më herët.
Shkurte Ramushi e cila tashmë është edhe nënë e një vajze të mrekullueshme, shpjegon se përgjatë fëmijërisë së saj, çdo ditë e më shumë e ka urryer emrin e saj, ngase ka qenë një sinonim i një mallkimi, dhe sipas saj, për këtë fakt njerëzit e kanë mëshiruar.
“Çika e madhe dhe “Shkurta” janë epitetet që më kanë përcjellë gjatë jetës, duke iu dhënë hapësirë njerëzve për të më bombarduar me shumë pyetje mbi familjen time”, ka thënë Ramushi, e cila thotë se kur është rritur e ka kuptuar më thellë pabarazinë që i është bërë gruas shqiptare në shumë segmente të jetës.
Shkurta thotë se përgjatë jetës ka takuar mbi 30 Shkurta, dhe të gjitha e bartin këtë emër po me këtë qëllim, ndalimin e lindjes së vajzave.
Ramushi thotë se pozita e gruas në Kosovë është nën zero, dhe ende nuk e ka kaluar kufirin e gjinisë. Ramushi shumë shpesh është pjesë e kauzave të ndryshme për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare, dhe si artiste synon të jetë zëri i arsyes. “Gjithmonë do të luftoj për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare. Unë së fundi jam duke punuar në dy projekte artistike, njëri ka të bëj pikërisht me këtë temë “Mallkimi i emrit Shkurte” dhe një tjetër për mbrojtjen e natyrës.
Shkurtë Aliu: Emri Shkurtë është emri i një zogu pikalosh, por mua më pagëzuan me emrin Shkurtë, duke u ndikuar nga rrethi
Tashti është regjisore me profesion dhe ia ka dalë mrekullisht të përballet me rrethin, përkundër faktit se si të vogël e pagëzuan me emrin Shkurtë. Ishte vajza e tretë me radhë, dhe prindërit e saj u ndikuan nga rrethi dhe e pagëzuan me një emër që besohej se mund të ndalë lindjen e vajzave, dhe të sjell një djalë një shtëpi.
Shkurtë Aliu tregon për KultPlus se emri i saj gjithnjë i është dukur i çuditshëm, dhe për këtë edhe kërkoi përmbajtjen e këtij emri.
“Kuptimin e emrit e kërkova vet, pasi që gjithnjë më është dukur i çuditshëm. Kuptova se emri im ishte emri i një zogu shtegtar, me pupla të murrmë, një zog i vogël e i këndshëm, zog pikalosh”, tregon regjisorja Aliu për emrin e saj, por natyrisht këtë kërkim e kishte bërë më herët, para se ta kuptonte të vërtetën e këtij pagëzimi.
Aliu e cila tashmë është shumë aktive në shoqërinë kosovare, tregon më pas, se kur është rritur e ka kuptuar arsyen e vërtetë të këtij pagëzimi, dhe sipas saj, prindërit e saj i vunë emrin Shkurtë, pasi ishte vajza e tretë me radhë në familje. “Prindërit e mi u ndikuan nga rrethanat e asaj kohe dhe familjarëve të tjerë, me besëtytninë për me e “shkurtu” lindjen e vajzave të tjera.
Shkurtë Aliu tregon më pas se në familjen që është rritur, më pas ka lindur vëllau i saj, por natyrisht duke hedhur poshtë besëtytninë se ajo kishte sjell lindjen e një djali në familje.
“Emri im nuk më pengon, por më pengon arsyeja se pse më është vënë”, ka thënë Shkurtë Aliu, e cila tregon se i vjen keq për nënën e saj, por edhe për shumë gra të tjera që janë vënë në këtë pozitë për shkak të lindjes së vajzave. “Trysni që e kanë shumë gra edhe sot, sado që ka filluar të zbehet si mendësi”, ka thënë Aliu.
Duke bartë një emër si pasojë e rrethanave patriarkale, Shkurtë Aliu thotë se është rritur me tri motrat dhe dy vëllezërit në mënyrë të barabartë. “Ne jemi katër vajza dhe dy djem, por prindërit na shkolluan në mënyrë të barabartë, poashtu prindërit, sikurse vëllezërve por edhe motrave na kanë ndarë pasurinë e trashëguar”, tregon për fund Shkurta, e cila është nënë e dy fëmijëve, Janës dhe Rubinit, dhe dëshirë e saj është që fëmiu i saj i radhës të jetë përsëri vajzë. “I dua shumë fëmijët, veçanërisht vajzat”, ka thënë Shkurta e Kosovës, e cila është në mesin e shumë Shkurtave të tjera, që bartin këtë peshë të pagëzimit./ KultPlus.com