Rita Ora publikon pamje të videoklipit më të ri (VIDEO)

“Girls” titullohet kënga shumë e përfolur që është bashkëpunim mes dy këngëtareve shqiptare Rita Orës, Bebe Rexhës me Charli xcx dhe Cardi B.

Rita Ora sapo ka publikuar disa pamje te këtij videoklipi që do të publikohet nesër.
Ky videoklip duket se përfshin lëvizje mjaft dinamike derisa përcillet me zërat e katër këngëtareve të njohura./KultPlus.com

“Urtia e Pafuqishme“, vepra më e re e Ibrahim Berishës

Sociologu Ibrahim Berisha publikoi librin më të ri me ese sociologjiko-kulturologjike, me titullin “Urtia e Pafuqishme”. Libri u botua nga Shtëpia Botuese “Artini” në Prishtinë, dhe ka 190 faqe. Është ndërtuar në katër kapituj, në të cilët shkruhet për shoqërinë e Kosovës mbas vitit 2000. Rishfaqje dhe shfaqje të temave socio-kulturore që tregojnë paradokse dhe funksione të konstrukteve inerte të legjitimuara si dinamike, të cilat jetojnë duke qëndruar ndërmjet pushteteve informale, më shumë se sa atyre formale.

Në fokus është vënë intelektuali që shpreh pjesën aktive të sistemit të deformuar formal-publik, duke qenë edhe vetë pjesë e korrupsionit etik në shërbim të politikës informale, por edhe duke shfrytëzuar aktivisht këtë deformim “demokratik”. Në këtë frymë, transformimi dhe tranzicioni shoqëror dhe politik, rikonfiguron profilin sistemor të të privilegjuarve adminsitratorë, të cilët bashkohen në aspiratën e fiseve politike me ato intelektuale për t’u fshehur pas turmës që është streha mbuluese e aksioneve dhe misioneve “të shenjta” . Natyrisht se konfliktet ndërmjet tradicionales joekfektive dhe modernes së paasimiluar, prodhojnë praktikat e formatizuara të totalitares në autoritare, duke treguar se urtia para pushteti dhe forcës është e pafuqishme, e parëndësishme dhe e pavlerë. Elitat dhe elitarët në ambient të tillë social-publik janë forcë e pushtet dhe jo urti e pushtetshme.

Autori në ese shkruan edhe për shoqërinë e adoptuar me komunikimet, në të cilat të pavërtetat jetojnë dhe konsumohen si të vërteta, janë të akomoduara dhe të konsoliduara tashmë si kiç-histori, që i shërbejnë kiç-realitet, gjithë kjo përmes momorizimit të të pandodhurave. Në gjithë këtë përballje dhe vlim social e kulturor, sipas Berishës, ka ngadhënjyer komunikimi ceremonial për të zënë jo pak hapësirat formale e të varfëra ekstremisht, që nga Parlementi dhe jo rrallë, deri te “konferencat shkencore”. Janë ngritur lista-agjenda temash të paqena agresive, konfliktuoze, që nga ajo kombi a feja, pa u thelluar në përmbajtjen dhe identifikimin e koncepteve dhe praktikave që prodhohen nga përdorimi i krizës për të nxitur dhe ushqyer kaosi identitar.

Janë këtu edhe esetë për mundjen e dialogut demokratik nga monologu autoritar, tabu-temat dhe konformizmi si kulturë dominuese e komunikimeve publike. Autori u referohet burimeve relevante shkencore kur trajton temat, madje nisur që nga filozofët antikë, siç është rasti me esetë Dituria sokratike dhe Katoni i Republikës Ireale.

Libri është një risi në fushën e esesë sociologjiko-kulturore dhe do të gjejë lexuesin e tij pse bënë fjalë pikërisht për këtë lexues të urtë e kërkues që aspiron të bëhet dominues në shoqërinë e të lirëve, e cila kalon nëpër proces sa dinamik, po aq edhe dramatik të strukturimeve sociale e kulturor./KultPlus.com

Ia hodhën flamurin rus në skenë, Dua Lipa mahnit me veprimin që bëri

Këngëtarja më e suksesshme shqiptare tash e sa kohë ka filluar turneun në vende të ndryshme.

Së fundmi, ajo ishte e pranishme në një koncert në Moskë i cili u mbajt para tre ditësh, shkruan lajmi net.

Gjersa po këndonte këngën e saj “Hotter than Hell”, një nga fansat e këngëtares ia kishte hedh flamurin rus në skenë, ajo e mori flamurin dhe më pas e largoi. Siç duket, ky gjest i fansave nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares nga Kosova, edhe pse kjo e fundit mahniti me veprimin që bëri.
https://www.youtube.com/watch?v=hWcJykS1sWQ
Për më shumë ndiqeni videon nga minuta e 54:00. Ndryshe, Dua ditë më parë ka paralajmëruar se së shpejti do dalin në shitje biletat për koncertin që do të mbahet në Prishtinë me 10 gusht. /Lajmi.net/

Gomari i Babatasit (metamorfoza)

Gjergj Fishta

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m’do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me ‘i gjysmë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,
me ‘i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n'”smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gja e shpija t’veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue
për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo ‘i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u pri udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije./KultPlus.com

Veliaj ndërhyn LIVE në emision: Ja sa u paguan Ermal Meta dhe Rita Ora

Koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës në Tiranë, të cilat mblodhën në shesh mijëra adhurues të muzikës së tyre, kanë kushtuar zero lekë.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai.

Dyerve të përplasura

Poezi nga Gili Hoxhaj

Sa herë e kemi kapur veten për flokësh
derisa numërojmë centët e fundit
me të cilët s’mund të ushqejmë as veten.
Spitaleve,
paguajmë që të mos vdesim

Nën kuletën e rjepur na flenë ditët pa shpresë,
dimë të numërojmë deri në të nesërmen,
përkëdheljet janë shpëtimi i vetëm derisa fëmijët tanë trashëgojnë lodrat e atyre që janë bërë gra e burra

Mjaftohemi vetëm me frymëmarrje,
sepse kështu na kanë mësuar ta ngushëllojmë veten
Se pa zgjidhje është veç vdekja
Kanë harruar se nën çeremidet e thyera, vdesim secilën ditë

Verbohemi çdo ditë nga pak nga pluhuri prej të cilit s’e njohim as veten në pasqyrë,
dyert tona ua hapin të tjerëve,
na rjepin nga ëndrrat për ata që s’kanë shkelur as mbi lloqin e të mbathurave tona,
as mbi mindilin që s’na i fshin as sot djerset
që janë palosur nën rrudha

Prej klithmave na shtjerrët zëri,
atëherë dukemi të kënaqur derisa endemi oborreve tona të rrethuara me tela të ndryshkur,
ata enden oborreve të botës e flasin për vlerat të cilat i kanë djegur në zjarrin e parë

S’kemi as faj që rrugëve i lemë ankesat me ata qe fatin e njëjtë e përjetojnë ndryshe,
kafeneve i kemi larë gjynahet e të gjithëve,
mes tymit të duhanit kemi vajtuar fatin e të parëve,
kemi renkuar kur i kemi numëruar dhimbjet e trashëguara
për ta pranuar se s’jemi as vetë më mirë

Veç fëmijët na i ndezin shkëndijat,
sa herë fryejnë qirinjtë e datëlindjes
neve na mbarojnë përrallat.
Përmes ninullave,
Të ardhmen ua patëm premtuar ndryshe./KultPlus.com

Haradinaj në hapje të Panairit të Librit: Shkruani se dilni në dritë

Prishtina sot mirëpriti hapjen e Panairit të 20-të të Librit, i cili si çdo vit organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Alberina Haxhijaj

Që në hapje të panairit u çmua shumë puna e botuesve gjersa u ftuan pjesëmarrësit e këtij panairi që të lexojnë sa më shumë libra. Në anën tjetër nga institucionet e Kosovës u premtua përkrahje financiare për vazhdimin e organizimit të panairit si dhe lehtësime për botuesit duke përfshirë edhe heqjen e taksave për libra.

Kryetari i shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, rikujtoi kohën që nga fillimi i organizimit të panaireve duke u shprehur krenar për punën dhe për arritjen e mbajtjes së 20 panaireve të suksesshme dedikuar librit.

“Çdo ngjarje e madhe kulturore e ka për detyrë të prodhojë një porosi, një mesazh të veçantë dhe unë e kam fjalën për pastërtinë e gjuhës shqipe. Shqipja është pronë e çdo shqiptari dhe secili e ka hisen e vet dhe të drejtën që ta mbrojë pastërtinë e gjuhës së vet. Në këtë panair shumica e librave janë të shkruar në gjuhën e pastër shqipe prandaj dua të ju them se miku më i mirë i njeriut gjendet në mes të dy veshëve të tij. Le të urojmë që të marrim libra që kanë gjuhën e pasur dhe këshillën e mirë që ta begatojmë vetveten dhe jetën tonë”, tha ai.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur që ta përkrahin librin.

“Ky panair është jubilar dhe si i tillë meriton porosi të çmuar nga qeveria e vendit. Jemi të vendosur që të përkrahim botimin dhe shpërndarjen e librit dhe të bëjmë lehtësirat në taksa, pra pa TVSH. Porosia ime për ata që shkruajnë është ‘shkruani se dilni në dritë’…Si brez i lirisë ne kemi lexuar dhe jemi frymëzuara, pra kemi marrë prej rilindësve, prej heronjve, patriotëve, burrave e zonjave të mëdha duke pasur qëllimin më të madh, qëllimin e lirisë”, tha ai, duke porositur që të mbajnë lidhjen me librin pasi që pikërisht kjo lidhje edhe na bënë me të zotë.

Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi , ky panair e ka një veçori të veçantë pasi që gjenezën e ka më ditët e luftës për liri. Sipas tij simbol i këtij panairi është se ai ka lindur nga gryka e pushkës për të sjellë paqen.

Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi rëndësinë që kanë botuesit e librit, autorët dhe organizatorët e panairit të cilët, së bashku, i quajti ushtarë të librit.

“Është kënaqësi të jem në mesin e ushtarëve të librit, të cilët e bëjnë një nga betejat më të mëdha sot. Ata luftojnë me dembelinë, përtacinë, me teknologjinë informative, informata e shpejta duke na kthyer të e vërteta, hulumtimi, shkrimi, tregimet, novelat, e të gjitha të tjerat që na japin kënaqësi kur ne lexojmë një libër. Unë si kryetar komune e di se sa hekin organizatorët për të kërkuar fonde për realizimin e këtij panairi. Ata trokasin në çdo derë për ta mbajtur gjallë këtë panair dhe për t’ia pfruar lexuesit një mundësi të jashtëzakonshme”, tha ai.

Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se ministria e ka parë të rëndësishëm përkrahjen e botuesve të librit duke e trefishuar edhe buxhetin për mbështetjen e botuesve. Para të pranishmeve aktori Çun Lajçi solli edhe një poezi.

“Kur të kthehesh lum trimi, pështyje hijen prapa e mos shkel fërkemit të ikjes/ merri sytë e territ e përpiju veshi t’malit/ përpije rrugën e me shpinën tanë peshoje/ ndrydhja mendimit para se t’ia besosh fjalën mikut. Panairi për të gjithë të pasionuarit pas librave do të jetë i hapur deri më 10 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë./KultPlus.com

Kamarieri i Titos, jorganxhiu i Gjilanit dhe shkëlqimi i rrugëve me kalldrëm në Gjilan

Shevqet Mehmeti është doktor me profesion por edhe njohës i mirë i Gjilanit, historisë, familjeve, zakoneve e traditave, duke i shpalosë kështu herë pas here, specifikat e këtij qyteti në sfera të ndryshme, shkruan KultPlus.

Ai që një kohë kujton qytetin e tij të lindjes, prej fëmijërisë deri në ditët e sotme, duke spikatë figura të rëndësishme të këtij qyteti, që konsiderohet një ndër qytetet më të rëndësishme të Kosovës, kur bëhet fjalë për qytetërimin. Objekte të rëndësishme, duke përfshirë edhe shatërvanin me katër qeshmë, Shevqet Mehmeti nga memorja e tij sjellë edhe përshkrimin e rrugëve me kalldrëm, dhe familjet që ishin të vendosura në rrugët e Gjilanit.

Më pjesën e tij të memoareve të tij me Gjilanin, ai ka specifikuar edhe kamerierin Shuka, i cili në këtë shkrim është prezantuar pa mbiemër, por që i njëjti kishte shërbyer për 50 vjet mysafirët nga e gjithë ish Jugosllavia, duke përfshirë edhe Titon, ku kamerieri shqiptar e kishte shërbyer më 13 prill të vitit 1971.

Dhe përshkrimi i tij prapë vazhdon me përshkrimin e rrugëve, shtëpive, kapixhikët, ku sipas tij, femrat e lagjeve të ndryshme kalonin po nga këto porta të vogla, për të vizituar familjet.
Dhe jo vetëm këto, ai ka treguar në këto rrëfime edhe për zanatlinjtë e qytetit, të cilët për atë kohë vlerësoheshin si artistë të kohës, pasi që, me punën e tyre me dorë, krijonin produkte të ndryshme, të cilat u shërbenin qytetarëve për nevoja të ndryshme.

Shevqet Mehmeti përmend jorganxhiun e qytetit, Jakup Mahmutin, i cili ka qenë jorganxhiu i vetëm në qytet, i cili me punën e tij afër xhamisë “Shehzade”, punonte jorganët e tij.
“Isha fëmijë, me orë shikoja Jakup Mahmutin-Jorganxhiun që kishte shitoren afër xhamisë “Shehzade”, ku punonte jorganët, jastëkët e mbushur me kashtë, pastaj edhe shilte. Ishte i vetmi me këtë profesion në qytet, por ishte artist i punës”, ka shkruar Mehmeti, dhe mes tjerash ai ka shkruar se si qytetarët e Gjilanit e kanë ditur edhe gjuhën rome, pasi që në këtë qytet kanë jetuar shumë rom, dhe sipas tij, muzika në këto pjesë është dëgjuar pa asnjë metalik, pasi që familjet rome janë njohur për shpirtin e tyre artistik, dhe ndejat e tilla nuk kanë munguar asnjëherë në familjet rome. Për më shumë, mund ta lexoni artikullin origjinal në profilin e Shevqet Mehmetit/KultPlus.com

Koleksioni i famshëm i artit i familjes Durazzo

Familja “Durazzo” e një emigranti shqiptar që la Durrësin ne vitin 1389 dhe u nis drejt aventurës, e cila nxorri 9 dozhë (presidentë) të Republikës gjenoveze, 30 ambasadorë e konsuj, shumë e shumë senatorë, dy kardinalë të famshëm, njerëz të artit e të letërsisë, jezuitë të njohur në botën e dorëshkrimeve, etj, u bë ndër më të njohura në metropolet europiane. Një pinjoll i kësaj familje ishte dhe Giacomo Durazzo, një nga mecenët e artit, ish ambasador dhe drejtor i Teatrove Imperiale të Vjenës, parat ê cilit do ë jepte koncert nê Venecie dhe djaloshi i ri i quajtur Mozart. Gjithë këta njerëz të mëdhenj ishin dhe amatorë të famshëm të artit, veçanërisht pikturës, skulpturës e librave të rrallë, të cilat zbukuronin pallatet e tyre jo vetëm në Gjenova por edhe gjetkë.

Më 1719, siç shkruhet në „Atti di Societa Storia e Patria“, Durazzo-t kishin si konsulent të tyre për blerjen e veprave të artit një piktor të njohur, Paolo Gerolamo Piola dhe se nga një vizitë në Bologna e Firenze ata ishin kthyer me disa vepra të Guido Reni-t dhe të Veronese-s. Disa vite më vonë, më 1724 ata blenë në Madrid një vepër të Rubens, që kishte qenë pronë e Filippi IV dhe një Madalena të Tiziano-s. Ata vazhdimisht investonin në pasurimin e koleksionit të tyre të veprave të artit duke u dalluar ndër gjithë fisnikët e tjerë gjenovezë.

Në Revistën e Muzeumeve të Italisë (Revue des Musées d’Italie, Catalogue raisoné des peintures et des sculptures…) historiani i artit André Lavice, i bën një përshkrim të hollësishëm veprave të artit që ishin në Galerinë Durazzo në atë kohë. Ja çfarë shkruan ai, duke rradhitur autorët e ndryshëm sipas emrit alfabetik dhe veprave të tyre që ishin në Galerinë Durazzo: – Amerighi (Michelangelo) i mbiquajtur Caravaggio – Psyché një figurë e shtrirë pranë Dashurisë dhe që fle në gjirin e saj. Në të djathtë, në hije, duket një Faune që vështron duke qeshur.

Balli dhe sytë e Psyché-së janë gjithashtu në hije, ndërsa pjesa tjetër është e ndriçuar mirë; – Badigalopo (Giuseppe) – Gjashtë figura historike; – Barbieri (Giovanni Francesco) i mbiquajtur Guerchin – Monedha e Cesar- it, një tablo e mrekullueshme, por mjerisht disi e dëmtuar. Po ta krahasosh me atë të Van Dyck, figura e Krishtit është më pak e bukur, por personazhet e dyta janë të pikturuara mjaft mirë. – Shpëtimtari që i shfaqet nënës së tij pas ringjalljes dhe që përkulet te Maria, në gjunjë. Pas tij duket një apostull që mban Kryqin e Pasionit. Majtas, në qiell, endet një ëngjëll. – Bonacorsi (Piero), i mbiquajtur Pierino del Vaga – Virgjëresha që ushqen Jezunë. – Boni – Akili, të cilin Thétis ia beson Centaurit. Fëmija që përqafon nënën gjithë afsh. Nimfa dhe centaurë. – Caliari (Paolo), i mbiquajtur Veronese – Martesa e Katerinës, një tablo e vogël dhe disi e dëmtuar. – Caulasi (Guido), i mbiquajtur Cagnacci – Akili midis grave të Lycomede. Ka një veshje femrash dhe tund shpatën në ajër. Uliksi i veshur si tregëtar me një arkë të hapur para tij plot gjerdanë, si dhe i rrethuar nga shumë kureshtarë. – Cantarini (Simone), nga Pesaro – Udhëtimi në Egjipt, Maria ka një kapele kashte në kokë dhe anash barinj, ku njëri prej tyre prin delet. – Carracci – Ecce Homo, Jezuja me kurorën me gjemba dhe një pallto të kuqe; – Castello (Valere) – Engjëjt që kanë shkuar te Abrahami.

Patriarku u sjell miqve një pjatë në tavolinë. Sara duket në sfond; – Castiglione (Benedetto), i mbiquajtur Greghetto – Agar dhe Ismaili. Nëna që ka ngritur vellon që mbulon të birin, tek klith dhe kthehet me ankth nga engjëlli që po vjen djathtas; – Dyck (Antoine van) – Portret burri i veshur me të zeza. – I riu Tobie që mban peshkun, i ndjekur nga qeni i tij. Në ajër duket ëngjëlli. – Portret i një fëmje i veshur me mëndafsh të bardhë dhe që mbështetet te një karrige. Në tokë duken fruta. – Dy djem dhe një vajzë në mes. Fëmijë të këndshëm. – Portret i një bjonde të bukur, e ulur. Një dorë e saj është mbi kokë ndërsa tjetra mbështetet mbi një nga fëmijët, i cili është në këmbë pranë saj. – Ferrari (Gaudenzio) – Madona me fëmijën. – Franceschini (Paolo) – Thétis që hedh fëmijën e vet në Styx, duke e kapur nga thembra. Nimfa përreth. – Langetti, gjenovez – Shën Pjetri në burg, i ulur me trupin dhe profilin e ndriçuar mirë. Një grua pranë tij është në këmbë dhe duket se i numuron ditët që i kanë mbetur për të jetuar. Prapa, gardiani duket në hije. – Vetvrasja e Ameleck. Ai është i shtrirë përtokë me një kurorë në kokë.

Një ushtar mban në dorë një thikë që sapo e ka tërhequr nga plaga e tij e madhe, të cilën po e shikon një plak. – Urimi i Jakobit. – Lotti (Charles) – Jakobi me rrobat e përgjakura të Jozefit. – Merighi (Francesco) – Vdekja e Akilit. Ai është me mjekër. Një njeri që mban një hark dhe një grua, vështrojnë trupin e shtrirë në tokë. – Monti , bolonjez – Akili që tërheq trupin e Hektorit. – Moroni – Portret i plakut, i cili është me mjekër të bardhë dhe me pallto të zezë. – Pellegrini (Antonio), venecian – Betimi i Gertrudës, nëna e Hamletit, një grua ende e re dhe në plan të parë. – Piola (Domenico) – Fëmijë. – Procaccini (Julio Cesare) – Gruaja adultere. Fajtorja është e tmerruar para Krishtit dhe ithtarëve të tij. – Reni (Guido) – Mëshirë romane. Vajza e lumtur që po mban të gjallë të atin. – Shën Eustache, i cili është në gjunjë mes kalit dhe qenit të tij. Rreze drite në qiell dhe majtas një engjëll. – Shën Jeronimi që shkruan.

Një nga mënyrat e para të pikturimit të Caravaggios. – Vestale, një grua, koka e së cilës, gjysma është e mbuluar me një vello deri te sytë. – Kleopatra, një kokë e bukur dhe me një trup në një reliev të mrekullueshëm. – Porcia. – Fëmijë i shtrirë anash; – Ribera (Josef) – Shën Jaku me shkopin e gjatë, me një mjekër të zezë dhe një dritë të mrekullueshme. – Një filozof, një plak i thatë me supin dhe gjysmën e trupit të xhveshur. – Demokriti. Ai qesh duke treguar me gisht një vend në glob. – Herakliti, i cili bën të njëjtin xhest me gisht dhe që qan. – Shën Jeronimi. – Rigaud (Hyacinthe) – Portret i Ipolitto Durazzo, si një kalorës simpatik dhe veshje mbrojtëse, si dhe me një kapele të gjerë si ajo e Louis XIV. – Riobusti (Jacopo), i mbiquajtur Tintoretto – Portret i bukur i Agostino Durazzo. – Rubens (Pierre Paul) – Portreti i tij me rroba të zeza dhe një kapele të gjerë. – Portret i Filippe IV në këmbë. – Strozzi (Bernardo), i mbiquajtur Cappuccino – Peshkopi, një figurë në këmbë, me mustaqe të zeza dhe pa kapele, më shumë një figurë ushtaraku sesa besimtari të devotshëm. – Vannucchi (Andrea), i mbiquajtur Del Sarto – Madona, një tablo e vogël dhe e rrumbullaktë, ku nëna dhe fëmija janë pikturuar shumë bukur. – Vecchia (Piero) – Krishti dhe dy xhelatët. – Vecellio Tiziano, i mbiquajtur Tiziano – Madalena, me flokë të gjata mbi gjinjtë e saj të xhveshur. – Cérès me Bachus, një nimfë si dhe Dashuria. – Shkolla veneziane – Davidi duke marrë bekimin e Zotit nga dora e Samuelit. Davidi është shumë i ri. – Zampieri (Domenico) – Vdekja e Adonis. – Shën Sabastiani, i lidhur pas një peme. – Zanchi (Antonio) – Sakrifica e Jeffe, i cili është i xhveshur dhe duarlidhur. Mbreti e ka kapur për flokësh. – Zanetti (Domenico) – Akili që merr nga duart e Thétis armët për tu hakmarrë ndaj vdekjes së Patroklit.

Në vitet 1700, koleksioni privat i Durazzo-ve përfshinte mbi 400 vepra arti të autorëve më në zë të epokës. Në këtë koleksion bënin pjesë dhe një numur i madh skulpturash, veçanërisht të skulptorëve të famshëm në atë kohë si Domenico dhe Filippo Parodi. Skulpturat e tyre, krahas skulpturës romane të Vitellius, qëndronin plot hire në mjediset e vilave të Durazzo-ve dhe së pari në „Galerinë e Pasqyrave“ (ku në dekoret e saj Nicole Kidman do të realizonte rolin e Grace Kelly në ditët tona), siç ishin veprat në mermer Metamorfosi, Stagioni apo Mito di narcisio.

Gesu bambino dormento është padyshim një kryevepër e Parodit. Në fakt Durazzo-t e pëlqenin shumë dhe skulpturën e në veçanti kur ishte fjala për portretet e tyre në mermer, siç ishin portretet e Gio Luca Durazzo, Marcellino apo Stefano dhe Eugenio Durazzo. Kush më mirë se mermeri do t‘i bënte ata të përjetshëm?… Një përshkrim akoma më interesant kemi në një botim të vjetër rreth madhështisë së Palazzo Reale Durazzo, ku jetoi kjo familje prej dy shekujsh dhe ku ishte nje nga koleksionet e mëdha të Europës dhe pronë e një familjeje të vetme: Durazzo.

Ja pse vizita e këtij pallati të cilin kam patur fatin ta vizitoj dy herê bashkê me konsullin e Shqipërisë nê Monako, Giuseppe Durazzo, ishte një nga itineraret e çdo udhëtari europian që kalonte nga Gjenova: Rubens, Van Dyck, Rembrandt, Tiziano, Veroneze, etj, etj, gjenitë e artit figurativ ishin aty. Duke përshkruar Pallatin Durazzo, autori shkruan: „Ky pallat është më i madhi dhe më i denji për të qëndruar një sovran, pasi i ka të gjitha komoditetet që duhen, apartamentet e mëdha, një bibliotekë të pasur, një teatër, një oborri të gjerë dhe një perspektivë të bukur në „Via Balbi“.

E ndërtuar nga dy arkitektë Piero Francesco Cantone dhe André Falcone, me shkallët e mrekullueshme prej mermeri të ndërtuara nga kalorësi Carlo Fontana, ai të tërheq me pamjen e tij. Para se të hysh në sallon janë dy portrete në bust nga Filippo Parodi, ndërsa brenda ndeshesh me dy tablo të mëdha njëra e Bertolottos, ku duket audienca e ambasadorit Agostino Durazzo tek Sulltani si dhe një tablo tjetër e Domenico Piola ku duket darka e shtruar nga sulltani për ambasadorin nga Gjenova. Ka dhe një vizatim të bukur të Agostinos mbi kalë. Pasaj shquhen dy portrete të dozhëve Vincenzo Durazzo dhe Cesare Durazzo të piktorit Sarzana.

Po kështu dhe një portret tjetër i Vincenzo Durazzo nga Molinaretto. Një tjetër dozh Durazzo është pikturuar nga Domenico Parodi. Portreti i kardinalit Marcello Durazzo është realizuar në Romë nga Morando. Galeria e vogël përballë hyrjes ka tablo të shumë autorëve me figurat e Gjon Batistit, prometeut, Herkullit të lidhur nga Cerbere, Tituis ku skifteri i ha mëlçitë, Venusi e Dashuria, „Helena“, „Enea që mban atin e tij mbi shpatulla“, etj. Në sallonin e quajtur „Giordano“, spikat tabloja „Peren që mban kokën e Meduzës“, po kështu tabloja Seneka dhe nxënësit e tij.

Ka një portret të Van Dyck. Po kështu tabloja Shën Virgjëresha dhe fëmija Jezu nga Van Dyck. Në sallonin Paolo, shquhet tabloja re Paolo Veronezes, „Dreka në shtëpinê e Simon fariseut“; ka shumë buste greke, romake, si dhe një bust të Parodit. Në sallonin e quajtur „Salloni i Kohës“, ka një kube të mrekullueshme të pikturuar nga Parodi. Eshtë një tablo e Holbein, një portret i Tintorettos, një tjetër portret i Tintorettos, etj. Në „Dhomën e quajtur të Aurorës“ është një tablo e Caravaggios: „Shën Pjetri që mohon Jezunë“.

Ka një figurë me veshje spanjolle të Van Dyck; po kështu një tjetër e Van Dyck „Kalorësi nga Kajro“; është tabloja „Catherina Durazzo“ e Van Dyck, një portret burri e Tintoretto-s (gjysmë e djegur), një Shën Pjetri i Guido Reni; një tablo „Burrat që luajnë dam“ e Caravaggios, një portret i Paola Durazzo nga Molinaretto. Në sallonin e quajtur Salloni i Tapiserive, ka shumë portrete të familjes Durazzo: Francesco Durazzo me fëmijët, e Parodit, Eugene Durazzo nga Molinaretto; Jerome Durazzo po nga Molinaretto;. Në „Salloni i Fundit“, është një tablo e Rubens „Junion që lidh sytë e Argos“; tabloja „Familja e Shenjtë“ e Van Dyck, „Lindja e Zotit“ nga Tiziano; „Portreti me turban“ i Rembrandt…

Në Shapelën e pallatit është një tablo e mrekullueshme ku „Krishti mban kryqin“, e Tizianos, ndërsa në bodrum një kopje e „Madalenës“ së Veronezes…“ Padyshim gjithë këto tablo, vetëm brenda këtij pallati, pa folur për pallatet e tjera, kanê qenê njê marramendje e jashtëzakonshme për vizitorin me sqimë dhe erudit tê artit botêror, e që tregojnë dashurinë e madhe të kësaj familjeje për artin. Shumë artistë punuan në pallatin e tyre, siç ishte Van Dyck, i cili pikturoi dhe një tablo të dozhit Marcello Durazzo në këmbë, apo tablo të tjera. Aktualisht një ekspozitë është hapur në Paris në Musée de Luxembourg për 500 vjetorin e Tintoretto-s.

Dhe të mendosh se tablotë e Tintoretto-s gjendeshin me shumicë në sallonet e Durazzove, e kupton menjëherê madhështinë e atij koleksioni. Le të mos flasim pastaj për „Madalenen“ e Tizianos, për tablonë e famshme të Veronezes „Darka nê shtëpinê e farisejve“, një nga më të shtrenjta, apo tablotë e tjera të Rubens, Van Dick, Guido Reni… gjithçka ishte madhështi në atë koleksion që e ishin çdo ditê para syve te atyre dozhëve Durazzo, senatorëve të kësaj familjeje që la aq shumë gjurmë në historinë gjenoveze dhe europiane.

Botohet libri me ese dhe studime letrare “Enigma e shkrimit” i Sali Bashotës

Libri “Enigma e shkrimit” i Sali Bashotës përbëhet nga ese, trajtesa dhe studime të shkruara këtu e njëzet vjet më parë. Autorë dhe vepra, çështje dhe probleme letrare të diskutueshme, modele krijuese, koncepte mbi letërsinë, duke filluar nga periudha e romantizmit shqiptar e deri tek letërsia e sotme shqipe janë mbarështruar në shkrimet e këtij libri.

Në radhë të parë, poezia, proza, kritika, të shkruara e të botuara nëpër faza dhe periudha të ndryshme të zhvillimit të letërsisë shqipe, janë objekt i interpretimit dhe vlerësimit, me qëllim të njohjes, studimit dhe funksionalizimit të tyre në raport me treguesit e komunikimit letrar.
Në këtë libër synohet trajtimi i temave dhe fenomeneve letrare përmes kriterit vlerësues dhe
kriterit estetik, para së gjithash, për të evidentuar dhe konceptuar veçori të reja kuptimore midis krijimit letrar dhe mendimit kritik.

Libri “Enigma e shkrimit” trajton edhe çështje dhe fenomene aktuale të letërsisë shqipe, duke
problematizuar diskursin e saj brenda pikëpyetjeve e këndvështrimeve, por edhe debateve që kanë për qëllim kryesor nxitjen e dialogut për sugjerime dhe propozime për leximin dhe receptimin e letërsisë.

Në këtë libër të Bashotës zënë vend personalitete të ndryshme të letërsisë dhe të kulturës shqiptare: Jeronim de Rada, Zef Serembe, Mitrush Kuteli, Faik Konica, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Zija Çela, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Osman Gashi etj. Librin “Enigma e shkrimit” e botoi Shtëpia Botuese “Artini”./KultPlus.com

Marrëveshja për Evropën Kreative i fuqizon fushat e kulturës dhe krijimtarisë në Kosovë

Sot në zyrat e Komisionit Evropian, Ministri Kujtim Gashi, ka takuar Komisionerin Evropian, Tibor Navracsis, me ç’rast kanë nëshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosoves në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe dhe atë kreativ.

Ministri Gashi konsideron se pjesëmarrja e vendit në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së. “Mbështetja për sektorin kulturor dhe audiovizual nga programi është në përputhje me politikat prioritare të MKRS-së për nismat mbështetëse në sektorin e kulturës, sikurse platformat kulturore, ngritja e rrjeteve kulturore, përkthimi i literaturës, si dhe promovimi, zhvillimi, shpërndarja dhe qasja në veprat audio-vizuale”, tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme kur kemi parasysh promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; Platformat evropiane etj .

Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës – MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi.

Pjesëmarrja në programin e Evropës krijuese do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar aksesin në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës. Do të ketë gjithashtu një ndikim të veçantë në bashkëpunimin që ka për qëllim rritjen e inovacionit, mobilitetin ndër-vendor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Krahas aspektit normativ neve si ministri tanimë kemi themeluar Deskun Evropa Kreative Kosovë-Zyra Kulturë e që si mandat ka ofrimin e informatave dhe promovimin e programit, asisitimin e sektorëve kultlturorë dhe kreativ në relacion me programin dhe mundësitë e ofruara, orgaizimin e eventeve dhe sesioneve dhe cështje tjera që ndërlidhen me Nën Progarmin Kulturë në kuadër të Progarmit Evropa Kreative.

Që nga fillimi i punës së Desk-ut, janë mbajtur seanca informative në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së për të paraqitur informacion të përgjithshëm mbi programin e Evropës Kreative, me qëllim informimin e institucioneve kulturore, organizatave të shoqërisë civile dhe audiencës së interesuar në Kosovë mbi proceset e përgjithshme të aplikimit.

Tibor Navrcsis, Komisioneri për arsim, shkencë, kulturë dhe rini, foli për rendesinë e programeve dhe prespektivës që i jepet vendeve jo anëtare për pjesëmarrje në kuadër të programeve në fjalë. Gjithashtu, ndër të tjera ai theksoi se janë siguruar korniza për periudhën e ardhshme buxhetore për programin Evropa Kreative në kuader të së cilës do të përfitojë edhe Kosova./KultPlus.com

Letër Kuvendit e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ndalojeni diskriminimin e shqiptarëve të krishterë!

Shkruan: Gani Mehmetaj

Kosova është i vetmi vend në Evropë ku varret e të krishterëve e myslimanëve janë të ndara, ku të krishterin me asnjë çmim, zyrtarët komunalë nuk lejojnë ta varrosin në varret komunale.
Bashkësia Islame e Kosovës me ndihmën e zyrtarëve komunalë ua ka ndaluar shqiptarëve katolikë e protestantë t’i varrosin të vdekurit aty ku varrosen myslimanët. Sipas arsyetimeve të zyrtarëve komunalë nuk mund të përzihen varret, sepse, thonë ata, u fyekan myslimanët!

Ndarjen e varreve të shqiptarëve sipas fesë e ka bërë pushtuesi turk, e ka thelluar pushtuesi serb dhe po e vazhdon përçarjen pushtuesi i ri- Bashkësia Islame e Kosovës që e bënë ligjin të ne, i terrorizon shqiptarët e fesë tjetër dhe ata që nuk janë besimtarë.

Zyrtarët komunalë, të ndërsyer nga BIK-u e forcat më antikombëtare i nëpërkëmbin shqiptarët e krishterë, i terrorizojnë e i fyejnë me të nisur procedurat e varrimit. Në Gjakovë kur qeveriste M. Kusari, një shqiptari ia shkulen kryqin nga varri, në Prishtinë para dhe pas luftës ua kanë përdhosur varret, në qytetet tjera, “shumica myslimane” i terrorizon shqiptarët e krishterë, por gjërat heshten për hir të “tolerancës fetare!”

Kur priftërinjtë e pastorët ankohen në instancat më të lata, zyrtarët tanë u thonë: “Nuk mund ta lejojmë varrimin e shqiptarëve të krishterë me myslimanë, sepse nuk do ta lejojnë myslimanët, nuk e lejon as Bashkësia Islame e Kosovës. Po ua dhamë lejen, natën do t’ua rrënojnë ekstremistët islamikë, ashtu sikurse po ua rrënojnë, ndërsa jemi të pafuqishëm t’u dalim në mbrojtje!” Ç’do të thotë kjo? Se myslimanët e BIK-ut e paskan të drejtën absolute të varrimit në varrezat e caktuara nga shteti? Se myslimanët u lënduakan nëse hapet një varr i të krishterëve pranë varrit të myslimanit? Se shteti qenka vetëm i myslimanëve? Apo se shteti u dorëzua para kriminelëve që përdhosin e rrënojnë varre? Ku jetojmë zotëri të nderuar deputetë e kryeministër?
Në Evropë, ku varret e të krishterëve, myslimanëve, hebrenjve e budistëve nuk ndahen, apo në shtetet islamike, ku i krishteri nuk guxon të varroset pranë myslimanit? Si është e mundur që edhe pas 18 vjet çlirimi shqiptarët e krishterë diskriminohen, kurse myslimanët privilegjohen, ashtu si i privilegjoi dikur Serbia. E lejoni ju edhe më tutje këtë diskriminim të pafalshëm e kriminal? Pajtoheni ju që shqiptarëve të krishterë t’u ndalohet varrimi në varret e komunës që pa të drejtë i ka pronësuar Bashkësia Islame? Jemi shtet laik apo islamik? Duam të vazhdojmë me modelin e Bangladeshit, Arabisë Saudite e Iranit, apo duhet të marrim modelet e shteteve evropiane, SHBA-ve e Kanadasë? Patëm mundësinë ta merrnim traditën e mirë të Shqipërisë, ku bashkëkombësit tonë (ortodoksë, katolikë, myslimanë e ungjillor) i varrosin në një vend.
Por nuk e bëmë, e morëm traditën arabe e anadollake. Ju e dini se koalicioni i krishterë euro- amerikanë e bombardoi Serbinë dhe e çliroi Kosovën.
Ju e dini se duke i diskriminuar shqiptarët e krishterë, zyrtarët tuaj po i fyejnë e diskriminojnë gjyshërit tuaj që ishin të krishterë para se t’i bënin turqit me dhunë e me përdhunime grash myslimanë. Ju e dini se BIK-u është bërë fabrikë e vdekjes, sepse për secilën kufomë myslimane që e varros marrin nga shteti mbi 250 euro, në Prishtinë tarifa e vdekjes është 290 euro. Ju e dini se Stejt Departamenti Amerikanë e akuzoi shtetin tonë se e financon BIK-un e islamizmin.

Në Kosovën tonë e tuajën janë përdhosur e dëmtuar qindra varre të shqiptarëve të krishterë, por nuk është kapur e nuk është dënuar asnjë kriminel për këto përdhosje. I shikon nëpër gishtërinj policia e prokuroria këto akte të shëmtuara të prishjes së varreve, apo solidarizohet me keqbërësit?
Është urgjente që të ndërpritet praktika e dënueshme e diskriminimit të shqiptarëve të krishterë; të përcaktohet me ligj se në varret komunale do të varrosen të vdekurit e të gjitha besimeve, ashtu si në tërë botën e qytetëruar; të zbatohet ligji e të dënohen zyrtarë që bëjnë diskriminime fetare, në emër të shtetit apo në emër të fesë tjetër; të dënohen zyrtarët që pengojnë varrimin në varre të përbashkëta. Shqiptarët katolikë janë mësuar me diskriminim e përbuzje, i diskriminoi pushtuesi mizor turk, i diskriminoi pushtuesi i egër serb, po i diskriminon shteti ynë me BIK-un që është mbi shtetin. Ata po e përballojnë në heshtje e durim diskriminimin.

Por a duhet ta durojnë shqiptarët diskriminimin e bashkëkombësve nga mendësia anadollake shkretinore në shtetin e dytë të Arbrit? Intelektualët shqiptarë, opinioni publik, i pa ndotur nga fryma shkretinore dhe i pa korruptuar e i pa fëlliqur nga Turqia, duhet të reagojnë, duke iu drejtuara instancave perëndimore e SHBA-ve për ndihmë kundër diskriminimit fetar. Ndërpriteni arrogancën e mendësinë mesjetare të diskriminimit që e la Turqia e Serbia, ndërsa vegla e tyre BIK-u po e zbaton me ndihmën e zyrtarët të korruptuar. Zbatojeni traditën e mirë të Shqipërisë, ku të krishterë e myslimanë nuk diskriminohen, por janë të barabartë në varreza./KultPlus.com

Ermal Meta takon Rita Orën dhe italianët mrekullohen: Çfarë ju japin të hani në Shqipëri?!

Pas koncertit që mbajti në Tiranë, Ermal Meta u nis për në Itali, ku pati një takim vërtet interesant me këngëtaren shqiptare, Rita Ora. Kjo e fundit mbajti një koncert në Verona dhe në të nuk mund të mungonte bashkëkombësi, Ermal Meta.

Ky i fundit ka publikuar një foto të këndshme nga takimi që pati me Ritën. “Shqiptarë”, shkruan Ermal Meta në Instagram, ndërsa fansat shqiptarë janë mrekulluar nga ky takim.

Ka dhe fansa italianë që çuditen me talentin dhe bukurinë e Ritës dhe Ermalin. Njëri prej tyre shkruan: “Nga Eurovizioni, Amici e Sanremo! I bekuar mes femrash. Po çfarë ju japin të hani në Shqipëri”?/KultPlus.com

Edhe artistët pjesë e letrës së hapur dërguar Bashkimit Evropian për heqjen e vizave

Emra të njohur të shoqërisë civile dhe mediave iu janë drejtuar me anë të një letre Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian me anë së cilës kanë kërkuar që të miratojnë vendimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe artistë, shkruan KultPlus.

Për: Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian

Letër e hapur nga shoqëria civile e Kosovës

Të nderuar komisionerë, europarlamentarë dhe ministra të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian,
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk e gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes brenda Zonës së Schengenit.
Ka kaluar një dekadë, që kur vendi ynë i është nënshtruar reformave dhe plotësimit të kushteve specifike në kuadër të procesit të liberalizimit.
Mijëra studentë, personalitete të suksesshme të artit, kulturës, sportit ende duhet t’i nënshtrohen regjimit të vizave, që kufizon qëndrimin për një afat të përcaktuar kohor. Familje të tëra nuk kanë mundësi të vizitojnë familjet e tyre, vende e qytete.
Po ashtu, nuk kanë mundësi të njihen me vlerat kulturore europiane, ndërsa në teori i mësojnë fëmijët e tyre se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.
Shumë pak të rinj të Kosovës kanë pasur fatin të shohin ndonjë shtet evropian, ngaqë edhe vizitat studimore janë projekte vështirë të realizueshme për shkak të regjimit të ashpër të vizave.
Në Kosovë ekziston perceptimi se BE-ja ka parashtruar kërkesa të veçanta dhe është duke e diskriminuar Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Kemi kaluar nëpër një bllokadë politike për tre vjet radhazi për shkak të çështjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, kriter ky i vendosur gjatë procesit të liberalizimit. Kjo çështje, përveç se ka polarizuar skenën politike, ka ndarë edhe qytetarët, ka rritur pasigurinë dhe besimin e qytetarëve ndaj partive politike kosovare dhe autoriteteve të Brukselit. Me gjithë ndjeshmërinë e lartë të kësaj çështjeje ne kemi gjetur modalitetin e aprovimit të Marrëveshjes së Demarkacionit, meqë ka qenë kriter i kërkuar specifikisht për liberalizimin e vizave.
Tani, të nderuar europarlamentarë dhe ministra të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ju jeni para marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ne, si shoqëri civile e Kosovës, ju bëjmë thirrje që të merrni vendim PËR liberalizimin e vizave për Kosovën, ndër të tjera, për këto arsye:
1. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit, nga i gjithë rajoni, ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave Shengen, me gjithë vullnetin tonë shoqëror që kemi për procesin e integrimeve europiane.
2. Si shoqëri jemi duke humbur shanse të mëdha për transformim të bazuar në modele evropiane për shkak se jemi të privuar nga mundësia që të shkëmbejmë përvoja me qytetarët e shteteve anëtare të BE-së.
3. Kemi konstatuar se izolimi i të rinjve ka qenë faktor shtytës për përfshirje në organizata radikale e ekstremiste, sidomos ato me bazë në Lindjen e Mesme.
4. Dhe, më e rëndësishmja, ne mendojmë se Kosova ka plotësuar kriteret e matshme të dala nga procesi i liberalizimit të vizave.
Presim që raporti final vlerësues për liberalizimin e vizave të jetë pozitiv dhe i bëjmë thirrje Parlamentit Evropian, Këshillit të Ministrave dhe veçanërisht shteteve anëtare të BE-së që të votojnë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Mbështesim synimin e BE-së për të vendosur kontroll në rrjedhën e migracionit dhe për të futur mekanizmat për pezullimin e liberalizimit të vizave, ashtu siç është i aplikueshëm për shtetet e tjera. Konsiderojmë se Kosova nuk përbën një rrezik migrimi për BE-në.
Duke marrë parasysh se Bashkimi Evropian do të mbajë zgjedhjet në fillim të vitit të ardhshëm, shpresojmë shumë që ky vendim të merret në qershor të këtij viti, me qëllim që qytetarët – mbajtësit e pasaportave biometrike të Kosovës – të gëzojnë të drejtën e udhëtimeve afatshkurtra dhe pa viza në Zonën e Schengenit.
Çdo shtyrje eventuale e vendimit të Këshillit për liberalizimin e vizave do të dëmtojë rëndë ambicien e shoqërisë kosovare për integrim europian dhe do të përjetohet gjerësisht si diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës edhe në raport me rajonin.
Prandaj, të nderuar europarlamentarë dhe ministra të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, u bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së që ta miratojnë vendimin sa më parë që të jetë teknikisht e mundur dhe të vendosin PËR liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Deklarata është përkrahur nga:
Adriatik Kelmendi, Publicist
Arijana Qosja, Aktiviste e Sh.C.
Artan Demhasaj, Aktivist i Sh.C.
Astrit Gashi, Publicist.
Berat Buzhala, Publicist.
Dastid Pallaska, Avokat.
Dushan Radakovic, Aktivist i Sh.C.
Eliza Hoxha, Artiste.
Fadil Vokrri, President tek FFK.
Fahredin Spahija, Fotograf.
Igballe Rugova, Aktiviste e Sh.C.
Imer Mushkolaj, Publicist.
Ismet Kryeziu, Aktivist i Sh.C.
Jehona Lushaku, Politologe
Jeton Neziraj, Rexhisor .
Kushtrim Sadiku, Gazetar.
Lulzim Peci, Aktivist i Sh.C.
Majlinda Kelmendi, Xhudiste, fituese e Lojërave Olimpike.
Oda Haliti, Artiste.
Petrit Zogaj, Aktivist i Sh.C.
Sibel Halimi, Sociologe.
Uta Ibrahimi, Alpiniste e Kosovës – FBAK.
Zake Prelvukaj, Artiste./KultPlus.com

Brazilianët bëjnë historinë në ‘America’s got talent’, shumë komentues kanë shkruar se nuk kanë shpëtuar pa qarë (VIDEO)

Një grup akrobatësh brazilian, të quajtur me emrin “Zurcaroh”, ka mrekulluar jo vetëm jurinë e America’s got talent, që po mbahet së fundi në SHBA, por edhe audiencën e pranishme, por tashmë edhe shikuesit, pasi që video e kësaj performance për pak ditë është parë më shumë se 2 milionë herë, shkruan KultPlus.

Ata pas performancës së tyre që përfshinë edhe shumë fëmijë, kanë fituar “Golden Buzzer”, performancë kjo që ka shtangur të gjithë.

https://www.youtube.com/watch?v=EJjh19zO1lk&app=desktop

Ata kanë bërë të ditur se janë akrobat amatorë dhe angazhojnë edhe fëmijë të cilët i shohin të aftë për akrobate të tilla. KultPlus ju sjellë këtë video emocionuese, ku shumë komentues kanë shkruar se nuk kanë shpëtuar pa qarë./KultPlus.com

Shitet 7 milionë euro, piktura e Van Gogh

Një pikturë e Van Gogh, e pikturuar kur ishte i ri, u shit sot në Paris për më shumë se shtatë milionë euro.

“Raccommodeuses de filets dans les dunes” (Riparueset e rrjetave në duna) e vitit 1882 u shit për 7,065 milionë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej midis tre dhe pesë milionë euro, shkruan insajderi.

Shitja e fundit në ankand e një pikture të Van Gogh në Paris përkon në mes të viteve 1990, dhe bëhet fjalë për pikturën “Le Jardin à Auvers” (Kopështi në Auvres) dhe arriti vlerën e 10 milionë dollarëve./KultPlus.com

Këngëtarja shqiptare nderohet me çmim nga Presidenti i Qipros

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, sivjet, përfaqësoi Qipron në Eurovision. Pikërisht për këtë, artistja u nderua nga ky shtet.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, priti në takim këngëtaren të cilën e dekoroi me “çmim mirënjohje”. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Eleni, tha se ndjehej krenare që përfaqësoi Qipron në Festivalin e Muzikës.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”.Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëmbeu zemrat e publikut europian, me performancën e saj në Eurovision me këngën “Fuego”./Prive.al

Dalin pamjet nga videoklipi i himnit të Kampionatit Botëror ku shihet edhe Era Istrefi (FOTO)

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që do ta këndojnë himnin e Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Sapo është shpërndarë një fotografi nga xhirimet e këtij videoklipi, ku në mesin e shumë artistëve, shihet edhe kosovarja Era Istrefi.Këtë të enjte do të lansohet videoklipi i këngës së shumë perfolur “Live it Up”, që është bashkëpunim mes këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. /KultPlus.com

Në këtë datë vjen kënga e re e Era Istrefit (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Era Istrefi sapo ka njoftuar për këngën e saj më të re, shkruan KultPlus.
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Era Istrefi sapo ka njoftuar për këngën e saj më të re, shkruan KultPlus
Ajo ka treguar se kënga e saj më e re titullohet “Prisoner”, dhe do të prezantohet së shpejti.
Nëpërmjet një teaser, Istrefi ka zbuluar pak nga kjo këngë, kurse kënga më e re e saj do të lansohet më 8 qershor./KultPlus.com

O moj Shqypni… 125 vjetori i vdekjes së shkrimtarit të shquar shqiptar

Sot bota letrare shqiptare përkujton 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ideologët e parë të saj, poetit dhe publicistit Pashko Vasa, lindur në Shkodër më 17 shtator 1825 dhe vdekur në Bejrut më 29 qershor 1892.

Pasi lindi në Shkodër, kreu mësimet e para në vendlindje dhe shërbeu si sekretar në konsullatën britanike. Më 1847 shkoi në shtetin e Italisë dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Kur shkoi në Stamboll, zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Në vitin 1878-1882 qe një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë.

Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja shqip”. Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Mes tyre vlen të dallohet “Bardha e Temalit”.

Thuajse njëkohësisht me të mëdhenjtë e letërsisë botërore si Flober apo Tolstoi, ai shkruan për figurën e gruas shqiptare duke e vënë atë në qendër të një rrëfimi tragjiko – realist. Nën petkun e Bardhës mbështillet fati i thuajse çdo vajze shqiptare të sapobërë grua, ndërsa nën atë të Bajraktarit të Temalit, i çdo djali që nuk do të bëhet burrë asnjëherë, pasi për të, duket sikur do të burrërrohet nëna dhe gjithë Bajraku që e mban nëpër gojë.

Ai shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (“L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise”, Konstandinopojë 1878, “Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi” (“Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître”, Londër 1887).

Pashko Vasa zuri një vend me rëndësi edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej, ai është autor i vjershës së njohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” (1880).

Vdiq në Bejrut të Libanit dhe eshtrat u sollën në Atdhe më 1978 dhe prehen në Shkodër, pranë Varreve të Dëshmorëve.

Thonë se inspirohen në Kosovë dhe Metohi, “Kosovski bozuri” me turne në Çikago të Amerikës

Bendi “Kosovsi bozuri”, në Serbi ka nisë turin në Çikago të Amerikës, shkrujnë mediet serbe, përcjellë KultPlus.

Ky bend muzikor, shkruajnë mediet serbe, inspirohen në Kosovë dhe Metohi, duke u bazuar në rrëfimet serbe.
Ky tur i tyre tashmë ka filluar dhe është thënë se do të zgjasë deri më 10 qershor./KultPlus.com

Daily Mail: Rita Ora ‘pushtoi’ mbrëmë Tiranën

Ajo ka qenë më se aktive kohëve të fundit me koncerte e festivale të shumta. Dhe Rita Ora, 27-vjeçare mblodhi adhuruesit e saj në Shqipëri të dielën, shkruan Daily Mail.

Ylli britaniko-kosovar u pa veshur me një të verdhë, teksa theksoi edhe linjat e saj, në Tiranë.

Veshja e saj ia theksonte stomakun e saj dhe këmbët e holla, ndërsa ajo pushtoi skenën me lëvizjet e saj të kërcimit, transmeton Indeksonline.

Duke i lënë pak në imagjinatë në stilin e saj të veshjes, Rita u shfaq me një pamje të re, që ia theksonte fytyrën e saj të përsosur. Këngëtarja e “Hot Right Now” i dha të gjitha në skenë, ndërsa performoi hitet e saj.

Çdo natë, duke u kthyer nga jeta

Poezi nga Cesare Pavese, përkthyer nga Orjela Apolloni

Çdo natë, duke u kthyer nga jeta
para kësaj tavoline
marr një cigare
dhe tymos vetmitar shpirtin tim.

E ndjej që lëngon mes gishtash
dhe tretet përvëlues.
Më ngjitet para syve me vështirësi
në një tym fantazmë
dhe më mbështjell gjithçka
pak nga pak, nga ethe të lodhura.
Zhurmat dhe ngjyrat e jetës
nuk e prekin më:
vetëm në vetvete është krejt i tretur
me një ngopësi të trishtë
për ngjyra dhe zhurma.

Në dhomë është një dritë e dhunshme
por plot me gjysmëhije.
Jashtë, heshtja e përjetshme e natës.

Dhe megjithatë, në vetminë e ftohtë
shpirti im i lodhur
ka akoma kaq shumë forcë
që mblidhet në vete
dhe digjet nga një acarim i vrullshëm.

Më tkurret ndër duar,
pastaj, i shkatërruar, përzihet dhe shpërbëhet
në një mjegull të zbehtë
që nuk është më vetvetja
por përpëlitet tepër.

Kështu çdo natë, dhe nuk më vlen arratisja,
në një heshtje të lartë,
unë djeg vetmitar shpirtin tim./KultPlus.com

Gjergj Kastrioti, emri Arnaut dhe pushtimi i Shqipërisë sipas analeve turke

Gjon Keka

Jemi në një kohë sidomos tek populli ynë kur shohim që kanë dalë mendime, opinione, iluzione shtrembërime të ndryshme duke tentuar që të prekin historinë e popullit shqiptar në damarët e saj, por që në fakt ata prekin vetëm vijat e saj të caktuara me kohë sipas fakteve dhe dokumenteve historike,por që nuk mund t’ia heqin damarët nga historia e gjallë e kombit tonë arbnor europian.

Ndërsa, kur jemi tek periudha e Pushtimit barbar turk ,ka patur tendenca të ndryshmit të kësaj periudhe,duke u munduar që të hiqen gjurmët e gjakut të pafajshëm arbnor që la shpata e sulltanëve, duke tentuar shlyerjen e së kaluarës së popullit tonë, por që në fakt ata donin shlyerjen e kombit tonë nga harat e saj e të vërtetës.Ja nuk u arritë dhe nuk do të arrihet asnjëherë një synimi i errët i qarqeve që duan ose janë vëllezëruar me turq ta shtrembërojn apo të realizojn qëllimin e tyre demoniak.

Përshkrimi i Krujës sipas analeve turke

Në këto anale turke – musulmane të mbledhura e shkruar nga G.B.Rampoldi dhe botuar në vitin 1825*rastësisht duke lexuar e pashë se është shkruar edhe për periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe luftës kundër pushtuesit turk në këto anale historike, ku nënvizohet tepër qartë se cilat ishin synimet e perandorisë turke dhe sulltanëve ndaj trojeve arbnorëe dhe vetë arbnorëve.

Në faqet në vijim aty flitet për Krujën si kështjellë e fuqishme, duke përshkruar atë dhe malet e larta të saj përrethë gjirit të Drinit ndërmjet Durrësit dhe Lezhës si male të paarritshme ku Gjergj Kastrioti zhvilloi për 24 vjetë luftën kundër pushtuesit turk dhe triumfoj vazhdimisht në të gjitha betejat e tij.


Emri Arnaut sipas analeve turke si emër tallës

Poashtu në faqet tjera shkruan se çfarë do të thotë emri Arnauth dhe cili është kuptimi i vërtetë i saj. Aty nënvizohet qartë se Arnauth i cilësonin gratë dhe burrat shqiptar të paarsimuar dhe ky emër merret si tallje ndaj tyre.

Ndërkaq përmendet poashtu se ekzistonte një „Arnauth Defteri“ sipas një copë druri (shtypje e asaj kohe-ilustrim.shkrimi tipografik)që ata e mbanin si kujtim.

Ndërsa edhe analet e tilla turke nuk mund të mos i ikin të vërtetës se shqiptarët ishin trima dhe jo rastësisht potenconin edhe ata këtu se,“ata janë të gjithë krenarë, të guximshëm dhe trima…”

Po ashtu në faqet në vijim shohim një përshkrim njësoj ashtu sikur e përshkruajn edhe autorët europian planin e Gjergj Kastriotit për rimarrjen e selisë së tij të Krujës dhe çlirimit të atdheut të tij nga zingjirët e pushtuesit turk. Aty përveç kësaj nënvizohet edhe një fakt interesant se Sulltan Murati qysh nga viti 1439 kishte filluar të dyshonte në Gjergj Kaastriotin ,dhe përshkruhet kështu.“Sjellja e tij konfirmoi dyshimet që kishin qenë mbi të për katër vjet.”

Edhe analet turke dëshmojnë për masakrat ndaj shqiptarëve

Pjesa tjetër që është për t’u theksuar fuqishëm këtu është se aty dokumentohet qartë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit sulltani shfryu tërë urrejtjen e tij ndaj popullit arbnor ,asgjësuan çdo gjë që i dilte para, morrën kështjellat ,dogjën Kishat ,vendi u mbulua me kufoma, të vegjëlit u rrethprenë dhe u morën pengje në oborrin e sulltanit ,pastaj para se të largohej sulltani nga Shqipëria mori edhe Shkodrën dhe kështu e shfryu gjithë atë urrejtje që mbante në gjoksin e tij, ndërsa më pas vendi u shkretua i tëri.Edhe pse në luftimet e shpeshta këta pushtues barbar kishin humbur katër herë më shumë njerëz sesa shqiptarët e Kastriotit. *(Annali Musulmani,G.B.Rampoldi,F. Rusconi, 1825)