Ramë Lahaj: Bolshoi i Moskës është gjiganti i operës botërore për mua, më bën te ndihem sikur po jetoj në kohën e divave

E nisi karrierën në moshë të madhe, por suksesi i erdhi në paketë. Vetëm për gjashtë vjet, qysh nga ngjitja e parë në njërën nga teatrot ndërkombëtare ka bërë që emri i tenorit Ramë Lahaj të kërkohet gjithandej nëpër teatro prestigjoze të botës. Ai tashmë ka të rezervuar agjendën deri në vitin 2021, kurse viti 2018 shënon një ngjitje tepër të rëndësishme, pasi që edhe tre shfaqje të rëndësishme do të marin formë pikërisht nga Ramë Lahaj, por që do të prezantohen në Bolshoi të Moskës, ku Ramë Lahaj në intervistën e dhënë për KultPlus ka treguar se këtë Shtëpi Operistike e vlerëson si gjigant botëror të operave.

Tenori Lahaj ka treguar edhe për përvojën e tij me të famshmin Domingo, sikurse që ka treguar edhe për një ngjarje të madhe me artistë shqiptarë, që do të ndodhë pasi që do të rinovohet Shtëpia e Operas në Tiranë.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Akoma nuk janë mbushur dhjetë vite nga diplomimi i juaj në Akademinë e Arteve në Tiranë, por nëse i referohemi suksesit tuaj nëpër botë, duket sikur një jetë e tërë. E keni edhe ju këtë ndjesi për ngjitjen e juaj kaq të shpejtë në karrierë, apo keni përshtypjen se tek tash ka filluar puna e madhe?
Ramë Lahaj:
Në fakt, plot herë surprizohem edhe vet se sa shpejt kanë ecur gjërat për një periudhë ma pak se 6 vjeçare. Ajo që më bën shumë krenar është se mundi im i madh dhe lufta ndaj ëndrrës time u realizuar për një kohë kaq të shkurtër. Realisht ky është vetëm fillimi, konsideroj fillim sepse këto ishin vitet e mija të para ku unë kisha mundësi te bindja teatrot e mëdha që më kishin besuar produksionet e para për të më rikthyer me produksione të tjera në të ardhmen.

KultPlus: Tek në vitin 2012 rrugët e tua u hapën me një shpejtësi marramendëse dhe ofertat tashmë për role të ndryshme nëpër skena prestigjioze nuk kanë të ndalur, cilën ofertë e konsideroni si një shans që bindët profesionistët se jeni njeriu i duhur për skena të mëdha?
Ramë Lahaj:
Është një paketë e madhe që unë nuk mund ta veçoj asnjë, sepse çdo produksion ka pasur rëndësinë e vet dhe kudo kam dhënë diçka ndryshe, kështu që të gjitha së bashku kanë dhënë frytin që unë të jem i rezervuar edhe për sezonin 2021…

KultPlus: Shumë herë keni deklaruar nëpër medie se rrugën prej një tenori e nisët në një moshë të madhe, në moshën 21 vjeçare, por para kësaj, keni ndjerë që ju jeni bërë për këtë profesion?
Ramë Lahaj:
Po, qysh në vitin e dytë të Akademisë së Arteve e kam ndjerë se kjo është me e mira që mund të bëj , ndaj edhe nuk i jam ndarë kurrë.

KultPlus: Nëse kërkon në internet, përshkruhet se ju vini nga Istogu, nga një vend që nuk ka pas as shkollë të muzikës. Besoni se jeni një shembull për të tjerët se një ëndërr duhet ndjekur, pavarësisht rrethanave?
Ramë Lahaj:
Unë jam i bindur se prejardhja se nga vjen nuk ka hiç rëndësi, përkundrazi mund të shihet si pozitive në rastin tonë, sepse nervi, temperamenti, bagazhi jetësor, vuajtja e një jete të rënd se nga kalojmë ne dhe te paret tanë, na bëjnë shumë të veçantë në skenë, janë emocione që i duhen skenës dhe që neve na ka bekuar me to.

KultPlus: Kur jemi të ëndrrat, ju e ndoqët ëndrrën apo fati ishte i tillë që të jeni këtu ku jeni?
Ramë Lahaj:
Nëse presim fatin nuk bëhemi artist kurrë e as nuk realizojmë ndonjë nga ëndrrat tona, unë besoj që fryt i suksesit është vetëm puna e madhe dhe lufta për ta realizuar atë.

KultPlus: Paraqitjet e tua në shfaqje të mëdha prestigjioze deri në Sidney u vlerësuan shumë të suksesshme, por për karrierën tuaj të mëtutjeshme duhej edhe një vulë më madhe që të konsideroheshit si një tenor big, gjë që erdhi në vitin 2016, çmimi i Operalis, çmim që e ëndërrojnë shumë artistë, si ndikoi ky çmim për rrugëtimin e mëtutjeshëm?
Ramë Lahaj:
Në kohën kur jam vlerësuar me çmimin Operalia unë tanimë vetëm kisha në kalendar teatro te mëdha, gjë që e ka bërë akoma më të komplikueshme konkurrimin për mua, por fati deshi të vlerësohesha nga vet Maestro Domingo që për mua ka qenë një ëndërr, është privilegj që vjen vetëm një herë në jetë.

KultPlus: Dhe pikërisht ky çmim ka bërë që ju të keni paraqitje të shpeshta me artistin e madh Placido Domingon, kur jeni në skenë me të, të besohet akoma se me të vërtetë jeni duke e përjetuar një paraqitje kaq të madhe, ndarjen e skenës me të madhin Domingo?
Ramë Lahaj:
Paraqitja me Maestron, ka qenë një nga ëndrrat dhe synimet e mija. Jam tejet i lumtur që pata fatin ta takoj, te vlerësohem nga ai dhe njëkohësisht të më bëhet mentor i karrierës time.

KultPlus: Kurse viti 2018 është një vit i ngjeshur me shumë paraqitje duke përfshirë edhe atë në Teatrin e Moskës, po ashtu një teatër shumë prestigjioz, çfarë ndjesie keni për këtë rol që do ta paraqitni para audiencës ruse?
Ramë Lahaj:
Me Moskën kam gjithsejtë katër produksione , një e kam bërë këtë nëntor e ndërsa tri të tjera vijnë sezonet e ardhshme, Bolshoi i Moskës është gjiganti i operës botërore për mua , teatër që më bën te ndihem sikur po jetoj në kohën e divave kur opera ka qenë në piedestalin më të lart, kënaqësi që nuk përshkruhet.

KultPlus: Ndërkohë, me rolet që je paraqitur deri tashti, cili është ai që të ka mbërthyer më shumë?
Ramë Lahaj:
Faust nga Gounod që unë e debutova në fillim të këtij viti në Tel Aviv me një prej dirigjenteve më të talentuar të gjeneratës së re Dan Ettiger.

KultPlus: Po rolin që do të doje?
Ramë Lahaj:
L’elisir d’amore nga Donizetti që do ta debutoj në një nga teatrot më prestigjioz te Spanjës.

KultPlus: Gjithë këta artistë shqiptarë nëpër botë, ëndërron për një shfaqje të madhe operistike me nivel ndërkombëtarë që do të kishte krejt trupën me artistë shqiptarë?
Ramë Lahaj:
Kjo do ishte një nga gjërat që do ta bëja me shuuumë qejf, do te ndodhë së shpejti sapo teatri në Tiranë të rinovohet.

KultPlus: Megjithatë, kur ktheheni në Kosovë, ju nuk keni mundësi të shfaqni talentin e juaj para audiencës kosovare, si pasojë e mungesës së shfaqjeve operistike por edhe të një shtëpie operistike, sa të dhemb ky fakt?
Ramë Lahaj:
Hmmmm ,më dhemb më shumë fakti se nuk po bëhet as edhe një gjë me e vogël në këtë drejtim që të paktën të kemi shpresë për të ardhmen… jam shumë i zhgënjyer në këtë aspekt me ata që janë përgjegjës për këtë fushë.

KultPlus: Kosova është e privuar nga këto kushte, megjithatë Shqipëria qëndron më mirë në këtë drejtim, keni ndonjë ofertë që mund të paraqiteni para audiencës shqiptare atje?
Ramë Lahaj:
Kam pasur oferta të vazhdueshme, kam pasur shuumë më shumë oferta nga Tirana se sa nga Prishtina, por agjenda ime e ngjeshur nuk më ka dhënë shumë mundësi që të rikthehem në Tiranë apo Prishtinë edhe pse më me shumë qejf do të vija.
Dhe për fund, me cilin artist shqiptar më me dëshirë do të bashkëpunoje për një shfaqje operistike?
Janë shumë, nuk është vetëm një./ KultPlus.com

Shfaqja “Profesor jam talent se jo mahi” vulosi të ardhmen e Astrit Kabashit

Në vitet e 90-ta, Faruk Begolli kishte dërguar shfaqjen “Profesor jam talent se jo mahi”, në Istog, në mënyrë që qytetarët e asaj ane të jenë më afër teatrit. Por lërë që audienca e atjeshme e shijoi këtë shfaqje, por pikërisht kjo shfaqje vulosi të ardhmen e Astrit Kabashit. Ai deri më atëherë nuk e kishte ditur se kishte degë të aktrimit në Prishtinë, dhe me të parë këtë shfaqje atij i lindën shkëndijat e se ardhmes.
Tashmë, me shumë role prapa vetës: në teatër, film e seriale, Astrit Kabashi të len përshtypjen se gjithnjë luan në ato projekte me shije të hollë.
Në intervistën e fundvitit të dhënë për KultPlus, ai ka treguar se me fanatizëm ruan mendimin për filmin “Babai”, si filmi më i mirë i realizuar deri më tashti në Kosovë, sikurse që ka folur edhe për projektin e ardhshëm “Zana”, të cilin po e pret me të njëjtën dashuri.
Kabashi në këtë intervistë ka folur edhe për shfaqjen “Eshtrat që vijnë vonë”, ku mund të lexoni se pse mendon që kjo shfaqje mbetet si eksperienca më e vecantë për të.

Sarandë Selimi

KultPlus: Jeni një prej aktorëve më të dashur për audiencën shqipfolëse, dhe pikërisht kjo ka ardhur si sukses i roleve tua jo vetëm në teatër e film por edhe në seriale. E kishe ëndrruar këtë profesion apo ndodhi ndonjë rastësi që të rrëmbeu drejt këtij profesioni?
Astrit Kabashi:
Çdo gjë filloi në vitin 1990-1991, kur aktori dhe profesori ynë i madh Faruk Begolli, tashmë i ndjerë, vizitoi qytezën e Istogut me shfaqjen “Profesor jam talent se jo mahi”, aty të them të vërtetën u mahnita me profesorin, e para, sepse kisha mundësi ta shihja nga afër, dhe e dyta, gëzimi i madh që e mora vesh se brenda Fakultetit të Arteve ekzistonte dega e Aktrimit. Aty filloi gjithçka.

KultPlus: Dhe magjia e Faruk Begollit të bëri për vete që të ndjekësh këtë profesion, më pas, kur ndodhi që ju personalisht të ngjiteni në dërrasat e teatrit?
Astrit Kabashi:
Menjëherë pasi që u regjistrova në Fakultetin e Arteve, në degën e Aktrimit te Prof. Faruk Begolli, qysh në vitin e parë kam filluar në teatër. Shfaqja ime e parë ka qenë “Shtatë ngjyra lamtumire” në regji të Orhan Kerkezit dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e profesor Begollit, pastaj me shfaqjen “Tit Androniku” në regji të Florent Mehmetit, “Maturantët” në regji të profesorit Faruk Begollit e shumë shfaqje të tjera. Të gjitha këto në teatrin Dodona, i vetmi institucion kulturor që funksiononte në Prishtinë dhe jo vetëm në Prishtinë.

KultPlus: Por nga ajo kohë ju rrugëtuat edhe në shumë role të tjera, që tashmë Astrit Kabashin e kanë shndërruar në një figurë tejet komplekse për teatrin dhe filmin. “Bordel Ballkan”, është shfaqja e fundit në të cilën të kemi parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqje kjo që edhe krijoi një ‘rrëmujë’, sa je ndjerë i ngarkuar në rolin e komandantit, rol kryesor në këtë shfaqje?
Astrit Kabashi:
Jo vetëm roli i komandantit, por çdo rol e ka peshën e vet, mendoj që një aktor profesionist përderisa punon shfaqjen nuk ka pse të merret me rrëmujat ditore të politikës, ne jemi aty të kryejmë punën tonë për çka edhe jemi të thirrur. Të them të drejtën asnjë shqetësim nuk kam pasur përgjatë asaj “rrëmuje” përveç shqetësimit artistik se si do të pritet shfaqja dhe roli im.

KultPlus: Ju erdhët në rolin e komandantit nëpërmjet kësaj shfaqje në TKK, rol që natyrshëm sjellë pushtetin e komandantëve, përmes këtij roli sa mendoni që shpalosët komandantët e luftës?
Astrit Kabashi:
Në këtë pyetje përgjigjen më të mirë dhe më të saktë mund t’ua jap autori i veprës Jeton Neziraj, edhe pse mendoj se komandantin që unë e luaj nuk përcaktohet në atë se cilit rajon dhe etnitet i përket. Shumë lehtë ky tekst do të mund të vihej në skenë edhe në Timorin Lindor, apo Sudanin Jugor, apo kudo që ka pasur luftë.

KultPlus: Ndërkohë, emrin e Astrit Kabashit gjithmonë e gjejmë në shfaqje të mëdha, në shfaqje të suksesshme. Me shumë sukses është përcjellë edhe shfaqja “Eshtrat që vijnë vonë”, cfarë emocioni apo përvoje të solli kjo shfaqje?
Astrit Kabashi:
“Eshtrat qe vijnë vonë” ndoshta është njëra prej eksperiencave më të çuditshme që kam pasur në teatër deri më tash, e në veçanti me regjisorin Martin Koçovski. Një shfaqje komplet regjisoriale në plan të parë, aktori në plan të dytë e teksti në plan të tretë, apo fare i rëndësishëm, por që me shume mjeshtri arriti të bëjë një shfaqje të suksesshme dhe shumë të pranuar nga publiku, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë shtetit, ku edhe u shpërblye me shumë çmime ndërkombëtare. Sa i përket eksperiencës me koleget gjithmonë është një kënaqësi, e që nuk është hera e parë qe luajmë se bashku në skenën e TKK-se.

KultPlus: Dhe viti 2018 do të gjejë në sheshxhirim të filmit “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit, është herët të flasim për pritjet nga ky film, por nga leximi i skenarit, cfarë të rrëmbeu në këtë projekt?
Astrit Kabashi:
Filmi “Zana” është në përgatitje e sipër për të filluar me xhirime, jam shumë i lumtur qe jam pjesë e këtij projekti, duke u nisur nga skenari, regjisorja, kasta e aktorëve, shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë. T’iu them të drejtën, nëse nuk do t’më kishte pëlqyer skenari nuk do të kisha pranuar të luaj, qysh nuk kam luajtur në shumë e shumë filma të tjerë, për mua nuk mjafton të luaj edhe në një film, mjaftohem vetëm atëherë kur luaj në një film të mirë.

KultPlus: Atëherë, nëse bazohemi te kjo se çfarë u tha më lartë, si e vlerësoni filmin “Babai”, të cilin Kosova e pat propozuar edhe për çmimin Oscar?
Astrit Kabashi:
Filmi “Babai” ka qenë eksperienca më e mirë për mua deri më tani në film, mendoj që ka qenë dhe ende mbetet filmi më i mirë që është punuar ndonjëherë në Kosovë, por edhe në Shqipëri apo kudo që ka shqiptarë. Më vjen keq që po dal jashtë modestisë time, sepse jam pjesë e këtij filmi, por të njëjtën gjë e tregojnë edhe prezantimet e këtij filmi, çmimet e shumta ndërkombëtare dhe mendoj që është film që ka vënë standarde në kinematografinë tonë.

KultPlus: Filmi “Babai”, ishte filmi të cilin Kosova e nominoi për Oscar, ndërsa tashti, për filmin “Zana” ka pasë disa opinione që e kanë quajtur si filmin më gjigant të Kosovës, sa je i përgatitur për një rol gjigant në këtë film?
Astrit Kabashi:
Kjo fjala gjigant me frikëson pak… hahahaha… Unë shpresoj që filmi “Zana” ta ketë fatin e filmit “Babai”, e pse jo fat edhe më të mire. Sa i përket rolit do të mundohem ta jap më të mirën, gjithmonë në bashkëpunim me regjisoren Antoneta Kastrati- Cooper.

KultPlus: Mirëpo, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës të njohin nga roli i Bekimit, tek seriali “Kafeneja Jonë”. Sa ka qenë e vështirë realizimi i atij roli dhe si ndjehesh kur njerëzit të referohen me emrin Bekim?
Astrit Kabashi:
Po, “Kafeneja jonë” ka qenë prezentë një kohë të gjatë në televizionet tona, e sidomos në televizionin publik, pothuajse për 10 vite me radhë. Nuk çuditem që shumica e njerëzve me thërrasin shpesh në këtë emër, edhe pse këtë emër ja kam vu vetvetes, sepse kam qenë edhe skenarist. Sa i përket realizimit të rolit, ndihmën më të madhe e kam pasur nga kolegët e mi të mrekullueshëm të atij seriali. Mendoj që më shumë e kanë “luajtur” ata Bekim Qorrin se sa unë.

KultPlus: Ju keni edhe një detyrë tjetër, atë të profesorit në Fakultetin e Arteve-Dega Arteve Dramatike, sa premtues është brezi i ri i aktorëve?
Astrit Kabashi:
Kam pas nderin të jem asistent i profesor Faruk Begollit, me ikjen e tij ne tani mundohemi ta mbulojmë atë zbrazëtirë që e ka lënë pas. Tash jam profesor i assocuar dhe është gjenerata e tretë që unë e përcjell, mendoj që duhet të ndihemi krenarë me aktorët që dalin nga ai fakultet, por është e dhimbshme perspektiva e tyre, kur në krejt Kosovën funksionon vetëm një teatër dhe brenda vitit bëhën dy ose tre filma.

KultPlus: Nëse do detyroheshe të zgjidhje mes teatrit dhe filmit, cilën do e merrje përpara, ku i fle shpirti më shumë Astrit Kabashit?
Astrit Kabashi:
Në mes teatrit dhe filmit do të zgjidhja Teatrin dhe Filmin.

KultPlus: Krejt në fund, cilat janë planet e juaja për vitin 2018-të dhe çfarë urimi do kishit për adhuruesit e juaj?
Astrit Kabashi:
Po, për vitin 2018 normalisht që do vazhdoj punën në fakultet, gjithashtu priten edhe dy ose tri projekte filmike për të cilat momentalisht nuk mund të flas, por që shpresoj që do realizohen. E sa i përket teatrit të shohim se a do të ketë ndonjë ofertë. Jo vetëm adhuruesve të mi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës ju uroj së pari shëndet për vitin 2018, ta duan njëri-tjetrin dhe ta vizitojnë Teatrin./ KultPlus.com

Uta Ibrahimi: Të ngjitesh në majën e botës është një ndjesi sikurse po të prekë Zoti me dorë

Flutura. E fuqishmja Flutur. Flutura e Kosovës, e njohur si Uta, zbardhi zemrat e qytetarëve të vendit të saj ashtu siç është e bardhë Maja e Himalajës. Flamujt nuk i munguan, kuq e zi ishte ai me të cilin është rritur, ndërsa bardhë, kaltër e verdhë është flamuri me të cilin e prezanton shtetin. Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që pushtoi Majën më të lartë në botë Everest (8848m), vjen me një rrëfim ndryshe për KultPlus. Uta me plotë dashni, në intervistën e fundvitit për KultPlus, shpalosi emocionet e ngjitjes së majës së Everesiti, që nga entuziazmi, vdekja e deri te dashuria që ka ndjerë kur ka pushtuar këtë majë. Uta, me flokët e bardhë, sytë e kaltër e buzëqeshje që nuk i ndahet asnjëherë nga fytyra, tregoi për të rejat që do sjellë në vitin 2018-të, dhe qëllimin e saj në pushtimin edhe të 14 majeve të tjera të larta në botë gjerë në vitin 2023.

Sarandë Selimi

KultPlus: Ju jeni gruaja shqiptare që keni bërë historinë me ngjitjen në majën e Everestit, cila është më e rëndësishme për ju, që jeni gruaja e parë shqiptare që jeni ngjitur në këtë maje, apo vetë pushtimi i kësaj maje?
Uta Ibrahimi:
Ngjitja në majën më të lartë të tokës, Everest 8848m, për mua dhe gjithë popullin shqiptar, është ngjitje historike. Është fakt që për të gjithë alpinistët, ngjitja nëpër maje të larta të Himalayave është shumë e rëndësishme, jo veç për faktin e ngjitjes, por edhe për faktin e shënimit të historisë dhe kthimit shëndoshë e mirë në vend. Do të isha edhe më shumë e lumtur nëse në majën e botës do të kishte mbërri dikush nga gjeneratat e gjyshes apo nënës … mirëpo, si në shumë fusha të tjera edhe në alpinizëm jemi të vonuar, dhe tani ne jemi ata që po shënojmë histori për kombin dhe shtetin. Krenaria për sakrificën dhe mundin gjatë gjithë këtyre viteve, po vlerësohet shumë e më shumë, e sidomos nga populli nëpër të gjitha trojet tona shqiptare.

KultPlus: Nëse mund të krahasohet emocioni i ngjitjes në një ndër majet më të larta të botës me ndonjë emocion tjetër, më cilin do ta krahasoje?
Uta Ibrahimi:
Është ndjenjë e pakrahasueshme … është edhe ndjenjë vështirë që mund të përshkruhet, ishte… ishte… sikur me të prekë dora e Zotit e me të përndritë .. kurrë në jetë nuk do ti harrojë momentet e para të lindjes së diellit të datës 22 Maj 2017 … Ndihem shumë mirë që kam qenë e vetëdijshme dhe çdo moment të kësaj ngjitje e kam përjetuar maksimalisht.
KultPlus: Çfarë keni menduar në ato momente drejt ngjitjes?
Uta Ibrahimi: Nuk mund të them se kam pas shumë momente që kam menduar për tema të caktuara … më shumë kam kujtuar njerëzit e dashur, njerëzit e familjes dhe shoqërinë të cilët bashkë me mua, kemi kaluar një fazë me sfida dhe sakrifica. Një moment që do ta veoja, ëshë kur arrita në maje, edhe gjatë kohës kur pushoja dhe shihja atë mrekulli, me shkoi mendja te njerëzit e vendit tim, sa të vogla e sa të parëndësishme m’u dukën krejt grindjet, inatet, kacafytjet mes njerëzve. Toka prej atje lartë, ishte shumë e bukur e qetë e me shumë dashni.

KultPlus: Përgjatë rrugëtimit drejt majës së Everestit, a ka pasë raste kur i ke thënë vetes se pse i ke hyrë kësaj rruge?
Uta Ibrahimi:
Ka pas shpesh momente të tilla, sidomos kur lodhja ishte shumë e madhe .. mirëpo asnjëherë aq serioze sa të më kthente poshtë … ose ndoshta pse dashnia për ngjitje në maje ka qenë shumëfish më e madhe se sa mendimet për lodhjen.

KultPlus: Në anën tjetër edhe rreziqet nuk mungojnë drejt këtij rrugëtimi, pikërisht brenda asaj periudhe, kjo majë i mori jetën afro 16 alpinistëve nga vende të ndryshme të botës, keni menduar për vdekjen?
Uta Ibrahimi:
Po është e vërtetë. Numri i vdekjeve në Everest është shumë i lartë për shumë arsye. Para se të filloja ekspeditën, ndonjëherë shikoja video në youtube, edhe pse refuzoja të shihja video e dokumentar, tmerrohesha kur i shihja këto video … atje, kam parë njerëz që kanë qenë të sëmurë, njerëz që kanë qenë afër vdekjes, kam parë edhe trupa të njerëzve të vdekur … Momentin e parë që jam përballë me një alpinist sllovak, i cili veç ishte afër vdekjes ka qenë e tmerrshme. Ishte zona mes kampit 4 dhe majës, diku në 8400-8500 metra ku edhe ish një pjesë shumë e pjerrët dhe ishte kombinim i gurit dhe akullit, dhe me këtë rast ngjitja ishte edhe më e vështirë … dhe për ta tejkaluar këtë alpinist duhej që të afroheshe dhe të zhvendosje siguresat prej njërës anë në tjetrën, dhe në këto raste ishe fizikisht shumë afër njerëzve dhe kishe mundësi që të kuptoje më mirë gjendjen e të tjerëve…Më kujtohet që jam ndal dhe kam dashur ti jap diçka prej ushqimeve të pakta që i kisha në njërin xhep … dhe në ato momente kanë filluar disa alpinistë nga mbrapa të bërtasin, dukë më thënë që të vazhdoja me ecje.
E kam kuptuar që në momente të tilla duhet të ecësh, sepse nuk ke asnjë mundësi që të ndihmosh njëri tjetrin. Pas kësaj, kam parë edhe disa trupa të cilët kishin vdekur disa ditë përpara … edhe ajo në momentet e para ishte e tmerrshme, dhe më pas .. sikur gjithçka normalizohej dhe ëndrra drejt majës vazhdonte të mbetej prioritet.

KultPlus: Dhe pavarësisht rreziqeve, suksesi i Everestit duket se ju magjepsi, ju po brenda këtij viti pushtuat edhe majën tjetër, atë të Nepalit, cilën përvojë e konsideroni më të veçantë?
Uta Ibrahimi:
Për herë të parë në Himalaya kam qenë në dhjetor të vitit 2016 .. ku u magjepsa me mrekullinë që ka ditur nëna natyrë të krijojë. U mahnita me kulturën, malet e sidomos me njerëzit dhe dashninë e pasionin e tyre për malet. Krejt kjo ka ndikuar në mënyrë madhështorë në Utën e maleve. U ktheva me plot jetë dhe ëndrra. E fillova ëndrrën e 14 Majeve të Tokës. Gjithsej janë 14 maje më të lartat në rruzullin tokë, e të cilat janë mbi 8000 metra lartësi mbidetare. Kjo ëshë ëndrra të cilën do ta ndjek edhe për 6 vitet e ardhshme (2023) ku do të provoj ngjitjen edhe në 12 Maje të tjera … 2 prej tyre tani veç i kam realizuar me sukses, Everestin 8848 dhe Manaslu 8163. Më e veçanta në krejt këto ngjitje ëshë maja më e lartë e tokës! Fakti që s’ka më më lartë, të bën të ndihesh si njeriu me më shumë fat në këtë tokë.

KultPlus: Pavarësisht këtyre sukseseve, udhëheqësve të Kosovës duket se nuk iu bëri shumë përshtypje ky fakt, ata nuk organizuan ndonjë pritje për këtë sukses, edhe përkundër asaj se ju vendosët flamurin e Kosovës në të dy majet, të ka zhgënjyer ky fakt?
Uta Ibrahimi:
Kam vendos që këto ngjitje ti bëj me 2 flamujt, atë me të cilin u rrita dhe atë me të cilin shtet prezantoj. Udhëheqësit na nderuan duke shkruar nga një status në FB, ashtu sikurse shumë organizata të tjera në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk u bë asgjë tjetër më shumë … përveç nderit që më bëri presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Do të vazhdoj ngjitjet e mia bashkë me përkrahjen e popullit shqiptarë, gjithandej nëpër trojet shqiptare, ndërsa politika dhe njerëzit në krye, sot janë dhe nesër nuk janë … e kur nuk janë më, janë të pavlerë. E ne jemi këtu gjithmonë.

KultPlus: Por në anën tjetër populli u entuziazmua nga guximi i juaj, është më e fuqishme kjo dashuri e njerëzve se sa vetë injoranca e udhëheqësve?
Uta Ibrahimi:
Populli ka qenë dhe vazhdon të jetë motivi im kryesor i ngjitjeve të mia. Pa dashninë e popullit, këto ngjitje do të ishin të pamundura. I kam falënderuar prej zemrës shumë herë e vazhdoj ta bëj sa herë ta kem mundësinë.

KultPlus: Dhe emri i juaj zyrtar është Flutura, një emër që simbolizonë lirinë, mu sikurse pasioni i juaj, të vjen keq që tashmë nuk njiheni me emrin Flutura por Uta?
Uta Ibrahimi:
Flutura është emri që ma ka vënë gjyshja, e Uta është emri që ma kanë lënë mbesat, e që dy emrat janë të lidhur shumë me mua, dhe nuk më vjen keq cila do që përdoret.

KultPlus: Dhe për fund, Uta Ibrahimi u shndërrua brenda një viti në një alpiniste tejet të shkëlqyer duke pushtuar dy maje shumë të rëndësishme, çfarë sfida keni vënë para vetës për vitin 2018?
Uta Ibrahimi:
Viti 2018 do të jetë po ashtu me plot ngjitje dhe aktivitete në Kosovë dhe më gjerë. Do të vazhdojë prezantimet nëpër shkolla fillore, universitete, organizata etj. për të ndarë eksperiencën time me të rinjtë e kësaj toke, me qëllimin e inspirimit të gjeneratave të reja dhe ndjekjes së ëndrrave. Do të vazhdoj promovimin e Kosovës dhe Shqipërisë si destinacion për turizëm nëpërmjet organizimit të toureve për turistët e huaj nëpërmjet kompanisë time, Butterfly Outdoor Adventure. Si dhe qysh edhe e ceka më lart, përveç ngjitjeve të mia nëpër Kosovë dhe rajon, plani kryesor është të ngjiten në 12 maja të tjera të Himalayave, 2 prej tyre do ti kem në 2018 … më shumë informata do ti lancojmë në Janar 2018.
Për fund, të gjithë njerëzve të kësaj toke ua uroj Vitin e Ri, duke ua kujtuar që jeta është shumë më e bukur kur jemi një me natyrën, kur e ruajmë ambientin ku jetojmë, kur e përkrahim njëri tjetrin e kur japim dashni te njëri tjetri.
Gëzuar 2018. Utalaya Himalaya!/KultPlus.com

Januz Beqiraj, balerini që sakrifikoi natën e dasmës për shfaqje baleti

Në një natë dhjetori,shumë këngëtarë e mysafirë ishin mbledhur në odën e burrave të familjes së Januz Beqirajt, ku e gjithë shtëpia e tij në Staradran të Istogut ishte rrëmbyer në këngë e valle të daulleve që luheshin për natën e dasmës së djalit më të madh të asaj familjeje. Vet balerini Januz Beqiraj, ndodhej para një publiku krejtësisht tjetër, para të cilit po prezantohej me rolin kryesor në shfaqjen e baletit “Gershfin” në Prishtinë.

Gili Hoxhaj

Dita e njëzetë e shtatë e muajit dhjetor, balerinit Beqiraj i kishte qëlluar që të jetë nata e dasmës, e cila do të zgjaste për tri ditë në shtëpinë e tij, kurse ai pikërisht në natën e dasmës kishte shfaqjen e fundit të vitit 1979-të, në të cilën nëse ai mungonte, i gjithë teatri me rreth 120 punëtorë, e tri ansamble mbeteshin pa pagë.

Derisa Januz Beqiraj për KultPlus, e sjellë këtë rrëfim që e kishte përjetuar në mes dy emocionesh, ai shpesh bën një pauzë mes fjalëve, e rrëmbehet nga kujtimet e asaj nate, e të asaj periudhe në përgjithësi. Këtë situatë, ai e kishte mirëpritur me shumë humor e kënaqësi, për shkak të dashurisë që ushqente për baletin dhe respektin që gëzonte për kolegët e tij. Duke qenë se Januzi shpesh kishte qenë i njohur për batuta në rrethin shoqëror, përveç mikut të tij AhmetBrahimaj, askush nga miqtë e tjerë balerinë nuk e kishin besuar që ai do të martohej ditën e nesërme, pas shfaqjes.

“E kemi dashur shumë baletin, e kemi respektuar teatrin dhe njëri-tjetrin, e kemi respektuar secilin punëtor, përndryshe në balet nëse nuk ka harmoni me njëri-tjetrin, nuk ka ansambël të mirëfilltë”, është një nga fjalitë në të cilën ai dëshmon më së miri përkushtimin e dashurinë ndaj baletit dhe njerëzve me të cilën kishte ndarë shumë nga përvoja e tij.

Balerini shqiptar shumë shpesh është gjendur mes katrahurave

Januz Beqiraj që në fillim të rrëfimit të tij tregon se në jetë është gjendur shpesh mes katrahurave, në të cilat e kanë goditur dallgët e jetës, e shpesh e kanë nxjerrë buzë vendimeve që kurrë nuk i kishte paramenduar. Ai tregon se rrugëtimi i tij që nga shkollimi fillor nuk ka qenë i lehtë, ku ai për katër vite kishte udhëtuar në këmbë rreth shtatë kilometra çdo ditë nga Staradrani deri në Gurrakoc. Edhe pse, një nxënës i shkëlqyer, pikërisht në prag të mbarimit të shkollimit fillor, njëri nga arsimtarët kishte vendosur që mos ta kalonte atë. Edhe pse e vështirë në atë kohë për Januzin që të largohej nga shkolla e shoqëria, ai zhvendoset në shkollën e Trestenikut, ku edhe për të shkuar në atë shkollë i ishte dashur të ecte në shumë fusha. Ditën që ai pranohet në gjimnaz, momentin kur afrohet tek dyert e oborrit të shtëpisë, ai kafshohet nga qeni që e mbante dhe e ushqente çdo ditë, dhe pikërisht ky ishte momenti kur Januzi e ndjente se jeta do t’i shërbente plot befasi.

Tronditja që i kishte dhënë peshën më të rënd të trishtimit deri atëherë ndodhi po atë ditë kur babai i thotë se për shkak të kushteve financiare, shkollimi i tij duhej të ndërpritej dhe jeta e tij duhej të lidhej me një zanat.

“Babai më thoshte se meqë tokën nuk dëshiroja ta punoja, kishte vendosur që të më fusnin në një zanat në Pejë, sepse ai nuk kishte mundësi që të më shkollonte…, u demoralizova, në atë moment shumë u demoralizova. Isha shumë i ri dhe nuk e njihja dikë atje. I kisha vetëm katërmbëdhjetë vjet dhe fillova të punoj si zdrukthëtar”, tregon Beqiraj për KultPlus. Dhe deri sa flet duket se ende përshkohet nga ndjenja e trishtimit, duke qenë se ëndrra që e kishte ushqyer me vite të tëra si fëmijë, po i mjegullohej para syve, ende pa e shijuar as edhe një pjesë të saj.

Babai e dërgon për zdrukthëtar, Januz Beqiraj me sy nga Shkupi për tu bërë balerin

Pasi që Januzi vendoset në Pejë, ku edhe fillon të punoj, ai banon në një banesë me shokun me të cilin ishin pranuar së bashku në gjimnaz.Duke qenë se shoku i tij i banesës shkonte çdo ditë në shkollë, Januzi thotë se ai ndante të njëjtën banesë me të, por jo edhe të njëjtën kënaqësi, ai thotë se çdo ditë kthehej i përlyer e i lodhur nga puna, e pa vullnet. “Vetëm mendoja se si ta gjeja një situatë që të shkollohem”, tregon Beqiraj.

Nuk ishte që e nënçmonte zanatin e zdrukthëtarit të cilin e ushtroi për një vit e gjysmë, e që thotë se punon edhe sot në raste të caktuara, por ky nuk ishte një zanat i cili e përmbushte personalitetin e tij. Për një vit e gjysmë, ai rreket mendimeve, për të gjetur një rast që do t’i ndihmonte atij të dilte nga situata në të cilën ishte. Në një ditë derisa ai po punonte në një lagje të Pejës, takimi dhe biseda me një nip të tijin i kishte ngjallur atij shpresën për t’u futur në një rrugë për të cilën nuk e kishte as edhe idenë më të vogël.

“Një ditë vjen një nip i imi nga Vrella dhe më thotë, dajë unë do të regjistrohem në shkollën për artistë, atëherë i thash se në këtë shkollë po regjistrohet pra edhe daja, sepse nuk jam aq i keq sa të mos jem edhe unë artist. E mbaj në mend që më tha ‘Dajë ti je mirë këtu ku je’”.

As kjo bisedë jo shumë shpresëdhënëse për Januzin nuk i kishte ndikuar atij që të mos e merrte seriozisht konkursin për t’u bërë pjesë e shkollës profesionale të Baletit në Shkup, pasi që nga ajo bisedë , Januzi kishte qenë tejet vigjilent për të mos e humbur shpalljen e konkursit. Gjatë qëndrimit të tij në Pejë, ai fillon e zgjeron rrethin e tij të shoqërisë edhe me Skendër Dominikun nga po ky qytet, me të cilin bashkë marrin vendimin që t’i hyjnë provimit pranues për t’u bërë pjesë e shkollës së baletit.

“Kur shkuam tek shkolla, aty vazhdimisht njerëzit shtyheshin që të hynin brenda, si sot më kujtohet kur doli drejtoresha dhe tha që të gjithë të renditemi dhe vetëm kujt ti drejtohej ajo, kishte mundësi që të hynte brenda, ajo erdhi dhe u ofrua të unë dhe Skënderi dhe na tha që të hynim brenda” kujton plot nostalgji Januzi, shkëndijën e parë të rrugëtimit që ia idealizonte ëndrrën e kamotshme.

Ai thotë se rezultatet e këtij provimi e nxjerrin atë kah fillimi i listës së të regjistruarve, dhe ishte pikërisht ky momenti kur ai po shkelte realitetin e ëndrrës së tij për shkollim.

“Më regjistroi në fillim të listës dhe më tha se je i pranuar. Skënderi më pyeti se a do të vazhdoj shkollimin për balerin, e mbaj mend që pas asnjë dyshim i pata thënë ‘Po’, ky ishte momenti që unë tërë kohën e kërkoja , të shkollohem e veçmas me bursë të shtetit”, tregon Beqiraj, i cili shpesh vendos dorën e tij në faqe dhe duket sikur para syve të tij rikthehen momentet e asaj kohe.
Ai thotë se edhe pse një balerin jo shumë shtatgjatë, ka arritur që të jetë një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme profesionale të cilën e ndoqi në Shkup, ku edhe mësoi çdo gjë lidhur me baletin.

Martesa e balerinit: premiera dhe nata e dasmës në të njëjtën mbrëmje

Kur kthehet nga shkolla e mesme e baletit në Shkup, ai bëhet pjesë e trupës së parë të baletit në Kosovë, e cila u formua në vitin 1972. Duke qenë se Januzi deri më tani kishte arritur të përmbush veten në aspektin profesional,e në vitin 1977 e kishte kryer edhe shërbimin ushtarak, ai në qershor të vitit 1979 pas qëndrimit pesëmbëdhjete ditor në Shqipëri ku kishte performuar në shfaqjen “Halili dhe Hajria”, kur kthehet në shtëpi, babai ia hap një temë të re, që po ashtu përcakton edhe fatin e tij në të ardhmen.

“Kur u ktheva, më tha baba një dëshire e plotësove. Në Shqipëri shkove, e tash bir e ke martesën. Më tha tash duhet të martohesh se shumë shpejt po i afrohesh moshës tridhjetë vjeçare. E më pas, baba më pyeti a po martohesh siç do ti apo ashtu siç dua unë”, tregon Januzi, i cili poashtu ka shpjeguar se kjo ishte biseda e parë e Januzit me babanë për martesën. Lidhja e afërt që kishte ai me babanë, e bën që ta aprovoj kërkesën e tij,e të martohet me mblesëri me një vajzë Deçani.

Edhe pse Januzi nuk e kishte zgjedhur vet gruan me të cilën do të ndante vazhdimin e jetës së tij, ai kishte përcaktuar vet datën e martesës. Ai në një bisedë me vëllain e nuses ia bën me dije që fiks tre muaj pas datës së fejesës, ai do që ta marr nusen në shtëpi.

“Unë nuk e dija se çfarë do të ndodhte pas tre muajve, por ne si trupe e baletit ishim borxh me një premierë deri në fund të vitit. E angazhuan një koreograf Slavko Pervan dhe mua ma dhanë rolin kryesor të asaj shfaqje me balerinën Minka Kamberovic, dhe i pata thënë drejtorit HazirMiftari që të mos ma japte rolin kryesor, mbaj në mend që ai më pat thënë se duhet të luaja rol pas asnjë zhurmë, sepse ma kishte besuar koreografi”, tregon ish-balerini Januzi, madje as kërkesa e tij për ta zhvendosur datën nuk ishte aprovuar, për shkak se pas kësaj date të gjithë duhet të përgatiteshin për Vitin e Ri.
Askush nga miqtë e tij nuk e dinin që balerini Beqiraj, në këtë datë e kishte edhe natën e dasmës. Ai nuk i kishte treguar askujt as për fejesën e tij. Pas premierës kishte qëndruar edhe rreth gjysmë ore në festën e premierës, dhe më pas ishte bërë gati që të niset në shtëpinë e tij. Ai tregon se para se të nisej në fshat, i pat ftuar të gjithë të pranishmit ne dasmën e tij, ku Januzi kujton se e gjithë trupa kishte mbetur e stepur, pa i besuar edhe deri në momentin kur ishte ngritur në këmbë për të marë rrugën për në Staradran të Istogut.

“Më të vërtetë, përveç Ahmetit askush nuk më besonte që unë po martohesha”, tregon duke qeshur Januzi.
Januzi, tregon se si drejtori Miftari i kishte ofruar kombi-busin dhe shoferin për të shkuar në shtëpi, aty ku edhe arrin në orën dy pas gjysmës së natës, atëherë kur festa e natës së dasmës vetëm se kishte shkuar drejt fundit, për t’ia lënë vendin ditës që po vinte, marrjen e nuses.
“Meqë nuk kisha qenë për shumë kohë në shtëpi, një e afërme thotë se kush janë këta dy, kurse kafexhiu i thotë se nuk e di se kush janë por le të hyjnë në dhomë”, rrëfen Januzi, i cili që ditën e nesërme së bashku më të afërmit festoi martesën e tij.

Januz Beqiraj: Edhe sot e përcjelli krejt punën e Baletit

Pas luftës, ai ishte paraqitur dhe në dy shfaqje, të cilat ishin të mjaftueshme për ta kuptuar se mosha e tij për të ushtruar profesionin e balerinit, tashmë kishte kaluar. Ai më pas kishte ushtruar profesionin e profesorit në Shkollën e mesme të Baletit, si pjesë e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”. Januzi tregon se përpjekjet e tyre kanë qenë që krahas dijes, nxënësve t’u jepej dhe vullnet e disiplinë në punë. Lidhur me këtë ai tregon edhe një rast në një mbledhje ku drejtori i shkollës, AhmetBrahimaj, u thotë se profesioni i baletit nuk është aq i lehtë dhe kërkon shumë rregulla e përkushtim duke ua përmendur edhe rastin e tij se si nuk kishte qenë i pranishëm në dasmën e tij.
Januz Beqiraj thotë që tërë dijen dhe eksperiencën e tij është munduar t’ua trashëgoj nxënësve të tij, ndërsa tha për KultPlus se ndihet krenar me gjithë trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilët thotë se kanë arritur, falë punës shumë aktive të drejtorit AhmetBrahimaj, i cili ka sjellë koreografë nga shumë vende të botës.

Ai thotë se ende e përcjellë punën e Baletit të Kosovës, dhe se atje shkon ta shoh çdo premierë të kësaj trupe, madje ai thotë se ka shfaqje të cilat i ka parë më shumë se pesë herë. Ai duke qenë se ka luajtur në skenë për njëzetë vite, sot thotë se e percepton dhe e vlerëson me shumë kujdes çdo lëvizje të balerinëve, madje vëmendja e tij shkon përtej balerinëve që shfaqen në rolet kryesore. Ai thotë se arrin ta identifikoj se sa ka arritur ta përvetësojnë rolin edhe balerinët që shfaqen me nën hije dhe prapa balerinëve kryesor. Januzi tashmë i përmbushur edhe me jetën e tij familjare, jeton si pensionist në Prishtinë./KultPlus.com

Erza Muqolli me një milion e gjysmë albume të shitura: Dëshiroj të këndoj edhe në Kosovë

Duket sikur një vazjë nga përrallat. Me sy ngjyrë qielli e me flokë të verdha e të gjata deri në bel, këngëtarja e vogël shqiptare Erza Muqolli edhe jetën e ka mu si në përralla.
Sikurse të mos e merrnin vendimin prindërit e saj që të lëshonin Kosovën dhe t’ia mësynin rrugës për një jetë më të mirë, vështirë mund të besohet se suksesi i Erza Muqollit do të ishte ky të cilin po e shijon ajo bashkë me prindërit e saj.
Vetëm 12 vjece, ajo po konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit. Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, ka dhënë një intervistë për KultPlus, duke shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Jeni një ndër fëmijët më të famshëm shqiptarë, çfarë emocioni të sjellë ky fakt?
Erza Muqolli:
Ndihem shumë mirë që kam arritur të kem këtë famë, e sidomos ndihem e emocionuar kur kam mundësi që ta paraqes në raste të ndryshme faktin që jam shqiptare, sikurse ishte rasti i prezantimit tim në New York, përkatësisht në Kombet e Bashkuara, ku u prezantova dhe përshëndeta mysafirët në gjuhën shqipe, me të vërtet ishte një kënaqësi që si një fëmijë shqiptarë të prezantoj kombin tim në një shtet dhe në një institucion aq të rëndësishëm sikurse janë Kombet e Bashkuara.

KultPlus: Përpos si fëmijë i famshëm shqiptar, ju jeni edhe fëmijë i famshëm francez, si reagojnë apo si reagon me bashkëmoshatarët e juaj?
Erza Muqolli:
Këtu në Francë kemi një popullaritet shumë të madh së bashku me grupin “Kids United” ku gjatë vitit 2016 dhe 2017 ishim në toplistën e albumeve më të dëgjuara dhe të shitura, albumi i grupit tonë përgjatë këtij viti është radhitur në vendin e dytë si albumi më i shitur, kurse albumi i parë është radhitur në vendin e katërt. Unë me bashkëmoshataret e mi jam gjithmonë e njëjtë, sepse nuk e kam ndalur asnjëherë shkollën dhe vazhdoj të kem një shkollim normal, në krahasim me të tjerët që kanë zgjedhur shkollimin me alternancë.

KultPlus: Tashmë, përpos disa paraqitjeve edhe në gjuhën shqipe, ju jeni treguar edhe në gara të fëmijëve në Francë, ku keni zënë vendin e tretë në “France Got Talent”, sa ju ka ndihmuar kjo garë për rrugëtimin e mëtutjeshëm?
Erza Muqolli:
Po, para 3 viteve isha pjesëmarrëse në “Frence Got Talent”, ku arrita vendin e tretë dhe kjo pjesëmarrje më ka ndihmuar shumë për fillimin e rrugëtimit në vazhdim.
KultPlus: Pastaj jeni takuar edhe me këngëtaren e famshme Celine Dion, si erdhët deri te ai takim?
Erza Muqolli: Me Celin Dion jam takuar në koncertin e saj dhe është realizimi i një dëshire të madhe që kam pasur. Ky takim erdhi pasi edhe ajo kishte dëgjuar për mua dhe më kishte dëgjuar si këndoja, unë isha e priveligjuar që të jem e ftuara e Celine para fillimit të koncertit.

KultPlus: Flasim më shumë për grupin “Kids United”, grup me të cilin po shënoni shumë suksese, si po ec karriera e juaj me këtë grup?
Erza Muqolli:
Unë jam pjesë e grupit “Kids United” që nga fillim dhe ende qëndrojmë bashkë, deri tash kemi nxjerr në shitje tri albume të cilat janë ndër albumet më të suksesshme në Francë . Ne gjithashtu kemi pas një turne koncertesh nëpër të gjithë Francën me mbi 80 data koncertesh, që kanë përfunduar më 17 dhjetor të vitit 2017, në sallën më të madhe në Francë në “Accor Hotel Arena”. Përgjatë këtyre koncerteve që kemi mbajtur, në sallë kanë qenë të pranishëm rreth 12 mijë persona.

KultPlus: Gjithë ky sukses përgjatë vitit 2017, po për vitin 2018, keni ndonjë projekt të ri?
Erza Muqolli:
Lidhur me projektet e reja, ne kemi oferta të ndryshme, mirëpo nga fillimi i muajit mars i vitit 2018, do të fillojmë turneun e ri me koncerte anë e mbanë Francës deri në fund te korrikut. Po ashtu nga korriku sigurisht do të filloj xhirimet e një filmi ku kam marr rolin kryesor dhe po ashtu kam edhe disa projekte të tjera.

KultPlus: Jeni prezantuar së fundi edhe në një ngjarje të Ambasadës së Kosovës në Francë, çfarë emocioni të ka sjellë të prezantohesh në një organizim nga Ambasada?
Erza Muqolli:
Po kam qenë pjesë në një tubim të organizuar nga Ambasada e Kosovës dhe gjithmonë është kënaqësi dhe ndihem mirë.

KultPlus: Por tash janë bërë disa vite që ju jeni në skenë, por akoma kosovarët nuk kanë pasë rastin që të dëgjojnë për së afërmi, a jeni duke punuar që të prezantoheni me ndonjë koncert në Kosovë?
Erza Muqolli:
Po, kam pasur dëshirën që një ditë të prezantohemi në Kosovë. Në muajin gusht të vitit 2017 kemi qenë të ftuar ta bëjmë një koncert në Kosovë, në Ditët e Diasporës, mirëpo nuk arritëm që ta finalizojnë ketë koncert dhe na u është dashur që ta anulojmë pjesëmarrjen. Shpresoj për një herë tjetër.

KultPlus: Ju keni kënduar këngë cover në gjuhën shqipe, por jo edhe këngë tuajën, do të dëshiroje që të prezantoheshit në gjuhën shqipe?
Erza Muqolli:
Gjithmonë jam e gatshme te performoj në gjuhen shqipe, mirëpo për momentin jam e angazhuar në shumë projekte lidhur me të ardhmen e karrierës sime e cila menaxhohet nga babi im dhe besoj që do ketë diçka edhe në gjuhen shqipe.

KultPlus: E mendoni se kënga do të mbetet profesioni kryesor?
Erza Muqolli:
Këngën e kam pasion dhe besoj që të vazhdoj gjithmonë në këtë drejtim dhe njëkohësisht jam e përcaktuar që edhe të shkollohem që t’i kem të dyja reciproke.

KultPlus: Dhe për fund, cili është urimi i juaj për Vit të Ri?
Erza Muqolli:
Urimi im ju shkon të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe të gjithë moshatarëve kudo në botë që të kenë shëndet dhe paqja dhe dashuria të jenë pjesë e jetës së tyre./ KultPlus.com

Vjen në shqip libri më problematik i Ernesto Sabatos

Doli nga shtypi libri më problematik i shkrimtarit argjentinas Ernesto Sabato, “Njerëzit dhe ingranazhet”, i përkthyer nga origjinali spanjisht prej përkthyeses Orjela Stafasani, e cila deri tash ka botuar edhe dy libra të tjerë nga Cesare Pavese dhe Luigi Pirandello.

Në parathënie të librit, Ag Apolloni shkruan se “Njerëzit dhe ingranazhet” është një reagim për ta shpëtuar njeriun nga humbja e identitetit të tij, për ta vetëdijësuar atë që të mos jetë thjesht një pjesë e një makine a mekanizmi, por t’i kthehet humanizmit. Po ashtu, ai shton: “I vendosur se shkrimtari duhet të jetë dëshmitar i pakorruptueshëm i kohës së tij, Sabato e shkroi Njerëzit dhe ingranazhet (1951) si një protestë ndaj dehumanizimit dhe teknolatrisë, reagim ky i artikuluar nga një shkencëtar me shpirt artisti, po aq sa edhe nga një artist me dije shkencëtari. Në esenë e fundit, ku proklamon artin si rebelim, i çuditur nga mendimi i filozofit Ortega y Gasset se kohëve të fundit artisti është dehumanizuar, Sabato e kthen shigjetën në anën e kundërt: ai që është dehumanizuar, nuk është artisti, por publiku, turma.

Me këtë libër Sabato nxiti një valë reagimesh ndaj tij, aq sa pas dhjetë vitesh, i ishte shuar dëshira për ta botuar sërish, por në fund të viteve ’90, deklaroi se të vërtetat e thëna në atë libër, vetëm tash po fillonin të kuptoheshin: Kanë kaluar më tepër se dyzet vite nga shfaqja e atij bilanci shpirtëror të ekzistencës sime, të shkruar mes shpërthimeve të bujshme të botës. Sot, pjesa më e madhe e asaj që hodha në letër, përmban një vërtetësi mbresëlënëse. Shumë prej atyre që dikur më sulmuan dhe më vunë në lojë, duke më akuzuar për obskurantizëm, sapo kanë filluar ta kuptojnë botën e egër, të prodhur nga ne.”

Ernesto Sabato (1911-2011) u shkollua në Buenos Aires, ku doktoroi për fizikë. Pastaj shkoi për specializim në Paris, ku u përfshi në qarqet e surrealistëve dhe e braktisi shkencën për letërsinë dhe pikturën, duke i dëshpëruar profesorët e tij që tek ai shihnin një shkencëtar me një të ardhme të ndritur. Gjatë jetës njëshekullore, Sabato i shkroi vetëm tri vepra fiksionale (romane). Romani i parë i tij, Tuneli (1948), u prit jashtëzakonisht mirë dhe u vlerësua lart nga emra të mëdhenj si Thomas Mann dhe Albert Camus. Romani i dytë, Mbi heronjtë dhe varret (1961), vetëm sa e ngriti famën dhe vlerën e tij, kurse romani i tretë, Abadoni (1974), u vlerësua si një vepër që thyen të gjitha rregullat e shkrimit dhe kufijtë mes jetës reale dhe veprës letrare. Pjesa tjetër e krijimtarisë së tij përbëhet nga vepra jofiksionale (ese, kujtime, itinerare), si: Njëshi dhe universi, Njerëzit dhe ingranazhet, Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Përpara fundit etj.

Ernesto Sabato është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj botërorë, i çmuar për autenticitetin, guximin dhe dijen, në të cilën bashkohen arti dhe shkenca. Në veprat e tij, krahas mendimeve të thella, shfaqet edhe një qëndrim thellësisht humanist, si ky me të cilin mbaron libri “Njerëzit dhe ingranazhet”: “Është e admirueshme që njeriu vazhdon të luftojë pavarësisht gjithçkaje dhe që, i zhgënjyer ose i trishtuar, i lodhur ose i sëmurë, vazhdon të gjurmojë rrugë, të lërojë tokën, duke luftuar kundër elementeve dhe madje duke krijuar vepra të bukura në mes të një bote barbare dhe armiqësore. Kjo duhet të mjaftojë për të na dëshmuar se bota ka ndonjë kuptim misterioz dhe për të na bindur se, edhe pse të vdekshëm dhe të çoroditur, ne njerëzit mund të arrijmë në një farë mënyre madhështinë dhe përjetësinë. Dhe, nëse është e vërtetë se Satanai është zot i tokës, në ndonjë pjesë të qiellit, ose në ndonjë qoshe të qenies sonë banon një Shpirt Hyjnor që vazhdimisht lufton kundër tij, për të na ngritur përsëri dhe përsëri mbi baltën e dëshpërimit tonë.”

“Njerëzit dhe ingranazhet” është libër me ese për letërsinë, kulturën, filozofinë, shkencën dhe teknologjinë. Librin e botoi Shtëpia Botuese “OM” (Prishtinë) dhe ka 168 faqe./KultPlus.com

Top lajm në mediat serbe: Kosova në vend të universitetit, xhami me 20 kupola

Nënkryetari i Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli, ka deklaruar se mund të ndërtohet një xhami me 20 kupola në vendin ku tani gjendet Universiteti i Prishtinës. Një gjë e tillë ka qenë edhe pjesë e fushatës së tij zgjedhore, në kuadër të garës që zhvilloi për Prishtinën.
Kjo ide, e përsëritur mbrëmë nga Pacolli, ka ngjallur mjaft reagime, dhe atë jo vetëm në Kosovë.

Lajmi në fjalë ka arritur edhe në mediat serbe, të cilat i kushtuan vëmendje të veçantë

“Pacolli: Në vend të kampusit të Universitetit mund të ndërtohet xhami super moderne”, është titulli i njërit prej artikujve të botuar në Serbi gjatë ditës.

Pacolli u bë nënkryetar i Prishtinës pas koalicionit që arriti me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje. /gazetametro

“Prishtina Brass” me koncert festiv në Prishtinë

Ansambli i tunxhit “Prishtina Brass” me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, të shtunën, me fillim ne ora 14:00, do të realizoj koncertin e fundit për këtë vit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet në ambient të hapur me program mjaft atraktiv, kanë njoftuar organizatorët. Prishtina Brass është ansambël tunxhi i përbërë nga instrumentistë profesionist (të gjithë të shkolluar për instrumentet përkatëse). Ansambli Prishtina Brass ka një repertor mjaft të gjerë. Stili muzikor i Prishtina Brass është një kombinim i periudhave te ndryshme muzikore e gjithashu ansambli kultivon edhe veprat dhe këngët e ndryshme te ditëvë të sotme.

Ansambli rëndësi të veçant i kushton muzikës shqipe, duke mos përjashtuar edhe muzikën jazz. Që nga themelimi është mjaft aktiv. Ka realizuar një numër të konsiderueshëm koncertesh dhe prezentimesh të ndryshme. Ka realizur turne koncertesh në shumicën e qyteteve të Kosovës. Është prezentuar gjithashtu në Shqipëri dhe Maqedoni. Prishtina Brass është prezentuar në festivale të ndryshme si: Albanian Brass Festival, ReMusica, Netët e Prishtinës, Kosova Brass Festival, Ethno Fest etj…

Instrumentistët: Avni Krasniqi – Trumpetë I, Ardit Pira – Trumpetë II, Bledar Bujupi – Korno, Betim Krasniqi – Trombon I, Rejhan Rexha – Trombon II dhe Besa Ahmeti – Tubë./KultPlus.com

Albulena Blakaj vjen me librin për Goethe-n në kulturën shqiptare

Studiuesja e letërsisë, Dr. Albulena Blakaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, vjen me studimin e saj “Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare”, i cili, siç konstaton autorja, fokusohet në figurën e Goethe-s dhe në receptimin e madhështisë së tij në kulturën shqiptare dhe “dëshmon një fakt të pakontestueshëm: adhurimin konstant të shqiptarëve ndaj figurës dhe veprës së tij.

Prandaj, të gjitha shkrimet metatekstuale mbi veprën e tij, që vijnë kryesisht si paratekste në librat e përkthyer të tij, apo si shkrime speciale periodike për përvjetorin e tij, manifestojnë një diskurs glorifikues ndaj shkrimtarit gjerman.” Një pjesë e veçantë e librit flet për ndikimin e Goethe-s në prozën shqipe, ku, siç thotë autorja, përveç idesë romantike të njeriut të tepërt, apo formës së ditarit, romanet shqiptare “verteriane” ruajnë edhe diskursin ankues ndaj shoqërisë.

Studiuesi dhe shkrimtari Ag Apolloni këtë studim e ka vlerësuar si “monografia e vetme shqiptare që trajton çështjen e receptimit të kryeshkrimtarit gjerman në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Rrjedhimisht, kjo është monografia më e madhe shqiptare e shkruar sipas metodës gjermane të receptimit”. Po ashtu, Apolloni shton se studimi “Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare” është një kërkim mbi gjurmët e gjeniut gjerman në letërsinë dhe kulturën shqiptare. “Ky studim monografik mbi receptimin e një kolosi botëror në kulturën shqiptare, i studiueses Albulena Blakaj, është një kontribut i rëndësishëm shkencor dhe letrar, sepse sjell një burim të pasur informatash mbi receptimin dhe përflet, diskuton, komenton, analizon, interpreton dhe kritikon tekste dhe probleme të kthyera në objekt studimor. Nëpërmjet këtij studimi shihet qëndrimi i shqiptarëve ndaj veprës së Goethe-s, një qëndrim që herë është më entuziast, herë më racional, por gjithmonë adhurues.”
Në këtë libër përmenden, evidentohen e komentohen emra të njohur shqiptarë që janë marrë me veprën e Goethe-s, si: Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Skënder Luarasi, Sejfulla Malëshova, Krist Maloki, Lazër Shantoja, Zef Simoni, Vangjel Koça, Branko Merxhani, Shevki Selenica, Aleks Buda, Hasan Mekuli, Klara Kodra, Shpëtim Çuçka, Përtef Kruja, Fatos Arapi, Petraq Kolevica, Pashko Gjeçi, Arshi Pipa, Petro Zheji, Bujar Doko, Robert Shvarc, Perikli Jorgoni, Aristidh Ristani, Visar Zhiti, Vehbi Bala, Jorgo Bllaci, Anila Omari etj.

Kjo monografi mbi Goethe-n, përkatësisht mbi receptimin e tij te shqiptarët, tregon qartë se për shqiptarët vepra e Goethe-s shërbeu si shembull orientimi drejt vlerave letrare dhe kulturore europiane. Sipas autores, “më e rëndësishmja është se, sidomos në fazat e kapërcimeve të mëdha, kur intelektualët e shoqërisë shqiptare e shihnin veten si ‘pjestarë të nje brezi qe mundohet te dale nga errësira në drite’, bëhej thirrje që vepra e ‘Gjysmë- Perëndisë së Weimar-it’, që e shihnin si një ‘gjeni universale’, të shërbente si shembull në perfeksionimin e kulturës sonë dhe formimin e një qytetërimi çfarë i duhet një Shqipërie të re.” Libri “Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare” i studiueses Albulena Blakaj është botuar nga Shtëpia Botuese “OM” (Prishtinë) dhe ka 422 faqe. /KultPlus.com

MKRS-ja për vitin 2017 prezantoi të arriturat dhe sfidat e saj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizoi konferencën e fundit për vitin 2017, me ç’rast ministri Kujtim Gashi prezantoi të arriturat, sukseset dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar MKRS-ja.

Ministri Gashi u shpreh: “Ne sot do të shpalosim para jush një raport përmbledhës të punës, aktiviteteve, rezultateve por edhe sfidave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017”.

“Edhe pse mandatin si Ministër në këtë Ministri e kam marrë pak më shumë se tash e 100 ditë, gjatë kësaj periudhe kam qenë i përkushtuar që të zbatojë planin e punës së Ministrisë, të vazhdojë implementimin e projekteve që kanë qenë në proces, por edhe kam shtyrë përpara politika dhe projekte që i kam propozuar bashkë me Kabinetin tim”, tha ministri Gashi duke nënvizuar se “Ministria e Kulturës, këtë vit ka pas një buxhet prej 25,146.301 € dhe jemi shumë të kënaqur me shpenzimin e këtij buxheti. Deri në më sot kur po raportojmë, ky buxhet është shpenzuar në vlerën prej 96 % dhe akoma janë duke u përpiluar raportet për shpenzimet e dy ditëve të fundit, çka mund të rritet përqindja e shpenzimit”.

KULTURA

Në kuadër të politikës së promovimit kulturor, është përkrahur krijimtaria kulturore në vend, duke përfshirë aktivitetet e institucioneve publike kulturore: Teatri Kombëtar i Kosovës, Filarmonia-Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës, Ansambli KKV “Shota”, Galeria Kombëtare e Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Me qëllim të promovimit kulturor janë përkrahur edhe aktivitetet e kulturës së pavarur, përfshirë ato të asociacioneve dhe organizatave të pavarura kulturore, artistëve etj. Gjatë vitit janë përkrahur më shumë se 400 projekte me shumën totale mbi 1.200,000.00 €.

Pjesëmarrja në ngjarje të rëndësishme kulturore

Gjatë këtij viti Kosova ka qenë pjesëmarrëse në shumë ngjarje të rëndësishme kulturore me renome ndërkombëtare, si:

Edicionin e 57-të të Bienales së Venedikut, ku Kosova ka pas Pavijonin e vet dhe kemi qenë të përfaqësuar denjësisht përmes artistit kosovar me përmasa ndërkombëtare, Sislej Xhafa. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojmë pjesëmarrjen tonë edhe në edicionin e radhës në Bienalen e Venedikut.
Pjesëmarrja në Edicionin e VIII – të Lojërave të Frankofonisë në Abixhan të Bregut të Fildishtë- Pjesëmarrja e Kosovës në këto Lojëra ka qenë shumë e rëndësishme, meqë ishte hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohej në këtë ngjarje. Republika e Kosovës ka shënuar suksese në këto Lojëra, duke fituar dy medalje të Arta në xhudo, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ndërkaq, fotografi Armend Nimani u rëndit në vendin e katërt për fotografinë më të mirë, ndërsa Astrit Kryeziu u rendit në vendin e 4-të në 800 metra vrapim.
Pjesëmarrja e Kosovës në programin Evropa Kreative – Një nga sukseset me rëndësi për kulturën tonë ka qenë aprovimi i Programit Evropa Kreative për Kosovën, me c’rast në janar të vitit të ardhshëm ne si Ministri do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Komisionin Evropian, përmes së cilës Kosova do të përfitoj edhe fonde nga ky program i BE-së. Në kuadër të MKRS-së tashmë kemi krijuar edhe Deskun për Kulturë në mënyrë që të organizohet për të promovuar, organizimin e sesioneve informuese për Programin Evropa kreative.
Gjatë këtij viti, Republika e Kosovës është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Artit dhe Agjencive të Kulturës (IFACCA), i cili është një rrjet global i këshillave të artit dhe ministrive të kulturës. Ky anëtarësim mundëson qasjen në një rrjet ndërkombëtar i cili është i dedikuar në përmirësimin dhe zhvillimin e politikave kulturore, krijimin e fondeve të artit, zhvillimin e audiencës dhe shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit.
Janë ndarë Çmimet vjetore në fusha të ndryshme të kulturës, siç janë: Çmimet për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, çmimet për letërsi, çmimet për teatër, çmimet për muzikë;

Politika e Librit dhe Bibliotekës

Me qëllim të përkrahjes së autorëve dhe botueseve dhe përmes tyre të afrojë sa më shumë librin pranë lexuesve, janë ndërmarrë këto aktivitete:
Botimin e librave (janë përkrah 33 shtëpi botuese dhe 33 autorë)
Blerjen e librit dhe pasurimi i inventarit të bibliotekave kombëtare dhe regjionale (16 shtëpi botuese dhe 63 autorë)
Përkrahjen financiare të botimeve të revistave letrare (janë përkrah 9 revista)
Përkrahja e aktiviteteve letrare (29 aktivitete letrare)
Përkrahja e bibliotekarisë përmes përkrahjes me furnizime me tituj letrar si dhe përkrahja e aktiviteteve në lëmin e bibliotekarisë (26 projekte, si: “Karvani i shkrimtarëve për fëmijë”, “Takimet letrare” në qytete të ndryshme, “Festivali Drini Poetik”, panairet e librit në qytete të ndryshme të Kosovës dhe në Panairin e Librit në Frankfurt)
Për herë të parë MKRS këtë vit ka ndarë Çmimin ndërkombëtar “Letërsia shqipe”, i cili i është dhënë shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Politika e Arteve Skenike-Muzikore dhe Pamore

Në kuadër të kësaj politike, kemi mbështetur aktivitetet e institucioneve të MKRS-së, të cilat përveç veprimtarisë brenda Kosovës, kanë marrë pjesë edhe në shumë ngjarje kulturore ndërkombëtare.
Teatri Kombëtar i Kosovës përveç realizimit të repertorit brenda TKK-së ka realizuar disa pjesëmarrje serioze të shfaqjeve të veta në vende të rëndësishme të rajonit dhe Evropës.
Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet ka shënuar rezultate të shumta në fushën e filmit. Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në festivale ndërkombëtare, duke qenë e pranishme në shumë festivale të kategorisë ‘A’, gjë që tregon për një zhvillim të shpejtë të filmave kosovar e që jemi të lumtur se po e arsyeton investimin që po bëjmë në fushën e filmit.
Filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, propozimi i Kosovës për Oscars, pati premierën botërore në Karlovy Vary International Film Festival, festival ky i kategorisë ‘A’ dhe një ndër festivalet më të vjetra në botë. Pastaj i njëjti film vazhdoi shfaqjen në festivale tjera të kategorisë ‘A’ si Cairo International Film Festival, International Film Festival në India Goa, e në shumë festivale e vende të tjera.
Filmi debutues i regjisores Blerta Zeqiri ‘Martesa’, që pati premierën në Tallin Black Nights Film Festival, gjithashtu festival i kategorisë ‘A’, nga ku triumfoi me dy çmime, çmimi i kritikës, si dhe çmimi special për ansamblin më të mirë të aktorëve.
Ndërsa filmi ‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela, pati premierën në Montreal World Film Festival si dhe filmi i shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi, u dha premierë botërore në Cairo International Film Festival.
Filarmonia e Kosovës Gjatë vitit 2017 (Janar-Dhjetor) realizoi gjithsej 16 projekte koncertale. Rritja enorme e numrit të shikuesve të Filarmonisë është një tregues i mirë i performancës dhe cilësisë që sot ofron Filarmonia.
Baleti Kombëtar i Kosovës gjatë vitit ka realizuar 6 Premiera, ka marrë pjesë në dy (2) festivale jashtë vendit në Austri (Grac), dhe në Bullgari, si dhe ka mbajtur 52 repriza. Po ashtu Baleti ka dhënë shfaqje edhe në disa prej qyteteve të Kosovës.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka vazhduar me koncertet e shumta.
Ka shfaqur koncert për nder të 9 vjetorit të “Pavarësisë së Republikës së Kosovës” dhe për nderë të 28 Nëntorit,
ka marrë pjesë në koncertin e madh që u mbajt në kuadër të Epopesë së UÇK-së.
Ansambli “Shota” dhe Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve i Republikës së Shqipërisë, kanë mbajtur koncertin e përbashkët Tradicional “T’i këndojmë pranverës” që organizohet në kuadër të “kalendarit të përbashkët kulturor”.
Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar në Trabzon të Turqisë, ku u nderua me çmimin e dytë në kategorinë e performancës së përgjithshme, çmimin e parë për muzikë dhe çmimin e parë për veshje.
Këtë vit Ansambli ”Shota” ka marrë titullin ”Mjesh¬tër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka marrë pjesë në “Festivalin e XXIII (23) Ndërkombëtar të Folklorit “Plovdiv 2017” në Plovdiv të Bullgarisë.
Poashtu “Shota” ka marrë pjesë në edicionin e VIII-të, të Festivalit “Fest -Argjiro 2017”, në qytetin e Gjirokastrës.

Galeria Kombëtare e Kosovës ka vazhduar me repertorin e rregullt, duke realizuar 12 ekspozita. Gjatë këtij viti Galeria u bë partner i rrjetit ndërkombëtar BJCEM – (Bienali i krijuesve të rinj të Evropës dhe Mediteranit).
Galeria e MKRS-së në Programin Artistik për vitin 2017 ka realizuar tetë ekspozita.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kulturës, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë.
Është dakorduar nënshkrimi i kalendarit për aktivitete të përbashkëta kulturore me Republikën e Austrisë.
Po ashtu është finalizuar marrëveshja për nënshkrim midis MKRS dhe Komisionit Evropian për “Evropën kreative”, ku Kosova do të fitojë një fond për mbështetjen e aktiviteteve kulturore.

Legjislacioni në fushën e kulturës
Në fushën e legjislacionit të kulturës, është hartuar Koncept dokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore .
Është miratuar Rregullorja Nr. 07/2017 për Ndryshim-Plotësimin e Rregullores 06/2015 për Çmimin Kombëtar Letrar Për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi.

TRASHËGIMIA KULTURORE

Është punuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, përmes zbatimit të projekteve kapitale në fushën e trashëgimisë kulturore, siç janë projektet e konservimit-restaurimit dhe ato të rehabilitimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Një nga sukseset më të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore në 100 ditëshin tim, u shpreh ministri Gashi, është themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë.

Ministria në politikën e Trashëgimisë Kulturore për vitin 2017 ka zbatuar aktivitetet e përcaktuara në dokumentin e Politikave Programore me sa vijon:
Mbrojtja dhe ruajtja
Kërkimet dhe botimet
Promovimi
Në kuadër të politikës së mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturorë, është draftuar Koncept Dokumenti për Ligjin e Trashëgimisë Kulturore
Ne aspektin e mbrojtjes ligjore, është miratuar Lista e Trashëgimisë Kulturore nen Mbrojtje te Përkohshme. Lista përmban 1567 asete ne te gjitha kategoritë, kurse vlen te theksohet se ketë vit janë regjistruar 46 asete te reja, duke përfshire edhe trashëgiminë shpirtërore derisa nuk është bere asnjë largim.
Institucionet vartëse të trashëgimisë kulturore, kanë përgatitur dhe kane dorëzuar 92 dosje te kompletuara të aseteve të trashëgimisë kulturore për procedure te mëtutjeshme ne Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Deri ne periudhën e raportimit, ju informoj se një grup punues është duke shqyrtuar dhe vlerësuar propozimet për mbrojtje te përkohshme për veprimtarinë e SHKA Agimi ne Prizren dhe te Ansamblit autokton “ Rugova “.
Në kuadër te programit: Masa preventive-intervenime emergjente, është intervenuar në rreth 50 asete të trashëgimisë kulturore në të gjitha regjionet e Kosovës, me theks të veçantë në Qendrën Historike të Prizrenit, ku janë realizuar 23 intervenime në asetet e trashëgimisë.
Ne kuadër te mirëmbajtjes dhe pastrimit janë realizuar aktivitete ne ndërtesat me status te mbrojtjes në total në 34 asete në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në fushën e kërkimeve dhe botimeve, në kategorinë e trashëgimisë arkeologjike, atyre ne kuadër te projeksionit kapital dhe gërmimeve arkeologjike me karakter shpëtimi janë realizuar projektet me sa vijon:
Parku arkeologjik “ Ulpiana “
Kalaja e Prizrenit
Kështjella e Harilaqit
Kalaja e Novobërdës
Kalaja e Dardanes
Kalaja e Keqekollës
Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut
Kalaja e Marecit
Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi janë realizuar në të paktën 9 lokalitete në Kosovë.
Është punuar në dokumentimin e trashëgimisë shpirtërore për here te pare dhe është realizuar ne bashkëpunim te ngushte me studiues dhe profesor universitar, me c’rast janë dokumentuar 16 aktivitete të trashëgimisë shpirtërore, të cilat edhe janë përfshirë në Listën për mbrojtje të përkohshme.
Janë përkrahur financiarisht 17 projekte të asociacioneve dhe organizatave joqeveritare që kanë pas në fokus promovimin e trashëgimisë kulturore.
Në fushën e legjislacionit është hartuar koncept dokumenti për muzetë dhe është miratuar Rregullorja për mandatet e institucioneve vartëse të trashëgimisë kulturore.
Në njërën nga objektivat e rëndësishme të MKRS-së për trashëgiminë kulturore që është përfshirja e trashëgimisë kulturore ne planet zhvillimore, është punuar në hartimin e Planit te Menaxhimit për Qendrën Historike te Prizrenit, Planit të Menaxhimit për Parkun Arkeologjik Ulpiana dhe për Kalanë e Prizrenit.
Në lidhje me politikën e promovimit të trashëgimisë kulturore, është bërë promovimi i trashëgimisë kulturore përmes botimeve, hulumtimeve si dhe konferencave dhe aktiviteteve tjera te cilat janë pjesë e kalendarit si: “Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe lokaliteteve, Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane, dhe të tjera që zbatohen edhe nga institucionet vartëse, së fundi promovimi i trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe promovimi i Guidës së Trashëgimisë Kulturore përmes digjitalizimit;
Për sa i përket politikës së edukimit, aftësimit dhe pjesëmarrjes aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, MKRS, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Këshillin Britanik ka ofruar 5 bursa për studime në fushën e arkeologjisë, 3 prej tyre janë përfitues, dhe dy bazuar në Marrëveshjen me “Ecole Noramle Superieure”, Ambasadën e Francës dhe Universitetin e Prishtinës kemi mbështetur 2 studentë.
Gjatë kësaj periudhe kemi hartuar edhe projektin kryesor për Muzeun e Historisë se Natyrës dhe programi për Trashëgimi Shpirtërore.
Ne aspektin e promovimit, pothuajse çdo aktivitet është promovuar varësisht nga tema dhe/apo projekti i miratuar. Ne përputhje me Rregulloren për Çmimet ne Trashëgimi Kulturore, janë ndare çmimet për laureatët.

RINIA

Një nga sukseset me rëndësi për fushën e rinisë në 100 ditët e para të qeverisjes është inaugurimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve në Prishtinë, e cila është bërë me financimin e MKRS-së. Kjo zyrë është themeluar nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Në lidhje me planifikimet strategjike, MKRS ka hartuar Strategjinë për Rini 2018-2022, e cila pritet të miratohet së shpejti.

Në politikën e mbështetjes dhe afirmimit të sektorit të rinisë dhe përmirësimit të shërbimeve të të rinjve, janë mbështetur një mori projektesh për ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore dhe mbështetjen e mekanizmave rinorë për të zhvilluar programe dhe shërbime kualitative për të rinj si dhe ngritjen e shkathtësive jetësore për të rinjtë.
Janë përkrahur projekte të organizatave rinore që kanë pas në fokus ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Janë mbështetur projektet për zhvillim të programeve në trajnime për ndërmarrësi, grante dhe pajisje për start-ups si dhe trajnime profesionale për rikualifikim si dhe sigurimi i intershipit (praktikë në punë). Rreth 200 të rinj janë certifikuar për trajnime profesionale.
Sa i përket komponentës së pjesëmarrjes së rinisë në kuadër të Strategjisë për Rini dhe Planit të Veprimit 2016-2017, në kuadër të implementimit të kësaj strategjie, janë mbështetur 49 projekte.
Në kuadër të mbështetjes dhe fuqizimit të pjesëmarrjes së të rinjve gjatë vitit 2017, përmes mbështetjes dhënë Këshillit Qendror të Veprimit për Rini të Kosovës, janë themeluar Këshillat e Veprimit Rinor Lokal në komunat me shumicë serbe të Leposaviq-it, Zubin Potok-ut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçan-it.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me donatorët
Në bashkëpunim me OSBE-në, MKRS-ja ka realizuar programin 3 mujor për internship të praktikantëve nëpër institucionet publike të Kosovës ku rreth 20 të rinjë kanë përfituar. Me Helvetas Swiss Inter-Cooperation nga Zvicra për Projektin për Aftësitë për Punësim Rural jemi duke realizuar programin në 12 komuna në pjesën lindore të Kosovës, (komunat lindore rurale) në mënyrë mjaft të kënaqshme dhe në veçanti nga zyrtarët e DZHPR-ës vlerësohet kontributi i këtij projekti në zonat rurale.
Është realizuar projekti “Trajnim në punë” përfitues 120 të rinj, Regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës. Implementues: MKRS, MPMS, zyrat për punësim dhe bizneset private.
Është realizuar projekti “Sallonet” përfitues 500 të rinj, në 10 komuna të Republikës së Kosovës. Implementues: MKRS, Qendrat Rinore, Friedrich Ebert Foundation dhe OJQ “D4D”.

SPORTI

Një nga të arriturat me rëndësi për fushën e sportit, sigurisht që mbetet Vendimi për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Futbollit, i cili tashmë ka marrë rrugën e realizimit.
Janë plotësuar dhe ndryshuar Rregullorja për Kategorizimin e Sportistëve dhe të Trajnerëve , si dhe Rregullorja për Kategorizimin e Sporteve.
Është realizuar përkrahja financiare për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federatat Sportive.
Janë mbështetur financiarisht reprezentacionet në garat Kualifikuese për Kampionate Evropiane dhe Botërore, në Futboll, Hendboll, Basketboll, Volejboll, Atletikë, Mundje, Xhudo, Karate, Boks, Çiklizëm,etj.
Mbështetje materiale për klubet të femrave, për pjesëmarrje ne aktivitet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbështetje te aktiviteteve qe kane te bëjnë me masivitetin e sportit, ne nivel lokal dhe nacional.
Mbështetje materiale në seminaret për trajner-e, gjyqtar-e dhe administrator-e të sportit (stafi profesional).
Mbështetje materiale për projektet që mbulojnë shënimin e datave të rëndësishme kombëtare dhe manifestimet tradicionale sportive.
Mbështetje në organizimin e aktiviteteve të Kupës së Republikës së Kosovës.
Mbështetje federatave në ngritjen e kundrave profesional të dalë nga grupmoshat e reja (referë, trajner, administrator etj.
Ngritja e kuadrit mjekësor për të kryer kontrollet dhe testimet standarde për vlerësimin e aftësive lëvizore dhe funksionale(Ne bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë)
Sigurimi i pajisjeve / aparaturës mjekësore për qendrën e mjekësisë sportive;
Trajnimi i kuadrit profesional për punë në Qendrën e mjekësisë sportive.

Sa i përket infrastrukturës së sportit, Janë bërë përgatitjet për ndërtimin e Pallatit Olimpik me Komunën e Prishtinës.
Është investuar në Stadiumin e qytetit të Prishtinës në bashkëpunim edhe me Komunën e Prishtinës.
Janë zhvilluar punimet ne ndërtimin e Stadiumit Ndihmës në Komunën e Prizrenit.
Renovimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë
Është investuar në rregullimin e fushës me bari sintetik në Stadiumin “2 Korriku” në Prishtinë
Vendosja e tribunave teleskopike dhe ulëseve në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë.
Kanë filluar punimet në anekset e fushave ndihmëse në Stadiumin e futbollit ,,Ramiz Sadiku” në Prishtinë,
Investimi në Stadiumiet: “Shahin Haxhiislami” në Pejë, stadiumin e qytetit në Malishevë, Sadiumin e qytetit në Suharekë, stadiumin ,,Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërtimi i stadiumit të qytetit në Kaçanik,
Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Pejës janë bërë përgatitjet për ndërtimin e Fushave të Tenisit.
Kanë vazhduar punimet në ndërtimin e Palestrës së sporteve në Dragash, Palestrën e sporteve në Samadraxhë të Vushtrrisë
Është bërë inaugurimi i Palestrës së Sportit në Zahaq dhe në Loxhë të Pejës.
Ndërtimi i poligonit sportiv në shkollën “Bajram Curri’” në Strellc të Deçanit dhe në poligone tjera.

TË DRETJAT E AUTORIT

Gjatë këtij viti është hartuar strategjia kundër piraterisë;
Është nënshkruar Marrëveshja e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë për fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave tjera të përafërta
Ndër të arriturat më të rëndësishme kanë qenë: promovimi i të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta; trajnimi i grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, policët, ndërmjetësit për të drejtën e autori dhe avokatët; prezantimi në Samitin Evropian të Pronësisë Intelektuale
Task Forca kundër Piraterisë, gjatë vitit ka treguar mjaft sukses, duke sekuestruar mbi 1670 kopje të materialeve pirate (CD, DVD) dhe për shkelësit janë shqiptuar gjoba dhe filluar procedurat në gjykatat kompetente.
Në politikën e promovimit të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta janë organizuar fushata vetëdijesuese dhe promovuese, përmes aktiviteteve promovuese dhe edukuese të mbajtura në shkolla të mesme.
Sfidë mbetët funksionalizimi i menaxhimit kolektiv përkatësisht nënshkrimi i marrëveshjeve të përgjithshme për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta./KultPlus.com

Pse burrat e Hollivudit do të vishen në të zeza në ceremoninë e Golden Globe?

Për herë të parë, aktorët kryesorë të Hollivudit do t’ua dedikojnë veshjen e tyre disa grave. Aktorët më të njohur kanë nxjerrë një njoftim në fillim të këtij muaji, se ata do të vishen në kostume të zeza në Golden Globe, për tu solidarizuar me viktimat e sulmit dhe ngacmimeve seksuale, përcjellë KultPlus.

Dwayne Johnson ka konfirmuar se shumë aktorë meshkuj do të bëjnë të njëjtën gjë. “Po, burrat duke u veshur të gjithë në të zeza do të solidarizohen me gratë për të protestuar kundër pabarazisë gjinore në Golden Globe që do të mbahet këtë vit”, ka shkruar stilisti i famshëm Ilaria Urbinati në Instagramin e tij këtë javë. /KultPlus.com

Verë n’Dimën i ka dhënë një pamje të bukur Prishtinës

Festat e fundvitit janë duke krijuar një atmosferë shumë të ngrohtë në sheshin e Prishtinës, ku shumë të rijnë, qysh prej orëve të hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje po frekuentojnë këtë pjesë, ku tashmë janë vendosur edhe kënde të ndryshme, kënde që tash e sa vite i japin formë organizimit “Verë n’Dimën”, shkruan KultPlus.

Shtëpizat prej druri, produkte të ndryshme të pijeve por edhe të ushqimit tashmë kanë shndërruar këtë pjesë të Prishtinës si pjesën më të frekuentuar të këtyre ditëve të fundit të vitit 2017.
Dhe një pamje e veçantë e kësaj atmosfere vjen edhe prej Lul Makollit, i cili pamjen e kësaj pjese, bashkë me bredhin e ka nxjerrë prej lartë, ku shihet një atmosferë mjaftë festive./KultPlus.com

Robert Elsie la pas vetes dy vepra për shqiptarët, së shpejti promovimi në Londër

I njohur si një ndër albanologët më të zëshëm, si një ndër figurat që bëri shumë për popullin shqiptar, duke u bërë zëri i këtij kombi edhe për vendet jo shqipfolëse, Robert Elsie ka lënë dorëshkrime-libra, të cilat do të publikohen së shpejti, shkruan KultPlus.


“Albania Bektashi” dhe “Libri i Kosovës”, janë dy librat që Robert Elsie i kishte përfunduar më herët, figurë kjo e rëndësishme për popullin shqiptar, i cili ka vdekur më 2 tetor të këtij viti.
KultPlus merr vesh se këta libra do të botohen nga Tauris Verlag në Londër, sikurse që do të publikohen edhe në faqen zyrtare të Robert Elsie, www.elsie.de. /KultPlus.com

Këngëtarja 100 vjeçe Vera Lynn kujton fillet e saja në muzikë: Mamaja nuk më lejonte të luaja në rrugë

Vera Lyn, këngëtarja 100 vjeçare, ka ndarë disa nga momentet e jetës së saj për të përditshmen britanike “The Guardian”. Ajo në këtë intervistë tregon për lidhjen e fortë me mamanë e saj, e cila në të njëjtën kohë kishte qenë e rreptë dhe ishte përpjekur aq shumë në suksesin e saj si këngëtare, përcjellë KultPlus.

“Për një kohë të gjatë pasi fillova shkollën, mamaja nuk më lejonte të luaja në rrugë ose të vizitoja miqtë e mi. Ajo nuk ishte aq e rreptë me vëllanë tim, Rogerin, i cili ishte tre vjet më i madh se unë, por për fat të mirë unë nuk u shqetësova për vetminë time, as nuk e ndjeva mungesën e miqve të mi”, kështu shprehet këngëtarja në intervistën dhënë “The Guardian”.

Mamaja punoi për një rrobaqepëse në Londër para se të martohej. Kur ajo u detyrua të heqë dorë nga puna pas martesës së saj, ajo vazhdoi të bënte rrobaqepësi për njerëzit në shtëpi. Ajo ishte e vetmja me çarmatimin. Babi, i cili punonte si hidraulik, ishte një njeri i qetë dhe i pakëndshëm që i pëlqente të qeshte – dhe ai ishte shumë i mirë.

Ndoshta nuk është çudi që unë u bëra artiste sepse shumë nga të afërmit e mi ishin interpretues të natyrshëm. Fillova të këndoja dhe të kërceja që në moshën shtatë vjeçare. Kam kaluar orë të tëra duke përsëritur këngë të reja, ndërsa mami më shoqëroi me shumë këmbëngulje në piano. Frika se mos po harroj fjalët në publik, shpesh më bënte të qaj, por mamaja ishte e vendosur të më vinte në skenë dhe kurrë nuk u ankova.

Nuk më lejohej të shpenzoja asnjë nga paratë që fitoja. Në ditët e sotme, fitimet e një fëmije këngëtar u rezervohen atyre për të ardhmen e tyre, por prindërit e mi ishin shumë të lumtur për paratë që unë fitoja, pasi që me ato para paguanin shpenzimet e shtëpisë. Ka ndodhur që për një fundjavë kam fituar më shumë se sa fitonte babai bëri në një javë të tërë pune.

Tani Vera Lynn ka një vajzë me emrin Virxhinia, e cila këtë vit është mbushur 70 vjeçare.
“Gjithmonë kemi qenë të afërta, por kur Harry vdiq në vitin 1998 u bë edhe më e afërt me mua. Tani i tregojmë çdo gjë njëra-tjetrës. Unë jam bërë 100 vjeçare këtë vit dhe ende jetoj në shtëpinë time. Shtëpia e Virxhinias është shumë pranë meje. Unë nuk kisha më shumë fëmijë, sepse nuk mund të vazhdoja të punoja, pasi që dhe unë isha shtylla kryesore e familjes” ka thënë këngëtarja 100 vjeçare, e cila ka thënë se edhe pse ka jetuar në një familje të vogël me numër, jeta familjare ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për të”./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=d5aeClRY4kA&list=RDd5aeClRY4kA&t=29

Filma të animuar nga Kosova dhe Vishegradi në Kinemanë Jusuf Gërvalla

Si pjesë e projektit të Anibar “Kultivimi i kulturës së filmit të animuar ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit” i cili u zbatua para dhe gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e një programi të përbashkët të filmave të animuar në të gjitha vendet partnere: Kosovë, Hungari, Sllovaki, dhe Poloni.

Ky program është kuruar me qëllim të prezantimit të filmave të animuar të prodhuar nga të gjitha vendet partnere, dhe do të shfaqet në secilin nga këto vende. Kjo ngjarje do të organizohet për të forcuar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin midis vendeve partnere në fushën e animacionit, dhe me qëllim të promovimit të filmave dhe filmbërësve të rijnë nga këto vende.

Muajin e kaluar ky program i filmave është shfaqur në Budapest në Universitetin Metropolitan të Budapestit dhe në Bratislava në kinemanë Foajé, këtë muaj programi do të shfaqet në Kosovë me datën 28 Dhjetor 2017, në ora 18:00 në kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, për të vazhduar në muajin tjetër në Poloni./KultPlus.com

Danezja 25 vjeçare në këmbë drejt Thethit përmes Luginës së Dukagjinit (VIDEO)

Një vajzë 25 vjeçare nga Danimarka, bëhet kurioze të vizitojë këto ditë të ftohta dhjetori lartësitë e Alpeve Shqiptare dhe në veçanti Thethin. Pasi qëndroi disa ditë në Tiranë, ajo e shpreh këtë dëshirë te miqtë e saj, por ata e këshillojnë që të mos e nis këtë aventurë tani në dimër.

I thanë se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mundësia e arritjes dhe qëndrimit në Theth janë gati të pa mundura. Ajo sfidon këshillat e miqve të saj dhe niset vetëm për në fshatin turistik të Thethit.

Si itinerar ndoqi Luginën e Dukagjinit,në këmbë, në kushte të vështira të motit me borë dhe arriti destinacionin e saj Thethin. Vet lugina e Dukagjinit është një itinerar piktoresk në rrjedhën e Drinit që degëzohet me Luginën e Shalës e Shoshës e zgjatet përtej deri në fshatin Theth., shkruan atsh

Xenia, një Turiste e Natyrës, vjen posaçërisht nga vendi i saj për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një bukuri natyrore e prezantuar tashmë në të gjithë globin. Ajo vendos ta bëjë në këmbë këtë udhëtim dhe ia ka dalë.

Por aventura e saj nuk ka përfunduar në Theth, ajo ka kaluar në këmbë Qafën e Valbonës dhe ka mbërritur në mbrëmjen e Krishtlindjes në Valbonë dhe aty ka festuar me vizitorë të tjerë aventurier të dimrit të ashpër. Por, vajza aventuriere e natyrës, ka sfiduar akoma duke mos fjetur në dhomat e hotelit por në çadrën e saj portative.

Ky është një shembull i trendit turistik në ditët e sotme që duhet mbështetur dhe konceptuar si një risi me vlera të konsiderueshme ekonomike. Gjatë shtegtimit, turistja daneze u shoqërua nga ranger i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër Nard Polia./KultPlus.com

Qosja: Nga Instituti Albanologjik është bërë rezistencë ndaj Serbisë dhe Jugosllavisë

Në shënimin e rithemelimit të këtij institucioni, organizatorët kanë prezantuar katër drejtuesit e këtij institucioni, nëpër periudha të ndryshme kohore, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Sot Instituti Albanologjik i Kosovës mbajti një Akademi solemne me anë të se cilës u festua pesëdhjetëvjetori i rithemelimit të Institutit Albanologjik të Kosovës, shkruan KultPlus.
Ky institut kishte mbledhur katër drejtues të këtij institucioni gjatë këtij gjysmë shekulli: Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Fazli Syla, ndërsa i pari që mori fjalën në këtë ceremoni ishte drejtuesi i tanishëm i këtij institucioni, Hysen Matoshi.

Ai në fjalën e tij u shpreh se ky takim është mbledhur për të shënuar një jubile të veçantë dhe për të theksuar disa nga shenjat identifikuese të arritjeve të këtij institucioni kërkimor shkencor që janë të lidhura me kontekste specifike, shoqërore dhe kombëtare. Ai në fjalën e tij tha se themelimi i institutit në vitin 1953 dhe mbyllja e tij vetëm pas dy vitesh të funksionimi shënojnë përpjekjen e parë për krijimin e kapaciteteve institucionale në fushën e studimeve shqiptare në Kosovën e atëhershme.

“Rithemelimi i institucionit u përcoll me një intensitet tjetër të funksionalizimit qoftë në planin e strukturimit të tij, qoftë në planin e aktiviteteve dhe të botimeve shkencore”, u shpreh Matoshi sot në fjalën e tij. Ai shtoi se falë punës së palodhshme të 134 punonjësve që shprehin dijen, kreativitetin dhe punën e palodhshme, sot pas pesëdhjetë vitesh mund të flasim për arritje të konsiderueshme në Institutin e studimeve Albanologjike.

Disa nga arritjet e këtij institucioni përfshijnë 610 vëllime me botime albanologjike, revista, monografi, materiale studimore ku përfshin 152 numra të revistës “Gjurmime albanologjike”, 75 numra të revistës “Gjuha shqipe”, 14 vëllime të materialeve të konferencës “Java e albanologjisë”, 27 vëllime me folklor shqiptar, dhjetëra fjalorë të gjuhës shqipe, kompleti akademik i Rexhep Qoses prej 40 veprave, është përgatitur për botim kompleti i Anton Cettës. Pas tij fjalën e mori akademiiku Rexhep Qosja, i cili u shpreh se në këtë pesëdhjetë vjetor theksoi mospraninë e përfaqësuesve të institucioneve në celebrimin e këtij pesëdhjetë vjetori të Institutit Albanologjik.

“Në këtë pesëdhjetëvjetor nuk po shoh asnjë përfaqësues, asnjë financues të Institutit, kjo do të thotë se institucionet shtetërore munden pa Institutin, unë them jo, sepse Instituti mundet pa ta, sepse ata kanë mandat të përkohshëm, por studiuesit ata që punojnë në institut, krijueset e arteve kanë mandat të përjetshme dhe i ftoj të gjithë ata që punojnë në Institut se kontratat e tyre mund të jenë të përhershme nëse ata bëhen krijues të dalluar”, ishin fjalët e Rexhep Qoses në fjalimin e tij sot në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Ai tutje u shpreh se ky institut është tejet i rëndësishëm, pasi që ka qenë edhe vendi ku është zhvilluar një pjesë e rezistencës politike, intelektuale dhe ideologjike. “ Pas vitit 1968, dhe veçmas gjatë vitit 1981 në këtë Institut është bërë rezistencë ndaj Serbisë dhe Jugosllavisë”, ai tutje shtoi se shkrimet që janë shkruar në këtë Institut kanë bërë jehonë edhe në botë, ku janë marrë informatat e para për gjendjen e atëhershme në Jugosllavi.

Qosja po ashtu shtoi se ky Institut është i rëndësishëm për Kosovën jo vetëm me punën e tij kërkimore por edhe me jetëshkrimin dhe biografinë e tij institucionale me të cilën ka luajtur rol të madh në emancipimin e Kosovës në atë kohë. Ai tha se ky institucion është i rëndësishëm për krejt popullin shqiptar, jo vetëm për punën kërkimore por edhe për faktin se ka vënë në pah dhe e ka bërë të dukshme thesarin e popullit të shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme.

“Ky institucion ka bërë një punë kolosale me rëndësi të jashtëzakonshme pasi që e ka ruajtur e ka sistemuar, e ka mbrojtur dhe e ka vënë ku duhet në pjesë të madhe të traditës sonë kulturore “, tha Qosja.

Pas tij fjalën e mori, Xhavit Jashari – përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta, tha se Instituti Albanologjik gjatë gjithë veprimtarisë së tij shkencore dhe kombëtare është dëshmuar në lidhjen e tij parimore të projekteve në mbrojtjen e identitetit shqiptar, duke shtuar se ka qenë institucion ku janë afirmuar idetë e luftës për liri. Me këtë rast Jashari po ashtu ndau një mirënjohje për Institutin Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshit.

Ai me të pranuar këtë mirënjohje u shpreh se kjo mirënjohje e obligon edhe më tutje punën e këtij Institucioni./ KultPlus.com

Nuel Ramaj lanson këngën “With You” (VIDEO)

Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.

Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lansuar një video klip me titullin “With You” (Me ty) , shkruan albinfo.ch.

Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, derisa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle. Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn.

Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=57&v=SV2o-s5ZJH4

Jericho ndezë Tiranën me “Tomlin e nanës” (VIDEO)

Këngëtari i njohur Petrit Çarkaxhiu është prezantuar në Tiranë, përkatësisht në Tulla Center i cili ka mbledhë një audiencë të madhe, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje ai ka përzgjedhur këngën “Tomlin e nanës” që ta këndojë si këngën e fundit për mbrëmjen e së martës, këngë që konsiderohet të jetë hiti më i madh i këtij grupi.

Grupin Jericho e ka përcjellë në këndim e gjithë audienca, ku kjo atmosferë shihet edhe nëpërmjet videos. Në këtë mbrëmje përpos Jericho është prezantuar edhe grupi tjetër kosovar “Oborri”/KultPlus.com

Krishtlindjet e para pa George Michael, familja ndan dhimbjen dhe kujtimin për të

Krishtlindjet e shkuara, bota humbi këngëtarin e hiteve të mëdha George Michael. Këngëtari vdiq në moshën 53 vjeçare , pikërisht në Ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, përcjellë KultPlus.

Për familjen dhe miqtë e tij, ai njihej me pseudonimin “Yog”. Familja e tij ndau një kujtesë prekëse një vit pas vdekjes së tij. Duket se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për familjarët dhe fansat e tij pasi që zëri i këngëtarit vjen vetëm përmes këngës.

“Këtë vit ka pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira për ata që kemi qenë të afërt dhe besnikë ndaj Yog-it, jo pak prej neve po përgatiteshim që këtë muaj, të dëgjojmë “Last Christmas” dhe “December song” që dëgjohet në dyqane, dhe radiot, siç ka ndodhur për dekada të tëra. Duke e ditur se ai nuk është më këtu me ne, na mungon shumë “, ka shkruar familja në faqen e tij të internetit.
“Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes sonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, kanë shkruar tutje familjarët e tyre.

Fansat dekoruan gjithashtu shtëpinë e Michael në Gorin-on-Thames me lule dhe shënime të shkruara me dorë.
“Yog, i cili e donte Krishtlindjen dhe gjithmonë shpresonte se do të binte borë … do të donte që secili prej jush që e admironte dhe e donte atë, (po – ai e di që ju donit!) që t’i dedikoni atij një çast, për të ngritur një gotë, për të shijuar muzikën e tij dhe për të menduar me dashuri, duke u siguruar që po e shfrytëzoni kohën tuaj dhe të vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj, “shkroi familja e tij në letrën dedikuar një vjetorit të vdekjes se tij./ KultPlus.com

Denzel Washington: Vendosni Zotin të parin

“Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.
42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:
“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.
Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar. Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.
Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni. Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.
Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”./Bota.al

Banorët e Bethlehem: Presidenti Trump shkatërroi Krishtlindjet pas vendimit për Jerusalemin

Vendasit në qytetin e Betlehemit po fajësojnë Presidentin Trump se ua ka shkatërruar festën e Krishtlindjes pas vendimit të tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, përcjellë KultPlus.

Sheshi i qytetit u mbush me marshin e përvitshëm të Krishtlindjeve, nga besimtarët që morën pjesë në Meshën e Mesnatës të dielën, por turmat ishin dukshëm në numër më të vogël.

Vendorët thonë se turizmi ishte më i ulët se vitin e kaluar. “Trump është arsyeja e parë që kjo është një Krishtlindje e trishtuar për neve”, tha për Jerusalem Post, Khulud Ilayan, një student në Universitetin e Hapur të Al-Quds. “Unë shoh më pak njerëz këtu dhe njerëzit janë të trishtuar. Të gjithë njerëzit këtu nuk e duan atë njeri “.

Turistja franceze Claire Degout tha se vendimi i Trump nuk e pengoi atë për t’i festuar Krishtlindjet në Tokën e Shenjtë. “Vendimi i një njeriu nuk mund të ndikojë në të gjithë Tokën e Shenjtë, Jerusalemi i takon të gjithëve, ju e dini, dhe do të jetë gjithmonë kështu, çfarëdo që thotë Trump”, tha turistja franceze Degou.

Presidenti njoftoi më 6 dhjetor se do të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe tha se Ambasada e SHBA do të shkojë në Qytetin e Shenjtë. Njoftimi i tij nxiti protesta masive në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe afër Betlehemit, që është në jug të Jerusalemit./ KultPlus.com

Fjalimi i mbretëreshës Elizabeth për Krishtlindje (VIDEO)

Mbretëresha Elizabeth, sikur çdo vit ka dhënë mesazhin vjetor të Krishtlindjeve në të cilin ka falënderuar bashkëshortin e saj tashmë pensionist për “ përkrahjen dhe sensin e tij të veçantë të humorit”, përcjellë KultPlus.

Në paraqitjen e saj, të filmuar në dhomën e Pallatit të Buckinghamit, Mbretëresha e lavdëroi Dukën e Edinburgut, i cili u tërhoq nga përgjegjësitë publike në gusht të këtij viti. Ajo gjatë fjalimit të saj thotë “unë e di se mbështetja e tij dhe sensi i tij unik i humorit do të mbeten më të forta se kurrë, përderisa ne kënaqemi në këtë kohë Krishtlindjesh me familjen tonë dhe presim që anëtarë të rinj t’i bashkohen familjes tonë në vitin e ardhshëm “, ka thënë mbretëresha në fjalimin e saj.

Ajo në këtë video paraqitet pranë fotografive të familjarëve të saj, ndërsa të veshur ka një fustan të fildishtë, me ngjyrë të bardhë nga Angela Kelly. Ajo gjatë fjalimit të saj gjithashtu vlerësoi “identitetet e fuqishme” të Londrës dhe Mançesterit që kanë “shkëlqyer” përballë sulmeve terroriste të këtij viti.

Ajo vazhdoi duke thënë se “Në këto Krishtlindje, unë mendoj për Londrën dhe Mançesterin, identitetet e fuqishme të së cilave kanë shkëlqyer përgjatë dymbëdhjetë muajve të fundit përballë sulmeve të tmerrshme. Në Mançester, këto sulme përfshinë fëmijët që kishin shkuar të shihnin këngëtaren e tyre të preferuar. Disa ditë pas sulmeve, kam pasur privilegjin të takoj disa nga të mbijetuarit e rinj dhe prindërit e tyre “, ka thënë mbretëresha në fjalimin e saj të Krishtlindjeve.

“Ne mendojmë për shtëpitë tona si vende të ngrohtësisë, familjaritetit dhe dashurisë, ku ndajmë tregimet dhe kujtime e përbashkëta, gjë që është ndoshta arsyeja pse në këtë kohë të vitit shumë njerëz kthehen aty ku ata janë rritur. Për shumë njerëz, ideja e “shtëpisë” arrin përtej një ndërtese fizike”, ka thënë mbretëresha Elizabeth.

Ky fjalim vjetor, këtë vit është transmetuar nga Sky News dhe është incizuar në dhomën 1844, të pallatit e cila është zbukuruar me një pemë të madhe dhe përmban fotografi familjare./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=bYiJ50TcWp8

Kur Rita Ora performoi para familjes Obama (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora e cila ka zgjedhë këtë vit që të kalojë festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së saj që lidhet pikërisht me festën e kërshëndellave, shkruan KultPlus.

Ajo me ndjekësit e saj ka ndarë videon e vitit 2014, atëherë kur pat performuar në festën e kërshëndellave të organizuar nga familja Obama, ku këngëtarja Rita Ora pat performuatr në këtë festë që konsiderohet të jetë e paharruar për të./KultPlus.com