‘Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd’

KultPlus ju sjell disa thënie mbi politikën nga politikanë të njohur botëror.

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams

2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson

11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi

12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi

14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington

15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark

16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe

18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol

20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson

21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung

22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung

23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër

24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson

25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol

26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik

28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn

31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger./ KultPlus.com

Kompozitori Ardian Halimi me veprën “Stille flüstert um uns beide“ në Deutsche Radio Philharmonie (VIDEO)

Nën dirigjimin e Manuel Nawri, vepra e kompozitorit kosovar Ardian Halimi është prezantuar nga Deutsche Radio Philarmonie, shkruan KultPlus.

Për këtë prezantim ka njoftuar kompozitori Halimi i cili e vlerëson si përmbylljen e javës së kaluar si një nga kujtimet më të mrekullueshme të rrugëtimit të tij si kompozitor.

Vepra e Ardian Halimit “ “Stille flüstert um uns beide” u prit me duartrokitje të mëdha nga të pranishmit, kurse po ky koncert do të transmetohet edhe në SR 2 Kultur Radio në Gjermani, më datën 29 shtator, në 20:04./ KultPlus.com

‘Për ty Atdhe, ma të bukurën kangë, me fuqinë e kësaj zemre do të kendoj’ (VIDEO)

Tenori i njohur shqiptar, Rama Lahaj pat publikuar këngën “Për ty Atdhe”, këngë që po e risjellim në përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Prishtina, Prizreni, Tirana, Kruja e vendet tjera të dy shteteve shqiptare u bënë nikoqire e këngës “Për ty Atdhe” të tenorit, teksa përgjatë videoklipit shfaqen motive të kulturës shqiptare, si veshja, plisi dhe shumë elemente të tjera të cilat e kurorëzojnë këtë këngë.

Kënga muzikën e së cilës e kreu Pjetër Gaci, orkestrimin Shpëtim Saraçi dhe me video produksion nga Entermedia, në të gjitha pamjet shfaq dashurinë e një çifti të ri që vizitojnë vende shqiptare dhe praktikojnë tradita tona, teksa përmbyllja e këngës bëhet me propozimin e Lahajt ndaj vajzës pranë monumentit të Skënderbeut.

Për ty Atdhe

Për ty Atdhe,
ma të bukurën kangë,
me fuqinë e kësaj zemre do të kendoj,
për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.

Për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku,sot i lumtur jetoj.

x2
I bukur je,
ngrihesh madhështor,
si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron,
në mes dallgësh
shkëmb graniti vigan,
s’u përkule nga çdo stuhi e tufan./ KultPlus.com

Murali në pëlhurë i Shuk Oranit në Hamburg të Gjermanisë

Në “Ballindamm 17” në Hamburg të Gjermanisë, në një objekt të vjetër në shëtitoren pranë liqenit Alstar, Shuk Orani ka prezantuar një mural në pëlhurë, që ka një shtrirje prej 12 metrave, ka shkruar fairmontpost, përcjell KultPlus.

Ky objekt që është në rivitalizim dhe që konsiderohet si pasuri e paluajtshme e Hamburgut tashmë ka brenda vetës pëlhurën e Shuk Oranit, në një hapësirë kryesisht pa njerëz dhe në mure që së shpejti do të rinovohen. / KultPlus.com

Robbie Williams me tur të koncerteve, shënon 25 vjetorin e karrierës

Robbie Williams, 25 vjet të  karrierës së tij si solo artist do ti shënojë me një tur të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan KultPlus.

Dhe ky tur i koncerteve është paraparë që të mbahet në tetë qytete.

Williams që nga viti 1995 këndon si solo artist, ku 45 vjeçari më herët ishte pjesë e grupit “Take That”.

Turneu i Williams do të nisë më 9 shtator, një muaj pas publikimit të albumit të tij “XXV”, e që do të performojë në: Londër, Birmingham, Manchester, Glasgoë dhe Dublin./ KultPlus.com

Copë

Sibel Halimi

Me mija fustana shtri në fushë jeshile
Sytë t’i marrin
N’kët fushë lodrue s’kemi
E jona kurrë s’asht kenë
Bojnat e fustanave pikturë jetën na e banë
Të mitë janë tetanë
Fatin e secilit unë e kam pasë
E zeza lindjen ma kujton
Mallkimin që bani edhe trajt’ me qa
Nji fustan i bardhë me nji kordele t’ndame n’dysh n’cep gjini, trishtim
Ah si e mbaj mend këtë ngjyrë, kur bardhësinë ma pshtetën për shpine
E shtrime përtoke në shpinë ku gjithnji derë e huej m’thanë
E huej mos kjofsha kenë
Shumë fustana po i shoh
Duhmë vuejtje si temjan
Të varun në vig që s’kputet kurrë
Se fati i tyne asht tanë kohën n’luhajë
Fustan
I gjatë, i shkurtë as mini as korset, mortajë
Krejt gratë çue n’kamë ka nji fustan me lanë në fushën e virgjënisë
Me vjerrë në vigun e heshtjes
Sepse ato të paprishuna kanë metë
Virgjëninë – tapi për një jetë të tanë
Edhe unë nji po e la
Nji pjesë timen vjerrun
N’përvuejtni
Fustanin e kuq t’dashnisë teme t’parë
E dhunueme po, virgjëneshë përjetësisht!

Nga libri me poezi “Me ekzistu është vetë kuptimi”./ KultPlus.com

Grammy Awards shton 5 kategori të reja çmimesh

Akademia e Regjistrimit njoftoi së fundmi pesë kategori të reja çmimesh “si pjesë e angazhimit të organizatës për të evoluar me peizazhin muzikor në ndryshim”.

Pas shqyrtimit të “propozimeve nga krijuesit e muzikës dhe profesionistët që përbëjnë organin e saj të anëtarësimit”, Akademia e Regjistrimit zbuloi se çmimet e reja do të përfshijnë: Kantautori i Vitit (jo klasike), Performanca më e mirë muzikore alternative, performanca më e mirë amerikane, kolona zanore më e mirë për video lojëra dhe media të tjera ndërvepruese, dhe albumin më të mirë të poezisë së folur.

Këto ndryshime janë vendosur të hyjnë në fuqi menjëherë, që do të thotë se çmimet do të prezantohen në Çmimet e 65-të Vjetorit GRAMMY që do të zhvillohen në 2023.

Së bashku me kategoritë shtesë, Akademia  po krijon një çmim të ri të veçantë për këngën më të mirë për ndryshimin social. “Ky Çmimi Special i Meritës do të përcaktohet nga një Komitet Blue Ribbon dhe do të ratifikohet nga Bordi i Administratorëve të Akademisë së Regjistrimit”, thuhet në njoftimin për shtyp. “Dorëzimet duhet të përmbajnë përmbajtje lirike që trajton një çështje sociale në kohën e duhur dhe promovon mirëkuptimin, ndërtimin e paqes dhe ndjeshmërinë.”

“Ne jemi shumë të emocionuar për të nderuar këto komunitete të ndryshme të krijuesve të muzikës përmes çmimeve dhe ndryshimeve të sapokrijuara, dhe për të vazhduar kultivimin e një mjedisi që frymëzon ndryshimin, përparimin dhe bashkëpunimin,” deklaroi në Harvey Mason Jr., CEO i Akademisë së Regjistrimit. “Prioriteti kryesor i Akademisë është të përfaqësojë në mënyrë efektive njerëzit e muzikës të cilëve u shërbejmë, dhe çdo vit, që kërkon të dëgjojmë anëtarët tanë dhe të sigurohemi që rregullat dhe udhëzimet tona pasqyrojnë industrinë tonë gjithnjë në zhvillim.”/Lapsi.al

‘Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është si një qoshk qetësie, si një perëndim dielli në plazh’

Poezi nga Jose Saramago

Jam në atë moshën, ku gjërat shihen me qetësi, por duke mos harruar se rritja vazhdon.

Jam në atë moshën, ku ëndrrat përkëdhelen me duar dhe iluzionet bëhen shpresë.

Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është një hov i çmendur dhe plot ankth, që digjet nga dëshira për jetë dhe pasioni i shumëpritur.

Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është si një qoshk qetësie, si një perëndim dielli në plazh.

Sa vjeç jam?

Nuk kam pse t’i tregoj vitet e mia me një numër, pasi dëshirat e përmbushura, lotët e derdhur gjatë udhës teksa shihja iluzionet e mia të humbura, vlejnë më shumë se një numër.

Çfarë rëndësie ka nëse mbush 20 vjeç, 40 vjeç apo 60 vjeç ?!

Rëndësi ka vetëm mosha që ndiej.

I kam aq vite mbi shpinë sa të jetoj i lirë dhe pa frikë.

Ta vazhdoj pa frikë udhën time, sepse kam me vete përvojën dhe forcën e ëndrrave të mia.

Sa vjeç jam unë?

Kujt i bëhet vonë!

I kam aq vite mbi shpinë sa ta braktis frikën dhe të bëj çka dua dhe çka ndiej.

Përktheu: Elona Caslli / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e pranishme në darkën e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Selanik të Greqisë, e ku po merr pjesë edhe kancelarit Olaf Scholz, shkruan KultPlus.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë. 🇽🇰🤝🇩🇪”, ka shkruar presidentja Osmani duke publikuar edhe fotografitë e kësaj darke, ku shihet pranë kancelarit Olaf Scholz, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Në Samitin e  SEECP në Selanik presidentja Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon./ KultPlus.com

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, e humbin testin e maturës

83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

Nxënësit që në gjithë gjeneratën ishin 131 ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i duhur, derisa kërkojnë të merren masa për ta ndryshuar këtë gjendje.

Në lidhje me këtë veprim, drejtori i shkollës thotë se i ka tërhequr vërejtjen mësimdhënësit, për të cilin thotë se është punëtorë, por që rezultati i tij është vazhdimisht i dobët.

Me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë, por deri pasditen e së premtës nuk është marrë ndonjë vendim, në lidhje me profesorin që në vazhdimësi ka këso rezultati.

Deri në fundjavë ankesë zyrtare nuk shkoi as në Inspektoratin e Arsimit, ku të rinjtë thonë se e kanë dërguar një kërkesë për tu hetuar ky zhvillim./klankosova./ KultPlus.com

Pesëmbëdhjetë këngët ikonike të luftës në Gala Koncertin e RTK-së

Gala koncerti i RTK-së sjell për publikun interpretimet e artistëve më të mirë të vendit

Pesëmbëdhjetë këngët ikonike të luftës të interpretuara nga artistët më të mëdhenj të kohës, do të vijnë live për publikun kosovar nën shoqërimin e orkestrës së RTK-së, të dirigjuar nga mjeshtri, Valton Beqiri shoqëruar nga kori artistik dhe kori i fëmijëve.

Koncerti do të mbahet në sallën e sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të shtunën, më 11 qershor në orën 20:20 me rastin e shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Meqenëse ky përvjetor i paqes sonë korrespondon me një luftë në zhvillim që po merr jetë njerëzish e po kërcënon sigurinë globale, koncerti do të jetë edhe dedikim i Kosovës për Paqe në Ukrainë.

Gala koncerti i RTK-së po jetësohet në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës, që i dhanë mbështetje të fuqishme kësaj ideje.

Ju presim në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë për t’i përjetuar këngët simbol të viteve të 90-ta dhe për të dërguar mesazhin e përbashkët për paqe në Ukrainë.

Hyrja është falas./ KultPlus.com

‘Zoti të dhashtë bereqet n’tru!’

Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga shprehjet më të njohura shkodrane.

 -Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.

• Fukaraja ma mirë mos leftë.

• Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.

• Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.

• Kur s’ke pula mos ban “ish”.

• Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.

• Grueja asht si gjarpni nën jastek.

• Deka me nder asht kapak florini.

• Ç’ka del prej mice gjun për mij…

• A ke pa me fjetë?

• Kryet thi e menden fmi.

• Zoti të dhashtë bereqet n’tru

• T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.

• Mendja e madhe e zeza e t’zot.

• Inatin e mramjes, lene për nadje…

• Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…

• E han marren me bukë.

• Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.

• I buti – si muti.

• Kur s’ka njeri mend ka kamë.

• Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.

• Zemra m’don – betha s’ma mban.

• Vesha – kopilesha.

• Malli i mirë shitet afër.

• Kush ka mik ka çiflik. / KultPlus.com

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”KultPlus.com

Deputetja gjermane: Reagimi i Vuçiqit për njohjen e Kosovës është skandaloz, ai na ka mashtruar

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur sot vizitat zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku pas Kosovës, ka vizituar edhe Serbinë.

Pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të dy bashkë dolën në një konferencë për media. Gjatë kësaj konference të dy palët folën mbi bisedën e tyre për situatën politike në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se ishte i habitur që Scholz i kërkoi njohje të ndërsjellë të pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar qe një gjë e tillë nuk është kërkuar asnjëherë nga akterët e BE-së.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Bundestagut gjerman, Renata Alt.

Ajo e ka quajtur skandal reagimin e Vuçiqit, teksa ka bërë thirrje që të ndërprehen bisedimet e BE-së me Serbinë, nën arsyetimin se Vuçiq po i mashtron të gjithë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë” shkroi ajo në Twitter.

Presidenti serb tashmë ka bërë me dije që qëllimet e tij në dialogun Kosovë-Serbi nuk përfshijnë njohje të pavarësisë së Kosovë./Front Online/ KultPlus.com

Presidentja Osmani takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis: Kosova dhe Greqia intensifikojnë raportet bilaterale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu, është pritur sot në takim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Në takim me nikoqirin e Samitit të SEECP-sw, kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve tona. “Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Presidentja Osmani, duke përmendur gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Mitsotakis kanë biseduar edhe për luftën ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara karshi sfidimit të vlerave euro-atlantike. Presidentja Osmani ka nënvizuar nevojën për vëmendje të partnerëve euro-atlantik për rajonin tonë, sidomos ndaj veprimeve që kanë për qëllim të destabilizojnë stabilitetin dhe paqen e fituar me mund në rajonin tonë./ KultPlus.com

Të gjitha detajet: Si do të afrohet Ulqini me Velipojën në fare pak minuta

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani, në vetëm disa sosh. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë aktivisti civil nga Ulqini, Xhemal Peroviq.

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, Peroviq thekson afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

“Turizmi modern është ai udhëtues. Turistët nga perëndimi dhe lindja e shohin Ballkanin si një destinacion unik. Kur planifikojnë, ata tani qëndrojnë në një vend për një kohë shumë më të shkurtër, duke dashur të vizitojnë sa më shumë destinacione”.
Në këtë kontekst, thotë Peroviq, rrugët moderne po fitojnë rëndësi.

Draftprojekti i urës mbi Bunë

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë vendbanimet Shën Nikolla në Ulqin dhe Pulaj mbi Velipojë.

Gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ajo do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta.

Ura e planifikuar mbi lumin Buna

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë nëntë milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth 18 muaj.

Ura do të vendoset mbi degën e lumit Buna në dy degë që formojnë vendbanimin ekskluziv turistik të Ada Buna në Mal të Zi.

Plazhi i Madh i Ulqinit dhe vendpushimi turistik i Velipojës në Shqipëri janë vetëm disa kilometra larg, në vijë ajrore, dhe përshkohen ndërmjet nga lumi Buna.

Për të kaluar nga një pozicion në tjetrin me transport, tani duhet të kalohen rreth 70 kilometra, pra nga Ulqini në veriperëndim deri në pikën kufitare të Sukobinës dhe më pas përmes Shkodrës në Shqipëri, në jug deri në Velipojë.

Me ndërtimin e urës, Ulqini dhe Velipoja do të jenë vetëm pak kilometra larg. Këto dy zona së bashku kanë rreth 34 kilometra plazhe me rërë.

Projekti i dy kryeministrave, të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Gjatë prezantimit të projektit të përbashkët në Ohër, kryeministri Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi në buxhetin e këtij viti ka ndarë tre milionë e gjysmë euro për ndërtimin e urës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë prezantimit të projektit për urën mbi lumin Buna, Ohër, 08 qershor 2022.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë prezantimit të projektit për urën mbi lumin Buna, Ohër, 08 qershor 2022.

Ai pret që në fillim të shtatorit të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë, i cili do të specifikonte detyrimet e të dyja palëve.

“Ura është e rëndësishme, jo vetëm për shkak të reduktimit të rrugës që lidh dy qytetet dhe dy vendet, por edhe sepse kjo zonë ka potencialin si një atraksion turistik”, tha Abazoviq.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi nevojën për të specifikuar buxhetin për këtë investim dhe për të arritur një marrëveshje në përputhje me të.

“Ne jemi për. Edhe projekti është fantastik”, tha ai.

Rama theksoi, gjithashtu, se Shqipëria tashmë po ndërton një rrugë që lidh Velipojën me qytetin e Shëngjinit në jug të Shqipërisë.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.
Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.

Lidhja e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë

Ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili është edhe afarist nga ky qytet, kujton se ura ishte planifikuar para katër vjetësh, porse askush nuk i dëgjoi për të filluar me ndërtimin.

“Ky territor kah deti, do të lidhej si rajon i përbashkët. Turistët e sotëm, ndërsa janë me pushime, duan t’i vizitojnë dy-tri shtet. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për turistët që vijnë në Mal të Zi për të shkuar në Shqipëri dhe Kroaci”, thotë Cungu.

Ai mirëpret lëvizjen e dy qeverive dhe beson se ura do të përfundojë siç është planifikuar.

“Kjo është një nevojë e madhe. Mali i Zi, Shqipëria dhe madje edhe Greqia dhe Kroacia janë destinacione ajrore. Me këtë urë po afrohen edhe aeroportet”.

Siç thanë për Radion Evropa e Lirë në Ministrinë e Investimeve Kapitale të Malit të Zi, këtë vit do të nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti.

“Me këtë dokument do të specifikohen të gjitha detajet sa i përket shumës dhe ndarjes së kostove, mënyrës së përzgjedhjes së kontraktorit dhe dinamikës së punimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po nga kjo ministri thanë se, për momentin, nuk kanë më shumë informacione.

“Kemi komunikim të mirë dhe të vazhdueshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë dhe presim intensifikimin e aktiviteteve për këtë projekt”.

Gjatësia e urës mbi lumin Buna do të jetë 310 metra, do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të ketë trotuare dhe shtigje për biçikleta.
Gjatësia e urës mbi lumin Buna do të jetë 310 metra, do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të ketë trotuare dhe shtigje për biçikleta.

Sipas prezantimit të publikuar në Ohër, projekti teknik i urës, përgatitja e buxhetit, lejet e ndërtimit duhet të përfundojnë deri në shkurt të vitit 2023. Më pas vijojnë punimet ndërtimore. Ura duhet të jetë funksionale nga gushti i vitit 2024.

Ura në Bunë mund të jetë pjesë e autostradës Adriatik-Jon

Aktivisti civil, Xhemal Peroviq, dyshon se ura do të ndërtohet kaq shpejt, sepse bëhet fjalë për një projekt që u përket dy vendeve.

“Për shembull, ndërtimi i rrugës nga Shkodra në Guci, gjithashtu një projekt i përbashkët i Shqipërisë dhe Malit të Zi, është zgjatur. Por, gjëja më e rëndësishme është të ecim përpara”, thotë ai.

Ai pret që ura të jetë pjesë e autostradës së ardhshme Adriatik-Jon.

“E di me siguri që Shqipëria e shpalli këtë rrugë si pjesë e autostradës Adriatik-Jon, e cila do të shkonte në afërsi pas Ulqinit dhe mbi urën e Bunës. Ndërkaq, Mali i Zi, më herët, preferonte që ajo të shkonte në veri, nga Podgorica, përmes Bozhajt në Shkodër, gjegjësisht në pjesën kontinentale”.

Sipas tij, është e palogjikshme që autostrada të largohet nga bregu dhe të zgjatet.

Autostrada Adriatik-Jon është një korridor qarkullimi, për të cilin flitet prej dy dekadash, si një projekt që do të lidhë Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë.

Radio Evropa e Lirë

Vuçiq: Askush i BE s’ka thënë që njohja e Kosovës është qëllimi i dialogut, por kjo po ndryshon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga vendet e Bashkimit Evropian që njohja reciproke të kërkohet si qëllim i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, por se e kupton që edhe kjo po ndryshon.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, tha Vuçiq pas takimit në Beograd me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Scholz ka nisur më 10 qershor turneun e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke vizituar fillimisht Kosovën, ku tha se një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës.

Vuçiq tha se gjërat po ndryshojnë në përputhje me atë që po ndodh “në disa pjesë të tjera të Evropës”.

“Nëse mendoni se duhet të na kërcënoni sepse ne po përpiqemi të ruajmë rendin e Kombeve të Bashkuara ose sepse duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, ne nuk kemi asgjë kundër”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia asnjëherë nuk ka refuzuar apo hequr dorë nga dialogu dhe se është e gatshme të diskutojë zgjidhje kompromisi.

“Mos u zemëroni që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i ndryshëm nga i juaji. Aq sa ju e doni integritetin territorial të Ukrainës, serbët e duan integritetin territorial të Serbisë”, tha Vuçiq.

Ndërkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi në Beograd se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh dhe shtoi se tani është e nevojshme që “të gjithë në proces të bëjnë përpjekje për të bërë përparim”.

“Shpresoj se do të marrim një raport për këtë progres. Hap pas hapi, të dyja palët duhet të kontribuojnë në të dhe janë përgjegjëse për të mos bllokuar asgjë, për të mos shtyrë takimet dhe për të bërë një sërë hapash të vegjël që do të çojnë në qëllimin përfundimtar”, tha ai./REL/

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur, Meri Lalaj


    

Është ndarë nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj. Lajmin e konfirmuan miqtë e saj të ngushtë, ndërsa kërkuan ndihmë për një ndërhyrje jashtë shtetit.

Pasi kaloi me shumë vështirësi COVID-19, e mendoi se e la pas atë periudhë të errët, virusi i shkaktoi dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjenin kurim vetëm jashtë shtetit.

Fatkeqësisht, Meri Lalaj nuk ka arritur ta fitojë betejën për jetën./ KultPlus.com

Sandler arrin rekord me paraqitje në filmin “Hustle”

Adam Sandler nënshkroi marrëveshje prej 350 milionë dollarëve me Netflix, për paraqitje në filmin e ri “Hustle”. Dhe tani ky aktor arriti rekord me të.

Sandler me personazhin e tij në “Hustle” ku luan rolin e një kërkuesi të talentëve të rinj në basketboll, po çmohet më së larti deri më tani në karrierën e tij filmike.

Filmat tjetë të Netfliks, ku ai u paraqit me role, si “The Rediculous 6”, dhe “Murder Mystery”, nuk kanë marrë kritika pozitive.

Regjinë e filmit “Hustle” e ka bërë Jeremiah Zagar.

Veç Sandler, në film me role paraqiten edhe aktorët: Queen Latifah, Ben Foster, Juancho Hernangomez dhe Robert Duvall.

Më gjerësisht rreth ngjarjes në të, Sandler luan rolin e Stanley, i cili kërkon yje të rinj të basketbollit. Ai shkon jashtë vendit për të kërkuar një yll të ri.

Stanley është ish basketbollist, që bëhet kërues i tyre për ekipin Filadelfia 76.

Ai lodhet duke kërkuar në rrugë lojtarë të gjeneratës së re në basketboll, dhe më në fund, pronari i ekipit, Robert Duvall, i ofron pozitën e asistenit të trajnerit. Por kur ekipi i kthehet birit të menaxherit të tij, Ben Foster, atëherë Stanley kthehet sërish në rrugë, por premton se do të gjej një talent për ekipin e tyre.

Dhe ai gjen Bo Kruz-in, me rolin e të cilit paraqitet basketbollisti profesionist spanjoll Juancho Hernangomez.

Stanley e di se ka gjetur një yll të ri basketbolli.

Filmi “Hustle” u lansua në kinema në mënyrë të limituar me 3 qershor 2022. E më pas me 8 qershor u lansua edhe në Netflix./21 Media/ KultPlus.com

Fjalimi emocionues i gruas kosovare: Jam një nanë krenare e djalit tem ‘gay’

Pas ecjes së krenarisë, në rrjete sociale është shpërndarë fjalimi i një nëne kosovare, e cila ka shprehur përkrahjen për djalin e saj, pjesë e komunitetit LGBTQI+. Ajo thotë se është krenare për djalin e saj dhe u ka kërkuar prindërve që të pranojnë fëmijët e tyre ashtu siç janë.

“Qëndrojë sot para juve si një nanë krenare e djalim tem gay”, ka nisur fjalimin e saj Shemsije Çerkini.

Ajo thotë se fëmija është pika ma e dobët e çdo prindi, pa marrë parasysh gjinisë, apo orientimit seksual.

“Evladi është pika e dobët, zemra e cdo prindi. Çdo evlad, cdo fëmijë, qoftë djalë, vajzë, a çkado. Qoftë gej, lesbike, trans. Rehatia e evladit tem është ma e rëndësishme se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

Çerkini ka thënë se është krenare me personalitetin që e ka djali i saj dhe “që është ai që është”.

Nëna kosovare thotë se “i dhemb zemra”, kur qytetetarë të komunitetit i tregojnë për dhunën që u shkaktohet dhe për vështirësitë dhe mospranimin nga familja dhe nga shoqëria.

“Fëmijët e meritojnë me u pranu e me u dashtë”, thotë ajo, duke këshilluar që të përkrahën fëmijët nga prindërit, edhe kur nuk i kuptojnë ata.

Çerkini thotë se nuk duhet t’i bëhet jeta më e vështirë fëmijëve. gazeta express/ KultPlus.com

Margariti: Ekspozita e Brickman hapet bash në vendin e duhur, në Tiranë

“Ekspozita e artistit Dmitry Brickman , “Jeruzalemi nuk është vetëm një qytet”, hapur në Galerinë e Artit, Tiranë është pika kulmore e Javës Kulturore Izraelite, që na zbulon përmes fotografish shpirtin e një qyteti lutjesh”, ka shkruar Elva Margariri, ministre e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, shkruan KultPlus.

“Ashtu si edhe kjo ekspozitë, Javët Kulturore Ndërkombëtare ofrojnë një mesazh paqeje dhe bashkëjetese. Përgjatë gjithë vitit kultura nga 18 vende të botës sjellin në Shqipëri më të mirën e tyre në art, kulturë, kulinari.. Një mundësi për të njohur njëri-tjetrin, për të vendosur ura komunikimi mes brezit të ri dhe për të promovuar vendin tonë. Me siguri, çdo artist i huaj merr me vete dhe një copëz Shqipërie”, ka vazhduar tutje Margariti, e cila ka shtuar se ekspozita e Brickman hapet bash në vendin e duhur, në Tiranë, vendin ku bashkëjetesa fetare dhe mikpritja janë elementë identitarë. Në këto 100 foto të ekspozitës ka pak edhe nga Shqipëria./ KultPlus.com

Johnny Depp së shpejti një album me kitaristin e njohur

Johnny Depp ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e tij.

Aktori zbuloi se së bashku me Jeff Beck do të  publikojnë më 15 korrik albumin e tyre , të titulluar 18.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të luaj dhe të shkruaj muzikë me Jeff, një nga më të mëdhenjtë dhe dikush që tani jam mjaft i privilegjuar ta quaj vëlla im”, tha Depp në një njoftim.

Dyshja publikuan gjithashtu një videoklip zyrtar për këngën e tyre të parë nga albumi i ri, i titulluar “This is a Song for Miss Hedy Lamarr”.

“Unë nuk kam pasur një partner tjetër krijues si ai për shumë vite,”u shpreh Beck, 77, për aktorin. “Ai ishte një forcë e madhe në këtë album. Thjesht shpresoj që njerëzit ta marrin seriozisht si muzikant, sepse është e vështirë për disa njerëz të pranojnë që Johnny Depp mund të këndojë rock and roll.”

Javën e kaluar, një juri prej shtatë personash, i gjeti Depp dhe Heard përgjegjës për shpifje, por kryesisht mbajtën anën e aktorit të Pirates of the Caribbean. Ai u shpërblye me 10.35 milionë dollarë si dëmshpërblim, ndërsa aktorja e Aquaman u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Johnny dhe fansat e tij festuan vendimin , me të duke thënë se “juria ma ktheu jetën time” në një deklaratë. Amber e quajti vendimin një “pengesë” për gratë; Avokatja e saj Elaine Bredehoft tha javën e kaluar seka në plan të apelojë vendimin.

Juristët zbuluan se Heard kishte shpifur për ish-bashkëshortin e saj në shkrimin për Washington Post të vitit 2018, i cili nuk e përmendte atë me emër. Në të, ajo shkroi se “u bë një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje” dhe “ndjeu tërë forcën e zemërimit  për gratë që flasin”./Lapsi.al/ KultPlus.com

“Shabani dhe Hatixhja”, filmi më i ri i Visar Morinës, vlerësohet  me çmimin  “Baumi Script Development 2022”

Regjisori kosovar Visar Morina ka fituar çmimin për skenarin e filmit “Shabani dhe Hatixhja ”, i cilii në skenarin e këtij filmi është duke punuar bashkë me Doruntina Bashën, shkruan KultPlus.

Ky çmim “Baumi Script Development 2022” kapë vlerën prej 21 mijë dollarëve, dhe flet për një familje rurale, e cila pasi që kishte humbur fermën ishte detyruar të shpërngulet në qytet.

Në këtë garë janë shpërblyer edhe dy projekte të tjera filmike dhe për këtë sukës tashmë ka raportuar hollywoodreporter./ KultPlus.com