Edhe pse jemi në fund të muajit tetor, turistët vijojnë që të vizitojnë atraksione turistike në bregdetin shqiptar, favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe ditët me diell.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje ku grupe turistësh po eksplorojnë atraksionet detare në Shëngjin.
“Nga Shëngjini grupet e turistëve nisen për të eksploruar atraksionet detare”, shkroi Kumbaro.
Në Lezhë turistët mund të shijojnë jo vetëm bregdetin, por edhe historinë, natyrën si dhe kulinarinë e pasur në zonë, duke e bërë një destinacion për turizëm gjithëvjetor.
Turistët kanë mundësi zgjedhjeje të larmishme në Lezhë, pasi jan♪7 të shumta aktivitetet ditore.
Vizitorët mund të zgjedhin peshkim në det apo në grykëderdhjen e lumit Drin, vrojtim zogjsh në lagunat e Kune–Vainit. Për vizitorët janë ndërtuar tre kulla vrojtimi, një në Kune dhe dy në zonën e Vainit. Ato shërbejnë për të eksploruar zonën si dhe për të vrojtuar shpendët e shumtë.
Të eksplorosh lagunat e Kune–Vainit për biodiversitetin e tyre, natyrën tërheqëse e çlodhëse është mundësi e mirë edhe për piknik apo për të shijuar kuzhinën e zonës.
Turistët mund të udhëtojnë me skafe drejt “Ranës së Hedhun” për të parë një eksperiencë ndryshe të një prej plazheve më të bukur shqiptarë./atsh/KultPlus.com
Franz Liszt (22 tetor 1811) ishte një kompozitor Hungarez i shekullit XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop, autor, nacionalist dhe një terciar françeskan gjatë epokës Romantike.
Liszt fitoi famë në Europë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze të jashtëzakonshme si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant pronotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner, Hector Berlioz, Robert Schumann, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull, Joachim Raff, Mikhail Glinka dhe Aleksandër Borodin.
Si kompozitor, Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane (Neudeutsche Schule). Ai la pas një punë të gjerë dhe të larmishme, në të cilën ndikoi te bashkëkohësit e tij dhe parashikonte shumë ide dhe tendenca të shekullit XX. Disa nga kontributet muzikore të tij më të shquara ishin shpikja e poemës simfonike, zhvillimi i konceptit të transformimit tematik si pjesë e eksperimenteve të tij në formë muzikore dhe bërja e nisjeve radikale në harmoni.
Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth)/KultPlus.com
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ në aspektin shkencor i përket një fushe të re të studimit, ndërsa është trajtuar nga profesor Rrahman Paçarizi, e që për qëllim ka aspektin psikik individual dhe shoqëror e social për ruajtjen dhe fuqizimin e gjuhës shqipe, jo vetëm në aspektin individual, por edhe institucional.
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ vjen në momente të domosdoshme të studimit të kësaj fushe në gërshetim të katër shtyllave esenciale të trajtuara nga profesor Paçarizi, si prodhimi, të kuptuarit, nxënia dhe rregullimi i gjuhës, thotë Shkumbin Munishi, linguist.
Nuk ishte e lehtë për t’u trajtuar kjo fushë por megjithatë me bashkëpunëtorë, profesorë dhe studentët të cilët kontribuuan, ia arritëm qëllimit, thotë profesori universitar, Rrahaman Paçarizi.
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ i kontribuon jo vetëm atyre të cilët merren me gjuhën shqipe, pa dallim individ apo grupe institucionale, por edhe atyre të cilët aplikojnë dygjuhësinë dhe shumë gjuhësinë, u tha me rastin e promovimit të librit./rtk/ KultPlus.com
600 libra dhe harta origjinale të shtypura nga shtëpitë e para botuese, të krijuara më 1400 deri në 1800 në Venecia, ekspozohen për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare.
Botime dedikuar historisë, letërësisë, e të tjera që shkojnë deri në 624 vjet të vjetra, nuk lënë jashtë foksut vendet fqinje, në këtë rast as Shqipërinë. Por pikërisht në Venecia që në atë kohë ishte kryeqendra e botës, mendohet të jetë shkruar, Meshari i Gjon Buzukut, historia e Skëndërbeut nga Marin Barleti, vepra të Bogdanit e Dhimitër Frangut.
Për drejtuesin e Bibliotekës së Kombëtare, Piro Misha, thotë se këto koleksione të vyera tregojnë që Shqipëria nuk ishte një vend i shkpëutur nga qytetërimi në atë periudhë, por krejt e kundërta.
Ekspozita “Koleksione Veneciane” vjen në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Firences, Institutin Italian të Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 Nëntor./tvklan/ KultPlus.com
Me koncertin “12 Months” të Korit PRO ARS Choir, i cili u udhëhoq nga dirigjenti Sasho Tatarchevski, u shënua mbrëmja përmbyllëse e edicionit të shtatë të Prishtina Internatonal Vocal Festival, shkruan KultPlus.
Amfiteatri i Bibliotekës Universitare mbrëmë në përmbyllje të PriVocal Fest mblodhi adhurues të muzikës vokale, për t’u dhënë program me muzikë tradicionale maqedone. Kombinimi i ritmeve tradicionale me një formë moderne interpretimi ishte elementi kryesor i mbrëmjes, e cila erdh me një përzgjedhje tejet të veçantë veprash.
Kënga e parë interpretuese që u dha nga 18 pjesëtarët e Korit PRO ARS ishte “Liljano Mome”. Ishte një harmoni zërash që emetoheshin në sallë duke përcjellë një muzikë, kulturë dhe traditë të re te publiku i PriVocal Fest. Ndërsa “Kiten Nakiten” ishte një interpretim me tinguj interesantë, ritmikë që krijonin gjallëri brenda hapësirës.
Interpretimi në gjuhën maqedone, megjithëse nuk kuptohej për nga gjuha, arrinte qëllimin e tij përmes zërave dhe jehonave të profesionistëve të cilët kishin zënë gjithë hapësirën e skenës. Pikat tjera interpretuese qenë: “Zoshto mi se srdish libe”, “Koce Berberot”, “Po Drum Odam Majche”, “Potrchano”, “Ni Prela Gora, Ni Tkala”, “Dervishko Mome”, “Kinisa Da Oda”, “Cvetinite Ochi”, “Da Vaj Me Mila Mamo”, “Kalajdzhisko”.
Pas koncertit, dirigjenti Sasho Tatarchevski ka thënë se përgatitja e një programi të tillë ka qenë mjaftë sfidues, pasi kishin të bënin me vepra nga folklori maqedon.
“Është quajtur “12 Months” sepse janë 12 këngë dhe të gjitha janë të bazuara në këngët ekzistuese popullore maqedonase. Disa janë shumë të vjetra, nga traditat e vjetra, disa janë më të reja. Këtë e ka bërë një kompozitor shumë i famshëm maqedonas, Zhivolin Glishikj, në bashkëpunim me PRO ARS Choir. Ai e dinte që do të ishte shumë e vështirë për të kënduar këto pjesë sepse ato janë instrumentale në mënyrën e të menduarit, por ne thjesht donim të bënim diçka që nuk e kishim bërë më parë. Kështu që ne e pranuam këtë sfidë. U desh pak më shumë kohë të përgatiteshim se sa në programet tjera. Në fund është shumë kënaqësi t’i japësh jetë këtij lloj zhanri që nuk është shumë i zakonshëm për rajonin tonë”, ka thënë dirigjenti Tatarchevski.
Ndërsa pjesëtarja e Korit PRO ARS, Elena Vasola, tha se me këto këngë të vjetra në PriVocal Fest është prezantuar Maqedonia.
“Ishte shumë kënaqësi të përgatisnim një program të tillë. Në fillim ishim pak të frikësuar sepse janë pjesë origjinale. Por ja dolëm mirë. Hera e dytë e performancës ishte edhe më mirë dhe sot mendoj se ishte versioni më i mirë që ne kemi performuar ndonjëherë. Shpresojmë që në të ardhmen do të jemi gjithnjë e më të mirë, sepse e dini që me praktikë vjen madhështia që kemi”, ka thënë Vasola.
Ndërsa drejtori i PriVocal Fest, Hajrullah Syla, tha se programi mbrëmjes kishte kërkesa të mëdha artistike, i cili përfundoi me sukses falë nivelit të lartë profesional të PRO ARS Choir.
“Programi i natës së sotme ishte një program me kërkesa të mëdha, e i cili u realizua në një mënyrë mjaftë të mirë nga kori, për të cilën gjë e përgëzoj korin PRO ARS dhe dirigjentin Sasho Tatarchevski, i cili e ka bërë një punë shumë të mirë me ta. Këtë kor e njoh personalisht sepse në të kauarën kam pasur rastin të punoj pjesëtarët e tij në Shkup. Janë në një nivel mjaftë të lartë profesional dhe kjo është dëshmuar edhe sonte në performancën e tyre”, ka thënë drejtori i festivalit Hajrullah Syla.
Më tej, drejtori Syla tha se mbarëvajtja e festivalit ka shkuar ashtu siç edhe është planifikuar, përveç aspektit prezencës së audiencës në ditët e fundjavës.
“Edicioni i shtatë i PriVocal Fest u përmbyll me mjaft sukses, pavarësisht që nuk kemi qenë mjaft të kujdesshëm me aspektin e ditëve të javës. Kjo ka ndikuar pak te dy koncertet e fundit, që ishin gjatë fundjavës në aspektin e prezencës së publikut, pra nuk ka rezultuar ashtu siç e kam pritur. Megjithatë të gjithë ata që kanë qenë besoj që e kanë shijuar shumë”, ka përfunduar drejtori Syla.
Edicioni i shtatë i Prishtina International Vocal Festival u mbajt nga data 14 deri më 20 tetor, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com
Piktori i njohur shqiptar Alush Shima feston sot 82-vjetorin e lindjes.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi sot Shimën me rastin e ditëlindjes, të cilin e cilësoi si “mjeshtri i madh i artit shqiptar”.
“Me një karrierë të mbushur me vepra që sfiduan kufijtë e artit gjatë regjimit komunist, Shima pikturoi fshehurazi për dy dekada, duke mbetur një zë i fuqishëm i artit të lirë. Pas vitit 1990, veprat e tij dolën në dritë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku u shfaqën për publikun. Nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2012, ai vazhdon të kontribuojë në artin shqiptar me krijimet e tij unike”, shkruan Gonxhja.
Piktori Alush Shima lindi më 21 tetor 1942, në një familje me origjinë nga Kuçi i Vlorës, por e ardhur në Tiranë, në vitin 1927. Ishte vetëm 8 vjeç kur Alush Shima nisi të vizatonte. Piktura ishte një pasion i madh edhe për babain e tij, i cili shpesh për të nxitur të voglin e tij drejt këtij rrugëtimi organizonte konkurse mes tyre. Arsimin fillor, Shima e kreu në shkollën “Kosova” (1948), Tiranë. Në vitin 1955, mori pjesë në kursin e vizatimit të Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi” me pedagogë, piktorin Sadik Kaceli dhe më vonë Ndoc Kodhelin.
Shima vazhdoi studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1955-1962). Kreu studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve (1962-1966), që kishte vetëm dy vjet që ishte hapur në Shqipëri. Ateljeja ku ai studiojë drejtohej nga piktorët Sali Shijaku dhe Nexhmedin Zajmi.
Shima i ri punoi si piktor modelist në byronë e modeleve të ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ai realizoi disa tablo me temë historiko-sociale dhe ishte pjesëmarrës vetëm në pak ekspozita kombëtare. Ai ekspozoi për publikun disa tablo kompozicionale, por pas refuzimit dhe kritikave të tablove si: “Skënderbeu”(1968), “Studentja” (1973).
Emri i piktorit Shima është i njohur për artdashësit shqiptarë, së pari si autor i shumë filmave artistikë (piktor filmi dhe kostumesh) të realizuar nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” gjatë viteve 1967-90. Mund të kujtojmë filmat “Gjeneral gramafoni”, “Kohë e largët”, “Në shtëpinë tonë”, “Në çdo stinë”, etj.
Në vitin 1999 Shima u nominua për çmimin “Njeri i vitit” (Man of the year) nga Instituti Biografik Amerikan. Më 31 dhjetor 2012, iu dha urdhri “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Bujar Nishani./atsh/ KultPlus.com
Virgjili ishte një poet romak, i famshëm për shkrimin e Eneidas, dhe për prezencen e tij tek operat e Dante Alighierit. Në shkrimet e tij ai flet edhe për Ilirët dhe Ilirinë.
Virgjili lindi afër Mantovës në vitin 70. Virgjili studioi për retoriken dhe filozofinë në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia. Ndër veprat më të hershme të Virgjilit, më e rëndësishmja është “Bucolica” (Këngë baritore). Vepra të tjera të rëndësishme të këtij autori janë edhe “Eclogae” (Vjersha të zgjedhura), “Georgica” (Poem mbi bujqësin), dhe poema epike kushtuar Oktavian Augustit “Aeneis”
Virgjili në veprën e tij “Bacolica” shpesh përdor realizma të kohës në të cilën jetoi ndërsa në poemën “Georgica” mund të shihet dashuria e sinqertë e tij për natyrën dhe bujqësinë dhe bën përpjekje për të përgjithësuar njohuritë mbi ekonominë fshatare.
Në vepren e tij “Eneiden” (“Iliada” e “Odiseja” romake) tregon për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneas, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërinë e tij në tokën latine qëndroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë mbeti e papërfunduar dhe u botua vetëm pas vdekjes së autorit./KultPlus.com
Baltë e pluhur të bëhem, Të më shkel këmbë e saj. –Naim Frashëri
Ty pluhurin e shenjtë askush s’ta shkelë, As këmbë e saj, as këmbë e Shqipërisë E kush e shkel, kur dhe një kokërr meli Ky pluhur e bleron mes gjithësisë?/ KultPlus.com
Producentja ekzekutive e Festivalit të Këngës në RTK, Arta Avdiu, për këtë edicion tha se realizimi i Festivalit të parë të Këngës ka qenë ëndërr për ne, teksa shtoi se interesimi ka qenë i kahershëm për organizimin e një festivali të tillë, por që, sipas saj, ka munguar vullneti politik për të mbështetur një ngjarje të tillë.
Ajo tha se për realizmin e një festivali të tillë duhet para së gjithash një buxhet goxha i madh, teksa falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe kryetarin e Prishtinë, Përparim Rama për mbështetjen, si dhe organizate tjera të Komunës së Prishtinës.
Ajo krahason skenën e Festivalit të Këngës më skena të tjera të Evropës.“Kemi dashur që të realizohet sikurse që realizohet në Sanremo, Eurovizion, sikundër shumë festivale dhe spektakle të tilla”, theksoi Avdiu.
Ajo bëri të ditur se skena në këtë festival do të jetë më e madhe në sipërfaqe, dyfishi i hapësirës që ishte në vitin e kaluar.
“Skena është shumëngjyrëshe, skena do të jetë më e hapur, do të xhirohet në gjithë sallën e Festivalit të Këngës, do të jetë edhe publiku i ndriçuar, edhe juria, gjithçka, gjithë salla do të jetë e ndriçuar, në mënyrë që të mos jetë vetëm pjesa ballore, pjesë qendrore e Festivalit të Këngës, por të jenë pjesë edhe ata që vijnë aty që do të kalojnë tre net të festivalit”, tha Avdiu.
Ajo bëri të njohur se pothuajse do të jetë ekipi i njëjtë organizativ që ka qenë në vitin e kaluar, teksa shtoi se në këtë edicion do të jetë ekipi nga Mali i Zi, që do ta bëjë transmetimin e edicionit, etj.
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, po thotë se qe i nderuar të priste në takim në SHBA, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai shkruan se ka pak vende në tokë ku Amerika vlerësohet jashtëzakonisht lartë si në Kosovë, transmeton klankosova.tv.
”Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një shkallë më të lartë miratimi sesa në Kosovë, e cila dallohet si një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”.
Shqipëria është një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në botë. Disa nga monumentet më të mira në Shqipëri përfshijnë disa vende historike, kështjella dhe vende të trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO, sipas një artikulli të botuar në revistën e udhëtimeve “Magic Towns”.
Është e rëndësishme të humbisni duke eksploruar rrënoja, shpella, atraksione dhe monumente të reja. Kjo ju ndihmon të lidheni me trashëgiminë kulturore, muzikën lokale, artin dhe jetesën e Shqipërisë.
Nëse dëshironi të zbuloni vendet dhe monumentet më të famshme në Shqipëri, keni ardhur në vendin e duhur! Unë do t’ju udhëzoj 10 vendet më të bukura për t’u vizituar në vend!
Shqipëria është shtëpia e disa prej monumenteve dhe atraksioneve më të mira historike që turistët mund të eksplorojnë.
Ndër to, më të rëndësishme janë Kalaja e Krujës, Kalaja e Gjirokastrës, Kalaja e Lëkurësit dhe Kalaja e Durrësit.
Atraksionet më të bukura përfshijnë Syrin e Kaltër.
Piramida e Tiranës dhe Sheshi Skënderbej shërbejnë gjithashtu si atraksione të njohura turistike, ku organizohen ngjarje të ndryshme kulturore dhe festivale lokale.
1) KALAJA E KRUJËS
Kalaja e Krujës, është një nga monumentet historike më të rëndësishme në Shqipëri.
Ajo ka një rëndësi të madhe në historinë e vendit, pasi përqendrohet në rezistencën e Shqipërisë kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV.
Qëndresa drejtohej nga heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kalaja ndodhet në një lartësi prej 557 metrash. Për më tepër, ka disa muze brenda kalasë. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” i ndërtuar në vitet 1980, dhe Muzeu Etnografik.
2) SYRI I KALTËR
Syri i Kaltër, është një fenomen natyror interesant që ndodh në jug të Shqipërisë, duke e bërë atë një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri.
Fenomeni quhet edhe burimet e Bistricës. Ai shtrihet në 25 kilometra, duke përfunduar në detin Jon, në jug të Sarandës.
Dhe nëse planifikoni të udhëtoni në Shqipëri, është më mirë të arrini me makinë duke përshkuar rrugën Sarandë-Gjirokastër.
3) KALAJA E GJIROKASTRËS
Kalaja e Gjirokastrës është një kala e vendosur në qytetin e Gjirokastrës, e vendosur në një lartësi mahnitëse rreth 1102 metra.
Është shtëpia e një muzeu ushtarak që përmban relike të rezistencës komuniste të kryer kundër pushtimit gjerman.
Vizitoni pesë kullat e saj dhe të mësoni më shumë për historinë e saj.
Ekziston edhe një kullë sahati, një cisternë dhe një skenë ku organizohet ndonjëherë Festivalin Folklorik Kombëtar.
4) SHESHI SKËNDËRBEJ
Keni planifikuar të udhëtoni në Tiranë? Mos harroni të vizitoni Sheshin Skënderbej, sheshi kryesor i qytetit.
Me një sipërfaqe prej 40,000 m2, Monumenti i Skënderbeut është atraksioni kryesor i sheshit.
Sheshi përmban ndërtesa të ndryshme të rëndësishme. Për shembull, Banka e Shqipërisë, Teatri i Operas dhe Baletit, Bashkia, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Xhamia e Et’hem Beut dhe Pallati i Kulturës.
5) KALAJA E LËKURËSIT
Kalaja e Lëkurësit, është një nga monumentet më të mira në Shqipëri. Ndodhet në mënyrë strategjike në një kodër që ka pamje nga i gjithë qyteti i Sarandës, duke ofruar një panoramë piktoreske përpara.
Vizitorët mund të shikojnë gjithashtu rrugën që të çon direkt në Butrint dhe pamjen panoramike të ishujve të Ksamilit këtu.
Dëshironi të dini diçka interesante për kalanë? Dikur i shërbente fshatit shekullor, Lëkurës.
Dëshironi të merrni përsipër sfidën e ngjitjes në të? Lini rrugën kryesore që ndodhet në Qafën e Gjashtë dhe ngjituni në kodrën në anën e kundërt të qytetit.
6) URA E MESIT
Ura e Mesit, një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë, është një urë e rëndësishme në Mes, rreth 5 kilometra në verilindje të Shkodrës.
Monumenti përfaqëson kulturën Postribe. Është e rëndësishme që vizitorët të theksojnë se arkitektura e urës është bërë me pllaka guri dhe gurë të lëmuar. Ura u ndërtua në shekullin XVIII nga një pashai vendas osman, Kara Mahmud Bushati.
Ura e Mesit ka një gjatësi mahnitëse prej 108 metrash dhe një gjerësi prej 4 metrash duke e bërë atë një nga urat më të gjata osmane në Shqipëri.
7) PIRAMIDA E TIRANËS
Vizitoni një tjetër atraksion të famshëm në Shqipëri. I hapur si muze në vitin 1988, ai u bë një qendër e rëndësishme konferencash biznesi në vitin 1991 pas rënies së komunizmit. Për më tepër, ajo u përdor edhe si bazë e NATO-s në një moment në kohë.
Aktualisht, ajo shërben si një qendër të teknologjisë së inovacionit.
Nëse planifikoni të vizitoni Piramidën e Tiranës, është mirë të dini për historinë dhe rëndësinë e saj kulturore. Për shembull, piramida njihej më parë si “Muzeu i Enver Hoxhës”. Ajo u hap zyrtarisht për publikun në vitin 2023.
8) KALAJA E DURRËSIT
Keni nevojë për një vend tjetër interesant për të vizituar në Shqipëri? Kalaja e Durrësit duhet të jetë destinacioni i radhës në itinerarin tuaj shqiptar. Duke fortifikuar qytetin e vjetër të Durrësit, kalaja është e rrethuar nga mure të qytetit që datojnë në shekullin e V.
Ndërsa ajo u mbajt e mbyllur për pjesën më të madhe të historisë, në vitin 2022, u njoftua se do të niste puna për restaurimin e kalasë. Projekti synonte të përmirësonte infrastrukturën e kullës duke ruajtur historinë e saj kulturore.
PËRFUNDIMI
Shqipëria është një vend plot mrekulli. Ajo përmban një sërë atraksionesh historike, të tilla si kështjella, ura, piramida dhe sheshet e qyteteve të përshtatshme për qëllimet e tyre specifike.
Për më tepër, monumentet si Kalaja e Gjirokastrës organizojnë ngjarje kulturore si Festivali Folklorik Kombëtar.
Syri i Kaltër tërheq vëmendjen e kujtdo – me ujërat e tij blu magjepsëse.
Për më tepër, këto vende duhet t’i vizitoni gjatë vjeshtës dhe dimrit, pasi moti priret të ftohet, duke ofruar një sfond të bukur me mjegull për fotot tuaja./oranews/ KultPlus.com
Parku Divjakë-Karavasta është një prej aseteve më të çmuara të pasurive natyrore, por edhe destinacion ekoturistik, që vetëm në muajin shtator ka pritur mbi 37 mijë vizitorë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shkroi në rrjetet sociale se, ditëlindja e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, u kremtua me një “tryezë të gjelbër”, mbushur plot me bashkëpunëtorë dhe të rinj, të cilët japin me pasion dhe përkushtim kontributin e tyre të vazhdueshëm për mjedisin dhe zonat e mbrojtura.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, e përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Është shpallur edhe si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26.1.2022 ky park u zgjerua nga 22 230.2 ha në 22 389.08 ha.
Shtrihet si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, gjendet rreth 5 km larg qytetit të Divjakës dhe afro 70 km larg Tiranës. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.
Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore rreth 51 000 individë, dhe rreth 500 çifte folenizues në Shqipëri. 89 specie të ndryshme që përfaqësojnë grupet e molusqeve, insekteve, amfibëve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve, të pranishme në zonën e parkut, janë konsideruar si të kërcënuara në Shqipëri. 42 specie i përkasin kategorive shumë të rrezikuara, duke përfshirë rrezik kritik, të rrezikuara dhe vulnerabël. Është, pa dyshim, zona më e rëndësishme e mbrojtur përgjatë hapësirë sonë bregdetare, madje nga më të rëndësishmet në brigjet e Mesdheut. /atsh/ KultPlus.com
Dhe dëgjova hapa nepër shtëpi Ishte mëngjes i hershem ora tre Brofa nē këmbe dhe u bëra gati të shaja Si dikurë kur ti vije me nge “Si s’tu thanë ato këmbe atje ku ishe Qfare ke bëre deri në këtê orë” Ti me këmbët qe të dridheshin ecje “Po kam pirë moj e dashur me shokë” Dhe fillonte shamata ne atë orē Edhe sharjet i kishim me stil Nuk mungonte kurrë një metaforë Qê të më nxirrte mua një bêrtimë Dhe të nesërmen kërkim falje nuk kishte Po shkruhej ndonjë poezi Nga ato që sot unë i lexojë Dhe e kujtoj momentin me saktësi Sa iu gëzova unë këtyre hapave Qê e prishën sonte këtê qetësi Po nuk ishte veq se një ndjenjë malli Që më sillej mua në shtëpi Dhe u zgjova e kërkova gjatë Mos dikund ishe i fshehur ti Qoftë edhe në formë tē fantazmës Po unë doja të grindem me ty/ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje Ministri Çeku ditën e sotme e ka quajtur të rëndësishme për kulturën dhe filmin.
“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Prishtinë ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Nayden Todorov, me të cilin nënshkruam marrëveshjen që krijon mundësi të reja për produksionet filmike, artistët dhe kineastët nga të dyja vendet që të punojnë së bashku. Një mundësi e re për të ndarë ide, përvoja dhe për të sjellë më shumë kreativitet në kinematografi, ndërkohë që forcojmë bashkëpunimin kulturor mes dy shteteve”, thuhet në shkrimin e Ministrit Çeku.
Ministri Çeku ka uruar komunitetin e filmit, duke iu dëshiruar suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-bullgare./ KultPlus.com
Shfaqja “Artisti në Tavan” me regji të Agron Gërgurit do të luhet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës si shfaqje mysafire, me fillim nga ora 20:00.
Shfaqja prek një dimension të luftës së fundit dhe tragjikën që ajo bart, në një betejë shpirtërore ku aktori artist bën me veten për të dëshmuar kush është dhe ç’të mbetet nga gjithë rrezatimi që emeton duartrokitja, e cila merr si shpërblim për të gjitha ato personazhe që ka ngjallur në skenë, derisa lufta vret.
Në nderim të veprës së ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, ndimëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien i është bashkuar nismës për mbjelljen e një peme.
Këtë e bën të ditur, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili thotë se kjo pemë do të qëndrojë simbol i trashëgimisë së Kaidanoë si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë, transmeton klankosova.tv.
”Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, u shpreh Hovenier, ndërsa mesazhin e tij e shoqëroi edhe me një fotografi të O’Brien pranë pemës.
Shkodra ishte ndalesa e radhës e turit të koncerteve “Mendelssohn dhe Miqtë”, që u mbajt në Teatrin “Migjeni”.
Nën drejtimin artistik të Ëndër Baloglu dhe Desar Sulejmani, publiku pati kënaqësinë të shijonte vepra të mëdha nga tre kompozitorë të shquar: Brukner, Shënber dhe Mendelsohn-Bartoldy.
Ky koncert u realizua falë bashkëpunimit të grupit “Les Esons” me “Western Balkans Youth Orchestra”, duke sjellë një mesazh paqeje përmes muzikës.
Organizatorët i kanë konsideruar të shkëlqyera performancat në Tiranë e Shkodër. Pas Teatrit “Migjeni” ishte radha e Tivatit dhe më pas orkestrat me nga 11 muzikantë secila do të vijojnë turin ballkanik./atsh/KultPlus.com
Një mbrëmje-homazh për Dritëro Agollin u zhvillua në fundjavë, me vargjet e tij të pazbuluara. Publiku shijoi vargjet e Dritëroit përmes interpretimit emocionues të aktores Ema Andrea dhe këngëtarit Gjergj Kaçinari.
Aktiviteti u zhvillua pranë sheshit “Skënderbej” kur përveç interpretimit të vargjeve, një pjesë e tyre të kthyera në këngë, pati edhe performanca koreografike.
Në këtë aktivitet që zhvillohet në muajin e tij të lindjes, ishin të pranishëm familjarë, miq e adhurues të shkrimtarit.
Mbrëmja ishte si një homazh i gjallë për jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar Dritëro Agollit, duke përforcuar pozitat e tij si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që vargjet e tij vazhdojnë të frymëzojnë brezat edhe pas largimit fizik./atsh/KultPlus.com
“Lojëra Popullore Fest” titullohej aktiviteti i organizuar në qytetin e Shkodrës me pjesëmarrjen e trupave nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Tirana dhe Shkodra.
Në këtë aktivitet të zhvilluar në sheshin para bashkisë Shkodër, pjesëmarrësit e 10 trupave, me këngë, valle, lojëra popullore dhe me kostumet tradicionale përcollën një atmosferë të veçantë.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se ky aktivitet synon promovimin e traditave brez pas brezi, në shërbim edhe të turizmit.
Në këtë aktivitet u ndanë edhe çmime, ku me vendin e parë u vlerësua Jahi Hasani nga Cegrani (Gostivar, Maqedonia e Veriut), të cilit iu dha kupa e festivalit nga Bekim Mema, drejtori i zyrës së Zhvillimit në Bashkinë Shkodër.
Me vendin e dytë u vlerësua Minatori i ri, Kishnicë (Kosovë) dhe me vendin e tretë Ansambli folklorik “Ana Morava”, nga Vitia e Kosovës.
Pjesë e këtij festivali ishin edhe shkolla “Luce Agraja” nga Dajçi, Qendra kulturore e Fëmijëve Kujtim Alia, Shkolla Speciale “3 Dhjetori”, Kopshti “Bep Tusha”, Shkolla “Liria”, etj”.
Me organizimin e këtij aktiviteti u shpalos fuqishëm mesazhi i përfshirjes sociale, pasurimi i jetës dhe rëndësia e angazhimit të rinisë në aktivitete të trashëgimisë kulturore.
Ky aktivitet u organizua nga “The Door” me mbështetjen e bashkisë Shkodër./atsh/KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Ministrat nënshkruan marrëveshjen për bashkëprodhim në kinematografi.
Ndërkaq Todorovdi e quajti këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet të dy shteteve./KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës çelën ekspozitën “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”. Kjo ekspozitë është një ndër më të mëdhatë e më të rëndësishmet organizuar nga BKSH-ja. Rreth 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800, janë pjesë e kësaj ekspozite dhe pjesa më e madhe e tyre shfaqen për herë të parë në publik.
Ekspozita ndahet në disa seksione. Seksioni i parë, i kushtohet historisë së Venecias, si një prej qendrave më të rëndësishme të Rilindjes Europiane, e cila në periudhën mes viteve 1400 dhe fundit të viteve 1700, ishte qendra e shtypshkrimit në Europë. Qendër e cila luajti një rol të madh për të risjellë në Europë mjaft prej autorëve të antikitetit greko-romak, apo dhe bizantinë, të përkthyer në latinisht apo italisht. Në këtë seksion prezantohen një sërë veprash të rralla, disa prej të cilave janë botuar prej disa prej tipografëve dhe botuesve më të famshëm venecianë, si: Paolo Manuzio, Bernardino Benali, Girolamo Albrizzi etj.
Seksioni i dytë, i kushtohet Shqipërisë dhe Greqisë, vende këto ku Venediku pati një ndikim të madh për disa shekuj me radhë. Në këtë seksion prezantohen disa prej dëshmive të para të shqipes së shkruar, si ato të Buzukut e të Bogdanit. Venecia ishte po ashtu vendi ku u botuan një numër i madh veprash kushtuar Skënderbeut, apo historisë së Shqipërisë, duke nisur që nga ato të Barletit, Marin Beçikemit, Dhimitër Frangut etj. Seksioni përmban edhe një numër hartash origjinale të Shqipërisë dhe të qyteteve shqiptare.
Një seksion i veçantë i kushtohet librave që kanë për temë raportet e Venedikut me Orientin, ku një vend të dukshëm zënë luftërat kundër Perandorisë Osmane, vepra të cilat mund të shërbejnë si një burim i jashtëzakonshëm informacioni për historinë e shqiptarëve.
Venecianët njihen para së gjithash si udhëtarë e gjeografë, ndaj një seksion i veçantë i kushtohet kësaj teme. Dy seksionet e fundit i janë kushtuar botimeve që lidhen me shkencën, letërsinë dhe fenë. -Ekspozita mbyllet me një hapësirë kushtuar botimeve më të reja kushtuar raporteve historike të shqiptarëve me Venecian.
Ekspozita vjen nën kujdesin e kuratores shkencore Elisabetta Sciarra, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firences, një prej bibliotekave më prestigjioze dhe më të vjetra në Europë./atsh/KultPlus.com
Parku Divjakë-Karavasta është një prej aseteve më të çmuara të pasurive natyrore, por edhe destinacion ekoturistik, që vetëm në muajin shtator ka pritur mbi 37 mijë vizitorë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shkroi në rrjetet sociale se, ditëlindja e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, u kremtua me një “tryezë të gjelbër”, mbushur plot me bashkëpunëtorë dhe të rinj, të cilët japin me pasion dhe përkushtim kontributin e tyre të vazhdueshëm për mjedisin dhe zonat e mbrojtura.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, e përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Është shpallur edhe si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26.1.2022 ky park u zgjerua nga 22 230.2 ha në 22 389.08 ha.
Shtrihet si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, gjendet rreth 5 km larg qytetit të Divjakës dhe afro 70 km larg Tiranës. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.
Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore rreth 51 000 individë, dhe rreth 500 çifte folenizues në Shqipëri. 89 specie të ndryshme që përfaqësojnë grupet e molusqeve, insekteve, amfibëve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve, të pranishme në zonën e parkut, janë konsideruar si të kërcënuara në Shqipëri. 42 specie i përkasin kategorive shumë të rrezikuara, duke përfshirë rrezik kritik, të rrezikuara dhe vulnerabël. Është, pa dyshim, zona më e rëndësishme e mbrojtur përgjatë hapësirë sonë bregdetare, madje nga më të rëndësishmet në brigjet e Mesdheut./atsh/KultPlus.com
Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, në bibliotekën universitare të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca shkencore “Leksikografia shpjeguese shqipe e viteve 1930- 1940”.
Veprimtaria u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, departamenti i gjuhësisë i këtij universiteti dhe Qendra e Studimeve Albanologjike pranë tij. Ky aktivitet i përbashkët erdhi në vazhdën e shumë bashkëpunimeve të tjera shkencore ndërmjet këtyre institucioneve.
Akademiku Valter Memisha ndau lajmin e mirë mbi punën që po bëhet për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe. Konferenca u përshëndet edhe nga prof. dr. Blerta Dragusha, zëvendësrektore e Universitetit të Shkodrës. Në fjalët përshëndetëse u evidentuan disa nga sfidat dhe arritjet e leksikografisë shpjeguese shqipe gjatë viteve ‘30 – ‘40 të shek. XX, si dhe u vu në dukje fakti që dijetarë të trevës së Veriut luajtën një rol kyç në zhvillimet leksikografike të gjuhës sonë, duke i cilësuar ata si prijës.
Kumtesat e mbajtura në këtë tubim shkencor analizuan punën e asaj periudhe dhe vlerësuan trashëgiminë e saj në kontekstin e sotëm, duke u ndalur në prurjet leksikografike të N. Gazullit, P. Tases, L. Nosit, A. Sirdanit; në botime të lëndës leksikore nga dijetarë të tjerë, si: M. Kruja, K. Gurakuqi e A. Xhuvani; si dhe në probleme teorike të parashtruara nga studiues të kohës, si: F. Konica e L. Gurakuqi, duke përgatitur kështu truallin për leksikografinë shkencore njëgjuhëshe institucionale të Pasluftës II Botërore./atsh/KultPlus.com
Në faqen n°314 të librit me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund.
Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.
Ai thirri në Krujë pesë motrat e tij, të martuara me krerë të tjerë shqiptarë të krahinave fqinje, vëllezërit, nipat, prindërit e tij, miqtë dhe klientët e shtëpisë së tij, të gjithë krerët e qyteteve, fshatrave, fiseve malësore, të bashkuar nga shpirti i racës dhe britmës së gjakut.
Dymbëdhjetë mijë shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha radhët dhe moshat shkuan me armët në dorë, me fenë ose me lirinë në zemër, në këtë këshill të madh të kombit në Krujë.
Emri i Skënderbeut, rinia, figura, elokuenca, grada e tij në Shqipëri, suksesi i tij në ushtritë turke, ku vetëm ai kishte sekretin për t’i mundur, nga që vetë i pati habitur me guximin e tij, prestigjin e dëbimit, gjakun e vezirit të therur me dorën e tij, kufomat e dhjetë mijë otomanëve të Muratit të II, animuan këtë asamble popullore me një heroizëm, i cili u përcjell të nesërmen nga gratë, pleqtë, fëmijët, deri në shkëmbinjtë më të fundit të Shqipërisë.
Me një zë unanim, motori i kryengritjes u shpall lider. Shqipëria nuk njohu më asnjë princ tjetër kombëtar përveç atij që i solli kombësinë dhe fenë e saj; thesare, armë, krahë, zemra, jetë e vdekje, gjithçka ishte e tij. Skënderbeu u bë në një ditë jo vetëm mbreti, por edhe emri i shqiptarëve”, shkruan Darsiani.com./ KultPlus.com