145 vjet nga lindja e atdhetarit dhe firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë, Luigj Gurakuqit

Më 19 shkurt të vitit 1879, u lind në Shkodër poeti, nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, patrioti i përkushtuar ndaj çështjes së atdheut, Luigj Gurakuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se në vitet 1901-1906, Gurakuqi kreu studimet universitare në Napoli, e më tutje, debutoi me sukses si poet lirik, frymëzuar nga Filip Shiroka.

Me veprën “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frëngjisht n’marim” (Napoli, 1906), Gurakuqi bëri të parën orvatje për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Pak kohë më pas, botoi në Bukuresht veprën “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet”, që qendron si gurthemel i të gjithë përpjekeve të tij në drejtim të lëvizjes kombëtare, arsimore e kulturore në epilog të Rilindjes Kombëtare dhe në nisje të zhvillimeve të Pavarësisë.

Mori pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqësuesve të Shkodrës: Gjergj Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit. U zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Më 1909-n, në cilësinë e drejtorit të Normales së Elbasanit, kontribuoi në kristalizimin e arsimit mbi baza kombëtare.

Në 1912-n, u angazhua në mënyrë të intensifikuar në organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Mëvetësia, u komunikua në deklaratën e formuluar nga Ismail Qemali, të shkruar prej Gurakuqit. Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, u zgjodh ministër i Arsimit. Më 1913-n, mori pjesë në Konferencën e Londrës.

Në kabinetin disaditor të Hasan Prishtinës, iu besua posti i ministrit të Brendshëm. Gurakuqi mori pjesë në Kongresin e Durrësit (1918), prej nga ku u vendos rikthimi i tij në krye të Ministrisë së Arsimit. Qe anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris.

Udhëhoqi Revolucionin e Qershorit 1924 dhe u emërua ministër i Financave në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli. Pas shtypjes së Revolucionit, u largua drejt Italisë, në Bari, ku më 2 mars 1925, ra viktimë e një atentati. / KultPlus.com

Zipline i parë në Theth për të gjithë të apasionuarit e aventurës

Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo zonë, ku po ndërtohet edhe zipline i parë.

“Në Theth, zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të gjithë të apasionuarit e aventurës”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.

Me ndërtimin e Zip Line, Thethi shton një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë. / KultPlus.com

Revista britanike “Rest Less”: Shqipëria ndër vendet nën radar për t’u vizituar në 2024

Udhëtimi është një nga gëzimet më të mëdha dhe më emocionuese të jetës… por ndonjëherë mund të duket sikur të njëjtat vende marrin gjithë lavdinë, shkruan në një artikull gazetarja Selene Nelson, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk .

Ndërsa shumë turistë dynden në vende si Spanja, Franca dhe Italia dhe destinacionet tropikale, të largëta si Tajlanda dhe Karaibet ka shumë destinacione nën radar që kanë po aq shumë për të ofruar.

Bukuria e vizitës së këtyre destinacioneve në vend të pikave të zakonshme turistike nuk është vetëm se do të kurseni para. Larg turmës së turistëve dhe komercializimit masiv, ndoshta do të jeni në gjendje të shijoni një përvojë udhëtimi shumë më autentike, dhe ndoshta të shihni një anë të botës që as nuk e dinit se ekzistonte.

Nuk është e nevojshme të fluturoni në skajet më të largëta të globit për të zbuluar destinacione që janë më të papërshtatshme, pasi disa vende ndodhen vetëm disa orë larg.

Për t’ju frymëzuar dhe për të ndezur rrugën tuaj të udhëtimit ne kemi përzgjedhur 15 vendet ende të panjohura për t’u vizituar në 2024.

Shqipëria

Për vite me rradhë Shqipëria mbeti relativisht e pazbuluar, por ky xhevahir i anashkaluar i Mesdheut ka filluar të krijojë një emër të vetin.

Plazhet e pacenuara me rërë, kryesisht nuk janë të mbipopulluara nga turistët e huaj, dhe malet dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër.

Ky vend i bukur ballkanik është mrekullisht unik, ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësisht të dallueshme.

Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë.

Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht, të palodhur nga turizmi masiv, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe Shqipëria do të përjetojë turma vizitorësh, kështu që tani është koha e duhur për ta vizituar! / atsh / KultPlus.com

https://restless.co.uk/travel/the-most-underrated-countries-to-visit/

Lista e plotë e fituesve dhe të nominuarve në Bafta Awards 2024

Çmimet e filmit Bafta, çmimet më të rëndësishme në industrinë e filmit britanik, janë ndarë në Londër, përcjell KultPlus.

Këtu është lista e plotë e fituesve dhe të nominuarve:

Best film

  • Fituesi: Oppenheimer
  • Anatomy of a Fall
  • The Holdovers
  • Killers of the Flower Moon
  • Poor Things

Leading actress

  • Fituesi Emma Stone – Poor Things
  • Fantasia Barrino – The Color Purple
  • Sandra Hüller – Anatomy of a Fall
  • Carey Mulligan – Maestro
  • Vivian Oparah – Rye Lane
  • Margot Robbie – Barbie

Leading actor

  • Fituesi: Cillian Murphy – Oppenheimer
  • Bradley Cooper – Maestro
  • Colman Domingo – Rustin
  • Paul Giamatti – The Holdovers
  • Barry Keoghan – Saltburn
  • Teo Yoo – Past Lives

EE Bafta rising star award (voted for by the public)

  • WFituesi: Mia McKenna-Bruce
  • Phoebe Dynevor
  • Ayo Edebiri
  • Jacob Elordi
  • Sophie Wilde

Bafta Fellowship

  • Fituesi: Samantha Morton

Director

  • Fituesi: Oppenheimer – Christopher Nolan
  • All of Us Strangers – Andrew Haigh
  • Anatomy of a Fall – Justine Triet
  • The Holdovers – Alexander Payne
  • Maestro – Bradley Cooper
  • The Zone of Interest – Jonathan Glazer

Make-up and hair

  • Fituesi: Poor Things
  • Killers of the Flower Moon
  • Maestro
  • Napoleon
  • Oppenheimer

Costume design

  • Fituesi: Poor Things
  • Barbie
  • Killers of the Flower Moon
  • Napoleon
  • Oppenheimer

Outstanding British film

  • Fituesi: The Zone of Interest
  • All of Us Strangers
  • How To Have Sex
  • Napoleon
  • The Old Oak
  • Poor Things
  • Rye Lane
  • Saltburn
  • Scrapper
  • Wonka

British short animation

  • Fituesi: Crab Day
  • Visible Mending
  • Wild Summon

British short film

  • Fituesi: Jellyfish and Lobster
  • Festival of Slaps
  • Gorka
  • Such a Lovely Day
  • Yellow

Outstanding British contribution to cinema

  • Fituesi: June Givanni

Production design

  • WinnerFituesi: Poor Things
  • Barbie
  • Killers of the Flower Moon
  • Oppenheimer
  • The Zone of Interest

Sound

  • Fituesi: The Zone of Interest
  • Ferrari
  • Maestro
  • Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One
  • Oppenheimer

Original score

  • Fituesi: Oppenheimer
  • Killers of the Flower Moon
  • Poor Things
  • Saltburn
  • Spider-Man: Across the Spider-Verse

Documentary

  • Fituesi: 20 Days In Mariupol
  • American Symphony
  • Beyond Utopia
  • Still: A Michael J Fox Movie
  • Wham!

Supporting actress

  • Fituesi: Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers
  • Emily Blunt – Oppenheimer
  • Danielle Brooks – The Color Purple
  • Claire Foy – All of Us Strangers
  • Sandra Hüller – The Zone of Interest
  • Rosamund Pike – Saltburn

Supporting actor

  • Fituesi: Robert Downey Jr – Oppenheimer
  • Robert De Niro – Killers of the Flower Moon
  • Jacob Elordi – Saltburn
  • Ryan Gosling – Barbie
  • Paul Mescal – All of Us Strangers
  • Dominic Sessa – The Holdovers

Adapted screenplay

  • Fituesi: American Fiction
  • All of Us Strangers
  • Oppenheimer
  • Poor Things
  • The Zone of Interest

Cinematography

  • Fituesi: Oppenheimer
  • Killers of the Flower Moon
  • Maestro
  • Poor Things
  • The Zone of Interest

Editing

  • Fituesi: Oppenheimer
  • Anatomy of a Fall
  • Killers of the Flower Moon
  • Poor Things
  • The Zone of Interest

Casting

  • Winner: The Holdovers
  • All of Us Strangers
  • Anatomy of a Fall
  • How To Have Sex
  • Killers of the Flower Moon

Film not in the English language

  • Fituesi: The Zone of Interest
  • 20 Days In Mariupol
  • Anatomy of a Fall
  • Past Lives
  • Society of the Snow

Outstanding debut by a British writer, director or producer

  • Fituesi: Earth Mama
  • Blue Bag Life
  • Bobi Wine: The People’s President
  • How To Have Sex
  • Is There Anybody Out There?

Animated film

  • Fituesi: The Boy and the Heron
  • Chicken Run: Dawn of the Nugget
  • Elemental
  • Spider-Man: Across the Spider-Verse

Special visual effects

  • Fituesi: Poor Things
  • The Creator
  • Guardians of the Galaxy Vol 3
  • Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One
  • Napoleon

Original screenplay

  • Fituesi: Anatomy of a Fall
  • Barbie
  • The Holdovers
  • Maestro
  • Past Lives
Short presentational grey line

The top films

  • 7 çmime- Oppenheimer
  • 5 – Poor Things
  • 3 – The Zone of Interest
  • 2 – The Holdovers

“Oppenheimer” senzacion në “Bafta Awards”, kryeson në shtatë kategori

“Oppenheimer” është zgjedhur si filmi më i mirë në festivalin “Bafta Awards 2024”.

Regjisori Christopher Nolan ishte ai që e pranoi çmimin me një pjesë të ekipit të tij, përfshirë bashkëshorten e tij, Emma Thomas që është producente. Ishte aktori Michael J Fox që e prezantoi këtë çmim përfundimtar të festivalit të filmit.

Emma Thomas tha se ajo kurrë nuk mund ta imagjinonte këtë, kur ajo “ëndërronte të bënte filma për të jetuar”.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje bashkëshortit të saj, duke e quajtur atë “të frymëzuar” dhe “brilant”.

“Oppenheimer” i Christopher Nolan ishte suksesi i madh i mbrëmjes duke fituar shtatë kategori gjithsej, duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Ndërkohë, “Poor Things”, me Emma Stone, e cila mori në shtëpi aktoren më të mirë, fitoi pesë çmime Bafta.

Drama historike “The Zone of Interest” fitoi tre Bafta, duke përfshirë filmin Britanik të jashtëzakonshëm.

Të preferuarat e fansave “Barbie” dhe “Saltburn” nuk arritën të fitojnë asnjë Bafta, pavarësisht se u nominuan për dhjetë çmime mes tyre, shkruan BBC. /KultPlus.com

Aktorja më e mirë në “Bafta Awards 2024” – Emma Stone

Ema Stone është zgjedhur aktorja më e mirë në festivalin “Bafta Awards 2024”. Ajo këtë çmim e mori me rolin e saj në filmin “Poor things”.

Stone falënderoi dikë shumë të rëndësishëm në fjalimin e saj të pranimit të çmimit

“Meqenëse jemi në Londër, do të doja të filloja duke falënderuar trajnerin tonë të dialektit… ai nuk qeshi me mua kur më duhej të thosha ujë”, tha Stonte.

Për aktoren më të mirë në garë ishin:

Fantasia Barrino – The Color Purple;

Sandra Hüller – Anatomy of a Fall;

Carey Mulligan – Maestro’

Vivian Oparah – Rye Lane’

Margot Robbie – Barbie’

Emma Stone – Poor Things, shkruan BBC. /KultPlus.com

Me dashtë, asht mos me rrejtë mâ

Nga Anna de Noailles

Përktheu: Eva Hila

Me dashtë, asht mos me rrejtë mâ.
Kurrfar dredhiet, nuk asht e nevojshme
Kur krahu i ngrohtë shtërngon
Trupin e pakapshëm që na ka pëlqye.

– Beso n’zanin tem që andrron e kndon
E që ndërton parajsen tande.
A do ta dije ti që jam e keqe
Po mos ta kisha thanë un?

– Dobsisht e keqe, në mendje,
E për me gjetë hera-herës
Kte vetmi kuptimplote
Që e kam mohue duke të dashtë !/ KultPlus.com

Jahjaga kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e fundit

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë panelin me Emina Cunmulaj, me ç’rast ka diskutuar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

“Krahas festës në këtë datë historike, pata kënaqësinë të ndaj panelin me Emina Cunmulaj për të diskutuar një kauzë që na bashkon, kauza e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nën moderimin e Ambasadorës Zana Rudi, shpalosëm fakte mbi përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte, për shëndrrimin e padrejtë të trupit njerëzor në një fushëbetejë, për fatin e dhimbshëm të rreth 20.000 të mbijetuarëve të dhunës seksuale. Ky diskutim është një thirrje për veprim, thirrje për drejtësi, thirrje për njohjen e qëndrueshmërisë së këtyre të mbijetuarve duke kujtuar se lufta jonë për liri dhe pavarësi është e lidhur ngushtë me sakrificat dhe guximin e tyre.

Jam e lumtur që nga tani e tutje Fondacioni Jahjaga dhe Fondacioni Emina’s Hand kanë bashkuar forcat për të punuar në fuqizimin e të mbijetuarëve dhe avokimin për drejtësi në nivelin ndërkombëtar”, shkruhet në postim. /KultPlus.com

Këngë e vjetër e rinisë

Poezi nga Viktor Hygo

Përktheu: Romeo Çollaku

Për Rozën gjë nuk kisha ndjerë,
kur vajtëm bashkë ne në ahishtë;
në tym po flisnim e në erë,
për çfarë mend s’mbajtkam pikërisht.

I ftohtë unë isha porsi gurët;
tek hidhja hapat krejt hutaq,
për lulet flisja dhe për drurët:
vështrimi i saj më thosh: «Veç kaq?»

Po bëhej strehë për ne ograja,
ndrinin mbi vesë margaritarë;
unë veshët te mëllenjat mbaja,
ajo te bilbilat gjyzarë.

Çunak që s’dija unë nga ndjenjat,
njëzet ajo, pothuaj grua,
këndonin bilbilat, mëllenjat
ndërkaq në degë për të dhe mua.

E zgjati shtatin të këputë
me dorën e bukur në pemë
një mjedër a nuk di se ç’frutë:
s’ia pashë dot llërën e bardhemë.

Mbi butësinë porsi mëndafsh
të myshqeve rrëshqisnin përrej,
natyra flinte mbushur afsh
korijes së heshtur gjer tej.

Sandales rripat ia liroi
dhe këmbkën zbathi që ta zhytë
në ujin akull të një përroi,
por s’di se ku më bridhnin sytë.

Të artën fjalë s’ma thoshte goja,
përhumbshëm veç e ndiqja pas;
herë tek ofshante e shikoja,
herë buzën tek vinte në gas.

E humba duarsh, domosdo;
dhe, tek po iknim nga ai vend,
«Harroje» më pat thënë ajo.
Por unë atë veç kam në mend. / KultPlus.com

Si dukeshin ballinat e gazetave të Kosovës një ditë pas shpalljes së pavarësisë

Profesori norvegjez, Kenneth Andresen, koleksionues i fotografive të vjetra në Kosovë, sot ka shpërndarë gjashtë ballinat e gazetave të Kosovës më 18 shkurt të 2008-ës, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

“Kosova Republikë”, “Shteti u bë”, “Shteti pret njohjet” – ishin disa prej titujve që lajmëronin shpalljen e shtetit.

Më 18 shkurt, Gazeta Express kishte në ballinën e saj “KOSOVA REPUBLIKE”. Tanimë kjo parullë mund të bërtitej lirshëm, tanimë ajo ishte jetësuar.

Dhe në atë numër të Gazetës Express shkruhej: “Kjo nuk është vetëm një parullë e shkruar fshehurazi nëpër mure dhe askush më kurrë nuk do të dënohet 60 ditë burg për të. Tash, Kosova është Republikë përnjëmend. Sot, fillon njohja”.

Gazeta Express kishte edhe dy ballina ikonike edhe në dy ditët pararendëse.

Numri i datës 16 shkurt, i dedikohej ditës që do të vinte. Ballina e atij numri ishte krejt kuqezi. Mbi flamurin kombëtar ishte shtypur agjenda e ditës kur do të deklarohej pavarësia e Kosovës.

“Fuck YU” – në ballinën e ditës kryesore, e diel, 17 shkurt, numri i Gazetës Express kishte një të sharë. I drejtohej Jugosllavisë dhe tre udhëheqësve në periudha të ndryshme të saj, keqbërësve te mëdhenj ndaj shqiptarëve të Kosovës, Nikolla Pashiqit, Josip Broz Titos dhe Sllobodan Millosheviqit. Kosova më nuk ishte nën zgjedhën e tyre dhe të pasardhësve të tyre. /GE /KultPlus.com

Arti revolucionar pop zbarkon në Muzeun Guggenheim të Bilbaos

Muzeu Guggenheim në Bilbao, Spanjë, ka inauguruar ekspozitën e tij të re kushtuar artit pop, lëvizjes së lindur në Angli në fund të viteve 1950, e cila goditi ShBA-në në vitet 1960 dhe revolucionarizoi thellësisht botën e artit.

Ekspozita e titulluar “Shenjat dhe objektet. Pop Art nga Koleksioni Guggenheim”, përmban vepra nga zotërimet e Muzeut Solomon R. Guggenheim në Nju Jork.

“Pop arti karakterizohet me të vërtetë nga përdorimi i tij i mediave masive dhe imazheve vizuale të kulturës popullore, vizatimeve dhe tabelave, reklamave në gazeta,” tha Lauren Hinkson, kuratore e Muzeut Solomon R. Guggenheim në Nju Jork./euronews /KultPlus.com

Osmani: Vuçiqi qëndron pas sulmit në Banjskë, këtë ma kanë konfirmuar disa liderë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e Kosovës e shpërndau sot në Facebook, Osmani tha se , i është konfirmuar edhe nga aleatët se Vuçiqi qëndron pas sulmit të 24 shtatorit.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.

Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.

“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani. /KultPlus.com

Ekspozitë e artistit Kamuran Goranci në Shqipëri, paraqiten veprat e koduara

“CODE3”, ekspozita e artistit nga Kosova Kamuran Goranci, me gjurmë të forta të ekspresionizmit abstrakt të shkolles artistike të Prishtinës, u hap për të gjithë artdashësit në Shkodër.

E Kodifikuar kjo ekspozitë solli  në ditën e Pavarësisë së Kosovës, 20 piktura dhe një larmishmëri ngjyrash të cilat ngjallin emocion.Te tre ekspozitat e autorit, “Code 1-2-3” janë  vepra të koduara profesionalisht të cilat mbartin një fjalkalim personal të vet piktorit.

Kamuran Goranci është një artist, piktor dhe producent, ku për vite me radhë ka drejtuar edhe institucionet e kultures në Kosovë. /TopChannel /KultPlus.com

Kuka: Mua si trajner më duhen luftëtarë të pakompromis

Trajneri i xhudos, Driton Kuka i ka komentuar paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Bakus në Azerbajxhan duke mos i kursyer as kritikat.

Kuka lavdëroi paraqitjen e Nora Gjakovës e cila arriti deri në finale, teksa u shqetësua me Laura Fazliun, e cila u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e saj.

“Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkelqyeshme të Nores dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt Paris2024! Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!”, shkroi Kuka.

“Loriana sot e 7 fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike,por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje,mbetet të shihet”.

Kuka theksoi se Dardan Cena po vazhdon me formë të mirë.

“Dje garuan Laura e Dardani. Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha. Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!”, shtoi Kuka.

“Janë ndërtuar tri Kampione Olimpike në ekipin tim por me garuese që dalin dhe luftojnë deri në atomin e fundit,dhe kjo është me rëndësi”.

“Në fakt mua si trener më duhen luftëtar të pakompromis! Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në Paris 2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje”.

“Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemer e shpirt,luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike”, shkroi trajneri Driton Kuka. /KultPlus.com

Petro Marko: E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri

Petro Marko

Dashuria për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë. Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932. Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën. 
Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllanë e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë. 

Gjatë viteve ’70 më erdhën në shtëpi Esat Mekuli, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja Ali Aliu, i cili vendosi që të bënte një biografi për mua. Ai shkroi librin “Krijuesi dhe koha” për jetën e veprimtarinë time letrare dhe me atë punë mbrojti doktoratën. 

Kam marrë shumë letra nga lexues të thjeshtë, nga studentë, nga njerëz të artit e të kulturës dhe nga familjarët e heronjve dhe luftëtarëve të Spanjës. Tek unë në Shqipëri erdhën të më takonin: Mahiri, i vëllai i Xhemal Kadës, Luljeta, e bija e Emrush Myftarit, një djalë i mrekullueshëm kosovar, i cili u kthye gjallë nga lufta e Spanjës dhe e gjeti vdekjen në Kosovë nga dora e serbit Milladin. Mahir Kada më telefonoi e më njoftoi se kishte dalë në treg seria e plotë e veprave të mia në Kosovë dhe se duhej të shkoja atje për të marrë shpërblimin që më takonte si shkrimtar, kurse unë në telefon iu përgjigja: “Asnjë shpërblim nuk pranoj, por ato që më takojnë do t’i vini në shërbim të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës me emrin e Asim Vokshit që po ndërtoni.”

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i papërcaktueshëm. Edhe kjo është një nga dhimbjet e mia. E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri!

-Publikuar nga Shkelzen Halimi.

Mazniku: Rijetësim Kalasë së Pogradecit, tjetër atraksion turistik gjithëvjetor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku përcolli në rrjetet sociale pamje nga punimet për rijetësimin e Kalasë së Pogradecit, që pritet të jetë një tjetër atraksion turistik gjithëvjetor për qytetin liqenor.

Sipas Maznikut, projekti financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

“Në Pogradec ka nisur zbatimi i projektit për rijetësimin e Kalasë së Pogradecit, një vendbanim i cili daton në shek IV-V para Krishitit”, shkruan Mazniku.

“Projekti i cili financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri. Punimet përfshijnë gërmime arkeologjike për zbulimin e mureve të kalasë dhe objekteve arkeologjike, ndërtimin e një muzeu arkeologjik, ballkon panoramik për vizitorët, ndriçimin e gjithë zonës dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për aksesimin e këtij siti. Me përfundimin e punimeve, Pogradecit i shtohet një tjetër atraksion turistik gjithëvjetor”, përfundon Mazniku./ath/KultPlus.com

Vizita e parë një Sekretari Amerikan të Shtetit në Shqipëri, Gonxhja: Ruhet e digjitalizuar në Arkivin e Filmit

 Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi pamje nga mbërritja e sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991, të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Gonxha vuri në dukje se kjo vizitë u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës komuniste 50-vjeçare.

“Kjo vizitë është dokumentuar në film dhe është skanuar me kujdes, duke u digjitalizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, duke i dhënë një aspekt të ri dhe një pamje të qartë momenteve historike të asaj periudhe”, theksoi ministri Gonxhja.

Procesi i restaurimit të pamjeve fimike dhe filmave tashmë ka hyrë në fazë të konsoliduar.

Gonxhja vuri në dukje se restaurimi ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, duke e bërë atë më të qasshme dhe të kuptueshme për brezat e ardhshëm./atsh/KultPlus.com

57 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia për 16 vjet

Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të 2023-ës. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, arsyeja kryesore për kërkesë për lirimin nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së.

Kërkesat për lirim nga shtetësia po vazhdojnë edhe gjatë këtij vitit, teksa numri i kosovarëve që janë liruar nga shtetësia është treshifrorë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, e cila tregon numrin e qytetarëve që kanë hequr dorë apo edhe kanë fituar shtetësinë e Kosovës nga 1 janari i vitit të kaluar.

“Nga 1 janari e deri më 12 shkurt 2024 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 329 persona. Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e kanë fituar 61 persona. Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023 nga shtetësia janë liruar 3 mijë e 98 persona, kurse shtetësinë e Republikës se Kosovës e kane fituar 708 persona”, tha ajo.

Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2023, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 57 mijë e 155 persona, tha Fetoshi, duke shtuar se për periudhën e njëjtë kohore shtetësinë e kanë fituar 3 mijë e 568 persona.

Ndërkohë, zëdhënësja e MPB-së tregoi për Radio Kosovën arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët që të kërkojnë lirimin nga shtetësia.

“Arsyet e heqjes dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i kësaj, kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi ”, tha Fetoshi.

Referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të vitit 2011, numri prej 57 mijë e 155 personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është rreth 7 mijë më i madh se numri i përgjithshëm i popullsisë në tri komunat e regjionit të Ferizajt: Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, të cilat së bashku kanë rreth 50 mijë banorë./radiokosova/KultPlus.com

Filharmonia dhuron emocione kulminante në koncertin e organizuar për 16-vjetorin e Pavarësisë

Emocion dhe krenari dhuruan Filharmonia e Kosovës në koncertin e organizuar mbrëmë për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti nisi me ‘Lindjen e Diellit’ nga R. Strauss për t’i lënë vend ‘Krzesany’ nga kompozitori W. Kilar, një prej veprave më ikonike të literaturës polake të shek. XX.

“Nëna Terezë” interpretuar nga solistët Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, hapi rrugën për premierën e ‘Exodus’ nga Mendi Mengjiqi, një dedikim për eksodin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova, të cilët para 25 vjetësh qenë dëbuar me dhunë jashtë Kosovës nga forcat paramilitare dhe ushtarake jugosllave dhe serbe.

Sopranoja Krenare Gashi, magjepsi audiencën me interpretimin e saj dhe u prit me ovacione bashkë me kompozitorin Mengjiqi, i cili ishte i pranishëm.

Interpretimi i kantatës ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri erdhi si kulminacion i mbrëmjes, e cila u përmbyll me ‘Oda e Gëzimit’ nga Beethoveni, e në orkestrim të E. Nuhanoviqit.

Bashkë me artdashësit koncertin e ndoqën presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier./KultPlus.com

Ambasada amerikane publikon letrën e njohjes së Kosovës para 16 vjetësh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar letrën kur e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran 16 vjet më parë.

Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.

“16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në deklaratë.

49 vite nga vdekja Naim Frashërit- aktori që me Tinka Kurtin dhanë puthjen e parë në kinematografinë shqiptare

Naim Frashëri (Leskovik, 15 gusht 1923 – Tiranë, 18 shkurt 1975) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme.

Disa prej roleve janë: Valeri në “Tartufi”, Smithi në “Çështja ruse”, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjenberali “Gjenerali i ushtrise së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti “Hamleti”, Jonuz Bruga “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij.

Ndërsa sa i përketë kinematografisë ai ka interpretuar në filmat: Gjurma – (1970), Plagë të vjetra – (1968), Ngadhnjim mbi vdekjen (1967), Fortuna (1959), Qamili (dokumentar), Tana – (1958), Fëmijët e saj – (1957), Skënderbeu – (1953).

Në filmin “Tana” në të cilin ndan rolet kryesore me Tinka Kurtin, shkëmbyen edhe puthjen e parë në kinematografinë shqiptare.

Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme, ndër të cilët janë urdhëri i lartë “Hero i punës socialiste” dhe titulli “Artist i Popullit”. Ai mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar.

Ai ka vdekur më 18 shkurt 1975 në Tiranë./ KultPlus.com

Gjeniu i skulpturave Mikelanxhelo: Një ekspert është një njeri që e njeh punën e vet aq mirë sa që mund t’ia lejojë vetes ta bëjë keq

Mikelanxhelo Buonaroti (Michelangelo Buonarroti) (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Sot në 460 vjetorin e vdekjes së tij KultPlus ju sjell disa thënie:

Lindja me siguri ka edhe ndonjë të metë. Një nga këto është me siguri jeta.
Nuk zgjat shumë e keqja aty ku nuk zgjat shumë e mira, por shpesh njëra shëndrrohet në tjetrën.
I ëmbël është dyshimi për atë që e vërteta e lëndon.
Kur takohen dy dinakë, njëri prej tyre është i detyruar të ndërrojë zanat.
Nëse s’ia arrin të qëllosh në shenjë, ndërro shenjë..
Lumturia mund të ia dal pa paranë e pa shumë gjëra tjera.
Kur thuhet se Zoti na ka krijuar sipas shëmbëlltyrës së tij, shpresoj t’i referohet vetëm anës fizike.
Forca e vullnetit mbytet brenda forcës së fatit.
Supozohet që ai  që është i pasur nuk ka nevojë të vjedhë. Por s’është e lehtë t’i ndryshosh zakonet.
Dashuria është flatra që na ka dhënë Zoti për t’u ngjitur deri te Ai.
Dielli është hija e Zotit.
Nuk ka njeri më të vetmuar se sa ai që e mërzit shoqëria e vet.
Ashtu si flaka që zmadhohet kur era e lufton, ashtu edhe virtyti, shkëlqen kur kritikohet më shumë.
Do të dëshiroja të doja atë që nuk e dua.
Puna e lartëson individin, e pasuron dikë tjetër.
Një ekspert është një njeri që e njeh punën e vet aq mirë sa që mund t’ia lejojë vetes ta bëjë keq.
Qetësia arrihet me shumë vështirësi./KultPlus.com

Arti revolucionar pop zbarkon në Muzeun Guggenheim të Bilbaos

Muzeu Guggenheim në Bilbao, Spanjë, ka inauguruar ekspozitën e tij të re kushtuar artit pop, lëvizjes së lindur në Angli në fund të viteve 1950, e cila goditi ShBA-në në vitet 1960 dhe revolucionarizoi thellësisht botën e artit.

Ekspozita e titulluar “Shenjat dhe objektet. Pop Art nga Koleksioni Guggenheim”, përmban vepra nga zotërimet e Muzeut Solomon R. Guggenheim në Nju Jork.

“Pop arti karakterizohet me të vërtetë nga përdorimi i tij i mediave masive dhe imazheve vizuale të kulturës popullore, vizatimeve dhe tabelave, reklamave në gazeta,” tha Lauren Hinkson, kuratore e Muzeut Solomon R. Guggenheim në Nju Jork./euronews/KultPlus.com

Kel Kodheli, piktori që zbuloi psikologjinë e gruas shqiptare nën bukurinë e veshjeve kombëtare

Kel Kodheli (Shkodër, 24 tetor 1918 – Tiranë, 18 shkurt 2006) ka qenë piktor shqiptar, i brezit që u formua në akademitë italiane në vitet ’40 të shekullit XX.

Familja e tij më 1925 vendoset në Tiranë dhe Keli i ri kryeu shkollën teknike amerikane “Harri Fullz”. Njëkohësisht Kodheli ndiqte kurset e vizatimti pranë shkollës së vizatimit. Ishte student për pikturë në ateljenë e akademikut C.Siviero dhe D’amato në Institutin e Arteve të Bukura në Romë (1939 – 1943).

Me kthimin në Tiranë Kodheli caktohet në Bankën e Shtetit Shqiptar si piktor i kartmonedhave. Për shumë vjet ishte pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”,Tiranë dhe më tej emërohet mësues i thjeshtë vizatimi në shkollat 7 vjeçare deri sa doli në pension. Që student vlerësoi delikatesën e dritës së natyrës në raport me portretin. Në vitin 1942, fitoi çmimin e parë në Konkursin e studentëve (Firence) me figurën e një vajze me veshje tradicionale italiane.

Kodheli gjatë qëndrimit në Itali, ndikohet nga arti i Ticianit, por kur kthehet në Shqipëri ai tërhiqet nga natyra dhe jeta e zonave të veriut të Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të veprave ia kushtoi peizazheve nga këto zona, zakoneve e jetës së malësorëve.

Artisti Kodheli ishte portretist dhe ka cikle të plota veprash me portrete të ndryshëm (gra, vajza dhe burra me veshje kombëtare) gjithmonë realiste. Në këto punime mbizotëron drita e fuqishme e diellit dhe spikat dukshëm një paletë piktorike me prirje impresioniste.

Pas piktorit Simon Rrota, që trajtoi kryesisht figurat e grave shkodrane me veshje të ndryshme tradicionale, Kel Kodheli është ndër të pakët piktorë shqiptarë që krijimtarinë e tij ia kushtoi kësaj teme.

Në portretet e tij, Kodheli zbuloi psikologjinë e femrës shqiptare të kohës nën një këndvështrim tjetër, të papolitizuar, por të “zbukuruar” nga dashuria e tij për njeriun dhe veshjet kombëtare. Tablotë e Kodhelit janë më pak të “prekura” nga  “arti i komanduar”, ai ka realizuar kryesisht tablo historike dhe galeri të tëra portretesh nga populli, luftëtarë popullorë dhe tablo nga jeta dhe zakonet e festave tradicionale.

Kodheli njihet dhe për pastelet e tij, ku spikat kryesisht drita e fortë e diellit, delikatesa në trajtimin e formës dhe një paletë shumëngjyrëshe. Artisti Kodheli ishte pjesëmarrës në ekspozitën e parë të pasluftës (prill 1945) dhe i pranishëm në të gjitha konkurset, ekspozitat kombëtare dhe ndërkombëtare (Evropë dhe Australi). Piktori në vitet e fundit të jetës pikturoi natyra të qeta dhe nudo kryesisht në pastel.

Në vitin 2003 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. 

Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, ndodhen tridhjetërdy punime të artistit, ndërsa katër punime të mjeshtrit Kel Kodheli ruhen edhe në Galerinë e Arteve, në qytetin e Shkodrës si dhe një koleksion i rëndësishëm ruhet në studion e artistit nga familjarët e tij.

Pikturat e tij më të njohura janë: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje”, “Kthimi”, “Gruaja që i ka vdekur burri” (Nëna e dëshmorit)./ KultPlus.com