Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2019”.
Shumë artistë të njohur u ngjitën në skenën e madhe të festivalit, gjersa e fundit që u prezantua ishte ylli me famë botërore, Miley Cyrus.
Ndërkohë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ishte gjithashtu prezente në tribunën VIP, nga ku ka ndjekur bashkë me familjarët performancat e kolegëve të saj.
Ajo ka pasur rastin që edhe të takohet me disa prej tyre, e një ndër ta ka qenë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani.
Ky i fundit ka realizuar fotografi me Duan, të cilën më pas e ka publikuar në InstaStory, ndërsa duket mjaft i buzëqeshur teksa ka pasur fatin të takohet me të.
“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se vite më parë është takuar edhe herë të tjera me këngëtaren e njohur.
Dua përndryshe do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy netët e tjera të festivalit. /Telegrafi/KultPlus.com
Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave të shumta të mbledhura në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare ka folur rreth festivalit “Sunny Hill Festival”, duke dhënë detaje edhe rreth fondacionit bamirës.
Ajo është pyetur nëse do të performojë në këtë edicion së bashku me këngëtarin Calvin Harris, ku kanë një këngë të përbashkët “One Kiss”.
“Nuk e di. Do të mbetet befasi”, ka thënë shkurt Lipa gjersa ka folur edhe për këngët e reja, “Po mundohem të vijë me disa këngë të reja. Pak ma ndryshe se albumi i parë. Jam e lumtur për këtë”, tha Lipa.
Dua ndër të tjerash ka zbuluar se Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi gjersa dyshja mund të sjellin një këngë të përbashkët.
Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë. /Telegrafi/
Dua Lipa, Dukagjin Lipa, Shpend Ahmeti dhe Gëzim Gashi, ishin sot të pranishëm në konferencën e përbashkët të Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival, ku u prezantua projekti “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” dhe detaje tjera rreth festivalit, shkruan KultPlus.
Dua Lipa u shpreh se, kjo ka qenë një ëndërr e madhe e saj, të ketë një vend apo një qendër ku të rinjt mund të shprehin talentin e tyre, dhe tash që kjo ëndërr po bëhet realitet, une ndihem shumë krenare pasiqë është një projekt shumë i madh për të cilin unë jam e apasionuar ‘’We dream big’’, deklaroj ajo.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falenderoi Duan dhe Dukagjin Lipen, duke e cilësuar Duan si ambasadoren më të mirë të Prishtinës dhe të Kosovës. ‘’Shumë njerëz për shkak të festivalit, po pyesin se ku është Prishtina, vendi që po vizitohet nga shumë yje botërore dhe merita kryesore për këtë gjë i shkon organizatorëve të festivalit, që për disa ditë, e bënë Prishtinën një qendër për kulturë’’, deklaroi Shpend Ahmeti.
Poashtu, Shpend Ahmeti u shpreh tejet i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me Sunny Hill Foundation. Kryetari i komunes deklaroi se nje pjese te objektit te ish ASK-ës do ta japin në shfrytëzim për shkollën e muzikës Prenk Jakova, dhe nje pjese te objektit per Sunny Hill Academy.
Dukagjin Lipa, potencoi se më në fund, përmes këtij projekti, Prishtinës do t’i kthejmë shpirtin e muzikës. Duke falenderuar shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me të cilët Dukagjin Lipa deklaroi se është i kënaqur me bashkëpunimin në mes tyre, ‘’kjo tregon se diaspora është duke përparuar në mënyre individuale, në shumë nivele’’ u shpreh ai.
Për një lajm tjetër të rëndësishëm, u ftua edhe Gëzim Gashi, i cili deklaroi se Sunny Hill Foundation ka ndarë fondin prej 150 mijë eurosh për të jetësuar Qendrën Kulturore e cila do të funksionalizohet gjatë vitit tjetër. Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Sunny Hill Foundation dhe Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation përfaqësues nga Gëzim Gashi. Tre të rinj nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation. /KultPlus.com
Lajmin e ka konfirmuar artistja shqiptare me famë botërore përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka thënë se është shumë krenare që më fund po e zbulon Libre, aromën e re të nxjerrë nga Yves Saint Laurent Beauty.
Në korrik, këngëtarja
poashtu përmes profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur se do ta sjellë
koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans, në bashkëpunim me brendin Pepe Jeans. “Më në
fund mund t’ju them se në bashkëpunim me brendin londinez Pepe Jeans, kam
kijuar koleksionin Dua Lipa X Pepe Jeans për ju!
Jam inspiruar nga vitet 90’-00’ në Londër, dhe gjithmonë imagjinoja të krijojë rroba të më përfaqësojnë mua dhe më së shumti dëgjuesit e mi./KultPlus.com
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.
Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrieren e 25 vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X.
Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”.
Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët.
Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime.
Lista e plotë
VIDEO OF THE YEAR 21 Savage ft. J. Cole – “a lot” Billie Eilish – “Bad Guy” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
ARTIST OF THE YEAR Cardi B Billie Eilish Ariana Grande Halsey Jonas Brothers Shawn Mendes
SONG OF THE YEAR Drake – “In My Feelings” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Lady Gaga & Bradley Cooper – “Shallow” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST NEW ARTIST, presented by Taco Bell® Ava Max Billie Eilish H.E.R. Lil Nas X Lizzo ROSALÍA
BEST COLLABORATION Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Lady Gaga & Bradley Cooper – “Shallow” Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” Ed Sheeran & Justin Bieber – “I Don’t Care” BTS ft. Halsey – “Boy With Luv”
PUSH ARTIST OF THE YEAR Bazzi CNCO Billie Eilish H.E.R. Lauv Lizzo
BEST POP 5 Seconds of Summer – “Easier” Cardi B & Bruno Mars – “Please Me” Billie Eilish – “Bad Guy” Khalid – “Talk” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST HIP HOP 2 Chainz ft. Ariana Grande – “Rule the World” 21 Savage ft. J. Cole – “a lot” Cardi B – “Money” DJ Khaled ft. Nipsey Hussle & John Legend – “Higher” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Travis Scott ft. Drake – “SICKO MODE”
BEST R&B Anderson .Paak ft. Smokey Robinson – “Make It Better” Childish Gambino – “Feels Like Summer” H.E.R. ft. Bryson Tiller – “Could’ve Been” Alicia Keys – “Raise A Man” Ella Mai – “Trip” Normani ft. 6lack – “Waves”
BEST K-POP BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” BLACKPINK – “Kill This Love” Monsta X ft. French Montana – “Who Do You Love” TOMORROW X TOGETHER – “Cat & Dog” NCT 127 – “Regular” EXO – “Tempo”
BEST LATIN Anuel AA, Karol G – “Secreto” Bad Bunny ft. Drake – “MIA” benny blanco, Tainy, Selena Gomez, J Balvin – “I Can’t Get Enough” Daddy Yankee ft. Snow – “Con Calma” Maluma – “Mala Mía” ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – “Con Altura”
BEST DANCE The Chainsmokers ft. Bebe Rexha – “Call You Mine” Clean Bandit ft. Demi Lovato – “Solo” DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B – “Taki Taki” David Guetta, Bebe Rexha & J Balvin – “Say My Name” Marshmello & Bastille – “Happier” Silk City & Dua Lipa – “Electricity”
BEST ROCK The 1975 – “Love It If We Made It” Fall Out Boy – “Bishops Knife Trick” Imagine Dragons – “Natural” Lenny Kravitz – “Low” Panic! At The Disco – “High Hopes” twenty one pilots – “My Blood”
VIDEO FOR GOOD Halsey – “Nightmare” The Killers – “Land of the Free” Jamie N Commons, Skylar Grey ft. Gallant – “Runaway Train” John Legend – “Preach” Lil Dicky – “Earth” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST DIRECTION Billie Eilish – “Bad Guy” – Directed by Dave Meyers FKA twigs – “Cellophane” – Directed by Andrew Thomas Huang Ariana Grande – “thank you, next” Directed by Hannah Lux Davis Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Directed by Calmatic LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Directed by Dano Cerny Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Directed by Drew Kirsch & Taylor Swift
BEST VISUAL EFFECTS Billie Eilish – “when the party’s over” – Visual Effects by Ryan Ross, Andres Jaramillo FKA twigs – “Cellophane” – Visual Effects by Matt Chandler, Fabio Zaveti for Analog Ariana Grande – “God is a Woman” – Visual Effects by Fabrice Lagayette, Kristina Prilukova & Rebecca Rice for Mathematic DJ Khaled ft. SZA – “Just Us” – Visual Effects by Sergii Mashevskyi LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Visual Effects by Ethan Chancer Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” – Visual Effects by Loris Paillier & Lucas Salton for BUF VFX
BEST EDITING Anderson .Paak ft. Kendrick Lamar – “Tints” – Editing by Elias Talbot Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Editing by Calmatic Billie Eilish – “Bad Guy” – Editing by Billie Eilish Ariana Grande – “7 Rings” – Editing by Hannah Lux Davis & Taylor Walsh Solange – “Almeda” – Editing by Solange Knowles, Vinnie Hobbs, Jonathon Proctor Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Editing by Jarrett Fijal
BEST ART DIRECTION BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” – Art Direction by JinSil Park, BoNa Kim (MU:E) Ariana Grande – “7 Rings” – Art Direction by John Richoux Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Art Direction by Itaru Dela Vegas Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Art Direction by Tatiana Van Sauter Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Art Direction by Brittany Porter Kanye West and Lil’ Pump ft. Adele Givens – “I Love It” – Art Direction by Tino Schaedler
BEST CHOREOGRAPHY FKA twigs – “Cellophane” – Choreography by Kelly Yvonne ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – “Con Altura” – Choreography by Charm La’Donna LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Choreography by Ryan Heffington Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Choreography by Calvit Hodge, Sara Biv Solange – “Almeda” – Choreography by Maya Taylor, Solange Knowles BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” – Choreography by Rie Hata
BEST CINEMATOGRAPHY Anderson .Paak ft. Kendrick Lamar – “Tints” – Cinematography by Elias Talbot Billie Eilish – “hostage” – Cinematography by Pau Castejon Ariana Grande – “thank you, next” – Cinematography by Christopher Probst Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Cinematography by Scott Cunningham Solange – “Almeda” – Cinematography by Chayse Irvin, Ryan Marie Helfant, Justin Hamilton Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” – Cinematography by Starr Whitesides
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur gjithmonë krenare për rrënjët e saj.
Në pak javë, ajo do të vijë sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini.
Dua ndërkohë patriotizmin e saj nuk heziton që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë.
Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.
Dua përndryshe u lind në Londër, gjersa për një kohë të gjatë ka jetuar edhe në Prishtinë.
Familja e saj është me prejardhje nga Peja, gjersa talentin për muzikë, Lipa e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjini, i cili gjithashtu ka qenë këngëtar i njohru i muzikës’ rock’. /Telegrafi/KultPlus.com
Dua Lipa në një intervistë me BBC ka konfirmuar se tashmë ka
filluar punimet për albumin e saj të ri.
Këngëtarja nga Kosova albumin e fundit kishte lansuar në
vitin 2017, dhe gjatë intervistës ka thënë se iu desh kohë për të menduar rreth
planeve për albumin e radhës që pritet të lansohet gjatë muajve të ardhshme,
transmeton rtk.
Ajo tregoi se albumi i ri do të formohet pjesërisht nga
bisedat që po zhvillon me adhuruesit dhe dëgjuesit e saj.
Miley Cyrus, këngëtare e njohur sot në botë dhe dikur e njohur si personazhi Hannah Montana, do të performojë në Kosovë.
Kjo do të ndodhë gjatë festivalit Sunny Hill Festival. Dua
Lipa, vajza e Dukagjin Lipës i cili edhe e organizon festivalin, sot e ka dhënë
këtë lajm me anë të një videoje.
Në rrjete sociale, serbët nuk ia kanë humbur dakikin këtij lajmi. Në Tëitter ka pasur reagime të tilla si “Welcome to Serbia Miley”, diçka e pritshme prej serbëve.
Në llogarinë e Dua Lipës por edhe të artistes Miley Cyrus kanë reaguar njerëzit që e pëlqejnë këtë ardhje të këngëtares në Kosovë, por shumë llogari me flamurin e Serbisë kanë reaguar ndryshe, shkruan KultPlus.
Edhe në Facebook, njëjtë si në Twitter, ka pasur plot komente plot negativitet dhe gjuhë të urrejtjes nga serbët që nuk janë të lumtur pse Miley do të performojë në Prishtinë.
Miley ka luajtur në disa role në Disney Channel ndërsa ndër vite ka krijuar këngë të fuqishme që kanë depërtuar në industrinë muzikore.
Përmendim mes tyre “Wrecking ball”, “The Climb”, “Malibu”, “We cant stop” dhe hite të tjera, të cilat ajo do ti këndojë në kryeqytetin e Kosovës, për publikun nga mbarë Evropa. / KultPlus.com
Anesa Lipa, nëna e yllit botëror, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen. Mënyra se si ka vendosur ta uroj Dua nënën e saj është krejt e veçantë, shkruan KultPlus.
Ajo ka zgjedhur një fotografi të nënës së saj me veshje tradicionale kur ka qenë nuse, njëkohësisht përmes kësaj fotografia ajo promovon para botës kulturën dhe traditën shqiptare.
Pas kësaj fotografi, ajo ka vendosur edhe disa të tjera ku shpalos disa momente nga fëmijëria përkrah nënës.
Edhe pse ka kohë që jetojnë në Londër, duket se familja Lipa
nuk harrojnë që të prezantojnë Kosovën në mënyra të ndryshme, kjo pasi edhe Dua
gjithnjë e ka thënë se krenohet me vendin e saj.
Vlen të ceket se në vitin 2008, familja e Duas është
zhvendosur në Kosovë, por në moshën 15 vjeçare, ajo vendosi të kthehet në
Londër dhe të jetojë me miqtë e saj, ku njëherë filloi punën si modele për t’u
kthyer më pas në një nga emrat më të kërkuar të muzikës anembanë botës.
Momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme e më të komentuara në botë, me një sërë çmimesh të rëndësishme. / KultPlus.com
Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, vitin e kaluar ishte kthyer pas 18-vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”.
Ndërsa edhe këtë vit është konfirmuar pjesëmarrja e tij nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo në llogarinë e saj personale, Instagram ka hedhur një video kur edhe tregon se Gashi do jetë pjesë e “Sunny Hill”.
“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë në Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë shenjë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur”, shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.
Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.
Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. / Telegrafi / KultPlus.com
Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit do t’i dhurojë tri net fantastike në datat 2, 3 dhe 4 gusht.
Tashmë veç janë konfirmuar disa nga emrat pjesëmarrës këtë vit, e në mesin e tyre është bërë e ditur se do jetë edhe këngëtari dhe producenti skocez, Calvin Harris.
Ka qenë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ajo e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Harris përmes një videoje të publikuar në Instagramin e saj.
“Shumë e emocionuar të ju prezantoj Calvin Harris këtë vit në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht. Ky vit është i çmendur dhe i jam shumë falënderuese për të gjithë miqtë e mi që po vijnë në Kosovë, që po e bëjnë këtë të mundur, duke na mbështetur neve dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme të ndritur së bashku. Numëroni ditët që tani”, shkruan mes tjerash 23-vjeçarja.
Theksojmë që Calvin Harris është autor i shumë hiteve, përfshirë edhe atë me Dua Lipën, ‘One Kiss’, që ka mbledhur mbi 550 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/KultPlus.com
Duket se sukseset për artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipën, nuk kanë të ndaluar.
Ajo po vazhdon ende të jetë një prej këngëtareve më të pëlqyera dhe të dëgjuara në tregun botëror, falë hiteve që ka sjell viteve të fundit.
Faqja “Music News Facts” e cila merret me faktet më të reja rreth muzikës internacionale, ka publikuar së fundmi një statistikë rreth artistes shqiptare, që i ngrit vlerat edhe më shumë si këngëtare.
Dua është tashmë zyrtarisht femra e parë në histori të muzikës me tri këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Ky fakt patjetër që e ka gëzuar në masë të madhe artisten, e cila nuk ka nguruar që këtë postim ta ndajë me ndjekësit e saj në Twitter dhe Instagram.
Këtë sukses, Dua Lipa e arriti falë tri këngëve të saj shumë të suksesshme dhe të dëgjuara si: “New Rules, “One Kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris), dhe “IDGAF”.
Ajo përndryshe këtë vit ka qenë më shumë eangazhuar në kolona zanore, pasi ka kënduar “Swan Song” të filmit “Alita: Battle Angel”, teksa shumë shpejt do të vijë edhe me kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond. /Telegrafi/KultPlus.com
Këngëtarja shiptare Dua Lipa tashmë është angazhuar edhe me UNICEF për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve, të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.
Së fundmi, Dua Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj
të Instagramit e cila shfaqet e veshur me të zeza dhe në duar mban disa lule të
cilat po jua shpërndan disa fëmijëve të cilët janë refugjatë.
“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”- ka shkruar këngëtarja, 23-vjeçare.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka njoftuar se ajo do të jetë fytyra e re e parfumit të ri të kompanisë “YSL Beauty”.
“Sekreti më i vështirë për ta mbajtur! Shumë krenare dhe e lumtur që më në fund të tregoj se unë jam fytyra e re e parfumit të YSL-së. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të YSL-së që më bëri të ndihemi si në shtëpi, më la hapësirë të luaja një rol të vogël në zgjedhjen e aromës dhe të bëja ëndrrën realitet duke punuar me brendin që e dua kaq shumë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Yves Saint Laurent është brend luksoz francez i themeluar më 1961. / KultPlus.com
Anesa Lipa, nëna e yllit botëror, Dua Lipa, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur në saje të sukseseve që ka arritur vajza e saj.
Ajo njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan imazhe dhe video të llojllojshme me fansat e saj.
Së fundmi, nëna e këngëtares është rikthyer prapë në kohë dhe ka sjellë një imazh të saj me veshje tradicionale, kur ka qenë nuse. “Ari i punuar me qëndisje dore, veshje tradicionale shqiptare 1997”, ka shkruar Anesa krahas imazhit.
https://www.instagram.com/p/Bx8GqqRA82h/
Edhe pse ka kohë që jetojnë në Londër, duket se familja Lipa nuk harrojnë që të prezantojnë Kosovën në mënyra të ndryshme, kjo pasi edhe Dua gjithnjë e ka thënë se krenohet me vendin e saj.
Vlen të ceket se në vitin 2008, familja e Duas është zhvendosur në Kosovë, por në moshën 15 vjeçare, ajo vendosi të kthehet në Londër dhe të jetojë me miqtë e saj, ku njëherë filloi punën si modele për t’u kthyer më pas në një nga emrat më të kërkuar të muzikës anembanë botës.
Momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme e më të komentuara në botë, me një sërë çmimesh të rëndësishme. /Telegrafi/KultPlus.com
Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka disa ditë që po qëndron në Kanë, për festivalin e famshëm të filmit.
Ajo u prezantua me një fustan glamuroz në tapetin e kuq të eventit “amFAR”, i cili u organizohet në mbështetje të të prekurve nga sëmundja e AIDS.
Fustani i kuq i hapur, bëri që këngëtarja shqiptare të bëjë diferencën në tapetin e kuq, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese edhe në para-ndejën e “amfAR”, teksa kishte veshur një këmishë të kombinuar me geta të zeza, që vnin në pah linjat e saj trupore.
Ndërkohë, së fundmi, Dua publikoi një tjetër fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku u shfaq tejet elegantedhe tërheqëse veshur me një fustan të shkurtër, plot shkëlqim.
“Mendoj se e kuqja ishte tema ime për këtë natë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/ KultPlus.com
Dua Lipa është duke punuar fuqishëm në projektet e reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor pas atij debutues.
Këngëtarja shqiptare ka pezulluar të gjitha koncertet
anembanë botës, por jo edhe performancat e herë pas hershme në ngjarjet
madhore.
Së fundi, zeshkania po qëndron në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, ku kënduar edhe disa këngë para të pranishmëve.
Gjithashtu në mbrëmjen gala të organizatorëve publikun e ka
argëtuar edhe këngëtari legjendar, Tom Jones.
Theksojmë se në këtë festival si mysafir janë edhe dy
bukuroshet tjera shqiptare, Aurela Hoxha, Heidi Lushtaku dhe Armina Mevlani.
Ndryshe, Lipa pritet që gjatë verës të vjen në Prishtinë, kur do të mbahet festivali muzikor i themeluar nga ati i saj, Dukagjini, “Sunny Hill”. /Telegrafi/KultPlus.com
Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
23-vjeçarja bëri një arritje të bujshme të mërkurën, gjersa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e “And We Go Green”.
Artistja shqiptare është paraqitur në një fustan të zi transparent, derisa e kishte kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë.
Kujtojmë që Lipa tash e sa kohë ka ndalur koncertet pasi që është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.
Një këngë e re nga Dua pritet të publikohet shumë shpejt para fansave të shumtë që ajo numëron. /Telegrafi/KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën kineze “Vogue me”.
Me këtë rast, artistja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin shfaqet mjaft e veçantë. Ajo ka falënderuar gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e saj për realizimin e kësaj kopertine.
“Faleminderit Vogue Me, që më kishit në kopertinë, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar ajo.
Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga 29 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Lipa gjatë kësaj kohe i ka anuluar të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. Ky album siç është paralajmëruar do vijë së shpejti para fansave të artistes 23 vjeçare. / KultPlus.com