Për të njëmbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në Tregun Evropian të Filmit – EFM në edicionin e 73-të të Berlinales.
Ndër të tjera, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, do të këtë takime dhe inicime të marrëveshjeve të ardhshme ndërshtetërore, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.
Shtandi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Marriott Hotel në adresën Inge-Beisheim-Platz 1, 10785 – Shtandi nr. 138. / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, do të shfaqë premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë, njërin prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë i kategorisë A, dhe i dyti në Francë pas festivalit të Kanës sa i përket audiencës.
“Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 27 janar – 4 shkurt 2023.
Filmi rrëfen historinë e nje adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi, personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.
Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr. /KultPlus.com
Filmi i metrazhit të gjatë, ‘Hatixhe and Shaban a story of money and shame’ me regji dhe skenar nga Visar Morina dhe producent Eshref Durmishi i prin listës së filmave të metrazhit të gjatë artistikë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës për vitin 2022, përcjell KultPlus.
Në këtë listë janë edhe filmat ‘Jerëm’ me regji dhe skenar të Ismet Sijarinës, ‘Pilivesa me regji dhe skenar nga Dren Zherka, filmi ‘Azil’ me regji të Jeton Ahmetaj dhe skenar të Jeton Neziraj dhe filmi ‘Me fjalë të tjera’ me regji dhe skenar nga Valbona Jashari.
QKK përveç filmave artistikë të metrazhit të gjatë, ka mbështetut edhe filmat në kategorinë kooproduksion minor ku janë mbëshetur filmat ‘Pikë uji’, ‘Vidra’ dhe ‘Leaving Eden’.
Po ashtu është mbështetur edhe filmi i metrazhit të shkurtë të animuar ‘Lobby Boy’.
Janë mbështetur edhe kategoritë: Postproduksion për film të metrazhit të gjatë, ku është përzgjedhur filmi ‘Adnan Kafazi’, Zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë ku janë përzgjedhur filmat ‘Era’, ‘Kthimi n’mal’, ‘Pain, the nemesis’, ‘Banesat e të vetmve’, ‘Vatershuar’,’Lumi na’, ‘Gjurme’, ‘You Don’t know’ dhe ‘Ana tjetër e luftës’.
Ndërkaq në mesin e filmave të metrazhit të shkurtër artistikë të mbështetur nga QKK, listës i prin filmi ‘My godfather send me an iphone’ me regji dhe skenar të Samir Karahodës. Në këtë listë janë edhe ‘Keep going’ me regji të Valmira Hysenit dhe skenar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ‘Intervista’ me regji dhe skenar të Andamion Murati, ‘Greed’ me regji dhe sekar të Salma Al Dehaybi, filmi ‘Buka dhe turpi’ me regji të Ben Apollonit dhe skenar nga Ag Apolloni, ‘Once upon a midnight’me regji dhe skenar nga Hana Bucalija dhe filmi ‘Ni rrugdalje’ që e sjell Lum Radoniqin si regjisor dhe skenarist.
Klikoni KËTU për të parë listën e plotë të filmave të mbështetur nga QKK./ KultPlus.com
Në kuadër të edicionit të 63-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik të Greqisë, është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Qendrave të Filmit të Evropës Juglindore, e cila organizohet në baza vjetore.
Asambleja ka mbledhur përfaqësues të kinematografisë nga vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Qipron, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Romaninë dhe Bullgarinë.
“I gëzohemi kohezionit dhe bashkëpunimit të deritashëm, por duam që tash e tutje të reflektojmë në drejtim të zgjerimit të rrjetit dhe diversifikimit të mënyrave të mbështetjes për filmin”, tha ndër të tjera drejtuesi Çitaku, me rastin e pres konferences së përbashket ku u publikuan edhe projektet që fituan mbështetjen e rrjetit këtë vit.
Në mesin e projekteve filmike të cilat do të mbështeten financiarisht nga Rrjeti Kinematografik i Evropës Juglindore, është filmi kosovar “Kthimi në mal” nga regjisorja Antoneta Kastrati.
Ndër të tjera, Rrjeti synon krijimin e një hapësire e cila rritë bashkëpunimin dhe larmishmërinë në prodhimet kinematografike të vendeve të Evropës Juglindore. / KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës përkujton regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta, përcjell KultPlus.
Për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, sot nga ora 19:30, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.
Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artistike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”. / KultPlus.com
Enis Saraçi, montazheri kosovar, bëhet storie suksesi në FAMU të Pragës
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qendrës Kinematografike të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU, këtë vit, studenti nga Kosova, Enis Saraçi, ka marrë vëmendjen e Akademisë, duke u bërë storie suksesi për punën dhe angazhimin e treguar.
“Filmat në të cilët ai ka punuar gjatë studimeve, kanë arritur në Berlinale (Në mes, 2019), në festivalin e Kanës (Pa vend, 2021), ose Sundance (Zgjoi, 2021 me Çmimin e Publikut, Çmimin Kryesor të Jurisë dhe Çmimin e Regjisë). Sa u përket sukseseve në festivale, Enisi është njëri prej studentëve më të dalluar të departamentit në çerekshekullin e fundit”, ka shkruar FAMU.
QKK përmes marrëveshjes në fjalë, për të tetin vit me radhë ofron mundësinë e edukimit audio-vizual për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. / KultPlus.com
Shtyhet afati i thirrjes për propozime për edicionin e 95-të të çmimeve OSCAR, deri më 1 shtator, 2022
Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 01 janar 2022 dhe jo më vonë se 30 nëntor 2022.
Në periudhën kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë e cila konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release).
Dhe, filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, marrin një ekspozitë publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashta kinemave konsiderohen të jetë (por nuk kufizohet vetëm në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarjet të DVD-ve, shpërndarjet gjatë fluturimeve ajrore, transmetimet në internet etj.
Në linkun e mëposhtëm gjeni detajet e tjera rreth aplikimit:
Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Këshillit Drejtues të datës 6 korrik2022, ka shpallur të hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2022. Përmes subvencionimit, QKK-ja këtë vit do të mbështesë projektet filmike në këto kategori:
- film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar
– film të shkurtër dhe të gjatë të animuar
– film debutues të metrazhit të gjatë artistik
- koroproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik
– postproduksion për film të metrazhit të gjatë artisitik, dhe
– zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Konkursi është i hapur nga data 15 korrik 2022, deri më 19 gusht 2022.
Ndërsa procedura e aplikimit bëhet online, përmes faqes zyrtare të QKK-së. Për më shumë detaje rreth konkursit, ju lutemi vizitoni KËTU. / KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së producentes së mirënjohur kosovare, Vjosa Abazi.
Sipas QKK-së, ikja e saj do të lë zbrazëtirë shumë të madhe në komunitetin artistik.
Postimi i plotë i QKK-së:
Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen e hershme nga jeta të koleges, producentes, bashkëthemelueses dhe drejtoreshës së Prifestit, Vjosa Berisha.
Vjosa ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës dhe kinematografisë kosovare përgjatë më shumë se dy dekadave pune të parreshtur.
Ikja e saj e hershme do të lë zbrazëtirë shumë të madhe në komunitetin tonë dhe publikun mbarë.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes Berisha dhe Istrefi, dhe të gjithë kolegëve./ KultPlus.com
“Mbledhësit e Puplave” sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h në Kino ARMATA në Prishtinë.
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h. / KultPlus.com
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu.
(ora 18:40 me transmetim të drejtëpërdrejtë në RTK)
“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse”, është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu, thuhet në njoftimin e MKRS-së, bashkëbisedim që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ora 18:40 në RTK, shkruan KultPlus.
“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse.” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:
Julien Ezanno – Këshilltar i Çështjeve Bilaterale në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë të Francës, përfundoi vizitën speciale në Kosovë në cilësinë e ekspertit të jashtëm të kinematografisë, për procesin e hartimit të koncept-dokumentit të kulturës.
Takimin e parë ai e realizoi me Ministrin Çeku dhe zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë ku u diskutua edhe rreth bashkëpunimit Kosovë-Francë që do të konkretizohet së shpejti në fushën e kinematografisë, përmes marrëveshjes për bashkëprodhim filmik mes film bërësve të Kosovës dhe Francës.
Ezanno në kuadër të kësaj vizite ishte edhe në Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Kosova film. Gjithashtu mbajti një punëtori një ditore me akterë të ndryshëm institucional, të pavarur dhe edukativ të kinematografisë kosovare dhe një punëtori tjetër me akterët e festivaleve të filmit dhe kinemave të Kosovës.
Ai shprehi gatishmërinë e plotë për të mbështetur zhvillimin e kinematografisë Kosovare përmes bashkëpunimit Kosovë-Francë në nivel të legjislacionit dhe bashkëprodhimit. / KultPlus.com
Për vitin e tetë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës ofron mundësinë e aplikimit në shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU.
FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.
Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.
Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen.
Për t’i parë kriteret dhe afatet ju lutem shkoni në webfaqe të FAMU-së duke klikuar KËTU. / KultPlus.com
“Bota jonë” me skenar dhe regji të Luana Bajramit i prinë listës së filmave artistik të metrazhit gjatë, e cila në këtë projekt filmik vjen me producentë Valbona Rrahmanin, shkruan KultPlus.
Në këtë listë janë edhe filmat “Gruaja e shtëpisë”, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, “Faji” ,e skenar dhe regji të Edon Rizvanollit. “War, games and videorecordings” me skenar të Dhurata Hotit e regji të Birol Urcan dhe “Last exit” ,e skenar dhe regji të Bekim Gurit.
QKK përpos filmave artistik të metrazhit utë gjatë, ka mbështetë edhe filmat në kategorinë me kooproduksion minor, filmat me regjisorë debutues, për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë, atij artistik dhe filma të metrazhit të gjatë dokumentar.
KultPLus ju sjell listën fituese, të cilat janë vlerësuar nga komisioni profesional i QKK-së/ KultPlus.com
Arben Zharku ka njoftuar se para disa muajve është larguar nga pozita e drejtorit në Qendrën Kinematografike të Kosovës, shkruan KultPlus.
Gjatë shkrimit të tij në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Zharku ka bërë të ditur se mandati i tij duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës ka bërë shkelje ligjore duke shkëputur kontratën.
“Normalisht mandati im do të duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës me arbitraritet dhe shkelje ligjore e shkëputi kontraten, dhe për këtë qështje veq se kam ndjekur hapat ligjor”, thuhet mes tjerash.
39 vjeçari gjithashtu ka falënderuar të gjithë bashkëpunuesit e tij dhe i ka vlerësuar si të jashtëzakonshme 10 vitet e fundit të QKK-së. /KultPlus.com
Është mbyllur thirrja vjetore i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të projekteve filmike.
Këtë vit të drejtën për të vazhduar konkursin për mbështetje të projekteve filmike e kanë fituar gjithsej 42 projekte filmike.
Nga këto projekte:
8 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik;
8 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minore për film të metrazhit të gjatë artistik
3 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar
1 projekt në kategorinë për postproduksion të filmit të metrazhit të gjatë artistik
5 projekte në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant
8 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik
1 projekt në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar
1 projekt në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar dhe
7 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar.
Pas mbylljes së konkursit është formuar komisioni i konkursit i cili verifikon secilin aplikacion se a i plotëson kriteret e përcaktuara me konkurs dhe aktet ligjore në fuqi. Komisioni ka hartuar raporte të veçanta për secilin projekt dhe një raport gjithëpëfshirës të projekteve filmike të cilët nuk kanë plotësuar kushtet për të vazhduar konkurimin.
Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit dhe atij financiar, është emëruar juria vlerësuese të cilët do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet./KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e regjisores, Burbuqe Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, QKK u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.
“Jemi të prekur thellë nga lajmi për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në reagimin e QKK-së./KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës, ka hapur konkurs për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2021, shkruan KultPlus.
Njoftimin e ka bërë vetë QKK përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë më shumë detaje edhe për kategoritë të cilat mund të aplikojnë.
Postimi i plotë i QKK-së:
QKK-ja HAPË KONKURSIN PËR SUBVENCIONIM TË PROJEKTEVE FILMIKE PËR VITIN 2021
Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:
konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;
konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;
konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik;
dhe konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.
Për më shumë informata vizitoni seksionin e konkursit në webfaqen e QKK-së, apo duke klikuar në vegëzën e këtij postimi./KultPlus.com
Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e OSCARS për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo VOD platformë për së paku 7 ditë rresht, jo më herët se 1 janar 2021 dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2021.
Edhe këtë vit përshkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka adaptuar rregullën që vlen edhe për edicionin e 94-t e cila përcakton se: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes një platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:
– Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD. – Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin. – Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë.
Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni në linkun poshtë (rregulla e 13të):