Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një foto të kohës së fëmijërisë.
Ajo ka shpërndarë disa foto bashkë me motrën e saj Elenën, e po ashtu edhe një foto tjetër ku Rita shihet me flokë ngjyrë të zezë dhe e buzëqeshur.
Të shpeshta janë rastet kur këngëtarja publikon fotografi nga fëmijëria. Ajo shpesh here ka postuar fotografi të kohës sa ishte në Kosovë, bashkë me familjen e saj. / KultPlus.com
Rita Ora publikoi pak javë më parë albumin “Bang” në bashkëpunim me Imanbek dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Albumi i artistes është lançuar në platformat muzikore dhe së fundmi Rita ka treguar me shifra se sa mirë është pritur nga publiku.
Në postimin e fundit në Instagram, Rita ka treguar se ka dy arsye shumë të rëndësishme për të festuar këtë javë. Përveçse albumi i saj ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify, ajo feston edhe 9-vjetorin e këngës “Hoë ëe do (Party)”. Publikimin e kësaj të fundit ajo e ka cilësuar si një moment epik në jetën e saj, që i ndryshoi gjithçka përgjithmonë.
“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “Hoë ëe do (party) bën 9 vite sot! Ëoë ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe… #BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, ka shkruar Rita Ora në një postim.
Kujtojmë se së fundmi Rita ka rënë edhe pre e kritikave për shkak të videoklipit të “Bang”. Një qen pitbull është shfaqur me vesh të prerë gjatë videos dhe organizata në mbrojtje të kafshëve u shprehën shumë të shqetësuara për këto pamje.
Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve./ KultPlus.com
Artistja nga Kosova, Rita Ora, po vazhdon me promovimin e videoprojektit të fundit “Bang Bang”. Megjithëse gjendet në Australi, kjo gjë nuk e ka ndaluar këngëtaren që të realizojë performanca të jashtëzakonshme për emisione të ndryshme në Amerikë.
Së fundi ajo e dha një interpretim klasik dhe dramatik të këngës “Bang Bang” për emisionin më të shikuar ditor “The Ellen Show”.
Rita e cila shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, në këtë performancë akustike që e vuri në pah vokalin e saj unik dhe të fuqishëm, shoqërohej nga një orkestër e instrumentistëve.
Videoja tashmë është publikuar në platformën YouTube. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është vlerësuar me tre disqe platini në Australi, shkruan KultPlus.
Këtë Ora e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka falënderuar ekipin e saj për punën e palodhshme.
“Falenderoj ekipin tim të mrekullueshëm të Warner Music Australia. Multi platinum! Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj meje”, shkruan ajo.
Rita Ora ndodhet në Australi prej disa javësh ku po pregatitet për të marrë pjesë si gjyqtare ne talent shown “The Voice”./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Rita Ora ka uruar sot babain e saj, Besnik Sahatçiun, për 60-të vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga fëmijëria dhe në fjalët dedikuar të atit, e cilëson atë si të pabesueshëm dhe i dërgon shumë dashuri.
“Gëzuar 60 vjetorin e lindjes babait tim të pabesueshëm! Duke ju dërguar kaq shumë dashuri !!, shkruan Ora.
Lidhja e ngushtë e Rita Orës me familjen e saj është e dukshme dhe këtë e përcjellin gjithmonë edhe përmes fotografive e dedikimeve për njëri tjetrin. / KultPlus.com
Rita Ora tashmë ka sjellë versionin akustik të mini-albumit të saj “Bang”.
Albumi përmban vetëm katër këngë, njërën prej të cilave e ka sjellë me videoklip pak ditë para 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë videoklip Rita paraqitet me veshje tradicionale kombëtare.
Albumi i këngëtares 30 vjeçare përmban bashkëpunime me artistë të famshëm botëror si David Guetta, Imanbek, Guna e Khea. / KultPlus.com
Rita Ora ka bërë të ditur se këtë të premte do të sjellë versionin akustik të mini-albumit të saj “BANG”.
Albumi përmban vetëm katër këngë, njërën prej të cilave e ka sjellë me videoklip pak ditë para 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë videoklip Rita paraqitet me veshje tradicionale kombëtare.
Albumi i këngëtares 30 vjeçare përmban bashkëpunime me artistë të famshëm botëror si David Guetta, Imanbek, Guna e Khea. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është bërë pjesë e listës së këngëtarëve më të pasur Britani.
Rrjeti i lajmeve “Sunday Times” ka publikuar listën e këngëtarëve më të pasur në Britani e madhe.
Këngëtarja shqiptare mban vendin e 11 në listën e këngëtarëve më famë botërore. Lista kryesohet nga këngëtarja e famshme Adele dhe këngëtari i mirënjohur Ed Sheeran.
Këngëtarja shqiptare bën pjesë për herë të parë në këtë listë me një vlerë pasurie prej 16 milion £. Ndërkohë, suksesi i këngëtarëve në listë të cilët kanë rritur pasurinë e tyre nga këngët e reja të ndjekura nga miliona njerëz në gjithë botën./ KultPlus.com
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emër shumë i kërkuar edhe në botën e biznesit.
Ajo ka disa herë që ka bashkëpunuar me ShoeDazzle, ku po sjell koleksionet e saj të këpucëve.
Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se po dhuron 10 palë këpucë nga koleksioni i saj me këtë brend.
“Po i dhuroj 10 palë këpucë nga koleksioni im #RitaOraxShoeDazzle !! për tre fituese me fat!Për t’u bërë pjesë e lojës bëjeni follow @shoedazzle dhe etiketoni një shoqe në koment me #giveaway! Përfundon të premten dhe fituesi do të bëhet i ditur në faqen e ShoeDazzle në Instagram të hënën. Paqi fat!!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rita Ora për një kohë po qëndron në Australi, ku edhe është e angazhuar në “The Voice”.
Ajo së fundi ka lansuar ep-in “Bang”, ndërsa pritet që të vazhdojë punën edhe për këngët e radhës./ KultPlus.com
Nëna e Rita Orës, e cila tashmë njihet si ndër gratë më të suksesshme shqiptare, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram me një mesazh drejtuar të gjitha grave, shkruan KultPlus.
Në urimin e bërë, Vera ka thënë se femrat duhet të vazhdojnë ta sillin dynjanë.
“Urime 8 Marsi të gjitha grave e shoqeve të mia hajde të vazhdojmë ta sillim dynjanë” shkruan ajo në urim. / KultPlus.com
Rita Ora ka performuar këtë të shtunë në Sydney Cricket Ground në Australi. Ngjarja u transmetua nga televizionet ndërsa kishte të pranishëm edhe në koncert.
Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare me performancën e saj bëri të kërcenin të gjithë të pranishmit teksa tha se kishte kaluar kohë që kur ajo kishte realizuar një koncert me mijëra të pranishëm. E prekur emocionalisht Rita tha se “ishte përpjekur të mos qante”.
“Kurrë nuk do ta harroj këtë koncert”, ka thënë Rita në përfundim të saj.
Pjesë e koncertit të saj ishte dhe grupi muzikor australian i fëmijëve The Wiggles të cilët u shoqëruan me brohoritje.
Gjithashtu të pranishëm ishin dhe këngëtarë australianë dhe artistë të tjerë. Pavarësisht formatit ndryshe, ajo që nuk ndryshoi ishin kostumet shumëngjyrëshe që njihen si Mardi Gras./ KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, e solli një performancë fantastike live nga Shtëpia e Operës në Sidney, për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
E shoqëruar nga disa instrumentist klasik dhe një DJ në skenë, ylli i muzikës pop e interpretoi hitin e saj të fundit, “Bang Bang”, dhe ishte me të vërtetë një performancë e përkryer dhe mjaft energjike.
Përveç si mysafire muzikore, Ora gjithashtu e dha një intervistë të drejtpërdrejt nga Australia, ku foli për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë së shout muzikor “The Voice”, adhurimin e saj për divën e muzikës Madonna, realizimin e EP albumit “Bang” në bashkëpunim me DJ Imanbek, David Guetta dhe reperin Gunna, si dhe xhirimet e videoklipit të këngës “Bang Bang” në Bullgari.
Kënga e cila e sjell këngëtaren të veshur me veshje tradicionale kosovare, është pjesë e EP albumit të ri të Rita Orës, dhe ka arritur të pozicionohet mirë në toplistat muzikore. / KultPlus.com
Rita Ora është aktualisht duke qëndruar në Australi ku pritet që së shpejti t’i bashkohet grupit të gjyqtarëve të “The Voice” atje.
Këngëtarja kosovare me famë botërore po ashtu tashmë i është kthyer studios muzikore ku ka ingjizuar disa këngë të reja të cilat i ka sjellë nga mesi i këtij muaji përmes një mini- albumi të titulluar “Bang”.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale ku ka shpërndarë pamje nga ingjizimi i këtij albumi, Rita ka thënë se është entuziaste që është kthyer në studio dhe se gjatë karantinës ishte ndier më shumë “muzikalisht e izoluar”.
“Është e mahnitshme që jam kthyer sërish në studio. Nuk do t’ju gënjej, muzikalisht ndihesha e izoluar, gjë që kurrë më parë nuk e kisha përjetuar. Kjo periudhë më bëri të shkruaj dhe të mendojë shumë rreth asaj se çka dua të bëjë me muzikën time”, është shprehur këngëtarja 30 vjeçare. / KultPlus.com
Të gjithë anëtarët e jurisë kishin shtypur butonat dhe donin ta kishin në ekip. Por, diçka nuk kishte shkuar edhe aq mirë në këtë audicion.
Asnjë prej anëtarëve nuk e kishte njohur Orën, derisa ajo ishte prezantuar. Ata kishin menduar që është vetëm një konkurrente që i ngjasonte asaj. / KultPlus.com
4 projektet muzikore të Rita Orës i kanë sjellur sukses në karrierën e saj, pas një periudhe të gjatë të pauzës skenike, shkruan KultPlus.
Mini albumi i këngëtares shqiptare erdhi nën bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës botërore, teksa kënga “Bang” mbeti më i veçanti për shkak të videoklipit me veshje kombëtare shqiptare.
Këtë rrugëtim muzikor, Ora e ka përmbledhur në një video të shkurtë, të cilën e ka publikuar në Instagram.
Ylli kosovar aty shfaq sekuenca nga përgatitjet e këngëve, teksa falenderon bashkëpunëtorët e saj.
Në Australi, më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e Komunitetit LGBTI.
Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë ajo që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali, shkruan ‘TV Black Box’, transmeton KultPlus.
Interpretuesja e hiteve botërore “Anywhere” dhe “Big”, do të performojë live së bashku me emra të tjerë të njohur të muzikës.
Ndërkohë, vitin që lamë pas, ajo që këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, ishte një shqiptare tjetër me famë botërore, Dua Lipa.
Si Rita, ashtu edhe Dua njihen si suportuese të komunitetit LGBTI, dhe gjithmonë i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti. / KultPlus.com
Këngëtaret shqiptare që tashmë kanë prekur edhe majat botërore nuk hezitojnë që të shfaqin përkrahjen kundrejt njëra tjetrës. Kështu ka bërë dhe Bebe Rexha me këngën e fundit të Rita Orës, shkruan KultPlus.
Rexha në Instagram ka publikuar një video ku shihet se ajo vallëzon me këngën “Bang” nga Rita Ora.
Rita Ora është duke punuar për albumin e saj të tretë, të cilin shpreson që do të arrij ta lansoj në treg, verën e këtij viti, transmeton KultPlus.
Artistja e njohur me famë botërore ka treguar për publikun se kohët e fundit ka qenë duke shkruar projekte të reja e cila tha se janë tekste që kanë të bëjnë më shumë me anën e saj emocionale.
“Unë jam duke bërë shumë shkrime këngësh. Padyshim që jam duke u përshtatur më shumë me anën time të prekshme. Do të ketë shumë më shumë emocione me këtë rekord. Ky vit ka qenë një përvojë e tillë transformuese për të gjithë ne që të jesh transparent është vërtet ajo që na duhet. Me këtë album të ri, unë do të thellohem shumë”, ka thënë Rita.
Tutje shton: “Unë kam plane që ky album i tretë të jetë diçka që unë kurrë nuk e kam bërë më parë dhe unë me të vërtetë dua të eksperimentoj dhe të vij ballë për ballë me një sfidë. Pra, ka tekst shkrues me të cilët nuk kam punuar kurrë më parë dhe instrumente të drejtpërdrejta”./KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor, ku ajo u shfaq e veshur me kostume tradicionale shqiptare, shkruan KultPlus.
Së fundi, Rita pranoi një befasi të këndshme në rrjete sociale, disa prej fansave të saj shqiptarë kanë vizatuar fotografitë e artistes nga klipi i fundit.
“Krenaria jonë”, thuhet në postimin, të cilin Rita e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.
“Woww! Talenti juaj është i pabesueshëm”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se projekti “Bang”, deri tani ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./ KultPlus.com
Këngëtarja ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja me veshjen tradicionale.
Rita Ora festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës të mërkurën derisa kishte zgjedhur veshje tradicionale për të shënuar 13 vjetorin, kështu e nis artikullin e saj Dailymail.
Këngëtarja e cila ka lindur në Prishtinë ku është Kosova, shkoi në Instagram dhe shpërndau një seri fotografish në veshjen e saj të cilat i veshi për videoklipin “Big”.
Veshja e Ritës përbëhej nga një fustan i zi me mëngë të gjata me qëndisje prej ari dhe një pëlhurë buzë të palosur.
Ajo gjithashtu kishte veshur një këmishë të bardhë me geta të përshtatshme së bashku me një kokë ekstravagante kuq e zi. Rita kishte veshur edhe çizme blu të errëta me detaje lesh artificiale dhe doreza të kuqe të ndezura ndërsa pozonte së bashku me disa gra të tjera me veshje tradicionale, vazhdon tutje DailyMail.
Krahas fotografive, ajo shkroi: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova !!!” së bashku me një mesazh në shqip duke shkruar: “Urime 13 vitet e pavarësisë sonë në Kosovë!”.
Kosova është vendi i dytë më i ri në botë dhe më i ri në Evropë, duke shpallur pavarësinë e saj nga Serbia në shkurt 2008.
98 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian e njohin Kosovën, ndërsa qeveria e Serbisë jo.
Rita lindi nga prindër shqiptarë në atë kohë ishte Jugosllavia, me prindërit e saj që largoheshin nga rajoni për shkak të persekutimit të shqiptarëve.
Ylli më parë foli për “Vogue Arabia” se si ishte që familja e saj të mbërrinte në Londër dhe të fillonte një jetë të re vetëm një vit pasi ajo lindi.
Duke kujtuar ngjarjen, ajo tha: “Ata lanë tërë jetën e tyre dhe u desh të fillonin nga e para kur mbërritën në Londër si refugjatë. Por mbrojtja ndaj nesh ishte përparësia e tyre kryesore dhe unë numëroj bekimet e mia çdo ditë që ata bënë atë që duhej”.
Duke shpjeguar pse prindërit e saj zgjodhën qytetin, Rita tha: “Ata zgjodhën Londrën sepse babai e donte muzikën dhe kulturën, por edhe më tej, siç mund ta imagjinoni, adoptimi i një jete të re ishte jashtëzakonisht e vështirë.”
Rita vazhdoi të shpjegojë se si ishte jeta duke u rritur në Londër dhe pretendoi se e pa atë të vështirë për shkak të paragjykimit që rrethoi refugjatët.
Ajo zbuloi: ‘Unë shpesh quhesha refugjat në një mënyrë nënçmuese, megjithatë, kisha shumë miq të huaj dhe të gjithë kemi kaluar një kohë të shkëlqyeshme duke qenë ndryshe”, ka thënë këngëtarja, përfundon Dailymail. /Lajmi.net/ KultPlus.com
Rita Ora është njëra ndër këngëtaret që përmes artit të saj përherë promovon vlera kulturore dhe tradicionale të vendit të saj, shkruan KultPlus.
Këtë e bëri edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, teksa shpërndau fotografi të mrekullueshme nga veshja e saj në videoklipin e këngës ‘Bang’.
Nën veshje kombëtare dhe me një tekst të shkruar edhe në gjuhën shqipe, Ora ia uron Pavarësinë vendit prej ku ka prejardhjen, Kosovës.
Ora ktheu sytë e artdashësve të saj nga mbarë bota në kulturën shqiptare së fundmi me këngën, teksa këtë e bëri edhe më parë nëpërmjet performancave tjera muzikore. / KultPlus.com
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me anë të rrjeteve sociale ka kujtuar një moment shumë të veçantë në karrierën e saj, pikërisht në prag të pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar më 2015, ku u nderua nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.
Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës”, meqë rast edhe ishte organizuar një pritje e veçantë në ambasadën e Kosovës në Londër.
“Ky moment <3”, ka shkruar Rita sipër videos, të cilën e shpërndau një ditë para se Kosova ta festojë përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.
Kujtojmë se Rita Ora para pak ditësh ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”, në të cilin erdhi e veshur me motive kombëtare, duke treguar para botës edhe një herë prejardhjen e saj. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Rita Ora mbrëmë ka performuar live në emisionin “Dancing On Ice” që transmetohet në kanalin “ITV”.
Këngëtarja e interpretoi live këngën e saj të re “Bang Bang” në edicionin special të shout “Dancing On Ice” për Ditën e të Dashuruarve.
Rita Ora dukej e mahnitshme mbrëmë e veshur e tëra në të kuqe. Ajo e dha një interpretim të mirë dhe energjik në skenë, teksa shoqërohej nga tre patinazhist artistik.
Aktualisht Ora është në Australi, ku po e xhiron edicionin e ri të talent shout, “The Voice”, ku ajo shërben si mentore. / KultPlus.com