Edi Rama: Kam një lidhje me Konicën dhe Nolin

Mënyra e të veshurit, stili i tij i veçantë i mbajtjes së një palë atleteje apo kollaret shumëngjyrëshe, nuk është se i kanë shpëtuar vemendjes së moderatorit Mustafa Nano në emisionin “Provokacija”, në “ABC News”. Trendi që ai ka ofruar i ka dy anët e medaljes. Ka nga ata që e kanë përqafuar, por pas nuk ngelen edhe kritikat.

Me veshjen, sipas Nanos, kryeministri është i ngjashëm me natyrën e Faik Konicës.

Edi Rama: E di që kam një lidhje kështu…

Mustafa Nano: Me Konicën?

Edi Rama: Po e di. Me Konicën dhe me Nolin. E kam jetuar gjithmonë si një lidhje timen të fshehtë me ta./konica.al

Rita Ora me këtë këngëtar do të performojë në duet në Brit Awards

Nesër është mbrëmja e madhe e Brit Awards, ku do të performojë edhe Rita Ora, shkruan KultPlus.

Mirëpo, ajo në këtë mbrëmje do të performojë në duet. Ky detaj është zbuluar gjatë një bisede të hapur në Twitter, ku është bërë e ditur se ajo do të perfomojë me Liam Payne.

Por jo vetëm një shqiptare do të kemi në këtë skenë gjigante, pasi që, në Brit Awards kemi edhe këngëtaren e njohur Dua Lipa, e cila në këtë edicion është e nominuar në disa kategori./KultPlus.com

“Rrno për me tregue” se Alketa Xhafa Mripa ju dëgjon

Rrëfe për kohën që ke përjetuar apo dëgjuar gjatë regjimit komunist, të gjitha rrëfimet do të jenë pjesë e instalcionit artistik të Alketa Xhafa Miripës,instalacion që do të prezantohet më 9 maj të këtij viti, shkruan KultPlus.

Por artistja kosovare që jeton në Britani, kësaj here ka zgjedhë Shqipërinë për të mbledhë këto informacione, e cila tashmë ka arritë në Tiranë, bashkë me ekpinin e saj, të cilët janë pjesë e projektit “Edhe muret kanë veshë”, nismë e re e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, që nisi sot, më 20 shkurt, në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së ish diktatorit, e që i kushtohet mbledhjes së dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist.

Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, dhe synon të sjellë në dritë një copëz historie, përmes përjetimeve personale.

Finalizimi i këtij projekti do të bëhet pikërisht në ditën e Evropës. Alketa Xhafa Mripa njihet për instalacione të fuqishme, dikurse ishte edhe instalacioni i mbledhjes së fustaneve për ti dhënë forcë grave të dhunuara në luftën e Kosovës, dhe paralel, tashmë është duke e realizuar një projekt të ngjashëm edhe në Angli,por që u dedikohet grave që kanë përjetuar dhunë./KultPlus.com

Lufta sizifiane përballë psikologjisë së turmave

( Një vështrim Telegrafik për letërsinë psikologjike të prof. Dr. ILIR MUHARREMIT )

Nga:Vilson Culaj

Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Eshte fuqia Gnostike dhe Epistimiologjike për ti perceptuar gjerat jashta shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë por rigjiditet e fatkeqësi sociale. Aty është e etiketuar dhe e atakuar hipokrizia, miopia, formalizmi dhe emitimet e rrejshme të jetës – jetë që nuk shijohet por vetëm na shpifet si e lumtur. Aty kryqezohen kohërat kalorsiake, moderne e posmoderne në kërkim të njeriut real por gjakimi i shkrimtarit megjithatë mbetet i kotë. Hulumtimi për mbinjeriun e Niçës dhe njeriut normal të autoit mbetet i njejte në ketë libër edhepse shekujt rrjedhin si uji ndër urë. Autori si Eugeni dikur nga prizmi i tij letrar ,, Psycho ‘’ sheh vetëm hije njerëzish në sheshin e Athinës e jo njerëz që në sytë e zemrat e tyre gjallon jeta.. Është lufta e përhershme e legjendës Edipiane për tu shkëputur njëherë e mirë ,, kërthizën ndërpsikike ’’ me prindin, ambientin, shoqerinë naive dhe masat primitive edhepse të gjitha keto të veshura më maskën e postmodernës dhe rrobave të argjendëta.

Në këtë libër reflektohet vazhdimisht e gjakohet ngultas për identitetin personal dhe pranverën e moshës dhe formimin e një desingu ndërpsikik jashta diktatit të botës e nga bota. Është një gjakim letrar e jetësor për tu shkëputur nga Narcisi kolektiv i kësaj shoqerie e cila në vend të lumturisë e progresit sjell vetëm ligësi, maska, intriga, obsukurantizem, lufta, përplasje ideologjike, mu ata prototipa që mbjellin luftë dhe fshehin gjurmët e luftës. Është renja – goditja në kokë përmes një gjykimi Iluminist ndaj veseve njerëzore, luftën e mirë të Logosit ( Fjalës së gjallë ) që nuk mbaron kurrë dhe Etnosit që kapitullon e rikapitullon vetën nëpër gjurmet e historisë hera heres, por më plot herezi e më shpesh përbysje e vendnumërim. Ky libër nuk është libër i Epikondrisë morale as seksuale ( edhepse trajtohet kjo temë ) por i një realiteti të thyer dikur në kohë e hapësirë, që askund si shihet drita në tunel. Romani PSYCHO nuk është një pelhurë e bardhë për lexuesit as autorin por është libër i jetës i mbushur plot jetë dhe bërthamë – ngjarje të jetës.

Idetë e autorit nuk janë të ngurta falë kultures se tij të madhe të leximit e njohjes por janë tepër fluide e konkrete që sillën mes qiellit tokës, e realitetit tonë hera herës të dhimbshëm dhe pa një rrugë zgjidhjeje. Edhepse në shikim të parë libri të krijon përshtypjen e një qasjeje Nihiliste dhe Egzistencializmi post modern në fakt ky libër në strukturën e tij ngerthen edhe racionalizëm Dekartian, klasicizëm, frymë të rilindjes Evropiane , por edhe një lloj Platonizmi të nënshtresuar që fijen e tij mund ta nuhas vetëm lexuesi i kultivuar. Autori është relator idesh dhe lundron nëpër ide sepse idetë e reflektimet letrare i ka tepër të konceptuara, dritëgjata, largpamëse dhe frymëdhuruese.
Libri Psycho është libër për veshët e shurdhër e mendjet e hapura.

Duhet kulturë leximi për ta lakmuar e durim për ta shijuar ketë libër unik. Aty nuk i është vënë pika e dualizmit të jetës si diskurs, por në të ka dualizëm të theksuar që një faqët e para të tij. Ndoshta pak kush nga lexuesit e ka më të kjartë thënjen e John Lockut se sa autori : ,, Bota zhvillohet e përparon si rezultat i të kundërtave ‘’. Autori prof. Dr. Ilir Muharremi nuk është kundra botës përmes diskursit e kosmosit të ketij libri, por botën psikologjike shqiptare deshiron dhe synon ta kultivoj e pikëveshtroj më të përparuar pikërisht përmes fenomenit Ezistencial Psycho.
Psycho është aftësia e autorit për ta njohur psikën e tij përsonale e kolektive, por është edhe një lloj thirrjeje se : Njohja e vet njohja është njëra ndër misionet më fisnike të kësaj botë pa fillim e mbarim, përveç jetës dhe lirisë sonë nese ajo… ( liria ) nuk është e arratisur diku në shkëmbinjtë e thërrmuar të kohës…/KultPlus.com

Alban Muja në Londër , flet për ‘Artin si mjet politik’

Ambasada e Kosovës në Londër do të mbajë diskutimin “Arti si mjet politik”, ku i ftuar është artisti Alban Muja. Diskutimi do të mbahet më 23 shkurt, në Ambasadë, duke filluar nga ora 18:30, shkruan KultPlus.

“Jemi të nderuar që të kemi dy njerëz të jashtëzakonshëm që bisedojnë rreth artit. Nora Weller, një studiuese ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, do të drejtojë një bisedë me artistin e njohur kosovar, Alban Muja, për veprat e tij më të fundit dhe ekspozitat e tij në mbarë botën gjatë vitit të kaluar”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Nora Weller është Drejtore e Akademisë për Çështje Globale në Kembrixh të Mbretërisë së Bashkuar. Studimi i saj i fundit: Trashëgimia Kulturore në Kosovë: aspektet ligjore, kulturore dhe politik, shikon nga afër kornizën legjislative dhe politikat rreth mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ajo ka diplomuar për juridik në Universitetin e Kembrixhit. Kurse është larguar nga Kosova me familjen e saj kur ka qenë e vogël.

Alban Muja (i lindur më 1980 në Mitrovicë) është artist vizual dhe filmbërës nga Kosova. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit shoqëror, politik e ekonomik në rajonin e gjerë, ai i ka hyrë hulumtimit të temave historike dhe shoqërore-politike dhe i lidh ato me pozitën e tij në Kosovë.
Veprat e Mujës, i cili konsiderohet si njëri nga artistët më të suksesshëm të gjeneratës së re të artistëve nga Ballkani, përfshijnë një spektër të gjerë mediesh, si video-instalacionet, filmi, vizatimi, piktura, fotografia dhe performanca, të cilat janë ekspozuar shumë në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita personale si dhe në grup.

Muja ka qenë edhe fitues/artist rezident në disa institute, galeri dhe muze të rëndësishëm në botë, ndër të cilat “Tobačna 001 residency” të Muzeut të Qytetit të Lubjanës; Projektit Apartment, Stamboll, Turqi; Çmimit për artist të ri vizual nga ISCP Residency, New York, SHBA; ARTSLINK Residency New York; KulturKontakt Residency, Vjenë, Austri; Backyard International Artist Residency, Kuda-Center për Media të Reja, Novi-Sad, Serbi; International Artist and Writer Residency, Santa Fe Art Institute, New Mexico, ShBA; Braziers International Artist Residency, Braziers Park, OxfordShire, Angli. Është ligjërues i artit në UBT.

Vendet janë të limituara kështu që ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij diskutimi duhet të lajmërohen në këtë email: [email protected]./KultPlus.com

28 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës

Para 28 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Me rastin e këtij përvjetori Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” që fillon sot.

Muri i prapambetjeve

Muri i prapambetjeve mendore del ta ketë mbërthyer thellë në kokë imagjinatën e mendësisë vendore. Muri ideofabluar i Teutës (i) lire, do të rezonojsi njëvegël e instrumentalizuar brenda një dhome dhe njënjë fiksimi banal, që nuk lejon dot të kapërcej malin e paragjykimitshoqërinë vendore, pa izën e të zotit të studios komanduese.

Naser Shatrolli
Foto: Bardha Neziri
Qytetari i kësaj ngrehine të murtë ka ngelur në mes të udhëssë ballkanit perëndimor,si një pelegrin pa derë e adresë, pa mundësi qëtëbartnë shpinë lirshëm valixhen e ëndrrave jetësore, për fajin e përgjegjësisë së pa ndërgjegjësisë historike, që është duke e përkufizuar mendimin e lirë në përgjithësi,njëherësh rrjetin e damarëve kulturor të një hapësire gjeografike,e cilanuk është e izoluar nga jashtë/ nga të tjerët, përkundrazi, ajo u çlirua në vitin 1999 nga ndërhyrjet e hyjnive qiellore dhe nga mendësia e kulturës së Vatikanit për të marrë formë konkrete karta e njeriut të botës së lirë,ku do ti shkruante, ju keni marr statusin e qytetarit liberal dhe keni të drejtë të targetoni pa barrikada e thasë zalli brenda familjes tokësore dhe ajërore evropiane.Me kalimin e kohës, zingjirët e ndryshkur mendor të një pjese nga po kjo shoqëri e uritur për dritë, e djegur për të kapur në dorë flamurin e hapërimit qytetar, e keqpërdorën fjalën së bashku me lirinë, e murosën mendimin filozofik dhe botëkuptimin qenësor qytetar gjersa gjembat edhe më tej qëndrojnë në kufinjët e qerpikëve të pritjes. Është kjo mendësi që e shikojmë për ditë në televizor, që premton shumë dhe vepron në të kundërtën e të shumtës, mendësipa rezonator shprehës, pa kulturë intelektuale, alfabet gjuhësor, pallavrojnë retorika të fryra, mbushin kosheret me fruta mali të ish stilit komunist, orator provincial, pa imixh e grim qytetar. Këta janë ata qënuk e lënë të frymoj lirshëm nurin ebirës së fundit tëkavallit, qëështë duke sendërtuar dyllin e shpresës së art. Pra, duke i falenderuar ”përzemërsisht” segment të caktuar të këtij patrotizimi të rrjeshëm, ja ku jemi sot në vitin 2018, të hermetizuar, të dryrosur në këmbën e gjelit, të hipnotizuar,e dehur si të ishim nuse e përdal meduvaktë lëkurës së lopës, të cilën elodruan, e shterpëzuan gjirin e kësaj lope popullore, dhe në fund, ebënë oazë shkretërire larg Zotit dhe pa Zot shtëpie…!

Duhet goditur me çekanin e mendjes në kokat popullore për të vetëdijësuar e ngritur në qiell harkun e pakënaqësisë së tyre, për të depërtuar dielli në ballkonin e shpirtit të bluzit rinor. Ky ishte mesazhi i shfaqje «PA MURE».

Baleti Kombëtar i Kosovës, trupa artistike e saj, me shfaqjen autoriale të emërtuar: «Pa mure» të koreografes vendore të primabalerinës – Teuta Krasniqi,kanë artikuluar gjetje rrjedhimisht të qarta,në frymën e një teatri simbolik me nuanca dhe kombinime teatrore mes dramës dhe syzheut të kërcimit, duke shprehur kujdesshëm dhe hapur logjikën terapeutiketë ngujimit psikik, ndërsa,për mjete shprehëse kundër këtij aparati dhe kësaj aparature filmike, do të përdorin gjymtyrët trupore si mjeti më demokratik përkatësisht si kërkesë e pa rreshturmospajtese,duke manovruar gjithë peshën e artit të tyre brenda një standardi estetik universal,qoftë në formë simbolike, qoftë në fronte praktike të shtrirë për toke, të strukur brenda barkut të tyre duke luftuar për ajër të pastër, për të destiluar mëlqinë e mekanizmit shpirtëror dhe për të zgjidhur sot e për mot fillin e lëmshit të murit primitivdhe vegzën e gabimeve historike. Kjo shamie zezë që dita ditës po merr formë te perçes së zezë gjersa do të shndërrohejnë aforizmë«qorrsokaqesh», e cila shkaktonbezdi, mërzi, frikë,pa siguri,turbulenca,gjersa, ebënë të pa vlerëjetën,duke u sjellë rreth simbolikës së «hurmës arabe» me idenë, që të gjendet shtegu iarenës së vërtetë, ku do të patinazhoninmbi akullin shprehësbota ynë rinore përkarshi botës së moderuar ndërsa audienca e shumëllojshme do ti duartrokiste secilit balerin për bukuritë e shumta që ka të strukura në xhepin e thembrës së tij, në muret estetike të trupit të tij, në figurën shprehëse përkatësisht në domenin e muskulaturës fizike e psikike të imagjinatës së tyre.

Muret e hirta të komunizmit do të na kujtoninepshet e kancelarisë së gjuhës agresore, të njëjtat do ti shfrytëzonin dhe segment të caktuar ndërkombëtar, ndërsa mendësia vendore mbolli edhe më thellë se kaq këtë logjikë shprehëse, këtë notë servilizimi përderisa u bë dekor i gjallë i këjtës, u bë skenografi e imazheve të këqija këtu e në botë, u bë rrënojë e përflakur, u bë muranë grafitesh, karneval ikjesh, pasthirrmë, ekografi poetike, u bëmë mure të pa dukshme për vetveten brenda fiksionit mendordhe për vetveten,po u bëmë hor bote jashtë këtij fiksioni dhe kësja logjike ecilapo shpërfaqet në horizont me pa siguri emancipuese ndërsa adresën e këtij ngujimi qytetar, do të mund ta gjenim nësë ka vullnetar kohe në xhepat e kostumeve të shtrenjta politike dhe në pullate zeza të uniformës ushtarake, që kanë marr formë të sakëzitsi (pa) mundësi e vetme për të zgjatur qafën dhe për shikuar dritëne kaltër në flamurin evropian, i rrethuar me yje të arta.

«Pa mure» trajton njeriun, trajton pamundësitë e tij, nevojën për të jetuar drejtë në padrejtësi, arsyen për të frymuar në këmbë, pa pengesa teknike e diplomatike, e biblike, në dyqanin universal, ku do të mbushte korpën një çift shqipëfolës me artikuj integral për një jetëmëtë shëndetshme. Ky ishte modeli më bashkëkohor i kësaj trupe të cilët interpretuan nëmeslëvizjevemoderne dhe frymës meditative, të mbështetur në percepcionin e teatrit intrigues – teatrin e rrugës, duke i shtrirë gjetjet e tyrebrenda një konteksti alegorik – tendencë e një teatri plastik, që sillet rreth një objekti në harkune stilit pantomimik, për të servuar në pjatën e pritjeve të mëdha metodën e saj shprehëse, dukee brumosuar tharmin ideor brenda një stili krejtësisht të pranueshëm dhe të veçantë.

Pra, kemi të bëjmë me një argjendari artistike kombëtare, e cila në gjuhën popullore quhet punim dore, e rrumbullakësuarnga artistët vendor, qoftë nga intuita koreografike që mban firmën e Teuta Krasniqit, qoftë nga notat muzikore apo nga dollapi kostumografik që do të arrintekuotën e një shfaqjeje unike.
Pjekuria etyre, përkatësisht guximi artistik i shndërruar në veprim konkret, e bënë këtë skenë dhe këtë skenar artistik të kësaj trupe, të suksesshme dhe të pranueshme për vëmendjen publike.

Tretmani ideor është i qartë, i shtruar mirë, i arsyeshëm, i motivuar, i pastër, i qëndrueshëm estetikisht, i interpretuar me elegancë, me një diciplinë të jashtëzakonshme skenike, në harmoni të plotë ekipore, në mardhënje të qëndrueshmedhe nëstandarde të një gjuhe universale, në frymën e një teatri simbolik, ku do të dominonte emocioni i sinqert dhe përjetimi i skajshëm. Ekipi ishte në nivel të shfaqjeve pararendëse,secili shpreh platformën e tij fizike e psiqike në mënyrën e vet, qoftë individualisht qoftë njëri për tjetrin dhe anasjelltas në kor!

Koreografia: Teuta Krasniqi
Balerinët:
Aulonë Nuhiu, Sead Vuniqi, Vjollca Llugiqi, Luljeta Ademi, Fatmir Smani, Fisnik Smani, Jeta Musolli, Kreshnik Musolli, Muhamet Bikliqi, Sinan Kajtazi, Abetare Hyseni, Leonora Rexhepi, Behie Murtezi, Mimoza Bytyqi, Donmir Bilalli, Drilon Podrimçaku, Mërgime Morina, Vlora Prizreni, Liridon Mziu, Ilir Krasniqi
Skenografia: Teuta Krasniqi dhe Aziz Maloku
Kostumet: Shemsi Avdiu
Drejtor: Ahmet Brahimaj
Dizajni i dritave: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi
Organizator: Beqir Beqiri
Zdrukthëtar:Ekrem Xhaka./KultPlus.com

Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, deklaron se pas 10 viteve do të ketë tre shtete shqiptare.

I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet shqiptar, ai i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku.

Sipas tij vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje.

Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmen është shteti i shqiptarëve. Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit.

Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë prezent në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.

“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosovës serbët e Kosovës do të largoheshin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptarëve atje.

Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi.Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-Ambasadori Çejku.

“Pajtimi duhet të vijë pas një falje të madhe”.

Financial Time, artikull për bukuritë e “Bjeshkëve të Nemuna

Financial Times ka shkruar një artikull për bukuritë natyrore të bjeshkëve në kufirin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Martin Fletcher, që shkruan këtë artikull, thotë se “jeta baritore ka mbetur e pandryshuar pavarësisht trazirave politike që ka zgjatur me dekada dhe numrit të madh, gjithnjë e në rritje, të vizitorëve”, transmeton Koha.net.

“Me dhimbje në këmbë, dhe mushkëritë që po shpërthenin, u ndalëm në majën shkëmbore të malit Gjeravica, malit më të lartë në Kosovës. Ishte një përpjekje që ia vlejti.

Nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne anketuam disa prej peizazheve më të egra, më mahnitëse dhe më së paku të prishura që kanë mbetur në Evropë”, shkruan ai.

Fletcher më tutje thotë se, “nën qiellin e kaltër, dhe me ajër të pastër, ne admironim majat dhe kurrizet, dhe luginat e gjelbra të pacenuara që shtriheshin në çdo drejtim. Asnjë ndërtues i modeleve hekurudhore nuk do të mund të krijojnë peizazh aq epik”.

Kjo distancë e largët dhe misterioze malore, shumica e saj e arritshme vetëm në këmbë, ofron më shumë se bukurinë.

Ajo strehon barinjtë dhe kopetë e traditat e lashta baritore që ende nuk janë shkatërruar nga mekanizimi. Në fshatrat e izoluara, gjurmët vazhdojnë të mbijetojnë nga një kod i sjelljes shekullore që kombinon ekstremet e dënimit dhe bujarisë, thuhet në artikull.

Fletcher më tutje shpjegon se çka i kishte kapur më së shumti vëmendjen e tij.

“Ishte emri – Bjeshkët e Nemuna – që së pari kapi vëmendjen time. Një kërkim në Google më tregoi se ato shtriheshin në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, thotë Fletcher.

Fletcher tregon se më pas është takuar në aeroport me Virtyt Gacaferin, personin që ndihmonte gazetarët perëndimorë gjatë luftës së Kosovës dhe tani organizon ecjet në Bjeshkët e Nemuna, iu siguron transportin turistëve, i udhëzon ata dhe iu siguron strehim.

Më poshtë mund të shikoni xhirimet nga udhëtimi i Fletcherit dhe përshtypjet e tij për “Bjeshkët e Nemuna”

Paraqitja e parë e Rita Orës në një film, shikoni si flet shqip (Video)

Këngëtarja Rita Ora, këto ditë është bërë kryelajm i mediave shqiptare por edhe në mediat e huaja me koncertin e saj që mbajti në Prishtinë.

Por karriera e këngëtares ka nisur si aktore kur ishte pjesë e një filmi në moshën 13-vjeçare, shkruan Magazina.al

Rita në filmin “Spivs” të vitit 2003, shihet edhe duke folur shqip.

Për më shumë ju sjellim videon:

“Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta prapa këngës “Ky marak”

Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë (“Ky marak” nga Pjetër Gaci), ishte një prej femrave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Por, kjo “dashuri” që ngjan me “Elegjinë e Marienbadit” të Gëtes – “vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme” – shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet.

Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë (“Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak/ ndalu pak e hidhma synin/ se kam zanë marak”), ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës (me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë).

Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa këngës, lexojeni një pjesë të rrëfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapaliku, nga vepra “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”!
“Nuk e nxirrte që nuk e nxirrte zotni Pjetri këngën në publik, pa ia treguar më së pari të shoqit të asaj zonje e pa marrë leje prej tij, edhe pse askund në këngë nuk permendej emri i saj.
– Unë jam Pjetër Gaci, – i doli përpara një mëngjes të shoqit të muzës së vet, – dhe unë e di se kush jeni.
– Unë, e di se kush jeni ju, – iu përgjigj zotëria.
Atëherë Pjetri i kërkoi vetëm pesë minuta për të kthyer së bashku te shtëpia e vet. U ul në piano dhe ia këndoi këngën.
– Ja, këtë desha me ta tregue, – i tha, – dhe ti je i pari që e dëgjon. Këtë kangë e kam shkrue për gruen tande e në qoftë se ti thue mos me e nxjerrë, unë tash e fshij e të kërkoj të falun për guximin.
Duhet të ketë ndejë me kryet ulë ai farë burri. Ndoshta edhe ai tjetri. Por jo.
Pauza nuk kish zgjatë shumë.
-Unë po ndjehem i nderuem, mor zotni Pjetër, për këto fjalë e këtë muzikë të bukur që ia paske kushtue sime shoqe. Të falemnderës, – i ka zgjatë dorën dhe ka dalë”! /Telegrafi/
InspirimiPjetër GaciShkodra

“Të ndjej të huaj” (VIDEO)

Ledina Çelo, është një zë i fuqishëm i muzikës shqiptare. Ajo është një këngëtare dhe modele e njohur në trevat shqiptare, shkruan KultPlus.

Ledina Çelo me këngët e saj është ngjitur shumë shpesh në skenat e festivaleve shqiptare, ku edhe ka triumfuar me shumë çmime. Ajo për disa vite me radhë, ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, ndërsa në dhjetor të vitit 1995, ajo në bashkëpunim me Luani Zhegu marrin pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “E doni Dashurinë”, ku zuri vendin e dytë. Kjo këngë konsiderohet si kënga më e duartrokitur në historinë e festivaleve shqiptare, konkretisht 7 min 11 sekonda. Ndërsa në dhjetor të vitit 2004, Ledina Çelo merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Nesër shkoj”, ku u shpall fituese e festivalit dhe fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2005 me version anglisht “Tomorrow I Go”.

“Të ndjej të huaj” është një nga këngët më të mira të kësaj këngëtareje. Pikërisht me këtë këngë Ledina Çelo, u ngjit në skenën e Këngës Magjike në vitin 2006. Interpretimi i kësaj këngë në këtë festival, ia dhuroi këngëtares çmimin e 2-të dhe çmimin “Interpretimi më i mirë”.

Kësaj këngë Ledina, ia siguroi jetëgjatësinë kur e solli edhe me një videoklip me ngjyra bardhë e zi.

KultPlus ju sjellë sot videoklipin dhe tekstin e kësaj kënge:

Në këtë qytet kam kohë që s’jam parë,
E huaj jam,
Për këtë nuk kam faj,
Ish’ natë pa hënë atëherë kur ne u ndamë,
Dhe u harruam se koha s’të fal.

Unë ika larg të mos kthehem kurrë,
Gjithçka të harroj,
Të t’harroj edhe ty,
Tani më lutesh ke një peng ti në shpirt,
T’a kthejmë të shkuarën,
Oh sa çudi!,
E jotja unë të jem përsëri.

Jo nuk të dua,
Është tepër vonë tani, tepër vonë,
Jemi të huaj,
I dashur…vonë,
Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh.

Unë e pranoj një puthje këtë natë,
Për gjithë magjinë që ma fale ti,
Kohën s’e kthejmë dot pas,
Të dy ne e dimë,
Kujtimi mbetet veç si një stoli.

Jo nuk të dua,
Është tepër vonë tani, tepër vonë,
Jemi të huaj,
I dashur…vonë,
Zemra u ftoh.

Zjarri u shua,
Në shpirtin tim thellë përgjithmonë,
Të ndjej të huaj,
Është tepër vonë,
Zemra u ftoh.

Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh…
Ooooooooh…

Jo nuk të dua,
Është tepër vonë tani,
Tepër vonë,
Jemi të huaj,
I dashur…vonë,
Zemra u ftoh.

Zjarri u shua,
Në shpirtin tim thellë përgjithmonë,
Të ndjej të huaj,
Është tepër vonë,
Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh.

Jemi të huaj,
I dashur vonë,
Zemra u ftoh.

Zjarri u shua,
Në shpirtin tim thellë përgjithmonë.
Të ndjej të huaj,
Është tepër vonë,
Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh…

Wanderlust: Pesë arsye se përse duhet ta vizitoni Kosovën (FOTO)

‘Wanderlust’ është revistë e themeluar në dhomë të fjetjes gjatë vitit 1993 nga dy entuziastë të udhëtimeve. Kjo është ndër revistat më të mira ndonjëherë sa i përket fushës së udhëtimeve, ndërsa gjithashtu është edhe fituese e shumë çmimeve prestigjioze.

Po kjo revistë ka vendosur që në ueb sajtin e saj ta publikojë një shkrim për Kosovën, ku përmenden pesë arsye se përse duhet vizituar vendi jonë, përcjell telegrafi.

Më poshtë janë pesë arsyet e listuara nga ‘Wanderlust’:

1: Kishat dhe manastiret
E gjendur në një udhëkryq të historisë dhe religjionit, Kosova është shtëpi e disa prej manastireve dhe kishave më të rëndësishme në Evropën Qendrore.
Manastiri i Graçanicës, në juglindje të Prishtinës, është një nga shembujt më të mirë të arkitekturës Bizantine në botë.
Manastiri i Deçanit, i gjendur në një pyll në kanionin e Deçanit, u ka mbijetuar konflikteve të shumëta historike dhe është shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës ortodokse.
Nga më të mirët në Kosovë mbetet Patriarku i Pejës, i cili daton nga shekulli i 13’të. Ky patriark mbrohet nga policia e Kosovës.

2: Malet
Kosova është shtëpi e maleve të largëta e të thyera, dhe shtëpi e bukurive ende të paprekura. Lugina e Rugovës është në perëndim, ndërsa shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Në këto male ju gjeni komunitete të ndryshme, ujëvara, si dhe mure të pjerrëta kanioni deri në 300 metra të larta.
Dragashi, në lindje të Kosovës, është një nga zonat më të rëndësishme të këtij vendi. Brodi është një nga fshatrat më të mirë në Kosovë, e që gjendet në Dragash, ndërsa shërben si vend për të bërë hiking-un më të mirë në Ballkan.

Nëse jeni adhurues i hiking-ut dhe e vizitoni Kosovën, assesi mos harroni ta pushtoni majën e Gjeravicës – e cila është edhe maja më e lartë në Kosovë.

3: Qytetet
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është qytet i gjallëruar me kafene, muze dhe galeri. Është përzierje e të lashtës me modernen, e që vjen nga popullsia më e re e Evropës. Jeta e natës dhe kultura e kafesë është e jashtëzakonshme – gjithmonë ka një galeri të hapur, një performancë teatri ose një koncert live për të marrë pjesë. Pyetni një vendas për rekomandime, ndërsa gjithqysh lini kohë për ta vizituar muzeun e shkëlqyeshëm Etnografik.
Pothuajse një orë larg Prishtinës e gjeni Prizrenin – perla e vërtetë e Kosovës! Me kalanë që gjendet mbi qytet dhe xhamitë e kishat që mbizotërojnë në qendër, si dhe me lumin Bistrika që e përshkon qytetin, Prizreni mbetet një qytet i vjetër fotogjenik.


4: Kultura
Mikpritja është gur themeli i jetës në Kosovë. Jashtë qyteteve – në veçanti në regjionet malore – jeni të mirëseardhur në shtëpitë e njerëzve dhe do të trajtoheni si mbret. Mikpritja është pjesë tradicionale e kanunit shqiptar.
Shembujt më të mirë gjenden në fshatrat e Junikut dhe Dranocit – ku mund ta përjetoni mënyrën më të përsosur autentike të mikpritjes, ushqimit dhe kulturës së Kosovës.

5: Ushqimi
Ushqimi në Kosovë është po aq i mirë dhe mikpritës sa vetë njerëzit. E preferuara tradicionale shqiptare është tava, një pjatë e mbushur me mish, domate dhe patëllxhan. Kjo tavë ju garanton energji për ta pushtuar edhe majën më të lartë të çdo mali.
Në anën tjetër, flia është super-ylli i Kosovës dhe nuk duhet të largoheni pa e provuar.

Dita që shënoi fundin e komunizmit, fytyrat e shqiptarëve në vitin 1991 (FOTO)

Shqiptarët përkujtojnë sot 27-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

27 vite pluralizëm dhe njëkohësisht tranzicion, por shikoni mjerimin e shqiptarëve në vitin 1991.
Fotografi i njohur, Nikos Economopoulos sjell pamjet e rralla.

ALBANIA. Elbasan. 1991.

ALBANIA. Near Fieri. Emigrants from the North. 1991.

ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.
ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

Violinisti i rrugëve që ëndërron ta ketë violinën si të Shkëlzen Dolit (FOTO)

Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës sollën një koncert madhështor në Tiranë, në fillim të vitit të kaluar. Ky koncert u cilësua si një ngjarje e jashtëzakonshme artistike për kryeqytetin dhe artdashësit shqiptarë, shkruan KultPlus.

Derisa në Tiranë ishte vendosur një baner me fotografinë e Shkëlzen Dolit, e që paralajmëronte këtë koncert, Anis Gjoka krahas tij në fotografinë e tij fokuson edhe një violinist që dhuron meloditë e instrumentit të tij në sheshet e Tiranës.

Violinisti që skenën kryesore i ka rrugët e sheshet Tiranës, në atë kohë kishte thënë se e kishte ëndërr një violinë si ajo e violinistit të famshëm Shkëlzen Doli. KultPlus ju sjellë sot këtë fotografi të cilën Anis Gjoka e kishte shkrepur me celularin e tij, më 16 dhjetor të vitit 2016. / KultPlus.com

Shqiptaret nesër do të pushtojnë Brit Awards 2018

Rita Ora dhe Dua Lipa, dy këngëtaret me prejardhje nga Kosova, nesër do të jenë pjesë e skenës së madhe të Brit Awards 2018 që do të mbahet në Londër, shkruan KultPlus.

Rita e cila ka qenë katër herë e nominuar për këto çmime muzikore, nesër së bashku më Liam Payne do të performoj këngën më të re “For You”, që është edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Rita Ora kësisoj i shtohet Dua Lipës, Ed Sheeran, Jorja Smith, Sam Smith, Foo Fighters dhe emrave tjerë që do të performojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Në këtë skenë do të ngjitet edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila sivjet është zyrtarisht këngëtarja më e nominuar në çmimet muzikore Brit Awards 2018.

Lipa, një këngëtare tanimë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, është nominuar në kategoritë: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, ndërsa në kategorinë e artistes më të mirë femër është krahas Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.
Çmimet Brit Awards do të ndahen në mbrëmjen e nesërme, më 21 shkurt në 02 Arena në Londër./ KultPlus.com

Bija e Gjergj Arianitit e mbesa e Skënderbeut, shenjtore në Serbi

Historia e Shqipërisë është e mbushur me ngjarje të ndryshme dhe shpeshherë mbresëlënëse, shkruan në Gazetën Shqiptare Prof.Dr. Valter Shtylla. Në shumë prej tyre kanë qenë të pranishme personazhe që tashmë njihen jo vetëm nga historia e Shqipërisë, por edhe nga historitë e vendeve të tjera.

Një nga këto figura është edhe Angjelina, bija e feudalit të njohur të shek. XV, Gjergj Arianiti. Emri i gjatë i këtij të fundit ishte Gjergj Arianit Komnen Topia. Ai kishte dy vëllezër, Muzakë Komnenin dhe Vladanin.

Ky i fundit ishte martuar me motrën e Skënderbeut, Angjelinën me të cilën pati një djalë – Muzakun e Angjelinës. Gjergj Arianiti ka jetuar me familjen e tij në Durrës dhe ka vdekur në fillim të vitit 1461. Ky feudal shqiptar ishte ndër të parët prijës vendës, që ngriti krye në fillim të shekullit XV kundër pushtimit turk. Në bashkëpunim me feudalë të tjerë vendës, Gjergj Arianiti arriti t’u bënte ballë turqve në verën e vitit 1432. Në dimrin midis viteve 1432-1433, Gjergj Arianiti theu përsëri trupat turke në luginën e lumit Shkumbin.

Turqit, të komanduar nga Ali Bej Evrenozi, qenë dërguar nga vetë Sulltan Murati II. Fitorja e Shkumbinit u konsiderua në Evropë si një fitore e madhe e Arianit Komnenit (Gjergjit). Në vitin 1443 ky prijës shqiptar korri një tjetër fitore në grykat e Labërisë. Pas kësaj fitoreje vërshuan përgëzimet nga Evropa. Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund dhe Republika e Raguzës përveç urimeve, i premtuan Gjergj Arianitit ndihma. Kjo eufori nuk vazhdoi shumë, pasi në vitin 1435 forcat turke të drejtuara nga bejlerbeu Sinan Pasha shtypën revoltën shqiptare dhe e detyruan Gjergj Arianitin të tërhiqej në atë çka kish mbetur nga zotërimet e tij. Në këtë pikë, ai u kthye përsëri në vasal të sulltanit. Gjergj Arianit Komnen Topia ka pasur shumë fëmijë. Me gruan e parë, Maria Muzakën, ka pasur vetëm vajza, ndërsa me të dytën, italianen Petrinela Frankone, vejushë me dy vajza, Gjergji pati dhe tre djem.

Në lidhje me zotërimet e Gjergj Arianitit ka versione të ndryshme. Në një burim të Muzakajve thuhej se Gjergj Arianit Komnen Topia ka qenë zot i Çermenikës, i Mokrës e i Shpatit deri në lumin Devoll, ku kjo pjesë ndahet nga zotërimet e Muzakajve. Nga martesa e parë e Gjergj Arianitit u lindën tetë vajza. Vajza e madhe ishte Andronika ose Donika. Kjo vajzë, siç dihet, pati për burrë Gjergj Kastriot Skënderbeun, zotin e Dibrës, Matit dhe Krujës deri në bregdet. Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Donika lindën Gjonin. Ky u emërua Dukë i Shën Pjetrit në Galatinë dhe u martua me Dukeshën Erin Paleologa (Elena) – bijën e zotit të Serbisë, Lazar. Gjoni pati shumë fëmijë, të cilët nuk jetuan gjatë veç princ Ferrant Kastriotit – Duka i Shën Pjetrit në Napoli dhe princeshës Maria Kastrioti. Këta vdiqën respektivisht në vitet 1551 dhe 1540.

Vajza e dytë e Gjergj Arianit Komnenit, Vojsava u martua me zot Gjon Crnojevicin zot i Malit të Zi dhe i Zetës me të cili pati dy djem: zot Gjergjin dhe zot Skënderbeun.

Bija e tretë e Gjergjit, Kirana (Anna), e katërta Elena dhe e pesta Despina morën djem nga fisi i madh i Dukagjinasve, përkatësisht Nikollin, Gjergjin dhe Tanushin. Anna pati dy djem, njëri prej të cilëve u bë pasha i Sulltanit. Elena pati shumë fëmijë, njëri prej të cilëve u quajt Skënderbe. Despina pati djalë dhe vajzë. Vajza e shtatë, zonja Komita u martua me Gojko Balshën, zot i Musjes (midis Krujës dhe Lezhës) me të cilin pati dy djem dhe një vajzë.

Djemtë vdiqën në Hungari ndërsa vajza, zonja Maria u martua me zotin Kont të Murit, Jakopo Alfonso i Mazeut të Farriles. Pasi Maria vdiq në vitin 1459, konti u martua me Marien, bijën e Vrana Kontit të Skënderbeut. Vajza e fundit e Gjergj Arianitit, Katerina në fillim u martua me një djalë nga dera e Spanve nga Shqipëria e Veriut me të cilën pati një vajzë, që u largua në Hungari me të shoqin. Në martesën e dytë Katerina u lidh me zot Nikola Bokalin dhe patën dy djem e dy vajza.

Objekti i shkrimit është vajza e gjashtë e Gjergj Arianit Komnen Topisë me emrin Angjelina. Angjelina u martua me një burrë shumë më të madh se veten, i verbër ose pothuajse i verbër, despot i shfronësuar i Serbisë, i quajtur Stefan. Ky ishte njëri nga tre djemtë e despotit serb, Gjergj Brankovic (baba), i cili pa rënë në sy, por jo pa dinjitet kishte ekzistuar midis hungarezëve katolikë dhe turqve, të cilët e patën vasal. Pas vdekjes së të atit, Stefani u shpall për pak kohë despot, për të humbur më pas përfundimisht pavarësinë. Stefani i verbër ka bërë shumë pelegrinazhe. Në njërin prej udhëtimeve të tij, atë që bëri në Shqipëri në vitin 1461, ai u njoh dhe u martua me Angjelinën, duke vendosur kështu lidhje familjare me Skënderbeun.

Më pas, me rekomandimin e Skënderbeut pranë Dukës së Milanos, ai u nis për në Itali, ku në vitin 1472 ai përfundoi në Friuli. Në Friuli çifti Stefan-Angjelina të shoqëruar nga njerka e Angjelinës jetuan me ndihmën e Sinjorisë Venete, por jo pa vështirësi. Në tetor të vitit 1476 Stefani vdiq. Në vitin 1478 Angjelina ndodhej në Vjenë, ku perandori Federiko III e mori për zemër fatin e saj dhe i dhuroi një kështjellë në Karincia-Veissenfels. Në këtë kështjellë Angjelina dhe djemtë Gjon dhe Gjergj më 9 tetor 1479 i premtuan besnikërinë e tyre perandorit Federiko. Më pas Angjelina kthehet në Itali, ku përsëri u ndihmua nga Papa, siç dëshmohet nga Regjistrat Apostolikë ndërmjet viteve 1479-84. Pas një përpjekjeje të komplikuar për shitjen e kështjellës së Belgradit në Pordenone/Itali, Angjelina me djemtë transferohet përsëri në Austri. Në sajë të mbrojtjes nga perandori, bija e Angjelinës, Maria martohet me një person me emër, me Markezin e Monferratës, trashëgimtari i fundit i asaj dege të Paleologëve, e cila që prej shekullit XIV u zhvendos në Piemonte. Kjo martesë në disa detaje, ngjason me atë të nënës, por në kontrast me të, ajo i siguroi vajzës një qetësi relative. Maria në vitin 1485 ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa i shoqi plot 59. Për Markezin e Monferratës preokupohej vetë perandori, i cili e kishte markezin vasal besnik të tij në jug të Alpeve. Kuptohet në këto kushte, zonjusha e re, e nderuar, bijë e Angjelinës, nuk mund ta refuzonte një martesë të këtij lloji. Pas 1485-ës Angjelina me djemtë u vendosën në kështjellën e Kupinovos, ishull në lumin Sava, ku sollën me vete edhe eshtrat e Stefanit që u bënë objekt pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë.

Më pas, jeta e Angjelinës vazhdoi me ngjarje jo të këndshme. I biri, despoti Gjergj ndoshta i zhgënjyer nga dështimi i martesës së tij me një napolitane fisnike, ardhur në Hungari pas Beatriçes së Aragonës, braktisi papritur kështjellën ku banonte dhe u kthye në murg duke marrë emrin Maksim. Djali i dytë, Gjoni, më luftarak, në vitet e mëvonshme mori pjesë në beteja kundër turqve, duke depërtuar disa herë në Bosnje. Prifti Maksim me të ëmën, Angjelinën, që u bë murgeshë, dhe me eshtrat e të atit, shkoi në Vllahi ku ndihmoi për organizimin e kishës lokale ortodokse, duke bashkëpunuar veç të tjerëve dhe me ish-Patriarkun e Konstantinopolit Nifon, edhe ai me origjinë shqiptare. Ky i fundit ishte djalë i një shqiptari, që punonte pranë Gjergj Brankoviçit dhe që pastaj u transferua në Peloponez ndoshta me dhëndrin e Gjergjit, Tomas Kantakuzenin. Më vonë Maksimi (Gjergji) u kthye në Hungari dhe në 1502 shkoi në Venecia me mision diplomatik në ndihmë të vëllait Gjon, i cili vdiq shpejt pas kësaj kohe. Angjelina dhe prifti Maksim jetuan akoma dhe shumë vjet në Manastirin Krushedol ku edhe vdiqën. Angjelina vdiq si murgeshë në vitin 1516 si pasojë e shëndetit jo të mirë, kurse i biri nën detyrën e Mitropolitit të Belgradit. Malet Frushka Gora ndodhen ndërmjet lumenjve Danub dhe Sava, pranë qytetit Sremski Karlovac të Vojvodinës në Jugosllavi. Në Frushka Gora ndodhen shumë manastire, ndërmjet të cilëve dhe Manastiri i fshatit Krushedol, i shtrirë në pjesën juglindore të maleve të përmendura. Ky manastir përfaqëson një kompleks ku përfshihen konakët dykatësh, që formojnë brinjët e një katrori në qendrën e së cilit është kisha me kambanoren. Manastiri i Krushedolit njihet si qendër e përshpirtshme e familjes së despotit Brankoviç. Ai është ndërtuar ndërmjet viteve 1509 dhe 1516 nga zonja Angjelina, bija e Gjergj Arianit Komnen Topisë dhe gruaja e Stefan Brankoviçit, si edhe nga i biri, Gjergji (Maksim pas shugurimit). Për këtë ndërtim ndihmoi Vojvoda, vllah Jovan Njegoja. Në këtë manastir ndodhen eshtrat e Stefanit të Verbër, ato të Shën Gjonit, përkatësisht babai dhe vëllai i Peshkopit Maksim (Gjergjit), eshtrat e Maksimit dhe ato të Nënës Angjelinë. Eshtrat e kësaj familjeje u ruajtën atje deri në vitin 1716, pra plot 200 vjet pas vdekjes së Shën Angjelinës, deri kur manastiri u dogj e u dëmtua duke pësuar humbje të konsiderueshme. Gjatë shekujve XVI-XVII Manastiri i Krushedolit u bë një qendër e njohur kishtare. Gjatë viteve 40 të shekullit XVI u realizuan pikturat e para murale. Pas djegies së manastirit, rinovimi i kishës dhe i pikturës murale përfundoi në vitin 1745. Kisha e sotme ka formën trekonëshe me kupolë në qendër. Në ambientet e saj ruhet piktura murale me skenën e familjes ku janë pikturuar Gjergj Brankoviçi, Gjoni, Maksimi dhe Angjelina. Kjo pikturë është realizuar në vitin 1750 nga piktori ruso-ukrahinas Jovan Vasiljeviç me financimin e tregtarit Racko Jovanoviç nga Novisadi i Vojvodinës. Veç kësaj, në ikonostasin e kishës së Manastirit të Krushedolit, në rreshtin e poshtëm, djathtas dyerve të bukura, ndodhet ikona familjare ku shihen katër personazhet e kësaj kishe: Maksimi, Angjelina, Gjoni dhe Stefani i Verbër.

Historia e Shën-Angjelinës Shqiptare, bija e prijësit të njohur shqiptar të shekullit XV Gjergj Arianit Komnen Topisë, mishëron një nga historitë e shumta të figurave të spikatura të trevave shqiptare, të cilat presin të evidentohen dhe ndaj të cilave mendimi studimor shqiptar ndjehet tepër i detyruar. Kombi shqiptar sot është tepër i ndjeshëm ndaj njohjes së figurave të tij historike. Ndër të tjera, nevoja për t’i zbuluar dhe studiuar ato vjen edhe nga vlerësimi që iu bëhet këtyre personazheve historikë edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Mirela Kumbaro nderohet me çmimin “Fan Noli”

Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, nderohet me Çmimin “Fan Noli”, shoqëruar me “Medaljen e Argjendtë” të institucionit, akorduar nga Rektori i Universitetit, Ali Jashari, për kontributin e saj si studiuese në fushën e përkthimit, shkruan KultPlus.

“Personalitet i shquar i letrave shqipe, pedagoge dhe studiuesen fushën e studimeve përkthimore, përkthyese e talentuar që ka dhënë ndihmesa të vyera në arsimin dhe kulturën shqiptare në botë”, është thënë gjatë ndarjes së çmimeve nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë.

“Kjo ishte surpriza më e bukur që mund të më bëhej, unë sinqerisht nuk e di nëse e meritojë një gjë të tillë. Përgjithësisht jam mësuar që diplomat dhe çmimet ti marr rrugëve akademike pas një kohë të gjatë kur duhet të kalosh një vrap me pagesa, shumë provime, shumë komisione për të mbërritur të një gradë, të një çmim dhe një diplomë. Është hera e parë që në një Universitet unë mund të marrë një, po e quaj diplomë, dhe një vlerësim të tillë akademik pa e ditur që do të isha sot këtu kaq e nderuar”, u shpreh ajo gjatë pranimit të çmimit duke këshilluar studentët që të vazhdojnë studimet për degë të cilat kanë lidhshmëri me kulturën pasi që tregu i punës ka kërkesa për punë të tilla./ KultPlus.com

20 shkurti dhe rënia e bustit të Enver Hoxhës, del foto e papublikuar më parë

Rënia e bustit të Enver Hoxhës nuk mund të harrohet nga asnjë nga ata që ditën e 20 shkurtit të vitit 1991 ishin në shesh, por dhe të tjerë që e panë nga televizioni.

Sot historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatorit komunist.

Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit.

Fituesja e “Ariut të argjendtë” në Berlinale, me rol kryesor në filmin e Visar Morinës

Aktorja e famshme gjermane, Sandra Hüller e njohur me filmin “Toni Erdman” do të luajë rolin kryesor në filmin “Exil” me skenar të regjisorit kosovar Visar Morina, i njohur për filmin “Babai”, përcjell KultPlus.

Producenti Jonas Dornbach ka folur ekskluzivisht për Screendaily, duke treguar se xhirimet do të fillojnë në vjeshtë në Westphalia të Gjermanisë. Shkrimi i publikuar thotë se filmi “Exil”, skenarin e të cilit e ka realizuar Visar Morina, do të jetë një ribashkim për aktoren Sandra Hüller dhe producentin Jonas Dornbach i cili ishte edhe producent në filmin ‘Toni Erdmann’.

Filmi “Exil” është fitues i “Golden Lola” për skenarin më të mirë. Këtë çmim regjisorit e tash edhe skenaristit kosovar, Visar Morina, ia pati dhuruar ministrja gjermane e Ministrisë së Kulturës, Monika Grütters.

Çmimi ka vlerë monetare 10 mijë euro dhe skenaristi ka mundësi për të marrë deri në 20 mijë euro financim në këmbim që të realizojë një film më po atë skenarë.

Skenari i filmi “Exil” sjell rrëfimin e një 45-vjeçari, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar, i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë. Në një moment ai e krijon ndjenjën që kolegët e tij po tentojnë ta largojnë nga puna. Filmi ka të bëjë shumë me “bullying” (ngacmimin)./KultPlus.com

Kosova po vdes moralisht

(Dekoratat e 10-vjetorit të Pavarësisë)

Shkruan Agim Vinca.

Në disa portale në Kosovë këto ditë ka qarkulluar një listë me emrat e individëve dhe të institucioneve, të cilat Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim t’i nderonte me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Nga miq dhe të afërm të mi mësova se në këtë listë, në mesin e shumë personaliteteve të tjera, gjendet edhe emri im.

Prita që lidhur me këtë vendim të njoftohesha zyrtarisht, siç e do rendi, nga kabineti i Presidentit të Republikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Nuk e di si është vepruar me të tjerët, por unë deri në këtë çast nuk kam marrë as njoftim me shkrim, as telefonatë, as ftesë për ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, asgjë.

Besoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të mos e marrë shumë seriozisht këtë punë.
Nga ana tjetër, sjellja e këtillë tregon seriozitetin, në të vërtetë joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.
Kështu, në mënyrë joserioze e të papërgjegjshme, ata e kanë drejtuar edhe vendin gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas, duke degraduar gjithçka: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, artin, shkencën dhe duke e zhytur vendin në korrupsion, nepotizëm e varfëri.

Me udhëheqës të tillë, që nuk janë shtetarë, por pushtetarë, Kosova jo vetëm që stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj, por, për më keq, po vdes moralisht.
Dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Me keqardhje, Agim Vinca

Halil Matoshi: Flamuri i Kosovës valon në të gjitha Institucionet publike, hapësira “te rrethi” nuk është institucion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalur me një vendim që flamuri shtetëror që ishte vendosur para festës së Pavarësisë së Kosovës, të zëvendësohet përsëri me flamurin kombëtar, shkruan KultPlus.

Lidhur me arsyet e këtij vendimi ka reaguar, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi. Me anë të një postimi në facebook, ai shkruan:

Republika e Kosovës asht e arrituna ma sublime e nacionalizmës shqiptare, pra asht kulmi i rezistencës së tyre kundrejt Serbise fashiste qe nga viti 1913 – për një shekull – pri nga flamuri kuq e zi. Flamuri i Republikës është realitet i ri juridik dhe politik – shteti sovran si projekt i mbështetur nga Perëndimi – dhe ky flamur si i tillë mbrohet me ligj. Identitetet janë ndjenjë, ato lidhen kryesisht me sentimentin dhe fuqinë ikonike të së shkuares.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptar tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirat e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve!
E flamuri i Kosovës valon sovran në të gjitha Institucionet publike.
Hapësira “te rrethi” nuk është institucion.
Unë vazhdoj ta ruaj bindjen time edhe për identitetet dhe rendin e patjetërsueshëm simbolik të Republikës, porse ndjenjat e qytetarëve nuk duhet lënduar në asnjë çast.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

Rrnoftë përjetësisht Republika e Kosovës!!!
Atdheu ynë!!!/KultPlus.com

Në Arabinë Saudite hapen kinematë pas 35 vitesh

Heqja e ndalesës 35 vjeçare për kinematë në Arabinë Saudite ka shkaktuar valë të mëdha të reagimeve të ndryshme.

Mbështetësit e rihapjes së kinemave thonë se kjo do të ndikojë pozitivisht në “investime dhe punësim” dhe se do të krijojë një atmosferë kulturore, ndërsa kundërshtuesit e nismës thonë se meqë vendi nuk ka një kinematografi vendore, atëherë kinematë nuk do të kenë kuptim tjetër pos imponimit të kulturës perëndimore.

Ish-kreu i Shoqatës Kulturore dhe Artistike të Arabisë Saudite dhe këshilltari për media, Sultan el-Bazigi, rihapjen e kinemave pas 35 vitesh e cilësoi si “hap pozitiv”.

Do të jetë sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim

“Kjo gjendje padyshim që do të krijojë një atmosferë të ndryshme kulturore. Në të njëjtën kohë do të jetë edhe sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim”, u shpreh Bazigi.

Ai poashtu tha se popullata e Arabisë Saudite nuk është e huaj në botën e kinemasë dhe shtoi: “Edhe përkundër faktit që sallat e kinemave ishin të mbyllura, shumica e popullatës kanë ndjekur nga afër kinematografinë arabe apo dhe të huaj nëpërmjet televizorit, tabletit apo dhe me shkuarjen në kinema gjatë vizitave të vendeve të tjera. E reja tani është që do mund të shikojnë filmat sapo të fillojnë të shfaqen”.

Kinemaja është një gjuhë që reflekton opinionin botëror

Në shpërndarjet në rrjetin social Twitter kishte prej atyre që mbështesnin rihapjen e kinemave me etiketën #HapjaEKinemaveNëRijad, por edhe përdorues që kundërshtonin një gjë të këtillë.

Një përdorues i Twitterit me emrin “Er-Rumeysi”, tha se kinematografia egjiptiane është model për inkurajimin e veprave të ndryshme letrare, për zhvillimin e llojit të tregimeve si dhe për përhapjen e kulturës së kinemasë te popullata. Ai poashtu përgëzoi popullin e Arabisë Saudite për heqjen e ndalesës për kinematë. Nga ana tjetër, një përdorues tjetër i Twitterit me emrin “Miknas” tha: “Kinemaja nuk është as lojë e as argëtim. Është një mjet shprehjeje që reflekton opinionin botëror. Kinemaja në Arabinë Saudite është e domosdoshme. Urime për popullin e Arabisë Saudite.”

Synohet përhapja e kulturës perëndimore

Një arab me emrin Sehm el-Leyl, në postimin në Twitter, duke kundërshtuar idenë për hapjen e sallave të kinemave, tha: “Ne nuk kemi prodhim tonin të cilin mund ta shfaqim në kinematë tona. Prandaj, me këtë gjendje të re synohet që të lumturohet perëndimi duke përhapur kulturën perëndimore dhe duke tregtuar me prodhimet financiare dhe kulturore të tyre”.

Revista e quajtur “Ahfad esh-Shura” publikoi fetvanë nga Drejtoria për Studime Shkencore dhe Fetva ku thuhet se “kinemaja është haram”.

Marrëveshje mes “Al Hokair Group” nga Arabia Saudite dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue”

Nga ana tjetër, gazeta britanike Daily Telegraph bëri të ditur që është nënshkruar marrëveshje mes “Al Hokair Group”, një prej ndërmarrjeve më të mëdha investuese të Arabisë Saudite, dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue” për çështjen e “hapjes së 30 sallave të kinemasë në Arabinë Saudite”. Gjithashtu, u theksua që së shpejti në Arabinë Saudite do të hapen dhe kinema të përhershme.

Kreu i bordit drejtues të Vue, Tim Richards, marrëveshjen në fjalë e cilësoi si “moment i jashtëzakonshëm në historinë e kinemasë botërore”.

Ndryshe, në njoftimin me shkrim të publikuar në dhjetor të vitit 2017 nga Ministria e Arabisë Saudite për Informacion dhe Kulturë , thuhej: “Drejtoria e Përgjithshme e medias radio-televizive ka publikuar një vendim me të cilin jepet licenca për sallat e kinemave, të cilat janë të përfshira në bizneset komerciale të ditëve tona”.

Në deklaratën të cilën ministri për Informacion dhe Kulturë, Avvad bin Salih el-Avvad, e dha lidhur me këtë çështje, u bë e ditur se salla e parë e kinemasë në vend pritet të hapet në mars të vitit 2018.

Ndryshe, më 24 tetor të vitit 2017, në Rijad u mbajt mbledhja “Iniciativa për investime në të ardhmen”, ku morën pjesë dy mijë e 500 persona nga mbi 60 vende. Në këtë mbledhje të organizuar nga Fondi Publik për Investime, princi trashëgimtar Muhammed Bin Selman premtoi që vendin e tij do e kthejë drejt një “Islami të moderuar”./ KultPlus.com

Dua Lipa me koncert në Singapor

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa, njofton se do të mbajë një koncert të plotë në Singapor.

Koncerti do të mbahet në Esplanade Theatre dhe do të transmeton nga Live Nation, transmeton Koha.net. Duke u bazuar se biletat për koncertin e saj në Malajzi u patën shitur brenda dy orëve, fansave u është sugjeruar që të blejnë biletat për Singapor sa më herët që është e mundur.

Koncerti do të mbahet më datën 4 maj nga ora 20:00. Biletat do të fillojnë të shiten për publikun e gjerë nga 26 shkurti, ora 10, me çmim prej 88 dollarëve. Anëtarët e Live Nation do të fillojnë një para-shitje nga data 22 deri 23 shkurt.

Kjo dëshmon edhe një herë suksesin e madh të Dua Lipës dhe depërtimin e saj në gjithë botën, që prej publikimit të hitit “New Rules” që ka grumbulluar një miliard klikime./ KultPlus.com