Nata e koncertit

Poezi nga Martin Camaj.

As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg.
Gjindja me kambë të randa vrapon
kah dritaret e tingullit.

Në sallën e koncertit edhe diktatorët
marrin vesh masën e instrumentave.

Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytë
e kapën currila pullazesh të lashta,
djegie qytetesh e drush të thata.
Në tempon e dytë gzhatshëm era
përkuli grurin deri në tokë.

Në sallën e koncertit edhe dirigjenti
symbyllë s’pau tjetër pos tingujsh
të ndezun mbrenda nji rrotulle terri./KultPlus.com

“Shkolla Verore si Shkollë” prezantohet edhe në Lubjanë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezanton Shkollën Verore si Shkollë 2018 në Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova, Lubljanë, përcjell KultPlus.

Prezantim dhe diskutim me: Albert Hetën, drejtor artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë; Donjetë Murati, hulumtuese dhe koordinatore e programit në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Miran Mohar artist, anëtar i grupit artistik Irwin dhe bashkë-themelues i kolektivit artistik (NSK) Neue Slovenishe Kunst.

Prezantimi mbahet të premten me fillim nga ora 18:00 në Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova, Lubjanë.

Muzeu i Artit Bashkëkohor Metelkova në Lubjanë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në prezantimin e programit të Shkolla Verore si Shkollë 2018 platformës ndërdisiplinore, edukative me qendër në Prishtinë.

Fillimisht e inspiruar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe krijuar mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik./ KultPlus.com

Majlinda Kelmendi kur ishte e vogël

Po sjellim një fotografi të Majlindës së Artë, shumë vite më parë.

Majlinda Kelmendi është kosovarja e parë që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimipike në vitin 2016-të.

Ajo që kur nisi të merret me xhudo, trajner kishte Driton Kukën, me të cilin shihet në këtë fotografi, kur ajo ishte e vogël./ KultPlus.com

Letra e famshme e Tatjanës drejtuar Eugjen Onjeginit

Letra e famshme e Tatjanës drejtuar Eugjen Onjeginit. Një perlë e vërtetë që nuk duhet lënë pa lexuar.

Po marr guximin që t’ju shkruaj…

C’do deshit më, veç shpirtit tim?

E di, se është e drejta juaj

Të më dënoni me përçmim.

Po ju që e shihni si po vuaj

Me pak mëshirë, sado pak,

Nuk do më zmprapsni zemërake!

Më parë desha të rri qetë

Për turpin tim, besomëni,

Ju s’do të dinit kurrsesi,

po të mund të shpresonja vetë

Që, kur e kur me plot hare

të kem t’ju shoh këtu tek ne

Që t’ju dëgjoj si kuvendoni,

T’ju them një fjalë dhe pastaj

Në zemër veç një mall të mbaj,

Veç gjer sa rrish të më takoni…

Po thonë se ju s’rrini dot

Në fshat të heshtur ju mërziteni

E ne… ne rrojmë me të kotë

Plot gas se vini e na aviti.

Pse arthtë vetë ashtu neëfshat,

Na gjettë tek ky vend i qetë?

T’ju njoh s’do kisha kurrë fat,

S’do kisha turbullimn’ e shkretë.

Dhe afsh’ i shpirtit tim në jetë

Duke u qetuar (kushedi!).

Një mikut mund t’i bëhesha mike

Dhe shoqe e jetës e besnike

Dhe zonjë e ndershme për shtëpi.

Një tjetër… jo askujt në jetë

Nuk do ti falnja dashuri!

E ka vendosur Qielli vetë,

jam e jotja në përjetësi;

Gjithë jeta ime më pat qenë

Një peng se ty do të takoj

Se Zoti jetën ma ka dhënë

Që gjer në varr të adhuroj…

Përhera të kam ëndërruar

të ndjenja thellë thellë në gjit

me atë vështrim që më trondit

Në zemër shpesh ta kam dëgjuar

ty zërin… jo s’ish ëndërrim!

Dhe sapo hyre, të kuptova

Më preke fort u përvëlova

Thashë ësht ai thesari im!

S’është e vërtetë? Po, të kam ndjerë

Më flisnje kur me dhemshuri

ndihmoja njerëzit e mjerë,

Më sillte shpesh lutja qetësi,

Edhe tashi, ndaj kësaj grime

A nuk je ti, o ëndrra ime,

Që n’errësirë po ndriçon

E vjen më prek me nur e hije?

S’je ti që plot prej dashurije

Shpres’ edhe gas më murmuron?

Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë,

apo një lajkatar i pabesë?

Ma hiq tashi këtë dyshim

Kjo mbase nj’ëndërr mund të jetë

Për zemrën time një zhgënjim

E ndryshe krejt fat’ i vërtetë…

Po dhe kështu jet dhe fat

veç ty që sot t’i kam besuar

Më qan me lot shpirt i ngratë

E mprojtje vij për të kërkuar.

Mendo: jam vetë s’kam ku flas

askush nuk mund të më kuptojë

Mendja fillon të më lëshojë

Në heshtje duhet të humbas.

Të pres ti eja sic ma k’ënda

Dhe shpresat ngjallm’ i përsëri,

A ma prish ëndrrën që tashi

Me të qortuara të rënda!

Mbarova! S’mund ta rilexoj…

Po vdes nga frik’ turpëruar

Po nderit tuaj i besoj

Me plot guxim duke shpresuar… /KultPlus.com

Arineta Mula imazhi i North Face

Bjeshkatarja dhe aktivistja kosovare Arineta Mula është një nga fytyrat e fushatës së kompanisë së njohur të veshjes për bjeshkë North Face në kuadër të fushatës së quajtur She Moves Mountains (Ajo Lëvizë Bjeshkët).

Fotoja e saj nga Himalajet është e vendosur në një billbord gjigant në ShBA ku ka filluar kjo fushatë. Arineta është pjesë e një ndër ekspeditës së parë kosovare për në pikën më të lartë të botës Mount Everest.

Arineta tash në bashkëpunim me Ballkan Natural Adventure është duke punuar në promovimin e bjeshkëve të Nemuna duke punuar si guidë me klientë anë e mbanë botës duke përfshi Singaporin, Britaninë, Kanadanë dhe vende të tjera.

Arineta është kosovarja e parë që punon si guide për një udhëtim të plotë në Peaks of the Balkans një shteg mbi 100 kilometra. Deri tash guidat tjera femra kanë udhëhequr vetëm pjesë të këtij shtegu. / KultPlus.com

Pianoja e aktorit dhe muzikantit Louis de Funès është në shitje për 500 euro

Ish-zyrtarë të Muzeut Louis, muze ky i cili ka hasur vështirësi financiare që nga viti 2016, kanë vendosur qe ta vënë në ankand pianon, përcjellë KultPlus.

Pianoja paraqet një nga talentet e fshehura dhe më intime të aktorit të famshëm, Louis de Funès.
Shitësit e interesuar do mund të paraqiten në faqen zyrtare në internet të Bon Coin, shkruan le Figaro.

Para se të bëhej një yll i komedisë në viti 1963 me serinë e famshme Gendarmes Saint-Tropez , Louis de Funès kishte punuar në fermë. Ai për të mbështetur familjen e tij luante edhe si pianist në barin më të kërkuar për kabare në Paris.

Kështu ai ishte edhe një muzikant mjaftë i zoti në Jazz./KultPlus.com

“Kosova” e Jusuf Buxhovit në Universitetin e Kanadasë

Botimi anglisht i “Kosovës”, me autor Jusuf Buxhovi tashmë po depërton edhe në Universitete e Kanadasë, si literaturë për historinë e Europës Juglindore, përcjell KultPlus.

“Përhapjes po i ndihmon edhe shtëpia botuese “Jalifat Publishing” me donacionet e veta të vazhdueshme në gjithë botën. Këto ditë, botuesi amerikan, Ramiz Tafilaj, Universitetit Quest i dorëzoi dy komplete të “Kosovës” në anglisht”, thuhet në njoftimin e autorit Buxhovi, në rrjetin social Facebook.

Koordinatorja e studimeve të universitetit Deidre Plaatjes me rastin e pranimit të kësaj vepre tha se i vjen mirë që edhe Biblioteka Universitare po pasurohet me këtë vepër historike që u ka munguar.

“Në si qytetar të Kanadasë jemi krenar që kemi marrë pjesë në rrjedhat historike që nxorën shtetin e Kosovës”, pohoi ajo, duke vazhduar të thotë se është e njoftuar me punën e historianit Buxhovi, jo vetëm nga indeksi i literaturës universitare ku ato tashmë janë të përfshira, por edhe se shumë nga studentët shqiptarë, që kanë studiuar aty, ndër ta edhe Drenusha dhe Kaltrina, kanë folur për historianin Buxhovi dhe veprën e tij që ka thyer gënjeshtrën serbe për Kosovën.

Plaatjes tha se pret me interesim praninë e historianit në Universitetin e Kanadasë dhe ligjëratën e tij. Ramiz Tafilaj falënderoi nikoqiret e Universitetit dhe u zotu se me rastin e qëndrimit të autorit në këtë Universitet do të sjell edhe një kontingjent tjetër librash nga historiografia shqiptare, në mënyrë që me vepra të njihet historia objektive e shqiptarëve./ KultPlus.com

“URACult Literae” një mbrëmje letrare shqiptare në Gjermani

Me edicionin e dytë të “URACult Literae”, shoqata URACult nga Köln-i vazhdon aktivitetin e saj në promovimin e kulturës ballkanike në Gjermani.

Në mbrëmjen letrare që mbahet të shtunën, URACult-i mirëpret dashamirët e letërsisë me dy autore zhanresh të ndryshme.

Autorja shqiptare Lindita Arapi e cila aktualisht punon si përkthyese dhe gazetare e Deutsche Welle-s, do të lexoj nga veprat e saj të cilat janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.

Ndër veprat e saj më të njohura është romani “Vajzat me çelës në qafë”, (2010) i cili është përkthyer edhe në gjuhën gjermane “Schlüsselmädchen” (Dittrich Verlag, 2013).

Anita Rafuna është po ashtu autore librash e cila qysh në moshë 16 vjeçare ka shkruar romanin “Vrapuesja” i cili u botua në vitin 2015. Në këtë mbrëmje letrare, studentja e filozofisë dhe gjermanishtes do të paraqitet me poezi slam (poetry slam), zhanër me të cilin ka pasur paraqitje të shumta në krejt Gjermaninë./ KultPlus.com

Piktori i vogël afrikan që po mahnitë me punën e tij

Ndodh që edhe një 11 vjeçar, të bëjë krenar një kontinent të tërë. Karim, vogëlushi nga Afrika, ndan pasionin dhe talentin e tij me të gjithë botën, përmes pikturave të jashtëzakonshme të tij.

Gjeniu i Vogël arrin të vizatojë një portret me vetëm një laps apo stilolaps ndonëse ka provuar dhe ja ka arritur me sukses të realizojë edhe murale. Është përshkruar si një artist i madh dhe kjo është ëndërra e tij më e madhe: të bëhet si Mikelanxhelo apo Arinze.

Pikturën e parë e realizoi në moshën 6 vjeçare dhe nga ajo kohë nuk ka ndaluar asnjë ditë. Pikturon shokët e tij, filmat vizatimorë, komikët, çdo ilustrim nga librat apo gazetat. Inspirohet nga gjithçka sheh rreth e përqark, kryesisht nga familja e tij. Vehten e sheh pas pak vitesh në krah të artistëve të mëdhenj me pikturat varur në muze.

Kjo është piktura që ai do më shumë nga koleksioni prej qindra të tilla. Quhet ushqim i përditshëm dhe është portreti i një bashkëmoshatari të tij, mbuluar nga djersa dhe lotët me lugë në dorë.

“Unë dhe familja ime punojmë shumë që të kemi ushqim në tavolinë çdo ditë” kjo është ajo çka më frymëzon thotë Karim. Ofertat për të shitur pikturat nuk i kanë munguar dhe shumë shpejt Karim do të çelë ekspozitën e tij të parë./ KultPlus.com

Producenti amerikan Edward Walson, anëtar jurie në “Miss Universe Kosova 2018”

“Miss Univers Kosova 2018” ka qenë ngjarja më e komentuar gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

Kush janë pjesëmarrëset, kush e përbën jurinë dhe çfarë do ta karakterizojë këtë ngjarje, ishin disa prej pyetjeve për të cilat audienca ishte kurioze.

Për të gjitha këto detaje, publiku do të ketë rastin të marrë përgjigje në mbrëmjen e së premtes, atëherë edhe kur do të mbahet ky spektakël i madh dhe i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në Kohavision nga ora 20:00.

Ajo çfarë tashmë është bërë e ditur është pjesëmarrja e producentit të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Walson. Ai do të jetë pjesë e jurisë së kësaj gare dhe bashkë me anëtarët e tjerë do të bëjë vlerësimin e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Univers Kosova 2018”.

Qeveria e vlerëson tokën e lakmuar të Teatrit me 470 euro për metër katror

Projektligji kontrovers, i cili iu dorëzua Kuvendit me “procedurë të përshpejtuar” i vlerëson 8 mijë metrat katrorë tokë publike të Teatrit Kombëtar me vetëm 500 milionë lekë ose më pak se 470 euro për metër katror, në një zonë ku një apartament kushton mbi 2500 euro për metër katror.

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë “me procedurë të përshpejtuar” një projektligj kontrovers që anashkalon kuadrin ligjor ekzistues për të dhënë me koncesion jashtë procedurave konkurruese 8,465 metra katrorë tokë publike në qendër të Tiranës. Tokaështë vlerësuar sipas një vendimi gjithashtu kontrovers të qeverisë “Rama” për 500 milionë lekë, ose më pak se 470 euro për metër katror, në një zonë ku një apartament i zakonshëm kushton mbi 2500 euro për metër katror, ndërsa një dyqan për 5 apo 6 mijë euro për metër katror.

Projektligji i qeverisë nuk ndryshon fare nga varianti fillestar, pavarësisht se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas një turi takimesh të cilat ai i quajti “konsultime”, deklaroi të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje me artistët protestues, e cila sipas tij do të reflektohej në dokument.

Projektligji parashikon ngritjen e një grupi negociatorësh të udhëhequr nga kryebashkiaku Veliaj, i cili do të shqyrtojë propozimin e kompanisë “Fusha” sh.p.k për të zhvilluar zonën e Teatrit Kombëtar dhe do të hartojë një projekt-kontratë me të.

“Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k.,sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës,” thuhet në projektligj.

Relacioni i projektligjit, i cili është dërguar nga qeveria “me procedurë të përshpejtuar” argumenton mjetin esktraligjor të përdorur, “procedurë e veçantë”, me tre precedentë ligjorë të vendosur gjithashtu nga qeveria “Rama”, dy nga të cilët janë praktikate dështuara për ndërtimine Rrugës së Arbrit nga një kompani kineze si dhe ndërtimi i portit të Karpenit nga një kompani fantazmë. Shembulli i tretëështë ndërtimi me negocim të veçantë i Aeroportit të Vlorës, i cili është në negocim e sipër.

Çmimi prej 470 eurosh për metër katrorë për tokën më të shtrenjtë në Tiranë është nxjerrë nga një vendim qeverie, përmes të cilit, qeveria synoi të ulë vlerën e kompensimit për tokat e sekuestruara pa të drejtë gjatë kohës së komunizmit. Ndërsa pronarët u ankuan për këtë ulje çmimi që nuk reflekton vlerën e tregut, qeveria përdor të njëjtin çmim për të privatizuar një pronë të rëndësishme publike.

Kërkesë e pakërkuar nga Fusha

Në 8 shkurt të këtij viti, artistët e Teatrit Kombëtar protestuan ndaj një kërkese të drejtorit Hervin Çuli për të braktisur ndërtesën historike dhe për t’u zhvendosur në një ndërtesë ende të papërfunduar. Artistët refuzuan të lëvizin dhe kërkuan transparencë.

Autoritetet mbajtën përkohësisht të fshehtë planin e tyre për Teatrin, ndërkohë qënë publik u shtuan zërat për atë që u quajt “domosdoshmëri e shembjes” së Teatrit. Kjo fushatë u udhëhoq nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi mes të tjerash se godina e Teatrit “shkakton kancer” apo ishte e “rrezikuar nga zjarri”.

Relacioni zbulon se “kërkesa e pakërkuar” e kompanisë Fusha sh.p.k për të zhvilluar zonën e Teatrit Kombëtar i është dorëzuar në Bashkinë Tiranë në nj datë të pacaktuar ndërsa bashkia e ka dërguar në Ministrinë e Kulturës kërkesën më 23 shkurt të këtij viti. Kërkesa e kompanisë Fusha, e njohur për fitimin e disa tenderëve nga Bashkia e Tiranës dhe nga qeveria mbahet sekret. Ajo që dihet është që me mbërritjen e kërkesës, Bashkia e Tiranës ia nisi një sërë institucionesh, përfshirë Ministrinë e Kulturës.

Relacioni thotë se ndërtesat e Teatrit Kombëtar “nuk mbartin vlerë historike”, ndërsa vlera e tyre kontabël është 95 milionë lekë (rreth 760 mijë euro). Projektligji rreket gjithashtu të argumentojë se pse kërkesa e Fushës duhet të trajtohet jashtë kuadrit ligjor të ligjit “Për Partneritetin Publik Privat”, një ligj që, ndonëse lejon formën e shumëkritikuar të “kërkesave të pakërkuara”, imponon gjithsesi që kjo kërkesë të hidhet në garë publike ku mund të marrin pjesë kompanitë e tjera të interesuara.

Ligji i Partneritetit Publik-Privat thotë: “Propozuesi i propozimit të pakërkuar mund të marrë pjesë në procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat me të njëjtat kushte si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë dhe nuk i jepet asnjë trajtim preferencial”.

“Modeli ekonomik i propozuarmbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga qeveria, përgjatë tri viteve të fundit 2016-2018, si mënyra inovative dhe që i japin zgjidhje optimale nevojave/kërkesave të palëve të përfshira,” thuhet në relacion.

Relacioni jep tre ligje të mëparshme, që të gjitha të qeverisë aktuale, si precedentë për projektligjin e jashtëzakonshëm. Ligjin për negocimin e rrugës së Arbrit me një kompani kineze, ligjin për negocimin e Portit të Karpenit me një kompani anonime dhe ligjin për aeroportin e Vlorës me disa kompani turke. Është ironike që dy nga tre nismat në fjalë kanë dështuar tashmë ndërsa e treta, aeroporti i Vlorës, është ende “në negocim”.

Argumenti se pse duhet një ligj i jashtëzakonshëm i dhënë nga qeveria në relacion është se “asnjë institucion publik “nuk do të shpenzojnë asnjë lek nga buxheti i shtetit dhe nga fondet publike”. Relacioni harron të thotë se toka e teatrit kombëtar është pronë publike, e cila i nënshtrohet mbrojtjes ligjore të pronës publike.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shpalli në seancën e ditës së enjte (28 qershor), kërkesën e qeverisë për “procedurë të përshpejtuar” për miratimin e këtij projektligji. Kjo procedurë i jep mundësi qeverisë të marrë miratimin e projektligjit në parlament brenda “jo më pak se një jave” ndërkohë që procedura e zakonshme kërkon së paku tre javë.

Qeveria ka të drejtë të kërkojë shqyrtim me procedurë të përshpejtuar, por kjo zakonisht kërkon një situatë emergjence, ndërsa një projekt i tillë nuk duket se justifikohet me “situatë emergjence”.

Miratimi i projektligjit në qeveri u bë të mërkurën në darkë. Kryeministri Edi Rama shmangu vënien e firmës së vet, duke ia ngarkuar firmosjen e propozimit zëvendëskryeministres Senida Mesi.

Para miratimit në qeveri, Ministria e Kulturës publikoi një dokument në bazë së së cilit, një numër artistësh kanë shprehur mbështetjen e tyre për planin e qeverisë. Por i pari në listë, aktori i mirënjohur Pirro Mani, rezultoi se nuk gjendej në Shqipëri por në Shtetet e Bashkuara.

Pyetur nga gazeta Shekulli, bashkëshortja e tij, aktorja e mirënjohur Pavlina Mani mohoi që i shoqi të ketë firmosur një dokument për shembjen e teatrit ndërsa theksoi se Pirro Mani nuk e ka firmosur dokumentin.

“Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë,” citohet të ketë thënë ajo.
/birn

Ulëza, atraksioni i ri turistik në Shqipëri

Ulëza, një vend jo larg Tiranës, tek vendi i quajtur rrethi i Matit është atraksioni më i ri turistik në Shqipëri.

Me investimet e reja të Qeverisë, ky vend tashmë po tërheq turistë nga gjithë bota. Për t’u bindur shikojeni vetë fotografitë mahnitëse të këtij vendi, pamje këto të cilat shihen nga një video promovuese të cilën e ka shpërndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook./ KultPlus.com

Dua Lipa i uron datëlindjen nënës edhe në gjuhën shqipe (FOTO)

Anesa Lipa është nëna e këngëtares së njohur nga Kosova, Dua Lipa e që sot feston datëlindjen, shkruan KultPlus.

Në datëlindjen e saj, ylli botëror Dua Lipa i ka shprehur dashurinë e urimet me të sinqerta për përkrahjen e dashurinë që ajo i ka dhënë ndër vite, ndërsa Dua Lipa këtë urim e ka përmbyllur me një fjali në gjuhën shqipe.

“Urime datëlindjen, mami. Falë teje jam kjo që jam. Faleminderit që je kujdesur gjithnjë për mua dhe ke qenë gjithnjë aty për mua. Faleminderit që ke qenë shoqja ime më e mirë dhe më e besueshme. Faleminderit për sinqeritetin e plotë, që më kë orientuar në rrugën e duhur, që më ke mësuar të eci në mënyrë të pavarur për të arritur çdo gjë që më vije në mend. Jam falënderuese për cdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua e familjen tonë. Të duam më shumë se sa fjalët kanë mundësi ta shprehin”, ka shkruar në gjuhën angleze Dua Lipa.

Këtë urim ajo e ka përmbyllur me një fjali në gjuhën shqipe, “Të dua nana edhe 100 tjera”./ KultPlus.com

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra

Skënder Rusi

Të lashë në Korçë
E të kërkoj në Kajro!
(Ku dihet, mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që çmëndurira t’i kam quajtur!

Të lashë në tokë
E të kërkoj në qiell!
(Ku dihet në ç’yll më ke pritur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Sa të kam quajtur të lajthitur!

Kap një bionde nga flokët mbrapa,
ia kthej fytyrën për ta puthur!
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Vjen dhe atje ku s’është e mundur!

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që të tregojnë dhe më të bukur!
Ndaj ca i marrë dhe unë mundet,
Sot gjithë Kajros t’i jem dukur!

Dion Zeqiri përmes ‘Ripërtypje’ sjellë mutacionin e kafshëve si ndërlidhje me mutacionin ekonomik e shoqëror

Gili Hoxhaj

Ata që qëndronin pranë hyrjes së Hapësirës “Motrat”, nga jashtë ishin bërë pjesë e ekspozitës ndërsa shihnin një punim i cili nuk mund të shihej nga ata që gjendeshin në brendësi të objektit. Në formë të video incizimit paraqiten zorrët e një personi dhe mesazhi prapa saj qëndron në atë se për shkak të produkteve të dobëta ushqimore, brenda është rritur një mutagjent.

Në Hapësirën “Motrat”, Dion Zeqiri pati mundësinë ta shënojë ekspozitën e parë personale. Me anë të kësaj ekspozite të titulluar ‘’Ripërtypja’’, ai solli para publikut katër punë serike të cilat paraqesin një narracion të materializuar, në formë fizike, të cilat paraqesin trupa mutant të kafshëve ku në mungesë të informacioneve për prejardhjen e tyre, i ngjajnë një krijese imagjinare mutagjene, shkruan KultPlus.

Ekspozita e tij flet për një anë personale të problemit të mishit të paverifikuar, flet për sistemin ekonomik e shoqëror që njëjtë mund të shihet si mutacion sepse dështon në mbrojtjen e konsumatorit nga cilësia e dobët e produkteve të mishit dhe si ky konsumim ndikon në vetë organizimin e tij.

Dion Zeqiri tregoi se kjo ide ka nisur të zhvillohet atëherë kur atij i kanë rënë në duar disa produkte, kryesisht të mishit e që vijnë prej vendeve shumë të largëta dhe pa shumë informata se si janë importuar.

“Kur i jam qasur këtyre produkteve, kafsha të cilën po e konsumoj, më ka ngjarë në një kafshë imagjinare mutagjene dhe pikërisht këtë mutacion kam tentuar ta sjell në ekspozitë, që nuk ka qenë vetëm mutacion kafshëror por edhe ekonomik pasi nuk është ditur si importohen, është dashur t’i konsumojmë këto produkte pasi kanë qenë të vetmet në treg”, u shpreh Zeqiri për KultPlus.

Lola Sylaj, kuratore e kësaj ekspozite dhe drejtoreshë artistike që po menaxhon ngjarjet e fundit në Hapësirën “Motrat”, u shpreh se i ka pëlqyer qasja e artistit Zeqiri që nuk është vetëm informuese dhe ngritë pyetje, por vjen edhe si qasje nga ana artistike. Krijesat e tij imagjinare janë goxha morbide dhe e përfaqësojnë situatën.
“Është një situatë morbide dhe e pabesueshme se çfarë është duke ndodhur dhe përmes mediumeve të ndryshme tregon se si mund të përfundojë një kafshë në trupin e dikujt. Po më vjen mirë që ai ka arritur t’i paraqesë në punimet e tij të gjitha këto informata. Po ashtu është e rëndësishme të flitet se në Kosovë ka shumë vegjetarian, por është mirë që të flitet për këtë temë e një pjesë e madhe e shoqërisë nuk janë mirë financiarisht dhe njerëzit nuk mund të hanë vetëm sallata dhe duhet të koncentrohemi në atë se nuk ka informata dhe nuk ka zgjedhje, për të zgjedhur ndryshe”, tregoi Lola Sylaj për KultPlus.

Në mesin e vizitorëve në këtë ekspozitë ishte dhe profesori Mehmet Behluli i cili tha se ndihet shumë mirë kur sheh artistë të rinj që nuk e kanë barrierë materialin. Ai tha se edhe artisti Dion Zeqiri hyn në mesin e atyre artistëve premtues të cilëve shoqëria duhet t’u japë më shumë hapësirë.

“Më vjen mirë që artistët e rinj tashmë nuk e përdorin mediumin por idenë, e përzgjedhin atë që çfarë duan ta thonë dhe e organizojnë në mënyrën më të mirë, për Dionin kam fjalë të mira dhe kjo ekspozitë është shumë e freskët dhe shumë simpatike kështu që veç i ftoj njerëzit e tjerë ta shohin këtë ekspozitë”, tha Behluli.
Të gjithë ata që duan ta shohin këtë ekspozitë, mund t’i adresohen Hapsirës “Motrat”. / KultPlus.com

Petrit Halilaj, Andrra dhe performuesit tjerë, me 7 korrik në Runik

Me datë 7 korrik në Shtëpinë e Kulturës në Runik do të japë performancë artisti Petrit Halilaj.

#Shkrepëtima është performancë e ideuar dhe drejtuar nga artisti Petrit Halilaj që përfshin mbi 30 aktorë dhe muzikantë. Kjo ngjarje, e cila do të ndodhë para rrënojave të Shtëpisë së Kulturës në Runik (Skenderaj), është ndërhyrja e parë e këtij niveli nga Halilaj në një hapësirë publike.

Skena do të animohet nga skulptura lëvizëse, tinguj, projeksione të dritave dhe një skenografi e jashtëzakonshme e krijuar prej Halilajt nga rrënojat e ndërtesës dhe e inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve të Runikut.

Shkrepëtima do të risjellë fragmente nga disa prej dramave më të njohura shqiptare që janë performuar në teatrin e këtij objekti gjatë viteve të ‘80-ta. Mbrëmja do të përmbyllet me një koncert të veçantë nga ANDRRA (Fatime Kosumi), e cila do të performojë EP-në e saj Palinë (2017).

Performuesit/ Performers:
Donikë Ahmeti
Edlir Gashi
Tristan Halilaj
Rrezarta Haziraj
Qendresa Kajtazi
Bislim Muçaj
Behie A. Murtezi
Agnes Nokshiqi
Ermal Sadiku
Edon Shileku
Alketa Sylaj

Prodhuar nga / Produced by: Fondacioni Hajde!, Fondazione Merz.

Me përkrahje të / With the support: Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) in Kosovo; Culture For Change, an EU funded project managed by the EU Office in Kosovo and implemented by Qendra Multimedia and Goethe-Institute; the Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; the Municipality of Skenderaj, ChertLüdde (Berlin); kamel mennour (Paris and London).

Përkrahje është dhënë edhe nga / Further support was provided by / Raven City Production Sh.P.K. (Kosovo) and T4Media Dooel (Macedonia); Cultural Heritage without Borders (CHwB Kosovo)

Festivali i Sarajevës eksploron pasojat e luftës

Festivali i pestë i përvitshëm WARM u hap në kryeqytetin boshnjak të mërkurën, duke paraqitur imazhe dhe filma rreth konflikteve në mbarë botën, si dhe për pasojat tragjike të luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Çështjet si refugjatët, ndarjet etnike dhe diskriminimi kundër pakicave gjithashtu po shqyrtohen në festival, i cili drejtohet nga një fondacion i quajtur WARM (Lufta, Arti, Raportimi, Kujtimet) që u krijua nga një grup gazetarësh dhe artistësh, shumë prej të cilëve vizituan Sarajevën gjatë rrethimit të qytetit të viteve 1990.

“Të gjitha pasqyrohen përmes temave që trajtohen, si refugjatët, siç është ekspozita e fotografive të Rohingya, e cila është mbi eksodin e më shumë se një milionë refugjatëve në Bangladesh,” tha kryetari i Fondacionit WARM, Remy Ourdan gjatë hapjes së festivalit në Sarajevë.

“Këtë vit në veçanti, ashtu si në vitet e kaluara, lufta siriane po trajtohet nëpërmjet katër filmave rreth pasojave tragjike të luftës që po vazhdon ende,” shtoi ai.

Rreth 350 vepra nga rreth 200 krijues imazhi nga Ballkani dhe pjesa tjetër e botës do të ekspozohen në Muzeun Historik dhe i Ruajtjes Sarajevë, që është pjesë e Galerisë Kombëtare.

Menaxherja boshnjake e Fondacionit ËARM, Velma Sariç, tha se çështja e mohimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit do të theksohet nga shfaqja e një filmi të shkurtër të titulluar “Përse nuk jeni këtu?” nga Aida Sehoviç, krijuesja e një udhëtimi përkujtimor të përbërë nga filxhanë kafeje bosh.

Sariç tha se në bashkëpunim me partnerin e ri të Festivalit WARM, Misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, do të mbahet një seminar një ditor për ndarjen arsimore të nxënësve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nxënës shkolle të grupeve të ndryshme etnike ndonjëherë marrin mësim veçmas në të njëjtën ndërtesë, një praktikë e njohur si “dy shkolla nën një çati”.

“Më pas ne do të kemi gjithashtu një panel diskutimi mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të pakicave, në këtë rast të romëve,” shtoi Sariç.

Adnan Pavloviç, drejtor i programit të filmit të festivalit, tha se të gjithë filmat që do të shfaqen këtë vit janë prodhuar në vitin 2017 dhe përfaqësojnë “shfaqjen më të freskët të dokumentarëve që trajtojnë çështjet pas konfliktit”.

Pavloviç përmendi filmin e Matthew Millan “Më i fortë se plumbat”, për rolin e muzikës gjatë revolucionit libian të vitit 2011, si dhe filmin e Srdjan Sarenaç për ndarjen arsimore boshnjake, “Dy shkolla nën një çati”. / BIRN / KultPlus.com

Ayo ka një mesazh para se të elektrizojë Tiranën sonte

Ylli botëror i muzikës, Ayo ka mbërritur në Shqipëri pak pas mesnate. Këngëtarja e super hiteve si “WHO”, “Down on My Knees”, “Slow Slow” do të interpretojë te Amfiteatri i ri për të gjithë ata që duan ta ndjekin atë dhe padyshim me performancën e saj pritet të elektrizojë Tiranën.

Në një intervistë të dhënë gazetares Elda Lamja, për Gazetën Shqiptare, Ayo ka treguar impresionet e para të mbërritjes në Shqipëri. Ja se si shprehet ajo:

“Nuk kam parë shumë akoma, sepse kam mbërritur këtu në mesnatë për shkak të vonesës së fluturimit. U shtriva për të fjetur në orën 12:00 dhe u zgjova në orën 8:00 për shkak të zhurmës, sepse këtu po ndërtohet (qesh)”.

E pyetur nga gazetarja sesi arrin që të jetë njëkohësisht edhe nënë e përkushtuar e tre fëmijëve, por edhe këngëtare e suksesshme, Ayo u shpreh: “Nuk mund të them sesi, por arrij t’ia dal. Thjesht mund të them se po ja dal. Mendoj se gratë në përgjithësi, gjithmonë e gjejmë një mënyrë që të bëjmë atë që kemi për të bërë. Jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë mbi të gjitha.

Ka shumë gra në botë që e bëjnë këtë çdo ditë, edhe në mënyrat më të vështirë. Kjo që unë bëj është e lehtë në krahasim me atë që bëjnë disa gra në kushte më të vështira”.

Teksa do të performojë mbrëmjen e sotme tek amfiteatri, e ka pyetur se çfarë pret nga publiku shqiptar, Ayo u përgjigj: “Gjyshi im nga ana e babait gjithmonë na thoshte shpesh që të mos krijomë pritshmëri, sepse vetëm kështu nuk mund të zhgënjehesh. Por kjo është e pamundur, sepse ne të gjithë kemi pritshmëri. Por, pritshmëritë e mia janë më shumë si dëshira. Shpresoj që të jetë shumë bukur dhe t’ia kalojmë mirë së bashku.

Mendoj se çfarë të japësh atë do marrësh, dhe kur luaj muzikë edhe sikur të jenë 3 persona përpiqem të jap maksimumin. Sepse sa herë që këndoj, e mendoj sikur të ishte hera e fundit”.

Pyetjes të gazetares Elda Lamja se ju keni lindur me muzikën apo ka qenë një inspirim dhe ju ka bërë të ndiqni këtë rrugëtim, këngëtarja u shpreh: “Jeta ka qenë inspirim për mua. Kur kam dhimbje muzika më bën të ndihem mirë, të këndoj më bën të ndihem më mirë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, kam qenë e ndarë nga prindërit dhe këngët që babai im i këndonte kur isha në shtëpi më krijonin ndjesinë e lidhjes me ata. Vetëm përmes muzikës. Kanë qenë kujtimet e mia më të bukura dhe përpiqesha t’i kujtoja vazhdimisht. Ka nisur fillimisht me të dëgjuarit muzikë dhe më pas kur nisa të këndoj vetë më bënte të ndihesha edhe më mirë”.

Para kësaj interviste, këngëtarja me famë botërore Ayo, teksa ka zbritur në aeroport ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat në Shqipëri dhe e ka shpërndarë në rrjetin social. “Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ja kalojmë bukur sonte”.

Fituesit e çmimeve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ribërë të njohura veprat dhe autorët fitues për dy edicionet e para të çmimeve të mëdha shkencore kombëtare që akordohen prej saj: Fituesit e vitit 2016:

1. Çmimi i karrierës iu akordua gjuhëtarit Idriz Ajeti, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës;

2. Çmimi Çabej u fitua nga historiani Pëllumb Xhufi, me veprën monografike Àrbërit e Jonit;

3. Çmimi Radovicka u fitua nga studiuesi Niko Pano, me veprën Pasuritë ujore të Shqipërisë;

4. Çmimi i studiuesit të ri më të suksesshëm në shkencat shoqërore dhe albanologjike u fitua nga studiuesit Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga, me veprën Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës;

5. Çmimi i studiuesit të ri më të suksesshëm në shkencat natyrore dhe teknike u fitua nga studiuesi Rigers Bakiu, me veprën Molecular Evolution of Pyroglutamylated RFamide Peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor.

Fituesit e vitit 2017:

1. Çmimi i karrierës iu akordua shkrimtarit dhe mendimtarit Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave;

2. Çmimi Çabej u fitua nga akad. Kolec Topalli, me veprën Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe;

3. Çmimi Radovicka u fitua nga studiuesit Nazim Gruda dhe Andrea Shundi, me veprën Hortikultura: vështrim enciklopedik;

4. Çmimi i studiuesit më të suksesshëm të vitit në shkencat shoqërore dhe albanologjike u fitua nga studiuesi Aleksander Novik (dhe bashkautorët), me veprën Ekspedita në detin Azov – Gjuha kultura e shqiptarëve të Ukrainës.

Dashnia e Dijes për Shpendin, në “Sikur t’isha djalë”

Një prej librave të cilin e kujtojmë çdoherë me dashuri dhe me nostalgji është “Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli.

Ditari i Dijes dhe dashuria e saj për Shpendin na kanë bërë gjithmonë të ndihemi mirë.

Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga ligje të egra që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nisë të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave…

Po e sjellim këtu një pasazh nga romani i Haki Stërmillit, gjithmonë një dashuri letrare për shumë gjenerata shqiptare.

“Fati i lig që na lufton besomë se do të përkulet e do të ndrydhet para vullnetit që buron nga zemrat tona të mbushuna me flakë dashunie. Nji milion herë ma mirë do të ishte përjetësimi i asaj jete, ashtu sikundër ishte, sesa kjo gjendje që nuk na lejon as të shifemi me shoqi-shoqin. Hera-herë mërzitem pa masë dhe më duket sikur do të rroposet krejt bota e andrrave tona lumnuese, ajo botë e bukur që krijuen zemrat tona. Sot jam mjaft i mërzitun, pse mbramë – vetëm mbramë – nuk të pashë në andërr. Fillimi i ambël i këtij mëngjesi, sigurisht do të dojë me t’i sjellë puthjet e nxehta të kësaj zemre që asht plot mall e dashtuni për ty, o engjëlli im.”

Dy dekada nga formimi i Zonës operative të Shalës

Veteranët sot shënojnë 20 vjetorin e themelimit të Zonës Operative të Shalës.

Komandant i Zonës Operative të Shalës ishte Rrahman Rama, zëvendëskomandant, Mensur Kosumi Në këtë Zonë vepronte Brigada 152 “Mehë Uka” e cila kishte një strukturë të mirë të organizmit.

Komandanti i saj, Hysni Ahmeti, kishte një përvojë të mirë ushtarake. Kishte strukturuar mirë gjithë kuadrin udhëheqës të Brigadës.

Shala kishte konfiguracion strategjik, ishte dhuratë e natyrës për stërvitje, luftë dhe art ushtarak.

Foto e rrallë kur malësorët shqiptarë u nisën për të mbrojtur ngritjen e flamurit (FOTO)

Flamuri kuq e zi, e veçmas simboli i tij kryesor – shqiponja -, këtyre ditëve po valëviten nëpër duart e shumë shqiptarëve dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Studiuesi shqiptar i cili jeton në Vjenë, Pjetër Logoreci, ka publikuar një fotografi të rrallë të vitit 1912 ku shihen shqiptarët në ngritjen e flamurit. Fotografia është marrë nga shtypi austriak.

“Në foto, malësor shqiptarë, nisur për të mbrojtë ngritjen e flamurit në 1912… …kjo foto nga shtypi austriak…qeveria e Vjenës punoi shumë për mëvehtësinë e shqiptarisë, ashtu sikurse sot, pamvarsisht politikanve të korruptuem e trafikantë shqiptarë, po ndërmjetëson me forcë futjen e shqiptarëve në familjen europiane…”, ka shkruar Logoreci në postimin e tij në Facebook./ KultPlus.com

Stafi i gazetës norvegjeze e bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri (FOTO)

Shqiponja e Xhakës e Shaqirit tashmë ka mbërritur edhe në Norvegji.

Stafi i gazetës norvegjeze, “Arendals Tidende” e ka bërë shqiponjën me duar.

Arsyeja fshihet prapa një gazetareje nga Kosova. Valentina Osmanaj-Hoxha (me bluzë të kuqe) është pjesë e stafit të gazetës për të cilën arsye norvegjezët kanë treguar këtë shenjë respekti për shqiptarët./Indeksonline/

Pelegrinët serbë largohen nga Gazimestani

Kolona e automjeteve me pelegrinë serbë nga Gazimestani sapo ka hyrë nga jugu në veri të Mitrovicës.

Pothuajse në secilin automjet është vërejtur nga një pjesëtar i policisë së Kosovës, ndërsa para dhe pas kolonës janë vërejtur automjete të policisë duke përfshirë edhe një furgon të njësisë speciale.