“Men don’t cry” filmi më i mirë në PriFest 2018-të

Filmi më i mirë i Ballkanit shpallet filmi “Men don’t cry”, me regji të Alen Drljevic.

Sonte u ndanë çmimet e edicionit të 10-të të PriFilm Fest, i cili ka nis më 17 korrik ndërsa përfundon sonte më 22 korrik.

Pas pak KultPlus, ju sjellë listën e plotë të fituesve të këtij edicioni./ KultPlus.com

Genc Salihu dhe Alban Ukaj marrin çmimin “Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar”

“Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar” shkon për Genc Salihun dhe Alban Ukajn për rolin e tyre në filmin “Martesa”.

Sonte përfundon edicioni i 10-të i PriFilm Fest. Festivali mes datave 17 dhe 22 korrik, solli gjithsej 58 filma cilët u shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jo-garuese, shkruan KultPlus./ KultPlus.com

Stevan Kumandarev merr çmimin regjisori/ja më i mirë në PriFest

Çmimi për regjisorin më të mirë të filmave ballkanik shkon për Stevan Kumandarev për regjinë e filmit “Directions”, Bullgari.

Sonte përfundon edicioni i 10-të i PriFilm Fest. Festivali mes datave 17 dhe 22 korrik, solli gjithsej 58 filma cilët u shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jo-garuese, shkruan KultPlus.

Në kuadër të këtij edicioni u dhanë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale./ KultPlus.com

Silma Mahmuti merr çmimin për aktoren më të mirë në PriFest

Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan) shkon për Silma Mahmuti, aktoren e “The Witch Hunter”, Serbi.

Sonte përfundon edicioni i 10-të i PriFilm Fest. Festivali mes datave 17 dhe 22 korrik, solli gjithsej 58 filma cilët u shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jo-garuese, shkruan KultPlus.

Në kuadër të këtij edicioni u dhanë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale./ KultPlus.com

“Dielli” nga Mjellma Istrefi, filmi më i mirë studentorë në PriFest

Filmi fitues i zgjedhur nga programi i filmave studentorë shpallet filmi “Dielli”, Kosovë/Itali, nga Mjellma Istrefi.

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 10-të të PriFilm Fest, i cili ka nis më 17 korrik ndërsa përfundon sonte më 22 korrik./ KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Ismail Qemalit

Ismail Qemal bej Vlora (nën shigjetë) në parlamentin Osman.

Kjo është një fotografi e rrallë e Ismail Qemalit, nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar.

Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë. / KultPlus.com

Teatri Shqiptar i Shkupit sonte në “Vera e Ohrit” 2018

Fuqia e pushtetit, fuqia e popullit dhe gjykimi i njerëzve janë linjat që trajton drama historike e Xhorxh Byhnerit, “Vdekja e Dantonit“, me regji të Dino Mustafiqit, interpretuar nga ansambli i aktorëve të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Shfaqja prezentohet sonte në Ohër në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Vera e Ohrit 2018.

Gjatë mbrëmjeve të festivalit, “Vera e Ohrit” do të sjellë gërshetim të përsosur të muzikës, teatrit dhe artit në përgjithësi. Do të interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore me projekte të shkëlqyeshme dramatike. Janë paraparë edhe tre ekspozita, figurative, ekspozitë e fotografive dhe stolive bashkëkohore./ KultPlus.com

Fletushkat që po shpërndahen në sheshet e Prishtinës po habisin qytetarët

Dy vajza në shesh ka disa netë që shpërndajnë fletushka ku reklamohet veprimtaria e striptizit.

Në kohën kur në sheshe janë të mbushur me njerëz tashmë kur kanë ardhur edhe mërgimtarët, kryesisht me familjar, dy vajza ka disa netë që nëpër sheshet e Prishtinës po shpërndajnë disa fletushka në të cilat shihen femra gjysmë të zhveshura, shkruan Magazina.al

Fletushkat kanë për qëllim që ta reklamojnë dhe t’i ftojnë meshkujt për ta vizituar një klub të striptizit që gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Qytetarë të shumtë janë habitur kur kanë parë në dorën e tyre një fletushkë me femra lakuriqe, ndërsa ka prej të tillëve që e shohin edhe si mundësi për ta vizituar.

Sigurisht që mënyra se si shpërndahen këto fletushka nuk është aspak e përshtatshme, pasi në kohën kur ato po shpërndahen, sheshet kryesisht vizitohen nga familjarë,shkruan Magazina.al

Nuk dihet nëse ky biznes ka leje nga ndonjë institucion për të bërë kësi lloj reklamimi nëpër shesh./ KultPlus.com

Nga pronarja e ‘Vogue’ te Bon Jovi, turistët VIP që vizituan Shqipërinë

Shqipëria pretendon të ofrojë një ditë turizmin elitar, së paku referuar vizionit kryeministror; që do të thotë se Kristiano Ronaldo që deri para pak ditësh ishte në Greqi, e Davide Beckham që po pushon me familjen në Mal të Zi, të vijnë një ditë dhe në bregdetin shqiptar, jo si kalimtarë të rastësishëm por si synues të vetëdijshëm, duke qëndruar me ditë anëve tona.

Deri më sot kjo është e papecreptueshme por dhe jo dhe aq, pasi nuk janë të pakët ata emra të njohur botërorë, të fushave të ndryshme, që me jahtet e tyre kanë ardhur në bregdetin shqiptar ndër vite.

Auron Tare, njeriu që i ka shoqëruar gjithnjë ata, gati nuk i mban mend të gjithë. Thotë se janë shumë, nga fusha të ndryshme protagonizimi, politikë, art, media, moda, biznesi etj.

Përmend disa ku veçon Kamila Parker Bowl, princeshë e Uellsit; Mohamad Mahatir, kryeministri i Malajzisë në moshën 94-vjeçare; Lord Carrington, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s; Dukesha Devonshire, një nga 4 motrat e famshme Mittford; Anna Wintur, pronarja e famshme e Vogue Magazine; Hubert Givenchy, stilist i famshëm francez; Dukesha von Shonbourg; Jon Bon Jovi e sa e sa të tjerë.

Disa prej tyre janë ndenjur me ditë, duke vizituar të zakonshmin Butrint, e zona me interest të bregdetit jonian, deri dhe Gjirokastrën. Ndërsa ca të tjerë kanë ndenjur me orë.

Por zakonisht ata nuk janë shoqëruar me publicitet. Tare thotë se e ka parë të arsyeshme që të respektojë faktin e motiveve krejtësisht private të ardhjes së tyre në Shqipëri përgjatë sezoneve turistike.

Ndërkohë, te jahtet që zakonisht ndalojnë në bregdetin jonian, veçanërisht në Gjirin e Sarandës, brenda tyre mund të ndodhen figura botërore, por që zgjedhin të jenë diskret.

Gjithsesi, e gjitha kjo tregon se Shqipëria nuk është jashtë hartës së turizmit elitar, falë dhe faktit se ndodhet pranë brigjeve që prej vitesh janë në këtë kategori turizmi, Korfuzi në jug, pra Greqia në përgjithësi, apo Shën Stefani në veri, Budva e Kotori, pra Mali i Zi.

Çështja është se kur do vendosin ta reklamojnë veten në rrjete, me vullnetin e tyre, ngjashëm si Ronaldo e Beckham, duke reklamuar dhe vendin ku ndodhen: në Shqipëri, që farë mirë edhe këta të fundit mund të jenë një ditë.

Fakti që ka qenë Bon Jovi e bën normale këtë premisë, shkruan tesheshi./ KultPlus.com

PriFest sonte shpërblen me “Hyjneshën e artë” aktoren e njohur Vanessa Redgrave

Aktorja britanike, fituese e çmimit Oscar Vanessa Redgrave, e cila është edhe Presidente Bordit të Nderit të PriFest-it, mbrëmë në kategorinë “Projeksion Special”, solli filmin e saj të parë të punuar si regjisore, “Sea Sorrow”, që vitin e kaluar kishte premierën botërore në Cannes.

Kësisoj, në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë aktoren me çmimin “Hyjnesha e Artë”.

Pas pak orësh, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të ndahen çmimet e edicionit të 10-të të Festivalit PriFilmFest, i cili nisi më 17 korrik dhe përfundon sot më 22 korrik, rrugëtimin e tij të 10-të./ KultPlus.com

Pas 113 vjetësh gjendet anija me 200 tonë ari (FOTO)

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitri Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.

Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliardë dollarë, shkruan tch.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanijeje, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdos. Ata po punojnë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri./ KultPlus.com

Profesori i studimeve islame bën thirrje të ndërtohen fabrika e laboratorë e jo xhamia e kisha

Njëri prej profesorëve në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka bërë thirrje të ndalohet ndërtimi i faltoreve të panevojshme nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Kërkesa e tij është drejtuar kah organizatat humanitare ndërkombëtare që po bëjnë ndërtime të xhamive e kishave në tërë Kosovën.

“A bënë t’i lusim “humanitarët” e vendeve islame, por edhe të krishtera të ndalojnë që edhe më tutje të bëjnë garime në ndërtimin e faltoreve në mesin tonë”, ka kërkuar Hamiti, përmes një statusi në fb.

Ky profesor që ligjëron parimet fetare islame ka bërë thirrje të investohet në shkencë e hulumtime për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

“Trojet tona dhe kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, është më se i nevojshëm për hapjen e ndonjë laboratori shkencor, instituti të hulumtimit apo fabrika prodhimi të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

Hamiti ka cituar një fjalë shqipe dhe një arabe për të përshkruar krizën e besimit që vjen si pasojë e kushteve të këqija ekonomike, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, ai ka thënë se s’ka nevojë të ketë dy e tri faltore në një fshat a lagje për besimtarët që s’i mbushin as ditëve të festave.

“Varfëria dhe mungesa e përspektivës zbehë dhe vë në rrezik edhe lidhjen e besimit me Zotin. Fjala e urtë arabe thotë: “ Varfëria pothuajse të shpie në mos besim”. Ndërsa ne shqiptarët themi: “Varfëria të qonë në derë armikut”. Faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati, e të cilat nuk mbushen asnjëherë me besimtarë, qoftë edhe në ditët e shënuara festive./ KultPlus.com

Kastriot Abdyli: Gratë shqiptare na sollën deri këtu, ju kemi borxh atyre

Alberina Haxhijaj

Filmi “Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdylit ka qenë filmi përmbyllës i edicionit të 10-të të PriFilmFest. “Kthimi” përmes premierës që pati mbrëmë në Prishtinë, risolli para publiku temën e migrimit, shkruan KultPlus.

Edicioni i 10-të i festivalit solli gjithsej 58 filma dhe së bashku me filmat PriFilmFest shpalosi edhe tema të ndryshme të cilat preokupojnë shoqërinë. Diçka të tillë bëri edhe filmi “Kthimi”.

Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që migroi në Francë, ka vendosur të martohet me një grua franceze me emrin Sabine (ndoshta nga dashuria, por ndoshta edhe për të siguruar lejen e qëndrimit).

Por gjithë ajo që ndodh përreth Ilirit dhe në film është në fakt është një dramë që ngërthen kontradikta mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare e që shpesh herë shkaktojnë edhe situata komike. Rikthimi i tij në vendlindje për t’u martuar duket si një mundësi e mirë për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vitesh por edhe për ta mësuar Sabinen më shumë me traditat shqiptare.

Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e thartë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për tu larguar, duke e thyer besën që ia kishte dhënë dikur Bardhës, vajzës nga fshati i tyre (të cilën e dashuronte).
Madje për regjisorin ajo që është në qendër përveç tematikës se migrimit është pikërisht “Bardha” dhe portretizimi i gruas shqiptare.

“Filmi trajton migrimin dhe pasojat që i sjellë migrimi në shoqëri. Mirëpo në këtë film e kam trajtuat edhe gruan shqiptare e cila e pret burrin, edhe pse akoma nuk janë të martuar për shtatë vjet. Na burrat nuk ua kemi kthyer njëjtë edhe pse gruaja shqiptare është ajo që na ka sjellë këtu ku jem. Pra ia kemi borxh asaj”, thotë regjisori.

Tema të cilën e ka trajtuar regjisori është edhe një temë të cilën ai e ka hasur edhe në jetën e tij të përditshme.

Kjo histori bashkëkohore zhvillohet në një fshat ballkanik ku të vjetrit dhe të rinjtë, tradicionalja dhe modernja, lindorja dhe perëndimorja, të gjitha ndërthuren. Këtë e theksoi edhe aktori, Selman Lokaj.

“Nuk e di sa kemi arritë që të sjellim në ekran një porosi e cila po na mundon shumë vite. Por, ma merr mendja se me punën e regjisorit dhe ekipit kemi arritur që sado pak ta pasqyrojmë atë. Besoj që filmi do të ketë një rrugë të gjatë pasi që pasqyron dilemën se a me shku andej a me nejt këndej. Nëpërmes arti dhe veprave artisitke pra po mundohemi që të tregojmë se ku jemi”, theksoi aktori Lokaj.

Për aktorin Ismail Kasumi pjesëmarrja në këtë film ishte një mundësi shumë e mirë, po ashtu ishte hera e parë që ai punonte në një projekt kaq të madh.

“Për mua ishte hera e parë që punova me një ekip kaq të madh. Ishte një emocion shumë i mirë bashkëpunimi me një ekip të tillë. Po ashtu ishte kënaqësi që pjesë nga traditat tona ti shohim edhe përmes filmit”, u shpreh ai.
Në anën tjetër aktori Shkëlqim Islami u shpreh i lumtur për kritikat pozitive që morën nga miqtë pas përfundimit të filmit.

“Për mua nata e mbrëmshme ishte premierë pasi që nuk kam arritur që ta shoh herën e parë në Shkup dhe jam ndarë jashtëzakonisht i kënaqur dhe e falënderoj regjisorin që ka besuar në mua dhe më ka bërë pjesë të ekipit”, theksoi ai.

Në rolet kryesore, pra në rolin e Sabine, paraqitet Delphin Depardieu , aktorja nga Franca (njëherësh mbesa e aktorit me famë botërore Xherard Depardeu). Krahas saj në rolet kryesore paraqiten Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini. Drejtori i Fotografisë Vlatko Samoilovski, Kostumograf Izet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi, Kompozitor Memli Kelmendi, Montazhier Kastriot Saqipi dhe Blagoje Nedelkovski, Producent Ekzekutiv Simeon Damevski.

Filmi “Kthimi” ishte filmi përmbyllës i edicionit të 10-të të PriFilm Fest. Festivali ndërkaq vazhdon edhe sonte me ndarjen e çmimeve duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com

“Hashim Thaçi ngatërron vlerat kombëtare me ahengjet banale të botërorit”

Shkruan Ergys Mërtiri

Sipas një mase të madhe komentuesish ndaj reagimit tim mbi dekorimin e Era Istrefit, – shumica e të cilëve analfabetë funksionalë që marrin guximin e budallait të ofrojnë me kompetencë verdikte definitive mbi estetikën, – kategoria e muzikës që Istrefi përfaqëson ka vlera muzikore. Sipas tyre këngëtarë si Ricky Martin, Shakira, Rihanna, Rita Ora, Jennifer Lopes, etj, bëjnë muzikë me vlerë pasi e pëlqen gjithë bota. Sipas një pjese të madhe prej tyre arti komercial ka vlera artistike të pamohueshme që ne nuk kemi të drejtë ta gjykojmë. Pati mjaft prej tyre që e reduktuan problemin në çështje shijesh, me idenë se gjithësekush ka shijet e veta.

U përpoqa të shpjegoj tek disa se, përtej shijeve personale ka edhe disa vlera që gjykohen objektivisht apo profesionalisht. Kultura ka disa parametra që përcaktojnë se cila është një vepër e mirë e cila është një vepër e keqe. Shijet janë aspekti relativ i vlerësimit, por pasi objekti i gjykuar i përmbush disa kritere objektive dhe standarde të përcaktuara nga një sërë vlerash të mirënjohura. Përndryshe bota bie në batakun e shkatërrimit relativist të vlerave dhe asgjë nuk mund të jetë e vlerësueshme. Sipas kësaj pikëpamje i bie që sot Linda Morina të vlerësohet po njësoj sa Bethoveni, në mos më shumë, pasi ajo ka më shumë klikime nga shqiptarët në youtube.

Për ta ilustruar po sjell shembullin e bletës që ushqehet me nektar lulesh dhe mizës që ushqehet me fekale. Secila ka të drejtën e saj të ushqehet me atë çfarë ia ka nevojë trupi, por, në pavarësi nga “shijet e insekteve”, unë kam të drejtë të vlerësoj estetikisht aromat e secilit material ushqimor.

Në lidhje me artin komercial, ka pafundësisht reagime nga kritikë, muzikantë, studiues, mendimtarë të cilët thonë se ky lloj arti po shkatërron kulturën e sotme. Në fakt, arti komercial është një jo-art, madje anti-art, i cili i kundërvihet artit të vërtetë duke e shndërruar atë në një surrogato pa vlerë. Arti komercial, nuk i drejtohet më vlerave universale, por vlerave të konsumit. Ai bëhet mbështetet mbi marketing e jo mbi vlera dhe në fund matet me sasinë e shitjeve, jo mbi kritere artistike. Ai del në shitje dhe vdes sapo konsumohet, për t’ia lënë vendin një vepre të re, e cila gjithashtu konsumohet me shpejtësi për t’ia lënë vendin një tjetre.

Kur kam qenë fare i ri, adoleshent, kam dëgjuar Metallica, Led Zeppelin, Deep Purple, Pink Floyd, Guns n Roses, ndërsa grindesha me miq të mi që dëgjonin Snap, 2 Unlimited, Technotronic, Dr. Alban, La Bouche (që gjithsesi, kanë më shumë vlera se këta të sotmit që përmenda më sipër). Sot, Zepelin-ët Purple-at e të tjerët, dëgjohen akoma me të njëjtin interes, ndërsa, Snap-ët e La Bouch-ët nuk i njeh më kush. Imagjino se kush do ta njohë Ricky Martin, pas 30 vjetësh! Më vjen keq që po rrisim një brez që kullot në plehra dhe kultivohet me shije surrogate për të cilat nuk do të ketë nesër kurrfarë krenarie, nëse do të arrijë dikur të kuptojë ca gjëra nga bota!

Përveç kësaj, më duhet të sqaroj se në reagimin tim nuk kam pasur aspak për qëllim të merrem me Era Istrefin e as të fyej atë. Ajo shkoi në botëror sepse e ftuan dhe është gjëja më normale që do të bënte çdo këngëtar në këto kushte. UEFA e përzgjodhi sepse ajo bën biznes dhe kërkon muzikë komerciale vulgare për të tërhequr masat. Shkrimi im i adresohej Hashim Thaçit që ngatërron vlerat kombëtare, vlera sublime të kombit si, lufta për pavarësi, me ahengjet banale të botërorit! Kaq.

Më poshtë, po sjell një fragment nga shkrimi im i fundit në revisitën Medius, ku kam trajtuar kulturën e konsumit dhe rrënimin e vlerave që ajo sjell në shoqëri.

“Një ndër konceptet e rëndësishme që shenjon shoqëritë industriale është ai i “shoqërisë së masave”, i cili, sipas Hannah Arendt, tregon për një model të shkatërruar shoqërie që përmbledh të gjitha tiparet e psikologjisë së turmave: mungesën e standardeve, të qenit vetëm, paaftësinë për të menduar, aftësinë për konsum e mbi të gjitha egocentrizmin dhe tjetërsimin. Ajo e shikon këtë fenomen si pasojë të trupëzimit në shoqëri të masave të gjera të popullsisë. Duke u rritur numri i njerëzve që fitojnë pasuri, e për pasojë edhe kohë të lirë, fillon të rritet numri i individëve që fiton akses tek kultura dhe arti. Kultura nuk është më monopol i aristokracisë. Ajo zbret në masa, duke zhbërë vetveten për t’u transformuar gradualisht në atë që njihet si “kulturë e masave”.

Fillimisht, ky proces shfaqet tek filistinizmi, ku arti dhe kultura humbasin vlerat e tyre universale duke u shndërruar në mjete të shtresave të reja të pasuruara të popullsisë, në funksion të nevojës së tyre për të fituar një rang shoqëror më të lartë. Arti dhe kultura nuk përfaqësojnë më përsosmërinë dhe përjetësinë, por një fushë përdorimi funksional për një kategori të caktuar individësh që sa vjen e zgjerohet. Për këtë arsye, veprat e pavdekshme të artit fillojnë të vlerësohen në bazë të dobisë së tyre shoqërore. Ideja moderne kërkon tashmë që arti të jetë funksional, gjë që, në thelb, është pa lidhje me artin në vetvete. Sipas Arendt-it, kjo e bën kulturën të shihet si një mall i këmbyeshëm në vlerë. Ajo bëhet një monedhë me të cilën filistini blen statusin e tij të ri. Kjo çon në zvetënimin kulturor dhe një “ankand të vlerave” ku kultura zbret nga pavdekësia.

Megjithatë Arendt thotë se, sado që shoqëria e periudhës së filistinizmit, e etur për kulturë, i zhvlerësoi, përdori dhe keqtrajtoi objektet kulturore për qëllimet e veta egoiste, ajo sidoqoftë nuk i “konsumoi” ato. Këto objekte, u kthyen në një grumbull plehërash, por nuk u zhdukën. Ndërsa, ajo që bën shoqëria e masave është krijimi i një standardi tjetër, ku shoqëria nuk interesohet më për kulturë në vetvete, por vetëm për argëtim. Industria e kulturës, e përdor kulturën si mall konsumi në funksion të argëtimit. Argëtimi është ai që mbush kohën bosh të njeriut, dhe kultura bëhet materiali që tregtohet për këtë qëllim.

Ndryshe nga natyra e artit dhe kulturës, objektet e të cilave vlerësohen nëpërmjet jetëgjatësisë produktet e industrisë së kulturës konsumohen shpejt dhe serviren të freskëta. Kultura që prodhon kjo lloj industrie nuk kërkon aspak ti rezistojë kohës, por përkundrazi, të konsumohet shpejt në mënyrë që të prodhohen produkte të reja, e kjo në mënyrë të vazhdueshme, duke përmbushur pa pushim nevojën e pangopur të tregut për konsum. Pra argëtimi e plaçkit kulturën. Ky proces, thotë Arendt, nuk e përhap kulturën tek masat, por përkundrazi e shkatërron atë me synim për të nxjerrë prej saj argëtim. Për këtë arsye, kjo shoqëri nuk mund të bëhet kurrë e kulturuar.

Kjo temë është rimarrë nga shumë autorë të shkencave shoqërore. Daglas Kellner dhe Herbert Markuze kanë zhvilluar një kritikë të shoqërive duke evidentuar rolin e teknologjisë. Markuze e shikon teknologjinë në përgjithësi, e sidomos televizionin, sportet dhe seksin si mjete të prodhimit kulturor. Ai gjykon se ato përdoren si mjete kontrolli për ndrydhur individualitetin dhe për të zbutur reagimin shoqëror, duke i bërë individët të humbasin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike rreth shoqërisë. Pra kultura nuk prodhohet më në mënyrë të vetvetishme nga shoqëritë, por nëpërmjet mjeteve të tilla, të kontrollit, të cilat kanë sjellë shndërrimin e njeriut në një “qenie njëdimensionale”. Sipas tij, teknologjia moderne është një nxitëse drejt totalitarizmit si një mjet efikas skllavërimi për të dominuar njerëzit duke kufizuar dhe pushtuar lirinë e brendshme të aktorëve socialë.

Megjithëse në të njëjtën linjë mendimi, ndryshe nga Markuze, Kellner nuk e sheh realitetin si produkt të një kontrolli të organizuar. Ai nuk pranon ta shohë këtë proces si një instrument të ideologjisë kapitaliste. Ai thotë se televizioni nuk është monolitik, dhe nuk është i kontrolluar nga forca koherente, por është një media konfliktuale, ku ndërthuren forca ekonomike, politike, sociale e kulturore në përplasje me njëra-tjetrën.

Kellner, sidoqoftë nuk e kursen kritikën ndaj shoqërisë së masave dhe kulturës së prodhuar në kushtet e ndikimit të madh të teknologjisë dhe komunikimit në shoqëritë moderne. Ai përpunon konceptin e tekno-kulturës, me të cilin ai shenjon kulturën e konsumit, ku mallrat e konsumueshme si dhe ato të argëtimit, përfshi këtu edhe informacionin e kompjuterizuar, dominojnë kulturën në shoqëritë moderne. Tekno-kultura krijohet nëpërmjet produkteve të reja kulturore që po “kolonizojnë” jetën e përditshme si “spektakli, imazhi, estetika e komoditeteve” etj. Kellner e vendos theksin tek televizioni si pjesë e rëndësishme e kësaj industrie duke e parë atë si një kërcënim, jo vetëm për kulturën, por edhe për demokracinë, individualitetin dhe lirinë”./ KultPlus.com

Shikoni performancën e plotë të Dua Lipës në Tomorrowland (VIDEO)

Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj shumë të suksesshme.

Lipa mbrëmë ka performuar në festivalin e njohur botërisht që mbahet në Belgjikë, Tomorrowland, dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar.

“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland”, ka shkruar vetë Lipa në Instagram për paraqitjen e saj në këtë festival.

Paraqitjen në Tomorrowland, Lipa e përshkroi si “përvojë të çmendur”, ndërsa falënderoi të gjithë fansat sikurse edhe DJ-in e njohur, Martin Garrix, i cili do të performojë në Prishtinë më 10 gusht në kuadër të festivalit “SunnyHillFest”.

“Faleminderit Martin Garrix që më dhe mundësinë t’i bashkëngjitem performancës tënde për të kënduar STBL (Scared To Be Lonely). Kënaqësi si gjithmonë”, shkroi Lipa.

Më poshtë mund të ndiqni performancën e Lipës në Tomorrowland./ KultPlus.com

Lyrical Son nga përkthyes i KFOR-it në këngëtar

Lyrical Son, i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, u ndal në rrëfime për jetën e tij, përveç muzikës, duke treguar se ka kryer punë që askujt s’ia merr mendja për këngëtarin e njohur.

“Unë dikur kam qenë edhe përkthyes i KFOR-it në Kosovë, ndërkohë punoj në një biznes që babai me motrën time e kanë hapur në vitin 2004”, tregoi reperi i njohur.

Lyrical Son ka rrëfyer se cilët janë miqtë e tij më të mirë në muzikë dhe raportin e veçantë me Mc Kreshën, transmeton tch.

“Unë me Kreshën, jemi më shumë se bashkëpunëtorë. Gjithçka që kemi sot në muzikë, e kemi realizuar bashkë. Ëndrrat tona të fëmijërisë i kemi bërë realitet. Ai është rreperi më i mirë shqiptar”, tha Lyrical Son./ KultPlus.com

Ruaju nga bukuria

KultPlus ju sjellë këngë “Ruaju nga bukuria”, nga këngëtari i njohur Pirro Çako.

Një dite do ti marrësh stinët ti në gji
dhe do të kërkosh me kot gjethet e rëna,
s’do të kesh me as flokë ere, dhe as më shikim ylberi,
shtigjeve harruar veten do t’ kërkosh

Një dite do t ‘shpalosësh vitet që të shkuan,
dhe do t’ numërosh agimet e penduar,
por s’ do t’ kesh me zjarr në buzë,
dhe as lot që qeshin ngrohtë,
të mahnitesh djemtë, ti si dikur

(refreni)
Një dite do ti hash ti buzët e tua
gjurmët një nga një do ti pështysh të gjitha vet
e do ta braktisesh ti dhe hijen tënde
ruaju, se vajzat i vret bukuria vet

Dhe secilën dite ti do ta pagëzosh,
me nga një pendim që dhemb deri në kockë,
po atëherë s’ do kesh sy deti,
e s’do t’ jesh me si sorkadhe,
edhe gonxhet ty do të t’ përqeshin

(refreni)(2x)
Një dite do ti hash ti buzët e tua
gjurmët një nga një do ti pështysh të gjitha vet
e do ta braktisesh ti dhe hijen tënde
ruaju, se vajzat i vret bukuria vet.

Teksti: Azem Shkreli poezia “Para Elegjisë”./ KultPlus.com

DokuFest sjellë këngët e çikave me defa

Më 07 Gusht, do të reflektojmë hyjneshat brenda nesh përmes performancës së Kangëve të Çikave në Kalanë e qytetit, shkruan KultPlus.

Grupi do të interpretojë këngë popullore të çikave me Def, të cilat këndohen për të shënuar ceremoni të ndryshme shoqërore.

Performanca do të përfshijë edhe këndimin e rrallë dhe karakteristik me gisht në fyt, specifik për bareshat në Kosovë dhe që shërbente si një mënyrë për të komunikuar në distancë.

Për shumë vite, këto këngë ishin një nga mënyrat e pakta për femrat kosovare që të shprehnin veten. Ato na tregojnë histori të sinqerta dhe zëra shumë shpesh të padëgjuar dhe për ne janë një festë e forcës dhe krijimtarisë së femrave të Kosovës.

Performanca është organizuar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e CHwB, me qëllim të përbashkët për të shënuar trashëgiminë shpirtërore të Kosovës.

Performueset janë :Merita Rama, Vahide Jusufi, Minivere Borovci, Egzona Ramaj, Rozafë Neziri, Kosovare Qerkini, Shqiponjë Grajqevci, Mimoza Hamiti dhe Gentiana Krasniqi./ KultPlus.com

https://web.facebook.com/dokufestprizren/videos/2204026796336281/

Vanessa Redgrave rikthehet në Prifilm Fest, sjellë dhembjen e refugjatëve

Alberina Haxhijaj

Aktorja britanik, Vanessa Redgrave, fituesja e dyfishtë në Festivalin e Kanës është rikthyer në Prishtinë në kuadër të PriFilm Fest për të sjellë filmin e saj debutues si regjisore, Sea Sorrow, shkruan KultPlus.

Filmi “Sea Sorrow” është një meditim shumë dinamik e personal rreth krizës aktuale të refugjatëve në botë përmes syrit dhe zërit të aktivistëve dhe fëmijëve që e kombinojnë të kaluarën me të tashmen. Dokumentarë dhe dramë për reflektimin e rëndësisë së të drejtave të njeriut.

Regjisorja Vanessa Redgrave tregon që e gjithë ideja prapa këtij filmi është që njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh me refugjatët dhe të reagojnë në përkrahje të tyre.

“Edhe pse nuk kisha shumë pak buxhet mendova që duhet bërë një film që do të udhëtonte rreth botës. Edhe nëse shumë pak njerëz do e shihni, përsëri filmi do të arrinte që të përcjelltë njohuritë mbi të drejtat e njerëzve dhe ligjet pa të cilat nuk do të mund të funksionim”, u shpreh ajo.

Tutje duke ju drejtuar publikut Vanessa Redgrave, tha se edhe në mesin e publikut që është sonte këtu, ka artistë dhe ne të gjithë duhet të pyesim vetën se çfarë mund të bëjmë që të ndihmoj refugjatët. Sipas saj të gjithë duhet që të pyesim vetën sesi nuk po arrijmë që të dëgjojmë, nuk po arrijmë që të shohim atë që po ndodh dhe po bëhemi të pashpirt, jo njerëzor.

“Në çfarë botë po jetoj, si mundem që të fle, si mund të lejoj që njerëzit të vdesin”, janë pyetjet që regjisorja ia ka bërë vetës duke parë gjendjen e refugjatëve, raportimet që janë bërë por edhe duke i vizituar vet për së afërmi.

Titulli, “Dhimbja e Detit”, është marrë nga Tempesti i Shekspirit, në të cilin Prospero kërkon që vajza e tij të arratiset nga mbytja në det në një varkë të kalbur.

Recituar nga aktori fitues i Oskarit, Ralph Fiennes, fjalët kapin në mënyrë të përsosur tragjedinë e refugjatëve të cilët ikin nga lufta dhe varfëria e dhunshme në vendet e tyre, vetëm për t’u mbytur në det.

“Të gjitha deklaratat për të drejtat e njerëzve janë bërë që tmerret të cilat kanë ndodhur më parë të mos ndodhin përsëri”, thekson regjisorja.

Për të bërë edhe më të fuqishëm historinë aktorja shkon prapa në të kaluarën e saj si një e evakuuar nga Londra në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë si një vullnetare që ndihmon refugjatët hungarezë, para se të përfundon me një vizitë në një shkollë fillore në një kamp refugjatësh në Liban.

“Njerëzit harrojë prandaj ne si filmbërësit duhet që të ndihmojnë që gjërat të mos harrohen. Njëlloj siç po bëni ju këtu me këtë festival”, u shpreh ajo.

Redgrave lidhë të kaluarën dhe të tashmen në mënyrë që të ngrejë pyetje rreth mbrojtjes dhe sigurisë në kontekstin e të drejtave të njeriut.

Ligjet si Konventa e të Drejtave të Njeriut apo leximi i titujve të gazetave që janë shkruar kohë më parë, të japin përshtypje se ato në fakt paraqesin situatën e tanishëm.

Regjisores përmes filmi të saj dhe historive që sjellë dhe sidomos përmes retrospektivës prapa në kohë tregoj se çdo kush në një mënyrë apo tjetrën ka qenë refugjatë apo mund të jetë një refugjat. /KulPlus.com

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh, mirëpo arkeologët mohojnë gjetjen e trupit të tij. Në sarkofagu janë gjetur eshtrat e tre personave të tjerë.

Është hapur sarkofagu gjigant prej tre metrash, që është gjendur në Aleksandri të Egjiptit, ku besohej se ndodhej trupi i themeluesit legjendar të qytetit me të njëjtin emër.

Arkivoli nga graniti i lart dy metra e gjysmë, është gjetur pesë metra thellë, derisa po bëheshin disa hulumtime arkeologjike, ndërsa u hap me vështirësi shkaku i peshës prej 27 tonelatash. Përkundër pritjeve që brenda ta gjejnë trupin e Aleksandërit të Madh, egjiptologët mbetën të hutuar kur gjetën tre trupa.

Sekretariati i Ministrisë së Antikiteteve e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se brenda sarkofagut kishte ndonjë mallkim, i cili do t’i godiste të parët që ndodhen pranë.
“Brenda janë tri trupa, që nuk dihet se kujt i përkasin. Asnjë mallkim nuk ishte brenda dhe punonjësit shpëtuan pa asnjë lëndim”, thuhet shkurt në raport, njofton Gazeta Express.

Në anën tjetër, thuhet se trupat nuk i përkasin familjeve mbretërorë të Polemeut apo Romës, teksa nuk besohet se ishin të pasur apo njerëz të shkuar

Fakti që nuk kishin asnjë stoli ari apo argjendi dhe ishin bashkë në një varr, e bën gjetjen dhe më misterioze, ndërsa nuk pritet të ketë përgjigje së shpejti.

“Të tre trupat janë të meshkujve, që besohet të kenë qenë ushtarë. Njëri prej tyre, e ka një plagë të shigjetës në kafkë”, thuhet shkurt në raport, ku nuk tregohet as për kohën në të cilën kanë jetuar./ KultPlus.com

PriFilm Fest sonte shpallë fituesit e edicionit të 10-të

Sonte përfundon edicioni i 10-të i PriFilm Fest. Festivali mes datave 17 dhe 22 korrik, solli gjithsej 58 filma cilët u shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jo-garuese, shkruan KultPlus.

Në kuadër të këtij edicioni u dhanë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale.

Më poshtë KultPlus ju risjellë filmat që ishin pjesë e këtij rrugëtimi ku mund të zbuloni edhe filmat garuese për çmimet e këtij edicioni.

Programi garues i filmave evropian:

1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I WAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “WAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “WHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)

Programi garues i filmave të Ballkanit (HONEY AND BLOOD):

1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE WITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI MAJË KULMI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN” (FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018

Programi garues i filmave të metrazhit të mesëm:

1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marwan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE WIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016

Programi garues i filmave dokumentarë:

1. “ARCADIA” – Paul Wright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOW” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)

Programi garues i filmave studentorë:

“THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
“REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
“BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
“PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
“MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
“ROOTA” / “THE WHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
“DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

Programi i filmave eksperimentalë:

“IN BETWEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
“ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
“AS YOUR WITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
“GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018./ KultPlus.com

Dua Lipa, artistja e parë ndërkombëtare që performon në Tomorrowland

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj, shkruan KultPlus.

Dua Lipa mbrëmë ka performuar në festivalin e njohur botërisht që mbahet në Belgjikë, Tomorrowland, dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar.

“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland”, ka shkruar vetë Lipa në Instagram për paraqitjen e saj në këtë festival./ KultPlus.com