Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës gjithnjë në rritje

Monumentet e kulturës si vende atraksion dhe historike po presin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Fillimi i sezonit të ri turistik duket premtues pasi këto vende janë ”magnet” për turistët e huaj sepse kanë brenda tyre histori, kulturë dhe detaje mistike që ngjall jo pak kuriozitet tek vizitorët.

E lashta kalaja e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Kalaja e Shkodrës në periudhën janar-qershor 2018 në total ka tërhequr 43690 vizitorë, nga të cilët 6623 është numri i atyre që kanë përfituar hyrje falas gjatë festave zyrtare, ditëve të shënuara të Trashëgimisë dhe të dielave të fundit të çdo muaji.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik, shkruan atsh.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë ,cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë./KultPlus.com

Rita, Dua dhe Era, tifoze të Anglisë (FOTO)

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi, kanë bërë publike preferencat e tyre për Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar ndeshja çerekfinale ndërmjet Suedisë dhe Anglisë, të cilën e fituan Tre Luanët dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

Shqiptaret e famshme, përmes profileve të tyre në rrjetet sociale, kanë treguar mbështetjen e tyre për Anglinë.

Rita, e cila ndodhej në Poreç të Kroacisë, ka publikuar një video nga plazhi duke kënduar: “Futbolli po vjen në shtëpi”.

Dua e ka publikuar një video duke e shikuar ndeshjen, ndërsa e ka shoqëruar me simbolet që shpresonte për sukses.

Takimin ndërmjet Suedisë dhe Anglisë e ka shikuar edhe Era, e cila dëgjohej duke thënë: “Përpara Angli”.

Theksojmë se Era Istrefi e ka kënduar himnin e sivjetmë të Kampionatit Botëror, “Live It Up”, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith. /KultPlus.com

Një vit nga hiti që vulosi suksesin e Dua Lipës, fansat festojnë bashkë me të (VIDEO)

Dje është bëtë plot një vit nga publikimi i këngës se suksesshme të Dua Lipës që e ngriti atë në maje të top-listave botërore, duke e bërë këngëtaren më të dëgjuar në Spotify, shkruan KultPlus.

Derisa Dua po merr pjesë në festivalin Roskilde, një numër tejet i madh fansash shihen derisa vallëzojnë së bashku me të duke ndjekur ritmin e këngës “New Rules”, këngës që ka vulosur suksesin e këngëtares nga Kosova.

Anë e mbanë botës kjo këngë ka mbledhur mjaft dëgjues, duke e bërë emrin e Dua Lipës, një nga më të kërkuarit në industrinë e muzikës. Fama e këngëtares, Dua Lipa dëshmohet edhe në rrjetet sociale, ku ajo ka mbledhur rreth vetes plot 14 milionë fansa.

Dua Lipa pritet që në muajin gusht, të performoj për herë të dytë në Prishtinë, në Festivalin Sunny Hill, që do t’i dhuroi Prishtinës gjallëri me zëra të këngëtarëve të njohur ndërkombëtar e veror. /KultPlus.com

ROSKILDE ON FUCKING FIRE!! NEW RULES HAPPY FIRST BIRTHDAY YOU POWERFUL BITCH!!!!!

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Rita në Kroaci me maskë e syze, por diçka e zbuloi (FOTO)

Rita Ora gjendet aktualisht në Kroaci.

Këngëtarja me të mbërritur, u përpoq të fshihej me anë të një maske në fytyre dhe syze dielli, por ajo u identifikuar përmes tatuazheve të saj të njohura, transmeton Klan Kosova.

Rita pritet që sonte të performojë në një festival në Poreç, pas performancës së saj dje në Budapest.

Gjatë ditës, artistja kosovare postoi foto në instastory, ku shihej me bikini në plazh, duke shkruar: ‘Shumë e emocionuar që jam këtu, uji është i bukur, mezi pres të performoj sonte’. /KultPlus.com

30 milion lekë për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik.

Ky projekt me vlerë 30 milion lek, financohet nga Ministria e Kulturës dhe realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shën Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.

Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do t’i nënshtrohet restaurimit, ndaj për shumë pak kohë nuk do të jetë i vizitueshëm. Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës. Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzeu. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Muzeu i restauruar shumë shpejt do të kthehet në një tjetër itinerar mjaft tërheqës për turistët.

Trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor – prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës./KultPlus.com

Shqipëria në vitin 1996, kujtuar nga Ernesto Sabato

Së bashku me Borgesin dhe Markezin, Ernesto Sabato konsiderohet si njëri ndër tre shkrimtarët më të shquar hispanik të gjysmës së dytë të shekullit XX.

I lindur më 1911 në Rohas afër Buenos Airesit, Ernesto Sabato vendosi t’i përkushtohej letërsisë dhe pikturës. Gjatë jetës së tij, ai vizitoi dy herë Shqipërinë, vendin e origjinës së nënës së tij shqiptare.

Ja si e kujtonte Sabato vizitën e tij në Shqipëri më 1996, në librin e tij me kujtime, “Përpara fundit: rrëfim për një shekull”:

“U ktheva nga Shqipëria, ku mora Çmimin Kadare. Isha i shkatërruar, po, megjithatë, mblodha forcat dhe shkova, për të mos e zhgënjyer këtë Vend të varfër. Në Tiranë m’u bënë një nga vlerësimet më emocionuese të jetës sime. Organizuan këngë e vallëzime me rastin e dhënies së çmimit. Një poet më ofroi një vazo plot me dhe të mbledhur nga toka e lindjes së sime mëje. Ditën tjetër na përshëndetën me muzikë e lule; ishte kaq emocionuese, saqë u ndjeva keq nëpër korridoret e aeroportit të Vjenës”, ka shkruar ai.

“Sërish në shtëpi, mendoj për sa pashë në tokën e disa të parëve të mi: një popull, që ka vuajtur vite nënshtrimi. Në vetminë e dhomës, pyeta veten se cili Zot mund të fshihet pas vuajtjes. Gjatë udhëtimit në Shqipëri, njoha një djalë me emrin Valter, i cili kishte braktisur shtëpinë në rrethinën e Tukumanit për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve në bashkësinë fetare të Terezës së Kalkutës. E kujtoj me emocion të gjallë. Sa herë dëgjoj lajmet e tmerrshme të ardhura prej atij Vendi kaq të mistershëm, them me vete: ku do të jetë vallë, a do të mund t’i lexojë ndonjëherë këto fjalë mirënjohjeje për heroizmin e tij fisnik”./ KultPlus.com

Shitësi i flijave mbulon bustin e Skënderbeut në Gjilan (FOTO)

Njëherë ka ndodhur që të mbulohet busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut i vendosur në qendër të Tiranës, duke ngjallur irritim dhe reagime pafund në rrjetet sociale.

Nuk dihej nëse ka qenë thjeshtë një rastësi, prej ndonjë rikonstruksioni nga ana e bashkisë, apo ka qenë e qëllimshme, pas qëndrimeve të njohura nga ana e besimtarëve myslimanë për faljen e tyre përballë heroit kombëtar.

Por, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe sot në qytetin e Gjilanit.

Busti i heroit tonë, i cili është i vendosur në qendër të Gjilanit, u mbulua me mbulesë të zezë.

Kalimtarët pohojnë së një gjë të tillë e bëri shitësi i flijave.

“Derisa po kalonim me kerr udhës pranë selisë së kryetarit të komunës së Gjilanit, pamë se si njëri nga të rinjtë i cili po përgatiste tezgën ku duhej të shiste fli, me një mbulese (nuk e kemi të qartë se çfarë ishte saktësisht ajo), mbuloi bustin e Skënderbeut dhe e la ashtu, derisa ne pas një gjiro që bëmë dhe kur u kthyem andej, pamë se bustit ende i rrinte mbulesa mbi krye, pastaj intervenuam dhe ia hoqëm mbulesën”, pohojnë qytetarët, duke treguar tutje se nuk e dini nëse një gjë e tillë është bërë me qëllim apo thjeshtë nga moskujdesi.

Ata tutje konsiderojnë që sido që të jetë, ai gjest ndaj një figure legjendare kombëtare është i turpshëm dhe përplot jo respekt.

“Sidomos në këto kohëra kur është ngritë fushatë e të pafytyrëve kundër figurës së Gjergj Kastriotit, kjo gjë mund të merr konotacion të padëshirueshëm”, thonë qytetarët. / KultPlus.com

Komedia “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit hapë nesër “Butrinti Summer Festival”

“Butrinti Summer Festival” këtë vit mbërrin në edicionin e 16. Festivali ndërkombëtar i teatrit në Butrint nis nesër në mbrëmje deri më 14 korrik dhe sjell disa shfaqje, që në skenën antike do të jenë me aktorët shqiptarë, por dhe të huaj. Këtë herë vijnë trupa nga Maqedonia, Ukraina, Greqia dhe Shqipëria. Për publikun do të shfaqen vepra të autorëve të njohur botërorë dhe nuk mungojnë veprat e antikiteti grek.

Festivali nis nesër në mbrëmje dhe ai do të hapet me komedinë e “Nata e dymbëdhjetë” të Shekspirit që e sjell në skenë Teatri i Metropolit, vepër me regji nga amerikani Justin Anderson. Më datë 9 korrik në skenë do të vijë shfaqja performancë “Personazhet e dramës së antikitetit grek” nga regjisorët Dinos Koubatis, Pandelis Garios. Vijon në festival dhe shfaqja “Njeriu dhe zjarri” bazuar mbi mitin e Prometeut me regji nga Dejan Projkovski nga Maqedonia, ndërsa më 12 korrik do të vijojë shfaqja “Monger” nga artistët e TOB me koreografinë e izraelitit Barak Marshall dhe e fundit në festival do të jetë “Kopshti i qershive” nga Anton Chekhov, që e sjell në skenë trupa e teatrit të Ukrainës me regji nga Yaroslav Fedoryshyn. Por festivali do të vijojë dhe me një natë tjetër mbrëmjen e datës 14 korrik. Drejtori artistik Alfred Bualoti tregon se fatkeqësisht shihet pak vëmendje nga Ministria e Kulturës.

“Festivali jonë është unik, por institucionet e kanë lënë pa mbështetje. Është shumë pak ndihma financiare që jepet për zhvillimin e tij. Ne kemi fatin që të jemi me festivalin tonë brenda një teatri të mrekullueshëm antik. Ne nga rreth 50 shfaqje këtë vit zgjodhëm pesë prej tyre, sepse dhe nuk kemi mundësi për më tepër në festival. Festivali ynë ka nisur që në vitin 2000, por nga ana financiare nuk kemi mundësi për më shumë shfaqje”, tregon Bualoti për festivalin e që këtë vit vjen me emrin “Butrinti Summer Festival”. Komedia “Nata e Dymbëdhjetë” është e cilësuar si nga veprat më të mira të Shekspirit, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Iliri, erdhën në skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson. “Nata e Dymbëdhjetë” e Teatrit Metropol që do të hapë nesër festivalin në Butrinti vjen në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, në kohën e Lord Bajron, Ali Pashë Tepelenës dhe fotografëve Marubi. Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Ndërthuren karaktere e situata nga më të ndryshme me nota realiste e lirike, komike e dramatike, plot humor e trishtimin.

Festivali ndër vite

Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrintit 2000” është parë si simbol i ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është arenë e dramaturgjisë së mjeshtreve të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor. Në edicionet e tij kanë marrë pjesë trupa teatrore nga: Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvicra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, Ukraina, Holanda, Qipro, Hungaria, Suedia, Polonia e Shqipëria. “Nga këto vende kanë pasur fatin të luajnë në skenën magjike të Butrintit rreth 2650 artistë, si dhe janë ndjekur nga përreth 65.500 spektatorë vendas e të huaj. Zhvillimi i edicioneve të mëparshme të festivalit ishin pa mëdyshje një sukses i prekshëm, që për nga vlerat e gjithanshme krijuan një jehonë të jashtëzakonshme në qarqet e kulturës evropiane”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit. Një vit më parë edicioni i 15 i festivali, 13-20 korrik në teatrin antik të Butrintit u hap me një dokumentar kushtuar këtij aktiviteti për të vijuar më pas dhe me një koncert të orkestrës së harqeve e klubit të Artit dhe Kulturës. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” është cilësuar si simbol i ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik./ KultPlus.com

Çfarë thonë artistikisht lopët e Xhafës!

Nga Naser Shatrolli

Stalla e Lopëve, ekspozitë e artistit kosovar Sislej Xhafa, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përkatësisht, në truallin e Kampusit Universitar – Intelektual «Hasan Prishtina», aty ku u sendërtuan themelet e dijes në vitin 1974.

U quajt ngjarje kulturore ekspozita e Sislej Xhafës (artist kosovar me nam konceptual ndërkombëtar) e cila po qëndron e hapur në truallin e Kampusit Universitar, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, njëherësh pranë Akademisë së Arteve të Bukura – aty ku kanë ligjëruar emra të shquar me peshë brushe në histori si; Xhevdet Xhafa (babai i Sislej Xhafës) dhe të tjerë.

Mos të më keqkuptoj dikush meqë do parashtroj disa pyetje, ku jo domosdoshmërish, duhet përgjigjur dikush pyetjeve të mia, meqë është vullnet i lirë qytetar parasegjithash!!

Pjesa e ngjarjes konceptuale artistike në Parlamentin e Kosovës, apo ajo brenda Galerisë Kombëtare, kishte një suzhe, një ide dhe një koncepcion global gjersa ashpër dhe mirë, krijojnë përfytyrime provokative karshi vokacionit ideoestetik dhe mesazhit që përcjellin ato (meqë ky lloj tretmani ideoestetik bazën e ka në koncept) – thënë troç, ato pamje flisnin mjaftueshëm.

Varka si subjekt, e thurur me këpucë, do të ishte roman më vete, gjersa flet për njerëzimin këtu e në botë, të cilët, i ka përbi fati i keq – lufta, balta, uji për një jetë më të mirë, ndërsa, si dëshmi do të ngeleshin këpucët e tyre – Oqeania e pamëshirës globale sot karshi varfërisë globale është bërë pikëpyetje universi më vete!!

Kolltuku në formë prapanice që determinon «secili sot po mendon për “bythën” e vet – luftë për të rehatuar bythën» ishte gjetje e qëndrueshme!
Por çka mund të thuhet konkretisht për lopët e gjalla në një Galeri Arti – A ka të bëjë me efekte mediale gjetja e artistit – për të thënë se qytetarët nuk e kanë vendin këtu, ose, qyteti është shndërruar në stallë plehurinash – nisur me artin, kulturën, shkencën, politikën dhe se a duhet bërë diçka apo duhet ngelur kështu..!!!

Pse lopët në Galeri?!
Vizitorët mezi po prisnin për të parë nga brenda lopët e Xhafës.
A fshihet sherri i konceptit të Xhafës këtu – për të futë me vetëdije ajkën kulturore dhe politike e qytetare në stallë? për të shijuar aromën e bajgave të lopës? a do të ishte e mjaftueshme kjo si ide..!!!

Çka i ofron një fëmiu modern nga Prishtina kjo stallë? çka do të mësonte ai nga kjo – a do ti mjaftonte vetëm me pa në televizor Lopën..!!!???
A do të ishte kurdisje e qëndrueshme sikur lopët do të liheshin të lira të lëviznin brenda galerisë, që të byryteshin me brirë nëpër muret e saj për të dhënë një mesazh të fort!!!

A do të ishte intriguese nëse një vizitor do të futej me këpuca të reja në bajga për të shijuar ekspozitën? a do të përcillte mesazhe konkrete në aspektin intutiv – vetëdijesues!!!!

Çfarë thonë lopët e Xhafës artistikisht!?
A do të marr status të veçantë Lopa në momentin që hynë në stallën e Xhafës!?
Pse në Kosovë Lopa krahasohet me vetëdijen qytetare!
P.sh. «Oj lopë», «spakse dy «koçe» mend, «oj lopë e shehrit», madje Lopa është përdorur si sharje ndaj femrës në Parlament!!!

Çfarë fshihej pas dërrasave të Xhafës!?
Përse kishte futur 8 lopë në stallë dhe nuk ishte vetëm një!?
A është plehurinë artistike arti kosovar? a është në nivel të lopës arsimi në Prishtinë? a është në shkallë të stallës vetëdija e përgjithshme në një qytet ku frekuentojnë gjithë bota studentore? A është aromë plehurine qyteti ku ne jetojmë sot!?

Kush i solli lopët në Prishtinë, ishte lopar ai? fukara që ka nevojë për para? A ua ka lëshuar me qira lopët për dy muaj, që të mbahen të mbyllura për përfitime materiale!!!

A është mesazh i qartë për Artistët e sodit që derdhin ngjyrat e shpirtit brenda pëlhurës së kësaj kulture dhe kësaj shtëpie arti, se, ata nuk e kanë vendin brenda kësaj oaze!!!!

Çka fshihet pas stallës së Xhafës!!
A i ka shkuar nëpër mend Xhafës se poshtë galerisë është Biblioteka Kombëtare, në raftet e së cilës qëndron universi i vlerave njerëzore, duke nisur me njeriun e parë prej nga vjen dhe ai. Mjafton me kthy kokën kah kupola e saj. Është pyetje!!??
«Fëmijët nëse e shikojnë lopën në galeri përmes televizorit, a do të mjaftonte kjo sipas idesë autoriale të artistit»!!!

A do të ishte më e qëndrueshme vepra nëse Autori do të kursehej që të shpjegoj suzheun konceptual – në principin e domenit profesional!?
A është analizuar mirë stalla në oborrin e Galerisë – Si do të reagonin kalimtarët?
A do të ishte qëllim era e bajgave që të depërtoj në hapësirën e përgjithshme të Kampusit Universitar!?

Çfarë fshihet pas stallës së Xhafës!?
Nëse do të fuste Lopët në Kishën Ortodokse, gjersa ajo qëndron në truallin e Shkencës, Dijes dhe Artit, a do të merrte kuptim bazik Lopa!?

Cili është statusi i Lopës!?
Lopa ka një status – Është LOPË në fshat – a do të ndryshonte statusi i saj me ardhjen e saj në qytet!!!!
A do të ndryshojnë qytetarët e Kosovës në aspektin e zhvillimit, emancipimit apo do të ngelen brenda logjikës së kësaj stalle – pyetje është?!
Lopa vlerësohet si strehë e mizave gjersa ato jetojnë nën bishtin e saj!! A është mision e vizion i shoqërisë kosovare për të ngelur të përbuzur brenda kësaj logjike karshi manifestit kulturor global..!!!

Po të kishin gojë Lopët, çfarë do të thonin ato..!!!! / KultPlus.com

Fshati Gjylekar, banorët rrëfehen për kuptimin e emrit të tij

Fshati Gjylekar që ndryshe njihet edhe me emrin Skifetraj, historikisht njihet me emrin më të çuditshëm në Kosovë ku as banorëve nuk ju pëlqen.

Fshati Gjylekar gjendet nëntë kilometra larg qytetit të Vitisë dhe ka 3 mijë e 600 banorë. Në krahasim me shumë fshatra të tjerë ka një shtëpi shëndeti, xhamin dhe një shkollë fillore me 390 nxënës.

Banorët kanë rrëfyer për fshatin ku ata banojnë. Ata kanë treguar se emri i fshatit të tyre nuk ju pëlqen dhe është shumë i pa përshtatshëm.

“Gjylekar është diqysh emër i papërshtatshëm, po Skifteraj pak ma ndrysh është”, ka thënë një banorë i këtij fshati për televizionin T7.
Ndërsa një banorë tjetër është shprehur se ai dhe shumë fshatar tjerë nuk e kanë në qejf emrin e fshatit të tyre.

“Shumë fshatar tanë si shumë qytetar tjerë kanë dëshirë me ndërru edhe nuk i përket shqiptarizmit, ky emër normalisht nuk më pëlqen po tash e kemi dhe duhet me bajt”, ka rrëfyer banori i këtij fshati.

Mirëpo ata nuk e din se nga është prejardhja e emrit të fshatit Gjylekar. Ata thonë se ka shumë rrëfime gojore dhe shkrime të vjetra nëpër arkiva ku thonë se rrjedh nga turqishtja dikush nga Serbishtja po nuk ka burime të sakta rreth prejardhjes së këtij emri i cili konsiderohet i çuditshëm dhe i papërshtatshëm. / KultPlus.com

PriFest risjellë në Kosovë mysafiren speciale Vanessa Redgrave

Jemi vetëm 10 ditë larg fillimit të edicionit të dhjetë të PriFestit.

Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, ku të përfshira do të jenë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale.

Shumë mysafirë pritet të jenë pjesë e festivalit, për t’i prezantuar filmat e tyre apo për të qenë pjesë e PriFORUM-it, platformës industriale të zhvillimit të filmit në rajon.

Një nga mysafirët e rëndësishëm të festivalit do të jetë Vanessa Redgrave, aktore britanike fituese e çmimit “Oscar”, Presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte prezente në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest në vitin 2009, ndërsa tash do të rikthehet pas 10 viteve për ta parë nga afër progresin e këtij festivali, përcjellë KultPlus.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që Vanessa Redgrave do të rikthehet në Prishtinë për ta vizituar festivalin tonë. Është një gjë e mrekullueshme! Ajo ishte këtu në edicionin e parë, kur ne kishim nevojë më së shumti për të dhe tash ajo rikthehet këtu për ta festuar me ne një përvjetor të veçantë – një dekadë të PriFest. Për më tepër, ajo në PriFest do ta sjellë filmin e saj të parë të punuar si regjisore, filmin “Sea Sorroë” që vitin e kaluar kishte premierën botërore në Cannes, një film shumë personal e dinamik që trajton temën e krizës globale të refugjatëve. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë atë me çmimin “Hyjnesha e Artë”.
Ajo ishte me ne kur ne ishim refugjatë në Maqedoni, na vizitoi në kampe dhe na inkurajoi që të qëndronim të fortë. Më pas, ajo u rikthye në Prishtinë në shtator të vitit 1999 për ta organizuar një festival të mrekullueshëm të muzikës dhe teatrit. Ky festival quhej “Kthimi” dhe kishte për qëllim festimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre në Kosovë. 10 vite më vonë, ajo u rikthye në ceremoninë hapëse të PriFest-it, për ta hapur festivalin dhe për ta pranuar rolin ‘Presidente e Bordit të Nderit të festivalit’. Tash ajo po rikthehet përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vizitë.” – u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it, me shumë entuziazëm.

Festivali do të vazhdojë të organizojë shumë aktivitete të ndryshme edhe këtë vit, si programi i projekteve filmike regjionale i quajtur “Best Pitch”, i organizuar nga PriFORUM-i, dhe Prishtina Rendezvous – një aktivitet i dedikuar që distributorët dhe agjentët e shitjes nga e gjithë Evropa të mësojnë më shumë për projektet filmike ballkanike dhe të takojnë filmbërsit nga kjo pjesë e botës. Në PriFORUM do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera.

Edhe shumë aktivitete të tjera pritet të mbahen gjatë javës së festivalit, i cili këtë vit e feston një jubilar të vogël, 10-vite ekzistencë.
Për t’u veçuar këtë edicion është fakti që do të shfaqen një numër rekord i prodhimeve të Kosovës, shumica e të cilave janë të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Fokusi gjithashtu do të jetë në promovimin e kapacitetit krijues vendor dhe aktorëve nga Kosova, me qëllim që këta të fundit të kenë mundësi ta fitojnë vëmendjen e distributorëve ndërkombëtarë dhe të mund të sjellin prodhime ndërkombëtare në Kosovë. Në industrinë e filmit në PriFORUM paneli kryesor do të jetë “Kosovo ready to roll” që do të promovojë lokacionet e xhirimit, kapacitetet njerëzore dhe aktorët e Kosovës të gatshëm për projekte filmike ndërkombëtare.

Më poshtë është paraqitur programi i plotë i edicionit të dhjetë të PriFest-it, ndërsa për më shumë informacione vizitoni faqen tonë zyrtare ëëë.prifest.org si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.

PROJEKSION SPECIAL:

1. “SEA SORROË” – Vanessa Redgrave / 74 min / Angli 2016
ME MYSAFIRE SPECIALE VANESSA REDGRAVE
PROGRAMI GARUES I FILMAVE EVROPIAN:
1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I ËAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “ËAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “ËHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË BALLKANIT (HONEY AND BLOOD):

1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE ËITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI NË ÇATI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN”(FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM:

1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marëan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE ËIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTARË:

1. “ARCADIA” – Paul Ëright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOË” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)

PROGRAMI LET IT BE (PROGRAM JO-GARUES) (LGBTQI):

1. “EVENING SHADOËS” – Sridhar Rangayan / 102 min / Indi, 2018
2. “MARTESA” – Blerta Zeqiri / 98 min / Kosovë, Shqipëri 2017
3. “GOD’S OËN COUNTRY” – Francis Lee / 104 min / Angli 2017 (nga PlayUK)
PLAYUK (BRITANIA E MADHE – SHTET PARTNER) (PROGRAM JO-GARUES)
1. “FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL” – Paul McGuigan /105 min / Angli 2017
2. “BEAST“- Michael Pearce / 107 min / Angli 2017
3. “THE PARTY” – Sally Potter / 71 min / Angli 2017
4. “ENGLAND IS MINE” – Mark Gill / 93 min / Angli 2017

PROGRAMI GARUES I FILMAVE STUDENTORË:

1. “THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
2. “REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
3. “BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
4. “PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
5. “MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
6. “ROOTA” / “THE ËHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
7. “DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

PROGRAMI I FILMAVE EKSPERIMENTALË:

1. “IN BETËEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
2. “ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
3. “AS YOUR ËITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
4. “GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018
IN ALBANIAN (PROGRAM JO-GARUES)
1. “BINI” – Erblin Nushi / 19 min / Kosovë, SHBA 2018
2. “ME FAL” / “FORGIVE ME” – Besim Ugzmajli / 14 min / Kosovë 2018
3. “GJUME DHE DASHURI” / “PLUM IN THE THROAT” – Arsim Haliti / 75 min / Kosovë 2018
4. “ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT” / “TO ËANT, TO NEED, TO LOVE” – Ilir Hasanaj / 91 min / Kosovë, 2017. / KultPlus.com

Vdes Steve Ditko, njëri nga krijuesit e Njeriut Merimangë

Bashkëkrijuesi i personazheve Spider-Man dhe Doctor Strange, Steve Ditko, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Policia ka thënë se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Manhattan të New York-ut më 29 korrik, ku edhe ishte deklaruar i vdekur nga paramedikët.

Fansat e këtyre dy personazheve kanë vërshuar rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet dhe nderimet e tyre për krijuesin e dy personazheve mjaft të dashura të stripave të Marvel-it.

Përderisa Stan Lee besohet të ketë ardhur me idenë e një njeriu me fuqi sikur të merimangës, Ditko mban meritat për kostumin kaltër e kuq të superheroit. / KultPlus.com

Rrëfimi i ruses që u dënua me 10 vjet burg në Shqipëri: Gardianët na shihnin nga vrima e çelësit

Taisa Pisha ka jetuar në Shqipëri përgjatë viteve ’57-’90, dhjetë prej të cilave i ka kaluar në burg. Gjithë ç’ka jetuar, ajo i ka përshkruar në një libër autobiografik “Shpresuam dhe mbijetuam”. Aty është treguar gjithçka, nga denoncimet, dhuna, spiunimet… gjithë elementët që i ishin kthyer në mënyrë jetese.

Libri u botua në rusisht dhe u përkthye më pas për t’u botuar në shqip, sipas amanetit të autores, e cila është ndarë nga jeta 3 vite më parë. Taisa ishte me origjinë hebreje, por e lindur në Rusi. Ajo u njoh me Gaqo Pishën në Moskë, ndërsa të dy ishin studentë dhe erdhi me të në Shqipëri ku u emërua pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në vitin ’76 akuzohet për spiunazh dhe dënohet me burg. Menjëherë pas ’90-s, Taisa largohet me dy djemtë e saj në Izrael.

LIBRI

…Frika e kthen njeriun në rreckë, e privon nga mundësia për të rezistuar. Por ja që e gjithë puna e hetuesve bazohej te frika, te trembja. Shumë kemi lexuar e mësuar për rolin e ekonomisë në ecjen e ngjarjeve shoqërore (falë Marksit), jo më pak është thënë nga idealistët për rolin e ideve (falë Kantit), por askush nuk përmend frikën, çfarë roli ka luajtur ajo në fatet e njerëzve. Frika makabre, si i ka ndryshuar, thyer, sakatuar ajo njerëzit dhe ngjarjet.

Frika…kjo sustë komanduese e historisë! Nën ndjesinë e frikës i kalova të gjitha vitet e burgut, megjithëse ne vazhdimisht rrekeshim të rezistonim, ta mposhtnim frikën. Mua, njeriun aq të shoqërueshëm, frika dhe burgu më ndryshuan shumë. Tani jam bërë njeri krejt tjetër, e mbyllur, me shumë vështirësi afrohem me njerëzit. Kanë kaluar shumë vite, që pas lirimit nga burgu, por akulli i frikës në shpirtin tim ende nuk ka shkrirë. Edhe tani, që po shkruaj këto radhë, frika e vjetër ende më shoqëron.

…Në qeli, gjatë hetimeve, pashë një ëndërr të tillë: “Në shtëpinë tonë po presim mysafirë. Gjithçka është gati për ardhjen e tyre: në bufe janë radhitur tortat, byrekët, biskotat, çokollatat, nëpër shtëpi bredhin njerëzit e mi dhe presin të vijnë miqtë. Kurse mysafirët, familja e vëllait të Gaqos dhe disa familje të tjera të njerëzve të afërt dhe të miqve tanë, sillen rrotull shtëpisë dhe nuk hyjnë dot… dhe nuk erdhën…”

Më habiti kjo ëndërr, kurse njëra nga shqiptaret, kur e dëgjoi, e interpretoi kështu: “Është fare e thjeshtë: shtëpia juaj është e mbushur me pikëllim, kurse të afërmit dhe miqtë nuk mund të vijnë dhe ta ndajnë me ju të keqen që ju zuri… duan, por nuk munden”. Po, ëndrra pasqyroi me vërtetësi atë çka po ndodhte. Më vonë, në kamp, pasi kalova të gjithë rrathët e ferrit, hetimeve, gjyqeve, e kuptova dhe mendoj se kisha të drejtë: njerëzit tanë tej hekurave e kishin më të vështirë se ne. Nëse ne ishim të gjitha të barabarta, të gjitha njëlloj të vuajtura, njëlloj të poshtëruara, ata në liri ndiheshin shumë më keq. Ata papritur e pakujtuar u bënë të deklasuar.

Shumica iu kthyen krahët, u trembën, u shmangën. Kosta, nxënësi më i mirë i klasës së tij të 7-të, hokatar, pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë e shkollës, konkurset, mbrëmjet, aktivist, papritur u bë “djalë i armikut të popullit”. Merret me mend se sa e mundonte kjo djalin. Megjithëse e mbaroi 8-vjeçaren me nota të shkëlqyera, Kostën nuk e lejuan të hynte në teknikum ditën. Ai u regjistrua në gjimnaz, por për të marrë një profesion nisi të punojë dhe të vazhdojë shkollën në teknikum… natën. Sashën nuk e lejuan të vazhdonte universitetin.

U detyrua të punojë si punëtor i thjeshtë në fermë, pastaj e morën ushtar. Gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë një viti e gjysmë që zgjati hetimi im, mua më gënjenin pa pikë druajtje, më thoshin se në familjen time gjithçka shkonte për bukuri. Dhe unë u besoja… desha të besoja dhe besova. Në fakt, familja ishte në gjendje të vështirë dhe jetonte shumë ngushtë. Pasi morën Sashën ushtar, ata provuan edhe urinë, sepse me pensionin e vogël të burrit më ndihmonin mua, Sashën në ushtri, blinin ilaçe të shtrenjta për Gaqon e sëmurë dhe rronin me thërrimet që mbeteshin.

Gjendja tej hekurave ishte e tmerrshme. Arrestimet vazhdonin, njerëzit i internonin, i hiqnin nga puna, i dëbonin nga universiteti. Sigurimsat shpërndanin në të katër anët gjithfarë gjepurash për spiunë, sabotatorë, armiq. Atje flitej edhe për radiotransmetueset, që gjoja kishin gjetur në shtëpitë tona. Në revistën “Për Mbrojtjen e Atdheut”, organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, botoheshin shkrime për “çekistët”* trima shqiptarë, të cilët qëndronin në roje të sigurisë së shtetit dhe shkulnin me rrënjë rebelët. Gjithkush që komunikonte në ndonjë mënyrë me familjet tona dhe përpiqej t’i ndihmonte, rrezikonte të futej në rrethin e njerëzve të përndjekur. Këtej buronin frika dhe spiunimet, si mjete mbijetese. Spiunimet i ndeshje kudo: në punë, në familje. Njerëzit i detyronin të spiunonin edhe të afërmit e tyre, ose, në rastin më të mirë, të mos komunikonin me ata që kishin rënë në hall. E gjithë koha e hetimit tim, gjyqit, kaloi me frikë për familjen time. Për shkak të kësaj frike, unë humba aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe për të vlerësuar me gjakftohtësi gjendjen e krijuar.

NË BURG, GJATË HETIMIT

Ditën e dytë pas arrestimit, llozi pas derës lëvizi me gërvimë të tmerrshme, u hap dera dhe gardiania thirri: “Merri plaçkat!” Nuk e mora vesh se çfarë plaçkash duhej të mblidhja. Ajo më shtyu me harbutëri, më tregoi me kokë dyshekun, batanijet dhe pagurin e ujit. Pasi i mblodha të gjitha, ajo më drejtoi nëpër korridor, ndaloi pranë një dere dhe më shtyu brenda. Aty pashë një grua rreth 35 vjeçe, nuk e mbaj mend si e quanin… kishte emër grek, a Parashqevi, a Polikseni… edhe fytyrën nuk ia mbaj mend. Po ta takoja tani në po atë moshë, me siguri nuk do ta njihja.
Ato ditë të para të hetimit, kur ende s’e kisha humbur aftësinë për të arsyetuar, e kuptova se ajo grua ishte spiune dhe s’kisha ç’të bisedoja me të. Kisha frikë, por nuk mendoja dot gjë tjetër, veç shtëpisë. Mendoja për burrin tim të sëmurë, për djemtë. Ata kishin mbetur vetëm, nuk kishin as para. Ne jetonim me vështirësi, nga rroga ime deri te pensioni i tij… po tani, si do të rrojnë me atë pension të vogël… duhej të blinin edhe ilaçe të shtrenjta. Po Sasha? Si do të shkojë jeta e tij?…

Unë mendoja vetëm për ata, flisja vetëm për ata. Për çfarëdo pyetje që më bënin gjatë hetimit, unë u flisja vetëm për shtëpinë. Që në marrjen në pyetje për herë të parë, kërkova të shkruaja një autorizim në emër të djalit, që të merrte rrogën time. E dija se në shtëpi nuk kishte para. Sa përbindësh i egër, i pamëshirshëm duhet të ishte sistemi dhe organet e tij të sigurimit të shtetit, sa të më fusnin mua në burg, të më ndanin nga burri i sëmurë rëndë! Ata e dinin shumë mirë se unë s’kisha bërë ASGJË të keqe, nuk kisha faj. Këtej mund të nxirrej përfundimi: ata mund të më bëjnë ç’të duan, të më padisin për gjithçka, të më japin çdo dënim.
Pas disa ditëve, fqinja ime trokiti në mur dhe nisi të më tregojë për diçka, që gjoja ia kishin thënë nga qelia ngjitur. Unë i besova. As më vajti në mendje se gjithçka ishte e kurdisur. “Ua! – ia bëri fqinja, – atje është Nina Pumo!” “Ashtu? Trokit! Pyete si është!” – iu luta. Ajo trokiti dhe nisi të më tregojë për Ninën. Disa ditë më vonë, pas trokitjes së radhës, ajo më tha se Nina akuzohet për spiunazh, në grupin e saj bëjnë pjesë Nadja dhe Zoja. U pataksa. “Nadja?! Ç’hyn Nadja këtu? Nadja ka kohë që është dënuar 7 vjet për agjitacion!” Fqinja trokiti në mur dhe mori përgjigje që andej: “Nadjën e sollën nga kampi; tani e akuzojnë për
spiunazh. Ato i kanë pranuar dhe firmosur të gjitha”.

Vetëm më vonë, kur na çuan në kamp dhe takova Ninën, ajo më tha se nuk kishte qenë kurrë në qeli ngjitur me mua dhe nuk dinte të trokiste në mur, prandaj asnjëherë nuk ka trokitur, kurse fqinja ime vepronte për llogari të hetuesve. Ata donin të më trembnin dhe e arritën të vetën. Unë u binda se hetuesit mund të bënin me mua ç’të donin, të më akuzonin për gjithçka u tekej. Isha plotësisht e sigurt se asnjëra nga shoqet e mia nuk qe marrë ndonjëherë me spiunazh. Ne qëndruam në Shqipëri vetëm për hir të fëmijëve dhe familjeve tona.

Specialistët dhe këshilltarët sovjetikë, deri para prishjes së marrëdhënieve, punonin në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në ushtri, në industri, në financa… kudo. Ata kishin informacion të plotë për gjendjen në vend, ishin në gjendje të rekrutonin spiunë dhe agjentë të vërtetë, me vlerë, çka besoj se e kishin bërë. Për këto nuk kam ditur gjë as atëherë, as tani. Mirëpo këta spiunë duheshin kërkuar, duheshin gjetur, e kjo nuk ishte fort e lehtë. Kurse kështu… kap, arresto, frikëso, kërcëno, torturo dhe… mbaroi puna, rrjeti agjenturor u zbulua!… Dekorata dhe lavdi çekistëve trima shqiptarë, sigurimsave! Kurse për njerëzit e vegjël, për fëmijët e tyre, për burrat, as që do të dijë njeri. Njeriu është një… hiç!… Kaluan disa ditë.

Fqinja sërish komunikoi gjatë me të trokitura në mur me qelinë nga e majta jonë, pastaj më tha: “U zhvillua gjyqi dhe Nadja u dënua me 18 vjet heqje lirie, Zoja me 15, kurse Nina me 14”. Nuk e tregoj dot tmerrin që më pushtoi. Edhe tani, kur kanë kaluar kaq vite, sa herë e kujtoj atë kohë, sërish më rrëmben një dallgë tmerri. Tani s’duhet të ketë më frikë, gjithçka mbeti pas, por tortura me frikën është e tmerrshme, gjurmët dhe hija e saj mbetën për tërë jetën. E ndjeva veten si buburrec i pafuqishëm, mbi të cilin përplaset me rropamë, si bllok betoni, tirania komuniste.

Pas disa ditësh, fqinjën ma hoqën nga qelia, nisi kështu epopeja e burgimit fillikat, e cila zgjati gati një vit e gjysmë. Po t’i krijoje mundësi dikujt nga jashtë të hapte dritaren e qelisë sime dhe të hidhte sytë brenda, do të shihte një krijesë në gjysmëterr, midis katër mureve, ulur mbi një dyshek të pistë kashte dhe me një dritare aq lart, sa nuk do të mundeshe kurrë të vështroje jashtë dhe të shihje se ç’bëhej atje; me një derë gjithë shula dhe me dry, që hapej vetëm tri herë në ditë për nevoja vetjake dhe për marrjen e ushqimit. Ai, me siguri, do të mbetej i habitur, si është e mundur që i burgosuri ende është gjallë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës. Mirëpo, ja që njeriu shumë shpesh mbijeton, edhe në kushte të skajshme.

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ai mësohet me këtë jetë të tmerrshme. Qelia! Ajo ishte… një pus i gurtë, me sipërfaqe afër 5 metra katrorë dhe 6 metra lartësi. Pusi ishte bosh, me dysheme dërrase; aty flinim. Shumë lart nga dyshemeja ishte një dritare e vogël katrore me hekura, pa kornizë dhe pa xhama. Prej andej, ditën hynte pak dritë, kurse në ditët me diell nëpër murin përballë saj lëvizte njolla e dritës. Nisur nga pozicioni i saj, unë mësova të përcaktoj kohën pa gabime. Përpiqesha ta shfrytëzoja atë rreze të vogël dielli, lëvizja nëpër qeli dhe vija fytyrën para saj, thithja pikat e ajrit të freskët nga dritarja. Që andej në verë futej më shumë ajër i nxehtë, kurse në dimër i ftohtë acar. Por, gjithsesi, ishte ajër i freskët.

Dita niste me zhurmë dhe rropamë. Në mëngjes me rrahje shuplakash, oficeri i shërbimit ndërronte turnin, pastaj zhurma e dyerve që hapeshin, kryerja e nevojave vetjake, silla. Pinim çajin paksa të ngrohtë, pa sheqer dhe njomnim koren e bukës në të. Niste kështu dita e gjatë e qetësisë mbytëse. Qetësi e padurueshme dhe nganjëherë britma, që ta bënin shpirtin akull, zhurmë hapash dhe sërish qetësi.

Gardianët i bënin punët pa zhurmë, ecnin, afroheshin te dera për të parë nga vrima se ç’bëhej në qelitë, aq lehtë, sa nga brenda nuk e kuptoje dot se dikush të shihte nga vrima e veshur me rrjetë. Befas, në mes të kësaj qetësie, dëgjoheshin gërvima të frikshme, rropamë që të bënin të dridheshe, të kërceje përpjetë, teksa zemra niste të rrihte më shpesh. Dera hapej kanat dhe një zë i vrazhdë të thoshte: “Ej, ti, çohu!” Ecje nëpër korridor, në gjysmëterr, muret dhe dyert ishin të lyera me bojë kafe, shumë dyer, të gjitha pranë e pranë, te të gjitha ishin varur dryna masivë.

Gjithçka ishte menduar mirë, çdo vogëlsirë ishte sajuar e tillë që të të thyejë, të të shtypë, të të frikësojë. Njeriu me çdo gjë mund të mësohet, por unë kurrë nuk u mësova dot me zhurmën e shulave dhe drynit, me gërvimat e derës, kur hapej e mbyllej, me kërcitjet e kapakëve të vrimave në dyert e qelive. Gjatë paraburgimit s’kishte takime, ishte terr dhe dezinformim i plotë, as libra, as gazeta, as letër, as laps. Që të mos çmendesha, të merresha me diçka, sajoja gjithfarë: nxirrja nga dysheku i pistë një kallam kashte dhe “shkruaja” me të në dysheme, kombinoja fjalë çfarëdo, njëfarë fjalëkryqi. Kur hapej dera, mjaftonte një lëvizje e shpejtë për të kthyer gjithçka në një dorë kashtë.

Një ditë më morën më shpejt për te hetuesi dhe nuk arrita ta fshihja fjalëkryqin tim. Kur më kthyen në qeli, mbikëqyrësja Vasilika, (ajo shquhej për vigjilencë dhe egërsi të veçantë) lexoi fjalët në dysheme, kujtoi se kisha një kalem të fshehur dhe hyri me vërtik në qeli, por kashta u shpërnda. Shpëtova pa britma dhe pa të shara. Dera u mbyll dhe unë sërish mbeta vetëm. Për t’u marrë me diçka, sa për të shtyrë orët pambarim, më shumë se çdo gjë tjetër më ndihmonin vjershat. Unë përpiqesha të rikujtoja vargje që dikur i kisha ditur përmendsh dhe i kisha dashur shumë. Më shpesh më kujtohej Pushkini, Lermontovi, Esenini dhe Simonovi.

I recitoja, në fillim me zë të ulët, pastaj me zë të plotë. Hapej dritareza e derës dhe oshtinte britma e inatosur e gardianes: “Mjaft!” Unë nisja t’i përsërisja vjershat me zë të ulët. Kujtoja shumë syresh dhe i përsëritja me vete, sërish e sërish. Kjo më ndihmonte të shpërngulesha në botë tjetër, shumë të largët dhe herë-herë më bëhej se nuk do të kthehesha kurrë tek ajo. Kur u takuam më vonë në kamp, mësova se vjershat e Pushkinit kishin shpëtuar edhe të tjera shoqe të mia, i kishin ndihmuar të mbijetonin, të mos luanin mendsh. Ditët e para, kur fqinja ime trokiste në mur, desha edhe unë ta mësoja këtë mënyrë komunikimi.

Fqinja më tha se trokiste sipas alfabetit. Një e trokitur – A, dy – B etj.. Mirëpo unë, megjithëse e dija alfabetin e gjuhës shqipe, nuk arrija t’i “lexoja” trokitjet, sepse e përsëritja shumë ngadalë alfabetin. Atëherë vendosa të mësoja përmendësh numrin e çdo shkronje dhe të numëroja trokitjet. Dhe ashtu bëra. Nuk shkoi keq! Pasi u lirova nga burgu, lexova librin e Fatos Lubonjës: “Ridënimi” dhe mësova që burrat përdornin për të komunikuar një mënyrë më efikase, por ne, gratë, nuk e dinim atë ABC prandaj trokitnim me radhë çdo shkronjë. Herë llomotitnim diçka, herë mësonim diçka nga gratë e qelive fqinje… kalonim kohën!
Të trokisje s’ishte fort e lehtë, madje me rrezik; rojet dhe gardianet vazhdimisht kontrollonin, afroheshin tinës, përgjonin dhe kapnin shkelësit. Një ditë, rojet ia behën në qelinë time dhe vetëm sepse i binda me pamjen e padjallëzuar dhe u thashë se nuk e dija alfabetin e gjuhës shqipe, shpëtova nga biruca. Zakonisht trokitnim mbrëmjeve, kur shefat iknin në shtëpi, kurse rojet mbaronin punë dhe mblidheshin në fund të korridorit, për të llomotitur mes tyre.

Më kujtohen dy raste të veçanta gjatë “ndërlidhjes”. Pranë qelisë sime, nga e djathta, rrinte dikush që merrte ushqim ndryshe nga i yni. Në vend të lëtyrës së zezë, që na jepnin ne të tjerëve, atje çonin pure, qofte. Trokita dhe pyeta për emrin. “Mina”, – m’u përgjigj ajo. Më vonë, kur ishim në kamp, mësova se ishin dy motra, Mina dhe Nadira, dy vajza të reja fshatare, të akuzuara sipas një çështjeje të sajuar… për punë lopësh. Për këtë do të shkruaj më poshtë me hollësi. Gjatë hetimit, Mina u sëmur keq. Procesi ishte politik. Jeta e Minës duhej ruajtur derisa të zhvillohej gjyqi. Edhe fqinjët e mi nga e majta e kishin vënë re ushqimin e Minës dhe nisën të më pyesnin se kush rri në atë qeli. Unë nisa të trokas: “M-I-N-…”

Atë çast dëgjova sinjalin; fqinja gërvishti murin, çka do të thoshte: “E kuptova, mund të mos vazhdosh”. Gjashtë muaj më pas u takova me fqinjën time në kamp dhe mësova që germat “min…” ajo i kishte marrë si të parat e fjalës “ministri”. Ishte koha, kur në burgje futën gati të gjithë elitën partiake dhe shtetërore, prandaj prania në mes të të burgosurave e një ministri nuk habiti njeri. Rasti tjetër. Do të ketë qenë 1 tetori 1976. Më çuan te hetuesi, i cili po lexonte gazetën. Ia ngula sytë gazetës si e djegur për ujë. Prej 5 muajsh nuk dija se ç’bëhej në botë.

Lexova: “Përshëndetje e udhëheqjes së PPSH-së për udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës”. Emri i Mao Ce Dunit nuk ishte. Ç’të ketë ndodhur? Nuk e pyeta hetuesin, sepse mund të merrja si përgjigje ndonjë fjalë të rëndë ose tallëse. Kur u ktheva në qeli, mendova të pyesja fqinjët; ata ishin “të freskët”, vetëm pak kohë më parë kishin ardhur. Kisha frikë të pyesja me tekst të hapur. Në Shqipëri isha mësuar me kohë të heshtja, të mos pyesja. Më në fund e sajova: trokita për pyetjen: “Do të vijë Mao Ce Duni në Tiranë?” Mora përgjigje: “Ai ka vdekur.” “O Zot! – mendova. – Ndoshta me vdekjen e tij diçka do të ndryshojë dhe ne do të na lirojnë?”
Shpresa të kota, të pabazuara gjëkundi! Frika, mungesa e shpresës, vetmia bënin të vetën. Befas, nisa të kem halucinacione dëgjimi. Më bëhej sikur dëgjoja zërin e Sashës që më thërriste: “Mama, mama!” Mendova e tmerruar që e kishin arrestuar, ai më thërret… dhe gati më merrej fryma. Kjo vazhdoi disa minuta dhe më kaloi, pastaj nisi sërish, gjithnjë e më shpesh. Qëllonte të arrija deri në gjendje të fikëti; rrija shtrirë gjatë, pa lëvizur, ose dridhesha, këlthisja. Në raste të tilla, në qelinë time sillnin fqinjën, që njëfarë kohe të mos mbetesha vetëm. Pastaj fqinjën e nxirrnin dhe gjithçka niste nga e para.(Panorama) /KultPlus.com

Kur Anton Çetta mblidhte mijëra njerëz në pajtimin e gjaqeve

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, shkruan InfoPress.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.

https://www.youtube.com/watch?v=dlmJbA5G2JA

Anton Çetta flet për pajtimin e gjaqeve në New York Times

Më 7 prill të vitit 1990 në gazetën prestigjioze “New York Times” kishte zënë vend shkrimi i cili fliste për faljen e gjakut dhe punën që po bënte Anton Çetta.

Lajmi fillon më përshkrimin e familjes Dragacina dhe Betushi, ku dy anëtarët e familjes së tyre – Libibe Dragacina dhe Beslim Betushi i zgjatin dorën njëri tjetrit për t’ia falur gjakun e vrasjes.

Artikulli tregon se deri tani, që nga 1 shkurti janë pajtuar rreth 150 familje dhe se organizatorët janë të bindur se do të zgjidhen edhe 450 deri në 550 raste të mbetura, shkruan KultPlus.

“Në këtë situatë e cila ka qenë e vështirë për shqiptarët, ne dëshirojmë që të kemi të paktën një reduktim të kësaj të keqe”, është shprehur Anton Çetta, nismëtari i kësaj iniciative, për New York Times.

“Në kohë të vështira, është ligj natyror që njeriu dëshiron të ndjehet i sigurt”, ka theksuar Çetta.

Artikulli tutje tregon se për të marrë gjak duhet që të vritet një nga burrat e familjes, duke treguar se vrasësi është i pari që mendohet të vritet por nëse nuk mundet që të vritet ai atëherë vritet një anëtar tjetër i familjes, mashkull.

Në artikull është përfshirë edhe Ismail Haradinaj, familja e të cilit po ashtu po diskuton për të falur gjakun pasi që vëllai i tij ishte vrarë.

Anton Çetta për New York Times ka treguar se grupi i tij po përpiqen të ndryshojnë këtë traditë duke u thirrur në çështje patriotike në këtë kohë trazirash kur shumë shqiptarë po i bëjnë rezistencë asaj që ata thonë se është presioni në rritje i qeverisë qendrore në Beograd, ndaj tyre.

Shkrimi tutje diskuton edhe për problemet në mes të serbëve dhe shqiptarëve dhe pretendimet që kanë serbët për Kosovën duke e quajtur atë tokë të tyre.
“Kur gratë hoqën shamitë ishte e vështirë, por tani ato ulen mes nesh”, Anton Çetta u tha familjeve të një fshati.

“Tani është e vështirë për të falur gjakun, por më vonë do të jetë normale. Duhet të betohemi se nuk do të vrasim më njëri-tjetrin”. / KultPlus.com

Shqipëria 81-91, zbulohen imazhet e papublikuara të fotografit francez

Fotografi francez Michel Setboun e ka vizituar disa herë Shqipërinë: gjatë diktaturës, kur diktatura ra dhe gjatë tranzicionit demokratik të vendit.

Ai ka ruajtur në fokus gjurmët e pashlyeshme të periudhës së diktaturës, të cilat shprehen në fytyrat e vrenjtura të shqiptarëve që ka fotografuar. 99 foto janë pjesë e ekspozitës të hapur në qendrën COD në Tiranë.

Ka vdekur këngëtari maqedonas Vlatko Ilievski

Vlatko Ilievski, këngëtari maqedonas i cili më së shumti është i njohur për famën që ka arritur gjatë prezantimit të Maqedonisë në Eurovizion në vitin 2011, është gjetur i vdekur sot në mëngjes.

Policia ka konfirmuar se ai është gjetur në një makinë të tipit Toyota në Bulevardin e tretë të Brigadës, në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se Prokurori Publik ka kryer një inspektim dhe trupi i Vlatko është dorëzuar më pas për autopsi.

Deri tani shkaku i vdekjes është i panjohur. Vlatko Ilievski ishte 33 vjeç.

Ai prezantoi Maqedoninë në Eurovizion në vitin 2011 me këngën “Rusinka”. / KultPlus.com

‘Varg e Vi’ solidarizohet me kauzën për teatrin ekzistues të Tiranës

Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” solidarizohet me kauzën për teatrin ekzistues të Tiranës.

Varg e Vi mbështetë mbrojtjen e teatrit ekzistues, por inkurajon jo vetëm Qeverinë, por edhe të gjithë investitorët privat të ndërtojnë objekte të reja teatrore.

“E vjetra është shumë e re” është koncept i civilizimeve njerëzore, pasi që ka vazhdimësi të llojit dhe kjo kërkon ruajtjen e të vjetrës, e jo shembjen e zëvendësimin me të re.

Arkitektët e mirë mund të bëjnë zgjidhje efikase nëse objekti i vjetër pengon ndonjë zhvillim të ri. Ideja e civilizimit njerëzor është t’ia përshtasim trashëgimisë kulturore-historike, objektet e reja, e jo e kundërta: t’ia përshtasim deri në rrënim, objekteve të reja.

Prandaj “Varg e Vi” është krenare që edhe disa pjesëmarrës në ngjarjet tona, po e mbajnë këtë qëndrim si ne në raport me zhvillimet rreth objektit të vjetër të teatrit në Shqipëri. / KultPlus.com

Dua Lipa është zyrtarisht këngëtarja më e suksesshme në Britani për këtë vit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është zyrtarisht artistja më e mirë britanike për vitin 2018 deri tani, përcjellë KultPlus.

Dua Lipa deri tani ka tre këngë të cilat janë më të shiturat për këtë vit në Britani të Madhe.

Kënga “One Kiss” së bashku me Calvin Harris është kënga më e shitur nga një këngëtare për këtë vit.

Kënga ‘IDGAF’ është në vendin e gjashtë duke pasur 509 mijë shitje.

Dua Lipa, e cila ka fituar dy çmime në Brit Awards 2018, si artistja më e mirë femër dhe si artistja më e mirë depërtuese në Britani – “British Breakthrough Act”, është po ashtu në krye të 10-shes më të mirë në toplista për këtë gjysmë vit. / KultPlus.com

Thëniet më të mrekullueshme nga Orhan Pamuk

Orhan Pamuk

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.
“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.
“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.
“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.
“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur?
– Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.
“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.
“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”.

Kënga fituese e Eurovizionit, plagjiaturë?

Pop-këngëtarja izraelite Netta Barzilai (25) po përballet me akuzat se kënga e saj ‘Toy’, me të cilën fitoi këtë vit në festivalin Eurosong në Portugali, është në fakt plagjiaturë.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” ua ka dërguar një letër para padisë kompozitorëve të këngës fituese Doron Medalie (40) dhe Stav Beger (27). Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën ‘Seven Nation Army’ nga viti 2003, të rok-bendit amerikan “The White Stripes”, shkruan ‘The Time of Israel’.

“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të shkualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja. Si rezultat, Izraeli nuk do të ishte nikoqir i Eurosongut vitin e ardhshëm, njoftoi televizioni izraelit.

Avokatët e ‘Universal Music Studios’ pretendojnë se ekziston një ngjashmëri në ritëm dhe harmoni, dhe se me këtë po shkelen të drejtat e autorit. Një nga autorët e këngës Medalie udhëtoi në Shtetet e Bashkuara në përpjekje për ta zgjidhur situatën.

“Jam i befasuar që e kemi marrë këtë letër, por po e zgjidhim problemin. Besoj se do të dakordohemi me sukses gjatë javëve të ardhshme ashtu që të dyja palët të jenë të kënaqura”, tha ai.

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Unioni Europian i Transmetimit (EBU) gjithsesi mund të thotë që “Toy” nuk është këngë origjinale, përcjell sot Koha Ditore.

Përndryshe, kritiku muzikor izraelit Ben Shalev, në mars të këtij viti shkroi se muzika nga kënga e Netta është shumë e ngjashme me hitin ‘Seven Nation Army’, dhe shpreson se tekstshkruesi i saj Jack White (42) do ta dëgjojë atë para Eurovisionit dhe do t’i padisë kompozitorët.

Enver Petrovci: Nuk thashë që mbështes shembjen e Teatrit Kombëtar

Në një rast tipik dizinformimi, më datë 1 korrik 2018, media shqiptare në internet u mbush me lajmin me titull: “Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!” Që nga ajo ditë, Petrovci, 64 vjeç, i cili është i njohur mes të tjerash për rolet e Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas dhjetëra filmave, është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër të vogël në një pjesë të mbetur të kësaj toke.

Pyetur nga BIRN përmes telefonit, Petrovci tha se një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci. Sipas tij, një ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.

Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës, Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.

“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes telefonit për asnjë gazetar.

BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para. Nga kërkimi në Google rezulton se lajmi është botuar në shumë media dhe në asnjë rast nuk ka emër autori. Në raste të ndryshme, në fund të shkrimit ka iniciale të ndryshme. Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim.

Shqipëria është zënë nga debati mbi planin e qeverisë për të shkatërruar teatrin ekzistues dhe për të dhënë tokën publike me koncesion për një kompani private për të ndërtuar disa pallate dhe një teatër të ri.

Javën e kaluar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi ata që ajo i quajti, një listë me artistë që mbështesnin planin e qeverisë, duke paraqitur një peticion dhe një listë me emra pa firma. Por i pari në listë, aktori legjendar Pirro Mani, sipas bashkëshortes së tij Pavlina Mani të pyetur nga Gazeta Shekulli, rezultoi se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pleqëri të thellë dhe nuk kishte firmosur kurrfarë dokumenti.

Asnjë nga mediat që publikoi lajmin mbi deklaratën e Petrovcit nuk rezulton të ketë publikuar sqarimet e tij mbi keqpërdorimin e deklaratës. / Reporter.al / KultPlus.com

Babai i Anton Çettës, burri i fortë i dekoruar nga Franca

Lazër Çetta (babai i prof. Anton Çettës), i dekoruar nga presidenti francez me medaljen “Officier d’Académie” e akorduar në vitin 1928.

Poashtu në vitin 1934 dekorohet për herë të dytë nga shteti francez me medaljen “Kalorës i Legjionit të Nderit (Chevalier de la Légion d’Honneur)”.

Gruaja e Lazër Çettës ishte Agata Çetta.

Nga kjo familje vjen edhe Beniamin Çetta. Beniamin Çetta u lind në Tiranë në marsin e vitit 1937. I atij, Lazër Çetta pati mundësi të merrte kulturë dhe arsim perëndimor dhe u bë profesor i gjuhës frënge në një gjimnaz në Tiranë si dhe drejtor i drejtorisë së të drejtave të studimit në Ministrinë e Arsimit. Djali i madh i familjes, Antoni përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini do të studiojë për Mjekësi.