Do të bëhet promovimi i raportit “Profesorët përballë ligjit”, të publikuar nga ADMOVERE. Në këtë raport, mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, në të cilat janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.
Organizatorët bëjnë të ditur se promovimi mbahet më 21 qershor 2019, e premte, në orën 11:00 në Qendrën Informative Kulturore të BE-së (EUICC) në Prishtinë, që gjendet në rrugën e UÇK-së nr. 90, ish ProCredit Bank (përballë komunës së vjetër)./KultPlus.com
Është një nga zbulimet muzikore të vitit: Ilira , këngëtarja me rrënjë shqiptare, konsiderohet ndërkombëtarisht si ylli i ardhshëm i muzikës pop, e nis artikullin e saj gazeta zvicerane “Blick”.
Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit: Ilira (24 vjeçe) nga Koniz BE, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj, prindërit e të cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë mbi 30 milionë klikime. Projektet e saj mbajnë tituj provokative si ky i fundit “Get Off My D! Ck”.
Fansat e krahasojnë atë me yllin Rita Ora, si pasardhëse të mbretëreshës shqiptare të popit. “Ky është një kompliment i madh dhe më nderon shumë,” thotë Ilira. “Por kur ju shikoni muzikën time,e kupton se unë nuk jam i klasifikuar dhe se jam origjinale”.
1.Vendi i tretë në garën për festivalin “Song Contest Euro”
Talenti muzikor i këngëtares së re është i njohur fillimisht nga nëna e saj e cila edhe e inkurajoi atë. Në vitin 2010, ajo hyn në një grup zviceran në garë për festivalin “Song Contest Euro” (ESC), teksa zuri edhe vendin e tretë. “ESC, ishte lumturia më e madhe e jetës sime”, thotë Ilira. “Përndryshe unë ndoshta nuk do të kisha shkuar në Berlin.”
Pas ESC, këngëtarja mori një ftesë për kryeqytetin gjerman nga reperi i suksesshëm Prinz Pi (39 vjeç). Ajo bashkë me DJ-në rezultoi sukses të mëdha me bashkëpunim e tyre “Fading” dhe përfundoi si një nga hitet më të mëdha të vitit 2018.
Pothuajse në të njëjtën kohë, ka nënshkruar kontratë si artist solo. Ilira: “Unë vendos gjithçka vetë. Tekstet e mia, muzikën time dhe veshjet e mia të mprehta. Unë nuk jam një fabrikë industriale, por një këngëtare e bërë vetë”.
2.Jam Feministe
Megjithatë, të qenit grua në biznesin e muzikës nuk është gjithmonë e lehtë. “Jam shpesh e nënvlerësuar dhe e reduktuar për shkak të pamjes time sidomos nga njerëzit”, thotë këngëtarja, që i pëlqen të eksperimentojë me veshjet në klipet e saj.
Ajo shkruan tekste mjaft të thella: “Edhe pse unë bëj flluskë-çamçakëz tekstet e mia gjithnjë kanë një mesazh”. Unë jam vetëm një feministe si gjithë të tjerët”, thotë Ilira. Me këngët e mia dua të inkurajoj gratë që të qëndrojnë ashtu siç janë.
3.Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat
Aktualisht, mbretëresha po e vazhdon karrierën e saj muzikore me të dashurin producentin Jumpa (24 vjeç) dhe jeton në Londër, pasi është duke punuar në albumin e saj debutues. Ilira po punon vazhdimisht për të shpërthyer në Zvicër dhe Shqipëri. “Temperamenti im është shqiptar, por perfeksioni im është zviceran”, thotë ajo duke qeshur.
“Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat”, përfundon Gashi për Blick. /Telegrafi/KultPlus.com
Tani kemi bërë dashuri derisa perëndimi i diellit është bërë i stërkuq jemi ledhatuar derisa lumenjtë kanë gjetur qetësinë e tyre jemi puthur derisa majat e gonxheve kanë çelur dhe nën qepallat e syve tanë epshorë janë përkundur e kanë lundruar të dehur zambakët tani kemi luajtur simfoninë e dashurisë derisa trupat tanë violina kanë shpërthyer vazhdimisht në zgjime të reja tani kemi përdorur fjalën për të mbjellë dhe heshtjen për të korrë melodi e dallgëve të detit ka pikuar çaste qetësie dhe gëzimi në shtrëngimin e duarve tona Tani kemi lozur lojën e dashurisë si lojë dhe seriozitet
Kemi qeshur me kënaqësinë për të dhënë dhe kënaqësinë për të marrë kemi bërë dashuri përtej kohës, lirshëm kemi pushtuar qiejt më të thellë të gëzimeve dhe në çastet tona më të guximshme kemi prekur përjetësinë
Gani Mehmetaj ka botuar librin e tij më të ri “Qytetet e Ilirisë”, shkruan KultPlus. Në këtë libër në parathënien e tij është shkruar se Justiniani, perandori ilir i Romës, ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete tjera. Në Epirin e ri (Shqipëria e Mesme) ndërtoi tridhjetë e dy qytete të reja dhe meremetoi 36 tjera, ndërsa në Epirin e vjetër (Shqipëria jugore) ndërtoi tetë qytete të reja…
“Qytetet e Ilirisë” është libri më i ri i Gani Mehmatajt, që prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci deri në Korçë. Shumica e këtyre qyteteve kanë vazhdimësi nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët e sotme, disa të tjera pas periudhave të lavdishme në parahistori e në antikë u shuan në mesjetë. Qytete ilire shquheshin për organizim shtetëror, për objektet monumentale, kështjellat e sigurta, amfiteatrot, faltoret pagane, kishat paleokristiane dhe katolike etj. Autori qytetet e Ilirisë i sheh nga prizmi i sotëm, e shpalon të kaluarën, duke bërë njëkohësisht edhe krahasimet në mes të asaj që ishin dikur, peshën që e kishin për ilirët e Ilirinë, peshën që e kishin për arbërorët dhe rëndësinë që e kanë sot për shqiptarët. Libri i tipit të udhë përshkrimit, meqë autori ka shtegtuar gjatë nëpër këto qytete e krahina ka ilustrime me fotografi, rrëfime të vendasve, kronika të para dymijë vjetësh etj. Për disa nga këto vende e kështjella është ditur pak ose aspak: Kështjella e Jerinës, Kështjella e Lekës, Kështjella e Mbretit, Suka e Cermjanit, që ishin fortifikata malore me garnizone ushtarake dardane. Libri “Qytetet e Ilirisë” e botoi shtëpia botuese “Titanic”, ilustrimet janë me ngjyra, /KultPlus.com
TIRANË, 18 qershor/ Në qytetin e Brestit në rajonin e Bretanjës në Francë po zhvillohet nga 17-19 qershor takimi mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore nënujore organizuar nga UNESCO.
Ky takim ka mbledhur ekspertë, studiues dhe politikbërës nga e gjithë bota për të përcaktuar hapat dhe politikat mbrojtëse të pasurive botërore nënujore.
Në panelin kryesor të takimit krahas Ministrit të Kulturës të Francës dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Unesco-s është vendosur Auron Tare, kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë botërore nënujore.
Shqipëria renditet shumë lart për zbulimet nënujore. Gjiri i Vlorës, Sarandës, Durrësit, Ksamilit, Karaburunit, Sazanit e deri në afërsi të Zvërnecit, përpos bukurive natyrore, fshehin relike të shumta të një rëndësie të veçantë historike. Zbulimi i këtyre pasurive nënujore me vlera të mëdha është në të mirën e Shqipërisë, si atraksione turistike/ ATSH/ KultPlus.com
Galleria njujorkeze Swann i ka kushtuar një ekspozitë nudiste 50-vjetorit të krenarisë, transmeton KultPlus. “Trupi, seksualiteti dhe dëshirat tona, nuk janë dicka për të cilat duhet të turpërohemi” ka thënë koleksionuesi i këtyre veprave të artit të bëra nga artistë në vitet e 80-a,David Hockeny, shkruan The Gardian.
Vizitorët e galerisë kanë treguar që këto foto dhe piktura janë ikona të komunitetit LGBT dhe kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në vetëdijesimin e njerëzve duke i ndihmuar njëhohësisht edhe lëvizjes për të drejta të njeriut.
Pjesë e kësaj ekspozite janë bërë letrat, shënimet dhe shprehjet që pjesëtarë të komunitet LGBT i kanë shkëmbyer mes vete. Të gjithë pikturat janë autentike dhe do të jenë edhe në ankand për gjatë gjithë muajit qershor./KultPlus.com
Norman H. Gershman, fotografi që portretizoi shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, ka ndërruar jetë të hënën më 10 qershor 2019, në shtëpinë e tij në Coral Gables, Floridë. Ai ishte 86 vjeç.
Gershman pati karrierë shumë të suksesshme në Wall Street, por do të mbahet mend më shumë për dashurinë dhe pasionin e tij për artin e fotografisë. Suksesi i tij më i madh ishte libri dhe filmi “Besa” që përshkruan disa nga heronjtë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e vdekjes e ka bërë të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.
I lindur më 14 gusht 1932, në Bayonne, New Jersey, i biri i Albert dhe Pauline “Pearl” Gershman, Norman u diplomua në NYU në 1954 dhe e kaloi shumicën e jetës së tij profesionale në Wall Street, ku u shqua aq sa krijoi edhe kompaninë e tij të investimeve.
Por, dashuria e tij e vërtetë mbeti gjithmonë arti. Sidomos fotografia. Ai u kthye në një udhëtar të botës dhe fotograf i shquar. Fotografitë e tij më të mira janë tani pjesë e një ekspozite levizëse e Yad Vashemit në Jerusalem dhe e Kolegjit të Unionit Hebre, në New York.
Norman Gershman është nderuar me shumë çmime e mirënjohje, përfshirë edhe një nga urdhrat më të lartë të nderit në Shqipëri, për shkak të punës së tij për t’i treguar botës historinë e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një libër dhe një film, të dy të titulluar “Besa”, janë realizuar duke u bazuar në portretet e jashtëzakonshme të këtij autori.
Një ekspozitë e tij u shfaq për herë të parë rreth 10 vjet më parë, në selinë qendrore të OKB-së, në New York. Më tej, në Parlamentin izraelit, Knesset, në Muzeun e famshëm të Holokaustit, Yad Vashem, në Jerusalem e në shumë institucione të njohura nëpër botë.
Projekti i tij pati edhe kritika, kryesisht për shkak të përqendrimit te shqiptarët myslimanë, në një vend ku shpëtimtarët e hebrenjve ishin nga të gjitha përkatësitë fetare. Një tjetër temë debatesh ishte lidhja e dukurisë së besës me Islamin.
Por, Gershman nuk kishte si qëllim të zvogëlonte rolin e jomyslimanëve në Shqipëri. Synimi i tij ishte që në kontekstin e urrejtjes të krijuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme, historia e shpëtimit në Shqipëri të afronte myslimanët e hebrenjtë, e të jepte një mesazh universal humanizmi dhe bashkëpunimi.
Norman Gershman kishte dashuri për shqiptarët dhe u dashurua me Shqipërinë. Në fund, puna e tij në vendin tonë do të mbetet trashëgimia më e madhe që lë pas.
Sipas lajmërimit të vdekjes të botuar në legacy.com, ai la pas motrën Arlene Robbins, shoqen e jetës Carol Sue Gershman, tre fëmijët, Leslie Kuster, Eric Gershman, dhe Roger Gershman, si dhe pesë nipër e mbesa. /KultPlus
Në ditën ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale, zonja Vasfije Krasniqi Goodman është nderuar me çmimin prestigjos Kim Bok-Dong Peace Prize, shkruan KultPlus.
Çmimi Kim Bok-Dong Peace Prize, ndahet cdo vit dhe u jepet
aktivistëve që luftojnë për të drejta të njeriut dhe të drejta të viktimave të luftës
dhe viktimave seksuale.
Në fjalën e saj të pranimit zonja Vasfije ka shprehur falënderimet
e saj për çmimin e marrë.
“Ky moment është më i madh se unë. Ky moment është për të gjitha të të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës si dhe të mbijetuarit në të gjithë botën. Ky cmim do të më motivojë dhe të më shtyjë tën punojë edhe më shumënë luftën kundër dhunës seksuale, t’i thyej stigmat dhe të kërkoj drejtësi me sa zë që të kem” ka thënë zonja Vasfije Krasniqi Goodman./KultPlus/
Në kohën kur nuk jemi të sigurt se në cilin drejtim do të shkojë politika amerikane është një këngë, e cila, përmes tingujve dhe vargjeve na mëson për historinë revolucionare të asaj që të gjithë e njohim si “Vendi i Ëndrrave”.
Kënga e Don Mclean na tregon historinë e Amerikës e cila shkon paralelisht me historinë e Rock n’Roll-it, me figura si Beatles, Jimi Hendrix e Janis Joplin.
Që në vargun e parë të këngës prezantohet një dinamikë e cila më vonë bëhet tema e gjithë këngës, “The day that music died”. Me këtë i referohet vdekjes së ikonave të Rock N’Roll-it, Buddy Holly, Ritchie Valens dhe Big Bopper, ditës që mediat e quanin “Dita që vdiq muzika”. Vdekja e tyre ndjellë frikën jo vetëm për vdekjen e muzikës por edhe të levizjes revolucionare në SHBA.
Kurse refreni i këngës “Bye Miss American Pie. This will be the day
that i die” është një nostalgji për Amerikën e viteve të 50-a, duke formuar
një imazh me simbole amerikane duke i dhënë fund Amerikës pas Luftës II
Botërore.
Në bazë të këtyre imazheve, vargu
tjetër i këngës na qon te një pafajësi e humbur. Narratori i këndon filozofisë
ekzistencialiste dhe vallëzimeve nën titujt e Rock n’Rollit.
Vargu u referohet këngëve fantastike si
“Book of love” dhe “A white sport coat”. Teksa përmend dicka
shumë të thjesht na kujton kohën e tensioneve kur amerikanët po kërkon të
drejta të barabarta, të drejtën e votës dhe po përballeshin me paragjykimeve
seksiste e raciste. Gjithashtu edhe kohë kur po ndryshonte rrënjëasisht roli i
SHBA-së në botë.
Me anë të muzikës njerëzit po bëheshin
më pak konservatorë, duke u adaptuar në një kohë pas asaj që ishte
quajtur “Vdekja e Muzikës”.
Ditët e pafajësisë dhe të vallëzimeve
zëvendësohen me figura komplekse dhe arketipe që tregojnë revolucionin që solli
muzika në dhjetë vitet e ardhshme.
Figura që dominon tekstin është “The Jester” që për të gjithë përfaqëson
Bob Dylan, për shkak të një balline revisteje ku Dylan kishte veshur një kapuq
të palaços duke munduar ta imitojë James Dean në “Rebel without a cause”.
Edhe pse, ndryshe nga ai, Dylan ishte
rebel me një kauzë shumë të fuqishme. Siç thotë McLean, ai këndonte me zërin e
njerëzve, me anë të këngëve për protesta dhe për të drejta duke u kthyer kështu
në fytyrën më të rëndësishme të muzikës amerikane, dhe duke ia marrë kurorën
vet Mbretit të muzikës, Elvis Presley.
Gjithsesi McLean këtë kurorë e
quan “Kurorë me gjemba” duke e kthyer vargun në një alegori biblike për kurorën
me gjemba që mbarte Krishti. Pjesa tjetër e vargut koncentrohet te një kohë më
e errët të politikave komuniste dhe muzikës së John Lennon.
Ndërsa Hakter Scalter” është një
referencë për vrasjet e Charles Manson, njeriu që besonte se ka mesazhe të
fshehta në këngët e The Beatles. Një masakër që mendohet se i dha fund lëvizjes
Hippie. Vargu në vazhdim flet po ashtu për lëvizjen Hippie të cilët po luftonin
për të drejta të barabarta, ndërkohë që “The Jester” kritikohet për ndryshime
drastike pasi kishte pësuar një aksident me motoçikletë. Një aksident thuajse
fatal.
Ndërkohë duke përmendur “Sergents” nga The Beatles, krijohet një
tjetër alegori me konotacione ushtarake duke na quar të vitet kur Amerika po
vazhdonte një luftë të pashpresë në Vietnam. Dhe në fund të vargut McLean
tregon se si vdekja e Buddy Holly ndikon në shkatërrimin e iluzionit për një
ëndërr amerikane.
Ndërsa vargu i fundit citon eventet që e
motivuan krijimin e American Pie, pra festivalin Altamont Speedway. Një
festival që tentoi ta risjellë lëvizjen Hippie. Të shoqëruar nga muzika e
Rolling Stones, festivali u kthye në një rrëmujë të vërtetë. E gjitha kjo kapet
shumë bukur me anë të një gjuhe simbolike. Duke përdorur këngën “Jumpin Jack flash” luhet me imazhet
biblike që e kanë motivuar këtë këngë.
E gjithë kjo këngë mund të shihet si një
përfaqësim konkret i kulturës amerikane. Është një histori e errët e një
populli që i duhet të luftojë për vite për të arritur në ditët tona.
Ndërsa vargu i gjashtë “I meet a girl who sang the blues, and i
asked her for some happy news. She just smiled and turned away, in the day that
music died.” u jep fund ditëve të lumtura ku revolucioni përfundon, por
asgjë konkrete nuk arrin të realizohet. Vargu i fundit gjithashtu përfundon me
një referencë biblike që sinjalizon fundin e një kohe të lumtur duke
referencuar vrasjen e JFK dhe Luther King. Por “Ati, biri dhe Shpirti i
shenjtë” mund të jenë edhe referenca tragjedinë që shënoi “Vdekjen e Muzikës’.
E gjithë kënga përfundon me përsëritjen
e refrenit në një notë më të ngadaltë, duke rikujtuar gjithcka të mirë rreth
Amerikës dhe arsyen se përse të gjithë e shohin këtë vend si toka e re dhe
vendi i ëndrrave.RronaJaka/KultPlus/
Wolfgang Borchert (1921-1947), është poet dhe dramaturg gjerman. Shumica e krijimtarisë së tij letrare, përshkruan përvojën në ushtrinë hitleriane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Poezia e tij, ashtu si edhe jeta, përshkohet nga notat e theksuara meditative për fatin e pashmangshëm që jo të gjithë arrijnë ta përballojnë me burrëri. /B.M/KultPlus
Prishtinë, 19 qershor – “Kino Armata” në kryeqytet ka nisur që të sjellë nëpërmjet ekranit rrëfime të cilat lidhen me transicionin e shoqërisë kosovare gjatë viteve të fundit. Për një javë rresht, në kuadër të “Javës së filmit” në këtë hapësirë, do të shpalosë kinematografinë kosovare të pasluftës.
Filmat të cilët do të shfaqen çdo natë deri më 23 qershor, përveç filmit “A Normal Life” i vitit 2003, janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK). “Java e filmit” u hap të hënën mbrëma me filmin “Ajo” të More Raçës për të vazhduar me filmin “Martesa” të Blerta Zeqirit. “Ajo” sjell historinë e një vajze të guximshme, e cila e shpëton veten dhe nënën e saj nga dhuna në familje. Pas këtij filmi, “Martesa” solli një dramë të fuqishme për lidhjet LGBT. Bekimi dhe Anita janë duke u martuar. Anita nuk është në dijeni që Bekimi është akoma në dashuri me shokun e tij më të mirë, Nolin. Pëcjellë Koha.net
Pas shfaqjes së filmave, shikuesit të cilët ishin në numër të madh patën mundësi që të bisedonin me ekipin realizues të filmit.
Regjisorja More Raça dhe producenti i filmit “Martesa”, Kreshnik Berisha, kanë biseduar për filmat dhe për kinematografinë kosovare.
Regjisorja More Raça e ka konsideruar të rëndësishme fillimin e kësaj jave të filmit dhe sidomos prezantimin e filmave të shkurtër.
Dita e dytë e “Javës…” ka sjellë filmin “Një muaj” nga Zgjim Terziqi dhe “Daullet e rezistencës” nga Methieu Jouffre. Të mërkurën vijnë regjisorja Lendita Zeqiri me filmin “Gardhi” dhe Ilir Hasanaj me filmin e tij ”Me dasht‘ me dasht‘ me dasht’”. Të enjten vjen “Tisa” nga Valter Lucaj dhe “Përtej rrugës” nga Yll Çitaku. E premtja u takon dokumentarit “Ferdonija” nga Gazmend Bajri dhe filmit “Histori maje kulmi” nga Gazmend Nela. Të shtunën do të shfaqet filmi “Shok” nga Jamie Donoghoue, që më 2016 ia solli Kosovës nominimin historik për çmimin prestigjioz “Oscar”. Po këtë ditë shfaqet edhe “A Normal Life” i regjisores Elizabeth Chai Vasarhelyi, e cila sivjet me “Free Solo” bashkë me Jimmy Chin mori çmimin “Oscar” për dokumentarin më të mirë. Java e filmit përmbyllet të dielën më filmin “Kanarinët e dinë” nga Kaltrina Krasniqi dhe “Babai” nën regji të Visar Morinës. Kjo javë organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.KultPlus.com
Shfaqet dokumentari “Prokurorët” Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shfaqin dokumentarin “Prokurorët”, pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe njëkohësisht fituesen e çmimit “Emmy”, Leslie Thomas.
Shfaqja e dokumentarit do të hapet në orën 17:00, me fjalime hyrëse nga drejtoresha e Zyrës së UN Women, Vlora Nushi, me folës kryesor: ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S.Kosnett, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt.
Po ashtu, Jasmin Mesiç, prokuror i dhunës seksuale në konflikt nga Bosnja dhe Hercegovina. “Prokurorët” është dokumentar që tregon historinë e tre juristëve të përkushtuar që dhuna seksuale në konflikt të mos mbetet e pandëshkuar. Filmi u konceptua nga besimi se ligji është për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krime të paimagjinueshme gjatë konfliktit – qoftë dje apo njëzet vite më parë. Ky dokumentar mbështet fushatën për t’i dhënë fund mosndëshkimit të autorëve të dhunës seksuale në konflikt, si abuzim i të drejtave të njeriut që për shekuj me radhë ka prekur njerëzit e të gjitha gjinive.
Për një kohë shumë të gjatë, Agim Gjakova ka qenë mbrojtës i lirisë së fjalës. Në vitet ‘50, ai konsiderohej si kërcënim për Jugosllavinë dhe deklaratat e tij të hapura kundër keqtrajtimit të shqiptarëve të Kosovës çuan në internimin e tij në kampin e Gerovos në Kroaci.
Në maj të vitit 1960, z. Gjakova u lirua nga internimi dhe u arratis në Shqipëri.
2 vite më vonë, ai dhe 20 kosovarë të tjerë u lejuan të studionin në Universitetin e Tiranës.
Duke qenë poliglot dhe folës i rrjedhshëm i anglishtes, shqipes dhe frëngjishtes, atij iu ofrua pozicioni i drejtorit të Agjencisë Sinuam, pjesë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Ai kishte 3 nëpunës, roli i të cilëve ishte që të mblidhnin raportet e përditshme nga Kina, gjatë Revolucionit Kulturor.
Pas 3 vitesh e gjysmë, Agimi thotë se ndërveprimet u bënë pothuajse joekzistente, ndërkohë që sensi i tij i humorit dhe pushimet e shpeshta për kafe filluan të bëheshin problem. Për më tepër, ai nuk ishte i listuar si mbështetës i Partisë së Punës Shqiptare (PPSH). Ishte pikërisht në këtë kohë që mbikëqyrja ndaj Agimit filloi të intensifikohej dhe arriti kulmin e saj gjatë viteve 1969-1971, kur shkrimtari publikoi vetë një koleksion poezish, të cilat ishin frymëzuar nga politika e kohës.
Libri shkaktoi turbullira brenda Partisë. Agim u akuzua nga Lidhja e Shkrimtarëve në Shqipëri për 5 shprehje serioze kundër ideologjisë së PPSH-së. Kur i shkroi një letër drejtuesit të Sigurimit të Shtetit për t’i shprehur shqetësimet e tij, u qortua akoma më shumë për 7 raste të tjera, po ashtu, u rrit niveli i kërcënimeve për burgim dhe internim të familjes së tij.
Sot Agimi reflekton për të shkuarën e tij, duke thënë se ai dhe familja e tij paguan një çmim të madh psikologjik, duke qenë në vëzhgim të vazhdueshëm të syve të shumtë të shtetit.
Sipas tij:
“Një ditë po lexoja gazetën “Drita” dhe gruaja ime po priste bukën, por nuk vazhdonte dot, sepse po qante.
Më tha se kishin arrestuar disa kosovarë. Më tha që “nëse do të duhet të na arrestojnë, shpresoj të më arrestojne mua si kosovare dhe jo ty, sepse ti je më i fuqishëm dhe mund të kujdesesh më mirë për fëmijët tanë.”
Ishin momente shumë të vështira. U përpoqa ta lehtësoj situatën me humor. Kishte gjithmonë provokime nga Sigurimi i Shtetit dhe spiunë të ndryshëm, – mes tyre edhe shokë të mitë të cilët i kam ndihmuar; edhe ata po më spiunonin.
Takohesha me vellezërit e mi kosovarë pa marrë leje nga Sigurimi – gjë e cila ishte e ndaluar, pasi duhet të merrje gjithmonë leje.
Kemi pasur shumë provokime nga spiunë të ndryshëm – edhe nga miqtë të mi që i kam ndihmuar, – por kështu janë ca njerëz, nuk ke çfarë t’i bësh.
I ashtuquajturi komunizëm i regjimit të Enver Hoxhës nuk ishte tamam komunist, se sa diktatorial.
Në fillim, ishte një iluzion që në Kosovë gjërat ishin më mirë për sa i përket persekutimeve dhe ekzekutimeve që ndodhnin këtu (në Kosovë) nga UDB (Policia e Shtetit) e Jugosllavisë. Por pasi u burgosa 3 herë dhe u gjenda në Shqipëri si person i padëshiruar, pashë disa gjëra që nuk shkonin, edhe këtu në Shqiperi.
Më akuzuan se isha kundër politikave partiake, kundër ideologjisë së Partisë, kundër realizmit socialist dhe që isha nxitës lufte. Po me kë doja të filloja lufte une? Më thanë se doja të shkaktoja konflikt me Jugosllavinë. U thashë: “ A jam kaq i fuqishëm unë sa të shkaktoj luftë midis dy vendeve?”. U thashë ta rimendonin këtë absurditet dhe nuk pranova asnjë nga akuzat.
Pastaj filloi izolimi dhe bojkotimi.
Mbikëqyrja u përkeqësua.
U bë më vulgare, por unë vazhdova rrugën time.
Pastaj kishte burgje të ndryshme.
Morën njëherë një grua me 2 vajzat e vogla për shkak të burrit të saj që ishte burgosur, pasi e dënuan se ishte agjent – ai nuk i pranonte akuzat, pasi nuk ishte me të vërtetë agjent. I thoshin se do t’i shohësh gruan dhe vajzat gjallë – e më pas i vrisnin, psh., gjenin mënyra për t’i mbytur dhe për ta bërë të dukej si aksident. Ai thoshte: “Deri këtu keni arritur?” dhe ata i përgjigjeshin “Po”. I pyeste: “Çfarë doni që të firmos? Agjenti i kujt doni të jem, kujt duhet t’i shërbej? Do t’i firmos të gjitha.”
Përdornin këtë lloj presioni psikologjik që të arrinin objektivat e tyre dhe të krijonin armiq.
Sigurimi ishte aty që të krijonte armiq, jo që t’i gjente ata.
Më kanë mbikëqyrur për 30 vjet dhe kjo ishte e gjitha në mënyrë që të më shndërronin në armik, sepse nuk kishin asgjë tjetër kundër meje.
Diktatori donte të krijonte armiq vazhdimisht, që t’i bënte shembull për popullatën dhe t’i mbante në frikë dhe presion.
Mesazhi im është që duhet ta studiojmë historinë, që të mësojmë prej saj dhe që këto gjëra nuk duhen lejuar të përsëriten. Brezat e rinj duhet të mësojnë që mos të lejojnë përsëritjen e mizorive që u kryen në dëm te njerëzve që ishin të vetëdijshëm për sa ndodhte, të cilët janë të nderuar.”
Agim Gjakova lindi më 11 korrik 1935 në Gjakovë të Kosovës. Ai është autor i 32 librave, libri tij i fundit ‘Shtegtimi i Ëndrrës’ është botuar në 2019. Agimi është 84 vjeç dhe jeton në Prishtinë./ Edhe muret kane veshe
Është ky një rast i jetës që imiton artin. Në filmin e ri “Mari”, Bobbi Jene Smith luan balerinën që zbulon se është shtatzënë, teksa e bën koreografinë e shfaqjes së saj të parë të madhe. Pas xhirimit, Smith mbeti shtatzënë, dhe tani duhet të përballet me disa sfidat e karakterit e saj, shkruan Lyndsey Winship për Guardian, transmeton Telegrafi.
Smith ka kërcyer pothuajse çdo ditë, që nga fëmijëria. Në moshën 11-vjeçare u largua nga shtëpia e saj në Ajova drejt një konvikti të baletit në Kanada, për të studiuar pastaj në trupën “Juilliard” të Nju Jorkut dhe për të kaluar te trupa “Batsheva” në Izrael ku merr reputacionin e interpretues së patrembur e të përkushtuar. U zhvendos në Nju Jork në vitin 2014 (siç thuhet në dokumentarin që ka marrë shumë çmime, “Bobbi Jene”) dhe ka punuar pa nda për të ndërtuar karrierën e saj si koreografe. Ta ndalësh papritmas vallëzimin, kjo mund të jetë tronditje për trupin, psikologjinë dhe ndjenjën e identitetit të balerinës, por edhe për trajektoren e karrierës – sidomos në botën konkurruese e të pasigurt të vallëzimit në Nju Jork.
“Kam punuar shumë deri në këtë pikë, ndaj që të ndalem, kjo më frikëson”, thotë Smith. “Edhe nëse më frenon pak, unë do të vazhdoj”.
“Mari” është filmi debutues i skenaristes dhe regjisores britanike Georgia Parris. Karakteri i Smithit, Charlotte, mendon për tensionet midis amësisë, ambicies krijuese dhe përgjegjësive familjare në kohën kur gjyshja e saj po vdes në spital.
Shtatzënia në film është rezultati i papritur i një valleje me një balerin më të ri. Për Smithin, kjo ishte e planifikuar. Ajo është e martuar me balerinin Or Meir Schraiber, me të cilin u takua në “Batsheva”.
“Në rastin e Charlottes, shtatzënia erdhi si tronditje; për mua është realizim shumë i bukur”, thotë Smith.
A është realiteti fizik i shtatzënisë diçka që ajo e imagjinonte kur po luante rolin?
“Çuditërisht është shumë e ngjashme “, thotë Smith.
Valltarët, më shumë se pjesa tjetër e vdekatarëve, janë në kontakt me veten e tyre fizike.
“Është e frikshme dhe e mahnitshme”, thotë Smith për ndryshimin e trupit. “Është mësim si të lëshosh pe”.
Ajo e ka kaluar jetën duke u kujdesur për trupin, e “tash nuk mund ta kontrollojë”.
“Tash më kontrollon mua. Por, dua të them se kam një tjetër rrahje zemre brenda meje. Është joreale, është magjike”.
Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Smith ende vallëzon. Ajo sapo ka dhënë premierën më të madhe të saj deri sot, “Lost Mountain”.
“Performanca e saj e parë!”, thotë Smith për vajzën që pret të lind dhe për shfaqjen ku ajo dhe Schraiber vallëzuan duetin e “prindërve shpresëdhënës”.
“Nuk kam bërë asgjë që do ta bënte audiencën të shqetësohej”, thotë ajo. “Nuk dua që ata të mendojnë: ‘Kush është ajo grua e papërgjegjshme?’ Mjeku ka thënë se është në rregull të vazhdosh vallëzimin”.
Pas lindjes së fëmijës, fillon sfida e vërtetë. Si balerinë e pavarur në SHBA, Smith nuk ka të drejtën e pushimit të lehonisë (në Mbretërinë e Bashkuar, punëtorët e pavarur mund të aplikojnë për 148.68 funte në javë, për nëntë muaj). Burri i saj është gjithashtu i pavarur. Çfarë do të bëjë?
“Përpiqesh të kursesh dhe të kthehesh sa më shpejtë në punë”, thotë ajo. “Dhe, të jem mirënjohëse për familjen dhe miqtë që më ndihmojnë”.
Kur vetë lindja është e paparashikueshme, shto këtu jetën me fëmijë dhe punën e balerinës që është fizikisht kërkuese, si është e pamundur të dish kur do të jetë “sa më shpejtë “.
“Çdo lindje është kaq e ndryshme dhe unë nuk e kam asnjë ide se çfarë të pres”, thotë Smith. “Disa nëna janë kthyer në studio pas dy javësh, e disa kanë nevojë për një vit të tërë. Duhet ta zgjidhim së bashku, burri dhe unë, se si do të funksionojë, por me siguri se kjo është e frikshme “.
Disa koreografë i marrin fëmijët e tyre në studio dhe në turne. Disa kërcimtarë që kanë fëmijë largohen nga vallëzimi për të dhënë mësime apo për t’u drejtuar në karriera tjera më të qëndrueshme. Smith nuk ka dyshim se do t’i kthehet vallëzimit.
“Çdo grua që kam parë, nga lindja i kthehet edhe më mirë vallëzimit, me më shumë zemër dhe qartësi”, thotë ajo. “Kështu që, nuk i frikësohem kësaj pjese”
Faik Konica ishte një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe.
KultPlus ju sjell një nga thëniet më të
fuqishme mbi shqiptarët.
“Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira…por një bandë maskarenjsh, rryshfetçinjsh, hafijesh dhe dallaverexhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh.” 1922/KultPlus.com
Sot, Facebook së bashku me 27 organizata anembanë botës ka nisur Shoqatën Jofitimprurëse dhe ka krijuar një monedhë të re të quajtur Libra”, ka dhënë lajmin përmes një postimi në profilin e tij zyrtar të Facebook, Mark Zuckerberg.
Postimi i Mark si më poshtë:
Misioni i Libra është të krijojë një infrastrukturë të
thjeshtë financiare globale që fuqizon miliarda njerëz në mbarë botën. Është
mundësuar nga teknologjia blockchain dhe plani është që të lançohet në 2020. Ju
mund të lexoni më shumë rreth shoqatës në linkun: https://libra.org
Të jesh në gjendje të përdorësh “paratë e lëvizshme” mund të
ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në jetën e njerëzve, sepse nuk duhet
gjithmonë të mbash me vete para, të cilat mund të jenë të pasigurta ose të
paguash tarifa shtesë për transfertat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për
njerëzit që nuk kanë qasje në bankat tradicionale ose shërbimet financiare.
Tani për tani, ka rreth një miliard njerëz që nuk kanë një llogari bankare, por
kanë një celular.
Ne përpiqemi që ta bëjmë më të thjeshtë për të gjithë që të
dërgojnë dhe të marrin para ashtu siç përdorin aplikacionet tona për të dërguar
mesazhe dhe foto menjëherë. Për të mundësuar këtë, Facebook gjithashtu po
lançon një degë të pavarur të quajtur Calibra që do të ndërtojë
shërbime që ju lejojnë të dërgoni, shpenzoni dhe ruani Libra – duke filluar me një
portofol dixhital, i cili do të jetë i disponueshëm në WhatsApp dhe Messenger
dhe si një aplikacion i pavarur vitin e ardhshëm.
Calibra do të rregullohet si ofrues i shërbimeve të
pagesave. Çdo informacion që ndan me Calibra do të mbahet i ndarë nga informacioni
që ndan në Facebook. Që nga fillimi, Calibra do t’ju lejojë të dërgoni Libra
pothuajse të gjithë personave nga smartphone me kosto të ulët ose pa kosto. Me
kalimin e kohës, ne shpresojmë të ofrojmë më shumë shërbime për njerëzit dhe
bizneset – si pagesa e faturave me vetëm një shtytje të butonit, blerjen e
kafes me skanim të një kodi ose kalimi i transportit publik lokal pa pasur
nevojë të mbani para në dorë ose edhe në metro.
Përveç përpjekjeve tona, shumë kompani të tjera do të
ndërtojnë shërbimet e tyre duke përdorur Libra – nga kompanitë e pagesave si
Mastercard, PayPal, PayU, Stripe dhe Visa, për shërbimet popullore si Booking,
eBay, Farfetch, Lyft, Spotify dhe Uber. – tek organizatat jofitimprurëse që
bëjnë punë të rëndësishme rreth përfshirjes financiare si Kiva, Mercy Corps dhe
Women’s World Banking, tek kompanitë në hapësirën e kriptos, si Anchorage,
Coinbase, Xapo dhe Bison Trails. Një numër i VC kryesore po bashkohen
gjithashtu për të ndihmuar inovacionin në rrjetin Libra. Ne shpresojmë që të
kemi mbi 100 anëtarë të shoqatës së Libra deri në kohën kur rrjeti do të
lançohet vitin e ardhshëm.
E gjithë kjo është ndërtuar mbi teknologjinë blockchain.
Është e decentralizuar – do të thotë se është drejtuar nga shumë organizata të
ndryshme në vend të vetëm një, duke e bërë sistemin më të drejtë në
përgjithësi. Është në dispozicion për këdo që ka një lidhje interneti dhe ka
tarifa dhe kosto të ulëta. Dhe sigurohet nga kriptografia që ndihmon në
ruajtjen e parave tuaja të sigurta.
Kjo është një pjesë e rëndësishme e vizionit tonë për një
platformë sociale të fokusuar në privatësinë – ku mund të ndërveproni në të
gjitha mënyrat që do të dëshironit privatisht nga mesazhet për të siguruar
pagesat.
Privatësia dhe siguria do të ndërtohen në çdo hap. Për shembull,
Calibra do të ketë një ekip të përkushtuar ekspertësh në menaxhimin e rrezikut
të fokusuar në parandalimin e përdorimit të Calibra për qëllime mashtruese. Ne
do të ofrojmë mbrojtje kështu që nëse humbni monedhën tuaj Libra, ne do të
ofrojmë rimbursime. Ne gjithashtu besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të
kenë zgjedhje kështu që ju do të keni mundësitë për të përdorur shumë portofole
të tjera të palëve të treta në rrjetin Libra.
Ka ende shumë më tepër për të mësuar dhe për të bërë para se
Libra të jetë gati të lançohet zyrtarisht. Ne e dimë se është një ndërmarrje e
madhe dhe përgjegjësi dhe jemi të angazhuar për ta arritur këtë. Ne kemi punuar
me politikëbërës dhe ekspertë në fusha të tilla si përfshirja financiare,
ekonomia, siguria, privatësia dhe blockchain, dhe ne do të vazhdojmë të
dëgjojmë feedback e tyre teksa gjejmë mënyrën më të mirë për të ecur përpara.
Ne jemi mirënjohës për partneritetin e tyre dhe për të gjitha bizneset,
organizatat dhe institucionet akademike që janë pjesë e Shoqatës së Libra.
“Ky është fillimi i një udhëtimi emocionues dhe unë jam duke parë përpara për të ndarë më shumë informacion sa më shpejt,” mbyll postimin e tij Zuckerberg.
Për të gjashtin vit radhazi, Tony Drum Studio- shkollë e profesionalizuar për trajnimin e bateristëve të rinjë, organizon koncertin për gjeneratën e re të bateristëve/eve. Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, bateristë/e të rinjë të përcjellur live nga muzicientë profesionistë dhe këngëtarja Vala Mulliqi do të japin një shfaqje unike – e vetmja e llojit të tillë në Kosovë, transmeton KultPlus.
Për këtë qëllim, ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë shfaqje unike me datën 24 qershor 2019, ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë.
Tony Drum Studio është themeluar në vitin 2013 dhe është shkolla e parë e suksesshme për bateri në vendbanimet shqiptare. Tony Drum Studio ka fituar për dy vite me radhë Festivalin Ndërkombëtar të Perkusioneve “Art-In”. Kjo studio menaxhohet duke u bazuar në iniciativën e themelusit të saj dhe me financim të pjesërishëm nga studentët.
Hyrja për këtë koncert është falas.
Faleminderit dhe mos hezitoni të na kontaktoni për informata shtesë./KultPlus.com
Qeveria e Kosovës pas një viti që ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi, ka nisur procedurat për realizimin e kësaj të fundit.
Tashmë është hapur tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit
Rregullativ të Prokurimit Publik janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për
konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
Por aty nuk është bërë e ditur shuma që zyra e kryeministrit
Haradinaj ka planifikuar të shpenzoj në këtë shtatore.
E afati i fundit për pranimin e projekteve është data 17 korrik 2019.
Ndërsa shkrimtari Ilir Muharremi përmes rrjetit social Facebook ka bërë
të ditur shumën që është ndarë për ketë shtatore.
‘124 mijë euro është shuma që është ndarë nga Qeveria për shtatoren e Adem Demacit. E mira e kësaj është që skulptoret duhet ti nënshtrohen konkursit dhe shpresoj të fitoj buceta më e mirë. Mos harroni krijojeni shpirtin dhe karakterin origjinal të Demacit sepse jemi bërë gaz me skulptura qesharake.’, prononcoi ai.
Arbresh.info gjatë të hënës ka provuar të kontaktoj me djalin e veprimtarit Demaçi, Shqiptar Demaçi por nuk ka arritur të marrë përgjigje.
Ndërsa nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj
kanë thënë se shtatorja do të jetë katër metra.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit i cili është edhe
anëtarë i Komisionit të krijuar për monitorimin e vendosjes së shtatores ka
konfirmuar gjithashtu përfundimin e afatit.
“Konkursi është publik deri më 17 të muajit të ardhshëm do
të kenë mundësi autorët të aplikojnë dhe do të bëhet përzgjedhja. Do të jetë
katër metra i gjatë dhe do të vendoset në parkun ‘Adem Demaçi’ te rreth
rrotullimi”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar gjithashtu se komuna e Prishtinës do të merret me përgatitjen e projektit për ambientit rreth shtatores.
Qeveria e Kosovës pasi një viti që ka mrrë vendim për
ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Gemaçi, ka nisur procedurat për realizimin
e kësaj të fundit.
Tashmë është hapur tenderi për projektimin e shtatores së
veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset tek
rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit
Rregullativ të Prokurimit Publik janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për
konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
Por aty nuk është bërë e ditur shuma që zyra e kryeministrit
Haradinaj ka planifikuar të shpenzoj në këtë shtatore.
E afati i fundit për pranimin e projekteve është data 17
korrik 2019.
Arbresh.info gjatë të hënën ka provuar të kontaktoj me
djalin e veprimtarit Demaçi, Shqiptar Demaçi por nuk ka arritur të marrë
përgjigje.
Ndërsa nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj
kanë thënë se shtatorja do të jetë katër metra.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit i cili është edhe
anëtarë i Komisionit të krijuar për monitorimin e vendosjes së shtatores ka
konfirmuar gjithashtu përfundimin e afatit.
“Konkursi është publik deri më 17 të muajit të ardhshëm do
të kenë mundësi autorët të aplikojnë dhe do të bëhet përzgjedhja. Do të jetë
katër metra i gjatë dhe do të vendoset në parkun ‘Adem Demaçi’ te rreth
rrotullimi”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar gjithashtu se komuna e Prishtinës do të
merret me përgatitjen e projektit për ambientit rreth shtatores.
Territori i Malit të Zi është i njohur për numrin e madh të monumenteve të kulturës ilire.
Për të dëshmuar këtë trashëgimi, këto ditë doli nga shtypi një libër, i cili përmbledh dëshmi dhe dokumentime arkeologjike dhe paraqet guidën e parë për monumentet e kulturës ilire.
Dikur njerëzit studionin për të përsosur veten e tyre. Tani studiojnë për të shkaktuar admirimin e të tjerëve.
“Në një vend të qeverisur mirë, varfëria është diçka prej së cilës duhet pasur turp. Në një vend të qeverisur keq, pasuria është diçka prej së cilës duhet pasur turp.”
– Përvoja: një fener i vogël varur pas shpinës tonë dhe ndriçon rrugën që tashmë kemi kaluar.
– Çdo e vërtetë ka katër qoshe. Si mësues do t’ju tregoj një: tre të tjerat, duhet t’i gjeni ju.
– Zgjidhni një punë që ju pëlqen, dhe kurrë nuk do të duhet të punoni as dhe një ditë të vetme në jetën tuaj.
– Nëse njerëzit e dinin se sa të vegjël bëhen kur përpiqen të duken të mëdhenj, nuk do ta provonin kurrë.
– Heshtja është një mik besnik i cili kurrë nuk do të të tradhtojë.
– Mos u shqetësoni nëse të tjerët nuk të kuptojnë ty. Shqetësohuni kur ju nuk i kuptoni të tjerët.
– Të shkosh përtej gjërave është po aq keq sa t’i biesh shkurt.
– Të dish se çfarë është e drejtë dhe mos ta bësh atë, është burracakëria më e madhe.
– Nuk është e tmerrshme nëse ju fyen, tallën apo grabitën. E tmerrshme është në qoftë se ju nuk mund të harroni ato.
– Mënyra më e mirë për tu mashtruar, është të pretendosh se jeni më i zgjuar se të tjerët.
– Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon.
– I dëgjoj dhe harroj. I shoh dhe më kujtohen. I bëj dhe e kuptoj.
– Njeriu superior gjykon veten e tij. Inferiori gjykon të tjerët.
– Çdo gjë ka bukuri por jo të gjithë e shohin.
– Jeta është shumë e thjeshtë, por ne insistojmë ta komplikojmë atë.
– Burri me virtyt ndjen keqardhje që nuk është i përsosur, nuk i vjen keq që nuk është i famshëm.
– Njeriu i lartë mendon vetëm drejtësinë. Njeriu inferior mendon vetëm për interesat e tij.
– Harroni fyerjet, por kurrë mos harroni mirësinë.
– Ai që hedh ende shigjeta nuk është një harkëtar, ai që flet shumë ende nuk është një orator.
– Njeriu superior është modest në fjalët e tij, por jo në veprime.
– Të bësh padrejtësi, është serioze. Më serioze, megjithatë, është që të vazhdosh ta kujtosh.
– Kur dikush është i rreptë me veten, shumë rrallë dështon.
– Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.
– Sa më shumë në mënyrë rigoroze dhe pa mëshirë kritikon veten tënde, aq më drejt dhe me butësi do të gjykosh të tjerët.
– Ai që i di të gjitha përgjigjet, nuk i janë bërë të gjitha pyetjet.
– Një njeri superior nuk mund të jetë i njohur në çështje të vogla, por atij mund ti besohen shqetësime të mëdha. Një njeriu të vogël nuk mund t’i besohen çështje të mëdha, por ai mund të njihet për punë të vogla.
– Të jesh i varfër dhe të mos grindesh është e rëndë, të jesh i pasur dhe të mos bëhesh prepotent është edhe më rëndë.
– Ai që bën gjërat vetëm për interesin e tij personal, do të bëjë shumë armiq.
– Atë që nuk do të ta bëjnë ty, mos jua bëj të tjerëve.
– Kur përdhunimi bëhet i pashmangshëm, atëherë shtrihu në tokë dhe shiko të edukohesh.
– Të mësosh pa menduar është një punë e humbur, mendimi pa mësuar është rrezik.
– Me oriz për të ngrënë, ujë për të pirë dhe jastëk për t’u mbështetur – kam ende gëzim në këtë jetë. Nderimet dhe pasuritë e fituara me padrejtësi janë si një re që kalon shpejt.
– Studioni të kaluarën në qoftë se doni të përcaktoni të ardhmen.
– Të ankohesh në lidhje me të keqen, e dyfishon, të qeshësh me të keqen, e asgjeson.
– Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.
– Në një shtet që qeveriset mirë, varfëria është e turpshme. Në një shtet që qeveriset keq, pasuria është turp.
– Vullneti për të fituar, dëshira për të arritur, dhe vendosmëria për të arritur potencialin e plotë të vetes, janë çelësi për hapjen e derës së përsosmërisë së vetes./KultPlus.com
NA ISHTE NJËHERË SHPRESA- na u kthye në realitet ditën e 13. qershorit 2019, me publikimin e antologjisë së poezisë së shqipfolësve në gjuhën finlandeze. Të ftuar për të prezantuar poezinë shqiptare ishin shkrimtarja dhe poetja Natasha Lako si edhe shkrimtari dhe poeti Arian Leka, të cilët më bënë krenare me profesionalizmin e tyre, transmeton KultPlus.
Në antologji janë të përfshirë edhe 25 poet të tjerë:
Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mimoza Ahmeti,
Suzana Zisi, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Sokol Zekaj, Gazmend Krasniqi.
Adem Gashi, Ndue Ukaj, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Ramadan Musliu, Selajdin
Saliu, Eqrem Basha, Xhevdet Bajraj, Anton Gjojcaj, Marg Shilipa, Zef Skiro Di
Maxho, Mario Belizzi, Katerina Xukaro, Lindita Ahmeti, Lulëzim Haziri.
E vecanta e kësaj antologjie është se në brendi të saj ka
përfshirë poet të të gjitha trevave, kudo ndodhen shqipfolës: Shqiperi, Kosovë,
Maqedoni, Mal i Zi dhe Arbëreshët e Italisë/Sicili.
”Cfarë ka të vecantë këtu?”- më pyetën gjatë bisedës në një panel me
përkthyes:
Në pamje të parë nuk ka asgjë të vecantë, të gjithë janë shqiptarë me rrënjë,
të gjithë flasin gjuhën shqipe. Gjatë përkthimit kuptova që nuk isha vetëm një
përkthyese e gjuhës shqip-finlandisht, por edhe shqip-shqip. Kjo për arsye
sepse ashtu si jeta edhe gjuha evolon dhe jeton brënda kohës së vet dhe kufijve
gjeografik. Nëpërmjet këtyre poezive kupton këto diferenca dhe kulturën e
vëndit ku shqipfolësit jetojnë me gëzimet dhe brengat e tyre por edhe pasurinë
gjuhësore të këtyre trevave ku dialektiet gjuhësore edhe pse ma bënin përkthimin
të vështirë, në të njëjtën kohë më dhanë shumë duke ma pasuruar fjalorin t`im.
Parathënien rreth gjuhës shqipe dhe historikut të saj e ka shkruar poeti dhe studjuesi Gazmend Krasniqi i cili zbardh për lexuesin finlandez poezinë shqiptare prej fillimit të saj deri në ditët e sotme.
Gjithsesi nuk dua të lë pa përmendur se pikënisja e këtij projekti ka qënë human, nisur kjo edhe prej pozicionit t`im si emigrante por edhe influencuar nga këndvështrimi i shkencave sociale (edukimi im) për të mbështetur kombet e vegjël dhe gjuhët e tyre të përhapen mbarë Europës edhe më tej në rrang global. Kolonializmi gjuhësor si përshëmbull me anë të teknologjisë gjuha angleze, gjermane dhe ajo ruse ka kolonializuar gati të gjithë botën, dhe gjuhët e tjera të kombeve të vogla si shqipja apo finlandishtja janë gati të pafolura në rrang global (përvec shqipfolësve emigrant). Ndaj e falenderoj institucionin KONE SÄÄTIÖ- e cila e mbështeti këtë projekt deri në realizim. Sa shumë nevojë kemi për të tilla institucione që përvec profesionializmit mbështesin edhe humanizmin.
Endërra ndez ëndërrën. Shpresoj që tani kur themelet janë
hedhur mund të ecim drejt të panjohurave të bukura duke ju dhënë edhe më shumë
frymë.
Faleminderit gjithkënd që ndau me mua këtë punë tre vjecare deri momentet e këtyre ditëve. Ky event katër ditësh ka qënë i shumëllojshëm dhe në disa institucione dhe qytete ku ishin organizuar festivale poetike për të cilat do të rikthehem duke ju informuar mbi temat e tyre së shpejti./KultPlus.com
“Vallëzimi i fluturave ” do të jetë shfaqja e baletit e cila do të përmbyllë sezonin e baletit per balerinat e studios Rudina, shkruan KultPlus.
Shfaqja do të ilustrojë lindjen dhe jetën e fluturave me gjithë shkelqimin dhe bukurinë e tyre përmes vallëzimit të balerinave. Fluturat balerina duke qenë krijesa aq të bukura dhe delikate përmes rrahjes së flatrave të tyre do të përcjellin ndjenja gati hyjnore.
Për gati 45 min i gjithë publiku në sallë do të përçohet nga magjia dhe lumturia e fluturave tona. Do të fillohet me lindjen e fluturave, gëzimin e tyre kur fluturojnë së bashku, kur shetisin nëpër lule, kur punojnë, kur festojnë etj…
Mesazhi që përcjellë kjo shfaqje është Lumturia dhe pozitiviteti vjen nga një lëvizje e flatrave nganjëherë na duhet fare pak që të ndryshojmë jetën tonë dhe ta bëjmë atë më të bukur më të gjithë ata që kemi pranë. Mjafton ti bëjmë gjërat me dashuri për vetën dhe të tjerët …
Koreografe e shfaqjes është Rudina Berdynaj Jakupi Kostumografe Shpresa Isufi Muziket e përzgjedhura Shfaqja do të prezantohet në skenën e teatrit “Faruk Begolli” AAB Si gjithmonë së bashku me KTV./KultPlus.com
Autoritetet shqiptare kanë lansuar fushatën e radhës për nxitjen e leximit. Kësaj radhe, në fokus janë filloristët. Nisma më e re e ndërmarrë nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, “Mos harro librin e pushimeve” po angazhon brezin e ri në leximin e librave, si dhe po e bën këtë brez më solidar, kanë raportuar të hënën mediat shqiptare. Në Bibliotekën Kombëtare gjatë fundjavës fëmijët kanë dhuruar libra për shkollën e Kasallës, një fshat jo fort larg Tiranës, që dhe këta fëmijë të kenë mundësi të lexojnë personazhet e tyre të dashur gjatë pushimeve verore.
“Kënaqësi të shohësh fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke
lexuar, por edhe më e madhe kur i sheh tek bëhen solidarë me bashkëmoshatarët e
tyre, që kanë më pak mundësi se ata. Në Bibliotekën Kombëtare, me fëmijët që
dhuruan libra për shkollën e Kasallës dhe për të ndarë nismën: ‘Mos harro
librin e pushimeve”, citohet të ketë thëne ministrja e Kulturës, Elva
Margariti. Sipas saj, edhe jashtë kryeqytetit shqiptar ka lexues të apasionuar,
të cilët do të bëhen lexues të përhershëm në të ardhmen. Prandaj, sipas saj,
edhe kjo nismë do të bëjë të mundur pasurimin me tituj të rinj për fëmijët
jashtë kryeqytetit, ku të rinjtë të kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive
edhe gjatë pushimeve verore, shkruan sot Koha Ditore.
Nisma të shumta për nxitjen e leximit kanë ndërmarrë
institucionet e Shqipërisë vetëm gjatë këtij viti. Në fillim të 2019-s nisi
aktivitetin, ajo që Ministria e Kulturës e Shqipërisë e quajti, “Lëvizja
Kombëtare për Lexim”. Po atë kohë u zyrtarizua Qendra Kombëtare e Librit dhe e
Leximit, e themeluar prej Qeverisë së Shqipërisë. Qëllimi i këtij institucioni
është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në
fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
“Misioni i qendrës synon përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin,
nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave
dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian
dhe atë botëror”, shkruhet në prezantimin e këtij institucioni qeveritar. Nisma
të tilla në Shqipëri kanë nisur të fuqizohen duke parë se përditë e më shumë
numri i lexuesve është më i pakët. Instituti i Statistikave në Shqipëri ka
dhënë shifra alarmante sa i përket leximit. Sipas INSTAT-it, 1 milion banorë
nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë një viti kalendarik. Por me gjithë këto
nisma, është një vendim i fundvitit të kaluar që godet librin. Bëhet fjalë për
tatimin prej 6 për qind ndaj librit të miratuar në dhjetor të vitit të 2018-s..
Ka vite që botuesit në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në Kosovë, kërkojnë heqjen
TVSh-së.
“Kemi ngritur një grup pune, edhe faktikisht jemi duke
filluar disa biseda të tjera me Ministrinë e Ekonomisë, e edhe të Financës, sepse
përtej dëshirës dhe mundësive tona kalon në disa hallka burokratike. Është një
vendimmarrje që është marrë shumë kohë para se unë të nisja këtë detyrë,
prandaj edhe unë kam vështirësitë e mia për t’u rifutur në një proces të
mbyllur. Megjithatë, mendoj se ka ende mundësi për rishikime”, kishte thëne
ministrja Margariti, më 22 prill, një ditë para se të shënohej Dita Botërore e
Librit.