Duke e kaluar kohën e tij, si i ri, në ecajaket në qytetin e Linzit, Austri, në vizitat e tij të bëra në muze, duke marrë pjesë në opera dhe duke u ulur pranë lumit të Danubit, duke ëndërruar të bëhej një artist i madh, si i ri kohën e tij do ja kushtonte leximit dhe pikturës, ëndërr që do i shembej me refuzim nga Akademia prestigjioze e arteve të Vjenës në Austri me 1907.
Instituti konsideronte se ai kishte më shumë talentë në arkitekturë sesa në pikturë.
Piktura do i bëhej hobi, Hitleri do të pikturoj pothuajse deri në fund të jetës së tij, që përfundoj me vetëvrasje. Përpjekjet e Hitlerit për t’u bërë një artist ishin pjesë e identitetit të tij./KultPlus/
Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë dhuruar spektakël në Prishtinë, në një ndeshje bamirësie, që përfundoi 4:4.
Në këtë ndeshje, një gol shënoi edhe Xhaka, duke festuar me shqiponjë edhe pse kishte thënë se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.
“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.
“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka. Ai ishte dënuar me 10 000 franga.
Festival i muzikës së rock-ut Download Festival, i vendosur në Parkun Donington, Leicestershire, Angli, që nga viti 2003, këtë vit, me 14 – 16 qershor, duke performuar emrat e bendeve më të njohur të muzikës së rock-ut, si Def Leppard, Slipknot, Tool, Whitesnake, Slash, Slayer, Halestrom, Skinred, Red Zombie, Clutch, Blackberry Smoke, Anthrax, Skid Row, Crows etj.
Festivali i Rock-ut Download Festival, tashmë prej me të njohurve të këtij zhanri, duke promovuar krijimet e reja të rock grupeve, një përzierje të Country Music, Rock n’Roll, Heavy Metal, Metal, Grunge rock music, Alternative rock, Progresive rock etj, në tri ditët e festivalit, ka dhuruar shfaqje për të dashuruarit pas muzikës rock, me bendet më të mira në botë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për pjesëmarrësit, nga ana e bendeve.
Ajo çka është unike në këtë vit në Download Festival, është masa e madhe e sigurisë, përfshirja e policisë dhe grupeve të tjera paqeruajtëse, dhe përdorimi i teknologjisë në identifikimin e fytyrës, si masë mbrojtëse në sulmet e mundshme terroriste.
Artistet u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres” Sonte përfundon edicioni i shtatë i Festivalit të Artisteve dhe Aktivisteve, ku rreth 200 artistë e aktivistë nga vendi, rajoni e bota për gjatë 6 ditëve u bënë pjesëmarrës të aktiviteteve, të cilët përmes artit të tyre u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres”.
Gjatë këtyre ditëve artistët çuan mesazhin e festivalit që gratë duhet të jenë të lira, ta jetojnë jetën ashtu si duan dhe të marrin vendime mbi jetët duke përtej asaj që shoqëria patriarkale e konsideron “marre”. Në ditën e shtatë të festivalit Femart, në ora 20:00 – 23:30, në Teatrin ODA, do të organizohet koncerti FEMART FINALE. Festivali Femart është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.
Në turneun e fundit nuk u mblodhën dot të gjitha, sepse mungoi Victoria Beckham, por këtë do ta bëjnë për një film vizatimor që i kushtohet pikërisht atyre. Filmi për Spice Girls do shfaqet në kinematë botërore në 2020-tën, i pasuruar dhe me këngë të reja të pesëshes që beri bujë të madhe nga fundi i viteve 90`.Paramount zbuloi se është duke punuar aktualisht për një film te animuar mbi grupin e vajzave joshëse, dhe përveç faktit që aty do të përfshihen si këngët klasike të tij, ashtu edhe pjesë të reja, nuk jepen shume detaje të tjera.
Me skenar të Karen McCullah e Kiwi Smith, filmi vizatimor nuk ka ende një titull, sepse është në fazën e zhvillimit. Por Mireille Soria, Presidente e Paramount Animation deklaroi se vetë vajzat e grupit kanë një ide shumë të mirë për këtë, dhe janë mjaft të përfshira në projekt.
Në këtë mënyrë, do të arrijmë t’i shohim sërish në veprim së bashku, edhe pse në versionin e animuar Melanie Brown (Scary), Emma Bunton (Baby), Melanie Chisholm (Sporty), Geri Halliwell (Ginger) dhe Victoria Beckham, që si “Posh”, nuk është prezantuar që prej viti të largët 2012.
Grupi i formuar në Londër në 1994-tën është shfaqur dhe një herë tjetër në kinema, në 1997, kur doli komedia muzikore “Spice World”, e cila grumbulloi më shumë se 150 milionë dollarë në mbarë botën. /a.a/ /a.g/
”Pikaso, Lindja e një gjeniu” titullohet ekspozita më e madhe e hapur ndonjëherë në Kinë, e cila përmban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.
”Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente të Pikasos nga rinia në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita ka mbledhur pjesën më të mirë të Muzeut kombëtar Paris’’, deklaroi për median drejtuesi i muzeut, Laurent Le Bon.
Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm…një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit tejkalon 800 milionë euro.
Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë daton në 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Vetëm 33 vepra të artistit u ekspozuan në atë kohë.
Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, si për shembull prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.
Këtë herë, ekspozita është e fokusuar në veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së tij, me qëllimin për të treguar mënyrën e evoluimit të gjeniut Pablo Pikaso (1881-1973)./ /v.b/
“Sislej ishte një fëmijë shumë i qetë dhe i bukur. Ai gjithmonë kishte sjellje të mirë dhe i ndiqte të gjitha rregullat, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë. Ai shkonte në gjumë çdo natë në kohë dhe dhëmbët e tij ishin të bardhë si bora. Ai luante bukur në piano dhe në flaut. Në fundjavë e çonim për kalërim përpara aktiviteteve të tij të skautit. Ai gjithashtu shfaqte interes të madh për gjuhën frënge. Sislej gjithmonë ishte shumë i dobishëm për të tjerët. Përderisa shokët e tij dilnin të luanin jashtë pas shkollës, Sisleji kishte vendosur që kohën e tij pas shkollës ta falte për t’i ndihmuar të moshuarit në punët e tyre shtëpiake. Shpërblimi i tij vjetor ishte që gjithmonë në dimër të shkonte për ski me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij” – Nëna.
Që t’i qasem më korrekt veprës se Sislej Xhafës, desha të zbuloj diçka më tepër në rrënjët e tij, në po ato rrënjë që metaforikisht i ka paraqitur përmes pemës së ullirit gjatë ekspozitës së tij në Berlin në vitin 2017, ku megjithatë e tërhiqte vërejtjen “Don’t touchme”! Atë biografi që ma ofroi galeria GALLERIACONTINUA, të cilën ai e përfaqësonte, ishte kryekëput për veprën e Sislejt si artist. Atë që kërkoja ishte e thurur me shumë modesti në letrën e nënës, të cilën Sislej e lexoj para audiencës së Muzeut Metropolitan në vend që të fliste për veprën e tij, për çka në fakt ishte edhe i ftuar, shkruan albinfo.ch.
Vetmiovale me “v” të vogël
Vepra e Sislejt, me të cilën ai u paraqit në Art Basel 2019, ovoid solitude (vetmiovale), si edhe veprat e tij të tjera, pa dyshim që është shumështresore, si për nga mënyra se si ajo ofrohet, po ashtu edhe nga ajo se si vepra perceptohet dhe konsumohet.Shumështresshmëria e kësaj vepre manifestohet edhe në vështirësinë për ta kategorizuar atë, duke filluar nga kuptimi më i gjerë si vepër artistike, deri te përkufizimi i saj si një instalim performativ. Si shikues, gjendesh përpara një shitore shumë të madh dhe pa dritare, e tëra e bërë nga fletë të mëdha metali të hullizuara dhe të ngjyrosura në të bardhë, mu si muret e shtëpive të vjetra të gëlqerosura. Në mes të gjithë kësaj hapësire të bardhë gjendet një derë, ku qëndron i ulur qetë kubanezi ngjyrë-errët Raul. I qetë dhe pa ndonjë emocion të veçantë, Rauli, me një pjesë të trupit në dritë dhe tjetrës në errësirë, i përngjan dikujt që shëtit lirshëm mes botëve: asaj që shohim përjashta dhe asaj që pjesërisht shihet mbrapa tij. Nuk ka titull, po as ndonjë indikacion, që bën fjalë për ndonjë performans, instalim performativ, pikturë të gjallë ose, thjesht, se bëhet fjalë – në fakt – për një shitore të vezëve. Në të shumtën e rasteve vizitorët, mes tjerash, e përshkruanin veprën si shumëdimensionale, por edhe provokuese. Sisleji, në anën tjetër, pyetjes se a është vepra e tij provokuese, ai përgjigjet: “Arti nuk është provokues. Korrupsioni, padrejtësia, racizmi janë provokime. Arti është i bukur. Arti krijon dimensione të përvojës së jashtëzakonshme, ku krijohet një mundësi për pyetje. Literatura, filmi dhe arti, në përgjithësi, nuk janë provokime, por janë vetëm një përvojë magjike, personale, unike”, përcjell albinfo.ch.
Unlimited
Nuk është e rastit që vepra artistike e Sislejt të gjendet në hapësirën Unlimited të këtij manifestimi, sepse aty ishte artisti, ai i cili duhej t’ia vendos kufijtë asaj që ai ose ajo dëshiron ta prezantojë. Këtu Sislej Xhafa, si një ilegal i përkushtuar që është, i kalon kufijtë dhe përkufizimet tematike, kategorizuese, doktrinore, kohore dhe hapësinore, duke aluduar në artin si një prej mjeteve të vetme të civilizimit të sotëm, që denjësisht përfaqëson demokracinë, duke u shprehur: “Arti është si një mjet i jashtëzakonshëm i demokracisë. Ai lë hapësirë të pjesëmarrjes dhe, po ashtu, lë hapësirë të një dimensioni të një përvoje unike. Arti është e vetmja demokraci që ekziston në këtë shoqëri, në këtë civilizim. Për mua është shumë me rëndësi perceptimi, si dhe aspekti i pjesëmarrjes individuale. Kur flasim për demokraci, flasim për një akt praktik të pjesëmarrjes edhe të ndjenjave personale. Arti mund ta ofrojë këtë mundësi.”
Vepra është emri, emri është mbiemri
“Titulli është një element, një faktor shumë i rëndësishëm sa edhe vepra e artit…”. Kështu e filloi shpjegimin Sislej kur e pyeta se mos ndoshta heqja e titullit nga cilado vepër e artit do të linte më tepër hapësirë për shikuesin që të ndërmarrë rrugëtimin individual, pa shenja, drejt përjetimit të veprës artistike, që ai të vazhdojë më tutje: “Kur e krijon një titull, ai është një intensitet, krijon një hapësirë konceptuale edhe ofron një mundësi të perceptimit. Unë gjithnjë i qasem kësaj si momenti kur fëmijët lindin; ata e kanë një emër dhe një mbiemër. Për mua titulli është shumë i rëndësishëm për reflektimin e ndjenjave të mia ndaj veprës dhe kohës”.
Mes ujit dhe impresionizmit
Duhet ta pranoj se emri Sislej për mua ishte mjaft intrigues. Përpjekjet e pasuksesshme për ta gjetur kuptimin, rrënjën e emrit, u transformuan në pyetje konkrete: “Prej nga ky emër? Si ky emër? Kuptimi?”. Dhe, rrëfimi filloi: “Fillimisht babai ka dashur të ma vërë emrin Ujë!” Vetëm e paramendova sa i jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht sa ordiner do të ishte një emër i këtillë. Po të mos ishte gjyshja, ndoshta unë sot do të bashkëbisedoja me Ujin. “Ajo ka insistuar që të mos ma vërë emrin Ujë”, e vazhdon rrëfimin Sislej “nga frika që mos ndoshta sa herë të kërkojë dikush ujë, unë të kthehem duke menduar se më thërrasin mua”. Këtu rrëfimi merr drejtim impresionist dhe babai vendos t’ia vërë mbiemrin e impresionistit Alfred Sisley-it, me ndryshim të shkronjës y në j, duke na sjellë përsëri te konkluzioni i përbashkët se vepra është emri, ndërsa emri është mbiemri. /albinfo.ch
Njerëz të zbrazët Mistah Kurtz, ai i vdekur 1 Një qindarka për një burrë të vjetër 2 I Ne jemi njerëz të zbrazët Ne jemi njerëz të mbushur Përkulur së bashku Kokën plot kashtë. Alas! 3 Zërat tanë të ngjirur Edhe kur pëshpëritim Janë të qetë e pa kuptim Si era në barin e thatë Apo këmbë minjsh gjirizesh mbi xhama të thyer Në bodrumin tonë të thatë. Figura pa forma, hije pa ngjyra, Forcë e paralizuar, gjeste pa lëvizje Ata që kanë kaluar Me sy drejtpërdrejtë Në atë mbretërinë e vdekjes Na kujtoni… nëse jo gjithmonë… tash sa s’kemi humbur Shpirtra të dhunshëm Si njerëz të zbrazët Si njerëz të mbushur II Sytë s’guxojmë t’i takojmë as n’ëndrra Në mbretërinë e ëndrrave vdektare Këto nuk dihen: Atje janë sytë Rrezet e diellit mbi kolona të thyera Nuk ka lëkundje pemësh Edhe zërat Mes të kënduarave të erës Janë më të largëta e më solemne Se sa yjet që veniten Mos më lër të afrohem Në mbretërinë e ëndrrave vdektare Më lini të vishem
Të maskohem qëllimisht
Me pallto minjsh gjirizesh, me lëkurë sorrash,
që t’u shmangem pengesave
Në një fushë
Të sillem siç sillet era
Pa u afruar
Jo në atë takimin e fundit
në mbretërinë e muzgut
III
Kjo është tokë e vdekur
Kjo është tokë kaktusesh
Këto pamje të gurëzuara
Janë ngritur
Që të marrin lutje nga dora e njeriut të vdekur
Nën vezullimin e një ylli të venitur
Kështu e ka
Në mbretërinë vdektare
Zgjohesh vetëm
Në kohën kur ne jemi duke u dridhur me butësi
Buzët që do të puthnin
Nga lutjet te gurët që zhgurëzohen
IV
Sytë nuk janë këtu
Nuk ka sy këtu
Në luginën e yjeve të vdekur
Në luginën e zbrazët
Veç nofulla të thyera të mbretërive të humbura
Në pikëtakimin e fundit
Prekemi bashkë
E i shmangim bisedat
Të mbledhur të gjithë në plazhin e lumit të fryrë
Të verbër
Po s’na u shfaqen sytë
Si yll i përjetshëm
Trëndafil Multifoliat 4
I vdekjes në mbretërinë e muzgut
Vetëm si shpresë
E njerëzve të zbrazët
V Ja ku shkojmë rreth pemëve me gjemba Dardha gjembore, dardha gjembore Ja ku shkojmë mes dardhave gjembore Që në pesë të mëngjesit Mes ideve Dhe realiteit Mes lëvizjeve Dhe veprimeve Bije hija Sepse e jotja është kjo mbretëri Mes konceptit Dhe krijimit Mes emocionit Dhe përgjigjes Bije hija Jeta është tepër e shkurtër Mes dëshirës Dhe vrullit Mes efektit Dhe ekzistencës Mes ecencës Dhe rënies Bije hija Sepse e jotja është kjo mbretëri Sepse është e jotja Kjo jetë është e jotja Kështu përfundon bota Kështu përfundon bota Kështu përfundon bota Jo me zhurmë, por me rënkim
Nga: T. S. Eliot Përktheu: Rrona Jaka
Shënime:
1 Referencon novelën “Zemra e errësirës” ku karakteri kryesor Marlou e quan këtë tipin si njeri pa moral e humanitet. Apo siç e quan Marllou si njeri i zbrazët, më saktë “hollow to the core”. 2 Referencon plakun Karon i cili për një monedhë u ndihmonte të vdekurve që të kalojnë lumin e Hadit Gjithashtu ka të bëj me “gunpowderplot” ku ky farë Guy Fawkes përdor pluhur baroti për ta shpërthyer parlamentin e mretit Xhejms I. Tradita na tregon se, tash, me 5 nëntor, fëmijët kërkojnë një monedhe për të financuar këtë projekt shkatërrues 3 Pasthirrmë që tregon mjerim, keqardhje apo shqetësim.
4 “Multifoliate” është një lule me shumë petale. Me anë të kësaj Elioti referencon Danten dhe lulen që gjendet në rrethin e fundit të parajsës. Kjo lulja simbolizon parajsën kurse petalet e saj janë njerëzit.
27 fëmijë kanë realizuar një ëndërr, ata të cilët nuk e kishin parë dhe shijuar asnjëherë plazhin me ndihmën e Emina Cunmulajt e realizuan, pasi modelja shqiptare u plotësoi këtë dëshirë duke i dërguar këta fëmijë në det.
Këta
27 fëmijë bashkë me Cunmulajn kanë kaluar ditën në Velipojë.
Emina Cunmulaj ka shkruar se shumica prej këtyre fëmijëve janë nga emisioni “Fundjavë ndryshe”, të cilëve u ka ndihmuar bashkë me të tjerët për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e kushteve./KultPlus.com
Sa libra i lexoni brenda një viti? Një në muaj? 10, 15, 25, 50??? Sipas një studimi të bërë në vitin 2013 nga “Pew Research Center”, mesatarisht një amerikan i lexon 5 libra në vit.
Kjo nuk duket shumë, mirëpo njerëzit janë të nxënë! A e dini
se kush është shumë i nxënë? Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoftit
dhe njëriu më i pasur në botë. Por, për të leximi është jashtëzakonisht i
rëndësishëm.
Në një intervistë për “The New York Times” ai tregonte se sa
shumë ndikim kanë librat tek ai. Ai madje e ka krijuar edhe një Blog, Gates
Notes, në të cilin ai publikon recensione të librave.
Gates ka pohuar se ai i lexon 50 libra në vit. Në blogun e
tij mund të gjeni rekomandime shumë të mira për libra, por ai preferon librat
të cilat “Prekin në temën se si funksionojnë gjërat”.
Nëse i lexoni 50 libra në vit, shumë mirë atëherë! Kjo është
mjaft impressive! Vetëm vazhdoni dhe ndoshta edhe ju mund të bëheni po aq të
suksesshëm sa edhe Bill Gates.
Shpalosa letrën. Ishte shkruar në farsi. Nuk mungonte asnjë pikë, presje, fjalët dalloheshin qartë nga njëra-tjetra. Shkrimi, me qartësinë e vet, ngjante gati fëmijëror. Fillova të lexoja:
“Në emër të Allahut të madh,
Mëshirëplotit,
Amir aga, me respektin tim më të thellë,
Farzana xhan, Sohrabi dhe unë lutemi që kjo letër të të
gjejë mirë me shëndet dhe nën dritën e hireve të Allahut. Të lutem jepi
falënderimet e mia Rahim Khan, sahibit, që arriti të të sjellë këtë letër.
Shpresoj që ndonjë ditë të mbaj në duar një nga letrat e tua dhe të lexoj për
jetën tënde në Amerikë. Ndoshta një fotografi jotja do më çelte sytë. I kam
folur aq shumë për ty Farzana xhanit dhe Shorabit, se si jemi rritur bashkë, si
kemi luajtur dhe si kemi vrapuar nëpër rrugë. Ata qeshin me historitë e me
gjithë prapësitë që kurdisnim të dy!
Amir aga,
Afganistani, ashtu si dikur rinia jonë, ka vdekur me kohë.
Mirësia është zhdukur nga kjo tokë dhe është e pamundur t’u shpëtosh vrasjeve.
Gjithnjë vrasje. Në Kabul mbretëron frika, në rrugë, në stadium, në tregje,
është pjesë e jetës sonë Amir aga. Të egrit që sundojnë vatanin tonë, nuk kanë
pikë ndjenje njerëzore.
Një ditë, e shoqërova Farzana xhanin në Pazar për të blerë
patate dhe naan. Ajo pyeti shitësin sa kushtonin patatet, por ai nuk e dëgjoi,
kam përshtypjen se nuk dëgjonte nga njëri vesh. Kështu që ajo e pyeti me zë të
lartë dhe befas një taleban i ri u afrua dhe e goditi në kofshë me një shkop
druri. E goditi aq fort sa ajo u shemb në tokë. Ai filloi t’i ulërinte dhe ta
shante duke i thënë se Ministria e Vesit dhe e Virtytit nuk lejonte që gratë të
flisnin me zë të lartë.
Asaj iu bë në këmbë një njollë e madhe mavi për ditë të
tëra, por çfarë mund të bëja unë përveç se të rrija dhe të shihja si ma rrihnin
gruan? Po të luftoja, ai qeni do të ma kishte hequr një plumb kokës me gjithë
qejf! Dhe cfarë do të ndodhte më pas më Shorabin? Rrugët janë plot jetimë të
uritur dhe çdo ditë i falem Allahut që jam gjallë, jo pse kam frikë nga vdekja,
por sepse gruaja ime ka një burrë dhe djali im nuk është jetim.
Do të doja shumë ta shihje Sohrabin. Është goxha djalë.
Rahim Khan sahibi dhe unë i kemi mësuar shkrim e këndim, që ai të mos rritet
budalla si i ati. Dhe ka një nishan të hatashëm me llastik!
Nganjëherë e çoj Sohrabin në Kabul dhe i blej karamele. Në
Shar-e-Nau është ende një burrë me majmun. Sa herë e ndeshim, i jap të holla,
që majmuni të kërcejë për Sohrabin. E mban mend kur uleshim poshtë pemës së
shegës dhe lexonim Shahnamah-un?
Erërat e kanë tharë kodrën dhe pema nuk ka bërë kokrra prej
vitesh, por Sohrabi dhe unë ende ulemi nën hijen e pemës dhe unë i lexoj pjesë
nga Shahnamah-u. Besoj e kupton edhe ti vetë se pjesa e tij e parapëlqyer është
ajo që mban emrin e tij: Rostani dhe Sohrabi. Së shpejti ai do të mund të lexojë
vetë atë libër. Jam një baba i lumtur dhe me fat.
Amir aga,
Rahim Khan Sahibi është shumë i sëmurë. Kollitet gjithë
ditën dhe i kam parë gjak në mëngë, kur fshin buzët. Ka humbur shumë në peshë
dhe do të doja të hante nga pak shorva dhe orizi që gatuan Farzana xhani. Por
ai ha vetëm nja dy kafshata e kjo, sipas mendjes sime, vetëm e vetëm që të mos
i vijë keq Farzana xhanit.
Jam shumë i shqetësuar për këtë njeri të dashur dhe i lutem
Zotit çdo ditë për të. Pas ca ditësh do të largohet për në Pakistan, të takojë
ca mjekë atje dhe, inshallah, do të kthehet me habere të mira. Por
thellë-thellë kam frikë për të. Farzana xhani dhe unë i kemi thënë Sohrabit të
vogël që Rahim Khani do të bëhet shëndoshë e mirë. Ç’t’i themi? Është vetëm
dhjetë vjeç dhe e adhuron Rahim Khan sahibin. Janë lidhur shumë bashkë. Rahim
Khan sahibi e kishte bërë zakon që ta merrte me vete në Pazar për balona dhe
biskota, por tani nuk ka më fuqi për këtë.
Kam parë shumë ëndrra këto kohët e fundit. Disa prej tyre
janë makthe, kufoma që varen, të dekompozuara mbi fushën e përgjakur të
futbollit. Më del gjumi duke m’u marrë fryma dhe qull në djersë. Por, në
shumicën e rasteve, shoh ëndrra të mira dhe i falem Zotit për këtë.
Ëndërroj sikur Rahim Khani është shëruar. Ëndërroj sikur
djali im do të bëhet njeri i mirë, njeri i lirë dhe i rëndësishëm. Ëndërroj që
lulet laëla të lulëzojnë përsëri në rrugët e Kabulit, muzika rubab të dëgjohet
përsëri në shtëpitë e samovarit dhe balonat të fluturojnë përsëri në qiell.
Dhe ëndërroj që një ditë ti të vish përsëri në Kabul për të
rivizituar tokën e fëmijërisë sate. Në qoftë se kthehesh, do të gjesh një shok
besnik që të pret.
Zoti qoftë gjithnjë me ty!
Hasani”
– Khaled Hosseini, “Gjuetari i balonave”/KultPlus.com
Diellin ta shikosh nga hija e plepit Dhe ta matësh Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake Besnik i madh i Njeriut Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd
(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë të dëgjohesh në shkretëtirë Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush nuk të beson: Sa më pak shikoje veten në pasqyrë Dhe kurrë mos mendo: I pari Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë të natës në pikë të vapës Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendësohet Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar në botë Dhe si të duash Ti Lumi Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë e saj e zezë Bashkudhëtari im Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë./KultPlus.com
Rita foli edhe njëherë për eksperiencën e saj Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, në muajin prill ka vizituar Kosovën, vendlindjen e saj. Këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, ajo e ka dokumentuar në një film, i cili do të transmetohet nesër (e diel).
Në një intervistë për The Daily Mail, foli për vizitën e saj
të veçantë dhe emocionuese në Kosovë.
Këngëtarja 28 vjeçare, tregoi se u detyrua të largohej nga
vendi i lindjes si fëmijë së bashku me familjen e saj nga konflikti
serbo-shqiptar, ndërsa tha se udhëtimi i saj për në vendlindje dhe takimi me të
rinjtë, nënkupton gjithçka për të.
“Familja ime u detyrua të largohej nga Kosova për shkak të
konfliktit në kërkim të sigurisë dhe shanceve më të të mira për të ardhmen.
Sot, është e mrekullueshme ta shohësh Kosovën në paqe dhe të shohësh që fëmijët
kanë më shumë qasje në kujdesin shëndetësor dhe edukim”, tha ajo për dailymail.
Ky dokumentar do të transmetohet në “Soccer Aid” për UNICEF në ITV këtë të diel.
Sa ka qenë në Kosovë, artistja shqiptare ka mbajtur edhe një fjalim para publikut.
“Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë.”, ka thënë këngëtarja shqiptare përgjatë një fjalimi të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.
“Ritual” mban titullin projekti i fundit i artistes shqiptare, që erdhi vetëm në versionin audio. Kënga është publikuar në fund të muajit maj dhe deri tani në kanalin Youtube numëron mbi 3 milionë klikime.
Gazeta franceze, “La Semaine à Paris”, ka botuar, më 14 tetor 1927, në faqen n° 24, një shkrim kritik për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin sot po e sjellim në vijim për publikun shqiptar:
Nëse jo shumica, shumë nga spektatorët që do të marrin pjesë
në shfaqjet e dhëna në Atelier nga Z. Aleksandër Moisi, e njohin atë vetëm prej
reputacionit të tij. Nuk ka dyshim për mua se jo të gjithë që dalin nga salla e
teatrit, bëhen admirues të tij.
Ai është një komedian shumë i madh. A është loja e tij
specifikisht gjermane ? Më duket se jo ; në fakt, ai anon po aq në aktorët
gjermanë (që e rrethonin atë në shfaqjen e parë që ai luajti) sa në tanët (që i
dhanë pastaj replikën).
Nuk e di nëse ky bir shqiptari dhe italianeje (gjuha amtare
e të cilit është italishtja) flet një gjermanishte të përsosur. Në çdo rast, ai
shprehet shumë mirë në frëngjisht. Ai na u shfaq në dy vepra të Tolstoit, dhe
kam përshtypjen se rusi i madh i përshtatet temperamentit të tij. Do t’ju
tregoj herën tjetër në lidhje me interpretimin e tij të Hamletit – të cilin ai
do ta bëjë në momentin kur ky numër i “La Semaine à Paris” do të arrijë te
abonentët tanë.
Analiza e tepërt e lojës aktori rrezikon sterilizimin e saj
në kujtesën e tij. Rrjedhshmëria e artit skenik kërkon që t’i përmbahemi
përshtypjeve. Ajo që prodhohet nga Z. Moisi është e thellë, dhe nga vetë fakti
i thellësisë së shfaqjes së tij. Ajo që e karakterizon është mprehtësia e
rezonancës përmes përçmimit të dukshëm.
Trupa gjermane që rrethon Aleksandër Moisi (një nga
përkthyeset, Znj. Rosa Bertens luan pastaj në frëngjisht, shumë mirë), është e
mirë. Ajo të bën që të shtrëngosh jetën nga afër.
Ndoshta, mund të fajësohet tendenca për të luajtur shumë
para publikut. Nga dhimbja akute e lojës së saj, përkthyesja kryesore, Léontine
Sagan, më kujtoi të pakrahasueshmen Elisabeth Bergner-in në “A qui la faute ? –
Faji i kujt ?”, filmi prekës i shfaqur aktualisht në Ursalines.
Dekoret skematike: një kanavacë, një tavolinë, janë vënë me mjeshtëri, falë lojës së dritave, – ndriçime “à la Rembrandt”. Në tërësi, një përpjekje shumë fisnike dhe një rezultat i mrekullueshëm.
E shihni nuk i kemi harruar lisat e moçëm as nuk i kemi falur asnjëherë me të vërtetë ata që na tradhtuan në rrugën për pemishtet qiellore kështu që ne flemë më mirë se të tjerët rëra tërheq perden mbi strofullin e korbit duke qenë se burrat merren me problemet e instalimit të diktaturave nën qepallat e atyre që janë të panikuar dhe që po vdesin urie o hir i tillë o lajme të tilla të këqija ne tensionojmë mendjet tona ne jemi në zjarr oh ne jemi të dënuar për t’i përsëritur urrejtjet rrezatuese në pyjet e vjetra./KultPlus.com
“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë”.
“Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga
njerëzit”.
“Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me veprat që
peshojnë, dije dhe mos ke asnjë dyshim ,se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka
brenda, dhe burrë do të jesh, biri im”.
“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.
“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga
kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.
“Imagjinata e një femre është ndonjëherë më e sigurtë se
siguria e një mashkulli”.
“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që
ecin në turmë”.
“Një femër budallaqe mund ta kontrollojë mirë një mashkull
të zgjuar, por duhet një femër tepër e zgjuar për të kontrolluar një budalla”.
“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet
ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.
“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të
këqijat janë frikërat e tua”. / bota.al
E keni parë ngado, e madje është piktura që ka frymëzuar edhe skenën e puthjes së flamurit nga Isa Boletini tek filmi “ Nëntori i dytë“.
Dita e flamurit na sjell në mënyrë të pashmangshme përpara syve këtë imazh, por ndonëse ai vetë është shumë i famshëm, pakkush e di se cfarë ka ndodhur me pikturën, vepër e piktorit të njohur Nikolet Vasia, autor i qindra punimeve në pikturë, skulpturë, mozaikë, grafikë, por në fund, një njeri gjithmonë modest.
Stërnipi i Kol Idromenos është gjithashtu krijues i stemës së Durrësit, por edhe këtë, jo shumë njerëz e dinë.
Janë rreth 11 vepra të tij të cilat nuk dihet ku përfunduan, mëgjithatë pengu i madh ishte “ Rreth flamurit të përbashkuar“. Pikturën e bleu në vitin 1978 Galeria e Arteve në Durrës, por kur ambjentet e kësaj galerie iu rikthyen ish pronarëve, veprat e saj u dërguan në Mauzoleumin e Dëshmorëve, ku zhduken dhe gjurmët e pikturës së njohur. Me pak fjalë, u vodh, ndërsa autorin e mundoi gjithë jetën fati i saj, ashtu si edhe fakti që botohej vazhdimisht në 28 nëntor pa u vendosur emri i njeriut që e krijoi.
Duke e pasur Pallatin Topkapi si qendër administrative të sundimit osman, Turqia ka trashëguar disa nga reliktet më të vlefshme islame, përfshirë edhe gjërat personale të Profetit Muhamed.
Edhe pse tani ditët me diell përvëlues nuk janë lehtë për t’u përballuar, Topkapi Palace megjithatë mirëpret një numër të madh të turistëve dhe vendasve që duan të vizitojnë vendbanimin e sulltanëve, që ishte qendra e tyre nga viti 1453 e deri në mesin e shekullit XIX.
Pasi të keni vizituar pjesë të ndryshme të pallatit ku mund
të sodisni gjithçka – nga tryezat e ushqimit e deri te “Oda e Relikteve të
Shenjta” – ju mund të kuptoni rëndësinë e këtij pallati.
Në muzeun Topkapi ndodhen disa nga reliktet më të vlefshme
islame, duke filluar nga pelerina e Profetit Muhamed, e deri te shpatat e
përdora nga ai dhe katër shokët e tij: Ebu Bekri, Omer ibn al Hatab, Uthman ibn
Affan dhe Ali ibn Abi Talib.
Muzeu gjithashtu ekspozon materiale që besohet se ishin te
profetëve Musa, Ibrahim, Jusuf dhe Daud.
Ndonëse turistët mahniten me admirimin e relikteve, ata mund
t’i shpëtojnë informacionit historik – faktit se ndërtesa ishte pika qendrore e
sulltanëve osmanë.
“Sulltanët osmanë donin t’i mbanin afër relikte e shenjta, sepse
mendonin se vendosja e tyre në Pallatin Topkapi do ta bënte Stambollin si
qendër të botës islame”, thotë Mustafa Sabri Kucukasci, drejtor i Muzeut, i
cili është gjithashtu profesor i historisë së Mesjetës në Universitetin e
Marmarasë.
“Pelerina e Profetit, e cila quhet ndryshe ‘Manteli i
Shenjtë’ është përdorur si shenjë e Kalifatit qysh nga periudha e Umajadëve”,
tregon Kucukasci.
Nuk është e rastësishme pse turistët turren pikërisht në
Odën e Relikteve të Shenjta. Edhe sulltanët i kishin kushtuar tejet rëndësi
kësaj ode.
Siç tregojnë historianët, çdo vit, në periudhë të caktuar të
muajit Ramazan, vet sulltanët e kishin pastruar odën me ujë trëndafili dhe me
leckë mëndafshi.
Më pas, për orë të tëra aty ishte lexuar Kur’ani. Ndonëse
kjo traditë më nuk ekziston, Oda gëzon të njëjtin respekt, jo vetëm nga
turistët, por edhe nga vet shteti.
Sulltanët osman trashëguan këto relikte të çmuara nëpër
epoka të ndryshme. Gjithçka filloi kur Sulltani Selim I pushtoi pjesën më të
madhe të Lindjes së Mesme në vitin 1517, ku shumë relikte islame u sollën në
Stamboll nga bota arabe.
Ndërsa Perandoria Osmane u përhap në atë që sot kufizohet si
Egjipti, Siria, Libani, Palestina, Jordania dhe Gadishulli Arabik, Sulltan
Selimi jo vetëm që i mposhti Mamlukët, por edhe morën halifatin prej tyre, duke
sjellë shumicën e relikteve të shenjta nga Kajroja në Stamboll.
“Qysh nga periudha e Selimit të parë, osmanët i kanë dhënë
rëndësi të madhe koleksionimit të relikteve te Profetit Muhamed në qendrën e
tyre në Stamboll, dhe kjo ishte si rezultat i dashurisë dhe besnikërisë ndaj
mësimeve të tij”, tregon Kucukasci.
Që nga Sulltan Mehmedi II, ndërtesa e Topkapi është
restauruar disa herë. Në kohën e Sulltan Selimit kur janë sjellë reliktet e
shenjta, shtëpia perandorake papritur u shndërrua në një faltore muslimane, ku
sulltanët dhe zyrtarët e tyre mbajtën ceremonitë për të puthur mantelin e
Profetit, duke shfaqur respekt për gjësendet personale të tij.
“Si rezultat, kryeqyteti otoman fitoi një reputacion të
qendrës politike dhe fetare të botës islamie”, thotë Kucukasci.
Në shekullin e XVII-të, arkitekti i pallatit, Mustafa Safi,
e quajti odën Has Oda Beytu’l-hilafe, që do të thotë Shtëpia e Kalifatit,
ndërsa ai rendiste reliktet e shenjta të vendosura në dhomë, duke përcaktuar
hapësirën si “vizualizim të kalifatit osman”. Edhe dryni dhe çelësi i Qabesë,
që është vendi më i shenjtë Islam, gjenden në këtë pallat.
Ahmet Xhevdet Pasha, një nga burrështetasit më të shquar
osmanë dhe juristët e fundshekullit të 19-të, argumentoi se kalifati Abbasid
kishte humbur kontrollin e shumicës së botës islame, pasi i përdorën Mamlukët
si instrument për të fituar legjitimitet.
Sipas Pashës, ishte udhëheqja osmane që rivendosi rendin
islami pas Selimit, duke i mundur mamlukasit dhe duke marrë kalifatin nga abasidët.
“Duke iu bashkuar sulltanatit me Kalifatin, shteti osman
arriti një nivel më të lartë, të cilin e meritonte. Me këtë bashkim një komb i
forcuar i Islamit e gjeti drejtimin e tij”, thotë Xhevdet Pasha në shkrimet e
tij të asaj kohe.
Udhëheqja otomane kishte një interes të veçantë për reliktet
e shenjta dhe magjepsja ndaj tyre shkoi përtej kohës së Profetit Muhamed.
“Ka një kulturë besimi rreth këtyre relikteve. Ka pasur
gjithashtu gjëra që besohet se u përkasin profetëve të tjerë të së kaluarës”, tha
Kucukasci.
Një shkop, që besohet se i përket Musait, gjithashtu
ekspozohet në Pallatin Topkapi në Stamboll.
Në fillim të shekullit të XIX-të, sulltani Mahmud II vendosi
të largohej nga Has Oda dhe të dedikonte hapësirën ekskluzivisht në reliktet e
shenjta. I biri Abdulmexhid I, i cili vazhdimisht ndoqi politikat e
modernizimit të shtetit osman, u largua nga Pallati Topkapi në 1856 dhe u fut
në Pallatin Dolmabahçe të ndërtuar rishtas, një arkitekturë froni në stilin
neo-barok, përgjatë brigjeve të Bosforit.
Deri në vitin 1918, kur Perandoria Osmane ishte në prag të
rënies, një nga gjeneralët e saj, Fahrettin Pasha, shfaqi një sfidë të
jashtëzakonshme. Si komandant i forcave osmane në qytetin e shenjtë të Medinës,
Pasha refuzoi të dorëzohej përpara forcave aleate, duke lënë mënjanë urdhrat e
eprorëve të tij.
“Unë ju bëj thirrje në emër të Pejgamberit, dëshmitarit tim,
që a mbroni atë dhe qytetin e tij me fishekun e fundit dhe frymën e fundit,
pavarësisht nga forca e armikut. Lutjet e Muhamedit qofshin me ne”, u tha ai
ushtarëve të tij gjatë rrethimit të Medinës.
Në janar 1919, Pasha u arrestua nga oficerët e tij për shkak
të mosbindjes ndaj urdhrave nga Stambolli, 72 ditë pas marrëveshjes së
Perandorisë Osmane me forcat aleate.
Gjatë përplasjes, Fahrettin Pasha shpëtoi shumë relikte të
rëndësishme të shenjta dhe i transportoi ato në Pallatin Topkapi në Stamboll.
Pavarësisht nëse i bëni Stambollit një vizitë njëditore apo më shumë, Topkapi është një destinacionet që jo vetëm se do të ju mahniste me stilin dhe trashëgiminë, por edhe do të ju ndriçonte dijen historike, duke ju endur nëpër periudha shumëshekullore. /Përgatiti: Arbnora Avdiu-Hoxha/Te Sheshi/
Thënie të Bekim Fehmiut mbi jetën, punën, profesionin, karakteret njerëzore…të nxjerra nga libri i tij autobiografik “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që përgatiti Fahri Musliu.
“Kur për herë të parë erdha në Beograd nga Prizreni, njëra
nga detyrat e mia ka qenë ta luftoj famën e cila akoma kishte mbetur nga e
kaluara tek disa njerëz, se shqiptari mund të jetë vetëm ‘shqiptar’ hamall i
qymyrit, pastrues, se as mund të jetë edhe aktor akademik. Duke shkuar në botën
e jashtme, kam dashur ta kundërshtoj famën mbi Jugosllavinë, e cila ka qenë rezultat
i anës së propagandës jo qëllimmirë. Kam dashur të tregoj se ne nuk ecim me
thika në bel dhe në opinga, porse krejt normal mund të gjendemi edhe në ‘të
mirat’ e asaj bote të tyre”, shkruan sot Koha Ditore.
“Qëllimi im ka qenë që t’i tregoj botës se edhe një shqiptar
i vogël mund të jetë njeri i mirë dhe punëtor i mirë. Mirëpo këtë nuk e kam
marrë në mënyrë fantastike e të krenohem tash se kush e di çfarë bëra, jo.
Qëllimi im ka qenë ta bind dikë se mund të ecim ne përpara, të zhvillohemi dhe
t’i japim kontribut shoqërisë, prandaj dihet se kontributin tim edhe po të dojë
dikush nuk mund ta mohojë”.
“Unë e gjenerata ime kemi pasur ideale, e kemi pasur cakun
përpara dhe ia kemi parashtruar vetes: ta arrijmë atë me qëllim që t’ia bëjmë
të mirën vetes e po ashtu edhe kombit”.
“As bomba atomike s’është më e fuqishme se dituria. Nëse
bëhemi të ditur mund ta zotërojmë edhe bombën atomike. S’është më violenca,
pushka e thika jo, vetëm dituria, e për të arritur deri te ajo duhet punë”.
“Unë jam i dashuruar i teatrit, jo i teatrit në vetvete, por
i teatrit si krijimtari artistike që jeton konstant. Dhe pikërisht duke e pasur
këtë ndjenjë, atë çast kur qysh moti, moti e hetova se faktorët artistikë po
nisin ta thyejnë dashurinë time ndaj teatrit, e kam braktisur. E që do të
thoshte Sartri ‘kush humb, fiton’, ndoshta edhe kam humbur për faktin që nuk
kam luajtur 17 vjet, por kam fituar me atë që e kam ruajtur atë dashuri të
madhe – teatrin”.
Në qytetin e Manastirit, aty ku gjendet Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe, u prezentua projekti për rikontrsuimin e këtij objekti historik.
Në këtë prezantim ishte i pranishëm ministri i Ministrisë
për Vetëqeverisje Lokale (MVL), Suhejl Fazliu, duke premtuar realizmin e këtij
projekti.
“Në kuadër të këtij projekti, për muzeun e Kongresit të
Manastirit janë parashikuar 234,000 euro” , saktësoi ministri Suhejl Fazliu.
Siç shpjegon Fazliu, 85% e mjeteve janë siguruar nga
Bashkimi Evropian (BE), ndërsa 15% e mjeteve nga Programi për bashkëpunim
ndërkufitar “Greqi-Maqedoni 2014-2020”, pjesë e së cilës llogaritet edhe ky
rinovim i muzeut.
Ekzistojnë shumë mësime të cilat i mësojm përgjatë jetës. Nganjëherë dëshiroj që disa prej tyre t’i kisha mësuar më herët.
Këto janë pesë mësimet të cilat do të kisha dashur t’i
mësojë më herët:
Përfundi zemërimit gjithmonë qëndron frika
Zemërimi është një emocion negativ i cili zakonisht nuk
shkaktohet nga diçka jashtë teje. Në fakt, ai vjen nga përbrenda.
Nëse jeni të zemëruar, mund të jetë e dobishme të shikohet
se çfarë e shkakton atë. Pas kësaj ju mund ta pranoni dhe njihni atë, gjë që do
të ju bëjë të mundur të vazhdoni tutje.
Shprehitë tona të përditshme e formësojnë veten tonë
Mënyra më e thjeshtë dhe më e fuqishme për ta ndryshuar
veten, ose madje edhe për ti arritur synimet, është ti ndryshosh shprehitë e
përditshme. Mund të marrë kohë, por nëse kaloni përmes këtij procesi, ju mezi
do ta njihni veten.
Emocionet duhet të praktikohen
Ne zakonisht mendojmë që për tu bërë i mirë në diçka, duhet
ta praktikojmë atë. Por rrallë herë mendojmë që edhe emocionet tona janë njësoj.
E vërteta është që ju mund ta praktikoni vetë – ndërgjegjësimin, humorin, po aq
lehtë sa mund ta bëni me zemërimin.
Secili e ka agjendën e vetë
Ne të gjithë i kemi ëndërrat dhe pritjet tona. Nuk mund t’i
kontrolloni njerëzit dhe të prisni që ata t’ju vënë juve para vetes së tyre.
Arritja e synimeve kurr nuk mund të jetë aq përmbushës sa
edhe udhëtimi
Nëse nuk jeni të aftë ta shijoni udhëtimin me ata që ju
rrethojnë, atëherë qëllimi final bëhet i pakuptimtë.
Regjisori italian i filmit të mirënjohur Romeo dhe Zhulieta, Franco Zeffirelli, ka vdekur në moshën 96 vjeçare.
Për ndërrimin e jetës së tij njoftoi i biri.
Legjenda e filmit është më shumë i njohur për filmat përfshirë atë të versionit të Romeos dhe Zhulietës të vitit 1968 dhe The Taming of the Shrew, ku luajti Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.
Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.
Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.
Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”
Fama e tij ishte e pamasë.
Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.
Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.
Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.
Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.
Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim, këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldneës.net – bota.al