-Mësojeni vajzën tuaj që është më mirë të kthehet në shtëpi pas një martese të dështuar sesa ndoshta të kthehet në shtëpi “në arkivol”. – Veproni në atë mënyrë që ajo ta kuptojë që ju do jeni një vend i sigurt për të ku ajo mund të strehohet. – Lërini krahët hapur edhe nëse ajo ka marrë një vendim të gabuar. – Veproni në atë mënyrë që ajo të ndiejë dashurinë tuaj edhe nëse ajo ka bërë gabime.
– Duajeni, dëgjojeni, kuptojeni pasi është fëmija juaj. – Mos i bëni ato të ndihen të turpëruara, mos i shkelni. – Mos i mësoni ato që duhet të tolerojnë gjithçka për hir të “familjes dhe dashurisë”. – Mos harroni: Ajo që ju i bëni gruas tuaj, vajzës, motrës, është ajo që një fëmijë do të mësojë. Ata ju shohin si pasqyrë, ata shikojnë – -veprimet tuaja, jo fjalët tuaja. – Mos i thuaj vajzës tënde: Vetë ke vendosur dhe vetë ke gabuar… por thuaji: Unë do të jem gjithmonë këtu për ty! Unë jam streha jote… Vendi yt i sigurt.
“Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj në muajin qershor hapi konkurrencën e ‘East of the West’ në festivalin ndërkombëtar të Karlovi Varit (Karlovy Vary) të Çekisë. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në një premierë të rëndësishme dhe domethënëse, shkruan KultPlus.com
Por, tashmë ky film po vjen në kinemanë e
Cineplexx-it, për të treguar një histori që trajton bashkëjetesën midis
shqiptarëve dhe serbëve, ku roli kryesor i është mveshur 9 vjeçarit, Agës, i
cili jeton me nënën e tij në periferi të qytetit dhe mëson gjuhën serbe nga një
fqinje e nacionalitetit serb. Qëllimi i tij është për ta gjetur babain për të
cilin mendon se është i robnuar nëpër burgjet e Serbisë.
“Shpia e Agës” është vlerësuar edhe me çmim nga FEDEORA – Federata e
Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut. Shtëpia e Agës ka për producent
Bujar Kabashin.
Në rolet kryesore jane: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl
Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno
etj.
Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ëOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com
Lady Gaga po kërcënohet me një proces gjyqësor multimilionësh nga një kantautor i panjohur i cili pretendon se melodia e këngës “Shallow” nga filmi i saj hit “A Star Is Born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi në vitin 2012.
Artistja nëntë herë fituese e çmimeve “Grammy” është goditur me një kërcënim ligjor nga kantautori Steve Ronsen i cili pretendon vetëm disa nota – konkretisht, një vijë me tri nota – në “Shallow” që bazohet në këngën e tij “Almost”, e cila duket se ka më pak se 300 transmetime në SoundCloud. Tri notat – G, A, B – korrespondojnë me ato të këngës “Shallow”.
Ronsen dhe avokati i tij Mark D. Shirian po kërkojnë “miliona e miliona” dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre, në një veprim që ekipi i Gagas po e quan si një “shaka e pa kripë”, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.
Gaga, 33 vjeçe, ka punësuar avokatin e saj në New York, Orin Snyder, i cili thotë se superylli nuk do të tërhiqet.
Snyder tha, “Mr. Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen të fitojnë para nga një artist i suksesshëm. Është e turpshme dhe e gabuar. Unë e përshëndes Lady Gagan për guximin dhe integritetin për t’u ngritur në emër të artistëve të suksesshëm që e gjejnë veten në përfundimin e pranimit të [pretendimeve] të tilla. Nëse Z. Shirian do të vazhdojë me këtë rast, Lady Gaga do ta luftojë atë me forcë dhe do të mbizotërojë”, tha avokati.
Ndërsa Ronsen pretendon se ai fillimisht shkroi vijën melodike me tri nota që shfaqet në “Shallow”, ekipi juridik i Gagës thekson se kënga e tij nuk tingëllon apak si “Shallow”.
Këngëtari i “Almost” Ronsen duket të jetë një muzikant i përhapur që kishte një album solo të publikuar në vitin 2012, dhe tani është këngëtar, kantautor dhe kitarist në Nashville.
Kur u kontaktua nga Page Six të enjten, avokati i Ronsen Shirian dha deklaratën e mëposhtme:
“Në përpjekje për të zgjidhur miqësisht këtë çështje muaj më parë, zyra ime siguroi ekipin ligjor të Lady Gagas, me kërkesën e tyre, një raport zyrtar nga një muzikolog dhe profesor i njohur dhe i respektuar i cili përcaktoi se ekzistojnë tempo të rëndësishme, melodike, ritmike dhe ngjashmëri harmonike, midis dy këngëve në fjalë. Ekipi i Lady Gagas ende nuk i ka ofruar zyrës time një raport muzikolog të kundërt, të cilin ne e kemi kërkuar disa herë”.
“Shallow” u incizua nga Gaga dhe Bradley Cooper, dhe u publikua në vitin 2018 si kolonë zanore e filmit “A Star is Born”, dhe u bë themeli i historisë së dashurisë së thellë të filmit.
Kënga “Shallow” është shkruar nga Gaga, Mark Ronson – prodhuesi i suksesshëm i njohur edhe për “Uptown Funk”, pa asnjë lidhje me Ronsen – Anëtari i Dirty Pretty Things Anthony Rossomando dhe Andrew Wyatt i Miike Snow, të cilët kanë përshkruar sesi Gaga fillimisht luajti melodinë ndaj tyre në një studio dy vjet më herët, në vitin 2016.
Gaga i tha LA Times: “Kur shkruaja atë këngë me Mark dhe Anthony dhe Andrew, ishte ndryshe nga çdo përvojë tjetër që unë kisha shkruar një këngë. Kishte një natyrë të rëndë në dhomë. Unë isha në piano, djemtë secili kishin një kitarë në duar dhe filluam të vinim me vargje dhe të bisedonim me njëri-tjetrin. Realisht ajo është vërtetë kënga. Është një bisedë midis një burri dhe një gruaje. Por ne nuk e dinim se kur filluam”. /Telegrafi/KultPlus.com
Ah ç’më dhemb ky shpirt i ngricuar.
Për atë tokë që me thikë e cunguar
Mbi 40 vjet shtëpi e bukur, ndërtuar
E morën dhe copë-copë e gjymtuan
As të ligjësuan me një leje ndërtimi
S’ta dhanë një ditë këta shkatërrimtarë
Tiranën po e presin që kur vjen agimi
Si trupin e një kafshe me shumë damarë.
Gjaku i saj rrjedh e asnjë për be nuk flet
Këtij vendi diktatura sikur ju kthye për jetë
Përjetë dhimbja ndihet përtej në oqean
Shumica heshtin, frikacakët. nuk thonë asnjë fjalë
Të therën e me gjakun tënd ngrejnë dolli
Ah, vendi im i dashur ç’plagë e dhimbje ndjen ti
E keqja që ta sollën as nga turq grekë e serbë.
Ta shtuan batakçinjtë që të shesin me kaq shpejt.
Mbi trupin tënd të bukur po bëjnë autopsi
Në këtë tokë që ka kaq shumë bukuri
S’je ende e vdekur, moj Tirane bukuroshe
Ke vajza e djem trima që i rrite shkollove.
Me mallin tënd rrugëve botën ndriçojnë
Ty s’të kanë harruar, moj nuse me kurorë
Lulet e pemët t’i thanë që grykën ta kanë zënë
Si në perde të zezë mbi kokë ta kanë vënë
Ah, sa dua ta nxjerr këtë dhimbje të fortë
Në ditën që më nxjerr vetëm lotë, lotë
Thellë shpirtit sa dua për ty, atdheu im
Sa vuaj që s’u bëre nuse për nusërim
Ah s’arrij ta qetësoj këtë shpirt dot
As liqenin me dallgë, as retë që zbardhojnë
As këtë fllad që flokët m’i përkëdhel ngrohtë
Ah, këtë dhimbje askush s’po ma shëron dot
Nëse do kishe dasëm të gjithëve do na ftoje Do kërcenim e lodronim me gaz e pa droje Por ti mëma Shqipëri ke plagë që lëngojnë Shpirtin tënd bijte e tu do ta shërojnë Mblidhi shqipja ime bijtë e tu nëpër botë. Kujtoja se i ka lindur e i ka rritur kjo tokë.
Romani i ri i shkrimtares së nohur, Isabel Allende rrëfen për të arratisurit, që mbërritën në Kili pas luftës civile në Spanjë. Në bisedë për DW autorja flet për aktualitetin e kësaj historie.
Shkrimtarja nga Kili, Isabel Allende ka shitur mbi 74 milionë libra në mbarë botën. Ky vit ka qenë për të plot përvoja me emocione të forta në jetën personale dhe atë profesionale: vdekja e prindërve, botimi i romanit të ri “Kjo udhë e largët” dhe një martesë e re para pak javësh. Në intervistë për DW ajo flet lidhur me librin e saj të ri dhe jetën e saj, që karakterizohet pikërisht prej migracionit ashtu si edhe historia e romanit “Kjo udhë e largët”.
Në emigracion: Të vëzhgosh me vëmendje “Unë kam jetuar si një e dëbuar”, thotë ajo duke iu referuar fëmijërisë dhe rinisë së vet si bija e një diplomati, që pas puçit ushtarak në Kili u arratis në Venezuelë, përpara se të vendosej në SHBA. “Eshtë mirë, që të jesh në një mjedis të huaj, kur shkruan. Kjo të nxit që ta vëzhgosh botën e të dëgjosh me më shumë vëmendje”, thotë ajo.
Historinë e anijes “Winnipeg”, që më 1939 u nis prej poetit Pablo Neruda, për të çuar mbi 2000 republikanë spanjollë pas luftës civile në Spanjë për në Kili, Allende e njeh qysh në rininë e saj. Edhe familja e saj ka pasur miqësi me migrantë, të cilët askohe kishin ardhur me këtë anije.
“Në fakt unë nuk kish menduar të shkruaj për ‘Winnipeg’, por fillova që ta ndiej në ajër temën e migracionit, që në fakt ka ekzistuar gjithmonë. Kur ajo preku portat e Europës, ky ishte një lajm për autoren që kishte përjetuar vet migracionin. Kjo ishte temë edhe në SHBA, ku me Donald Trump-in situata është përkeqësuar ndjeshëm”, thotë Allende.
“Këto gjëra mua më influencojnë në mënyrë të pavetëdijshme ndaj dhe pasqyrohen në librat e mi. Unë kam shrkuar ndërkohë tre libra për të dëbuarit”, thotë ajo duke iu referuar edhe dy romaneve të tejra “Dashnori japonez” dhe “Një verë e paharrueshme”.
Emigrantët si pasuri për një vend Autorja kritikon qendrimin e “qeverive populiste, që ngjallin urrejtjen dhe frikën”. Në SHBA, që janë themeluar vet prej migrantëve, në çdo kohë ka pasur etni e grupe, që janë diskriminuar, ashtu sikurse po ndodh sot p.sh. me latinot. “Por sapo një person është asimiliuar, ai kontribuon shumë për shoqëinë dhe është një pasuri për vendin.”
Historia e refugjatëve spanjollë të “Winnipeg” ia konfirmoi asaj këtë mendim, thekson Allende. Asokohe ka pasur rezistencë të fortë nga ana e kishës katolike dhe konservatorëve nga frika prej refugjatëve “komunistë, anarkistë, liberalë dhe ateistë”. “Por ata u integruan shpejt dhe menjëherë u bënë pjesë e vendit. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm”, thotë Isabel Allende.
11 Shtatori i Kilit 11 Shtatori 1973 ndryshoi përgjithmonë jetën e shumë kilianëve: Kryekomandanti i forcave të armatosura, gjenerali Augusto Pinochet, bën puç kundër presidentit socialist, Salvador Allende. Ushtarakët bombardojnë pallatin e presidentit “La Moneda” në kryeqytetin Santiago, arrestojnë besnikët e qeverisë, të majtët dhe kundërshtarët e Pinochet-it.
Bisedë me një dëshmitar të kohës “Ndonjëherë unë ngulitem tek një histori, të cilën nuk më duhet ta shpik. Gjithçka është e kapshme, mua më duhet vetëm ta shkruajë atë”, thotë autorja. Kështu ndodhi edhe me romanin “Kjo udhë e largët”. Në emigracion në Venezuelë, shumë dekada pas lundrimit në Atlantik të “Winnipeg”, Isabel Allende takoi Victor Pey, i cili e frymëzoi atë për një ndër protagonistët e romanit. Inxhinieri dhe gazetari Pey ishte asokohe një refugjat i ardhur me anije, i cili u miqësua me Pablo Neruda-n e më vonë edhe me presidentin kilian Salvador Allende.
“Ai ishte i brezit të prindërve të mi, një njeri i tërhequr, pothuajse misterioz, por ne u bëmë miq të mirë dhe ai më tregonte mua për odisenë e tij, luftën civile, arratinë dhe arratinë për së dyti pas puçit në Kili më 1973. Historia e figurës kryesore të romanit rrjedh në formë rrethi po ashtu si jeta e Pey-së. Ai shfaqet në roman përmes një truku të synuar letrar, por në të vërtetë ashtu ka ndodhur”, thotë ajo. Mijëra viktima të represionit u larguan nga Kili pas puçit ushtarak, ashtu siç kishte ndodhur edhe 40 vjet më parë në Spanjë. Pey ndërroi jetë tetorin e kaluar në moshën 103 vjeçare, vetëm gjashtë ditë përpara se Isabel Allende të mund t’ia dërgonte manuskriptin, që ia kishte dedikuar atij.
Roli i Pablo Nerudas Një tjetër figurë e rëndësishme në roman është Pablo Neruda, përpjekjet e të cilit në konsullatën e Kilit në Paris bënë të mundur që refugjatët spanjollë të arratiseshin drejt Kilit. Titulli i origjinalit të romanit në spanjisht është “Largo pétalo de mar” duke iu referuar një poezie të Pablo Nerudas. “Vepra e Pablo Nerudas më ka shoqëruar mua gjatë gjithë udhëtimit tim. Shumica e librave të mi janë shkruar në SHBA, ku unë jetoj dhe lexoj në anglisht. Neruda më jep mua mundësinë, që të mbaj zgjuar gjuhën dhe pejzazhet e Kilit.”
Allende shprehet edhe për akuzat e grupeve feministe ndaj Nerudas, se ai ka qenë një Macho dhe i dhunshëm. Ajo është e mendimit, që “vepra nuk duhet gjykuar mbi bazën e jetës private të krijuesit të saj”. Vepra letrare do të jetë një trashëgimi e njerëzimit, e kushdo që e ka krijuar atë, mund të jetë edhe një njeri i dështuar, ashtu siç mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët, mendon Allende.
Të dëgjosh në vend që të gjykosh Ashtu si në romanet e mëparshme edhe në librin e ri të saj ka protagonistë të fuqishëm. Në këtë rast është pianistja, e cila erdhi në Kili me anijne e refugjatëve dhe u bë dekane e një shkolle muzike. “Unë njoh shumë gra të guximshme dhe të afta, që nuk më mundojnë aspak për t’i përshkruar”, thotë Allende dhe i referohet fondacionit të themeluar prej saj, i cili mbështet financiarisht kryesisht gratë dhe fëmijët e komunitetit latin në Kaliforni.
Një integrim i suksesshëm, ai i të arratisurve me “Winnipeg” në Kili, kërkon edhe shmangien e paragjykimeve ndaj migrantëve. “Eshtë e rëndësishme t’i shohësh ata në sy, të dëgjosh historitë e tyre dhe të hapesh ndaj tyre. Përse kemi frikë nga e huaja? Problemi nuk zgjidhet me mbylljen e kufijve dhe ndërtimin e një muri, por duke i përmirësuar kushtett e jetesës së njerëzve në vendet e tyre.”
Romani “Kjo udhë e largët”, botimi i të cilit përkon me 80 vjetorin e mbërritjes së anijes “Winnipeg” në Kili, sapo është përkthyer edhe në gjermanisht. Isabel Allende nis në vjeshtë një tur leximi të romanit në disa qytete të Gjermanisë.
Me Isabel Allenden bisedoi për DW Victoria Danemann
Dioklea Hoxha është shpallur fituese e çmimit të dytë në edicionin e dhjetë të Garës Ndërkombëtare të Këndimit për Opera Barok “Pietro Antonio Cesti” në Innsbruck të Austrisë, për interpretimin e disa arieve baroke të kompozitorëve Alessandro Melani e Antoni Cesti, shkruan KultPlus.
Sopranoja shqiptare u cilësua nga juria si një zë i veçantë skenik dhe
karizmatik. Gara kishte gjithsej 200 interpretues të muzikës barok, nga e
gjithë bota.
“Innsbrucker Festwochen der Alten Musik”, përmes një njoftimi në Facebook,
përmend sopranon shqiptare si fituese të çmimit të dytë, krahas Grace Durham që
ishte fituese e çmimit të parë dhe Theodora Raftis fituese e çmimit të tretë
“Përgëzime juve dhe të gjithë finalistëve. Ju lumtë!”, shkruhej në njoftimin e
bërë në Facebook.
Koncerti zuri vend në sallën e madhe të “Haus der Musik”. Garë kjo e
themeluar nga Alessandro De Marchi në vitin 2010 dhe brenda shumë pak vitesh
është kthyer në një nga kompeticionet më të rëndësishme në botë, për sa i
përket operës së barokut.
Dioklea Hoxha, studimet për muzikë i ka kryer në Prishtinë. Kurse studimet master si soliste vokale në degën Rilindje dhe Barok në Conservatorio di musica “Luigi Cherubini” në Firence. /KultPlus.com
Vokalisti Ronnie Romero i grupit “Rainbow”, tashmë një grup mjaft i njohur në botë, për herë të parë do të performojë në Kosovë, në kuadër të festivalit Hardh Fest, shkruan KultPlus.
Pas turneut të tij mjaft të suksesshëm nëpër Evropë, Romero së bashku me
grupin e tij do të jetë pjesë e festivalit Hardh Fest 2019, i cili do të mbahet
në Rahovec në datat 16, 17 dhe 18 gusht.
Poashtu, prej rock grupeve ndërkombëtare, grupi tjetër i famshëm që do të
jetë pjesë e festivalit, është THE MOOG nga Hungaria.
Përveç Ronnie Romero dhe THE MOOG, skena e Hardh Fest-it këtë vit pasurohet
edhe me prezencën e 3 Musketjerëve – Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon
Makashi.
E veçanta e Hardh Fest këtë vit është se DJ kryesor të secilës natë janë të
gjitha vajza/gra – DJ Jehonë nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo
nga Maqedonia e Veriut.
Një got’ për mot, është slogani i këtij edicioni të Hardh Festit. / KultPlus.com
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij artistik, DokuFest sonte ndanë çmimet për filmat fitues, shkruan KultPlus.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve
do të mbahet sonte në ora 20:00 në kinemanë Lumbardhi në Prizren.
Dokufest këtë edicion e nisi me thënie të ndryshme, që kishin
përfshirë situatën politike, atë gjinore, duke përfshirë thënie shumë thumbuese
që tashmë shoqëria kosovare shumicën prej tyre i ka shumë të njohura, për të
vazhduar më pas me prezantim të filmave.
280 filma dhe 16 programe janë përfshirë në programin e këtij edicioni, dhe paralelisht janë zhvilluar edhe debate, panele, por edhe aktivitete të tjera që janë në kuadër të këtij festivali. / KultPlus.com
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschard ka vlerësuar ambasadorët e turizmit shqiptar, të rinjtë e “Smile Albania” për giudën në zonën e Lagunës dhe parkut të Divjakës.
Në vizitën e tij të tretë, ambasadori është shprehur se i pëlqen shumë kjo zonë dhe se e rekomandon për të gjithë vizitorët, qofshin ata të huaj apo vendas.
“Shumë faleminderit për guidën tejet interesante. Kjo është vizita ime e tretë në zonën e Lagunës dhe Parkun e Divjakës dhe çdo herë e shijoj më shumë ndaj edhe e rekomandoj për të gjithë”, -thotë Boschard.
Nga ana e tij, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur sfidën për të kapur 10 milion turistë në Shqipëri dhe për këtë është përgatitur një listë me problematika. / ATSH / KultPlus.com
Qysh në moshën 19 vjeçare, Masar Krasniqi emigroi nga Kosova drejt Zelandës së re, me qëllimin e vetëm që ishte çështja kombëtare.
Gjatë kohës së luftës e edhe pas përfundimit të saj, Krasniqi ndihmoj shumë në shkuarjen e kosovarëve në Zelandën e re, ku edhe u përkujdes personalisht për ta.
Gjithë jetën e vet e kaloj duke u përkushtuar ndaj popullit të Kosovës edhe pse nga larg, ai nuk ndaloi asnjëherë. Gjatë veprimtarisë së tij ai takoi shumë personalitete të njohura, të cilët kanë qenë kontribuues direkt të paqes në botë si: Dalai Lama, Nëna Terezë, Ibrahim Rugova, Bill Clinton etj.
Ai poashtu ka qenë i dekoruar me medalje nga Mbretëresha Elizabeta II për shërbim ndaj komunitetit. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, muaj më parë solli bashkëpunimin “Sayonara Детка”me rep-artistin rus, Sayonara Boy.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku, ndonëse u publikua në YouTube vetëm në versionin audio.
Mirëpo dyshja kanë vendosur që shumë shpejt këtë këngë ta sjellin për publikun edhe me klip, xhirimet e të cilit përfunduan këtë javë.
Era është ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi.
E veshur në të shkurtra dhe plot shkëlqim, Istrefi bëri që edhe njëherë gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
Era përndryshe është mjaft aktive në muzikë me prurje të shumta dhe koncerte, teksa duket se suksesi në tregun ndërkombëtar për të po vazhdon me bashkëpunime të tilla dhe këngë në gjuhën angleze, të cilat po priten mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/KultPlus.com
Akotri Richard Gere u bashkua me një anije humanitare në brigjet e Mesdheut pasi ekuipazi i saj vazhdonte të priste për një port të sigurt për të pranuar migrantët që shpëtuan.
Anija spanjolle, Open Arms, kishte ngecur në ishullin jugor të Italisë, Lampedusa, për tetë ditë sepse asnjë vend evropian nuk ka ofruar të marrë 121 migrantët në bord, transmeton Koha.net.
Gere, 69 vjeç, raportohet të ketë hipur në anije rreth 31 milje larg ishullit.
Aktori amerikan ndihmoji në sjelljen e ushqimit dhe furnizimeve në varkë dhe kërkoi mbështetje për anijen, ku në mesin e pasagjerëve janë edhe binjakët nëntë muajsh nga Etiopia.
“Të gjithë po ja dalin mirë tani”, tha Gere në një video të publikuar nga Open Arms, transmeton Sky News.
“Kishte dy varka në mes të oqeanit. Njëra prej anijeve u kthye mbrapa dhe u mor nga marina Libiane. Ne nuk e dimë se çfarë iu ndodhi atyre”.
Në fotografit e postuara online, Gere mund të shihet duke ndarë ushqimin me migrantët gjithashtu duke folur me një njeri i cili mbante një fëmijë të vogël. / Koha.net / KultPlus.com
Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në Tiranë, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore.
Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).
“Ai nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare (lek), por ai mishëron në vetvete kulturën e vendit të tij të vogël. Në Shqipëri, ku ai kalon gjysmën e vitit, Ismail Kadare është shkolluar dhe njihet nga gjithë, që nga shoferi i taksisë deri tek kamarieri i restorantit. Në pjesën tjetër të kohës, ai jeton pranë kopshtit të Luksemburgut, në Paris, ku erdhi në vitin 1990 dhe ku mori azilin politik në Francë. Tashmë, në moshën 83 vjeçare, për shkrimtarin është një ngjarje për t’u shënuar çdo rikthim i tij në Tiranë. Në maj, u inaugurua shtëpia – muze “Kadare”. Bëhet fjalë për një apartament të arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991). Një shtëpi me dy dyer nga jashtë – njëra për të hyrë, tjetra për të ikur … (nuk është asnjëherë i tepërt përkujdesi në diktaturë) – e cila sapo është hapur për publikun”, shkruan “Le Monde” .
Prestigjiozja franceze i bën një përshkrim fantastik shtëpisë muze të Ismail Kadaresë e cila është rikonstruktuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, me qëllim hapjen e saj për dashamirësit e letërsisë shqiptare, por edhe për vizitorët e shumtë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.
“Vizitojmë zyrën e Ismail Kadare, muret e së cilës janë lyer me ngjyrë jeshile. Atje mund të vëmë re një oxhak, në cepin e të cilit ai ulej çdo mëngjes për të punuar, i shoqëruar veçse nga shkëndijat e zjarrit në vatër. Po ashtu shohim makinën e shkrimit Hermes Baby, mbi të cilën u shtypën romanet e tij të mëdha për atë kohë, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” … (1973, 1980, 1981, të gjitha librat e tij gjenden tek Fayard, që ka publikuar veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993 dhe 2004). Në bibliotekë, puna e tij e konsiderueshme, e përkthyer në më tepër se 40 gjuhë dëshmon pasionet e qëndrueshme, legjendat ballkanike në Antikitetin grek, gjë e cila i shërbeu shumë për t’iu kundërvënë diktaturës, nga disa vepra të Jean –Pierre Vernant apo Pierre Vidal Naquet tek veprat e Uilliam Shekspir apo të Balzak e deri tek klasikët ruse”, shkruan Florence Noiville, gazetari i “Le Monde”/RTSH/ KultPlus.com
Shkrimtari anglez, George Orwell, pa dyshim se do të mbahet në mend për kryeveprat e tij si “1984” dhe “Ferma e kafshëve”, pa lënë anash autobiografinë “Rruga për në skelën Uigan”.
Dhe këto janë tri thënie nga librat më të njohur të tij, të përzgjedhur nga Libraria Buzuku.
“Jetojmë në një botë ku kurrkush nuk është i lirë, ku vështirë të ketë ndokënd që të jetë i sigurt, ku nuk është aspak e mundur të jesh i ndershëm dhe të mbetesh gjallë.” (Rruga për në skelën Uigan)
“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: kush kontrollon të tashmen, kontrollon edhe të shkuarën.” (1984)
“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.” (Ferma e kafshëve)
Kam mësuar se…Nuk mund ta bësh dikë që të t’dashurojë. E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron dhe pjesa tjetër varet nga pala tjetër. Kam mësuar se…Pa marr parasysh sa kujdesem unë, disa njerëz nuk ma kthejnë kujdesin. Kam mësuar se…Nevojiten vite të tëra për të ndërtuar besimin dhe vetëm një sekondë për ta shkatërruar atë. Kam mësuar se…Nuk llogaritet se ç’ka ke në jetën tënde por, ajo që llogaritet është kush është në jetën tënde. Kam mësuar se…Mund të mbështetesh në sharmin tënd për më së shumti pesëmbëdhjetë minuta. Pas kësaj më mirë është të mësosh diçka.
Kam mësuar se…Nuk është e rëndësishme ajo që ndodh me njerëzit. E rëndësishme është ç’ka bëjnë ata për këtë gjë. Kam mësuar se…Mund të bësh shumë gjëra për një çast, që gjithë jetën do t’sjellin kokëçarje. Kam mësuar se…Pa marr parasysh si e shtreson një gjë, Gjithnjë ekzistojnë dy anë të asaj shtrese. Kam mësuar se…Më nevojitet kohë e gjatë, që të bëhem personi që dua të jem. Kam mësuar se…Se shumë më lehtë është të reagosh, se të mendosh.
Kam mësuar se…Nga të dashurit gjithnjë duhet të ndahemi me fjalë të dashura sepse mund të jetë hera e fundit që i shohim. Kam mësuar se…Mund të shkosh shumë më gjatë, pas asaj që mendon se s’mundesh më. Kam mësuar se…Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pa marr parasysh si ndihemi. Kam mësuar se…Ose ti e kontrollon qëndrimin tënd, ose ai të kontrollon ty. Kam mësuar se…Heronjtë janë njerëz që e bëjnë atë që duhet bërë, kur nevojitet të bëhet një gjë e tillë, pa i marr parasyshë pasojat.
Kam mësuar se…Për t’u mësuar me falë, Duhet të ushtrosh gjatë. Kam mësuar se…Ekzistojnë shumë njerëz që ju duan pa masë, por thjesht nuk e dinë mënyrën si t’ju tregojnë. Kam mësuar se…Paraja është mënyrë dështuese për të llogaritur suksesin. Kam mësuar se…Ndonjëherë, njerëzit që ju keni pritur t’ju shqelmojnë kur jeni të shtrirë në tokë, do të jenë ata që do t’ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë. Kam mësuar se…Ndonjëherë kur jam i hidhëruar, kam të drejtë të jem i hidhëruar, por kjo s’më jep të drejt të bëhem i pamëshirshëm. Kam mësuar se…Miqësia e vërtetë vazhdon të rritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha. E njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë.
Kam mësuar se…Vetëm nëse dikush nuk ju do në mënyrën që ju dëshironi t’ju dojë nuk do të thotë se nuk ju do me gjithë ç’ka ka. Kam mësuar se…Familja juaj nuk do të jetë gjithnjë pranë jush. Duket qesharake, por njerëzit me të cilët s’keni fare lidhje mund të kujdesen për ju, t’ju duan dhe t’ju mësojnë që sërish t’i besoni njerëzve. Familjet nuk janë afërsi biologjike! Kam mësuar se…Pa marr parasysh se sa i mirë është miku juaj, ka për të ju lënduar kohë – pas kohe, dhe ju duhet të mësoheni t’ia falni për një gjë të tillë. Kam mësuar se…Gjithnjë nuk mjafton të jesh i falur nga të tjerët. Ndonjëherë duhet të mësohesh që edhe vetë të falesh. Kam mësuar se…Pa marr parasysh sa keq është thyer zemra jote, bota nuk ndalet për shkak të pikëllimit tënd. Kam mësuar se…Kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne, por ne jemi përgjegjës për atë se kush bëhemi në ardhmëri.
Kam mësuar se…Vetëm për shkak se dy njerëz fjalosen, kjo nuk do të thotë se nuk e duan njëri tjetrin, dhe vetëm për shkak se nuk fjalosen, nuk do të thotë se e duan njëri tjetrin. Kam mësuar se…Nuk duhet t’i ndyshojmë miqtë;Nëse i kuptojmë ndryshimet e tyre Kam mësuar se…Dy njerëz mund të shikojnë saktësisht në të njëjtën gjëdhe të shohin plotësisht dy gjëra të ndryshme. Kam mësuar se…Pa marrë parasysh pasojat, ata që janë të sinqertë me veten arrijnë më larg në jetë. Kam mësuar se…Besimi i varur në mur nuk ju bën krijesë të këndshme njerëzore. Kam mësuar se…Fjala “dashuri” mund të ketë shumë kuptime dhe e humb vlerën kur përsëritet për së tepërmi.
– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.
– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
– E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
– Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.
– Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
– Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
– Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.
– Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.
– A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?
– Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.
– Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
– Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.
– E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.
– Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.
– Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.
– Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.
– Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.
– Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.
– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.
– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.
– Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.
– Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.
Kaq shumë kisha për të të thënë Po mbeta larg e larg mërguar Në këto ditë, e dashur Nënë, Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar Edhe punuar gjat’ e gjatë, Porse më mbet këtu, në duar. Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar, Më zbutet dhimbje e kësaj zije. Mirësia jote e patreguar Më lidh me ty me mija fije. Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, vallë s’di Tek unë si të vish? E njëjta ëndërr net për net! Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, përse nuk do Këtu, tek unë, të vish? Në fushat
Në qiell enden retë pafund, Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime, Në fushat endet e endet gjithkund Fëmia i humbur i nënës sime. Në rrugë era fryn gjethet e thata, Në pemë zogu klith me vajtim, Atje, matanë malesh të larta, Ndodhet, diku, atdheu im.
Asgjë nuk e pasqyron fuqinë e qëndrueshme të fotografisë ikonike “Tank Man” sa përpjekjet e marra për ta censuruar atë në internet në Kinë.
Praktikisht çdo imazh si ai i një njeriu përpara një linje tankesh në Sheshin Tiananmen rrezikon fshirjen nga rrjeti i monitoruar, rekreacionet që tregojnë një linjë librash që i afrohen një pakete cigaresh, një mjellmë përpara një kamioni që vjen dhe një karkalec përpara një gome janë hequr të gjitha.
Sipas Weiboscope – një projekt për monitorimin e mediave sociale në Universitetin e Hong Kongut – e cila i bën jehonë Njeriut të Tankut, kaloi në filtrin e censurimit.
Pas Firewall-it të Madh të Kinës – i cili është më shumë si një pengesë vazhdimisht në ndryshim e dinamikë – masakra e Sheshit Tiananmen nuk ndodhi, protestat në vazhdim të projektligjit për ekstradimin e Hong Kongut janë nxitur nga vendet perëndimore dhe Winnie Pooh nuk ekziston.
Kjo klimë e kontrolluar rreptësisht mediatike ka shkaktuar taktika novatare të shmangies. Ndërsa fjalët kyçe të kërkueshme në tekst të thjeshtë përballen me fshirjen e automatizuar, imazhet dixhitale kërkojnë një monitorim më të nuancuar.
Artikujt e lajmeve nga faqet e internetit të ndaluara, si New York Times, shfaqen në pamjet me kokë poshtë në Weibo, një sit social i ngjashëm me Twitter (i cili është i bllokuar në Kinë). Të tjerë përdorin gjithashtu imazhe të objekteve të zakonshëm dhe karaktereve vizatimorë si simbole në një leksik vizual gjithnjë në rritje për të shmangur censurimin.
Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po tërheq vëmendjen e medieve të huaja, përmes artit dhe kulturës.
Kësaj here gazeta italiane “La Stampa”, ka publikuar intervistën e ministres së Kulturës Elva Margariti mbi zhvillimet kulturore në Shqipëri.
“Shqipëria është një shtet relativisht i ri, pak më shumë se një shekull, por e ngjeshur me ngjarje të mëdha historike, që kanë lënë gjurmë edhe në arkitekturë. Nga një vend pa identitet arkitekturor, Shqipëria përqafoi idetë dhe projektet e arkitektëve italianë, në vitet ’30 –40. Firmën e arkitektëve si Bosio, Brasini, Berte mbajnë kompleksi i ministrive, Korpusi i Universitetit, Universiteti i Arteve, ndërtesa e Kryeministrisë, Bulevardi, etj. Uniformiteti i stilit sovjetik dhe kinez i viteve të diktaturës, u zëvendësua me kaosin ndërtimor të viteve të tranzicionit”, u shpreh Margariti gjatë intervistës për gazetën italiane “La Stampa”.
Margariti vijoi se, “Tirana është në një fazë tjetër, kur nuk synon më, të ndërtojë thjesht për të përmbushur nevojat për strehim, por për të thurur traditën dhe modernen, identitetin kombëtar me arritjet bashkëkohore për krijimin e hapësirave publike”.
“Arti dhe kultura janë thelbësorë në identitetin e një kombi. Për ne, kultura është një motor zhvillimi dhe po përpiqemi të kthejnë në resurse ekonomike, të gjitha asetet e trashëgimisë sonë kulturore. Investojmë, rrisim vizitorët në site, parqe e monumente kulture dhe i ofrojmë komuniteteve përreth mundësi zhvillimi. Është një proces i gjatë, por që po i jep frytet e veta. Kjo është ajo që do ta quaja “ekonomia e së bukurës”, përfundoi ministrja e Kulturës Elva Margariti duke vënë dhe një herë në vëmendjen e mediave të huaja që kultura është pasaporta më e mirë e një vendi.
Të fotografosh do të thotë të kapësh momentin, të kapësh të pakapshmen e shpesh edhe të bësh histori. Fotografia si cdo art tjetër, ka natyrën e saj ekspresive, ku secili autor shpalos herë një pjesë të brendësisë së tij e herë atë me të cilën preokupohet ai apo shoqëria.
Me “Nuk kam përgjigje”, Arton Sefa, fotograf shqiptar i cili ka bashkëpunuar me Vogue, Louis Vuitton dhe GQ, erdhi për herë të parë në Kosovë për të treguar përgjigjet e jopërgjigjet e fotografisë së tij. Ekspozita zuri vend në ambientet e KultPlus Caffee Gallery, ku pjesëmarrësit patën rastin të njihen me fotografin edhe pa filluar hapja, të njoftoheshin me të personalisht e poashtu edhe rreth punës së tij më gjerësisht.
“Nuk kam përgjigjje” është homazh për jetën, për kohën në të cilën jetojmë e cila ka më shumë pyetje se përgjigjje. Ekspozita ishte e ndarë në dy pjesë, mirëpo të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Me pjesën e parë tregonte detajet të cilat autori i cilësonte si më intimet e njeriut: shpina, qafa, reflektimi i vetes në pasqyrë, pjesë apo momente me të cilat përballemi vazhdimisht gjatë jetës sonë.
Pjesa e dytë ishte pjesa kryesore e ekspozitës, aty shpaloseshin ciklet e jetës së njeriut, dëshpërimet, gëzimet, vuajtjet e hidhërimet, duke shfaqur një nyje të fortë e pothuajse të pamundur për ta zgjidhur, mes natyrës dhe intimes.
Gjatë prezantimit të ekspozitës, Arton Sefa deklaroi të jetë mjaft i kënaqur me punën që është bërë deri në realizimin final të ekspozitës, duke falenderuar KultPlus për bashkëpunimin dhe publikun pjesëmarrës, që njëkohësisht ishin edhe mjaft të fascinuar e përkrahës ndaj punës së tij. “Arsyeja pse unë kam vendosur që ekspozitën time të parë në Kosovë ta mbaj në KultPlus është se KultPlusi ka qenë i pari që është angazhuar rreth njohjes së punës sime, në fillimet e mia të karrierës si fotograf, andaj unë gëzoj respekt të madh për këtë institucion, dhe mirënjohje jetësore”, u shpreh ai.
Ideja e kësaj ekspozite është krijimi i një debati, ku edhe pse mesazhi duket të jetë pasiv, ai prapë se prapë bartë një ide aktive, deklaroi Arton Sefa. “Ne në jetë kemi shumë pyetje e shumë përgjigje, por ndonjëherë as njërën dhe as tjetrën. Ekspozita poashtu lidhet edhe me periudhën e vendit tonë, me shumë tema që tashmë janë bërë të parodizuara”, potencoi Arton Sefa. Nën tingujt e këndshëm të muzikës që luhej në sfond, mysafirët u njohën edhe më afër me punën e tij artistike dhe rezoltuan të jenë mjaft të kënaqur.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun për dy javë, duke filluar nga sot. Të gjitha fotografitë në ekspozitë janë në shitje. Të hollat që do të mblidhen nga shitja e fotografive, do të shkojnë për bamirësi./KultPlus.com
Te porta jashte, ç’behet ashtu, Ç’eshte ajo kenge, valle! Pa shkoni vrap – e dua ketu Le ta degjojme ne salle!” Keshtu tha mbreti – e pazhi doli U kthye sakaq – prape mbreti foli: “Ma futni plakun brenda!”
“Ju pershendes te gjithe sa jeni Fisnike e dama, mbushur me inxhi! Si yje qenki, por me ndjeni Qe emrat s’jua di! Ne kete vend qe s’ka te dyte Do bej me mire t’i mbyll syte Sesa t’i zgurdulloj”
Dhe kengetari syte i fiku Me harpe kengen e filloi’ I ndriti syri çdo kreshniku E damat malli i pushtoi Dhe mbreti vete zemra iu shkri E nje gjerdan safi flori Desh plakut t’ia blatonte
“Ah, mos ma jep mua gjerdanin Por jepua trimave qe ke! Ata tmerr jane per dushmanin Kur sulen si rrufe! Ose ta marre kancelari Ta mbaje si nje barrë ari Tok me te tjera barrë
Se une jam si zog i lire Dhe si ai kendoj Mbi kengen qe me del e delire Tjeter shperblim s’lakmoj!… Por ti, ne daç, me shtjer sapak Nga vera jote kuq si gjak Ne kupe prej floriri!”
Dhe plaku kupen çoi ne buze Dhe ëndjeplot e zbrazi Dhe piu zjarr e flake e shpuze Me shpirtin afsh nga gazi! “Ju pershendes – dhe me kujtoni! Ju falenderoj – dhe, po te doni Mbajeni mend, ç’ju thashe!”
Gazeta “Zëri i rinisë”, të shtunën e 13 janarit 1973, botonte në faqen e brendshme të saj letrën e një grupi punonjësish të Fabrikës së Letrës në Lushnje, letër që i parapriu goditjes së Festivalit të XI-të të Këngës në RTSH, i zhvilluar më 22-25 dhjetor 1972 (letër që u përmend edhe në një fjalim të Enver Hoxhës). Pjesëtarët të kolektivit punonjës shprehin kësisoj kritikën dhe bëjnë ekspertizën e festivalit më të rëndësishëm që bëhej në atë kohë në Shqipëri.
Nga: Kastriot Dervishi
Pjesë nga letra: “Duam të shprehim mendimet tona”
“T’i këndohej edhe sukseseve të vitit 1972, heroikës së punës dhe jetës së klasës, apo të fshatarësisë kooperativiste (natyrisht jo me kantata). Mos vallë pak lirizëm dhe emocion kanë këto tema? Sikur bëjnë përpjekje, vuajnë e përpëliten disa këngëtarë për të imituar në interpretimin e këngëve. Disa shtrembërime zërash, ekzagjerime gjestesh të sforcuara, pa shije, që stonojnë qoftë me melodinë, qoftë me tekstin, përse hyjnë në punë?
Nga ana tjetër nuk kuptojmë se me kë bënin garë orkestrat në disa momente me ato ekzibicione e “virtuozitete” saksesh e daullesh?
Kostumet dhe tualeti i disa këngëtarëve jo vetëm që s’i përmbahej një linje, një koncepti, një kombinimi të drejtë, një logjike, një fantazie të shijeve tona, një mode që të kishte vulën tonë moderne shqiptare, por në disa raste flagrante, ishin imitim komplet, që në asnjë mënyrë nuk duheshin lejuar, si pantallonat kauboj prej basmaje me ngjyra, “pizhamet”, “robë dë shambret” e maksifundet. Zinxhirat e ngarkesat e tjera të tepruara prej xhingla-minglash, basetat e tualetet e ekzagjeruara.
Një farë gare për të evidentuar pikërisht këto shfaqje të huaja dhe imitime u vu re edhe nga ana teknike. Kameramanët sikur i hante meraku për të na i zmadhuar këto gjëra. Po këndej u hante ana edhe konferencierëve me atë tekst tepër naiv e plot imitime. Imitimi arriti deri te “pritja” e rezultateve nga makina llogaritëse, që së bashku me mjaft vogëlsira të tjera, duke shtuar dozën e imitimeve, ulnin vlerën e festivalit. Mos vallë spekulohet në këtë drejtim, se gjoja “kështu e do rinia”?
Në diskutimet tona mbi këto shfaqje, ne u ndeshëm në dy pikëpamje të gabuara. Ndonjëri nga ata “majmunët” tanë, ngriti kokën e tha: “E shikoni? Kritikat tuaja për modën e pahijshme janë konservatorizëm, sepse vetë televizioni ynë po e propagandon!”. Këtë pikëpamje ne po e godasim e po u themi atyre: “Nga pozitat e estetikës marksiste-leniniste ne ju kritikojmë edhe ju edhe televizionin”. Disa për t’iu kundërvënë liberalizmit, nxorën pikëpamjen: “Mos u kapni pas televizionit, se ai i lejon këto gjëra për t’i thënë botës së jashtme, që edhe ne mund të haheshim me ju!”. Edhe këtë pikëpamje ne po e godasim, sepse ne nuk zhvillojmë dy lloje artesh, dy lloje shijesh estetike, dy lloje kulturash, njërën për vete e tjetrën që të “hahemi” me borgjezinë e revizionistët.
Jo, ne zhvillojmë artin, shijen, kulturën tonë të madhe të proletariatit, që qëndrojnë nga çdo pikëpamje më lart. Kështu edhe për këngët e festivalit, për tekstet, interpretimin e këngëtarëve, orkestracionit, dekorin, kostumet, modën etj., nuk jemi për një nivel naiv artistik, për kallëpe dogmatike e për skematizëm, për rënie në shihet e vjetruara konservatore. Jo aspak. Edhe për ksenofobinë nuk jemi. Të marrim gjithçka të shëndoshë nga bota e jashtme. Ne jemi luftëtarë të flaktë të se resë, të novatores. Edhe eleganca e shkëlqimi i modës në jetë e në skenat tona le të lulëzojë, por gjithçka të jetë me përmbajtje të shëndoshë socialiste dhe e veshur me formën e me fantazinë tonë të pasur, të mbështetur fort në truallin tonë. Gjithçka të bjerë erë shqiptare.
Letra është nënshkruar nga një grup të rinjsh punëtorë të Fabrikës së Letrës në Lushnjë:
Nëse një historian arti apo studiues i kësaj fushe merr në shqyrtim një artist apo një tablo të caktuar, krahas analizës vizuale, estetike të tablosë merr përsipër të shqyrtojë dhe kontekstin shoqëror e historik të periudhës në të cilën artisti në fjalë ka qenë aktiv në jetën artistike. Kështu krahas një analize stilistike, vizuale qëndron dhe analiza kritike, e cila e kompleton studimin e një tabloje.
Në fjalë të tjera, pa një analizë të kontekstit shoqëror e historik (pjesë e analizës kritike), nuk mund të kuptohet mesazhi që artisti përcjell. Duke qenë se arti ka qenë dhe një nga format që ka shërbyer për propagandën fetare, atëherë është e qartë se propaganda nëpërmjet ikonografisë, është domosdoshmërisht e lidhur me situatat kishtare dhe besimi e ndjekësve të saj.
Ky artikull merr shkas nga një artikull i mëparshëm i studiueses së artit Suzana Varvarica rreth ekspozitës së fundit të Kolë Idromenos në Galerinë e Arteve, Tiranë. Me këtë artikull kërkoj të avancoj në shtjellim disa aspekte të veprave të artistit dhe konkretisht kompozimet e tij me subjekt besimin fetar te komuniteti katolik në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ky subjekt dallohet konkretisht tek tablotë ‘Kur dreqi hyn në shtëpi’, apo ‘Dy rrugët’ (por që unë nuk do ta shtjelloj në këtë artikull). Si dhe një vizatim i trajtuar me penë prej artistit dhe e ekspozuar pranë tabllosë ‘Kur dreqi hyn në shtëpi’. Subjekti i saj është ende i patrajtuar dhe vizatimi nuk mban as datë të realizimit, e as titull. Përveç portreteve, kompozimeve dhe trajtimit të detajuar e skrupuloz të veshjeve tradicionale në tablotë e Kolës, bie në sy një subjekt madhor që dominon në këtë ekspozitë: Universi dualist i dritës dhe errësirës, devijimi moral e degradimi shpirtëror dhe jeta e përkorë.
Kompozimi ‘Kur dreqi hyn në shtëpi’ ka një subjekt që lidhet me problemet dhe jetën e besimtarëve katolikë në zonat e Malësisë së Madhe dhe në krahinën e Zadrimës në Shqipëri gjatë shekullit XIX. Kompozimi, për sa i përket trajtimit estetik, qëndron në tone të zymta, në ndryshim nga vepra të tjera të tij. Në të gjithë tablonë bie në sy trajtimi i portreteve të njerëzve të tronditur. Dy gra, që qëndrojnë në dy anët e kompozimit mbajnë veshur veshjet tradicionale të Malësisë së Madhe, asaj të Hotit e Grudës. Kjo dallohet nga kraholët e tyre me xhufka të kuqe dhe shamia e bardhë në kokë. Me shumë gjasa, Idromeno do të jetë ‘ngacmuar’ nga kartolinat me ngjyrë të studio ‘Marubit’ në fundshekullin XIX.
Sipas një diskutimi i studiueses S.V me At Zef Pëllumbin para shumë vitesh, tabloja e Kolës “Kur hyn dreqi në shtëpi”( 1889?) është një nga veprat, të cilat ishin të porositura nga kisha në Shkodër. At Zef Pllumi ishte shprehur se kjo “tabllo ishte porositur nga Ipeshkëvi i Kishës së Madhe dhe ka shëtit në shumë familje dhe në Malci ma tepër. Iu tregohej gjinies së familjeve, që me akte të mbrapshta bashkëshortore kishin cënu rregullat e Zotit e të familjes” (shih artikullin: “Kolë Idromeno në pasqyrën restauruese, mjeshtrat që nxorën në dritë veprat”, Gazeta Panorama, 22 korrik, 2019).
Dhe, në fakt, fjalë e tij qëndrojnë në interpretimin e tablove të Idromenos. Tabloja ‘Kur dreqi hyn në shtëpi’ dëshmon gjendjen kritike të zonave veriore të Shqipërisë së asaj kohe. Duke ju referuar burimeve arkivore kuptojmë se jeta e kristianëve në zonat e thella të Shqipërisë, si në Malësi të Madhe, ashtu dhe në krahinën e Zadrimës paraqiste fenomene kulturore të cilat ishin në kundërshti me etikën fetare. Në kompozim paraqiten disa figura, të cilat rrethojnë mëkatarin. Djajtë, vdekja, krijesa të botës së errët, famullitari dhe engjëlli përkrah, dhe dy gratë, ku njëra mban pranë saj një fëmijë. Djajtë i tregojnë mëkatarit qesen me piastra, armën dhe fishekët. Vdekja me trajtën e skeleti tregon me orën e kosën në dorë, por ora e vdekjes ende nuk ka ardhur, pasi në hieraki e kompozimit, vdekja është e fundit. Përballë mëkatarit qëndron dragoi me flakët në gojë që paralajmëron fatin e tij në Purgator. Vargonjë me të cilët është lidhur mëkatari tregojnë se njeriu është skllav i së keqes.
Kola paraqet nëpërmjet ikonografisë luftën frymore, psikologjike që bën besimtari midis së mirës dhe së keqes. Djalli e tundon me qesen me para dhe me format e mundshme. Kola i ilustron djajtë me trajta humane e kafshërore, ashtu siç janë formësuar në imagjinatën artistike e si rrjedhim në atë popullore. Përkrah famullitarit qëndron engjëlli. Figura e engjëllit tregon se për mëkatarin ka ende shpresë për të dalë nga rruga e devijuar, pasi i ka vendosur dorën në kokë. Engjëjt në traditën kristiane shoqërojnë njeriun, e ndihmojnë atë në sulmet nga e keqja dhe shoqërojnë njeriun gjatë sakramenteve. Dera e kishës do të ishte gjithmonë e hapur për ata që pendoheshin, duke ndryshuar rrugën e tyre, duke u kthyer në bashkim të plotë me Hyjin dhe me kishën. Njeriu duhet të kërkojë ndihmë hyjnore që të çlirohet nga mëkatet.
Një nga problematikat më të mëdha, duke përfshirë një periudhë të gjatë pothuajse gjysmë shekullore (rreth gjysmës së dytë të shekullit XIX), për të cilën dhe tabloja në fjalë dëshmon ishte bashkëjetesa e çifteve, të cilët në kundërshti të rregullave, banorët vepronin paligjërisht. Kjo formë quhej apo haset si konkubinati (concubinato). Por problemi nuk qëndronte vetëm këtu. Krahas bashkëjetesës të pakonfirmuar nga autoriteti, vendasit vepronin dhe në bigami, çka përbënte një fenomen akoma më të rëndë. Apo dhe në shumë raste të tjera kur bashkëjetesat ishin të besimeve të ndryshme si katolikë me myslimanë dhe me të krishterë ortodoksë. Në të gjitha format, konkubinati ishte një akt i paligjshëm, i patolerueshëm (shpesh i cituar dhe me terma të ashpër) dhe një nga shkaqet më të mëdha në shpalljen e shkishërimit të personave të përfshirë.
Kështu një famullitar në një letër drejtuar arqipeshkevit të Tivarit, Karlo Pooten shkruan dhe paraqet problemin se rregullat e kishës nuk zbatohen, pasi vendasit nuk merrnin në konsideratë tre shpalljet që nevojiten për martesë. Famullitari, i shqetësuar nga gjendja e krijuar, shkruan për raste kur nusja dërgohet në vende të largëta për tek dhëndri, pa u pajisur me dëshminë që ajo ishte e lirë, e ku të pamartuarit, të gjendur në vende të largëta, nuk janë të pajisur me dëshminë e gjendjes së lirë. Madje në tone të ashpra, famullitari e cilëson ‘një konkubinat i urryeshëm e i denjë për mallkim nga Zoti’. Por shqetësimi i tij nuk mbetej me kaq. Ai shprehet se çiftet që duan të martohen pretendojnë që famullitari t’i martojë, pa qenë asnjëherë i informuar në mënyrë për gjendjen e statusin e tyre. Ai cilëson se i përbuzin ligjet e shenjta të Kishës dhe i shkelin ato. Si rrjedhim, ai propozon që për të vendosur rregull, duhet që çiftet të lajmërojnë në kohë famullitarin në mënyrë që të deklarojë shpalljet. Nëse çiftet do gjenden në një vend tjetër, jashtë famullisë së tyre në një dioqezë tjetër duhen të marrin leje nga ordinari, atyre do ti duhet të lajmërojnë më herët autoritetet. Këtu përfshihen dhe familjarët e të palëve të çiftit, të cilët duhet ta lajmërojnë famullinë në kohë. Çdokush që nuk bindej do të përjashtohej nga kisha i privuar nga sakramentat. Ai e paraqet këto detyrime si një kusht për një jetë të përkorë e të devotshme. Ai fton publikisht që dekreti në fjalë të lexohet publikisht, një herë në muaj deri në një vit dhe më pas pesë herë në vit. Më pas i urdhëron të bëjnë një kopje e të dekretohet në librat famullitar të martesave, të ekspozohet kopia para vizitorëve në vizitat pastorale. Autoritetet e kohës shpesh dërgonin urdhëresa nëpërmjet të cilave urdhëronin famullitarët që çdokush që jetonte në konkubinat e bigami, do të privohej nga hyrja në kishë për gjithë jetën, të privuar nga sakramentat dhe deri në privim të varrimit ekleziastik. Por kjo jo vetëm për personat e përfshirë, por dhe familjarëve të tyre.
Një rast i veçantë është një ndalesë e shpallur nga Arqipeshkvi i Durrësit (viti 1890), ku një fshati të tërë në zonën e Zadrimës i ndalohet hyrja përjetë në kishë, si dhe varrimi ekleziastik. Kjo për arsye të mosbindjes ndaj famullitarit dhe jetës jo të rregullt që banorët bënin, për shkak të rasteve të konkubinatit. Për këtë arsye famullitari urdhërohet që të pezullojë meshën dhe të publikojë ndalesat ndaj besimtarëve dhe të mos ti afrojë shërbimin shpirtëror banorëve të atij fshati, deri në momentin që nuk i bindeshin peshkopit të vetë. Në ato raste në të cilat personat e përfshirë në konkubinat nuk i bindeshin paralajmërimeve të kryera, autoriteti kishtar merrte masa të rrepta kundrejt tyre.
Në skicën, e ekspozuar pranë kësaj tabloje në këtë ekspozitë dallohen 4 burra, një grua dhe djajtë që i kanë rrethuar. Njëri i përfshir nga flakët, dy të tjerë të torturuar nga ushtat në trup, një tjetër që kërkon të veprojë dhe në qendër të skicës së vogël, qëndron gruaja e tërbuar dhe e përfshirë në torturën e njërit prej tyre. Gruaja në të njëjtën kohë kërkon të ndalojë me dorë burrin pas saj. Si ky i fundit, ashtu dhe gruaja janë të prekur nga ushtat e djajve. Ata janë nën pushtetin e tyre. Një nga djajtë qëndron pranë burrit në të majtë, duke i treguar qesen me piastra. Në këtë skenë nuk paraqitet asnjë engjëll. Kjo për të treguar se akti i ulët është kryer dhe nëpërmjet flakëve të Purgatorit, shpirti i tyre do të kalojë për gjykim. Në imagjinatën artistike të artistit, mëkatarët digjen në zjarrin e Purgatorit. Zjarri në këtë rast nuk është zjarri në konceptin gjeografik metaforik të Botës tjetër, Ferrit. Këtu, në Purgator, mëkatarët torturohen në zjarrin e tij. Ndryshe nga zjarri i ferrit, ai është i përkohshëm. Shpirti i mëkatarit “do të shpëtojë nëpërmjet zjarrit”. Mëkatarët mbajnë kokën lart, si shenjë gjunjëzimi ndaj Zotit.
Dhe ky kompozim është po aq interesant sa tabloja e mëparshme. Një nga aspektet që shqetëson më shumë në shekullin XIX, në zonat malore të Shqipërisë së veriut, është pozita e gruas, roli dhe rëndësia e saj në shoqërinë shqiptare gjatë kësaj periudhe. Jeta në një shoqëri patriarkale e kufizonte atë në pjesëmarrje, vendimmarrje dhe të zhvillonte jetën në vullnetin e saj të lirë.
Në një letër të peshkopit Alberto Gracchi të dioqezës së Pultit drejtuar Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe Tivarit (viti 1874) rrëfen se para disa kohësh kishte hapur një fond për të ndihmuar dy vëllezërit e vegjël jetim të shërbëtores që ai mbante në rezidencën e tij. Ai tregon se dy vëllezërit, të detyruar nga ligjet e rënda e të vendit, duhej t’i paguanin gjashtë qese me piastra personit, të cilit i ishte besuar motra e tyre qysh në djep. Duke qenë se vajza dhe familja e saj kishin përqafuar besimin Islam, ajo i ishte bashkuar personit në fjalë, për të mos humbur shpirtin e saj. Peshkopi, në qëllimin për ta mbrojtur vajzën në shtëpi, tregon se kishte qenë i detyruar ta bënte këtë. Qëllimet e pabesa të personave të cilët ankoheshin për moszbatimin e zakonit, kërkonin që vajza t’i jepej turkut (myslimanit), të cilit i ishte besuar (i cili ndërkohë kishte deklaruar që kush i sjell vajzën do të paguhej me dymbëdhjetë qese), ose sipas famullitarit, për t’u shitur për pak piastra.
“Pavarësisht” – shkruan peshkopi – “se ka malësorë të ndershëm duhet të dini që midis bashkëkombësve të tyre kristianë ekziston një skllavëri e vërtetë e gruas, e justifikuar më të zakonshmen që është zakon i përhershëm, dhe për këtë ata i shesin vajzat që në djep, si kristiane, ashtu dhe myslimane. Vajzat e shitura nuk kanë shpëtim nga këta bashkëkombës të pandershëm, përveçse të gjejnë shpëtim tek pastori i tyre”. Ai vëren se sipas zakonit të vjetër dhe situatën morale të banorëve, nuk gjen burra për punë të tilla (punë që ka nevojë shtëpia të mbahet), përveçse gratë janë ato që i bëjnë këto punë. Burrat nuk dinë të bëjnë bukën, as dhe një punë, duke shprehur ‘se ata më mirë të vriteshin sesa të ‘poshtëronin’ veten e tyre më kësi lloj punësh”.
Kjo është një nga rastet e shumta që tregojnë për pozitën e gruas në zona të thella veriore të Shqipërisë së Epërme në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Malësia e Madhe e mbështetur te Kanuni krijoi modele të shoqërore siç ishin martesat që në djep, prikat, duke përcaktuar në këtë mënyrë rolet gjinore në shoqëri, duke e privuar gruan nga shumë të drejta, të nënshtruar nga familja, fisi e shoqëria. Dhe me të drejtë, në vitin 1864, Peshkopi Çurçia, duke i dërguar një urdhëresë klerit katolik shkruan, se: “Zgjedhja e shoqes së jetës duhet bërë me shumë kujdes e seriozitet, sepse ai është akti më solemn e i rëndësishëm i jetës, pasi kjo mund të sjellë qetësi ose furtunë në jetën e dikujt. Ndryshe nga kjo, në këto vende (në zonat veriore) ka një indiferencë e neglizhencë. Është e trishtueshme, të shikosh përdorimin e zakonin e të konsideruarit të gruas, jo si një qenie e arsyetueshme, por si diçka për t’u përdorur”.
Një tabllo tjetër, po aq e rëndësishme për tematikë e kompozim është dhe tabloja e Kolë “Dy rrugët” që është një pasqyrim i së mirës dhe së keqes, lufta e njeriut midis këtij universi. Një tablo që meriton një analizë të gjerë, por kjo do të mbetet për një tjetër herë.
Digju prapë o llamp’ e zjarrtë, O mike e ditëve plot gëzim Vezullo o gotë e artë, O këngë e shenjtë e shpirtit tim Ku jeni ju o miq të shtrenjtë, O shokë të dashur të Kup(r)idit Na thërret prapë or’ e shenjtë, Sërish po shkrin dëbor’ e dimrit Në ditët e zymta të syrgjynit Shpirti plot plagë veç ndjen gaz, Në orët e shtrenjta të kujtimit Që ju o miq më latë pas Përpara meje ke qëndruar… Ja ti o streh’ e bujarisë, Ti muz’ e shpirtit të shqetësuar Ku prehet zjarri i dashurisë Atje ku kënga na bashkonte, Ku të gjithë ishim betuar Se shpirti ynë do jetonte, Plot afsh e zjarr i dashuruar, Se zemr’ e lodhur s’do pushonte, S’do prehej kurrë në kraharuar, Atje ku ishim krejt të lirë Dhe ngrinim gotat një nga një Këndonim këngë që pa pirë, Bërtisnim s’pyesnim për asgjë Atje dëgjoj sërish një këngë, Këngë poeti të pagjumë Prandaj të lutem që pa brengë, Mbushma gotën që dhe unë Me ju prapë të qesh i lirë, Të pi, të dehem kam dëshirë.