do të doja sot t’u bie të gjitha
këmbanave
t’i ndal veturat kalimtarët t’i ngrij në vend
do të doja që televizori të
shfaqë
vetëm filma bardhezi
radio të emitojë vetëm Grande Messe des Morts
do të doja që zëdhënës të
vendosur nëpër sheshe
të recitojnë ditë shifra emra toponime të sakta
pas 6 250 njerëzish të harruar
të pushkatuar të varur thyer rrashtash me kondak
të mbytur në ujë
16 487 njerëz të burgosur
të ngarkuar ngusht si kafshë nëpër kamionë
në rrugët drejt kënetave të Maliqit
1605 që u ulën pak të pushojnë
mbështetur në telaferra në qerpiç kasollash
e aty e dhanë grahmën e fundit
me sytë hapur
miliona urithë që lindën jetuan
vdiqën
nën kthetra të bishës
do të doja që në çdo shtëpi
shqiptare
të shfaqet një vajtuese
t’i shkulë flokët t’i grisë faqet gjak
t’i thërrasë të gjithë emrat e
harruar
në shtjella të erës
e të vdekurit t’i dëgjojnë emrat
e vet
te gropat e Dajtit te varrezat në Burrel në Spaç
nën stadiumin Qemal Stafa
e të mos na hedhin më mynxat e
atet e veta
të na lënë ta pastrojmë çdo
strehë prej tyre
çdo tjegull çdo tullë çdo tra nga Fabrika e Shijakut
do të doja të këndoj majekrahu
nga çdo cep i Shqipërisë – asaj të vërtetës –
ashtu si ka bërë gjithmonë fisi im
për të pastruar ajrin
të bëhen të gjallët me të gjallë
e të vdekurit me të vdekur përsëri
Oseku: Këtë poezi e kam shkruar në ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha. Them se i shkon mirë ditës ndërkombëtare për kujtim të gjenocidit. / KultPlus.com
Këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH janë lansuar në kanalin YouTube dhe interesimi i publikut për t’i dëgjuar është i madh, shkruan KultPlus.
Elvana Gjata e Arilena Ara janë dy emrat pretendentë për të
fituar në këtë festival por pjesëmarrësit janë të shumtë.
Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Olta Boka, Eli Fara
dhe Stresi, Gena, Kamela Islamaj, Era Rusi, Bojken Lako e Robert Berisha, janë
disa nga emrat që i janë futur kësaj gare.
Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Të gjithë po i presin netët finale për të kuptuar se kush do
të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
KultPlus ju sjell këngët pjesëmarrëse. / KultPlus.com
Së shpejti në skenën e Teatrit “Dodona”, në Prishtinë do të ngjitet komedia e Ag Apollonit “Mat”
Regjinë është duke e bërë Ben Apolloni, kurse në dy rolet e kësaj komedie do të paraqiten aktorët: Brahim Basha, në rolin e Matit dhe Adelina Halitjaha, në rolin e Vdekjes. Kurse kostumet do t’i realizojë Egzon Kazagaqi.
Komedia “Mat” është një rrëfim për një burrë që takohet me vdekjen e tij.
“Mat” është një komedi përplot situata komike, dialogë shumë inteligjentë e përplot humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme për aktorët për të shfaqur aftësitë e tyre interpretuese por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët.
Provat për këtë shfaqje kanë filluar qe disa javë dhe së shpejti pritet premiera në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Realizimi i shfaqjes është përkrahur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës.
Kanë filluar të publikohen këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e
Këngës në RTSH, shkruan Kultplus.
Kënga e parë që është publikuar është ajo e Elvana GjAtës dhe tashmë listës i është shtuar edhe ajo e Arilena Arës.
Kënga e Arilenës mban titullin “Shaj”. Fituesi i këtij festivali
shkon automatikisht në Eurovizion.
Arilena dhe Elvana janë dy emrat që po përfliten si pretendente për
të fituar në këtë festival.
Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com
Titujt e këngëve që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin
e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh, por jo edhe këngët, shkruan
KultPlus.
Sot ka nisur publikimi i këngëve pjesëmarrëse dhe kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës.
Elvana Gjata e cila është edhe krijuese e këngës, do të paraqitet në festival me këngën “Me tana”.
Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Ilmira Lika është një ndër
21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Ilmira Lika
Ilmira Lika – Drejtoreshë Ekzekutive në RTV Teuta Ulqin –Mali i Zi
Nga mosha 18 vjeçare nisi karrierën medatike ne Radio Televizionin e Malit të Zi në
emisionin e vetëm në gjuhen shqipe të asaj kohe. Punoi si gazetare në
këtë media në viset ku jetojne shqiptarët deri në 2004 dhe
gjithmonë spikati për dëshirën për të bërë më të mirën në profesion.
Në 2004-2011 ka punuar në RTV Teuta ne Ulqin, në 2008-2013, u zgjodh në detyrën e këshilltares së Kuvendit te Komunës së Ulqinit pranë, FORCA. Nga viti 2013 ushtron detyrën e drejtoreshës ekzekutive dhe kryeredaktores së RTV Teuta në Ulqin , media që emiton 80% program në gjuhën shqipe dhe 20% në gjuhë e tjera. Televizioni ka përmbajtje të ndryshme, kurse qëllimi kryesor është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe vlerave kombëtare . Shquhet si aktiviste me vlera në të gjitha poblematikën sociale ne qytetin e Ulqinit dhe jo vetëm. /KultPlus.com
Ylli Baka e Era Rusi sapo kanë publikuar një këngë me dedikim për tërmetin e fundit në Shqipëri, dhe të gjitha të hyrat nga ky projekt do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti, shkruan KultPlus.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Arben Duka,
kurse video është realizuar nga MAX Production.
Pas tërmetit në Shqipëri ku vdiqën dhjetëra qytetarë dhe u rrënuan shumë objekte
kolektive dhe shtëpi, ka pas shumë iniciativa për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti,
duke përfshirë edhe artistët.
Mirëpo, kënga “Në emër të shpresës”, është kënga e parë që i dedikohet kësaj
katastrofe natyrore.
Të gjithë ata që klikojnë në këtë video, kanë shansin të ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti, pasi që me klikun e tyre rriten edhe fondet nga kjo këngë./KultPlus.com
Në Ditën Botërore të Ujit, ekspertët politikë dhe shkencëtarët nga Forumi Botëror Ekonomik publikuan raportin në të cilin theksojnë se në të ardhmen luftërat do të zhvillohen për shkak të këtij lëngu të çmueshëm.
Sa më shumë të kalojë koha, popullata botërore do të shtohet, ndërsa burimet e ujit do të jenë gjithnjë e më të pakta, që do të jetë çark për konflikte në gjithë botën. / Koha.net / KultPlus.com
Është mbajtur mbrëmë eventi i bukurisë, Miss Universe 2019. Steve Harvey kurorëzoi fituesen mbrëmë në Atlanta, Georgji. Fituesja e këtij viti u zgjedhë Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut. Ndërsa fituesja e vitit të kaluar Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente për t’ia kaluar kurorën fitueses së ardhshme, shkruan KultPlus.
Në mesin e vajzave konkurrente ishte edhe vajza shqiptare, Cindy Marina e cila hyri në 20-shen më të mirë të këtij eventi.
Ajo u ftua në skenë pasi u shpallë që ka hyrë në 20-she dhe performanca e saj nuk kaloi pa vëmendje, mes duartrokitjesh vajza nga Shqipëria shkëlqeu në prezantimin e saj. / KultPlus.com
Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë do të organizojnë nesër marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, shkruan KultPlus.com.
“Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, nesër nga ora 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit”, thuhet në statusin e tyre në Facebook.
Nga një mindil me ngjyrë të portokalltë kishin vendosur në kostumet e tyre të gjithë anëtarët e trupës së Orkestrës së Kosovës, ndërsa gratë anëtare të korit, kishin vendosur varëse me ngjyrë portokalli. Edhe ndriçimi në sallë ishte me ngjyrë portokalli. Të njëjtën ngjyrë e vëreje madje edhe në biletën për këtë koncert. Gjithçka ishte e portokalltë sepse kjo ngjyrë është simboli i fushatës 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, në kuadër të së cilës mbrëmë u realizua edhe koncerti nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës të cilët realizuan veprën “Requiem” të Mozart-it nën dirigjimin e dirigjentit, Rafet Rudi, shkruan KultPlus.com
“Do të vazhdoj të punoj edhe më tutje deri sa të
mundem”, tha dirigjenti, Rafet Rudi, i cili dje shënoi 70-vjetorin e
lindjes së tij.
Në këtë mbrëmje që po fliste ndryshe, salla ishte e mbushur
që nga fillimi, një numër i madh i grave, i të rinjve, përfaqësues ambasadash,
përfaqësues misionesh ndërkombëtare, gazetar dhe figura eminente nga fusha e
kulturës përbënin një numër jashtëzakonisht të madh të të pranishmëve të cilët
ishin pjesë e këtij koncerti dhe njëkohësisht edhe mbështetës të fushatës kundër
dhunës ndaj grave, pra ishin adhurues të ngjyrës portokalli, së paku për 16 ditë.
Ky koncert që pati një shtrirje të jashtëzakonshme, u përmbyll
nën duartrokitjet e gjata të publikut.
Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë ekskluzive për KultPlus-in, e ka quajtur të jashtëzakonshme këtë ngjarje teksa ka falënderuar akterët pjesëmarrës në këtë organizim.
“Ishte një organizim jashtëzakonisht i mirë, unë dua të
përgëzoj së pari Filharmonin e Kosovës, UN Women në Kosovë, Ambasadën e Francës,
prezencën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë të cilit kanë qenë përkrahës të
fuqishëm dhe duke iu falënderuar atyre ne kemi organizuar edhe 16 ditët e
aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas në përgjithësi por që këtë vit iu ka
dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. Tutje,
Jahjaga, ka folur edhe për rëndësinë që kanë organizimet e tilla në raport me
uljen e dhunës ndaj grave.
“Kohëve të fundit kemi parë një shkallë në rritje të dhunës ndaj gruas si në rrafshin global ashtu edhe në Kosovë dhe organizime të tilla janë të domosdoshme sidomos në ngritjen e vetëdijes për ta kundërshtuar dhunën në përgjithësi dhe sidomos dhunën ndaj gruas”.
Dirigjenti i njohur kosovar, Rafet Rudi fillimisht ka folur
për realizimin e veprave të ndryshme nga kori si dhe për një format të ri në të
cilin ka hyrë Filharmonia e Kosovës përmes realizimit të këtyre veprave.
“Ju që ndoshta e keni përcjellë korin në vitet e fundit,
kori i rreket një literature vokalo-instrumentale në realizimin e veprave
kapitale të muzikës së kësaj gjinie dhe ne kemi realizuar Beethovenin, edhe
veprën e Mozart para disa viteve dhe kështu me radhë, pra kemi hyrë në formatin
e Filharmonisë si institucion sepse Filharmonia e ka këtë format në kuptimin që
nuk realizon vepra vetëm korale por gjithashtu ka obligim të realizoj vepra të
mëdha me orkestër dhe këtë e bëmë edhe kësaj radhe, realizuam një vepër që është
qendrore në muzikën klasike, një nga më të mirat në literaturën botërore”.
Meqë mbrëmë shënoi 70- vjetorin e lindjes, dirigjenti
veteran, Rudi me shumë buzëqeshje ka folur edhe për ndjenjën e tij si 70-vjeçar
në aspektin profesional.
“Unë për vete po
punoj edhe tash me një tempo të njëjtë besoj dhe do të vazhdoj të punoj edhe më
tutje deri sa të mundem, qoftë në fushën e dirigjimit, sidomos në fushën e
kompozimit dhe të shkrimeve”.
Për këtë datë të veçantë për dirigjentin, dhuratat nuk ishin
të pakta, ai pranoi duartrokitje pafund nga publiku në sallë dhe një mori tufa
lulesh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën artistike në Kosovë.
Pas përfundimit të koncertit, në sallë artistët dhe mysafirët u panë duke diskutuar mes vete ku shkëmbyen vlerësimet e tyre. /KultPlus.com
Sopranoja, Inva Mula, organizoi mbrëmë në Tiranë koncertin humanitar me pjesëmarrjen e rreth 50 artistëve të njohur brenda dhe jashtë kufijve, me qëllim mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, titulluar “Nesër është një ditë e re”.
Koncerti u mbajt në sallën pranë Katedrales së Kishës Ortodokse në Tiranë. Ftesës së sopranos iu bashkuan rreth 50 artistë nga fusha e muzikës dhe aktorë të shumtë të cilët përmes kësaj mbrëmjeje u solidarizuan për të mbledhur fonde në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Këngëtari Albano Karizi dhe tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu u bashkuan me nismën përmes videomesazheve, sikundër edhe fotografi Fadil Berisha dhe artistë të tjerë që jetojnë jashtë kufijve. Të pranishme në sallë ishin ambasadorja e Francës dhe ambasadorja spanjolle në Tiranë.
Pasi falënderuan të pranishmit, organizatorët njoftuan se nisma do të udhëtojë edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo mbrëmje bamirësie del nga zemra e neve si artistë. Ky publiku që na admiron ka nevojë të shikojë që ne si artistë jemi pranë jo vetëm me fjalë po konkretisht”, tha Inva Mula.
Ky koncert ishte një mbrëmje humanitare ku secili nga artistët përcolli mesazhin e vet për të prekur aty ku mundet në mënyrë që të mblidhen sa më shumë ndihma për të prekurit nga tërmeti.
“Ky është vetëm fillimi i një aksioni humanitar pasi nis një maratonë të gjithë zhanreve artistike”, tha Inva Mula.
Nisma është një lëvizje e hapur gjatë gjithë muajit dhjetor, që përkon dhe me muajin e festave. Organizatorët shpresojnë që më 31 dhjetor, kontributi i artistëve të arrijë aty ku ka nevojë, duke dëshiruar që të ndërtonin një shkollë apo një qendër shëndetësore./atsh /KultPlus.com
Aktori i Star Trek, René Auberjonois, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.
Djali i tij, Remy-Luc, zbuloi se babai i tij vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një beteje me kancerin e mushkërive.
René ishte i njohur për rolin si Odo, në Star Trek: Deep Space Nine, nga 1993 deri në 1998.
Përveç djalit të tij, aktori i ndjerë la pas gruan e tij, vajzën Judhith Mihalyi Tessa dhe tre nipër e mbesa. Klan Kosova /KultPlus.com
MIAMI, FL – JULY 01: Rene Auberjonois attends Florida Supercon on July 1, 2016 in Miami, Florida. (Photo by Gustavo Caballero/Getty Images for Florida Supercon)
Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, duke përmendur faktin se sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit dhe Dinjitetit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit dhe e Parandalimit të këtij Krimi, ka kritikuar faktin se pikërisht sot do t’i ndahet çmimi Nobel shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili njihet si mbështetës i liderit të ndjerë të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, e i cili ishte gjykuar në Tribunalin e Hagës pikërisht nën akuzën për gjenocid, veç tjerash.
“Përball vendimit për të shpërblyer një mohues të gjenocidit me një Çmim Nobel, jam e bindur që kjo lejon një përhapje të revizionizmit midis qarqeve artistike, stigmatizimin e mëtejshëm të viktimave dhe mbi të gjitha, krijimin e një kulture, ku artistët nuk pritet më mbështesin vlerat morale ose njerëzore”, ka thënë ambasadorja Geci-Sherifi, raporton Koha.net.
Ajo ka postuar edhe një deklaratë të Antonio Guterresit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku ai kërkon mbrojtje për viktimat e gjenocidit.
“Kudo që shohim njerëz që përballen me diskriminim sistematik apo bëhen caqe të dhunës thjeshtë për shkak se kush janë ata, për shkak të identitetit të tyre, ne duhet të veprojmë – si për të mbrojtur ata që janë në rrezik të menjëhershëm ashtu edhe ata që mund të jenë në rrezik në të ardhmen. Duke promovuar një kulturë të paqes dhe të mos-dhunës që përfshin respektimin e diversitetit dhe mosdiskriminimit, ne mund të ndërtojmë shoqëri që janë rezistente ndaj rrezikut të gjenocidit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Kujtojmë se Kosova dhe Shqipëria do të bojkotojnë ceremoninë e sotme të Nobelit ku do t’i ndahet çmimi Nobel Handkes për Letërsi për vitin 2019. Koha.net / KultPlus.com
Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hermarck Ahliny.
Kjo pritje, e para e llojit të tillë në Kosovë për Ditën
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim bashkimin e zyrtarëve
institucional vendor e ndërkombëtar, me organizatat jo-qeveritare dhe
komunitetet me qëllim të vetëm që të jenë bashkërisht të integruar në shoqëri
pa dallim gjinie, feje etnie apo pozicioni që mbajnë.
Fokusi i veçantë në këtë event do të jenë kategoritë e
margjinalizuara si viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi
të kufizuara, komunitetet jo shumicë etj, që edhe ata të kenë mundësi të takojnë
nga afër lider institucional, ambasador dhe artist me të cilët mund të shkëmbejnë
ide, paraqesin kërkesa, dhe tu ofrohet mbështetje e barabartë në respektimin e
të drejtave të tyre.
Duke e ditur që shtresat e ndryshme të shoqërisë që nuk janë të inkuadruar
në jetën publike, nuk e kanë mundësinë e pjesëmarrjes në evente të tilla e aq
më pak të takojnë personalitete të larta për të diskutuar çështjen e të
drejtave të njeriut, ky event do të jetë një rast i veçantë për ta.
Ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që Ambasadorja Shala inicion çdo vit për të drejtat e njeriut në vendin tonë.
Në këtë pritje kanë konfirmuar pjesëmarrjen zyrtar të lartë institucional
vendor e ndërkombëtar, ambasador të shteteve të BE-së në Kosovë e artistë të ndryshëm.
Të pranishmëve me një fjalë rasti do tu drejtohen: Elvana Shala – Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Jens Erik Grondahl – Ambasador i Norvegjisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny – Ambasadore e Suedisë në Kosovë dhe Hilmi Jashari – Avokat i Popullit
Eventi mbahet sonte në Swiss Diamond Hotel Prishtina me fillim nga ora 18:00. / KultPlus.com
Dy javë pas tërmetit në Shqipëri, nxënësit sot do t’i rikthehen bankave të shkollës.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.
Ndërsa mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara.
Dy ditë më parë zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.
Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë./oranews/ KultPlus.com
“Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqipëria me shenjat e saj, flamurin dhe himnin, do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë… Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i dramës shqiptare.” Filozofia.al / KultPlus.com
Sot kanë dalë edhe titujt e këngëve që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin e Këngës në TVSH.
Festivali me traditë nënkupton edhe këngë që veçohen prej të
tjerave.
Derisa presim që nesër ti dëgjojmë këngët dhe të nisim edhe
komentet rreth këngëve më të pëlqyera, të një festivali që ka rëndësi edhe për
faktin se fituesin e dërgon automatikisht në Eurovizion, të shohim pak në
kompozitorët dhe tekstshkruesit e këngëve në fjalë.
Elvana Gjata dhe Bojken Lako janë të vetmit që kanë krijuar vet këngët e tyre, meloditë dhe kanë shkruar edhe tekstin e këngës. Elvana Gjata do të paraqitet në festival me këngën “Me tana” ndërsa Bojken Lako me këngën “Ma la seen”.
Fifi – Filloreta Raçi vjen si tekstshkruese dhe kompozitore
e këngës së Robert Berishës, ndërsa Genc Salihu si tekstshkrues dhe Florent
Boshnjaku në muzikë janë bashkuar për këngën e Olta Bokës – Shkrime në mur.
Adrian Hila, kompozitor i njohur shqiptar, ka krijuar këngën
për Sara Bajraktarin dhe Albërije Hadërgjonajn, të dyja konkurrente të denja,
me Albërijen si një emër i lakuar dhe fituesen e parë nga Kosova në Festivalin
e TVSH-së, para më shumë se 20-të viteve.
Lindon Berisha ka shkruar tekstet e këngëve të Arilena Arës dhe Kanitës, ndërsa Naxhije Berisha ka shkruar tekstet e Aldo Bardhit dhe Era Rusit, shkruan KultPlus.
Eugent Bushpepa, fituesi i Festivalit të TVSH-së para disa
vitesh, ka krijuar muzikën e këngës së Valon Shehut.
Pritet të dëgjojmë nesër këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com
Ajo është një prej fëmijëve të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu.
Sot 96 vjeçare, Bettinna Moissi ka lindur në Berlin, është një aktore e madhe e teatrit dhe filmit.
Në vitin 1948 ajo ka performuar në filmin ‘Long is the Road’, i pari film gjerman që trajtoi temën e Holokaustit.
Bettinna ka lindur në vitin 1923, dhe është fëmijë i çiftit Aleksandër Moisiu dhe Herta Hambach. Motra e saj ishte Beate Moissiu, por nga një grua tjetër e aktorit shqiptar, Maria Moisiu, shkruan KultPlus.
Bettinna ka luajtur edhe në tjera projekte, përfshirë edhe filmin “The Orplid Mystery”, “Jakko”, “The Comedians”.
https://www.youtube.com/watch?v=6LgU1Mk2vfk
Aleksandër Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Bettinna jeton sot në Gjermani dhe është e martuar me një
hebre, meqë edhe vet ka origjinë hebreje. Ajo ka dy fëmijë, Olivierin dhe
Nicolasin – të dytë të angazhuar në botën e artit por më shumë me pjesën
kuratoriale dhe koleksionimin e artit.
Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard. / KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Elvira Shkurti është një
ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Elvira Shkurti
Elvira Shkurti Mjeke
kardiologe në një qytet përralle sic është Pogradeci ku ajo për mbi 35
vite i ka shërbyer me devotshmëri e kujdes absolut! Ndaj dhe qyteti i
liqerit kur përmendet dr Elvira thonë: e ka bekuar Zoti …është e
mrekullueshme! Ja cdo të thotë të jesh një mjeke e përkushtuar në kujdes të
pacientit, ata dinë të vlerësojnë !!! Pacientin e ka idhull. Respekti ndaj tij,
komunikimi me qetësi, durimi dhe maturia e kanë afruar shumë me të dhe me
profesionin. Gjithnjë ka bërë maksimumin që i sëmuri të sqarohet dhe të
këshillohet për sëmundjen e tij. Por duhet të jesh edhe psikolog, edhe
sociolog, por edhe i ndjeshëm që të dish edhe kushtet sociale në të
cilat ndodhem një pjesë e pacientëve, sidomos ata që jetojnë në fshat.
Vështirësitë në rrethet e vogja janë të mëdha, Kardiologu mbulon të
gjitha hallkat e shërbimit (vizita në poliklinikë, ndjekja e të sëmurëve
në spital, pritja e të sëmurëve në urgjencë, dhe shpesh edhe vizita në
familje). Por për respektin që ka ndaj të sëmurit, humanizmit, durimit
dhe qetësisë që e karakterizon, i ka kaluar këto vështirësi. Por ka patur edhe
raste të trishta,që e kanë mërzitur dhe i kanë dhënë emocione
negative. Këto raste kanë qënë edhe mësim për Doktoreshë Elvirën.
Mbështetje e madhe në
punë e saj, ka qënë , familja dhe bashkëshorti i saj, Pirro dhe ai
nga bota e mjekësisë ne profesion si Farmacist.
Dr. Elvira, është një nënë e lumtur e dy djemve shumë të mbarë dhe të zotë që punojnë dhe jetojnë në SHBA dhe që kane arritur sukses absolut. Nipi dhe mbesa e saj , Mathias dhe Maribella i japin forcë që të jetë ende e vlefshme për pacientët e saj. /KultPlus.com
Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fshati Pjetershan i Gjakovës edhe këtë vit mori ngjyrat më të bukura, derisa fshati është kthyer plot magji.
Por, përveç këtij vendi, edhe një fshat tjetër tashmë po reflekton plot festë e dashuri.
Është Famullia e Shën Mhillit në Doblibare që është stolisur për mrekulli, duke i dhënë edhe më shumë kuptim dhjetorit dhe vitit që thërret. /KultPlus.com
Tashmë janë bërë një vit prej kur Iliriana Vorfaj, muzikante e pedagoge, ka ndërruar jetë, për të lënë pas një bagazh të madh të veprimtarisë së saj, shkruan KultPlus.
Për të nderuar kujtimin e Iliranës, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, u mblodhën miq, familjarë, ish studentë të saj e dashamirë.
Përderisa në një ekran të madh shfaqeshin fotografi që shpalosnin momentet më të bukura të Ilirjanës, fjalën e mori Liburn Jaholli, djali i të ndjerës, i cili tregonte se si ka qenë e ëma e tij. Ndër të tjerash, Liburn Japolli, vuri në pah anën humanitare të prindërve të tij, duke bërë të ditur për fondacionin që ai dhe motra e tij do të hapnin në kujtim të tyre.
”Duke u bazuar në veprimtarinë dhe punën e prindit tonë, Iliriana Vorfaj, dhe duke e vlerësuar punën e saj shumëvjeçare në zhvillimin e arsimit, edukimit, mirëqenies dhe drejtave njerëzore në Kosovë si dhe në bazë të vullnetit, dëshirës së kamotshme dhe amaneteve të saj dhe babait tonë Irfan Jupolli, që me altruizmin e tyre ndihmuan në zhvillimin e qytetit të Prishtinës dhe mbarë popullatës Kosovare pa dallim gjinie, feje, race, në pasardhësit e tyre, vendosëm që të formojmë një fondacion, i cili do të ketë karakter joqeveritar, jofitimprurës, pa preferenca politike, fetare, gjinore, racore apo etnike dhe i cili do të shërbejë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës, fillimisht në qytetin dhe regjionin e Prishtinës, me synim që të zgjerohet edhe në tërë territorin e Kosovës”’, shprehej ai.
E pranishme ishte edhe Besa Luzha, e cila fliste me adhurimin më të madh për të ndjerën.
”Dhimbja është ende shumë e madhe, tash pas një viti kur u ktheva dhe i pashë fotografitë të cilat i kisha përzgjedhur, e pashë se ishin pikërisht ato që e paraqesin karakterin e saj më së miri”
Ndër të tjerash, u luajt edhe një pikë muzikore, sigurisht për të nderuar kujtimin e violinistes, Ilirjana Vorfaj.
Fondacioni IL-IR do të fokusohet në bursa për studentët në nevojë dhe iniciativa bamirëse të tjera për qytetarët në nevojë. / KultPlus.com