Gratë në art: 100 artiste që duhet t’i njihni

Para 100 vjetëve gratë u lejuan të studiojnë artin, pasi që prej kohësh akademitë e arteve i dominonin meshkujt, ndaj dy autore kanë botuar librin “I love woman in arts” me qëllimin luftimin e pabarazive gjinore në akademitë e artit, shkruan KultPlus.

Sipas piktorit Georg Baselitz gratë “nuk mund të pikturojnë mirë” dhe se ato s’mund të marrin çmime të mëdha për punët e tyre. Tutje, në vitin 2015 në një intervistë, ai pati thënë se grave iu mungonte ambicia.

Megjithë realitetin se 60% e të diplomuarve janë gra, ende ka paragjykime të tilla të pabarazisë gjinore që janë të ngulitura në artet gjermane.

Ndaj dhe artistet Bianca Kennedy dhe Janine Mackenroth kanë botuar librin “I love women in arts” me rastin e 100-vjetorit të pranimit të grave në akademitë e artit. /KultPlus.com

https://www.dw.com/en/women-in-art-100-female-artists-you-should-know/a-53959863

Dua bukë!

Poezi nga Musine Kokalari

Ajo hesht, s’di ç’të bëjë; vetëm derdh lot.
Fëmija lebetitin, thërresin dhe ky zë oshëtin
në dhomën e çveshur prej çdo orendije
dhe si jehonë vajtimi dëgjohet ngadalë jashtë,
pasi kalon plasjet e mureve
dhe të çatisë,
të cilët i len shteg erës dhe shiut
në netët e ftohta të dimrit.

A keni menduar ndonjëherë se kush dhe si e shpiku vrapimin?

Viti i largët 1748 konsiderohet interesant për faktin se po në atë vit u  shkip vrapimi nga Thomas Running i cili gjersa ecte për një moment dyfishoi ecjen. Dhe nga mbiemri i tij Running mori emrin vrapimi, shkruan KultPlus.

Megjithatë, vrapimi, nëse gjurmohet më thellë na shpie në Greqinë e lashtë tek Hermesi, Perëndia e Vrapimit.

Hermesi ishte i padukshëm teksa vraponte me një shpejtësi supersonike, krejt kjo si shkak i metabolizmit të tij të perëndishëm.

Vrapimi është në kontrast me ecjen, sepse njëra këmbë qëndron në tokë, në kontakt me tokën, derisa tjetra mbahet lart nga graviteti. Vrapimi konstatohet se është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. /KultPlus.com

Çamëria, harta e dhimbshme e Europës

Nga: Ismail Kadare

Njerëzit janë mësuar prej shekujsh me hartat dhe leximin e tyre, sado të larmishme të jenë ato. Harta shtetesh dhe popujsh, harta historike, klimatike, detare apo tokësore, ngulitën qysh në bankat e shkollës në kujtesën e nxënësve, me emrat dhe ngjyrat e tyre dalluese. Më pas, me shtimin e dijenive, njerëzit mësojnë se ka harta të vjetra dhe të reja, në të cilat disa nga emërtimet mungojnë ose janë zëvendësuar me të tjera. Kjo është e njohur dhe e shpjegueshme, si pasoje e zhvillimeve të historisë, kryesisht, të luftërave dhe shpërnguljeve. Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja e vet njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, të logu i vjetër.

Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës. Këto radhë janë pjesë nga parathënia, shkruar për një antologji letrare-artistike për Çamërinë, përzgjedhur nga miku im i ndjerë, Ali Podrimja, më 2004. Çamëria bën pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq, heshtjet, gjithashtu mund të acarojnë, ndoshta më keq. Kontinenti ynë europian është plot me shembuj të tillë dhimbjesh. Në antologjinë me motive letrare artistike për Çamërinë, është theksuar në mënyrë të ndjeshme se kjo përmbledhje nuk është as thjesht politike, as nismëtare e ndonjë fushate.

Është, në radhë të parë, një libër njerëzor. Libër me vjersha, poema dhe art, shkruar nga njerëzit për njerëzit. Është një dhimbje, që nuk ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë sikur nuk e di. E, aq më pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Në rastet e shumta kur flitet për këtë dramë, është theksuar, se Çamëria nuk është kurrsesi një fantazmë që ngrihet për të errësuar marrëdhëniet e fqinjësisë midis grekëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi, kur popujt e lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më fort, dhe, rrjedhimisht, duke u kuptuar më mirë, e duan edhe më shumë njëri-tjetrin. Ky libër i ri për historinë e Çamërisë është në vazhdën e një tradite të tillë pozitive, larg mllefeve dhe smirave kombëtariste. Në të flitet gjerësisht për të vërtetat historike, mbështetur në dokumente të autoreve shqiptare dhe të huaj, pa paragjykimet e njohura, ato që me aq lehtësi e kthejnë çdo mirëkuptim në moskuptim dhe çdo afrim në të kundërtën e vet. Pasqyrimi gjerësisht i traditave kulturore të Çamërisë, duke nisur nga kultura urbane, nga muzika, këngët polifonike, vallet dhe veshjet e një bukurie të rrallë, është një riafirmim i thelbit pozitiv të këtij libri.

Një popull që gjen kohën e nevojshme të përpunojë me kaq finesë këta tinguj e këto ngjyra të jetës, pohon një prirje humane e mirëkuptim me botën. Vëmendja ndaj teksteve të autorëve të huaj e shqiptare, që nga Maksim Artioti i mesjetës së vonë, lindur në Artë, e gjer të Abedin Dino i Parisit të viteve 1930, pinjollit më të ri të dinastisë së Dinenjve, mik i Gertrude Shtejn, Tristan Cares e Pikasos, janë disa nga shembujt e një vizioni humanist e kulturor të Çamërisë, larg spekulimeve të ngushta politike të ditës.

Problemi çam ka mbi njëqind vjet që është i pranishëm në zonën juglindore të Europës. Ai është i ngjashëm me probleme të tjera, herë më të vjetra e herë më të reja, që janë shfaqur e shfaqën në pjesë të ndryshme të kontinentit tonë. Në pamje të parë shpesh ato duken të ndërlikuara e të pandryshueshme, madje të pazgjidhshme, ngaqë lidhen me emancipimin e përgjithshëm të njerëzimit, i cili, ndonëse, jep përshtypjen e një zhvillimi me ritëm të shpejtë, në të vërtetë qëllon të jetë më i ngadaltë sesa duket. Krijimi i Europës së bashkuar, në mesin e dytë të shekullit njëzetë, ka qenë një lajm i madh jo vetëm në përmasa kontinentale, por ato botërore.
Bashkë me zhvillimet e reja ekonomike, politike e kulturore, ai krijoi premisat e një çlirimi të brendshëm shpirtëror, falë të cilit u ringjallën shpresa për zgjidhje të çështjeve që ngjanin më parë pa asnjë shpresë, përveç mjeteve të armëve dhe të luftës. Një vizion i ri për kufijtë dhe bashkëpunimin midis shteteve çon vetvetiu drejt mirëkuptimit të mëtejshëm midis kombeve, çka është baza që secili prej tyre të ndihet më i plotë brenda thesarit të përgjithshëm njerëzor, që popullon planetin tonë.

*Parathënia e librit: “Çamëria Vështrim Historik dhe Etno- Kulturor” /KultPlus.com

Teatri kosovar në mediet ndërkombëtare

Dy prestigjiozet gjermane, TAZ dhe Der Tagesspiegel, kanë shkruar gjërë mbi shfaqjen “Kthimi i Karl May– një shfaqje zbavitëse për popullin gjerman”, produksion i Qendrës Multimedia, teatrit Volksbühne nga Berlini dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Videoja 40-minuteshe me skena te shfaqjes “Kthimi i Karl May” është dhënë si premierë nga 24-26 qershor, në festivalin ndërkulturor Postwest në Volksbühne Berlin.
“Ben Nemsi tek Handke” dhe “Përshëndetje nga Ballkani” janë titujt e artikujve të cilët video-performancën e aktorëve kosovarë e cilësojnë si një risi interesante në edicionin e sivjemë të Postwest.

“Kthimi…” në tekst të Jeton Nezirajt është një format interesant i satirës “që shpeshherë është skajshmërisht i mprehtë në reflektimet e projeksioneve të ndërsjella në mes Lindjes e Perëndimit…”, shkruhet në TAZ.
Shfaqja flet për rrugëtimin e Kara Ben Nemsit i cili bashkë me një grup aktorësh nga Kosova ik nga Lindja ndërsa shkon drejt tokave gjermane. Në këtë udhëtim epik ai takon Slavoj Zhizhekun, Peter Handken e personazhe të tjerë intrigues.

“Kthimi i Karl May-it është një satirë jashtëzakonisht e pakursyer e cila absolutisht ia vlen të shihet”, shkruan Der Tagesspiegel.
Regjia: Blerta Neziraj. Luajnë: Arta Muçaj, Armend Smajli, Edona Reshitaj, Adrian Morina, Ylber Bardhi dhe Shpetim Selmani. /KultPlus.com

Rikthehet muzika historike e filmit në Itali

Kolonat zanore nga epoka e artë e kinematografisë italiane, vihen në dispozicionin e gjeneratave të reja të adhuruesve të filmit dhe muzikës, falë një marrëveshjeje të re ndërmjet studiove “Universal Music Group” dhe “Sugar”, që është studioja kryesore e pavarur në Itali.

Më shumë se 2 mijë kolona zanore historike nga filma të tillë, si ata të Federico Fellinit, “La Dolce Vita” dhe “Amarcord” dhe filmi i Luchino Viscontes, “Il Gattopardo”, përfshirë edhe këngë të realizuara nga kompozitorë të famshëm siç është, do të rivendosen në dispozicionin e publikut dhe do të shpërndahen përmes kompanisë incizuese, “Decca Records”.

Në bazë të kësaj marrëveshje, “UMG Italy” po ashtu do të shpërndajë muzikë nga lista e artistëve bashkohorë të labelit “Sugar”, përfshirë këtu një prej bendeve më të njohur të muzikës pop në Itali, “Negramaro” dhe artisti i muzikës pop dhe jazz, Raphael Gualazzi.

“Krijimi i një zgjidhjeje unike të distribuimit mbarë botëror të muzikës së kompanisë incizuese ‘Sugar’, është një hap vërtetë i rëndësishëm dhe mezi po presim ta shtrijmë shikueshmërinë tonë edhe në territore të reja” – ka deklaruar Filippo Sugar, kryeshef ekzekutiv i kompanisë 88-vjeçare të muzikës në Itali.

Studiot “Universal” dhe “Sugar”, në të kaluarën kanë bashkëpunuar edhe në disa projekte tjera, përfshirë këtu performancën e transmetuar live të tenorit italian, Andrea Bocelli, nga katedralja e zbrazët “Duomo” në Milano, në mes të pandemisë, që atëkohë e kishte goditur më së shumti Italinë. /KultPlus.com

‘Skamja nënshtron barkun, por jo kokën’

Sonte kemi përgatitur një koleksion të ndritshëm të mençurisë arabe, jemi të bindur se kemi akoma shumë për të marrë nga nektari i urtësisë së tyre.

Tri gjëra njeriut ia zgjatin jetën: shtëpia e madhe, kali i shpejtë dhe gruaja e mirë.

Qorri bëri djalë dhe, duke dashur t’ia gjejë sytë, ia qiti dhe atij ato që kish.

Rinia është marrëzi, të cilën mund ta shërojë vetëm pleqëria.

Ruaju nga ai që të sjell fjalët e të tjerëve; do t’u shpjerë atyre edhe fjalë të tjera.

Ruaju të nguturit, sepse ajo shkakton pendimin.

Rrezet e diellit nuk ndoten, edhe nëse bien në baltë.

Rrobat e reja të mbushin me madhështi, të vjetrat me turp.

Rrushtë piqen duke parë njëri-tjetrin (Varianti në shqip: Shih rrushi-rrushin e piqet).

Secili shpie meritat në shportën e vet.

Secili ndien kënaqësi siç i përshtatet.

Sikur mendtë të qiteshin në pazar, prapë secili do t’i blinte të vetat.

Sekreti i vetëm që gruaja e vuan është mosha e saj.

Sikur të shisja qefin, s’do të vdiste njeri.

S’ka arritje pa mundime.

Skamja nënshtron barkun, por jo kokën.

S’ka njeri të lodhur ditën e fitores.

S’mund të marrësh përgjigje pa trokitur portën.

Soditja e vazhdueshme e vesit është thes.

Streho beduinin e do t’i vjedhë rrobat.

Syri i shikon të gjitha, por veten jo.

Sytë e dashurisë janë të verbër, puthja hymni i saj.

Sytë nuk i shërbejnë për asgjë një truri të verbër.

Shëndeti kalon në vrimë të gjilpërës, kurse sëmundja vjen si rrufe.

Shfajsimet janë të përziera gjithnjë me gënjeshtra.

Shikojeni në fytyrë tjetrin kur flet dhe kushtojini kohë të dëgjuarit të tij.

Shkoi gomari për brirë e humbi veshët.

Shpata e pushtetit është e gjatë.

Shpotitu me robin dhe ai shumë shpejt ka për të ta kallëzuar.

Shqetësimet e së nesërmes i përkasin së nesërmes.

Të gjitha dashuritë që vijnë pas dashurisë së parë janë shembëllim dhe variante të saj

Të gjitha defektet që i pëlqen sulltani quhen cilësi.

Të kesh frikë nga ai njeri që s’ka frikë nga Perëndia.

Të këqinjtë njihen mes vetes.

Të mësuarit në pleqëri është si të shkruarit në rërë, të mësuarit në rini është si të gdhendurit në gur.

Tri gjëra e shkatërrojnë njeriun: pasuria, kopracia dhe jopjekuria.

Të thuhet e vërteta e bën njeriun e madh.

Thuaje gjithmonë të vërtetën në formë loje.

U mboll fara “nesër” por asnjëherë nuk çeli.

Urrejtjen dhe neverinë gruaja e tregon menjëherë, ndërsa dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.

Uthulla e falur vlen më shumë se mjalti i blerë.

Vajza me djep ari s’rri gjatë në shtëpinë e babait.

Varfanjaku edhe në vendin e vet është i huaj.

Varfëri nuk do të thotë vetëm kur nuk ke para, por edhe mungesa e diturisë, mendimit dhe talentit janë secila më vete varfëri.

Vdekja e dërgon sfidën e vet me një flok të bardhë.

Vdekja ëhtë së tepërmi afër, kurse koha për mirëbërje është e kufizuar.

Vetëm dashuria e parë është e vërtetë.

Vizitat e rralla e shtojnë miqësinë.

Xhamia më e mirë është ajo e ndërtuar në shpirt.

Zemërimi i të dashuruarve është si shiu i pranverës.

Zemërimi nis me çmenduri dhe mbaron me pendim.

Zemra e dashuruar askund nuk mund të gjejë qetësi e gëzim, derisa dashuria e mban në kthetrat e veta.

Zemra e njeriut nuk është çarçaf që t’i shtrohet çdokujt.

Zoti banon këtu ndër ne. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Amshim

Poezi nga Vlora Rexhaj

Në këtë muzg po të kërkoj
Mbërthe trupin me krahët tu
Eja pa trokitur, pa bëza
Eja se unë të pres nën strehën e këputun
Të shpirtit tim
Nën qiellin e yjeve amëshor
Le të dergjem në prehërinë tënd
Si dergjen buzëshkrumbuarit në shketëtirë
Eja, amshim!
Se të pres në honin e hapur të shpirtit tim
Me melodinë e kangëve të pa këndume
Të stinëve të jetës
Eja se jam në hall e mall veç për ty
Amshim!

‘Jam një parazit i diplomuar, parazitoj çdo ditë dyerve të punëdhenësve, për një vend pune’

 Nga Liridon Mulaj

Unë jam kurbani!

Unë jam parazit!
Ja ashtu siç e lexuat, unë jam një parazit i diplomuar i cili parazitoj çdo ditë dyerve të punëdhenësve, për një vend pune. Jam i varfër, biri i një pastruesje dhe i një roje pa “dinjitet” në shoqëri. Kam dy vite me nje palë atlete të cilat më janë kthyer në simbol të sakrificēs , teksa bredh rrugëve të Tiranës me gazetë në dorë dhe nga lodhja ul kokën duke numëruar hapat në asfalt. Qetësinë e gjej tek librat, tek historitë , ngjarjet, rrëfimet sepse si ëndërrimtar i lindur e përfshij veten në situata dhe shpesh më merr rrjedha.

Une jam demode!
Nuk kam rroba firmato, as makinë luksoze por as nuk jam kundër atyre që i kanë, në çfarëdo lloj mënyre që mund t’i kenë blerë. Jam ai tipi “pa lidhje” që nuk ndjehet kur ecën rrugës, nuk bie në sy. Eci kryeulur gjithmonë, sepse mendoj që çdo njeri, e sheh brënda meje që jam dështak.
Fundjavat e mija gjithmonë i kaloj në tarracën e pallatit me një shishe në dorë, raki fshati ose ndonjë birrë familjare, dhe disa cigare të hapura. Ndryshe nga moshatarët e mi që një shishe ndoshta mund t’u kushtojë sa një rrogë mujore e babait dhe mamasë, marrë së bashku.
Po prapë nuk i kam zili, jetët i kemi të ndara dhe si rrjedhojë i jetojmë ndryshe. Unë fle në një divan në kuzhinën e shtëpisë 1+1 ku jetoj. Jam i vetmuar, i mërzitur, nuk po gjej punë dhe…diplomës çdo ditë e më tepër po i pi ujin në plot kuptimin e fjalës, po pi djersët që nga balli më përfundojnë në faqe e në buzë. Nuk e kam inatin me botën, as me qeveritarët, me askënd. E kam veten time, që edhe pse kisha mundësi të shisja drogë, zgjodha të lexoj. Kisha njëmijë mundësi të bëhesha kriminel “pasur” por zgjodha të studioj. Prindërit e mi kishin vuajtur gjithmonë dhe isha i sigurtë që këtë nuk mund ta përballonin, një djalë kriminel. Do ishte për nënën një turp edhe më i madh se pastrimi i tualeteve, apo për babain, bërtitjet e sharjet e pronarit kur e gjente ulur në karrige.

Unë jam një i dënuar!
I dënuar nga fati të jem kurban i një sistemi jo të drejtë. Ku respekti paguhet me para, ku një diplomë e një djaloshi të vetmuar si unë nuk vlen as sa letrat e bythes së një pasaniku.

Ky jam unë!
Mos bëni sikur s ‘më njihni. Më keni kudo në përditshmërinë tuaj. Jam ai kamarieri që ju shërben kafen çdo ditë. Jam lavazhieri që ju lan makinën kur mbytet në pluhur. Jam portieri që ju mban valixhet në hyrje të hotelit për një bakshish. E nësë doni të më njihni më mirë, shikoni djersët që më rrjedhin çurkë. Aty do kuptoni që s’jam asgjë tjetër, veçse një kurban i këtij sistemi të padrejtë, e që ato djersë janë uji që i pi diplomës sime të pavlerë, për një rrogë që s’shkon më shumë sesa çmimi i dy librave në fakultet.

( shkrim i para dy viteve dedikuar studentëve) / KultPlus.com

Dua Lipa i kërkon bashkëpunim Madonnas

Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.

“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.

“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike. / KultPlus.com

Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme që dhuron muzika, paçka se vepronin në kushte mjaft të vështira, shkruan KultPlus.

Ishin vitet ’30 kur këta shqiptarë u bënë bashkë dhe formuan këtë grup të muzikës folklorike. Sic dihet gurra popullore shqiptare është mjaft e pasur dhe prej saj kanë buruar shumë këngë të bukura e tekste kuptimplota megjithëse shpesh ishin mes kushteve të vështira për të vepruar.

Artisti Agim Morina përmes rrjetit social Facebook, ka ndarë këtë fotografi të rrallë të këtij grupi muzikor, fotografinë e të cilit e ka realizuar Matija Murko.

Morina, gjithashtu përbri fotografisë ka treguar edhe emrat e anëtarëve të këtij grupi si dhe pesudonimet interesante që ata përdornin.

“Banda muzikore e Rahovecit e vitit 1930:

Xhemë Lata (tambura), Osman Jupi (karadyzen), Adem Hasani – Kadiri (sharki).

Fotografi: Matija MURKO” shkruan Morina teksa publikon fotografinë. /KultPlus.com

Florent Buca, themeluesi i studios ‘Penta’: Mjafton të punohet me zell çdo ditë, edhe pse ka vështirësi përgjatë rrugës

Qendrim Badalli

Artisti Florent Buca nga Gjilani kohëve të fundit ka bërë bujë të madhe me punimet e tij artistike. Buca shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Gjilan teksa studimet bazë dhe ato post-diplomike i ka kryer në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën e dizajnit grafik.

Për KultPlus ka qenë në interes që gjithë fillimin e aktivitetet të tij profesional, punën e tij të përditshme, si dhe vlerësimin e tij për artin në përgjithësi, ta ofroj para publikut të gjerë artdashës.

Përpos intervistës, ekspluzivisht për KultPlus, Florent Buca ka ofruar punimet e pa publikuara më parë.

Florent Buca fillimisht ka treguar për hapat e parë të tij në fushën artistike:

“Me art kam filluar të merrem që nga mosha e hershme. Atëkohë, bota e artit në përgjithësi ka pasë një evoluim të madh, gjë që veç më tepër ka qenë nxitje për mua. Nuk ka qenë zgjedhje rastësore. Ka qenë e planifikuar gjatë, duke punuar për t’i dhënë më shumë afinitet talentit”.

Tutje, Buca ka folur konkretisht për vështirësitë që ka hasur në fushën e tij profesionale:

“Fusha e dizajnit grafik, dhe përgjithësisht multimedia, përpos që kërkon kreativitet, punë të vazhdueshme, normalisht që kërkon edhe pajisjet teknologjike. Pas luftës në vend, ani pse ne kemi pasur shumë zhvillim në shumë aspekte e dimensione si shoqëri, në fushën e artit ka pasë ngecje dhe jo vëmendje të duhur. Mund të them që mungesa e pajisjeve të rafinuara teknologjike ka qenë njëra ndër sfidat kryesore. Kujtoj, edhe gjatë viteve të studimit ka pasë mungesë të theksuar të ‘infrastrukturës’ teknologjike. Me globalizmin si dukuri, konkurrenca në treg është më e madhe, dhe si rrjedhojë edhe mundësia për të bërë përzgjedhje të pajisjeve është më e larmishme dhe më e leverdishme”.



Buca, përmend edhe disa profesionist që e kanë motivuar atë në ngritjen e tij profesionale:

“Artistët që mua në vazhdimësi më motivojnë, dhe pothuajse i përmendi në çdo intervistë janë: Milton Glaser, Bansky, Jeff Koons, Yayoi Kusama e Damien Hirst. Secili profesionist, e sidomos individët që merren me fushën e artit, padyshim do të donin të ishin motiv, pse jo edhe model që inspirojnë ata të cilët duan të ndjekin një punë apo profesion të tillë”.

Ai tregon për motivimin e tij teksa flet edhe për natyrën e punimeve të tij si dhe përpjekjen e tij për ngritjen e vetëdijes kolektive përmes artit profesional:

“Inspirimi për punën time më vjen natyrshëm. Nga interaktiviteti i përditshëm me shoqërinë. Gjithashtu, kreativiteti më vjen edhe nga përvoja personale. Fatkeqësisht, apo fatmirësisht, shumë nga punimet e mia përmbajnë ilustrime të dukurive negative në vend dhe më gjerë. Unë zgjedh t’i publikoj shumë herë ato, sepse përmes tyre dua të ngris zërin e t’i luftoj, dhe pse jo të ngris vetëdijen kolektive.  Dimension të veçantë në punën time kanë edhe historia, kultura e zakonet tona. Pra, përgjithësisht atë që shoh, përceptoj, ndjej, e sfidohem e hedh në letër”.

Buca ka qenë themelues i studios “Penta”, për të cilën na ka folur në këtë intervistë:

“Po, unë kam qenë themelues i studios ‘Penta’. Kam bërë shumë edicione të librave të bizneseve për vite me radhë. Të them të drejtën atë kohë teknologjia nuk ka qenë e nivelit të tanishëm dhe praktikisht puna, realizimi i tyre ka qenë më i zorshëm. Tash me super shtrirjen e gjerë të masmediave, të avancimit teknologjik të pajisjeve përkatëse, edhe dizajnimi ka marrë më shumë jehonë dhe është bërë më atraktiv e më lehtë i realizueshëm”.

Ai, flet për zhvillim të dizajnit grafik në Kosovë dhe flet edhe për lehtësimin që digjitaliteti në përgjithësi ia mundëson artistëve në përgjithësi:

“Nëse kthehemi në retrospektivë, prej atëherë, dizajni grafik është zhvilluar përmbajtësish dhe teknikisht në mënyrë drastike në Kosovë.  Vite më herët, programet kompjuterike kanë qenë mjete ndihmëse të dizajnerit, ndërsa sot është mjeti kryesor i punës. Nuk ka diskutim që progresi i avancuar teknologjik, ua lehtëson artistëve punën teknike në realizimin e idesë finale. Si pasojë e kësaj, kemi më shumë se kurdo herë artistë vizuel që ekspozojnë nëpër galeritë më të famshme botërore. Pra, me zhvillimin e programeve dixhitale, natyrshëm po ndodhë edhe perfeksionimi i artit në përgjithësi”.

Duke përfunduar intervistën për KultPlus, Florent Buca ‘punën e vazhdueshme’  e jep si rekomandim për artistët e rijnë:

Ju falënderoj edhe unë shumë për këtë bashkëbisedim. Është kënaqësi e veçantë për mua. Sa i përket pyetjes, mjafton të punohet me zell çdo ditë, edhe pse ka vështirësi përgjatë rrugës. Por, rezultatet e punës së vazhdueshme do të shpaguhen. Padyshim pjesë e punës praktike, duhet të jenë leximi dhe informimi i vazhdueshëm, për të qenë në trend me artin bashkëkohor“. / KultPlus.com

Paralajmërohet mbyllja e lokaleve përsëri për shkak të pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka paralajmëruar mbylljen e sektorit të gastronomisë, pasi që nuk po i përfillin rekomandimet që kanë ndalur nga manuali i Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se të gjitha punët për parandalimin e Covid-19, tashmë duhet të organizohen në bashkëpunim të nivelit qendror me atë lokal.

“Që të mos vijmë deri tek mbyllja e lokaleve duhet të kemi bashkëpunim të gjithë”, ka thënë Krasniqi.

“Ne kërkojmë që të gjitha këto urdhëresa, këtë manual, së bashku me juve në çdo lokal, në komunat e juaja, me përcjelljen e policisë të niveleve lokale mendojmë që do ia dalim. Kjo është në të mirën e gastronomeve, të cilët i kemi lejuar t’i ushtrojnë veprimtarit e tyre”. /KultPlus.com

Bukuria e qilimit shqiptar, një traditë që përcillet brez pas brezi

Qilimi më i vjetër në botë daton nga shekulli i V-të, para Krishtit, ai është zbuluar nga Sergei Ivanovich Rudenko, në vitin 1949. Bëhet fjalë për Qilimin e Pazyrykut, origjina e të cilit është e debatueshme akoma, por të shutë janë ata që mendojnë se i përket traditës perse. Qilimat persë në fakt janë edhe pjesa thelbësore e artit dhe kulturës perse, shkruan KultPlus.

Tradita shiptare është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj, numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikeve si dhe paraqitjen estetike e objekteve të cilat arritën kulme të pandeshura më parë.

Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. që veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar.

Kruja është qyteti i cili akoma e ruan traditën e punimit të qilimave, qelesheve, veshjeve popullore etj. Ngjyrat dhe mënyra që përdoret për punimin e qilimave vazhdon të konsiderohet tejet e veçantë në traditën shqiptare, duke u cilësuar shpesh herë edhe si një trashëgimi kulturore.

Leshi është materiali më i zakonshëm për qilimat, por pambuku përdoret gjithashtu.

Qilimat orientalë nisën të shfaqeshin në Evropë pas Kryqëzatave. Ato janë të famshëm, sepse janë jashtëzakonisht të trashë dhe aspak irritues në të prekur. Deri në shekullin e XVIII-të ato mbaheshin për zbukurim dhe ruheshin mirë. Përveçse në vendet mbretërore dhe ekleziastike, ato konsideroheshin tepër të çmuar. Që nga shekulli XIII-të, ato u shfaqën në skica dhe dizajni indo-persian u fut në Evropë nëpërmjet kompanive britanike dhe franceze

Në çdo familje shqiptare kryesisht para viteve ‘90, qilimi ishte një nga elementët kryesorë të zbukurimit të shtëpisë. / KultPlus.com

Raif Hyseni, një nga ambasadorët e denjë të vlerave etnomuzikore të kombit shqiptar

Shkruan: Afrim Shabani

Është dëshmuar se artin e bëjnë njerëz të mëdhenj që më pas të tillë mbeten tërë jetën, madje edhe pas vdekjes. Shumëkush për lavd më të lartë dëshiron të përdori edhe sintagmën e njohur “Artist lind, nuk bëhesh”. Sidoqoftë, kur në thelb arsimohesh e ngritesh profesionalisht, atëherë dhe vetëm atëherë portretizohesh si tërësi artistike.

Parë nga ky këndvështrim, Raif Hyseni është një figurë plotësisht e kompletuar si në aspektin e prirjes, ashtu edhe në atë të ngritjes së lartë kulturore, sepse arsimohet në vendlindjen e tij, pastaj vazhdon studimet pasuniversitare në ShBA, ku punon, vepron dhe ligjëron në Montclair State University. Kjo ka bërë që ai të njihet nga afër me trashëgimitë dhe vlerat etnomuzikore të popujve të ndryshëm, vlera që do t’i japin frymëzime të fuqishme në krijimtarinë e vet. Mbi të gjitha, ai luan gjer në shkallë të
përsosmërisë virtuoze në fizarmonikë, instrument bazë përmes të cilit do të jetësojë veprimtarinë e vrulleve të veta kreative. Dhe në radhë të parë, si objektiv tematik, do të merrte muzikën popullore shqiptare, do ta shtrojë atë me shumë pasion, dashuri dhe emocione të zjarrta flakërimesh. Këtë do ta bëjë me vetëdije e kthjelltësi, sepse në tri dekadat e fundit interesi për etnomuzikën botërore është rritur tej mase.

Por çfarë në të vërtetë është materiali i këtij albumi? Ajo që këtë përmbledhje e bën tepër specifike është gërshetimi i jashtëzakonshëm i thesarit të muzikës shqiptare me atë të kulturave të tjera etnomuzikore botërore. Në finalizimet e punës kompozicionale, ai është kudo protagonist duke luajtur mjeshtërisht në fizarmonikë. Ky instrument paraqet kryefjalën e të gjitha kompozimeve. Kështu Raif Hyseni u bë një nga përfaqësuesit, ambasadorët e denjë i bartjes së vlerave etnomuzikore të kombit shqiptar për t’i përçuar ato pothuajse kudo, në katër kontinente (Evropë, Amerikë, Azi, Australi). Njëkohësisht dëshmoi se muzika shqiptare është tipike evropiane, fleksibile, lehtë ndërlidhet me muzikat e tjera, por kurrë nuk e cenon autenticitetin e vet. Ajo është tepër e gjallë dhe dinamike me të gjitha ritmet, tonalitetet, harmonitë, zbukurimet e meloditë e ëmbla. Këtë e gjejmë te albumi Raif Hyseni 24. Në të do të dëgjojmë kompozime instrumentale për fizarmonikë, të larmishme në përmbajtje e karakter stilesh
ritmike.

Ajo që Albumin e bën më madhështor dhe universal është shkrirja tematike e elementeve të gjalla të melodive shqiptare nga njëra anë me zhanret e tjera të muzikës botërore sikurse është xhazi, bluzi, tango dhe nga ana tjetër me karakteristikat tepërinteresante të etnomuzikës së kulturave të ndryshme të popujve kudo në botë. Dhe më së miri këtë e demonstron bashkërenditja e këtyre dallimeve të skajshme të muzikës shqiptare me atë japoneze, pastaj edhe me atë amerikane e kështu me radhë. Me format e këtilla muzikore, Raif Hyseni krijoi ura lidhëse të përafrimeve të kulturave të kombeve të shpërndara në gjithë rruzullin tokësor. Nuk ka si ndryshe që një ide e këtillë kaq fisnike t’i shërbejë paqes dhe dashurisë mes popujve, sepse të gjithë, shumëçka, kanë t’i japin njëri-tjetrit.

Biografia
Raif Hyseni lindi në qytetin e Mitrovicës në Kosovë. Herët në moshën e tij, ai do ta sajonte kapacitetin e talentit në artin e muzikës, prandaj edhe u përcaktua të studiojë në shkollën e këtij drejtimi, ndërsa me pasion të veçantë të përzgjedhjes do të merrte fizarmonikën. Ky instrument do të bëhej fryma e tij, jeta dhe krijimtaria e tij. Ai shpejt do të zë vendin meritor në shumë Ansamble. Hovi i tij nuk do të kishte të ndalur. Ai do të
kalonte në shkallën e një virtuozi të fizarmonikës.
Rrethanat politike, instalimi i regjimit të dhunshëm politik serb, kuptohet se do ta lodhnin e ngufatnin ëndrrën për arritje më të larta. Prandaj në vitin 1992 do të transferohet në Tiranë. Në kryeqendrën shqiptare shkonte me një përvojë të shkëlqyer të interpretimeve, ndër të tjerave edhe paraqitje në Rtv e Prishtinës. Një kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me violinistin Isak Mucolli, po dhe me orkestrin e tij. Raif Hyseni u bë i njohur si një inovator në fizarmonikë duke kompozuar dhjetëra këngë e melodi
instrumentale, duke luajtur në evente të mëdha për publikun shqiptarë e më gjërë. Gjatë kohës në kryeqytetin shqiptar, ai bashkëpunojë disa herë edhe me ansamblin kombëtar i këngëve dhe valleve.
Përkushtimi i tij në këtë fushë të artit, do t’i hapte Raifit ambicie të tjera, madje për të emigruar në SHBA (1995) e për të filluar një aventurë të re frymëzimesh. Ai diplomoi master në drejtimin e muzikës dhe atë në Universitetin Shtetëror Montclair. Po këtu, në vitin 2014, Raifi themeloi Katedër të Ansamblit muzikor (Albanian Ballkan Ensemble), e para e këtij lloji në një Institut të arsimit të lartë, ku amerikanët mësojnë të luajnë muzikë shqiptare, njihen me vlerat e saj dhe performojnë për mrekulli para publikut të gjërë.

Fizarmonikisti ynë edhe sot vazhdon ta kryesojë këtë Ansambël e të bëjë një punë të mrekullueshme, duke i shërbyer promovimit të kulturës muzikore shqiptare. Si kompozitor, ai ka shkruar muzikë për fizarmonikë, muzikë për teatër dhe filma dokumentarë. Ka kompozuar edhe këngë. Në radhë të parë ajo që mbetet si njëmjeshtëri e stil autentik të tij është veprimtaria në kompozimet e melodive instrumentale që arrijnë shkallën universale si vlerë dhe si përmbajtje gërshetimesh shumëdimensionale të zhanreve të muzikës botërore.

Sot, Raif Hyseni dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Merita Halili, jetojnë në Caldwell të New Jersey. Si cift, gjithmonë vihen në shërbim të eventeve të komunitetit shqiptar në SHBA, ndaj dhe janë të dashur për të gjithë. Është e udhës të thuhet se edhe video koncerti i tyre është arkivuar te Library of Congress.(Informacioni biografik u mor nga shkrimtari i këtij artikulli në një bisedë me kompozitorin, Raif Hyseni.)


Stili i individualitetit të kompozitorit në veprat muzikore
Raif Hyseni është një pasionant i vërtetë, adhurues e besnik i fizarmonikës, më saktë një virtuoz i saj. Në kompozimet e tij, para së gjithash, ai tregon kulturën e shkëlqyer të njohurive të dëshmuara në një gamë të gjërë stilesh dhe teknikash të ndryshme që i përdor në këtë instrument.
Dihet saktë se çdo instrumentist luan ose pak më gjerësisht (tenuto), ose më shkurt (stakato). Autori në fjalë i ka të dyja komponentat. Dhe kjo nuk është pasuria e tij e vetme. Ai përdor mjeshtërisht ritmet asimetrike dhe simetrike dhe përvec këtyre gjejmë edhe ritmet swing dhe shuffle. E tërë kjo ritmikë e larmishme dhe mjaft komplekse, organizohet në 2/4, 4/4, 7/8 (3+2+2) ose edhe në 9/8 (2+2+2+3).
Accelerandot dhe përshpejtimet e tempos (që dëgjohen shpesh në këtë album) janë mrekulli më vete që i demonstron kompozitori në performancat e tij. Dhe kjo ndodh që në pjesën më të madhe të melodive të dëgjojmë ndryshimin në përshpejtimin e tempos disa herë, në raste edhe në një gamë të madhe tempoje në kohëzgjatje më të madhe.
Fizarmonika dhe instrumentet e tjera që mund të luajnë akord (ose thënë ndryshe, më shumë se një tingull në kohë), shpesh përdorin akorde si dhe zëvendësime tjera harmonike, veçanërisht nëse nuk ka ndonjë instrument tjetër akord në grup. Në gjithë këtë, në pjesën dërmuese të veprave, dominojnë elementet e muzikës standard shqiptare.

Një kënaqësi më vete paraqesin shkallët muzikore jo të zakonshme, moduse, gjysmëtonale, diatonike por jo-tradicionale, të cilat dëgjohen në vijimësi. Një nga shkallët jotradicionale që dëgjohet shpesh në këtë album është Phrygian + maj.3 (Phrygian mode with a raised 3rd). Psh:. shkalla minore harmonike që fillon A-Bb-C#-D-E-F-G-A (dominant = dominant); gjithashtu e njohur nëpër botë edhe si shkallë muzikore, Hixhaz.

Instrumente muzikore

Ritmet asimetrike shqiptare nuk janë aq të njohura për amerikanët. Megjithatë, në album, falë Raif Hysenit muzicientët këto ritme i luajnë fare me lehtësi si të ishin ato vetë ritmet e zakonshme të tyre 2/4, 3/4, 4/4, etj.. Këtë e bën edhe më të qartë fakti se shumica e muzikantëve në këtë album janë profesionistë, dhe mund të gjenden në Youtube edhe me shfaqjet e tyre solistike.

Nga instrumentet që performojnë në veprat instrumentale të Albumit të Raifit janë: Dumbek, Perkusione, Flaut, Violinë, Cello, Harp, Daulle, Lodër, Vibraphone, Trumpet, Contra Bass, Kanun, Bass Guitar, Tastiera, Lauto, Klarinet, dhe natyrisht Fizarmonika duke qenë në qendër të të gjithëve.

Stili në fizarmonikë

Me zhvillimin e teknologjisë, të rrallë janë ata që do ta përzgjidhnin fizarmonikën si instrument. Megjithatë ka artistë të vërtetë që janë mjeshtër të fizarmonikës. Dhe një nga këta është Raif Hyseni, një pasionant i vërtetë, adhurues e besnik i fizarmonikës.
Madje mund të themi se e konsideron si pjesë të frymës së tij. Një lidhje të këtillë e kuptojnë vetëm ata që mirëfilli e ndiejnë dhe jetojnë me artin muzikor. Kjo dëshmohet edhe me faktin se Raif Hyseni ka pasur shumë perfomanca muzikore në vende të ndryshme të botës. Por ku qëndron e veçanta e virtualitetit të tij?
Para së gjithash, ai tregon kulturën e shkëlqyer të njohurive të dëshmuara në një game të gjërë stilesh dhe teknikash të ndryshme që i përdor në fizarmonikë.

Albumi është një demonstrim i të gjitha këtyre shkathtësive e ngjyrave tingëllore të larmishme e të ngrohta. Po këtu ai shfaq një stil të ri e autentik, unik e të sofistikuar. Brenda kësaj ai shpalos një ndjeshmëri të thellë, përjetim e gjallëri të skajshme. Nuk do mend se dëgjuesi shumë shpejt impresionohet nga kjo teknikë e lëvizjes së gishtërinjve të shpejtë,
glissandos dhe lëkundjeve tingëllore të fiazarmonikes. Di mrekullueshëm të inkorporojë një element të ri muzikor në trup të jazzit e ta bëjë të tingëllojë natyrshëm e plotësisht të shkrirë në ndjeshmëri. Madje këtë e bën edhe te zhanret e ngjashme si te pop muzika,
bluz, tango,…

Një virtuoz domosdo ta ketë elementin e vet dallues që nuk do t’i ngjajë ndonjë tjetri. Raif Hyseni e identifikon personalitetin muzikor me atë shqiptar duke performuar me një stil frazash të shkurtra e të zbukuruara me trillime, të thjeshta, po të ëmbla, të shpejta e në ritme të rregullta (simetrike), si dhe të parregullta (asimetrike), por të sakta e mirë të
harmonizuara. Këtu qëndron e bukura e përtejshme, se stili i tij ka elemente të muzikës shqiptare, por të vëna në një formë moderne të fizarmonikës evropiane, folklorike, por edhe jazz, pop, bluz, tango,… Pra, Raifi nuk është një fizarmonikist i rëndomtë, sepse ai kulturës muzikore shqiptare i sjell një frymë relativisht të re, të padëgjuar më parë e
krejtësisht tjetër fare.

Kreativiteti i tij është çudibërës. Fizarmonika në këtë Album është vetë kompozitori, Raif Hyseni me fizarmonikë Guerrini Superior II! Pra, një reciprocitet mes personalitetit njeri dhe instrumentit fizarmonikë. Kjo e shndërron virtuozin tonë në një muzicient universal botëror e të dashur përjetësisht. Albumi i kompozimeve të tij instrumentale më së miri e
dëshmon këtë.

Albumi i kompozimeve

“Raif’s First”, i pari kompozim i këtij mjeshtri të jashtëzakonshëm vjen që në moshën e njomë kur shpërthimin e papërmbajtur të talentit dhe punës ai e jetësoi i mishëruar në instrumentin e fizarmonikës për të luajtur me të në shkallën më të shkëlqyer të virtualitetit. Në këtë nismë të hapave të para që hodhi, ai magjepsi të gjithë duke orkestruar një melodi instrumentale shqipe me hove gazmore e ritmike, me përfytyrime
lumturishë, buzëqeshjesh e optimizmash. Vepra është në një formë të shkallës D minore, në takt 4/4, me qartësi e kthjelltësi muzikore. E luan me atë pasion si të thuash i përfytyronte valltarët e valltaret duke këcyer me lehtësi në ritmin e gjallë të melodisë.
Maestroja sjell një tjetër instrumentale titulluar “Vicianum” që nënkupton emrin e lashtë të qytetit të Vushtrrisë. Autori është kapur për të mos u shkëputur nga rrënjët historike të
vendit të vet dhe kjo nostalgji do ta ndjekë gjatë gjithë karrierës së tij profesionale muzikore. Çdo krijues shquhet për nga stili i vet dhe elementi i tij dallues në këtë aspekt gjithmonë është loja, shkathtësia, preciziteti dhe aftësia improvizuese në fizarmonikë.
Po këtë e shohim edhe te vepra Vicianum që në temën e parë fillon në taktin tradicional shqiptar 7/8 (3+2+2) me tempo moderato. Nuk e lë me kaq, sepse imagjinatën e vet e zhvillon në temën e dytë në taktin 4/4 duke i dhënë ritmit gjallëri të plotë. Si tërësi ka për bazë çelësin A, G dhe D maxhore / minore / moduse. Kjo formë kreativiteti në cdo etapë
të rrjedhës së jetës do t’ia ruaj orkestruesit shpirtin e përhershëm rinor.
Te pjesa e titulluar “Kalorësi Kosovar”, autori sikur dëshiron të shfaqi momente realistike të përjetimeve të rënda të jetës në Kosovën martire për të treguar më pas qëndrueshmërinë e paepur të kombit shqiptar. Mu për këtë edhe vepra merr frymë universale të kulturës pa iu shmangur elementit bazë të muzikës tradicionale shqiptare.
Pra, Raifi vetë e dirigjon orkestrin për ta shpjerë atë në një introduksion perkusiv, duke shtuar mjeshtërisht klarinetën, kitarën, celon e fisarmonikën si një gjymtyrë të pashmangshme të karakterit të vet. Gjithçka harmonizohet në një tërësi të këndshme ngjyrash tingullore. Në versetin e parë ka një ritëm asimetrik 7/8 të ndërlidhur në hollësi detajesh të lojës së instrumenteve. Në vazhdim tërësia kthehet në theksin e natyrshëm
të 7/8, me një dominancë të zakonshme improvizimi të shprehjes së virtualitetit në fizarmonikë.

“Shqiptari në Japani” – Te kjo vepër kompozitori bën një gërshetim mes fizarmonikës dhe flautës. Në pah del shkalla pentatonike si influencë e muzikës shqiptare të jugut dhe ajo pentatonike e traditës japoneze. Autori lëshon një thirrje kurajoje në kuptimin se muzika është fisnikërim i shpirtrave, ndaj edhe dy popuj sado të largët e të ndryshëm të
jenë, mund të bashkohen në një tingëllimë fryme përplot laryshi elementesh interesante, sa të këndshme, aq edhe të bukura. Mes kohëve ka dhe një zërim glissando të ndërlidhjes interkontinentale për të vijuar një pjesë tjetër përplot modulacione. Herë pas here edhe ritmi ndryshon pjesë-pjesë në 7/8, 4/4 dhe 9/8. Dhe si gjithmonë, qenësinë e vet autoriale Raifi e shfaq me dashurinë e qëndrueshme ndaj fizarmonikës për të
nxjerrë nga ajo tonet e ëmbla të melodive të melosit shqiptar. Dhe në fund fare, kompozitori i kthehet elementit të parë nismëtar me të vetmin qëllim të dëshmisë se në artin muzikor fare lehtë mund të krijohet një simbiozë kulturash të ndryshme edhe përkundër faktit se mund të kenë dallime të skajshme. Një mjeshtër dhe personalitet i pajisur me kulturë të jashtëzakonshme, edhe dallimet më ekstreme di t’i shndërrojë në
favor të idesë perfekte e për të pasuruar imagjinatën.

Raif Hyseni në “Fantazi për Fizarmonikë” shfaq lirizmin e vet kreativ me tërë fuqinë e shpërthimit shprehës. Ai sikur do të na thotë “Më leni të ngopem, të kënaqem e të mbushem shpirtërisht!”. Si? Duke bërë një gërshetim dhe përmbledhje të gjithë koloritit të pasur të gurrës popullore shqiptare. Bredh në të katër anët, ose ndalet nëpër stacione të kulturës së Shqipërisë së mesme, pastaj në atë të jugut, kthehet në veri,
kalon i gjallëruar nëpër tufa virtuale tingujsh të fizarmonikës, sepse aty është e tërë magjia, fantazia, vrulli i mbledhur që merr udhë, gishtat fluturues nëpër tastet e instrumentit nuk njohin lodhjen, por marrin edhe më shumë energji… Mbi gjithë këtë, Raifi zbulon arsenalin e kompletuar të kulturës muzikore, të diapazonit të gjërë të njohjes para së gjithash të margaritarëve shndritës e të pafund të etnokulturës kombëtare për ta ngjeshur atë me nivelin e dijes profesionale të shkallës së përgatitjes
kadrovike muzikore. Në fund domosdo se kjo e rrumbullakon më të bukurën e mundshme për të dalë si vepër e përjetshme.
“Tango Tirana” – Raif Hyseni ka një stil shumë autentik. Me plot bindje mund ta mbështesim këtë konstatim në faktin se ai para së gjithash, në kreativitetin e vet merr në konsideratë zhanre të ndryshme të muzikës botërore. I zbërthen ato gjer në copëzime për të mos i ikur asgjë dhe më pas mrekullia shfaqet si një ylber ngjyrash tingëllore shqiptare që mbërthen në këtë rast tango muzikën. Ndërsa tangoja gjeneron si frymë nga kontinenti i largët i Amerikës së jugut, ose më konkretisht nga Argjentina e Uruguai. Afiniteti për të gjetur një formë gërshetimi të tangos me elementet e muzikës shqiptare është e veçanta e specialitetit të kompozitorit
të madh. Autori është i vetëdijshëm se kulturës botërore i duhet qasur nga kryeqendra gjithshqiptare që është Tirana. Në atë pikë përmbledh të gjitha format virtuale të muzikës shqiptare për të arritur dy qëllime. E para si popull për nga kultura natyrshëm priremi kah ajo evropiane, ndaj dhe lehtësisht mund ta inkorporojmë elementin tonë me atë të muzikës perëndimore po dhe më gjërë. E dyta, kjo mund të bëhet kështu vetëm
nëse muzika e një kombi është e konsoliduar dhe e larmishme. Dhe mbi këtë gjenialiteti i Raifit njësohet në ndjeshmërinë e dashurisë së tij ndaj instrumentit të fizarmonikës te i cili nxjerr perla të shumënduarshme improvizimesh.

“Gajda e Stivit” – Në veprimtarinë muzikore, Raif Hyseni ka edhe krijime të
tilla kushtuar ndonjë miku të vet. Pikërisht “Gajda e Stivit” ia dedikon valltarit e
bashkëpunëtorit Stephen Kotansky, i cili jeton dhe vepron në New York. Pavarësisht se
kompozimi duket i zakonshëm, i rëndësishëm është efekti që ia bën Kotanskit, sepse ky
gjen frymëzimin për një koreografi të re. Në këtë rast, autori ynë është një ambasador i
suksesshëm i prezentimit të vlerave tona shpirtërore sic është muzika jonë kombëtare.
Madje këtë e bën në SHBA, atje ku pothuajse gërshetohen të gjitha kulturat e popujve
të botës. Pjesë e orkestrit në violine është edhe djali i Kotanskit.
Vepra fillon me klarinetën si simbol të gajdës që gjithashtu është instrument frymor. Ka
një ritëm moderato 7/8, por ritmi merr hov me modulimet e shpeshta që kompozitori i ka
si specialitete te veçanta. Prandaj tërësia në fund del një kryevepër e bukur.
“Embël, Lëmueshëm, Butë dhe Gëzueshëm” është një pjesë tipike e xhazit të butë e
të ëmbël, sic e quan autori. Raifi dëshmon se është një fizarmonikist jo vetëm virtuoz,
por edhe inteligjent e kreativ, sepse edhe në stilin e xhazit në mënyrën më të përkryer di
ta inkorporojë brenda fizarmonikën, gjë që nuk ndodh dhe aq shpesh ta gjesh në
kombinim këtë instrument.
Përndryshe e tërë vepra është një kambo xhez shoqëruar me vibrafonë, mbështjellë në
stilin shuffle. Raifi me sensin e shijen më të hollë në përsosmëri improvizon shkallë e
moduse jazzi. Pra, përfundimisht ky është një personalitet i pajisur me kulturë të
jashtëzakonshme muzikore.

“I Vetmuar, Vetëm – Unus” – është një improvizim i lirshëm dhe i pasur me shumë
elemente që i sjell imagjinata e kreativitetit të autorit. Është për t’u habitur se sa energji
krijuese ka kompozitori, sepse në asnjë moment ai nuk i lë vend monotonisë. Prandaj
tempoja ndryshon disa herë, ndërsa fizarmonikën e sjell në një formë të re ngjyrimi
duke përdorur regjistrin bason e në ritëm 7/8. Edhe në këtë rast ai bën lëvizje të bukura
në shakllë minore pentafonike e heterofonike (texture), lë hapësirë të shfaqjes së
vibrafonit, dyfishon strukturën ritmike duke e bërë jashtëzakonisht atraktive tërësinë e
veprës. Dhe mbi të gjitha këto, nuk harron të demonstrojë një pjesë të frazës së
melodisë shqipe.

“Atmosferë Amerikane” – është vepër e ritmit dallues e të njohur amerikan të swing
jazz. Kuptohet se kjo është një ndërlidhje e natyrshme me xhazin e rëndomtë. Raifi di të
gërmojë edhe në forma të këtilla për të nxjerrë më pas një diçka të stilit të vet, gjithnjë si
risi e atraksion për çdo dëgjues që e do këtë zhanër. Kuptohet fuqia shprehëse vjen
përmes fizarmonikës, gjë specifike vetëm për Raif Hysenin. Ky instrument përmes
modulacioneve të njohura të këtij virtuozi e freskon dhe i jep një shije shumë më të
veçantë improvizimit, sidomos kur hëpërhë të zë veshi disa copëza të muzikës shqipe
me të cilat kompozitori portretizon veten duke treguar gjenezën e tij me bagazhin e
njohurive të thella mbi kulturën muzikore.
“Intermeco” – është pjesë e shkurtër mes pjesëve të tjera. Autori edhe kohën e
pushimit e bën me një dromcë (pjesë) muzikore për të përafruar e ndërlidhur
pashkëputshëm muzikën shqipe me atë botërore. Ai përdor ritmin e zakonshëm 4/4, por
me ngjyrime të valles së gajdës gjë që e thekson intervali P5 (Perfect 5th). Sigurisht,
intermeco në këtë rast është e shkurtër, por kuptimplotë në mesazhin që jep dhe në
shkathtësinë fenomenale që demonstron fizarmonikisti virtuoz.
“Vallja e Manhetanit” – Si shqiptar, pjesëtar i një populli të lashtë evropian, kompozitori
ka një spektër shumë të gjërë të kulturave të dryshme muzikore. Te elementet e tyre
për aq sa vëren gjëra të përbashkëta, për aq vëren edhe dallime substancionale. Madje,
vetë Menhetani është një qendër e gërshetimit të shumë kulturave të këtilla.
Fizarmonika është nga ato instrumente që përafron e në raste edhe bashkon këto
pasuri thesaresh muzikore të popujve. Ndërsa mjeshtri ynë e përdor në shkallë të
virtualitetit në ritëm 4/4 e në tempo të shpejtë duke i rënë në stil stakato. Kjo nuk rri
vetëm, por kombinohet me instrumentet e tjera si tromba, klarineti, saksofoni dhe të
gjitha këto improvizojnë.
Raifi këtu ka shfaqur edhe një ide gjeniale për ta filluar melodinë instrumentale me notat
Re(R), La(A), Mi(I), Fa(F), nota a shkronja që deshifrojnë emrin e tij. Karakteristika tjetër
e pashmangshme është ajo e modulimeve të shkëlqyera – si një specialitet shumë i
veçantë i këtij virtuozi.
“Puhi Bosfori” – Në këtë vepër bie në vesh elementi i theksuar oriental. Por në
sintagmën e titullit e përdor toponimin e Bosforit që është një ndarje mes perëndimit e
lindjes, Evropës dhe orientit. Frymën e orientit e karakterizojnë instrumentet që i ka
vënë në përdorim si kanunin, violinën, celon, basin, saksofonin e tupanat. Të gjitha janë
solistike, monofonike (texture). Megjithatë, fizarmonika në dorë të maestros është si një
urë lidhëse mes dy kulturave. Ai krejtësisht i bashkon elementet në një tërësi tepër të
bukur instrumentale. Por i jep theks të vecantë fizarmonikës si pasqyrim i pasionit të
shpirtit të tij.
”Mirëmëngjes!” – Kësaj vepre gjallëzore i vjen përshtat titulli “mirëmëngjes”, sepse
me energjinë e vet ritmike jep një elan e disponim të fuqishëm në fillimin e mbarë të
ditës. Ajo pothuajse është një potpuri e muzikës së pasur shqiptare. Në lidhshmërinë e
pjesëve tematike ndryshon edhe ritmi, edhe tempoja. Sa vjen, bëhet më dinamike, më
shprehëse. Fizarmonika bart tërë peshën e kësaj melodie instrumentale, sepse është e
thekshme, përplot ngjyrime tingujsh e modulimesh. Fundja, ky është stili i autorit, të bëjë
dicka pa e braktisur atë që e karakterizon si fizarmonikist e si kompozitor.
“Paqe dhe Dashuri” – Raif Hyseni përmbyll këtë kolazh melodish instrumentale me
porosinë universale e të qëndrueshme të dashurisë e paqes për njerëzimin kudo në
botë. Ai luan shqip, po aq sa luan edhe në skajet më të largëta të kulturave të tjera
muzikore të vendeve të skajshme duke krijuar ura lidhëse miqësie jo përmes fjalëve,
por përmes afrimit të frymës artistike e respektive ndaj dallimeve të të gjitha formave të
kulturave që kanë popujt e ndryshëm. Prandaj mjeshtërisht gërsheton një pjesë
japoneze, amerikane, a afrikane me atë shqipe. Te “Paqe dhe Dashuri” gërsheton dy
instrumente dhe atë harpën dhe fizarmonikën, i pari tepër arkaik, ndërsa i dyti më i
kohës, por që korrespondojnë me njëri-tjetrin paqësisht, me dashuri e me modesti. Raifi
te të dy e gjen veten: te lashtësia ilire si paraardhësit tanë dhe te vazhdimësia e kësaj
parakulture të trashëguar e zhvilluar gjer në kohën tonë.

Afrim Shabani
Doctoral Candidate
Bradley University
Copyright (2020) by Shabani /KultPlus.com

Orhan Butic: Nëna shiste fasule për të më shkolluar, sot unë loboj për edukimin e komunitetit rom në Kosovë

Xhemile Hysenaj

Fotografitë: Nok Selmani

”Në kohën kur unë dhe motra ime ishim në shkollë dhe nuk kishim arritur moshën e duhur për punë, shpesh ka qenë nëna ajo e cila është detyruar të shes fasule në treg, duke na e siguruar kështu pagesën për transportin publik deri në shkollë, pasi që kemi udhëtuar me kilometra edhe në shkollë fillore por edhe në të mesmen. Më vonë kam punuar edhe unë punë të ndryshme fizikë dhe kështu siguroja vetë të hollat për transport, pas një kohë nga të hollat që kurseva në ditëlindjen time bleva një biçikletë me të cilën udhëtoja deri në shkollë, ndërkaq të hollat e kursyera i shfrytëzoja për materiale shkollore’, kështu fillon historia frymëzuese e Orhan Butic, i cili tashmë dashurinë dhe përkushtimin e tij të madh për arsimim e ka kthyer në një veprimtari të cilën e zhvillon në VORAE kryesisht në departamentin e edukimit, duke u bërë kështu figura kyqe e komunitetet rom, ashkali e egjiptian, drejt edukimit dhe arsimimit si rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë.

Në një intervistë për KultPlus, Orhani ka shpalosur më detajisht rreth sfidave dhe barrierave gjatë jetës së tij si në karrierë poashtu edhe në jetën private, ka treguar se sa e vështirë dhe me çfarë i duhet të përballet çdo ditë për të nxitur e ndihmuar komunitetet pakicë në Kosovë drejt shkollimit.

Shtysën më të madhe gjatë rrugëtimit të tij jetësor, Orhani tregon t’i ketë pasur prindërit. Të cilët sakrifikuan shumë për shkollimin e dy fëmijëve të tyre, duke i nxitur vazhdimisht drejt arsimimit.

‘Njeriu gjithmonë gjatë rrugëtimit të vet ka shumë plane dhe synime, dhe sigurisht se njeriu kurrë nuk është plotësisht i kënaqur me vetveten, mirëpo duke iu falënderuar familjes sime e kryesisht prindërve të mi, jam i kënaqur dhe ndjehem krenar me atë se çfarë kam arritur deri më sot, sigurisht duke mos u ndalur me kaq, sepse sigurisht se ka qenë një rrugëtim i vështirë’, tregon Orhani.

Gjatë bisedës sonë, Orhani asnjëherë nuk harron të përmend prindërit dhe mbështetjen e madhe që ka pasur nga ata gjatë gjithë jetës, duke përçuar edhe një mesazh tek masa se sa e rëndësishme është përkrahje familjare.

Viti 2005 ka qenë viti kur Orhani ka filluar karrierën e tij drejt integrimit të edukimit në komunitet. Ai tregon sesi ai dhe organizata kanë bërë një punë të pandalshme duke vizituar secilin vend në Kosovë të banueshëm nga komunitetet, ka takuar familje e organizata të ndryshme duke lobuar vazhdimisht për shkollim të fëmijëve. Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë, pasiqë ka shumë faktorë që ndikojnë që pjesëtaret e këtyre komuniteteve të braktisin shkollën. Ndër arsyet kryesore ka qenë edhe gjendja financiare e më pas trajtimi jo i barabartë në shkollë nga mësuesit e shpesh edhe nga nxënësit e tjerë. Mirëpo, Orhani tregon se këto barriera dita ditës po thyhen.

Organizata dhe Orhani që është në krye të departamentit të edukimit, e konsideron një obligim moral dhe ligjor që prindërit të nxisin fëmijët drejt shkollimit.

Edukimi, një nismë kjo që Orhani ka vendosur t’i dedikoj krejt jetën e tij profesionale, zhvillohet si një ”luftë e ftohtë’ në mes dy komunitetesh, protagonist i së cilës është vet ai. Nga njëra anë i duhet vazhdimisht të luftojë për të bindur komunitetin pakicë të vazhdojë drejt shkollimit si rruga e vetme drejt suksesit, ndërsa në anën tjetër të luftojë për të bindur komunitetin shumicë se stereotipet dhe paragjykimet drejt komunitetit pakicë janë totalisht të gabueshme. Një sfidë që të vendosë mes dy palëve, prindërve dhe fëmijëve, pasiqë shpesh hezitojnë fëmijët e shpesh edhe prindërit, mirëpo Orhani tregon se me kalimin e kohës, shkollimi i komunitetit ka rritje të dukshme.

”Kurrë nuk është vetëm një sfidë, secila sfidë ngërthen brenda vetes të tjera”, potencon Orhani.

Pse ekziston racizmi?

Populli shumicë nuk e njeh mirë komunitetin pakicë dhe kjo puthuajse ndodhë në secilin shtet, dhe për këtë arsye komuniteti pakicë has në shumë paragjykime e stereotipe, tregon ai, i cili tregon edhe përvojat personale edhe përgjatë udhëtimeve. “Gjatë udhëtimeve të mija jashtë vendit kur kam takuar personalitete të ndryshme, reagimi i tyre pas bisedës tonë kryesisht ka qenë me atë se sapo kishin takuar dikë prej komunitetit që është ndryshe, e shpesh ka ndodhur që po këta njerëz edhe të ndryshojnë mendim për sa i përket komunitetit. ‘Tash me të vërtetë do të mendoj ndryshe për komunitetin rom’, më ka thënë njëherë dikush gjatë një takimi punë në Bruksel. Ndërsa unë i tregova se unë nuk jam i vetmi nga komuniteti i cili është shkolluar dhe vazhdon të punojë, sepse ka edhe shumë të tjerë të komunitetit rom të cilët janë po aq e ndoshta edhe më të suksesshëm se unë”, vazhdon rrëfimin Butic.

Për këtë arsye secili duhet të hulumtojë, të lexojë, të njohë historinë e secilit komunitet para se të hidhet në paragjykim, dhe pas leximit e hulumtim të vlerësoj se a ka të drejt t’i drejtohet dikujt me ‘gabel’ apo ‘magjup’, sugjeron ai, i cili thotë se vlerat e njeriut nuk dihen kurrë vetëm duke u bazuar nga pamja e tij. “E në raste të tilla më vjen ndërmend një thënie e një këngëtari të njohur botërorë i cili kishte thënë ” Nëse ju thoni se nuk jeni racist, më tregoni se sa shokë të komunitetit tjetër keni?”, merr shembull Butic, i cili tutje vazhdon me bisedën se në botë, e kryesisht në Kosovë ka shumë individë të cilët nuk kanë nivel të lartë shkollimi, nuk janë të edukuar, mirëpo kjo nuk do të thotë që meritojnë të etiketohet apo të mendohet se të tillë mund të jenë vetëm personat e komunitetit pakicë.

“Unë mendoj se për të ndaluar racizmin në Kosovë duhet shumë punë, sidomos nga ana e instituiconeve. Kjo gjë bëhet duke informuar popullatën me konceptin e ‘Antigjipsizmit’ dhe pastaj të vazhdohet të punohet në atë drejtim, mirëpo për t’u arritur kjo duhet edhe shumë kohë. Së pari nevojitet përkrahje nga institucionet e më pas edhe nga shoqëria civile…”, deklaron Orhani.

Komuniteti rom e bart pas vetes një stereotip të cilin Orhani e konsideron plotësisht të gabueshëm, të jetosh ndryshe nga të tjerët, të konsiderohesh si një nivel më i ulët i shoqërisë veçse bart një ngjyrë tjetër, ke kulturë dhe traditë tjetër nuk ka se si të mos jetë shqetësuese si për komunitetin pakicë poashtu edhe për atë shumicë.

Vlen të ceket se ndoshta paragjykimi më i madh me të cilin hasin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ka të bëjë me të qenurit të papastër apo të paarsimuar, gjë të cilën Orhani e konsideron tejet të gabueshme dhe të pavend.

”Njeriu asnjëherë gjatë jetës së tij nuk duhet të ndalet drejt realizimit të ëndrrës së tij/saj. Sfida më e madhe me të cilën më është dashur të ballafaqohem ka qenë të bind komunitetin shumicë por edhe të tjerët se vlerat dhe aftësitë e njeriut nuk kanë të bëjnë me ngjyrën apo kulturën që ai njeri posedon. Mirëpo secili të respektohet mbi atë se çfarë vlere dhe aftësie posedon. Këtë gjë unë e kam arritur, mirëpo për komunitetin pakicë të fitohet respekti dhe pranimi tek shoqëria është një sfidë”, përfundon Orhani.

Njerëz si Orhan Butic janë të rrallë, përkushtimi, dashuria dhe mundi i madh e bëjnë atë ky që është sot: Një shembull për gjithsecilin prej nesh. Orhani gjatë intervistës asnjëherë nuk fajësonte dikë, për komunitetin e tij, ai nuk kërkonte as më pas e as më shumë sesa aq sa duhet të ketë një komunitet pakicë. Siç thoshte edhe ai se motoja e tij është “Arsimi është çelësi i edukimit”, ai nuk kërkonte më shumë se një edukim të mirëfilltë, një trajtim të barabartë dhe që ky komunitet të pranohet nga shoqëria pa paragjykime./ KultPlus.com

TEKSTI NË GJUHËN ROME

TEKSTI NË GJUHËN ANGLEZE

(Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e KultPlus/YIHR dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ)

“Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor trurin, shumë pak bie në zakone të liga të të menduarit”

Fizikanti i famshëm Albert Ajnshtajni konsiderohet gjerësisht si një nga mendjet më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë. Ai hapi qasjen ndaj një pasurie të madhe të dijes dhe fuqisë.

Nga studimet e tij u ngrit terreni mbi të cilën bazohen teoria e kuantikës, si dhe konceptet e energjisë në pikën zero, teoria e vrimave të zeza dhe kërkimi për një teori të unifikuar të forcave. Zbulimet e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për bombën e parë atomike. Një dualitet i madh!

Çfarë është ajo që e bën mendjen e një individi të aftë për vepra të tilla të mahnitshme?

Besohet nga disa që, me çfarëdo lloj mënyre, për çfarëdo arsye – qoftë anomalie, fati ose të dyja – përmbajtja e mendjes së Ajnshtajnit u soll në një mënyrë që formoi çelësin e një prej mistereve më të thella të universit, duke lejuar një mençuri tjetër, atë shpirtërore të rrjedhë përmes saj.

Më poshtë gjeni 25 nga citimet më inteligjente dhe më intriguese të Albert Einstein. Ju këshillojmë që të mos i lexoni nxitimthi, disa kanë një kuptim më të thellë se sa mund të mendoni fillimisht dhe meritojnë një meditim të përzemërt.

1) “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuria. Sepse njohuria është e kufizuar, ndërsa imagjinata përqafon gjithë botën, duke nxitur përparimin, duke lindur evolucionin”.

2) “Sekreti i krijimtarisë është të dish se si t’i fshehësh burimet e tua”.

3) “Natyra na tregon vetëm bishtin e luanit, por unë nuk dyshoj se bishti i përket luanit edhe pse ai nuk mund ta zbulojë menjëherë veten për shkak të madhësisë së tij të pamasë.”

4) “Përvoja më e bukur që mund të kemi është ajo e misterit. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e gjithë artit dhe shkencës së vërtetë”.

5) “Përsosja e mjeteve dhe ndryshimi i qëllimeve duket të jetë problemi ynë kryesor”.

6) “Sa i përket ligjeve të matematikës që i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, për aq sa janë të sigurta, nuk i referohen realitetit”.

7) “Nëse nuk mund ta shpjegosh në mënyrën më të thjeshtë, ti nuk e ke kuptuar mirë.”

8) “Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga niveli i njëjtë i ndërgjegjes që e krijoi atë”.

9) “Vetëm njohuritë dhe aftësitë njerëzore nuk mund ta çojnë njerëzimin drejt një jete të lumtur dhe dinjitoze. Njerëzimi ka çdo arsye të mundshme për t’i vendosur lajmëtarët e standardeve dhe vlerave të larta morale mbi zbuluesit e së vërtetës objektive”.

10) “Informacioni nuk është dituri”.

11) “Gjëja më e pakuptueshme për botën është se është e kuptueshme”.

12) “Çdo gjë që mund të numërohet nuk numërohet domosdoshmërisht, gjithçka që llogaritet nuk mund të llogaritet domosdoshmërisht “.

13) “Për të formuar një anëtar të pastër të një kopeje delesh, duhet të jetë mbi të gjitha një dele”.

14) “Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, por jo të thjeshtohet më tej”.

15) “Njeriu duhet të kërkojë për atë që është dhe jo për atë që mendon se duhet të jetë.”

16) “Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor trurin e tij shumë pak bie në zakone të liga të të menduarit”.

17) “Veprimi është forma më e lartë e kërkimit.”

18) “Perëndia nuk kujdeset për vështirësitë tona matematikore. Ai integron në mënyrë empirike”.

19) “Kushdo që nuk e merr seriozisht të vërtetën në çështje të vogla nuk mund të besohet as në ato të mëdha”.

20) “Shpirtrat e mëdhenj kanë hasur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga mendjet mediokre. Mendja mediokre është e paaftë për të kuptuar njeriun që refuzon të përkulet verbërisht ndaj paragjykimeve konvencionale dhe zgjedh që t’i shprehë mendimet e tij me guxim dhe ndershmëri”.

21) “Ekuacionet janë më të rëndësishme për mua, sepse politika është për të tashmen, por një ekuacion është diçka për përjetësinë”.

22) “Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera”.

23) “Feja ime përbëhet nga një admirim i përulur i frymës së pafundme superiore që zbulon veten në detajet më të lehta që ne mund t’i perceptojmë me mendjen tonë të brishtë dhe të pafuqishme”.

24) “Mendimi praktik nuk është asgjë më shumë se një depozitë e paragjykimeve të përcaktuara nga mendja para se të arrini tetëmbëdhjetë vjeç.”

25) “Lirimi i fuqisë atomike ka ndryshuar gjithçka, përveç mënyrës sonë të të menduarit… zgjidhja e këtij problemi qëndron në zemrën e njerëzimit. Po ta kisha ditur, do të bëhesha orëndreqës!”

Kënga e re e Kanye Westit për protestat në ShBA (VIDEO)

Kanye West është kthyer me një këngë të re. Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Wash Us in the Blood”.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, është krijuar nga videoartisti dhe bashkëpunëtori i Westit, Arthur Jafa, shkruan Pitchfork.

Kënga është miksuar nga Dr. Dre, derisa pjesë e saj është edhe reperi Travis Scott, transmeton KOHA.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, nis me pamjet nga protestat që janë duke ndodhur në SHBA, e pjesë e saj janë edhe imazhet nga turi i Kanye West “Saint Pablo Tour”.

“Wash Us in the Blood” shënon kthimin e Kanye West, pas albumit të vitit të kaluar “Jesus Is King”, derisa kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të titulluar “God’s Country”. /KultPlus.com

Njësi e re e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, investimi prej 650 mijë dollarësh (FOTO)

Ruajtja e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, përcjellja e saj brez pas brezi është një nga misionet e Ministrisë së Kulturës. Ndaj edhe ngritja e njësisë së digjitalizimit të trashëgimisë kulturore merr një rëndësi të veçantë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me dy drejtorët ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, partnerë në këtë nismë, inspektuan sot mjediset e saporestauruara të njësisë së re të digjitalizimit.

“Tashmë gjithçka është gati në pritje të pajisjeve të standardeve më të larta. Por ky investim prej 650 mijë dollarësh është vetëm një stacion i parë në nismën tonë për digjitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore”, – tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë dhe Muzeu “Onufri” në Berat, po ashtu do të pajisen me fjalën e fundit të teknologjisë, duke hapur kështu një erë të re në trajtimin, studimin dhe përcjelljen e pasurisë sonë kulturore materiale dhe shpirtërore”. /Atsh /KultPlus.com

Qeveria britanike jep lejen për rinisjen e ceremonive martesore

Baballarët nuk mund të shoqërojnë më bijat e tyre për krahu drejt altarit të martesës dhe çiftet duhet të lajnë duart para dhe pas shkëmbimit të unazave, thuhet në rregullat e reja të martesave pas izolimit të koronavirusit.

Qeveria britanike ka dhënë lejen për rinisjen e ceremonive martesore, shoqëruar me udhëzime si ruajtje kategorike e distancës mes njerëzve që vijnë nga familje të ndryshme.

Rregullorja thotë se ceremonitë e martesave apo bashkimeve civile duhet të përshtaten për eliminimin e praktikave që sjellin kontakt me njëri-tjetrin, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga ligji.

Në udhëzime shtohet se “kur nevojitet kontakti, duhet të merren masa për minimizimin e tij dhe të kuadrit kohor kur kontakti ndodh”.

Kjo do të thotë se baballarët nuk do të mund të shoqërojnë më bijat e tyre për krahu drejt altarit dhe njerëzit nga shtëpi të ndryshme nuk do të mund të puthen ose përqafohen.

Çiftet janë paralajmëruar se ceremonitë duhet të zhvillohen vetëm në një mjedis “të sigurtë Covid-19” dhe të mbahen sa më të shkurtra që është e mundur, transmeton TCH.

Qeveria britanike tha se numri i pjesmarrësve ‘duhet të mbahet në një minimum’, por do të lejohen të marrin pjesë deri në 30 të ftuar, përcjell albinfo.ch.

Në këto të fundit do të përfshihen çifti, dëshmitarët, zyrtarët e të ftuarit, dhe persona të tjerë të nevojshëm si fotografë, roje sigurie dhe kujdestarë për ushqimin.

Njerëzit udhëzohen gjithashtu të mos “bërtasin ose ngrejnë zërin, apo të mos vënë muzikë të lartë që vështirëson të kuptuarit e bisedës pasi kjo i detyron ata të ngrenë zërin dhe rrjedhimisht shtimin e piklave transmetuese të Covid-19.

Qeveria rekomandon që të përdoren këngë të regjistruara në vend të atyre të kënduara ‘Live’. /KultPlus.com

Kolegji Universum ndan bursa të plota për maturantët nga Komuna e Kaçanikut

Sot përfaqësues nga Kolegji Universum dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Z. Besim Ilazi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë. Me këtë memorandum mirëkuptimi shprehet vullneti i palëve që të bashkëpunojnë në lehtësimin e mundësive për studime universitare për nxënësit nga komuna e Kaçanikut.

Me këtë rast për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve, Kolegji Universum ka ndarë 3 bursa të plota tre vjeçare 100% si dhe zbritje 50% për 3 vite studimi për të gjithë maturantët dhe të të interesuarit tjerë për studime nga Komuna e Kaçanikut.

Bursat vlejnë për programet: Shkenca Politike, Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Kompjuterike, Infermieri, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane.
Poashtu Kolegji Universum do të ofroj transportin e rregullt për të gjithë maturantët që do të vizitojnë kampusin në fazën e regjistrimeve, gjatë muajit Qershor dhe Korrik.

Për më shumë informata rreth bursave dhe transportit kontakto 044 725 675 apo [email protected], apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram. /KultPlus.com

106357526_3025483260898831_2512017254257607255_n.jpg

Hoteli zviceran ku mund të flihet në natyrë, pa mure dhe tavan

A keni ëndërruar të flini në natyrë, nën yjet e qiellit, mbase rrëzë maleve apo në mes të vreshtave?

Sot kjo ëndërr është një realitet, pasi në Zvicër mund të rezervoni një dhomë në mes të natyrës, pa mure e tavan, por me një krevat të rehatshëm martesor, komodina dhe drita për të lexuar në mbrëmje. Një mazhordom është nën shërbimin tuaj për t’ju sjellë një aperitiv apo një mëngjes të shijshëm nën batanije, kur dita nis të agojë.

Ideja gjeniale është tërheqëse si për ata që janë duke vlerësuar mundësitë për një turizëm të përgjegjshëm, eko të qëndrueshëm dhe ‘green’, duke respektuar distancimin fizik, si për ata që janë duke kërkuar destinacione origjinale dhe krijuese.

“Null Stern Hotel”, thënë ndryshe hotel me zero yje, “pasi ylli i vetëm që ndriçon je ti”, ky është slogani, ndodhet në disa vende në Zvicër dhe është gjetja e fundit e grupit gjerman “Null Stern”, i krijuar nga artistët konceptualë Frank dhe Patrik Riklin në bashkëpunim me Daniel Charbonnier, profesionist i “Minds in Motion SA”, shërbim mikpritës ndërkombëtar hotelesh. Disa vite më parë, të njëjtët artistë i dhanë jetë një hoteli minimalist, i realizuar në një bunker të dikurshëm nuklear në Teufen. Sot kanë nisur të përhapin idenë e hoteleve pa mure.

Me këtë projekt të ri mikpritjeje, artistët synojnë hapësira green dhe alternative, për të fjetur, pa mure dhe tavan, në shtatë vende në Zvicër, si St. Gallen dhe liqeni i Konstancës, Toggenburg, Heidiland (vendi ku lindi dhe u rrit Heidi), Appenzellerland, Thurgau, Schaffhauserland dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Për të kaluar një natë të veçantë ju mund të zgjidhni një dhomë në Eschen, rrëzë malit; të zhyteni në aromat e vreshtave të Thal, në Kantonin St. Gallen; të qëndroni në hapësirat e mrekullueshme të Kantonit Thurgau apo të rezervoni një dhomë në kodrat e Toggenburg, e të shijoni peizazhin e mrekullueshëm të luginës Rhine, përcjell albinfo.ch.

Të zgjohesh në mëngjes nën dritën e agimit me zhurmat dhe tingujt e natyrës, ajrin e freskët dhe të pastër dhe mbi të gjitha me një peizazh që do të shtangë gjithë turistët, veçanërisht ata romantikë.

Çmimi për një dhomë fillon nga 295 euro nata, duke përfshirë edhe shërbimin e mazhordomit dhe mëngjesin në suitë. E nëse prishet koha? Mos kini frikë, ju mund të bëni një prenotim sërish… /KultPlus.com

Orhan Butic: My mother sold beans to educate me, today I lobby for the education of the Roma community in Kosovo

Xhemile Hyseni
Photos: Nok Selmani

“When me and my sister were attending school and yet not able to work, it was my mother who made us sell beans, so that we could afford the public transport. We have been traveling a lot when attending primary school and high school. I have been working a lot of jobs, including those with physical activities, and when I reached a point where I had some money, I bought myself a bicycle which was worthy”. The story of Orhan Butic starts something like this. Orhan is nowadays one of those people who tried hard to fight for human rights. He works at VORAE, an NGO in Kosovo that deals with the voices of Roma, Ashkali and Egyptian communities. He works primarily with the education department.

In this interview of ours, Orhan tells us a bit more about the obstacles he faced so far.

His parents were the ones who pushed him to be successful in life. They both sacrificed a lot so that Orhan and his siblings could attend school and continue the educational path of life.

“One is always not very satisfied with achievements of life. I had already a lot of plans for my life, and I realized that not all of them would be complete. I am however happy that I have achieved things I wanted, despite it not being a very easy journey” Orhan tells us.

It was 2005 when Orhan entered the activism bubble, towards the integration of Roma, Ashkali and Egyptian communities in all aspects of life in Kosovo. He and VORAE have done an amazing job by visiting each location in Kosovo inhabited by all these communities, meeting families and lobbying for children’s education.

This journey has not been easy at all, as there are many factors that influence members of these communities to drop out of school. Among the main reasons is undoubtedly the financial situation and then the unequal treatment at school by teachers and often by other students. However, Orhan points out that these barriers are changing day by day.

The NGO and Orhan heading the education department, consider it a moral and legal obligation for parents to encourage their children to go to school.

Why does racism exist?

The majority of people do not know the minority communities so well, and this occurs in almost every country, and for this reason the minority community encounters many prejudices and stereotypes, Orhan says.  

“During my travels abroad, when I met different personalities, their reaction after our conversation was mainly with the fact that they had just met someone from the community that is different, and it has often happened that the same people change their minds instantly. – I really think differently about the Roma community now – someone once told me during a business meeting in Brussels. I told him that I am not the only one from the community who is educated and continues to work, because there are many other members of Roma community who are just as successful and perhaps even more successful than I am”, Butic continues.

For this reason and more, everyone should research, read, know the history of each community before jumping into prejudices, Orhan suggests.

“I think that a lot of work is needed to stop racism in Kosovo, especially on the part of the institutions. This is done by informing the population about the concept of ‘Anti- gypsizm’ and then continuing to work in that direction, but it will take a long time to achieve this. First, support is needed from the institutions and then from the civil society… “, Orhan tells us.

The Roma community carries a stereotype that Orhan considers completely wrong: to live differently from the others, to be considered a lower level of society just because you have a different skin colour.

“One should never, in one’s life, stop at the realization of his / her dream. The biggest challenge I had to face was convincing the majority community but also others that human values ​​and abilities have nothing to do with the colour of our skin or our culture. Everyone should be respected and called upon the values and abilities they have. I have achieved this, but for the minority community to gain respect and acceptance in society, is a challenge “, Orhan emphasizes.

People like Orhan are rare to find. Devotion, love and great work make him the man he is: an example to be followed. All along our conversation, Orhan never blamed anyone.

“My motto is – Education is the key” Orhan concludes.

TEKSTI NË GJUHËN ROME

TEKSTI NË GJUHËN SHQIPE

This article is produced as part of the project “Supporting media and Independent Journalism with a Human Rights Perspective in Kosovo”, supported by the European Union in Kosovo and implemented by Kosovo 2.0, CEL and KCGS. Its contents are the sole responsibility of KULTPLUS/YIHR KS and do not reflect the views of the EU, K2.0, CEL or KCGS. ]