Për të përballuar emergjencën e koronavirusit çdo aksion është i mirë. ’Edhe duke nxjerrë nga sirtari’, një foto nudo të 25 viteve më parë. Është pikërisht kjo ajo që ka bërë Jennifer Aniston. Në të vërtetë jo ajo drejtpërdrejtë por Mark Selinger, që në 1995 e ka fotografuar aktoren të zhveshur dhe tani nxjerr në ankand atë foto së bashku dhe me shumë të tjera.
Por artistja duket se e mbështet plotësisht këtë iniciativë dhe ka postuar në rrjetet e saj sociale linkun për të marrë pjesë në ankand. Fotoja është realizuar kur Aniston ishte në kulmin e karrierës së saj, si protagoniste e ‘Friends’, në atë kohë në sezonin e saj të dytë.
Me rolin e Rachel Green artistja nga Los Angeles u bë menjëherë një modele, pasi prerja e saj e flokëve u bë një model i ndjekur nga femrat ndër vite. Fotoja e Selinger është deri më tani një nga fotot më të famshme të realizuara nga Aniston, për kopertinën e ‘Us Magazine’, që doli në shkurt të 1996. Kjo ndoshta edhe për faktin sepse artistja është shfaqur shumë pak herë në jetën e saj e zhveshur.
Me këmbët e kryqëzuara dhe gjunjët me të cilat mbulon gjoksin, kështu pozon artistja në foton e Selinger, e cila nuk është një foto erotike, por një foto që tregon pafajësi dhe pastërti, si në stilin e artistes dhe të personazhit që vetë ajo interpreton. Fotografi ka vendosur ta nxjerrë në ankand së bashku me 24 foto të tjera, të gjitha të realizuara prej tij, për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë sigurime shëndetësore për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Ankandi është organizuar si pjesë e RADArt4Aid, një projekt i realizuar nga Red Carpet Advocacy dhe Christie’s.
“Falënderoj Mark që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj iniciative’, ka shkruar Jennifer në postimin e saj në Instagram, ku ka sqaruar iniciativën. Në postim shfaqet edhe një video ku shihet puna për fotot e saj në studion e fotografit/BW / KultPlus.com
Divjaka është një qytet i ri, por që ka një histori të lashtë që lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër. Vetë emri i saj rrjedh pikërisht nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj që vinte nga Durrësi, e bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm. Divjaka ose Due Vie, Dy Vijat, shtrihej në kodrat ku bashkoheshin këto dy rrugë, nga ku i ngeli dhe emri.
Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara për turizmin detar, natyrorë, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe kulinarinë me bazë prodhimet e detit dhe perimet bio të fushave të saj. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.
Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur kohët e fundit dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur mësë miri nga moratoriumi i gjuetisë dhe pylli i dendur.
Objektivi kryesor është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm, janë edhe shpendë të tjerë si flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla, rosat e egra, çafkat, karabullakët etj, që kanë pushtuar lagunën dhe grykëderdhjen e Shkumbinit.
I kontaktuar së fundmi me Kryetarin e Bashkisë, Fredi Kokoneshi, mësuam për investimet e bëra në tokat bujqësore, në urbanistikën e qytetit, në shkolla e kopshte, por edhe në fushën e turizmit.
Vetëm këtë vit, nga janari e deri më tani, në këtë park janë futur rreth 400 mijë vizitor vendas dhe të huaj. Turistë të ardhur nga vendet evropiane apo edhe më larg, numërohen rreth 30 mijë që janë shoqëruar nga punonjësit e parkut. Vendet më të preferuara kanë qenë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku mbretërojnë Flamingot dhe shumë lloj të tjera shpendësh, dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra.
Tashmë vizitorët nuk janë kurioz të çlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.
Zbatimi i moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, në këtë zonë ka sjellë një rigjallërim të faunës së egër. Flamingot dhe pelikanët që popullojnë lagunën e Karavastasë, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në park. Divjaka është një mbretëri natyrore, që mund të vizitohet në çdo ditë të vitit… / KultPlus.com
Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, por me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave që festohet çdo vit më 3 qershor, këto janë disa sugjerime mbi përfitimet personale të përdorimit të përditshëm të biçikletës nga kardiologu dhe mjeku sportiv Guidalberto Guidi, i pyetur nga Dottori.it
1.Përdorimi i përditshëm i biçikletës është i mirë për të gjithë, përfshirë njerëzit me patologji. Aktiviteti që praktikohet me çiklizëm, dhe që përfshin zona të mëdha të muskujve, siguron energji për kohë të gjatë.
Këshilla për të rritur përdorimin e saj është e vlefshme si për subjektet e shëndetshme, gjithashtu për ata me patologji të tilla si presioni i lartë i gjakut, mbipesha, diabeti ose kolesteroli i lartë në të cilin ky aktivitet mund të integrohet me një terapi të saktë të barnave.
2. Ata që nuk duhet ta përdorin atë: Biçikleta nuk rekomandohet për njerëzit me vështirësi në ekuilibër, sepse ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të rënies, për ata me probleme kronike të frymëmarrjes dhe për të ata që janë subjekte të rënda alergjike.
3.Efektet e dobishme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular: Sa i përket sistemit kardiovaskular, një nga fenomenet e para që ndodh ka të bëjë me rritjen e rrahjeve të zemrës dhe me një përmirësim të qarkullimit të gjakut. Në zemër, aktiviteti gjatë pedalimit, zhvillon një rritje të vëllimit të zgavrave të saj.
4. Merrni masat e duhura: Për të pedaluar në mënyrë të efektshme dhe për të ruajtur muskujt nga lodhja e shpeshtë, këmba duhet të jetë krejtësisht paralele me tokën dhe thembra duhet të jetë në bosht me pedalin.
Nuk duhet të shtyhet pedali me gishtin e këmbës ose thembër.
5. Po për fëmijët? Nga pikëpamja fizike, përparësia më e madhe për fëmijët është të mësuarit e koordinimit të nevojshëm për të lëvizur pedalin, për të ndryshuar drejtimin dhe për të qëndruar në ekuilibër. Kjo gjithashtu kontribuon në arritjen e një aftësie autonome për të lëvizur e cila është e ekuilibruar dhe harmonike gjatë pedalimit.
Më të moshuarit gjithashtu provojnë mundësitë e trupit të tyre, prandaj ata e kuptojnë se sa mund të pedalojnë dhe kur fillojnë të lodhen./ os / KultPlus.com
Në një fond për funeralin e afrikano-amerikanit George Floyd janë mbledhur më shumë se 10 milionë dollarë, vetëm një javë pas vdekjes së tij gjatë arrestimit nga policia.
Fondi zyrtar përkujtimor për George Floyd i mblodhi saktësisht 10,113,200 dollarë nga 390,100 dhurues deri të martën pasdite, në kohën kur në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara po mbahen protesta masive për këtë rast dhe kundër diskriminimit racor.
Kjo shifër është një ndër më të lartat që është mbledhur ndonjëherë përmes internetit në faqen “Gofundme”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Fillimisht, ky fond ishte hapur me qëllimin për t’i mbledhur vetëm 1.5 milion dollarë, por shifra tashmë gati është shtatfishuar.
Ky fond u hap para shtatë ditësh nga vëllai i afrikano-amerikanit të vdekur, Philonise Floyd.
Këto të holla do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, këshillimeve psikologjike, udhëtimet drejt gjykatave dhe për përkrahje të familjes së viktimës, përfshirë kujdesin dhe shkollimin e dy fëmijëve që i ka lënë pas vetes. / KultPlus.com
Lista e DJ-ve më të pasur në botë ka disa vjet që realizohet dhe kurreshtja e publikut për të parë se cilët janë DJ-t më të paguar të vitit, është shumë e madhe.
Përgjatë kohës, Calvin Harris, e ka kryesuar këtë listë si DJ dhe producenti muzikor më i pasur dhe më i paguar në botë. Por vitin e kaluar ai u rrëzua prej pozitës kryesuese nga dyshja e famshme, “The Chainsmokers”, kryesisht falë hitit të tyre “Something Just Like This” të cilën e realizuan në bashkëpunim me rok bendin “Coldplay”, çka edhe u mundësoi promovim më të fuqishëm anembanë botës.
Por, Harris nuk ka për çfarë të brengoset, pasi ai është rikthyer në maje të listës së DJ-ve më të pasur në botë, edhe pse në vitin 2012 ai gjendej në pozitën e 24-të, me një pasuri prej 13 milionë dollarësh.
Tetë vjet më vonë, Calvin Harris, vlerësohet ta ketë një pasuri prej 240 milionë dollarësh, çka e bënë atë DJ-in më të pasur në botë. Në bazë të kësaj shume, llogaritet që brenda një viti ai i arkëton rreth 28 milionë dollarë.
E kësaj liste i bashkëngjiten edhe DJ të tjerë të famshëm, të tillë si: Steve Aoki, Tiesto, Alesso, David Guetta, Zedd, Moby, Skrillex, Marshmello, Kascade dhe Deadmau5. / KultPlus.com
Më 30 maj 1778 u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (François-Marie Arouet).
Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të “njeriut të shekullit të XVIII”, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të shtunën e 1 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin historik që i është dedikuar asokohe nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).
100 vjetori i Voltaire Fjalimi i Victor Hugo
Si sot njëqind vite më parë një njeri vraponte. Vdiq i pavdekshëm. U largua me vitet, veprat, përgjegjësitë më të ndritshme dhe më të frikshme, përgjegjësinë e ndërgjegjes njerëzore të paralajmëruar dhe të korrigjuar. Ai u largua i mallkuar dhe i bekuar, i mallkuar në të kaluarën, i bekuar nga e ardhmja, dhe këto janë, zotërinj, dy format e shkëlqyera të lavdisë. Ai kishte në shtratin e tij të vdekjes, në njërën anë, brohoritjen (dashamirësinë) e bashkëkohësve dhe të brezave, në anën tjetër, këtë triumf të fishkëllimës dhe urrejtjes që e kaluara e pamëshirshme u rezervon atyre që luftuan kundër saj. Ai ishte më shumë se një njeri, ishte një shekull. Ai kishte ushtruar një funksion dhe kishte përmbushur një mision.Ai ishte zgjedhur padyshim për punën që kishte bërë falë vullnetit suprem i cili manifestohet si dukshëm në ligjet e fatit (të ardhmes) ashtu edhe në ato të natyrës. Tetëdhjetë e katër vitet që ky njeri jetoi përfshijnë intervalin që ndan monarkinë në kulmin e saj nga revolucioni në agimin e tij. Kur lindi, Luigji XIV ishte ende mbret, kur vdiq, Luigji XVI mbretëronte tashmë, në këtë mënyrë djepi i tij arriti të shohë rrezet e fundit të fronit të madh dhe arkivoli i tij, dritat e para të humnerës së madhe. (Duartrokitje.)
Zotërinj, para se të shkoj më tej, le të biem dakord, për fjalën humnerë; ka humnera të mira; këto janë humnerat ku bie e keqja. (Te lumtë!)
Zotërinj, pasi u ndalova pak çaste, më mirëkuptoni që duhet të përfundoj mendimin tim.Asnjë fjalë e pakujdesshme ose djallëzore nuk do të flitet këtu. Ne jemi këtu për mbajtur një qëndrim qytetar. Ne jemi këtu për të pohuar progresin, për të mirëpritur mirëbërjen e filozofisë (filozofëve), për t’i dëshmuar shekullit të XVIII mirënjohjen e atij të XIX, për të nderuar luftëtarët madhështorë dhe shërbëtorët e mirë, për të uruar përpjekjen fisnike të popujve, industrisë, shkencës, marshimin e guximshëm përpara, punën, për të çimentuar harmoninë njerëzore, me një fjalë për të lavdëruar paqen, këtë vullnet sublim universal.Paqja është virtyt i civilizimit, lufta është krim. (Duartrokitje.) Ne jemi këtu, në këtë moment madhështor, në këtë orë solemne, për tu përulur me besim para ligjit moral dhe t’i themi botës që dëgjon Francën, këtë : Ka vetëm një fuqi, vetëdija në shërbim të drejtësisë; dhe ka vetëm një lavdi, gjenia në shërbim të së vërtetës. (Lëvizje.)
Pas kësaj, dua të vazhdoj.
Zotërinj, para Revolucionit, ndërtimi shoqëror ishte ky :
Poshtë, populli;
Mbi popullin, feja e përfaqësuar nga kleri,
Krahas fesë, drejtësia e përfaqësuar nga gjyqësori.
Dhe, në atë kohë në shoqërinë njerëzore, kush ishte populli ?Ishte injoranca (padituria). Cila ishte feja ? Ishte rreptësia (ndëshkimi). Dhe çfarë ishte drejtësia ? Ishte padrejtësia.
A po shkoj shumë larg me fjalët e mia ?
Do ta kufizoj veten duke cituar dy fakte, por vendimtare.
Në Toulouse, më 13 tetor 1762, ne gjejmë në bodrumin e një shtëpie një djalë të ri të varur. Turma u rebelua, kleri u nxeh, gjyqësori informoi.
Ishte një vetëvrasje, por e shpallën vrasje.Për cilin interes ? Në interes të fesë. Dhe kë po akuzonin ? Babain. Ishte një protestant (huguenot), dhe donte të pengonte djalin e tij që të bëhej katolik.Ekziston një lloj makabre morale dhe pamundësie materiale; broçkulla ! ky baba vrau djalin e tij, ky plak ka varur këtë djalë të ri.Drejtësia punoi, dhe doli me këtë përfundim. Më 9 Mars 1762, një burrë me flokë të bardha, Jean Calas, u soll para një sheshi publik të cilin, e zhveshën lakuriq, e shtrinë mbi një rrotë, i lidhën gjymtyrët dhe e varën me kokën poshtë. Tre burra gjendeshin aty, mbi podium, një gjykatës, i quajtur David, i ngarkuar që të kujdesej për të tortëruarin, një prift, i cili mbante kryqin dhe xhelati, me një shufër hekuri në dorë. I pandehuri, i çuditur dhe i tmerruar, nuk shikonte priftin por xhelatin. Xhelati ngre lart shufrën e hekurt dhe i thyen krahun.Viktima ulërin dhe i bie të fikët.Gjykatësi nxitohet t’i japë të dënuarit të nuhasë disa kripëra, kështu ai bëhet i vetëdijshëm;pastaj prapë një goditje tjetër me shufrën, ulërimë e re, Calas humb sërish vetëdijen; e zgjojnë dhe xhelati fillon përsëri; dhe për faktin se secila gjymtyrë duhej thyer në dy vende, ai merr dy goditje çdo herë, pra gjithsej tetë. Pas humbjes së ndjenjave për të tetën herë, prifti i ofron atij kryqin që ta puthë,Calas i kthen kokën, dhe xhelati i jep goditjen e fundit,domethënë, i shtyp gjoksin me skajin e madh të shufrës së hekurt. Kështu dha frymë Calas. Kjo zgjati dy orë.Pas vdekjes së tij, u shfaqën provat e vetëvrasjes. Por një atentat ishte kryer. Nga kush ? Nga gjykatësit. (Reagim. Duartrokitje.)
Fakt tjetër. Pas plakut, një djalë i ri. Tre vite më vonë, në 1765, në Abbeville, të nesërmen e një nate të stuhishme dhe me erëra të forta, mbledhin për tokë mbi trotuarin e një ure një kryq të vjetër, i cili për tre shekuj ishte gozhduar (vënë) mbi një parapet (mur).Kush e hodhi përtokë këtë kryq ?Kush e bëri këtë sakrilegj ?Nuk e dimë. Ndoshta një kalimtar. Ndoshta era. Kush është fajtor ?Peshkopi i Amiens lëshon një hetim fetar. Ja çfarë është hetimi fetar : është një urdhër për të gjithë besimtarët, nën dënimin e ferrit, të thonë atë që dinë ose mendojnë se dinë për këtë apo atë fakt;rendi vrastar i fanatizmit deri në injorancë.Hetimi fetar i peshkopit të Amiens funksionon, zmadhimi i thashethemeve merr përmasat e denoncimit. Drejtësia zbulon, ose pretendon se ka zbuluar, se natën kur kryqi ra përtokë, dy burra, dy oficerë, njëri me emrin Labarre, tjetri Etallonde, kaluan mbi urën e Abbeville, ndërsa ata ishin të dehur dhe këndonin një këngë rojesh ushtarake. Gjykata e Abbeville është kompetente për këtë çështje. Gjykatësit e Abbeville vlejnë një lloj si ata të Toulouse. Ata nuk janë më shumë të drejtë, kështu lëshuan dy urdhër-arreste.D’Etallonde u shpëtoi (u arratis), Labarre u kap.E çuan para hetimit gjyqësor.Ai mohon të ketë kaluar mbi urë, por pranon se ka kënduar këngën.Gjykata e Abbeville e dënoi, por ai apeloi në parlamentin e Parisit. E çojnë në Paris, por dënimi u duk i drejtë dhe e konfirmuan.E sjellin përsëri në Abbeville, të lidhur me zinxhirë. Shkurtimisht, momenti i tmerrshëm po afronte ! Fillojnë t’i bëjnë kalorësit Labarre pyetjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme me qëllim që ai të rrëfejë bashkëpunëtorët e tij; por cilët bashkëpunëtorë ?që ka kaluar një urë dhe ka kënduar një këngë;ata i thyejnë një gju gjatë torturës;rrëfyesit të tij, kur dëgjoi të thyheshin kockat, i ra të fikët; të nesërmen, 5 qershor 1766, Labarre tërhiqet zvarrë para sheshit të madh të Abbeville, ku po digjej një turrë me dru; i lexojnë vendimin e dënimit dhe pastaj i presin grushtin, dhe në vijim gjuhën me një copë hekuri, dhe më në fund, për mëshirë, i presin kokën dhe e hedhin në turrën e druve. Kështu vdiq kalorësi Labarre. Ai ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. (Moment e gjatë dhe e thellë.)
Pra, o Voltaire, ti shqiptove një klithmë tmerri dhe do të jetë lavdia jote e përjetshme!(Duartrokitje e dyfishuar.)
Kështu ti fillove gjyqin e tmerrshëm të së kaluarës, ti mbrojte kundra tiranëve dhe mostrave çështjen humane, dhe ti ia arrite.Njeri i madh, qofsh përgjithmonë i bekuar! (Duartrokitje e re.)
Zotërinj, gjërat e tmerrshme që sapo kujtova u realizuan në mes të një shoqërie të sjellshme, jeta ishte e gëzuar dhe e lehtë, vinin dhe shkonin, nuk shikonin as lart e as poshtë vetvetes, indiferenca çoi në pakujdesi, poetë të hirshëm, Saint-Aulaire, Boufflers, Gentil-Bernard, shkruajtën vargje të bukura, oborri ishte plot me ahengje, Versaja shkëlqente, Parisi jetonte në injorancë ; dhe gjatë kësaj kohe, nga egërsia fetare, gjyqtarët vranë një plak mbi një rrotë dhe priftërinjtë shqyen gjuhën e një fëmije për një këngë. (Emocion i madh. Duartrokitje.)
Në prani të kësaj shoqërie të egër dhe të turpshme, Voltaire, i vetëm, pasi kishte para syve të tij të gjitha këto forca të bashkuara, gjykatën, fisnikërinë, financat;kjo fuqi e pavetëdijshme, turma e verbër; kjo gjykatë e frikshme, aq e rëndë për të dënuarit, aq servile ndaj të zotit, duke shtypur dhe gjunjëzuar popullin para mbretit (Bravo!), ky kler, i përzier tinëzisht mes hipokrizisë dhe fanatizmit, Voltaire, i vetëm, e përsëris, i shpalli luftë këtij koalicioni të të gjitha pabarazive shoqërore, kësaj bote të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme, dhe ai e pranoi betejën.Dhe cila qe arma e tij ? ajo që ka lehtësinë e erës dhe fuqinë e rrufesë. Një pendë. (Duartrokitje.)
Me këtë armë ai luftoi, me këtë armë ai fitoi (mundi).
Zotërinj, le ta përshëndesim këtë mëndje.
Voltaire fitoi, Voltaire bëri luftë rrezatuese, luftë e një kundër të gjithëve, domethënë luftën e madhe. Lufta e mendimit kundër materies (lëndës), luftën e arsyes kundër paragjykimeve, luftën e të drejtës kundër të padrejtës, luftën për të shtypurit kundër shtypësit, luftën e mirësisë, luftën e butësisë.Ai pati butësinë e një gruaje dhe zemërimin e një heroi.Ai ishte një mëndje e ndritur dhe një zemër e madhe. (Bravo.)
Ai luftoi (mundi) kodin dhe dogmën e vjetër.Ai mundi feudalin, gjyqtarin gotik, priftin romak.Ai e ngriti popullatën në rangun e popullit.Ai mësoi, paqësoi dhe civilizoi.Ai luftoi për Sirven dhe Montbailly si për Calas dhe Labarre;ai pranoi të gjitha kërcënimet, të gjitha zemërimet, të gjitha persekutimet, shpifjet, dëbimin në mërgim.Ai qe i palodhshëm dhe i palëkundur.Ai e mundi dhunën me buzëqeshjen, despotizmin me sarkazmën, pagabueshmërinë me ironinë, kokëfortësinë me këmbënguljen, injorancën me të vërtetën.
Thjesht thashë këtë fjalë, buzëqeshje, do të ndalem këtu. Buzëqeshja është Voltaire.
Zotërinj, le ta themi, sepse paqja është ana e shkëlqyeshme e filozofit, te Voltaire ekuilibri rivendoset gjithmonë.Pavarësisht nga zemërimi i tij i drejtë, ai kalon, dhe Voltaire i irrituar gjithmonë i lë vend atij të qetë.Pastaj, në këtë sy të thellë, shfaqet buzëqeshja.
Kjo buzëqeshje është mençuria.Kjo buzëqeshje, po e përsëris, është Voltaire.Kjo buzëqeshje ndonjëherë shkon deri në qeshje, por trishtimi filozofik e tundon (temporizon) atë. Me të fortët, ai tallet ; më të dobëtit, ai është përkëdhelës. Ajo shqetëson shtypësin dhe siguron të shtypurin.Kundër të mëdhenjve, përballjen; për të vegjlit, keqardhjen.Ah! le të jemi të ndjeshëm nga kjo buzëqeshje. Ai ka pasur ndriçime agimi.Ai ka ndriçuar të vërtetën, të drejtin, të mirën, çfarë ka të ndershme në të dobishmen.Ai ndriçoi brendësinë e bestytnive (supersticioneve);këto shëmtira janë të mira për tu parë; ai i vuri në pah.Duke qenë i zgjuar, ai ishte pjellor. Shoqëria e re, dëshira për barazi dhe koncesion, dhe ky fillim vëllazërie i cili quhet tolerancë, dashamirësia reciproke, vënia në proporcion e burrave dhe të drejtave, arsyeja e njohur si ligj suprem, fshirja e paragjykimeve dhe e mbështetjes së njërës palë, qetësia e shpirtrave, fryma e indulgjencës dhe faljes, harmonia, paqja, kjo është ajo që doli nga ajo buzëqeshje e madhe.
Padyshim që ditën kur identiteti i mençurisë dhe mëshirës do të njihet, ditën kur do të shpallet amnistia, pohoj, se atje lart në yje, Voltaire do të buzëqeshë. (Duartrokitje të trefishta. Thirrjet : Rroftë amnistia!)
Zotërinj, ekzistojnë marrëdhënie misterioze mes dy shërbëtorëve të njerëzimit të cilët janë shfaqur në një interval kohor prej1800 vitesh.
Lufta kundër « pharisaïsm-it », demaskimi i mashtrimit, rrëzimi i tiranive, uzurpimeve, paragjykimeve, gënjeshtrave, bestytnive,prishja e tempullit, dhe pse jo të rindërtohet nga fillimi,domethënë duke zëvendësuar gënjeshtrën me të vërtetën,duke sulmuar gjykatën e egër,duke sulmuar klerin e etur për gjak etj, të merret kamxhiku për të dëbuar shitësit nga vendi i shenjtë,të pretendohet trashëgimia e të privuarve,të mbrohen i dobëti, i varfëri, të vuajturit, të luftohet për të përndjekurit dhe të shtypurit ; kjo ishte lufta e Jezu-Krishit ; dhe cili është njeriu që bën këtë luftë ? Voltaire. (Bravo.)
Puna ungjillore plotësohet nga puna filozofike; fryma e butësisë ka filluar, shpirti i tolerancës ka vazhduar;le ta themi me një ndjenjë të thellë respekti, Jezusi qau, Voltaire buzëqeshi,dhe me këtë lot hyjnor dhe këtë buzëqeshje njerëzore u bë ëmbëlsia e qytetërimit të sotëm. (Duartrokitje e zgjatur.)
A ka buzëqeshur gjithmonë Voltaire ? Jo. Ai ka qenë shpesh i zemëruar (mërzitur).E keni vënë re në fjalët tona të para.
Sigurisht, zotërinj, masa (rregulli), rezerva, proporcioni, ky është ligji suprem i arsyes.Mund të themi se moderimi është vetë frymëmarrja e filozofit. Përpjekja e të mençurit duhet të grupojë (përmbledhë) një lloj sigurie të qetë, përafërsisht prej të cilës përbëhet filozofia. Por në momente të caktuara pasioni për të vërtetën lind fuqishëm dhe dhunshëm dhe është në të drejtën e tij,si erërat e mëdha që pastrojnë (marrin me vete gjithçka). Kurrë, këmbëngul, asnjë i mençur nuk do t’i lëkundë këto dy njerëz të mëdhenj mbështetës të punës sociale,drejtësisë dhe shpresës,dhe të gjithë do ta respektojnë gjyqtarin nëse ai mishëron drejtësinë, dhe të gjithë do të nderojnë priftin nëse ai përfaqëson shpresën. Por nëse magjistratura quhet torturë, nëse Kisha quhet Inkuizicion, atëherë njerëzimi i shikon ato në fytyrë dhe i thotë gjykatësit : Unë nuk e dua ligjin tënd! dhe i thotë priftit : Unë nuk e dua dogmën tënde! Unë nuk e dua turrën e drurëve tuaj në tokë dhe ferrin tuaj në qiell ! (Ndjenjë e gjallë. Duartrokitje të gjata.)Atëherë, filozofi i zemëruar ngrihet dhe e denoncon gjyqtarin para drejtësisë dhe e denoncon priftin para Zotit ! (Duartrokitjet dyfishohen.)
Këtë pra bëri Voltaire. Ai është i madh.
Kush ishte Voltaire, e thashë; cili ishte shekulli i tij, do ta them.
Zotërinj, njerëzit e mëdhenj rrallëherë janë vetëm; pemët e mëdha duken më të mëdha kur dominojnë një pyll; ato gjenden aty në shtëpinë e tyre. Ka një pyll shpirtrash (mëndjesh) rreth Voltaire;ky pyll është shekulli i tetëmbëdhjetë.Midis këtyre shpirtrave, ka disa maja (koka), Montesquieu, Buffon, Beaumarchais, dhe dy ndër të tjerat, më të lartat pas Voltaire, – Rousseau dhe Diderot.Këta mendimtarë i kanë mësuar njerëzit të arsyetojnë;arsyetimi i mirë sjell veprimin e mirë, korrektësia në mendje bëhet drejtësi në zemër. Këta punëtorë të progresit kanë punuar në mënyrë të dobishme. Buffon themeloi natyralizmin;Beaumarchais gjeti, përtej Molière, një komedi të panjohur, pothuajse një komedi shoqërore;Montesquieu bëri kërkime aq të thella në ligj sa arriti të nxjerrë në dritë drejtësinë.Sa i përket Rousseau-së dhe Diderot, le t’i përmendim këto dy emra veç e veç; Diderot, një inteligjencë e gjerë kureshtare, një zemër e butë që ndryshoi drejtësinë, dëshironte të jepte nocione të sigurta si bazë për idetë e vërteta dhe krijoi kështu Enciklopedinë; Rousseau i bëri një shërbim të admirueshëm gruas, ai e plotësoi nënën nëpërmjet foshnjes, ai vendosi njërën afër tjetrës këto dy madhështi të djepit; Rousseau, një shkrimtar elokuent dhe patetik, një ëndërrimtar i thellë oratorik, i cili shpesh herë ka zbuluar dhe shpallur të vërtetën politike; ideali i tij i përafrohet reales ; ai pati lavdinë e të qenurit i pari në Francë që u quajt qytetar;fibra qytetare lëkundet në Rousseau;ajo që lëkundet te Voltaire është fibra universale;mund të thuhet se, në këtë shekull të tetëmbëdhjetë pjellor, Rousseau përfaqëson Popullin;Voltaire, akoma më gjerë, përfaqëson Njeriun.Këta shkrimtarë të fuqishëm janë zhdukur; por ata na lanë shpirtin e tyre, Revolucionin. (Duartrokitje.)
Po, Revolucioni francez është shpirti i tyre.Ai është përhapja e tyre rrezatuese; ai vjen prej tyre; ai gjendet kudo në këtë katastrofë të bekuar dhe të shkëlqyer që mbylli të kaluarën dhe hapi të ardhmen. Në këtë transparencë e cila është specifike për revolucionet,dhe e cila përmes shkaqeve lejon të shohim efektet,dhe nëpërmjet planit të parë shohim dhe të dytin,shohim pas Diderot Danton, pas Rousseau Robespierre, dhe pas Voltaire Mirabeau. Këta i bënë ata.
Zotërinj, t’u bësh rezyme disa epokava falë emrave të njerëzve, të emërosh shekujt, t’i bësh disa prej tyre personazhe njerëzore, kjo mundësi u është dhënë vetëm tri popujve, Greqisë, Italisë, Francës.Themi shekulli i Perikliut, shekulli i Augustit, shekulli i Leon X, shekulli i Luigjit XIV, shekulli i Voltaire. Këto emra kanë një kuptim të madh. Ky privilegj, që tu vihen emra shekujve, ekskluzivisht për Greqinë, Italinë dhe Francën, është shenja më e lartë e qytetërimit.Deri te Voltaire, këto janë emra krerësh shtetesh; Voltaire është më shumë se një kryetar shteti, ai është një kryetar idesh.Me Voltaire fillon një cikël i ri.Ne e ndiejmë se tani e tutje fuqia e lartë drejtuese e njerëzimit është mendimi.Qytetërimi iu bindte forcës, tani ai do t’i bindet idealit. Është fundi i skeptrit dhe shpatës të zëvendësuar nga rrezja;domethënë, autoriteti i shndërruar në liri.Asnjë sovranitet tjetër përveç ligjit për njerëzit dhe ndërgjegjjes për individin. Për secilin nga ne, dy aspektet e progresit dalin qartë, dhe këtu ato janë :ushtrimi i së drejtës, domethënë të qënit njeri; përmbushja e detyrës, domethënë të qënit qytetar.
I tillë është kuptimi i kësaj fjale, shekulli i Voltaire;ky është kuptimi i kësaj ngjarje supreme, Revolucioni francez.
Dy shekujt e paharrueshëm që i paraprinë shekullit të tetëmbëdhjetë e kishin përgatitur;Rabelais paralajmëron për të drejtat e familjes në « Gargantua », dhe Molière paralajmëron kishën në « Tartuffe ».Urrejtja e forcës dhe respekti për ligjin (drejtësinë) janë të dukshme te këto dy mendje të shquara.
Kushdo që thotë sot : forca ka përparësi mbi ligjin, është veprim mesjetar dhe u flet njerëzve duke u kthyer mbrapa treqind vite. (Duartrokitje të përsëritura.)
Zotërinj, shekulli i nëntëmbëdhjetë lavdëron (glorifikon) shekullin e tetëmbëdhjetë. I tetëmbëdhjetë propozon, ndërsa i nëntëmbëdhjeti përfundon.Dhe fjala ime e fundit do të jetë vëzhgimi i qetë, por i patundur i progresit.
Kohët kanë ardhur. Drejtësia ka gjetur formulën e saj : federatën njerëzore.
Sot, forca quhet dhunë dhe fillon të gjykohet, lufta akuzohet, civilizimi, në bazë të ankesës së njerëzimit, bën gjyqin dhe harton dosjen e madhe kriminale të pushtuesve dhe kapitenëve. (Lëvizje.)Ky quhet dëshmitar, historia.Realiteti i ashpër paraqitet.Shkëlqimet (Rrezet) e rreme treten.Në shumë raste, heroi është një shumëllojshmëri e vrasësit.(Duartrokitje.) Njerëzit e kuptojnë se zmadhimi i një pakete (tarife) nuk mund të jetë zvogëlim,se nëse të vrasësh është krim,të vrasësh më shumë nuk mund të bëhet për rrethana lehtësuese (Të qeshura dhe brohoritje), që nëse të vjedhësh është turp, të pushtosh nuk mund të jetë një lavdi (duartrokitje të përsëritura), që « Te Deum-ët » nuk ndryshojnë asgjë, se vrasja është vrasje, se gjaku i derdhur është gjaku i derdhur, se është e kotë të quhesh Çezar apo Napoleon,dhe se në sytë e Zotit të përjetshëm ne nuk ndryshojmë fytyrën e vrasësit pavarësisht se në vend të një kapeleje, i vëmë atij mbi kokë një kurorë perandori. (Brohoritje të gjata. Një seri duartrokitjesh.)
Ah! le të shpallim të vërtetat absolute. Le ta çnderojmë luftën.Jo, lavdia e përgjakshme nuk ekziston.Jo, nuk është mirë dhe nuk është e dobishme të bëhen kufoma.Jo, jeta nuk mund të punojë për vdekjen. Jo, oh nëna që më rrethoni, lufta, kjo hajdute, nuk mund të vazhdojë të marrë fëmijët tuaj. Jo, gruaja nuk mund të rrisë fëmijën me dhembje, se njerëzit lindin, popujt punojnë dhe mbjellin,që fshatari fekondon fushat dhe punëtori qytetet,që mendimtarët meditojnë, që industria bën mrekullira, se gjeniu bën çudira,që veprimtaria e gjerë njerëzore shumëfishon në prani të qiellit me yje përpjekjet dhe krijimet, për të arritur në këtë ekspozitë të tmerrshme ndërkombëtare e cila quhet fushë beteje! (Ndjenjë e thellë. E tërë salla çohet në këmbë dhe brohoret për oratorin).
Fusha e vërtetë e betejës ja ku është.Është ky takim i kryeveprave të punës njerëzore që Parisi po i ofron botës në këtë moment.
Fitorja e vërtetë është fitorja e Parisit! (Duartrokitje.)
Fatkeqësisht, nuk mund ta fshehim, se në këtë çast, sado i denjë të jetë për admirim dhe respekt, ka akoma aspekte funerale (të zeza); ka akoma anë të errëta në horizont, tragjedia e popujve nuk ka mbaruar; lufta, lufta e rreptë, është akoma këtu, dhe ajo ka guximin të ngrejë kokën përmes kësaj feste të paqes.Princat, që prej dy vitesh, kanë vazhduar me një keqkuptim fatal,mosmarrëveshja e tyre është një pengesë për harmoninë tonë,dhe ata janë frymëzuar gabimisht që të na dënojnë mbi zbulimin e një kontrasti të tillë.
Le ta kthejë Voltaire-in ky kontrast.Përballë kërcënimeve të mundshme, le të jemi më paqësorë se kurrë.Le t’i drejtohemi këtij njeriu të madh të vdekur, kësaj qenie të madhe të gjallë, kësaj mëndje të madhe.Le të përulemi para varreve të nderuara.Le t’i kërkojmë këshilla një personi, jeta e dobishme e të cilit për njerëzit u shua njëqind vite më parë, por vepra e të cilit është e pavdekshme.Le të kërkojmë këshilla mendimtarëve të tjerë të fuqishëm, ndihmësve të këtij Voltaire-i të lavdishëm,Jean-Jacques Rousseau, Diderot, Montesquieu.Le t’u japim fjalën këtyre zërave të shkëlqyeshëm.Le të ndalojmë gjakderdhjen, Mjaft ! mjaft ! despotë, Ah !barbarizmi vazhdon, le të protestojë filozofia.Shpata është e pamëshirshme, le të zemërohet civilizimi. Le t’i vijë në ndihmë shekulli i tetëmbëdhjetë atij të nëntëmbëdhjetë;filozofët paraardhësit tanë janë apostuj të së vërtetës;ti thërrasim këto fantazma të shquara;që, para monarkive që ëndërrojnë luftërat,ata shpallin të drejtën e njeriut për jetën, të drejtën e ndërgjegjes për lirinë,sovranitetin e arsyes, shenjtërinë e punës, mirësinë e paqes;dhe, meqë nata del nga fronet, le të dalë drita nga varret (Thirrje njëzëri e zgjatur. Thirrje : Rroftë Victor Hugo!)
Rreth jetës së Edith Durhamit përpara udhëtimit të saj në Ballkan ka shumë pak informacion. Mendohet që për të ndërmarrë këtë udhëtim ajo është frymëzuar nga Edward Lear, artist dhe shkrimtar britanik i cili vizitoi Shqipërinë, shkruajti libra dhe realizoi piktura të peizazheve shqiptare. Thuhej se asnjëherë nuk e kishte menduar veten të përfshirë në politikën e Ballkanit.
Në fakt, ajo para se të nisej për në Ballkan kishte njohuri të kufizuara për jetën dhe politikën e këtij rajoni. Pavarësisht gjendjes së trazuar në atë kohë përmendet se shqiptarët ishin shumë të shoqërueshëm dhe se shqipja një gjuhë indo-europiane dallon nga sllavishtja dhe është një gjuhë unike. Durham mbërriti në Trieste në vitin 1900 dhe më pas u nis drejt Malit të Zi, e hipur në një gomar, duke mbajtur në kujtesën e saj çdo peizazh që kalonte para syve të saj të cilat do t’i pasqyronte më vonë në shkrimet e saj.
Durham do të rikthehej në vitin 1901 në Malin e Zi dhe më pas do të shkonte në Shkodër, e cila sipas studjuesve ishte kryeqyteti verior i Shqipërisë. Në vitin 1903, ajo do t’u dedikonte një shkrim të titulluar ‘Nga pikëpamja e shqiptarëve’ dhe hapur do të fliste për aspiratat e tyre. Ajo do t’i mbështeste shqiptarët sepse i kishte bërë përshtypje Shqipëria, kultura dhe qytetërimi që sipas saj ishte shumë ndryshe nga e saja. Zjarri me të cilin ajo e mbronte Shqipërinë, origjinaliteti dhe përshkrimet e saj të gjalla kishin zënë një hapësirë të gjerë në mediat perëndimore përfshirë dhe Suplementin Letrar të The Times. Revista britanike ‘The Athenaeum’ i konsideronte librat e saj me udhëtimet në Ballkan si ‘më të mirat të shkruajtura ndonjëherë’ dhe kjo e inkurajoi Durhamin të mbronte edhe më shumë çështjet e shqiptarëve.
Në verë të vitit 1904, ajo hyn në territorin shqiptar për tu informuar personalisht se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Sipas studiuesve ajo shoqërohej nga Konstantin Sinas, një shqiptar përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj. Në fakt ata shkuan në Tepelenë dhe mbërritën në Vlorë e cila u bë qendër atdhetare gjatë luftës në Ballkan. Ajo u tha autoriteteve turke në frëngjisht ‘Unë jam angleze’. Sipas saj ajo kaloi në një kontroll rigoroz ku çdo libër që kishte me vete vulosej dhe shikohej me imtësi. Më pas ajo vazhdoi rrugën në fshatrat shqiptare nga Berati në Elbasan më pas në Durrës. Në Shkodër atë e mikpritën si një mikeshë të vjetër sepse shkodranëve ju kishte bërë përshtypje Edith Durhami e cila pati mundësinë të diskutonte dhe aspiratat kombëtare me ta. Ajo kishte pasur mundësinë të udhëtonte nëpër qytetet shqiptare dhe të dallohej për shpirtin e saj të lirë.
Me rikthimin e saj në Angli, ajo filloi të shkruante librin e saj Brenga e Ballkanit që i shkruar në një gjuhë sa më të thjeshtë do të mbërrinte në duart e shumë lexuesve dhe do të bënte të njohur çështjet e shqiptarëve duke argumentuar dhe shpjeguar pozicionin e Shqipërisë, ndjenjat kombëtare që shqiptarët kishin për vendin e tyre. Në fakt, ajo i kishte kuptuar shume mirë shqiptarët. Kishte arritur të futej në skutat më të thella të dashurisë që ata kishin dhe kanë për atdheun e tyre.
Pas vdekjes së nënës së saj, ajo vjen në Shqipëri, tashmë nuk ishte e kushtëzuar për t’u rikthyer në Britani. Kishte mbledhur shënime dhe koleksione, objekte dhe veshje popullore. Ajo ishte antropologe, anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror dhe sipas saj politika mund të studiohej vetëm duke parë traditat, kulturat dhe sidomos zotërimet e një populli. Kërkimet e saj ishin aq origjinale sa që ajo jepte kontributin e saj të vyer me anë të publikimeve që realizonte për Shqipërinë. Në vitin 1908, Durham drejt rrugës së saj në Shkodër dëgjoi për revolucionin Xhon Turk. Mendohej që ata do të ndërmerrnin reforma të reja. Ajo ishte shumë e lumtur në fillim dhe thoshte se ‘gjithë jetën e kishte pritur këtë moment. Do të vdes e lumtur sepse shqiptarët do të jenë të lirë’.
Studiues të shumtë përmendin sa e apasionuar ishte ajo pas çështjes shqiptare, sa e ndjente deri në palcë dëshirën e shqiptarëve për të qenë të lirë. E zhgënjyer nga reformat e turqve, ajo hipi në një kalë dhe së bashku me Marko Shantojën udhëtoi drejt Shkodrës. Në shkrimet e saj ajo i përshkruan këto rrugëtime dhe tregon se sa e afërt ishte ajo me Shqipërinë dhe shqiptarët. Thjesht e donte dhe vlerësonte kulturën shqiptare. Në periudhën që ishte në Shqipëri, Durhami pati kontakte me shërbimet konsullore britanike të rajonit dhe ju dërgonte letra ku përshkruante tensionet mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sigurisht duke mbajtur krahun e shqiptarëve ndërsa do të vlerësohej nga zyrtarët e asaj kohe ‘si një grua e spikatur që zotëron një gjuhë të fuqishme’.
Në vitin 1909, ajo u largua nga Ballkani për në Angli, me dëshirën më të madhe për t’u rikthyer në Ballkan por megjithëse larg ajo vazhdoi të shkruante për Shqipërinë dhe nëpër revistat perëndimorë të diskutonte çështjet e shqiptarëve. Gjithashtu, po në këtë vit ajo publikoi librin Shqipëria e Epërme i cili do të bënte një përshkrim të detajuar të shqiptarëve. Kritikët pasi vlerësuan maksimalisht udhëtimet e saj në Shalë, Dushman, Nikaj, etj, treguan se Durham donte një Shqipëri të drejtuar nga vetë shqiptarët dhe jo të drejtuar nga të huajt. Pavarësisht se ajo udhëtonte vetëm, u bë shumë e dashur për popullsinë vendase ndërsa ajo ja kthente admirimin duke i quajtur shqiptarët të armatosur dhe gati për qëndrese ‘tigra të çuditshëm, të bukur dhe brilante. Në vitin 1910, Durham ishte ende në Londër por kishte një vëmendje të madhe ndaj situatës së trazuar në Ballkan dhe donte të rikthehej sërish aty sa më parë që të ishte e mundur që të jepte kontributin e saj…Durham mbetet një nga figurat më të rëndësishme, një mbrojtëse e flaktë e shqiptarëve dhe e çështjes shqiptare. / KultPlus.com
Nuk është edhe aq i keq sa sugjerimi për të injektuar dezinfektues. Parashkrimi i Isaac Newtonit në shekullin e 17-të për murtajën – që përziente pluhur të vjellash me të vjella bretkose për të krijuar “tableta” që largonin dergjën – është zbardhur tani.
Dy faqe të pabotuara nga shënimet e Newtonit në librin mbi murtajën nga Jan Baptist van Helmont më 1667, “De Peste”, do të vihen në ankand këtë javë. Newton ishte student në “Trinity College”, Cambridge, kur universiteti u mbyll gjatë murtajës bubonike, e cila vrau 100 mijë njerëz në Londër në vitet 1665 dhe 1667.
Kur dijetari u rikthye në Cambridge më 1667, ai nisi të thellohej në veprën e Van Helmontit. Analiza e Newtonit për “De Pesten” është deklarata më substanciale që ka bërë për murtajën, thotë Bonhams, sipas të cilit letrat ishin “me rëndësi kryesore për korpusin e veprave të Newtonit, ashtu sikundër edhe thellësisht kuptimplote për kontekstin e sotëm”. Specialisti i shtëpisë së ankandeve për libra, Darren Sutherland, ka thënë: “Shënimet kalimthi të Newtonit përfaqësojnë shkrimet e vetme të rëndësishme mbi këtë çështje nga mendja më e madhe shkencore në botë. Një përkujtues i tejkohshëm, mbase, se nuk ka asgjë të re nën diell”.
Shënimet përfshijnë rastin e një burri që kur preku “letra të infektuara menjëherë ndjeu një dhembje si një gjilpërë shpuese, dhe mori një ulcerë ngjitëse në gishtin tregues e vdiq brenda dy ditësh”, dhe observimi i tij që “vendet e prekura nga murtaja duhet të shmangen”.
Sidoqoftë, disa prej kurave potenciale të Newtonit janë të paqasshme për t’u përdorur sot. Ai shkruante se “më së miri është një bretkosë e varur nga këmbët në një oxhak për tri ditë radhazi, që të paktën ka vjellë dhé me insekte të ndryshme, një si dyllë të verdhë, dhe pas kësaj ka ngordhur. Duke gërshetuar të vjellat e pluhurosura me sekretimin dhe serumin në tableta largohet sëmundja dhe nxirret jashtë helmi”.
Van Helmon, një mjek i njohur, ishte mjek praktikant në Antwerp kur qyteti u pllakos nga murtaja më 1605.
Pavarësisht namit të Newtonit, letrat asnjëherë më parë s’janë përfshirë në përmbledhjet e veprave. Kur vdiq Newtoni më 1727, arkiva e tij e madhe iu la të mbesës së tij, Catherine Conduitt. Ajo i mbeti familjes deri më 1872, kur pasardhësi i tij, Isaac Newton Wallop, i dhuroi shkrimet e tij për “Trinity College”. Cambridge i mbajti vetëm shkrimet shkencore dhe ato matematikore dhe i ktheu prapa shkrimet e tij kundërthënëse në alkimi, teologji e filozofi. Këto letra, përfshirë shënimet e Newtonit te Van Helmonti, iu shitën më 1936 koleksionuesve privatë, mes të cilëve edhe John Maynard Keynesit.
“Nuk ka pasur kurrë interes të madh në shkrimet e ‘tjera’ të tij deri tash vonë”, ka thënë Sutherland. “Vërtet është një rast i njeriut të duhur, në kohën e duhur – me kurat e tij për të larguar virusin që po shkaktonte pandemi”.
Faqet do të nxirren në ankand nga Bonhamsi për një vlerë të përafërt prej 80 deri në 120 mijë dollarësh si pjesë e shitjes online “Essential Genius: Ten Important Manuscripts”, që zgjet deri më 10 qershor. Ankandi përfshin edhe një draft me autografe të vargjeve të fundit të poemës së fundit të Walt Whitmanit “A Thought of Columbus”. / KultPlus.com
O dhimbë krenare e shpirtit që vuen dhe shpërthen ndër vargjet e lira… A deshte, vall, për t’u ngushlluem tu’ e stolisë botën me xhevahira?
O dhimbë krenare ndër vargjet e lira, që kumbojnë me tinguj të sinqertë… Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?
O kangë e dejë e dhimbës krenare… Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje, si dy binjakë këndoni mjerimin se koha do t’ju bijë ngushllimin.
Giuseppe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.
Në rini ishte marinar, ndërsa deri sa shërbeu në ushtri në Marinën e Sardenjës (1833 – 1834) ishte nën ndikimin e Giuseppea Mazzinija, kreu i nacionalizmit italian, dhe u bë anëtarë i Shoqërisë së “Italia e Re”. Pas dështoi rebelimi i armatosur në Savojës në 1834. kur është dënuar me dënimin me vdekje ik në Amerikën e Jugut, ku luftoi për pavarësinë e Brazilit. Ai mori pjesë në luftën Uruguaian-Argjentinë në anën e Uruguait. Në fillim udhëhoqi marinën uruguaiane ndërsa më vonë që më vonë u bë komandant në Legjionin italiane të Montevideos. Në këto lufta fitoi famë botërore.
Kthehet në atdheun e tij në prill 1848 për të marrë pjesë në luftën për pavarësinë e Italisë dhe në luftën kundër Austrisë. Luftoi kundër austriakëve në Milano dhe atyre frënge në Romë në 1849. Republikës së Romës i solli atij famë kombëtare. Megjithatë në vitin 1849 në Romë u bind për t’u tërhequr nëpër Italinë qendrore. Gjatë tërheqjes, u vra Anita – gruaja dhe bashkëluftëtarja e tij. Pas rënies së Republikës së Romës i erdhi në ndihmë Venedikut me 4000 vullnetarë. Megjithatë, monarkët e arrestuan dhe e depërtuan. Garibaldi e shpartalloi ushtrinë e vet dhe kërkoi strehim në Afrikën Veriore,mandej në ShBA e më pastaj në Peru.
Si hero i dy botëve, siç e kanë quajtur, nuk ka mund të kthehet në Itali deri në vitin 1854.
Ne vitin 1854 i ndihmoi Piedmontit në luftën kundër Austrisë, duke i udhëhequr njësitë vullnetare. Në këto luftëra forcat e tij okupuan vendbanimet Varese dhe Comon. Në maj të 1860, Garibaldi arrin një ndër sukseset e tija më legjendare duke marr nën sundim Sicilinë dhe Napolin.
Nga jeta e këtij lejgendari të lirisë
* Garibaldi dha prova vetëmohimi dhe guximi që kur ishte dhjetë vjeç. Një herë, duke vënë veten në rrezik, i shpëtoi jetën një gruaje që po mbytej në dallgët e furishme të detit.
* Për të ndihmuar lëvizjen republikane në Brazil, Garibaldi ankoroi anijen e tij në Montevideo për të ndihmuar kryengritësit. Në atë kohë, u ndesh me një anije armike. Në këtë betejë Garibaldi u plagos rëndë në njërin vesh. Shokët e tij arritën ta kuronin dhe ta shpëtonin. Më pas u kap nga armiku, u burgos dhe u torturua sa që njeri krah i mbeti i gjymtuar.
* Gjatë luftës së lavdishme në mbrojtje të republikës së Rio Grandes, Garibaldi ra rob në duart e barbarit Millan, komandanti armik, që e torturoi dhe e poshtëroi. Dhjetë vjet më vonë, kur luftonte për Uruguajin, rastisi që ky njeri mizor të bjerë në duart e njerëzve të Garibaldit. Atë e lajmëruan dhe i kërkuan se çfarë duhej të bënin me të. Atëherë, Garibaldi u përgjigj:
– Nuk dua ta shoh, lëreni të ikë.
* Pasi shpëtoi nga ndjekja e austriakëve, Garibaldi u kthye në Amerikë. Një miku i tij pak kohë më vonë, e gjeti tek merrej me prodhimin e qirinjve. – Eh, ta marrë djalli, që ti më sheh këtu të kërrusur mbi këtë punë, – i tha Garibaldi, – por mos mendo kurrë se do të mbaroj këtu! Do të shihemi prap në det.
* Pas dështimit të ndërmarrjes fatkeqe të Romës, Garibaldi ishte në dëshpërim të madh. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të hequr mërzinë, merrej me peshkim dhe nganjëherë shkonte edhe për gjah. Një herë, kur po gjuante në pyll, shkeli rregulloren e bashkisë për gjuetinë. Për këtë e arrestuan dhe e dërguan para gjyqit lokal. Emri i tij ishte aq i njohur, sa që gjyqtarët me ta marrë vesh se kush ishte e liruan menjëherë dhe e mbyllën procesin gjyqësor. Madje, me këtë rast, disa miq të gjeneralit u zemëruan kaq shumë sa që kërkuan të merreshin masa kundër rojave të bashkisë që kishin bërë shkelje. Garibaldi i qetësoi duke u thënë:
– Ata që mbajtën qëndrim ndaj meje nuk meritojnë asnjë qortim, madje duhen lavdëruar, sepse kanë kryer detyrën.
* Në vitin 1854, Garibaldi u kthye në Nisë, ku punonte si marinar i thjeshtë nëpër anijet tregtare. Një bashkëkohës tregonte se e kishte parë në një banket midis punëtorëve duke festuar ditëlindjen e një kolegu. Atëherë ishte kaq i thjeshtë dhe kokëulur sa askush nuk mund ta merrte me mend se ai ishte gjenerali i Montevideos, mbrojtësi i lavdishëm i Republikës Romake. Po ky bashkëkohës, thotë gjithashtu s e kishte parë Garibaldin disa herë gjatë ditëve të pushimit që luante me boçe me marinarët.
Ushtarët dhe oficerët austriakë tmerroheshin nga frika e Garibaldit dhe e garibaldinëve. Kur hynë në Biela më 1859, gjëja e parë që kërkuan të dinin ushtarët e shtatmadhërisë ishte në se Garibaldi ishte afër tyre. Ata besonin se Garibaldi nuk bënte asnjë lëshim dhe kishte frymën e djallit. Për t’i futur ushtarët në luftë, u thonin se Garibaldi kishte vdekur dhe ishte varrosur nga duart e një burri të fuqishëm.
* Kur ishte në Londër, më 1864, Garibaldi u dashurua me një vejushë mjaft të pasur. Dy vjet më vonë u kthye përsëri në Londër si mysair tek e fejuara, por luksi i shtëpisë i zuri frymën.
-Një muaj në këtë lloj jetese dhe unë vdes, – tha Garibaldi.
Idili i dashurisë së tyre u prish dhe ata ruajtën vetëm një migësi të thellë.
Me rastin e vizitës së tij triumfale në Angli, më 1864, Garibaldi takoi edhe poetin e madh Tennyson. Takimi ishte mjaft emocionues. Pas ndarjes, poeti iu lut Garibaldit që të mbillte një pemë në kopshtin e tij. Disa ditë më vonë pemës i ranë të gjitha gjethet. Banorët e atjeshëm shpejtuan për të marrë nga një gjethe si kujtim prej heroit.
* Garibaldi kishte shumë vesh për muzikë. Kur ishte ende i ri përtej Varos, që ndan kufirin me Francën ra në duart e xhandarëve francezë. Gjatë kohës së arrestit këndoi me pasion një këngë të bukur të kohës, sa xhandarët u kënaqën shumë prej tij dhe e liruan. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në vitin 1859, kur po e ndiqnin nga afër trupat e Urbanit ai u ndal natën në mes të pyllit për të dëgjuar këngën e bilbilit.
* Garibaldi e punonte tokën vetë. Ishte bujk dhe këtë e punonte me krenari; kjo shënohet qartë edhe në regjistrin themeltar të gjendjes civile. – Në ditarin e Garibaldit, që mbante kur ishte në Kaprera veç të tjerave gjenden edhe këto shënime: “Lindi një viç”, “Plehërova bathët”, “Roisin bletët” etj.
* Garibaldi ishte mjeshtër si rrobaqepës. Kur ishte në Kaprera ai ushtronte këtë mjeshtëri dhe dëfrehej duke shkruar vjersha.
Një ditë Xhuzepe Nuvolari, një nga të njëmijët, ishte mysafir te Garibaldi. Nuvolari, meqenëse pantallonat e tij ishin bërë zhele, donte të shkonte në Magdalenë për të blerë një palë të reja.
– Mjafton të blesh stofin, – i tha djali i Garibaldit Menoti. Nuvolari hapi sytë nga ky pohim, por Menoti ia priti menjëherë:
– Babai do t’i presë dhe unë do t’i qep!…
Stofi u ble dhe mëngjesin e ditës tjetër, Nuvolari, kur shkoi te gjenerali për t’i uruar ditën e re, u habit, sepse e gjeti Garibaldin në këmbë përpara një tryeze duke prerë pantallonat e tij.
– Po, kështu, pa më marrë masën gjeneral?
– Me sy, alla marinarçe! Ju keni afërsisht shtatin tim. Nga prerësi, pantallonat kaluan pastaj në qepje dhe një ditë më vonë Nuvolari veshi pantallonat më të mira që kishte mbajtur deri atëherë. Ato ishin pa xhepa, pa kopsa dhe shtrëngoheshin me një rrip në mes.
* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:
“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”
E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;
– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë.
* Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:
– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.
Në fushime, Garibaldi shtrihej për tokë si të gjithë ushtarët e thjeshtë. Një herë, ashtu i shtrirë, kur sapo e zuri gjumi filloi të bjerë shi. Për ta mbrojtur nga shiu disa ushtarë bënë me kapotat e tyre një tendë rreth tij. Ata ndenjën ashtu gjysmë të zhveshur të lagur dhe të heshtur, që të ruanin gjeneralin e tyre. Kur u zgjua, i pa, u buzëqeshi dhe pastaj u tha me ëmbëlsi: – Shkoni djema, vishni kapotat tuaja dhe shikoni se mos lageni. Nënave tuaja do t’u vinte keq po ta merrnim vesh dhe do të më mallkonin. /AlbertVataj /KultPlus.com
Eneda Tarifa është një këngëtare dhe moderatore shqiptare. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 me këngën “Fairytale”, pasi ka fituar Festivalin e Këngës 54 me versionin në gjuhën shqipe të këngës, “Përrallë”. Ajo ka marrë pjesë më parë në Festivalin e Këngës në vitin 2003 dhe 2007, dhe fitoi Top Fest në vitin 2010, shkruan KultPlus.
Tarifa ka lindur në Tiranë, Shqipëri në 30 mars 1982. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 2001, duke marrë pjesë në Këngën Magjike me këngën “Ika larg”. Në vitin 2002, ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës 42 me këngën “Qëndroj”, dhe arriti të kualifikohet në finale. Në vitin 2006, Tarifa mori pjesë në Kënga Magjike me këngën “Rreth zjarrit kanë tendencë”, dhe shkoi në vendin e katërt në konkurrencë me 154 pikë.[1] Asaj iu dha edhe Çmimin Zadeja Çesk.
Sonte po e sjellim njërën nga këngët e saj më të bukura me titull “Ëndrrat do t’i marr me vete”. /KultPlus.com
Ajo e ka shpëtuar një nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës.
Shiriti për shpëtim jete me përkushtim të guximshëm i është dorëzuar nënoficeres zvicerane me prejardhje shqiptare. Antigona Kalimashi ishte personi i parë që ka marrë deri sot një shirit CdA, thuhet në një njoftim të publikuar në një postim në faqen e FB-së të Ushtrisë së Zvicrës.
Ky çmim i dhënë asaj nga Shefi i Ushtrisë, për Arritje të Jashtëzakonshme, iu dorëzua nënoficeres së lidhjeve nga Shkolla e Shpëtimit 75 për një veprim të saj të guximshëm, transmeton albinfo.ch.
Antigona Kalimashi kishte shpëtuar një grua që kishte rënë para rrotëve të trenit në stacionin hekurudhor në Freiburg. Ajo e ka shpëtuar gruan nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës. /albinfo.ch /KultPlus.com
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, njoftoi se programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” (SRD), në bashkëpunim me FUJIFILM Albania, kanë hapur edicionin e dytë të konkursit fotografik me temë nga bujqësia dhe turizmi.
Ky konkurs i drejtohet të gjithë fotografëve të rinj (18-40 vjeç) nga e gjithë Shqipëria, për të marrë pjesë në aktivitetin e fotografisë me tematikë bujqësinë dhe turizmin në Shqipëri.
Fotografitë duhet të jenë punime origjinale nga aktivitete apo ngjarje reale nga zonat rurale të vendit.
Fotot mund të shfaqin aktivitete bujqësore, turizëm rural, agroturizëm, jetë në fermë.
Konkurrentët për të aplikuar duhet të postojnë tri fotot që kanë përzgjedhur, në facebook, apo instagram duke përdoruar hashtagun dhe duke plotësur në linkun përkatës një cv të shkurtër të tyre. Aplikimet mbyllen në datën 30 qershor 2020.
Konkursi do të shpallë 3 çmime fituese nga FUJIFILM, të cilët do të shpërblehen me aparat fotografik profesional. /KultPlus.com
Në qytetin e Durrësit ka nisur puna për ringritjen e kullës C, një nga kullat fortifikuese të kalasë, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi nga afër punimet për restaurimin e kullës.
“Rehabilitimi i kullës u bë i mundur nga një financim i qeverisë suedeze, që na ndihmoi në ditë të vështira. Bashkë me profesorët e nderuar Pirro Thomo e Gjerak Karaiskaj ishim sot pranë objektit, ku qytetërime, ngjarje historike e fatkeqësi natyrore kanë lënë gjurmët e tyre”, – tha Margariti.
Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.
Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala.
Lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, të cilat datojnë prej shekujsh. /Atsh /KultPlus.com
I ftuar nga Mbreti i Francës, Francis I, Leonardo da Vinçi u largua nga Italia dhe u vendos këtu në Château du Clos Lucé në vjeshtën e vitit 1516. I emëruar ‘piktori i parë, inxhinier dhe arkitekt në Mbretin’, da Vinçi i shërbeu mbretit me talentet e tij, duke punuar pa u lodhur në projekte të shumta dhe duke imagjinuar plane për shëtitoren ‘ideale’. Më 23 prill 1519, Leonardo da Vinçi i kërkoi Guillaume Boureau-një noter lokal në Amboise-për të hartuar vullnetin e tij. Ai vdiq në Clos Lucé më 2 maj 1519.
Falë pronarëve të saj të shquar, kjo shtëpi sot renditet si një monument historik është i mbrojtur nga prishja apo rindërtimi. Pas vitit 1855 u bë Muzeu i mirënjohur për jetën, punën dhe kujtesën e Leonardo Da Vinçit, e cila u vendos dhe u drejtua nga familja Saint-Bris, të cilët ishin pronarët përfundimtare të pronës.
Edhe sot pas 500 vitesh dhoma e Leonardos, kuzhina, dhoma e madhe kanë mundur të mbijetojnë nëpërmjet punës restauruese të disa elementeve, dhe komponimeve të strukturës dhe arredimit, duke i qëndruar besnik origjinalit kur gjithë kjo bujari e Mbretit te Francës, Frencis I, ju ofrua mjeshtrit për veprën dhe devocionin krijues të ditëve të fundit.
Në ambientet e kësaj shtëpie muze gjenden gjithashtu edhe disa prej shpikjeve të fundit të Leonardos, si pjesë e koleksionit njohës së punës së mjeshtrit për vizitorët e shumtë që vijnë të shohin shtëpinë ku dha frymën e fundit ai që jetësoi hapat e parë të dritës mbi terrin e mesjetës. /KultPlus.com
Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit që ndodhet në ishullin Kos të Greqisë. Nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë.
Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes personaliteteve të shquara të cilët kishin ligjëruar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsosit (Shën Pali). Rrapi (Platanus) në Kos është një rrap oriental ( Platanus orientalis ), me një diametër të kurorës prej rreth 12 metrash, e që konsiderohet të jetë pema më e madhe e rrapit në Evropë.
Rrapi i Hipokratit ndodhet në vendin e quajtur Sheshi i Rrapit ose Platja Platanou, përpara Kalasë së Kalorësve dhe ngjitur me Xhaminë e Gazi Hasan Pashës (ngritur në vitin 1776) në qendër të qytetit Kos. Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër, por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale e cila gjoja qëndronte atje 2400 vjet më parë, në kohën e Hipokratit. Me kalimin e viteve, zemra e trungut është dëmtuar pothuajse tërësisht kështu që disa degë mbahen në këmbë me skela metalike. Pranë pemës është një burim i ujit me një rubinet të bardhë me shkronja të gdhendura në gjuhën arabe, i ndërtuar gjithashtu nga guvernatori turk Gazi Hasan Pasha.
Farërat, filizat dhe mënjollat e këtij trungu janë përhapur pothuajse në të gjithë botën. Një filiz i prerë nga degët e këtij rrapi i’u dha dhuratë nga ishulli Kos për Shtetet e Bashkuara dhe Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, që u mboll atje më 14 dhjetor 1961 në rrethinat e bibliotekës. Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, filiza ose fara origjinale të kësaj peme në Kos. /AlbertVataj /KultPlus.com
Nelson Mandela lindi më 18 korrik të vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte luftëtar i lirisë; ai luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Shumë vite të jetës së tij, Mandela i kaloi nëpër burgje. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.
Nelson Mandela ndoqi Universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.
Në vitin 1962, 44-vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”
Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.
“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.
Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.
“Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.
KultPlus, jua sjell disa nga thëniet frymëzuese te ish-Presidentit te Afrikes se Jugut.
“Askush nuk lind me urrejtje kundër një race tjetër, kundër një religjioni tjetër apo kundër një shtrese tjetër sociale. Njerëzit e mësojnë më vonë urrejtjen. Atëherë, nëse mësojnë urrejtjen, ata mund të mësojnë edhe dashurinë, meqenëse për zemrën njerëzore dashuria është diçka më e natyrshme se urrejtja.”
“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.
“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.
“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket” /KultPlus.com
Është zbuluar plani që do ta shndërrojë në stacion të policisë ndërtesën ku ishte i lindur lideri nazist, Adolf Hitler.
Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer dhe drejtues të tjerë kanë paraqitur detaje të planit në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Vjenë të martën. Shtëpia në Baunau am Inn, qytetin në kufi me Gjermaninë, ka qenë subjekt i një mosmarrëveshje të gjatë.
Qeveria e Austrisë shumë kohë më parë e mori ndërtesën me qira nga pronari i saj, me qëllim për ta ndalur turizmin e ekstremit të djathtë që zgjati dekada. Në vitin 2017 gjykata më e lartë në Austri vlerësoi se qeveria kishte të drejtë të shpronësonte ndërtesën, pasi pronari nuk po pranonte ta shiste.
Nehammer ka thënë se shndërrimi i shtëpisë në stacion të policisë ka kuptim, pasi policia mbron lirinë e njerëzve.
Hermann Feiner, udhëheqës i komisionit për ridizajnim, ka thënë se ristrukturimi i shtëpisë do të kompletohet deri në vitin 2022 dhe do të kushtojë pesë milionë euro.
Arkitekti Robert Wimmer ka thënë se aspektet historike të shtëpisë do të mbrohen.
Projekti ishte iniciuar në nëntor të vitit 2019, ndërsa arkitektë nga mbarë Evropa ishin ftuar për të paraqitur planet. Të martën u shpall projekti fitues. /KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji!
Spanja nuk raportoi vdekje të reja nga koronavirusi për ditën e dytë radhazi, me vdekje kumulative të pandryshuara nga numri i përgjithshëm i së dielës prej 27,127, sipas ministrisë së shëndetësisë.
Rastet e diagnostikuara të sëmundjes u rritën me 137 nga e hëna në 239.932, tha ministria. /KultPlus.com
SHBA-ja është dënuar nga protestat mbarëkombëtare për vdekjen e një burri afrikano-amerikan në arrest policor.
George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.
Pamjet e arrestimit në 25 maj tregojnë një oficer policie me lëkurë në ngjyrë të bardhë, Derek Chauvin, duke vënë gjurin në qafën e Z. Floyd ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme.
Z. Chauvin, 44, është akuzuar për vrasje.
Ngjarjet kryesore që çuan në vdekjen e Z. Floyd ndodhën brenda 30 minutave. Bazuar në llogaritë nga dëshmitarët, pamjet video dhe deklaratat zyrtare, këto janë ato që dimë deri më tani.
Filloi me një raport për një faturë të rreme prej 20 dollarësh (16,20 £).
Një raport u bë në mbrëmjen e 25 majit, kur Z. Floyd bleu një paketë cigaresh nga Cup Foods, një dyqan ushqimesh.
Duke besuar faturën 20 dollarë që ishte falsifikuar, një punonjës i dyqanit e raportoi atë në polici.
Z. Floyd kishte jetuar në Minneapolis për disa vjet pasi u transferua atje nga Houston-i, në Teksas. Kohët e fundit kishte punuar si një roje në hyrje të një klubi nate në qytet, por, si miliona amerikanë të tjerë, mbeti pa punë nga pandemia e koronavirusit.
Z. Floyd ishte një klient i rregullt në Cup Foods. Ai ishte një fytyrë e njohur, një klient i këndshëm që kurrë nuk shkaktoi telashe, i tha NBC pronari i dyqanit Mike Abumayyaleh.
Por zoti Abumayyaleh nuk ishte në punë ditën e incidentit. Në raportimin e faturës së dyshimtë, punonjësi i tij adoleshent ishte vetëm duke ndjekur protokollin.
Në një telefonatë ndaj 911, të bërë në 20:01, punonjësi i tha operatorit se kishte kërkuar cigaren mbrapsht, por “Floyd nuk dëshiron ta bënte këtë”, sipas një transkriptimi të lëshuar nga autoritetet.
Punonjësi tha se burri u shfaq “i dehur” dhe “jo nën kontrollin e vetvetes”, thuhet në transkript.
Menjëherë pas telefonatës, rreth orës 20:08, mbërritën dy oficerë policie. Z. Floyd ishte ulur me dy persona të tjerë në një makinë të parkuar rreth qoshe.
Pasi iu afrua makinës, një nga oficerët, Thomas Lane, nxori armën dhe urdhëroi zotin Floyd të tregonte duart e tij. Në një histori të incidentit, prokurorët nuk shpjegojnë pse Z. Lane mendoi se ishte e nevojshme për të tërhequr armën.
Z. Lane, prokurorët thanë, “vendosi duart mbi Z. Floid dhe e tërhoqi atë nga makina”. Pastaj Z. Floyd “rezistoi në mënyrë aktive gjatë prangosjes”.
Megjithatë, pasi u prangos, Z. Floyd u bind, ndërsa Z. Lane shpjegoi se po arrestohej për “kalimin e monedhës së falsifikuar”.
Ishte momenti kur oficerët u përpoqën ta fusnin zotin Floyd në makinën e tyre.
Rreth orës 20:14, Z. Floyd “ngriu, ra në tokë dhe u tha oficerëve se ishte klaustrofobik”, sipas raportit.
Z. Chauvin arriti në vendin e ngjarjes. Ai dhe oficerët e tjerë u përfshinë në përpjekje të mëtejshme për të futur zotin Floyd në makinën e policisë.
Gjatë kësaj përpjekjeje, në 20:19, Z. Chauvin tërhoqi zotin Floyd nga ana e pasagjerit, duke bërë që ai të binte në tokë, thuhet në raport.
Ai shtrihej atje, me fytyrën poshtë, ende me pranga.
Ky ishte momenti kur dëshmitarët filluan të filmojnë Z. Floyd, i cili ishte në një gjendje të mjerueshme. Këto momente, të kapura në shumë telefona celularë dhe të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, do të dëshmojnë se janë të fundit të Z. Floyd.
Z. Chauvin vendosi gjurin e majtë midis kokës dhe qafës së tij.
“Nuk mund të marr frymë,” tha Z. Floyd vazhdimisht, duke u lutur për nënën e tij dhe duke u përgjëruar “ju lutem, ju lutem, ju lutem”.
Për tetë minuta dhe 46 sekonda, Z. Chauvin mbajti gjurin e tij në qafën e Z. Floyd, thuhet në raportin e prokurorëve.
Derek Chauvin do të paraqitet në gjykatë në Minneapolis të hënën.
Rreth minutës së 6, Z. Floyd u bë i pavetëdijshëm. Në video dëgjohet dhe duket që kalimtarët u kërkuan oficerëve të kontrollonin pulsin e tij.
Një nga oficerët e tjerë, JA Kueng, e bëri pikërisht këtë gjë, duke kontrolluar dorën e djathtë të Z. Floyd, por “nuk mund ta gjente një”. Megjithatë, oficerët nuk lëvizën.
Në 20:27, Z. Chauvin hoqi gjurin nga qafa e Z. Floyd. Pa lëvizje, Z. Floyd u dërgua në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin në një ambulancë.
Ai vdiq rreth një orë më vonë.
Natën para vdekjes, Z. Floyd kishte folur me një nga miqtë e tij më të ngushtë, Christopher Harris. Ai e kishte këshilluar Z. Floyd të kontaktonte një agjenci të përkohshme pune.
Falsifikimi, tha ai, nuk ishte karakter për Z. Floyd.
“Mënyra se si ai vdiq ishte e pakuptimtë,” tha Harris. “Ai u lut për jetën e tij. Kur përpiqeni kaq shumë të besoni në këtë sistem, një sistemin që e dini që nuk është i dizajnuar për ju, kur vazhdimisht kërkoni drejtësi me mjete të ligjshme dhe nuk mund të merrni atë, ju filloni të merrni ligjin në duart tuaja. /KultPlus.com
Kryeministri i ShqipërisëEdi Rama deklaroi sot se “trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit”.
Kreu i qeverisë shqiptare publikoi sot një video nga Ura e Shën Prodhromit në Voskopojë, e cila është restauruar vitin e kaluar, ndërsa theksoi se “ky është një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie”.
“Trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit dhe ky është vetëm një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie, ku nuk ka bërë kurrë pjesë, në asnjë dokument zyrtar të asnjë faze të pasluftës karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet”, – tha Rama.
Ura e Shën Prodhromit është një prej veprave inxhinierike ndërtuar gati 300 vjet më parë, e cila shërbente si nyje lidhëse e Voskopojës me manastirin e Shën Prodhromit. Kjo urë është monument i kategorisë I dhe përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe është ndërtuar në të njëjtën periudhë me fshatin me 24 kisha dhe Akademi. Pjesa e sipërme e urës është kalldrëm. Kjo urë me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend. /KultPlus.com
Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur hollywoodian, J.J. Abrams dhe bashkëshortja e tij, kanë vendosur t’i dhurojnë 10 milionë dollar për fushatat anti-racizmit përgjatë pesë vjetëve të ardhshme.
Regjisori i filmave “Star Trek” dhe bashkëshortja e tij, Katie McGrath, janë zotuar ta dhurojnë këtë shumë të madhe të parave përmes kompanisë së Abramsit, “Bad Robot” dhe fondacionit të tyre bamirës “Katie McGrath and J.J. Abrams Family Foundation”, me qëllim që t’i ndihmojnë organizatat e përkushtuara në betejën kundër racizmit dhe ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë, transmeton Koha.
Çifti fillimisht do t’i investojë nga 200 mijë dollarë për secilën prej organizatave në fjalë: “Black Futures Lab”, “Black Lives Matter LA”, “Community Coalition”, “Equal Justice Initiative” dhe “Know Your Rights”.
Në një deklaratë të lëshuar nga kompania “Bad Robot”, shkruhej: “Ne jemi falënderues ndaj shumë dijetarëve, aktivistëve, organizatorëve dhe liderëve në luftën e tyre ndaj padrejtësive sistematike në shtetin tonë. Pikërisht këta persona e kanë aftësinë dhe planin e duhur, për ta arritur një bashkim më të përkryer dhe të drejtë. Në këto kohëra delikate, fjalët qojnë shumë peshë, të dëgjuarit është shumë me rëndësi si dhe kërkohet investim. Neglizhenca dhe abuzimi shekullorë ndaj motrave dhe vëllezërve tanë zezak, mund të adresohet vetëm me anë të investimeve të shkallëzuara. Madje, si popull në tërësi, jemi vonuar tej mase në këtë drejtim. Prandaj, kemi vendosur t’i dhurojmë 10 milionë dollarë përgjatë pesë vjetëve të ardhshme, për organizatat të cilët janë të përkushtuara në ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë.”
Thirrjes së regjisorit J.J. Abrams për të dhuruar në këtë kauzë, i janë bashkuar edhe yje të tjerë të showbizit të tillë si këngëtarët, The Weeknd dhe Harry Styles.
The Weeknd i ka dhuruar 200 mijë dollarë për organizatën “Black Lives Matter Global Network”, 200 mijë për fondacionin e Colin Kaepernickut “Know Your Rights” dhe 100 mijë dollarë për organizatën “National Bail Out”.
Harry Styles gjithashtu ka kontribuar në këtë organizatë e cila i ndihmon protestuesit e arrestuar, që ta paguajnë shumën e caktuar të lirimit me kusht. /KultPlus.com
Qyteti i Mitrovicës nuk ishte i madh. Kishte pesë deri në gjashtë mijë banorë. Ata përbeheshin nga dy grupe. Në një anë mitrovicasit vendas; kurse në anën tjetër të ardhurit nga viset e ndryshme të Shqipërisë. Vendasit nuk ishin aq spekulues; jo aq të pasur dhe nuk i donin punët e rënda. Ishin ëndërrimtarë, njerëz të rehatisë, shumë religjioz, kënaqeshin me pak, shitnin pemë, qumësht, kajmak dhe jetonin të qetë. Ajo popullatë e butë dhe e përzemërt parapëlqente të binte në gjumë shumë heret dhe të zgjohet shumë heret në mëngjes.
Agu i gjente femrat në këmbë një nga kënaqësit më kureshtare të atyre zonjave. Të pranonin në atë orë të hershme, vizitat e shoqeve. Femra që pret dikë ngrihet pra agimit, e mbush mangallin e vet me prush, i shtron dy ose tri postiqe deleje, qilima të vjeter nën hijen e lisit të parapëlqyer dhe përgaditet për të pranuar shoqet. Ato arrijnë njëra pas tjetrës dhe ulen në vendin e zgjedhur. Zonja e shtëpisë përgatit kafenë përpara tyre duke llafosur. Bashkë më kafen ato pinë cigare të holla të mbështjella me dorë. Pas shumë bisedave ato këndojnë dhe e shoqërojnë këngën me butësi
“Freski e mëngjesit ti je mbret i të gjitha freskive, Me fjalë të tjera ti je e bukura e më të bukurave”.
Rrezet e para të diellit i bëjnë të shpërndahen. Secila shpejton t’i rreket punës së vetë ditore. Duhet mjellë lopët, dhitë, dhenët duhet përgditur bukën. Duhet mendur për kafën e burrit, sepse ai ngritet tash prej shtrati. Jeta është gjallëruar me kohë në qytet dhe në rrethina. Gjithëkund dëgjohet jehona e lesave (“perajkave”) në breg të lumit që gjarpëron nëpër kopshte. Aty në brigjet e lumit edhe vajzat lajnë rroba. Bariu paraqitet dhe troket në derë. Aj vjen për ti marrë bagëtinë dhe për ti shpënë në kullosë. Burri me vegla mbi supe, niset ngadalë për në fushë. Atje do të punoj deri në mesditë, pastaj do të kthehet për të pushuar, dhe nuk do të kthehtë më në të njejtën ditë. Puna i pëlqen dhe nuk e keqpërdor. E tillë ishte në mëngjes pamja aq e qetë dhe aq e këndshme e qytetit tone. Njeriu dëshironte të bënte jetë të qetë dhe të lumtur, dëshironte të ëndrronte. Ai luan domino, mban pëllumba, pata, gjela, dele dhe i pëlqen të organizojë luftime.
Një kohë e gjatë argëtimi kalohej kaluar. Çdo të premte në fushën e gjerë të sharrës tuboheshin dashamirët e lojrave të kalorësisë. Kuajt ishin të stolisur shkëlqyeshëm, kurse garë kishte të bente me një vrap befasije ku duhej goditur kundërshtarin me shkop. Ata luanin shpeshhere edhe me pushkë, mirëpo kjo lojë e zhurmshme bëhej vetëm në rastet e dasmava dhe të lindjeve. Pranë vendasëve aq të butë e të qetë, ishte një tjetër element- të ardhurit. Këta të fundit i jepnin gjallëri qytetit që ishte shumë i gjallë. Ajo popullatë kishte ardhur nga Jakova (Gjakova) dhe nga Bosnja. E mbante tërë tregëtinë e qytetit.
(Materiali i këtij libri është mbledhur nga Fazli Hajrizi) /KultPlus.com