Ambasadorja Vasak në Gjirokastër, diskutohet bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe kulturës

Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Cristina Vasak zhvilloi një vizitë në Gjirokastër në kuadër të kremtimit të 15-vjetorit të pranimit në UNESCO të qytetit të gurtë.

Në kuadër të kësaj vizite ajo zhvilloi një takim edhe me kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi.

Golemi informoi se në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës.

“Sikundër ia shpreha ambasadores, do të ishte vlerë e shtuar për Gjirokastrën nëse Aleanca Franceze do të kishte një qendër edhe këtu. Kjo do t’i shërbente ndërlidhjes më të mirë me kulturën frankofone dhe zbatimit të projekteve konkrete”, u shpreh ai.

Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Metës për gjykim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë ankimimin që Presidenti Ilir Meta i bëri vendimit të Këshillit të Ministrave, për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo kërkesë është bërë më 14 maj, ndërkohë që shembja e godinës së Tetrit Kombëtar u bë 3 ditë më pas, më 17 maj.

Tashmë është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse kalimi në pronësi të Bashkisë i godinës së teatrit është i ligjshëm ose jo, e po ashtu edhe shembja e godinës që pati kundërshtime të forta, raporton abc.

Presidenti më parë, është shprehur se godina e teatrit është pasuri kombëtare dhe ndryshimi i pronësisë, sipas tij, ka qenë i paligjshëm.

Kjo është kërkesa e dytë që është çuar në Kushtetuese nga Presidenti Meta për teatrin kombëtar pas ligjit të posaçëm për shembjen e godinës.

Këto dy ankimime do të shqyrtohen në momentin që Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

Artisti kosovar Petrit Halilaj ka paraqitur ekspozitën e tij të parë personale në Spanjë

Artisti kosovar Petrit Halilaj ka paraqitur ekspozitën e tij të parë personale në Spanjë, me titull: Një korbi dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar.

Hapur me 16 Korrik në Pallatin e Kristaltë në Madrid, artisti ka përdorur një gamë të gjerë elementesh për t’i eksploruar temat si shtëpia, kombi, dashuria dhe identiteti kulturor.

Kjo është ekspozita e parë që përurohet nga Muzeu Reina Sofía qëkur është mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila në Mars të këtij viti ndërpreu montimin e shfaqjes.

Halilaj e ka shndërruar Palacio de Cristal në një fole gjigante që lidh pjesën e brendshme me atë të jashtmen, duke bashkuar vizitorët me mjedisin rreth tyre me vendosjen e dritareve, instalimin e strukturave dhe vendosjen e hapësirave ushqyese për t’i joshur zogjtë dhe krijesat e tjera që jetojnë në Parkun Retiro ose që kalojnë përmes tij. Si veçori e përsëritur në veprën e tij, zogjtë simbolizojnë kapërcimin e kufijve që mendimi bashkëkohor ka vënë mes subjektit dhe objektit, mes kulturës dhe natyrës. Në veçanti, artisti është frymëzuar nga ritualet e jashtëzakonshme të çiftimit të zogjve të tendës (bowerbirds).
Ideja e këtij rituali lidhet ngushtë me biografinë e tij. Lulet e mëdha që zbukurojnë folenë, të punuara nga një kornizë delikate e çeliktë dhe me pëlhurë të ngjyrosur, janë rezultat i punës së përbashkët me partnerin e tij të jetës, artistin Álvaro Urbano. Përzgjedhja i tyre përbën një pjesë të historisë personale që i ndërlidh me njëri-tjetrin, dhe qëllimi i tij është ta kremtojë lidhjen e tyre.
Për Halilaj, është themelore t’i kalojë kufitë mes shfaqjeve publike që konsiderohen se janë të pranueshme ose meritojnë vëmendje dhe atyre që censurohen dhe përbuzen.

“Frymëzimi fillestar vjen prej një historie personale, e cila është kremtimi i lidhjes sime me Alvaron, por në të vërtetë të gjithë ne jemi të ftuar dhe të inkurajuar ta përjetojmë këtë ekspozitë si hapësirë të lirisë dhe dashurisë. Dhe, fatkeqësisht, kur flasim për dashurinë, shtresa kremtuese është vetëm pikëmbërritja e rrallë dhe fatlume pas një shtegu të gjatë e kompleks.” ka thënë Halilaj në fjalën e tij të hapjes. “Në fakt, ekspozita flet për shtigjet e rënda dhe shpeshherë dramatike që duhet t’i ndjekim për të arritur te pika ku mund ta dashurosh dikë, për ta ndier njohjen e dashurisë sonë, së pari nga vetë ne dhe pastaj nga familja dhe miqtë, dhe më pas nga e gjithë shoqëria.” – ka vazhduar ai.

Sikur foletë në natyrë, hapësira e stisur nga Halilaj nuk mund të shihet si autonome ose e ndarë nga mjedisi, vizitorët dhe aktivitetet e tyre. Përkundrazi, është vazhdimësi e tyre.

‘Zogjtë gjithmonë kanë pasur një vend të posaçëm në mendjen dhe veprën time. Prej kohës së luftës mes Serbisë dhe Kosovës mes viteve 1998-99 kur jetoja si refugjatë me familjen time, i shikoja zogjtë me shpresë. Për mua, ata trupëzonin lirinë e lëvizjes që nuk e kisha në atë kohë, por që e dëshiroja tepër. Zogjtë i kalonin kufijtë gjeografikë që njerëzit nuk mund t’i kalonin. Prandaj doja të isha zog.’ – është shprehur ai në hapjen e ekspozitës për mediat botërore.

Në ekspozitën e Halilajt që për publikun hapet më 17 Korrik në Madrid, ka diçka të çuditshme dhe joproporcionale për madhësinë e folesë, për shkallën gjigante të luleve dhe për rehatnë e centralitetin që ky ambient ua ofron zogjve. Kështu, artisti pezullon pikëvështrimin logocentrik që njeriun e shtyn të mendojë që është qendra dhe masa e çdo gjëje, duke na inkurajuar ta shohim vetën thjesht si një element shtesë në mesin e shumë të tjerëve.
Një korbi dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar është ekspozita e parë që përurohet nga Muzeun Reina Sofía qëkur është mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, situatë cila ndërpreu montimin e shfaqjes se Halilajt në Mars 2020.

Manuel Borja-Villel kurator i ekspozitës dhe njëherit drejtor i Muzeut Reina Sofia është shprehur: “Vepra e Petrit Halilajt është e lidhur ngushtë me biografinë e tij, me historinë e vonshme të vendit të tij dhe me pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon. Kujtimet e fëmijërisë të zhytura në dramën e luftës dhe të jetës si refugjat shfaqen e rishfaqen në artin e tij, i cili përqafon temat sikur shtëpia, kombi dhe identiteti kulturor përmes mediumeve të llojllojshme që përfshijnë vizatimin, skulpturën, videon, instalacionet dhe madje shkrimin. Sidoqoftë, ai nuk pandeh një shkeputje mes personales dhe intimes dhe mes historikes e sociales, por në vend të asaj percepton një marrëdhënie dhe vazhdimësi që mund të gjendet në intervenimin e tij për Pallatin e Krisaltë në Madrid.” / KultPlus.com

Fehmi Agani, burri i cili kundërshtoi turqizimin e shqiptarëve dhe u vra mizorisht

Në janar gjithmonë e kujtojmë Fehmi Aganin, një prej politikanëve më të dalluar nga Kosova, dhe një sociolog që e morri seriozisht studimin gjatë tërë jetës.

Fehmi Agani lindi pikërisht në janar, me 23 janar të vitit 1932 në Gjakovë, ku mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Prishtinë.

Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën ‘Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani’, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën ‘Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore’. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.

Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.

Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja.

Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.

Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.

Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.

Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999, shkruan KultPlus.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private.

Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe. / KultPlus.com

“Vaçe Zela, ikonë e skenës shqiptare”

Vaçe Zela, padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

U nda nga jeta më 6 shkurt 2014, në Bazel të Zvicrës.

Kanë thënë për të:

Dritëro Agolli: “Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë.”

Nexhmije Pagarusha: “Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela.”

Osman Mula: “Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin.”

Avni Mula: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë “hyzmetin” këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t’ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë”.”

Ferdinand Deda: “Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s’i përfilleshin kërkesat.

Luan Zhegu: “Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë “dal vivo”. Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në konflikt me “drejtuesit”, sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”

Rikard Ljarja: “Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën për aktorë. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite… Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm./KultPlus.com

Galeano: Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset, ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo

“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.

Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.

Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.
Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot.

Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë.

Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.

Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër.”

– Eduardo Galeano

Ambasadorja Kim viziton Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës së saj në Vlorë, ambasadorja Kim vizitoi Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, bën të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Duke mësuar mbi ngjarjet që sollën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ambasadores i lanë mbresa veprimet e Ismail Qemalit, bashkimi i kombit dhe vendosmëria e tij për liri.

“Ndërsa vizitonte muzeun, ambasadorja Kim mësoi më shumë mbi ngjarjet që sollën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Asaj i lanë mbresa veprimet e Ismail Qemalit, bashkimi i kombit dhe vendosmëria e tij për liri”, bën të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë. atsh / KultPlus.com

Charlize Theron shëtitej me sëpatë për rolin e saj të ri

Aktorja e njohur Charlize Theron për rolin e saj në filmin e ri “The Old Guard” duhej të mësohej se si të luftojë me sëpatë, andaj e kishin këshilluar të “ecë me të dhe ta mbajë kudo”.

Aktorja 44 vjeçe luajti rolin e një luftëtareje të pavdekshme të quajtur “Andy” në këtë film. “I marr këshillat shumë seriozisht”, kishte thënë ajo për emisionin “Night With Seth Meyers”. “Koordinatori i skenave të luftimeve më tha që ta mbajë sëpatën kudo, dhe ashtu edhe bëra”, shkruan revista “EOnline”.

Mirëpo një ditë para mbylljes se shteteve për shkak të pandemisë, Theron shkoi në një restorant, dhe parkuesi i restorantit ia mori veturën. Pasi që kishte dalë nga vetura, Theron vërejti një shikim të çuditshëm në fytyrën e tij, transmeton KOHA. “Nuk tha asgjë, dhe nuk e kuptoja”, tha ylli. “Mendoja mos nuk i dhashë mjaftueshëm bakshish”.

Por nuk shkoi gjatë dhe ajo e kuptoi shqetësimin e parkuesit. “Pastaj hyra në veturë dhe sëpata e madhe ishte aty, dhe e kuptova shqetësimin e tij”, tha ajo. “Është një sëpatë parahistorike e Amazonës, e dyfishtë, dhe duket tepër e rrezikshme dhe ju dhemb vetëm kur e shikoni”, shtoi ajo duke qeshur.

Hijeshojeni ambientin tuaj me stil skandinav dhe përfitoni zbritje deri në 70% në JYSK

Si asnjëherë më parë, mund ta hijeshoni ambientin tuaj të jashtëm apo të brendshëm me stil skandinav.

JYSK, si qendra e preferuar e konsumatorëve për produkte të gjumit dhe jetesës, vjen me zbritjen sezonale nga data 17 deri më 30 korrik.

Oferta vlen për produkte të kopshtit, gjumit, mobilie, për zyre dhe shumë të tjera.

Për kopsht mund të zgjedhni nga produktet prej materialeve të ndryshme, aksesorë interesantë për të organizuar ahengje në oborr apo të krijoni hapësira unike në kopsht me stil skandinav.

Përveç kopshtit, ju mund ta dekoroni edhe ambientin e brendshëm me dekor minimalist, duke përzier ngjyra, modele dhe mobilie të ndryshme brenda shtëpisë.

Gjithçka ka të bëjë me krijimin e një shtëpie të ngrohtë, personale e unike!

Për më shumë, ju mund t’i vizitoni të gjitha pikat e JYSK në Kosovë ose të porosisni online në numrin 0800 10 500 (pa pagesë). / KultPlus.com

Nga 17 – 23 gusht festivali Anibar, shpallet programi artistik i festivalit

Festivali Anibar i filmit në Pejë ka publikuar programin artistik të tij për edicionin e 11-të, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 gusht, në Pejë. Bëhet e ditur se nga 1300 filma, 139 u zgjodhën nga ekipi përzgjedhës për t’u shfaqur gjatë 7 ditëve të festivalit.

Filmat janë ndarë në 7 kategori, ku 5 prej tyre do të jenë në garë: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa 2 kategoritë e tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Në mesin e filmave të përzgjedhur nga Anibar, do të shfaqet premiera botërore e “All Those Sensations in my Belly” e regjisorit Marko Djeska, film ky që garon në Garën Ballkanike dhe në Kategorinë e të Drejtave të Njeriut.

Programi i larmishëm i filmave që do të shfaqen gjatë muajit gusht janë përzgjedhur, nominuar ose shfaqur në një numër festivalesh të tjera siç janë: “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Awards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottawa International Animation Festival”, dhe shumë tjerë.

Programi artistik i Anibar do të shfaqet përmes platformave dixhitale për mysafirë vendor dhe ndërkombëtar. Mundësia e organizimit të kinemave të hapura do të mbetet opsion vetëm nëse situata pandemike përmirësohet gjatë muajit gusht.

Në një mënyrë apo tjetër, programi i filmit do të përmbajë vepra të mrekullueshme dhe unike të animacionit nga e gjithë bota, që do të jenë në dispozicion për t’u parë nga 17 gushti deri më 23 gusht.

Studentët e Bukureshtit me ceremoni unike të diplomimit (VIDEO)

Studentët në një universitet në Bukuresht mbanin maska ​​ dhe u ulën në distancë shoqërore gjatë një ceremonie unike të diplomimit, e cila u mbajt në mes të pandemisë së koronavirusit.

Studentët e Universitetit Politeknik morën pjesë në ceremoni në të njëjtën ditë kur presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi një zgjatje 30-ditore të gjendjes së vigjilencës së vendit.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në një hapësirë të jashtme, studentët hodhën kapelat e tyre të diplomimit në ajër, duke sinjalizuar përfundimin e studimeve të tyre universitare.

Ramona Stefan, studente e Fakultetit të Kontrollit automatik dhe shkencës kompjuterike, tha që mësimi në internet gjatë pandemisë paraqiti si përfitimet ashtu edhe sfidat e saj.

“Pjesa e mirë është se duke qenë vitin e kaluar kam pasur më shumë kohë për të punuar në tezën time përfundimtare,” tha Stefan.

“Unë padyshim kam humbur gjëra të tjera si bashkëveprimi me kolegët ose shpjegimet nga mësuesit,” shtoi ajo.

Profesoresha e fakultetit Simona Iuliana Caramihai tha se kriza e koronavirusit kishte përshpejtuar procesin e diplomimit dhe do të thoshte se studentët po hynin në botën e vërtetë shumë më shpejt sesa do të kishin bërë në rrethana të tjera

Pandemia gjithashtu ka detyruar disa studentë të diplomuar të rimendojnë planet e tyre të ardhshme.

Cristovao Yago, një student ndërkombëtar që ndoqi universitetin me bursë, tha se ai kishte dashur të bënte master, por tani po mendonte të kthehej në shtëpi për të qenë më afër familjes së tij.

Rumania ka regjistruar një numër në rritje të infeksioneve me koronavirus gjatë javës së kaluar.

Të shtunën, vendi regjistroi një rekord të përditshëm prej 698 raste të reja, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Kjo erdhi disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese ndaloi qeverinë të detyrojë njerëzit e infektuar me koronavirus të karantinohen ose të qëndrojnë në spital për trajtim.

Si rezultat i rritjes së numrit të rasteve, presidenti Iohannis njoftoi të mërkurën se gjendja e vigjilencës së vendit do të zgjerohej për 30 ditë shtesë, transmeton Klan Kosova.

Rumania ka regjistruar të paktën 34.226 raste me koronavirus me 1,952 vdekje, sipas shifrave të qeverisë.

Përurohet Qendra “LIBART” dhe Biblioteka Qarkulluese

Sot është përuruar Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe Biblioteka Qarkulluese në Prishtinë, shkruan KultPlus

“Qendra LIBART dhe Biblioteka Qarkulluese do të operojnë në objektin e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Nga sot të rinjve kosovarë iu shtua një qendër e re rekreacioni në të cilën do të zhvillohen aktivitete të përjavshme e që në thelb kanë kultivimin e kulturës së leximit, dhe një bibliotekë me bazë ideore nga Suedia që synon ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës.

Nën tingujt e muzikës dhe poetikës, organizata ETEA bëri hapjen e Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” në bashkëpunim me bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe Komunën e Prishtinës si dhe “Bibliotekës Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” si produkt i përbashket me The Library Project Kosova dhe GIZ Kosovo.  

Për të shënuar këtë datë, çdoherë duke respektuar rekomandimet e institucioneve gjegjëse, u mblodhën një numër i vogël i bashkëpunëtorëve që kontribuuan në krijimin e kësaj hapësire edukative e kulturore.

Drejtori i Organizatës ETEA, Agon Ahmeti në një fjalë rasti tregoi se për krijimin e qendrës LIBART, i kanë marrë parasysh hulumtimet, konsultat me bibliotekën “Hizvi Sulejmani” dhe Komunën e Prishtinës. Po ashtu, ai tha se ideja e tillë ka ardhë duke parë mungesën e aktiviteteve në biblioteka. Ndër të tjera, Ahmeti tregoi se nëse vazhdon kjo gjendje, Qendra LIBART do të vazhdojë aktivitetet edhe virtulaisht dhe duke respektuar gjithnjë rekomandimet.

Në kuadër të Qendrës LIBART do të funksionojë edhe Biblioteka Qarkulluese. Kjo e fundit zhvillohet në partneritet më organizatën The Library Project  Kosova, me seli në Suedi. Drejtoresha e kësaj  organizate, Safete Binaku, përmes një video-mesazhi u shpreh se ideja e  Bibliotekës Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit, është bazuar në një bibliotekë të ngjashme që gjendet në Stokholm. Ajo shtoi se qëllimi i këtij projekti është që nxënësit ta kuptojnë atë që e lexojnë, dhe theksoi se nxënësit kanë qejf të lexojnë sidomos kur kanë një mësues të mirë.

Bashkëpunëtore në krijimin e kësaj hapësirë është edhe Komuna e Prishtinës. Blerta Basholli, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në këtë  komunë tha se ata si komunë e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme krijimin e kësaj qendre. Ndërsa tregoi se në biblioteka ka qarkullim të të rinjve kur shkëmbejnë libra, por që ka mungesë të aktviteteve. Basholli u shpreh se janë OJQ-të, ato që po sjellin aktivitete dhe po krijojnë mundësi për rininë.

 Qendra LIBART dhe Biblioteka Qarkulluese do të operojnë në objektin e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”. Lidhur me rëndësinë e kësaj hapësire, shefja e bibliotekës Fatime Mehmetaj shtoi se beson që kjo qendër do të ketë aktivitete të shumta e të rëndësishme brenda vitit. Ndërsa për “Bibliotekën Qarkulluese”, Mehmeti tha se do të ndihmojnë sa të kenë mundësi për funksionimin e saj.

Përfaqësuesja e GIZ-it Gjerman në Kosovë, Zana Dobruna, e e cila është edhe eksperte e arsimit në këtë institucion, u shpreh se në emër të qeverisë gjermane, kanë mbeshtetur arsimin në Kosovë tash e 10 vite. Dobruna shtoi se po përpiqen ta bëjnë ndryshimin e paradigmës prej të mësuarit përmendësh në rritjen e kuriozitetit dhe mendimit kritik.

Natyra Rexhepi, mësuese në shkollën “Elena Gjika”, dhe njëherësh trajnere për strategjitë e lexim-kuptimit që hyjnë në kuadër të Bibliotekës Qarkulluese, u shpreh se kanë vënë në praktikë metodat e mësuara nga trajnimet, dhe theksoi që ndjen kënaqësi të tregojë që kjo ka qenë njëra ndër përvojat më të mira të saj.

Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART  mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë. Në këtë qendër çdo javë do të organizohen aktivitete të ndryshme që në fokus kanë edukimin joformal. Shikimi i filmave e dokumentarëve, bashkëbisedimet me shkrimtarë të njohur, debate për tema të llojllojshme socio-kulturore, dhe aktivitete të shumta muzikore e letrare, do të jenë vetëm disa prej veprimtarive që do të ofrojë kjo qendër.  

Ndërsa, Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” implementohet nga organizata ETEA me seli në Prishtinë dhe organizata The Library Project – Kosova me seli në Stokholm me mbështetjen e GIZ Kosovo.

Qendra LIBART ka marrë për bazë hulumtimet e organizatës ETEA që kanë konstatuar  mangësinë e bibliotekave publike, siç janë mungesa e aktiviteteve për lexues. Këta të fundit, kane qene me shume kërkues në raport me atë që ofrojnë bibliotekat, konkretisht nuk u kanë mjaftuar shërbimet si huazimi i librit dhe ofrimi i hapësirës për lexim. Si rrjedhojë e kësaj, në konsulta dhe bashkëpunim me bibliotekën e qytetit te Prishtinës “Hivzi Sulejmani” si dhe me Drejtorinë e Kulturës – Komuna e Prishtinës është konceptuar ideja e një qendre të aktiviteteve brenda objektit të bibliotekës që tashme ka marruar emrin Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART.

Biblioteka qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit është iniciuar nga Safete Binaku përmes organizatës The Library Project Kosova me seli ne Stokholm të Suedisë. Pas rezultateve të dobëta që Suedia shënoi në vitin 2012 në fushën e leximit të testit PISA, shkrimtari M. Widmark donte të kuptonte më shumë rreth sfidave në kuptimin e leximit tek nxënësit suedezë dhe inicio projektin “Një klasë leximi”, projekt ky nga i cili është inspiruar edhe “Biblioteka qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” qe tashme implementohet  së bashku me organizatën ETEA dhe me mbështetjen e GIZ Kosova”.

Shkëlzen Gashi: Me ndërtu xhami në oborr të ndërtesës të madhe të PTK-së në Prishtinë është shumëdimensionalisht katastrofë

Aktivisti i të Drejtave të Njeriut, Shkëlzen Gashi, ka reaguar rreth vendit ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe në Prishtinë, shkruan KultPlus

“Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid”, ka shkruar ndër të tjera Gashi në Facebook.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Me ndërtu xhami në oborr të ndërtesës të madhe të PTK-së në Prishtinë është shumëdimensionalisht katastrofë. Në fakt, kudo në qendër të Prishtinës me ndërtu xhami të re, për pa rrëzu paraprakisht diçka të vjetër, kishte me qenë ekstra-ultra-super katastrofë.
Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid.
Me një të shkrepne të aparatit i rrokim: kishë ortodokse–xhami–katedrale ose katedrale–xhami–kishë ortodokse, pra kahdo që ta sillësh, xhamia në mes. Kështu edhe dëshmojmë se jemi qytet i tolerancës ndërfetare”. / KultPlus.com

Andrra ime

Nga At Zef Pllumi

S’asht fjala për andrrat që shofim na n’gjumë:
sa pamje shpartalle, skelete pa brumë. 
Flluska sapuni me shkumbë. 
Kam fjalen për andrrat-dishire gjatë dite, 
që t’hedhin n’mendime vite me vite. 
Nji send un e dij:
se njerzit ket andërr m’a quejn: utopi!

Mbarë token e due, si fushen, si malet
livadh të qëndisun me lulet e lajlet, 
ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë
nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë;
ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin nder hoje
që njerzt t’ambelsohen goje për goje.

Due ajrin e pastër, pa tym e pa mjegull, 
ku syni t’shikoje gjithshkafen me rregull:
ku n’qiellin e kaltër t’ket pëllumba perherë
pa ju versulë flakurim ndoj skifter. 
Due njerzit, due popujt bashkuemun unji
Me ‘i sundimtare mbretneshë: dashni!

Ket andërr ka pa shumëkush para meje
n’epokat e tjera, çdo komb e çdo feje. 
Dhe prap un e dij:
Se u vunë vulën e zezë: utopi!…

Arsyeja dhe zemra njerzore, 
që n’kohnat e lashta antike, 
andrruene për nji:
“Republikë platonike”.
-Tiranët gopçarët, t’nji kaste, t’nji dore
mbiemnin ja vunë edhe ksaj:
utopike!

E s’voni n’epokat e reja, pa pra
n’shkreti shungulloi persritun nji za:
“O njerz, ju vllazen jeni të tanë!
Ju t’gjith kët token e keni për Nanë!”
Por mbretent, fisnikët, kalorsat barbar, 
Kurr nuk pranuen t’jenë njerzt barabar.

E dij se n’tokë ka dimna e prandverë, 
e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë;
e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele, 
ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele, 
por kët s’e kuptoj:
pse n’tokë sundon dhuna, 
forca shtasore
jo mendja, jo puna;
se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend
a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!

S’pat bota njerz t’mendshëm?
pat, po si s’pat!…
Por o kjenë të plakun
o t’vorfen pa fat.

Prandaj un e due at andrrën e mirë:
që njerzit dikur, me hir o pa hir, 
do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës, 
instinktet shtasore t’mënisë e furtunës, 
dhe n’vendin e tyne do t’vehet
Mirsia,
Mendja njerzore, 
Zemra e Dashunija! / KultPlus.com

‘Lëri të të gjykojnë e dashur, të belbëzojnë për atë që nuk je, të çmenden për atë që je’

Nga Alket Skuka

Lëri të të gjykojnë, e dashur.
Lëri të të keqkuptojnë.
Lëri të ikin.
Lëri të zgjedhin.
Lëri të flasin për ty.
Të belbëzojnë për atë që nuk je.
Të çmenden për atë që je.
Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën.
Lëri të të shohin e të mos prekin bukurinë tënde.
Lëri të të kenë zili. Të të duan. Të të adhurojnë.
Pastaj të të lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish.

Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të të peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho. Njerëzit e gabuar do të të ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime.

Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. / KultPlus.com

Kosovari kandidat për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë

Është bërë e ditur se Besnik Kelmendi ka shpallur kandidaturën për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë.

Besniku është një nga zërat më të dëgjuar në forcat politike të Gjermanisë dhe është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Besnik Kelmendi është një shqiptar, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), ai është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Besnik Kelmendi shkoi në moshën 12-vjeçare në Gjermani si refugjat me familjen e tij. Ai mësoi shpejt atje gjuhën dhe u integrua në shoqërinë gjermane. Në vitin 2002 e mori edhe shtetësinë gjermane. Kelmendi e filloi karrierën e tij të suksesshme qysh në vitet e rinisë.

Pas mbarimit të shkollës në vitin 1995 e filloi kualifikimin profesional si Kaufman për menaxhimit të byros në Dhomën për Industri dhe Tregti (IHK) në Essen. Pas përfundimit të shkollimit profesional filloi punë në REWE, ku e vazhdoi kualifikimin dhe në vitin 1999 ai bëhet udhëheqës i njërës prej filialeve të REWE-së në Essen. Në vitin 2002 ai kaloi në LIDL si udhëheqës i njërës prej filialeve më të mëdha të kësaj firme në Essen. Në këtë kohë ai e vazhdoi specializimin e tij në këtë fushë.

Kelmendi ishte edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme të landin të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW). Në pranverën e vitit 2014 ai u bë anëtar i CDU-së në Essen. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Migrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen.

Në dhjetor të vitit 2016 ai ishte pjesë e Kongresit XIX federal të CDU-së si njëri nga bashkëpunëtorët organizativ të tij, me ç’rast kancelarja dr. Angela Merkel u rizgjodh si kandidate për kancelare e CDU-së. Nga shkurti i vitit 2017 Besnik Kelmendi është anëtar i Kryesisë së CDU-së në Essen-Überruhr si sekretar protokolli dhe nga qershori i po të njëjtit vit ai bëhet edhe anëtar i Kryesisë së CDU-së për Ruhrhalbinsel.

Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Veç kësaj Besnik Kelmendi është edhe kryetar i “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar e.V.” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi merr pjesë edhe më tej në Tryezën e Rrumbullakët të qytetit të Essenit si dhe në “Forumin Politik Ruhr e. V”.

Së fundmi, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka ftuar gjithë shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë partinë CDU, nga radhët e Angela Merkel.

“Ftoj gjithë shqiptarët në Republikën e Nordrhein-Westfalen që me 13.09.2020 të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë CDU, parti e cila ka berë dhe po bën jashtëzakonisht shumë në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Gjithashtu dëshiroj të theksoj se ndihem shume i respektuar dhe i nderuar që edhe unë bëj pjesë në listën përkatëse për kandidaturë në Asamblenë e Essenit me nr. 49 po ashtu dhe kandidate i Këshillit për integrimin me nr.4 në Qytetin Essen”, ka shkruar Kelmendi. /albinfo/ KultPlus.com

Dumoshi: MKRS-ja ka paraparë 20 mijë euro për Kalanë e Harilaqit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i shoqëruar nga zëvendësministri Halil Matoshi, vizituan Komunën e Fushë Kosovës, për të inspektuar investimet që MKRS-ja po bën në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi e zëvendësi Matoshi u pritën në Komunë nga kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, me të cilin diskutuan për projektet në të cilat merr pjesë ministria, për mbarëvajtjen e tyre dhe për shqetësimet tjera më të cilët ballafaqohen qytetarët e kësaj zone, e që ndërlidhën me resorët që mbulon MKRS-ja.

Drejtuesit e ministrisë dhe të komunës inspektuan vendin në të cilin pritet të ndërtohet palestra e sportit, afër Pishave të Sllatinës. Afër këtij vendi është duke u ndërtuar edhe objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës, investim i MKRS-së.

“MKRS-ja investon në çdo komunë, siç është duke investuar edhe në Komunën e Fushë Kosovës. E kemi palestrën sportive, projekt në të cilin së shpejti do të fillohet me punime. Në pjesën e kulturës e kemi Muzeun e Historisë së Natyrës i cili është duke u ndërtuar në territorin e komunës së Fushë Kosovës. Në kuadër të këtyre projekteve, është ideja që ai vend ku janë duke u bërë këto investime të shndërrohet në një kompleks, ku pritet të integrohen edhe fushat me bari sintetik dhe fushat e tenisit, për të cilin e sigurova kryetarin Berisha për të bashkëpunuar në këtë drejtim”, tha mes tjerash ministrja.

Ministrja përmendi se kanë diskutuar edhe për mbështetjen e rinisë së Fushë Kosovës dhe projektet në trashëgimi, ku veçoi Kalanë e Harilaqit duke treguar se MKRS-ja ka paraparë 20 mijë euro për këtë vit.

Ndërsa kryetari Berisha e falënderoi ministren. Ai tha se ishte një takim i frytshëm ku u diskutuan projekte që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, gjë për të cilën investimet e MKRS-së janë të mirëseardhura.

Mst. Inspektimi i punimeve në Muzeun e Historisë së Natyrës

Ministrja Dumoshi në kuadër të vizitës në Fushë Kosovë, inspektoi edhe punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Muzeut të Historisë së Natyrës tek Pishat e Sllatinës, projekt i cili tërësisht është investim i MKRS-së dhe kap vlerën e mbi 2 milion eurove.

Duke folur për mbarëvajtjen e punës në ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, ministrja foli për fazën në të cilën ndodhen punimet. Sipas ministres Dumoshi, për shkak të pandemisë, punimet në këtë projekt të ministrisë, janë zhvilluar me një dinamikë të redukutar.

“Bisedova me inxhinierin dhe presim një raport që do të vij për fazën ku ndodhen saktësisht punimet edhe sipas projektit me të gjithë specifikat e statikës e detaje tjera për të parë pengesat eventuale. E rëndësishme është që punimet janë duke vazhduar, është duke e ndërtuar etazha e dytë e objektit ngase Muzeu i Historisë së Natyrës është një objekt i cili në vete përmban tri ndërtesa por shpresoj që në tërësi objekti do të finalizohet në afatet e parapara optimale”, sqaroi ministrja.

Ministrja Dumoshi foli po ashtu edhe për ndërprerjen e investimeve kapitale nga ana e qeverisë për shkak të pandemisë dhe se kjo është një hendikep për veti, porse prioritetet qeveritare kanë bërë që shumë nga projektet që ka pasur në plan MKRS-ja të shtyhen për vitin e ardhshëm. / KultPlus.com

Promovohet raporti ‘Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid19

Xhemile Hysenaj

Sot në zyret e ADMOVERE-S është mbajtur promovimi i raportit ‘Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid19’, synimi i të cilit ka të bëjë me identifikimin dhe analizën e masave të ndërmarra nga institucionet qendrore dhe lokale të Qeverisë së Kosovës, me theks te komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.

Promovimin e hapi hulumtuesja e këtij projekti, Aulonë Mehmeti, e cila falenderoi mediat për praninë e tyre, duke sqaruar se këtë raport kanë zgjedhur ta promovojnë vetëm në praninë e mediave pasiqë pandemia e pamundëson që ky promovim të bëhet me publik më të gjerë.

Hulumtimi ka zënë vend në tre komuna, atë të Ferizajit, Lipjanit dhe Fushë Kosovës. Qëllimi i këtij hulumtimi sipas dy hulumtuesëve, Aulonë Mehmeti dhe Durim Jasharaj, ka qenë identifikimi dhe shqyrtimi i masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me theks tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, për parandalimin dhe menagjimin e pandemisë Covid19.

Aulonë Mehmeti tregoi se për këtë hulumtim kanë analizuar të gjitha vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrië së Arsimit dhe Shkencës si dhe Ministrisë së Financave, duke kërkuar qasje në dokumente dhe të dhëna publike nga këto institucione, ku poashtu kanë përcjellur edhe raportimet e mediave dhe të portaleve kryesore në lidhje me pandeminë.

‘Kufizimi kryesor i kësaj pjese të hulumtimit ka qenë mospërgjigja e ministrive në kërkesat tona’, tregon Aulonë Mehmeti.

Arsimimi, punësimi, mirëqenia, përkujdsi shëndetësor dhe strehimi, ishin këto pikat kyqe tek të cilat ishin fokusuar hulumtuesit e këtij raporti. Ku sipas tyre, secila prej këtyre pikave lë shumë për të dëshiruar.

Ky hulumtim kishte arritur në 21 përfundime, ku disa prej tyre i përmendi Durim Jasharaj, bashkëhulumtues në raport

-Deri më 1 qershor numri i të testuarëve për Covid19 në Republikën e Kosovës është 14.968, i të vdekurve 30, i të shëruarëve 837 dhe i rasteve aktive më virusin.

-Nga gjithsej 27 vendime të Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid19, vetëm njëri vendim lidhet me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

-Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë të dhëna mbi përhapjen dhe menaxhimin e pandemisë Covid19 të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

-Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i ka pasur parasysh nevojat e nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian kur e ka filluar organizimin e mësimit nga distanca. Mungesa e qasjes në internet dhe mungesa e pajisjeve teknologjike (laptop, tabletë) ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët në procesin edukativo-arsimor të nxënësëve nga këto komunitete.

-Në komunën e Ferizajit, nga 828 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian 425 ose 51% nuk e kanë ndjekur mësimin nga distanca. Nga gjithsej 1500 nxënës që nuk e kanë ndjekur procesin mësimor, 28% janë nxënës nga radhët e komuniteteve. Në asnjërin nga nivelet e arsimimit nuk ka ndonjë mësimdhënës të rregullt nga radhët e komuniteteve. Janë vetëm tre mësimdhënës të angazhuar në mësimin shtesë.

-Në komunën e Lipjanit, nga 411 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në nivelin fillor dhe të mesëm, mësimin nuk e kanë ndjekur 115 ose 26%, ndërsa në nivelin e mesëm të lartë, nga 30 nxënës, mëimin nuk e kanë ndjekur 19 ose 63% e tyre.

-Në komunën e Fushë Kosovës, mësimi në distancë është zhvilluar në të gjitha shkollat, që nga data 23 mars 2020. Mirëpo, pjesëmarrja në mësimin online e personelit shkollor, e as ajo e nxënësëve nga radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian nuk është prezantuar numërikisht.

Ky raport u përkrah nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe u botua nga ADMOVERE. / KultPlus.com

Ngrihet Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët

Ngritja e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët, ngritja e Komitetit Shtetëror të Diasporës janë në qendër të pr/ligjit të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti që po diskutohet sot në Kuvend.

Deputeti Shameti në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se, “ndryshe nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e cila nuk është e parashikuar në ligj, por është krijuar me VKM, Komiteti Shtetëror për Diasporën është parashikuar në ligjin e vitit 2018, si organ shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me Diasporën, por nuk ka një përkufizim të qartë ligjor të rolit të tij, përveç parashikimeve në vendimin përkatës të VKM”.

Për këtë arsye theksoi ai, “është e domosdoshme që të bëhen ndërhyrjet e duhura në legjislacion me qëllim për përditësimin e legjislacionit”.

“Kjo është gjuha origjinale e nismës time ligjore në azhornimin e këtyre dy pikave të para. Nga ana tjetër gjatë shqyrtimit të ligjit në Komisionin për Politikën e Jashtme, ministri i Shtetit për Diasporën ka propozuar dhe amendamentet e tij që janë bërë pjesë integrale e propozimit të bërë në variantin që kemi paraqitur për miratim përpara Kuvendit dhe amendamentet e tij konsistojnë në dhënien e bursave të studentëve nga komunitetet shqiptare në Diasporë për të studiuar në Universitetet e Shqipërisë si dhe dhënien e çmimeve kombëtare dhe medaljeve për kontribut të veçantë në ruajtjen, forcimin e lidhjeve, ndërmjet vendit të origjinës dhe Diasporës, promovimin e Shqipërisë në botë dhe përkrahjen e interesave të saj”, tha Shameti.

Ai u shpreh se, “forcimi i lidhjes ndërmjet vendit të origjinës dhe Diasporës është një ndër politikat më të rëndësishme shtetërore, e cila ka rol kyç dhe thelbësor në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Dhënia e bursave dhe çmimeve kombëtare do ta forconte dhe më shumë këtë rol si dhe do të nxiste bashkëpunimin mes komuniteteve të shqiptarëve kudo në botë”.

Shameti theksoi se “pr/ligji nuk ka kosto financiare”. Ndërsa sa i takon kostove të miratimit të bursave, Shamti tha se, “ato do të administrohen brenda buxhetit që i akordohet Agjencisë Kombëtare të Diasporës, duke mos sjellë efekte financiare në buxhetin e shtetit. Pasi si qeveria, ashtu dhe ligjvënësi kanë një mision të përbashkët lidhur me Diasporën që është pikërisht përgatitja e linjave orientuese për hartimin e politikave aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e Diasporës”.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko deklaroi sot se, ligji për Diasporën është një ligj i miratuar në këtë parlament dhe tashmë, falë dhe ndryshimeve të reja që kanë ndodhur në politikën shtetërore për Diasporën vijnë këto propozime. Ka shumë rëndësi që këto propozime u miratuan në Komisionin për Politikën e Jashtme”.

Majko u shpreh se, “ka shumë rëndësi që ne të ecim më shpejt përsa i përket politikës tonë shtetërore për Diasporën dhe krijimi i Qendrës së Arbëreshëve është një nga lajmet më të mirëpritura nga komuniteti arbëresh”.

Majko nënvizoi faktin që, “kjo Qendër vetëm në muajt e parë ka firmosur marrëveshje me dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e saj në bashkëpunim me komunitetet shqiptare në Diasporë”/atsh/ KultPlus.com

Studio Master me diplomë të dyfishtë gjermane

Studentët e Kolegjit Universum në këtë kohë pandemie po ndjekin ligjëratat online nga profesorë gjerman nga Universiteti Ludwigshafen në kuadër të programit master me diplomë të dyfishtë gjermane nga Ludwigshafen University of Business and Society dhe Kolegji Universum.

Programi përbëhet nga dhjetë module prej të cilave një pjesë ofrohen në Kolegjin Universum, disa në Universitetin Ludwigshafen dhe disa së bashku nga dy universitetet. Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët do të pajisen me diplomë gjermane MBA në Biznes Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.  

Përveq studimeve të dyfishta në Kolegjin Universum dhe Ludwigshafen University of Business and Society, studentët gj

atë studimeve do të kryejnë punë praktike 3 mujore me pagese në kompani gjermane.

Fillo studimet Master në Kolegjin Universum dhe merr diplomë të dyfishtë gjermane nga Ludwigshafen University https://bit.ly/2OrSc9W   

Më shumë info rreth programit gjeni të publikuar në website http://tiny.cc/savi7y apo kontaktoni Kolegjin Universum +383 44 144 062 apo [email protected].  

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Për herë të parë shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë.

Kjo është një ngjarje historike pasi është hera e parë që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut që shqiptarët kapin këtë numër.

Deri më tani, numri më i lartë ka qenë 29 deputetë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, transmeton KultPlus.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. / KultPlus.com

Dokufest këtë vit vjen online

Duke pasur parasysh paqartësitë që po e përcjellin krizën globale të shkaktuar nga pandemia si dhe duke pasur parasysh njoftimet e fundit të qeverisë së Kosovës lidhur me situatën e sigurisë dhe shëndetit publik, DokuFest ka vendosur ta bartë edicionin e 19 të festivalit në sferën dixhitale.

Këtë vit, festivali do të jetë i hapur prej 7-25 gusht me programe të filmit, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese si  dhe me performanca muzikore online.

Për ta sjellë festivalin online, DokuFest ka bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift72 në mënyrë që të garantojnë përvojën më të mirë të transmetimit online si dhe të sigurojnë që programi i tyre të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale.

”Inspiruar nga bendi britanez post-punk Joy Division dhe njërën prej këngëve të tyre ikonike, tema e këtij viti TRANSMISIONI në shumë mënyra do të vë në pah TRANZICIONIN të cilin jemi duke e përjetuar si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po TRANSFORMOHET shumë shpejt.

Andaj këtë vit, ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti ku përmbajtja e festivalit do të transmetohet dixhitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të  qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, punuarit dhe shpërndarjes.’, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

DJ i njohur gjerman sjell versionin remix të hitit të Elvana Gjatës

Cover të ndryshëm janë realizuar nga hitet e Elvana Gjatës, mirëpo së fundi një version i publikuar nga një DJ gjerman dhe një këngëtar shqiptar, ka marrë vëmendjen e publikut, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për artistin shqiptar Benny Bee dhe DJ Prod Lenox, të cilët kanë sjellur versionin remix të këngës ‘Gjërat kanë ndryshuar’, të interpretuar më parë nga Elvana Gjata.
Kujtojmë që Benny Bee ka paralajmeruar para disa ditësh projektin me të ri në bashkëpunim me producentin e njohur gjerman, Marco.

Lajmin e ka bërë të ditur Benny Bee përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B-FX_aEoB8i/?utm_source=ig_web_copy_link