Pal Lekaj, ish kryetari i Gjakovës ka komentuar në një fotografi të publikuar nga Ramush Haradinaj, mirëpo, ajo që bie në sy në koment janë gabimet drejtshkrimore, shkruan KultPlus.
‘Ishte ndere per ne qe pritem ne Familje Ishë Kryministrin njeriun qe i dha shume Kosoves! Respekt te veqant nga Familja Lekaj’, ka shkruar Lekaj në koment. / KultPlus.com
Një mbledhje virtuale ka mbajtur sot ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel, ku ky i fundit ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur Cakaj përmes një postimi në Facebook.
“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen”, shkruan tutje Cakaj./ KultPlus.com
Në këtë atmosferë festive instrumentistët e formacionit të tunxhit “Albania Brass” performuan në ballkonin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit.
Muzikën e këngëve të vjetra qytetare, si “Kur më vjen burri nga stani”, “Të lutem falmi sytë e shkruar”, “Kur hana del” por edhe pjesëve të tjera i sollën për publikun rastësor në këtë minikoncert artistët; Ilir Kodhima, Xhino Daja, Reinald Poci, Dorian LLanga, Ilir Vorbsi dhe Nikolas Bonçi.
“Një grup i mrekullueshëm, në një moment të vështirë. Pasi nga një anë pandemia, nga ana tjetër rrëmuja e kalamajve të partive politike. Na kënaqi, na hoqi stresin”.
“Një dhuratë shumë e bukur në këto momente për Tiranën. Edukimi i publikut me këtë muzikë është shumë thelbësor”.
“Shumë e veçantë, që po dëgjoj këtë muzikë të bukur në këto momente të vështira. Tirana ka nevojë më shumë për njerëz që mbështesin koncerte të tilla. Dëshira e artistëve dhe artistët nuk mungojnë. Mungojnë pjesëmarrësit”.
“Për ata artistë të vjen keq, se nuk meritojnë që të japin koncert në atë lloj mënyre”.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit programin e këtij viti do ta mbyll këto ditë me mbrëmjen gala festive për Vitin e Ri 2021./shqiptarja/KultPlus.com
Tuck Tucker, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
Tucker ndërroi jetë më 22 dhjetor dhe ende nuk është zbuluar arsyeja e vdekjes.
Lajmin për vdekjen e regjisorit e bëri familja e tij me një postim në Facebook, transmeton KultPlus.
“Me zemër të thyer familja Tucker njofton vdekjen e Tuck Tucker, babait, burrit, djalit, vëllait dhe xhaxhait”, shkroi familja.
Animatori kishte një listë të gjatë të roleve duke përfshirë punën në fillim të karrierës së tij në filmin 1987 “Pinocchio” dhe “Perandori i Natës,” “The Little Mermaid” 1989 dhe shfaqjet televizive të animuara “Rugrats” dhe “The Simpsons”.
Kohët e fundit, ai kishte punuar në filmin e ardhshëm të Bob’s Burgers, i cili është aktualisht në prodhim./ KultPlus.com
Më 28 dhjetor 1856, u lind në Staunton të Virginia, Thomas Woodrow Wilson, i cili do të bëhej presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara.
Shumë historianë e shohin si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të kaluar20. Woodrow Wilson, siç njihej në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një doktoratë për shkenca politike. Ai kishte qenë rektor i Universitetit Princeton të Nju Xhersit dhe ishte zgjedhur për guvernator të këtij shteti në vitin 1910.
Më 1912, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Woodrow Wilsoni luftoi për reforma, ai kërkonte mbrojtjen e punëtorëve, forcimin e sistemit bankar dhe kufizimin e fuqisë së korporatave të mëdha.
Ai u përpoq t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, e cila kishte shpërthyer më 1914, dhe t’i mbante Shtetet e Bashkuara jashtë kësaj lufte. Në vitin 1917, me ngurrim, ai vendosi hyrjen e Amerikës në luftë. Kjo i ndihmoi aleatët të arrinin fitore në vitin 1918. Një vit më vonë, ai u godit rëndë nga hemiplegjia, për të cilin disa thonë se u shkaktua nga kundërshtimi që ndeshën shumë nga propozimet e tij për paqe.
Dy vjetët e fundit të karrierës si president ai i kaloi si invalid dhe, sipas disa historianëve, punët e qeverisë pothuajse drejtoheshin nga gruaja e tij, Edith. Woodrow Wilson vdiq në vitin 1924, tri vjet pas largimit nga posti./ KultPlus.com
Koha ikën shpejt dhe ajo çka lë pas janë ndjesitë.
Nëse vitet mbulojnë me harresë shumëçka, dashuria nuk është njëra prej tyre…
“Gjyshja duke i lexuar tim vëllai një përrallë, 21 vite më von딓Rikrijuam fotografinë tonë të martesës, pas 25 vitesh”“2 dekada miqësi”“Unë, vetëm 2 vjeç dhe gjyshja ime. Sot jam 17”“Gjyshja dhe vëllai i saj binjak, kur ishin 3-4 vjeç (1940-1941)”“10 vite shok딓Shoqe dhome. Sot, 11 vite më pas, gjërat nuk kanë ndryshuar shum딓Ende shokë…”“Në Ditën e Babait, unë dhe vëllai veshim uniformën e punës së babit tonë. Ka ndërruar jetë 18 vite më par딓Unë dhe mikja ime e ngushtë, dikur dhe 16 vite më pas”“Prindërit e mi, 40 vite dashuri”“Bashk딓10 vite pran딓Nga klasa e parë, në diplomim”“Unë, i vogli i gjyshit”“8 vite më pas rikrijuam fotografinë tonë të mbrëmjes së maturës, tashmë si bashkëshortë”
Kjo është një histori në lidhje me një bibliotekë , e gjetur në Ankara, kryeqyteti i Turqisë.
Ajo që e bën atë të veçantë, është se nuk është një bibliotekë e zakonshme. Mbledhësit turq të plehrave marrin meritë për këtë ngjarje.
Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Kjo ndodhi sepse besojnë se librat nuk kanë datë skadence, kështu që ata filluan veprimin. Ata e çmuan vlerën e këtyre librave, kështu që në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre, për të cilën nuk kishin ide se shumë shpejt do të bëhen kaq të popullarizuara.
Si filloi gjithçka?
Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë, por hap pas hapi numri i librave që zotëronte biblioteka u bë gjithnjë e më e madh. Ndërsa njerëzit dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra direkt, në vend që t’i hidhnin tutje.
Ideja fillestare ishte të mirëmbahej biblioteka vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun në shtator të vitit të kaluar. Tani, biblioteka ka 6000 libra në zotërim.
Ndryshe, ekziston një seksion për fëmijë, i mbushur me libra komik dhe një seksion tjetër për kërkimin shkencor. Për më tepër, vizitorët dygjuhësh mund të gjejnë libra në anglisht dhe frëngjisht gjithashtu. / KultPlus.com
Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery pasditen e sotme u mbajt leximi skenik ‘Ella dhe Shega’ e autores Florie Bajoku nën regjinë e Iliriana Arifit. Pjesë e këtij leximi skenik ishin edhe aktorët e mirënjohur kosovar Shpëtim Kastrati, Florieta Bajraktari, Flaka Latifi dhe Egzon Mustafa, shkruan KultPlus.
‘Ella dhe Shega’ është një shfaqje tipike për fëmijët se si ata duhen të shfaqin ndjeshmëri ndaj njëri – tjetrit kur ata gjenden në situata të pafavorshme, qofshin ato materiale apo të natyrave të tjera, dhe si ata duhet të reagojnë kur miku i tyre është në hall apo nevojë.
Për shkak të situatë së krijuar nga pandemia “Fondacioni Mute” u detyrua që planifikimet e veta teatrore ti modifikoj dhe adaptoj që të jenë të realizueshme, e njëkohësisht që tu dhuroj fëmijëve një performancë me temë edukative dhe festive, siç dhe duhet të jenë festat e fundvitit.
Teatri i ndihmon fëmijët që të përshtaten që të mos shohim një imazh të ri çdo 3-4 sekonda dhe të kuptojnë se diçka mund të jetë argëtuese dhe tërheqëse pa një ndryshim të vazhdueshëm të pamjes. Ata do të mësojnë se si të ulen në heshtje dhe të respektojnë emocionet e të tjerëve duke i dëgjuar ata dhe duke ndjerë empati ndaj tyre.
Fondacioni Mute që nga viti 2016 përfshinë edhe fëmijët në teatër përmes projektit “Unë/ ty, dashuri në paketë”, i cili është përcjellur me shfaqje teatrore që nga viti 2016, mirëpo që këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë./ KultPlus.com
Data e 1 janarit, në orën 11:15 për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike të botës është rezervuar Koncerti tradicional vjenez i Vitit të Ri
Çdo vit në Sallën e artë të Musikverein-it Filharmonia e Vjenës organizon këtë ngjarje, transmeton KultPlus.
Këtë herë nuk do të ketë një audiencë të brendshme për Koncertin e Vitit të Ri, dashamirët e muzikës klasike në të gjithë globin do të jenë akoma në gjendje ta përjetojnë atë – dhe të duartrokasin muzikantët – së bashku.
Shikuesit në më shumë se 90 vende, mund të regjistrohen në internet për të ndarë vlerësimin e tyre përmes pajisjeve elektronike.
Programi i koncertit të Vitit të Ri përfshin tradicionalisht kompozime të dinastisë Strauss dhe bashkëkohësve të tyre, interpretime kulmore të valseve, polkave dhe marshimeve.
Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës.
Po, dirigjenti? Ajo që është e sigurt është se do të ketë një koncert dhe se Riccardo Muti do të jetë pas pultit të dirigjentit për herë të gjashtë. / KultPlus.com
Filmi me regji nga Spartak Pecani “Bolero në vilën e pleqve” ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në Paris Play International Film Festival, shkruan KultPlus.
Ky film është mbështetur në romanin e Fatos Kongolit, titullin e së cilës e ka të njëjtë edhe filmi. Skenari është i shkruar nga Linda Fejzaj, ndërkaq disa nga aktorët të cilët sjellin nëpërmjet interpretimeve artistike rolet filmike janë Robert Ndrenika e Margarita Xhepa.
Ky film është prodhim i shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film”. / KultPlus.com
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që drejtohet nga ministri Gent Cakaj, po vazhdon me projektet në përkrahje të shqiptarëve, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Cakaj ka bërë të ditur se kanë mbështetur projektet për organizimin e kurseve në gjuhën shqipe, fushatën për deklarim të identitetit kombëtar në Mal të Zi, ndihmën juridike falas kundër procesit të adresave të banorëve shqiptarë.
KultPlus ua sjell të plotë statusin e ministrit Gent Cakaj:
Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.
Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.
Punëtori më besnik në botë ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, pasi, siç transmeton A2CNN, punoi në të njëjtën firmë për plot 84 vite.
John Burns nisi punë në moshën 14-vjeçare te TC Young Wilson Terris, në Edinburg të Skocisë, dhe disa javë përpara se të vdiste tha se po mendonte të dilte në pension.
Edhe pse në moshë të madhe, ai ende dorëzonte dorazi dokumente ligjore në një gjykatë skoceze.
Burns ndërpreu punën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u dërgua nga forcat ajrore për të shërbyer si radio operator në Afrikë, ku dëgjonte nëndetëset gjermane. / KultPlus.com
Këto ditë iu transmetua Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO‑s propozimi i kandidaturës së riteve arbëreshe të pranverës, titulluar “Moti i Madh”, me kërkesën për t’u regjistruar si pasuri kulturore jomateriale e Njerëzimit.
“Në emër të Fondacionit universitar “Francesco Solano” që ka bashkërenduar këtë nismë dhe që kam nderin të drejtoj, u shpreh falënderimin tim të sinqertë të gjitha grupeve praktikuese të traditave rituale arbëreshe për bashkëpunimin që na siguruan me aq bujari gjatë kësaj kohe të kushtëzuar nga pandemia. Letrat e aderimit plot dyzet përbëjnë jo vetëm një ndihmesë të çmuar që i shtohet punës përgatitore tekniko-shkencore për hartimin e projektit, por edhe një nxitje të mëtejshme për gjithë praktikën procedurale”, thotë profesori Francesco Altimari, President i Fondacionit.
Tutje Altimari ka shkruar:
Mbi bazën e veprimtarisë së përbashkët kërkimore dhe sensibilizuese që kanë kryer gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit mbi këtë temë katedrat albanologjike të universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos, Fondacioni ynë ka bashkërenduar, mes vështirësive të shkaktuara nga pandemia aktuale, një veprimtari të gjatë kërkimore në terren me synimin për të identifikuar, përshkruar dhe rindërtuar rrjetin e traditave rituale që përfaqëson visarin e përbashkët kulturor të Arbërisë dhe që, paçka se i lënë në harresë nga institucionet, është ruajtur vetëm falë angazhimit të drejtpërdrejtë dhe vendosmërisë së grupeve praktikuese aktive në gjirin e komuniteteve arbëreshe.
Një falënderim të veçantë i drejtoj grupit të specialistëve të formuar nga studiues të albanologjisë, të antropologjisë, të etnomuzikologjisë dhe të historisë së kulturave që punojnë pranë universiteteve të Kalabrisë, të Palermos, të Salentos, të Venecias dhe të Milanos, përveçse nga ekspertë juristë dhe informatikanë, të cilët në frymën e vullnetarizmit të vërtetë kanë punuar pa u kursyer gjatë këtyre muajve të vështirë për të hartuar një propozim sa më funksional të kësaj kandidature. Me mua kanë bashkëpunuar: Matteo Mandalà, Nicola Scaldaferri, Monica Genesin, Eugenio Imbriani, Giuseppina Turano, Giovanni Macrì dhe Battista Sposato. Në komitetin shkencor të projektit janë përfshirë edhe specialistë të tjerë, italianë dhe shqiptarë, çka konfirmon edhe më tej vlerën e madhe shkencore që ngërthejnë veçoritë kulturore arbëreshe për rindërtimin e bazës së lashtë kulturore të përbashkët të Europës sonë.
Së bashku me gjuhën dhe letërsinë e pasur të arbëreshëve të Italisë, Vallet e Pashkëve, kremtimi i të vdekurve në traditën fetare lindore, praktikat sugjestive ceremoniale që lidhen me ritet e dasmave, por edhe këngët popullore arbëreshe qofshin laike apo fetare (sidomos kalimerat) sikurse edhe prodhimet tipike të artizanatit dhe kostumet e pasura femërore arbëreshe, prodhimet e endjes në avlëmend apo prodhimet ushqimore, qofshin ushqime rituale apo tradicionale, të gjitha këto janë disa nga shprehjet kulturore dhe rituale që bëjnë pjesë në propozimin e kandidaturës së kulturës jomateriale arbëreshe, e cila gjatë këtyre muajve të fundit është bërë objekt i vëmendjes dhe interesit të veçantë nga ana e Zv-Ministres së Pasurive dhe Veprimtarive Kulturore të Qeverisë italiane, me origjinë arbëreshe, dr. Anna Laura Orrico.
Nuk mund të mos përmend këtu mbështetjen që i dha propozimit tonë FAI Fondi për Ambientin Italian – organizmi më përfaqësues që vepron në Itali në nivel kombëtar në suazën e kulturës dhe mjedisit, çka u kurorëzua me nënshkrimin e një protokolli mirëkuptimi mes FAI dhe Fondacionit tonë për të bashkëpunuar në këtë nismë për regjistrimin e riteve, të dokeve dhe këngëve popullore të MOTIT TË MADH në listën e praktikave të frytshme për shpëtimin e trashëgimisë kulturore jomateriale, sipas konvencionit Unesco 2003.
Në kuadrin e përgjithshëm të marrëdhënieve institucionale ndërkombëtare theksojmë veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme që na siguroi Ministrja Elva Margariti dhe Zv Ministrja Meri Kumbe, të cilat i falënderojmë përzemërsisht.
Last but not least, kujtojmë këtu me kënaqësi të madhe se shumë shoqata dhe fondacione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare kanë shprehur interes për propozimin tonë dhe se këto kontakte të para na bëjnë të shpresojmë për bashkëpunime edhe më të frytshme në të ardhmen. /Shqiptarja.com / KultPlus.com
Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë mediatike këtë fundjavë, pasi u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Awards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në ceremoninë e zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, ai ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.
Dhe derisa superylli i Juventusit kishte veshur kostum të hirtë, Georgina zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm duke arritur të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve.
Ndërsa, raportohet se Lia Stublla i ka bërë përsëri fustanin Georginas në mbrëmjen kur Cristiano Ronaldo mori çmimin e më të mirit të shekullit nga “Globbe Soccer”.
Portugezja ka marr vëmendjen e mediave botërore rozë me fustanin e kuq. / KultPlus.com
Derisa Kosova po bën përpjekje për ta siguruar vaksinën kundër COVID-19, punëtorët shëndetësorë në vend ende nuk janë të përgatitur për ta dhënë këtë vaksinë. Me furnizimin me këtë vaksinë thuhet se mund të dështojmë në dhënien e saj, raporton Gazeta Express.
Punëtorët shëndetësorë në Kosovë vlerësohet se janë të papërgatitur për ta dhënë vaksinën kundër COVID-19.
Edhe pse nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria e Shëndetësisë janë bërë kërkesat për furnizim me këtë vaksinë, nuk është marrë ndonjë veprim për përgatitjen e stafit shëndetësor për ta dhënë atë. Kësisoj thuhet se përveç se mund të ketë vonesa në vaksinimin e qytetarëve, mund të ketë edhe dështime në vaksinim.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për Express se nuk janë duke u bërë parapërgatitje për vaksinim ashtu siç kanë bërë shtetet tjera.
Ai është shprehur se punëtorët shëndetësorë nuk janë të përgatitur për vaksinim dhe kjo është neglizhencë e Qeverisë.
“Parapërgatitjet në Kosovë nuk janë bërë si janë bërë në shteteve tjera. Unë e kam ngritur edhe më herët këtë çështje. Kjo është një neglizhencë e radhës. Ne nuk jemi të përgatitur si duhet për vaksinë. Nëse ndodh që vaksina të vihet në mënyrë të pakontrolluar unë frikësohem se mund të dështojmë”, ka thënë ai.
Syla ka deklaruar se në Kosovë nuk ka as stoqe adekuate për t’u ruajtur këto vaksina, derisa ka thënë se edhe buxheti i vitit të ardhshëm duhet të votohet më shpejt për ta ndihmuar këtë situatë.
“Ne nuk jemi të përgatitur si duhet për vaksinë, nuk ka edhe stoqe ku duhet të ruhen këto vaksina. Me sa kam informacione nuk kemi as buxhet për to, andaj edhe duhet të aprovohet buxheti”, ka shtuar ai.
Ndërsa, edhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka thënë për Express se me këto kapacitete që kemi në vend, realizimi i vaksinës mund të mos jetë efikas.
“Kjo vaksinë ka nevojë për dy intervenime. Me këto kapacitete të stërngarkuara të stafit shëndetësor mund të jetë vështirë një realizim efikas i vaksinimit. Edhe furnizimi me vaksinë mendoj se do të jetë i vonshëm”, ka deklaruar ai.
Uka është shprehur se me veprimet që janë ndërmarrë deri tani, do të jetë shumë vonë që vendi të përgatitet për realizimin e vaksinave.
“Unë mendoj që jemi shumë vonë për ta realizuar një proces të tillë të vaksinimit dhe po uroj që të jem gabim, por me këta hapa që i kemi parë deri tani nga Ministria e Shëndetësisë jam shumë skeptik me skenarin që mund të ballafaqohemi”, ka shtuar ai.
Ndërsa, as Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk kanë pranuar të flasin për përgatitjen e punëtorëve shëndetësorë.
Në anën tjetër, Antigona Baxhaku-Idrizi, këshilltare politike e kryeministrit Hoti, ka thënë për Express se Qeveria ka bërë përpjekje që Kosova të jetë në mesin e vendeve të para që do ta marrin vaksinën kundër COVID-19, ndërsa, sipas saj, janë bërë plane edhe kush do ta marrë këtë vaksinë së pari.
“Qeveria ka bërë përpjekje maksimale që Kosova të jetë në mesin e vendeve të para që e marrin vaksinën kundër Covid-19. Është hartuar një plan veprimi për grupet e caktuara që do të jenë në mesin e të parëve që e marrin këtë vaksinë”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë që me miratimin e vaksinës nga Bashkimi Evropian, shumë shtete tashmë kanë filluar të furnizohen me vaksinën ndaj COVID-19.
Në mesin e tyre, edhe Serbia është furnizuar sot me disa doza të kësaj vaksine. Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë nuk është bërë e ditur se kur do të furnizohet Kosova me to. /Express/ KultPlus.com
Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.
Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery, i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.
Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.
Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.
Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.
Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.
Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.
”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. “
Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.
Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.
“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”
Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.
“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.
Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.
Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.
“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”
Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.
Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.
Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”
George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.
Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish/VOA / KultPlus.com
Kam falur gabime gati të pafalshme, kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshëm dhe kam harruar persona të paharrueshëm. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgënjyer nga persona që nuk e mendoja kurrë se mund të zhgënjehesha, por edhe unë kam zhgënjyer.
Kam mbajtur dikë mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam bërë mik përjetë. Kam qeshur kur nuk ka qenë e nevojshme, kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë refuzuar. Më kanë dashuruar dhe nuk kam ditur si t’ua kthej dashurinë.
Kam bërtitur dhe jam hedhur përpjetë nga gëzimi. Kam përjetuar dashurinë e kam bërë premtime të përjetshme, por më është thyer zemra kaq e kaq herë!
Kam qarë duke dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht për të dëgjuar një zë. Jam dashuruar përsëri me një buzëqeshje. Kam besuar përsëri me nostalgji dhe kam patur frikë të humbas një person shumë të veçantë, te cilin kam përfunduar duke e humbur… por kam mbijetuar!
Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk më lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!
Është mrekulli të përpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion. Të humbësh me klas dhe të fitosh me guxim. Sepse bota i përket atij që guxon… / KultPlus.com
Kur kinematografia shqiptare vinte me interpretimet artistike të cilat jipeshin në formatin bardh e zi, një film tjetër që hyri në këtë histori ishte edhe “Tomka dhe shokët e tij”, shkruan KultPlus.
Më 28 dhjetor të vitit 1997 u shfaq premiera e këtij filmi, i cili ishte prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re”.
Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
Nën drejtimin e regjisores së parë shqiptare, Xhafize Keko, aktorët Sotiraq Çili, Zehrudin Dokle, Pavlina Oça, Xhelal Tafaj, Enea Zhegu, Herion Mustrafaj, Genci Mosho, Artan Puto, Selma Sotirllari, Fluranc Ilia kanë sjellur interpretimet artistike, / KultPlus.com
Sot shënon përvjetorin e vdekjes një zë unik i muzikës shqipe, i cili do të jetojë përherë nëpërmjet artit që la, shkruan KultPlus.
“Vetëm 5 minuta” është një ndër këngët që shumë të rinj e kanë gjetur veten dhe ka vazhduar të dëgjohet gjeneratë pas gjenerate. Ndërkohë, meritën kryesore për sjelljen e këtij interpretimi e ka Agron Berisha, i cili ka vdekur më 28 dhjetor të vitit 2001.
Lidhjen e tij me muzikën ai e kishte nisur që në fëmijëri. Teksa si 16 vjeçar, Berisha filloi edhe regjistrimet e para të këngëve në Radio Shkup.
“Si Vardari”, “Ndalu pak”, “Ti moj vasho”, “Vetëm 5 minuta”, “Ëndërr” janë disa nga krijimet e tij, të cilat janë të pazëvendësueshme për muzikën shqiptare.
KultPlus në datën e vdekjes së mjeshtrit Agron Berisha, ju sjell këngën “Ëndërr” bashkë me tekstin e saj:
Sonte ne natë të errët të kujtoj i trazoj ëndrrat të këtij qyteti të qytetit ku jam a m’beson unë i thërras në argëtim
Endërr, o Ëndërr dëshirën ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe
Sonte ne natë të errët të kujtoj i trazoj ëndrrat të këtij qyteti të qytetit ku jam a m’beson unë i thërras në argëtim
Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar në atdhe kam dëshirë për të takuar a m’beson a m’beson Unë të thërras në argëtim
Ref. 2 Ëndërr, o Ëndërr dëshiren ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe
E dashur këtu jam i vetmuar në qytet të huaj larg prej teje larg prej dëshirës por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe
Ref. 2 Ëndërr, o Ëndërr dëshiren ti qoja asaj dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe / KultPlus.com
Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 87 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933, kur teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë në një atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi.
Sipas shtypit grek që i referohej organeve kompetente të policisë vendase, personi që qëlloi me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo dhe ishte mik i ngushtë i viktimës! Dëshmitë e rralla të studiuesit, publicistit dhe historianit të njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi përpjekjen e një grupi intelektualësh me origjinë nga Kosova, të cilët në vitin 1960-të, arritën të bindin autoritetet përkatëse të Tiranës zyrtare rreth figurës së Hasan Prishtinës dhe ta kthenin atë nga “tradhtar dhe armik të popullit shqiptar” siç konsiderohej ai në tekstet shkollore dhe librat e Historisë së Shqipërisë, së asaj kohe, në një “patriot të madh të çështjes shqiptare”!
Plot 87 vjet më parë, më 15 gusht të vitit 1933, pothuaj të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri si dhe ato të diasporës së saj, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut në Greqi, të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës. Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, i cili për atë ngjarje më së shumti i referohej gazetave greke, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, që asokohe qëndronte si emigrant antizogist në Greqi dhe disa shtete të tjera të Evropës, ishte po një shqiptar, madje mik i ngushtë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.
Në faqet e gazetave të shumta të atyre ditëve që komentuan gjerësisht atë ngjarje, bëhej me dije se personi në fjalë, i cili ishte me origjinë nga shqiptarët që banonin në Resnjë të Jugosllavisë, kishte qëlluar mbi ish-kryeministrin shqiptar, teksa ishin duke shëtitur bashkë, krah për krah në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Selanikut. Po si qëndronte e vërteta rreth atij atentati dhe cilat ishin arsyet kryesore që e shtynë shqiptarin Ibrahim Çelo për të qëlluar mbi politikanin e njohur, i cili përveç postit të kryeministrit të Shqipërisë, që e kishte mbajtur vetëm për pesë ditë në dhjetorin e vitit 1921, kishte qene i zgjedhur si deputet në disa legjislatura ne parlamentin e Turqisë dhe atë të Shqipërisë?
Lidhur me këto, po japim vetëm disa prej komenteve që u bënë në atë kohë nga shtypi shqiptar dhe ai grek, një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe veprimtarisë politike e atdhetare të Hasan Prishtinë (sipas Fjalorit Enciklopedik, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1988), dhe dëshminë ekskluzive të studiuesit, publicistit e shkrimtarit të njohur, Gani Ratkoceri (“Mësues i Popullit”), i cili në vitet ’60-të, së bashku edhe me disa intelektualë të tjerë me origjinë nga Kosova, ndërhyre tek autoritetet përkatëse shqiptare të asaj kohe në Tiranë duke bërë të mundur rehabilitimin e Hasan Prishtinës dhe nga “tradhëtar” që etiketohej ai në tekstin e Historisë së Shqipërisë së asaj kohe, e kthyen në “patiot të madh”!
Lajmet dhe komentet e gazetave greke dhe shqiptare, për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik
Gazeta ‘Vatra’: Hasan Prishtina u vra dje mbrëma me pesë pushkë në rrugët e Selanikut. – Vrasësi u arrestua nga autoritetet. – Ç’thonë gazetat greke për shkakun e vrasjes.
Me anë të radios u lajmërua se dje mbrëma në rrugën kryesore të Selanikut, Hysen Tolja Ibrahimi nga Resna, shtiu pesë herë me revolver kundër Hasan Prishtinës, të cilin e la vdekur. Vrasësi u zu me njëherë dhe u vu nën hetime, për të mësuar shkakun. Autoritetet vazhdojnë hetimet mbi shkakun e vrasjes. Disa gazeta thonë se vrasja është bërë për arsye personale, një pjesë tjetër e gazetave tue marrë parasysh se vrasi disa ditë më parë kishte ardhur prej vendit të tij, supozojnë se ai gjishte të huaj në këtë vrasje.
Hollësirat e vrasjes së Selanikut në botimet e gazetave greke
Qysh ndodhi vrasja e Hasan Prishtinës?
I vrari i pat propozuar guximtarit atentat kundër Mbretit Zog. Shkruan gazeta “Fos”, ndërsa “Informationi” thot se e kanë shtyrë të arratisurt.
Selanik 16 Gusht – Aty nga ora 2 mbasdreke të së Hënës, dje domethënë, Hasan Prishtina dhe Ibrahim Çelo (dhe jo Hysen Tolja Ibrahimi), kalonin rrugën “Cimiski”, tue kuvenduar me zë të lartë në gjuhën shqipe. Kur arritën në kryqëzimin e rrugës “Vogaciku”, Ibrahimi nxorri me shpejtësi revolverin sistem “Smith” dhe shkrepi dy herë kundër Hasanit, tue e shtrirë këtë pa frymë në tokë. Megjithëkëtë, guximtari u ul mbi trupin e shtrirë dhe zbrazi mbi kryet e të plagosurit edhe tre pushkat të tjera të revolverit për të përfunduar krejtësisht qëllimin. Mbas këtyre, guximtari vrapoj për t’u larguar nga rruga “Vagaciku”, aty nga Mitropolia, nga shkaku që të shpëtonte prej popullit i cili u grumbullua shpejt. Turma filloj të gërthiste dhe ta ndiqte, dhe kjo sqenë duket se turbulloj Ibrahimin i cili, i shushatur u rrëzua mbi vitrinën e një dyqani atje afër dhe të cilën e theu, por shpejt fitoi fuqinë dhe vrapoj nga rruga e Mitropolisë. Por populli e ndiqte nga pas dhe ky ahere u fut në shtëpinë e doktor Dukidhit, ku pastaj e zuri një polic. Ky e vuri në një motoçikletë dhe e shpuri në qendrën e policisë, ndërsa Hasan Prishtina, sillej në spitalin bashkiak, ku doktorët vërtetuan vdekjen. Vrasësi i ish-kryeministrit Shqiptar, quhet Ibrahim Hysen Çelo, edhe është në moshën 37 vjetësh. Është prej Resnjë të Shqipërisë (gazeta greke “Fos” që shkruan këtë, gabohet pasi Resnja është në Serbi), nënshtetas shqiptar, mjaft intelektual, flet frëngjisht dhe italisht pa gabim dhe turqisht në gjuhën amtare. I sjellshëm në mënyrat, i veshur bukur, bën përshtypjen se është një njeri që nuk ësht lindur për vrasës. Në Greqi erdhi prej Nicës të Francës më 9 Maj 1933 edhe pse nuk u paraqit të rregullohet sipas ligjit për të huajt, u dënua me një gjobë prej 230 dhrami. I vrami Prishtina Hasan Ahmet, edhe ky shqiptar, i ardhur dikur si nënshetas austriak, ka qenë Ministër i Punëve të Brendëshme dhe i Punëve Botore në Shqipëri dhe për një kohë të gjatë kryeministër i Shqipërisë në regjimin e Fan Nolit. U tha konkretisht prej qarqeve shqiptare të këtushme, se ky qe nënkryetar i fanolistëve dhe përfaqësonte në Ballkan, Turqi dhe Evropën e mesme Fan Nolin, i cli ndodhet në Rusi tue drejtuar propagandën kundër Mbretit Zog. Vrasja e Hasan Prishtinës, është një mister i math për arsyen pse autoritetet mbajnë një fshehtësi të madhe. Por megjith këtë, prej lajmeve që kemi mbledhun, kuptohet se gjatë shumë ditëve, shikoheshin që të dy bashkë e sidomos në hotelin “Astorja” ku banonte i vrami. Bashkëfjalimet e tyne dukeshin miqësore edhe për të njohurit e tyne përshpëritesh si “diçka përgatitnin”, e cila plasi në vrasjen e djeshme. Nga sa kemi mundur të informohemi prej burimeve të ndryshme që mundin t’a dijnë më mirë se si qëndrojnë punët, Hasan Prishtina qe një tip i njeriut të çqetësuar, që mundohesh me çdo sakrificë t’organiozojë organizata komplotiste, gjë që i ka kushtuar kurdoherë ekspulsive (ekstradime), shënimi ynë), nga gjithë shtetet e Ballkanit ku banonte.
Hasan Prishtina në Nicë të Francës
Hasan Prishtina vajti në Nicë të Francës edhe atje u njoft me Ibrahim Çelon që ish instaluar aty prej 26 vjetësh dhe qëndroj atje gati 20 muaj, duke ikur prapë në Turqi. Nga Turqia u ekspulsua dhe u instalua në Sofje, nga ku i shkrojti Shelos një letër, tue e ftuar atë të zbresë dhe të takohen në Selanik kur do të vinte edhe ky. Në letrën politikani shqiptar nuk përmëndëte shkakun pse e thërriti, por i theksonte se kish për t’i ngarkuar një punë që do të merrte 5000 dhrami në muaj. Kështu pra Sheloja mbasi dërgoj të shoqen dhe kalamanit e tij në Spanjë, nga ku është e shoqja e tij, mbërriti në Greqi ku u prezantua ne i vëllaj viktimës, pronuar në rrugën “Tsimiski”, Z. Omer Fejzi. I tregoj letrën e këtij, por ky i’u përgjigj, se i vëllai nuk ka ardhur ende nga Vjena edhe se nuk dispononte as një peshës për politikë pse nuk përziesh në të.
Prishtina i propozon Ibrahim Çelos të vrasë Zogun
Para një muaji, Sheloja marsi shikonte se kish mbetur pa të holla, u nis për në Vjenë për të takuar Hasanin, por për fat të keq, kur ay nisesh për në Vjenë, ky i fundit kthehesh për në Selanik. U kthye këtu para 14 ditëve dhe e takoj duke dashur të mësoj se ç’punë do t’ë bënte që të merrte 5000 dhrami në muaj. Prishtina pa shumë dredhina, i tha se ishte koha të vritet N. M. Tij, Mbret i Shqipëris Ahmet Zogu dhe disa nga Ministrat e tij dhe kjo do të bëhesh shkak që të ngrihesh statut për shërbimin që do t’i sillte vendit. Sheloja u trondit nga ky propozim dhe i tha, se duhet të mendohet. Por i kërkoj t’i nepet ndonjë punë tjetër, nga ku të fitonte të 5000 dhramitë në muaj. Qysh atë ditë, gjatë këtyre 14 ditëve takohesh ditë për ditë me Prishtinën dhe dje i tha qartas, se nuk mundje të bëjë një punë të tillë, se me një anë të mëndohet për familjen e tij dhe nga ana tjatër nuk mund t’i bëj varrin Shqipërisë. Por i kërkoj që të mos shkelë zotnimin e tij, që t’i gjejë një punë që të marrë shumën e premtueshme. –Unë nuk të solla të të jap para për sytë e bukur t’ujët. Ja se të veç në Bullgari, ku të marësh dhjetë komitaxhi të vrasësh Zogun, ja po të ikësh s’ë këndejmi. Mbas kësaj përgjigjie, atentatori nxorri revolverin dhe i’a zbrazi kundër nënkryetarit të partisë fanoliste. Qarqet e Konsulatës Shqiptare kur u pyetën dje prej redaktorit të “Fosit”, thanë se e dijnin prej kohe ardhjen e Prishtinës këtu, por nuk kish asnjë lajm për vrasjen e tij. Zoti Konsull as nuk do t’i shkojë nëpërmënd se shkaqet e kësaj vrasje janë politike. Gjithesi çfaqi tmerrin e tij për këtë krim.
Gazeta “Information” shkruan se e ka shtyrë Moska
Nga ana tjatër, fletorja në gjuhën frëngjishte “Information”, tue u marrë me shkaqet që munt të kenë shtyrë guximtarin të futet në këtë vrasje, shkruan se simbas informatave të saj, Ibrahimi do të jetë shtyrë nga të arratisurit politikë shqiptarë. Gazeta në fjalë, zhustifikon këtë version në këtë mënyrë: Të arratisurit politikë shqiptarë janë ndarë në dy grupe. Njërin e kryesonte Hasan Prishtina dhe tendencat e këtij grupi kanë qenë konservative, ndërsa grupi tjetrë lidhet drejt për drejt me Moskën. Tani vazhdon fletorja greke, ka shumë të ngjarë që Ibrahimi të jete shtyrë nga grupi që lidhet me Moskën për të çkatërruar grupin konservativ.
Jehona e shtypit të Selanikut për vrasjen e t’arratisurit politik
Në Selanik, pesë plumba revolveri të zbrazura njëri pas tjetrit nga një dorë shqiptari me nënshtetësi të huaj, çkëputën, tragjikisht, përin e jetës të një ish-Kryeministri Shqiptar, të arratisur për arsye politike. Gazetat greke të atij qyteti, shkakun e asaj ngjarje të shëmtuar, e mpështetin në dy arsye. E Para: se Hasan Prishtina – viktima, nuk e mbajti premtimin që i kish dhënë me letër Ibrahim Çelos, – guximtarit, – për t’i gjetur në Greqi një punë të ndershme, ndërsa me gojë i shpjegoj se ato të holla, 5000 dhrami në muaj, – do t’i paguheshin vetëm kur të vriste Mbretin e Shqiptarëve, por Ibrahim Çelua, i zëmëruar me lodrën që i luajti, i mërzitur nga mungesa e të hollave nga shkaku i Hasanit që e solli në Selanik, dhe i inatosur për propozimin e dedestuar që i bëri, nxori në një minutë dëshpërimi revolverin dhe e shtriu në tokë të vrarë.
E dyta: se shqiptarët e arratisur janë ndarë në dy grupe, njërin të kryesuar prej Hasan Prishtinës, me tendenca konservative dhe të dytin të dirizhuar prej njërzëve me tendenca bolshevike, të lidhur drejt për drejt me Moskën, dhe nga kjo antagonismë parimesh, Ibrahimi është vënë nga grupi i dytë për të çdukur personin e Hasan Prishtinës që do të sillte çkatërrimin e partisë konservative në dobinë e së parës. Ngjarja u zhvillua në një qytet të një shteti të huaj dhe tye qene gjithashtu se kaq guximtari sa dhe viktima kanë jetuar përsëriu në vendet e huaja, është shumë zor, ose më mirë e pamundur që të jemi në pozitë të formojmë, qoftë dhe një supozim, mbi shkaqet e vërteta që përfunduan në tragjedinë e Selanikut. Jemi pra të shtërnguar, që për të komentuar vrasjen e shëmtuar të së hënës, të bazohemi në botimet e gazetave greke. Megjith këtë, është mirë të shënohet, kështu midis parëthënësit, se opinioni i gazetave të Selanikut, nuk duhet të hidhet dhe kaq mbrapa krahëve. Fletoret e republikës greke në çështjen konkrete, duhen të jenë të paanshme, se ngjarja ka rrjedhur midis dy personave që s’kanë të bëjnë me çështjet e brëndëshme të Greqisë. Por sidoqoftë puna, dy gjëra mund të nxjerrim nga vrasja e Selanikut, dhe meqë të dyja janë nga ato çështje që provokojnë përbuzjen e çdo shqiptari që i dhëmbet atdheu dhe që dëshiron të mbajë nalt prestigjin dhe nderin shqiptar. Shqiptari me këto parime, i dënon kryekëput atentatet, kushdo qoftë ay që shkrep pushkën dhe kushdo qoftë ay që pranon plumbat në trupë. Gjith ashtu, ay shqiptar me ato parime, dënon përsëri kryekëput çdo person që mejton të ngrejë dorë kundër Mbretit të Shqiptarëve. Fati i atdheut t’onë lidhet ngushtë, shumë ngushtë, me personin e Zog-ut dhe kush është kundër këtij, duhet të dijë se është kundër atdheut. Bisedim mbi këto dy pika nuk hyjnë. Dhe ja pse, populli shqiptar dëgjoj me përbuzje atentatin e shëmtuar të Selanikut dhe dënon me koshiencën e tij me tradhti të naltë, çdo shqiptar që mejton të prekë Udhëheqësin e sotëm të Shqipërisë.
Hasan Prishtina, sipas Fjalorit Enciklopedik, i hartuar nga Akademia e Shkencave
(1873-1933). Patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vëndit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në Vuçiternë në një familje patriote. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1912, u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (shih) u zgjodh antar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Mori pjesë aktive në organizimin e Kongresit të Lushnjes në vitin 1920 (shih) dhe në prill të vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921, kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit dhe organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922-1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924 (shih) dhe luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924, në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, shkoi në Lidhjen e Kombëve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës serbo-madhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional (shih). Hasan Prishtina, luftën nacionale në Kosovë u përpoq ta bashkrendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtarë i bashkëëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arriej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonizmit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë dhe bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje: xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si dhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912-ës që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. (A. Ha.) (Marrë nga Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1988)
Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinën!
Si rrallë ndonjë figurë tjetër e politikës dhe historisë së Shqipërisë. që aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre e patën gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Hasan Prishtinën, e ndoqi i njëjti “fat” si në gjallje, ashtu dhe pas vdekjes së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se ashtu si gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, ku pati një sërë oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, në kryeministër i Shqipërisë dhe më pas emigrant politik në disa shtete të Evropës), edhe pas vdekjes, për një pjesë të shqiptarëve, ai mbetej një “patriot dhe atdhetar i madh i çështjes kombëtare”, kurse për një pjesë tjetër të shqiptarëve, ai s’ishte gjë tjetër veçse një “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, deri në fillimin e viteve ’60-të, Hasan Prishtinën e konsideronte një “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, gjë e cila ishte e shkruar mjaft qartë në të gjitha tekstet shkollore dhe ato të institucioneve shkencore dhe akademike të shtetit shqiptar të asaj kohe. Edhe pse në historiografinë dhe librat e ndryshëm të botuara deri në atë kohë në Shqipëri, vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik në vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atë si tradhtar të atdheut. Sipas dëshmive ekskluzive të studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinë nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-të dhe Mësues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinës, u bë i mundur vetën në fillimin e viteve ’60-të, kur një grup studiuesish, historianësh e publicistësh kosovarë që kishin ardhur si emigrant në Shqipëri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bënë kërkesa të shumta Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke i kërkuar rishikimin e figurës së Hasan Prishtinës. Mbas një sërë takimesh e konsultash me studiues dhe profesorë të historisë, ata patën një takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit të asaj periudhe, Manush Myftiun, të cilit i parashtruan shqetësimin e tyre për figurën e Hasan Prishtinës. Pas atij takimi, çështja filloi të merrte rrugë dhe figura e Hasan Prishtinës u mor në shqyrtim nga Instituti i Historisë. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndër të parët që e ngriti problemin e figurës së Hasan Prishtinës, gjatë një bisede të lirë që kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, të cilit i tha: “Profesor, ne në Kosovë e kemi njohur për patriot Hasan Prishtinën”. Sipas Gani Ratkocerit, pas një sërë debatesh dhe mbledhjesh, diku aty nga viti 1961-1962, më në fund u vendos që Hasan Prishtina të shpallej patriot i atdheut dhe si i tillë të trajtohej edhe në librat dhe historiografinë zyrtare të regjimit komunist të asaj kohe. Pas rehabilitimit të figurës së tij, regjimi komunist i Tiranës bëri të mundur edhe sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri në vitin 1977./Memorie.al / KultPlus.com
Për gjithë prindërit të cilët dëshirojnë të kuptojnë më shumë për aftësitë kognitive dhe potencialit për mësim tek fëmijët e tyre, Shkolla Finlandeze për herë të parë iu mundëson gjithë nxënësve në Kosovë t’i nënshtrohen Testit të Aftësive Kognitive (CAT4). Regjistrohu në këtë link për më shumë informata dhe pjesëmarrje në këtë vlerësim: https://bit.ly/3hlkZum
Testi i Aftësive Kognitive (CAT4) është një vlerësim diagnostik që është krijuar për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit e tyre të kuptojnë se si mësojnë dhe cili mund të jetë potenciali i tyre akademik dhe në të njëjtën kohë vlerëson se si nxënësit mendojnë në fushat kyqe të mësimit. Shkolla Finlandeze iu mundëson të gjithë nxënësve të saj, dhe jo vetëm, testimin në CAT4 e cila shërben direkt në personalizimin e planit të mësimit të secilit nxënës rezultatet e së cilit ndihmojnë të kuptojmë potencialin për arritje akademike të secilit fëmijë.
Në Shkollën Finlandeze, edhe pse metodat e vlerësimit dallojnë shumë nga ato tradicionale, mësimdhënësit përdorin vlerësime të standardizuara ndërkombëtare të cilat ndihmojnë në kuptimin e aftësive të të menduarit dhe qasjes ndaj mësimit të secilit nxënës dhe përmes këtyre të dhënave mësimdhënësit individualizojnë planin e mësimit për secilin fëmijë.
Meqenëse aftësia kognitive nuk është veçanërisht e lidhur me kurrikulën, rezultatet nuk ndikohen ndjeshëm nga shkollimi i mëparshëm i nxënësit ose nga njohuritë e tyre në lëndë të caktuara. Çdo vit, me mijëra fëmijë në mbarë botën marrin pjesë në këtë vlerësim, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi në këtë fushë. Regjistrohuni këtu për të përfituar nga ky vlerësim në Shkollën Finlandeze: https://bit.ly/3hlkZum
Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.
Sportisti shqiptar, Klavio Meca u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje për familjarët e tij.
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit Klavio Meca.
Ajo ka zgjedhur ta kujtojë 24-vjeçarin me një video shumë kuptim plotë ku ai reciton vargjet e Naim Frashërit shkëputur nga “Fjalët e Qiririt”.
“Kur të më shihni se jam tretur mos pandehni se kam vdekur”, reciton Meca mes miqve të tij gjatë takimit në ambasadën shqiptare në SHBA. Faber kujton se Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur vitin e kaluar me takim dhe vizita në institucione amerikane.
Postimi i ambasadores
Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon. “The very smart, sëeet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti por tashmë për një arësye me shumë, kujtimin e paharruar të tij.
Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios.
Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë
Në New Tazewell, Tennesse një shtëpi u shkatërrua nga një zjarr më 8 dhjetor.
Brenda saj jetonte familja Davidson, djali i së cilës bëri një mrekulli.
Sipas mediave të huaja, djali 7 vjeçar, Eli u hodh përmes një dritareje brenda shtëpisë me zjarr, për ta shpëtuar motrën e vogël.
Motra e tij, Erin është 22 muajshe, teksa prindërit e tyre, Chris dhe Nicole Davidson kishin futur tre fëmijët e tyre në shtrat dhe ata ishin në gjumë nga ora 8.30 e mbrëmjes.
Pak orë më vonë, babai i familjes, Nicole kishte nuhatur aromën e tymit dhe kishin nxjerrë jashtë djemtë Elin dhe Elijan.
Nëna kishte thënë se dhoma e gjumit e vajzës, Erin ishte e rrethuar nga zjarri i dendur dhe nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të shkonin tek ajo nga brenda.
E vetmja zgjidhje për ta shpëtuar foshnjen 22 muajshe ishte hyrja nëpërmjet dritares.
“Nuk kishte asgjë ku të hipja për të arritur atje lart, kështu që unë mora Elin, i cili kaloi nëpër dritare dhe ishte në gjendje ta kapte motrën nga djepi i saj”, tha Chris.
Eli shtoi: “Mendova se nuk mund ta bëja, por më pas thashë: ‘E kapa atë, baba’. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”.
Prindërit e Elit janë jashtëzakonisht krenarë për djalin e tyre dhe thonë se ai bëri diçka që as një i rritur nuk mund ta bënte.
Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht shtëpia është shkatërruar plotësisht. / KultPlus.com
Seriali i njohur “Simpsons” është i njohur veç të tjerash edhe për një sërë parashikimesh për ngjarje të rëndësishme botërore.
E ndërkohë fansat e serialit po flasin se aty është parashikuar edhe një tjetër ngjarje.
Bëhet fjalë për episodin ku një kupolë e madhe xhami mbulon qytetin Springfield, për t’i mbrojtur ata nga ndotja.
Dhe sipas fansave, kjo ngjason me masat kufizuese të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar.
Episodi është transmetuar në vitin 2007, ndërsa videoja ka filluar të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke e krahasuar me situatën në të cilën ndodhet tashmë Britania e Madhe. / KultPlus.com