Jahjaga: Si presidente kisha përgjegjësi të tregoja se kjo detyrë është po aq e përshtatshme për gratë, sa edhe për burrat

Një letër nga Presidentja Jahjaga për vajzat e reja të Kosovës.

Të dashura vajza të Kosovës,

Me shumë emocion dhe entuziazëm po e shkruaj këtë letër për ju. Gjatë jetës time kam pasur privilegjin të takoj shumë vajza të reja që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe me shumë punë kanë bërë që Kosova të merret si shembull. Jo të gjitha prej tyre janë figura publike. Në fakt, shumica prej tyre punojnë me shumë zell në prapaskenë, duke dhënë gjithçka për të arritur rezultatet dhe ndryshimin në të cilin besojnë. Këto vajza më inspirojnë vazhdimisht dhe më shtyjnë që të punoj më shumë e më mirë. Në frymë të këtij inspirimi, po ju shkruaj edhe juve, me shpresë që përvoja ime si dhe mësimet që kam mësuar mund të ju shërbejnë si udhërrëfyes.

Jeta ime është definuar nga ngjarjet aktuale të kohës në të cilën kam kaluar. Si shumë vajza dhe djem në Kosovë, unë i përkas gjeneratës që përfundoi shkollën e mesme në shkollat-shtëpi. Jam shumë e lumtur që jetojmë në një kohë, në të cilën ju nuk po përjetoni diçka të tillë. Në atë kohë neve nuk na lejohej të shkonim në shkollë, por falë një mobilizimi të jashtëzakonshëm të shumë njerëzve që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe mësimdhënësve që punuan pa pagesë, të cilët vendosën veten dhe familjet e tyre në rrezik, ne kishim mundësi të shkollohemi.

Në atë kohë ne luftonim për t’u shkolluar. Klasët tona nuk ishin brenda një objekti. Ne lëviznim nga një shtëpi në tjetrën, në pjesë të ndryshme të qytetit, me fletore të fshehura nën rrobat që kishim. Patëm vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar për ditë më të mira. Nuk e kishim të qartë se çfarë na pret në të ardhmen, por e dinim se do të bëjmë krejt çfarë ishte e mundur për të siguruar që ajo të ishte e ndritur. 

Përjetimi i luftës na dha vullnet për të punuar për këtë të ardhme dhe ai veçse vinte e shtohej. Kjo e ardhme u bë vizion për gjeneratën tonë dhe puna drejt saj u bë misioni jonë. Në atë kohë, unë sapo kisha përfunduar studimet në fakultetin juridik dhe fillova punën në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Për një vajzë të sapo diplomuar, kjo ishte një mundësi e mirë prej të cilës kam mësuar shumë. Për më tepër, puna në organizata ndërkombëtare ishte privilegj.

Në atë kohë, Policia e Kosovës sapo ishte themeluar. Puna ime në UNMIK ndërlidhej me punën që po bëhej për themelimin e këtij institucioni dhe kisha informata të sakta për të gjitha sfidat me të cilat ata ballafaqoheshin. Por, ajo çfarë unë shihja ishte potenciali i jashtëzakonshëm për njërin ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë. Kështu, vendosa që të kontribuoj duke u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Ky vendim nuk ishte i lehtë për tu marrë, e aq më pak për tu kuptuar nga rrethi. Po lija një punë që cilësohej privilegj për një punë që nuk konsiderohej punë për gra. Edhe pse të befasuar, familja ime më përkrahu në vendimin tim dhe kështu fillova njërën prej sfidave më të mëdha që më prisnin në jetë. 

Pas përfundimit të Akademisë Policore mezi prisja të filloja punën. Isha e etur për mundësi për ta treguar veten. Por, këtu pashë për herë të parë rolin e gjinisë time në këtë fushë. Përderisa në Akademinë Policore të gjithë ishim të barabartë dhe kalonim në të njëjtat teste dhe sfida, në praktikë gjinia ime më mbyllte dyert ende pa filluar. Në fillim, detyra ime ishte police statike në hyrje të objektit. Qëndroja aty me javë të tëra me orare 12 orëshe. Nuk mund të besoja që pas gjithë asaj karriere që kisha ndërtuar deri atëherë, puna ime kryesore ishte kjo! Në këto momente, shumë herë kam menduar të dorëhiqesha, por prapë vazhdoja.

Më pas fillova punën në patrulla dhe duke treguar veten vazhdova të promovohem në detyra të ndryshme dhe të ngritem në grada. Institucioni po rritej dhe duhej të vazhdonte të rritej për të siguruar nevojat e vendit. Nga një institucion me afër 400 persona duhej të rriteshim në 4,000 dhe të krijonim strukturë funksionale. Në atë kohë isha pjesë e ekipës që punonte në ngitjen e kapaciteteve të brendshme. Kishim 3 deri në 6 muaj kohë për të krijuar departamente dhe për të trajnuar personelin, në mënyrë që ata të vazhdonin punën të pavarur dhe ne të vazhdonim punën në krijimin e një departamenti tjetër.

Përderisa rritej institucioni, unë ngritesha me të. Puna që po bëja me shumë dedikim më hapte dyer të ndryshme në Kosovë, por edhe nëpër botë. Në mes tjerash, në periudhën 2005 – 2007 pata rastin të shkoj tre herë në trajnime të ndryshme në FBI. Secili program ishte sfidues në vete. Përveç përgatitjes akademike, kishte edhe ushtrime të jashtëzakonshme fizike. Kujtoj herën e parë kur shkova. Sapo mbërrita në kampusin e Quanticos në mbrëmje vonë më njoftuan që të nesërmen duhet të zgjohem herët në mëngjes për të fillur ushtrimet fizike që përfshinin vrapim për 24 orë në terrenin të hapur. 24 orë! Nuk e di si, por ia dola. Dhe jo vetëm një herë. Ky ishte një nga ushtrimet rutinë atje.

Në vitin 2008 arrita të marr gradën e Gjeneralit dhe isha një ndër personat më të ri në botë me këtë titull. Me këtë gradë, nuk u rritën vetëm përgjegjësitë e mia, por u rritën edhe mundësitë që të bëj ende edhe më shumë për institucionin. Kështu, vazhdoja punën time duke ushtruar përgjegjësitë e reja, por edhe duke shijuar mundësinë për të marrë iniciativa të ndryshme që përmirësonin punën e institucionit dhe në veçanti ofronin mundësi për gratë e tjera brenda Policisë së Kosovës.

Viti 2011 na gjeti në një situatë politikisht  të vështirë dhe me pengesa. Partitë politike nuk mund të pajtoheshin mbi parimet e ndërtimit të një koalicioni dhe Gjykata Kushtetuese tashmë kishte marrë vendim për dy Presidentë të Kosovës, një pas një, për t’ua ndërprerë mandatet për shkak të shkeljeve kushtetuese. Ballafaqoheshim me një ngërç politik dhe dalja nga kjo situatë dukej e vështirë.

Në atë kohë, përderisa unë vazhdoja punët e mia në Policinë e Kosovës, kuptova se kishte shumë pyetje për mua, si dhe punën e përvojën time brenda institucionit. Informatat që kisha më bënin të dyshoj që po konsiderohem për një pozitë të lartë, por asnjëherë nuk e kam menduar pozitën që mu ofrua. Pas disa ditësh më ftuan në një takim në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Aty më thanë se një zgjidhje e ngërçit politik ishte zgjedhja e një figure apolitike në pozitën e Presidentit të Kosovës dhe që në mesin e emrave të ndryshëm që ishin konsideruar nga hisedarët, unë isha opsioni i preferuar.

Është shumë e lehtë që të mendosh se çfarë do të bënim në një situatë të caktuar, deri sa ajo situatë të të trokasë në derë. Por kur e gjen vetën në një situatë të tillë, ku të ofrohet një mundësi me kaq shumë përgjegjësi në një moment të vështirë politik, përgjigja nuk është e lehtë. Në fakt, mbetesh e pafjalë. Deri në atë pikë, kisha kaluar sfida të shumta dhe kisha arritur suksese të ndryshme. Në aspektin profesional, kisha arritur majën për të cilën kisha punuar shumë. Kjo mundësi më kërkonte që të lë të gjithën prapa meje, për një rrugë që ishte nder dhe privilegj, por që kishte edhe shumë paqartësi.

Që nga fillimi i këtij diskutimi, unë jam trajtuar si zgjidhje e përkohshme politike. Mendojeni këtë për një çast. Përderisa burrat nuk mund të pajtoheshin për ndërtimin e koalicionit, mua më kërkohej që të shërbej në pozitën e Presidentes së Kosovës, deri sa ata të pajtoheshin në një zgjidhje. Pa filluar mirë, planifikohej largimi im.

Nuk kam pasur shumë kohë për të menduar, e unë nuk dija as ku të nisja. Fillimisht, në atë kohë kishim shumë pak gra në pozita udhëheqëse. Ishte besim i përgjithshëm që ky funksion ju takonte vetëm burrave. Në Ballkan, kjo gjë nuk mund të mendohej, e aq më pak në Kosovë. Si e para grua në këtë rol, kisha përgjegjësinë që të tregoja se kjo detyrë është po aq e përshtatshme për gratë, sa edhe për burrat. Dhe këtë pritej që ta bëja brenda gjashtë muajve si zgjidhje e përkohshme.

Përveç kësaj, për të shërbyer si Presidente e Kosovës mua më duhej të hiqja dorë nga pozita në Policinë e Kosovës. Ishte kjo puna që unë e doja me zemër, të cilës i isha përkushtuar me vjet. Nuk ishte vendim i lehtë që të lija gjithë këtë prapa, sidomos duke qenë se e ardhmja ime ishte e padefinuar. Pas gjashtë muajsh, unë pritej që të përfundoja mandatin e Presidentes së Kosovës dhe kështu të pensionohem nga dy funksione të larta, pa i mbushur 36 vjet moshë.

Për më tepër, e dija mirë se të qenurit Presidente e Kosovës do të më vendoste në mikroskop dhe se çdo hap i imi do të analizohej. Kjo nuk më frikësonte, por më brengoste ideja se si familja ime do të përfshihej në të gjithë këtë. Ne gjithmonë kemi pasur jetë të qetë, jashtë vëmendjes së publikut. Tanimë, kjo do të ndryshonte dhe kisha frikë se kjo do të cenonte qetësinë tonë.

Kisha shumë arsye për të menduar dhe për të hezituar. Ky ishte vendimi më i vështirë që më ishte dashur ta marr ndonjëherë. Por, në një pikë e kam menduar se si do të reagonte një burrë po t’i ofrohej një mundësi e tillë? A do të hezitonte? A do të thoshte jo? Apo do të pranonte pa e menduar dy herë?

Kjo mundësi më ishte ofruar mua. Një gruaje. Një personi me përvojë të gjatë në shërbim civil, gjatë së cilës ishte promovuar dhe rritur në grada në vazhdimësi. Nuk mund të mendoja se kur do të mund t’i vinte një mundësi e tillë një gruaje tjetër. Dhe deri atëherë, vajzat e gratë e Kosovës do të kishin tavan për arritjet e tyre. Sado që ato do të mund ta tregonin vetën dhe të ngriteshin profesionalisht, pozita e Presidentit të Kosovës do të ishte në funksion të burrave.

Kështu, vendosa që ta pranoj këtë mundësi. Ishte nder i jetës sime që të konsiderohem në rend të parë, e aq më shumë të marrë besimin e përfaqësuesve të popullit. Më mundonte ideja se isha zgjidhja e përkohshme, por u zotova që do të bëja më të mirën për sado kohë që kam dhe se do të shërbej ashtu si e meriton populli dhe vendi.

Një natë para mbledhjes së Kuvendit të Kosovës u dha lajmi për nominimin tim për Presidente të Kosovës. Ju ndoshta jeni shumë të reja të mbani në mend këtë, por shumë njerëz më vonë më kanë treguar se si atë natë kanë hyrë në Google për të kuptuar se kush jam. Për të gjithë ata që nuk më njihnin, unë kisha pikur nga qielli. Ishte thuajse sikur të mos kisha ekzistuar deri atëherë. 

Në fushën time, unë nuk isha e panjohur. Por, në fushën time, nuk ka shumë figura publike. E gjithë puna bëhet në prapaskenë. Kjo është natyra e punës. Por, fakti që nuk isha figurë publike nuk do të thotë që nuk kam ekzistuar.

Lajmi për nominimin bëri jehonë shpejtë. Kishte shumë diskutime dhe spekulime. Shumë paqartësi. Por, çka u bë shumë e qartë është se brenda natës unë u ktheva në një figurë krejtësisht tjetër.

Dita e votimit ishte e veçantë për shumë arsye. Kam hyrë në Kuvendin e Kosovës pa e ditur mirë se çfarë do të ndodhë. Unë kisha marrë përkrahjen e partive politike, por vendimi i fundit u mbetej deputetëve. Shpesh herë më kanë pyetur se si jam ndjerë në ato momente, por unë nuk mbaj mend ndjenja. Kam hyrë në Kuvendin e Kosovës me misionin që të tregoj gatishmërinë time për të shërbyer në rolin e Presidentes së Kosovës dhe për të rikthyer unitetin që na mungonte. Nuk e dija se a do të merrja besimin për ta bërë këtë, por pasi që veçse kisha pranuar, unë isha gati.

Menjëherë pasi që jam zgjedhur unë kam shkuar në zyrën e Presidentit të Kosovës. Në rrethana të tjera ndoshta edhe do të kujtoja ndjenjat e herës së parë që kam hyrë në zyrë apo mendimet që kam pasur në ato momente. Por, pasi që ishte bërë një kohë që Kosova nuk kishte President, mua më priste puna. Menjëherë filluan takimet dhe në mes të takimeve më duhej të gjeja koha për disa çështje administrative që kishin pezulluar funksionimin normal të zyrës.

Ditët, muajt dhe vitet në vijim nuk ishin më ndryshe se dita e parë. Ishte punë dinamike me shumë përgjegjësi, por edhe me shumë mundësi për të bërë ndryshime. Takimet e shumta në Kosovë dhe jashtë vendit hapnin dyer për bashkëpunime të ndryshme dhe kjo më jepte motiv që të kaloj sfidat e ndryshme që dilnin në çdo ditë.

Ashtu si e pritja, gjithçka çka unë bëja shihej me xham zmadhues. Në parim, kjo nuk më pengonte aspak. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë se çka bënë Presidenti i Kosovës dhe pse, si dhe të kërkojnë llogari. Unë besoj që kjo i ndihmon çdo Presidenti që të bëjë punë më të mirë. Por ajo çka nuk kam pritur është që spekulimet dhe diskutimet e ndryshme, disa edhe të pavërteta, të më kthehen kundër në atë masë. Unë e dija që emërimi i një gruaje që nuk ishte figurë publike dhe politike do të trajtohej me skepticizëm, por së paku kam besuar që do të më ofrohej një mundësi që ta tregoja veten.

Në fillim paraqitjet publike nuk ishin të lehta. Në karrierën time në Policinë e Kosovës, dalja në publik nuk ishte pjesë e punës. Punoja për të përmirësuar shërbimet tona nga brenda dhe loboja për mundësi më të mëdha për institucionin kudo që shkoja jashtë vendit. Këto ishin pikat e mia të forta që i sillja edhe në zyrën e Presidentit të Kosovës. Por, paraqitjet publike ishin diçka e re me të cilën më duhej të mësohesha.

Edhe këtu isha e sigurt që të gjithë do të kuptonin emocionet në publik apo edhe gabimet e mia. Në fund të fundit ishte punë e re. Për më tepër, kisha parë shumë politikanë më herët se si kishin emocione në paraqitje publike dhe bënin gabime, por mirëkuptoheshin nga të gjithë. Unë e kisha marrë si të mirëqenë se as unë nuk do të trajtohesha ndryshe nga këta.

Por, ja që unë u trajtova ndryshe. Çdo gabim i imi apo edhe pauzë e zgjatur përflitej dhe shfrytëzohej si argument që të përforconte idenë se unë nuk isha personi i duhur për pozitën që kisha. Si person, dikur edhe u mësova, por më frikësonte ideja se si kjo shfrytëzohej si strategji që të jepej një mesazh – ai se gratë nuk përkasin në pozita udhëheqëse. 

Përkundër të gjitha fjalëve unë vazhdoja punën time. Në përgjithësi nuk kam reaguar ndaj lajmeve apo komenteve që merreshin me çështje të parëndësishme apo personale. Nuk luftohen fjalët me fjalë. Kjo bëhet me vepra. Kështu që unë vazhdoja punën.

Në muajt e parë unë pashë potencialin e vërtetë të zyrës së Presidentit të Kosovës në sjelljen e ndryshimeve të rëndësishme për shoqërinë. Këtë e shihja më së shumti në takimet me njerëz të ndryshëm, veçanërisht me ata që u takojnë grupeve të margjinalizuara. Secili takim ishte mundësi për të bërë diçka drejt të drejtave të barabarta dhe lehtësimit të jetës për ata që kanë përjetuar gjëra jashtëzakonisht të vështira. Si Presidente e Kosovës mund të bëja shumë për ata dhe doja të bëja pikërisht këtë.

Ndërkohë, planet rreth meje vazhdonin. Po afrohej koha që zgjidhja e përkohshme të kryente funksionin e saj dhe grupet e caktuara të vazhdonin me planet e tyre për ndarje të pushtetit. Prej meje pritej që të vazhdoja me planin, sipas marrëveshjes politike që kishin bërë. Mendojeni këtë për një çast. Unë isha pjesë e një marrëveshjeje politike, anipse unë nuk isha nënshkruese e saj. 

Në anën tjetër të kësaj marrëveshjeje ishte Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aty thuhet qartë se pasi të marrë besimin e dy të tretave së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Presidenti ka mandat 5-së vjeçar. Unë e kisha marrë këtë besim. Dëgjoja argumente të ndryshme se si përzgjedhja ime ishte përjashtim pasi që unë isha rezultat i një marrëveshjeje. Por, kjo nuk ishte aspak më ndryshe se zgjedhja e Presidentëve të tjerë. 

Respektimi i Kushtetutës ishte obligimi im primar. Për këtë arsye edhe e dërguam rastin në Gjykatën Kushtetuese. Mandati im nuk ishte çështje e interpretimeve politike. Këtë mund ta bënte vetëm Gjykata Kushtetuese. Dhe ajo foli. Tregoi qartë së kisha të drejtë të vazhdoja mandatin tim deri në fund.

Mua mu ofrua një mundësi dhe unë atë pranova. Nuk isha pjesë e marrëveshjeve të tjera dhe si e tillë nuk kisha për obligim që t’i respektoja ato. Në fund të fundit, pse duhej ta bëja një gjë të tillë? Vetëm pse disa burra ishin pajtuar që unë të shërbeja si zgjidhje e përkohshme deri sa ata të bënin një zgjidhje që u konvenonte më shumë? Jo. Unë nuk kam punuar shumë për t’iu shërbyer agjendave të caktuara politike. Prindërit e mi nuk e kanë rritur një vajzë që është zgjidhje e përkohshme deri sa burrat të merren vesh në mes vete. Dhe më e rëndësishmja, vajzat e reja si ju nuk meritonin një shembull të tillë. 

Të dashura vajza,

Jeta ime ka marrë kahe të ndryshme. Jam mirënjohëse për gjithçka në të cilën kam kaluar, pasi që më kanë dhënë mundësinë që ta jetësoja shpresën për ndryshim, të cilën e mbaj në zemër që nga klasat në shkollat-shtëpi dhe orët e gjata si police statike. Jam shumë e sigurt se edhe ju do të keni shumë mundësi që t’i realizoni dëshirat tuaja dhe t’i tejkaloni ato. Do të keni mundësi të ndryshme të cilat do t’ju hapin dyert në drejtime që ndoshta nuk do t’i paramendoni kurrë. Dhe unë mezi pres që të shoh se si ju do t’i shfrytëzoni këto mundësi për të bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Vetëm një gjë mbajeni në mend teksa filloni rrugëtimin në rrugëtime të suksesshme – karriera dhe rrethanat e ndryshme që ua ndikojnë vendimet nuk mund të definojnë atë se kush ju jeni si persona. Jeni ju ato që do t’i definoni fushat në të cilat do të punoni dhe rrethanat në të cilat do të jetoni. 

Në familjen time e kemi një shprehje që e përdorim shumë – kur e ke qëllimin e mirë, punët kryhen mirë. Me këtë shprehje fillojmë gjithçka dhe gjithmonë punët kryhen mirë edhe në raste kur ka shumë sfida dhe vështirësi. Kështu do të jetë edhe për ju. Krejt çka ju duhet është një qëllim i mirë dhe shumë punë dhe ju mund të mbërrini çkado dhe të ndryshoni edhe shoqërinë.

Ju uroj shumë shëndet dhe suksese. Si tifozja juaj më e madhe, unë sytë i kam në ju.

Me shumë dashuri, e juaja,

Atifete Jahjaga. / KultPlus.com

‘Shtetrrethimi’, premierë në teatrin ‘Bekim Fehmiu’

‘Shtetrrethimi’ nga autori Albert Kamy dhe nën regjinë e Fatos Berishës, vjen si premierë në teatrin e qytetit të Prizrenit, ‘Bekim Fehmiu’, shkruan KultPlus.

Premiera do të shfaqet më datë 30 dhjetor, duke filluar nga ora 16:30. Ndërkaq, në njoftimin e faqes zyrtare të teatrit në rrjetin social Facebook, bëhet thirrja që të respektohen masat AntiCovid.

Në shfaqje do të luajnë: Ernest Malazogu, Edona Sopak. Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Rifat Smani, Liridona Shehu, Alban Cela, Zana Duraku, Alban Morina, Besëlidhje Bytyqi, Hajat Toçilla dhe Valmira Hoti. / KultPlus.com

Blerina Tërbunja publikon “Sogjetarë të hënës”: Poezitë nuk i shkruaj por i nxjerr nga zemra

Medina Pasoma

Nëpërmjet shkrimit për dashurinë, Blerina Tërbunja është thelluar secilën herë në vete, varg pas vargu ia ka njohur vetes vështrimin, uljen e qëndrimin. Këtë cikël artistik njohjesh, autorja vushtrriase e kurorëzoi me botimin e librit të saj të parë, të cilës i fali emër “Sogjetarë të hënës”, shkruan KultPlus.

Frymëzimet e veçanta brenda një periudhe 5 vjeçare ajo i tuboi, duke i bërë ‘konak’ në këtë përmbledhje prej 65 poezive.

“Me ‘’Sogjetarët e hënës’’ një ëndërr e imja, pikërisht në këtë dhjetor mu bë realitet. Prandaj vargu im, besoj që çdo shpirti të trazuar i vishet buzëqeshje në buzë, i shpërthen lot në sy por nganjëherë i bëhet edhe përqafim”, nis rrëfimin e saj autorja e re.

Kohën përgjatë së cilës ajo shkroi poezitë, Blerina e cilëson se e kishte të mbushur me momente të mira dhe “pak të mira”. Mirëpo, të dyja këto pjesë ajo i sheh në një peshore dhe pararendëse për tjetrën.

“Ana e mirë e jetës është vet buzëqeshja e cila ekziston falë anës më pak të mirë të jetës, lotit. Në këtë periudhë të jetës sime e kam nxjerrë vetën për kafe. Ishte takimi më i bukur në jetë dhe më i sikletshëm. E pikërisht ky takim më ka falë poezitë për dashurinë, jetën, ëndrrat, që i kam shkruar me një frymë”, nis rrëfimin e saj Blerinë Tërbunja.

Takimin e shpirtërores së saj me imtësinë e lapsit ajo nuk mund ta quaj vetëm “shkrim” por ka një emërtim më delikat për këtë pjesë të rëndësishme të shprehjes së vetes.

“Poezitë nuk i shkruaj, por i nxjerr nga zemra dhe nuk arrijë me e realizu vetën me kaq plotësi diku tjetër, përveç në lirikë”, thekson Tërbunja.

Pjesëmarrja nëpër festivale të ndryshme letrare dhe çmimet që mori nga to ia shtoi Tërbunjës këmbëngulësinë për t’i dhënë adresë lapsit të saj. Andaj, rilindjes së vetes në çdo poezi i fali emër “Sogjetarë të hënës”, kuptimin e së cilës e shpjegon për KultPlus.

 “Sogjetarët e hënës’’ është zë i femrës, zë i zhveshur nga lëvozhgat paragjykuese të një shoqërie patriarkale, por jo vetëm. Titullin qëllimshëm e kam vendos në numrin shumës, duke i bërë thirrje edhe gjinisë së kundërt për të t’u bërë bashkërojtarë të këtij zëri të botës femërore, madje, gjithmonë duke treguar racionalitet që çiltërsia e këtij zëri t’i ngjaj hënës së pastër, e cila rrezaton njësoj për të gjithë, shfaq njësoj durim për të gjithë”, sqaron Blerinë Tërbunja.

Titulli që frymëzohet nga motivi kryesor i veprës, është një thirrje për ‘ruajtje’ të ëndërrimtarëve të hënës. Ndërkaq kur shfletohet “Sogjetarë të hënës” aty ndjehet aroma e dashurisë e shprehur nëpërmjet dialektit gegë.

“Dialekti gegë, më saktësisht e folura kosovarishte më lë më të lirë. E dashuroj gegnishten dhe mendoj që është variant i dashurisë sepse askund nuk mund të ja thuash më mirë e më ëmbël dashurisë sesa në gegë”, vlerëson autorja nga Vushtrria.

Teksa flet për tematikën kryesore të librit, për dashurinë, Blerina shprehet duke e poetizuar përgjigjen, e që lë një gjurmë të veprës përbrenda intervistës.

“Dashuria është rrugë e vështirë për të arritur te vetja, pasi që unë mendoj se nuk ekziston fare e lehta. Thënë ndryshe, e lehta është e vështira me të cilën ne mësohemi”, thotë Blerina Tërbunja.

Mirëpo, Blerina nuk mbetet me kaq, ajo shprehet edhe më tutje për ndjenjën ‘dashuri’ të cilës ia kushtoj aq shumë vargje në librin e saj të parë.

“Dashuri është të vraposh qiellit pas ëndrrës; është kapërdirje, pra ta ‘hash’ veten thellë për t’i falur të tjerët. Dashuri është ta prekësh me dorë ëndrrën e zjarrtë, pastaj të çelësh zgjandërr, bash si në poezi”, mendon Blerina.

Përveç emërtimit simbolik, edhe kopertina është tejet tërheqëse, teksa shfaqen dy persona, flokët e njërës prej të cilëve lidhet drejtpërdrejtë me tokën. Edhe kombinimi i ngjyrave ka qëllimin e vet, teksa e bardha shpreh praninë dhe e zeza mungesën.

“Ne kemi ardhur nga dheu dhe do shtrihemi një ditë andej nga kemi ardhur. Ne ishim letër e bardhë kur erdhëm, koha shkroi mbi ne dhe po vazhdon të shkruaj, në formë pikash apo vijash. Secila vijë është një përjetim, secila pikë është një mungesë, gati pikë në zemër. E kush më mirë se hëna i ruan shpirtrat e tillë, të rebeluar në mungesë dhe të qetë në prani, të njëri tjetrit?”, shprehet autorja e veprës “Sogjetarë të hënës”.

Blerina konceptin e qëllimit të librit të saj e ndërlidh me natyrën njerëzore, e cila është përherë në kërkim të diçkaje të re, e që ndër të tjerash e kërkon edhe veten e tij.

“Përderisa jemi qenie në kërkim, nuk ekziston as e vërteta, ndryshe deri sot do e kishim gjetë. Madje e njëjta e vërtet është njëkohësisht e pavërtetë, përveç Zotit”, mendon Tërbunja.

Shkrimtarja e re beson se “jeta nuk ekziston, është aty vetëm sa ne i falim kuptim”.

“Dashuria, optimizmi, shpresa janë ato që duhet të shoqërojnë njeriun. Edhe kur njeriu dëshpërohet me jetën, ky nuk është fundi i tregimit të tij. Ky çast, është një përjetim, një mësim, një jetë e jetuar”, tregohet optimiste autorja e “Sogjetarë të hënës”.

Në planet e saj të ardhshme, Blerina Tërbunja të parën e vë leximin, si një ‘mjet’ për t’u zhvilluar edhe më shumë në shkrim. Ndër të tjera, autorja e re synon edhe të jetësojë skena në teatër. / KultPlus.com



‘Apolonia e Ilirisë’, aplikacioni që mundëson vizitë virtuale në një prej qyteteve më të famshme të botës antike

“Apolonia e Ilirisë” është i pari aplikacion, që na mundëson një vizitë virtuale në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se ky aplikacion shumë shpejt do të bëhet një praktikë e zakonshme dhe për sajte të tjera arkeologjike në vend.

Aplikacioni mundëson një vizitë virtual, një praktikë që rezultoi mëse e domosdoshme gjatë këtij viti në kushtet e masave kufizuese ndaj pandemisë, që bënë të mundur për shumë të apasionuar pas udhëtimeve të mos lënë shtëpinë, por në të njëjtën kohë të gjenden pranë thesareve të trashëgimisë shpirtërore e historike.

“Duke shkarkuar këtë aplikacion në telefonët tuaj, mund të ktheheni pas në kohë dhe të përshkoni një nga qytetet më të famshëm të botës antike: qytetin e akademisë, bibliotekës, teatrit e tempujve”, shprehet Margariti për aplikacionin e Apolonisë.

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka qenë ndër më të vizituarit nga turistët vendas dhe të huaj, /atsh/ KultPlus.com

Dua Lipa, e para në listën ‘Billboard’

Dua Lipa ka qëndruar me javë të tëra në top lista botërore. Dhe ky vit, përfundimisht ka qenë i saj.

Së fundmi revista “Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve e cila kryesoi në disa lista të ndryshme.

Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Top Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist”, teksa ripostoi postimin e revistës në profilin e saj të Instagramit. / KultPlus.com

Nuk ka moshë të caktuar për të arritur suksesin

Bazuar në mënyrën se si startupet shfaqen në mediat e sotme, të duket sikur të gjithë themeluesit janë adoleshentë ose në të 20-tat. Kemi dëgjuar histori të shumta për milionerë të rinj dhe sipërmarres adoleshentë, por kjo është vetëm një pjesë e pikturës.

Ka shumë sipërmarrës që kanë gjetur “idete e mëdha” në moshë të madhe, duke themeluar kompani, që në disa raste, zgjasin përtej viteve të tyre të jetës.

Këta janë gjashtë nga sipërmarresit që e kanë nisur vonë karrierën e tyre si sipërmarrës dhe kanë provuar që suksesi është i mundshëm në çdo moshë:

1. Leo Goodwin, GEICO

GEICO, ose “Kompania e sigurimeve për punonjësit e qeverisë” është tashmë një markë shumë e njohur për sigurimin e makinave me figura shumë të njohura të reklamave. Por përpara GECKO-s, Caveman-I ose Maxwell, GEICO ishte idea e Leo Goodwin. Duke punuar si ekonomist në San Antonio, Texas, në 1930, Goodwin kuptoi që sigurimet duhet të rishikoheshin. Pse nuk kishte kompani që merreshin drejtpërdrejtë me klientin, duke kursyer para që zakonisht shkonin për komisionerët?

Në vitin 1936, në moshën 50 vjeçare, Leo themeloi GEICO në Washington, D.C. Në fillim si çdo biznesmen tjetër i kohës, ai punoi shumë me gruan e tij Lillian për drejtimin e kompanisë. Në fund të vitit, GEICO kishte 12 persona në stafin e tij dhe 3700 politika në veprim. Sot, Geico punëson mbi 27.000 njerez dhe ka mbi 14 milionë të siguruar.

2. Harland David Sanders, Kentucky Fried Chicken

Col Sanders nuk e nisi me idenë e një biznesmeni të suksesshëm. Ai e humbi babain në një moshë të re, grindej shumë me njerkun e tij dhe u pushua nga disa punë, duke humbur dhe punën si avokat pas një zënke me klientin e tij në gjyq. Megjithatë, ai ishte i vendosur të mos dorëzohej kurrë dhe kjo çoi në suksesin e tij.

Ndërkohë që punonte në një stacion shërbimi në Corbin, Sanders fitoi popullaritet në zonën e tij për recetën e shijshme të pulës. Pasi stacioni i Corbin u shkatërrua pas një zjarri, Sanders e rindërtoi vendin si nje motel dhe një restorant me 140 ulëse. Në 1952, në moshën 62 vjeçare, Sanders hapi franshizen e parë të “Kentucky Fried Chicken”. Sot, KFC ka mbi 18800 outlete në 118 territore dhe shtete të ndryshme.

3. Robert Noyce, Intel

Pasi fitoi doktoraturën e tij në fizikë nga MIT, Robert Noyce gjeti punë si një inxhinier kërkimi, duke përfunduar në “Beckam Instruments”. Në 1957, ai dhe 7 te tjerë iken nga Beckam dhe themeluan “Fairchild Semiconductor Corporation”. Mbasi shijoi suksesin aty, ai iku bashkë me Gordon Moore. Së bashku, ato themeluan “Intel” kur Noyce ishte 41 vjeç.

Noyce konsiderohej si një vizionar i kompanisë dhe e trajtonte stafin e tij si një familje. Ai refuzoi benefitet e të qenit CEO dhe e mbajti kompaninë me më pak hierarki dhe më të relaskuar. Ndërkohë te Intel, ai mbikqyri shpikjen e mikroprocesorëve, një inovacion që revolucionarizoi teknologjinë e kompjuterave dhe themeloi makinat që ne përdorim sot.

4. Reid Hoffman, LinkedIn

Sigurisht një kompani si LinkedIn, një rrjet social gjigand është themeluar nga një i ri apo jo? Aspak! Reid Hoffman u mundua të kuptonte çfarë të bënte pas diplomimit në Stanford. Ai vendosi të punonte, por duke e berë këtë me një strategji, duke krijuar një plan me gjërat që do t’i duhen për të nisur kompaninë e tij.

Kur ai e nisi për herë të parë kompaninë e tij, ai themeloi një faqe interneti të quajtur Socialnet, me besimin se duke pasur alogaritmet e duhura do t’i garantonte suksesin. Ai u mundua t’a reklamonte në revista dhe gazeta, por nuk gjeti lidhjen e duhur me idenë. Ne fund, ai u largua dhe u bashkua me Pay Pal. U largua dhe nga PayPal në vitin 2002 duke bashkëthemeluar LinkedIn. Hoffman ishte 35 vjeç kur e themeloi dhe 43 vjeç kur u bë publike.

5. Wally Blume, Denali Flavors

Nëqoftëse mendon që një akullore me shije domateje të ngacmon stomakun, nuk je i vetmi. Wally Blume kishte 20 vite karrierë të suksesshme, por e kuptoi që duhej të lëvizte përpara kur pronari i tij vendosi të provonte këtë ide të çmendur.

Në vitin 1995 kur ishte rreth 50 vjeç, ai vendosi të hapte kompaninë e tij të akulloreve, “Denali Flavors”, ku ai krijoi shijen e famshme “Gjurmët e Drerit”. Sot, kompania i sjell atij 80 milionë $ fitime në vit vetëm nga marrëveshjet për përdorimin e produkteve të tij. Denali tani ka mbi 40 shije dhe Blume është akoma i forte në moshën 70 vjeçare.

6. Carol Gardner, Zelda Wisdom

Kur ti je 52 vjeç, i sapo divorcuar, trokë dhe në depression, gjëja e fundit që do të vinte në mëndje ishte të hapje një kompani. Dhe nëse ndodh, mund të jetë me recetën e mjekut.

Pasi mori një qen me rekomandimin e terapistit, Carol Gardner fitoi një konkurs lokal të quajtur “Christmas Card” me foton e një qeni bashkangjitur me një thënie për të qeshur. Fitorja e inspiroi Gardner të niste një kompani me letra përshëndetjeje, të cilës ia vuri emrin e qenit të tij, Zelda. Në vitin 2010, kompania e Zelda Wisdom u vlerësua 50 milionë $, duke treguar që kurre nuk mund ta dini nga mund t’ju vijë ideja e madhe.

Të drejtosh një biznes nuk është e thjeshtë. Duhet punë e palodhshme dhe disiplinë që të arrish suksesin. Si rezultat nuk duhet të jetë surprizuese, që shumë herë janë më të vjetrit dhe më të mençurit që dinë të ecin drejt kësaj rruge.

Kështu që mos e llogaritni veten jashtë, pavarësisht se çfarë moshe keni. Suksesi mund t’i vijë kujtdo, në çdo kohë! / KultPlus.com

Veprat klasike që na ndihmuan t’i japim kuptim pandemisë

Të paktën në Perëndim, pak njerëz të gjallë sot kanë jetuar një vit si 2020 – jo vetëm trazirat  por izolimin, jo vetëm traumën por lodhjen. Më pak e dhunshme se një luftë, më e zgjatur se një katastrofë natyrore, covid-19 ka qenë vdekjeprurëse, çorientuese dhe e panjohur.

Por megjithëse kujtesa e gjallë ka qenë me ndihmë të kufizuar si një udhëzues për bërjen ballë , kujtimet e të tjerëve dhe imagjinata e tyre, kanë dëshmuar të jenë të dobishme për miliona lexues.

Ngushëllimi dhe solidariteti i leximit rrallë kanë qenë më të rëndësishëm sesa këtë vit,  për më shumë njerëz. Të mbyllur dhe të vetmuar, shumë u arratisën në jetë të tjera dhe në botë të largëta. Por shumë kërkuan shkrimtarë që mund t’i ndihmonin të kuptonin pandeminë. Librat më të njohur përfshinin “Ditari i Vitit të Murtajës”, ditari gjysmë-trill i Daniel Defoe (mendohet se bazohet në xhaxhain e tij) i jetës në Londrën e 1665-s, kur murtaja bubonike përfshiu qytetin.

Të njëjtat karakteristika të fatkeqësisë në ditarin e Samuel Pepys-ë: Pepys vë në dukje qasjen e sëmundjes,  por vazhdon të regjistrojë detajet e vakteve dhe argëtimeve të tij, duke shfaqur të njëjtën ndjenjë mosbesimi dhe mohimi,  që u përhap në fillim të vitit 2020. Megjithatë, ai ankohet për zbrazëtinë dhe melankolinë e rrugëve të kryeqytetit.

Shpërthimet imagjinare te “Njeriu i fundit” i Mary Shelley, “Murtaja”  i Albert Camus, “Verbëria”  i José Saramago dhe “Stacioni Njëmbëdhjetë” i Emily St John Mandel – që peshon vdekjen e një individi përballë  fatit të botës – kanë ofruar, nëse jo rehati, të paktën një ndjenjë të freskët perspektive.

Për disa nga këta autorë, sëmundja është një metaforë për probleme të tjera, të tilla si politika ekstreme; në një mënyrë të ngjashme, historitë për llojet e tjera të çrregullimeve duket se mbërthyen  aspekte të pandemisë dhe menaxhimit të saj.

Në “Vezët Fatale” të Mikhail Bulgakov, për shembull, një zhurmë burokratike me synim përpjekjen  për të rritur prodhimin e pulave, sjell në vend të saj  një murtajë gjarpërinjsh gjigantë që pushtojnë Rusinë.

Në një përrallë që gjithashtu përmban sarhoshë të pakujdesshëm në rrugë dhe shkencëtarë të ngathët, autoritetet janë të ngadaltë në pranimin e fatkeqësisë, përpara se të marrin kundërmasa drastike, drakoniane.

Disa lexues dëgjuan një jehonë të ritmeve të vitit në atë që, përballë tij, është një lloj krejt tjetër historie. Mijëra në të gjithë botën ishin të pakënaqur në të njëjtën mënyrë dhe u ngushëlluan në të njëjtën mënyrë, ndërsa ishin zhytur në “Lufta dhe Paqja”.

Lëkundja e sagës epike të Leo Tolstoit midis, nga njëra anë, fushave të betejës së luftërave Napoleonike dhe, nga ana tjetër, salloneve të Shën Peterburgut, reflektonin me ngulm përvojën e lockdown-it; kjo, gjithashtu, kombinoi jetën shtëpiake me vetëdijen për ngjarjet e trazuara jashtë.

Në portretizimin akut të Tolstoit për kolovitjet, emocionet e ekzagjeruara që shkaktohen nga kohë krizash, lexuesit gjetën një pasqyrim të ndjenjave të tyre të paqëndrueshme – afërsia alternative dhe acarimi me të dashurit e tyre, të themi, ose ndjenja e çlirimit nga jeta e zakonshme që regëtinte mes shtypjes së  klaustrofobisë.

Për shpresën se jeta do të vazhdonte – me të vërtetë, tashmë po vazhdonte – The Economist sugjeroi kthimin tek  Aleksandër Pushkin. I karantinuar më 1830-n për shkak të një shpërthimi të kolerës, poeti gjeti një arratisje të çuditshme nga shqetësimet për martesën e tij të afërt, financat e tij të lëkundura  dhe largimet e tij nga censorët caristë.

I kufizuar në një pronë rurale, Pushkini zbuloi një ndjenjë të shthurur të lirisë dhe gjallërisë. Shkrimi dhe imagjinata e tij endeshin nëpër botë; ai përfundoi “Eugjen Oneginin”, romanin e tij të shkëlqyer në vargje. Dhe ripunoi një dramë me vargje “Banket në Kohë Murtaje” marrë skocezi John Wilson,  “Qyteti i Murtajës”. Versioni i Pushkinit ofron këtë mospërfillje, sfiduese të sëmundjes dhe vdekjes:

Ka dalldi në fushën e betejës,

Dhe aty ku gjendet humnera e zezë,

Dhe në të tërbuarin oqean të madh

Mes valëve të stuhishme të vdekjes,

Dhe në uraganin e shkretë,

Dhe në frymëmarrjen  vdekjeprurëse të Murtajës.

Gjithë  ç’kërcënon  të shkatërrojë

Gëzim  të çuditshëm dhe të egër fsheh –

Ndoshta për njeriun e vdekshëm një shkëlqim

Që  jetë të amshuar premton;

Dhe i lumtur kush arrin ta njohë

Këtë dalldi të  gjetur në grindje dhe stuhi …

Ne do të hurbim verën e trëndafiltë

Dhe puthim buzët ku murtaja mund të shtrihet!/theeconomist/ KultPlus.com

Disa ditë në ‘Anije-Karantinë’ për të qenë në Sanremo

Nëse deri para disa ditësh dukej vetëm një hipotezë, mundësia e karantinimit të publikut të Sanremos dhe artistëve pjesëmarrës në një anije udhëtimi po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Mediat italiane po flasin për një “anije karantinë” në Costa Smeralda, e cila mund të ankorohet në ujërat jashtë qytetit të luleve, në mënyrë që të krijojë një “flluskë” shëndetësore, transmeton KultPlus.

Sipas këtyre lajmeve, publiku prej 300-400 personash dhe artistët do të qëndrojnë të izoluar në anije dhe do t’u nënshtrohen tamponëve, në mënyrë që të jenë të imunizuar deri në fillimin e mbrëmjeve të Festivalit, kur ata do të transportohen së pari në tokë me varka dhe më pas në Ariston me autobusë të vegjël.

Kjo hipotezë është kundërshtuar nga hotelierët e Sanremos dhe nga kryetari i bashkisë, Alberto Biancheri. Qyteti i luleve preferon përdorimin e disa hoteleve “të blinduara”, siç po bëhet për “Sanremo Giovani”, gjithmonë duke i kushtuar kujdes respektimit të protokolleve anti-koronavirus.

Ende nuk ka një vendim zyrtar se si do të procedohet. / KultPlus.com

Nga e ka prejardhjen kopja e vetme që njihet nga libri i Buzukut

Gjon Buzuku dëshmon se për veprën e tij punoi brenda 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga Inkuizicioni, kështu që libri u zhduk gati krejt dhe sot njihet në një kopje të vetme në Bibliotekën Vatikane. Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës përpara Pjetër Bogdanit (1665), Zbulimi që i bëri Nikollë Kazazi (1740) nuk e shpëtoi nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur.

Gati tre shekuj e gjysmë heshtjeje kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga çfarë vendi e ka prejardhjen kopja e vetme e librit të Buzukut. Mbi këtë libër ka disa anëshkrime, ku gjejmë emrat e dy klerikëve që e kanë përdorur atë, një Gjon e një Gjergj, si edhe emrat e tre të tjerëve, të cilët u janë drejtuar dy të parëve me anëshkrimet e tyre, për t’i përshëndetur e për ndonjë porosi: një Mark, një Pjetër e një Nikollë. Në një faqe, ose në kapakun e fundit të librit, lexojmë edhe emrin e një Kola Kuçi dhe, nën këtë emër, kemi fjalën Asanes. Është pikërisht kjo fjalë që na shpuri të kërkojmë prejardhjen e ksomblës së librit të Buzukut nga fshati i sotëm Hasanaj, pak në jugperëndim të Fushë-Krujës.

Ky fshat, më 1431 dhe në pjesën e parë të shek. XVII, thuhet Asanes. Një emër mesjetar sllav. Duke ditur se libri ka bërë pjesë në Bibliotekën e Kolegjit Urban në Romë dhe e ai kolegj u krijua më 1627, kërkuam dokumentet fill përpara dhe pas kësaj date. Në një relacion të njohur të Marin Bicit, të vitit 1610, hasëm në të dhëna me interes të veçantë për fshatrat midis Krujës dhe detit, pranë Asanesit. Kështu, në qershor të atij viti, në Laç ka qenë famulltar një Gjon, ndërsa në Qullës të zonës së Rodonit një Gjergj. Po në këtë zonë, n Muzhëll ka qenë famulltar një Mark (vendas) e në Shporaj një Nikollë, kurse midis këtyre fshatrave dhe Asanesit, në Bëlaj (sot Bilaj), shërbente një Pjetër. Janë pikërisht të pesë emrat që hasim në anëshkrimet e përmendura.

Marin Bici na mëson se famulltari i Qullësit ishte, Gjergj Bardhi (i quajtur në dokumente të tjera Maqedoni), i cili shërbente edhe si vikar (zëvendës) i peshkopit të Randësisë, d.m.th. të rrëzave të Krujës e gjer në det. Është pikërisht ai që ka edhe shkrimin më të mirë. Duke qenë më me kulturë se shokët, ai është ngjitur në hierarki. Llagapët e të tjerëve nuk i dimë, po Nikolla i Shporajt mundet që është Kola Kuçi, të cilin e gjejmë edhe në Asanes. Që 5 klerikë, emrat e të cilëve i gjejmë bashkë në anëshkrimet mbi librin e Buzukut, t’i gjejmë bashkë edhe në fshatrat pranë Asanesit, në një kohë jo shumë pas botimit të librit, kjo tërheq vëmendjen. Anëshkrimet na bëjnë të mendojmë se Gjoni dhe Gjergji jetonin pranë e pranë, ndërsa tre të tjerët si grup më vete. Gjergji, duke qenë vikar, duhet të ketë qëndruar në Laç, qendër kryesore kishtare e atyre anëve, pra të ishin shpesh pranë Gjonit.

Libri sigurisht ka qenë i Gjonit dhe është përdorur shpesh, me sa duket, nga vikari Gjergj, po herë pas here edhe nga tre të tjerët. Kuptohet se ai libër ishte fort i rrallë, që kur vunë indeks, shumë shpejt mbasi doli, meqë veprimtaria e Inkuizicionit për spastrimin e librave të kishës ka filluar më 1568. Libri ishte në dorë edhe të Kola Kuçit në Asanes. Ksombla e vetme që njihet sot nga libri i Buzukut e ka prejardhjen nga fshatrat e rretheve të sotme të Krujës dhe Durrësit, fill në të dy anët e lumit të Ishmit, në zonën fushore dhe kodrinore bregdetare, midis Laçit, Hasanajt e Muzhllit.

Që libri e ka prejardhjen nga një zonë bregdetare, këtë e sugjeronte edhe vizatimi i një varke me vela që dikush prej atyre që e kanë pasur nëpër duar ka bërë mbi të. Ky vizatim përcillet me fjalën Aisa. Me këto fjalë do të thotë Ishëm? Që libri vjen nga ato anë, kjo ka rëndësi për historinë e shkrimit të gjuhës sonë në Shqipërinë e Mesme. Librin e rrallë të Buzukut ka shumë mundësi ta ketë gjetur e konfiskuar Marin Bici. Misioni i këtij ishte që të zbatonte në Shqipëri porositë e Inkuizicionit. Ai duhet ta ketë dërguar kështu librin në Romë, bashkë me relacionin që i bëri Vatikanit aty nga fillimi i vitit 1611 për vizitën e tij tek ne në vitin e kaluar. Kjo nuk na ndihmon që të përcaktojmë mirë datën e anëshkrimeve të librit të Buzukut.

Po, me siguri, ato s’janë të gjitha të një viti, janë të disa viteve. Mund të thuhet se i përkasin një periudhe që nga fillimet e Inkuizicionit e gjer në dekadën e parë të shek. XVII, kur s’ka botuar akoma gjë Budi, pra, viteve 1568-1610/Top Channel / KultPlus.com

Pianistja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmimin e parë në garën internacionale në Rusi

Deri më tani ajo ka arritur të shpërblehet me shumë çmime ndërkombëtare, kjo falë talentit që posedon dhe dëshirës për të arritur gjithmonë lart e më lartë, shkruan KultPlus.

Melisa Ibrahimi është pianistja e re nga Kosova e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon veten.

Viti 2020 asaj i solli disa çmime, por për të përmbyllur këtë vit si është më së miri, ajo dje është shpërblyer me çmimin e parë, kësaj radhe në Rusi në garën internacionale “International Music Competition Moscow, Russia”.

Për këtë sukses të radhës, Melisa është shprehur shumë e lumtur e që nuk harron ta falënderoj edhe profesoreshën e saj Alberta Troni.

“Një super përmbyllje e vitit 2020 me fitore në Rusi. Emocion i veçantë të zgjedhem fituese e vendit të I-rë në garën “International Music Competition Moscow, Russia”. Garë e nivelit Internacional me konkurrentë nga e gjithë bota. Një vit i jashtëzakonshëm me suksese e me shumë punë së bashku me profesoreshën time Alberta Troni!”, shprehet pianistja.

Kujtojmë që Melisa Ibrahimi në muajin nëntor të këtij viti u shpërblye edhe me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë. / KultPlus.com

Ekspozitë për Gjergj Fishtën nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do t’i hapë dyert nesër për një ekspozitë krejtësisht të veçantë, shkruan KultPlus.

“Për Atmé e fé Gjergj Fishta” quhet ekspozita e cila do të shpalos libra e artikuj që gjenden në koleksionet e BKK-së dhe dorëshkrime të papublikuara deri më tani për Gjergj Fishtën.

Ekspozita hapet më datë 30 dhjetor, në ora 11:00 dhe do të mbyllet më 11 janar 2021.

Veprimtaria do të mbahet duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19. / KultPlus.com

OBSh: Kjo pandemi mund të mos jetë më e madhja, duhet të mësohemi

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se ndonëse pandemia e koronavirusit ka qenë shumë e ashpër, ajo nuk është domosdo e madhja dhe se bota do të jetë e detyruar të mësohet që të jetojë me sëmundjen Covid-19.

Kryeatri i grupit këshillues për strategji dhe çështje teknike rreth rreziqeve të infeksionit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, David Heymann, tha se koronavirusi pritet të bëhet endemi, pavarësisht shpërndarjes së vaksinave në disa shtete.

“Bota ka shpresuar për imunitetin e tufës, se përhapja disi do të ulet, nëse imunizohet një numër i mjaftueshëm i njerëzve”, tha profesori Heymann gjatë konferencës së fundit të OBSh-së për gazetarë për vitin 2020.

Sidoqoftë, zyrtari që gjithashtu punon si epidemiolog në Londër tha se koncepti i imunitetit të tufës është keqkuptuar. “Duhet se fati i SARS-CoV-2 (Covid-19) është që të bëhet endemi, siç janë bërë katër koronaviruse tjera njerëzore, dhe se do të vazhdojë të pësojë mutacion gjatë riprodhimit në qelizat njerëzore, sidomos në zonat me përhapje më të madhe”, tha ai.

“Për fat të mirë, kemi mjete për të shpëtuar jetë dhe kjo, në kombinim me shëndet të mirë publik, do të na lejojë që të mësojmë të jetojmë me Covid-19”, shtoi ai.

Kryetari i programit për emergjenca i OBSh-së, Mark Ryan, tha: “Skenari i mundshëm është që virusi do të bëhet një endemi tjetër që do të mbetet disi si kërcënim, por me nivel shumë të ulët të kërcënimit në kontekstin e një programi efektiv global të vaksinimit”.

Sipas zyrtarëve të kësaj organizate, roli i parë i vaksinës do të jetë parandalimi i sëmundjes me simptoma, sëmundjes së rëndë dhe vdekjes së pacientëve, por pritet të shihet nëse vaksinat do të ndikojnë edhe në uljen e numrit të infektimeve apo nëse do ta parandalojnë përhapjen e virusit nga një person i infektuar te njerëzit tjerë. / Gazeta express/ KultPlus.com

Kostumet tradicionale shqiptare në vitin 1930 (FOTO)

Këto fotografi të rralla janë realizuar nga Jacqueline Benezech, një etnologe e njohur franceze e cila kishte udhëtuar në çdo skaj të Shqipërisë, duke studiuar traditat, zakonet dhe kostumet shqiptare.

Shumica e fotografive janë realizuar në Malësi dhe tregojnë se si ka jetuar shqiptarët në vitet e 30-ta, ku të gjithë mbajnë të veshur kostumin tradicional. /KultPlus.com

Burrat

Poezi nga Maya Angelou

Kur isha e re, kisha dëshirë me kqyrë mbas perdesh
si burrat ecnin nalt e poshtë n’rrugë.
Burra pijanecë, burra të moshuem, burra të rij,
e të mprehtë si mustardë.
I kundroja.

Burrat gjithmonë shkojnë diku.
Ata e dinin që isha diku mbas perdesh.
Pesëmbëdhjetë vjeçe e vdekun për ta.
Poshtë dritares time, ata ndalnin hapat,
me supet e tyne të ngrituna si gjokse vajzash t’reja
n’sa fundet e xhaketave u lkundeshin mbas të ndenjunash.
Burrat.

Nji ditë kanë me na mbajtë në pllambë të duerve të tyne,
ambël, a thue se jena t’fundmet voe të freskta të kësaj bote
e mandej,
ata kanë me na shtrëngue pak. Veç pak.

E ai shtrëngim i parë asht i ambël.
Nji përqafje e shpejtë.
E butë në qenien tande të pambrojtun.
Edhe pak.
E fillon lëndimi…

Nxjerr jashtë një buzëqeshje çka shklet përreth frikës.
Kur ajri zhduket, mendja jote plasë,
shpërthen me gjëmime, rrufeshëm,
njashtu si kryet e shkrepses në kuzhinë,
e coptueme,
e langu jot rrjedh midis gjunjve të tyne.
Ua ndyn këpucët.

Kur bota kthen vedin mbarë e mbrapshtë
e shija mundohet me u kthye në gjuhë,
trupi yt asht mbyllë me rropamë
përgjithmonë.

Dhe s’ka ma cilës për të.
Mandej dritarja hapet e plotë para mendjes tande.
Fill përtej luhatjes së perdeve, burrat ecin.
Duke dijtë diçka.
Duke shkue diku.
Por kësaj here, unë thjesht rri e kqyri…
Mbase…

(Përktheu Ilir Seci) / KultPlus.com

Ava Max zbulon paraqitjet e saja të preferuara nga viti 2020

Ava Max ndau momentet kur ajo është ndjerë bukur gjatë këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Ava Max, është mjaft e njohur për stilin e saj të veçantë.

Tashmë ajo njihet për veshjet ekstravagante gjatë koncerteve apo klipeve muzikore.

Ava është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me fansat pamje nga përditshmëria apo karriera muzikore.

Së fundmi Ava ka publikuar disa nga pamjet e saja të preferuara ku publikoi disa imazhe në të cilat shihej e veshur me korse teksa në to mbizotëronte ngjyra e kuqe.

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Ava-n pasi ajo lansoi edhe albumin e saj “Heaven dhe Hell”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e saj./ KultPlus.com

T’kam ble një ëndërr

Poezi nga Nurie Emrullai

T’kam ble një ëndërr

në pazarin e Esmës.

Ma dha lirë

e m’premtoj se

Është e bukur.

Në pazarin e vjetërsinave,

mes krevatve t’braktisur

Prej lëkure tvërtetë,

Karrigeve pa tavolina

dhe ca byzylykë t’këputur,

Që mbajnë erën e dikujt që se njohim.

Mes atyre gjërash

Gjeta këtë ëndërr t’harruar.

Esma ma premtoj se:

Ajo qenka e pa ëndërruar më parë.

Pastaj si të thuash,

Pas një pazari të gjatë…

Ajo ma shiti aq lirë, sa ma fali!

Tani merre

Sepse unë s’di ç’ti bëj.

S’do të mbahet në duart e mia.

Më ka ngrënë shpirtin gjatë gjithë rrugës.

Duket, vendet e braktisura nuk i do.

Merre, tani është e jotja!

Provoje a të nxen?/ KultPlus.com

Biçikleta të ndritshme, për të kremtuar arritjet sllovene të një viti

Biçikleta të ndriçuara pezull nëpër ballkone, të mbështetura mbi mure ose të zbukuruara në vitrinat e dyqaneve, banorët e Sllovenisë kanë vendosur t’i kremtojnë me origjinalitet çiklistët e tyre, të cilët kanë ndriçuar një vit të vështirë 2020 me arritjet e tyre.

Biçikletat e vjetra nëpër garazhe, madje edhe rrotat e karrocave të një kohe tjetër, shfaqen të zbukuruar me drita në kthesat e rrugicave, në kopshte, vende publike ose në fasadat e shtëpive.

Ideja lindi në rajonin e vogël midis Karstit dhe Brkinit, me një traditë të fortë çiklizmi, rreth 80 km nga kryeqyteti Ljubljana.

“Ne donim t’u jepnim diçka rezultateve të çiklistëve tanë dhe të vinim një shënim pozitiv në krizën aktuale”, tha Tina Jancigaj Avsec, një nga organizatoret e evenimentit.

“Rrotat simbolizojnë veprimin, lëvizjen drejt së ardhmes dhe një vit 2021, gjatë të cilit të gjithë shpresojnë të jenë më të lumtur”, shtoi ajo.

Avsec thkesoi se kjo ishte një mundësi për të promovuar turizmin në rajon dhe jo për t’u zhytur në depresionin e COVID-19.

Sllovenia, një vend i vogël i BE-së me dy milionë banorë, është goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë COVID-19 dhe këto dekorime atipike për Vitin e Ri janë si një balsam për zemrat e vendasve në mes të kufizimeve të rrepta për shumë javë. /atsh/ KultPlus.com

‘Abetare e ilustruar e Prishtinës’, minienciklopedia e kryqytetit

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është një minienciklopedi e kryeqytetit, që njëherësh mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes turistik, që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës së Prishtinës.

Libri ndjek formatin e “Abetares”, ku pothuajse për secilën shkronjë janë realizuar ilustrime dhe përshkrime për monumente, njerëz dhe aktivitete e biznese, të cilat kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në aspektet socio-kulturore të kryeqytetit.

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është mbështetur dhe financuar nga Komuna e Prishtinës.

Atë mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”. / KultPlus.com

Sapioseksualët, njerëzit që joshen nga mençuria

Interesante. Ata që duan të kenë marrëdhënie seksuale me njerëz të mençur dhe inteligjentë quhen sapioseksualë.

Në botë tanimë ky orientim konsiderohet si orientim seksual, ndërsa gjithmonë ekziston një lidhje në mes të seksit si proces dhe inteligjencës së njeriut.

Nëpër rrjete sociale ka shumë qarkullim ideja e këtij orientimi seksual, që mbi bukurinë e një personi e vë inteligjencën e tij. Burrat që lexojnë apo gratë që lexojnë nxisin të tjerët për marrëdhënie të sinqertë seksuale.

Lora Adair, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Lyon – thotë se njerëzit gjithmonë në histori kanë analizuar tek partnerët e tyre inteligjencën, por së fundmi termi sapioseksualë vetëm sa e ka etiketuar këtë dukuri.

OKCupid – një aplikacion për takime mes njerëzish, në vitin 2014-të e shtoi si orientim fjalën SAPIOSEXUAL dhe kjo bëri që njerëzit ta gjenin njëri tjetrin me idenë që të eksitoheshin nga inteligjenca, më shumë se pamja, për marrëdhënie apo për diçka më shumë.

Megjithatë, nuk është gjithçka vetëm fizike, por edhe mendore.

Shumë njerëz ankohen se të pëlqesh inteligjencën e mençurinë e dikujt nuk do të thotë edhe preferencë seksuale, por meqë të gjitha kanë një preferencë, pse të mos jetë inteligjenca një prej virtyteve dhe elementeve që na bën të tërhiqemi fizikisht e emocionalisht nga një person?

Njerëzit që dëshirojnë debat, që mund të rrinë me orë të tëra duke biseduar me partnerin apo partneren, njerëzit që e duan tjetrin sa më shumë që e njohin, njerëzit që dëgjojnë, njerëzit që e duan gramatikën dhe që tmerrohen nga gabimet drejtshkrimore, këto janë disa shenja të njerëzve sapioseksualë. / KultPlus.com

‘Dhemb’, kënga e re e Florit kundër dhunës (VIDEO)

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor por, këngëtari Flori Mumajesi së fundmi është rikthyer me një projekt sensibilizues, shkruan KultPlus.

Në kanalin Youtube, ai ka hedhur projektin e titulluar “Dhëmb”.

Kënga flet për dashurinë pa kushte dhe sa më larg dhunës.

I gjithë projekti u krye nga vet këngëtari, pos klipit, të bërë nga Pro…Video&ABC./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR2hJgZzg_ZhrYXY9dU66aCIchUkgQ-_BIEw8CMPlxaJdoPbW9OrQAVHzWg&v=2HTm-jlwEPo&feature=youtu.be

‘Perjetesisht Femije’ fitues në Europe Film Festival

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Përjetësish Fëmijë’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar  Çmimin e regjisores më të mirë në Europe Film Festival U.K. i cili ka përfunduar në Londër. Eshtë ku çmimi i shtatëmbëdhjetë ndërkombëtar  të cilin e ka fituar ky film duke qenë pjesë e rreth 50 festivaleve.

Filmi ‘Përjetësisht Fëmijë’ trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijut të mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e  mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të liroj shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushoj i qetë në jetën e përtejme.

Në rolin kryesor paraqitet aktori i nohur Xhevat Qorraj. Në rolet e tjera vijnë Miran Zymberaj, Sheqerije Buqaj, Beslidhje Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.

Drejtor I fotografisë është Latif Hasolli, Montazhier Nexhmi Mehmeti, Kostumografe Samka Ferri, Mjeshtër zëri Gëzim Rama, Skenograf Uran Duli, Kompozitor Naim Krasniqi. Prodhoj; AS Film Production nga Prishtina./ KultPlus.com

Ngordh shpendi i famshëm që frymëzoi fëmijët mbarë botën

Një kiwi i rrallë që kishte frymëzuar fëmijë nëpër libra ka ngordhur.

Shpendi e njohur me emrin Manukura kishte lindur në vitin 2011 dhe veçanti e saj ishin pendlat e bardha. Me kohë ajo u bë atraksion për turistët që shkonin në kopshtin Pukaha Mount Bruce të Zelandës së Re për ta parë këtë kafshë të rrallë. Si inspirim nga kiwi, ishin krijuar qindra lojëra për fëmijë në mbarë botën.

“Me pikëllim ne shpallim humbjen e shoqes sonë të dashur Manukura,” shkroi një faqe në Facebook kushtuar asaj, shkruan bbc.

Manukura raportohet se ngordhi paqësisht gjatë së dielës nën përkujdesjen e veterinarëve të kopshtit. Shpendi ishti i pari që kishte lindur me ngjyrë të bardhë në Zelandën e Re. Ajo fillimisht ishte identifikuar si mashkull mirëpo më vonë u zbulua se ishte femër.

Libri në foto është një nga librat që ishte shkruar kushtuar këtij shpendi të rrallë

Kiëi është shpendi kombëtar i Zelandës së Re. Në bazë të llogaritjeve, deri më tani janë rreth 68.000 specie të këtij shpendi./ KultPlus.com

Historia e universiteteve botërore dhe evropiane në mesjetën e “errët”

Në preokupimin historik në lidhje me prejardhjen e hershme të universitetit, çuditërisht shpesh lind pyetja se kur dhe ku mund të gjendet institucioni më i vjetër arsimor “Alma mater”, që do të quhet “nëna edukuese që i ushqen studentët me njohuri”. Prandaj, a ka vend thënia e njohur “Mesjeta e errët”?!

Shkruan: Islam Qerimi

Edhe pse termi “universitet” ka një origjinë mesjetare, i cili rrjedh nga latinishtja “universitas” ose “universitas litterarum et artium liberalium” që do të thotë “tërësia” ose “tërësia e shkencave“, ai ka ruajtur një vazhdimësi nga antikiteti.[1] Por, universiteti në kuptimin modern nuk ekzistonte në antikitet, por kishte disa qendra arsimore në të cilat ishte përqendruar mësimdhënia universitare dhe të cilat për këtë arsye mund të referohen si universitete. Termi “universitas” definitivisht u përdor fillimisht vetëm për esnafin skolastik brenda një kursi, d.m.th. për komunitetin e studentëve dhe masterëve.[2] Universiteti është një institucion shkencor, me një strukturë mësimore dhe kërkimore që ka për qëllim trajnimin dhe edukimin. Termi “universitet” është përmend për herë të parë në vitin 1221, nga komuniteti i i Universitetit Magjister i Parisit.[3]

Sipas hulumtimeve të bëra nga aspekti historik i paraqitjes së shkollave të para, është arritur të kuptohet se, një popull që jetoi gjatë mijëvjeçarit të 4 para Krishtit ishin Sumerët, të cilët ishin të parët që përvetësuan shkathtësi të shkrimit dhe leximit. Ata kishin imigruar në Mesopotami (Iraku i sotëm). Në atë kohë Sumerianët ishin njerëzit më modernë në botë, kur Evropa Qendrore ende jetonte në epokën e gurit.[4] Fëmijët Sumerë në vitin 2100 para Krishtit mund të mësonin të lexonin dhe shkruanin me shkrim kuneiform. Për ta bërë këtë, ata vizituan të ashtuquajturat shtëpi tryeze (ky ishte emri i shkollave Sumeriane).[5] Kështu u avancuan shkollat ​​e para Sumeriane të cilat u shndërruan në shkolla tempulli për burra të rinj inteligjentë të klasës së lartë, që përfitonin udhëzime në lidhje me kontabilitetin e biznesit në vend të fesë, historisë ose letërsisë. Ashtu si fillimet e shkrimit dhe aritmetikës, institucioni i tillë ishte gjithashtu i orientuar drejt kalimit të tyre në kërkesat praktike të asaj kohe. Shkollat ​​e Sumerianëve ishin shkolla laike, prandaj,  që nga fillimi ato ishin qendra të formimit profesional me qëllim të mësimdhënies së shkrimit, leximit dhe aritmetikës.[6]

Por, cilat janë universitetet e para? Një enciklopedi në internet, për shembull, vëren: „… Ka disa polemika në lidhje me atë që është universiteti më i vjetër në botë midis Takshashila, Nalanda dhe Universitetit Al-Azhar… Studentët në Universitetin Takshashila, të themeluar në Taxila, Pakistan (një pjesë e Indisë antike këtë herë) nga rreth shekullit të 7-të para Krishtit, merrnin tituj akademikë pasi kanë mbaruar një nga kurset e shumta të tij. Universiteti Nalanda, i themeluar në Bihar, Indi nga rreth shekulli V para Krishtit gjithashtu u dha tituj akademikë të diplomuarve të tij, ndërsa gjithashtu ofroi kurse pasuniversitare. Universiteti Al-Azhar, i themeluar në Kajro, Egjipt në shekullin e 9-të, ofroi një larmi diplomash pasuniversitare dhe zakonisht konsiderohet si universiteti i parë i plotë.”.[7]

Në këto “vendndodhje universitare” që ndjekej arsimi i lartë dhe si përfundim i këtyre kurseve të studimit, arrihej një shkathtësi studimi (veçanërisht filozofi dhe retorikë), organizimi dhe kohëzgjatja e të cilave natyrisht varej plotësisht nga “studenti” individual. Qendrat e arsimit shkencor ekzistonin në Aleksandria (Museion) dhe Pergamon që në periudhën helenistike, por ato shërbyen më shumë për kërkime të pavarura sesa për studime universitare.[8]

Ndërsa, për dallim nga pikpamjet e autorëve evropianë për universitetet e para evropiane mesjetare, sipas të dhënave për institucionet e arsimit të lartë në Persi dhe Kinë, vijon fjalia befasuese : “Universiteti i parë mesjetar evropian ishte Universiteti i Magnaura[9] në Kostandinopojë (tani Stamboll, Turqi), themeluar në vitin 849 nga perandori Bardas, pasuar nga Universiteti i Salerno (shekulli IX), Universiteti i Bolonjës (1088) dhe Universiteti i Parisit (rreth 1100), shoqëruar më vonë me emrin Sorbonne. “

Fakt i pamohueshëm është që Universitetet më të vjetëra në botë ndodhen në tokën afrikane. Kështu, Universiteti i al-Zaytuna në Tunizi u themelua në vitin 732. Prandaj, mund të quhet i pari në botë. Ky universitet funksion edhe sot në Tunizi.[10] Një tjetër aplikant për postin e universitetit më të vjetër në botë është Universiteti i al-Qarawīyīn në Fez, Marok. Ai mban rekordin botëror Guinness si institucioni më i vjetër arsimor që funksionon vazhdimisht.  Ky ishte themeluar në vitin 859.[11] Sipas UNESCO-s dhe Librit të Rekordeve Guinness, ai është universiteti më i vjetër në botë dhe institucioni i parë që jep gradë akademike.[12] Një universitet tjetër në këtë kontinent u themelua në vitin 972 nga Fatimidët Shiitë në kryeqytetin egjiptian Kajro dhe quhet al-Azhar, “shqip: ai që lulëzon“. Ky universitet ishte themeluar për nder të Fatimes, vajzës së Profetit. Universiteti Al-Azhar është ende një nga institucionet arsimore më të respektuara në botën arabe, duke tërhequr studentë nga e gjithë bota.[13]

Ndërsa, origjina e shumë universiteteve mesjetare të Botës Përendimore mund të gjurmohet që nga shkollat ​​e katedraleve së krishterë ose shkollat ​​e manastireve, të cilat u krijuan që në shekullin e VI-të dhe funksionuan si të tilla për qindra vjet përpara se të themeloheshin zyrtarisht si universitete në Mesjetën e Lartë.[14] Kështu, universitetet më të vjetra në Evropë u themeluan në shekullin e XII-të. Prandaj, ato thuhet se erdhën në ekzistencë në një proces gradual, e jo të themeluar. Kështu legistët dhe kanonistët në Bolonjë, artistët dhe teologët në Paris ishin të parët, mjekët në Montpellier, mbase edhe në Salerno, dhe u ndoqën nga studiuesit e disiplinave të ndryshme në Oksford.[15]

Universiteti i parë i Botës Përendimore konsiderohet të jetë ai i Bolonjës (Università di Bologna), i cili u themelua në vitin 1088 (Sot në këtë Universitet studiojnë afër 87.758 studentë në pesë lokacione të ndryshme). [16] Ky Universitet me të drejtë është emërtuar Alma Mater Studiorum. Në këtë universitet shquhej Irnerius Bononiensis (1050 – 1125), i cili ishte jurist dhe në literaturën juridike ai quhet edhe “Shkëndija e së drejtës” dhe themelues i këtij universiteti.[17] Mësimdhënia zhvillohej në latinisht. Gjatë kësaj kohe profesori leksionin u’a diktonte studentëve të tij, pasi mungonin librat. Thuhet se gratë studionin në Bolonjë që në shekullin e XII-të, por në të vërtetë u deshën gati 600 vjet para se një grua të merrte një karrigë ligjërimi, megjithëse atë e arriti së pari në fizikë.

Universiteti i Oksfordit (angl : University of Oxford), llogaritet të jetë institucioni i dytë më i lashtë në Evropë dhe më i vjetri në trollin britanik. Është themeluar në vitin1096.  Sot në këtë Universitet studiojnë 24.299 studentë. Ai përbëhet nga 39 kolegje dhe në gjashtë Salla private të përhershme. Der në Nëntor 2019 numëronte 55 nobelistë.[18]

Universiteti i Parisit rangohet në vendin e tretë për nga historiku i themelimit, i cili është hapur rreth viteve 1160 – 1250 (I ndarë në vitin 1970 pas revoltave të studentëve në 13 universitete të pavarura)[19].

Universiteti i Kembrixhit (angl : University of Cambridge) i themeluar në vitin 1208[20] karakterizohet me 90 fituesit e çmimit nobelë.[21] Është karakteristike se në universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit fillimisht studimi akademik ishte i rezervuar vetëm për qytetarët më të pasur.[22] Tani në këtë Universitet studiojnë rreth 20.000 studentë.[23]

Universiteti i Padovës (ital : ‘Università di Padova) ishte themeluar në vitin 1222 nga profesorët të cilët e kishin lëshuar Universitetin e Bolonjës të cilët luftonin për lirinë akademike (Libertas scholastica). Ndërsa, dy vite më vonë ishte themeluar edhe Universiteti i Napolit, i cili njihet si universiteti më i vjetër publik dhe shtetëror në botë.[24] Pra, ky universitet njihet si universiteti i dytë më i vjetër në Itali, në të cilin në vitin 2015 ishin të regjistruar 62,577 studentë.[25]

Universiteti i Coimbra (Lat. Universitas Conimbrigensis) është një nga më të vjetrit dhe më të bukurit në Evropë. Ai u themelua në 1290 dhe është universiteti më i vjetër në Portugali.[26] Në vitin 2015 ishin të regjistruar në këtë Universitet 24,817 studentë.[27]

Sipas “teorisë së traditës”, duhet të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë, strukturore midis institucioneve arsimore arabe, bizantine dhe mesjetare të kishës të shekujve XII-të dhe XIII-të.[28] Kështu që miti mbi origjinen e themelimit të Universitetit të Salerno-s “Schola Medica Salernitana” (shekulli IX) në Italinë Jugore, i cili njihet si universiteti parë i mjekësisë, thot se ai ishte themeluar nga katër mjekë, një i krishterë latin, një i krishterë grek, një hebre dhe një mysliman. Prandaj, është e pranuar edhe “Teoria e intelektit” e cila thotë se vetëm interesi shkencor ishte vendimtar në krijimin e një forumi të tillë për zhvillimin intelektual.

Pra, siç u përmendë më lartë zhvillimi i universiteteve evropiane filloi në Itali duke u pasuar nga Anglia dhe Franca. Së pari trajnimi akademik ishte detyrë e sipërmarrjes falas. Kush ndjehej i shkathtë për këtë, themelonte një qendër trajnimi pa ndonjë ndonjë leje të veçantë shtetërore dhe madje pa dëshmi të arsimimit të mëparshëm. Suksesi varej nga Performanca e pedagogut. Në vitin 1158, Perandori Barbarossa kishte nxjerrë dekretin “Authentica Habita[29] me ç’rast të gjithë mësimdhënësit dhe studiuesit u vënë nën mbrojtjen e Perandorit. Këshilli i III-të i Lateranit i vitit 1179 konfirmoi më pas nga ana e kishes shprehimisht liria e mësimdhënies, vetëm me kufizimin që mësuesi të mos jetë një person moralisht i padenjë dhe mos të përfaqësojë mendime heretike.

Kah fundi i shekullit të XII-të, fakultetet e filozofisë, teologjisë, jurisprudencës dhe mjekësisë në Bolonjë dhe Paris u rritën së bashku në një institucion, një institucion mësimor në ambiente enkas të huazuara me qira, i cili u quajt “universitas“. Pra, themelimi i parë i universitetit u parapri nga ndarja e njohurive në katër disiplina, të cilat shpejt u shënuan me termin latin facultas. Kjo rezultoi në ndarjen e shpejtë institucionale të universiteteve mesjetare në katër fakultete të Arteve, Mjekësisë, Drejtësisë dhe Teologjisë. Tani në këto universitete punonin profesorë të paguar të cilët tani mësonin sipas planprogrameve fikse, teksteve shkollore dhe tarifave të shkollimit. Ky lloj i ri i universitetit kishte një karakter supra-rajonal që nga fillimi dhe të diplomuarit e tij gëzonin njohje ndërkombëtare dhe të drejtën për të dhënë mësim në çdo universitet tjetër.

Për Evropën në veri të Alpeve, u shfaq modeli i “Universitetit Magister” i Parisit i cili po formonte rrugën: nga shkollat ​​shpirtërore që ishin vendosur prej kohësh në Paris, në të cilin Magjistrët morën studentët në shkollën e tyre me iniciativën e tyre dhe për llogari të tyre, dhe përveç mësimit ata shpesh gjithashtu i strehuan dhe i ushqyen. Që nga fillimi, magjistri kontrollonte organet e reja universitare. Në përputhje me parimet e skolastikës, mësimdhënia në universitetet në zhvillim zhvillohej pothuajse ekskluzivisht në dy forma: leksioni (lectio) diskusioni (disputatio). Magjistarët hartuan universitas sipas modelit të esnafit mesjetar si një institucion i vetëqeverisur, i përhershëm i arsimit të lartë. Universiteti i Parisit u bë një nga universitetet e para të themeluar kur Papa Gregori IX. shpalli Bullen Parens Scientiarium (1231).[30]

Për më tepër, kishte vetëm kurse rishikimi dhe teza private që ofroheshin nga Magjistëri përveç kurseve të tyre zyrtare. Në leksione, magjistri prezentonte  dhe komentonte tekstet nga ‘autorët’ e ndryshëm. Metoda e dytë e mësimdhënies, e cila u krye në mënyrë rigoroze sipas rregullave të dialektikës aristoteliane, ishte ajo e diskutimit: lektori ose pjesëmarrës të ndryshëm (kundërshtarë dhe të anketuar) vendosnin së pari një pozicion mbi temën e diskutimit (quaestio) duke përdorur argumente të huazuara nga autorët e ndryshëm (teza) dhe pastaj pozicioni i kundërt (antiteza) dhe përpiqeshin të zgjidhnin kontradiktën e dukshme duke unifikuar dhe vlerësuar argumentet në një përfundim, të përmirësuar, para së gjithash, pra për të ofruar një përfundim (sinteza, e quajtur determinatio) që nuk bie në kundërshtim me autorët.[31]

Meqenëse mospërputhjet apo edhe kontradiktat u ngritën kur krahasuan tekstet e autorëve, u miratua metoda e zhvilluar nga Petrus Abelard (1079-1142) sic et non (afërsisht: në një mënyrë apo në një tjetër). Prandaj, sipas Wußing duke u bërë interpretimi dhe unifikimi i thënieve të autorëve të njohur padyshim, kështu u arrit të mësuarit dhe mendjemprehtësia.[32]

Gjithsej 75 universitete u shfaqën në Evropë midis fillimit të shekullit të XIII-të dhe fundit të shekullit të XV-të. Në territoret gjermanofolëse vetëm në mes të shekullit të 14-të sundimtarët nga shtëpitë e Luksemburgut dhe Habsburgut u ndien të detyruar të krijonin universitete në territorin e tyre. Praga ishte qyteti ku në vitin 1348 u themelua universiteti i parë në Perandorinë Gjermane dhe më vonë u quajt “Universiteti i Karlit”. Quhej Universiteti i Karlit pasi ishte themeluar nga Perandori Karli IV (Luksemburg) i cili donte të azhurnonte mbretërinë e tij Bohemiane dhe Papa (Avignon) donte që të garonte me Parisin. Ai sot ka 17 fakultete dhe më shumë se 50,000 studentë, rreth një e gjashta e të gjithë studentëve në Republikën Çeke.[33]

Themelimi i Universitetit të Luksemburgut pati një efekt sinjalizues mbi Dukën Rudolf IV të Austrisë, i cili pak më vonë themeloi Universitetin e Vjenës, në vitin 1365. Me rreth 90,000 studentë dhe rreth 9,800 të punësuar, Universiteti i Vjenës është universiteti më i madh në Austri dhe në vendet gjermanofolëse dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë.[34] Universiteti i Vjenës kishte marrë për model Universitetin e Parisit.

Përveç universiteteve të Pragës dhe Vjenës, Heidelberg ishte universiteti i tretë akademik i themeluar në tokën e Perandorisë Gjermane në 1385. Universiteti Heidelberg ishte i njohur gjithashtu si një universitet i emigracionit sepse mësuesit dhe studentët e tij të parë kishin imigruar nga vende të tjera universitare midis 1378 dhe 1418 për shkak të Skizmës së Madhe. Studentët e këtij Universiteti që prishnin qetësinë e natës, për shembull, përfundonin në burgun studentor të vetë universitetit për ditë ose edhe javë.[35] Gjithashtu, hapja e Universitetit të Kelnit (Köln (1388) dhe Erfurt-it (1379/92) lidhën traditat e tyre të gjata të arsimit të lartë me formën e re të organizimit në mënyrë që të qëndrojnë konkurrues

Në territoret shqiptare Universiteti mesjetar i Durrësit (Lat: Universitas Studiorum Dyrrhachiumu) u hap në vitet `80 të shekullit XIV-të kur sundonte Karl Topia. Ai konsiderohet universiteti i parë mesjetar në Ballkan. Universiteti mesjetar i Durrësit ishte universitet teologjik (Studium Generale). Kur u themelua kishte 9 magjistër dhe 100 studentë. “Ligjëratat janë mbajtur në Pallatin e Kuvendit dominikan të Durrësit”. Në Universitetin mesjetar të Durrësit u promovuan shumë doktorë shkencash dhe u përgatitën shumë teologë që punuan meshtarë, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në Dalmaci (Raguzë, Split, Zarë, Trau etj.), në Itali (Romë, Venedik, Padovë, Breshia, Firencë, Ankonë etj.) Veprimtaria e këtij universiteti u ndërpre në vitin 1501, kur ushtritë osmane pushtuan Durrësin duke shkatërruar edhe këtë institucion të arsimit të lartë mesjetar.[36]

Prandaj, themi se në periudhen mesjetare në qytetet e ndryshme botërore, sidomos në ato evropiane perëndimore janë themeluar universitetet e para, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin dhe shpërndarjen e njohurive, si dhe krijimin e shumë degëve të reja shkencore. Mësimi i cili zhvillohej zakonisht në gjuhën latine kishte përparësi të pashmangshme, pasi që në këtë periudhë shkruheshin shumë tekste universitare, prandaj librat e publikuar në degët e ndryshme shkencore ishte e mirëseardhur për të gjithë studentët që studionin në këtë gjuhë. Paralel gjuhes latine përdorej edhe gjuha arabe sidomos në shkencat natyrore, Si rezultat i këtyre njohurive universitare në periudheën mesjetare, u bënë shumë zbulime teknike që kontribuan në zhvillimin e shkencës më vonë, e që ne ende përdorim shumë prej këtyre arritjeve.

E meta kryesore e këtyre studimeve ishte ndërhyrja e Kishes në të gjitha sferat e jetës njerëzore. Të gjitha aktivitetet universitare që binin në kundërshtim me dogmat e krishtera dënoheshin. Megjithatë, në ndryshim nga institucionet e tjera arsimore, ato gëzonin një autonomi të madhe dhe ishin të pajisur me privilegje të shumta.

Duhet përkujtuar në fund se universitetet e para mesjetare zakonisht kishte katër fakultete: juridike, filozofike (teologjike), mjekësore dhe artistike. Pas trajtimit themelor të gramatikës dhe retorikës latine, fokusi ishte në logjikën aristoteliane, metafizikën si dhe filozofinë natyrore dhe morale. Lëndët e tjera si aritmetika, gjeometria dhe muzika mësoheshin vetëm në një masë të kufizuar.[37]/ KultPlus.com


[1] Marian Fussel, Transformationen antiker Wissenschaften von Sonderforschungsbereich Transformationen der Antike. Georg Toepfer, Hartmut Böhme, f. 171. De Greuter.

[2] https://de.wikipedia.org/wiki/Mittelalterliche_Universit%C3%A4t

[3] https://geschichte-wissen.de/blog/geschichte-universitaet/

[4] https://www.morgenpost.de/printarchiv/familie/article143157411/Vom-Tafelhaus-zur-Lehranstalt-Wer-die-Schule-erfunden-hat.html

[5] https://kinder.wdr.de/tv/wissen-macht-ah/bibliothek/kuriosah/bibliothek-wer-hat-die-schule-erfunden-100.html

[6] https://geschichte-wissen.de/blog/geschichte-universitaet/#11

[7] http://www.cwrl.utexas.edu/~bump/OriginUniversities.html

[8] http://www.adel-genealogie.de/Antike2.html

[9] Baza për themelimin e saj ishte shkolla e hershme, e cila u themelua në kohën e Theodosius II. Në burimet historike është referuar më së shumti si Shkolla e Mesme Magnavr. https://de.sodiummedia.com/4040454-the-oldest-university-in-the-world-university-of-bologna-al-azhar-university-al-zaitoun-university

[10] https://de.sodiummedia.com/4040454-the-oldest-university-in-the-world-university-of-bologna-al-azhar-university-al-zaitoun-university

[11] https://magazin.jobmensa.de/die-aeltesten-universitaeten-der-welt-hier-wird-seit-fast-1000-jahren-gebueffelt/

[12] http://www.maghreb-magazin.de/wissenschaft/universitaet-al-qarawiyyin.html

[13] https://www.welt.de/wams_print/article883567/Die-aelteste-Universitaet.html

[14] https://victor-mochere.com/de/top-20-oldest-universities-in-the-world

[15] https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-642-46135-4_6

[16] https://magazin.jobmensa.de/die-aeltesten-universitaeten-der-welt-hier-wird-seit-fast-1000-jahren-gebueffelt/

[17] https://www.kultplus.com/tag/islam-qerimi/

[18] https://de.wikipedia.org/wiki/University_of_Oxford

[19] https://magazin.jobmensa.de/die-aeltesten-universitaeten-der-welt-hier-wird-seit-fast-1000-jahren-gebueffelt/

[20]https://www.google.com/search?q=university+of+cambridge&oq=university+of+cem&aqs=chrome.4.69i57j46i10i19j46i19j0i10i19i22i30l4.29076j0j15&sourceid=chrome&ie=UTF-8

[21] https://magazin.jobmensa.de/die-aeltesten-universitaeten-der-welt-hier-wird-seit-fast-1000-jahren-gebueffelt/

[22] https://www.college-contact.com/grossbritannien/universitaeten

[23] https://www.cam.ac.uk/about-the-university/how-the-university-and-colleges-work?ucam-ref=global-footer

[24] Liste der ältesten Universitäten im Dauerbetrieb –

https://de.qaz.wiki/wiki/List_of_oldest_universities_in_continuous_operation

[25]https://www.google.com/search?gs_ssp=eJzj4tTP1TcwMrQwzTJg9BIszcssSy0qziypVChITMkvSwQAhmUJ0g&q=university+padova&oq=university+pad&aqs=chrome.1.69i57j46l2j0l2j46i175i199l2.10401j0j15&sourceid=chrome&ie=UTF-8

[26] https://www.idealista.pt/de/news/erasmus-portugal/2019/04/01/268-coimbra-universitaets-und-kulturstadt

[27] https://www.uc.pt/en

[28] https://geschichte-wissen.de/blog/geschichte-universitaet/#11

[29] Emërtimi nën të cilin njihet një kushtetutë perandorake, të cilën Perandori Friedrich Barbarossa shpalli midis 1155 dhe 1158.

[30] https://de.wikipedia.org/wiki/Mittelalterliche_Universit%C3%A4t

[31] Die vier Fakultäten einer mittelalterlichen Universität MAG. RER. NAT. MARTIN THOMASCHÜTZ (AUTOR)

[32] (Wußing, Hans, 2009, 284, 6000 Jahre Mathematik. Eine kulturgeschichtliche Zeitreise – 2. Von Euler bis zur

     Gegenwart. Berlin: Springer

[33] https://de.wikipedia.org/wiki/Karls-Universit%C3%A4t

[34] https://www.univie.ac.at/

[35] https://magazin.jobmensa.de/die-aeltesten-universitaeten-der-welt-hier-wird-seit-fast-1000-jahren-gebueffelt/

[36] https://sq.wikipedia.org/wiki/Universiteti_Mesjetar_i_Durr%C3%ABsit

[37] https://www.historisches-lexikon-bayerns.de/Lexikon/Universit%C3%A4ten_(Sp%C3%A4tmittelalter)

Shkencëtarja shqiptare në Universitetin e Oksfordit, flet për vaksinën

Shqiptarja Detina Zalli, kërkuese shkencore në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe, ka qenë prezente në media dhe rrjete sociale me këshilla rreth pandemisë.

Ajo ka publikuar informacionin se vaksina e përgatitur nga Oksfordi është pranë aprovimit dhe se në Angli tashmë janë porositur rreth 100 milionë doza.

“Vaksina do të jetë efikase dhe ndaj variantit të ri të koronavirusit”, ka shkruar shkencëtarja shqiptare.

“100 milionë vaksina të Universitetit të Oxford-it janë porositur në Angli. Vaksina duhet të aprovohet këto ditë. Vaksina duhet të punojë dhe me variantin e ri të virusit. Më shumë informacione do t’u shkruajmë ditët e ardhshme. Më poshtë është shpjeguar se si është ndërtuar vaksina”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com