Nënpresidentja Kamala Harris është gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara që merr këtë pozitë. Kjo e bën burrin e saj, Doug Emhoff, “zotëria i dytë“, i pari burrë që merr këtë epitet në Shtëpinë e Bardhë.
Bashkëshorti i nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris do të hyjë në histori, duke u bërë i pari bashkëshort, që do të njihet si “zotëria i dytë” në Shtëpinë e Bardhë.
Ky është hap i madh drejt arritjes së barazisë gjinore, thotë Sarah Rowley nga Universiteti DePaw, ndërsa tregon se mbetet ende shumë për t’u bërë.
“Kjo pasqyron arritjet pas sfidash prej disa dekadash në rolet gjinore. Por gjithashtu tregon se sa më larg duhet të shkojmë për të arritur barazi gjinore duke pasur parasysh faktin se kjo është hera e parë që kemi këtë situatë – 232 vite pas zgjedhjeve të para presidenciale, 100 vjet pas amendamentit të 19-të dhe 36 vjet pas hyrjes së një gruaje në një parti të madhe dhe në dyshen për president dhe nënpresident”, tha Rowley.
Emhoff është burri i katërt që është bashkëshorti i një gruaje që është pjesë e dyshes presidenciale ose nënpresidenciale. Ishte dyshja Walter Mondale dhe Geraldine Ferraro më 1984, pasuar nga John McCain dhe Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clinton me Tim Kaine në 2016.
Emhoff vjen me shumë risi thotë Matthew Schmidt nga Universiteti New Haven.
“Zoti Emhoff po e lë punën, gjë që e kanë bërë të gjitha zonjat e para dhe të dyta. Mendoj se është me rëndësi që Jill Biden nuk po e lë punën. Zoti Emhoff nuk është i krishter. Ai është një hebre dhe kjo është diçka e re. Sigurisht kemi një martesë të vonë që vjen pas divorcit, me një familje të përzier si nga raca edhe feja. Kjo i jep zonjës Harris epitetin ‘momala’”, thotë Matthew Schmidt, Profesor i Shkencave Politike dhe Sigurisë Kombëtare në Universitetin New Haven.
“Momala,” thotë zonja Harris është emri me të cilin e thërrasin nipërit e saj, përzierje e fjalëve “nënë“ dhe “Kamala”.
Javën që shkoi ajo postoi në Twitter një foto me bashkëshortin duke buzqeshur natën që Joe Biden u parashikua si fitues i zgjedhjeve. “Njihuni me dashurinë e jetës sime”, u tha ajo 11.5 milionë ndjekësve të saj.
“Ai është treguar një bashkëshort i përgjegjshëm familjar. Prania e tij në publik gjatë fushatës tregoi dashurinë që ka për Kamala Harris, duke treguar se ai mund të përqendrohet në dashurinë e tyre por edhe rolin e tij si burrë dhe baba”, thotë Sarah Rowley nga Universiteti DePauw.
Harris dhe zoti Emhoff janë takuar më 2013 dhe u martuan pas një viti. Kjo është martesa e parë e zonjës Harris dhe e dyta për zotin Emhoff. Fëmijët e tij janë në moshën 20 vjeçare. Deri tani, 56 vjeçari ka folur pak për çështjet që ai do të ndjek si zotëria i dytë.
“Supozimi im bazohet në qëndrimin e tij gjatë fushatës. Ai ishte mjaft i qetë dhe mund ta shoh duke qëndruar në qetësi edhe në Shtëpinë e Bardhë“, thotë Matthew Schmidt, nga Universiteti New Haven.
Ndërsa shumë e shohin Harris si grua model, e njëjta gjë mund të shihet edhe tek zoti Emhoff i cili vuri karrierën e gruas së tij para të vetes./voa/ KultPlus.com
Përbrenda historisë së artit, shumë persona kanë gdhendur emrat e tyre, një artiste e rëndësishme është edhe Anna Pavlova, e cila daton si balerina që për herë të parë bëri turne rreth botës, shkruan KultPlus.
Përderisa sot shënohet 90 vjetori i vdekjes së saj, kujtimi për të mbetet i veçantë.
Turneu i saj rreth botës arriti që të depërtojë artin e saj rreth Amerikës së Jugut, Indisë dhe Australisë, teksa Pavlova ishte pjesë e Baletit Rus Perandorak dhe Baletit të Sergei Diaghilev. “The Dying Swan” është një vallëzim soloografik i realizuar nga Mikhail Fokine në “Le Cygne të Camille Saint-Saëns” për balerinën Anna Pavlova, e cila e interpretoi atë rreth 4,000 herë.
Shumë më vonë, kur kompozitori u takua me Pavlova, atëherë, e kënaqur me performancën e saj, bërtiti: “Zonjë, falë jush, kuptova se kam shkruar muzikë të lezetshme!”
Në Hagë, në teatrin e qytetit për shumë vjet në përvjetorin e vdekjes së Pavlov, po zhvillohej një shfaqje e çuditshme: perdja po ngrihej, muzika e Saint-Saens po luante dhe një qendër e vëmendjes bosh lëvizte përgjatë skenës së zbrazët, duke ndjekur lëvizjet e një kërcimtari të padukshëm. Publiku këto ditë shikoi kërcimin fantazmë në këmbë dhe në heshtje të plotë. / KultPlus.com
Pas reagimit të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, ish-zëvendës ministri i arsimit ka kërkuar falje publike për deklaratat e tij, shkruan KultPlus.
“Unë, Jusuf Thaçi kërkoj falje publike nga të gjithë personat e verbër që janë ndier të ofenduar nga fjalori im që kam përdorur në emisionin Pressing në telvizionin T7, të datës 22 janar 2021!”, ka shkruar në facebook Thaçi.
Tutje, ai ka thënë se si person gjatë gjithë jetës së tij ka realizuar aktivitete lobuese për përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Kosovë.
“Shpresoj që askush (përfshirë edhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës) nuk beson që unë kam pasur për qëllim të ofendoj personat e verbër”, vazhdoi Jusuf Thaçi.
Thaçi ka sqaruar se gjatë deklaratës së tij, fjala ka pasur kuptimin e parë.
“Në kontekstin dhe fjalinë që e kam përdorur këtë fjalë, nuk kam pasur qëllim të them (dhe as nuk kam nënkuptuar) asgjë ofenduese për të verbërit, pavarësisht se mund të jetë interpretuar ndryshe”, ka përfunduar Jusuf Thaçi.
“Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave”, është shprehur Luljeta Aliu përgjatë emisionit.
Në anën tjetër edhe ish-zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi ka thënë: “Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thën qe ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”. / KultPlus.com
Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të Jusuf Thaçit dhe Luljeta Aliut, shkruan KultPlus.
Të pranishëm në emissionin Pressing, sipas Shoqatës këta dy panelistë kanë përdorur gjuhë fyese ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
“Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave”, është shprehur Luljeta Aliu përgjatë emisionit.
Në anën tjetër edhe ish-zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi ka thënë: “Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thën qe ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”.
Për këto dy deklatara, Shoqata e të Verbërve ka reaguar duke thënë se zhgënjimi më i madh i tyre është se, sipas tyre, këta dy panelistë përfaqësojnë shoqërinë civile.
“Mbrëmë në emisionin Pressing në T7 panelistët në debat kanë përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe ofenduese qe ka prekur komunitetin e të vërbërve , të cilë përbëjnë një kategori të respektuar në Kosovë”, thuhet në reagimin e Shoqatës.
Tutje, në deklaratën publike thuhet se kërkohet kërkimfalja e këtyre dy panelistëve.
“Prandaj kërkojmë nga ta qe të kërkojnë falje publike për gjuhën e përdorur”, përfundon Shoqata e të verbërve të Kosovës. / KultPlus.com
Një tren në stacionin qendror të qytetit Saint Austell në Britaninë e Madhe ka falenderuar në shumë gjuhë të botës, të gjithë mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.
Udhëtarëve u bëri përshtypje mbulimi i trenit me mesazhe falenderimi në gjuhë të huaj, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Siç shkruajnë mediat e huaja, falënderimet janë pjesë e një prej shumë fushatave të koalicionit të përbashkët UNISON, që përfshin Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS) të Britanisë, komunitetet fetare, shoqatat e gazetarëve, futbollistëve dhe një sërë profesionesh të tjera.
Mes fjalëve në shumë gjuhë të botës, shihet edhe falenderimi në gjuhën shqipe: “Faleminderit”. /dp/ KultPlus.com
Edhe pse ishte momenti më kulminant i betimit të Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një tjetër imazh ka bërë menjëherë xhiron e internetit.
Ky qëndrim i senatorit të Vermontit Bernie Sanders në karrigen e tij me një pardesy të gjatë dhe një palë doreza të trasha është kthyer në një sensacion të vërtetë.
Në rrjetet sociale janë qindra meme dhe fotomontazhe që e vendosin Sanders në vendet më të paimagjinueshme. Që nga filmat e famshëm deri në momentet më të rëndësishme të historisë.
Madje edhe në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë munguar fotomontazhet.
Vetë 79-vjeçari një figurë mjaft karizmatike në politikën amerikane ka rrëfyer për mediat amerikane se nuk e kishte pritur këtë reagim.
“Jo nuk e prisja. Unë thjesht isha ulur atje duke u përpjekur të ngrohem dhe po i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte. Sa i takon veshjes doja vetëm që të isha sa më ngrohtë”.
Sanders u dha përgjigje edhe kuriozitetit më të madh se ku i kishte gjetur dorashkat e çuditshme.
“Ato mi ka dhuruar një mësuese shkolle gjatë fushatës në Vermont. Ajo që është më e bukura është se edhe vetë ajo nuk e ka pritur një vëmendje kaq të madhe për dorashkat e saj”.
Sanders tha se i kishte parë shumë nga memet e famshme, por nuk zbuloi cila ishte e preferuara. Forbes zbuloi se kompania e prodhimit të pardesyve si ajo e Sanders shiti një ditë pas inaugurimit 2-fishin e 17 ditëve të marra së bashku përpara saj dhe se tashmë po e shet një kravatë me këtë imazh për 45 dollarë. /express/ KultPlus.com
Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.
I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.
Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.
Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:
Ajo është padyshim një ndër fotografitë më kuptimplota të historisë shqiptare. Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë qëndron krah Isa Boletinit, prijësit të hekurt.
Në fakt, të dy personalitetet shfaqen me njëri-tjetrin në mjaft të tilla, e kjo nuk është një rastësi. “Plaku i Vlorës”, një diplomat i vjetër e me eksperiencë, kërkonte të tregonte në këtë mënyrë jo thjesht në atë kohë, por duke e fiksuar edhe në histori përmes këtyre fotografive, lidhjen e fortë me Isa Boletinin.
Cila është jeta e Isa Boletinit? Të fshehtat dhe të pathënat e tij? Betejat e dokumentuara, por edhe ato më pak të njohura. Si ishte Isa Boletini në planin njerëzor dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me disa ndër figurat e kohës.
Vrasja në pabesi nga trupat malazeze dhe shumë të vërteta të tjera, shpesh të mbuluara, të gjitha këto vijnë në një dokumentar për jetën e tij, në TCH.
“Isa Boletini me kobure ishte më shume se aq”, shprehet ndër të tjera Nuri Bexheti.
“Pra këto nuk kanë të bëjnë me hapa që do ta bënin të diskutueshme figurën e Isa Boletinit”, thotë Maringlen Verli.
“Normalisht duhet të kishim edhe fotografi të tjera të momentit të mbërritjes së Isa Boletinit në Vlorë”, deklaron Niko Kotherja.
“Isa Boletini ishte i gatshëm të vdiste për shqiptarizëm, kjo është e vërteta”.
“Isa Boletini gjithmonë ka pas ardhur këtu te shtëpia jonë”, thotë Isa Shefqet Dollapi.
Për të parë dokumentarin për Isa Boletinin klikoni KËTU / KultPlus.com
Përderisa mbretëresha Elizabeth është ende në izolim në kalanë Windsor, së bashku me bashkëshortin, Kate Middleton dhe William u detyruan të merrnin vendin e saj.
Për shkak të bllokimit, çifti i ri ndodhet ende në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk.
Ata nuk janë kthyer në pallatin Kensington siç ishte planifikuar pas pushimeve të Krishtlindjeve.
Por, për të punuar ata huazuan një shtëpi afër Sandringham.
Siç deklaruan burime pranë pallatit, Kate dhe William “kishin qasje në dhomën e miqve të mbretëreshës Elizabeth II në Sandringham House për të vazhduar punën e tyre gjatë bllokimit”.
Nga atje, në fakt, ata u lidhën me video-konferencë me punëtorët e vijës së frontit të angazhuar në programin më të madh të vaksinimit në historinë e Shërbimit Kombëtar Britanik.
Deri më tani 4,6 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 140 persona vaksinohen çdo minutë në Angli.
Kate dhe William falënderuan stafin e kujdesit shëndetësor për misionin.
Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe princi Philip, 99, u vaksinuan më 8 janar. / ata/ KultPlus.com
Një ekip studiuesish që po gërmonin në Spanjë, zbuluan një kamë (mjet i mprehtë nga të dy anët) të formuar nga kristalet e shkëmbit.
Ekspertët thonë se kama është ‘mjeti më i sofistikuar teknikisht’ që është zbuluar ndonjëherë në gadishullin Iberik dhe ka kërkuar aftësi të mëdha për të gdhendur.
Objekti, i cili është rreth 5.000 vjeçar, u gjet larg minierave të kristalta, gjë që sugjeron se ai dikur i përkisnin një individi elitar që pagoi çmim të madh për të. Studiuesit gjithashtu spekulojnë se kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike dhe lidhje me paraardhësit.
Ata ndoshta paraqisnin objekte funerale të arritshme vetëm për elitën e kësaj periudhe kohore, thuhet në studimin e botuar në revistën “Quaternary International”.
“Lidhja e tehut të kamës me një dorezë të bërë prej fildishi, gjithashtu një lëndë e parë jo-lokale që duhet të ketë pasur një vlerë të madhe, sugjeron fuqimisht statusin e rangut të lartë të njerëzve që përdorin objekte të tilla”, thonë studiuesit.
Gërmimi në jugperëndim të Spanjës ishte bashkëpunim i studiuesve nga Universiteti i Granadas, Universiteti i Sevillas dhe Këshilli i Lartë i Kërkimeve Spanjolle. /a2news/ KultPlus.com
Në prag të datëlindjes së tij, shkrimtari me renome botërore, Ismail Kadare ka takuar të rinjtë e Kavajës, shkruan KultPlus.
Nën praninë e gruas së tij, Helena Kadare, drejtoreshës së Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit, Ismail Kadare realizoi një bashkëbisedim me të rinjtë në kuadër të Klubit të Librit në këtë qytet.
Kandidati për çmimin Nobel ndër vite iu përgjigj pyetjeve të të rinjve, të cilët ishin entuaziastë për të dëgjuar rrugëtimin e suksesshëm letrar të shkrimtarit që ktheu vëmendjen e botës drejt Shqipërisë.
Ky aktivitet u realizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. / KultPlus.com
Vetëvlerësimi mbetet një ndër temat psikologjike më të diskutuara, teksa shumë persona kanë edhe probleme me të, shkruan KultPlus.
Yjet botërore pavarësisht të arriturave të shumta, shumë shpesh nuk e vlerësojnë veten aq sa duhet.
Një emër tjetër që ka kaluar ndër këto gjëra është edhe këngëtarja Jennifer Lopez.
“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten. Unë mendoja se e doja veten, por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk dëshmonin se e doja veten.”, tha Lopez në episodin e “Coach Conversation”.
Mirëpo, tanimë terapia psikologjike duket t’i ketë ndihmuar aktores së famshme, teksa konsulta me profesionistë është një domosdoshmëri. / KultPlus.com
Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist ishte vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Evropë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.
Shtëpia nga pikëpamja ndërtuese formohej prej 15-16 dhomash të vogla dhe të mëdha. Para së të hapej rruga e teatrit “Migjeni”, oborri i shtëpisë mbyllej me një portë të madhe dërrasash, dy kapakësh, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë. Porta ka qenë e sjellë nga jashtë dhe anës saj ka qenë i lartuar një pirg me dhomat e rojeve, me dritare të forcuara nga hekra të përdredhur.
Para ndërtimit
Sipas Hamdi Bushatit, në vendin ku është ndërtuar shatoja (fr. chateau) 100 vjet para ndërtimit të saj ka qenë kënetë dhe gjuheshin rosa.
Më pas, pjesa mbrapa shatosë, që më vonë u bë pjesë e shtëpisë së anglezit, ka qenë pronë e të quajturit Abdullah agë Domnorit. Me kohën autoritetet osmane e shpronësuan shtëpinë e Domnorëve dhe e mbajtën në dispozicion të vetin. Asokohe, autoritetet osmane në Shkodër i mundësuan strehim një kundërshtari politik të Knjaz Nikollës, kundërshtar për të cilin dihet se ishte vetëm nga fisi i Mercariçëve. Mercariçani kishte krushqi me Filip Beroviqin, i cili ishte anëtar i administratës, dhe kësodore u strehua në shtëpinë e shpronësuar të Domnorëve.
Më pas shtëpinë ku banoi Mercariçani u nda dypjesësh: pjesën përpara e bleu lordi anglez Paget, kurse pjesën mbrapa qeveria ia fali të quajturit Boxho Mikashiq nga Mali i Zi. Mikashiqët më pas ia shitën shtëpinë të quajturit Jakup Dervishoviq, pas çlirimit kjo shtëpi iu bashkua Sahatit të Inglizit.
Ndërtimi i Shatose
Paget pasi bleu shtëpinë, planifikoi rindërtimin e një konaku me stil shatoje. Anglezi vinte vetëm dimrit në fillim dhe dilte për gjueti dhe merrej me tregtinë e antikiteteve, dhe shtëpia ishte në përkujdesjen e zv/konsullit të Anglisë, Kolë Sumës. E financuar nga i ati, shatoja do të përshtatej të ishte baza e misionit protestant në viset shqiptare.
Pasi u ndërtua, salloni i madh u përshtat në stilin oriental, me tavan të daltuar, me trapazan dhe ndarje të tjera, duke e përgatitur për qëllime faltoreje në ngjasim të kishave e të kapelave protestane. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kumbonët në orarin e liturgjisë. Nisi të përhapte broshura të ritit protestant dhe paguante me të holla disa aventurierë katolikë, ndër ta një i quajtur Ndrekë Protestani. Pas protestave të klerit katolik me shërbim në vend, mbështetur nga konsulli austro-hungarez, autoritetet osmane ndërhynë ndaj veprës së anglezit dhe ndërtesa mbeti vetëm si banesë.
Meqë synimi i anglez në përhapjen e anglikanizmit nuk pati sukses dhe në vend të kumbonës solli një sahat të madh me tri fusha. Nga fundi i sundimit osman, ky sahat nuk kurdisej mirë nga kujdestarët e tij, dhe për këtë një këpuctar bejtexhi i kushtoi një bejte sahatit./ KultPlus.com
Gruaja që nuk mund të gjeje kohë për veten e saj, kurrë nuk do të jetë me të vërtetë e lumtur…
Ajo do t’i dojë fëmijët e saj…Ajo do t’ju dojë juve… Ajo do të buzëqeshë, do të jetë e këndshme dhe do të bëjë gjithçka me gjithe fuqinë e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë të tjerët, por ajo kurrë nuk do të jetë me të vërtetë e lumtur dhe kjo është për shkak se ajo nuk do të jetë e lumtur me veten.
Një pjesë të kohës ja rrëmbyen fëmijët ndërsa ju nuk menduat aspak për të ndersa ajo hante shpirtin e saj me dhëmbë teksa shkonte për të fjetur e rraskapitur. Nuk menduat për kohën që ajo humbi dhe pamundësinë për të shkuar p.sh në një klasë palestre për shkak të të gjithë të tjerëve dhe nuk bëhej fjalë thjesht për stërvitjen… bëhej fjalë për rimbushjen e energjive të saj për javën që kishte përpara…
Harruat kohën që ajo shpenzoi shpejt e shpejt në dyqane për të blere diçka, ndërsa ndoshta ajo do të kishte dashur të ndalonte dhe të bënte p.sh thonjtë; por nuk e bëri sepse nuk donte të të linte të merreshe me një fëmijë të sëmurë vetëm, kështu që ajo nxitoi dhe u kthye shumë më shpejt edhe pse nuk ishte e nevojshme sepse mund ta bëje edhe vetë…
Është e rëndësishme të mbani mend që t’i jepni kohë per veten asaj. Ajo jo gjithmonë do t’ia japë këtë vetvetes. Ajo nuk do ta pranojë gjithmonë se ka nevojë. Ajo nuk do të ketë gjithmonë një plan si ta shpenzojë kohën, por ajo do ta vlerësojë atë. Nuk do t’i duhet shumë dhe madje ajo as nuk do ta harxhojë atë… dhe me siguri do të kthehet duke u ndier një milion herë më mirë me veten e saj… Kur ajo do të kthehet në ditën e kafesë me shoqet apo klasën e palestrës, thuaji të mos nxitojë dhe nuk ka nevojë të kthehet menjëherë. Kur je në shtëpi kujtoji asaj të niset me kohë në mënyrë që të mos nxitojë. Kur ajo thyen një thua ose ka nevojë të rregulloje flokët kujtojeni atë që të rezervojë terminin e ardhshëm..
Dhe në atë periudhe ndersa ajo është larguar për një kohë me siguri se e dini që ajo po mendon përsëri për familjen …prandaj dërgojini asaj një tekst duke i kujtuar të mos nxitojë dhe të marrë më shumë kohë per veten…
Bëjeni atë … nuk do të duhet të bëni me teper…
Por bëjeni atë dhe ajo jo vetëm që do t’ju dashurojë më shumë,por ajo do ta dojë veten më shumë. ..Dhe kjo është gjithçka që mund të dëshironit!
Mos lejoni që koha të “vjedh” dashurinë e saj per veten…. Sepse kur një grua ndalon; e gjithë bota ndalet!/italmed/KultPlus.com
Gazetari i famshëm amerikan Larry King është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital që prej fillimit të janarit për shkak se ishte infektuar me koronavirus, por nuk arriti ta fitonte betejën me virusin.
Gazetari King, fytyra historike e CNN vuante edhe nga diabeti, në të kaluarën ai kishte probleme serioze në zemër dhe në vitin 2017 u operua nga kanceri i mushkërive. Vitin e kaluar, ai humbi dy fëmijë, Andy dhe Chaia, në pak më shumë se tre javë. I pari vdiq nga një atak në zemër më 28 korrik, ndërsa i dyti vdiq në 20 gusht nga kanceri i mushkërive.
King ka mbajtur për 25 vjet talk show-n “Larry King Live në CNN”, nga 1985 në 2010 dhe para se të shtrohej në spital drejtonte programin Larry King Tani në Hulu dhe RT America, si dhe “Politicking with Larry King” në të njëjtat kanale në internet./ KultPlus.com
Dashuria e vetme e pastër dhe e sinqertë në këtë botë, është ajo ndaj nënës. Prandaj KultPlus ju sjell disa thënie që figura të mëdha përgjatë historisë, kanë thënë për dashurinë e nënës.
“Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!” – Theodore Hesburgh
“Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!” – Abraham Lincoln
“Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!” – Erich Fromm
“Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!” – ëilliam Makepeace Thackeray
“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!” – George Eliot
“Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!” – Rumi
“I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!” – Louisa May Alcott
“Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!” – Robert Frost
“Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty
“Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!” – Proverb irlandez
“Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!” – Arlene Benedict
“Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” – Proverb bolivian
“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!” – Sophia Loren
“Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!” – Osho
“Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!” – Anonim
“Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!” – Robert Broëning
“Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!” – Napoleon Bonaparte
“Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.” – Honore de Balzac
“Nëna është drita e shtëpisë!” – Proverb shqiptar
“Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!” – Maxim Gorky
“Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë!” –Proverb kinez
“Mjekët më thanë se kurrë nuk do të mund të ecja përsëri, por nëna ime ishte e sigurt se do të ecja përsëri. E, dhe unë besova nënën time!” – ëillma Rudolph
“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat!” – Proverb hebraik
“Disa nëna puthin, të tjera janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë!” – Perl S. Back
“Nuk e kuptoni se sa ju do nëna juaj , derisa të zbuloni në sirtar të gjitha pikturat dhe kartat që i keni dhënë!” – Pam Brown
“Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep!” – Prover anglez
“Nëna: banka që depozituam të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet tona.” – Thomas De Witt Talmage
“Lotët e nënës janë fuqia më e madhe hidroelektrike në botë!” – George Bernard Shaw
“Dashuria e nënës nuk vjetrohet kurrë!” – Seneka
“Kur je një nënë e mirë, gjithçka falet!” – Emile Zola
“Nëna është gjithçka – ajo është ngushëllimi ynë në pikëllimin, shpresa jonë në mjerimin tonë dhe fuqia jonë në dëshpërim; është burimi i dashurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe faljes. Ai që humbet nënën e vet humb një shpirt të pastër që e bekon dhe e mbron vazhdimisht!” – Khalil Gibran
“Fëmijët janë spirancat që mbajnë nënën gjallë!” – Sofokliu
“Duart e nënës janë bërë nga brishtësia dhe fëmijët flen rehat në to!” – Victor Hugo
“Sa herë lind fëmija, lind edhe nëna!” – Gilbert Parker
“Amësia ka efekte humane. Gjithçka reduktohet te thelbësorja!” – Meryl Streep
“Amësia: Çdo dashuri lind dhe përfundon aty!” – Robert Brownin
Babai më thoshte: “Rri i përulur, dhe duhet të punosh më shumë se secili”. Nëna më thoshte: “Bëhu vetja”. Ajo gjithmonë më mësonte se veç Zoti mund të më gjykojë!” – Nate Robinson
“Në momentin kur kishte shumë paqe në Qiell, por zërat nga Toka mund të dëgjoheshin dhe fëmija me ngut pyeti: “Zot, po të largohem tani, më thuaj emrin e engjëllit tim”. “Ju thjesht do ta quani atë, ‘Nënë”! – Anonim
“Nëna kupton atë që nuk e thotë fëmija!” – Proverb hebraik
“Dashuria e nënës të çliron!” – Maya Angelou
“Kurrë nuk e dija se sa shumë dashuri mund të mbante zemra ime, derisa dikush më quajti: “Nënë”!” – Anonim
“Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj fillon e jotja!” – Mitch Albom
“Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzve, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errëta!” – Haki Stërmilli
“Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!” – Johann Heinrich Pestalozzi / KultPlus.com
Këto dy vajza në foto janë motra dhe fotografia është realizuar në vitin 1920. Dy motrat e varfra kishin ecur 40 km nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.
Dy motrat shqiptare dhe një histori prekëse
Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920.
Marrë nga gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. / KultPlus.com
Mandrica është një fshat i vogël në Bullgari por që historinë e ka shqiptare. Sot ka vetëm 75 banorë dhe ata që jetojnë atje kujtimet i kanë të zbehta për fillimet e fshatit.
Sulltana Gramenova thotë se këto toka iu falën paraardhësve nga sunduesi i kohës pasi kishin ndërtuar një xhami të sigurtë në Edernen e sotme, dikur Adrianapolis.
Si shkëmbim për punën e mirë fituan të drejtën për tu vendosur në Mandricë. Thuhet se në 1636 erdhën banorët e parë dhe këtë e thonë të bazuar në mbishkrimin e gjetur në varrezat e kishës Shën e Diela.
“Para 400 vjetësh kanë ardhur këtu nga Korça dhe ishin shqiptarë, arnaut. Erdhën këtu, dhe ku të gjenin një vend dhe mbeti Mandrica. Shkuan në qytet të bëjnë një xhami dhe e bën shumë të bukur dhe pastaj turku bej i ka dhënë Mandricë”, thotë Sulltana.
Historia 400-vjeçare e këtij fshati ruhet në Kishën Shën e Diela e cila sot nuk ka një prift, dhe banorët thonë se vjen herë pas here ndonjë prift. Për të kujdeset Gramenova e cila edhe i bie këmbanës.
Shqipja e Mandricës me dialekti korça është ruajtur në fshat brez pas brezi por vetëm e folur, nuk e kanë të shkruar.
“Sigurisht është impresionuese se si kanë arritur ta mbajnë atë gjuhë, po nga ana tjetër më vjen pak keq për zhvillimin dhe shpopullimin e fshatit, sepse ne gjetëm të moshuar dhe kam shumë frikë se me kalimin në një jetë tjetër e këtyre të moshuarve do të marrë fund dhe kjo traditë kaq e bukur e shqipes së folur dhe e kulturës dhe zakoneve që kanë mbetur, pavarësisht se disa prej familjeve, sigurisht janë të përzierja me qytetarë bullgarë apo të tjerë”, thotë Donika Hoxha, ambasadorja shqiptare në Bullgari.
Ivajllo Petrov është ndër të fundit të rinj të Mandricës që ka vendosur të investojë atje në përpjekje për të mbajtur gjallë historinë, gjuhën përmes turizmit. Madje, dhe hotelit të tij i ka vendosur emër shqiptar, dhe pse është shkruar me shkronja cirilike, “Bukor shtëpia” (Shtëpia e bukur)
“Nëna ime është nga Mandrica, jam rritur në fshatin Mandricë, fëmijërinë e kam kaluar këtu dhe prandaj jam aq fort emocionalisht i lidhur me Mandricën. Kur isha i vogël fshati ishte shumë i gjallë, këtu jetonin shumë njerëz dhe kishte gjithashtu shumë fëmijë. Më kujtohet biblioteka lokale, furra e bukës shumë të mirë, spitali, shërbimi i urgjencës mjekësore, kabineti i dentistit. Kishte shkolla, fillore deri në klasën e tetë, të mesme, kishte konvikte për nxënësit që vinin nga fshatrat përreth dhe flinin këtu, sepse kjo ishte shkolla kryesore ku ndiqnin mësimet”, rrëfen ai. /koha/ KultPlus.com
Gjashtë në 10 muze britanikë i tremben faktit se nuk do të mund t’i mbijetojnë pandemisë së koronavirusit, theksoi sot shoqata Art Fund, duke dyshuar se kufizimi i tretë në Britaninë e Madhe do të përkeqësojë situatën e këtyre institucioneve që po luftojnë për mbijetesën e tyre.
Shoqata, e cila e nxjerr këtë vlerësim nga një sondazh i kryer në fund të vitit 2020, vëren në një njoftim për shtyp se izolimi i ri i cili hyri në fuqi në fillim të Janarit “rrezikon të rritet ndjeshëm kjo shifër” dhe të shohë disa muze “të mbyllura përfundimisht dyert e tyre”.
“Ky mbyllje e fundit është një goditje, e cila i detyron muzetë dhe galeritë tona të luftojnë për mbijetesën e tyre”, theksoi drejtori i shoqatës Jenny Waldman, duke u ankuar se disa muze të vegjël në veçanti, kaq thelbësorë për komunitetet tona nuk kanë rezervat e nevojshme.
“Pandemia na ka gjunjëzuar”, tha David Green, drejtoresha e muzeut të Londrës, Florence Nightingale, të cilës i është dashur tashmë të braktiste festimet e rëndësishme të planifikuara për dyqindvjetorin e tij vitin e kaluar.
“Nëse situata vazhdon, ne mund të bëhemi plotësisht të rrënuar financiarisht”, theksoi ajo duke shtuar se është e vështirë të thuash nëse do të jemi në gjendje të rihapim dyert tona. /atsh/ KultPlus.com
Femrat në sytë e një mashkulli? Nuk ka rëndësi se sa peshojnë. Është e mahnitshme të prekësh, të përqafosh dhe të përkëdhelësh trupin e një femre. Ta dimë se sa peshon, nuk na provokon asnjë emocion.
Nuk e kemi idenë se sa është masa jote, ose nëse je në formë. Interesi ynë përqendrohet në një lloj tjetër forme. Nuk na intereson se sa e gjatë je në centimetra. Është çështje proporcionesh, jo masash.
Neve na pëlqen një femër e rrumbullakosur dhe “me mish”. Na pëlqen ai lloj trupi që, pa asnjë dyshim, vihet re në fraksionin e sekondës.
Femrat e dobëta që sfilojnë në pasarela, ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët që, e thënë me realizëm, duket sikur i urrejnë femrat dhe konkurojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të dobëta, të thata.
Makiazhi është shpikur sepse femrat e përdorin, por mos e përdorni. Lajeni fytyrën thjesht me ujë dhe sapun dhe aq mjaftojnë për ne. Atletat janë shpikut për të mbajtur këmbët tuaja fantastike.
Nëse natyra ju ka dhënë format që keni, atëherë ka një arsye dhe, e përsëris, neve na pëlqeni të tilla. T’i fshihni të tilla forma është si të mbani të në magazinë divanin tuaj më të mirë.
Është ligj natyror që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më pas kërkojnë një të dashur me forma, simpatike dhe që të mos vuajë nga shëndeti. Të rejat janë të bukura, por ato mbi të dyzetat janë vërtet pjata e fortë. Për to ne jemi të gatshëm të kalojmë me not oqeanin Atlantik.
Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.
Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).
Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896.
Takimi i parë u mbajt në mars 1897 në Gjakovë kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në Pejë ku morën pjesë 500 veta pas së cilës Stambolli intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen. Në këto rrethana të ndërlikuara rifilluan përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj.
Edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në një shkrim në facebook ka thënë se Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vitesh, për të ruajtur territorin të cilin e synonin armiqtë.
“Nderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë kuvend kombëtar, e veçanërisht prijësin e tyre Haxhi Zekë Biberin. Lidhja e Pejës, ndikoi në ruajtjen dhe formësimin e mëtutjeshëm të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët. Le të shërbejë bashkimi i mendjeve dhe forcave në Pejë, edhe për politikën e sotme, kur bashkimi për temat e mëdha e të rëndësishme, është i domosdoshëm”, përfundon Haradinaj.
Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë e të Malit të Zi. Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899.
Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjera të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Vuçiternë, në Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen. Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë. Edhe përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës, të Dibrës, të Prishtinës, të Pazarit të Ri, si edhe të Shqipërisë së Jugut , kërkonin që të thirrej sa më shpejt kuvendi që po përgatitej pë r organizimin e shqiptarëve në një lidhje të përgjithshme, transmeton kosovapress.
Në këtë periudhë përgatitore udhëheqësit e lëvizjes shqiptare përcaktuan edhe programin e këtij kuvendi, i cili, i përpunuar tanimë që në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe në memorandumet shqiptare të viteve 1896-1898 përmbante dy çështje themelore: ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe formimin e një Shqipërie autonome, ku të përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare.
Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më 23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja e Pejës. Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka.
Kuvendi i zhvilloi punimet e tij në formën e mbledhjeve të ngushta, ku merrnin pjesë një numër i vogël delegatësh, ose duke organizuar tubime të gjera, me 450-500 pjesëmarrës, përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të vilajeteve të tjera shqiptare. Ndërsa 36 delegatët, që gëzonin të drejtën e votës, vinin nga qytetet e vilajetit të Kosovës dhe ishin përfaqësues të shtresave të mesme qytetare e fshatare, mësues të shkollave gjysmë të mesme dhe të medreseve turke, nëpunës të administratës lokale, çifligarë të mëdhenj, nëpunës të lartë, klerikë etj.
Midis tyre ishin Haxhi Zeka, Halil Hasan pashë Begolli, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu, Myfti Salihu, Bajram Curri, Myderiz Mehmet Hamdiu, Mehmet Aqifi, Zenel Beu, Ali pashë Draga nga Rozhaja, Ismail Haki pashë Tetova, Abdyl Halimi, Mehmet Sherifi, Myderiz Abdyli, Naxhi Mehmet Sulejmani, Mehmet Aqifi, Mehmet Tahiri, Mehmet Murati nga Senica etj.Përveç 36 delegatëve të vilajetit të Kosovës, që kanë vënë nënshkrimet e tyre në vendimet e Kuvendit të Pejës, në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të tjera shqiptare, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Sanxhaku i Dibrës i vilajetit të Manastirit u përfaqësua nga Selim Rusi, intelektual dhe atdhetar i shquar i kësaj treve.
Mjaft delegatë nga qytetet e vilajetit të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, që nuk mundën të shkonin në Kuvendin e Pejës për shkak të pengesave që u nxorën autoritetet osmane, i kumtuan Kuvendit se i miratojnë vendimet e tij dhe se ruajnë të drejtën për të marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare. Kuvendi i janarit të vitit 1899 u quajt nga organizatorët e tij si një tubim i parë, paraprak, i cili do të pasohej nga një kuvend ose kongres më i përgjithshëm shqiptar.
Kuvendi i Pejës mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, siç ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe Akti i Besës prej 12 pikash, që u miratuan në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kuvendit më 28 janar dhe u shpallën publikisht më 29 janar 1899.Në vendimet e Kuvendit u shpall formimi i Lidhjes ose, sikurse quhej në Rezolutë, i Ittifakut dhe u vendos Besa ndërmjet shqiptarëve.
Lidhja shihej si një organizatë e përgjithshme dhe unike kombëtare, që do të bashkonte në gjirin e saj gjithë shqiptarët, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Për të arritur këtë bashkim u vendos që të ndaloheshin gjakmarrjet, armiqësitë e grindjet dhe parashikoheshin dënime të rrepta si për këto, ashtu edhe për veprimet e tjera që cenonin rendin publik.
Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore e të dorës së parë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë kundër çdo orvatjeje që Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare. Kuvendi e vuri theksin sidomos te rreziku i aneksimit të vilajeteve shqiptare të Kosovës e të Manastirit dhe shprehu gatishmërinë për të mobilizuar gjithë shqiptarët në rast se atdheu sulmohej nga cilado anë qoftë dhe veçanërisht në rast se sulmoheshin këto vilajete, që shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha i përfshinin në të ashtuquajturën Maqedoni.
Në rast lufte ishte vendosur të bëhej një ndarje e tillë e forcave shqiptare, që do të mbronin atdheun: ato të sanxhakut të Prishtinës, të Pazarit të Ri e të Dibrës do të ruanin kufijtë verilindorë kundër Serbisë, forcat e Pejës, të Plavës dhe të Shkodrës kufirin me Malin e Zi dhe ato të vilajetit të Janinës (të Shqipërisë së Jugut) do t’i kundërviheshin Greqisë.
Por në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë ishte e interesuar edhe Porta e Lartë, që përpiqej të ruante paprekshmërinë e Perandorisë Osmane. Atdhetarët shqiptarë përfituan nga ky interesim i Stambollit, për ta organizuar, nëpërmjet një veprimtarie legale, popullin dhe për ta bashkuar në një lidhje të re, e cila mori përsipër mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare. Prandaj me frazat “për besnikërinë ndaj sulltanit”, “për gatishmërinë për të jetuar në suazat e pushtetit të tij”, që përfshiheshin në hyrjen e Rezolutës së Kuvendit të Pejës, drejtuesit e Lidhjes nuk kishin aspak ndërmend të përjetësonin sundimin osman në Shqipëri, por të shprehnin synimet e tyre për të mbrojtur paprekshmërinë territoriale të Shqipërisë, për të mos lejuar që ajo të kalonte nga sundimi osman, i cili ishte në kalbëzim e sipër dhe po shkonte dita-ditës drejt fundit, nën një robëri të re edhe më të rrezikshme të shteteve ballkanike ose të ndonjë prej fuqive evropiane.
Në Rezolutën e Kuvendit të Pejës bëhej një dallim i përcaktuar qartë ndërmjet Perandorisë Osmane, “shtetit osman” dhe “atdheut të shqiptarëve”, Shqipërisë. Forcat vullnetare të Lidhjes, siç thuhej në këtë dokument, do të përdoreshin pikërisht për mbrojtjen e “atdheut të shqiptarëve”, “në rast të një sulmi mbi Maqedoninë (ku shtetet ballkanike përfshinin edhe vilajetet shqiptare të Kosovës e të Manastirit) dhe mbi atdheun tonë”.
Shprehja e besnikërisë së Kuvendit ndaj fesë islame, që përfshihej gjithashtu në Rezolutë, ishte padyshim rrjedhojë e ndikimit te popullsia myslimane shqiptare e fesë islame. Nuk mund të mohohet ndikimi negativ që një deklaratë e tillë ushtronte në përpjekjet për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aq më shumë kur edhe qeveria e sulltanit nxiste fanatizmin mysliman për t’i përçarë shqiptarët. Megjithatë, këto shprehje nuk cenonin përmbajtjen themelore të Rezolutës, që mishëronte synimin e atdhetarëve për të bashkuar, nën drejtimin e Lidhjes, gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë.
Prandaj edhe shtypi shqiptar i kohës e sidomos revista “Albania” e Faik Konicës, duke kundërshtuar pikëpamjet e atyre që synonin ta paraqitnin Kuvendin e Pejës si një “kongres fetar mysliman”, e quajti atë “një asamble kombëtare, që u mbajt në Shqipëri, ku u diskutua në gjuhën shqipe rreth mjeteve për mbrojtjen e truallit shqiptar, që kishte një karakter me të vërtetë kombëtar dhe do të sillte si rrjedhojë forcimin e idesë së atdheut shqiptar”. Në Kuvendin e Pejës, sidomos në mbledhjet e tij të fshehta, ashtu siç ishte parashikuar, u diskutua edhe çështja e autonomisë së Shqipërisë. U arrit në përfundimin që Lidhja të kërkonte autonominë dhe, si masë e parë drejt saj, do të ishte emërimi i Haxhi Zekës si guvernator i pavarur i Shqipërisë, që të vendosej një administratë e veçantë kombëtare dhe të formohej një ushtri shqiptare nën sovranitetin e sulltanit.
Por, nga njëra anë rreziku i jashtëm, që kërcënonte tërësinë e Shqipërisë dhe, nga ana tjetër prania në Kuvendin e Pejës, krahas ithtarëve të autonomisë të grupuar rreth Haxhi Zekës, edhe e përfaqësuesve të forcave konservatore, prosulltaniste, siç ishin Halil pashë Begolli, Zejnel Efendiu, Zajmët e Pejës, Ismail Haki pasha etj., që kundërshtonin çdo ndryshim në marrëdhëniet e shqiptarëve me Stambollin, bënë që kërkesa e autonomisë të mos formulohej haptazi e të mos përfshihej në Rezolutën e atij Kuvendi.
Megjithatë, Rezoluta e Kuvendit të Pejës e janarit të vitit 1899 shprehte synimin e shqiptarëve për të vetëqeverisur vendin e tyre, parashikonte zbatimin e masave të tilla, të cilat do të çonin gradualisht në vendosjen e një statusi autonom për katër vilajetet shqiptare.
Në Rezolutë parashikohej që Lidhja ta shtrinte veprimtarinë e vet në vilajetet shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, ku do të formoheshin komitetet e saj. Organizimi i Lidhjes si një institucion shqiptar, me komitetet e pajtimit dhe të sigurimit që u ngritën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, shprehte synimet e shqiptarëve për një administrim autonom, veçanërisht për të arritur vetë bashkimin kombëtar dhe për të organizuar mbrojtjen e atdheut. Rëndësi të veçantë kishte krijimi nga ana e Lidhjes i ushtrisë shqiptare, në radhët e së cilës menjëherë pas Kuvendit hynë më shumë se 15 mijë vullnetarë. Njësi të tilla vullnetare ushtarake, të përbëra nga mijëra veta, u vendos të formoheshin edhe në kuvendet e tubimet, që u mbajtën në vilajetet e në sanxhakët e tjerë shqiptarë. U vendos që komandantët e të gjitha trupave ushtarake në Shqipëri dhe në krahinat kufitare të ishin shqiptar ë.
Në Rezolutën e Kuvendit u kërkua gjithashtu që të përqendroheshin në duart e komiteteve të Lidhjes kompetenca të tilla të organeve lokale qeveritare, si lufta kundër hakmarrjes, pajtimi i gjaqeve, ndalimi i keqbërjeve, sigurimi i qetësisë publike, dënimi i atyre që do të kryenin veprime dhune mbi qytetarët, duke përfshirë edhe nëpunësit turq që do të shtypnin popullin e do të bënin padrejtësi. Komitetet e Lidhjes do të merrnin përsipër të mbronin të drejtat e gjithë banorëve të Shqipërisë, pa dallim feje dhe krahine. Në këto kërkesa të Rezolutës shprehej haptazi synimi i Lidhjes për të përqendruar pushtetin shtetëror në duart e komiteteve të saj.
Konsulli austriak në Shkodër, Ippen, duke parë në vendimet e Kuvendit të Pejës aspiratat autonomiste të shqiptarëve, vetëm katër ditë pas përfundimit të punimeve të tij i shkruante Vjenës se ato janë të ngjashme me kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe se mbështeten në të njëjtin program.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Pejës nuk përbën aktin e vetëm të saj. Po më 29 janar 1899, në ditën kur ky Kuvend mbylli punimet dhe shpalli vendimet e tij, një Komitet Ekzekutiv Shqiptar me qendër në Bukuresht, që ishte në dijeni të punimeve të Kuvendit të Pejës e bashkëpunonte me organizatorët e tij, botoi në gjuhën turke thirrjen “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën!”. Thirrja ishte hartuar nga Dervish Hima. Titulli i thirrjes, koha kur u publikua dhe përmbajtja e saj dëshmojnë se ajo ishte hartuar posaçërisht për Kuvendin e Pejës dhe përbënte në vetvete një dokument programatik të Lidhjes së re.
Ideja qendrore që zotëron në këtë dokument është ajo e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, nën drejtimin e Lidhjes ose të Besa-Besës. “Ajo që do ta shpëtojë kombin dhe atdheun tonë, – thuhet në thirrje, – është bashkimi, një Besëlidhje e përgjithshme, një Besa-Besë”. Shtrohej si kërkesë kryesore shtrirja e Lidhjes në vilajetet e Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, “të cilët formojnë vendin që quhet Shqipëri”, kërkohej bashkimi i tyre nën drejtimin e Lidhjes, thirrja e një Kuvendi të Përgjithshëm ose e një Pleqësie, që do të miratonte një statut (rregullore) a një kushtetute të veçantë për administrimin e vilajeteve të bashkuara. Zbatimi i këtyre kërkesave do të çonte në formimin e një njësie të vetme territoriale-administrative shqiptare, të qeverisur nga vetë shqiptarët, ndërsa Lidhja do të kthehej në një organizatë të përgjiths hme, e veshur me atribute shtetërore. Ndër masat më të para dhe më të domosdoshme për kombin, që duhej të përmbushte Lidhja Shqiptare, ishte edhe hapja e shkollave shqipe dhe mbyllja e shkollave të huaja, “që qenë shndërruar në fole intrigash”, formimi i ushtrisë shqiptare ose i një garde kombëtare, pajtimi i gjaqeve, zhvillimi i bujqësisë, i transportit etj.
Zbatimi nga Lidhja i kërkesave të tilla do të çonte dora-dorës në përmbushjen e programit themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në ruajtjen e tërësisë së territoreve shqiptare dhe në bashkimin e tyre në një shtet autonom.
Megjithëse Kuvendi i Pejës i kaloi caqet e “lejuara” (shfaqi synimet e shqiptarëve për vetëqeverisjen e vendit), Porta e Lartë në ditët e para pas formimit të Lidhjes nuk guxoi të dilte haptazi kundër saj dhe nuk mori masa të menjëhershme ushtarake për shtypjen e saj. Ky qëndrim diktohej, padyshim, nga interesimi i Stambollit për mobilizimin e forcave ushtarake shqiptare në luftën kundër rrezikut të një sulmi nga jashtë mbi Turqinë Evropiane. Porta ishte e detyruar të vepronte përkohësisht kështu edhe për shkak se nuk ishte në gjendje ta shtypte menjëherë Lidhjen që mbështetej te shqiptarët e armatosur.
Por pak ditë pas mbledhjes së Pejës, me shtrirjen e komiteteve të saj në qytete të tjera dhe me zgjerimin e me thellimin e veprimtarisë së tyre kombëtare, kontradiktat e Portës së Lartë me shqiptarët u acaruan dhe ajo ndryshoi qëndrimin ndaj Lidhjes. Duke qenë edhe nën trysninë e Rusisë e të Austro-Hungarisë, që shikonin te lëvizja shqiptare një rrezik për prishjen e status quo-së në Ballkan, qeveria e sulltanit nxori një varg urdhëresash për t’i çarmatosur shqiptarët dhe për të asgjësuar Lidhjen. Qysh në shkurt të vitit 1899, sulltani urdhëroi valinjtë e Shkodrës e të Kosovës, që të mos lejonin në të ardhmen asnjë mbledhje të shqiptarëve dhe të ndalonin çdo orvatje të Lidhjes për të organizuar kuvendet e saj.
Në fazën e parë sulltani, për të paralizuar Lidhjen, në vend të forcës ushtarake përdori politikën e përçarjes, duke nxitur kundër saj disa nga përfaqësuesit e parisë konservatore me prirje turkomane. Porta u mbështet sidomos te Riza bej Kryeziu, i cili që në fillim i ishte kundërvënë Lidhjes. Por qëndresa e shqiptarëve bëri që të dështonin këto orvatje të para të Portës së Lartë.
Në vjeshtën e vitit 1899 lëvizja kombëtare, e udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Pejës, hyri në një fazë të re, filloi lufta kundër administratës osmane në tërësi për të vendosur një administratë shqiptare. Kjo luftë u gërshetua me qëndresën e armatosur të masave kundër përpjekjeve të Portës së Lartë për të shpërndarë komitetet e Lidhjes dhe për të rivendosur autoritetin e organeve shtetërore osmane në viset ku qeveriste Lidhja. Sado që kjo qëndresë nuk u shtri në mbarë Shqipërinë, ajo ishte një përpjekje për të përmbushur programin e Lidhjes dhe të lëvizjes kombëtare në tërësi, për formimin e një Shqipërie autonome.
Vatër kryesore e kësaj lëvizjeje u bë sanxhaku i Dibrës. Në shtator të vitit 1899 Porta e Lartë ndërmori këtu një varg masash, siç ishte rivendosja e gjykatave osmane, të suprimuara nga Lidhja etj., që kishin për qëllim të zhvishnin Komitetin e Dibrës nga kompetencat shtetërore dhe ta asgjësonin atë përfundimisht. Këto masa shtypëse të qeverisë u bënë shkak për shpërthimin e kryengritjes popullore, të udhëhequr nga Komiteti i Lidhjes për Dibrën. Më 17 tetor mijëra malësorë zbritën nga fshatrat dhe u bashkuan me popullsinë qytetare të Dibrës e të qendrave të tjera të këtij sanxhaku. Kryengritësit dëbuan nëpunësit osmanë, izoluan mytesarifin dhe shtinë në dorë postë-telegrafën. Përveç Selim Rusit, Nurçe Pustinës dhe drejtuesve të tjerë të Komitetit, me organizimin e qëndresës së armatosur në këtë sanxhak merrej edhe Hamdi Ohri, i cili sapo ishte liruar nga internimi pas kërkesës këmbëngulëse të Lidhje s. Për katër muaj me radhë, nga fundi i tetorit 1899 e deri në janar 1900, pushteti faktik në sanxhakun e Dibrës u përqendrua në duart e shqiptarëve, të udhëhequr nga Komiteti i Lidhjes, ndërsa qeverisë dhe autoriteteve lokale nuk u mbeti asnjë fuqi.
Më 6 nëntor, në emër të Komitetit Arsimor Shqiptar të Dibrës, që vepronte si organ i Lidhjes Shqiptare, iu dërgua sulltanit një promemorje, në të cilën kërkohej të themeloheshin shkolla shqipe në këtë sanxhak. Promemorja qe nënshkruar nga Shyqri Çoku (nipi i Iljaz pashë Dibrës), Hamdi Ohri dhe nga atdhetarë të tjerë, gjithsej 31 veta.
Meqë edhe kjo kërkesë nuk u miratua nga qeveria, më 8 dhjetor kryengritësit rifilluan veprimet e tyre, sulmuan selitë e administratës lokale, dëbuan ushtritë osmane nga qyteti ose e izoluan atë në kazerma. Në Dibër u përqendruan edhe 1 500 shqiptarë të armatosur, që zbritën nga Malësia e Dibrës së Poshtme, nga Mati, nga Luma e nga Selishta.
Duke marrë zemër nga lëvizja kryengritëse në Kosovë, që po në këtë kohë përfshiu Prishtinën, Pejën, Gjakovën e Drenicën, popullsia e Dibrës i zgjeroi veprimet e saj. Në javën e parë të dhjetorit këtu qenë grumbulluar 3 000-3 500 kryengritës, që shtinë në dorë thuajse të gjitha lagjet e qytetit. Sulltani u detyrua t’u bënte lëshime kryengritësve dibranë, të tërhiqte nëpunësit e gjykatave osmane dhe të njihte pushtetin gjyqësor të vendosur nga Lidhja, ndërsa në shkurt pushoi edhe mytesarifin e sanxhakut të Dibrës.
Në një kohë me qëndresën kundërosmane atdhetarët dibranë Selim Rusi, Hamdi Ohri, Halit Bërzeshta etj., në bashkëpunim me Haxhi Zekën, vijuan përpjekjet për të zgjatur afatin e Lidhjes, për të forcuar pushtetin e saj në këtë sanxhak dhe për të thirrur një Kuvend të Përgjithshëm. Por, për shkak të ndjekjeve të autoriteteve osmane, përpjekjet që u bënë në nëntor të vitit 1899 për të mbajtur një mbledhje të përgjithshme të Lidhjes në sanxhakun e Dibrës nuk dhanë rezultat.
Më 16 shkurt, pa marrë ende fund kryengritja e Dibrës, atdhetarët kosovarë, të drejtuar nga Idriz Gjakova, një nga atdhetarët më me ndikim në këtë trevë, organizuan një manifestim të fuqishëm në Shkup, që u kthye në një kryengritje të armatosur. Kryengritësit kërkuan pushimin e valiut të Kosovës, Mehmet Hafiz pashës, të kryetarit të bashkisë dhe të funksionarëve të tjerë të administratës osmane në Shkup. Atdhetarët shqiptarë synonin ta kthenin Shkupin, kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në vatër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në tërësi dhe nëpërmjet kryengritjes që organizuan në këtë qytet të përmbushnin kërkesat autonomiste të saj. Për këtë qëllim u formua edhe Komiteti i Shkupit, që doli nga gjiri i kryengritjes dhe që merrej me udhëheqjen e saj. Kryengritësit e Shkupit, si edhe të viseve të tjera të Shqipërisë, shtruan si kërkesë themelore autonominë e Shqipërisë nën sovranitetin e sulltanit .
Në fillim të marsit në Shkup u mblodhën 2 000 shqiptarë të armatosur, që iu kundërvunë ushtrive osmane, të cilat mbronin selitë e administratës lokale. Me kryengritësit shqiptarë u bashkua edhe popullsia sllavo-maqedonase e Shkupit. Pushimi nga sulltani më 13 mars të vitit 1900 i valiut të Kosovës, Mehmet Hafiz pashës, ndonëse përbënte një fitore të kryengritësve kosovarë, nuk mund të sillte përmbushjen e programit kombëtar të lëvizjes shqiptare.
Porta e Lartë, megjithëse kishte shpallur amnistinë, arrestoi më 18 mars udhëheqësit e kryengritjes së Shkupit, Idriz Gjakovën, Haxhi Raufin e të tjerë, që u dërguan në Bitlis. Këto masa u bënë shkak për një manifestim tjetër, që u organizua më 20 mars, në të cilin morën pjesë 3 000 veta; ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Idriz Gjakovës dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes. Manifestimet që shpërthyen në Shkup në mars të vitit 1900, vijuan pa ndërprerje deri në vjeshtën e atij viti.
Në ditët e fundit të shkurtit dhe në fillim të marsit qëndresa kundër administratës osmane u shtri në Mitrovicë e në krahinën e Drenicës. Në krye të kësaj lëvizjeje ishte vënë Komiteti i pajtimit, i Lidhjes Shqiptare për Mitrovicën e për Drenicën. Po në fundin e shkurtit dhe në fillim të marsit ndodhën përleshje të armatosura në rrethet e Prishtinës, ku qindra kryengritës, që kishin zbritur nga Çiçavica, u përleshën në hyrje të qytetit me trupat osmane. Populli kërkonte largimin e mytesarifit dhe të funksionarëve të tjerë osmanë nga Prishtina.
Lëvizja përfshiu edhe sanxhakun e Prizrenit, ku popullsia myslimane e katolike ngriti krye duke kërkuar gjithashtu largimin e mytesarifit e të nëpunësve të tjerë. Në Prizren u rimëkëmb Besa dhe u vendos të mbahej një tubim i përgjithshëm për të konsoliduar Lidhjen Shqiptare.
Masat shtypëse të Portës së Lartë dhe futja e një shtese të re të taksave u bënë shkak që të shpërthente (në mars të vitit 1900) lëvizja kundërosmane në Mitrovicë, në Senicë dhe në Pazarin e Ri, e cila vijoi deri në verën e atij viti, kur mori formën e një kryengritjeje të armatosur. Në korrik-gusht shpërtheu kryengritja në Pejë e në Gjakovë, që e detyroi qeverinë të pushonte mytesarifin e sanxhakut të Pejës.
Në qershor Porta e Lartë hodhi ushtri të shumta, të komanduara nga Shemsi Pasha, të cilat kaluan përmes Shkupit në Mitrovicë dhe prej andej në Pazar të Ri e në Senicë. Vetëm në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës u përqendruan 14 batalione ushtarësh, 8 000 kalorës e 36 topa, që shtypën me egërsi kryengritjen në Senicë e në Pazarin e Ri. U arrestuan, u burgosën dhe u internuan 573 udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në këtë trevë. Masat shtypëse të Shemsi Pashës shkaktuan zgjerimin e lëvizjes së armatosur në Pazarin e Ri. Në peticionin që iu dërgua sulltanit, në fundin e gushtit të vitit 1900, me nënshkrimet e 2 000 kryengritësve të Pazarit të Ri, kërkohej lirimi i të burgosurve politikë dhe largimi i funksionarëve të administratës osmane.
Në verën e këtij viti shpërthyen konfliktet e armatosura në kazanë e Gjilanit, në jug të Prishtinës; u forcua qëndresa kundërosmane në Shkup, në Ferizaj, në Mitrovicë, në Mat, në Dibër e në vende të tjera të vilajeteve të Kosovës e të Manastirit.
Në këto rrethana, sulltani u detyrua të largonte nga vilajeti i Kosovës Shemsi Pashën, të pushonte mytesarifin e Pazarit të Ri dhe të hiqte shtesën e taksës në të gjithë sanxhakët e Kosovës. Megjithatë, konfliktet e shqiptarëve me autoritetet osmane në vilajetin e Kosovës vazhduan deri në shtatorin e vitit 1900.Në pranverën e vitit 1900, duke përfituar nga gjendja e krijuar pas shpërthimit të kryengritjeve në Dibër e në Kosovë, Haxhi Zeka bëri një përpjekje të re për të mbledhur një kuvend tjetër shqiptar, ku të kërkohej autonomia e Shqipërisë. Për këtë, qysh në mars të vitit 1900, ai shkoi në Dibër, ku idetë e Lidhjes ishin ende të fuqishme. Në bisedimet që u zhvilluan në Dibër u arrit në përfundimin që Besa të vendosej për një kohë të gjatë, të paktën për një periudhë pesëvjeçare. Në fundin e prillit Haxhi Zeka arriti të mbajë në Fushë-Kosovë, afër Prishtinës mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Prishtinës, të Pejës, të Mitrovicës, të Shkupit, të Tetovës, të Gjilanit, të Rozhajës, të Shkodrës, të Hasit, të Gjakovës, të Dibrës, të Senicës e të Pazarit të Ri. Këtu u diskutuan çështjet që kishin të bënin me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe u vendos të thirrej Kuvendi i ri i Përgjithshëm, që do të mbahej në Prizren ose në ndonjë qytet tjetër.
Por edhe këtë herë atdhetarët shqiptarë nuk mundën të mblidhnin Kuvendin e Përgjithshëm, për shkak të pengesave që nxori valiu i Kosovës, Reshat Pasha. Edhe sulltani, kur mësoi se Kuvendi do të parashtronte kërkesa kombëtare, urdhëroi valinjtë e Shqipërisë që të mos e lejonin mbajtjen e tij. Po kështu dështuan edhe përpjekjet, që atdhetarët dibranë bënë, në muajt prill-qershor të vitit 1900, për të përforcuar dhe për të zgjeruar Lidhjen Shqiptare.
Qeveria e sulltanit, e nxitur edhe nga Fuqitë e Mëdha, të cilat qenë çliruar nga lëvizja maqedone, që tanimë kishte rënë, kundërshtoi çdo kërkesë të shqiptarëve dhe kaloi në sulm të hapur kundër lëvizjes kombëtare në Shqipëri. Në shtator të vitit 1900 Porta e Lartë vetëm kundër vilajetit të Kosovës hodhi 40 mijë ushtarë. Goditjen kryesore Stambolli e drejtoi kundër qëndresës popullore në Shkup, Tetovë, Dibër, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë e në qendra të tjera. Për shtypjen e kryengritjes në Shkup u ngarkua komandanti i sapoemëruar i xhandarmërisë së kryeqendrës së vilajetit, Mehmet Pasha.
Pas përleshjeve që u bënë në Shkup më 15 shtator, komanda e ushtrisë osmane arrestoi edhe 30 veprimtarë të tjerë të lëvizjes shqiptare. Në nëntor u arrestua një nga udhëheqësit e kryengritjes së Shkupit, Haxhi Raufi, me 22 pasues të tij. Terrori dhe arrestimet në Shkup vazhduan deri në fundin e vitit 1900.Nga Shkupi Mehmet pasha u drejtua për në Tetovë dhe prej andej në Dibër, ku mori gjithashtu masa të ashpra për shtypjen e qëndresës popullore dhe për shpërndarjen e komiteteve të Lidhjes. Për të shtypur kryengritjen në qytetet e Kosovës, sulltani dërgoi përsëri Shemsi Pashën, i cili në krye të ushtrive të shumta osmane, gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 1900, goditi në fillim kryengritësit e Prizrenit dhe shpërndau Komitetin e Lidhjes së këtij sanxhaku.
Prej këtej Shemsi Pasha u hodh në Prishtinë, në Pejë, në Gjakovë, në Mitrovicë e në qendra të tjera. Për të vendosur “rendin dhe qetësinë” ai shtypi lëvizjen shqiptare kudo ku shkeli. Këto masa, krahas disa lëshimeve të pjesshme që iu bënë kryengritësve dhe krahas dhuratave e posteve që iu dhanë krerëve konservatorë e turkomanë, përmirësuan përkohësisht pozitat e Perandorisë Osmane në vilajetet e Kosovës e të Manastirit.
Në këto kushte Lidhja e Lëvizja Kombëtare Shqiptare në tërësi pësuan humbje të rënda, që çuan në rënien e tyre dhe të luftës për autonominë e Shqipërisë.
Në fundin e vitit 1900 Lidhja e Pejës u shtyp pa arritur të përmbushte detyrat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithatë, ajo la mbresa të thella në ndërgjegjen e popullit dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në organizimin e mëtejshëm të luftës së armatosur kundër sunduesve osmanë. / KultPlus.com
Në motivacion e dekoratës thuhet: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit.
Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.
Në fjalën e mbajtur regjisori Anagnosti tha: “Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë“.
Ndërkaq, presidenti Ilir Meta iu drejtua regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, duke thënë:
“Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti!
Emri dhe vepra juaj i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne frymëzim.
Vepra juaj do të jetë edhe për gjeneratat e ardhshme, metaforë emblematike e historisë së artit kinematografik shqiptar, referenca dhe modeli i një brezi krijuesish idealistë e patriotë, që i bëni nder artit dhe kulturës tonë kombëtare.
Kultura jonë kombëtare në tërësi dhe arti i kinemasë shqiptare në veçanti, kanë qenë me fat, që kanë në panteonin e tyre të nderit edhe emrin e veprën e Dhimitër Anagnostit.
Me kontributin, përkushtimin dhe talentin e madh, z.Anagnosti na ka dhuruar vepra, që kanë shënjuar kulme të cilësisë artistike dhe që kanë përjetësuar mjeshtërisht njeriun shqiptar, jetën, shpirtin dhe historinë e tij.
Filmat tuaj, edhe pse të krijuar në një kohë e në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm që nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit tuaj, janë përherë në kohë, duke i paraprirë asaj.
Përmes gjuhës së pasur filmike, ata përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.
Ne jemi sot këtu për të nderuar në 85-vjetorin e lindjes Dhimitër Anagnostin, por në fakt, duke nderuar Anagnostin, nderimi shkon edhe për të gjithë ata artistë e mjeshtra të mëdhej, që themeluan dhe ngritën filmin shqiptar.
Shkon për të gjithë ata punëtorë të palodhur të kulturës tonë kombëtare, që tek emri i Dhimitër Anagnostit, kanë njërin prej përfaqësuesve më dinjitozë, aq sa ashtu si italianët mburren me Felinin e tyre të madh, edhe ne shqiptarët të mburremi me Dhimitër Anagnosti.
Në vlerësim dhe me mirënjohje për veprën tuaj të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe për gjithë kontributin e shquar, për artin dhe kulturën tonë kombëtar, në ditën tuaj të lindjes, kam kënaqësinë t’ju vlerësoj me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë, të atij personaliteti që përcaktoi shekuj më parë identitetin dhe rrugën europiane të kombit tonë.
Ta gëzosh i dashur Dhimitër!
Gëzuar dhe ju paçim jetëgjatë!” /panorama/ KultPlus.com
Isa Boletini ka udhëhequr forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, ka qenë përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila është copëtuar në konferencën e Londrës më 1913-të.
Isa Boletini ishte lindur në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17-vjeçare ka marrë pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Ai ka përkrahur Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.
Më 1901-1902 ishte vënë në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Boletini ka udhëhequr luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910, ka mbështetur kryengritjen antiosmane të vitit 1911, ka udhëhequr forcat kryengritëse në zonën e Drenicës, Mitrovicës, Podujevës dhe Prishtinës në vitin 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, ishte vënë në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë.
Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, ishte ndodhur përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin ka shkuar në Londër, ku ka protestuar me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.
Më vonë, Isa Boletini ka kaluar përsëri në Kosovë, ku ka organizuar qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, ai ka fituar autoritet të madh si udhëheqës popullor.
Isa Boletini e ka lidhur jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e ka shprehur me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.
Isa Boletini më 23 janar 1916 ishte vrarë pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë, Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë. / KultPlus.com