Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri mëë i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Ëagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.
Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.
Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e ngërthyer në eter e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i radhë.
Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.
Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. U ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.
Ky ishte Salvador Dalí, një spanjoll që shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe vërshon ende në nevojën për të matur caqet e mundshmes dhe talentit, në një botë e cila mund të të mos mirëpresë, por nuk ta privojë sfidën, atë që e shndërroi në triumf të pathyeshëm. /albertvataj/ KultPlus.com
Në janar gjithmonë e kujtojmë Fehmi Aganin, një prej politikanëve më të dalluar nga Kosova, dhe një sociolog që e morri seriozisht studimin gjatë tërë jetës.
Fehmi Agani lindi pikërisht në janar, me 23 janar të vitit 1932 në Gjakovë, ku mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Prishtinë.
Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën ‘Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani’, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën ‘Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore’. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.
Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.
Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja.
Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.
Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.
Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.
Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999, shkruan KultPlus.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private.
Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe. / KultPlus.com
Kisha e Manastirit të Rubikut, në Mirditë, monument kulture i kategorisë së I-rë, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.Me një sipërfaqe prej 390m2 kisha ngrihet mbi një shkëmb të thepisur buzë lumit Fan, pranë Rubikut.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese në “Kishën e Manastirit të Rubikut, në Mirditë”.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve.
IKTK mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Kjo kishë përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek XII- XIII. Ajo ka përfunduar së ndertuari në vitin 1272. Vlerë unikale e saj janë afresket, piktura murale të stilit bizantin.
Godina është monument kulture dhe paraqet interes në aspektin ndertimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan. /atsh/ KultPlus.com
Muzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë.
Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796.
Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorrigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Megjithatë, këta muzikantë kanë arritur të krijojnë muzikë që do ta kujtoni për tërë jetën.
Neil Young
Neil Young (lindur më 12 nëntor, 1945), është një kantautor kanadez, i cili është konsideruar si një nga muzikantët më me influencë të gjeneratës së tij. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe zë një vend të veçantë në muzeun e “The Rock and Roll Hall of Fame and Museum”, që ndodhet në Ohio, USA. Në këtë muze shpaloset historia e disa artistëve, producentëve më me influencë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës dhe veçanërisht të zhanrit të muzikës Rock and Roll. Young ka qenë nderuar nga muzeu “Hall of Fame” si solo artist në vitin 1995 dhe si anëtari i bandës “Buffalo Springfiled”, grup amerikan i muzikës rok. Këngët më të bukura janë baladat “Heart of Gold” dhe kryevepra e “hard rock” është “Cowgirl in the Sand”, e cila ka pasur një kritikë të suksesshme dhe popullaritet të pabesueshëm.
Nëpërmjet të gjithave, ai ka vuajtur nga “tinnitus” – “zukatje në veshë”, shqetësim i përbashkët për muzikantët e muzikës rok and roll, e cila konsiston në një tringëllimë të vazhdueshëm në vesh. Young ka krijuar mbi 30 albume unike.
Ozzy Osbourne
John Michael “Ozzy” Osbourne (lindur më 3 dhjetor, 1948) është një kantautor anglez, karriera e të cilit shtrihet më shumë se 40 vjet. Osbourne konsiderohet si një nga pionierët e parë të bandës “Black Sabbath” të muzikës “heavy metal” dhe mbetet një nga muzikantët më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është edhe organizuesi i “Ozzfest”, festival që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mirëpret grupe të ndryshme të muzikës “heavy metal”. Pavarësisht nga sukseset e tij, Osbourne vuan nga humbja e dëgjimit.
Në dhjetor të vitit 2010, Osburne shiti më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Po në vitin 2010, fitoi “Literary Achievement”, çmim i dhënë nga Sony Pictures Studio, Kaliforni.
Phil Collins
Philip David “Phil” Collins (lindur më 30 janar të vitit 1951) është një kantautor, pianist, aktor. Këngëtari britanik u bë i famshëm si si vokalist dhe baterist me grupin e rrokut “Genesis”. Këngët e tij kanë qenë në vendet e para të hitparedeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe në periudhën midis 1978 dhe 1994. Mbas dyzet vitesh suksesi, muzikanti legjendar ka bërë të ditur se ai po vuan nga një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit. Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live dhe ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore, gjë e cila bën të pamundur uljen e tij sërish në bateri.
George Martin
George Martin (3 janar, 1926) është një producent, kompozitor dhe muzikant anglez. Shpesh herë ai është referuar si “the Fifth Beatle” – “Bitellësi i Pestë”, titull që i është vënë falë punës së tij si producent i albumeve origjinale të grupit të famshëm “The Beatles”. Gjithashtu, ai është konsideruar si një nga producentët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ku 30 herë radhazi ka qenë në krye të hitparedit anglez dhe 23 herë në hitparedin amerikan. Martin ka kompozuar edhe kolonat zanore të filmave “Yellow Submarine” 1968, dhe “Live and Let Die” 1973.
Ai ka marrë shumë çmime nderi ndër to më i fundit është “Doctor of Music” nderuar nga Universiteti i Oxford-it më 29 qershor të këtij viti. Si Collin ai është i detyruar të tërhiqet nga muzika për shkak se dëgjimi i tij është i dëmtuar.
Will.i.am
William James Admas, Jr (15 mars, 1975), njohur më shumë si will.i.am është kënge autor, aktor, producent dhe raper amerikan. Ai u bë më shumë i njohur si themeluesi i grupit të muzikës pop dhe hip hop “The Black Eyed Peas” së bashku me këngëtaren e muzikës pop apl.de.ap dhe “Taboo”, më vonë njohur si këngëtarja Fergie. will.i.am ka realizuar disa albume të suksesshme si “Monkey Business and Elephunk” 2003. Si producent muzike ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur të muzikës si Britney Spears, U2, Rihanna, Justin Timberlake, Juanes dhe shumë të tjerë.
Çmimi i fundit ka qenë në 2010 si “Best Pop Performance by a duo or Group” me këngën “I Gotta Feeling”. Sipas will.i.am, çdo heshtje është e ndërprerë nga një tingëllim i dhimbshëm, e cila e frymëzon atë për të krijuar muzikë në të gjitha orët e ditës.
Brian Wilson
Brian Douglas Wilson (lindur më 20 qershor, 1942) është një muzikant amerikan, i famshëm si kantautori i grupit “The Beach Boys”. Wilson si shumë të tjerë muzikantë ka pasur probleme me dëgjimin. Bob Dylan një tjetër muzikant i famshëm ka thënë për shqetësimin e Wilson-it: “ Jezus, shiko atë vesh.
Ai duhet t’ia dhurojë atë Smithsonian”. Smithsonian USA, është kompleksi më i gjerë kërkimor në botë ku përfshihen 19 muze, 9 qendra kërkimore dhe është binjakëzuar me më shumë se 140 muze në botë. Edhe pse me shumë probleme shëndetësore, ai orkestroi një nga albumet më të shkëlqyer i të gjitha kohërave “Pet Sounds”, 1966. Përveç çmimeve të tjera marra gjatë karrierës së tij, më 20 maj 2011, Wilson u nderua me çmimin “George and Ira Gershwin Award” nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelo-s.
Jeff Beck
Geoffrey Arnold “Jeff” Beck (lindur më 24 qershor, 1944) është një kitarist anglez. Karriera e tij filloi duke lozur me “The Yardbirds”, grup muzikor roku formuar në vitet ’60. Në të njëjtin grup kanë qenë edhe kitaristi i shquar Eric Clapton dhe Jimmy Page. Gjithashtu, Beck formoi edhe dy grupe të tjera muzikore “The Jeff Beck Group” dhe “Beck, Bogert&Appice”. Ai është renditur i 14 në listën e “Rolling Stone” (revistë muzikore amerikane) si një nga kitaristët më me influencë të muzikës rok. Kanali amerikan MSNBC e ka cilësuar si “kitaristi i kitaristëve”.
Shumica e këngëve të tij janë instrumentale. Stili muzikor i këngëve të tij janë jazz fusion, blues-rok dhe heavy metal. Në 4 Prill, 2009 ai u fut në “Rock and Roll Hall of Fame of Museum” si anëtari i grupit “The Yardbirds” në vitin 1992 dhe si solo artist në vitin 2009.
Eric Clapton
Eric Patrick Clapton ( lindur më 30 mars, 1945) është një kitarist, këngëtar dhe kompozitor anglez. Kitaristi legjendar ka qenë pjesëtar i grupeve rok “Cream” dhe “The Yardbirds”, në këtë grup ka qenë edhe Jeff Beck. Karriera e tij njihet më shumë si solist. Stili i muzikës që ai loz është blues dhe rok. Vitin që shkoi, nxori një album “antik”, ku përzgjodhi rreth 20 këngë të shkruara mes viteve ’30 dhe ’50.
Clapton thekson se ky album është si një lloj autobiografie. Në këto këngë të zgjedhura ka bluz dhe xhaz. Këngët e tij të famshëm janë “Layla”, “Wonderful Tonight”, “My Father’s Eyes”, ” Rock’ N ‘Roll Heart” ,”Crossroads”, “White Room” etj.
Pete Townshend
Peter Denis Blandford “Pete” Townshend (lindur më 19 maj, 1945), është një kitarist roku, vokalist, kantautor dhe është i njohur si kitaristi i grupit rok “The Who”. Karriera e tij në këtë grup vazhdoi për më shumë se 40 vjet, dhe ky grup është konsideruar si një nga grupet më me influencë në vitet ‘60 dhe ’70 dhe sipas Eddi Vedder (muzikant amerikan), ndoshta grupi më i suksesshëm që këndon live. Këngët më të suksesshëm janë “My Generation”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “Pinball Wizard. Muzika me volum të lartë, pajisjet piroteknike kanë shkaktuar efekte të mëdha negative për humbjen e dëgjimit të muzikantit të famshëm. Pavarësisht nga kjo vështirësi, ai, si çdo anëtar tjetër i kësaj liste, vazhdon të luajë nëpër koncerte ekstravagante live.
Ludwig van Beethoven
Ludwig van Beethoven, lindi më 16 dhjetor, 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars të vitit 1827 në Vjenë, Austri. Beethoven ka qenë një kompozitor dhe pianist midis periudhave të Klasicizmit dhe Romantizmit në artin e muzikës perëndimore. Ai do të mbetet një nga kompozitorët më të shquar i të gjithë kompozitorëve i të gjitha kohërave. Aty nga viti 1800 filloi të humbiste dëgjimin.
Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që i ja vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë, në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Edhe humbja e dëgjimit të tij mbetet mister, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë, dëgjuar dhe pëlqyer nga gjeneratat e reja. /albertvataj/ KultPlus.com
Nga rënia e perandorive të lashta në riemërimin e vendeve ekzotike, harta e botës duket shumë e ndryshme nga ajo që ishte një shekull më parë.
Më poshtë shihni listën.
Jugosllavia, një vend i Evropës juglindore, i krijuar në vitin 1918 si “Mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve”, e riemërtuar Jugosllavi një dekadë më vonë, bashkoi shumë territore kulturore dhe etni të ndryshme që ishin pjesë e ish Perandorisë Austro-Hungareze. Kombi i ri përfshinte shtetet aktuale të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Por Jugosllavia u ballafaqua më shumë grindje në shekullin e 20-të: u shkatërrua dhe u pushtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribashkuar nën udhëheqjen komuniste pas luftës, e ndjekur më vonë nga luftimet gjatë viteve 1990. Tani që vendi zyrtarisht nuk është më, pjesa më e madhe e rajonit po përjeton paqe më të madhe.
Ndonëse e lidhim Tibetin me murgj të qetë budiste dhe udhëheqësin e saj shpirtëror Dalai Lama, ky rajon në veriperëndim të Indisë ka luftuar për shekuj me radhë. Tibeti në fakt ishte vend i pavarur nga viti 1912 deri më 1951, kur u bë pjesë e Kinës. Përpjekjet për “Tibetin e lirë” po vazhdojnë, dhe Dalai Lama, fitues i çmimit Nobel për Paqen, tani në pension, ende banon në mërgim në Indi.
Kurrë nuk keni dëgjuar për Neutral Moresnet? Nuk je i vetmi. Ky vend i vogël, u shkëput nga një marrëveshje midis holandezëve dhe prusianëve në 1816, kështu që të dy kombet do të kishin qasje në minierën e saj të zinkut. Neutral Moresnet kishte flamurin e vet dhe madje bëri monedhat e veta. Por ajo ra viktimë e Luftës së Parë Botërore dhe më pas u bë pjesë e Belgjikës. Sot banorët e zonës ende festojnë përvjetorin e krijimit të Neutral Moresnet.
Ju mund të mendoni për ishullin e thyer të Newfoundland si pjesë e Kanadasë, por jo. Ishulli jashtë bregut verilindor të Amerikës Veriore ishte gjithashtu një koloni britanike, por izolimi i saj krijoi një kulturë të dallueshme nga rajoni përreth. Newfoundland u bë një vend i pavarur vetëqeverisës, megjithëse ishte ende nën “dominimin” britanik, nga viti 1907 deri në vitin 1934, kur vullnetarisht zgjodhi të kthehej në një koloni pasi Depresioni i Madh goditi rëndë. Në vitin 1949, Newfoundland u bë një provincë kanadeze, e njohur tani si Newfoundland dhe Labrador.
Abyssinia. Ky emër romantik ishte emri për Etiopinë njëqind vjet më parë. Në “Përleshje për Afrikën” në fund të shekullit të 19-të, Italia ishte përpjekur ta rrëmbejë atë, por nuk ishte në gjendje të rrëzonte monarkinë e saj. Në fakt, vendi nuk u kolonizua dhe ishte një nga shtetet e pakta të pavarura në Afrikë, derisa italianët nën udhëheqjen e Musolinit ishin në gjendje ta zaptonin atë gjatë viteve 1930. Pas Luftës së Dytë Botërore, Etiopia u bë një nga vendet themeluese të Kombeve të Bashkuara.
Çekosllovakia. Ky vend i Evropës Lindore ishte një tjetër bashkim i grupeve të ndryshme etnike të krijuara në vitin 1918 në fund të Luftës së Parë Botërore. Një pjesë e ish Perandorisë Austro-Hungareze, Çekosllovakia ishte e përbërë nga rajonet historike Moravia, Sllovakia dhe Bohemia. Pushtimi nazist i zonës ndihmoi në nxitjen e Evropës në Luftën e Dytë Botërore; pasi u çlirua nga Bashkimi Sovjetik, u bë një komb i Bllokut Lindor në gjysmën e vonë të shekullit të 20-të. Çekosllovakia përfundimisht u nda në mënyrë paqësore në Republikën Çeke dhe Sllovaki në 1993.
Ju ndoshta e njihni këtë ishull të madh në jug të Indisë si Sri Lanka, por deri në vitin 1972 u quajt Ceiloni. Ky është emri që evropianët i dhanë kur ishulli u kolonizua shekuj më parë. Nën kontrollin britanik deri në vitin 1948, atëherë u bë një komb i pavarur. Pas një lufte civile në fillim të shekullit 21, zona tani është e qëndrueshme. Në vitin 2011, vendi vendosi të ndryshojë titullin e çdo institucioni shtetëror që ende mban emrin Ceilon në një përpjekje për të hequr çdo gjurmë të kolonializmit.
Tani e quajtur Lesoto që nga pavarësia e saj nga Britania në vitin 1966, Basutoland u bashkua si komb në shekullin e 19-të nën mbretin Moshoeshoe I, i cili më vonë iu drejtua britanikëve për ndihmë për largimin e pushtuesve. Vetëm një nga tre vendet në botë që do të rrethoheshin plotësisht nga një tjetër (me Vatikanin dhe San Marinon, të dy enklavat brenda Italisë), Basutoland ishte vendosur brenda asaj që sot është Afrika e Jugut. Lesoto ende ka një familje mbretërore dhe tani është një monarki kushtetuese.
Ndryshe nga Perandoria Austro-Hungareze, Perandoria Otomane, e cila përfshiu Turqinë dhe disa zona përreth, deri në vitin 1920, mbijetoi në Luftën e Parë Botërore. Por jo për një kohë të gjatë, pasi më 1923,humbi shumicën e territoreve të tjera, u bë Republika Turke. Ndikimi i saj shihet ende sot në kulturën dhe arkitekturën e Turqisë.
A keni dëgjuar për këtë rajon të vogël malor në Himalaje? Sikkimi ishte një monarki sovrane që nga viti 1642 derisa u bë një protektorat indian në vitin 1950 dhe më pas një shtet indian në vitin 1975. Gjithashtu, kufiri me Butanin, Rajonin Autonom të Tibetit dhe Kinën sot, Sikkimi dominohet nga malet e mbuluara me borë, njerëzit nderojnë një zot të vetin dhe kanë shtëpinë e perëndive.
Emri i Persisë na sjell në mendhje një mbretëri të lashtë të Lindjes së Mesme, një nga qytetërimet më të vjetra në histori. Sot zyrtarisht ai njihet si Irani.
Siam? Tajlanda e sotme, emri i ri i të cilit u miratua në vitin 1939. Asnjëherë i kolonizuar nga evropianët, Siami ishte një monarki absolute; pas trazirave në shekullin e 20-të, Tailanda tani është një monarki kushtetuese.
Ju e lexuat drejtë: jo Rusia, por Prusia. Ky vend, i cili përfshinte tokën në Evropën Qendrore dhe Lindore duke përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë e sotme, ekzistonte në një farë mënyre deri në vitin 1947. Mbretëria e Prusisë pati shumë sukses në shekullin e 18-të, por filloi të humbiste territorin në shek e 19, derisa unifikimi i perandorisë gjermane u shfaq më 1871. Ndonëse është pak e komplikuar ku Prusia përfundon dhe Gjermania fillon, humbja e perandorisë dhe shfuqizimi i monarkisë prusiane pas Luftës së Parë Botërore shuajti ndikimin e saj. Por Prusia vazhdoi të ekzistonte si shtet gjerman derisa toka të ndahej dhe emri zyrtarisht u hoq pas Luftës së Dytë Botërore, duke e zhdukur atë nga harta përgjithmonë.
Ishujt e Zanzibar, një arkipelag jashtë bregut lindor të Afrikës, tingëllojnë tërheqës – emri ndoshta ju bën të mendoni për erëza, eksplorues dhe aventurë. Zona dikur ishte një vend i rëndësishëm tregtar dhe u themelua në shekullin e 19-të. Zanzibar u bashkua me Tanganyika kontinentale për të formuar Tanzaninë e sotme.
Tani një shtet në Malajzi në ishullin Borneo, Sarawak është një vend plot me bukuri natyrore. Krijuar si një mbretëri nga aventurieri James Brooke në 1840, Sarawak u sundua nga pasardhësit e tij deri në Luftën e Dytë Botërore, kur ajo u pushtua nga Japonia dhe më pas iu la Britanisë. Në vitin 1963, Sarawak u bë pjesë e vendit të ri të Malajzisë./tch/ KultPlus.com
Ato kohë ende nuk e kisha rindërtu botën. Gjithçka ishte pakuptim. Unë ndjehesha e vogël, e pambrojtun, e vetmueme ndonëse shtëpia ishte dëng me njerëz. Kur vijnë për ngushëllim së pari të vrojtojnë çdo cep të shtëpisë , së dyti ti këndojnë të ardhunat simbas oreksit dhe së treti krijojnë një imazh tandin që ta kenë për rrëfenjë. Sapo isha shkundë prej jetës dhe një mori njerëzish më thonin” je e re , ke jetën para” një kategori tjetër thoshte” e ke vendos besoj” ” s’ke çka me ba ky kje fati jot”. Isha e marume , por humbisja mendjen se çka kisha vendosë , fatkeqsisht ende nuk e kam kuptu çka kam vendosë që të gjithë e dinë e unë jo.
Gjithsesi koha kaloi , e unë e rindërtova botën pa tim shoq, por ndeshi shpesh ftyra të shprishuna që kryet u humbon ndër shpatulla kur më shohin. Për nji pjesë të mirë duhet të isha kërrusë, ose tju kishe zgjatë dorën për lëmoshë, osr thjesht të isha zvarritë rrugës pa u pa . Ka boll prej atyne që lirinë e kanë shti në nji çantë të shtrenjtë e më fokusojnë ” my little black dress”, ka prej atyne që ngrehin një totolosh për krahu e nuk e dinë se ai ma luen synin e të shkretat shkojnë sikur të kenë trofe në krah. Ka prej atyne që më njohin mirë , dhe ja njoh mirësinë mbi të gjitha njoh edhe gra prej atyne që jetën e mësuen betejash apo tuj luejtë luftash si Unë.
Unë kam vendosë diçka që nuk e dini , me jetu çdo ditë si trofe. / KultPlus.com
Pas 8 vitesh errësirë Kalasë së Rozafës në Shkodër i rikthehet ndriçimi.
Ndriçimi i kalasë u bë i mundur nga Ministria e Kulturës, që parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës. Falë këtij projekti janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës.
Prefektura e Shkodrës publikoi sot pamje nga kalaja e ndriçuar, ndërsa thekson se “rikualifikimi i kalasë së Rozafatit, përmes lojës së dritave, do ta kthejë atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje”.Kështjella Rozafa po i kthehet qytetit, si një piknisje për rijetëzimin e kulturës dhe sinergjisëKalaja e Rozafës është monumenti historik më antik.
Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. /atsh/ KultPlus.com
Grupi “Oda”, një prej bendeve më të pëlqyera kosovare, është formuar në vitin 1994 në Londër dhe është një rock band shqiptar i viteve ’90.
Që nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit, i titulluar po me këtë emër “1998”, grupi u shpërnda në të katër anët e botës, duke lënë pas vete hitet e pavdekshme të cilat i shoqëruan adhuruesit e tyre deri më sot.
Një ndër këngët e tyre të pavdekshme, është kënga “Beso në diell” e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji.
Anëtarët e Grupit “Oda” kanë qenë pothuajse të gjithë ish-anëtar të grupeve të njohura gjatë viteve të 80-ta në rock skenën kosovare si: Dukagjin Lipa, Labinot Krasniqi, Besim Hajdini, Asdren Rrahmani, Petrit Riza, Florent Boshnjaku, Besim Gashi-Babuka, Valon Gashi, Marcus McIrneney.
Në vitin 1995, Oda publikojnë albumin “Rrugë E Mbarë”. Ndërsa në vitin 1998, ata publikuan albumin “1998”.
Grupi Oda kanë qenë edhe pjesë e Top Fest 3 dhe 4
Në vitin 2010, 12 vite më vonë, formacioni i dikurshëm bashkon përsëri forcat, duke iu rikthyer skenës me këngën më të dëgjuar dhe më e kërkuar në radiot kosovare ‘Era’.
KultPlus më poshtë ju sjell këngën “Beso në diell”. / KultPlus.com
Parë nga një gazetar i huaj, gjithçka në një vend komunist në mes të Evropës, dukej kaq “ekzotike” për kohën. “Shqipëria në vitin 1982 – Një udhëtim fotografik” – titullohet ky bllok që sjell në kujtesë vendin tonë, 39 vjet më parë.
Autori i këtyre fotografive, Onide Donati, është gazetari tashmë në pension, që ka ruajtur dhe publikuar këto pamje të vjetra nga Shqipëria, dikur socialiste…
Gazetari 65-vjeçar italian, asokohe kur inventarizoi pamjet e rralla, ishte zyrtar i Partisë Komuniste në Rimini, Itali.
Më vonë, Donati ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet, së pari si korrespondent e më pas, si gazetar politik. Në fund të karrierës, ai mbajti vendin e kreut të redaksisë së “Emilia-Romagna”. /konica/ KultPlus.com
Kemi luajtur në rrugë pa frikë, dhe kishim shumë pak: disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litar! Dhe ishim të lumtur brenda, nuk kishte rëndësi pasuria. Fjalë që duket se janë marrë nga një roman nga kush e di sa vite më parë, por nëse mendojmë, ishte jeta deri disa dekada më parë, për shumë prej nesh.
Jo në disa periferi të izoluara, siç ndoshta, edhe sot disa lajme na sjellin para syve, por në fëmijërinë tonë. Bërja e krahasimeve mund të duket të jetë një ushtrim i thjeshtë nostalgjie, ndërsa nëse u thuhet fëmijëve dhe nipërve tanë, mund t’i bëjë ata të hapin sytë për një kohë të varfër në gjëra materiale, por të pasur me imagjinatë, krijueshmëri, gëzim të zbulimit dhe jetës.
Disa përvoja të caktuara, sidomos ato që janë jetuar në fëmijërinë dhe në adoleshencën tonë, nuk harrohen lehtësisht. Ato përbëjnë dyert përmes të cilave kemi filluar të kuptojmë jetën, botën. Dhe si të tilla nuk munden të harrohen. Mësuesit, shokët e klasës, shokët e rrugës, një univers që dukej një hap larg, diçka që mund të linte shenja të pashlyeshme.
Qendra e vëmendjes sonë, thelbi i mendimeve që na shoqëroi çdo natë para se të binim në gjumë. Vende, shtëpi, mjedise që mbushën jetët tona, shumë prej të cilave u skalitën në shpirtrat tanë. Kush e ka harruar erën e barit të lagur nga stuhia e verës para se dielli të kthehej për të ngrohur imagjinatën tonë, ose shkëlqimin e llambave të rrugëve që na kujtonin, gjatë periudhës së shkollës, se ishte koha për të shkuar në shtëpi, për darkën e përgatitur nga gjyshja?
Disa momente ikën me nxitim, dhe jo gjithmonë mendonim që t’i jetonim me intensitetin që meritonin, sepse donim të rriteshim sa më shpejt, që të hynim në atë botë të të rriturve që na dukej të ishte skena që të gjithë e dëshironim. Por duke u kthyer me mendje në ato ditë, dhe duke shikuar mënyrën se si sot shumë fëmijë kalojnë kohën e tyre, nuk mund të mos arrijnë të ndjejmë një formë nostalgjie.
Kemi luajtur në rrugë pa frikë, nuk ekzistonin rreziqet dhe kërcënimet e pranishme sot, kishim shumë pak, disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litare, por kjo ishte bota që na bënte të lumtur brenda, pavarësisht pasurisë.
Nuk shihnim koston e gjërave, ndoshta nuk i përballonim dot, por ishim fëmijë dhe të rinj të mbushur me jetë. Kjo ka qenë fëmijëria jonë, dhe na vjen pak keq që sot nuk është më kështu. U urojmë të rinjve të sotëm të kenë të njëjtën fantazi dhe të njëjtën dëshirë për të zbuluar, ajo që lind nga zemra dhe nga askund tjetër. /urbannews/ KultPlus.com
Vepra me prozë poetike “Shkallët e natës”, e shkrimtarit Sali Bashota, është në vazhdën e kërkimit të ideve, motiveve, temave që ndërlidhen me përjetimet e realitetit aktual.
Në fakt, gjuha, stili, ligjërimi, figuracioni i kësaj vepre, është një dëshmi se kemi të bëjmë me llojin e një proze poetike, e cila është ndër më të veçantat në letërsinë shqipe.Si në veprat e tjera me prozë poetike: “Ëndrra në parajsë”, “Sytë e vetmisë”, “Zemërimi i heshtjes”, edhe në këtë vepër më të re të Bashotës shfaqen dhe trajtohen preokupime dhe shqetësime të ndryshme, të cilat emërues të përbashkët e kanë ndjeshmërinë e veçantë krijuese, sidomos për gjërat e bukura që sigurisht do të mbesin në kujtesën e lexuesit.
Vepra “Shkallët e natës”, ka një përmbajtje emocionale me shenjat e teknikës poetike të Bashotës.
Lirizmi i kulluar, hollësia e vegimeve, loja e ritmuar e figurave, trajtat simbolike të fjalës, imazhet e renditura në harmoni me ndjesinë e frymëzimit, ndërtohen dhe funksionalizohen me një invencion të rrallë Vepra “Shkallët e natës”, është një kronologji poetike e zanafillës dhe e perceptimit të dashurisë nëpër etapat e jetës njerëzore. Prozat poetike, si: “Blirët e Prishtinës”, “Akti i dashurisë”, “Shkallët e natës”, ” Portreti me figurën e shiut”, “Përfytyrimi i pambaruar”, “Ata që dashurojnë vetëm në vjeshtë”, “Një shkëndijë si ajo tjetra”, “Përse vdesim çdo ditë pak nga pak”, “Shpejtësia e dhimbjes”, “Ëndrrat nuk kanë varre”, “Gjumi i shpirtit në vendlindje”, “Gjumi i shpirtit në vendlindje”, “Gjumi i shpirtit buzë detit”, “Duart e zeza”, “Metafiksioni për gishtërinjtë”, e shumë të tjera dëshmojnë për njē vepër me vlera të veçanta poetike dhe estetike, që në fund të 2020-tës, erdhi me bukurinë e shkēlqimin e vet para lexuesve, me firmën e Shtëpisë Botuese “OLYMP”. / KultPlus.com
Shkodra përkundet prej shejtnisë së trinitetit: Kafja e Madhe – Kisha e Madhe – Arra e Madhe.
Në Shkodër kumontë e kishave e altoparlantët e xhamive i kurdisin sahatet asisoj që mos me ia prishë ritmin sho-shoit.
Në Shkodër turistët mund të këndojnë jare e gazetarët mund të intervistojnë regjisorin në skenë, teksa koncerti asht në kulmin e vet.
Në Shkodër ka polic për me drejtue trafikun e biçikletave.
Në Shkodër, kur ndonjena kërkon supë në nji lokal buzë liqenit, kamarieri ia pret shkurt: “Po na s’jena në kohë të qoftlargut, moj zote!”
Me nji marrëveshje të heshtun, në Shkodër, dugajt mbyllen në zheg. Prite Zot, ba me ra zilja e derës, tanë e dinë se mund të jetë o ndonji jabanxhi, o ndonji katundar, që përcillet me përgjumje mbasgrilash.
Në Shkodër mundesh me përshëndetë këdo e, pa asnjë dyzim, përshëndetja të kthehet e shumëfishueme.
Në Shkodër bahen bejte në lokale e klientët përfshihen kandshëm në humor e kangë, anipse nuk njihen ndërvedi.
Në Shkodër biçikletat e dinë vetë rrugën për në shpi. Birrat pihen me gjevrekë e uji i Rusit krahasohet me vajzat e Dudasit.
Në Shkodër, nama ma e madhe asht “t’rruftë Perja” ose “t’raftë e mira”, prandaj mirardhëshi në Shkodër, miq…/ KultPlus.com
Ilir Meta vlerësoi sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të shquara në prezantimin e këngëve popullore shqiptare, veçanërisht atyre të krahinës së Jugut, duke spikatur si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske. Me mirënjohje ndaj këngëtarit popullor me zë të ëmbël e melodioz, kumbues e me timbër të pastër, i cili me këngët dhe vlerat e tij të veçanta të interpretimit , ka ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros”.
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, në prani të familjarëve dhe personaliteteve të shquara të artit dhe muzikës, Presidenti Meta theksoi se, “bilbili i këngës popullore dhe polifonike gjirokastrite dhe jo vetëm Petrit Lulo ka kaluar një jetë të tërë duke shkëlqyer në skenë.
“Pjesëmarrës në qindra koncerte, festivale, ansamble brenda dhe jashtë vendit, me zërin e tij të veçantë e karakteristik, është bërë pjesëtar i të gjitha familjeve shqiptare për dekada. Lindur dhe rritur në Gjirokastrën e gurtë dhe aq karakteristike, qytetin e sa e sa personaliteteve, Petriti hodhi aty hapat e parë në muzikë”, tha Meta.
“Në Gjirokastrën e kalasë madhështore, Petrit Lulo filloi këngën, për të ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros. Me zërin e veçantë dhe magjepsës u dallua që në debutimin e parë, duke u vlerësuar si një ndër këngëtarët më të mirë dhe më premtues. Këngët e tij, si ‘Tjetër herë me djalë’ apo ‘Syzeza’ ishin ato, që i dhanë famë dhe e bënë shumë të njohur në një kohë rekord në të gjithë vendin”, shtoi Meta.
“Ndërkohë, që u bë edhe pjesëmarrës i rregullt i festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke formuar portretin e tij si këngëtar profesionist. Me një popullaritet në rritje, Petriti vazhdoi të këndonte dhe të nxirrte albume me nivel të lartë artistik edhe pas viteve ’90-të. Në këto albume gjen këngët popullore tipike të Shqipërisë së Jugut, me një gjetje tjetër, më të avancuar, të përpunuara dhe të përshtatura për publikun e gjerë artdashës”, tha Meta.
“Petrit Lulo ka mbi 50 vite në skenë dhe kënga për të është ushqim shpirtëror i pandashëm. Në repertorin e tij ka me qindra këngë popullore, këngë polifonike dhe këngë të muzikës së lehtë. Vlerësimet e spektatorëve shqiptarë i ka marrë kudo në botë, ashtu si edhe ato të spektatorëve të huaj, që e kanë duartrokitur me ngrohtësi, kur ka kënduar këngët polifonike shqiptare, në skenat e huaja”, u shpreh Meta.
“Edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë, Petriti lidhjen e tij shpirtërore me qytetin e lindjes, Gjirokastrën, e ka shumë të fortë. Me këngët e tij çon kudo, madhështinë e pavdekshme të kalasë dhe karakteristikat e veçanta dhe të papërsëritshme të qytetit historik. Sipas vetë Petritit, Gjirokastra i shtroi ‘kalldrëmin’ e skenës, ndërsa Tirana ‘asfaltin’ e suksesit. Për kontributin e shquar në prezantimin e këngës popullore dhe të lehtë shqiptare dhe për vlerat e veçanta në interpretimin dinjitoz të tyre, kam kënaqësinë të vlerësoj sot Petrit Lulo me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh dhe t’i uroj suksese”, përfundoi Presidenti Meta. /atsh/ KultPlus.com
Ditën kur barra mbi supe të bëhet e padurueshme dhe qorrollisesh, bota vallëzoftë dhe drejtpeshimin ta ktheftë.
Kur sytë pas dritares së hirtë të bëhen akull dhe fantazma e humbjes të kaplon, një tufë ngjyrash ardhshin te ti, të kaltra, të kuqe, të gjelbra dhe bojë qielli për të të zgjuar nga gjumi si shokët.
Kur ekrani i të menduarit plasaritet dhe një njollë oqean rritet nën ty duke u nxirë, një shteg i verdhë i dritës së hënës u shtriftë mbi valë dhe të sjelltë të sigurt në breg.
Ushqimi i tokës qoftë yti, kthjelltësia e dritës qoftë jotja, uji i oqeanit qoftë yti, mbrojtja e të parëve qoftë me ty.
Dhe një erë e lehtë i sjelltë në gjirin tënd këto fjalë të dashurisë, si një pallto të padukshme, që jetën ta mbron. / KultPlus.com
Shtypi mori një vështrim të parë të Zyrës Ovale të Presidentit Joe Biden të mërkurën, duke treguar se si brenda pak orësh zyra është shndërruar dukshëm në mënyra dramatike dhe delikate për të pasqyruar shijen dhe politikën e mbajtësit të zyrës.
Shumica mbajnë një vëzhgim të asaj që po ndodh brenda zyrës – cilat marrëveshje bëhen, cilat politika njoftohen dhe me të cilat ndiqen personalitete të huaja.
Por, me çdo pëllëmbë të hapësirës së ekspozuar, presidentët e SH.B.A.-së, familjet e tyre dhe stafi i tyre gjithashtu zgjedhin me përpikëri se cilat pjesë të artit janë vendosur, çfarë mobilje zgjedhin dhe madje edhe cilat çokollata vendosen në rafte.
Më poshtë ua sjellim mënyrën se si Biden ka zgjedhur të ndryshojë Zyrën Ovale.
Vepra arti
Një portret i Andrew Jackson, në të majtë të karriges në Resolute Desk, është zëvendësuar me një portret të Benjamin Franklin nga Joseph Duplessis. Ashtu si punimet e tjera të huazuara në mënyrë rutinore në Shtëpinë e Bardhë, portreti duket se është huazuar nga Galeria Kombëtare e Artit e Institutit Smithsonian.
Washington Post, i cili hodhi një vështrim të parë në dekorimet e reja të brendshme të Zyrës Ovale, raportoi se portreti Franklin dhe një set gurësh hënor afër kanë për qëllim të përfaqësojnë interesin e Biden në shkencë, transmeton KultPlus.
Një bust prej bronzi i udhëheqësit latin të të drejtave civile Cesar Chavez, krijuar nga artisti Paul Suarez, u vendos gjithashtu prapa tryezës së tij. Chavez u përpoq të sjellë ndërgjegjësimin për kushtet e vështira të punëtorëve të fermave në SH.B.A. dhe të luftojë për paga më të mira. Përfshirja e spikatur e bustit të tij në krahun perëndimor erdhi në të njëjtën ditë kur Biden propozoi legjislacionin e imigracionit që do të lejonte punëtorët e fermave të pa dokumentuara të kualifikoheshin për të aplikuar për karta jeshile menjëherë.
Julie Chavez Rodriguez, mbesa e udhëheqësit të punës, është drejtoresha e Biden e Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Çështjet Ndërqeveritare.
Biden gjithashtu vendosi në mënyrë të dukshme pikturën e koleksionit të Shtëpisë së Bardhë “Avenue in the Rain” në të djathtë të karriges në Resolute Desk. Vepra artistike, e mbushur me metafora, ishte shfaqur në Oval gjatë kohës së Trump, por u larguar gjatë mandatit të tij. Piktura e vajit, e krijuar në 1917, ishte gjithashtu në Zyrën Ovale gjatë administratave Obama dhe Clinton.
Megjithëse nuk ishte plotësisht i dukshëm për kamerat televizive, Post njoftoi se “bustet e Rev. Martin Luther King Jr dhe Robert F. Kennedy qëndrojnë pranë një oxhaku në zyrë” – në një lëvizje të dukshme të përpjekjeve të tyre në lëvizjen e të drejtave civile. Ka edhe buste të Rosa Parks, Eleanor Roosevelt dhe një skulpturë Allan Houser që përshkruan një kali dhe kalorësin Chiricahua Apache. Skulptura, tha Post, dikur i përkiste senatorit të ndjerë Daniel Inouye, një demokrat që përfaqësonte Hawaiin.
Në tryezën e vendosur
Kishte dy grupe objektesh që u pikasën në Resolute Desk kur Biden mori detyrën që pasqyrojnë patjetër një tranzicion të pushtetit: një filxhan dhe një komplet filxhanësh, si dhe një kuti stilolapsash për të nënshkruar urdhrat.
Trump kishte një pije dietike CocaCola, i cili thuhet se kishte një buton në zyrë për të thirrur dikë për t’i sjellë pije. Ai rrallë ishte fotografuar me një filxhan çaji ose kafeje në duar. / KultPlus.com
Duket se vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme veçmas në fushën e modelizmit.
Nga Miss Kosova në një vajzë të qytetit të Nju Jorkut, simpatike dhe elegante Mirjeta Shala ndau historinë e saj me Soho Fashion Magazine, një revistë ndërkombëtare për ndryshimin e trendeve dhe lajmet e reja në modën e burrave dhe grave, industritë e bukurisë, etj.
Ajo është një modele e bukur, delikate dhe plotë sharm, modelja që po ecën me hapa të sigurt në botëror dhe po tregohet e suksesshme në këtë fushë, duke pozuar brende të veshjes dhe së në ballinën e kësaj reviste.
Ajo është një fytyrë e modës, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes. /albinfo/ KultPlus.com
Në mesin e 50 muzeve nga vende si Britania e Madhe, Franca, Holanda etj, Muzeu Kombëtar I Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Evropë.
Ekspertët e muzeologjisë kanë vlerësuar se “Marubi” ka sjellë inovacion, për nga trashëgimia dhe cilësia e ofertës kulturore përgjatë 40 viteve të fundit.
I gjithë Ballkani përfaqësohet me “Marubin” me muzeun e Greqisë dhe atë të Kroacisë, por tashmë objektivi është ngjitja më lart në klasifikim.
Drejt finalizimit është edhe dosja me të cilën muzeu do të kërkojë të regjistrohet si thesar i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Fototeka Kombëtare “Marubi” është i vetmi muze i fotografisë në Shqipëri dhe Ballkan. /tch/ KultPlus.com
Në janarin e këtij viti ka dalë në dritë libri “Qoshet ku fola me veten” nga Shtëpia Botuese “Armagedoni”.
Libri duket i realizuar mirë nga pamja ideo-estetike, ndërsa për përmbajtjen e tij studiuesi e kritiku Berat Dakaj është shprehur kështu: “Qoshet ku fola me veten, mund t’ju gëzojë a trazojë, thotë autori i tij sepse, shtojmë ne, është shkruar sa autori mbante distancë fizike me njerëz për shkak të pandemisë së virusit me kurorë. Më tutje, nuk është libër i zakonshëm. Është libër i shkruar në kohë të frikës kur njeriu siguri dhe qetësi gjen vetëm në qoshe dhe aty, i izoluar, pa pasur motiv të bisedojë me asnjë njeri jashtë rrethit të familjes, nis të shkruajë për përditshmërinë e vet dhe për ndodhitë që ka parë, që ka dëgjuar e që bëhen lajme brenda dhe jashtë Kosovës gjatë ditës.
Rrecaj, ky vrojtues lirik, ky shtegtar qytetesh e parqesh, ka hartuar një hartë poetike, relievin e së cilës e ka mbjellë me miniatura dhe e ka shkelur këmbë, pjesën më të madhe të saj i vetëm, siç do të mund të shihni edhe teksa lexoni poeziminiaturat e tij që janë, njëkohësisht, edhe të lexuesve”, thekson Dakaj.
Ndërsa poeti Bekim Muhaxheri shprehet:”Poezitë e Blerimit janë poezi Kosove, të gjitha kanë vende ku kanë lindur, histori frymëzimi e adresa. Dhe ngjyra të ndryshme. Disa mund të jenë të zeza si korbat që autorit i duken se dalin nga tymtarët e KEK-ut, të tjerat janë të gjelbra si shpërthimi i blertë i Gërmisë, ka edhe të kaltra si qielli i verës ose edhe shumëngjyrëshe si lulet tona.
Por Blerimi nga modestia nuk e merr përsipër autorësinë. Thotë se kur i shkroi poezitë vetëm muza kaloi pranë tij”, thotë pos tjerash Muhaxheri.
Ky libër i Rrecajt vjen pas librit të tij të parë me vargje e skica “Gjurmë kujtimesh e ngjyra stinësh” dalë në dritë, në marsin e vitit të kaluar, pikërisht atëherë kur filluan masat shtrënguese për shkak të shfaqjes së pandemisë.
Park-shesh Ulpiane
Mbrëmë Isha në një emision radiofonik Me shokët e mi Ndërtuam një mozaik Tash Jam me ty Vëlla Në këtë kafene Me emër kulturor portali Për të parën herë Këtu E tash Vranët, Hirtësi Erë e ca pika shi Pragverë Pranë xhamave Të një verande Të mbuluar Pëllumba E trumcakë Bien e largohen Mbi çatinë e saj Era tund e shkund Ca çarçafë Në një ballkon Të epërm ndërtese
Te Soliterët Te fontana Në Ulpianë E rrethi i këtij park-sheshi Seç të duket ndonjëherë Qendër bote Të cilën tash E stërpikin ca pika shiu. / KultPlus.com
Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme kroate, Mira Furlan. Mira njihej si një nga femrat më të bukura në ish-Jugosllavi.
Në vitin 1986 ajo filloi një lidhje me regjisorin serb, Goran Gajiq. Për shkak të dashurisë dhe situatës politike në atë kohë, ajo ishte quajtur edhe tradhtare. Për këtë madje shpesh vizitonte psikologun, transmeton KultPlus.
Ajo u pushua nga puna nga Teatri Kombëtar Kroat. Pas kësaj, Mira u shpërngul në Beograd. Më pas, Mira e Dragani u detyruan të merrin rrugë për në SHBA ku filluan një jetë të re.
Kur arritën në Shtetet e Bashkuara, ata punuan shumë për të mbijetuar. Gorani punoi si furnitor e asistent instalimi, ndërsa Mira si kamariere e shitëse.
Mira arriti të gjente veten më pas edhe në profesionin e saj në SHBA, ndërsa u pranua si mësimdhënëse edhe në Akademinë e Filmit në, Los Angelos./ KultPlus.com
Në rrugët e një qyteti gjerman po vendosen kabina në të cilat nuk mund të depërtojë uji dhe era dhe kjo është bërë për tu ofruar strehim të pastrehëve.
Kabinat prej çeliku dhe druri të cilat zënë deri në dy persona, mbrojnë nga të ftohtit, era dhe lagështia. Ato garantojnë po ashtu edhe rifreskim të ajrit, shkruan The Independent.
Kabinat janë vendosur në qytetin Ulm, në perëndim të Munihut, në parqe dhe vende të tjera ku flenë zakonisht njerëzit e pastrehë.
Kabinat janë të pajisura po ashtu edhe me panele solare dhe janë të lidhura me rrjetin e radios, duke u mundësuar banorëve të tyre që të komunikojnë pa pasur nevojë për lidhje mobile. / KultPlus.com
Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër, Dita mbi dritare si perde tymnxirë. Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve. Di, vallë ti, një botë më të mirë?
Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër. Qielli në dritare kallkan i ngrirë. Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve. Di valle ti nje bote me te mire?
Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër. Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë. Ti duart shtrin dhe lutesh për mua. Di vallë ti, një Zot më të mirë? / KultPlus.com
“Thuhet që për të shkruar mirë duhet lexuar shumë. Dhe është e vërtetë që para se të jem autor, unë në radhë të parë jam një lexues “bulimik”. Është oksigjeni im. A nuk themi që një shtëpi pa libër është një shtëpi që i mungon shpirti?”
Autor i disa librave, asistent parlamentar në Senatin e Belgjikës, profesor në Shkollën e Lartë, këshilltar politik në Qytetin e Brukselit, Safet Kryemadhi vjen për lexuesit tanë me këtë intervistë.
Ditë më parë ju erdhët para lexuesit frankofon me dy botime të reja. Diçka jo e rëndomtë për një autor. A mund të na flisni për këta dy libra dhe tematikën e tyre?
Safet Kryemadhi: Të dy librat, botuar nga botuesi francez Ovadia, kanë tematikë krejtësisht të ndryshme. E para “La Maladie universelle”, “Sëmundja botërore“ është aktuale, bëhet fjalë për një antologji të autorëve të vjetër që kanë shkruar për epidemitë. Gjejmë në të pjesë nga Homeri, Boccaccio, Daniel Defoe, Manzoni, Flaubert, Poe … Për mua, ishte një mënyrë për të përfshirë këtë ngjarje botërore siç është pandemia e tanishme katastrofike Covid, në historinë e gjatë të njerëzimit, duke sjellë dëshmi nga e kaluara. Libri i dytë “ Contes et légendes du pays des aigles” (“Përralla dhe legjenda nga vendi i shqiponjave”) është një përmbledhje e përrallave dhe legjendave shqiptare. Ai vijon nga një libër i mëparshëm “Légendes, fables et contes albanais”, (Legjenda, fabula dhe përralla shqiptare) botuar më 2015, gjithashtu nga Ovadia.
Ballina e librit mbi legjendat shqiptare
Çfarë paraqet për ju bota e legjendave shqiptare?
Safet Kryemadhi: Faik Konica fliste për “harmoninë e errët dhe të fuqishme” të legjendave shqiptare. Ashtu sikurse këngët epike, ato tregojnë kujtesën, shpirtin dhe imagjinatën e popullit. Për shembull, tregimet që përshkruajnë Besën janë ndër më të mirat e trashëgimisë epike shqiptare. Legjendat formojnë shtresat gjeologjike më të vjetra në histori. Që i paraprijnë kujtesës klasike. Nga ana e tij, Skënderbeu është njëkohësisht një hero historik dhe një personazh legjendar. Ai mishëron Shqipërinë. Legjenda pra, është gjithashtu ajo që u reziston kohërave prozaike. Publikimi i legjendave shqiptare mundëson që publiku frankofon të zbulojë Shqipërinë në mënyrë të këndshme.
Ju keni botuar edhe libra të tjerë, në shtëpinë botuese franceze Ovadia? Cilët janë ata?
Safet Kryemadhi: Pavarësisht nga prania e rëndësishme shqiptare në shtete të ndryshme evropiane, me gjithë zhvillimin turistik që sjellë shumë vizitorë në Shqipëri, njohuritë për vendin dhe historinë e tij janë ende të kufizuara. Ato reduktohen te disa stereotipa që nuk janë gjithmonë simpatike, në emra të sportistëve dhe artistëve të njohur. Me botimet e mia, dua ta sjell lexuesin ta bartë një shikim ndryshe, më të vëmendshëm dhe dashamirës për Shqipërinë. Kështu, kam publikuar një antologji të teksteve nga udhëtarët e huaj (diplomatë, gazetarë, udhëtarë, shkrimtarë, artistë). Derisa, Shqipëria është në Evropë, veçantia e saj e bën atë ekzotike. Për më tepër, unë botova “ Gjurmët e Faik Konicës “, mbi praninë në fund të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të të kësaj figure të madhe shqiptare në Belgjikë, ku ai themeloi dhe drejtoi gazetën “Albania“. Ekziston gjithashtu një përmbledhje e studimeve të vogla letrare “ Shëtitje letrare në Shqipëri ” dhe prezantimi i një romani pak të njohur nga shkrimtari francez Eugène Sue mbi masakrën e Kardiqiotes nga Ali Pasha i Tepelenës, botuar për herë të parë më 1839.
Si ju ka lindur dëshira për të shkruar?
Safet Kryemadhi: Thuhet që për të shkruar mirë duhet lexuar shumë. Dhe është e vërtetë që para se të jem autor, unë në radhë të parë jam një lexues “bulimik”. Është oksigjeni im. A nuk themi që një shtëpi pa libër është një shtëpi që i mungon shpirti? Dëshira për të ndarë leximin tim, zbulimet dhe shijet e mia, ka stimuluar në mënyrë të padukshme dëshirën për të shkruar. Kjo është arsyeja pse unë i paraqita kronikat e mia letrare si ushtrime admirimi për shkrimtarët ose figurat historike.
Falë përkthimeve tuaja në frëngjisht, një projekt me përralla dhe legjenda shqiptare po qarkullon në rrjetet sociale në formë videoje. A do të na flisni pak më tepër lidhur me këtë projekt?
Safet Kryemadhi: Konfinimi (mbyllja) ka çuar në ngërç pothuajse të gjithë botën. Për fat të mirë, aplikacionet dixhitale dhe rrjetet sociale kanë ruajtur në distancë një pamje të jetës shoqërore. Për të mos u dëshpëruar nga e tashmja dhe për të mos mbetur pa bërë asgjë në këtë kohë të pezulluar, miku im, regjisori Zenel Laci, kishte idenë të bashkojë talentë të ndryshëm dalë nga komuniteti shqiptar i Brukselit (Anila Dervishi, Afrim Jahja, Fran Kukaj, grupi muzikor Albrapsodie Trio), por edhe korsikanen (Angélique Ricci) dhe irlandezen (Kate Holman) për të krijuar dhe shpërndarë video të shkurtra të legjendave të zgjedhura nga dy librat që përmenda. Kjo është një punë kolektive nën kujdesin e shoqatës kulturore “ Vox Aquilae” të udhëhequr nga Fran Kukaj dhe Sonila Tuci. Për këto krijime mund të themi, se ato, u japin legjendave, një partiturë subjektive duke kombinuar zërin, muzikën, ilustrimin ikongrafik. Videot janë në dispozicion në Youtube, Twitter, Instagram dhe Facebook. Edhe një herë, qëllimi është, transmetimi i kësaj trashëgimie të pasur kulturore e cila impresionon shumë, ata që e zbulojnë.
A mund të na njoftoni pak më gjerësisht për punën tuaj në Qytetin e Brukselit?
Safet Kryemadhi: Unë në radhë të parë kam qenë asistent parlamentar në Senatin e Belgjikës për gjashtë vjetë. Gjithashtu, kam dhënë ligjërata në lëndën e historisë si profesor i ftuar në Shkollën e Lartë. Që nga viti 2007, jam në Qytetin e Brukselit, ku tani kam përgjegjësinë për të hartuar fjalimet e kryetarit me rastin e konferencave apo ngjarjeve të të gjitha llojeve. Unë shkruaj gjithashtu, shënime të hollësishme për çështjet urbane në përgjithësi. Është një punë stimuluese që kërkon shumë lexim (gazeta, revista, libra) dhe kuriozitet intelektual. Do të thosha që puna ime është të lexoj dhe të shkruaj…
A e vizitoni Shipërinë dhe çfarë ju lidhë me të ?
Kur babai im Bajram Kryemadhi jetonte në Lepushë, mali i Sopotit në rajonin e Librazhdit, (ishte larguar nga Shqipëria komuniste më 1953 për t’u vendosur në Belgjikë më 1956 si refugjat politik), unë nuk kam mundur ta zbuloj vendin dhe familjen, deri nga viti 1990. Gruaja ime, Anida, është nga Përrenjasi, disa kilometra nga kufiri maqedonas dhe qyteti i Strugës. Ajo rrjedh nga të mbijetuarit e rrallë të masakrës së Kardhiqit më 1812, të cilët më pas u vendosën në fushën Domosdovë. Kështu që, ne shkojmë atje shumë rregullisht – deri katër herë në vit – aq më tepër që vajzat tona, Marie dhe Adèle, e adhurojnë vendin dhe ngrohtësinë e familjes. Plani ynë është që shumë shpejt të vizitojmë Kosovën me familje. Nga ana tjetër, unë gjithashtu jam kthyer në Shqipëri si pjesë e misioneve zyrtare për Senatin Belg dhe Qytetin e Brukselit.
Ambasada Shqiptare në Belgjikë ju ka ndarë çmimin : “Personaliteti Fankofon për vitin 2015-të“. Çfarë paraqet ky çmim për ju ?
Ishte një mirënjohje e papritur që më bëri shumë të lumtur. Kur e mora, natyrisht mendova për prindërit e mi që u sakrifikuan për të paguar për ne, studime dhe libra. Për fëmijët e mi, ky çmim, është një dëshmi e kontributit tim modest në promovimin e kulturës shqiptare.
Libri mbi pandemitë
Cili do të jetë projekti-shkrimi juaj i ardhshëm?
Që gjatëkohë kam dëshirë ta shkruaj një libër për Brukselin ashtu siç kam dëshirë të shkruaj një tregim mbi një motiv shqiptar.
Cilin libër jeni duke lexuar ?
Njëri libër ndjek tjetrin. Disa nuk kanë kohë të zvarriten mbi komodinë pranë shtratit. Thjesht mund të citoja jashtë rendit disa tituj që kam lexuar kohët e fundit: një roman të Pajtim Statovcit, romanin Bubulina, kjo figurë arvanitase nga Lufta e pavarësisë greke; një ese mbi “ Ndranghetta “, mafian kalabreze; një roman mbi origamis, një portret të Patrick Buisson, këshilltar i Nicolas Sarkozy; një biografi të Mustafa Kemal Ataturkut; një tjetër për përfaqësimin e Napoleon Bonaparte-s në letërsinë franceze.
Nëse do të duhej të merrnit një libër të vetëm në një ishull të shkretë, cili do të ishte ai?
Kujdes nga njeriu me vetëm një libër, siç thuhet. Vetmia absolute e një ishulli të shkretë, kohëzgjatja e së cilës, për më tepër, nuk dihet, nuk është e favorshme për lexim të qetë. Leximi është një akt i vetmuar, por që na lidhë ngushtë me botën. Padyshim që do të marr një shtyp ditor në ditën e ikjes për të imagjinuar zhvillimin e ngjarjeve të raportuara.
Librat e autorit Safet Kryemadhi mund t’i gjeni te shtëpia botuese Ovadia : www.leseditionsovadia.com
Informatat me video për përrallat dhe legjendat shqiptare mund t’i gjeni Youtube Chanel :Vox Aquilae Bruxelles./ KultPlus.com
Dy vajzat e Safetit, Marie dhe Adele në veshje kombëtare shqiptare
Gazeta numër një e Gjenevës “Le Temps” (Koha), në numrin e së dielës (17 janar 2021), në një artikull me titull “Poezi për të mësuar frëngjishten”, citon vargjet e poetit Agim Vinca.
Duke folur për punën e Teatrit “Spirale” (le Théâtre Spirale), që vepron në kuadër të Universitetit Popullor Shqiptar (Université populaire albanaise), të cilin e drejton Albana Krasniqi-Malaj, citon në frëngjisht vargjet e poezisë “Zogjtë” të Vincës: “Të vetmit udhëtarë që i kalojnë kufijtë pa pasaportë. Atyre kurrkush s’ua kontrollon valixhet / Atyre kurrkush s’ua censuron letrat / Atyre kurrkush s’ua konfiskon këngët / Gjuha e tyre s’njeh kufi”.
Së pari në gjuhën shqipe, pastaj në përkthim frëngjisht, thuhet në këtë shkrim, kjo poezi e Agim Vincës hap festimet e Pritjes, e para nga dy podkastet e arritshme lirisht në faqen e internetit të Teatrit Spirale (https://www.theatrespirale.com/attente/). Goditjet përkëdhelen në fluturimin e këtyre “ambasadorëve të qiellit”, ndërsa një zë gruaje ndjek me gëzim me rimën “Tri mace të vogla, kapele kashte, fjetje etj.”.
Universitetit Popullor Shqiptar bën një punë të mirë në afirmimin e vlerave të letërsisë dhe kulturës shqiptare te mërgimtarët tanë, por edhe te publiku zviceran. / KultPlus.com
Kryetari i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, përmes një statusi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se hala ka hezitim për gjininë femërore që të punojnë në gastronomi, shkruan KultPlus.
Sipas Kllokoqit, nuk është marre të punosh shërbyese e banakiere në gastronomi, por përkundrazi është mundësi e mirë.
“Hala ka hezitim per gjinine femrore me punu n’gastronomi, nuk e kuptoj arsyen 100% pse?! Nuk o’ marre me punu sherbyese ose shankiste/banakiere ne gastronomi, perkundrazi, eshte mundesi shume e mire. Besomni nese je nje grua mundesh me punu ne ni kafe/restorant etj., ki me perjetu nje dinamike ndryshe, ki me njoftu njerz, ki me kuptu punen, ki me çelë horizonte t’reja, edhe koha ka met shku ma mire”, ka shkruar Kllokoqi.
Tutje ai ka shuar se duke punuar gratë në gastronomi, do e ndryshojnë atë për mirë.
“Duke punu grate ne gastronomi, e ndryshojm gastronomine per t’mire, e emancipojme. Perndryshe 1-2 sherbyse/kamariere me qef i kisha marr ne Bagolina”, përfundon Kllokoqi. / KultPlus.com